Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/09/20

Ambasadori amerikan: Lufta Ballkanike u bë vetëm për portet e Shqipërisë





NGATËRRESAT E FUQIVE TË MËDHA

Djali im, ti nuk e di se me sa pak mëshirë qeveriset bota/Uksensherna, kryeministër i Suedisë, 1612

Shqipëria, një vend kaq i vogël e i prapambetur, pa kurrfarë qytetërimi, pse luan një rol kaq të madh në politikën e Europës? Është e nevojshme që t’i përgjigjem këtu kësaj pyetje, përgjigja e së cilës trajton përmbajtjen e ndërlikuar të diplomacisë Europiane. Përgjigja e shkurtër është se situata gjeografike e Shqipërisë paraqet probleme politike edhe më të gjëra se ato të parashtruara prej shteteve të tjerë të Ballkanit. Gjendja e Shqipërisë është një faktor kryesor i problemit të Lindjes, mbasi kjo është udha natyrale e kalimit prej Adriatikut në Lindje. Përveç kësaj është edhe pikërisht vendi për daljen e tregtisë së Ballkanit dhe së fundi ajo ka në dorë komandën e hyrjes në Adriatik në ngushticën e Otrantos. Portet e saja, me portin në detin Egje të Selanikut dhe të Bosforit, janë çelësat e dyerve të Europës Lindore për në detin Mesdhe. Për të marrë në dorë këta çelsa diplomacia e Europës ka punuar për dy shekuj rresht.

Përjashtimi i Rusisë nga deti Mesdhe

Përmbi të gjitha del e dukshme figura e Rusisë, qëllimi kryesor politik i së cilës ka qenë me patur kalim të lirë në detin Mesdhe. Për këtë qëllim ajo e pa të arsyeshme shkatërrimin e Turqisë. Në vitin 1711, Pjetri i Madh thirri në ndihmë shtetet sllave të Serbisë, Sllovenisë, Maqedonisë, Bosnjës, Hercegovinës, Kroacisë dhe Malit të Zi për t’u bashkuar me të në një luftë fetare e racore për të liruar të krishterët ortodoksë dhe gjithë popujt që flasin gjuhën sllave nga zgjedha otomane. Që prej asaj kohe, Rusia dhe Turqia kanë qenë në një ndeshje të përhershme dhe Rusia është bërë mbrojtësja dhe ndihmësja e shteteve sllave. Këto kondita iu paraqitën parlamentit prej Sir Eduard Greit (Ministër i Jashtëm i Britanisë), parlament i cili ishte vendi i zakonoshem i diplomacisë Europiane në të kaluarën. Është për t’u shënuar se shtetet që emëroi Cari i Madh, bashkë me Hungarinë dhe Poloninë, formonin një rreth të fortë popujsh sllave kundrejt Austrisë Gjermane. Ëndrra për t’i bashkuar këta popuj në një perandori sllave qe një lumturi për Rusinë dhe Serbinë, por një tmerr për popujt Gjermane dhe për të gjithë Europën Perendimore. Nga frika e kësaj fantazme të një perandorie sllave, fuqitë e Europës kanë ndenjur të bashkuara për të mos e lënë Rusinë e as aleatët e saj sllave me zënë vend ose me krijuar ndonjë kalim për në detin Mesdhe.

Por fakti kryesor që i takon Shqipërisë është se fuqitë Enropiane e përkrahën sundimin turk në Europë dhe e mbrojtën atë kundra Rusisë për të vetmen arsye se zhdukja e Turqisë nga Adriatiku deri në Stamboll do të shkaktonte ndarjen e këtyre vendeve fqinjëve të tjerë, dhe në këtë mënyrë do të hapej çështja e madhe e sllavëve për të dalë në detin Mesdhe. Lufta Krimesë u bë prej Anglisë dhe Francës për të mbrojtur Turqinë kundra Rusisë dhe përfundoi me traktatin e Parisit në të cilin pavarësia e Turqisë u garantua dhe u sigurua. Ajo u pranua që të marrë pjesë në marrëveshjet e fuqive Europiane, kurse popujt e krishterë të Lindjes u lanë nën mëshirën e dobët të Sulltanit. Ishte përpara kësaj lufte kur Car Nikolla parashtroi që perandoria turke të mos njihej nga ana e Rusisë dhe Anglisë, por kjo e fundit nuk e pranoi këtë kërkesë.



Traktati i Berlinit

Në vitin 1878, Rusia pushtoi Turqinë dhe ndaloi në dyert e Stambollit. Traktati i Shën Stefanit u bë në mes të dy ndërluftuesve dhe me të cilin mjeshtërisht Rusia për të mirën dhe përdorimin e vet krijoi një shtet të madh Bullgar, që nga ana Jugore do të shtrihej deri në detin Egje duke përfshirë edhe portin e Selanikut. Kjo shkaktoi mbledhjen e shpejtë të fuqive Europiane të cilat bënë traktatin e Berlinit. Ky traktat ndaloi formimin e shtetit Bullgar të projektuar dhe vuri në heshtje kërkesat e Rusisë për të pasë një port në detin Mesdhe. Serbia, Rumania dhe Mali i Zi u shpallën shtete të pavarura. Një hartë e kohës së fundit do të tregoje se traktati e la një copë të Ballkanit akoma nën sundimin turk, e cila shtrihej prej Adriatikut deri në Stamboll dhe përmblidhte Bosforin, Selanikun, Maqedoninë dhe Shqipërinë. Shtetet sllave të Bosnjes dhe Hercegovinës në Adriatik iu dhanë Austrisë. Qe një këmbëngulje e vendosur për Europën që të mos lejonte shtet sllav të kishte një dalje në detin Mesdhe. Skllavëria dhe robëria e të shkretës Shqipëri nuk u bisedua; kjo ishte viktima e parimit të kësaj diplomacie të Europës.

Kërkesat e Serbisë në Adriatik

Lufta Ballkanike më 1912 nuk u prit me sy të mirë nga fuqitë Europiane. Historia e saj është e njohur por nuk është kuptuar krejtësisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës se dy gjërat më me rëndësi të kësaj lufte ishin marrja e portit të Selanikut dhe të porteve të Shqipërisë. Këta ishin vend-daljet natyrale të tregtisë së Ballkanit dhe vend-shkarkimet e hekurudhave të ardhshme. Edhe Austria priste me padurim ndonjë rast për të shtirë në dorë portin e Selanikut, por shteti serb kërkonte mbi gjithë të tjerat një port për lëvizjen tregtare të tij. Ajo ishte e mbyllur dhe e izoluar larg detit dhe në qoftë se shkeljes së tokave të huaja i jepte të drejtë, Serbia pa turp mund të kërkojë një vend-dalje në det. Grindja e shteteve të Ballkanit në mes tyre u bë shkak që gjashtë fuqitë e mëdha të Europës të marrin në dorë frenat dukë ndërhyrë që t’i pushonin këto grindje.

Austria dhe Italia rivale

Në këtë kohë duhet përmendur edhe një fazë tjetër trazimesh në Shqipëri. Austria dhe Italia urdhërojnë ose komandojnë detin Adriatik përveç ballit të Shqipërisë. Këta dy shtete kanë pritur me padurim vite me rradhë rastet për të shtirë në dorë portet e këtij vendi. Ata kanë shpenzuar të holla duke mbajtur në Shqipëri agjentë dhe shkolla për të shtuar ndikimin e tyre mbi këtë popull. Të dy këto kanë pritur ditën kur “i sëmuri i Lindjes” do t’u varrosej në anën tjetër të detit Egje. Mbi dy pika Austria dhe Italia qenë posaçërisht në marrëveshje: e para, që asnjëra prej tyre të mos sundonte Shqipërinë dhe e dyta që asnjë fuqi tjetër të mos vendosej në Adriatik. Nga pikëpamja diplomatike e përgjithshme, kjo nuk qe një gjë shume e pa arsyeshme. Pse, po të kish nën sundimin e vet Austria Shqipërinë, ajo do të gjendej vetëm 74 km larg bregut Italian në mes të Vlorës dhe Otrantos. Dhe, po të bëhej Italia sunduese e Shqipërisë, do ta kthente Adriatikun në një gji të Italisë duke e bërë “il mare nostra”, sikurse italianëve u pëlqen ta thonë. Në anën tjetër, çdo fuqi detare me zotërimin e Shqipërisë do të ishte një kërcënim e kanosje për të dyja, Austrinë dhe Italinë.

Perandoria sllave

Plani për një perandori sllave ushqehesh më tepër prej Serbisë nën emrin e krijuar “Serbia e Madhe”. Edhe Mali i Zi është bashkuar me këtë plan; që të dy duke qenë nën kujdesin e Rusisë, mbrojtëses së tyre të betuar. Me një perandori të tillë, provincat sllave, Bosnja, Hercegovina dhe Dalmacia, më lejen ose hapjen e Austrisë, do të bënin të mundur daljen e Malit të Zi dhe të Serbisë në Adriatik. Shumë u zemëruan këto shtete kur më 1908 Austro-Hungaria zgjeroi sundimin e vet mbi Bosnjen dhe Hercegovinën dhe i bëri kryekëput të vetat. Kur të gjashtë fuqitë e mëdha e patën mbaruar Konferencën e Londrës mbi ndarjen Ballkanike, ato ndoqën po ata parimet e vjetra për të mos lejuar shtetet sllave me takuar detin Mesdhe. Turqia pothuaj se qe tërhequr nga Ballkani dhe një problem i madh gjendej mbi tryezën e fuqive Europiane. Këto e zhvilluan këtë duke i dhënë portin e Selanikut Greqisë dhe duke krijuar shtetin e pavarur të Shqipërisë. Në këtë mënyrë varroseshin shpresat e Serbisë, e cila në këtë kohe është çuar në këmbe dhe ka shkelur Shqipërinë ndërsa Mali i Zi ka pushtuar Shkodrën.



Shqipëria dhe lufta botërore

Në këtë plan veprimesh Austria dhe Italia ishin pa kundërshtim fuqitë lëvizëse dhe princi trashëgimtar Franz Ferdinandi i Austro-Hungarisë shikohej si kujdestar i parimit të tyre. Serbia mjaft e zemëruar që prej vitit 1908, tani u tërbua dhe pa dyshim demonstratat e saja kundër Austro-Hungarisë qenë të rrepta dhe kërcënuese për hakmarrje. Qëllimi i gjallë i Europës për të përjashtuar Rusinë dhe aleatët e saj nga deti Mesdhe shihet edhe nga fakti se kur Austro-Hungaria mori Bosnjën dhe Hercegovinën për pak qe duke u shkaktuar një luftë Europiane dhe vepra e krijimit të shtetit të pavarur shqiptar sigurisht qe duke ndezur një ndeshje të përgjithshme. Mëria e madhe kundra Austro-Hungarisë natyrisht iu drejtua princit trashëgimtar dhe vrasja e tij në Sarajevë keqësoi pa masë marrëdhëniet midis Austro-Hungarisë dhe Serbisë. Mbas kësaj, ngjarjet rrodhën shumë shpejt. Austro-Hungaria i diktoi ultimatum Serbisë dhe me kundërshtimin e tij i shpalli luftë. Rusia qiti zërin se kjo ishte puna e saj dhe brenda pak ditëve pesë prej fuqive të mëdha u gjendën në ndeshje të vazhdueshme. Po të kish përmbushur Europa dëshirat e Serbisë për një skelë në Shqipëri, kjo klimë e tmerrshme nuk do të vinte. Zotërimi ose sundimi mbi Shqipëri qe pa dyshim shkaku që u shkaktua kjo luftë që po përfshin kontinentin e Europës. Kjo është historia e diplomacisë Europiane në Ballkan, me gjithë se shumë shkurt është përshkruar. Prandaj përshtatet posaçërisht titulli “Ngatërresat e Fuqive të Mëdha”.



