Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/11/13

Nga facebook.com:Jakup Krasniqi, poezi për miqtë e dikurshëm të partisë

Jakup Krasniqi, poezi për miqtë e dikurshëm të partisë
Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka vendosur që hatrin ndaj kolegëve të tij partiakë ta nxjerrë edhe përmes poezive.
Ai në profilin e tij në Facebook, ka postuar një poezi të një autori anonim.
“Një mik i imi, për "miqtë" e mi të djeshëm me dërgoi këtë porosi, për Pëllumbat që nuk ishin pëllumba. Këtë po e ndaj edhe me Ju miqtë e mi të ri”, ka shkruar Krasniqi.
Poezia është kjo:
"Miqtë" e mi!
Një kohë besoja
Në besnikërinë tuaj,
Në sofrën time,
E cila tani është tretur diku?!
Pëllumbat sipas traditës,
Janë simbol i urtësisë,
Por shpesh pas "pëllumbave"
Janë fshehur plumbat e tradhtisë.
Pëllumbat dikur ishin postier,
Postierët dërgojnë lajme të mira,
Shpesh edhe lajme të liga,
"Miqtë" e mi të pa besë?!
(Autorin po e lë anonim)

eVROPA E LIR[:I ekzekutonim shqiptarët vetëm pse nuk kishin para pë të na dhënë


Rrëfimi i policit: I ekzekutonim shqiptarët vetëm pse nuk kishin para pë të na dhënë

Autoritetet ligjore në Serbi nuk i mohojnë akuzat për krime lufte, të cilat i ka bërë publike Slobodan Stojanoviq, komandant i pensionuar i policisë serbe, ish-pjesëtar i Çetës së katërt të Togës së njësive të veçanta të policisë dhe dëshmitar i mbrojtur nga shteti serb.

Gjatë vitit 1998, si pjesëtarë i Policisë të Serbisë ai kishte marrë pjesë në një numër aksionesh, për të cilat ai dëshmon se kjo polici i ka ndërmarrë kundër civilëve shqiptarë në pjesë të ndryshme të Kosovës.

Slobodan Stojanoviq, duke folur për Radion Evropa e Lirë, ka theksuar se për të gjitha veprimet, të cilat i kanë bërë pjesëtarët e forcave serbe në terren, në Kosovë, kanë qenë të informuar eprorët e lartë, përmes zinxhirit komandues i cili ka ekzistuar në njësitet e përfshira në, siç e quan ai, “pastrimin e terrenit”.

Ai thotë se ka parë mjaft tmerre, të cilat i kanë kryer forcat serbe dhe kjo kishte ndikuar që ai të largohet nga policia.

Stojanoviq shpjegon një nga rastet që kishin ndodhur dhe që sipas tij ishin rutinë.

“Gjithkah kam shkuar dhe kur kam parë se çfarë po ndodhë, unë jam tërhequr. Thjeshtë, pa asnjë arsye, u afroheshin njerëzve dhe i kërcënonin duke ju kërkuar para. Në qoftë se nuk kishte dikush para, e vrisnin, pa asnjë arsye tjetër”, tha Stojanoviq, duke shpjeguar se dinte edhe emra të njerëzve të caktuar që kishin vrarë të pafajshëm duke thënë se "shqiptar i mirë është vetëm shqiptari i vdekur”.

Sipas tij, gjatë “pastrimit të terrenit” fillimisht ushtria grasatonte për orë të tëra dhe më pas futej policia dhe ushtria, të ndarë në njësi të vogla me nga 20 njerëz, të cilët merreshin vesh me komandantët e tyre lidhur me veprimet që i bënin.

Ai akuzon komandantin e tij, Nenad Stojkoviq, për djegien e fshatrave mbi Mitrovicë dhe krimet që kishin ndodhur atje.

“Nenad Stojkoviq, është përgjegjësi kryesor për punën që bënim në Mitrovicë. E djegin gjithë fshatin... ja se çfarë bënin. Vetëm merrnin urdhër dhe ato ishin fjalë të shkurtuara. Do të thotë, kur merrnin fjalën ‘shkrepës’ atëherë do të thoshte se duhej djegur gjithë fshatin, nëse ishte fjala “goma”, atëherë nënkuptonte se duhej vrarë. Kur thoshte komandanti Mitroviq ‘dërgoje për rrezitje’, kjo nënkuptonte se duhej vrarë ai njeri shqiptar”, shpjegon Slobodan Stojanoviq.

