Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/10/27

Pro et contra shtypit grek:Kisha ortodokse e Greqisë: "Enver Hoxha ishte grek quhej Aleksandër Mavrojani"

1e9a781ecb5da749efd8ac0f8d2325bd

Në një artikull të publikuar nga mediat greke thuhet se lideri komunist shqiptar ishte me origjinë greke dhe kishte emrin Aleksandër.

"Enver Hoxha lindi në fshatin Dushja që më vonë u quajt Kefalari që ndodhet pranë qytetit të Qiatos në Korint.

Paraardhësit e Enverit erdhën në rrethin e Korintit pas rënies së qytetit të Konstantinopojës në duart e osmanlinjëve, së bashku me familjen e njohur të Notarëve.

Fillimisht u sistemua në Trikala të Korintit deh në vazhdim për siguri, shkuan në fshatin arvanitë Dushnja, Kefalar i sotëm. Ngaqë i pari i familjes tregtonte drithëra, madje ffurnizonte të gjithë zonën me cilësinë e mavraganit, mori noffkën Mavroijiani, që me kalimin e kohës u kthye në mbiemrin zyrtar të familjes. Informacionet që lexoni dhe që në vijim janë edhe më tronditëse, janë marrë nga të dhënat e gjeneralit Aifantis, në librin e tij të ri "Mashtrimet e mëdha". Këto informacione gjenerali Aifantis i ka mbledhur nga dëshmitë e njerëzve të afërm të familjes së Enver Hoxhës", thuhet në artikullin grek.

"Pasardhësi i familjes Apostol Mavrojianis, bëri në fillim të shekulli të 20-të 4 djem dhe tre vajza. Jorgon, Aleksandrin, Leonidën dhe Makun. Jorgo më i madhi i djemve ishte ai i cili u arrestuar nga gjermanët si agjent sekret ku e torturuan shumë, por më pas e lanë të lirë.

Aleksandri përfundoi studimet e juridikut në Universitetin e Athinës dhe u ndoq nga pushteti i Joani Metaksa si i majtë. Por, e përqafoi Intelligence Service dhe e dërgoi në Romë tek Papa, ku aty edhe i mori mësimet e para të gjuhës shqipe dhe të betejës komuniste dhe të menaxhimit administrativ dhe të funskionimit të shërbimeve sekrete. Më pas e dërguan në Paris ku i plotësuan studimet në komunizën dhe luftën e çetave (kryengritjen). E martuan me një muslimane e cila njihte shumë mirë gjuhën shqipe dhe e dërguan bashkë me bashkëshorten e tij në Kosovë për të organizuar PKSH (Partinë Komuniste të Shqipërisë). Me paratë e anglezëve dhe ndihmën e shërbimeve sekrete të Anglisë u ngjit shumë shpejtë në majë tëkierarkisë së Partisë Komuniste të Shqipërisë. Më pas shkoi në Tiranë dhe nxori në qarkullim gazetën "Vatra" dhe javoren "Java". Rrëzoi nga froni mbretin Zog të cilin vetë anglezët e kishin vendosur por tani veç më kishin vendosur që ta bënin kurban. Kështu Enveri bëhet sundimtari absolut i Shqipërisë dhe duke qnë nën direktivat e huaja vendosi rendin e ateizmit.

Në vitin 1943, i veshur me uniformë ushtarake oficeri gjerman udhëtoi me tren gjerman dhe erdhi në Qiato për të parë të atin e tij, familjen dhe të afërmit. Më pas po i kamufluar me uniformën gjermane u kthye në Shqipëri përsëri me tren. Vëllai i vogël, Leonidha Mavrojani, edhe ky njeri i Intelligence Sevice si një oficer i lartë Ushtrisë Greke, shërbeu për shumë vite si komisar “SHIG –Shërbimi Informativ i Greqisë”. Vizitoi më shumë se 36 herë Tiranën për të rregulluar dhe ujdisur me vëllain e tij Aleksandër Mavrojanin – Enver Hoxha politikat dominuese në Ballkan dhe në Lindjen e Mesme nën udhëzimet e Intelligence Sevice. I biri i vëllait të tretë Lenidha, Apostolos Mavrojianis u martua me vajzën e vogël të Miçotaqis, Katigën “Katërinën”, motra e Dora Bakojanit. Është e mundur që Miçotaqi të ketë dhënë vajzën e tij në një familje që nuk e njihte mirë? Si u njohën të dy familjet? Kush është ai që njeh mes familjeve që komandojnë njerëzimin?”, thuhet në shënimet e gjeneralit ndërsa e mbyll me pyetjen: - Le të përgjigjet çdo kush vetë në këto pyetje!


--------------------------



Nga Flori Bruqi

ENVER HOXHA ËSHTË SHQIPTAR

Enver Hoxha (16 tetor 1908 - 11 prill 1985) ishte udhëheqësi komunist i Shqipërisë nga viti 1944 deri në vdekjen e tij në vitin 1985, si Sekretar i Parë i Partisë së Punës së Shqipërisë. Ai ishte kryetar i Frontit Demokratik të Shqipërisë dhe komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura nga viti 1944 deri në vdekjen e tij. Ai shërbeu si Kryeministër i Shqipërisë, 1944-1954 dhe në kohë të ndryshme ka shërbyer si ministër i jashtëm dhe si ministër i mbrojtjes.

Periudha 40 vjeçare e sundimit të tij, u karakterizua nga eliminimi i opozitës, dënimet e kundërshtarëve të tij politikë me vdekje ose burgime të gjata dhe dëbimet e familjeve të tyre nga shtëpitë ku jetonin dhe internimet e tyre në fshatra të thella, ku kontrolloheshin rreptësisht nga policia dhe Sigurimi i Shtetit (policia sekrete). Gjithashtu, diktatura komuniste, u karakterizua nga metodat staliniste të asgjësimit të bashkëpunëtorëve të tij, që kërcënonin pushtetin e tij personal.

Regjimi i Hoxhës, pas viteve 1970 u karakterizua nga ndjekje strikete e ideologjisë anti-revizioniste Marksizëm-Leniniste. Pas ndarjes me Maoistët, gjatë viteve 1976–1978, disa parti Maoiste u deklaruan Hoxhaiste. Në ditët e sotme Konferenca ndërkombëtare e partive dhe organizatave marksiste-leniniste (Hoxhaiste) një fraksion me pak ndjekës, është grupimi më i njohur i këtyre partive.


Lindi më 16 Tetor 1908 në lagjen "Palorto", Gjirokastër. Por për ditëlindjen e tij ekziston një çertifikatë lindje e përdorur nga vet Hoxha për tu regjistruar në fakultetin e Montpelejesë e cila shumë qartë tregon që ditëlindja e tij është 3 tetor 1908. Enveri ishte djali i dytë i Halil Hoxhës, një tregëtar rrobash, që udhëtonte shpesh nëpër Europë dhe SHBA dhe Gjylihanit. Ai kishte një vëlla më të madh të quajtur Beqir i cili vdiq në moshë të re nga tuberkulozi, dhe tre motra Fahrien, Haxhon dhe Sanijen. Hoxhajt ishin muslimanë dhe i kishin shërbyer Perandorisë Osmane brez pas brezi. Ata kishin ardhur nga Dropulli para 3 shekujsh. Enveri u edukua dhe u ndikua ne formimin e karakterit nga xhaxhai i tij të cilin e thërriste baba Ceni, ndërsa babait Halilit i cili kishte emigruar para lindjes së tij në SHBA, i thërriste xhaxha. Pas vdekjes së djalit të madh Beqirit nga TBC më 1921, i ati ka thënë -Më vdiq i miri më mbeti rezili, edhe shprehja tjetër e tij akoma më e fortë dhe e rëndë të cilën i ati e thoshtë publikisht -Enverin kush e njeh çoç u duket, por kush e ka çirret e nduket.

