Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/10/21

ÇNDERIMI I FEMRËS SHQIPTARE, SI ARMË LUFTARAKE, PSIKOLOGJIKE DHE E GENOCIDIT KUNDËR POPULLIT SHQIPTAR, NË KOHË TË LUFTËS DHE TË PAQES














FATBARDHA DEMI



(Duhet të vdesin disa gjenerata të shqiptarëve, që të harrohen ato, çfarë kanë bërë serbët ndaj tyre.” - ”Radniçke novine”, Beograd  - 22 tetor 1913.) - Historikisht, çnderimi i femrave gjatë luftrave pushtuese, quhej si një “trofe” dhe “e drejtë” e fituesit dhe kështu është trajtuar deri në kohët moderne. “Pavarsisht provave të dhunës seksuale gjatë Luftës së II Botërore - shprehet Anne Marie de Brower, studiuese në Universitetin e Tilburgut në Norvegji - mungesa e dëshirës për të dënuar këtë lloj krimi, çoi në mos ndjekjen e autorëve në Proçesin e Nurenbergut” (1)

Të njejtin fakt e pohon edhe gjyqtari Richard Goldston, prokuror në Gjukatën Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë, se “për krimin e përdhunimit, komuniteti ndërkombëtar nuk ka qenë kurrë i interesuar” (2) Megjithatë që në vitin 1948, dhunimi i femrave gjatë konflikteve të armatosura, u përfshi në krimin e genocidit (“Konventa mbi parandalimin e krimit të genocidit” e Asamblesë së Përgjithshme të OKB më 1948) Në kreun e tretë të kësaj Konvente (pika “d” dhe “e”) si krime të genocidit përfshihej edhe bashkëpunimi dhe tentativa për genocid. ( 3)

Në deklarimet e përfaqësuesve të politikës dhe në masmedia, këmbëngulet se me krijimin dhe pasurimin e institucioneve shtetërore dhe ndërkombëtare me ligje dhe masa të shumta kundër llojeve të ndryshme të krimit, në shekullin që lamë pas, shoqëria europiane është zhvilluar drejt një botkuptimi më humanitar. Por sipas Zyrës së statistikave të OKB (v.2000) dëshmohet se në shekullin e 20-të, ndërsa në Luftën e I Botërore vetëm 5% ishin viktima nga popullsia civile, në Luftën e II Botërore arriti në masën 52% dhe në vitin 1991, 90% e viktimave ishin nga popullsia që nuk ishte palë e luftimeve. (4)


Gjithashtu vihet re se, përshkallëzim nuk kanë patur vetëm numri i viktimave civile, por edhe shtimi i llojeve dhe egërsisë së krimeve, krahasuar me të gjitha epokat e historisë njerëzore. Për këtë arësye studiuesit, shekullin e 20-'të e kanë përkufizuar “shekulli i genocideve”. (5) Vërtetësinë e këtij fakti e dëshmoi veprimtarija e ish-shtetit Jugosllav, i cili e mbylli këtë fund shekull me një genocid të përgjakshëm ku 80% të viktimave civile në Kosovë ishin femrat dhe fëmijët. (6) Shoqëria moderne europiane dhe botërore, pati mundësi të shikojë, se deri në ç’shkallë degradimi njerëzor, mund të arrijë një shtet dhe një popull. Them “mundësi” sepse, në opinionin europian dhe atë botëror, shumë pak u bë e njohur ajo çka ndodhi, sidomos mbi femrat shqipetare. Dëshmitë e viktimave të gjallë (por edhe të vdekur dhe të zhdukur) faktojnë se edhe pas 68 vjetëve të kapitullimit të nazizmit, rrënjët ideollogjike dhe institucionale të tij, vazhdojnë të mbijetojnë në Europën e shekullit të 21.

Kosova dëshmon:

R.N. nga Prishtina, në mbarim të luftës, ështe gjetur e lidhur, në lokalin e Fakultetit Juridik. Ajo kujton: “Njëri prej milicëve më ra me shuplakë dhe menjëherë më pëlciti gjaku nga buzët e shkrumuara. Tjetri vuri gishtin te buzët e mia, e ngjyu me gjak dhe tha: “Siç duket të gjithë shqiptarët e kanë gjakun e ëmbël dhe unë me këtë thikë do t’i shijoj të gjitha...Unë, Nenad Stojanoviq, do të ta lë një kujtim për tërë jetën. Ma afroi cigaren te gjitë e mi dhe e fiku atje. Mbi një paketë ka shuar në trupin tim për disa orë... Nuk e di se sa burra kanë luajtur me trupin tim, ende sot, kam me qindra plagë cigaresh dhe thike. (7)

Ahmet Grajqevci (kryetar i shoqatës për hetimin e krimeve gjatë luftës dhe personave të zhdukur 1998-1999): Në objektet e fabrikave, nëpër shtëpija, obore, në spitalin e Prishtinës janë bërë vrasje, përdhunime dhe dëshimtarët flasin edhe për autopsi të njerëzve të gjallë. Më 27.03.1999 Servete Halimaj nga fshati Shkabaj - Dardhiç, shtatzanë me dy binjakë, kishte lindur fëmijën e parë dhe ja kishin vënë emrin Fitore. Në këtë kohë hyjnë kriminelët për t’i dëbuar dhe e shohin se ishte gjatë lindjes dhe i thonë se nuk ke për ta lindur… Ajo u përgjegj se do të lindin motrat e mija… trupin e saj e gjetëm të masakruar me duar të këputura. Ne nuk dimë se çu bë me binjakët. (8)

Më 25 janar 2001, në një transmetim radiofonik të një dokumentari në Radion Publike Nacionale të Shteteve të Bashkuara, të titulluar “Fshehja e krimit”, tregohej se forcat serbe e jugosllave transportonin në mënyrë sistematike trupat e shqiptarëve të vrarë në kompleksin e minierave të Trepçës pranë Mitrovicës, ku shndërroheshin në hí. Sipas raportit që citonte luftëtarët serbë dhe “një zyrtar të informuar mirë të shërbimeve sekrete serbe”, në Trepçë ishin kremuar 1 200-1 500 kufoma… Burra të dyshuar për lidhje me UÇK-në vriteshin aty për aty. Një dyshim i tillë mund të bazohej ndonjëherë thjesht tek fakti, që dikush kish moshën e një luftëtari. (19)

Shaip Vrellaku i zënë rob nga forcat sërbe pohon: “Me sytë e mi pashë policin duke i djegur vajzat që i kishin dhunuar në stacionin e trenit në Gllogoc. Edhe sot i dëgjoj ato britma të tmerrshme dhe trishtuese të vajzave që digjeshin. (10)


Përse dhunimi seksual i femrave shqipëtare është akti më i rëndë kriminal, i luftës së Kosovës?

Së pari: Sepse ky akt i forcave sërbe, nuk ka qenë i vetmi i ushtruar mbi viktimat, por i shoqëruar me krime të tjera të emërtuara dhe të dënuara nga Konventat Ndërkombëtare si ”Krime Lufte” dhe “Krim kundër Njerëzimit”. Për këtë arësye, autorët, ideatorët dhe bashkëpunëtorët në krimin e dhunimit seksual, duhet jo vetëm të trajtohen në kuadrin e krimeve të luftës, por të kenë peshën më të madhe të dënimit, për nga qëllimi dhe mënyra e kryerjes së tij.

Së dyti: Ka shërbyer si një mjet lufte gjatë kohës së konfliktit. Ngjarjet e ndodhura në Kosovë dëshmuan se përdhunimi i femrave u përdor si një nga armët e çfarosjes dhe të zbimit masiv të popullsisë civile, e baraz-vlefshme me armatimin ushtarak, kimik dhe të llojeve të tjera. Angela Minzoni-Deroche e emërton “një mënyrë e luftimit” (11). Edhe Organizata Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut (Amnesty International) ka pohuar se dhuna seksuale sot përdoret me paramendim, si strategji ushtarake, në krahasim me të njejtat raste të shekujve të kaluar (12) Siç u dëshmua edhe në Bosnjë, dhuna seksuale gjatë konfliktit të armatosur ishte urdhëruar nga komanda sërbe si pjesë e strategjisë së spastrimit etnik, për ta detyruar popullsinë të largohej nga vendi dhe banesat e tyre. (13) Kriminelët serbë, shfrytëzuan dhunën seksuale dhe vrasjen e viktimave, deri edhe për të helmuar ujin e puseve “Në një fshat të rajonit të Drenicës u përdhunuan, u vranë e u hodhën në pus tetë gra. (14)

Së treti: Është përdorur duke patur parasysh pasojat (për të cilat ishte planifikuar) edhe mbas mbarimit të luftës. Viktimat (nënat, motrat, vajzat, fêmijët) vazhdojnë të jetojnë me krimin dhe rrjedhojat e tij fizike dhe psiqike. Ato humbasin aftësinë për të jetuar normalisht, duke ndikuar drejtpërdrejt në shëndetin mendor dhe fizik edhe të brezit të ardhshëm, rrethit familjar dhe ulin moralin dhe forcën për përballimin e pasojave si dhe vizionin për të ardhmen në shoqërinë ku jetojnë. Duke goditur femrën shqipetare, është goditur jo vetëm Kosova e luftës, por edhe shteti i Kosovës së mbas luftës.

Dhuna seksuale duke qenë një dukuri e njohur e shoqërisë edhe në kohë paqje, janë bërë studime të shumta të shkaqeve dhe pasojave të këtij akti kriminal.

Studimet kanë treguar se:

- 1/3 e viktimave pësojnë depresion të rëndë për një periudhë kohore dhe 17% e tyre vetvriten.

- Rruajnë përbrënda revoltën dhe përjetojnë ndjenjën e turpit dhe të fajësimit të vetvetes qe i pengon të tregojnë për çka u ka ndodhur e për të marrë ndihmën e nevojshme mjeko-ligjore.

- Çfaqin mungesë dëshire për të vijuar jetën shoqërore dhe ndjejnë vështirësi në punë.

- Kanë probleme të natyrës së marrdhënieve seksuale etj.

Me kalimin e kohës dhe pa ndihmën e nevojshme, pasojat bëhen të pashërueshme si: ankthi, shqetësime në ngrënje, pagjumësi dhe rijetimin e ngjarjes, gjëndje të rëndë shëndetësore ose sëmundje të natyrës psiqike, turpi dhe frika e përherëshme etj.

Në kohë lufte, dhuna seksuale ka pasoja shumë herë më të rënda se sa në kohë paqeje. Shkaku është se viktima përveç torturimit dhe vrasjes, ka përjetuar shokun e rëndë psikologjik, sepse dhunimi seksual është bërë nga grupe agresorësh, në prani të njerëzve më të afërt dhe të ambjentit ku jeton dhe shpesh i përsëritur në kohë.

Krimi ndaj tyre është shoqëruar me tragjedinë e vrasjes apo torturimit të fëmijëve dhe familjes së tyre dhe në kushte të vështira të mbijetesës. Për këto pasoja të rënda për njeriun , për herë të parë, Gjykata Ndërkombëtare (për Krimet e luftës në Ruanda në v.1998) dënoi të akuzuarin (Jean-Paul Akayesu) për genocid, në ushtrimin e krimit të dhunës seksuale në kohën e konfliktit të armatosur, me arsyetimin “për shkatërimin shpirtëror dhe dëshirës për të jetuar dhe vetë jetës! ” ( 15) Ahmet Grajqevci dëshmon se çdo femër me të cilën është takuar, në fund i ka thënë: “Më mirë të kisha vdekur se sa jam gjallë!..Kanë ndodhur shumë vetvrasje mbas lufte” (16)

Çburrërimi i shoqërisë dhe institucioneve shqipetare.

Për shqipetarët, çburrërimi ka lidhje me NDERIN e tij dhe sipas traditës mijëravjeçare “nderi i gruas, është pjesë e nderit të burrit”. (kap. II Kodi penal në Kanun pika b,a, përdhunimi i grave) Ky kod, që ka drejtuar ndër shekuj Kombin arbër edhe sot na habit me drejtësinë dhe paanshmërinë në shqyrtimin e akteve të dënueshme në fis dhe jashtë tij. Çfarë dënimi parashikohej në Kanun, për dhunën seksuale ndaj femrës?: “Nëse merrej vesh se një grua ishte përdhunuar, përdhunuesi ndiqej dhe dënohej. Herët ose vonë, përdhunuesi duhej të paguante, me gjakun e vet, për aktin e tij” (17) Dënimi me vdekje, nuk i jepej thjesht për aktin e çastit të “instiktit mashkullor” të autorit, por për faktin se ishte kryer mbi gruan, motrën dhe vajzën, figura “të shenjta” për shqipetarët. Sipas studiuesit Zef Ahmeti “Pushteti i nderit për shqipetarin ishte mbi pushtetin e faltores dhe të shtetit…Nderi bën shtëpinë, thuhet në kanun…”. (po aty)

Përse sot e akuzoj (pa përgjithësuar) shoqërinë e shqipetarëve të Kosovës për “çburrërim”? Sepse sot, ata e përbuzën dhe e braktisën traditën mijëravjeçare “të nderit të burrit”, por dhe idealin e “humanizmit” që udhëheq shoqëritë më të përparuara europiane. Ata braktisën edhe nënën e femijëve të tyre, motrën, të afërmit femra dhe në përgjithësi, femrat viktima të krimit seksual të hordhive sërbe dhe bashkëpunëtorëve të tyre.

Si është e mundur, që një shoqëri e cila me shekuj e ka ndjerë genocidin, përbuzjen dhe mohimin e një jetese dinjitoze mbi kurriz, tani që e gëzon lirinë qytetare, të përbuzë viktimat femra të një gjaku?

