2013-08-28

DY PENAT SHQIPTARE

Nga Prof.dr.Rasim Bebo


Dy djem tё rinj, Dritero Agolli dhe Ismail Kadare, u rritёn, u edukuan, u shkolluan me kulturё tё lartë nё B. S. dhe e filluan aktivitetin bashkё me P. K.Sh. e me udhёheqёsin e saj Enver Hoxhёn. Ata shkruanin pёr jetёn e re, pёr njeriun e ri, pёr luftёn e klasave, pёr diktaturёn e proletarjati, luftёn civile, pёr eleminimin e figurave “reaksionare” dhe nuk flitnin pёr pushkatimet, burgjet dhe internimet, pёr pёrhapjen e sigurimit deri brenda familjes. Shkruanin pёr Titon, Stalinin, Maocedunin e tj. volume pas volumesh botoheshin brenda dhe jashtё atdheut. Fjalёt e bukura rjedhshmёria e pёrsosur e gjuhёs shqipe u pёrhap anё e kёnd botёs. Kjo ёshtё meritё e kёtyre dy figurave pёr gjatё kohёs pas Luftёs sё Dytё Botёrore deri sot.
Pёrpara se tё hynim nё demokraci, aty para vitit 1990, ndodhi vizita e parё e familjes Strauss. Shansin pёr tё realizuar njё hop tё ri në Shqipëri, e kanё pasur katёr njerёz: Ramiz Alia, Ismail Kadare, Sali Berisha dhe Fatos Nano. (E. Z., “Iliria”, 21-12-06. Ky shans u krijua nё vitin 1985, pas vdekjes Enver Hoxhёs. Nё qoftё se Ramiz Alia do tё pranonte rrugёn e ndjekur ngaTensiao Pini nё Kinё, atëherë do tё kishte futur nё burg tё shoqen e Enverit me gjithë pasuesit e saj mё besnikë. Ndёrkohё do tё fillonte reformёn në bujqёsi etj. Por Ramiz Alia u step, duke u justifikuar, se e ndalonte kushtetuta. Straussi i tha: ”Se edhe kalaja ka njё deriçkё qё del nga prapa saj”. Nga pikpamja strategjike, kjo pёrputhej jo vetёm me interesat afatgjata tё Shqipёrisё, por edhe me ato tё fuqive perёndimore. “Ti do tё jesh i pari nga liderёt e vendeve lindore qё do trokasёsh nё dyert e Europёs, dhe ajo me siguri do tё mirёpresё!” i shpjegoi Alisë atёherë ish kryeministri i Bavarez. Por Ramizi shkoi drejt kolapsit nё vitet 1990-1991. 
Nё atё kohё iu dha shansi Ismail Kadaresё ta udhëhiqte vendin nё drejtimin, ku populli kishte aq dёshirё tё shkonte drejt-Europёs. Emri i tij ishte nё kopertinen e librave mё tё lexuara tё asaj kohe dhe ndёrkohё pёrmendej aq shumё si udhёheqesi i ardhshёm i Shqipёrise nё tubimet e mёdha tё dhjetorit 1990. Por Kadare zgjodhi poltronёn e kryeintelektualit në Paris, në vend tё barrёs sё udhёheqёsit të popullit të tij. 
Nёn drejtimin e Ramiz Alisё, atё vend e zuri Sali Berisha nё mars 1992 dhe nё vitin 1997 erdhi nё fuqi Fatos Nano. Kёta kanё patur tedencёn pёr tё ngatёrruar shtetin ligjor me shtetin e kontrolluar personalisht prej tyre. Njё ditё ata do tё largohen pёrfundimisht nga politika. Dhe dhёntё Zoti qё nё krye tё punёve tё Shqipёrisё tё dalё njё udhёheqёs qё do tё realizojё njё hop tё ngjashёm me atё qё realizoi shekullin e kaluar Ahmet Zogu. Kohёn e fundit kanё ndodhur dy evenimente tё mёdha pёr vendin tonё dhe ju dy zotёrinj tё ajkёs sё kulturёs nuk keni marrё pjesё nё tre mbledhjet e Shqatës: “Qendra e Studimeve Pellazgjike”. Nё Tiranё mё 15-4-2011 dhe 21-10-2011. Nё Paris mё 2-1-2012. Kjo Shoqatë ka si qёllim kryesor studimin e qytetёrimit pellazg dhe tё vlerave tё tij. Kёtu fillon pika kulminante e urrejtjes greke pёr kundra pellazgo-shqtptarёve, se zbulohen tё vertetat e manipulimeve. Po kёshtu as u interesuat pёr rezolutёn çame qё qeveria e Tiranёs, nga presioni i grekut nuk e miratoj pёr tё dytёn herё. Njё bashkëkohёsi juaj i privilegjuar po ashtu si ju, Koço Dano, u tregua atdhetar i vёrtetё, i kёrkoi qeverisё dhe parlamentit qё tё miratonte rezolutёn çame, se Çamëria ёshtё tokё shqiptare dhe nese nuk e miratonin, atёhere duhet tё thonin, rroftё Napolon Zerva...