Ai ka rrëfyer edhe raste tjera, të cilat sipas tij ishin krime, për të cilat askush nuk është përgjigjur deri më sot.

Akuzat për krimet, të cilat, sipas Stojanoviqit, i kanë kryer forcat serbe në Kosovë, i pohojnë edhe autoritetet ligjore në Serbi. Prokurori i Gjykatës speciale për krime lufte i Serbisë, Bruno Vekariq, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se është i sigurt për krimet që i përshkruan Stojanoviq, por sipas tij, ky i fundit u ka bërë shantazh autoritetet për interesa personale.

“Për ato që ai flet, jam i sigurt se kanë ndodhur ato krime. Prokuroria e ka nisur procedurën, bazuar në deklaratat e tij dhe tash jemi në fazën fillestare. Kur ne e kemi nisur procedurën, ai ka qenë në programin për mbrojtjen e dëshmitarëve. Gjithçka ka funksionuar si duhet deri në një moment kur ai (Stojanoviq) ka filluar të kërkojë nga ne shërbime të caktuara, të cilat ne nuk mund t’i japim në atë program të mbrojtjes, madje as për dëshmitarin e mbrojtur, i cili për ne është i shenjtë".

"Në kontratë nuk qëndron se ne duhet t’ia punësojmë gjysmën e familjes. Nuk qëndron në kontratë që ai të jetë krye shef i policisë së Leskovcit. Esenca është se ai vet ka dalë nga programi i mbrojtjes dhe atë për të cilën na kishte premtuar se do të na jepte, nuk na e dha. Do të thotë, ne nuk mund ta shfrytëzojmë, sepse nuk kemi pasur dëshmi, të cilat na ka premtuar se do të na i japë në procedurën kundër atyre njerëzve”, ka shpjeguar prokurori serb Vekariq.

Ai ka shtuar se aktualisht është iniciuar procedura kundër Stojanoviqit sepse ai ka kërcënuar zëvendës-prokurorët për krime lufte.

Ndryshe, Stojanoviq thotë se për të gjitha krimet që kishte parë, kishte informuar ministrin e Brendshëm të Serbisë, në vitin 2000, si dhe disa organizata joqeveritare.

Por sipas tij, askush nuk kishte dashur ta dëgjojë.

“Të gjithëve ju kam drejtuar. Por, në fund, janë detyruar që si kryeshef të stacionit policor të më fusin edhe në programin për mbrojtjen e dëshmitarëve, kinse më është rrezikuar jeta nga ana e policëve dhe se ata mund të më vrisnin. Ata më komprometuan".

"Kur hyra në program, gruaja dhe fëmijët u traumatizuan, ndërkaq në analizën që ma bënë të gjakut, kinse është gjetur droga. Unë u thash, pse po flisni marrëzira? Ndërkaq, ata janë të gjithë kriminelë që kanë qenë në Kosovë dhe kanë vrarë e prerë popullin shqiptarë. Mu ata njerëz kujdesen për ne në programin për mbrojtjen e dëshmitarëve”, ka theksuar Stojanoviq.

Në anën tjetër, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Kosovë, ka vlerësuar se dëshmia e Slobodan Stojanoviqit, përmes medieve,është paksa e vonë.

Drejtuesi i këtij këshilli, Behxhet Shala, vlerëson se kjo dëshmi e Stojanoviqit është vetëm një mbështetje për deklaratat, materialet dhe kallëzimet penale që i kanë bërë organizatat joqeveritare nga Kosova dhe nga Serbia, për mizoritë që i kanë kryer forcat paraushtarake, policore dhe ushtarake serbe në Kosovë.

“Ai është dëshmitarë i dorës së parë, i cili në njëfarë mënyre është edhe pjesë e krimit, sepse ka reaguar vetëm pasi kanë kaluar më shumë se 13 vjet, ndonëse ai thotë që i ka dërguar një letër ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë dhe e ka informuar për ato që kanë ndodhë. Mirëpo, nuk e ka bërë publike. Do të thotë, kjo është një argument pas së cilit prokuroria në Beograd duhet t’i fillojë hetimet. Besoj që do të merret me rastin”, tha Shala.