Veprimtarja e palodhur në ndihmë të viktimave të dhunës seksuale, Behide Hasanaj, më ka dërguar një dëshmi tronditëse të njërës prej tyre: «Jam dhunuar nga forcat sërbe tre ditë me rradhë, motra ime po ashtu. Pasi na kishin dëbuar nga shtëpitë tona, na grabitën nga kolona me shumë femra të tjera…Sa herë që kundërshtonim dhe mbroheshim, na hiqnin dhëmbët dhe thonjtë, një e nga një. Na detyronin të qeshnim me zor, na prisnin trupin me thikë dhe na kërcënonin se do të na nxirrnin sytë. Na kanë masakruar për së gjalli, si asht ma zi. Na kanë prerë kraharor dhe gjinj…Ah medet, që nuk kemi kujt me i besu, me kënd me fol. Kush do të na ndihmonte? Kush do të na përkrahte? Kush do të na kuptonte?! (dërguar dt 20.07.2013 nga Behide Hasanaj) Kur i them Behides se më mjaftojnë dëshmitë që më ka dërguar, ajo më lutet “prit, prit dëgjoje edhe këtë…edhe këtë tjetrën, kam aq shumë rrëfime që gratë i mbajnë përbrënda zemrës. Nuk ta merr mëndja se çfarë kanë hequr dhe sot kurkush nuk i dëgjon, as nuk i sheh”.

Vetëm Organizata Joqeveritare e Gruas “Jeta në Kastriot”, e drejtuar nga Luljeta Selimi, ka nën përkujdesje 2 016 femra shqiptare, të përdhunuara nga forcat serbe. Njëqind e njëzet e katër (124) prej tyre kanë plagë të dukshme në trup (gjinj të prerë, gishtërinj të këputur, nëntë janë me nga një sy të nxjerrë dhe gjashtëmbëdhjetë me plagë të hapura në fytyrë), të cilat janë në gjendje të rëndë shëndetësore e psikike. (18)

Në emisionin «Në kërkim…» emisioni 13, mars 2013, Nazlie Bala, aktiviste për të drejtat e grave prej 23 vitesh, pohon se “të gjitha institucionet i kanë patur dyert e mbyllura për këtë krim edhe pse viktimat janë të gjalla midis nesh. Vetë udhëheqësit e Shtetit të Kosovës e kanë trajtuar si turp”.


"Nderi - thekson studiuesi Zef Ahmeti - në të drejtën zakonore shqiptare është e kundërta e turpit. Po të krahasohen "zonat" e nderit dhe të turpit në kanun, del se hapësira e nderit ka qenë shumë e ngushtë dhe brenda kësaj hapësire njeriu shqiptar duhej të krijonte individualitetin e tij. Kjo sepse kanuni përmban një varg të gjatë ndalimesh e tabush, që e mbronin njeriun prej "zonës së turpit". Një shoqëri, që është indiferente ndaj viktimave femra të dhunës seksuale, që nuk i dënon autorët sipas ligjeve, jo më të Kanunit, por të shtetit të tyre dhe Gjykatave ndërkombëtare, që i shikon mosperfillëse se si vuajnë për mbijetesë, që nuk e vlerëson aktin e tyre heroik të përjetimit të krimit më të rëndë të luftës dhe këmbënguljen për t’iu kthyer jetës normale, një shoqëri e tillë ndodhet pikërisht “NË ZONËN E TURPIT”!

Këtë fakt e dëshmojnë rastet e femrave të dhunuara seksualisht gjatë luftës në Kosovë, që jetojnë në vendet perëndimore. Si është e mundur që tek të huajt, kanë gjetur respektin, vlerësimin dhe mbështetjen e gjithanëshme, ndërkohë që ju mohua nga familjarët (pa përgjithësuar), rrethi shoqëror dhe sidomos nga Institucionet e një shteti për të cilin ato “paguan” më shtrenjtë se bashkombasit e tyre meshkuj?

Ahmet Grajqevci: unë e kam ngritur në qeveri. Pse nuk formohet një qendër me psikologë që të merren me këto raste, ne në Mitrovicë e kemi një qendër të tillë, me buxhet të vogël me sallë leximi, ngrënie. Asnjëherë nuk ka vajtur kush ta shikojë. Shokët më thonë: Leje këtë punë se s’duhet të merresh me këtë. Ata harojnë se në karigen që ulen, është gjaku dhe eshtrat e viktimave… (19) Juristja Sadie Bekiçi e revoltuar shprehet: “Në rast se bota mashkullore: burrat, baballarët vëllezërit tanë, nuk munden të na mbrojnë nga përdhunimet gjatë luftës, si nuk po munden me na mbrojtë pas luftës?” (20)

Fshehja e krimit

Turpi dhe papërgjegjshmëria më e madhe, që çfaqet sot në shoqërinë kosovare është FSHEHJA e krimit. Ky veprim godet shëndetin fizik dhe psiqik të viktimës femër, sepse nuk i mundëson marrjen e ndihmës së gjithanshme, pa të cilën pasojat “pastraumatike” siç theksojnë mjekët, bëhen më të rënda dhe të pashërueshme. Heshtja, i lë të lirë autorët të cilët shoqëria moderne i shikon si rrezik të mundshëm për përsëritjen e akteve të tilla kriminale. Fshehja e krimit të dhunës seksuale e bazuar në një pseudo-moral të sëmurë, të shoqërisë shqipetare dhe të Institucioneve të shtetit të Kosovës, nuk ka asnjë lidhje me Kanunin, ku dënohej autori dhe jo viktima. Në mënyre të pandërgjegjëshme i bën bashkë-punëtorë të strategjisë së makinës ushtarake sërbe të kohës së luftës, për të goditur popullin shqipetar dhe shtetin e Kosovës, mbas mbarimit të saj. Po aq armiqësor, ndaj viktimave shqipetare, është veprimi i mos përfshirjes në dokumentacionin për krimet e luftës, nga ana e Institutit të ngritur për këtë qëllim, të krimeve të dhunës seksuale për të cilat kanë patur dijeni edhe Shtetet perëndimore. Njoftime për ekzistencën e kampeve të përdhunimit në Kosovë janë dhënë qysh gjatë ditëve të luftës nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Qeveria Britanike dhe NATO.(21)

Heshtet jo vetëm për dhunimin seksual të femrave shqipetare gjatë luftës, por nuk përmëndet as ay i meshkujve. Në një studim të Lara Stemple ( 2009). (“Male Rape and Human Rights”. Hastings Law Journal 60 (3): 605. URL consultato in data 17 luglio 2011.) dëshmohet se 80% e të burgosurve meshkuj në kampet e Sarajevës janë dhunuar apo torturuar seksualisht. Autorja shprehet se “mungesa e vëmëndjes kundrejt abuzimeve seksuale të meshkujve gjatë konflikteve, është veçanërisht shqetësuese, për një dukuri shumë të përhapur” (22) Pra nuk kish si të ishin kursyer as meshkujt shqipetarë, nga një ushtri që kishte humbur çdo tipar njerëzor. Është akt burrëror dhe në nderin e çdo shqipetari (femër apo mashkull), të dëshmojë aktet kriminale që përjetuan mbi trupin e tyre apo si dëshimtarë të këtyre akteve, për të bërë të mundur dënimin e autorëve, në emër edhe të atyre që sot nuk janë më gjallë apo të zhdukur pa lënë gjurmë.

Si pasojë e mosangazhimit nga ana e Institucioneve shtetërore të Kosovës, e sidomos të Republikës së Shqipërisë, anëtare e OKB-së dhe nënshkruese e Konventave për të drejtat e minoriteteve dhe mbi Krimet e Luftës, Organizmat ndërkombëtare nuk e njohin si Genocid (ku përfshihet edhe dhuna seksuale), krimet mbi popullsinë shqipetare në Kosove. Ky genocid mbi shqipetarët është ushtruar jo vetëm gjatë luftës së fundit të përgjakshme të shovenizmit serb (1989-1999), por gjatë të gjithë shekullit 20, në hapsirën e pesë shteteve ballkanike. Sot në planin juridik, nga organizmat ndërkombetare të OKB-së, janë pranuar si genocide të shk.20 vetëm:

- masakrimi i popullsisë armeniane nga Perandoria Otomane(1915-1916),

- spastrimi etnik i çeçenëve urdhëruar nga Stalini (1944) i çifutëve nga nazistët (1945),

- i popullsisë tutsis në Ruanda 1994,

- i popullsisë myslimane në Serbrenicë, nga shteti Jugosllav (2004) (Génocide-Wikipedia).

Ja përse nuk duhet heshtur, gjaku i derdhur gjatë shk.20-të, akti i fundit i të cilit u zhvillua në Kosovë DUHET TË NJIHET nga opinioni botëror.

Një femër e dhunuar gjatë luftës në Kosovë është martire e forcave të errëta dhe kriminale, që vijojnë të kërcënojnë dhe të rrezikojnë ardhmërinë paqësore të Ballkanit. Që të mos përsëriten krimet e shkuara dhe të sigurohet jetesa paqësore ndërmjet popujve, duhen dënuar ideatorët, hartuesit dhe zbatuesit e strategjisë së çfarosjes dhe racizmit. Këtë “pushtet të Zeusit” e ka në dorë Gjykata.

Krimet e Luftës në Kosovë dhe Gjykata Ndërkombëtare

Them “Gjykata Ndërkombëtare” sepse faktikisht në biografinë 14 vjeçare të Shtetit të Kosovës, për mirë apo për keq, vulën e kanë ndërkombëtarët. Nuk besoj se ka një popull aq mirënjohës, për ndihmën e dhënë nga forcat ushtarake të huaja, se sa shqipetarët. Kjo mirënjohje sipas traditës, do të përcillet brez pas brezi dhe do të zerë një vend të shënuar në historinë e Kombit tonë, për faktin, se ishte hera e parë, gjatë dy shekujve që kaluan, që në përpjekjet e tij kundër pushtuesve pati ndihmën e Fuqive të Mëdha. Besoj gjithashtu, se nuk ka shprehje më domethënëse, se deri ku i kishte vajtur «thika në kockë» këtij populli, se sa kur pranoi edhe sakrifikimin e bashkëkombësve civil gjatë bombardimeve të NATO-s. Siç është nënvizuar në një raport të Human Rights Watch të shkurtit të vitit 2000, të titulluar “Vdekjet e Civilëve gjatë Fushatës Ajrore të NATO-s”, bombardimi i NATO-s shkaktoi në të gjithë Jugosllavinë rreth 500 viktima civile. 55-60% e këtyre viktimave ishin kosovarë (23)

Të gjitha sakrificat, shqipetarët i kanë pranuar me krenari, vetëm e vetëm për të patur po ato të drejta dhe po atë liri që i gëzojnë popujt e tjerë europianë. Në emër të këtyre «Të Drejtave të Njeriut» shqipetarët kërkojnë dënimin e autorëve, si për çdo vepër kriminale kundër jetës së njeriut (ku përfshihet edhe krimi i dhunës seksuale), një kërkesë që qëndron në themel të çdo Kushtetute të vendeve të BE-së. Sot, si populli edhe viktimat shqipetare që i mbijetuan luftës së përgjakshme, ashtu edhe analistët ndërkombëtare, pranojnë se në këtë drejtim, sistemi gjyqësor në shtetin e Kosovës ka dështuar. Njerëzit e ligjit dhe analistë të ndryshëm rradhisin një serë shkaqesh administrative, politike dhe të rrethanave të kohës.

Me qenëse tema që po trajtoj, lidhet me dukurinë më të rendë në Europë, që pas Luftës së Dytë Botërore, pa u zgjatur po përqëndrohem tek Raporti «Trajtimi çnjerëzor i personave dhe trafikimi i paligjshëm i organeve njerëzore në Kosovë» (Dok. 12462, 7 janar 2011) i prokurorit Dik Marty, në emër të Komitetit të Çështjeve Juridike dhe i të Drejtave të Njeriut.

Përse ky raport përfaqëson dështimin e drejtësisë në Kosovë dhe rrjedhimisht mos dënimin (ndërmjet krimeve të tjera) të dhunës seksuale mbi femrat shqipetare, duke patur parasysh përmasat dhe pasojat e këtij krimi? Sepse ky dokument ligjor i një Institucioni Ndërkombëtar, pasqyron disa tendenca në qëndrimin, veprimtarinë dhe ideollogjinë europiane ndaj “Çështjes shqipetare”, që udhëhoqi veprimtarinë e gjyqësorit në Kosovë, nëpërmjet UMNIK-ut dhe sot EULEX-it.

Nuk e di, se si një sallë e mbushur me politikanë dhe përfaqësues shtetërorë të vendeve më të zhvilluara europiane, kanë pranuar të dëgjojnë një raport të bazuar mbi një platformë ideollogjike raciste për shtetin e Kosovës, Ushtrinë e saj çlirimtare dhe panoramën e ngjarjeve gjatë luftës. Siç dëshmon edhe vetë prokurori Dik Marty, nisma e tij morri shkas nga botimi i “kujtimeve” të ish Kryeprokurores së Gjykatës Ndërombëtare për krimet e luftës në ish Jugosllavi (GJPNIJ), Carla del Ponte (“La caccia - Io e i criminali di guerra”, prill 2008) mbi “trafikun e organeve” të robërve serbë.

Mbasi vë në dukje “gabimin” e bombardimeve te NATOS, akuzon se: “përpjekjet për të nxjerrë në dukje faktet dhe për të ndëshkuar krimet e luftës ishin përqendruar sidomos në një drejtim, duke u mbështetur në prezumimin e nënkuptuar se njëra palë ishte viktimat, dhe pala tjetër, xhelatët”.

Sipas kësaj llogjike të prokurorit ndërkombëtar edhe Gjykata e Nurembergut, që gjykoi krimet e nazizmit, paska punuar padrejtësisht “vetëm në një drejtim” në dënimin e krimeve të nazistëve. Sepse nuk duket asnjë ndryshim në mes të këtyre dy agresioneve, si për nga qëllimi, mjetet e përdorura dhe rrjedhojave të tyre, përveç hapsirës gjeografike dhe konfliktit brënda një bashkësie politike shtetesh, nën emrin “Jugosllavi”.

Ku janë shkeljet e zotit Dik Marty?