Faji i diplomacisë Europiane

Në qoftë se me të vërtetë bashkimi sllav është një kanosje për qytetërimin Perëndimor, sigurisht historia e diplomacisë përkundrazi ndryshon kur Rusia të ketë siguruar aleatë të fuqishëm në Perëndim për shkatërrimin e Gjermanisë, pengesën më të madhe të triumfit të saj. Por në qoftë se ky bashkim është vetëm një përrallë e shpikur ose një arsyetim jo i vërtetë, atëherë diplomacia Europiane duhet të quhet fajtore ndaj krimit që bën duke mbajtur Ballkanet nën zgjedhën e dobët të Turqisë. Në njërën anë prej këtyre dy çengelave, që janë përgjigjja e këtij problemi, duhet të varet kjo lloj diplomacie. Edhe në qoftë e vërtetë se kanosja sllave qe një pretendim dhe që shtetet e mëdha deshën vetëm me gjetur shkak për të mbajtur Rusinë larg nga deti Mesdhe, vuajtjet dhe fatkeqësirat e Shqipërisë varen mbi duart e tyre sepse Shqipëria vuajti vetëm prej fajit të tyre. Me të vërtetë me sa pak mëshirë qeveriset bota! Po to kish prishur Europa një shekull më parë sundimin otoman në Europë, patjetër faqja e qytetërimit tonë do të ishte ndryshe. Shtetet e Ballkanit do të kishin tashmë një shekull vjetërsi në lirinë e tyre dhe mundet që në rrugën e paqes do të ishin më të përparuar në pasuri, në edukatë, në tregti dhe industri. Përkundrejt të sotmes që janë të varfër e të shkatërruar prej luftash të vijueshme, të cilat janë shkaktuar vetëm e vetëm pse kërkonin të liroheshin nga zgjedha. Shqipëria tani do të mund të ishte një shtet i lulëzuar e i përparuar. Ndoshta kur diplomacia e zezë, që ka rrënjët në shekujt e errët e që bën çdo shtet të shihet me tjetrin me një armiqësi të madhe, të jetë zhdukur dhe ndonjë mënyrë simpatie njerëzore dhe vllazërore të përdoret, atëherë do të kujtojmë faktin që suksesi i një populli nuk është nevoja të bëhet me humbjen e një tjetri. Atëherë sllavet, gjermanët, anglezet, turqit dhe Shqiptaret mund të përfitojnë shumë më mirë nga përparimi, lulëzimi dhe lumturia e njëri-tjetrit.



Diplomacia e shastisur e Europës

Ndërkaq Shqipëria, viktima kryesore e kësaj diplomacie, mbetet e lodhur, e kërrusur dhe e zhytur në gjak sepse, edhe mbas lirimit të shteteve tjera të Ballkanit nga zgjedha, kjo u la akoma nën Turqi. Bashkë me Shqipërinë mbeti nën zgjedhë edhe Maqedonia. Po të kishte mbetur ndopak simpati njerëzore në politikën e Europës dhe ndonjë ndjenjë për të shpaguar mëkatet që ka bërë gjatë shekujve, këto fuqi do t’u kishin dhënë rastin Shqiptarëve për të formuar një qeveri dhe për të zbatuar një statut të vetin. Edhe një dhenzë e truve të kalit do të kishte menduar që një popull trim dhe luftëtar si ky nuk do të pranonte një zgjedhë tiranie të re në vendin e së parës. Por diplomacia e shastisur vendosi të zbatojë forcën dhe tiraninë për të sunduar këtë popull; por ky vendim doemos do të binte poshtë sikurse u pa. Shtetet e Europës kanë bërtitur dhe kanë shpallur se Shqiptarët janë popull i pabindur, i egër e barbar. Por në anën tjetër deshën të krijojnë mbi ta një qeveri pa pyetur dëshirat e tyre, pa iu siguruar ndonjë farë lirie ose të drejta trashëgimore dhe biles pa asnjë këmbë ushtari për të vënë në zbatim programin e tyre: sollën vetëm disa oficerë, kurse ushtarë jo. Por, po të ishin të vërteta deklaratat e tyre, ata do të kishin sjellur fuqi të madhe të armatosur për të përkulur Shqiptarët; por këto të bërtitura ishin vetëm për të justifikuar sjelljet e tyre. Ata prenë copa me rëndësi nga toka Shqiptare dhe ia dhanë fqinjëve në Veri, në Jugë dhe në Lindje, duke shkaktuar kështu ngatërresa dhe luftëra të përditshme në mes të këtyre shteteve. Copën që mbeti nga gërshëra e tyre e quajtën shteti i pavarur i Shqipërisë.

Erald Selca: Njeriu i sfidave i pathyeshmi Fatmir Limaj

Populli shqiptar ka qenë gjithmonë me fat që gjirin e tij ka pasur burra e gra të shquara dhe kompletuar me trimëri dhe intelegjencë të cilet kur e ka dashur, puna e nevoja e kanë mbrojtur atdheun me pushkë dhe pendë ose me kalem sic thotë fjala popullore .
Krahas personaliteteve më madhore kombëtare nga Skenderbeu e deri në ditët e sotme padyshim që është edhe kolosi mëndjendrituri vizionari i madh një nga themeluesit e UÇK-së dhe Komandanti saj i famëshem për beteja e lufta të fituara i madhi Fatmir Limaj-ÇELIKU ky shkëmb graniti i cili një jetë me familje ja kushtoi kombit shqiptar lirisë Çlirimit dhe bashkimit kombëtar e prosperitetit vendit zhvillimit ekonomik të tij .
Thënia e tij profetike 2003 kur Haga me Beogradin dhe spiunat shqipfolesë e dërguan në arrest me vite se edhe 100 jetë po ti kishte do bënte prap njejtat veprime tregon madheshtinë e tij se Fatmiri një jetë do jetë ushtarak i atdheut me Çizme po qe nevoja .Të flasim për biografinë e Fatmirit familjes tij nderuar shokëve të idealit duhen libra voluminoz madje nuk mjaftojnë Fatmiri nuk është njeri i llafeve por i aksioneve i vijave frontit e betejave dhe jo i hoteleve e lukseve si disa ,komandanta e pacifista rugovista ,Fatmir Limaj e ka berë UÇK famëshme në botë dhe mediume vecmas në botën shqiptare ku nofka e tij ÇELIKU ishte tepër edashur dhe popullore .
Roli i Fatmir Limajt dhe Brigades 121 ISMET JASHARI-KUMANOVA është fundamental për vetë ekzistencen e UÇK -së një respekt madh meritojnë dhe Behlul Limaj ,Nexhmi Krasniqi ,Besim Shurdhaj etj djemë luana e patriota vërtetë .Askush nuk do të mund ti rezistonte për 11 vite këtyre proqeseve montuara antishqiptare dhe denigrues pos Fatmir Limaji i cili tre herë në Hagë dhe Prishtinë doli ashtu sic ishte i paster si loti personalisht dhe mbrojti me fanatizem vlerat e ish UÇK-së përballë hijenave europiane serbe dhe shqiptare kuinslinge .
E kam thenë me shokë bashkëluftëtar fat në fatkeqesi është që kemi një Fatmir mesin tonë dhe i cili po përballet me një makineri prokuroresh e gjyqtaresh ndërkombëtare e vendor si jurist që është vetë i është vetëofruar drejtesisë si burrë .U përball me rrena morbide shtypit serb shqiptar europian e boteror dhe si një nga burgosurit politik më te njohur në botë Fatmiri përballoi e tejkaloi edhe tragjeditë familjare vetem e vetem për kombin .Fatmiri ishte para lufte rini aktivist ilegale ,emigracion luftë dhe paqe i pathyshem dhe njeriu më i votuar do ishte po mos ja vidhnin votat ,disa mjerana brenda PDK ,së e ziliqar qe mahalla vete si do mi pa me sy 
Carla Del Ponte ,Salustrot e UNMIKU-EULEXI kodoshat shqipfolesa dështuan triumfuan vlerat kombëtare humane e njërezore fituan shqiptaret se Fatmiri për kombin ishte aty në burgje ,arreste shtepiake i torturuar psiqikisht por kurrë nuk u dorezua nuk është në stilin e vellaut tim dhe eprorit legjendar të UÇK -së kapitullimi për Fatmirin ne nuk ekziston kjo fjalë në fjalor .
Shtypi pacifist e ai pranë qeverisë janë koritur që nuk mbeshteten UÇK Odiseaden telenovelen Limaj përjashto Epoken e re ,Tribunen e disa portale nderuara si Standardi .info albaniaobserver shtypi Tiranë ku kam botuar shumë shkrime mbeshtetje Limajt me shokë t ,idealit .
Fatmiri është njeri human fshat ku ka kalu UÇK -ja lagje, nuk ka lenë pa asfaltuar ka punesuar qindra njerëz  dihet që PDK kurrë nuk do fitonte po mos ishte, Limaj por edhe PDK edhe Thaci ,Kuci etj perjashto bacin Jakup e antaresinë nuk e mbeshteten Fatmirin nga zilia esemurë tipike alla shqiptare shpirtëvogelsi e tyre .
Dua them dicka ta marrin si te duan disa shokë mi komandanta e ushtarak kur dilnin para prokurorëve Hages dhe Unmikut -Eulexit këta trima thonin jo na nuk kemi qenë në atë zone ose luftë madje mohonin që ishin edhe komandant nga frika e ne na qerrojnë b…… trimëri tv e intervistave me pagesa mediume .
Të vetmit Fatmir Limaj me shokë ,Ramushi Lahi Ibrahimaj ,Idriz Bala Togeri Haradin Bala qëndruan si duhet pa u koritur e sillur si rraspijat po tamam si ushtarak e trima i përballuan këto proqese montuara e shantazhuara .
Fatmir vlla mirëse vini në mesin tonë me ty cdo gjë duket më pozitiviste për lirimin tënd janë gëzuar shqiptaret e vërtetë edhe zogjtë në qiell sepse ti je ikona jonë nderi jonë krenaria e kombit shqiptar .
Eh desh harrova një këlysh Rankovicisto-Titist i ardhur VV Yll Hoxha ky proserb u mërzit me lirimin tënd po por ky e disa fshehtë janë gjakprishur kanë trupin Prishtinë e koken në Beograd si nuk i degjova kurrë te denojnë gjenocidin serb këta udbash por duke anatemuar ata që sollen lirinë që llomotisin edhe ky soj madje .
Eulexi të ndaloj cdo hetim të luftes ÇLIRIMTARE të liroi ushtaret tonë dhe ta ruaje fytyren e tij ,të mirret me mizorite serbe .

