Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/09/18

MUA TË GJITHË NË AMBASADË MË THËRRESIN “MARK SHKODRANI”

NGA: RIZA LAHI
Riza Lahi
Koloneli Britanik Mark D. Vickers ka qënë atashe ushtarak i Britanisë së Madhe në vëndin tonë, por sot shërben në Nepal, në një tjetër detyrë të rëndësishme. Mirëpo, ai ruan kujtime të pashlyeshme, të mrekullueshme për vëndin tonë. Krahas punëve të shumta që ka atje, larg atdheut të tij dhe larg nesh, miqve të tij, koloneli  Vikers ka gjetur kohë të hedhë në letër meditimet e tija rreth vëndit dhe popullit tonë. 
Në kohën kur shërbente në Shqipëri, ai ka dhënë edhe një intervistë, një fragment të së cilës, ja, po e botojmë tashti dhe, më pas, impresionet e tija qënga Nepalí i largët për vëndin tonë. Po e japim edhe letrën e  tij origjinal dhe, me këtë rast, janë të lutur emigrantët shqiptarë kudo që janë, që tua kalojnë për ta lexuar miqve të tyre anglisht folës.
Do të shohim se ai shkran me  konçizitet poetik dhe kjo, falë pasionit të tij të vjetër për letërsinë dhe pikturën, të cilën e ushtron edhe në Nepal ku ka hapur edhe ekspozitë personale pikture.
Ja fragmenti nga intervista për të cilën folëm.

MUA TË GJITHË NË AMBASADË MË THËRRESIN “MARK SHKODRANI”


Atasheu ushtarak I Britanisë së Madhe në Shqipëri
Nënkolonel Mark Vickers ,si ka mbaruar me medalje
floriri kolegjin ushtarak Velcbeck, ka vazhduar fillpas,
në moshën 18 vjecare Akademinë e njohur “Sandhërst ”.
                                           Pas një karrjere të shpejtë, si ka shërbyer në disa               vënde larg atdheut,ka katër muaj që ka nisur
  përvojën e parë si atashe ushtarak – në vëndin tone
.Është i dtl.1960, i martuar; shoqen e jetës  e ka nga
Hongkongu dhe ka tre fëmijë. Është specializuar  në degën e
                                      transportit   Njeh aspak keq gjuhën shqipe, kineze dhe nepaleze. Shqipërinë dhe shqiptarët i do me pasion,
megjithse para se t’I kërkohej mendimi të shërbente në
vëndin tonë, na njihte krejtësisht pak. E…përse
kolegët e ambasadës britanike e thërresin “Shkodran?”,
do ta shohim më poshtë.

…..
Mirëpo, kur më thanë emrin e Shqipërisë, unë dija shumë pak për të; për ‘të dhe në përgjithësi për gadishullin ballkanik. Gjithsesi, menjëherë, përpara se të thoja “po”, thashë të shkoj një herë në bibliotekë dhe atje gjeta një libër për Shqipërinë. Ishte një libër i tmerrshëm dhe titullohej “Bjeshkët e nëmuna”. “Rroftë aventura” – ishte kjo devizë e ime e rinisë ajo që më shtyu të vëndosja për “po” në minutat e fundit. Që nga ai cast, nisa të gërmoja bibliotekave dhe grumbullova libra shumë, përfshirë edhe atë që përmëndët ju qëparë “uncroëned queen of Albania” – Edith Dirham etj, e deri te Kadareja. Nga gjith c’lexova, krijova përshtypjen se shqiptarët janë njerëz të afrueshëm, mikpritës, shokë shumë të mirë, që preken e fyhen shpej dhe trima; vetë Shqipëria – pasqyra e pastër e fytyrës së vëndeve ishkomuniste që kalojnë në demokraci.  Nisa një kurs special për gjuhën shqipe me dy vajza e një djalë nga Shqipëria. Përfundimisht, përpara se të merrja zyrtarisht detyrën, erdha në Shqipëri. Kam qëndruar një muaj në kështjellën tuaj të kulturës kombëtare, në Shkoder. Shkodra, më shumë se më pëlqeu, më mahniti. Gjeografikisht ishte si një xhevahir i madh rënë nga parajsa – një qytet aq i vjetër, rrethuar me tre lumej dhe me një liqen me faunë të vecantë dhe me një kështjellë që i ngjiste një luftëtari të pamposhtur të ardhur i gjallë qënga epoka heroike e njerëzimit dhe që …hehe…ishte edhe një vënd shumë i këndëshëm për të pikturuar. Vetë shkodranët ishin njerëz të gëzuar, gjith humor, zemërbardhë dhe e kishe të pamundur të paguaje kafenë në tavolinë me ta. Kaq shumë e dua kontaktin e parë me Shqipërinë – Shkodrën, saqë të gjithë në ambasadë më thëresin “Mark shkodrani”. Pas atij muaji, dhashë disa provime në Angli. Dhe ja tani, po bëhen 4 muaj që kryej detyrën që kam.
Dhe, materiali që na ka dërguar nga Nepalí, i përkthyer.

Mark D. Vickers

PAS GJASHTË VITESH…PËRSHTYPJET E MIA TË PARA PËR SHKODRËN  

Nga: Mark D. Vickers
 

Ishte një ditë e nxehtë vere dhe qe maj; maj i vitit 2005 dhe mëngjes.Pongisja makinën për në Shkodër, ku do të banoja një muaj te një familje që nuk e kisha takuar ndonjëherë. Ishte ideja për një “zhytje gjuhësore” përpara se të vendosesha në Tiranë ca muaj më vonë. Me fjalë të tjera, unë po shkoja  të zhytesha , të kridhesha i tëri në gjuhën dhe kulturën shqiptare me shpresën se kisha bërë  përparime në studimet e mia  linguistike,
Më kishin thënë që dy zonjat me të cilat do të studioja, nuk e flisnin qoftë edhe një fjalë të vetme anglisht dhe unë, nuk isha i sigurtë, nëse kjo gjë do të ishte “zhytje” apo “mbytje”.
Ndërsa vështroja jashtë xhamave të makinës, më shtangëte bukuria e përthyer e maleve që dukeshin përtej.
Rruga e maqinës ishte më e bukur se sa e prisja; edhe pamjet, sigurisht, po ashtu. Kisha mbërritur në Shqipëri një natë më parë dhe , siç më kishin thënë, duhej të shkoja që nga Tirana për në Shkodër; sa më shpejt që të qe e mundur.
Ndërsa pamjet rrëshqitnin me të shpejtë para syve të mi, mëndja më bridhte vetiu për te ngjarjet e pabukura  dhe thashethemet e frikëshme që kisha dëgjuar. Të këtilla  historira nuk i shqiten njeriut nga mëndja  ( unë dyshoj që ishin të qëllimta) derisa  , më pas, njeriu të  krijojë vetë bindjet e veta mbi bazën e përshtypjeve.
Ra telefoni.
Ishte personi që do të më priste.
Si mbaroi bisedën e tij, ai më tha:
” Ai oficeri I policisë me të cilin ti ishe planifikuar të haje drekën, sapo u vra…Nuk ka as dy orë”
Kisha lexuar një libër para nja dy muajsh, nuk po kam dëshirë ta përmend as titllin e as autorin – ndonjë lexues mund ta dijnë se për cilin libër po bëj fjalë. Është një autor amerikan, një libër që flet për Shqipërinë në mënyrën më të egzagjeruar që mund të shkruhet për të, një vepër me kaq pasaktësira, sa mos të ta marrë mëndja. Mësuesit e mi të mrekullueshëm të shqipes në Londër më kujtohet, ishin shumë të inatosur nga ky “shumë i përmënduri” libër dhe, me të vërtetë, pavarësisht se më vonë unë arrita të grumbulloj bukur shumë libra që  kanë lidhje me Shqipërinë, pikërisht ky libër i tmerrëshëm, asnjëherë nuk gjeti qoftë edhe dy gisht vënd në raftet e bibliotekës sime personale.
Ja se ku ishim, duke shkuar në atë qytetin e “poshtër”. Polici, që unë prisja të takohesha e kishin vrarë; të gjitha thashethemet që më kishin thënë , po më gumëzhinin në krye. Mos vallë “ai libri” në të vërtetë nuk ishte aq i trilluar në përshkrimet e tia, sa ç’isha I prirur për të besuar? Koha do ta tregonte.
  Por…sërish pamje të mrekullueshme që dukej sikur këmbëngulnin të gjenin  zemrën time edhe mu këtu ku isha ulur, në këtë ndenjësen time  teksa makina ecte me të shpejtë, dhe të  futeshin atje
Pas pak kaluam kthesën për në Krujë; dija diçka rreth historisë së këtij vëndi magjik. Edhe tani, që jam ulur këtu nëKatmandue po shkruaj, ndjej se kam kaq dëshirë për ta vizituar sërish Krujën  – oh, sa thjeshtë është ta kesh këtë dhuratë, kur e ke mu te dera e  shtëpisë !
Makina me të shpejtë…Një tabelë e vogël e një rruge të vogël.
Rruga çon në “Ishullin e Lezhes”…
Më shfaqet ajo tabelë dhe ajo rrugë edhe tani, jo se atje është restoranti “Diella”, që do të bëhej një nga vëndet më të këndëshëm për mua në tër Shqipërinë, por, vërtetë, pa ekzagjeruar aspak, atje është për mendimin tim, një nga vëndet më tërheqës në tër Evropën.Mbas ndonjë viti m vonë, siç më kujtohet, njëherë mora në makinën time disa miq ndërkombëtarë që t’i gostitja  për drekë te “Diella”. Kisha qënë atje me dhjetra herë por u befasova  krejt  kur miqtve të mi thuajse iu ra damllaja sapo ktheva timonin qënga rruga kryesor, drejt asaj tjetrës, së voglës, me pluhur, por që  do të na çonte pastaj atje,  te ajo parajsa e vogël. Po ndjeja trishtim. Mos vallë në të vërtetë ata po  mendonin se diçka e tmerrëshme po i priste dikund. Mbase ata e kishin lexuar “atë librin” ose e kishin mëndjen plot nga të tjera  propaganda negative për këtë vënd.
Gjithsesi, duke u kthyer  këtu, para së gjithash, unë kisha rënë në dashuri me kësi udhëtimesh nëpër këtë vënd.
 Një kthesë e fortë nga e djathta dhe, në majën e kodrës përballë, pikërisht kur rruga kryesore lakonte sërish majtas, ndodheshin mbetjet e kështjellës së Lezhës – një thesar i pariparuar i një shteti të varfër, por që, gjithsesi, mbetet thesar i vërtetë. Unë e kujtoj nga libri turistik që tregonte se Lezha është një qëndër rreth 2400 vjeçare; vëndshplodhja e heroit të madh , Skënderbeut.
Ja, më në fund, ne, Shkodër.