Së pari: Sipas prokurorit: “GJPNIJ kishte kompetencë për ndjekje e gjykim të krimeve të kryera deri në qershor 1999. Veprimet me të cilat po merremi sot, pretendohet të kenë ndodhur sidomos duke filluar nga vera e vitit 1999”. Pra pjesa më e madhe e “akuzave” të përfshira në Raport, nuk mund të përcaktohen si “krime lufte” por “krime në kohë paqje”, të një organizmi shtetëror shqipetar nën mbikqyrjen e ndërkombëtarëve. Kjo “ngatëresë” në dallimin e periudhave kohore të kryerjes së “krimimeve” nga prokurori, i hap rrugën për ta fryrë raportin e tij me të gjitha aktet e kriminalitetit që sundojnë edhe sot e kësaj dite, jo vetëm në vëndet ballkanike, por edhe në ato europiane edhe më gjerë si, korupsioni, trafiku i njerëzve dhe punëtoreve të seksit, pasurimi kriminal, aktiviteti mafjoz, vrasjet politike, etj.

Në Raportin special paraqitur në Këshillin e Europës (17.05.2013) «Mbi kriminalitetin e organizuar, korupsionin dhe riciklimin e parave” (A7-0175/2013 - Salvatore Iacolino) vërehet se 74% të qytetarëve (të BE-së) e quajnë korupsionin problemin themelor të vendit të tyre, po kështu edhe në nivel ndërkombëtar dhe se dukuri të korupsionit vërehen në të gjithë sektorët e shoqërisë... (24) Veprimet e një grupi individësh (qofshin edhe me biografi luftarake) nuk mund të kriminalizojnë një luftë heroike, të një populli të skllavëruar.

Ironija, disinformimi dhe përbuzja e prokurorit D.Marty, ndihen gjatë të gjthë “historikut” mbi luftën e UÇK-së, ku luftëtarët, si “ushtarë për kauzën e një atdheu nuk përbënin detyrimisht shumicën”, Adem Jashari “komandanti fshatar i UÇK-së”, “Shumë rekrutë që përbënin një ushtri fshatare... kanë kaluar në Kosovë armë kontrabandë”, “kjo formë fillestare e UÇKsë mori fund përfundimisht dhe hyri në folklor si një shprehje romantike për çlirimin e Kosovës”, “se strukturat e njësive të UÇK-së i ishin përshtatur... një tërësi rregullash të njohura nën emrin kanun”, etj...

Dallimi midis popujve “të zhvilluar, të qytetruar dhe të fortë ushtarakisht” dhe popujve “të pazhvilluar-fshatar ” qëndron në themel të tezave raciste.

Së dyti: Përse për të gjithë të zhdukurit e etnisë sërbe fajësohet UÇK-ja? Në Dosjen “Pandora” dëshmohen emrat e personave që kanë urdhëruar komandot (kriminale) për eliminimin e kundërshtarëve (shqipetarë) por edhe të bashkëpunëtorëve të tyre serbë… (25)

Së treti: Përse zoti D.Marty nuk ka marrë mundimin të interesohet për vijimin e genocidit sërb edhe mbas luftës në Kosovë, me qënëse pretendon një drejtësi ndërkombëtare “për të gjithë kriminelët”, por ka preferuar ta mbajë drejtimin e “rrufeve ndëshkuese të Zeusit” nga ana shqipetare, mbi të cilën vijon edhe sot genocidi i luftës?

Në Kosovën e pasluftës, ka dokumentacion të bollshëm për fakte të kësaj natyre. Dosja “Pandora”, që mban datën 14 mars të vitit 2006 përshkruan skemën e funksionimit të policisë serbe (MUP) që vepron sot në Kosovë, e cila përbëhet dhe udhëhiqet nga të njëjtit persona, të cilëve dokumentet konfidenciale të NATO-s iu referohen si kriminelë, kapo të bandave dhe të krimit të organizuar në veri të Kosovës, që prej përfundimit të luftës, në vitin 1999. Menjëherë mbas luftës, ndërmjet natës së 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, 10 shqiptarë u vranë prej pjesëtarëve të formacioneve serbe, kurse 1.564 familje shqiptare me gjithsej 11.364 persona u dëbuan dhunshëm nga banesat e tyre në veri të Mitrovicës. (26) Për këto vrasje dhe spastrim etnik, nuk është bërë asnjë proçes gjyqësor vendor apo ndërkombëtar. Habija më e madhe qëndron në faktin se - siç pohon Halit Barani, shefi i KDMLNJ (Këshillit të së Drejtave dhe Mbrojtjes së Lirisë së Njeriut) në Mitrovicë - të gjitha këto vrasje janë bërë në prani të ushtarëve francezë të KFOR-it dhe të policisë ndërkombëtare. “Prej kujt mund të presim që t’i kryejnë hetimet, kur ata vetë nuk bëjnë asgjë që t’i parandalonin këto vrasje ?” pyet Barani. (po aty).

Së katërti: Përse prokurori për hir të “drejtësisë për të dënuar krimin” nuk përfshin në raportin e tij, genocidin e shtetit të ish Jugosllavisë të viteve 1981- 1989? Lufta e përgjakshme e 1989-99 që vetëm akti final i veprimtarisë shtetërore sërbe kundër popullsisë shqipetare. A nuk u bë helmimi i mijëra fëmijëve shqipetarë me gaz helmues luftarak, pa përmendur aktet e tjera të dhunës dhe genocidit?

Së pesti: Për akuzën e “gjuetisë ndaj tradhëtarëve” dua t’i kujtoj prokurorit ndërkombëtar, një shprehje të Krishtit në Testamentin e Ri. Kur turma donte ta vriste me gurë, një grua të akuzuar për shkelje të nderit, ai ju drejtua me këto fjalë: “Kush nga ju nuk ka asnjë mëkat, le ta hedhë i pari gurin kundër saj” (Giovanni 8,7) (27)

Një femër e dhunuar dhe e masakruar nga njësitë kriminale serbe!


Një femër e dhunuar dhe e masakruar nga njësitë kriminale serbe!


Rrobat e një femre të dhunar nga kriminelët e pandëshkuar!


Një nga bunarët e mbushur me kufoma të femrave të dhunuara!



Le të na bind prokurori me fakte, se gjatë Luftës së II Botërore dhe pas mbarimit të saj, partizanët dhe populli francez, italian, rusë dhe të vendeve të tjera, nuk kanë vrarë dhe nuk janë hakmarrë ndaj agresorëve që i kishin lyer duart me gjak dhe bashkëpunëtorëve të tyre vendës.

Nuk po zgjatem më tej, sepse nuk është qëllimi i këtij shkrimi analiza e plotë e Raportit të Prokurorit ndërkombetar Dik Marty dhe as e “analizave” të pseudo-intelektualëve shqipetarë dhe shkrimeve në median e huaj, që zhurmojnë (qëllimisht) në mbështetje të tezave të tij.

Duket sikur i jam larguar temës, por në fakt, ky Raport i Prokurorit Ndërkombëtar, dëshmon se një ideollogji raciste që ju imponohet organeve të drejtësisë, nuk mund të dënonte autorët serbë për krimet çnjerëzore të dhunës seksuale.

Luljeta Selimit në librin e saj ''Rrëfimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë” pohon: "Unë i kuptoj kosovarët pse nuk flasin, nuk shkruajnë dhe nuk bëjnë gati asgjë për ti zbuluar dhunimet! Por nuk i kuptoj ndërkombëtarët që veprojnë në Kosovë dhe e di se marrin donacione të majme për këtë punë dhe nuk bëjnë asgjë as për ti zbuluar dhunuesit e as për ti ndihmuar femrat e dhunuara... Arsyeja tjetër që më shtyri ta botoj këtë libër me rrefime tronditëse të disa femrave të dhunuara është sjellja e palejueshme e ayre që janë të thirrur të bëjnë diçka në këtë drejtim! Ata sillen sikur këtu nuk kanë ndodhur as luftë, as vrasje, as djegie e plackitje as dhunime, as asgjë prej gjëje. Ose edhe më keq, sillen sikur dhunimet kanë ndodhur diku tjetër, e jo këtu, para syve tanë dhe të botës!!! (28)



Literatura e shfrytëzuar:

1- Anne-Marie de Brouwer, Supranational Criminal Prosecution of Sexual Violence, Intersentia, 2005, 5–7. ISBN 9050955339, it.wikipedia.org/wiki/Stupri_di_guerra‎

2- Simons, Marlise -giugno 1996. “For first time, Court Defines Rape as War Crime” it.wikipedia.org/wiki/Stupri_di_guerra‎

3- Prevent Genocide International info@preventgenocide.org

4- “Tratto da The world’s women 2000. Trends and statistics", a cura dell’Ufficio statistico delle Nazioni Unite, New York 2000. Versione italiana a cura della Commissione nazionale per la parità e le pari opportunità.

5- it.wikipedia.org/wiki/Genocidio‎

6- “Tratto da The world’s women 2000. Trends and statistics", a cura dell’Ufficio statistico delle Nazioni Unite, New York 2000.

7- www.pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=139‎

8- “Në kerkim…”Episodi 16" TV Kosova

9- [PDF] Michael S. Miller - Human Rights Watch www.hrw.org/sites/default/files/reports/Under_Orders_Al_Combined.pdf)

10- 22. 05. 2013 pashtriku - krimet - fetntete ramosaj: pËrdhunimet si krime lufte www.pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=1630‎)

11- Angela Minzoni - Deroche. Rape as a tactic of war – Advocacy Paper (PDF). Caritas France, novembre 2005

12- Laura Smith-Spark, How did rape become a weapon of war?, BBC News, 8 dicembre 2004. URL consultato in data 28 luglio 2008, it.wikipedia.org/wiki/Stupri_di_guerra‎

13- Human Rights News Bosnia: Landmark Verdicts for Rape, Torture, and Sexual Enslavement: Criminal Tribunal Convicts Bosnian Serbs for Crimes Against Humanity 02/22/01

14- [PDF] Michael S. Miller - Human Rights Watch

www.hrw.org/sites/default/files/reports/Under_Orders_Al_Combined.pdf

15- it.wikipedia.org/wiki/Stupri_di_guerra‎

16- “Ne kerkim…”Episodi 16 TV Kosova

17- “E drejta penale ne Kanunin e Leke Dukagjinit” Zef Ahmeti ,Univ St.Gallen, Zvicer -www.forumishqiptar.com/threads/88484...i.../page9‎

18- 22. 05. 2013 www.pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=1630‎

19- “Ne kerkim…”emisioni 16 TV Kosova

20- « Tribuna :Krimet e heshtura te Serbise » e organizuar nga levizja Vetvendosja me rastin e 8 marsit. http://www.youtube.com/watch?v=1FUhKHNHpzk

21- 22. 05. 2013 pashtriku - krimet - fetntete ramosaj: Perdhunimet si krime lufte www.pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=1630‎

22- Stemple, p. 612. dhe Will Storr, The rape of men, 17 luglio 2011. it.wikipedia.org/wiki/Stupri_di_guerra‎

23- sq.wikibooks.org/wiki/NËN_PUSHTETIN_E.../13‎

24- www.europarl.europa.eu/sides/getDoc.do?type=CRE&reference=20130611&...

25- dosja Pandora pashtriku.org

26- Dokumenti sekret i NATO’s që inkriminon Oliver Ivanoviçit http://www.lajmeshqip.com/

27- La pena di morte www.raffaellosanzio.ct.it/progettolegalita/2M.pdf • Fichier PDF

28- Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë – video web.kosovalbaner.com ›Hyrje› Lajmet› Reportazhe)

SHOQATA 'NGRITJA E ZËRIT' EVIDENTON KRIMET SERBE TË KRYRA NË KOSOVË



 (Letër e hapur për mediat elektronike dhe ato të shkruara - Drejtuar institucioneve qeveritare të Republikës së Kosovës, Republikës së Serbisë, Vendeve të Kuintit, Bashkimit Europian dhe vendeve të gatshme për ndërmjetësim të dialogut Prishtinë - Beograd).







JAHIR BEJTA



 - Pas elaborimit të bazës juridike konform akteve ndërkombëtare dhe dispozitave ligjore në fuqi të vendit, ne si shoqëri civile të shtyrë nga ndërgjegjja për të kompensuar borxhin intelektual ndaj bashkëkombasve, të cilët përjetuan golgotën nga agresori serb, u vetorganizuam dhe regjistruam shoqatën për dëme të luftës në nivel vendi të emëruar “Ngritja e Zërit".

Ju qasëm me zell dhe përkushtim maksimal punës tërësisht vullnetare, dhe atë pas orarit zyrtar dhe ditëve të vikendit në regjistrimin e anëtarëve të shoqatës, administrimin e provave bashkangjitur aplikacioneve dhe hartimin e padive në mënyrë individuale për secilin qytetar, kundër Republikës së Serbisë, respektivisht Qeverisë së tanishme për kompensimin e dëmit material, dëmit në njerëz, pasurisë si dhe fitimit të humbur në forma të ndryshme. Deri më tani regjistruam 700 anëtarë të shoqatës, të cilët gravitojnë nga 8 deri në 9 komuna, ku pjesa dërmuese e anëtarëve janë nga Komuna e Skënderajt, hartuam mbi njëqind padi të cilat ju dorëzuan palëve, së bashku me nga dy dosje të lëndëve, dhe të njëjtat janë deponuar në organet e drejtësisë (edhe dyqind padi të tjera janë në përfundim e sipër).



Në mungesë të kushteve materiale shoqata ende po vepron në Skënderaj por, vlen të theksohet se numri i anëtarëve të shoqatës po rritet nga dita në ditë, që do të thotë se numri pritet të arrijë mbi 100 mijë anëtarë, ku të njëjtat do të deponohen në organet kompetente të drejtësisë derisa të marrin formën e prerë në nivel të vendit apo organeve ndërkombëtare të drejtësisë.

