Eshref Ymeri
Falënderime për publicisten dhe veprimtaren e mirënjohur të diasporës, zonjën Mimoza Dajçi
Në gazetën “Tribuna Shqiptare” të datës 22 tetor 2013, një gazetë e dashur internetike kjo për mbarë shqiptarët kudo në botë, publicistja dhe veprimtarja e njohur e diasporës sonë në Nju Jork, zonja Mimoza Dajçi, kishte botuar një artikull me titull: “Fey ironizon shqiptaret”. Artikulli hapej me paragrafin e mëposhtëm:
“Me shami mbi flokë e shall mbi supe në rolin e Blertës, aktorja amerikane Tina Fey (greke nga e ëma), te rapsodia “Girls”, përpiqet të ironizojë femrat shqiptare. Në një nga këto episode, bazuar në versionin origjinal televiziv “Girls”, ajo mundohet të vërë në lojë vajzat shqiptare. Me këtë interpretim, ajo kërkon të ulë personalitetin, kulturën e traditat e çmuara të femrës shqiptare”.
Po kush është kjo artistja Tina Fey (për ata që nuk e kanë informacionin e duhur)?
Emri i saj i plotë në anglishte është Elizabeth Stamatina “Tina” Fey. Ka lindur në Pensilvani më 18 maj 1970. Në vitin 1988 ka mbaruar shkollën e mesme, kurse në vitin 1992, me medaljen “shkëlqyeshëm”, ka mbaruar Universitetin e Virxhinias (University of Virginia), në degën e artit teatror. Është aktore, komediane, skenariste, producente dhe shkrimtare. Është tetë herë laureate e Çmimit Emi (në anglishte Emmy Award - çmim televiziv amerikan që konsiderohet si ekuivalent i çmimit “Oskar” në kinematografi) në periudhën 2002-2013 dhe dy herë laureate e Çmimit “Globi i Artë” në vitin 2008 dhe në vitin 2009. Në dejet e saj rrjedh gjak gjerman, skocez dhe grek.
Publicistja Mimoza Dajçi ka reaguar me shumë të drejtë ndaj qëndrimit fyes të kësaj aktoreje të talentuar ndaj zonjusheve dhe zonjave shqiptare. Ajo, me shumë finesë intelektuale, ka renditur emrat e shumë shqiptareve të talentuara, sidomos në fushën e artit, të cilat, me aftësitë e tyre të spikatura profesionale, i kanë vënë emër vetes, kanë nderuar dhe vazhdojnë të nderojnë mbarë kombin shqiptar në shumë shtete të botës, deri këtu, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Elizabeth Stamatina
Tina Fey është me të vërtetë një artiste mjaft e talentuar. Por një artist i madh, falë talentit që e ka dhuratë nga Hyjnia, normalisht, për mendimin tim, duhet të dallohet edhe për një “shpirt të talentuar”. Çka do të thotë se në qenien e tij nuk duhet të gjejnë vend shfaqjet e qëndrimeve raciste ndaj etnive të tjera, jo vetëm brenda atdheut të vet, por edhe në asnjë vend tjetër të botës.
Por që një artist i talentuar të bëjë objekt talljesh përfaqësuesit e një etnie apo të një kombi tjetër, ai, paraprakisht, duhet të ketë informacionin e duhur se cila është kjo etni apo cili është ky komb, të cilin ai kërkon ta vërë në shënjestër të ironisë së vet. Në qoftë se ai do ta ketë një informacion të tillë, ai me siguri që do të heqë dorë nga marrja përsipër e një roli, në të cilin merret nepër këmbë dinjiteti i një përfaqësuesi të një etnie tjetër apo të një kombi tjetër. Sepse çdo etni apo çdo komb, në cilëndo pikë të rruzullit tokësor, sado i prapambetur qoftë, mbart në vetvete vlera të padiskutueshme kulturore, etnografike dhe artistike dhe kurrsesi nuk mund të bëhet objekt talljesh, përbuzjesh apo ironizimi, aq më tepër nga një artist.