Mësimet e para i mori në Gjirokastër 1917-1924 në shkollën Drita ku dallohet për vullnetin e tij por kishte vështirsi sepse i merrej goja. Liceun e nisi në vendlindje më 1924 por më pas e vijoi në Liceun e Korçës më 1927-1930 ku u ndihmua ekonomikisht nga xhaxhai i tij Hysen Hoxha. Vitet e qëndrimit në Korçë luajtën rol të rëndësishëm për formimin dhe edukimin komunist të Enver Hoxhës.

Largimi nga Shqipëria për studime në Francë

Në tetor 1930 Enver Hoxhës iu dha një bursë nga qeveria e Zogut për të studiuar biologji në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Universitetit të Montpeljesë, Francë. Por pikërisht kjo bursë ka lindur shumë dyshime sepse ai nuk qe student me rezultate të larta, ai kishte vështirësi të mëdha në lëndët e shkencave të sakta dhe provimet i merrte me nota të dobëta kaluese. Këtë dyshim e shton edhe rekomandimi i një institucioni si ai Ministrisë së Bredshme për t'ia dekretuar me urdhër personal të prefektit. Të gjitha këto fakte lindin dyshimin që Enver Hoxha të ketë qenë agjent sekret i mbretit Zogu për të zbuluar shqiptarët anti-zogist në emigrim.[Cito burimet] Në mars të vitit 1934 i ndërpritet bursa nga Ministria e Arsimit sepse nuk kishte kaluar asnjë provim. Mbas kësaj ai shkon në Paris ku qëndron deri nga fundi i vitit 1935 i ndihmuar financiarisht nga kunati i tij Bahri Omari. Me ndihmën e Llazar Fundos, profesor në Universitetin e Sorbonës ndjek leksionet në Fakultetin e Drejtësisë të këtij universiteti, por përsëri nuk mundi të kalojë provimet dhe nuk mundi të vazhdojë më tej. Gjatë kohës që ndodhej në Paris Hoxha mori pjesë në takimet e Grupit Komunist të Shqiptarëve që drejtohej nga Llazar Fundo (vrarë me urdhër të Enver Hoxhës nga forcat partizane në Tropojë në vitin 1944). Ai shkroi një artikull të shkurtër në gazetën e Partisë Komuniste të Francës "L'Humanité". Më pas arrin të sigurojë punë në Bruksel, si nëpunësi i vetëm i konsullatës shqiptare në Belgjikë. Nuk është e qartë se si ai arriti të sigurojë këtë punë. Edhe ky tjetër fakt forcon dyshimet përsa i përket statusit së tij si agjent, sepse ai nuk kishte as përgatitijen e duhur, as shkollën e as eksperiencë pune si atashe për tu emëruar si nënpunës në konsullatë. Emërimet per çdo nënpunes firmoseshin nga vete mbreti Zog pasi studiohej kadidatura nga zyra sekrete e Ministrisë së Jashtme. Ndaj Enver Hoxha ka qenë vërtet agjent sekret i rekomanduar nga zyra sekrete e Ministrisë së Brendshme tek ajo e Jashtme për tu punësuar si nënpunës në konsullatën në Bruksel.[2] Pas disa muajsh, në fillim të verës 1936, pushohet nga qeveria shqiptare për pikëpamjet e tij revolucionare dhe sepse zyrën e konsullatës e kishte mbushur me literaturë marksiste.


Zhdukja e çdo dokumenti të viteve 1927-1936

Pas ardhjes në pushtet të Hoxhës, çdo dokument që i përket jetës së tij gjatë viteve 1927-1936 nuk ekziston në asnjë arkiv shqiptare, as dokumenti i emërimit nga mbreti Zog si nënpunes në konsullatë.[3]


Enver Hoxha në Montpelije më 1933


Kthimi në Shqipëri


Në korrik të vitit 1936 Enver Hoxha kthehet përfundimisht në Shqipëri. Betimi që bëri më 29 korrik 1936 mbi varrin e Bajo Topulli në Gjirokastër se ai dhe gjithë të rinjtë do të luftonin "për një Shqipëri më të mirë", "për mbarëvajtjen e atdheut", "për bashkimin e vërtetë të kombit", ishte një program lufte për të.

Puna si mësues në Korçë

Pasi mbetet muaj të tërë pa punë, në prill të vitit 1937 mundi të sigurojë një vend si mësues me orë në Liceun e Korçës. Prej faktit që ai nuk kishte një diplomë kualifikuese ai jepte vetëm disa orë mësim, këtë e vërteton edhe Abaz Ermenji ish-kolegu i tij në Liceun e Korçës. Shumë shpejt Enver Hoxha rivendos lidhjet me grupin komunist të Korçës të drejtuar nga Koço Tashko dhe bëhet simpatizant i kësaj lëvizje komuniste, gjë të cilën e thotë me gojën e tij në Kongresin e Beratit, -Shokët kujtojnë që unë kam qënë eksponent i komunistëve të Korçës,por unë kam qënë thjesht një simpatizant i tyre.[4]


Si mësues në Korçë

Aktiviteti i tij komunist para e gjatë luftës

Më 1936 u njoh me Ali Kelmendin. Në pragun e pushtimit fashist të Shqipërisë më 7 prill 1939 Enver Hoxha mori pjesë në demonstratat antifashiste të popullit të Korçës. Më 12 dhjetor 1939 pushohet nga puna për mungesë diplome. Pas kësaj ai shkon në Tiranë ku jeton tek e motra, i ndihmuar nga kunati i tij Bahri Omari, i cili i gjeti një punë si cigare shitës në dyqanin "Flora". Ai mori pjesë në degën e grupit komunist të Korçës që vepronte në Tiranë. Pas demonstratës së 28 tetorit 1941 Hoxha u hodh në ilegalitet.

Krijimi i Partisë Komuniste Shqiptare

Më 8 nëntor 1941, pas dy vjetësh pune të palodhur e të pandërprerë, përfaqsuesit e të tre grupeve komuniste, të Korçës, të Shkodrës dhe të të rinjve themeluan Partinë Komuniste Shqiptare.[5][6][7][8]
Prezenca e Hoxhës në mbledhjen e themelimit të Partisë


Prezenca e Hoxhës në këtë mbledhje ishte thjesht si figurë, këtë e vërteton Todi Lubonja[9], Bedri Spahiu dhe Liri Belishova. Ai u ftua nga Koço Tashko për të ballancuar disi numrin e besimtarëve orthodhoksë të cilët ishin 4, ndaj duhej edhe një musliman e për këtë arsye Tashko mori me vete Hoxhën. Në këtë mbledhje themeluese merrnin pjesë edhe 2 eksponentë komunistë jugosllavë Miladin Popoviç, dhe Dushan Mungosha të cilët ishin inisiatorët e kësaj mbledhjeje.[10] Popoviçi hyri në miqësi menjëherë me Hoxhën sepse të dy flisnin frëngjisht.