Tani kur përfaqësuesit e qeverive të dy shteteve; ata të Republikës së Kosovës dhe të Republikës së Serbisë, kanë rënë dakord për dialogun e drejtpërdrejt Prishtinë - Beograd, duke përfshirë edhe faktorin ndërkombëtar si; Vendet e Kuintit, vendet e Bashkimit Europian dhe një mori shtetesh me qëllim të zgjedhjes së një mori çështjesh ndërmjet këtyre dy vendeve bëjmë, këtë:

PROPOZIM

Qeverisë së Republikës së Kosovës, Qeverisë së Republikës së Serbisë, Vendeve të Kuintit, Bashkimit Europian si dhe shteteve tjera të cilat janë duke treguar gatishmërinë për të ndërmjetësuar në dialogun Prishtinë - Beograd, që në 2 pikat e para të shtruara për dialog, të futen:

1. Zbardhja e fatit të të pagjeturve dhe të zhdukurve,

2. Kompensimi, respektivisht reparacioni i dëmeve të cilat Republika e Serbisë u

shkaktoi qytetarëve të RK, duke shkelur në mënyrë masovike të drejtat e njeriut në format me të vrazhda në gjenocid.

(Në rastin konkret nënkuptojmë vetëm pjesën e kompensimit për dëmin e shkaktuar në njerëz, dëmin material dhe dëmet tjera të shkaktuara popullatës civile)

Shoqata për dëme të luftës “Ngritja e Zërit” nuk kërkon kompensimin për pjesën e dëmit të shkaktuar në pronën publike - shtetërore, për shpenzimet e luftës, të cilat humbësi i luftës (Serbia) është i obliguar ti kompensoi shtetit fitues të luftës (Kosovës) konform akteve ndërkombëtare në fuqi.

VIKTIMAT:

Burgjet serbe në Kosovë - qendra ku u ekzekutua gjenocidi antishqiptar

Nga viti 1981 ndaj të burgosurve shqiptar është ushtruar dhunë e paparë, ashtuqë nëpër burgjet e Serbisë në: Beograd,Vrajë, Mitrovicë e Sremit dhe Prokuple si dhe në burgjet dhe stacionet policore nëpër Kosovë, me torturë u mbytën 61 të burgosur.


Për Grupin e Ferizajt (me 13 të burgosur) që njihet si grupi më i torturuar në ish'Jugosllavi që nga lufta e II botërore, sipas znj. Natasha Kandiq drejtuese e Fondit për të Drejtën Humanitare e torture mizore, nga pushteti serb u mbytën 5 veta: Rexhep Bislimi, Cen Dugolli dhe Bilall Shala u mbytën gjatë hetimeve, ndërsa Enver Topalli e Ahmet Hoxha u mbytën si pasoj e gjykimit dhe dënimit të paligjshëm, kurse ende nuk dihet për fatin e avokatit Alishefik Spahiu i cili kishte kërkuar gjatë gjykimit ngritjen e padisë penale kundër Sigurimit të Shtetit - SD në Ferizaj dhe Gjilan.

Njeri nga të mbijetuarit me shokë Bislim Zyberi - të cilët mbijetuan burgun, shprehen se janë të gatshëm të deklarojnë para organeve vendore dhe ndërkombëtare të drejtësisë për mizoritë e përdorura në burg si: armët e zjarrit, hekuri i nxehtë për hekurosje, makina për shpim, çekan e gozhda, çomaga të ndryshme të gomës, të plastikës, të drurit e të hekurit, kabllo metalike e plastike, tavolina, kasaforta, karriga, pranga të ndryshëm, cigare të ndezura, katër lloje elektroshokësh, shpuzë cigare në hundë, etj. Ndërsa tortura është aplikuar si totale deri në mbytje, si në rastin e Rexhep Bislimit, Cen Dugollit e Bilall Shalës, e përqendruar në kokë, organe gjenitale dhe në organet tjera vitale.

Torturuesit ishin punëtor të institucioneve të Serbisë:

1. Bozhidar Trajkoviq, Shef i Qendrës Regjionale te Sigurimit (SDB) ne Gjilan,

2. Dragan Koleviq, zëvendës i Trajkoviqit,

3. Goran Ashanin, Shef i Njësisë së Sigurimit të Shtetit në Ferizaj,

4. Rajko Doder, zëvendës i Goran Ashaninit, të cilët bënë fshehjen e dosjeve,

5. Dragomir Zhiviq, prokuror në Prokuror në Prishtinë,

6. Danica Marinkoviq, gjyqtare hetuese në Gjykatën e Qarkut në Prishtine,

7. Danica Marinkoviq, gjyqtare hetuese në Gjykatën e Qarkut ne Prishtine,

8. Dragoljub Zdravkoviq, gjyqtar kryesor në procesin kundër “Grupit të Ferizajt”. 


Libri “Pa Apologj”, i autores Fetnete Ramosaj, botuar në Prishtinë në vitin 2008 (faqe 73-77) përshkruan që vrasja e ushtarëve shqiptar në ish'Ushtrinë Jugosllave gjatë viteve 1981-1989, nëpër kazermat ushtarake janë vrarë të paktën 108 veta, të identifikuar mirë së bashku me kurthet dhe skenarët e përgatitur nga eprorët e ushtrisë jugosllave.

Shkrimet në revistën dhe vëllimet “Gjaku i Lirisë”, I-IV, (1981-1985) botuar ndërmjet viteve 1986-1999 shkruar nga veprimtarët guximtar dhe të palodhshëm; Bajram Kurti, Begzad Baliu, Avdi Gjata dhe Resul Bedo, konstatuan se përgjigjja nga Ushtria Jugosllave për të gjithë të vrarët shqiptar ishte: është vetëvrarë ose ka pësuar në aksident të komunikacionit!


Me të dëgjuar se një gjeneral boshnjak në pension është duke botuar librin për ushtarët boshnjak të vrarë nga Ushtria Jugosllave me titull “Mama moram dati glavu” apo në shqip “Nënë më duhet ta jap kokën” për vrasjen e 106 ushtarëve shqiptar mblodhën informacione dhe ja përcollën autorit të librit i cili shpejt e shpejt i botoi në kapitull të veçantë, të vrarë në Ushtrinë Jugosllave.

Për vrasjen e ushtareve shqiptarë nëpër kazermat e ish'Ushtrisë Jugosllavë është shkruar edhe në gazetat serbe Gazeta “POLITIKA”, Beograd, 4 tetor 1997 (cituar sipas S.Ibishit viktimizimi i ushtareve shqiptar në Armatën Jugosllave, në fejton vazhdon pastaj në gazetën “Infopress”, në Prishtine 3-7 prill 2007, shkruajnë se kufomat e ushtarëve shqiptar u janë sjellë me përcjellje ushtarake, kurora lulesh dhe me të shtëna nderi pas ceremonisë së varrimit, deri në vitet kur populli shqiptar e humbi besimin, i kthej mbrapsht ushtarakët me rastin e dorëzimit të kufomave, i hapën arkivolet e metalta e të salduara mirë dhe konstatuan se vdekja ishte ndryshe nga ajo që kishin deklaruar serbët pra, ishte vrasje nga afërsia me armë zjarri dhe të masakruar.

Mposhtja e shtyllës rezistuese ndaj masave të dhunshme të aplikuara në Kosovë nga ana e institucioneve të Republikës së Serbisë nga viti1990/93, hoqi nga sistemi arsimor dhe edukativ të Kosovës, ligjet e të gjitha niveleve që nga Ligji i Këshillit Arsimor të Kosovës, arsimin e mesëm, arsimin e lartë e deri tek Ligji i Universitetit të Kosovës (Ligji zyrtar i Serbisë nr.75/91 i dt.17 dhjetor 1991).

Regjimi serb ushtroi dhunë të paparë ndaj personelit arsimor, me ç`rast një numër të konsiderueshëm i arrestoi, largoi nga mardhënja e punës mbi 18 mijë mësimdhënës, bastisi institucionet arsimore, mblodhi me dhunë ditarët, vulat, dëftesat, largoi nga objektet arsimore mbi 20 mijë student, mbi 337.620 nxënës të shkollave të mesme dhe shkollave fillore, të cilët u detyruan që mësimi të zhvillohet nëpër shtëpi private, që pason me arrestimin e pronarëve të cilët i lëshuan shtëpitë për shkolla.

Në muajin maj të viti 1990, nga ekspertë ushtarak britanik dhe Instituti Ushtarak Britanik konstatohet helmimi i nxënësve shqiptar në masë mbi 7000 veta, me helme luftarake, ku një gjë të tillë e ka deklaruar pas shpërbërjes se ish'Jugosllavisë. Ndërkaq mjeku francez Bernard Benedeti i cili është marrë me analizat e mostrave të nxënësve shqiptar të helmuar ka konstatuar se bëhet fjalë për llojin e helmit Lindon dhe Sarin, helme kimike këto të përdorura më herët në luftërat e Gjirit Persik. Dukuria e helmimit të nxënësve shqiptar solli deri tek organizimi i një konference ndërkombëtare në Paris, në janar të vitit 1993 dhe nga niveli i ekspertëve botëror u konstatua se në mars dhe prill të vitit 1990 nga ana e serbeve ndaj nxënësve shqiptar është përdorur një gaz organik kimik nervor SARIN dhe TABUN, që janë helme kimike të luftës nga ana e forcave sekrete të Ushtrisë Jugosllave dhe KOS-it, në kabinetin e Sllobodan Milloshevi-qit.

Në shtator të të njëjtit vit, Dr.Besnik Bardhi nga Gjakova në bashkëpunim me doktorët kroat (kolegët e tij), organizojnë në Kroaci simpoziumin shkencor “Kosova Sprovë e Ndërgjegjes Mjekësore” simpozium me karakter ndërkombëtar, i cili u mbajt me 09. 06. 1990, me ç`rast për herë të parë u zbulua substanca toksike që është përdorur nga agjentët e shërbimit të fshehtë serb, që u cilësua si inseketicidi mermer Dimetil Phosphoditional, ndërsa zbulimin e bëri Prof.dr.Franjo Pllavshiq biokimist dhe profesor në Fakultetin e Mjekësisë në Zagreb.


Në vitin 1996, autori Halim Hyseni, shkruan librin me titull “E vërteta për Helmimet” duke evidentuar që në vitin 1990, ka ndodhur helmimi masiv i nxënësve shqiptar. Te njëjtën e pohon edhe autori, Joran Vasenusi, historian suedez i cili në vitin 2009 boton librin me titull “Sëmundjet mistike”, libër të cilin e promovon në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Prishtinës.

Izolimi dhe torturimi i një numri të konsiderueshëm të shqiptareve nga barbaria serbe, ndodhi kryesisht në shtresat e arsimuara, të cilët kishin një kauzë kombëtare, me qëllimin e vetëm të mbylljes së tyre nëpër burgjet serbe dhe torturimi i të njëjtëve në mënyrën me barbare.

PROVAT:

Libri, Editoriali nën lupë “Të Drejtat në Kosove” me autor, Natasha Kandiq, botuar në vitin 1998, faqë 2, 4 dhe 5, shkruan për përjashtimin nga puna të mbi 130 mijë punëtorëve shqiptar, privimin nga shtresa fëmijnore, ndërprerja e pensioneve, plaçkitja e fondeve, mos pagesa e kursimeve devizore qytetarëve shqiptar si dhe mungesa e sigurimeve shëndetësore për të punësuarit shqiptar.

Për këto të dhëna ekzistojnë evidencat statistikore nga organet relevante të Republikës së Kosovës sipas Fushave të veprimtarisë. Vlenë të theksohet djegia e një spitali përplot të plagosur shqiptar nga ana e forcave serbe në Zonën Operative të Dukagjinit, ku bashkëluftëtarët e të vrarëve flasin në cilësinë e dëshmitarëve okular, p.sh. gjeneral Kudusi Lama, rrëfehet për këto të bëma në kujtimet e tij, botuar në gazetën “Epoka e Re”, nr.647, Prishtinë - me datën 23 maj 2002.

Autorët Ilaz Metaj dhe Ali Llunji në librin “Dr.Shpëtimi shpëtimtar i jetës” botuar në vitin 2002, faqe 47 - se për krimet me makabre të kryera nga njësitet e posaçme ushtarako - policore serbe kanë argumentuar edhe të dhënat nga Natasha Kandiq dhe nga Sonja Biserko, për djegien e trupave shqiptarë nga Kosova në “shkritoret e hapura” nr.4 dhe 5, në Surdulice me 16 dhe 24 maj 1999.

Sipas konstatimeve të Natasha Kandiq-it, drejtuese e “Fondit për të Drejtën Humanitare”

person i besuar, përkatësisht koordinator i projektit për fshehjen e gjurmëve të krimeve të bëra në jug të Serbisë, ka qenë DRAGOMIR TOMIQ me përkrahjen dhe mirëkuptimin e të cilit është bërë bartja e organizuar e viktimave nga Kosova, për në trevat e Vranjës dhe të Surdulicës. Sipas të dhënave nga burimet e pavarura është bërë djegia e trupave të shqiptarëve në fabrikën “Mackatica” në dy etapa, me 16 dhe 24 maj të vitit 1999, pas mesnatës, nën mbikëqyrjen e “Beretave të kuqe” të cilat atëbotë e kishin bazën e tyre në “Bella Vode”- afër Vranjes. Komandanti i atëhershëm i “Beretave të kuqe” Millorad Legija, sipas burimeve në fjalë, kishte marrë pjesë, personalisht në përcjelljen e një transporti deri në vendin e ngjarjes dhe kishte qenë i pranishëm me rastin e djegies së tyre. Trupat qenë djegur në “shkritoret e hapura” nr. 4 dhe 5, pranimin dhe organizimin e djegies se kufomave e kanë bërë:

1. Zoran Stoshiqi, i cili atëherë ishte kryeshef i sigurimit shtetëror për rrethin e Pçinjes;

2. Bratisllav Milenkoviqi, shef i BIA-s për Vlladicin Han dhe Surdulicë;

3. Dragan Stankoviqi, kryeshef i SUP-it në Surdulicë që nga viti 1993;

4. Mirosllav Antiqi, kryeshef i BIA-s në Vranjë;

5. Dragan Llakiceviqi, drejtor i “Mackaticës” dhe zëvendësi i tij,

6. Aca Gjorgjeviqi.


Sipas këtyre dëshmive, fjala është për një shoqatë kriminelësh, mirë të organizuar, për të bërë “sanimin e terrenit”, pra fshehjen e dëshmive për krimet e bëra në Kosovë, gjatë kohës së bombardimeve të NATO-s. Menjëherë pas kësaj pasoj edhe reagimi i parë zyrtar - shkarkimi i Zoran Stoshiqit nga pozita e inspektorit të përgjithshëm të MUP-it të Serbisë, për rrethin e Pçinjes, i cili në këtë kohë ishte kryeshef i DB-së.