Mark D. Vickers

Pamja e lumejveDrindhe Buna sikur të uronin mirëseardhjen në Shkodrën e  tyre. Më tej, si një vjehërr e rreptë për liqenin e mahnitëshëm në të djathtë që sikur nusëronte;  si një nënë luftëtare bijsh të rreptë dhe të paepur, lartësohej  majë një kodre, kështjella me emrin e  një gruaje – Rozafa,.
Mandej, në të majtë, një pamje e shpejtë nga jeta e komunitetit rom – një komunitet që unë do ta vizitoja më pas disa herë dhe, më së fundi,qyteti që do të ishte shtëpia ime për muajin që sapo kish hyrë.

Mark D. Vickers

Ngjarjet e frikëshme që kisha dëgjuar vërshenin njëra  tjetrës në trurin tim, ndërsa kalonim buzë blloqeve të apartamenteve të tipit komunist, që dukeshin tiranikë dhe në ngjyrën e thinjave. Fillpas, u shfaq një xhami që dukej qartë se ishte ngritur e re. Kubetë e saja prej argjenti ndrinin me shkëlqim nën rrezet e diellit, krejt në kontrast me blloqet e hirtë.
Një të kthyer djathtas dhe – në rrugën kryesore. Përshtypja ime e menjëherëshme ishte te arkitektura e mrekullueshme, detalet e dekoracioneve të banesave, të sillnin ndër mënd atë të disa qyteteve ialiane. Ky impresion m‘u cënua pak nga një bllok I dëmtuar rruge të shtruar me kalldrëm ( nuk e kujtoj se kur do ta zëvendësojnë atë) dhe prej disa ndërtesa që po ngriheshin, por që kishin shënja të dëmshme tymrash.
U hap dera e makinës dhe një djalosh që kishte mbërritur ndërkohë, do të na  shoqëronte për te banesa ime.  Duke ecur me të shpejtë, pesë minuta më vonë, ne zbritëm para një muri të lartë  rrethues. Ra zilja e derës. E kisha të pamundur të kontrolloja gjëndjen time  nervoze, ndërsa po prisja të takoja për të parën herë “familjen time të adaptuar” .
Dy gra buzëqeshura u përshëndetën me mua dhe më prinë brënda. Oborri shëndriste nga pastërtia ; ngado shkapërderdheshin lule të çelura. Shtëpia një katëshe ishte lyer shumë bukur në një ngjyrë okër të shëndritëshme dhe, ndërsa të zonjat e shtëpisë  po më prinin brënda, unë munda të dalloj merakun e veçantë të tyre për ta mbajtur shtëpinë sa më bukur.


    Më treguan “dhomën time” e cila ishte e bollëshme, e mobiluar mirë dhe me disa piktura të shumë të bukura të varura në mur. Ato na ofruan pije freskuese, por i zoti i shtëpisë ku banoja në Tiranë, dukej që ishte në tension për t’u këthyer një orë e më parë. Si më solli valixhet në dhomë, me një “do të shifemi pas një muaji”,ai u largua.
 Shumë shpejt e mora vesh se nuk më kishte ndodhur ndonjëherë të kisha qënë në një tjetër familje më shumë mikpritëse se sa kjo. Gjatë gjith muajit, unë me të vërtetë e kam parë veten si pjestar të kësaj familjeje, si të isha në familjen time dhe tani, pas 6 – 7 viteve, më vjen shumë keq që kam humbur lidhjet me ta – jam i sigurtë që më vjen më shumë keq mua se sa atyre.
Muajin tjetër nisa të përthithesha nga  dashuria me Liqenin e Shkodrës – më I madhi në Ballkan. Restorante fantastike përgjatë bregut dhe pamje kaq të bukura dhe të pashoqe kund tjetër! Megjithëse jam vegjetarian, unë kurr nuk e ndjeva qoftë edhe një herë veten të lodhur dhe ndodhesha si në botën e ëndërrave duke qëndruar atje me orë të tëra, mes asaj mikrptitjeje të përkryer dhe ujrave kaq të qetë që shtriheshin para syve.
Nisa të kuptoj diçka nga kultura e pasur, muzika, poezia, arti dhe humori shkodran. Mbase dikujt nuk I besohet, por sa herë që kam vizituar Kështjellën Rozafa (edhe kur isha atë muaj në Shkodër apo gjatë tre viteve kur kam jetuar në Tiranë) unë e kam ndjerë veten si në shtëpi, te nëna ime.
Kam bërë një vizitë te një urë që ishte 100 metro e gjatë dhe që I përket shekullit 18 – ura e Mesit. Jam magjepsur prej motiveve asimetrike të 13 harqeve. Kaloja mbi të, ndërsa  imagjinata ime rrebelonte duke fluturuar te njerëzit e shekujve që e kishin kapërcyer  para meje këtë urë, duke ecur ja kështu, në këmbë, si unë.
Kur bëra të parën prej disa vizitave të tjera në Vermosh , ndërsa  kundroja  atë panoramë që kishte një bukuri krejt marramendëse, më bëhej sikur isha duke u endur nëpër një botë krejt tjetër nga e jona.
Kam ndenjur me gjith familjen një herë në një fshat dhe, edhe tani, e kujtoj atë traditë aq të bukur të mikprtijes tradicionale e cila, shpresoj, nuk ka për të humbur asnjëherë. Nuk ka gjë më përfaqësuese të shpirtit të mikpritjes së shqiptarëve se sa kur, një mysafir i largët ka trokitur në derën e një shtëpie fshati dhe I zoti apo e zonja e shtëpisë çelin derë. Kontrasti mes fytyrës së lodhur nga mundimet e jetës, me rrudha, të rreshkur nga dielli, dhe, nga ana tjetër, përzemërsia e shpirtit të zotit a zonjës së  shtëpsë, ku dallon t’I lëvrijnë nëpër nervat e fytyrës qelizat e zemrës plot hare se ke trokitur ti në atë derë, kjo përbën një bukuri të pashoqe askund.


Prishjet në Vau Dejës, tregonin shënjat e kohëve të vështira që kishin kaluar, por, në vënd që të shihja gjërat negative atje, unë u përqendrova te ato pozitive dhe, ndërsa vështroja ujëmbledhësin që zgjatej, përreth kodrinave dhe maleve,  më krijonte një kënaqësi madhështie,  që nuk e kisha parë ndonjëherë.
Ndërsa shihja fëmijët se si ecnin nëpër këto kodrina, sigurisht që më shtinte në mendime , se sa e vështirë duhet të ishte jeta këtu, por edhe se sa lehtë është gjithmonë për një vizitor që të shijojë romantizmin e një pejsazhi të ashpër , pa  i thënë faleminderit realitetit të jetës. Duke pyetur  veten, po sikur unë të rroja këtu, sigurisht që  e kuptoja se përse shumë njerëz qenë larguar që këndej dhe, rri e shpresoj e i lutem Zotit që gjeneratat që vijnë të mos jenë këtu si të shushatur…
U gëzova nga entuziazmi me të cilin më përshëndeti njëri  që ma mori mëndja se ishte kujdestari I xhamisë  “Leaden Mosque” . Ky thesar kishte duruar mbi shpinë 225 vjet, por ishte e mrekullishme të shihje njerëz që ende vazhdonin ta ruanin atë.
E ndjeva veten shumë të privilegjuar kur më ftuan në njërin prej atyre apartamenteve ngjyrëthinjë të kohës së komunizmit dhe kam mbetur gojëhapur kur kam hyrë brënda.
Mark D. Vickers me gruan

 Të zbukuruara, me kaq shumë  lule dhe kujtime ,më shumë se sa plot shtëpi që kam vizituar në Mbretërinë e Bashkuar; të pastra në mënyrë të përkryer dhe gjithëçka në vëndine  vet dhe më të rehatëshme se sa e kisha imagjinuar; papritur ajo e hirta ngjyrëthinjë nga jashtë, nuk po më dukej kaq tiranike se sa më parë; sëpaku që nga brënda.
Muaji im kaloi me të shpejtë, por diçka qe lidhur   pazgjidhëshmërisht me thellesirat e qënies sime. U ktheva në Angli për nja dy muaj, por me zi po e   prisja ditën kur do të ktheja në Shqipëri sërish. Kisha kaq ngucje për të parë nga afër pjesë të tjera të këtij vëndi, por, për disa arsye, Shkodrën gjithmonë e kam ndjerë si shtëpinë time; edhe tani, e ndjej, që një pjesë e qënies sime është atje.
Po, Shqipëria është një vënd me kontraste të mëdha, ngado që ta marrësh, në panoramat, në kulturë, në tradita por edhe në qëndrimin e popullatës. Një mik shqiptar më tha njëherë gati si duke më akuzuar, si I huja që isha, se unë  kurr nuk kam për ta kuptuar në të vërtetë Shqipërinë apo njerëzit e saj, se cilët kanë qënë ata dhe se s i e kuptojnë ata botën. Unë e respektoj këtë pikpamje dhe e kuptoj se është një gabim që e bën secili që i sheh përciptazi  aspektet shoqërore këtu; sinqerisht shpresoj që, pas aq vitesh që kam kaluar në Shqipëri, të  kem kuptuar diçka më shumë nga realiteti  i shqiptarve.
Këta ditë kam lexuar në një forum shqiptarësh, on – line, një diskutim rreth traditës kulturore Shqiptarëve, nëse ajo ka vdekur, duhet të vdesë  apo jo. Më ka ardhur shumë – shumë keq, më ka dëshpëruar shumë, kur lexoja koment pas komenti ( shpeshherë shprehur me një gjuhë ku është më e keqja) se, vlerat dhe zakonet  tradicionale janë krejt pa vënd dhe po e tërheqin prapa zvarrë Shqipërinë.