Akademiku kosovar kundër Korkutit: Mos bëj akademi diktatoriale

Akademiku nga Kosova, Mehmet Kraja ka dalë kundër ideve që përcolli kreu i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, prof. Muzafer Korkuti.

Sipas akademikut Kraja, vënia në një vëllim të vetëm Fjalorin Encikolpedik Shqiptar dhe atë në gjuhën angleze, për t’ju kundërvënë maqedonasve, nuk është e motivuar nga një synim i lartë shkencor, sepse enciklopedia maqedonase është një vepër propagandistike, e cila nuk meriton një mund kaq të madh.

“Por unë dua të shpreh mendimin , se Fjalori enciklopedik Sqiptar, botimi i dytë, ka mungesa serioze, veçmas sa i përket Kosovës. Fjalori Enciklopedik Shqiptar thotë një të vërtetë shkencore disi të përgjysmuar, jo të plotë, në rradhë të parë ngase Kosovës dhe shqiptarëve jashtë kufijve të Shqipërisë u është lënë vend i kufizuar, përfshirë këtu edhe shqiptarët e maqedonisë. Ta zëmë, nga tetë mijë zëra, që thuhet se ka ky fjalor, Kosovës nuk i referohen më shumë se 10% e zërave. Shqiptarët e maqedonisë janë të përfaqësuar edhe më keq. Prandaj përpara se të behej një përmbledhje dhe përkthim eventual anglisht i këtij fjalori, Akademia e Shkencave të Shqipërisë , apo Qendra e Studimeve Alabanologjike, e cila së fundi ka marrë përsipër punën enciklopedike, do të duhej të të rihartonin një vepër enciklopedike me një prezantim më proporcional dhe më të plotë të shqiptarëve jashtë kufijve të Shqipërisë sepse FESH-i nuk është fjalor tamam shqiptar, në mbi 90% është fjalor i Shqipërisë, ndërsa më pak se 10% është fjalor shqiptar”, shpreht akademiku për gazetën “Zëri”.

Sipas tij midis Akademisë Kosovare dhe Akademisë së Shqipërisë duhet të mbizotërojnë marrdhëniet e sinqerta dhe thekson se” nëse udhëheqja e re e ASHSH-së zotohet se do t’ia kthejë lavdinë këtij institucioni, kam frikë se bëhet fjalë për nostallgi të kohëve të shkuara, për akademi diktatoriale në fushën e organizimit institucional.”

Bajram Peçi: Arberia e lire mesjetare dhe Epiri yne

Në përshkrimin e shkurtër historik të Arbërisë venedike, binin në sy edhe dy emërime të tjera gjeopolitikës mesjetare: Arbëria turke dhe Arbëria e Lirë. Ndërsa për të parën kuptimi është dukshëm i qartë, pra një Shqipëri nën sundimin turk, për Arbërinë e Lirë nuk është e njëjta gjë. Çfarë ka qenë Arbëria e Lirë? Pse e ka marrë këtë emërtim dhe në ç’rrethana ka ekzistuar?

Ndryshe nga Arbëria venedike, që ishte një nocion politik, me kufij zotërimi të qartë, me status politik, organizim e rend ekonomiko-shoqëror, “Arbëria e Lirë” shpreh një gjendje shoqërore të një komuniteti relativisht të madh shqiptarësh përmes nocionit gjeografik. Është Denis Possot, një udhëtar francez, ai që nga historianët pranohet se e ka përmendur për herë të parë emërtimin Arbënia e Lirë. E ka bërë këtë në vitin 1532, përmes veprës së tij të përshkrimeve të udhëtimit, ku pasi shkeli, pa e vrojtoi, e ndau Shqipërinë në tri pjesë: në Shqipërinë e sunduar nga turqit; në Shqipërinë e zotëruar nga venedikasit; në Shqipërinë e sunduar nga shqiptarët.