Ndaj, koalicioni i përbërë nga gjashtë organizata joqeveritare nga Beogradi, kërkoi nga Kuvendi i Serbisë që ta themeloj urgjentisht një Këshill Hetues, ose komision hetues, i cili do t`i verifikonte të dhënat për varrezat masive në Serbi dhe për asgjësimin e dëshmive për krimet në Kosovë, duke u bazuar në të dhënat e Fondit për të Drejtën Humanitare, veçanërisht rreth rastit “Mackatica”.

Për rastin “Mackatica” ishte njoftuar edhe Tribunali i Hagës prej burimeve të ndryshme të drejtpërdrejta dhe të tërthorta. Mirëpo sipas Florans Artman, zëdhenëse e Prokurorisë në Tribunalin e Hagës, radhën e ka hetuesi special ta bëjë verifikimin e dëshmitarëve eventual, por si duket edhe në tribunalin e Hagës nuk pati vullnet politik që të zbardhet e vërteta, ndaj shumë qartësi mbeten paqartësi.

Sfetllana Gjorgjeviq autore e librit ”Svedocanstvo o Kosovu” në shqip “E vërteta për Kosovën”, përpos dhunës së ushtruar ndaj popullatës civile, dhunimit të femrave shqiptare, si dëshmitare okulare konfirmon edhe për djegien e kufomave shqiptare në furrnaltën e Kastriotit (Obiliqit).

Sanije Gashi e njohur si gazetare, publicistë, editore dhe luftëtare e denjë për emancipimin e gruas, promovoj librin “Histori e Tmerrit 1998 - 1999” në fund të vitit 2009, libër i cili fillon dhe mbaron me citatin e z.William G. Walker, ish drejtues i Misionit Verifikues për Kosovën (MVK) i OSBE-së, ku përshkruan në detaje tmerrin që përjetuan gratë shqiptare nga forcat barbare serbe, pas intervistimit të drejtpërdrejt të grave të cilat mbijetuan vdekjen.

Pas dëgjimit për librin e shkruar nga znj. Sanije Gashi, z.William G. Walker, njeriu që arriti ta bind edhe PJESËN TJETËR TË BOTËS për veprimin gjenocidial serb, shprehu konsideratë të lartë për librin e znj.Sanije, duke deklaruar, citat: “Posaçërisht jam mirënjohës që Sanije Gashi ka nxjerr në pah realitetin për tërë atë që ka ndodhur në Kosovë, duke ç`njerzuar, degraduar dhe shkatërruar gratë shqiptare të cilat ranë në duart e sigurisë serbe, duke e cilësuar si pjesë të së vërtetës mjaftë bindëse dhe të fuqishme”.

Tmerrin e grave shqiptare e shtuan edhe një varg krimesh makabre nga forcat serbe si: vrasja mizore e fëmijëve mu para syve të tyre, vrasja e prindërve, vrasja e burrave, vrasja e grave shtatzëna në muajt para lindjes (Qirez, Likoshan, Prekaz), hedhja e grave nëpër bunarë për së gjalli pas akteve më q`njerzore (Qirez dhe Studenic), djegien e grave së bashku me fëmijët (Poklek, Gjakovë), groposja po ashtu për së gjalli (Lubizhdë, Prizeren).

Deportimi i popullatës civile (përtej gjysmë milioni njerëz) nga trojet e tyre në drejtim të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë, duke i torturuar, dhunuar, plaçkitur dhe vrarë gjatë rrugëtimit në kolona të pafundme, ku në Korishë të Prizrenit i shfrytëzuan si mbrojtje ndaj sulmeve të NATO-s, i mbajtën dhunshëm te rrethuar 24 ore derisa NATO-ja bombardoj, me q`rast vriten një numër i madh prej tyre. Pra, ky ishte kulmi i q`njerzores, i përbuzjes, i turpërimit, qe treti përgjithmonë kuptimin e jetës dhe të

Jetuarit!

Dhunimi i vajzave dhe nuseve nga forcat serbe (mbi 20 mije), madje pati raste të dhunimi edhe të vajzave të moshës12 vjeçare, ku autorja Fetnete Ramosaj në librin e saj “Pa Apologji” në faqen 436, paraqet edhe një rast që mund të klasifikohet si çmenduri mbi çmenduritë, ai është rasti i dhunimit të kufomave pra, pati raste të dhunimit të femrës shqiptare edhe për së vdekuri. Këtë e vërteton me fakte edhe Dr.Sci.Isa Haxhiu, urolog në QKUK, në letrën e tij të hapur dërguar Dik Marti-it dhe Këshillit të Europës, botuar në të përditshmen Kosova Sot - me datën 20 dhjetor 2010.

Vrasjen e fëmijëve shqiptar gjatë luftës (mbi 800 mijë) nën moshën pesë vjeçare, është konfirmuar edhe nga vetë shërbimet e Ushtrisë Jugosllave në një “raport të brendshëm”, i cilësuar si “tejët sekret” në janar/shkurt te vitit 2000, ku jep një pamje të përmasave të krimeve të tmerrshme që kryen forcat ushtarake serbo-jugosllave gjatë pranverës së vitit 1999 në Kosovë, veçanërisht tronditëse ishin dëshmitë për vrasjen e fëmijëve nene moshën pese vjeçare.


Në librin “Pa Apologji” me autor Fitnete Ramosaj, ndër të tjera ceket edhe masakra e bërë ndaj foshnjës 18 muajsh Valmir Delijaj nga fshati Abri e Epërme, Komuna e Gllogocit, me kapelë në kokë e fytyrë përplot gjak, në gjoks varur biberoni të cilin nga goja ja nxorën forcat gjakpirëse, kurse përtej foshnjës, duket një shishë e përgjysmuar me qumësht.

Në një skenë tjetër edhe me trishtuese, shihet fëmiu tjetër një muajsh që quhet Dituria, i cili nuk dinte gjë për luftën e aq me pak për vrasjen dhe masakrimin e nënës së saj, ndaj mundohej që nga gjiri i nënës pa jetë ti thith edhe pikat e fundit të qumështit, dhe në mungesë të kushteve minimale nuk arriti të mbijetoj.

Libri “Buzëqeshje e Vrarë”, botuar në janar te vitit 2010, me autor: Xhemajl Bajrami i cili shkruan për vrasjen dhe masakrimin e të burgosurve shqiptar në burgun e Dubravës me datën 22 maj 1999, për vrasjen dhe masakrimin e 184 të burgosurve shqiptar në këtë burg dhe plagosjen e 200 të tjerëve nga ana e kriminelëve serb.

Të nesërmen me 23 maj arrijnë forcat e RFJ dhe hedhin granata mbi të plagosurit që mbeten nëpër kanalizime fekale, nëpër podrume të ndryshme, ku ishin fshehur dhe nga 200 të plagosur arrijnë ti vrasin edhe 50 tjerë.

Si artefakte - libri Krimet serbe ne Kosovë “Pa Apologji”, faqe 67, autore e librit Fetnete Raamosaj, Aktakuza e Tribunalit të Hagës 9TPNJ kundër: Nebojsha Pakoviqit,Vlladimir Llazareviqit,Vllastimir Gjorgjeviqit e Sreten Llukiqit, të datës 22 shtator 2003, në mes të tjerëve: 1) krimineli serb Ilija Mishkoviq nga Qaçaku, ish i burgosur pjesëmarrës aktiv në masakra, shihet në video incizim me dy armë në dorë duke i kontrolluar nëse në mesin e të vrarëve ka mbetur ndonjëri gjallë, 2) Krimineli Boban Bashqeviq, po ashtu bën pjesë ndër kriminelët më mizor, i cili ka vrarë dhe masakruar të burgosur shqiptar në burgun e Dubravës, nga video incizimet shihet në këmbe pranë të masakruarëve duke shtënë në ajr me dy armë në duar si shenjë krenarie për krimin e bërë më datën 22 maj 1999.


Kartela e letërnjoftimit të Mbikqyrësit të pavijonit 'B' në burgun e Dubravës: Branko (Milovan) Komatina, i cili e ka shoqëruar Ukshin Hotin (më 16 maj 1999) deri në dalje të burgut, dhe prej atij momenti nuk dihet asgjë për vendnodhjen e Ukshinit!

.............................................

Kur flitet për peripetitë dhe fatin e të burgosurve në burgun e Dubravës, Istog, Kosovë, presidan paraqet kidnapimi misterioz i të Madhit Ukshin Hoti, fati i të cilit nuk dihet që nga data 16 maj 1999. Pas vuajtjes së dënimit politik në kohëzgjatje prej 5 vitesh, lirimi i tij ishte bërë në mënyrë misterioze, u lirua ditën e vikendit (të dielën) me përcjellje të 3 zyrtarëve të sigurimit serb dhe nga ajo ditë nuk dihet asgjë për fatin e tij. Edhe përkundër interesimit të pa rreshtur të familjareve dhe institucioneve të Kosovës, në mungesë të vullnetit të organeve kompetente serbe për të treguar për gjurmët e zhdukjes, akoma qartësia mbeti paqartësi.

Baza juridike për kërkesën e kompensimit - reparacionit:

- “Pakti Ndërkombëtar për të drejtat Civile dhe Politike “(neni 2 dhe 9),

- “Konventa Ndërkombëtare për Eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit racor” (neni 6),

- “Konventa kundër mundimit dhe sjelljes ose dënimit tjetër të vrazhdë, jonjerëzor dhe poshtërues” (neni 14),

- “Konventa mbi të Drejtat e Fëmijëve” (neni 39),

(Këto Konventa i ka ratifikuar edhe Republika e Serbisë, e cila ka për obligim që qytetarëve të Kosovës t'ua paguaj reparacionin për shkak të shkeljes masovike të të drejtave të njeriut - në format më të vrazhda deri në gjenocid).

- “Konventa Evropiane për Mbrojtjen e te Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore” (vlen të theksohet se edhe këtë konventë e ka ratifikuar RSFJ, respektivisht Serbia si “sukcesore” e saj, ndaj e obligon RS që ta zbatoj të njëjtën)

- “Në vitin 1983 është miratuar edhe një Konvente Evropiane për Kompensimin e viktimave të Dhunës”.

- “Çështja e kompensimit (reparacionit)është paraparë edhe me Rezolutën e Asamblesë së

përgjithshme të KB” me dt.16.12.2005) e quajtur “Parimet themelore dhe masat për realizimin e të drejtave në mjete juridike dhe reparacione të viktimave të shkeljes së rënd të drejtës ndërkombëtare mbi të drejtat e njeriut dhe shkeljeve serioze të të drejtës ndërkombëtare humanitare”.

Te drejtat dhe Lirit e Njeriut, të garantuara me marrëveshje dhe instrumentet ndërkombëtare të përmendura, zbatohen drejtpërdrejt edhe në Kosovë, së këndejmi me përparësi ndaj akteve të brendshme shih nenin 22 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Republika e Serbisë të gjitha veprat më makabre ndaj popullatës civile shqiptare i ka kryer edhe në kundërshtim me aktet e brendshme juridike, më konkretisht në kundërshtim me nenin 185 të LMD (G.Z. e RSFJ, Nr. 29/78 ) në lidhje me nenin 180.1 të të njëjtit Ligj, me të cilin është paraparë që për dëmet e shkaktuara ndaj pasurisë të personave fizik si rezultat i dhunës dhe terrorit, përgjegjës është ,,Bashkësia shoqëroro politike, ndaj në rastin konkret Qeveria e Republikës së Serbisë ka qenë e obliguar që; aktet e vrasjes, plagosjes, dhunimit seksual, dhunës se ushtruar, terrorit, dëbimit të popullatës jashtë Kosovës, dëmtimit, asgjësimit dhe vjedhjes së pasurisë si dhe shkaktimin e dëmeve të tjera t'i pengoj si dhe t'i motivoj njësitet e ndryshme paramilitare për kryerjen e veprave me të vrazhda si me lartë.

PROVAT:

Aktgjykimi i Trupit gjykues i Tribunalit të Hagës i dt. 27. 02. 2009, sipas të cilit janë shpallur fajtor dhe janë dënuar:

- Nebojsha Shainoviq ish zv. kryeministër jugosllavë,

- Nebojsha Pakoviq,gjeneral i Ushtrisë Jugosllave,

- Sreten Llukiq, shef policisë serbe,

- Dragolub Ojdanoviq, gjeneral i Ushtrisë Jugosllave,

- Vlladimir Llazareviq, gjeneral i Ushtrisë Jugosllave
, që te gjithë për urdhrat e dhëna për kryerjen e krimeve makabre ndaj popullatës civile shqiptare të gjinive dhe moshave të ndryshme, që nga foshnja e deri tek plaku-a 90 vjeçarë si; vrasjen, sulmet seksuale, plaçkitja, djegia dhe shkatërrimi i qëllimshëm i shtëpive, si dhe dëbimin e popullatës nga trojet e tyre, djegiet e kufomave në furrnaltat e Kosovës si në Feronikel të Drenasit (Gllogovcit), Kastriotit (Obiliqit), Trepçës së Mitrovicës, Borit, në Maqkaticë të Serbisë e gjetiu, vrasjen e të plagosurve rend dhe të pa lëvizshëm si dhe urdhërat për zhvarrosje të kufomave nga territori i Kosovës dhe rivarrosja në varreza masive nëpër vendet e ndryshme në Serbi... etj.

- I akuzuari Vllasitmir Gjorgjeviq para Tribunalit të Hagës ka deklaruar se me keqardhje i është dashtë ta zbatoj urdhërin e prerë nga Vllajko Stojkoviq, ministër i Punëve të Brendshme të Serbisë për varrosjen e kufomave shqiptare në një gropë në Batajnicë - buzë MPB të Serbisë.