Dr. Noel Malcolm botoi librin: “The Cam Albanians of grecee – A documentary Stori” (Shqiptarёt Çamё tё Greqisё – tregim i dokumentuar), i cili shpalos tё dokumentuar tragjedin Çame, informon opinionin ndёrkombёtar mbi krimet qё ushtroi Greqia ndaj shqiptarёve tё Çamёrisё. Ndёrsa ju, Dritero dhe Kadare heshtët se jeni pasardhёs tё Enver Hoxhёs qё groposi Kosovёn dhe Çamёrinё dhe ju vazhdoni me hirin e tij edhe nё demokracinё komuniste. 
Nё kёto dy dekada qё kaluam, asnjёrit nuk i nteresonin kujtimet e Agolli tё njё niveli tё ulёt komunist fanatik: “I cili kujton mё 5 nёtor 2011 si u hoqёn prangat e sigurimit nga duarte e tij” Kёtu ka filluar enciklopedia e vёrtetё, kur pa pritur e pa kujtuar drejtori i Punёve tё Brёndёshme tё Tiranёs nё mёnyrё mё konspirative, u vendosi autoriteteve gishtin mbi emrin e Agollit, qё do tё thoshte se atё e prisnin prangat dhe se nuk do te vendosej nё atё forum. (Fjala pёr t’u zgjedhur antar i pleniumit tё K. P. tё Tiranёs) ... Nё tё qindёn e sekondёs dhe kjo marrje fund, ishte reagimi i vetё Hysni Kapos, duke deklaruar shprehjen se asgjё nuk e pengon Dritero Agollin pёr tё qёnё nё listёn e njerёzve qё do tё pёrfaqёsojnё autoritetin mё tё lartё politik tё kryeqytetit”. (Shkruar në “Standard”). 
Euforia. Dritan Hila shkruan: “Çfarё ёshtё Kadareja për mua! Disa letra tё nisura dikur nga shkrimtari Ismail Kadare bashkёshortes sё Enver Hoxhёs ... rizgjuan nervin e saj tё thashёthemeve. Ёshtё çasti ideal qё mediokёr, punёkoti, shkarashkrues, cmirёzinj, megallomanё, vesexhin, tashmë... ka kohё qё zvetёsohen, ... Çfarё ka qёnё Kadareja pёr ne si komb, dhe unin e secilit shqiptar... Njё Ismail Kadare si ky qё kemi, e që e quajmë se ёshtё pasuri botërore, se ështё ndёr pak gjёrat e vyera qё ky popull ka nxjerё nё njё qind vjete pavarёsi. (Illyria 8-10-2012, f. 28). 
Elvira Dones thotё: “Jemi shumё pak kritik ndaj Ismail Kadaresё. Duhet tё pushojmё sё adhuruari nё mёnyrё kaq tё pёrulur, atё dhe punёn e tij”. 
Sul Starova shkruan: “Nacionalizmi shqiptar, qё nga fillimi i shek XIX e deri nё ditёt e sotme, ka njё karakter islamofobik, qё pasqyrohet qartё te veprat e Kadaresё. Orientalizmi i tij dhe mёnyra se si ai e pёrhap islamofobinё nacionaliste tek llojet e tjera tё ksenofobisë, ёshtё pёr tu çuditur dhe pёr t’u alarmuar”. (interneti). Prof. Dr. Vedat Shehu shkruan: “...analizat e Kadaresё, kёtё radhё duket sikur bashkё me krimin nё Ballkan, tregojnë me gisht edhe kriminelet: klika politike sёrbe dhe greke qё janё nё njё aleancё politike pseudo ortodokse tё fshehtё anti shqiptare. ... Kjo aleancё e nёndheshme ka si synim strategjik eleminimin e kombit shqiptar. (Forёarded Message 18-8-2011). 
Ismail Kadareja mё 3 mars 1992, nё njё debat nё “Le Figaro” na thotё se: Islamizimi ёshtё njё fatkeqёsi kombёtare e shqiptarёve. Islamizimi ёshtё njё nga pengesat kryesore qё Shqipёria tё integrohet nё Perёndim”. (Forumi horizont 28-12-2002). 
Tё njёjtёn gjë thotё dhe historiani grek Eleftherias Nikollaidhis: “Islamizimi pёrbёn rrezikun vdekjeprurёs pёr kombin grek”. (Janine 1979). Kёshtu bashkohen nё njё mendje pёr t’i shёrbyer “Megali Idesё”. 