Komentator pas komentatori, ata thonë se Europa, Amerika, Italia janë e ardhmja dhe, Shqipëria tradicionale është një relik I pavlerë nga e kaluara.
 Ne duhet të shkojmë përpara ne duhet të bëjmë progres për të mirën e qytetarëve tanë, por unë vetëm shpresoj…shpresoj që këta rioshë, shprehin kështu marrëzirat e rinisë. Kam shpresë që, me një përvojë më të madhe jetësore, ata do të dijnë që bukuritë e pashoqe të vlerave të traditës shqiptare të shkojnë përqafuar me shoqërinë moderne.
I hodhe në kosh të plehrave të gjitha këto “t vjetrat”.Poçfar mbeti? Çfar mbeti që Shqipëria të mbetet unike? A përbën kjo një çështje?Po! Kjo vërtetë mbetet një çështje!
 E dashurova Shqipërinë dhe, edhe tashti, tre vjet më vonë, unë vazhdoj të ndjej kaq pasion dhe dashuri për Shqipërinë . Kjo vjen në mënyrë të paspiegueshme dhe por mbase duket jashtë llogjikës, por është bukuria natyrale, mirësia dhe mikpritja e pabesueshme e popullit shqiptar, kultura, historia dhe traditat e tija që ma kanë mbërthyer zemrën time.
 Rrofshin këto për jetë të jetëve.
Fluturoftë për jetë të jetëve krenare shqiponja me dy krerë. 

PËRGATITI MATERIALIN  
                             Riza Lahi, Tiranë
 Nën kolonel – pilot në pension, shkrimtar, publicist, antar i Shoqatës Botërore të Poetëve dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro – Amerikane

‘Himalayan Travels’, an exhibition of paintings by retired British army officer Mark D. Vickers in Yangmei



‘Himalayan Travels’, an exhibition of paintings by retired British army officer Mark D. Vickers in Yangmei
Presenting one of his greatest artistic collections, Lieutenant Colonel (retired) Mark D. Vickers will be available throughout the month of August in an exhibition of paintings entitled “Himalayan Travels”. The exhibition is being held at Y.Y.Chou Coffee in Yangmei, Taoyuan County, Taiwan.  Y.Y.Chou Coffee is a very popular restaurant which opens each lunchtime and evening except Mondays (for info call 00886 (0)3 431 3260). The exhibition will continue until 31 August 2013.
The carefully selected exhibition features 16 paintings which take the viewer on a journey through the beautiful Himalayas, especially Nepal.  Some are painted in oil paint and others in acrylic.   The subject matter ranges from mountainous landscapes to village folk, a marijuana smoking holy-man, and even an oil painting of “Kumari” – a young living goddess.
Thoughtfully the artist has included descriptions about each painting and these greatly help the viewer in understanding the reason why that particular subject has been depicted.  Some of these descriptions are simply to inform the viewer about the subject, for example who the “Kumari” is, without which those who have not had the opportunity to travel in Nepal might not fully appreciate what is being depicted.  Others however give a hint at the artist’s deeper thoughts.  One example of this is the description which accompanies one painting entitled “Overcast Day – West Nepal”
I had enjoyed a hard day’s trek when I saw this scene. It had rained almost non-stop for a couple of days and whilst I found the scene beautiful the adverse weather somehow made the remoteness even starker.  The only sound came from the river of cold Himalayan water rushing past, and that made me think of life passing so quickly by and how we mustn’t waste what time we have – who knows when the end will come.  The longest journey is the journey inwards, of him who has chosen his destiny, who has started upon his quest, for the source of his being.”
The talented artist Mark D. Vickers explained he found inspiration for his paintings in the amazing landscape and the people he met in his travels: “During my career in the British army I had the opportunity to travel quite widely.  My last 7 years were spent with 3 years in Albania and then 3 years in Nepal, before ending my career with an operational tour of Afghanistan.  Whilst in Nepal I was fortunate to be able to trek through the Himalayan foothills.  My inspiration for this series of paintings therefore was to share some of my experiences, both of the amazing landscapes of Nepal and of some of the people I met.  I hope that visitors to the exhibition will also read my written explanations and that these will help them to enjoy the pictures more.”
Mark2



















Interestingly Lieutenant Colonel Vickers has promised to give all profit from any sale to charity.  “I always wanted to be an artist, but I have a romantic idea about art:  “art for art’s sake”.  In other words, I want to paint what inspires me, and each and every painting has a little piece of me in it….I paint with my heart.  Yet, whilst I have no interest simply to paint what I think might sell, my dream is that some people will “connect” with my art and wish to own something I have done, and then I wish that I can donate that money to charity.  So in effect the purchaser will be giving to charity whilst at the same time owning something that means something to them, something they will enjoy, something that “speaks” to them.  Perhaps some people do not have the money available to purchase a painting, but if through looking at my work they have gained something positive, then that is ok too.  My first solo exhibition was in Kathmandu in 2011 and I sold 15 paintings, and the profit from those sales was given to a local orphanage.  So that is my dream!
His future projects will portray Taiwan and Albania. “I have two main plans for the next year.  Firstly I want to do more paintings around the beautiful and varied island of Taiwan – thus far I have only done a couple.  But secondly, I have a very deep feeling for Albania and the Albanian people and I have now started the first of what will be a series of paintings about that fascinating Balkan country.  I am also discussing with an Albanian poet/author friend of mine, Mr Riza Lahi, a combined project of his poems and my paintings,” stated Lieutenant Colonel Vickers.
For more information visit  www.MarkTheArtist.org or contact Mark at MarkTheArtist@live.com.

www.MarkTheArtist.org

INTERVISTË ME ISH ATASHEUN USHTARAK TË ANGLISË NË TIRANË, MARK D. VICKERS



RIZA LAHI




KAM MBETUR PËRJETË “MARKU I SHKODRËS”
“ Ju mund të thoni se unë jam një
ëndërrimtar, por unë nuk jam i vetëm;
unë shpresoj se, një ditë, edhe ti do të
bëhesh me ne. Dhe atëherë, bota do të
rrojë si një e vetme” Xhon Lenon

Nënkoloneli Mark D. Vickers ka qënë atashe ushtarak i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë. Ai është larguar nga atdheu ynë në vitin 2008 i dashurar me vëndin dhe popullin tonë. Ne jemi bërë miq edhe nga ky fakt që po e bëj publik për herën e parë. Ishim miqësuar nga një intervistë e mrekullueshme artistike ( por pat edhe një problem të krijuar nga unë me dëshirën e mirë, por që , ky gabim i imi u zgjidh gjithsesi) që më kish dhënë ai mua për revistën e ushtrisë “Mbrojtja”, ku kam punuar dy vjet, pasi i lashë fluturimet në moshën 50 vjeçare.

Pas dy viteve në MMbrojtjes, mua më shkurtuan, megjithëse në atë kohë kisha botuar 16 libra dhe isha emër i njohur prej vitesh në shtypin joushtarak.

Pra, ndërsa i përkisja tanimë masës së dëshpëruar të pensionistëve, një mesazh dhe një email nga z. Vickers: “Z. Lahi. E dini “Sofra e Ariut”? Do të shtroj një drekë . Janë 12 çifte englezësh dhe katër shqiptarë; që të gjithë miq të mi. Mes 4 shqiptarëve, kam dëshirë që të jeni ju njëri nga ata”. I ktheva këtë përgjigje: “ Z. Nënkolonel Vickers! Unë tanimë jam vetëm një pensionist. Nuk jam më as në ushtri dhe nuk i përkas asnjë partie; nuk duhem pwr asgjw. Ju falemdnerit shumë, por, mbase do të ishte më mirë që, në vëndin tim, të ishte dikush tjetër që mund t’u ndimojë më shumë edhe në kryerjen e detyrës suaj në Shqipëri!”. Përgjigja e tij ishte jashtë çdo parashikimi: “Jam i privilegjuar, që të më nderojë autori i romanit “Vorri i Ashikut”.

Si ishte e mundur, vallë, që ai të kishte lexuar 470 faqet e 4 volumeve të romanit tim? Si ishte e mundur të respektonte artin tim ky englez , kur për “të mijtë “ kisha dalë i tepërt?

Popo....Ky ushtarak i lartë britanik, nga familje fisnike dhe me shpirt artisti, sigursht edhe me ndihmën e fjalorit, u kishte dalë në krye ngjarjeve të tmerrëshme dhe gazmore të përshkruara nga jeta e Shqipërisë postkomuniste te “Vorri i ashikut”...