- Dëshmitari i mbrojtur K-87 ka deklaruar se gjenerali i policisë Vllastimir Gjorgjeviq, ka urdhëruar që kufomat e sjellura nga Kosova të varrosen në Batajnicë.

- Në krimet ndaj popullates civile shqiptare morën pjesë edhe pjesëtarët nga Njësitet Speciale të policisë nga aradha e Nishit që përbëhej nga 5 qeta; qeta e Leskovcit, ajo e Vranjës, Krushefcit, Prokupljes dhe e Pirotit, secila qetë kishte nga 5 togje e një tog përbehej nga 30 policë.


- Vllastimir Gjorgjeviq, Zoran Nikoliq me nofkën “Honda”, Millorad Llukoviq, komandant i njësive speciale (JSO) me nofkën “Legija” kanë qenë urdhërues dhe pjesëmarrës të drejtpërdrejt në vrasjen dhe masakrimin e cilëve shqiptar.

Urdhërat për krime ndaj popullatës shqiptare jepeshin sipas shifrave në vijim: “ta dërgosh në “Rrezitje”, që në gjuhen serbe do te thotë ta vrasësh-likuidosh, “Papagaj”, do të thotë të përdoret armatimi i rëndë luftarak praga, “Gjuetia” do të thotë të përdoret murtaja, “Shkrepësja” urdhër për djegie të fshatit, “Goma” urdhër për ndjekje-dëbim të popullatës civile etj. Këto të dhëna i kanë konfirmuar tre dëshmitarë të policisë serbe, të cilët kanë marrë pjesë në luftën e Kosovës dhe të cilët nuk i kanë përfillur urdhërat për kryerje të krimeve, me rastin e marrjes në pyetje nga ana e gjyqtarëve të Gjykatës Speciale në Beograd, sipas kallëzimit penal të paraqitur nga ana e Fondit për të Drejtat Humanitare të udhëhequr nga Natasha Kandiq. Tre dëshmitarët për momentin janë paraqitur sipas shifrave: A), B) dhe C), të cilët kanë rrëfyer të paktën për 36 ngjarje më të tmerrshme, se personalisht dhe me tërë familjet ende ndihen të pasigurt për tu identifikuar, ndërsa do të identifikohen posa të filloj burgosja e kryesve të krimeve.

Vlen të ceket, se për krimet më makabre të kryera nga njësitet e posaçme ushtarako-policore serbe kanë argumentuar edhe të dhënat nga Natasha Kndiq dhe nga Sonja Biserko.

Ndaj Koalicioni i gjashtë organizatave joqeveritare, nga Beogradi, kërkoi nga Kuvendi i Serbisë që ta themelojë, urgjentisht, një Këshill Hetues ose komision hetues, i cili do t'i verifikonte të dhënat për varrezat masive në Serbi dhe për asgjësimin e dëshmive për krimet e kryera në Kosovë, duke u bazuar po ashtu nga të dhënat e Fondit për të Drejtën Humanitare, veçanërisht rreth rastit “Maçkatica”. Hapi më i rëndësishëm i të gjithë atyre, që janë duke u përpjekur për ndriçimin e plotë të së vërtetës rreth asaj se çfarë ka ndodhur në rastin “Maçkatica” ishte gjithsesi takimi me Predrag Markoviqin i cili ka premtuar se do të bejë gjithçka që gjërat të lëvizin nga pika zero. Për rastin “Maçkatica” ishte njoftuar edhe Tribunali i Hagës, por si duket edhe nga vetë tribunali nuk ka patur vullnet politik të zbardhet e vërteta.


PËR FUND

Pas liberalizimit të vizave nga Bashkimi Europian për qytetarët e Republikës së Serbisë dhe tani disponimi i disa vendeve të BE-së që Serbinë ta shpërblejnë edhe me karrotën e dytë, duke e pranuar në gjirin e BE-së, duke e ditur se shteti në procedurë për anëtarësim në BE duhet t'i plotësoi të paktën dy kondita kryesore; të mos ketë pretendime territoriale ndaj ndonjë shteti, në rastin konkret ndaj (Kosovës) dhe të mos ketë borxh ndaj ndonjë shteti, në rastin konkret prapë ndaj (qytetarëve të Kosovës). Ndaj parashtrohet pyetja, mos këto veprime do të bien ndesh nga BE-ja me realitetin objektiv, pasi që në një të ardhme të afërt pas shterrjes së organeve vendore të drejtësisë në Gjykatën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut me qëllim të marrjes së v e r d i k t i t, do të procedohen me mijëra e mijëra lëndë të qytetarëve jo serb nga Kosova, sipas padive për kompensimin e dëmit të shkaktuar nga agresori serb si me lartë, duke patur për bazë faktin se veprat penale kundër njerëzimit dhe ato gjenocidiale nuk vjetërsohen. Sipas tipareve dhe veçorive të përcaktuara me aktet ndërkombëtare në fuqi, dëmet e shkaktuara qytetarëve jo serb të Kosovës dhe diskriminimi i tyre që nga rrënimi i institucioneve të Kosovës në dekadat e fundit të shekullit XX, klasifikohen si vepra penale kundër njerëzimit, ndërsa veprimet barbare serbe gjatë luftës së fundit në Kosove (1998-1999) klasifikohen si vepra gjenocidale.

Nga Tini Qerragjija: Pertej halucinacioneve

Tini Qerrajija


Denoncim


Ai gjurmon mbetjet e frymes
Qe kacavirren mbi lekuren e zhveshur
Nga pikmentet surreale
Te fateve
Qe thepisen nen rrogoset
Plot ulerim grushtesh
Aty ku kufijte
Perpjestohen
Pertej halucinacioneve
Duke zberthyer
At univers te zbarkuar arenash
Ku zhigolit e shitur pushtetesh
Pjellin mjerimet pa ngjyr te shpirtit

Foto
Vetes


Une nje kompleks i etur krijimi
Me at pen te ngjyer muzash
Ulem buze olimpeve
Te etur perendish
Duke shijuar at kupe te braktisur nektari
Qe shfryn mitet dehese te lakuriqsive
Te gdhendura ne misjonet e skajshme te poezie...

 Tini  Qerragjija ,lindi ne Shkoder më 01.09.1974. Ka të kryer Universitetin "Luigj Gurakuqi ",në Shkodër.Poezia eshte pasjoni i sajë. ..Aktualisht punon dhe jetonë  ne Itali.)

2013/10/20

Vladimir Rama -Gjurmet tona aty jane/Cikel me poezi/



POEZI  NGA  VLADIMIR RAMA

Testamenti i eterve

Kur thashe shikimi me iku
mos kujtoni se jam i verber
muret e ngurta i njoh nder shekuj
lotit i kane lene testamente mbi eter

Fytyrat e miteve regetijne cdo dite
si perenj mbi gure,gjithe shkumb
e ne mbajme ndezur mangallin e zemres
qe hija e miteve te mos humb

Lotet kane lene testamente mbi eter
si fara e jetes mbi toke
testamente jane mbi ne patjeter
si grusht yjesh ne kete bote

Kur thash,shikimi me iku
mos kujtoni se jam i verber
enderat ndezur i mbajme edhe ketu
mbi mangallin e jetes,mbi eter

Fytyra e miteve regetin mbi grushtin e yjeve
deri ne zanoret e gramatikes se zemres
atje ku u shkrua testamenti i lotit
ne prushin e zjarte te bekimit te nenes.



 Ka filluar te guis

Ka filluar te guis i vogli
krahet i jane forcuar,edhe kembet gjithashtu
si nje gonxhe e bukur ne saksi
si nje pllumb i bardhe ne fluturim

Eduardi shpesh qesh me mua
si feshferima e eres ne natyre
dhe rjedh ne damaret e mij si krua
si reze djelli mbi fytyre.

Kujtesa

C'mu faneps ne kujtesen time
qyteti im i vogel si ugar
here ne shi dhe here ne kthjellime
qyteti im si drit,si margaritar

Edi c'ere ka vendlindja
si toka e zhuritur qe ujin pret
dhe ta dish po te mora prap ere
s'te leshoj per jete e mot

Kudo ku vajta e u enda
me ngrohu gjithcka ne zemer
si balta dikur e serte
si brume kembet ngrohte na i mbante

Lotet e fshehura kure si haroj
ne qytetin tim te punes e te dijes
dhe shtruar mushtin e vendlindjes piva
dhe endrat si temjan ndezur rine.



Hapu rrugen.

Do te desha te thosha nje fjale
por shume kam per te thene
i kam mendimet pa hale
dhe jo te vjedhura ne hene

Sa bukur citojne shkrimtare
plot me shpirt e deshire
sikur te jene ata valle?
si shalqini i harire.

Hapu rugen eshte me mire
eshte vete koha ndyresire
eshte vendi ku c'do gomar
ka me vlere se nje shkrimtar.

Zemra

Kur zemra gishtin s'ta drejton
dritat e shpirtit kure nuk ndizen
e trupi rudhet,rudhet pa ndalur
si mjegull ruge ne perendim

Edhe loti kur buron mbi sy
ylber i shpirtit eshte
dashuria dhe hidherimi,bashke te dy
alga zemre qe prodhojne impulse.


C'fitoj kjo bote

Te cilter lindem si lulja ne pranvere
nen yjet,kenge gjithmon presim
gongu i gezimit bucet dere me dere
te lumtur se kure nuk do te vdesim

E c'fitoj kjo bote nga ardhja ime
apo e atyre qe me ndoqen nga pas
ta dini more njerez pa paragjykime
si flaken vlerat para parase.

E c'fitova ne kete bote ku ne rime
me ikjen time a prishet pune ?
vec vlerat o njerez jane jetim
si qengja te urte mbuluar nen gune

C'fare bejme,c'themi kur s'kemi piknisje
si rufe zjari ne kohe te thate
as pik mbarimi ne kete kohe krisje
here mbrapa here vone me hapa t'pa mate

E lulja lulen s'di pse e kercenon
edhe pse kemi te njejten vule
ky qiell i larte qe na mbulon
eshte per te gjithe urre.

Koha iken

Ererat s'jane me te forta
si dikur me pare
s'mund te thuash as te ngrohta
koha e shkuar i ka vrare

S'jam harbimi i lisit ne kete jete
qe mer lartesite
por trup i vrare nga rufete
lak i mbledhur per cdo vit.

Zgerbonjat lisit, care e kane ne mes
dhe renjet e dala shemtojne dhene
njomur jane me pika vese
dhe zogjte e trembur aty me nuk vene.

Qyteti im

Kurora e kodrave kapele me shume yje
fustanell e blerte te paska lezet
dhe buzet e pasura me leng nder pyje
kurorat e mbreterve i ka ky qytet.

Kembet e qytetit i lag vec nje lume
sic lagen petalet nga shiu i holle
harojme te djeshmen,te sotmen te shijojme
ky qyteti im i cuditshem mbi Devoll

Ne endren e brishte dikush me terhoqi
dhe petet e lakrorit kure s'u thane
dhe rakia e rushit dashurite i poqi
dhe me rakine mbi sofer vetmi s'kane

Qyteti im me buze te puthura e sy qe qeshin
kane brenda shume pasuri
si trendafil i thare dhe fjale qe s'reshtin
brenda saje zjejne dashurite.



Pime rakine e vendlindjes time



Kur diku syte i perqendroj
Mbrapesht me mer kujtimi
Ne mendje dicka kerkoj
Me mua sote te gjithe rini

Edhe engjejt me vijne prane
Thane nuk vdesin dashurite
Behen ere e prane i kame
Kudo shume i kam miqte

Dhe sa shume ishim bere
Pime rakine e vendlindjes time
Gezuar Maliq thame te tere
Thurem kurore me kujtime

Nje dite Maliq do te vijme
Bahke me vello lule bardhe
Nje vals ne zemer do te ndrij
Dhe malli do tretet dalngadale



Poezi per Nenen

Ja kushtoj shokut tim,Shkelqim Mancellari .

Te pashe nje here ne ender,nena ime
dhe veten e gjeta mbi ballin tend
kur kam dhimbje,kur kam gezime
pran me ndodhesh ane e kend

Sa here loti rugen ma pret
dhe mjegulla,vjedhurazi shikimin ndal
Llogjike eshte,nena ka emer te madh
zemra e saj dimrat mi beri behar.



EJ BABA

Ate dite kur vdekja te puthi buzet
une nuk u ndodha aty
vec loti i vetmis zemren shpertheu
si nje lule e bukur vere mbi sy.

Ej,baba te kujtoj c'do cast ku jam
si yll mbi legjenda beheshe urre
si yll legjenash qendroje mbi mua
sa shpirt i madh,s'merziteshe kurre

Te kerkoj ne copeza kujtimesh dhe s'me mungon kurre
si yll mbi re fshihesh dhe cfaqesh pa ndalur
si femije me flisje dhe serioz kur u bera burre
mbi zemrat tona shume te permallur

Ej baba,sa here ne zemer te kujtoj ri e clodhem
si lule vere me ngop me arome trendeline
c'them dhe une,ne bashk jetojme
o zot,zeri i tij ne kenge me ngop,me kenaq me melodine

Ike baba,dhe dicka u keput brenda meje
ishte rjedhe e fuqishme vale,a nje i teri planet.
loti filloj e ngriu dhe dita u zhduk
vertet,valle ke ikur apo je ne jete.

Ate dite kur vdekja te puthi buzet
dhe syte e lodhur kapluan male,male
thirra baba,thesar ishpirtit e me mungon
baba me lule zemre na ngop me arome.


S'ka fund

O zot,dashuria s'ka fund
si vala e detit mbi breg troket
ajo vjen e zhduket,e perseri rilind
si rezja e djellit mbi perendit

Dashuria te jep force te ngrihesh
te ngjall e te jep ngrohtesi
mbi nje cop qiell ne stuhi
e kush u ndodh atje e s'ra ne dashuri.


Meditim

Me shihje kapardisur kembe mbi kembe
e zhytur mbi zjar,e futur nen tende
me syte e zes ngulitur mbi mua
por ti genjeje veten,me shihje vetem mua.