Ismail Kadare kur u intervistua nga revista “Noor” nё Francё tha: “...Edhe para ardhjes sё turqёve nё ishim mёsuar me bashkejetesёn e dy besimeve tё krishtera. Mё pas u bёnё tri besime, s’kishte arsye tё ndryshonin. ... Sot nёpёrmjet fesё sё Islamit, Turqia pёrpiqet pёrsёri tё ndikojё dhe tё modifikojё konceptin tonё tё jetёs sociale. Perandoria otomane duket se po vjen nё njё tjetёr formё”. Ju zoti Kadare citonit, se Hajnrih Bel ka thёnё: “Gjuha ime ёshtё djepi im”. Kuptohet qe djepi dhe kombi janё njё. (“Illyria” “Ne diktature ... ”, 20-5-2013, f. 24). 
Z. Ismail Kadare, unë, artikullshkruesi ju pyes? Si do tё ishte harta politike sot nё Ballkan, sikur ne shqiptarёt do tё vazhdonim tё luteshim nё kishat sёrbe tё Savёs dhe nё kishat greke nё gjuhёn e kёtyre dy kombeve?! A do tё ishin asimiluar prej tyre? Shqiptarёt u bёnё myslimanё pёr tё ruajtur individualitetin dhe indetitetin e tyre kombёtar. Prof. George Shtadtmuller thotё: “Islamizimi tek shqiptaret nuk ishte religjioz, por i llojit juridik dhe ekonomik”. Z. Kadare, ju shkruani me penёn tuaj tё artё: “...Prej 20 vjetёsh shoqёria shqiptare pёrpiqet tё ndёrtojё indetitetin e saj kulturor, social e politik, qё i pёrshtatet. Por pamvarёsisht mjaft rindёrtimeve tё xhamive a po tё kishave, unё nuk shof ndonjё ndryshim tё rёndёsishёm nё zakonet e bashkёpatriotёve tё mi”. (po aty me 20-5-2013, “Illyria”, f. 24) 
Ndalo Z. Kadare!. Nё kёto 20 vjet qё folёt ju, Prof. Agim shehu jep alarmin se greku po e kthen Shqipёrinё e Jugut nё arkivol dhe ёshtё gati t’i vёrё drasёn e varit pёrsipёr, ndёrsa shoku i juaj Agolli shprehu shqetёsimin se ka frikë mos vdes shpejtё dhe i marrin eshtrat e trupit tё tij, pёr ushtarё grekё... 
Prof. Dr. Eshref Ymeri Thotё: “... Janullatosi ёshtё guvernatori faktik nё Shqipёri i shovenizmit grekokaragjoz, kurse qeveritё shqiptare qё hipin e zbresin nga pushteti nё Tiranё, nuk janё gjё tjetёr, veçse njё turmё kukllash tё fёlliqura qё na kanё nxirё dhe po vazhdojnё tё na nxijnё faqen para 0pinionit ndёrkombёtar. “(Janullatosi guvernator grek nё Tirane”, 7-9-2011). 
Ai ka pregatitur me kohё mbi 145 priftёrinj tё grigjёs sё tij. Ata kanё braktisur shqiptarizmin. Ata kanё shkelur mbi gjakun e martirёve ortodoksё shqiptarё tё masakruar e tё vrarё nga Janullatosit e mёparshёm. 
Janullatosi urdhёron tё mbushёn sarkofagёrt me eshtrat e shqiptarёve pёr ushtarё grekё. Tani numurohen rreth pesё qendra “varrezash” rreth tyre po ngrihen kisha, manastire, hotele luksoze, po kthehen nё vende pelegrinazhi e tubime të sillogjeve “vorio-epirote”. Do tё konsiderohen si “tokё e shёnjtё greke”, si “vende tё heroizmit grek” si “Tabu greke”. Ju Zoterinj Agolli dhe Kadare, që nuk shkruani, dhe nuk e bёni problem tё madh kombёtar kёtё deshqiptarizim tё vёrshimit grek nё Shqipёri, por heshtni siç hesht qeveria shqiptare me Akademinë e Shkencave dhe jeni bёrё palë me grekun, gjallë ose vdekur qofshi, keni marrё vulёn e turpit dhe dënimin kombëtar. 
Gjokё Gjonlekaj shkruan: “Pёr pothuejse tri dekada, Ismail Kadare ёshtё kandidat serioz pёr Çmimin Nobel. Shkrimi i parё kundёr tij u botua nё pranverёn e vitit 1997 nё revistёn amerikane “The Weekly Standard”. Autori Stephen Swartz nё shkrimin e tij i bёnte thirje Fondacionit Nobel, qё Ismail Kadaresё tё mos i jepej Çmimi Nobel. Më 6 nёntor 1997 Noel Malcolm botoi njё shkrim nё revistёn e madhe letrare amerikane: “The New York Reviev of Books” kundёr Ismail Kadaresё. Ai e cilesonte Ismail Kadarenё si shkimtari mё i madh i botёs komuniste pas Solzhenitsy-it, ndёrsa nё paragrafin e dytё e krahasonte me Zhdanovin. Pёr botimin e poemёs “Mёsuesit e Atit” (Stalinit) pёrkthyer nё anglisht, botuar kur ishte 18 vjeç. 