Zgjedhja e Hoxhës si drejtues i komunistëve

Mbledhja themeluese nga (8-14 nëntor 1941) e zgjodhi Enver Hoxhën anëtar të Komitetit Qendror të Përkohshëm dhe, ndonëse nuk u caktua asnjë sekretar i KQ, ai u ngarkua me drejtimin e punëve të KQ të Përkohshëm. Më 23 nëntor 1941 Enver Hoxha merr pjesë dhe drejton në emër të KQ të PKSH, mbledhjen për themelimin e Organizatës së Rinsë Komuniste Shqiptare.



Hoxha në ilegalitet

I njohur në Parti e në radhët e simpatizantëve me pseudonimet "Tarasi", "Shpati", "Valbona", "Hasani", "Saliu", "Malo" etj., duke u paraqitur herë si punëtor e herë si tregtar e intelektual, ai gjatë gjithë vitit 1942, në ilegalitetit zhvillon një veprimtari të dendur anti-fashiste në Tiranë. Në krye të KQ të Partisë, Enver Hoxha përpunoi dhe udhëhoqi zbatimin e vijës ushtarake të PKSH për organizimin dhe zgjerimin e kryengritjes së armatosur në të gjitha anët e vendit dhe për krijimin, në luftë e sipër, të Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare.

Në vitin 1943 Enver Hoxha, nën ndikimin e përfaqësuesit të Partisë Komuniste Jugosllave Svetozar Vukmanoviç-Tempo, dënoi Marrëveshjen e Mukjes midis Frontit Nacional-Çlirimtar dhe Ballit Kombëtar, ku ndër të tjera theksohej bashkimi i trojeve të banuara nga shqiptarët mbi bazën e parimit të vetvendosjes së popujve. Si Komisar Politik i Shtabit të Pergjithshëm të Ushtrisë Natcionalçlirimtare (korrik 1943) e më pas Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalçlirimtare (maj 1944), Enver Hoxha punoi për krijimin dhe rritjen e UNÇSH.

Me propozim të KQ të PKSH më 24 maj 1944 filloi punimet Kongresi i Parë Antifashist

Nacionalçlirimtar i popullit shqiptar, Kongresi i Përmetit, i cili themeloi shtetin shqiptar të demokracisë popullore. Komiteti Antifashist, që doli nga ky Kongres ishte, faktikisht, qeveria e Shqipërisë. Sekretari i Përgjithshëm i PKSH, Enver Hoxha, u emërua President i këtij Komiteti. Mbledhja e Dytë e KANÇ-it (tetor 1944), që u mbajt në Berat, vendosi shndërrimin e Komitetit Antifashist në Qeveri Demokratike Provizore të Shqipërisë. Enver Hoxha u emërua Kryeministër. Më 28 nëntor 1944, pas 5 vjetësh lufte e përpjekjesh titanike, Qeveria e parë demokratike popullore në Shqipëri, me kryeministër Enver Hoxhën, hyn në Tiranën e lirë.


Hoxha marshon në Tiranë pas çlirimit të saj


Vendosja e sistemit stalinist

Qeveria e përkohshme e Shqipërisë, e drejtuar nga Enver Hoxha, filloi menjëherë të marrë kontrollin e plotë të ekonomisë. Në dhjetor të vitit 1944, menjëherë pas ardhjes në pushtet, regjimi i Hoxhës miratoi ligje të reja që siguronin rregulla shtetërore të rrepta për të gjitha kompanitë industriale dhe tregtare private, si dhe marrëdhëniet e jashtme dhe të brendshme tregëtare. Një "taksë për fitimet nga lufta" dhe ligje që lejonin konfiskimin e pasurisë që i përkiste atyre që u quajtën "armik i popullit" dobësuan klasën e mesme ende të vogël të vendit. Në fillim të vitit 1945, qeveria e Hoxhës konfiskoi pasuritë italiane dhe gjermane, anulloi të gjitha koncesionet e huaja ekonomike, shtetëzoi të gjitha shërbimet publike dhe mjetet e transportit, dhe krijoi një rrjet të sponsorizuar nga qeveria të kooperativave të konsumit. Pa marrë parasysh nevojat e Shqipërisë dhe përparësitë e konkurrencës, Hoxha ndoqi diktatin stalinist dhe nxiti zhvillimin e industrisë së rëndë dhe jo bujqësinë dhe industrinë e lehtë.



Regjimi i Hoxhës u përpoq të bënte për vehte fshatarësinë duke zvogëluar fuqinë e pronarëve të mëdhenj të tokës dhe duke dhënë koncesione për fshatarët. Në janar të vitit 1945, qeveria e Hoxhës anuloi borxhet e pazgjidhura bujqësore, shkurtoi pagesat për përdorimin e tokës me 75 për qind, shtetëzoi burimet ujore, dhe ofroi një mundësi për fshatarët për të blerë ujë për ujitje nga shteti me tarifa nominale. Ligji i Reformës Agrare në gusht 1945 shkatërroi atë që kishte mbetur nga fuqia ekonomike e pronarëve të mëdhenj të tokave të Shqipërisë qendrore dhe jugore, duke zëvendësuar pasuritë e tyre me rreth 70.000 ferma të vogla. Gjithashtu qeveria e Enver Hoxhës shtetëzoi të gjitha pyjet dhe tokat për kullotë dhe shpronësoi pa kompesim tokat që i përkisnin individëve, të cilët kishin burime të të ardhurave jo nga fermat. Ligji i toka lejoi pronarët të mbajnë deri në dyzet hektarë nëse ata fitonin të ardhurat e tyre ekskluzivisht nga bujqësia dhe punonin tokën me makineri. Institucionet fetare dhe fermerët që nuk kishin makineri u kufizuan në njëzet hektarë. Fshatarëve pa tokë dhe njerëzit që kishin pasur më pak se pesë hektarë të tokë morën deri në pesë hektarë për familje dhe hectarë shtesë për bijtë e martuar të cilët ishin anëtarë të familjes.
Në prill të vitit 1946, gjykatat ushtarake filluan të dënojnë me burg fshatarët grumbullonin grurë. Qeveria e Enver Hoxhës shtetëzoi edhe mjetet bujqësore dhe kafshët e punës, ndaloi shitjen dhe transferimin e tokës, dhe fshatarët duhet të mernin lejen e qeverisë për të therrur kafshë. Në qershor autoritetet urdhëruan fshatarët për të ofruar kuota relativisht të larta të grurit në qendrat shtetërore të prokurimit në çmime të ulëta, të përcaktuara zyrtarisht. Duke përdorur propagandën dhe dhunën, qeveria u përpoq të bindë fshatarët për t'u bashkuar në ferma kolektive që quheshin kooperativa bujqësore. Pavarësisht nga fakti se anëtarët e kooperativave paguanin taksa të ulëta dhe kishin kuota më të vogla prodhimi, fushata arriti të bindë vetëm 2.428 familje fshatare të bashkohen në kooperativa deri në vitin 1948. Qeveria pranoi se fushata kishte dështuar. Prodhimet e varfëra, spastrimet, shtrëngimet karakterizuan sektorin e bujqësisë për tre vitet e ardhshme, dhe mungesa e drithërave u bë një problem kronik.
Deri në vitin 1947, qeveria kishte vendosur shumë nga korniza institucionale e nevojshme për një sistem ekonomik stalinist, shtetëzimin e industrisë dhe marrjen nën kontroll të tregtisë së jashtme dhe tregtisë së brendshme. Një reformë monetare i dha një tjetër goditje klasës së mesme. Në prill të vitit 1947, Komisioni i Planifikimit Ekonomik hartoi planin e parë ekonomik të vendit, një plan nëntë-mujor me objektiva të përcaktuara të prodhimit për minierat, fabrikat, dhe sektorët e bujqësisë shprehura në drejtim të prodhimit fizik sesa parasë. Në ndërmarrjet shqiptare filloi futja e sistemit sovjetik të kontabilitetit, dhe fanatikët dhe instruktorët e partisë indoktrinonin popullsinë me parimet ekonomike të marksizëm-leninizmit.