Vickers tanimë është në rezervë , banon në Taivan dhe ushtron dashurinë e tij të kaherëshme, pikturën, duke mbetur përjetë një “ashik” i popullit shqiptar.

Ja, pra, intervista e Kolonelit piktor ...




RIZA LAHI – Miku im i shtrenjtë, Mark. Ti keni qënë i fundit Atashe Ushtarak i Anglisë në vëndin tonë, ku ke shërbyer mes viteve 2005-8 . Kur je larguar nga ne, me se je marrë?

Mark D. Vickers - Unë jam larguar nga Shqipëria në një periudhë të rëndësishme të zhvillimeve moderne të saj; oh, sigurisht që doja të rrija akoma, por kjo gjë nuk varej krejtësisht nga unë.

Kështu, m’u dha mundësia për të shërbyer në Nepal, si Shef Shtabi i Gurkhasve Britanikë atje. Ushtria Britanike ka rreth 200 vjet ( që nga viti 1815) që rekruton në Nepal djemë të fortë dhe të ashpër vëndas. Kështu unë vazhdova karrierën time me gurkhasit e komisionuar dhe që ishin vendosur në Hong Kong. Ishte me të vërtetë një ëndërr për mua , jo vetëm stërvitja e ushtarëve gurkhas, por sidomos se kjo bëhej në vëndlindjen e tyre, në Nepal. Mosha ime e pensionit të detyrueshëm duhej të ishte viti 2015, kurse detyra ime përfundoi atje, në Nepal, në vitin 2011.

 Pata disa sugjerime se ku mund të shkoja me shërbim që andej, por nuk u realizua asnjëri prej tyre. Në atë kohë ishte dhe një program që sa kish filluar, dhe, sipas tij, unë vendosa të shkoj për gjashtë muaj vullnetar për detyra operacionale në Afganistan. Tre vitet në Shqipëri, pasuar me tre vjet në Nepal dhe, mandej, 6 muaj në veprime operacionale, sipas programit në fjale, ishin të plota për t’u larguar nga ushtria, pas një shërbimi atje për 33 vjet.


Po pastaj? Çfar vendose të bëje?


Mark D. Vickers – Vendosa të bëja atë që kisha dashur tër jetën, që në adoleshencën time dhe papushim – të bëhesha artist, t’i kushtoja më shumë kohë pasurimit tim spiritual duke shpresuar të bëj diçka më shumë për njerëzit në nevojë. Gruaja ime, Estella, është me prejardhje nga Taivani dhe, kështu, ne vendosëm që, sigurisht ta mbanim shtëpinë tonë në Mbretërinë e Bashkuar, por të emigronim në Taivan. Ime shoqe nuk kishte ndenjur në Taivan prej shumë – shumë vitesh dhe mendova se do të ishte kaq mirë për ‘të, që qëndronte edhe një herë pranë famljes së saj dhe shoqeve të saja të dikurëshme.
Kështu, me të mbaruar detyrën time në Afganistan, unë ndenja vetëm dy javë në UK dhe, të dy me Estellën, u nisëm edhe një herë në anët tjetër të botës.


Të lutem, na tregon, përse vendose të vije në fillim në Shqipëri si Atashe Ushtarak? A kishe mundësi të zgjidhje një vënd tjetër?

Mark D. Vickers – Po, kisha. Ndërkohë unë kisha bërë të njohur dëshirën time që gjatë karriers ushtarake, të isha dikund Atashe Ushtarak. Të drejtën të them, unë , në vitin 2004, kam aplikuar për postin në Nepal ( të njëjtin që mora më pas, në vitin 2008 atje). Nuk dua t’u hyj vogëlimave, por mjafton të them se, për disa arsye, unë u përzgjodha për të shkuar atje , por , më pas, nuk me çuan në atë detyrë.

Më pas, më kontaktuan dhe më pyeten, nëse e kisha sërish atë dëshirë, për t’u bërë ndokund Atashe ushtarak , dhe u thashë “po!”.

Më thanë se është një mundësi për në Shqipëri dhe më pyetën se, nëse dëshroja, mund të aplikoja. U thashë pa asnjë lëkundje që, po, dhe, pak më vonë, sa më thanë se më kishin përzgjedhur, ndjeva emocione të veçanta. Ndërkohë, kisha filluar të lexoja me të tëra mundësitë e mia, rreth Shqipërisë dhe popullit shqiptar; sa më shumë që lexoja, aq më tepër ndjeja të magjepsesha.


A u nise drejpërdrejtë në Shqipëri, sa more njoftimin, a më vonë?

Mark D. Vickers – Jojo. Menjëherë, kalova një periudhë të stërzgjatur përgatitjeje – nuk po dua të të mërzit me vogëlsirat e saja, por, pjesë e kësaj përgatitjeje, ishte edhe mësimi I gjuhës. Unë nuk jam ndonjë linguist I lindur, por, që në fillim, vendosa , meqenëse tanimë më qe dhënë ky shans, të bëja 110 përqind të. Desh e çmënda time shoqe , ngaqë nuk lëvizja askund pa librin e fjalorit; ngado që shkonim, unë përpiqesha të memorizoja fjalë e fraza të reja të gjuhës shqipe.

E pra, kur erdhe më në fund për herë të parë në Shqipëri?

Mark D. Vickers – Kam qënë me fat të madh, që m’u dha mundësia të qëndroja një muaj në një shtëpi, në mënyrë që të praktikoja gjuhën. Kjo u bë disa muaj, përpara se të merrja postin zyrtarisht në Shqipëri. Një miku im shumë I mirë që ishte në Shkodër ( më vonë ai u largua që andej), e organizoj qëndrimin tim në një shtëpi shkodrane.; për një muaj.

E kujtoj që ngado të thonin “Mark Shkodrani”. Përse?

Mark D. Vickers – E pra, kjo lidhet me fillimin e një afere dashurie me Shkodrën. Dikush – dikush ishte shumë I çuditur se unë po kaloja rrumbullak një muaj në Shkodër – ka qënë fillimvere I 2005 – dhe, në atë kohë, më vjen keq, atje nuk kishte edhe aq të huaj që ta vizitonin , por unë radhë në dashuri me atë vënd. Kjo vazhdoi gjatë tër kohës që ndënja në Shqipëri dhe, unë, një pjesë të kohës e kaloja shko e eja atje me makinë, sapo gjeja ndonjë sebep.

Unë kam kaq shumë kujtime nga Shkodra dhe uikendet atje rrugës për Vermosh; nga restoranti I Diellës në Ishull Lezhë – restoranti im më I dashur në të gjithë botën nga kam gjezdisur. Më duket se mora paksa nga dialekti I Shkodrës, e…ja, kështu nisën të më thonin Mark Shkodrani . Pastaj, hahahah….emri “Mark”, tamam siç shqiptohet dhe shkruhet në anglisht, është jo pak I përhapur sidomos në zonën e malësisë shkodrane.

Personazhi tipik I një pjese të mrekullueshme shkruar nga rilindasi shqiptar Kostandin Kristoforidhi, “Gjahu I Malësorëve”, ka emrin tim…hahahah…Mark, Mark Shalëgjati. Mark Shalëgjati zgjidhet në mënyrën më demokratike për të udhëhequr në një ditë gjahu ku ndeshen dhe me dhelprën , simbolin e pushtuesit të Shqipërisë së periudhës kur u bashkuan në çetë gjuetarët nën drejtimin e një Marku…

E thamë në fillim se caktimi në Nepal, kish qënë një ëndërr e vjeër. Mos vallë shkuarja atje, I kaloi nën hije kujtimet për Shqipërinë?


Mark D. Vickers – Jo, Riza, jo, assesi. Vërtet është e çuditëshme. … Nuk kish patur më parë asnjë lloj lidhjeje më Shqipërinë, por, ja, që ajo erdhe e hyri nën lëkurën time; nëpër thellësirat e zemrës së “Mark Shkdranit”. Kam kaq kujtime të mrekullueshme prej andej. Po, është e vërtetë se, caktimi me detyrë në Nepal përbënte realizimin e një ëndërre , jam kënaqur shumë për kohën e kaluar atje dhe kam, dhe nga andej, shumë e shumë kujtime të bukura. Që nga fëmijëria ime, nën kontineti Indian , mbase edhe Lindja e Largët kanë qënë ëndërrat e mia, por, se përse, por, pak e nga pak, Shqipëria zuri vënd në zemrën time në një mënyrë, që askush tjetër nuk mundi dot.


A keni mbajtur kontakte me shqiptarët?

Mark D. Vickers – Po, jam përpjekur. Në mënyrë të paevitueshme, unë kam humbur thuajse të gjithë kontaktet me njerëzit me të cilët kam punuar, dhe kjo gjë përbën një turp. Është mentaliteti tipik I mënyrës së jetës ushtarake…ne shkojmë dikund për 2 a 3 vjet e lëvizë që andej dhe lëvizim sërish, dikush ngrihet në pozitë, dikush merr një detyrë tjetër, secili është I znënë me punët e veta dhe, më parë se të marrësh vesh secilën nga këta, ti ke humbur kontaktin.

Më vjen turp të mendoj kështu; sa do të doja të kisha kontakte prap me tër ata njerëz të mirë që kam njohur. Por unë kam mundur t’I mbaj disa prej tyre, siç je ti, patjetër, Riza, Princi Leka, mësuesit e mi të gjuhës shqipe dhe ndonjë tjetër. Gjithashtu, për familjen shkodrane ku kam ndenjur –nuk kam kontakte të rregullta me ‘të – ndershmërisht mendoj sikur të isha atje një djalë shtëpie.