Nga Nebil Çika lexojmë: “Nё shkojmё nё pёrvjetorin e 100 tё pavarёsisё kombёtare me njё histori tё falcifikuar... Nuk besoj se ka shqiptarё tё pranojё pretendimin se Kristo Frashёri, Arben Puto, Ismail Kadare, Dritero Agolli etj., qё mund tё jenё ftuar nga Akademia, janё mё tё mirё apo mё tё pranueshёm se i pa ftuari Qosja. Nё raport me historinё janё tё gjithё “qose”, pёr shkak se veprat e tyre intelektuale i kanё shёrbyer nё mёnyrёn mё kriminale diktaturёs dhe diktatorit. ... Po pranuam Puton nё tribunёn e pёrvjetorit tё pavarёsisё, do tё pranojmё edhe Haxhi Qamilin si patriot, por edhe gjyqin spcial tё Enver Hoxhёs, ku ai ishte dëshmitar, jo si krim, po si drejtёsi. Po pranuam Kristo Frashёrin, kemi pranuar edhe historinё e falcifikuar tё Shqipёrisё, ku xhaxhai i diktatorit tregohet si firmёtar i pavarёsisё. Po pranuam Kadarenё, duhet te pranojmё “rrёnjёt e partisё” apo faktin qё firma e Enver Hoxhёs “ishte vetёtimё”. Po pranuam Agollin, do tё pranojmё edhe gjithё krimet e Lidhjes sё Shkrimtarёve, ku ai ishte pёr njё kohё tё gjatё kryetar etj. (Lajme Ditore, 4-7-201). Shqipёrisё nuk i kanё munguar Figurat kombëtare që nё kohёn kur konsolidohej shteti shqiptar, luftonin pёr tё zёnё vend nё Lidhjen e Kombeve dhe kundra ushtrive dhe propagandёs serbo-greke. Flamurin pёr mbrojtjen e kombit e rrёmbyen: Noli, Konica, Tromara, Peci, Petro Nini, Çekrezi e shumё tё tjerё.Sot, nё kёtё situatё kritike pёr gjatё dy dekadave, qeveria shqiptare ka arritur në tradhtinё mё tё lartё qё i pranon grekut se Çamёria nuk e kziston dhe pranon revanshin e emisarit të saj Janullatos qё rrinё kёmbёkryq nё Tiranё dhe një ditë do tё kёrkojё se Shqipёria nuk ekziston dhe ta quajё tokё greke, siç po e quan Shqipёrinё e Jugut. 
Sot plejadёn e vjetёr e kanё zёvёndesuar figurat noliane si: Prof. Dr. Eshref Ymeri, Prof. Dr. Vedat Shehu, Prof. Dr. Sami Repishti, Prof. Agim Shehu Gjeneve. Prof. Dalan Luzaj, Prof. Ruben Avxhiu, Prof. Dalip Greca, Prof. Dr. Mathieu Aref. Prof. Dr.Terziu, Prof. Flori Bruqi, Prof. Ajet Nuro. Nё Shqipёri: Prof. Lutfulla & Liljana Peza, Mjeshtёria e Madhe Vilhelme Vranari, Reshat Kripa etj. Me publiçistikёn e tyre bёjnё tё ditur gjёndjen e atdheut, qё greku pasi e ka uzurpuar kishёn noliane kёrkon tё uzurpojё Shqipёrinё. Nёse tenton sipas fjalёve tё greko-nazistit Kosta Papas, që Shqipëria është toke greke dhe do ta sulmojë me forcat ushtarake, atёhere e kanё pёr tё pësuar sipas mёsimit qё morën nё betejёn e Izmirir 1919-1923, qё u shpartalluan nga plumbi, zjarri dhe deti. 
Agim Shehu Thotё: “Shkretёtira dёgjon gjёmimet mbi tё edhe kur duket se nuk ka veshё. Koha qё vonon aq sa diçka anёsore humbet, diçka tjetёr brenda saj e pjek mё mirё. Pёr Atdhenё zёri i tij nuk ёshtё lutje lotёsh pёr gjёra tё vogla, por ёshtё klithmё qё kullon gjak. (Fisnikëria “Helveto - Ilire”. 
Pёrderisa kёto dy firma, Agolli & Kadare, i puthin dorёn Guvernatorit Janullatos si dikur Enver Hoxhës me teserёn e PS nё xhep, vazhdojnё si antikombёtar nё shpirt dhe pёr kёtё mallkuar qofshin!