Marrëdhëniet e Hoxhës me anglo-amerikanët



Hoxha, dhe me rrath të kuq oficeri amerikan

Rreshtimi në krahun e Aleatëve ishte një fakt, por edhe marrëdhëniet e mira të Hoxhës me anglo-amerikanët është një fakt i pamohueshëm megjithë çensurimet që u kryen. Anglo-amerikanët me agjentët sekret e oficerët e ndërlidhjes amerikane e kanë ndihmuar LANÇ dhe Hoxhën për hipjen në pushtet. Agjenti britanik David Smiley pjesë e organizatës SOE e krijuar enkas nga kabineti qeveritar i Winston Churchill për të luftuar në prapavijat armike e për të ndihmuar partizanët e vendeve të pushtuara të Evropës Lindore, është parashutuar në veri të Greqisë e më pas ka hyrë në Shqipëri klandestinisht në prill 1943.[11] Kolonel David Smiley e ka faktuar misionin e tij si agjent i SOE në Shqipëri nëpermjet fotografive me partizanë shqiptarë, në kundershtim me kundërshtim me rregullat zyrtare.[12] Në qershor 1943 kolonel Smiley së bashku me kolegun Billy McLean janë takuar me Hoxhën.[13] Pasi kanë vendosur marrëdhënet reciproke, kanë filluar edhe ndihmat britanike për forcat partizane të cilat parashutoheshin, ato konsistonin në njerëz, armatime, ushqime, veshmabthje etj, në këtë menyrë u vendos Misioni Ushtarak Britanik.[14] Por pas çlirimit, Hoxha u rreshtua në kampin Stalinist kundër anglo-amerikanëve, në prishjen e marrëdhënieve midis Hoxhës dhe britanikve ndikoi edhe incidenti i Korfuzit, ku disa anije britanike hasën në mina nënujore ndërsa lundronin në ujrat shqiptare duke shpërthyer, edhe duke humbur jetën shumë marinarë.[15][16] Shumë foto ku paraqiteshin oficerët aleatë anglo-amerikanë në shoqëri të udhëheqjes së LANÇ u retushuan. Por në ditën e çlirimit të Tiranës shihet një foto e disa nga udhëheqsëve të PKSH edhe një oficer i quajtur Tom Stefan i ndërlidhjes amerikane.[17][18] Pasi Shqipëria përfundoi në duart e Hoxhës, misioni i Smiley ndryshoi karakter, ai nëpërmjet forcave anti-komuniste që vepronin në Shqipëri ka tentuar disa herë gjatë viteve 1949-1950 për të realizuar kryengritje ndaj pushtetit të Hoxhës me qëllim rrezimin e tij.[11]


Enver Hoxha dhe idhulli i tij diktatori i Bashkimit Sovjetik Stalini

Aktivitetet politike


Sekretar i Përgjithshëm i KQ të PKSH 1943-1948.
Sekretar i Parë i KQ të PPSH-së 1948-1985.
Kryeministër i Shqipërisë me mandat nga 22 tetori i vitit 1944 gjer më 10 janar të vitit 1946 si pjesë e kabinetit të parë komunist.

Kryetar i Këshillit të Ministrave me mandat nga 22 marsi i vitit 1946 gjer më 30 qershor të vitit 1950.
Ministrave i Jashtëm i Shqipërisë me mandat nga 22 marsi i vitit 1946 gjer më 30 qershor të vitit 1950.
Kryetar i Këshillit të Ministrave me mandat nga 5 korriku i vitit 1950 gjer më 23 korrik të vitit 1953.
Ministrave i Jashtëm i Shqipërisë me mandat nga 5 shtatori i vitit 1950 gjer më 23 shtator të vitit 1953.
Kryetar i Këshillit të Ministrave me mandat nga 23 korriku i vitit 1953 gjer më 19 korrik të vitit 1954.

Kundërshtarët politikë dhe krimet e komunizmit


Posa mori pushtetin, Enver Hoxha u përqendrua në një politikë të edukimit të popullatës por duke mos lejuar asnjë veprim sado qoftë të vogël opozitar. Qëndrimi i Hoxhës për opozitë ishte i prerë gjë që shpie në eliminimin e më shumë se 600 [19] udhëheqësve politikë.
Qeveria e tij gjatë sundimit 40 vjeçar burgosi, ekzekutoi ose shpërnguli mijëra drejtuess, njerëz të thjeshtë, drejtues lokalë për çështje jo madhore, klerikë dhe predikues të thjeshtë fetarë myslimanë dhe të krishterë, fshatarë të cilët kundërshtuan kolektivizimin dhe bashkëpunëtorë të ngushtë të tij.[20]
Ka ekzistuar një paradoks në trajtimin armik i popullit e partisë edhe është abuzuar e janë kryer krime e tortura monstruoze ndaj atyre që konsideroheshin të tillë. Shumë patriotë e fshatarë të thjeshtë që ju bashkuan luftës ANÇ, pas përfundimit të saj u arrestuan e u dënuan me akuza fiktive e të krijuara në tavolinë. Shumë bashkëluftëtarë e miq të Hoxhës si Beqir Balluku, Kadri Hazbiu, Koçi Xoxe janë ekzekutuar si armiq të popullit. Edhe krahu i djathtë i Hoxhës Mehmet Shehu i cili u akuzua si agjent i shumfishtë e kompllotist që donte të eleminonte Hoxhën në bashkpunim me CIA-n amerikane u vetvra në rrethana të dyshimta më 1981, dyshohet të jetë ekzekutuar nga Sigurimi i Shtetit.
Politika fetare[


Gjatë luftës



Baba Faja, Enver Hoxha,Myslum Peza, Ramadan Citaku

Politika fetare e ndjekur nga Enver Hoxha dhe nga komunistët që ishin ateistë, kishte dy krah medaljeje. Përgjatë luftës ncional-çlirimtare 1939-1944 në të cilën luftuan e dhanë jetën mijra të rinj e të reja, në mes tyre kanë ishin si partizan shumë klerik të lartë të të gjitha komuniteteve fetare musliman-sunit, bektashi, ortodoks e katolik. Por komuniteti që e përkrahu më shumë luftën ishte ai bektashi, ndër figurat më të shquara ishte Baba Faja e Baba Fejzo. Komunisteve edhe Hoxhës ju interesonte që të kishin përkrahjen e gjithë popullit për LANÇ e të mos ishin të përçarë edhe nga feja. Pas çlirimit politika e Hoxhës ishte ndërhyrëse në çështjet e brendëshme të fesë. Për këtë fakt në vitin 1945 ai ju kërkoi të katra komuniteteve fetare që të krijonin Statutet e reja përkatëse. Të parët që u angazhuan ishin bektashinjtë e muslimanët të cilët e krijuan më 1945.[21][22] Ndërsa dy komunitetet kristiane nuk dëshironin të hartonin një të tille.