Cila quhej Arbëni e Lirë?
U quajt ajo pjesë e Shqipërisë që sundohej nga shqiptarët. “Banorët e Labërisë – shkroi Johann Georg von Hahn – e quanin veten e tyre që prej kohësh të moçme, arbër dhe vendit të tyre i thoshin Arbëri”. Ishte koha kur Europa po fillonte të “zbulonte” popullin shqiptar, gjuhën e tyre të veçantë, doket e zakonet, veshjen kombëtare, prozën dhe poezinë e Bajronit, kur dijetari i mirënjohur shkroi për shqiptarët në shekullin XIX, se “…kjo Arbëri përfshin katër pjesë: krahinën e Vlorës; Himarën në jug të Vlorës dhe gjithë “Bregun” (bregdetin jonian); Rrethin e Delvinës (Delvina ka qenë në atë kohë qendër administrative që përfshinte Sarandën, Butrintin, Konispolin); krahinën e Kurveleshit, hinterlandin lab, i cili ngrihet në perëndim të derdhjes së Drinosit e në jug të Tepelenës dhe tek i cili të tria pjesët e tjera duan që të jetë i kufizuar emri Labëri (Burimi nga Çabej: “Shqiptarët midis Perëndimit dhe Lindjes”). Nga koha kur Hahn ka vënë në dukje këtë ndarje, ajo, me pak përjashtime është e gjallë dhe sot si formacion gjeografik, etnografik, dialektor. Labëria në jug fillon nga Lazarati-Mali i Gjerë-Mali Picarit-Tepelenë-perëndim i Vjosës—Mesaplik, Kudhës, Himara dhe Bregu. Në një farë mënyre, zemra e ish-trevës së vjetër të kaonëve.
Për një kohë relativisht të gjatë u quajt “e lirë”, sepse në këtë Arbëri popullata vendase nuk rreshti së luftuari kundër pushtuesit turk. E mbrojtur nga një terren i ashpër, ku inkursionet ndëshkuese nuk ishin edhe aq të efektshme e që për më tepër nuk kalonin pa humbje, ajo u bë bastion i luftërave të Aranitit. Kohë më pas, më 1480/’81, kjo trevë u shndërrua në strehë dhe bazë për ekspeditën e Gjon Kastriotit dhe Kostandin Muzakës për të dëbuar ushtritë turke nga Shqipëria. Sipas kronikave, ai udhëtoi nëpër det drejt maleve të Himarës, “…që janë më shumë se 50 fshatra, qenë ftuar t’i zbonin turqit dhe të rifitonin lirinë”. Kronisti venedikas St. Magno shkruan për kryengritjen e Himarës të tre vjetëve më pas, ajo e vitit 1484, ku i cilëson himarjotët si shqiptarë. Pasojnë më 1484-n dhe 1486-n dy ekspedita ushtarake kundër Labërisë e Himarës; vazhduan rebelimin derisa turqit u detyruan të hynin në marrëveshje. Në vitin 1492, marrëveshja kushtëzonte rrënimin e kështjellave të Himarës e të Sopotit, kurse himarjotët, sipas kronistit venecian Magno, pranuan t’i paguanin haraç sulltanit. Marrëveshjes i erdhi fundi më 1500-n, kohë kur himarjotët nuk e duruan dot detyrimin si status robërie. Më 1501-shin Labëria dhe Himara mori pjesë në anën e palës venedikase në luftën që u zhvillua me turqit në afërsi të derdhjes së Vjosës. Kur udhëtari Denis Possot e pa këtë vend në vitet 1530, brendësia e vendit të “Arbërisë së Lirë”, lugina e Shushicës, malet e Kurveleshit dhe ato të Himarës, ishin të padepërtueshme nga pushtuesi dhe për rrjedhojë të lira. Krahina e Labërisë luhatej mes kryengritjeve të vazhdueshme. Herë një sanxhakbej-pasha i Vlorës, për ta zbutur i falte krahinës taksa dhe herë ndërmerrte ekspedita ushtarake e plaçkitje për të nënshtruar krahinën rebele të Labërisë. Më 1538-n, mbërriti në krahinë, për të parë gjendjen në vend, vetë sulltani, Sulejmani i Madh (i Madhërishmi). Eqrem bej Vlora jep në “Kujtimet” e tij kronikën zyrtare të marrë nga arkiva e Stambollit, “…kur erdhi Mbreti në Shqipëri (Arnavutluk) më 1538, Kara Sinan pasha i dolli përpara në kufi të sanxhakut të tij (në Gur të Prerë) dhe e kënaqi, duke i paraqitur 100 valltorë arnautë dhe 100 kupa plot me flori. Në Vlorë sulltan Sulejmani vizitoi kalanë e Kaninës, fjeti një natë në shtëpinë e sheh Jakupit, urdhëroi të ngrihet një xhami, një teqe, të meremetiset rrënjësisht kalaja e Kaninës dhe të gatitet në hyrjen e Bogazit një kala e re (kalaja e Skelës).”
Një shembull tjetër që ka tërhequr prej një kohe të gjatë vëmendjen e studiuesve është emri Labëri.
Hartë e shtrirjes së Arbërisë së Lirë
Arbëreshe e jugut në Mesjetë
Arbër i jugut në Mesjetë
“Banorët e Labërisë, shkroi Johann Georg von Hahn, e quanin veten e tyre që prej kohësh së moçme, arbër dhe vendit të tyre i thoshin Arbëri”
“Quhet Arbëri, thotë Martin Urban, ai copë vend malesh të ulëta në lindje të Vlorës e përtej Shushicës, që duhet ta marrim që andej ku vargjet e Gribës ngrihen nga toka kodrinore”. Që emërtimi i krahinës lidhet me emrin e hershëm Arbëri, është vënë në dukje fillimisht nga filologu Hahn dhe më pas nga historiano-filologu J. Ph. Fallmerayer, i cili në veprën e tij të njohur “Elementi shqiptar në Greqi”, i sjell si shembull përpjekjet e Fon Hanhn për shpjegimin e fjalëve Albania e Arbëria dhe që ka nxjerrë përfundimin se te fjala Arbëria ”…ai sheh Albaninë e vjetër që, sipas tij, është pjesa më e egër, më e ashpër dhe më e padepërtueshme e Shqipërisë së mirëfilltë, që shtrihet ndërmjet Aulonës, Himarës dhe Delvinës”, krahinë që në lashtësi quhej Kaoni. Sipas Hahn dhe Fallmerayer, emri Labëria te vendasit, si dhe te fqinjët, ka afërsisht të njëjtën shtrirje si fjalët Arbëria dhe Kaonia.
Himara arbre dhe himarjotët e pak shekujve më parë
Himara arbre është njësi etnografike e krahinës së Labërisë. Ngado që të vërtiten grekët, ashtu si deri tani, ata e kanë të pamundur që t’i mohojnë Himarës trashëgiminë Labe (arbre), pavarësisht ndryshimeve që kanë sjellë shekujt. Pasioni që e bën Greqinë për t’i marrë për helenë himarjotët dhe që i pengoi pareshtur t’i shohë shqiptarët deri në Prevezë, kish marrë formë të qartë, kur u pa hapur se Perandoria Otomane, nën të cilën sundoheshim tokat shqiptare, po dobësohej. Kjo është koha kur helenët hidhen egërsisht në sulm, në rrethanat kur shqiptarët ishin përpos se të robëruar, pa shkolla, pa shkrim e këndim dhe arriti kulmin agresiv e delirant në Konferencën e Paqes në Paris, më 1919-n. Lexuesi shqiptar ka në duar prej kohësh një vepër më se të plotë të prof. Kristo Frashërit, përmes së cilës ai shtjellon e argumenton brenda kritereve shkencore origjinën shqiptare të himarjotëve dhe përkatësinë e tyre etnike, por për natyrën e një të përditshmeje informative, po rendisim sa më shkurt disa të dhëna:
Udhëtari francez Denis Possot, në veprën e përmendur më sipër, përshkruan dhe flet në vitin 1532 për një Arbëni ku sheh zonat “e lira” të Arbërisë dhe bën me dije shifrën prej “… 20 000 kalorës për të shkuar kundër armiqve në Turqi dhe ata – thotë Possot – banojnë në një vend e në një pjesë të Arbërisë që tani quhet Himarë”. Këtu duhet shpjeguar si nevojë për lexuesin se emri Himarë në vitin 1530 nuk kish kuptimin e tashëm. Me këtë emër nuk emërtonin këta shtatë fshatra që janë sot, por nën këtë emër përfshihej pothuaj gjithë Labëria. Në fillimshekullin XVI, me emrin Himarë njiheshin 53 fshatra, nga të cilat 43 fshatra janë të krahinës së fisit të lashtë, Kurvesej (Kurvelesh). Eqrem bej Vlora në kujtimet “Kalaja e Kaninës dhe shkrime të tjera”, shkruan se në shek. XVIII, pas ndryshimesh në krahinën e lumit të Vlorës, Himara përfshinte vetëm 37 katunde të Labërisë.
Historianët shqiptarë sjellin dëshminë e hershme se himarjotët u bënë anëtarë të kuvendit më të rëndësishëm shqiptar, Kuvendit të Shqiptarëve, atij të Lezhës, mbledhur më 2 mars 1444. Dihet mirë se ky kuvend mblidhte e bashkonte përpos se fiset arbre. Himarjoti Anton Linerosa, sipas Barletit, mori pjesë si përfaqësues në Kuvendin e Lezhës. Dëshmitë historike që sjellin historianët grekë, për të provuar praninë gjatë mesjetës paraturke të banorëve grekë në Himarë, mungojnë. Ato mbështeten përveç se mbi hamendje dhe folklorin e Manit. Ato burime historike mesjetare që zotërojnë historianët shqiptarë, provojnë se para dhe pas vitit 1481 banorët e Himarës thirren “shqiptarë-arbër” ose thjesht “himarjotë”. Madje, ka qenë një periudhë kur në Himarë u krijua dioqeza e kishës katolike nën vartësinë e Papatit të Romës e kryepeshkopatës së Durrësit, gjë kjo e papërfytyrueshme se mund të ndodhte në një popullatë me origjinë helene.
Si u shtrembërua nga grekët emërtimi gjeografik Epir në emërtim etnik?
Nga sa shihet përmes hartës, Arbëria e Lirë shtrihet mbi një pjesë të trojeve gjeografike që janë quajtur Epir. Hahn-i theksonte se shqiptarët e sotëm janë pasardhës të ilirëve dhe epirotëve të lashtë. Me cilësimin epirot, kuptoheshin dhe thirreshin arbrit-shqiptarët. Gjërat u ngatërruan nga helenët kur Bizanti, viset arbre i emërtoi me emrat që u kishte vënë perandori Dioklecian provincave romake në shekullin II. Nga kjo ndarje, trojet shqiptare nga gjiri i Prevezës e deri te lumi Vjosë, ata i quajtën Epir; krahinat lindore shqiptare nga liqenet e Ohër-Prespës e deri në malet Rodope i quajtën Maqedoni; trojet verilindore prej krahut të djathtë të Drinit të Zi e deri në afërsi të Nishit i quajtën Dardani. Kjo ndarje politiko-administrative nuk kish përputhje e ngjashmëri me formacionet etnografike dhe demografike. Krahina e Epirit në të cilën shqiptarët ishin shumicë, u quajt në vazhdimësi shqiptare nga studiuesit objektivë dhe herë greke, kur studiuesit janë grekë, por herë-herë dhe sllavë. Për më tepër, me krijimin nga Bizanti të provincës tjetër të emërtuar Epiri i Ri, që shtrihej nga lumi Vjosë në lumin Drin, lidhja e emrit epirot për të kuptuar shqiptarët, u bë edhe më e qartë. Filologu i shquar botëror, Johann Thunman, albanologu i parë që studioi shkencërisht origjinën e gjuhës shqipe, na ka lënë të shkruar përcaktimin se “…në Epir banonin vetëm popuj jo grekë, të cilët flisnin maqedonisht, e njëjtë me gjuhën ilire”.
Grekët, me këtë ndarje të hershme province, nisur nga kuptimi helen që ata i japin termit Epir, kanë pretenduar e ngulur këmbë se Greqia ndahet me Shqipërinë në lumin Vjosa. Por historinë varet si e sheh? Mund ta shohësh si moment dramash e konfliktesh, por dhe si moment harmonie, si takim mes popujsh. Helenët kanë pëlqyer atë të parën. Ata mundën të bëjnë me trillime gjëra që në mënyrë tipike dhanë efektet e një sjelljeje të keqe ndaj fqinjit. Me shkrim e këndim të zhvilluar, ndërkohë që fqinjit të saj i mungonte dhe bënte gjithçka që t’ia mohonte, ata, grekët, u bënë gjithnjë e më të paparashikueshëm e të pakontrollueshëm. Me pak burime dhe duke iu shmangur pyetjeve të mëdha e bezdisëse të Fallmerayer, Hahn, Tunman, akademikët grekë, së bashku, me synimin për të drejtuar kërcënime ndaj fqinjëve të vjetër shqiptarë, kanë më se 150 vjet që shpërndajnë teorira të shtrembëruara mbi termin e Epirit dhe banorët e saj. Në një botë të përbashkët greko-shqiptare, herë të ndarë përmes grindjeve dhe herë të bashkuar përpara rrezikut të përbashkët, ndërlidhur 500 vjet përmes romakëve dhe një mijë vjet përmes bizantinëve, ata krijuan një hendek mes shkencës historike dhe të vërtetës, pleksur fort kjo me doktrinat fetare të krishterimit ortodoks. Nga ndarja administrative e provincave romake të lindjes, arbrit-shqiptarët, u thirrën për shekuj e shekuj me emrat arbër, epirotë dhe maqedonas. Te “Historia e Skënderbeut” të Barletit kjo del shumë e qartë. Këto emërtime vetëm helenëve nuk u kanë ardhur për shtat.
Grekë të nervozuar përballë historianëve tanë e të huaj në çështjen e Epirit
Thuhet se identiteti krijohet në periudhën e adoleshencës. Kështu dhe arbrit, në botën e mbyllur rurale e baritore të mesjetës së hershme, kultivuan norma, sjellje e vlera që i mbajtën të ngurta e pikërisht për këtë dallonin nga fqinjët. Mes pasurisë gjenetiko-kulturore, ne shqiptarët jemi në nivelin e të sapolindurve në kuptimin e përgjegjësisë morale, por kemi kapacitetin gjenetik të të rriturve. Si të tillë, rrezikun e kërcënimit grek për Epirin, besoj se e kemi kapërcyer e nuk ka arsye për t’i marrë kërcënimet seriozisht. Njohjet reciproke kanë kaluar përmes shumë ndeshjesh e shkëmbimesh. Në të shkuarën, për territore (të cilat ne i humbëm e ata i fituan), ndërsa sot për teza, pikëpamje e terma; në të shkuarën për shkëmbime e kultura komunikuese e sot për identitet.
Rum-ili-t (emërtimi turk për helenët) mbetën skllevër të kulturës së vjetër. Historia është hidhërimi i njeriut kanë thënë të mençurit dhe brenda kësaj thënieje kuptohet edhe sjellja e rumelijve që në shekullin XIX bota kish filluar t’i quante grekë. Ata e fetishizuan të vjetrën, pa qenë në gjendje asnjëherë të kuptojnë se ajo binte në konflikt me kulturën e re të përbotshme e që shpinte në moskuptime si të pranisë së kulturës helene që u përhap më vonë në Epir, si dhe nga përdorimi i shkrimit grek e pranisë së monumenteve epigrafike të Epirit.
Mosmarrja në konsideratë e detyrimit për zhvillimin e një kulture të re kombëtare në marrëdhënie me fqinjët, i ngeci grekët e rinj në pezhishkën e miteve të helenëve të lashtë, ku dhe u mbështetën, raca e të cilëve, sipas Fallmerayer, ishte zhdukur. Në këto mite nuk mungonin përrallat për Epirin, i cili lindte konflikte e keqkuptime nacionaliste të kota, siç edhe i lindi. Një historian i paanshëm shprehet se, argumenti i tyre i vetëm është negativiteti.
Nga kultura materiale, fqinjët tanë jugorë, tashmë me gjak arvanitas dhe ndërgjegje greku, morën prej arbërve veshjen e fustanellës; nga kultura jomateriale morën epikën legjendare, valle, muzikë e rite në lindje e vdekje, me gëzimet e hidhërimet. Arbanasit përçuan atje elemente të shumta të modeleve të kulturës Arbënore, të cilat grekët, pa droje e turp, i paraqesin si pasuri kombëtare të kombit të tyre.
Venizellosi, në Konferencën e Paqes në Paris i shfrytëzoi të gjitha – thotë Margaret Macmillan – historinë, gjuhën, fenë, kërkoi Shqipërinë e Jugut (Epirin, siç kish qejf ta quante) dhe bregun e Azisë së Vogël, nga Marmaraja në Smirnë, kërkesa këto të rrezikshme për paqen. Me këtë pamaturi ai shkatërroi në mënyrë përfundimtare dhe katastrofike komunitetin e vjetër grek në Azinë e Vogël. Në pretendimet e tij për Shqipërinë e Jugut – shkruan M.Macmillan – ai tregoi që “…njerëzit që ngjanin si shqiptarë dhe flisnin shqip ishin grekë të vërtetë, nëse ata ishin ortodoksë”. Sipas Venizellosit, “shqiptarët, në të vërtetë ishin me fat që Greqia po i përfshinte ata mbi vete”, por nuk tha pse ushtria greke ishte plot me shqiptarë që ishin me origjinë shqiptare?
Ky pikëvështrim i famëkeqes Megali Idea-s së vitit 1844, sado absurd që u duk në atë kohë, pavarësisht përçmimit që i bëri dr. Turtulli, vazhdon t’i ndjekë si e keqe nga pas këta fqinj të prapambetur, i vetmi ende në Europë ku shteti dhe kisha janë bashkë, çka u duk edhe në ngjarjen e shëmtuar të kishës së Përmetit, ku u pa se si qeveria greke futi me arrogancë hundët në punët e brendshme të vendit tonë, sjellje e cila u tregoi edhe njëherë shqiptarëve se sa mbrapa ata kanë ngelur.
Historianët dhe kisha greke nuk janë në gjendje të përtypin përcaktimin se historia moderne nuk lejon më që ta lexosh historinë e Epirit shqiptar si letërsi romantike. Historiografia helene është sot një shëmbëlltyrë hermetike, e cila s’lejon ta drejtojnë arsyet, por e ka lënë në mëshirë të miteve, të dogmave fetare e fërgëllimave ortodokse.
“Arbëria e Lirë” shpreh një gjendje shoqërore të një komuniteti relativisht të madh shqiptarësh përmes nocionit gjeografik. U quajt e tillë ajo pjesë e Shqipërisë që sundohej nga shqiptarët
Kjo Arbëri përfshin katër pjesë: krahinën e Vlorës; Himarën në jug të Vlorës dhe gjithë “Bregun” (bregdetin jonian); Rrethin e Delvinës; krahinën e Kurveleshit, hinterlandin lab, i cili ngrihet në perëndim të derdhjes së Drinosit e në jug të Tepelenës dhe tek i cili të tria pjesët e tjera duan që të jetë i kufizuar emri Labëri