Rasim Bebo

2013-08-27

A do të dështojnë SHBA-të më Presidentin sirian, Bashar al-Assad in!!!?

image












Sekretari amerikan i shtetit John Kerry ka bërë deklarime të rëndësishme lidhur me situatën në Siri.
Ai ka deklaruar se bëhet fjalë për një përdorim në shkallë të gjerë të armëve kimike, pa e shënjuar cakun, njoftojnë mediat turke.
Kerry ka shtuar se regjimi sirian duke vazhduar ti godas zonat ku janë përdorur armët kimike, po përpiqet që ti shkatërrojë provat, ndërsa moslejimi i ekipeve hetimore të OKB sa i përket aspektit të besueshmërisë tashmë është shumë vonë. Ai ka thënë se sulmi që ka ndodhur gjatë javës së kaluar në Siri ka shkundur ndërgjegjen e botës dhe se të gjitha shtetet duhet të ngriten në këmbë që të ndërmarrin veprime që do ta parandalonin përderimin e armëve të tillë, në mënyrë që një gjë e tillë kurrë ml mos të përsëritet, është shprehur Kerry, transmeton Almakos.
Gjithashtu, bëhet e ditur se menjëherë pas këtij deklarimi sekretari amerikan ka kontaktuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Ahmet Dautoglu të cilin e ka njoftuar lidhur me informatat e mbledhura lidhur me situatën në Siri. Këshilltari i ministrit të jashtëm turk, Ali Sarikaya përmes rrjetit social Twitter ka bërë të ditur se ministri Dautoglu kishte zhvilluar më parë një bisedë edhe me ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov.

image












Presidenti sirian, Bashar al-Assad, kërcënoi Shtetet e Bashkaura, përmes Izvesties ruse.
Gazetat ruse shkruan se Assad tha se SHBA do të përjetoj disfatën, “si në të luftërat tjera, filluar nga Vietnami, e deri në ditët e sotme”.
Ai shtoi se pretendimet se ata kanë përdorur armë kimike janë "kundër logjikës elementare."
Ministria e Jashtme ruse i bëri thirrje amerikanëve të vetëpërmbahen, duke shtuar se ministri Jashtëm rus ka biseduar me Sekretarin amerikan, John Kerry.
"Rusia me shqetësim të thellë pranoi lajmin se SHBA është e gatshme për të ndërhyrë në konfliktin sirian”, thuhet në deklaratën që e transmeton Reuters. 