Baba Fejzo,Shefqet Peçi, Hysni Kapo

Njohja e personit juridik të komuniteteve fetare

Në dekret-ligjin e vitit 1949 i aprovuar më 1950 mbi njohjen e personalitetit juridik të të drejtës civile për të gjitha komunitetet që njihen nga ligji përfshiheshin ndër të tjera:[23]
1.Liria e ndërgjegjes dhe besimit për çdo shtetas shqiptarë.
2.Komunitetet fetare janë të ndara nga shteti.
3.Ndalohet përdorimi i fesë për qëllime politike.
Gjithashtu garantohej e sigurohej ndihma ekonomike në rast nevoje nga Shteti por komunitetet nuk duhet të merrnin financime nga jashtë shtetit. Menjëherë pas ketij dekret-ligji për tu ligjëruar e për tu njohur nga Shteti, komunitetet fetare hartuan Statutet e reja. Të parët edhe kësaj here ishin muslimanët[24] e bektashit[25] pas tyre ishte rradha e ortodoksve. Lindi problemi me katolikët të cilët nuk e kishin hartuar kurrë një të tillë sepse kembngulnin që Bibla është Statuti i tyre dhe që ata varen direkt nga Vatikani e jo nga shteti shqiptar. Këtë problem me katolikët e kishte hasur edhe Mbreti Zog sepse edhe gjatë qeverisjes së tij e gjithashtu gjatë mbretërimit të tij, katolikët nuk pranonin kurrësesi të hartonin Statut. Pas shumë diskutimeve midis dy palëve qeveritare dhe klerikale katolike duke e parë veten para ligjërimit dhe ilegalitetit këta të fundit pranuan të hartonin një Statut vetëm më 1951.[26] Brenda komuniteteve kishte lindur fryma e re e Partisë e sidomos në komunitetin bektashian ishin krijuar dy grupe mendimesh, i të rinjve të cilët ishin simpatizant të Partisë dhe kërkonin një revolucion edhe në fe, ku baballarët të mund të martoheshin, gjë kjo e pa imagjinueshme nga të vjetrit. Këto debate çuan edhe në një vrasje në komunitetin bektashi midis dy grupeve.[27]
Viti 1963 pranë vitit 1967

Pas viteve '50 filloi edhe kontrolli e çensura ndaj komuniteteve fetare, meshat apo liturgjit nuk mund të thuheshin pa marrë aprovimin e organeve të qeverisë. Situata u bë delikate kur në vitin 1963 nëpërmjet një ligji mbi ndryshimin e personalitetit juridik të 1949 qeveria filloi morsën e saj ndaj komuniteteve fetare. Tani njohja e komunitetit mund të revokohet nqs ky i fundit ka shkelur ligjet, rendin publik apo zakonet e mira.[28]

Viti 1967 pezullimi i të gjitha komuniteteve fetare

Me urdhër të Enver Hoxhës doli ligji për ndalimin e fesë në Shqipëri. Ky është viti më i egër dhe në historinë e popullit tonë, me anë të këtij dekreti famëkeq u shkelën të gjitha të drejtat elementare të njeriut ajo e ndergjegjes dhe e besimit fetar. Shumë klerik u përndoqën, u arrestuan, u debuan me akuza si spiun i armiqve të popullit shqiptar, komuniteteti qe u godit më shumë ishte ai katolik, por edhe ai protestant i cili nuk u njoh kurrë nga Shteti, për shkak të rrënjve anglo-saksone të protestantve si komunitet konsideroheshin si agjent të britanikve. Shumë xhami, teqe, e kisha u shkatrruan, disa të tjera i kthyen në qëndra kulturore.[29]

Ateismi i vitit 1976

Por ditët e zeza nuk kishin përfunduar ende. Ishte viti 1976 kur Shqipëria ndryshon Kushtetutën e saj duke e shpallur veten jo më laike si çdo Shtet tjetër por ATEISTE. Shqipëria ishte i vetmi vend në botë që e shpalli ateizmin e saj në Kushtetutë. Nisi një propagandë ateiste kudo në filmat që prodhonte kinostudioja Shqipria e Re e kudo, me anë të një ligji ndaloheshin përdorimet e emrave fetarë për fëmijët e sapolindur, lista e emrave të lejuar ishtë e caktuar në një listë pranë gjëndjeve civile.[30]


Enver Hoxha me pushime në Vlorë

Vitet e fundit të jetës



Vitet e fundit të jetës ishin rënduar për Hoxhën për shkak të diabetit që i ishte diagnostikuar shumë vite më parë, ai pëson një infarkt në zemër në vitin 1972, më pas një tjetër në vitin 1973, këto dy infarkte e rënduan akoma shumë shëndetin e tij. Fillimi i prillit do të shënojë edhe fundin e jetës së tij, pasi i janë paralizuar këmbët edhe goja, pëson një ishemi më 9 prill 1985 vdes më 11 prill 1985.


Lajmërimi në gazetën ZP

Ceremonia e mortore

Në një ceremoni madhështore Enver Hoxha u varros në varrezat e dëshmorëve ku ju bënë nderimet e larta si për çdo udhëheqës. Por pas rënies së komunizmit varri i tij u zhvendos tek varrezat në Sharrë, ku ndodhet edhe sot.[31][32][33]

Monumenti i Enver Hoxhës në Tiranë dhe vlerësimi i emrit të tij


Menjëherë pas vdekjes së Sekretarit të Parë të PPSH Enver Hoxha, lideri pasardhës i tij Ramiz Alia në mbledhjen e Byrosë Politike propozon që në qëndër të Tiranës dhe të vendlindjes në Gjirokastër të ngrihet nga një shtatore në nder të tij, Universitetit të Tiranës i vihet emri Enver Hoxha, portit kryesor të Durrësit, e shumë uzina e hidrocentrale morën emrin e tij.[34] Gjithashtu u krijua Java e Enverit e cila festohej gjithmonë me rastin e ditëlindjes së tij duke punuar me rendimente më të larta për të tejkaluar planin. Monumenti i Hoxhës u përurua në vitin 1988 dhe ishte 8 metra e lartë. Më 20 shkurt 1991 ai u rrëzua nga protestuesit, rrëzimi i tij simbolizonte edhe rënien e komunizmit[35].