Përmëndëm qëpari pikturën tënde; ti më ke thënë një herë në një email se ke pikturuar tablo me temën nga Shqipëria. A flasim pak rreth kësaj teme ?


Mark D. Vickers – Para se të largohesha nga Nepali, mua m’u mbush mëndja që të hapja një ekspozitë personale pikture. Isha shumë nervoz ndërsa përgatitesha për këtë por, ndërkohë, më lindi ideja se, nëse do të mund të shisja ndonjërën prej tyre, paratë e saja, t’ia dhuroja jetimores locale atje. Isha plot dyshime, nëse do të shitej qoftë edhe njëra prej atyre krijesave të mia – nuk ia kisha treguar askurrkujt asnjërën nga ato – por mendoja që, përfund, askush nuk do të më kritikonte për motivin tim – të grumbulloja para për një jetmore.

Kur…u shitën 15 piktura dhe, e ku ishte gëzimi im!

Mandej, në gushtin e këtij viti, këtu, në Taivan, më ftuan të hapja edhe një tjetër ekspozitë personale – ishte e vogël, vetëm me 16 piktura.
Prap tema ime ishte “ Udhëtim nëpër Himalaja” – një temë e habitëshme për një artist britanik, por, sërish, unë u habita dhe u trondita , kur u shitën 7 piktura.

I kam dhuruar 1300 USD jetimores bazë në Nepal për punën e saj në zonën e Himalajave dhe kam për t’I dhuruar 100 USD një jetimoreje në Indi, kur të shkoj sivjet në tetor.

Po, për Shqipërinë: Kur kam qënë atje, kam pas qënë shumë I zënë për të vazhduar të pikturoja si më përpara por, kudo që kam qënë, kam bërë fotografi boll dhe këtë, edhe me qëllimin që , një ditë ato do të më shërbenin për të pikturuar. Deri tashti, unë kam mbaruar tre piktura që do të jenë pjesë e një “Seria shqiptare”. Do të dëshëroja të bëhej e mundur që, një ditë, t’I sjell ato në Shqipëri, por mbase kostoja ka për të qënë e lartë. Gjithsesi, sigurisht që unë e kam ndër mënd ta hap në Taivan një ekspozitë me piktura nga “Seria shqiptare”, mbase ne gushtin që vjen. Ma merr mendja se ka për të qënë vërtetë e habitëshme për njerëzit kur ta shikojnë atë, por unë atë dëshëroj, që vëndasit të shikojnë diçka nga bukuritë e panoramave shqiptare, ndryshueshmërinë e ndërtesave atje dhe, mbase, diçka nga traditat shqiptare.

Unë do të isha I privilegjuar nëse do të mundja që të vendosja poezitë tuaja të mrekullueshme dhe fryëzuese anash secilës prej pikturave – mbase ne do ta diskutojmë së shpejti këtë gjë të dy, i dashur Riza!

Meqenëse po flasim për traditën e shqiptarëve - më kujtohet se një herë më ke pyetur nëse mund të të gjeja një “kostum popullor” nga zona e Shkodrës. A e ke gjetur më së fundi dhe, përse e don?


Mark D. Vickers – Përsëri, Riza, kjo është veçse diçka kaq e mahnitëshme nga bukuria shqiptare, një pjesë nga trashëgimia shqiptare me të cilën ju duhet të jeni shumë krenar ( hahaha…desh më shkau goja e thashë “ ne, si shqiptarë, duhet të ndjehena krenarë”). Një nga arsyet se, përse e dua atë kostum unë, është se thjesht më pëlqen se është I bukur, por, nga ana tjetër, ta marrë e mira, ta marrë, unë do t’I ngrë ca vetullat në ndonjë rast kur ta vesh atë.

Aktualisht, do të ishte ideale për mua, sikur të gjeja dy costume: një të mrekullueshëm për raste të veòanta, dhe një tjetër për ta veshur në ditë të ftohta kur të dua të ec nëpër mallet tona përqark.
Unë jetoj në një zonë malore rreth 900 – 1000 metro mbi nivelin e qytetit, dhe nganjëherë e kam një nxitje të madhe, që, sikur ta kisha kostumin tim me të cilin të bridhja kodrave duke menduar për Shqipërinë. Njerëzit tashmë më vështrojnë të habitur , pse të mos më shikojnë ashtu? Aktualisht po shikoj për njërin nga kostumet. Kam mundur të blej dy jelekë shqiptare të mrekullueshëm, një meshkujsh e një femrash. Fatkeqësisht, më duket se, jeleku për burrat më vjen paksa I vogël, por, që të dy, kanë qindisira me dorë të shtangëshme, të mahnitëshme.
M’u intereso edhe ti!

Ndonjë tjetër kutim të veçantë nga Shqipëria?

Mark D. Vickers – Unë i dua shumë librat, por, për fat, është e natyrëshme që ata janë të rëndë. Para se të largohesha nga Shqipëria, unë kam dhuruar disa kutia me libra, përfshirë edhe disa që është e pamundur t’I gjej më, sikurse është Kanuni I Lekë Dukagjinit në Shqip dhe Anglisht. Mbeta duke e lexuar atë në Shqip – gjë që është e vështirë. Gjithsesi, unë tani kam 20 – 30 libra rreth Shqipërisë, artit, gjeografisë, historisë, gjuhës…ju keni një histori dhe trashëgimi kaq të pasur ! Gjithashtu, unë kam edhe një numur CD muzikore, që I dëgjoj zakonisht dhe shpesh ndërsa jam duke pikturuar ; po përpiqem këta ditë të blej disa të tjera syresh.

Gjithashtu, kam nisur e po grumbulloj fletë të vjetra origjinale rreth Shqipërise, të shkruajtura nëpër revistat angleze, që I kam blerë më shtrenjtë . më duket se më e vjetra që kam gjetur, është nga një revistë e vitit 1880 dhe gazeta të vitit 1944.
Unë kam një studio të vogël për të pikturuar ; kjo është në afërsi të dhomës së ndejtjes , është “Dhoma shqiptare”.

Kam vënë mbase 15 fletë të zgjedhura që i kam vendosur nëpër murin e studios. Kam edhe një djep shumë të bukur të drunjtë në cep, por nuk kam në mënd të vë ndonjë bebi atje!

Kur po na vjen në Shqpëri?


Mark D. Vickers – Dua shumë edhe unë. Duket që është shumë shtrenjtë fluturimi nga Taivai dhe unë tani rroj me pensionin tim të ushtrisë, por, popo, shpresoj shumë që të kthej edhe një herë në “shtëpi”.
Ndërkohë, ma gjej mua atë kostumin e mrekullueshëm popullor dhe do të mud të rri nëpër kosrinat e Taivanit duke ngulur sytë në hapsirë dhe duke imagjinuar!

Falemnderit shumë

Mark D. Vickers – Ka qënë kënaqësia ime. Të falënderoj.

RIZA LAHI






Throughout my travels, whether in UK, the US, Canada, Nepal, India, Afghanistan or any of the many other places I have spent time, I saw how small the world is, and yet how widely different we are in our fortunes. By fortunes I do not necessarily mean financial but in a broader sense. All people should be able to live with dignity, with happiness in their hearts and with respect. Provision of healthcare, nourishing food and water, education and shelter, and true freedom of speech should be basic rights for everyone, but provided with respect and understanding for local needs and traditions and customs. At the same time people should understand that with freedom comes responsibility and also respect for others freedoms too.

I am saddened to the core of my existence when I see or hear about cruelty, whether to fellow human beings or to animals. I have been a vegetarian for over 23 years.

I am also a keen artist and hope to use my art for good causes. I have had two solo exhibitions: from the sales of paintings from my first exhibition in Kathmandu I donated 50% of the profit to a local orphanage; from my second in Taiwan (August 2013) I have donated 100% of the profit to a Nepal based charity called “Karuna-Shechen” for their work in the Himalayan Region. However it is not only through the sales, I also hope that through the combination of my paintings and the accompanying words I always display alongside that I can make at least some people “think”.
Why I do charity work

I have enough, others don’t.

Meeting Roma Community in Albania

Years later when I was the British Defense Attaché in Albania I frequently visited the Roma community in Shkodra in the north of the country and helped them in whatever way I could. Once I had a team of British soldiers visiting and they were also keen to do something for that troubled group.
In the words of John Lennon “you may say I’m a dreamer, but I’m not the only one, I hope some day you’ll join us, And the world will live as one”

Rexhep Meta: Ju tregoj djalin tim, Ilir Me

Rexhep Meta: Ju tregoj djalin tim, Ilir Meta


Në një intervistë ekskluzive për “Shqiptarja.com” Rexhep Meta, babai i kreut të LSI-së dhe të sapozgjedhurit si kryetar i Kuvendit të Shqipërisë,Ilir Meta, rrëfen për herë të parë jetën e panjohur të djalit të tij. Fëmijërinë, adoleshencën, marrëdhëniet me njerëzit.Prej origjinës së familjes Meta, lindja e Ilirit në ditën e Novruzit, parashikimi i gjyshit të tij, prapësitë e Ilirit të vogël në tetëvjeçare dhe gjimnaz, sherri me grushta me shokun e klasës Ben Blushi, adhurimi për peshëngritësin Aleksandër Kondo.

Zoti Rexhep, cila është origjina e familjes tuaj dhe me çfarë janë marrë prindërit tuaj?