image















Turqia do i bashkohej një koalicioni ndërkombëtar kundër Sirisë edhe nëse nuk do arrihej një konsensus i gjerë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ka thënë ministri i jashtëm turk, Ahmet Davutoglu.
“Ne gjithëmonë e kemi vënë prioritet që të veprojmë së bashku me komunitetin ndërkombëtar, me vendimet e OKB-së. Nëse një vendim i tillë nuk arrihet nga Këshilli i Sigurimit, alternative të tjera…do të viheshin në agjendë”, i ka thënë Davutoglu gazetës turke, Milliyet.
Momentalisht, 36 – 37 shtete janë duke i diskutuar këto alternative. Nëse formohet një koalicion kundër Sirisë në këtë proces, Turqia do e zë vendin e saj në këtë koalicion”, ka thënë kryediplomati turk.


image















 Ekspertët e KB-së të cilët duhet të bëjnë hetimin për përdorimin e armëve kimike në Siri, janë sulmuar nga snajperistë të panjohur dhe për këtë arsye është ndërruar njëri prej automjeteve, njoftuan mediat perëndimore.
Inspektorët kanë qenë rrugës drejt sulmit me armë kimike në afërsi të Damaskut në rajonin e Gutës Lindore.
Opozita siriane dhe shtetet perëndimore e akuzojnë armatën siriane se ka vrarë qindra civilë me armë kimike javën e kaluar në këtë rajon.
"Automjeti i parë i ekipit të inspektorëve është goditur nga disa snajperistë në momentin e afrimit pranë rajonit", deklaroi Martin Nesirski, zëdhënës i KB-së. Nuk ka informacione për viktima ose të lënduar.
Ai shtoi se inspektorët do të kthehen në rajon pasi ta ndërrojnë automjetin. 

CIA ndihmoi Sadam Hysenin të sulmojë me armë kimike Iranin më 1988-në

image















Shtetet e Bashkuara të Amerikanë ndihmuan Sadam Hysenin të sulmonte Iranin me armë kimike në vitin 1980 gjatë luftës Iran-Irak. 
Zyrtar të SHBA-së i dhanë Sadamit detaje ushtarake lidhur me vendndodhjen e forcave iraniane në vitin 1988, në mënyrë që ai të dislokonte armët kimike, raporton revista "Foreign Policy".
Iraku përdori gaz mustardë dhe sarin në katër sulme që ndihmuan në përfundimin e konfliktit tetë vjeçar. Gjatë luftës më shumë se 20 mijë trupa iranianë u vranë nga gazi mustardë dhe agjendat nervorë ndërsa Iraku humbi 100 mijë forca.
Iraku ndërmori sulmet pasi SHBA-të u ofruan harta, imazhe satelitore dhe informacione të tjera sekrete. Por amerikanë kanë pretenduar se Iraku nuk kishte zbuluar se mund të ndërmerrte një sulm me armë kimike.
Por dokumentet e publikuara nga Arkivi Kombëtar dhe intervistat me ish-ushtarakë tregojnë se SHBA-të pranuan përdorimin e armëve kimike në përpjekje për të ndihmuar Sadamin në luftë.
Protokolli i Gjenevës i vitit 1925, të cilin amerikanët e kanë ratifikuar në vitin 1975thekson se ata nuk do të përdorin armë kimie dhe se nuk do të shtyjnë apo ndikojnë tek një vend tjetër për të bërë një gjë të tillë.
/Shekulli

ndërit mbajn 30 vite në kafaz betoni djalin e tyre






Prindërit e Dong Hai në Kinë vendosën kur ai ishte 16-vjeç se djali i tyre duhej të mos e shikonte me dritën e diellit!

Kështu dhe bënë, e izoluan në një dhomë të vogël guri. Çdo gjë filloi kur djali i tyre shfaqi çrregullime mendore në moshën 16-vjeçave. Ishte momenti kur morën vendimin më të vështirë që kishin marr në ndonjëherë, siç thonë ata për Daily Mail. 
Ata  nuk e dëshirojnë ti falin lirinë djalit te tyre. Frika dhe shqetësimi i tyre i vetëm është se çfarë dot ë bëhet me djalin e tyre që tashmë është 46 vjeç kur ata të ikin nga kjo jetë.

  Dong Gouatou dhe bashkëshortja e tij, Ksiao Houng pretendojnë se bënë gjithçka mundeshin për djalin e tyre, si dhe e veçuan atë nga bota e jashtme për të mirën e të gjithëve nën frikën se mos i bënte dikujt keq. 