Një botim biografik i ri, i pajisur me dokumente arkivore, zbulon shumë anë të errëta të diktatorit Enver Hoxha; me dyer të blinduara, ku ruhet arkivi sekret i Enver Hoxhës në Arkivin Qendror, dalin fragmente dokumentacionesh që flasin për tjetërsimin e historisë personale të diktatorit në librin e ri të dr. Vasfi Barutit, “Enver Hoxha në optikë të re”, botimet “Uegen”. Ndoshta ky është libri i vetëm pas ‘90-ës që “zhvesh” diktatorin, pa kursyer asnjë detaj, ndryshe nga librat e botuar së fundi për të, ku ndihet frika dhe kompromisi






Një botim biografik i ri, i pajisur me dokumente arkivore, zbulon shumë anë të errëta të diktatorit Enver Hoxha; me dyer të blinduara, ku ruhet arkivi sekret i Enver Hoxhës në Arkivin Qendror, dalin fragmente dokumentacionesh që flasin për tjetërsimin e historisë personale të diktatorit në librin e ri të dr. Vasfi Barutit, “Enver Hoxha në optikë të re”, botimet “Uegen”. Ndoshta ky është libri i vetëm pas ‘90-ës që “zhvesh” diktatorin, pa kursyer asnjë detaj, ndryshe nga librat e botuar së fundi për të, ku ndihet frika dhe kompromisi. Më poshtë botojmë disa nga faktet që dekonspirojnë shumë dëshmi të diktatorit të shpalosur në libra, por që bien në kundërshtim me dokumentet arkivore, madje dhe atyre të klasifikuara si të shërbimit sekret. Bëhet fjalë për misterin e lidhjes së Enver Hoxhës me fashizmin, ku prej fondit të fshehtë të Arkivit si me “kirurgji” zbulohen fakte të retushimit dhe zhdukjes së pjesëmarrjes së diktatorit në lëvizjen antifashiste, dhe si i shpëtoi arrestimit.

Enveri

***

Urdhri sekret, 800 ushtarët e Sazanit do “pushtonin” Tiranën

Sulejman Abazi 1
Sulejman Abazi

-Ishulli ishte konceptuar veç si një bazë ushtarake e superarmatosur, e cila me 162 gryka zjarri kundërajrorë e topa obusë 122 mm, pa përmendur armatimin tjetër, të mund mbante në front zbarkimin e mundshëm të çdo flote që vinte nga përtej detit me fregata, kryqëzorë e aeroplanmbajtëse. Ish-komandanti i kësaj baze, për të paktën 6-të vite me radhë, koloneli në rezervë Sulejman Abazi, rrëfen të fshehtat e ishullit misterioz, i cili mbante në vetvete, ushqime, karburant e municion, për një luftë 6 mujore, të projektuar në hartat e shtabit.

Nga çfarë karriere ushtarake vinit kur u emëruat komandant i Sazanit?

Sapo mbarova studimet në Akademinë e Mbrojtjes në vitin 1986. Para kësaj kohe, kisha shërbyer në Korpusin e Fierit, në Brigadën e Semanit, deri Shef Operativ dhe më pas, në Brigadën e Këmbësorisë në Cakran, si shefi i shtabit. Në ishullin e Sazanit u emërova menjëherë pas përfundimit të studimeve, në 3 korrik 1986. Atëherë sapo kisha mbushur moshën 33 vjeç. Kur shkela në Sazan, ditën që më komunikuan detyrën para efektivit të oficerëve, shkaktova habi për shkak të moshës së re. Ishte bërë traditë që në ishull komandanti apo komisari të ishin mbi moshën 45 apo 50-vjeçare. Komisari, me të cilin m’u dha koha të punoja, ishte 17 vite më i vjetër nga unë. Ndoshta përvoja për një detyrë kaq të rëndësishme dhe me përgjegjësi shumë të lartë më mungonte, por energjia dhe përkushtimi ishin diçka tjetër. Atëherë situata e disiplinës në ishull ishte në kufijtë tmerrues. Vetëm pas 7 muajsh pune intensive, stabilizuam gjendjen dhe arritëm të transmetonim një opinion krejt tjetër në udhëheqjen e lartë të ushtrisë. Ndoshta ndikuan edhe rrethana të tjera. Pa u mbushur viti në detyrë, në shkurt të 1987 u zgjodha deputet i Kuvendit Popullor. Me përkushtim të lartë, për 6 vite punuam të gjithë së bashku, oficerë e nënoficerë në atë pjesë të tokës mëmë, ku për mijëra e mijëra të tjerë ishte “tokë e ndaluar”.

Çfarë fortifikimi dhe potenciali kishte ishulli?

Në ishull, efektivi i kohës së luftës shkonte deri në 2780 vetë, ndërsa për kohë paqe ishte i kompletuar në masën, 45%, një normë e lartë gatishmërie, pa llogaritur këtu forcat e gatshme të Regjimentit i Katër Siluruesve dhe anijeve mbiujëse, të cilat në vitit 1988 u zhvendosën në bazën e Pasha Limanit. Organika e kohës së paqes, në çdo kohë rezultonte e kompletuar 100%. Me mbi 290 oficerë, mbi 100 nënoficerë dhe me 1000 ushtarë aktiv të dy viteve të shërbimit, në një hapësirë aq të ngushtë, detyra në ishull kërkonte përgjegjësi të lartë. Ishulli i Sazanit ishte i vetmi vend në territorin e Shqipërisë, ku lejohej fortifikimi për mbrojtje në rrethim. Në disa rajone mbrojtje batalionesh, vetëm për mitraloza të rëndë dhe automatikë kishte 2840 qendra zjarri dhe një sistem të gjerë tunelizimi për strehimin e rezervave të municioneve, ushqimeve dhe gjithçka tjetër që nuk duhej të ishte në sipërfaqen e tokës. Në sistemin e mbrojtjes rol të veçantë kishte artileria bregdetare, ajo tokësore dhe artileria kundërajrore. Regjimenti Bregdetar i Ishullit ishte me 6 bateri të kalibrit 85, 100 dhe 122 mm top obuz, me një larghedhje nga 11.9 km deri në 24 km. Artileria tokësore ishte e mbështetur në grupin e mortajave 120 mm, bateritë e topave 76 mm dhe në topat reaktivë 12 grykësh, me një fuqi zjarri të madhe. Në mbrojtjen kundërajrore dominonte kalibri 57, 37 dhe 14.5 mm, Ishulli i Sazanit mbrohej nga mbi 162 gryka zjarri gjithsej dhe me një kryqëzim zjarr me bateritë e artilerisë në Karaburun, Zvërnec dhe bregut të Vlorës.

Si bashkëpunonit me komandën e regjimentit silurues, që gjithashtu ishte dislokuar në ishull?

Bashkëveprimi në kryerjen e detyrave nuk ishte vetëm me Regjimentin i Katër Siluruesve, por dhe me aviacionin luftarak, gjuajtës e bombardues, të Kuçovës. Në vitin 1989, sapo kisha mbaruar Kursin e Lartë të Shtatmadhorisë, zhvilluam një stërvitje komplekse me bazë të gjitha forcat aktive të ishullit, Regjimenti i Katër Siluruesve me dy çifte katrash, dy gjuajtës detarë, anije silur-kapëse, dragamina e madhe dhe një çift Mig-19 të Kuçovës. Drejtimin e asaj stërvitje e kisha nën përgjegjësinë time. Stërvitja filloi në orën 06.00 të mëngjesit, në befasi të plotë, aq sa popullsia në Sazan mendoi se diçka e rëndë po ndodhte. Përgatitja psikologjike e trupave dhe banorëve të ishullit ishte e orientuar në një lloj trajnimi në kufijtë e domosdoshmërisë. Efektivin në ishull, në kushte gatishmërie e ndanin sekondat dhe minutat. Këtë e dinë sot të gjithë ata ushtarakë që kanë shërbyer atje, të gjithë ata ushtarë që kanë kryer shërbimin e tyre ushtarak në Sazan. Personalisht, për shumë arsye, këta njerëz që përjetuan vështirësitë e ishullit në të gjithë aspektet, përfshi dhe banorët, për mua janë heronj.