Ai ka shtuar se organizatat joqeveritare në Kosovë, por edhe institucionet, nuk janë në pozitë që të ushtrojnë presion mbi Beogradin zyrtarë për hapjen e hetimeve lidhur me krimet e luftës.

“Ne nuk mund të bëjmë asgjë. Ne nuk jemi në pozitë që ti bëjmë presion akujt, sepse ne jemi në pozitë që i nënshtrohemi presionit. E dyta, thjeshtë, mungon vullneti politik për tu arrestuar apo gjykuar ata të cilët janë përgjegjës për krime luftë. Ata që munden, ata nuk e bëjnë këtë. Këtë mund ta bëjnë vendim-marrësit të cilët janë në Bruksel dhe në Uashington. Por, ata e analizojnë gjendjen politike dhe e shohin nëse ja vlen të merren me të kaluarën, atëherë merren. Në qoftë se jo, atëherë heshtin”, ka theksuar Shala.

Sido që të jetë, ish-pjesëtari i policisë serbe, Stojanoviq, duke folur edhe për mediat serbe, ka rrëfyer episode, siç i ka quajtur ai, të tmerrshme të luftës në Kosovë dhe krimeve ndaj shqiptarëve.

Siç ka treguar ai, një person, identitetin e të cilit Stojanoviq e di, ka prerë kokat e një shqiptari dhe një shqiptareje të vdekur, duke i shndërruar ato më pas në abazhur tavoline.

KA MBETË EDHE NJË COPË “SHQIPNI”... QË KA NEVOJË PER TYM...


Nga Fritz RADOVANI:



Plot 100 vjetë janë ba që me 13 Qershor 1913, i Madhi At Gjergj Fishta vendosi në kompanjelin e Kishës së Fretenëve të Gjuhadolit të Shkodres, jo ma të vogel se kater meter të madh Flamurin e Gjergj Kastriotit, me Shqipen dykrenare mbi shtroje të lame me Gjakun e Atdhetarëve Shqiptarë, që dhanë jeten per Liri dhe Shqipni të Pavarun...
Kur malazezët gjuenin me top nga të kater anët Shkodren, u gjet një tradhëtar që ua shiti per pare pothuej krejt Veriun, e ky katil, kje me emnin Esad Pashë Toptani...
Shko një Esad, e eja një tjeter si ai...Po bahen 100 vjet, që historia persëritet...
Tragjedia që shkatrroi Shqipninë me kulm e temel filloi me Enver Hoxhen në 1941, dhe sot po vazhdon me pasuesit e pandreqshëm të atij sistemi perbindsh!
Atëherë, kur gjithë Europa Lindore po thente pllakat e hekurta të “Murit Berlinit” per me u bashkue me Europën e shumdishrueme...dhe me u rikthye në gjiun e vet...bash Shqipnia... Ah Shqipnia, e shkretë!.. Me 2 Dhjetor 1992, angazhohet në një tjeter pakt...të menduem nga tradhëtari Ramiz Alia, e “pakti” ishte “Konferenca Islamike”!
Pa kalue dy javë që Erdogan i Turqisë e ndinë veten në Prizren, si në “Turqi...” dhe mbarë Populli Shqiptar i të gjitha trojeve “ngritët në kambë”, vjen edhe një tjeter “sihariq” nga agjensitë europjane se, Belgjika, Norvegjia apo Shqipnia, në njenin nga këta shtete... po diskutohet “shkatrrimi i armëve kimike të Sirisë”.
Flitet (e ku asht za, nuk asht pa gja!), se Shtetet e Bashkueme t’ Amerikës, kanë pasë kontakte me qeveritarë shqiptarë per këte çeshtje. Sigurisht, idea e tyne ka një bazë mbi të cilen asht ndertue kjo perpjekje e amerikanëve, per me ardhë me “shkatrrue” atë sasi të konsiderueshme armësh në Shqipni. Gatishmënia me pritë të burgosunit nga Guantanamo, apo “210 vllaznit e gjakut e t’ armëve” nga Irani, tregojnë se “shqiptarët”, kanë dhanë prova para Botës se janë të aftë me “strehu, gostitë e sigurue” kedo përveç, Shqiptarëve, që ma shumë se 1.500.000 Shqiptarë, janë shpërnda nder të gjitha vendet e skutat e kontinentëve, vetem per me sigurue “buken” dhe qetsinë shpirtnore...
E verteta asht se Shqiptarët ka 100 vjet që japin prova se janë t’ aftë jo vetem me shkatrrue armët kimike, po edhe depot e armëve të veta...si në vitin 1997, e po kje se e lypë nevoja, ata per me i ba nder Sirisë, shkatrrojnë edhe Shtetin Shqiptar... Mjafton që:
Mos të harrojmë kurrë porosinë e Ramiz Alisë: “Ne komunistët reformatorë,do të zbatojmë strategjinë tonë në ekonomi, sipas së cilës kapitalistët dhe pronaret e ardhshëm në një vend socialist, të jemi Ne dhe njerëzit tanë. Me këtë strategji,brenda dy-tre legjislaturash, do të arrjmë që nga klasa komuniste të krijojmë klasën kapitaliste, e cilado të na përjetësoi në pushtetin politik të së ardhmes, që e kemi planifikuar dhe po e përgatisim vetë... Shqipërinë do ta gëzojme Ne dhe fëmijët tanë.
Mjerë Ata që do të guxojnë të na dalin përpara e të na kundërvihen.
Përveç aleatëve ideologjikë, nëse do të jetë nevoja, do të kemi edhe mbështetjen e aleatëve të Perëndimit, me të cilët kemi ruajtur fijet e lidhjeve të vjetra për hir të interesave të mëdha... Për këte jeni të garantuar sot e përgjithmonë... në fund të fundit rëndësi ka pushteti, që do të jetë plotësisht yni.”
***
Fitimi i “disa shqiptarëve”, nuk ka me kenë i vogel! Janë disa “vullnetarë” që po luftojnë perkrah “vllezërve të vet” në Siri... Këta ua çojnë prap sirianëve dhe ata, i sjellin prap në Shqipni...Këta ço... E ata bjeri prap... “Ma mirë kështu, se me gomone...”
E sa mund të paguhen këta qeveritarë me shkatrrue Shqipninë dhe t’ ardhmen e Popullit Shqiptar që asht Rinia...me shkatrrimin e ambjentit dhe me pasojat katastrofike, që sjellë pasiguria e armëve kimike në Shqipninë e mbrapambetun të Europës?
Po cili qeveritarë, po mendon per Popullin, Rininë e Shtetin...tash 100 vjetë?
“Po mbushin xhepat...” e... “Shqiptarët” do t’ ua ndertojnë maozoleumet e tyne!
Lexues të nderuem!
Ju lutem mos e harroni porosinë e Nanës Tereza, në vitin 1997 në Rinas:
“O Zot hiqi mallkimin Tand Popullit Shqiptar!”...

Melbourne, Nandor 2013.

2013/11/12

“Xhemati i Teuhidit dhe Xhihadit në Kosovë” kërcënon institucionet e Kosovës
























Prishtinë, 12 nëntor 2013- 


Disa kosovarë, të cilët dikur kanë luftuar në Siri, janë arrestuar nga policia pasi akuzohen për terrorizëm.  Genc S. i cili mban nofkën luftarake “Ebu Hafs Al Albani” është arrestuar të mërkurën nga policia e Kosovës.

Ai pretendon se është ndjekës i udhës së “Al-Kaidës” në Ballkan dhe paralajmëron ardhjen e saj së shpejti.

“Al Albani” ka qenë para disa kohësh në Siri, si luftëtar nga Kosova, së bashku me shqiptarë të tjerë.

Por, kthimi në Kosovë e ka bërë atë të dyshimtë. Policia ka nisur ta përgjojë atë për një kohë të gjatë, derisa e ka arrestuar. Të premten, i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, shkruan “Koha Ditore”.