Me shihje shtruar kur pinja duhan
pastaj mu lute ,me the aman
me the me turp lere per mua
do te behem tym,mbi buzet e tua

Pastaj u plakem vec une lengoja
ti e lumtur,kenge te thoshte goja
Me shihje te tretur si nje cigare
me pive ti ,me trete si nje cigare.


Buzëqesh

Me thane te buzeqesh dhe ashtu bera
e gjithe kjo ishte vec nje loje
se zemra me tha s'eshte kjo e tera
dashurias'lyhet kure me boje.

I thane edhe tjetres te lotoje
por veten mbi lote kure s'e pashe
vec loti genjeshtar syte do qeroje
valle me la apo e lashe.


TRISHTIM ?

Me vini mbi koke nje lule trishtmi
mbi celsin e zemres te vrare pa fund
dhe emrin tim kur kush s'ma pergjumni
nga dy trendafila arom pa fund.

Te themi vertet na ishte nje here ?
kurr brenda ylberit gjendeshin dashurite
dashuri s'ka vetem ne pranvere
por gjithe jeten,c'do dite,per dite

Me vini mbi koke nje lule pa uje
dhe hija e saje do mpaket
kujtesa do te kthehet ne statuje
dhe dy trendafilat largohen me ngut.



FABULA-Partit dhe Tigani.

Midis tyre dhe tiganit ka ngjashmeri
dhe besoni tek kjo histori
Thone partite me ironi:
-c'ju gatuajme ne ;populli e ha
edhe sapunin per djath,gati e ka
kurse ti u nxive,u hollove fare
here ne zjar dhe mbi kamare
Thote tigani :
-Keshtu ndodhem vertet sote
por si ju s'behem donkishot
cudi me vjen per gjumin e gjate
pas kater viteve beheni manjak
pas kater viteve-thoni-jemi tuajt
poshte e larte bridhni si kuajt
kurs une gatuaj kur njerezit kane
dhe prane ju ri edhe kur s'hane


Fabula--Qytetari dhe pushtetari

Thote qytetari i merzitur :
-Vite te tera voten ta kam dhene
te njohur ta bera ate fytyre
karigen e bere me rrenje
vec un rugen s'e mesova per ne zyre

I thote pushtetari serbes :
-S'e dini rugen vertet ?
kemi folur per vula e damka
s'me keni kuptuar per kater vjet.
Rruga per ne zyre kalon nga banka.


Maja e malit dhe Urejtja

Uleriu mali njehere plot krenari:
-Une,kam majen me te larte ne bote
dhe askush nuk me mburr kote
Urejtja e degjoj dhe serioze i tha :
-Eja te flasim bashke pak sa hapur
majen tende;njerzit e kane kapur
Per mua ne shekuj ata kane vdekur
dhe kurre kulmin s'ma kane gjetur
prap vazhdojne pa u lodhur edhe sote
dhe majen e urejtjes s'po e gjejne dote.

Qyteza ime

Qyteze,keshtu te thoshim
qyteze,dhe sote te themi
fale ty te qofshim
per jete sa jeta jone

Dhe prape keshtu si je
gjurmet tona aty jane
Si ditar vend lindje je
na shperndave ane e mbane

Kam endra kure s'te kame prane
mendoj e mendoj se si
kujtimet e bukura te jetes time
atje do te ngelen tek ti

Zogjet e bardhe prap do te vijne
mbi endrat e tyre do te kendojne
do kujtojne me mall rinine
dore per dore do vallezojne

E di pse renkon hija e ime
se lotet s'vuajne per miq
ata qe degjojne brengen time
te brengosur jane per qytezen Maliq

Fshehurazi lotet do ti fshij
kurizin do te kthej aty diku
do ta bej veten si femije
ngadale,ngadale do vije dhe une

Loti dhe djersa
Te dyja ziheshin shpesh here
kush nga te dyja kishte vlere
por nje dite shume ishin acaruar
kush ishte serioze e kush e perparuar
Djersa, lotit e para i tha :
-Te gjithe mua me respektojne
me gisht gjithmone me tregojne
kodo me bejne jehone
me djerse i ke fituar -me thone
Por lotit nuk ju durua .
-Jo gjithmone ti e meriton
edhe kur ben faje ti prap buron
kurse une lotoj kur jam e gezuar
dhe kur qaj ne shpirt rjedh e nxituar.


Une dhe ti

Ne vendin tim e ne vendin tend
c'do pickim,ty dhe mua na dhemb
ne vendin tim vet vriten njerez
valle s'ja dine vleren jetes ?

Prap vazhdojne te vriten ata
dhe askush djall atyre s'u tha
po kush eshte djall i vertete
une e ti,apo ata ne pushtet

Hena merzitur i kishte thene nates
haruan zilen kur dikur linden zane
shpresa e perthyer e vete jetes
plagen e pa shpres e mbyt nen kambane

Me renoj plaga por sjam vetem
plaga e alarmit po troket
mbeshtjell ne pjate kam vene jeten
kjo heshtje e ralle po me vrete

Ti dhe une quhemi te lire
ne pyllin e virgjereshave ju thone ilac
gjarperinj te shenjte si qiri rine mpire
si kulac i ardhur ne sac

Ti dhe une Lule te vocer jemi
shkrepetima mbi amanete leme
sot perseri kujtohet Migjeni
sa Lule te vocer paskan qene

Eja edhe ti o udhetar i marre
i lindur mes dy dashurish
ne qofsh i lumtur do jesh i ralle
apo kohe tjeter cmendurish.

Te dua qyteti im Maliq

Maliqin e dua ashtu si eshte
edhe djellin ne dite e thellime
kur zhurme me bejne nja pese a gjashte
ju them pushoni,eshte vendlindja ime

Me ka mare malli qe kurre
vite te shkuara larguar
e quaj qytetin tim si burre
dhe njerzit e saje te pa gabuar

Me ka mare malli per bangen e shkolles
ku eshte valle ,ku eshte tani
ne te shktova te parat zanore
ne qytetin tim ne Shqiperi

Per njerzit e Maliqit do flas gjithmone
c'do dite do shkruaj edhe me shume
ku vajten te mijte gjitone?
ku ikem dhe ne si rjedhe ne lume

C'na bere moj kohe,na ngrite
shume larg na cove dermuar
kush kujton te kaluarat vite
eshte i gjalle ,eshte i nderuar

E kur kthehem atje filloj e pyes
ku jane pleqte e dashur dhe punetor
pa durim pergjigjen e pres
nje pjes iken,te tjere buzeqeshin me zore

Eh jeta,me thone keshtu e ka
se vdekja nuk vjen nga pleqeria
te vetem kane ngelur ata
nga jeta largohesh edhe nga merzia


MIU dhe MACOKU


Miu u nis,macokun te takonte
per punen e re te uronte
neper shkalle ne te hyre
e gjeti duke lexuar ne zyre

-Ah macok ta kam vertet sevdane
ti ulur ketu,libra ke plot menjane
por me vjen vertet cudi
kaq shume i do librat ti ?
Te kujtohet dikur me pare ?
ti flije gjume,une bridhja neper sertare
dhashe e mora neper duar
por ty s'te pashe kure duke lexuar.


Buri dhe gruaja


Flet buri i vendosur
kjo qe do te them eshte e persosur
BUR E GRUA ESHTE MISH E THUA
Thote gruaja e merzitur
- eshte shprehja me e neveritur
nje tog fjalesh kaq e vjeter
sot kush do mer nje tjeter

Fshatari dhe gomari


Nje fshatar bashke me gomar
po shkonin ne pazar
disa te rinje aty prane
filluan me fshatarin shakane
-Ej cka gomari qe pellet
vertet c'fare ka qe bertet

Fshatari ju thote qete ,qete
-Me mua shume eshte merzitur
ndaj ngeli duke bertitur
ne nje kerkese po ngulmonte
me ju deshi te biaedonte



Njeriu dhe Gomari


Nje dite njeriu i tha gomarit
-Shume kohe ka qe po na cudit
personazh i vetem behesh per dite
te permendim emrin ne proza e poezi
i pari ne fabula je vetem ti
te tjere kur ne zyra rine
emri jot nga goja ju del vetetime
ehhh vlla i dashur je emer me renje
edhe te votuarit per koken tende bejne

Gomari i hutuar syte zgurdulloj
ishte e para here qe te tilla fjale degjoj
-Me njohin te gjithe ,te gjithe me pergojojne
Sot njeriut vec veshet e mij i mungojne .


Dhelpra


Dhe shkoj dashi me nxitim
ne pazar me shume ekipe
per te pare ne cmim
pse per festa jane ne ritje

Foli dhelpra aty prane
-Sa te trashe keta mjerane
c'jane valle keta keshilltare
idene fare nuk e kane
loja behet ne kandare.

Merimanga dhe krimi i mendafshit

Kur merimanga krimin e mendafshit takoj
filloj gjithe naze veten te levdoj
-kur kame dale ne keto ane
pelhura kam thurur ane e mbane
qe pylli te kete jete dhe ftohte te mos kete.

Krimi i mendafshit menjehere ju kundervu
-Mos u mbur moj merimange me pika
fijet e tua jane gracka e prita
Kur shiu te filloj te bjere
pelhuren tende do te cjere.

DY DELET

Kur dy delet bashke u takuan
duart forte i shternguan
Folen shume e s'lane gje pa thene
Njera tha-Degjome, degjome c'me bene
Historia ishte e gjate
e dhimbeshme per delen e ngrate
-Se vodha nje kulete ne ruge
me futen menjehere ne burg
Delja tjeter ju pergjegj
-Vajte ne burg se more nje kulete ?
Ujku vodhi nje fabrike dhe u be debutet.

Zonja dhe shitesi.

Nje zonje ngadale,ngadale
vajti te psonis ne pazar
sic e kishte bere zakon
frutat me duar shume i ngacmon

Me ne fund shitesin pyeti
frutat nga vijne ,nga fshati apo qyteti

Shitesi ju pergjigj.
-Mos valle doni te bisedoni ?
apo kerkoni ti shijoni
Gjuhe tjeter ato nuk kane
duan dhembe qe ti hane.


Elefanti dhe Breshka


Nje elefant kishte rene ne nje grope
-Ishkreti-te gjithe thoshin -ka rene kote.
Askush nuk guxonte ta nxirte nga ai vend
-Nuk mundemi-bertisnin -ai eshte i rende.

Nje breshke qe filloj te nxitoje
tha dicka neper goje.

Me njihni kush jam une ?
E pa fjale dhe e forte ne pune
Me njihni dhe me keni provuar
Une e rezova elefantin me keto duar.


Plepi dhe pylli

Diku ne nje pyll me pisha
nje plep ritej gjithe sevda
nje suferine e madhe kur mbaroj
per cudi plepi asaj i rezistoj

Ne te gjithe pyllin filloj te mburej
-Ua prap ne kembe jam
vertet renje te forta kam
hihihi e hahaha
ky tufani nuk me pa

Pylli kur e degjoj plepit i tha:
-Mos u mbur o plep i ri
ishim ne qe te futem ne gji.

Pergatiti Flori Bruqi


Këto ditë, në botim të SHB “MESHARI“ në Prishtinë doli nga shtypi libri më i ri i Bedri Tahirit “Gur i diellit shenjëtor”

Këto ditë, në botim të SHB “MESHARI“ në  Prishtinë doli nga shtypi libri më i ri i Bedri Tahirit “Gur i diellit shenjëtor”

Xhevahir CIRONGU

Tregimtari që gatuan vargun me baltën e vendlindjes, dhe ndez zjarr si gur stralli kur e lexon atë
       Koha dhe shkrimtari
         Ndjeva kënaqësi kur më erdhën me postën elektronike dorëshkrimet e dërguara nga shkrimtari galicas, Bedri Tahiri. Me shkrimet e tij isha njohur shumë herët, saqë kur i lexoja ato nëpër gazeta e libra, që i gjeja në bibliotekën e qytetit bregdetar të Durrësit, apo në faqet e internetit, kryesisht te “Fjala e lirë” apo “Zemra shqiptare”, gazeta elektronike që botohen në Londër, më dukej vetja sikur takoja vetë Bedriun. Komentet që radhiteshin nëpër shkrime të ndryshme, si nga unë, por edhe nga ai anasjelltas, bëheshin në bazë të gjykimit të të lexuarit të lëndës shkrimore. Vërtet ne ishim larg nga njëri- tjetrit gjeografikeisht, por shkrimet na kishin afruar aq shumë, saqë na dukej sikur ishim ulur në sofrën e bukës së krijuesit gazetaresk e letrar, dhe kuvendonim me njëri - tjetrin.