Cila është historia e urdhrit, për mobilizimin e 800 trupave nga Ishulli të cilët duhet të shkonin në Tiranë, menjëherë pas rrëzimit të monumentit të Enver Hoxhës në shkurt 1991?

Nuk e kam ndjerë veten ndonjëherë më ngushtë në përgjegjësitë e mia ushtarake. Por kjo është e vërtetë. Mora urdhër në organin shifrar që ta kryeja këtë veprim. Nuk i kisha parë pamjet që kishte dhënë TVSH se çfarë kishte ndodhur në sheshin “Skënderbej”. Dëgjoja vetëm lajmet në një radio “Panda” që kisha në tavolinën e zyrës, në krah të dy pulteve të komandim – drejtimit, direkt me Komandantin e Përgjithshëm dhe Ministrin e Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë. Vendosa ta kundërshtoja atë urdhër. Armikun e prisja nga deti e jo nga Tirana. Kërkova kontaktin telefonik me Ministrinë e Mbrojtjes dhe askush nuk bëhej i gjallë. Kërkova kontaktin me Komandën e Divizionit të Vlorës, pasi Komanda e Ishullit ishte në vartësi të dyfishtë ushtarake. Më doli vetëm një oficer i nivelit të tretë, të cilin e përzura nga biseda. Kokat drejtuese të Vlorës në ato momente ishin të gjithë bashkë, komandanti i Divizionit, sekretari i parë, kryetari i Komitet Ekzekutiv, kryetari i Degës së Punëve të Brendshme dhe kryetari i Degës Ushtarake. Heshtja më dha të kuptoj se, “topi po më lihej në derë, ndërsa unë kisha marrë një urdhër dhe duhej ta zbatoja”. U mendova gjatë. Pas dy orë e gjysmë vendosa të veproja. Ajo që do të më ndihmonte të dilja faqebardhë në këtë situatë të vështirë, ishte vetëm koha. Vetëm pas tre orë e gjysmë u rreshtua batalioni me 640 ushtarë dhe 85 oficerë. Vendosa hapur para ushtarëve “unin” në çështjet e veprimit. Pas 4 orësh të marrjes së urdhrit, anijet e transportit u shkëputën nga bankinat e bazës detare të Ishullit. Parashikimi nuk më gaboi. Pas 20 minutave lundrim, mora urdhrin në radion e anijes ku isha vendosur që të ktheheshim në Ishull. Isha bindur në ndëshkimin që mund të merrja, por më pas për këtë veprim pati vetëm heshtje. U binda se, gjithkush në atë kohë të vështirë në udhëheqje mendonte vetëm për kokën e vet.

Si u futën në grevë 20 oficerë

Në vitin 1991, në ishull ka ndodhur një grevë, e cila është cilësuar e pashembullt për shkak se grevistët ishin oficerë. Por cili ishte qëllimi i kësaj greve dhe çfarë qëndrimi u mbajt ndaj ushtarakëve? Kolonel Abazi thotë: “Ishte një rast i paprecedent për ligjin, i cili e ndalonte në mënyrë absolute grevën në Forcat e Armatosura. Ishin rreth 20 oficerë të rinj të Regjimentit Bregdetar. Djem shumë të mirë, oficerë të talentuar, që nuk patën asgjë me komandën e Sazanit. Ishte koha e veprimit parapluralist. Atëherë ata djem i kuptova mirë. U bë problem i madh në udhëheqjen më të lartë të shtetit. Po ato ditë më informuan se në hyrje të qytetit të Shkodrës ishte shkruar me shkronja të dukshme për popullsinë: “Të mbështesim grevën e oficerëve të Sazanit”. Edhe pse bisedova me ta gati miqësisht, ata nuk u tërhoqën. Kemi qenë pas disa ditësh të gjithë para ministrit të Mbrojtjes, Ndriçim Karakashi, por ata nuk u tërhoqën edhe pse mund të ndëshkoheshin. Qëllimi nuk ishte ndëshkimi, pasi u kuptua se pas tyre inspironte një synim politik. Ndërhyrja që bëra atëherë tek ministri, për të ndikuar në seancën e pasdites, dha rezultat. Megjithatë greva bëri bujë dhe efektin e saj e realizoi. U bë vetëm një prononcim të nesërmen në gazetën e ushtrisë dhe oficerët u kthyen në detyrë”.

BIO

Dr. Sulejman Abazi (Neshaj) u lind në qytetin e Vlorës në 7 maj 1954. Ka qenë Komandant i ishullit të Sazanit, 3 korrik 1986 – 3 korrik 1992. Ka gradën ushtarake “Kolonel” dhe është diplomuar në Kursin e Lartë të Shtatmadhorisë. Mban titullin “Doktor i Shkencave në Psikologji”. Është autor i 9 librave të botuar dhe mbi 250 komenteve, analizave, opinioneve në shtypin e ditës. Gjithashtu është “Ambasador i Paqes”.

Eksodi, shpëtuam familjen me 19 veta

Në vitin 1991 nisi vala e rrëmbimit të anijeve. Duke rrëfyer se si e menaxhoi situatën në Sazan, kolonel Abazi thotë: “Ishte kohë e vështirë. Popullsia kishte filluar të rrëmbente anijet pa dallim për t’iu drejtuar Italisë. Në dy raste u rrëmbyen edhe anije nga ishulli, në kohën që ato vinin nga Vlora apo Pasha Limani për në Sazan. Në ishull m’u shtua dhe një bela tjetër. U zbrazën portet e Vlorës dhe gjithë Flota e Peshkimit u dislokua në bazën detare të Sazanit për t’i shpëtuar rrëmbimeve. E kemi administruar atë situatë me shumë kujdes e dhimbje, kur shikonim se çfarë sakrifice bënin njerëzit, duke rrezikuar edhe jetën vetëm për të dalë në Perëndim. Në një nga këto ditë të vështira, në Grykën e Xhehnemit u fut një motobarkë e vogël me 19 veta në bord, deri dhe më fëmijë 2 vjeç, të nisur nga Karpeni i Kavajës. Mungesa e orientimit në hapësirën detare i kishte çoroditur dhe era i përplasi në Sazan. U kujdesëm shumë për ta dhe i kthyem shëndosh e mirë në shtëpitë e tyre. Kam shumë ngjarje të tilla në kujtesë. Kjo ishte Shqipëria e atyre viteve”.