Elizabeth Stamatina
Artistja Tina Fey, e dashuruar pas rolesh me ngarkesa shpërfillëse ndaj një përfaqësueseje të një etnie apo të një kombi tjetër, po të kishte qejf dhe po të ishte e zhveshur tërësisht nga ndjenjat raciste ndaj kombit shqiptar, lëndën e parë për vjeljen e roleve të tilla e ka me bollëk në Greqinë e nënës së saj, ku mijëra e mijëra zonjusha dhe zonja greke janë rreshtuar në radhët e partisë neonaziste me emrin “Agimi i Artë”, e cila, në bashkëpunim të ngushtë edhe me Janullatosin, është shndërruar në një kështjellë të vërtetë urrejtjeje kundër kombit shqiptar. Dhe para një fakti të tillë hesht ligji grek, hesht Evropa e Bashkimit Evropian, e cila gjatë Luftës së Dytë Botërore i provoi mirë në kurrizin e vet dhëmbët e nazizmit gjerman.
E pra, sikur aktorja Tina Fey ta kishte informacionin e duhur për etninë shqiptare, ajo, normalisht, nuk duhej ta merrte përsipër rolin, ku vë në lojë zonjushet dhe zonjat e nderuara shqiptare, të cilat përfaqësojnë kombin më të lashtë në kontinentin evropian. Me rolin e padenjë që ka marrë përsipër të luajë në rapsodinë “Girls”, ajo, në sytë e përfaqësueseve të kombit shqiptar kudo në botë, ka vërtetuar se është një injorante e shkolluar.
Megjithatë, unë dua të shpreh bindjen time të plotë se nuk është halli te mungesa e informacionit për zonjushet dhe zonjat shqiptare që përbën një boshllëk të dukshëm në formimin intelektual të artistes Fey. Arsyeja kryesore që e ka shtyrë këtë artiste të talentuar të marrë përsipër të luajë një rol të tillë denigrues, me të cilin ajo kërkon të ulë personalitetin e femrës shqiptare, duhet kërkuar gjetiu.
Siç u theksua edhe më lart, në dejet e saj rrjedh gjak gjerman, skocez dhe grek. Me sa duket, gjaku grek në damarët e saj është i infektuar rëndë nga mikrobi i urrejtjes kundër etnisë shqiptare. Dhe me të vërtetë. Grekët, jo vetëm brenda vendit të tyre, por edhe kudo ku janë të shpërndarë nëpër botë, vetëm vrer vjellin kundër kombit shqiptar. Pikërisht ky vrer ia ka infektuar keq gjakun artistes Fey, të cilin as gjaku gjerman dhe as gjaku skocez në damarët e saj, nuk paskan qenë në gjendje t’ia pastronin qoftë edhe sadopak.
Me shkrimin e vet, zonja Mimoza Dajçi më bëri të rrëmoj në kujtesë dhe të kthehem nja dhjetë vjet pas. Ishte vera e vitit 2003. Bashkë me time shoqe, Havanë, pas dasmës së djalit tonë, Plarentit, në qytetin Sent Luis (Saint- Louis) të shtetit Misuri (Missouri) më 4 korrik, të nesërmen, të shoqëruar me vajzën tonë, Kesianën, u nisëm për në qytetin Sinsinati (Cincinnati) të shtetit Ohajo (Ohio), ku ajo jeton dhe punon. Atje arritëm pas dite, pasi përshkuam 585 km autostradë prej qytetit Sent Luis. Ditën e hënë, më 6 korrik, unë dhe Havaja shprehëm dëshirën të bënim një vizitë në Universitetin e Sinsinatit (The University of Cincinnati), meqensëse Kesiana, në maj të atij viti, kishte mbaruar studimet pasuniversitare (master) në fakultetin e muzikës. Universiteti është themeluar në vitin 1819.