Krahina e Labërisë luhatej mes kryengritjeve të vazhdueshme. Brendësia e vendit të Arbërisë së Lirë, lugina e Shushicës, malet e Kurveleshit dhe ato të Himarës, ishin të padepërtueshme nga pushtuesi dhe për rrjedhojë të lira

Me cilësimin Epirot, kuptoheshin dhe thirreshin arbrit-shqiptarët. Gjërat u ngatërruan nga helenët kur Bizanti, trojet arbre i emërtoi me emrat që u kishte vënë perandori Dioklecian provincave romake në shekullin II. Nga kjo ndarje, trojet shqiptare nga gjiri i Prevezës e deri te lumi Vjosë, ata i quajtën Epir
Himara në regjistrin e Sanxhakut të Delvinës, viti 991 i Hexhirës (1583)
(Përkthyer nga Petrika Thëngjilli)
Todor Kudhesi, Gjoka Boga, Andrea Musica, Balsh Dhima, Komin Voja, Gjoka Dhamo, Petri Gjoni, Todor Brati, Perlin? Mitri…, Mark Gjoni, Gjika Gjoni, Todor Lumadhi, Dhimo Papa, Kondi Petri, Andon Ajas, Todor Kondavik, Meksi Palloshi, Gjon Palloshi, Dede Kola, Dhuman Gjipali, …Gjikalli, Nikola Gjin Miri, Gjek Leka, Gjoka Nika, Mark Suvari, Gjon Palloshi, Kondi Camije, Petri Gjini, Petri Petri, Todor Gjino, Peteri Gjoni, Gjik Llanka, Gjin Gjon Aleksi, …Levendari, Kond Martini, Nikë Martini, Gjok Alemdari, Gjok Dhim Gjini, Dole Mandashi, Martin Zylkader, Kondaramo Muka, Aleks Peçi, Gjini Gjorzaj, Gjika Llazari, Dhimo Tanushi, Pali Dhjako, Martin Tanushi, …Janushi, Gjika Mehilli, Gjon Pavllari Mëhilli, Dhimo Gjon Vllasi, Petri Dhima, Dhima Emelkuri, Thanas Jorgonllu, Nika Kallandori, Aleks Menko, Dhimo Dermali, Leka Dermali, Kuka Leondari, Selka Ulmi, Todor Gjini, Gjok Gjini, Simon Nika, Dhimo Mamija, Meks Mamija, Gjon Leondari, Kond Andredo, Gjin Todori, Pal Melani, Meks Mitrije, Andrea Gjomija, Pali Panajoti, Kont Lela, Della? Gjurka Kondi, Gjika Dhima, Dhima Gjon Meshi, Nika Dhima, Kont Gjoni, Dhima Mihallo? Limarho? Andrea Zota, Dhima Nika, Papa Thanasi, Todor Nika, Kond Todori, Gjoka Jorgo, Papa Aleksi, Andrea Petri, Leondar Meksi, Todor Meksi, Nika Plaku, Gjon Mënika, Gjin Meksi, Meks Mnika, Gjok Pali, Kond Papa, Dhimo Papa, Muji… , Gjin Pali, Todor Gjin Gjoni, Dhimo Gjin Dhima, Nika Leka, Dhimo Andrea, Andrea Menkuli, Gjok Menkuli,…Bardho? Ali Kopalli?, Gjin Jorga, Gjok Gjin Pjetri, Nikolla Gjoni, Kont Premti, Papa Nikolla, Kont Gjoni, Nika Gjin, … Zoto, Gjok Jorgo, Dhimo Pelikani, Menkul Gjoni, Kont Panomllu, Andrea Jorgo, Kond Andrea, Petri … , Todor Mirdemko, Dhimo Andrea, Todor …, Aleksi Papa, Zot Gjoni, Niko Mirini?, Dhimo Kondi, … Bardhi, Dhimo Leka, Gjoka Dhimo, Lika Kondi, Petri Todori, Jorgo Andrea, Martin Gjini
Është fare e thjeshtë për këdo, shqiptarë apo grekë, që përmes emrave të shohë banorët arbër në etninë shqiptare të Himarës. Të dhënat e emrave dëshmojnë qartë se himarjotët ishin shqiptarë dhe se arbrit ishin të pranishëm në të gjithë bregun jonian. Mes regjistrit dalloj mbiemrin e familjes sime dhe të dhjetëra familjeve të tjera, origjina e të cilëve ka qenë në Labëri, rreth 10-15 km larg Himarës, e islamizuar forcërisht në shek. XVIII, por që mbiemrat i mbetën të origjinës.