Policia ka arrestuar edhe shokët të tij në aksionin që është zhvilluar në Prishtinë dhe Gjilan, dhe ka zbuluar armë dhe një sasi eksplozivi të lidhur me telefona celular të gatshëm për shpërthim. Valon Sh., Musli H., Ardian M. Dhe Nuredin S. dyshohet se, janë arrestuar pas hetimeve që janë zhvilluar kundër tyre, rreth veprimeve që kanë të bëjnë me Sirinë.

Ndërsa Bekim M. dyshohet vetëm për sulm të rëndë fizik, të ushtruar ndaj dy shtetasve amerikanë, pjesëtar të një organizate të krishterë që në Kosovë shpërndanin fletushka fetare. Arrestimet u kryen në kuadër të operacionit policor “Uragani”, të zhvilluar ditë më parë.

 Një komunikatë kërcënuese është lëshuar nga i ashtuquajturi “Xhemati i Teuhidit dhe Xhihadit në Kosovë”. Me këtë komunikatë është kërcënuar Policia e Kosovës se nëse nuk i liron gjashtë të arrestuarit, do të përballet me “sulme të dhimbshme”. Policia e Kosovës është njoftuar për këtë komunikatë dhe është duke e analizuar shkallën e seriozitetit të saj.

Komunikata e lëshuar nga adresa xhemati-xhihadit@hotmail.com, thuhet: Xhemati i Teuhidit dhe Xhihadit në Kosovë paralajmëron Policinë Terroriste të Kosovës, se në qoftë se nuk i liron vëllezërit tanë të dashur sa më parë, do të përballen me sulme të tmerrshme dhe të dhimbshme.




“Padyshim, ne kemi burra të cilët e duan vdekjen më shumë se sa ju jetën e kësaj bote. Është ushtria e Allahut e cila do të triumfoj dhe ajo e Brankoviqit e cila do të mbytet në gjakun e tyre.

Allahu i lartësuar thotë:

"Prej besimtarëve kishte burra që vërtetuan besën e dhënë Allahut, e disa prej tyre e realizuan premtimin duke dhënë jetën, dhe ka prej tyre që janë duke pritur (ta zbatojnë) dhe ashtu nuk bënë kurrfarë ndryshimi." Surja Ahzab, Ajeti 23

"Ata që besuan luftojnë në rrugë të Allahut, e ata që nuk besuan luftojnë në rrugë të djallëzuar. Luftoni pra miqtë e djallit, s'ka dyshim se intriga e djallit është e dobët." Surja Nisa, Ajeti 76

Dhe falënderimi i takon Allahut, Zotit të botrave.

Batalioni i Mediave

Komandant Muxhahidi”, përfundon komunikata, dërguar sot medieve me rrugë elektronike.

Atentatori i Sarajevës: Terrorist apo hero?

Me dy të shtëna ndaj çifitit trashëgimtar të fronit të Austro-Hungarisë, Gavrilo Princip shkaktoi Luftën e Parë Botërore. Ishte ai një patriot apo më tepër një terrorist? Lufta e interpretimeve vazhdon edhe sot.
Rruga në Serbi me emrin Gavrilo-Princip
Përballë stacionit të trenit në Beograd ndodhet fakulteti i shkencave ekonomike. Gjatë ditës studentët grumbullohen para ndërtesës, dhe mbushin hapësirën me bisedat e shkurtra para leksioneve. Edhe natën këtu ka shumë lëvizje, prej vitesh në parkun pranë ka burra që vërtiten për të gjetur një grua për disa orë. Pas kësaj skene laroshe të kryeqytetit serb shtrihet rruga Gavrilo-Princip. Ajo mban emrin e njeriut, që më 28 qershor 1914 vrau në Sarajevë trashëgimtarin e fronit të Austro-Hungarisë, Franz Ferdinandin dhe bashkëshorten e tij.

Serbia e nderon si hero kombëtar, me një rrugë të vetën në mes të Beogradit. Diku tjetër ai konsiderohet terrorist, vrasës, që shkaktoi Luftën e Madhe. Njëqind vjetori i atentatit po afrohet, për këtë janë shkruar libra të rinj historie dhe pjesë teatrale dhe debati i vjetër nxehet përsëri. Në ç'vend në mes të heroizmit dhe fajit qëndron vërtetë figura e Gavrilo Principit?