Në mjediset e universitetit takojmë rastësisht një vajzë shqiptare, shoqe e Kesianës, zonjushën Jona Dervishi, e cila kishte mbaruar degën e violinës të fakultetit të muzikës të këtij universiteti dhe në shtator do të vazhdonte studimet pasuniversitare po aty. E ftojmë të pimë diçka freskuese në një pijetore aty pari. Në bisedë e sipër, më bëri shumë përshtypje formimi i saj nacionalist. Ajo na tregoi për një debat shumë të ashpër që kishte pasur me një grekoamerikan për filmin e Xhani Amelios “L’America”. Grekoamerikani paskësh shfrytëzuar pikërisht shfaqjen e këtij filmi në Sinsinati, për të shprehur gjithë mllefin e tij kundër shqiptarëve dhe për t’u treguar amerikanëve se shqiptarët të tillë na qenkëshin, siç paraqiteshin në film. Për të përforcuar bindjet e veta, të kundërta me ato të grekoamerikanit, dhe për t’i hedhur poshtë pikëpamjet raciste të tij edhe në sytë e dikujt tjetër, ajo kishte ftuar një shokun e saj amerikan, avokat i njohur ky, për ta parë së bashku filmin e Amelios dhe për të bërë një vlerësim objektiv të përmbajtjes së tij. Avokati pas filmit qe shprehur kësisoj në prani të grekoamerikanit:
“Ky film është një turp për Italinë. Një turmë njerëzish të varfër, që largohen nga vendi i tyre për t’i shpëtuar varfërisë komuniste, duhen ndihmuar dhe përkrahur, nuk duhen përbuzur dhe tallur, siç bën Amelio në filmin e tij. E përsëris: ky film është një turp për Italinë dhe për regjisorin Amelio. Amelio, para se t’i hynte punës për xhirimin e këtij filmi, do të kishte bërë mirë ta kthente kokën prapa dhe të shfletonte historinë e emigracionit italian të gjysmës së dytë të shek. XIX dhe të fillimit të shek.XX, duke u nisur nga Evropa Perëndimore, Argjentina e deri këtu, në SHBA. Edhe emigrantët italianë asokohe ishin katandisur në ditë të hallit, por këtu, në Amerikë, nuk doli ndonjë regjisor për të bërë ndonjë film, me qëllim që t’i poshtëronte. Ne, këtu afër, në Amerikën Juglindore, 90 mile larg Floridës, kemi fqinj një shtet komunist, Kubën e Fidel Kastros. Sa e sa emigrantë kubanë janë arratisur nga varfëria komuniste e Kastros dhe kanë arritur në brigjet e Floridës me motobarka, me anije të vogla dhe thjesht me varka druri me vozitje. Ne i kemi pritur, i kemi strehuar, i kemi punësuar, u kemi dhënë edhe statusin që u takonte. Por asnjëherë s’kemi menduar t’i poshtërojmë kësisoj, siç i poshtëron Amelioja emigrantët e varfër shqiptarë në filmin e tij, i cili, për mendimin tim, është një film i pastër racist”.
“Unë u bëra me krahë pas këtyre fjalëve të avokatit, të cilin e falënderova me gjithë shpirt, - tha zonjusha Dervishi, - dhe grekoamerikanin e pashë me neveri. Ky uli kokën i turpëruar, na dha dorën dhe u largua si ndonjë qen i rrahur”.
Elizabeth Stamatina
Në verën e vitit 2002, bashkë me time shoqe, ishim me pushime në Golem. Në plazh u njohëm me një gazetar shqiptar që asokohe punonte në Bruksel. Në bisedë e sipër ra fjala për grekët dhe ai na rrëfeu diçka interesante:
“Në parlamentin evropian, në Bruksel, janë nja katër eurodeputetë grekë. Tre të parët quhen Xarchakos Stavros, Zacharakis Kristos, Hazidakis Konstandinos. Janë të grupit demokristian. I katërti quhet Souladakis Ioannis, i cili është i grupit socialist. Që të katër këta zagarë, s’dinë punë tjetër në Bruksel, veç të japin konferenca shtypi me kohë e pa kohë kundër Shqipërisë, veç të shpifin kundër shqiptarëve, veç t’i drejtohen me letra Patten-it, ku përmbahen llojlloj ankesash kundër kombit shqiptarë”.
Më 30 tetor 2013, në faqen e internetit të zotit Feliks Taho, me titull “Paskal Milo. Një frymë revanshizmi që nuk i bën mirë Greqisë”, botohej reagimi shumë i drejtë i zotit Paskal, si ish-ministër i jashtëm, në lidhje me një letër të 23 ish-ambasadorëve të Greqisë, drejtuar kryeministrit Samaras, ku i kërkojnë të mbajë qëndrime më të ashpra ndaj Shqipërisë, sepse, sipas tyre, Shqipëria na paska qenë krijesë e fuqive të mëdha në vitin 1913!!!
Kjo letër e atyre ish-ambasadorevë, dëshmon se në 23 vendet ku kanë ushtruar aktivitetin e tyre diplomatik, si përfaqësues të shtetit grek, ata kanë vjellë vetëm vrer kundër Shqipërisë në veçanti dhe kundër kombit shqiptar në tërësi.
Elizabeth Stamatina
Kur u njoha edhe me këtë informacion në faqen e internetit, m’u kujtua një fjalë e urtë poetike labe, në të cilën stigmatizohet bukur mirë natyra antishqiptare e grekut:
“E kanë thënë të parët, greku s’bëhet mik,
Zoti, falë i qofshim, e ka bërë të lig”.