Kristo Frashëri: Një perëndeshë ilire në mbishkrimin e vetëm pellazg

Etnogjeneza e shqiptarëve”, një vështrim historik, është studimi më i ri i profesorit Kristo Frashëri. Ai mban siglën e “Botimeve M&B” dhe është një monografi, e cila trajton që në hyrje problemin e metodikës dhe metodologjisë që kanë ndjekur deri sot dijetarët e ndryshëm dhe, pasi vihen në dukje dobësitë e disave prej tyre, sugjerohen kritere më shkencore në trajtimin e albanologjisë dhe të ilirologjisë. Pastaj kalohet në trajtimin e mirëfilltë të të dy problemeve. Bëhen përpjekje për të hedhur ndopak dritë mbi popullatat e stërlashta që kanë banuar në kohët parahistorike, në trojet e sotme shqiptare dhe të gjurmëve që ato kanë lënë në formimin e etnosit shqiptar dhe të gjuhës shqipe. Flitet për popullatat paraindoeuropiane që banonin në këto vise. Trajtohet e ashtuquajtura çështje pellazgjike. Më tej, kalohet në problemin e gjenezës së ilirëve. Përfundohet me etnogjenezën e shqiptarëve. Monografia mbyllet me shfaqjen në vitin 1043 në fushën e dokumentacionit historik të emrave Arbër dhe Albani si apelativa krahinorë dhe shndërrimin e tyre më vonë në emërtime kombëtare.
Autori deklaron se në këtë trajtesë është mbështetur në kronologjinë historike që disa dijetarë mendojnë se i përshtatet parahistorisë së Europës Juglindore: Grupet njerëzore që banonin në Europën Juglindore në Paleolitin e vonë quhen në mënyrë konvencionale popullata të Cro- Magnon-it. Popullatat që këtu banonin gjatë Neolitit të hershëm dhe të mesëm (7000–4000 p.e.r.) quhen popullata paleoballkanike. Ato të Neolitit të vonë, që nga fillimi i mijëvjeçarit të katërt deri në mesin e mijëvjeçarit të tretë p.e.r. (4000–2500 p.e.s), popullata të grupit etnikogjuhësor alarodik ose mesdhetare. Ato të epokës eneolitike (2500–2000 p.e.r.), popullata protoindoevropiane, ku bënin pjesë edhe pellazgët. Për banorët e epokës së bronzit (e cila mbulon mijëvjeçarin e dytë p.e.r.), nënkuptohet se është fjala për popullatat indoeuropiane – grekët, trakët, protoilirët, dorët, ilirët…Shkëpusim pre librit, një pjesa nga kapitulli “Pellazgjishtja”, ku flitet për studimet e bëra sa i takon mbishkrimit të vetëm në këtë gjuhë.
Mbishkrimi pellazg
Dihet se përveç një mbishkrimi të dyshimtë, në ditët tona nuk ka arritur asnjë tekst në gjuhën pellazgjishte. Teksti do t’u jepte mundësi dijetarëve të ndriçonin nëpërmjet pellazgjishtes lidhjet ose ndikimet e saj në gjuhët e sotme ballkanike. Si rrjedhim, gjuha pellazgjishte, e cila lakohet vazhdimisht nga studiuesit e kohëve të reja, ka mbetur ende një gjuhë e panjohur. Megjithatë, përveç disa fjalëve dhe toponimeve të konsideruara pellazgjike, në ditët tona ka arritur vetëm një mbishkrim, i cili nuk është ende i sigurt nëse i përket gjuhës pellazgjishte.
Ky është mbishkrimi i Lemnosit. Është zbuluar në vitin 1885 në fshatin Kaminia të ishullit Lemnos të Detit Egje. Në fakt, është një stelë mortore me dy mbishkrime të shkurtra, pranë një burri të paraqitur në vizatim, i cili mban në dorë një heshtë. Mbishkrimi mendohet se i përket për disa shek. VI p.e.r., për disa të tjerë shek. VIII p.e.r. në kohën kur, sipas shkrimtarëve të vjetër grekë, Lemnosi banohej ende nga pellazgët. Ndonëse alfabeti i përdorur në këtë mbishkrim nuk paraqet vështirësi leximi, mbasi është shkruar me alfabetin grek perëndimor, gjuha e tij me gjithë përpjekjet e shumë studiuesve, ende nuk është ndriçuar. Mbisundon pikëpamja se mbishkrimi është në gjuhën lemnishte, një dialekt i pellazgjishtes që flisnin banorët e ishullit. Siç do të shihet, ka studiues që mendojnë ndryshe. Disa gjykojnë se gjuha e mbishkrimit ka lidhje me etruskishten. Nuk mungojnë studiues që e lidhin me protolatinishten apo me letonishten e hershme, gjithashtu me shqipen e lashtë, më në fund edhe me turqishten e Orhunit të Azisë qendrore, paraardhësen e turqishtes së sotme.
Hipotezat
Nga vështirësia e leximit studiuesit nuk pajtohen midis tyre as me përmbajtjen e tekstit. Shumica mendon se kemi të bëjmë me një stelë mortore (lapidar varri). Ndonjë e sheh si lapidar përkujtimor. Disa mendojnë se dy tekstet e mbishkrimit (teksti A dhe teksti B) kanë të njëjtën përmbajtje, veçse ndryshojnë nga gjuha apo dialekti. Ka gjithashtu edhe studiues, të cilët mendojnë se kemi të bëjmë me një tekst të vetëm, me ndryshim se njëri përfaqëson tekstin bazë (mbishkrimi A), tjetri tekstin shtojcë (mbishkrimi B). Heshta që mban në dorë burri i vizatuar në këtë stelë të bën të mendosh se ndoshta kemi të bëjmë me një luftëtar apo udhëheqës ushtarak, kurse disa mendojnë se kemi të bëjmë me një magjistrat të ishullit Lemnos.
Dr.Apostolidhi
Në fillim kur stela u zbulua, qarqet intelektuale greke deklaruan se mbishkrimi i Lemnosit është greqisht. Ndër ta është edhe Dr.Apostolidhi, të cilin do ta përmendim në kreun që pason. Ky zbërthim nuk u pranua mbasi nga leximi doli se teksti i takonte një gjuhe të panjohur.
C. Pauli
Ndër zbërthimet e ndryshme që i janë bërë tekstit gjatë këtyre 150–vjetëve të fundit më i besueshmi duket se është leximi i të dyja varianteve i propozuar nga gjuhëtari i njohur C. Pauli.
Për C. Paulin, mbishkrimi është një stelë varri, kurse gjuha është lemnisht, një dialekt i pellazgjishtes i banorëve të ishullit Lemnos. Radhitja e shkrimit është arkaike, sipas C. Paulit, nga e djathta në të majtë, kurse sipas të tjerëve rreshti i parë është nga e djathta në të majtë, rreshti i dytë nga e majta në të djathtë, rreshti i tretë nga e djathta në të majtë e kështu rreshtat alternohen deri në fund. Veç kësaj, mbishkrimi është shkruar në një stelë të ngushtë. C. Pauli thotë se mori guximin të zbërthente vetëm atë pjesë që ka më tepër emra njerëzish se fjalë.
Tekstin e të dyja varianteve, Pauli, pasi e transkriptoi, e përktheu në dy gjuhë: në italisht dhe në latinisht. Ne këtu po japim transkriptimin e pjesshëm të të dyja varianteve, sipas leximit të C. Paulit së bashku me përkthimin shqip.(Për lehtësi, në artikull po botojmë vetëm përkthimin shqip)
Mbishkrimi A në përkthimin shqip (nga versioni italisht i C. Paulit):
“Olaio (Focio) Sertorio, nip i Diazit, u vendos në varrin e tij kushtuar perëndeshës Sakrona, në të pesëdhjetë e njëtin vit të jetës së tij. Ky është vendi i tij mortor me altarin e Sakronës dhe i kushtuar perëndeshës”.
Mbishkrimi B në përkthimin shqip (gjithashtu nga versioni italisht i C. Paulit):
“Ky është varri i dyfishtë i Olaio Focio-s që i përket altarit të dyfishtë të Sakronës, i cili Focio (Olaio) u bë, pasi vdiq (në mënyrë të veçantë), i përkushtuar dhe i rrethit të perëndeshës së lartpërmendur (si me thënë: vdiq) në vitin e pesëdhjetë e njëtin të jetës së tij”.
Duke komentuar veprën e G. Kleinschmidtit (Klajnshmid) (këtë vepër ne nuk e njohim – K.F.), i cili e vlerësoi gjuhën e mbishkrimit si etrusko-pellazge dhe u orvat ta zbërthente përmbajtjen nëpërmjet fjalëve të gjuhës letone (baltike), C. Pauli shkruan ndër të tjera se: Pellazgjishtja dhe etruskishtja janë gjuhë motra me disa dallime dialektore. Pellazgjishtja dhe etruskishtja qëndrojnë ndaj gjuhës letone po aq larg sa edhe ndaj shqipes së sotme, takimin e së cilës, pohon C. Pauli, në gjuhët letone, e ka provuar G. Meyeri.
Me këtë rast, C. Pauli kritikon Kleinschmidtin për metodën e gabuar etimologjike që ka përdorur për të zbërthyer me anë të letonishtes mbishkrimin e Lemnosit. Metoda etimologjike, nënvizon ai, është metodë absurde, mbasi me anë të saj “mbishkrimet etruske mund të shpjegohen me çdo gjuhë dhe me rezultate të pranueshme”. Po të zbatosh metodën etimologjike, nënvizon ai, gjenden lidhje midis mbishkrimit të Lemnosit edhe me gjuhët semitike, afrikane, amerikane, egjiptiane, dravide dhe çdo gjuhë tjetër. Metoda më e sigurt e zbërthimit të një gjuhe të panjohur është, sipas tij, metoda “kombinatore”, me përjashtim të rasteve kur një tekst i shkruar në një gjuhë të panjohur shoqërohet edhe me përkthimin e tij në një gjuhë të njohur. Për këtë arsye, sipas C. Paulit, duhet hequr dorë njëherë e mirë nga metoda etimologjike, të cilën sikurse do të shohim, përveç G. Kleinschmidtit, e kanë përdorur pas tij edhe gjuhëtarë të tjerë, madje po e përdorin edhe disa gjuhëtarë shqiptarë të ditëve tona.
Sipas Kretschmerit, në ishullin Lemnos ka disa gjurmë ilire. Banorët e ishullit quheshin sintianë. Qyteti Hophaiston pranë të cilit është zbuluar mbishkrimi, ka një prapashtesë që është ilire. Sipas tij, edhe emri i perëndeshës Venè, e cila përmendet në mbishkrim, është ilire. Por këto janë elemente tepër të pakët për ta konsideruar ilirishte gjuhën e mbishkrimit, aq më tepër që emri i protagonistit të mbishkrimit Holaiez ndeshet edhe në botën etruske.
L.Pareti
Etruskologu i njohur italian L. Pareti i ka lexuar në këtë mënyrë dy mbishkrimet e Lemnosit. (Për lehtësi, në artikull po botojmë vetëm përkthimin shqip).
Përkthimi shqip. Mbishkrimi A
“Holaiez, nipi i Ziazi / ka qenë maru (magjistrat – K.F.) gjatë 39 viteve. Gjatë tërë jetës së tij pranë Zerona të këtij lokaliteti, ka qenë kryeprift i tempullit të Zeronës të Mirinas.”
Mbishkrimi B:
“Holaiez fokeani ka qenë një ndër priftërinjtë e tempullit të Zeronas të këtij vendi. Ai qe prift (mbikëqyrës) i sheshit të altarit. I qe kushtuar ndezjes së zjarrit mbi altarin e fokeanëve (të Mirinas). Në të tridhjetin vit (të jetës së tij) ai u bë maru i vitit”.
Kështu teksti B plotëson të dhënat e tekstit A: Holaiezi paraqitet si fokean. Nëse ka qenë magjistrat gjatë 39 vjetëve, kjo do të thotë se karrierën e ka filluar në moshën 30 vjeç. Kjo vërteton se nuk jetoi më pak se 69 vjeç.
Profesori rumun Nicolae Densusianu shprehu mendimin e vet se mbishkrimi është shkruar në gjuhën protolatinishte e hershme. Përmbajtja e tyre në përkthimin shqip është ky: Mbishkrimi A:
“Eolai plaku/ prehet në këtë varr/ kurrë i sëmurë, qe i shëndetshëm/ ai u varros, jetoi/ familja e tij e varrosi/ pasi vdiq ai shkoi në qiell/ i djegur në varr.”
Mbishkrimi B: “Eolai biri/ këtu prehet/ i varrosur qe ai/ varri i Arimmi i Earalia-s/ jetoi 18 vjet/ deri në fund/ jetoi, qe i shëndetshëm/ pasi vdiq u varros”.
Nermin Vlora Falaschi
Në përpjekjet për zbërthimin e mbishkrimit mori pjesë edhe një intelektuale shqiptare – Nermin Vlora Falaschi (Falaski). Në një punim të saj me titull “Antichita dela civilita mediterranee. Il l’etruscho lingua viva”. (Lashtësi të qytetërimit mesdhetar. Etruskishtja gjuhë e gjallë), Roma 1989, botuar edhe në përkthimin shqip, ajo orvatet të vërtetojë se pellazgjishtja e mbishkrimit të Lemnosit është shqipja e lashtë.
Zonjës Nermin Vlora Falaschi, ndonëse e bindur se shqipja është bijë e ilirishtes, i ka pëlqyer pohimi i gjuhëtarit rumun I. Russu, i cili ka thënë se: Shqipja, rumanishtja dhe bullgarishtja janë tri bija të së njëjtës gjuhë, trakishtes. Sipas gjuhëtarit rumun, I. Russu, shqiptarët janë trakë, të cilët e kanë ruajtur gjuhën e lashtë; rumunët janë trakë të romanizuar; bullgarët janë trakë të sllavizuar. Nuk ka dyshim, pohon N. Vlora Falaschi, se trakët bashkë me ilirët ishin fiset më të lashta pellazgjike. Raportet midis ilirishtes dhe trakishtes, ashtu si dhe ato me etruskishten, thekson ajo, mbështeten te prejardhja e tyre nga pellazgjishtja. Ajo pranon se mbishkrimi i Lemnosit ka përmbajtje vajtimi, afërsisht njësoj si vajtimet që dikur vajtoret në Shqipëri vajtonin me porosi të vdekurit. Sipas saj, leximi i mbishkrimit ka ndeshur në vështirësi nga puna e gjuhës, mbasi nuk është pasur parasysh se mbishkrimi është shkruar në gjuhën pellazgo-ilire dhe mund të kuptohet vetëm me anën e gjuhës shqipe. N. Vlora e zbërthen mbishkrimin e Lemnosit duke konsideruar zakonisht çdo Germë një fjalë. Ja për shembull zbërthimi, sipas saj, i dy rreshtave të parë të mbishkrimit: IZ = Zi / n = A / IZ = ZI / Za ÉËÌ = MARAZ / ÉÑÌ = MAF. Në shqip: ZI / A / ZI / MARAZ / MAF. Në italisht: Lutto / é / lutto / angoscia / velo nero. Në përkthimin e shqipes së sotme:
“Zi, është me të vërtetë zi,
Oh! Maraz, fatkeqësi.
Sipas saj, këto dy radhët e para tregojnë “identitetin e fjalëve pellazgjike me ato të shqipes së sotme”. Si rrjedhim, pellazgët e kohës së Lemnosit, sipas saj, e vajtonin të vdekurin afërsisht njësoj siç e vajtojnë edhe shqiptarët e kohëve të reja. Si dëshmi ajo e ka zbërthyer mbishkrimin e Lemnosit në këtë mënyrë:

Zi, është me të vërtetë zi,
Oh! Maraz, fatkeqësi.
Gratë në kokë me maf të zi!
Në zi e vure fisin, o fis.
Ai është fisi ynë, ah! Oh! Zi!
E shkëputën prej nesh, fatkeqësi, për çfarë faji, o njerëz?
Acar, si akull froni i tij i art, ah!
Për famën e tij ishim kryelart, oh!
Zi, zi, në mbarë botën,
Na u shkëput, na theri kokën!
Pa prit na rrëmbeu ky zi, ah!
Për çfarë faji, nuk e di, oh!
Fis i ynë ishte ai,
Po pse na futi kështu në zi?
Në zi e në dëshpërim, ah!
Na la fisi në vajtim, oh!
Ai e ka ruajtur farën tonë,
Po për çfar faji nuk na don?
Ah! Oh!
Oh! I art ai njeri,
Plaga thiku, mjeri,
Vuajti në heshti,
As nuk shau atje në vetmi!
Ah! Oh!
Ti, fis na there ah! Oh!
Ti, jetën me ferra na e bëre, ah! Oh!0
Shtojmë se me këtë zbërthim gjuhëtarët shqiptarë as nuk e kanë
miratuar, as kundërshtuar.
***
Polati pranon se popullatat që banonin në Lemnos në shek. VII dhe para këtij shekulli, qenë pellazgë. Sipas mbishkrimit, ata e quanin veten SAKA. Për Polatin, pellazgët ishin popull joindoeuropian, flisnin gjuhë joindoeuropiane. Mbishkrimi është në gjuhën altaike. Teksti është jo vetëm altaisht, por, thekson ai, në mënyrë të padiskutueshme, turqisht. Sipas tij, gjuha e pellazgëve ishte një formë e hershme e gjuhëve altaike, ndoshta një version i viteve 600 p.e.r. i turqishtes. Me ketë mbishkrim, vazhdon P. Kaya, dëshmohet prania e popujve turqishtfolës SAKA (skithët) dhe të afërme të tyre të quajtur pellazgë nga grekët në ishujt e Egjeut dhe në Ballkan në kohët parahistorike nga 1200–600 p.e.r. “Pellazgët turqishtfolës, – shkruan ai, – duhet të kenë qenë të afërm të drejtpërdrejtë të popullit SAKA të Azisë Qendrore – sipas tij, ata erdhën në Ballkan dhe më pas në disa prej ishujve të detit Egje në valë mërgimi nga Azia Qendrore shumë përpara shek. VI p.e.r. dhe iu përshtatën kushteve të mjedisit të kësaj zone”.
***
Sikurse shihet, me gjithë pjesëmarrjen e shumë gjuhëtarëve për zbërthimin e mbishkrimit të Lemnosit, gjuha e mbishkrimit ka mbetur ende e pandriçuar. Kjo do të thotë se pellazgjishtja deri sot ka mbetur ende një gjuhë e panjohur.
Leximet e ndryshme të mbishkrimit nga jo pak gjuhëtarë – lexime që bien në shumë raste në kundërshtim të hapur midis tyre – vërtetojnë se metoda etimologjike e përdorur në leximet e teksteve të panjohura, pa ndihmën e një përkthimi në një gjuhë të njohur, është siç theksonte C. Pauli në fund të shek. XIX, një metodë absurde, e pafrytshme, e cila jo vetëm nuk e zgjidh, por e ndërlikon edhe më keq përmbajtjen e një teksti të panjohur. Sikurse do të shohim më tej, përdorimi i metodës etimologjike në ndriçimin e lidhjes gjenetike të shqipes me pellazgjishten as nuk ka dhënë as nuk besohet se do të japë zgjidhje.

“MË NGADALË, URATË”/Pëllumb Xhufi: Janullatos i paligjshëm, Berisha firmosi nën presion

Me një titull provokativ (“Përsëri ju…”), ikonomi Spiro Katundi, nëpërmjet një shkrimi të gjatë, shprehet edhe ai lidhur me debatet e shumta që ndoqën “incidentin” e provokuar të Përmetit. Shkrimi është i mbushur me sulme personale, me shprehje të vrazhda, por kjo tashmë nuk përbën lajm apo shqetësim, qoftë edhe kur bëhet fjalë për njerëz të Perëndisë. Gjithsesi, meqenëse ndihemi të përfshirë në këtë histori, dhe meqenëse vetë ikonomi na grish, si me thënë, në duel (“Ç’doni ju me punët tona?”), po guxojmë edhe njëherë të themi tonën dhe t’i shpjegojmë, se punët e tij bëhen edhe punët tona, sa herë që tejkalohen kufijtë që Perëndia u ka caktuar zëdhënësve të saj në tokë. Sigurisht, nuk do përdorim gjuhën e tij pagane.
Po fillojmë duke botuar letrën që, në kohë të tjera, një tjetër ikonom, ikonomi Jerothe i Mitropolisë së Korçës, që njëherësh kryente edhe funksionin e arqimandritit të Përmetit, i dërgonte… Kryeministrit të Greqisë, J. Theotoqit. Jemi në kulmin e lëvizjes patriotike, kur në çdo cep të Shqipërisë po hapeshin shkolla, klube dhe po botoheshin gazeta e libra në gjuhën shqipe. Jemi, pra, në 29 shtator të vitit 1908:
“Shumë i nderuar Kryetar i Këshillit të Ministrave të Greqisë! Ju drejtohem si drejtues shpirtëror në zonën e Përmetit, i cili ka një pozicion qendror mes qyteteve të asaj ane të Epirit, ku flitet gjuha shqipe dhe ku agjentë të paguar antigrekë të Austro-Hungarisë e Italisë kanë bërë për vete shumë muslimanë dhe tani, për shkak të lirisë së mendimit dhe të tolerancës së autoriteteve (osmane – P. Xh.) po punojnë fare hapur për arritjen e qëllimeve të tyre. Në këto kushte, Përmeti është sot i vetmi vend ku mund të mbrohen të drejtat e mëmës Greqi në Epir, në kohën kur Lëvizja shqiptare priret të zgjerohet për shkak të përpjekjeve të mëdha që po bën propaganda shqiptare për të ngritur shkolla shqipe dhe institute për kujdesin ndaj të vobektëve. Përmeti rrethohet nga katër rrethe të mëdha të banuara nga shqipfolës: Tepelena, Skrapari, Leskoviku dhe Gjirokastra. Pra, megjithëse ka një shkollë greke me 6 klasë, Përmeti nuk mundet të mbrojë me sukses të drejtat greke dhe të realizojë misionin e tij në një rreze kaq të shtrirë. Udhëheqja e Kishës, e cila deri tani ka vigjiluar duke marrë të gjitha masat për shmangien e rreziqeve të tilla, aktualisht nuk di si të veprojë, pasi nga koha kur i paharruari Anagnostopullos nga Papingji fali gjithë pasurinë e tij për ngritjen e një gjimnazi në ndonjë qytet të Epirit, ne kemi dërguar letra të njëpasnjëshme, e ndër to, letrën e parë ia dërguam përunjësisht Qeverisë suaj të nderuar nëpërmjet Konsullit tonë në Gjirokastër. Aty shpjegonim rëndësinë e posaçme të qytetit tonë, i cili nëpërmjet ngritjes së atij gjimnazi do ishte në gjendje t’u shërbente më së miri interesave kombëtare dhe të bënte hi e pluhur veprimet e nacionalistëve shqiptarë. Letrën e dytë ia nisëm Patrikanës së Shenjtë, së cilës iu bashkëngjit edhe një telegram i nënshkruar edhe nga muslimanët. Këtë telegram ia përcollëm edhe Qeverisë suaj të nderuar… Ju lutemi, i nderuar z. Kryetar i Këshillit të Ministrave, bëni ç’është e mundur që ky gjimnaz të ngrihet në Përmet, dhe jo në Konicë: kjo e fundit banohet nga grekofonë dhe ka afër qytetin e Janinës, ku mund të dërgohen të rinjtë të studiojnë. Prandaj, i nderuar z. Kryeministër, thirrini urtësisë suaj politike dhe bëni që, nëpërmjet gjimnazit ‘Anagnostopullos’ apo ndonjë shkolle tjetër, të fuqizohet qyteti i Përmetit, I CILI NËPËRMJET ARSIMIT MUND TË KTHEHET NË BASTIONIN DHE NË FANARIN E HELENIZMIT” (nënvizimi ynë, P. Xh.).
Kushdo mund ta gjejë këtë letër në botimin dokumentar të historianit grek, V. Kondis: Elenizmos tou Voreiou Epeiroi kai elleno-alvanikes scheseis, vëll. I, Athinë 1995, f. 143-144.
Do të ishte një pandershmëri nga ana jonë, sikur të donim ta mbështesnim arsyetimin vetëm në një dokument, sado tronditës është ai. Por unë e siguroj ikonom Spiron, se të tilla dëshmi ka me dhjetëra. Ndaj po e vazhdoj arsyetimin tim pa pasur frikë se e rëndoj ndërgjegjen për së koti. Çfarë tregon kjo letër? Tregon, më së pari, se ka pasur klerikë në vendin tonë, absolutisht të çdo besimi, e jo vetëm të atij ortodoks, të cilët, më shumë se njeriun e fesë, kanë bërë agjitatorin politik. Dhe, le të biem dakord: letrën e Jerotheut, për nga nervi e vizioni, do ta kishte zili çdo agjitator e strateg politik. Jep ide “të çmuara” si të frenohet lëvizja patriotike në Përmet e si të kthehet ai në një bastioni të helenizmit! Për befasinë e lexuesit, këto gjëra Jerotheu në fjalë nuk ia thotë eprorëve të tij të hierarkisë kishtare, Mitropolitit të Korçës, apo edhe Patrikut të Stambollit. Jo. Ia thotë Konsullit grek të Gjirokastrës, dhe, hiç më pak, vetë Kryeministrit të Greqisë, Jorgo Theotoqit!
Atëherë, vjen vetvetiu pyetja: Ky prift, prej të cilit përveç këtij pamfleti politik nuk njohim ndonjë vepër të shenjtë, ka qenë emërtesë e Patrikanës së Stambollit, apo e qeverisë greke? Përvoja që kemi nga njohja e kartave të vjetra, na tregon se shpeshherë, krerët e Kishës Ortodokse Shqiptare propozoheshin nga Athina, dhe konfirmoheshin rregullisht e pa fjalë nga Patrikana. Nuk mungojnë raste kur për arsye “urgjence”, Athina bënte vetë zotin e vetë shkopin, siç ndodhi në 1919 me emërimin e mitropolitit të Korçës, Jakob. Ato kohë, qeveria greke po punonte ethshëm që Korça të kalonte “kontrabandë” nga duart e francezëve në ato të grekëve, dhe në Korçë lipsej prania e një njeriu të besuar, i cili të përgatiste sa më qetë “tranzicionin” e pushtetit.
Kjo, pra, ishte situata me një pjesë të klerit ortodoks në prag të shpalljes së Autoqefalisë. Dhe, ndërsa kujtojmë këto gjëra të shkuara, nuk mund të mos na shqetësojnë zhvillimet në KOASH në këtë periudhë të “ringjalljes” (Anastasit).
Problemi ynë me drejtuesin e huaj të KOASH dhe me ndonjë shqytar shqiptar të tij, është pikërisht ky: A janë ata një zgjedhje e komunitetit ortodoks shqiptar, siç e duan normat e Statutit (të çdo statuti) të kishës, apo kanë ardhur me presionin e pushtetit laik, d.m.th. të një shteti të huaj? Ekzistojnë, tashmë, të gjitha provat për ta siguruar ikonom Spiron e këdo tjetër, se Hirësia e Tij, u imponua në fronin e Kryepeshkopit të KOASH në sajë të presioneve e shantazheve që ish-Kryeministri i Greqisë, z. Micotaqis, ka bërë mbi ish-presidentët shqiptarë, z. Alia dhe z. Berisha. I pari, “komunisti”, e hodhi poshtë shantazhin. I dyti, “demokrati”, e gëlltiti atë. Pra, kreu i KOASH është i paligjshëm edhe për këtë arsye. Kanonet e Kishës parashohin që, një peshkop a kryepeshkop që zgjidhet me ndihmën e pushtetit laik, konsiderohet i paligjshëm e duhet të shkarkohet nga funksioni.
SË DYTI, Hirësia e tij e zuri fronin e kryepeshkopit në 2 gusht 1992, në sajë të një puçi të shëmtuar të organizuar gjatë një shërbimi të zakonshëm fetar. U shkel statuti i Kishës, që ia ndalonte kurorëzimin si qytetar i huaj. U shkelën kanonet e kishës, që kërkojnë një ceremoni të rregullt e të pakontestuar.
U njoh “de facto” një kryepeshkop, i cili, siç e donin statutet e kishës dhe ligjet e shtetit, duhej të ratifikohej “de jure” me dekret të veçantë nga Kryetari i shtetit, në rastin tonë S. Berisha. Në fakt, ky u mjaftua vetëm me “fjalën e tij të burrit”. Burracakëria e Berishës për të noterizuar një akt antishqiptar, i pari i akteve antishqiptare që ai kreu në këta 21 vjet, paradoksalisht e ka lënë të palegalizuar postin e kryetarit të KOASH.
Por le ta lëmë Hirësinë në shenjtërinë e tij. Problemin sot e kishim me ndonjë parvenu të kishës, siç ishte Jerotheu i Përmetit në 1908, apo siç është sot ndonjë shëmbëlltyrë e tij, i cili, për mercenari apo për padijeni, është bërë instrument i verbër i një politike kryekëput laike, ku kryqi dhe veladoni shërbejnë vetëm si një titull imuniteti (noli me tangere). Për shkak të tyre, KOASH është bërë sot vatër e veprimeve antiligjore e antikushtetuese. I fundit, në radhë, ishte pikërisht sulmi banditesk i disa priftërinjve “të fortë” e të hakërruar kundër institucioneve dhe zbatuesve të ligjit. Pas zhvarrimeve të turpshme të Kosinës, pas përdhosjes së varreve të Boboshticës, kjo ishte një ngjarje tjetër, që vë në dyshim integritetin dhe luajalitetin e KOASH-it ndaj shtetit dhe ndaj besimtarëve të vet. Këtu buron edhe padurimi e zemërimi pagan i ikonom Spiros, kur dikush kritikon sjelljet e tij, apo të Hirësisë Janullatos. A propos, do të kishim edhe një fjalë të fundit prej laiku për një nga ato punët, që ikonom Spiroja i quan “punët tona”. Dhe këtu e kam sa me ikonomin, aq edhe me mjeshtrin, siç do ta quante Gëtja. Kam parë edhe klerikë të tjerë që, njëri pas tjetrit, kanë dalë në mbrojtje të Hirësisë së tij, sa herë që ky është kritikuar për fjalë apo për sjellje të caktuara të tij. Kjo është normale. Anormale më duket apologjia plot pasion e ikonom Spiros, i cili arrin deri aty sa ta gdhendë Hirësinë e tij Janullatos si një mishërim të figurës së Zotit në tokën shqiptare. Më ngadalë, uratë! Dikur, në shek. IV, bota e krishterë u kërlesh dhe u përgjak rreth debatit mbi natyrën e Krishtit: a ishte ai njëri, apo ishte perëndi? Në Koncilin e Nikesë (325), teologët i dhanë kënd të shpikin formulën pajtuese, sipas së cilës Krishti nuk ishte “perëndi”, por ishte gatuar me të njëjtën “substancë” që ishte gatuar edhe vetë Zoti (omoiousia). Nëse kokat e mendimit të krishterë u treguan aq të kursyer me Jezu Krishtin, kur ky ishte martirizuar tashmë për njerëzimin e nuk jetonte më, ku e gjen bazën doktrinore ikonom Spirua për ta shpallur Hirësinë e tij, ende në të gjallë e në krye të punëve të dyshimta, si “mishërim të Zotit në tokën shqiptare”?