Hero dhe vrasës
Qëllimi i tij ishte çlirimi i Bosnjës nga sundimi i perandorit austriak dhe krijimi i nje shteti jugosllav, që do të ishte Bosnja së bashku me vendin tjetër sllav të jugut, Serbinë. Mjeti i tij ishte atentati. Pyetja, nëse qëllimi e justifikon mjetin, është absurde, thotë historiani dhe njohësi i Europës Juglindore, Holm Sundhaussen. "Dikush, që ka si qëllim një shtet sllav të jugut, ka një perspektivë krejt tjetër në lidhje me të, se sa dikush, që nuk e do një shtet të tillë jugosllav, apo serbomadh", thotë ai për DW.
Kolegu i tij Christopher Clark nga Universiteti i Kembrixhit është edhe më konciz. "Nuk është krejt adekuate që ta karakterizosh Principin si terrorist", thotë Clark në intervistë me DW. "Principi dhe bashkëpunëtorët e tij nuk donin të vrisnin njerëz të pafajshëm, apo të përhapnin terror masiv. Ata donin të krijonin një klimë frike në mesin e elitës politike të monarkisë së dyfishtë, por ata nuk ishin terroristë në kuptimin e sotëm."
Gavrilo Princip arrestohet menjëherë pas atentatit
Shkrimtari serb Vladimir Kecmanović nuk ka asnjë dyshim, se të shtënat në Sarajevë ishin të shtëna për lirinë dhe kështu Principi është një hero, thotë ai. "Si mund ta quaj ndryshe një njeri, i cili është vetësakrifikuar në këtë mënyrë?", pyet Kecmanović në bisedë me DW. Historiani Sundhaussen vëren nga ana tjetër se princi i kurorës, Franz Ferdinand, nuk ka qenë as tiran e as i etur për luftë. Ai ishte një monark, që ishte për reforma. "Njerëzit përreth Gavrilo Principit dhe organizata e tij Bosnja e Re përmendnin vazhdimisht fjalët vrasja e tiranit. Kjo nuk i pështatet aspak atij", thotë Sundhaussen.

Revolucionar dhe viktimë
Dramaturgia Biljana Srbljanoviç është kritike ndaj përpjekjeve për ta klasifikuar Gavrilo Principin si një vrasës, apo hero. Premiera e dramës së saj "Princip (Ky varr është shumë i vogël për mua)", u shfaq në Teatrin e Vjenës tri javë më parë. "Ai ishte mbi të gjitha një revolucionar, që ishte për çlirimin e vendit të tij të pushtuar. Të shtënat e Sarajevës janë kështu një akt revolucionar, i cili për fat të keq ishte i dhunshëm", thekson Srbljanoviç në intervistën për DW.

Publicistja e sheh Principin edhe si viktimë, jo vetëm për shkak se ai vdiq në errësirën e burgjeve të Theresienstadt-it. Ai ishte edhe një viktimë e shoqërisë të fshehtë serbe "Dora e Zezë", e cila e rekrutoi atë për atentatin dhe e armatosi. "Princip nuk qe i vetëdijshëm, se idetë e tij të drejta u manipuluan nga kjo organizatë gjysëmpublike. Dora e Zezë kishte diçka krejt të tjetër në mendje, Serbinë e Madhe.

Shkaku dhe preteksti
Pas atentatit historia mori një tempo shumë të shpejtë. Vetëm 37 ditë më vonë pati luftë. Më parë monarkia Austro-Hungareze i bëri një ultimatum Serbisë. Ai ishte përpiluar në atë mënyrë, që Serbia e kishte të pamundur ta pranonte. Lufta ishte e paraprogramuar. Perandori gjerman Wilhelm II i dha Vjenës një çek të bardhë, duke i premtuar mbështetje ushtarake për një sulm në Serbi. Vetëm disa ditë më vonë edhe Rusia, Franca dhe Britania e Madhe hynë në luftë. "Fuqitë e mëdha e llogaritën rrezikun dhe fitimin e mundshëm- dhe në fund vendosën të gjithë për luftën", thotë njohësiti Evropës Juglindore Christopher Clark. Fuqitë e mëdha kishin këtu shumë interesa vetjake. Prandaj atentati i Sarajevës kryesisht konsiderohet si shkëndija, që ndezi zjarrin, por jo si shkaku i vërtetë i Luftës së Parë Botërore.