Origjina e familjes sonë është nga fshati Çepan i rrethit të Skraparit dhe aty kanë banuar të parët tanë prej shekujsh. Aty kam lindur dhe unë. Babai im, (gjyshi i Ilirit) është quajtur Duçkë dhe ai pasi emigroi në Stamboll, ku jetoi dhe punoi për 45 vjet me radhë, u kthye përsëri në fshatin e lindjes, në Çepan, pasi si gjithë shqiptarët ka qenë shumë i lidhur me familjen. Nuk më takon mua të flas për babanë tim, por e vërteta është se ai ka qenë njeri me emër të madh në të gjithë zonën tonë. Gjithashtu babai kishte edhe një shtat dhe zemër të madhe. Ai, nëna dhe pjesëtarët e tjerë të familjes sime, ashtu si gjithë fshatrat e Skraparit dhe të asaj zone, janë marrë kryesisht me blegtori dhe me bujqësi.
iliri 2 vjec
(Foto: Ilir Meta në moshën 2-vjeçare)


Po origjina e bashkëshortes suaj dhe njëkohësisht nënës së Ilirit nga është?

Origjina e nënës së Ilirit, Fiqretit, është nga fshati prej nga ajo ka marrë dhe mbiemrin e saj, Vishanji, i cili ndodhet rrëzë zonës së Tomorricës, krahinë e Skraparit. Babai i Fiqretit, Taip Vishanji, ka qenë patriot i njohur dhe një nga burrat më të dëgjuar në të gjithë atë treve. Ai ka qene një njeri me autoritet të madh dhe gëzonte respekt të veçantë tek gjithë zona e Tomorricës, për shkak se ka qenë një nga pjesëmarrësit në Kryengritjen e Fierit, përkrah Riza Cerovës (“Hero i Popullit”), i cili mbetet një nga figurat më të njohura, apo më sakte figura emblematike e gjithë historisë së Skraparit. Përveçse me Riza Cerovën, Taipi ka qenë edhe pjesëmarrës në Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare.

Të kthehemi tek familja juaj, ku dhe kur ka lindur Iliri, dhe çfarë kujton ndonjë gjë të veçante nga ajo ditë?

Iliri ka lindur më 24 mars të vitit 1969 në fshatin Çepan të Skraparit, në ora 04 të mëngjesit. Ajo ditë ka qenë festa e Novruzit dhe për ne si familje e besimit bektashi, si të thuash ishte një gëzim i dyfishtë. Them kështu pasi Iliri ishte djali i parë i familjes (dhe fëmija i dytë, se motra e tij, Elida është më e madhe), por dhe pse ai lindi ditën e Novruzit. Për këtë gjë, babai im, Duçka, tha: Djali ka lindur me emër dhe do bëhet njeri i madh!

Në atë kohë, pra në vitin 1969, objektet e kultit ishin prishur dhe feja ndalohej me ligj. Në familjen tuaj, a festohej dita e Novruzit?

Është e vërtetë ajo që thoni ju, pra që feja ishte e ndaluar me ligj, por si shumë familje edhe tek ne, festat fetare, sidomos ato të bektashinjve, festoheshin fshehurazi. Kjo gjë ndodhte në vitet e para të ndalimit të fesë, pasi më vonë, gradualisht ato erdhën duke u zbehur dhe as bëhej fjalë të festoheshin.

Në atë kohë që ishit në fshatin Çepan, me çfarë pune merreshit ju dhe si arritët të iknit nga fshati dhe të vini me punë e banim në Tiranë?

Në ato vite unë punoja si arsimtar dhe drejtor i shkollës së Çepanit, pasi isha diplomuar për Gjuhë-Letërsi në Universitetin e Tiranës në fillimin e viteve ‘60-të. Në vitin 1968-’69, pas një vendimi të Komitetit Qendror të PPSH-së, një grup arsimtarësh dhe kuadro të tjerë të lartë nga profesione të ndryshme, u morën dhe u dërguan në Ushtri si komisarë politike duke u titulluar oficerë. Një nga ata isha dhe unë, ku nga arsimtar më dërguan në Shkollën Ushtarake “Skënderbej” në Tiranë. Kështu erdha me punë në Tiranë dhe pas pak kohe më stabilizuan edhe me shtëpi duke më dhënë një apartament në një pallat afër Shkollës së Kuqe.
ilir meta me shoket e fillores
(Foto: Ilir Meta me shokët e klasës së fillores)


Po Iliri, ku i ka bërë mësimet e fillores dhe më pas…?

Iliri ka ardhur në moshën tre vjeçare në Tiranë dhe shkollën fillore e ka bërë te “Kongresi i Lushnjës”, 8-vjeçaren te “Fan Noli”, ndërsa të mesmen te “Sami Frashëri”.

Si ka qenë me mësime dhe si e kujton Ilirin e vogël në atë kohë, ka qenë i urtë, apo djalë i përkëdhelur dhe çapkën?

Më kujtohet si tani, ka qenë muaji i dytë i klasës së parë dhe Iliri kishte marre notën katër. I mërzitur nga ky fakt, ai sa kishte ardhur në shtëpi, kishte gjuajtur me domate derën e komshiut. Unë në atë kohë ndodhesha në Hidrocentralin e Fierzës me nxënësit e mi skënderbegas, të cilët bënin stazhin para se të shkonin në Shkollën e Bashkuar.Qëlloi që ato ditë erdha me leje në shtëpi dhe bashkëshortja, Fiqereti më tregoi për notën negative që kishte marrë Iliri dhe për derën e komshiut që kishte qëlluar me domate. Unë i thashë: “Ilir më ke mërzitur”, dhe ai m’u përgjigj: “Unë jam mërzitur vetë”. Katra që mori ishte e vetmja, pasi Iliri ka qenë mirë me mësime dhe gjithashtu një fëmije i urtë që nuk sillte probleme. Por ka pasur edhe ndonjë çapkënllëk kur u rrit njëçik. Kështu më kujtohet se në klasën e pestë, Iliri bëri një provim në orën letrare me teme:

“Nënë Zyraja theri dhinë e vetme për partizanët dhe Enverin”. Iliri nuk shkroi asgjë për atë temë dhe e dorëzoi fletën e bardhë. Nisur nga kjo gjë ne e shtuam kërkesën e llogarisë dhe e vinim çdo ditë të shkruante duke i dhënë tema të ndryshme. Nga kjo gjë ai u lodh shumë dhe një ditë nuk erdhi fare në shtëpi, por iu tha shokëve se po pyetën prindërit për mua, u thoni se Iliri ka shkuar në Televizion ku e kanë thirrur si pionier i dalluar për një emision. Ne pritëm shumë dhe kur ai nuk erdhi në shtëpi u bëmë shumë merak dhe shkuam për ta kërkuar tek Radio-Televizioni, ku na thanë se nuk ishte thirrur asnjë pionier për emision.
ilir meta
Po në të vërtetë ku kishte shkuar?

Iliri i kishte gënjyer shokët dhe ai kishte shkuar vetëm për në Skrapar, pasi ai ishte shumë i lidhur me gjyshërit e tij, (dy prindërit e mi), të cilët dhe ata linin kokën për të.

Në atë moshë ai ka shkuar vetëm nga Tirana në fshatrat e Skraparit?!

Po po, por nuk është kjo më interesantja e aventurës së tij, problem më i madh ishte se ne nuk e merrnim më dot në shtëpi në Tirane, dhe për këtë vuajtëm shumë.

Si e mësuat se ai kishte shkuar në Skrapar dhe si e kthyet në shtëpi?

Pasi nuk e gjetëm te Radio-Televizioni ku kishte thënë, mua më vajti mendja pasi here pas here na thoshte se e kishte marrë malli për dy gjyshërit dhe unë pyeta në telefon një shokun tim oficer në një repart ushtarak në Skrapar dhe ai me thotë se Iliri kishte shkuar në fillim aty dhe më pas ishte nisur në këmbë për në fshatin Çepan, i cili ndodhet 17 km larg qytetit të Çorovodës. Pas kësaj unë mora në telefon një kushëririn tonë dhe u thashë që të ma zbrisnin të nesërmen në Çorovodë.Të nesërmen ai se bashku me vëllanë tim, Mete, e hipën Ilirin në një mushkë dhe u nisën në drejtim të Çorovodës. Por në mes të rrugës, Iliri hidhet nga mushka dhe me vrap kthehet përsëri për në fshat. Kur arritën ata në Çepan e gjetën të hipur në një peme duke ngrënë rrush. Të nesërmen, vëllai im Mete, e zbret vetë në Çorovodë dhe ja lë në kujdes një mikut të vet, nënoficer Myrvet Greva duke e porositur të kishte kujdes se mos i ikte.Dhe ashtu ndodhi në të vërtetë. Iliri iku përsëri nga Çorovoda në Çepan dhe pasi më lajmëruan mua, u detyrova vetë nga Tirana të shkoja në fshat. Mezi e bindëm të zbriste nga tavani ku kishte hipur. Kështu përfundoi kjo aventurë e tij, por desha të them se Iliri ishte shumë i lidhur jo vetëm me prindërit e mi, por edhe me fshatin dhe shokët që kishte zënë atje.Çdo verë ne e dërgonim në fshat për dy tre muaj dhe ai ndihmonte xhaxhanë e vet në punët e bujqësisë aq sa në Tiranë vinte kockë e lëkurë. Kur kthehej në darkë në shtëpinë e xhaxhait, u thoshte fëmijëve të fshatit që rrinin te oborri i shkollës: Po ju nuk keni turp që rrini kot?

A e përsëriti më Iliri këtë aventurë?

Po edhe nja dy herë të tjera, por ajo që më ka mbetur në mendje, janë fjalët që më tha Iliri i vogël (12 vjeç) kur vdiq im atë Duçka. Ne na njoftuan se ai ishte sëmurë dhe Iliri shkoi tre ditë para se ai të ndërronte jetë, ndërsa unë me që isha me shërbim, munda të arrij atje vetëm pas varrimit. Dhe sa me takoi Iliri me tha: Tani vjen ti?! Aq shumë ishte i lidhur Iliri me gjyshërit dhe ata me të, saqë para se të vdiste, im atë, la një testament të shkruar me dorën e tij ku thuhet; ”Pronat dhe tokat e mija ja lë Ilirit”. Këtë letër e kemi akoma dhe e disponon vëllai im, Mete, që jeton në fshat.