         Por, erdhi një ditë me retë e bardha e kaltërsinë e qiellit, që brenda tyre kishin marrë me vete edhe ngrohtësinë e diellit, e ne u takuam edhe fizikisht në një kafene në qytetin e Durrësit. Ky takim qe pakëz si i çuditshëm, sepse që me atë prezantim të parë, rrjedha e bisedës kishte një njohje aq të thellë e kuptimplote, sa flatrat e fjalëve çelën petale të reja gëzimi në gonxhen e vjetër të njohjes nëpërmjet njohjes së shkrimeve e të librave që kishim lexuar e botuar. Një kafe të ëmbël, shumë fjalë u derdhën në atë bisedë që formuan lumin e vargut prozatorik, që më vonë ato do lartësonin malin e argjend libror me shkronjat e alfabetit të florinjtë të gjuhës sonë shqipe.
       Shkrimtari galicas, tashmë është bërë autor i dashur për lexuesin tonë, nga më i thjeshti deri te akademiku, shkencëtari, filozofi, por edhe për shkrimtarin e poetin e vjetër apo të rinj qofshin ata, si në Kosovë edhe në Shqipëri, por e më gjerë, jashtë kufijve shetërorë. Stili i të shkruarit ka specifikat e tij.                                              
        Këto, te  shkrimtari  Bedri Tahiri janë shpalosur qysh herët brenda shpirtit e mënyrës së të menduarit; por edhe të krijuesit që me fjalën e vargun prozatoik i ka derdhur ato në shumë vëllime që kanë marrë dritën e jetës së tyre për te lexuesi.
         Duke lexuar veprat e këtij shkrimtari, vetja të duket sikur udhëton nëpër shekuj, takohesh me të djeshmen, bisedon me të sotmen, por edhe të tregon rrugëtimin për të nesërmen! E them pa frikë, se në këtë platocion brezaresh të mbjellë me pemë frutore, shkrime e libra, edhe nga vetë shkrimtari Bedri Tahiri, ka qëndisur më së miri dashurinë për atdheun, që rrënjët i ka në baltën e tokës sonë të larë me  gjakun e  derdhur në shekuj të popullit tonë për liri e pavarësi.
Pena e shkrimtarit Bedri Tahiri është e thjeshtë në mënyrën e stilit të të shkruarit
        Këtu qëndron edhe madhështia stilistike e tij. Sepse, një shkrimtar që flet me gjuhën e thjeshtë të popullit, kur shkruan për historinë, për patriotizmin, për heronjtë e dëshmorët, por edhe për njerëzit e thjeshtë që sakrifikojnë çdo gjë për mirëqënie e përparim shoqëror, për çështjen tonë kombëtare, marrin vlera të pallogartshme, duke u kuptuar e vlerësohet nga masa e lexuesve nga gjithë shtresat shoqërore të popullit. Prandaj, them pa frikë, se autori Bedri Tahiri me mënyrën e vet të të shkruarit, ka krijuar emblemën e personalitetit të vet, si shkrimtar i kohës sonë që jetojmë në këtë dekadë të shekullit XXI- të. Kur lexon reportazhet e paraqitura në pjesën e dytë të këtij libri të titulluar “Gur i diellit shenjëtor” se si ngërthehesh duke marrë me vete historinë e popullit, së bashku me lirinë që tashmë të fituar edhe në Kosovën martire. Përshkrimet e reportazheve jepen me fakte konkrete, dëshmi të gjalla të së djeshmes e të sotmen, por tregojnë edhe për rrugëtimin për të nesërmen  që ajo të jetë sa më e begatë.
      Në gamën e shkrimeve të paraqitura në këtë vëllim të ri të autorit Bedri Tahiri, si në tregimet, ashtu edhe në reportazhet që përfshihen në gjerësi gjeografike në Kosovë e jashtë saj si dhe në gjetjen e një titulli mjaft domethënës që flet aq shumë “Gur i diellit  shenjëtor” kanë oksigjenin e vlagun e tokës  Arbërore.
      Simbolika e gurit përfaqëson qëndresën e shqiptarit në shekuj për liri e pavarësi ndaj pushtuesve grabitqarë të trojeve tona shekullore. Kurse dielli është shpirti miqësor i shqiptarëve, edhe ndaj fqinjëve. Por, balta e tokës sonë që është më e ëmbël se mjalti, në shkrimet e autorit na jepet e gatuar me gjakun e derdhur në shekuj të shqiptarëve, saqë pema e lirisë i ka rrënjët aty, dhe mesazhi është i qartë: Për të mos u vyshkur kurrë kjo pemë në shekuj.
      Prandaj, shkrimtari e tregimtari Bedri Tahiri, i ka bashkangjitur gurin, baltën e flamurin edhe në vargjet prozaike në këtë vëllim.
     Shkrimtari Bedri Tahiri është vlerësues edhe ndaj fenomenit kohë. Ai rend pas kohës e historisë, të djeshmes, të sotmes dhe reflekton si një gur xehori edhe për mesazhet e së nesërmes. Të djeshmen kohë e rrok pas vetes, duke e kërkuar te gojdhënat e dokumentat shkresore. Të dyja këto i bashkangjit si dy gurë kalaje në kërkim të dinjitetit kombëtar nëpër shekuj që të na thotë të vërtetën historike. Kjo shprehet qartazi nga ky shkrimtar, duke zbuluar si një arkeolog në dritë të diellit faktet historike të qëndresës shqiptare nëpër shekuj në trojet e tyre.
      Armiqtë e kombit tonë kanë bërë ç’është e mundur që të na rrëmbejnë si një shpend grabitçar jo vetëm tokat tona, por edhe gjuhën, zakonet, traditat deri te dinjitetin tonë. Shkrimtari galicas e jeton kohën nga ku ai vetë edhe është pjestar i kësaj të vërtete historike. Ai është aktiv i ngjarjeve dhe i historisë për të cilën merr penën e shkruan, si të shekullit XX-të, ashtu edhe të shekullit të ri, të XXI- it. Prandaj e themi pa frikë se Bedri Tahiri vlerëson kohën e të vërtetën historike me mesazhet që na i jep edhe në këtë vëllim të ri me titull: “Gur i diellit shenjëtor”.
       Tregime me rrënjë te gjaku i shqiptarizmit
       Edhe tregimet e paraqitura në këtë vëllim janë dëshmi i faktorit historik. Aty gjen figura historike që përshkruhen me aq fines, duke ngritur edhe më lartë atje në kupën qiellore, që rrezatojnë dritë yjesh nëpër historinë tonë kombëtare. Në boshtin e rrëfimit të tregimeve, autori na i përshkruan me një lirizëm gjuhe të thjeshtë, jo të sforcuar saqë, personazhet gjatë zhvillimit të ngjarjeve herë takohen e herë ikin diku për t’u takuar përsëri. Personazhet pozitive janë veshur me “Gurin e skalitur” të atdhedashurisë që i qëndrojnë deri në vdekje, sa bëhen pluhur e thërmija për të qëndruar të pavdekshëm në peidestalin e lirisë.
       Në të shtatë tregimet, autori e sintetizon qartë këtë qëndrim dhe i qëndron besnik asaj deri në fund. Edhe në tregimet e mëparshme, në vëllimin me titull “Diferencimi” na paraqitet me të tilla tregime të sensit historik e patriotik. Ai nuk shkëputet dot nga kjo temë, sepse edhe vetë është i bashkangjitur deri në rrënjë gjaku me patriotizmin e dashurinë e pafundme ndaj atdheut. Fakti, që autori Bedri Tahiri ka marrë pjesë aktive edhe në luftën për çlirimin e Kosovës të vitit 1999-ës; derisa Kosova fitoi lirinë e Pavarësinë e saj ndaj pushtuesit shekullor sllav.
        Kur lexon tregimet jetësore të Bedriut, por dhe ato të viteve më të hershme, të cilat gurgullojnë si ujë burimesh alpine, se si ndihesh e historia arbërore të shfaqet si një ekran i madh, dhe lexohen qartë me gjithë madhështinë e trimërinë e tyre.
        Në krahasim me tregimet e vëllimit “Diferencimi” të botuar në vitin 2010, në këtë vëllim të ri, tregimet kanë një cilësi më të arrirë artistikisht në përpunimin e frazës. Në tregimet e vëllimit “Gur i diellit shenjëtor” ka linja të qarta, ku ndodhia e ngjarjeve, struktura, personazhet e ajo që është më e rëndësishme, boshti i tregimeve, janë shkrirë në një trup të vetëm: Historia e ngjarjeve, ndërtimi stilistik, krahasimet, figurat e gjuha letrare, kanë gjetje filozofike. Tregimi jetësor historik, në plan të parë të duket i thjeshtë, kur e shkruan atë. Por, është krejt ndryshe nga ajo ndërtesë e rrëfimit imagjinar të tregimit letraro- artistik. Pra, aty duhet një stil i vaçantë rrëfimi sa historik e letrar. Pra, brumi historik kërkon gatim letrar përgjatë rrëfimit artistikisht. Aty- këtu, në gamën e gjerë të tregimeve ka edhe ndonjë “lajthitje” jo të goditur letrare. Por, ato jënë të papërfillshme dhe nuk ndikojnë në strukturën e rrëfimit letrar.
       Shkrimtari Bedri Tahiri, si njohës i historisë së ngjarjeve të djeshme e të sotme, ka ditur t’i ndërthurë mirë të dy këta elementë të rëndësishëm në tregimet e tij që na paraqitet në këtë vëllim me tregime e reportazhe. Ai është larguar nga disa frazat boshe, duke na sjellë reminishenca të reja shprehëse të fjalëve e frazave lerare.  
       Tregimi “Helmimi” jep detaje të qarta të mbijetesës së shqiptarëve të Kosovës nëpër shekuj ndaj një pushtuesi barbar që ka vrarë, djegur, plaçkitur, dëbuar nga vendlindja e tyre shkullore. Kështu, armiqtë e popullit tone, jo vëtëm me  plumba e bajonetat  e armëve, por nuk kanë kursyer edhe helmin e zi ndaj qëndrimit burrëror të shqiptarëve për t’i eleminuar fizikisht në mënyrë masive me anën e helmit të përdorur në ujë e ushqime, deri në asgjesimin e gjuhës shqipe. Edhe në tregimin “Arrestimi” detajet përshkruhen si një fill i vetëm, ku mënyra e të treguarit, së bashku me konfliktin, zbërthen dalngadalë dhe në fund fiton drejtësia ndaj pushtuesve e të pabesëve. Pra, aty mesazhi jepet në gjithë sfondin historik i qartë, se liria fitohet e nuk dhurohet.            
       Interesant paraqitet edhe tregimi “Një thëllëzë për nipin”. Një gjetje e bukur me temë shqërore. Këtu qëndron edhe thyerja e “Tradicionales historike” e Bedriut në rrugëtimin e të shkruarit në gjininë e tregimit. Ai merr guximin e shkëputet nga të qënurit të tij “Traditë”, dhe na tregon me figurë letrare dashurinë njrëzore deri në familjet tona. Pa dashurinë njerëzore s’mund të jemi të lirë, sepse kush ka lirinë me vete, ka përparimin e zhvillimin shoqëror në çdo aspekt të jetës. kujdes, si në stilin e të shkruarit, ashtu edhe me frazat e gëdhendura mjeshtërisht nga autori. Faktet historike, vendi ku zhvillohen ngjarjet, heronjtë e fjala
       Figurat letrare, dhe gjuha stilistike e goditur jepen edhe në tregimet: “Shterani”, “Shpirtplagomë”, “Tjetërsimi”, “Diellori”.              
       Në tregimin “Diellori” është punuar me e tyre, guri e dielli, idealet e liria, janë të vendosura në të pavdekshmin Atdhe! Ja si shkruan autori në mbyllje të tregimit:
      “Ah, po, ai Guri kishte vlerё tё madhe. Azem Galica vetё e emёroi ashtu, Diellor, dhe i porositi mjeshtёrit ta vendosnin nё ballё tё kullёs sё re, pak mbi derёn e hyrjes. Tri ditё rresht, me daltё e me çekan, kishte punuar nё tё, kryeustai…’’
       Edhe autori Bedri Tahiri në vëllimin me titull “Gur i diellit shenjëtor” na e sjell të gjallë historinë e djeshme, të sotme, së bashku me mezazhet për të nesërmen, me rrënjë te gjaku i heronjve e dëshmorëve të atdheut tonë, Shqipëri!
        Bedriu piktakohet me zgjimin e ëndrrës së madhe, Shqipëri!
        Duke udhëtuar së lexuari oazin e botimeve të publicistit e shkrimtarit drenicas, Bedri Tahiri, të cilat na plotësojnë në një farë mënyre atë boshllëk që na kanë lënë kohërat e errëta për të mësuar të vërtetat historike të popullit tonë. Reportazhet e shkruara prej tij, janë një dëshmi e gjallë si të kohës së djeshme, por edhe të sotmes, duke i shtjelluar ngjarjet historike, e na i jep si shkëmb ato të pathyeshme nëpër shekuj. Ai zbulon të vërtetat historike të popullit shqiptar, sepse armiqtë janë munduar të fshehin midis të tjerave edhe historinë e vërtetë të qëndresës për liri e përparim të popullit tonë.
         Në vëllimin “Gur i diellit shenjëtor”, udhëtimet që bën autori nëpër vendet historike kudondodhen tokat shqiptare, të befason për risitë e reja që paraqet nëpër reportazhet që shkruan. Aty gjen vendet historike, emrat e heronjve, të dëshmorëve, të njerëzve që jetojnë sot që japin kontributet e tyre për të mirën e Kombit, për ata burra e gra që dikush i ka lënë nën hije të historisë; dhe autori u bën vlerësimet me përkushtim kontributeve të tyre, deri aty në vlerësimin maksimal, duke i kujtuar e shkruar  në monografitë  historike.
        Gama e shkrimeve të këtij shkrimtari është mjaft e gjerë. Edhe në këtë vëllim të ri, në pjesën e dytë, jepen para lexuesit reportazhet me titull: “Bardhësi në Peshkopi”, “Një manifestim i qëlluar që la për t’u dëshiruar”, “Marshim i madhërishëm mbarëkombëtar”, “Hasan Prishtina në Shkupin e tij të dashur”, “Tahir Meha luftoi me revolen e Azem Galicës”, “Lasgush Poradeci i frymëzuar prej Azem Galicës”, “Gjurmë kreshnikësh në Drenicë”.
       E veçanta e këtij autori, është qëndrimi patriotik e atdhetar ndaj padrejtësive që janë bërë në kurriz të popullit shqiptar nga shtetet fqinje shoviniste, duke i coptuar trojet tona shekullore. Ai kërkon që kjo padrejtësi shekullore, të kthehet në drejtësi në kohën e sotme moderne që jetojmë; edhe për popullin liridashës, mikpritës, e paqësor shqiptar. Shqiptari nëpër shekuj, për vete e popujt e tjerë, ka mbjellë paqen e lirinë, e kurrë urrejtjen. Prandaj, është një thirrje e brendshme dhe e ligjshme e autorit që piktakohet me padrejtësitë historike, dhe zgjohet me ëndrrën e madhe për të nesërmen, Shqipëri!
     Shkrimtari galicas, Bedri Tahiri, pulson fuqishëm te guri e balta e vendlindjes. Aty ai merr oksigjenin e shkrimeve, që s’do ndalet kurrë së shkruari me penën e tij të hollë aq fisnike, për të na dhënë vepra të tjera më të arrira sa patriotike e artistike
   Durrës, shtator 2013

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...