Jeta civile në një bazë ushtarake

Duke folur për jetën e ushtarakëve dhe familjet e tyre në një vend të izoluar si Sazani, ish-komandanti thotë: “Në Ishullin e Sazanit funksiononte një qendër e banuar, me rreth 148 familje. Në vitet 1972-‘74 në ishull u ndërtuan pallate trekatësh, veç ndërtesave ekzistuese, duke e përmirësuar ndjeshëm jetesën. Për banorët e ishulli, rreth 480 vetë, ishte e lehtë sepse ata gëzonin privilegje nga shteti në trajtimin ushqimor, arsimor, të ndihmës mjekësore, të pajisjes me elektroshtëpiake, furnizime të veçanta, me librari, bibliotekë, kinema falas, kopsht dhe çerdhe për fëmijë, shkollë 8-vjeçare (rreth 80-90 nxënës), të trajtuar 100% me bursa të zgjedhura etj. Por për ta ishte edhe e vështirë, sepse nuk mund të hapnin dyert e shtëpive për njerëzit e tyre, veç babait, nënës, motrës dhe vëllait. Për një rast urgjent, duhej të vihej në dispozicion mjeti i shpejtë i lundrimit për të dalë kohë pa kohë në Vlorë. Në çdo rast, banorët përjetonin gjithçka që kishte të bënte me ngarkesat e kërkesave të larta të gatishmërisë luftarake apo të ngjarjeve që kanë shoqëruar situatën në ishull, veçanërisht në vitet 1990-‘92, kohë në të cilën ishulli filloi të lehtësohej nga ngarkesa të tilla. Gjithsesi, e thënë shkurt, jeta në Sazan ishte sa e vështirë, po aq edhe e bukur. Po ju rrëfej një episod të shkurtër. Një ditë erdhi Virgjil Kule me një ekip të TVSH, për disa filmime nënujore. E lashë në shoqërinë e një oficeri të rëndësishëm të shtabit. Ditën e parë Virgjili u shpreh me shumë konsiderata për natyrën, bukuritë e ishullit, trajtimin ushqimor. Ditën e dytë shprehu mërzinë, “se këtu është vend i ngushtë dhe s’ke ku të vesh”. Pasi mbaroi punë, ditën e tretë e uroi oficerin kur u ndanë, “paç fatin të ikësh sa më shpejtë nga Sazani”! Ky ishte ishulli dhe banorët e mrekullueshëm të tij”.

E ardhmja, një pikë turistike

Po në çfarë kushtesh ndodhet tanimë pika strategjike e Sazanit. Ish-komandant i ishullit thotë: “Kam pasur rastin të shkoj disa herë në Sazan deri në vitin 1994, por nuk pranova të shkel më në atë vend për një arsye të thjeshtë. E lashë në një gjendje të stabilizuar dhe nga larg po përjetoja një shkatërrim gradual. Në vitin 1997, në trazirat e mëdha në Vlorë, ishulli u kthye në objekt i grabitjes dhe dëmeve masive nga bandat e armatosura të qytetit. Edhe predhat e topit 122 mm mbërritën në lagjen “Çole” nga Sazani. Një zot e dinte për çfarë i duheshin Zanit ato predha. Më pas ishulli kaloi në kontrollin e italianëve për monitorimin e bregdetit shqiptar nga kontrabanda dhe trafiqet. Në ishull, përveçse një truproje të ushtarakëve shqiptarë, nuk mbeti gjë tjetër. Për prapësitë që kanë ndodhur në atë zonë, kam shkruar para shumë viteve, duke denoncuar shfarosjen që po i bëhet nëndetit nga pasuritë e mëdha. E njoh atë vend me pëllëmbë. Sot nëse Sazani do të futet në projektet e Qeverisë Shqiptare, do të jetë diçka shumë e mirë dhe me përfitime të mëdha. Iku koha e "portës së bregdetit" në mbrojtjen e vendit. Më së pari, ishulli duhet të "lirohet" nga detyrimi i të qenit "objekt i rëndësisë së veçantë" me vendim të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Ai duhet të bëhet një vend i hapur për qytetarët. Urgjentisht duhet të shfuqizohet prania militare dhe Pika e Kontrollit të Bregdetit, të cilët mund të zhvendosen dhe ta kryejnë atë detyrë diku tjetër, nëse është e nevojshme. Deri tani, nën autoritetin formal të Komandës së Distriktit Detar të Vlorës, në këtë korridor janë kryer vepra të shëmtuara e të dënueshme në aspektin e trafiqeve dhe të zhveshjes së nëndetit nga pasuritë e rralla mijëvjeçare, duke bërë krim të hapur në dëm të pasurisë kombëtare. Ka ardhur koha që, kujdesi në planin perspektiv të trajtimit të Sazanit në kompleksin turistik të Gjirit të Vlorës dhe më gjerë, të bëjë që ishulli me mundësitë turistike që ofron, t’i rikthejë gjithçka që ky popull ka investuar për të, atëherë kur mbrojtja e vendit ishte një detyrim dhe nder për të gjithë ne që kemi shërbyer në atë vend”.

Ishulli, një fortesë e papushtueshme

Për të paktën 6 vite me radhë ai ka qenë jo vetëm banor i ishullit, por dhe komandant i krejt garnizonit ushtarak. Por çfarë ishte ishulli i Sazanit në vetvete, për sa i përket efektit të mbrojtjes si një bazë strategjike? Kolonel Sulejman Abazi shpjegon: “Ishulli i Sazanit, si një “objekt i rëndësisë së veçantë” në kuadrin e mbrojtjes bregdetare dhe mbrojtjes së përgjithshme të vendit, ishte një nga pozicionet prej nga ku kontrollohej porta e Adriatikut dhe e Jonianit, si pika më e avancuar në perëndim të vendit. Në një sipërfaqe të kufizuar, 5.8 km katrorë dhe një perimetër 11.3 km, me rreth 2.8 km katrorë në pjesën lindore të pyllëzuara me pishë dhe pjesa tjetër e mbuluar nga shkurre, që shkonin deri në lartësinë 2-2.5 metra, me një terren shkëmbor në 60% të sipërfaqes së tij, me një sistem rrugor jo fort të mirëmbajtur deri në 60 km, me disa kilometër tunelizime, me një sistem ndërlidhje nëntokësore, me një central elektrik me kapacitet të mbante deri në dy lagje të qytetit të Vlorës, me rezerva karburanti dhe uji të mjaftueshme dhe me shumë elementë të tjerë ndihmues logjistik, ishulli i Sazanit, në planizimin luftarak rezultonte të luftonte 6 muaj në rrethim, pa asnjë ndihmë nga jashtë. Në rezervat ushqimore ruheshin mbi 600 ton miell, që freskohej në çdo 3 muaj dhe një mori artikujsh, që plotësonin për çdo racion ditor deri në 3300 kalori për individ. Rezerva farmaceutike dhe veshmbathjet për kohë lufte i shtoheshin kujdesit që çdo element të ishte i mbështetur sipas përllogaritjeve të bërë nga specialistët. Në vitin 1990 vjen për vizitë në ishull një oficer amerikan, përfaqësues i Atasheut në Vjenë. Ishte hera e parë që kisha të bëja me një oficer të huaj. Shoqërohej nga një nënkolonel të Ministrisë së Mbrojtjes. Kur po i shpjegoja disa të dhëna mbi strukturën ushtarake të Sazanit, midis të tjerash i përmenda “punishten e pilave”. Më pa me habi. “Po, i thashë. Këtu në ishull, në rast lufte ne i prodhojmë vetë burimet e ushqimit për mjetet e ndërlidhjes. Kemi bërë prova dhe ato kanë dalë me shumë sukses”. Nuk e dha veten për habinë e tij. Ky ishte ishulli, një fortesë ushtarake e papushtueshme”.

Në çdo sekondë në ishull, afërsisht 360 vetë ishin në shërbim drejtimi, shërbim roje dhe shërbim kufiri. Ky ishte Ishulli i Sazanit, ku toka, njeriu dhe arma ishin bërë një trup i vetëm. /Leonard Veizi -

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...