Po më pas në shkollën e mesme si ka qenë me sjellje dhe a keni pasur problem me Ilirin?
Jo, jo nuk kemi pasur problem, pasi Iliri sillej shumë mirë me shokët e tij si në shkolle, në shtëpi dhe në lagje. Ka qenë vetëm një rast në shkollën e mesme kur ai është zënë me Ben Blushin dhe erdhi në shtëpi me sy të nxirë, pasi Beni e kishte goditur me grusht. Mua më thërritën në shkollë dhe Beni në prezencë të mësueseve dhe drejtorit i kërkoi falje Ilirit dhe me aq u mbyll ajo ngjarje. Raste të tjera nuk ka pasur që Iliri të na ketë sjellë shqetësime.

Po përveç Ben Blushit, kush kanë qenë shokët më të afërt të Ilirit në atë kohë?

Nga sa më kujtohet mua kanë qenë: Dit Kaba, Tan Gërmenji etj, që s’i mbaj mend për momentin. Përveç shokëve të shkollës, Iliri ka pasur edhe shokë të tjerë kur merrej me sportin e peshëngritjes.

Kur dhe si hyri Iliri në atë sport?

Iliri në atë sport ka hyrë në vitin 1985 kur ishte vetëm 16 vjeç dhe shkak për këtë gjë ishte adhurimi që ai kishte për Aleksandër Kondon, sportistin e madh dhe të talentuar i cili në atë kohë bëri emër të madh me rezultatet e tij dhe në arenën ndërkombëtare. Iliri duke e pasur idhull Sandrin, shkonte shpesh ta shikonte atë edhe gjatë seancave stërvitore dhe mundohej ta imitonte atë.
Gjatë kësaj kohe, trajneri i mirënjohur Ferit Berberi, duke parë jo vetëm pasionin e Ilirit për atë sport, por edhe konstruktin trupor të tij, e ftoi me ekipin e të rinjve. Iliri e vazhdoi për një vit me radhë sportin e peshëngritjes dhe ndonëse premtonte rezultate, ia dorëzoi çantën dhe rrobat e sportit trajnerit Ferit Berberi duke u ndarë me mirëkuptim me të. Por më kryesorja që duhet të them, është ajo që Iliri e vuajti shumë largimin e Aleksandër Kondos nga Shqipëria dhe aq më shumë vdekjen tragjike të tij në SHBA.

Është thënë se Iliri është marrë dhe me radio-kronika sportive duke komentuar ndeshje në Radio-Tirana?

Po është e vërtetë, por para se të hynte si radio-kronist, Iliri provoi dhe sportin e futbollit. Menjëherë sapo la shtangën ai më kërkoi që të interesohesha për ta futur me ekipet e të rinjve në futboll. Unë u interesova dhe e futa me ekipin e të rinjve, ku Iliri shkoi vetëm një ditë në stërvitje dhe nuk pranoi të shkonte më. Kur u kthye në shtëpi, ai me tha: “Nuk shkoj më në stërvitje, pasi ne luajtëm për 90 minuta në stërvitje, ndërsa trajneri pinte birrë dhe hante qofte. Nëse vazhdohet kështu, në Shqipëri nuk do të ketë kurrë futboll”. Pas kësaj, diku aty nga viti 1988, Iliri më kërkoi që unë të ta takoja me telekronistin Ahmet Shqarri, pasi donte që të aktivizohej në transmetimin e ndeshjeve.

Pasi e takuam Ahmetin, ai e provoi Ilirin dhe mbeti shumë i kënaqur duke thënë: “Ku qenka bilbil”. Pas kësaj menjëherë e nisi nëpër rrethet ku zhvilloheshin ndeshjet e futbollit dhe në vitet 1988-’90-të, Iliri ka transmetuar shumë, të cilat duhen te jenë në arkivin e Radio-Tiranës.
Këtë gjë, pra transmetimin e ndeshjeve Iliri e vazhdoi deri me datën 8 dhjetor 1990-të, ku i takoi të transmetonte ndeshjen ndërmjet ekipit Besa të Kavajës dhe Vllaznisë së Shkodrës të luajtur në Kavajë. Ajo ka qene ditë historike jo për Ilirin, por për historinë e Shqipërisë pasi atë ditë populli i Kavajës që ishte në stadium, u çua me thirrjet Liri-Demokraci, thirrje të cilat dëgjoheshin qartë nga mikrofoni kur transmetonte Iliri. Po Iliri mbeti shumë i impresionuar nga ajo skenë që zhvillohej në stadiumin e Kavajës, pasi sapo u kthye në Tiranë, pa ardhur akoma në shtëpi, ai shkoi dhe u bashkua me shokët e tij studentë në protestat e tyre që sapo kishin nisur me Azem Hajdarin ne krye...

Para se të dalim te Lëvizja e Dhjetorit dhe të ndalemi te roli i Ilirit në ato ngjarje, a mund të na thoni se për studimet e larta, Iliri e zgjodhi vetë degën e Ekonomikut?

Kjo është një histori më vete dhe shumë e gjatë, por që në fillim desha t’ju them se Iliri e zgjodhi vetë atë degë. Pasi mbaroi gjimnazin, siç ishte rregulli ai bëri kërkesë për tre degë: Histori-Gjeografi, Mjekësi dhe Ekonomi Politike. Por edhe pse Ekonomikun e vuri të tretin, ai na thoshte: “Ose në Ekonomik, ose nuk shkoj fare në shkollë të lartë”. Dhe ne ramë në hall vërtetë. Kështu që filluam të lëvizim. Dy ditë para se të afishoheshin të drejtat e studimit, dërgova në seksionin e Arsimit, pranë Komitetit Ekezekutiv të Tiranës, shokun tim, Agim Zota (ish-nënoficer, jeton në Durrës) me qëllim që të pyeste se a i kishte dalë Ilirit për Ekonomik.

Ne donim ta dinim, pasi po të afishoheshin listat, nuk mund të ndërrohej më dega. Agimi erdhi ne repart dhe tha se nuk kishte mundur dot të çante për të mësuar degën e Ilirit. Këtë bisedë na e dëgjoi shoku ynë Flamur Xhangolli (oficer, Ndërlidhje)i cili mësoi se në fakt Ilirit i kishte dalë për inxhinieri ndërtimi. U mërzitem shumë pasi Iliri na e bëri të ditur: O Ekonomik, ose fare. E bisedova përsëri këtë gjë me një mikun tim të ngushtë. Dhe kështu Iliri në vitin 1988 filloi studimet për Ekonomi Politike (ku ishin vetëm katër vajza )duke i përfunduar ato me rezultate shumë të mira.

Të kthehemi tek ajo që ju ndërpreva më lartë, a kishte shfaqur Iliri ndonjë rezervë lidhur me regjimin në fuqi të asaj kohe?

Të jem i sinqertë deri në fund, nuk di të them me shoqërinë e tij, por në shtëpi edhe fliste ndonjëherë për ndonjë pakënaqesi. Më kujtohet 2 korriku i vitit 1990-të, kur shoku i tij i ngushtë, Tan Gërmenji hyri në një ambasade, Iliri erdhi në shtëpi dhe pikë e vrer rrinte vetëm në dhomë. Në një moment ai më thirri dhe me tha: “O ba, a të shkoj dhe unë të futem në ambasadë”? Ndërsa me shikonte drejt e në sy për të marrë ndonjë përgjigjie pozitive, une ia ktheva; Po e bëre këtë gjë, do të mërzitemi të gjithë në shtëpi…
Dhe kështu u mbyll kjo punë. Por rezervat e tij lidhur me regjimin e asaj kohe, Iliri i ka shfaqur hapur që në vitin 1990, më saktë në shtatorin e atij viti kur vazhdonte studimet e larta në Ekonomik. Në atë kohë ai debatoi ashpër me sekretarin e Komitetit Qëndror të PPSH-së, Abdyl Backën, duke i thënë: “Shoku sekretar, kush është shkaku që ikën djemtë e nënave më 2 korrik nga ambasadat? Si e keni katandisur Shqipërinë kockë e lëkurë”? Pas kësaj shokët e tij studentë e duartrokitën, ndërsa sekretari nuk i ktheu fare përgjigje.

A pati probleme Iliri për këtë gjë, pasi në shtatorin e 1990-ës nuk kishte filluar akoma krisja e regjimit?

Ato gjëra ai i tha në mbledhjet e rinisë, (pasi Iliri në atë kohë ishte zgjedhur zv/ sekretar i komitetit të Rinisë së Fakultetit), dhe patjetër që nuk u shikua me sy të mirë. Them kështu pasi për atë debat më njoftuan mua zyrtarisht në repartin ushtarak ku shërbeja, duke me thënë: “Shikoje pak djalin, se po flet pak si shumë…”

A biseduat me Ilirin për atë gjë?

Po patjetër. I thashë për sa me kishin thënë shokët e komitetit të partisë në repart dhe ai m’u përgjigj: “Baba, për këto gjëra nuk ju pyes më”. Dhe ashtu ndodhi në të vërtetë. Pas disa ditësh po në një mbledhje rinie ai pati një debat tjetër me Foto Çamin, të cilit i tha: “Shoku sekretar, nuk është aspak e vërtete se ata të 2 korrikut ishin huliganë. Ne kemi pasur shumë shokë tanët që ikën me ambasadat dhe ata ishin djem model. Ata ikën se kështu e katandisët ju Shqipërinë”. Dhe Foto Çami iu përgjigj” “Ahhh…. ke të drejtë more djalë…!”