PAK FJALË PËR VEPRIMTARINË ATDHETARE, PEDAGOGJIKE DHE LETRARE TË PREND BUZHALËS

Prend Buzhala me djalin e dëshmorit Elez Geci nga Lluka e Eperme
Hajdin Morina

PAK FJALË PËR VEPRIMTARINË ATDHETARE, PEDAGOGJIKE DHE LETRARE TË PREND BUZHALËS



Shkrimtari Prend Buzhala u lind  më 1 nëntor 1951, në fshatin Çabiq të Klinës. Shkollën fillore e mbaroi në Ujmirë, gjimnazin në Klinë, kurse Fakultetin Filozofik-Degën e Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe në Prishtinë. I ndoqi edhe studimet posdiplomike, por regjimi i kohës ia ndërpreu ato, ashtu siç ia ndaloi edhe botimin e shkrimeve, për shkak të burgosjes politike më 1982.
Prendi qysh në moshë të hershme ka reflektuar orientime të shëndosha njerëzore, kombëtare dhe letrare. Puna e tij e palodhshme dhe përkushtimi për të lexuar literaturë letrare bënë që Prend Buzhala qysh si i ri të kishte njohje solide për rrjedhat e letërsisë sonë dhe në përgjithësi për artin dhe kulturën tonë kombëtare.
Pas mbarimit të Fakultetit punoi si mësimdhënës i gjuhës shqipe në gjimnazin “Luigj Gurakuqi” të Klinës, prej vitit 1976 deri më 1882 dhe prej vitit 1992 deri më 1996. Ishte ndër mësimdhënësit më të dalluar. Ishe mësues reformator. Metoda e tij e punës dhe entuzuziazmi i një shkalle të lartë bënë që ai të realizonte kërkesat e mësimdhënies, duke arritur që nxënësit të formoheshin në pikëpamje edukative, atdhetare dhe estetike. Të gjithë nxënësit, mësimdhënsit dhe rrethi më i gjerë shoqëror që merrej me veprimtari kombëtare, tek Prend Buzhala gjetën mbështetje të sigurt dhe frymëzim e motivim për të punuar më shumë në shërbim të lirisë së Atdheut. Agjentët e sigurimit serb dhe spiunët e tyre vazhdimisht e patën nën vëzhgim veprimtarinë edukative dhe kombëtare të profesor Prend Buzhalës, por ai nuk ndalej. U burgos më 1982, përjetoi tortura të tmerrshme në qelitë e burgut të Pejës, por edhe pas lirimit nga burgu, edhe pse kurrë nuk iu lejua puna me nxënës, nuk e pushoi për asnjë çast veprimtarinë në shërbim të shkollës shqipe dhe në shërbim të lirisë së Kosovës.
Në vitet e stuhishme ’80 dhe ‘90 ishte i përfshirë në lëvizjet nacionale dhe politike të kohës dhe dha kontribut të konsiderueshëm në veprimtaritë që zhvilloheshin për lirinë e shqiptarëve.
Në vitet 1995-1999 ishe kryetar i Këshillit Komunal të Arsimit, ku në mënyrë profesionale dhe atdhetare bëri ndryshim në arsimin e Komunës së Klinës, me gjithë vështirësitë dhe pengesat e shumta që vinin nga ana e shtetit dhe pushtetit serb, me gjithë vështirësitë financiare dhe mungesën e kapaciteteve të nevojshme me të cilat ballafaqohej arsimi shqip në Republikën e Kosovës.
Në vitet 2001-2003 Prend Buzhala dha kontribut të çmueshëm si zyrtar arsimi, kurse tash është drejtor i bibliotekës komunale “Kongresi i Manastirit” ku ka bërë dhe po bën punë të madhe për përhapjen dhe promovimin e librit. Ishte korrespondent i gazetave dhe revistave më të njohura në Kosovë, para dhe pas lufte, kurse gjatë luftës së fundit ka raportuar për disa medie nga zonat e luftës.
Prend Buzhala ishte dhe është në ballë të organizimeve dhe të zhvillimeve të të gjitha ngjarjeve kulturore në komunën e Klinës, por edhe jashtë saj, në ballë të veprimtarisë botuese qoftë në kuadër të Klubit të shkrimtarëve “Vorea Ujko”, qoftë jashtë këtij kuadri. Ka ndihmuar shumë krijuesit e rinj, ka orientuar drejt ata, i ka avancuar dhe i ka promovuar. Ka redaktuar qindra libra letrarë të autorëve klinas, por edhe të të tjerëve.
Ashtu siç është i veçantë kontributi i tij atdhetar, pedagogjik dhe kulturor, i veçantë është edhe kontributi letrar i Prend Buzhalës. Deri më sot ka botuar shumë vepra letrare zhanresh të ndryshme, duke e profilizuar portretin e tij krijues si kritik dhe studiues të mirëfilltë të rrjedhave dhe të proceseve letrare në letërsinë shqiptare. Ka ndriçuar veprimtarinë e shumë shkrimtarëve të periudhave dhe të tendencave të ndryshme letrare, duke përfshirë edhe shumë shkrimtarë të letërsisë së sotme. Stili i tij i veçantë krijues me format e ligjërimit dhe me gjuhën simbolike ka bërë sot që shumë lexues të përjetojnë dhe të çmojnë lart poezinë, kritikën letrare, prozën dhe publicistikën e shkrimtarit Prend Buzhala.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...