Në çdo spital që shkuan i përzunë, sipas pretendimeve të tyre, kështu u detyruan të marrin këtë vendim, duke e izoluar në një dhomë të ftohtë guri. Ushqimi dhe uji i jepej vetëm me anë të një vrime të vogël që kishin lënë qëllimisht.



Edhe në Kosovë "bosset" kontrollojnë lypsarët!!!!

image
















Një gazetare boshnjake ka bërë një zbulim tronditës i cili duhet të zgjojë ndërgjegjen e të gjithëve. Në storjen e saj për revistën boshnjake Magazin, gazetarja tregon se si e ka ndjekur organizimin e bandës së lypsarëve, të cilët “mbrohen” dhe kontrollohen nga një boss i tyre. Bossi merr pjesën më të madhe të “fitimit” ditor përderisa lypset marrin ndonjë shishe vodka, viski ose ndonjë sanduiç apo qofte zgare. Organizimi i këtillë i bandës është një “sekret publik”, është diçka të cilën të gjithë e dinë e askush s’e flet publikisht. Lidhjet e bossave me autoritetet shtetërore janë aq të thella saqë askush nuk i heton apo nuk i ndjek për të parë se ku përfundojnë paratë e mëshirës.
Pjesa shqetësuese e storjes është abuzimi i fëmijëeve, e në veçanti i foshnjave gjatë procesit të kërkimit lëmoshë. Keni vërejtur se shumica e lypseve femra mbajnë në dorë një foshnjë të cilën s’e keni dëgjuar asnjëherë të qajë apo të bëjë zë – gjithmonë është në gjumë. Gazetarja e ka hetuar këtë rast dhe i ka kërkuar lypses së njëjtë informacion për foshnjën, pse gjithmonë fle, pse asnjëherë s’dëgjohet të qajë, si mundet që gjatë gjithë ditës foshnja të jetë e qetë pranë “nënës” kur dihet se foshnjet flejnë e zgjohen disa here brenda ditës. Përgjigja që ka marrë gazetarja ka qenë nga qytetarët dhe kalimtarët e rastit të cilët nga dhembshuria për lypsen e kanë sharë dhe ofenduar gazetaren që s’e lë lypsen rehat në vuajtjet e saja.
Beteja e saj për të nxjerrë të vërtetën nuk ndalet këtu, por ajo gjen lidhje dhe njerëz të afërt me krimin e organizuar të cilët në besueshmëri të plotë i rrëfejnë se foshnjat që mbajnë lypset në dorë, nuk janë fëmijë biologjikë të tyre – por janë zakonisht bebe të vjedhura nga spitalet, nga jetimoret por edhe nga familje të ndryshme. Shkaku pse ato foshnja flejnë gjatë gjithë ditës është se atyre ju jepet një sasi droge dhe vodka (alkool) për t’i mbajtur në gjumë. Organet e foshnjave nuk janë në gjendje të durojnë një shok të atillë dhe shpeshherë këto foshnjë vdesin gjatë “orarit të punës”, por lypset megjithatë vazhdojnë punën edhe me foshnjën e vdekur në krahë. Këto janë rregullat. Dhe kalimtarët do hedhin ndonjë dinar duke menduar si i ndihmojnë “nënës”.
Kur të shihni një lypse me foshnjë në dorë rrugëve të qytetit, vini re nëse foshnja fle apo është e zgjuar. Kërkoni nga “nëna” t’a shihni beben përpara se t’i jepni një 10 denarsh. Nuk e di nëse në Tetovë (dhe në përgjithsi në vendin tonë) ekziston praktika e njëjtë si rrugëve të Bosnjës, por e di që një ditë kur po pija një kafe me një mikun tim në një lokal në Tetovë, erdhi nje lypse me një foshnjë, dhe një burrë në një tavolinë i kërkoi t’a shihte foshnjën, por lypsja u largua me shpejtësi dhe s’u kthye më.
Dihet se ka nevojtarë, por duhet t’a dini se ka dhe kriminalitet. Kur vendosni t’a bëni një të mirë duke i dhënë ca para një lypses, mendojeni mirë se mund të këni investuar në një biznes të flliqur që shuan jetë foshnjësh çdo ditë…