Këtu nuk mund të rri pa përmendur edhe një thënie asgjësuese të Faik Konicës në adresë të grekëve:
“… kemi pasur rastin të qeshim me lehjet dhe jargët e këtyre kafshëve” (vëll. 3, f. 254).
Me këtë rast, dëshiroj t’i them zonjës së nderuar Mimoza Dajçi se nuk ka asgjë për t’u habitur për qëndrimin ironizues të artistes Tina Fey ndaj femrave shqiptare. Tina Fey është papagall në shërbim të Nikolas Gejxhit ((Nicolas Gage) dhe të mbarë lobit grek në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që nuk lënë gur pa lëvizur për të nxirë figurën e shqiptarëve, jo vetëm përmes propagandës së hapur në mjetet e informimit masiv, por edhe në fushën e krijimtarisë artistike.
Trekëndëshi ortodoks Athinë-Beograd-Moskë, ka gati një shekull e gjysmë që punon me ngarkesë të plotë kundër etnisë shqiptare në Evropën Juglindore. Tina Fey dhe lobi grek shpifin në Amerikë, duke nxirë të vërtetën për shqiptarët, 23 ish-ambasadorë grekë i kërkojnë kryeministrit grek intensifikimin e revanshizmit kundër Republikës së Shqipërisë, paçka se vendi ynë është anëtar i NATO-s, Moska nuk e lejon bukuroshen shqiptare nga Kosova Mirjeta Sala, të marrë pjesë në Konkursinë Miss Universi 2013, çka, për solidaritet, me shumë të drejtë, heq dorë nga pjesëmarrja edhe bukuroshja tjetër shqiptare e Shqipërisë Londineze Fjoralba Dizdari, kryeministri serb Ivica Daçiç i shpreh falënderimet e veta Kremlinit që nuk e lejoi bukuroshen kosovare të shkonte në Moskë!!!
Më 24 tetor, moderatori i nderuar i “Tribunës Shqiptare”, zoti Ajet Nuro, ka botuar në faqet e saj artikullin mjaft interesant të zotit Saimir Lolja me titull: “Besa Shqiptare - rregull i artë dhe shpëtimi i hebrenjve”. Në atë artikull del në spikamë besa dhe humanizmi i jashtëzakonshëm që shqiptarët, në vitet e luftës, e manifestuan me një forcë të paimagjinueshme karakteri për të shpëtuar hebrenjtë nga zhdukja fizike. Ai qëndrim aq fisnik i popullit shqiptar gjatë viteve të luftës, jo vetëm në raport me hebrenjtë, por edhe me ushtarët italianë që mbetën në Shqipëri pas kapitullimit të Italisë fashiste më 8 shtator 1943, vërteton se kombi shqiptar është kombi më humanist në botë.
Elizabeth Stamatina
Ata lexues që e kanë informacionin e duhur për qëndrimin e grekëve ndaj hebrenjve në vitet e luftës, çka pasqyrohet me shumë vërtetësi në artikullin me titull “Shfarosja e hebrenjve që lulëzuan Selanikun ka bashkautorësi grekogjermane”,të botuar në “Tribuna Shqiptare” më 22 tetor 2013, me autor zotin Artur Vrekaj, një intelektual i njohur ky i diasporës shqiptare në Amerikë, e kanë shumë të qartë se cili ishte kodi moral i shqiptarëve dhe cili ishte kodi moral i grekëve në qëndrimin që gjithsecili mbajti ndaj hebrenjve në vitet e Luftës së Dytë Botërore. Grekët, në qëndrimin ndaj hebrenjve, u rreshtuan përkrah nazizmit gjerman dhe kryen krime të përbindshme ndaj tyre, për çka Evropa nuk i ndëshkoi, ashtu siç ndëshkoi nazizmin gjerman.
Unë nuk ia di adresën elektronike artistes Tina Key, por në qoftë se zonja Mimoza Dajçi apo edhe dikush tjetër ia di, do të bënte shumë mirë që artikullin e zotit Saimir Lolja në “Tribunën Shqiptare”, i cili është botuar edhe në gjuhën angleze, t’ia përcillte menjëherë, në mënyrë që asaj t’i kthellohej truri sadopak, për të kuptuar se cilët janë shqiptarët, zonjushet dhe zonjat shqiptare. Me shpresën se asaj mund t’i skuqet faqja dhe mund t’i vijë turp nga vetja për atë rol të padenjë që luajti në rapsodinë “Girls”.
Eshref Ymeri
Santa Barbara, Kaliforni
01 nëntor 2013