A ka qene Iliri si anëtar i PPSH-së në atë kohë që merrej me punët e rinisë në fakultet?

Jo vetëm që nuk ka qenë, por as nuk ka dashur që të pranohej. Edhe kur i flisnim ne ndonjëherë për këtë gjë, pra që të pranohej në parti, ai me ironi shprehej: “Jam i ri, duhet të piqem”.

A e ka pasur Iliri si të thuash ndjenjën e protagonistit, pasi është i njohur fakti se; edhe pse ai ishte në takimin e studentëve me Ramiz Aline, nuk u shqua më, apo si të thuash mbeti në hije në Lëvizjen e Dhjetorit, nuk u aktivizua fare me Partinë Demokratike të sapoformuar dhe vetëm kur u formua Partia Socialiste ai doli në skenë?

Lidhur me këtë pyetje unë po u tregoj disa gjëra se çka ndodhur me Ilirin në atë kohe dhe ju nxirreni vetë konkluzionin nëse ai ka pasur ndjenjë protagonisti. Në tetorin e vitit 1990-te, Iliri shkoi me shokët e tij studentë për eskursion në Himare dhe kur u kthye që andej më tha: “Babi, krijuam një qeveri tjetër me shokët e fakultetit dhe si kryeminister zgjodhëm një djalë nga Kruja, pasi jo vetëm pse ishte 10 vjet më i madh se ne, por dhe më i zoti. Ndërsa mua më zgjodhën zv/kryeminister”. Nuk më kujtohet për momentin emri i atij djalit krutan, por Iliri e ka shok edhe sot e kësaj dite. Po kështu edhe për takimin me Ramiz Alinë që shtruat pyetjen, Iliri vajti edhe pse unë i thashë që të mos shkonte pasi do të na linte pa bukë. Por ai nuk na pyeti, fare shkoi në atë takim dhe na krijoi shume probleme si familje.

Çfarë problemesh?

Të nesërmen e takimit të studentëve me Ramiz Alinë ku ishte dhe Iliri, mua më thërritën në Komitetin e Partisë së repartit ku shërbeja (Ndërlidhje në Tufinë) dhe më kërkuan llogari se pse, si komunist që isha, e kisha lejuar djalin që të dilte në protesta e demonstrata kundër vijës së partisë etj etj. Dhe më bënë presion se në rast se nuk do e mblidhja djalin, do më përjashtonin nga puna dhe do më lironin si ushtarak. Të gjitha këto gjëra ia thashe Ilirit në darkë në shtëpi, duke i përsëritur disa herë se po të shkonte më në protestat e studentëve mua do më hiqnin nga puna dhe do vuanim si familje për bukën e gojës.

Më pas ai u aktivizua me Partinë Socialiste duke dalë deri në krye të saj…?

Po u aktivizua, por kjo ndodhi në vitin 1992 dhe deri atëherë rrodhën shume ujra…! Iliri fillimisht u aktivizua me FRESH (Forumin Rinor të Partisë Socialiste). Gjatë periudhës që ishte aktivizuar me FRESSH-in, Iliri pati disa ftesa nga organizata dhe forume socialiste dhe udhëtoi disa herë jashtë. Për herë të parë ka qenë gushti i vitit 1992 kur ai shkoi në Danimarkë dhe kjo gjë u realizua me shumë sakrifica pasi shpenzimet ishin tërësisht të tijat. Deri në momentet e fundit që do nisej ishin problem shpenzimet e udhëtimit derisa e ndihmoi e motra, e cila prej vitesh zotëron shtatë gjuhë të huaja dhe Iliri për këtë fakt thotë shpesh se: motrën e kam më të zonjën se veten.

Ju personalisht deri në ç’kohë shërbyet si oficer dhe me se u morët më pas?

Unë kam shërbyer si oficer deri në vitin 1992 kur na kapi reforma dhe dola në lirim. Në atë kohë si shumë familje shqiptare edhe ne mbetëm keq. U detyrova dhe dola në Pazar te tezgat. Fati e deshi që tregtia të na shkonte mirë dhe për dhjetë vjet me rradhë, së bashku me bashkëshorten time Fiqretin, kemi dalë aty te tezgat, në të ftohtë dhe në të ngrohtë, në shi, borë e diell përvëlues dhe shyqyr dolëm shumë mirë e nuk jemi keq.

Thuhet se atë punë, pra tregtinë te tezgat, e keni bërë edhe në kohën kur Iliri ishte kryeministër?

Po po, pa asnjë problem dhe me kënaqësinë më të madhe. Nuk kishte asnjë lidhje puna apo funksionet e djalit me punën që bënim ne. Nuk i kemi ngatërruar kurrë këto gjëra. Djali ka parë punën e vet dhe ne kemi jetuar e jetojmë me djersën tonë. Dhe kjo gjë na ka bërë të jemi shumë mirë dhe mjaft të lidhur me njëri tjetrin.

Zoti Rexhep, ju falënderojmë për intervistën...

Falemnderit dhe prej jush dhe gazetës suaj të nderuar Shqiptarja.com.


Tiranë, lëkundet toka në mesnatë në malet e Bërzhitës


Tronditje të lehta toke në zonën malore të Bërzhitës, në kufi me Elbasanin. Rrjeti sizmologjik shqiptar ka regjistruar lëkundje toke në mesnatën e 16 dhe 17 shtatorit, ora 23:48:34 GMT të datës 16 shtator ose ora 1:48:34 (koha verore e Shqipërisë +2) të datës 17 shtator 2013. Tërmeti ka pasur një forcë M=2.6, me epiqendër në thellësinë 6 km. Ngjarja sizmike ka ndodhur në largësinë 7 km në vijë ajrore në verilindje të Krrabës, Tiranë në koordinatat 41.27°V, 20.01°L (shih hartën nr. 1, pika e kuqe të departamentit të sizmologjisë). Më saktësisht, dukuria tektonike ka ndodhur në lartësinë 550 metra mbi nivelin e detit, 1 km në perëndim të fshatit Kllojkë të komunës së Bërzhitës (shih hartën nr. 2, pika e gjelbër, që lidhet më një vijë bezhë me Krrabën dhe foton satelitore, shigjeta e gjelbër). Për shkak të intensitetit të ulët dhe thellësisë së tërmetit, fatmirësisht nuk ka njoftime zyrtare për viktima apo dëme materiale.


Komuna Bërzhitë si njësi administrative i përket rrethit Tiranë. Ajo shtrihet në dy anët e rrugës kombëtare Tiranë-Elbasan, 16 km në juglindje të kryeqytetit të Shqipërisë, me një sipërfaqe territoriale prej 5793.8776 ha. Komuna e Bërzhitës kufizohet në veri me komunën Shëngjergj; në juglindje me komunën Krrabë; në jug me komunën Baldushk; në perëndim e veriperëndim me komunën Petrelë. Komuna e Bërzhitës është krijuar si njësi administrative nga bashkimi i territoreve të ish-kooperativave bujqësore të Bërzhitës, Kllojkës dhe Myshqetasë, më 10 shtator 1992. Territori i komunës fillon te kthesa në kalanë e Petrelës, përshkon fushën e Dobreshit e të Bërzhitës, ngjitet në kthesat e Ibës, vazhdon me kthesat e Qafë Krrabës dhe përfundon në kilometrin e 29-të të rrugës kombëtare. Relievi i Bërzhitës përbëhet nga 2 zona malore dhe një luginë ku shtrihen të 12 fshatrat e saj. Pjesa qendrore e saj shtrihet në luginën e lumit Erzen dhe në dy pjesë malore atë të malit të Pashkasheshit dhe të malit të Cirmës. Zona malore e lindjes përfshin fshatrat Kllojkë, Fravesh, Pashkashesh dhe Rozavere. Zona malore e jugut përfshin fshatrat Mihajas-Cirmë, Kusë, Lugë-Shalqizë. Zona kodrinore fushore e luginës përfshin fshatrat Pëllumbas, Ibë e Poshtme, Ibë e Sipërme, Bërzhitë dhe Dobresh.


Pasditen e sotme (17.9.2013)periferia e Tiranes eshte perfshire nga reshje te dendura shiu. Per disa minuta me radhe ne zonen e Kinostudios furtuna ka patur nje intensitet te larte.Për pak minuta shi është krijuar një kaos në qarkullimin e mjeteve.Shirat e dendur kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë në zonat Valias, Kodra e Priftit dhe zona e Institutit të Shëndetit Publik.

Stuhi në Durrës, pezullohet puna në port, shpejtësia e erës arrin 20 m/sekondë

Nje stuhi e fuqishme me reshje e me ere ka perfshire edhe zonen e Durresit oreve te mbremjes. Moti I keq ka bere qe Kapiteneria e Portit te nderprese pune dhe te mos lejojne asnje anije ne lundrim. Shpejtesia e eres eshte 20 m per second, dhe forca e detit ka arritur deri ne 6 balle. Situata teper e renduar nga stuhia ka bere qe Inje pjese e rrethit te Durresit te mos kete energji elektrike.Nga reshjet janë verifikuar përmbytje, ku situata më problematike është regjistruar në zonën e Plazhit dhe në Shkozet. Ndërkaq, si pasojë e reshjeve të mëdha, në “ Kodër Vilë” ka pasur dhe rrëshqitje dherash.



- See more at: http://www.durreslajm.com/aktualitet/furtun%C3%AB-n%C3%AB-periferi-t%C3%AB-tiran%C3%ABs-dhe-n%C3%AB-durr%C3%ABs#sthash.B4QNqiSd.dpuf

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...