Adolf Hitleri konsumonte rregullisht kokteje amfetamine, bar miu, spërmë demash dhe morfine...

image











Në përpjekje të dëshpëruar për t’u treguar ndjekësve të tij potencën mashkullore, Hitleri merrte më shumë se 80 drogëra të ndryshme çdo ditë – një sjellje tronditëse që disa psikiatër dhe historianë besojnë se e kthyen egoistin në sadist.Adolf Hitleri konsumonte rregullisht kokteje amfetamine, bar miu, spërmë demash dhe morfine, kur dërgonte milionë njerëz të pafajshëm drejt vdekjes. Një gjë e tillë pretendohet në dokumentarin që zbulon regjistrime dhe letrat të liderit nazist me psikiatrin personal, Theodore Morell.
Psikiatri Nassir Ghaemi pretendon se, abuzimi me drogën e përkeqësoi depresionin maniak të Hitlerit duke e bërë atë më të dobët dhe të lëkundur.
“Nuk është e qartë nëse Hitleri ishte i varur apo jo nga amfetamina – por dihet që ai kishte çrregullim bipolar dhe amfetamina e bëri më keq atë”, thotë Ghaemi.
Kjo është një çështje që nuk është përshkruar më parë dhe kjo mund të shpjegojë shumë gjëra pse Hitleri ndryshoi në fund të viteve 1930 dhe 1940.
“Irish Mirror”, raporton se shumë letra dhe raporte mjekësore për Hitlerin janë publikuar në Amerikë, pasi ushtria amerikane i mori këto pas luftës.
Raporti i klasifikuar prej 47 faqesh, thekson se Hitleri kishte sëmundje kronike të lëkurës, shtrëngime të vazhdueshme të stomakut dhe fryrje të tmerrshme të stomakut.
Askush nuk ishte në gjendje të kuronte shqetësimet e tij deri në momentin që Morell i lehtësoi shtrëngimet. Kjo bëri që Hitleri ta merrte atë si psikiatër personal për nëntë vite. Raporti thotë se, Hitleri përdorte kokainë për të pastruar sinuset dhe qetësuar fytin.
Metodat e përdorura nga Morell ishin kontroverse, dhe doktorët e tjerë besonin se, ai ishte agjent i dyfishtë që po përpiqej të helmonte Hitlerin. 
Raporti gjithashtu thekson se, Morell i injektoi Hitlerit ekstrakte nga gjëndra e prostatës apo testikujve të demave të vegjël për të rritur libidon e tij, kështu që ai mund të mbate të dashurën e tij shumë herë më të re, Eva Braun.
Morell shkruan se, diktatori ishte i frikësuar nga kanceri dhe ishte paranojak nga e ftohura e zakonshme. Këto zbulime kanë bërë që disa historianë të spekulojnë se në gjendjen e tij ekstreme dhe dëshirën për luftë ka ndikuar varësia e tij nga droga. 

Gazetarja zbulon gjoksin në mes të intervistës me kryebashkiakun

image











Kryebashkiaku i Kelowna, komunë në Kanada në provincën British Columbia, gjeti vetën në siklet kur po intervistohej nga një gazetare e një blogu e cila për një moment i kërkoi ta mbante mikrofonin, që të zbulonte gjoksin dhe ta intervistonte me gjoks jashtë.
Walter Gray e pyeti Lori Welbourne se çfarë ajo ishte duke bërë, dhe ajo në këtë rast e pyeti për pikpmajet e tij që gratë të zbulojnë gjoksin e tyre në publik. Siç transmeton reporteri, ajo përmendi një rast kur një grua zbuloi gjoksin në New York në një restaurant, vetëm që pronari i restuarantit t’i thoshte asaj se ajo çfarë bënë është kundërligjore.
Gray tha se në qoftë se një grua në Kelowna do të bënte të njëjtën gjë, atëherë dikush do ta thërriste policinë, ani pse aktet ligjore që ndalojnë shfaqjen në publik të gjoksit janë shfuqizuar. Ai tha se ani pse me një gjest të tillë nuk thyen ligjet në komunën që ai drejton, nuk do të thotë se duhet bërë diçka të tillë, pasi ajo është në fund të fundit një shkëputje nga ajo çfarë të gjithë njerëzit në qytet bëjnë.
Ky lajm dhe videoja ka bërë bujë në mediat sociale.
Te fundit - Kuriozitete

Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...