Historiani Clark mendon se "do të ishte absurde dhe qesharake" të bëje përgjegjëse Serbinë për shpërthimin e luftës. Në librin e tij "Njerëzit sonambul" ai shkruan, se atentati i Sarajevës ka qenë më shumë se vetëm një pretekst për luftë. "Para ngjarjeve të Sarajevës në Vjenë pëllumbat politikë kanë qenë gjithmonë më të fortë se skifterët. Por pas atentatit substanca e politikës ndryshoi rrënjësisht, sepse zëdhënësi i madh i paqes nuk mund të fliste më. Ai ishte Franz Ferdinandi", shpjegon Clark.
Grafikë në Beograd me fytyrën e Gavrilon Princip
Deklarata të tilla shkrimtari serb Kecmanoviç i quan "rishikim i historisë". Historianët perëndimorë janë përpjekur të relativizojnë "fajin gjermanik" duke fajësuar "serbin Princip" për luftën. "Gjatë Luftës së Ftohtë Gjermania dhe Austria u profilizuan si aleatë të Shteteve të Bashkuara, Britanisë dhe Francës. Të gjitha këto vende përpiqen ndërkohë të ndreqin armiqësitë dhe kontradiktat e tyre historike", thotë Kecmanoviç. "Kjo është e lehtë të bëhet me një vend të vogël, veçanërisht për shkak se Serbia u denigrua pas luftës në Jugosllavi në vitet nëntëdhjetë si mishërim i së keqes."

E vërteta është relative
Kur diskutohet "faji serb" Biljana Srbljanoviç ka dëshirë ta përsërisë se Gavrilo Princip nuk ndjehej si serb. Për shkak të kësaj deklarate shtypi bulverdesk i Beogradit e ka akuzuar, se do "t'ua marrë heroin serb." "Princip ishte një jugosllav i bindur. Para gjyqit ai ka deklaruar disa herë se përdor gjuhën kroato-serbe", thotë dramaturgia. "Pak para vdekjes së tij ai i është rrëfyer një mjeku të tij, se ai kurrë nuk ka besuar në Zot, edhe pse vjen nga një familje ortodokse serbe. Unë nuk dua t'ua vjedh atë serbëve, ai ka përcaktuar një gjë të tillë vetë."

Në fund të debateve të tilla mund të kthehesh te fjalët e filozofit dhe shkrimtarit gjerman Friedrich von Schlegel. "E vërteta nuk gjëndet, por prodhohet. Ajo është relative." Me fjalë të tjera, vajzat e rrugës do të vazhdojnë të presin klientët e tyre para rrugës Gavrilo Princip në Beograd. Në Berlin apo Vjenë me siguri nuk ka për të patur kurrë një rrugë Gavrilo Princip.

Psikologët amerikanë: Sërbët populli më budallenj në botë, më të mençur janë zviceranët






Një anketë amerikane, maqedonasit i shpall si kombin e tretë më budalla.
Në mesin e dhjetë popujve më të mençur janë zviceranët, pastaj francezët, amerikanët, norvegjezët, britanikët e kështu me radhë…

Këtë konstatim e kanë nxjerrë një grupë psikologësh amerikanë nga Uashingtoni, Nju Jorku dhe Detroiti, pasi kishin bërë anketë në internet në mes 190 vendeve. Anketë është bërë nga muaji maj deri në muajin tetor të këtij viti.

Si popull më budalla në botë amerikanët i shpallën serbët, në vendin e dytë turqit ndërsa në të tretin maqedonasit. Në mesin e dhjetë vendeve të para u gjetën edhe polakët, hungarezët, bullgarët, kenianët dhe popullin e Zelandës së re.

KTHIMI I PËLLUMBIT




Brahim AVDYLI:


KTHIMI I PËLLUMBIT

U kthyen pëllumbat
nga fundi i shekujve
nga fillimi i shekujve
nga Drita dhe Qielli
duke pëshpëritur
dhembjen e tyre pëllëmbore.

Nuk e di cilën ngjyrë e kishin
herë më dukeshin të bardhë deri në të zi
herë më dukeshin të zi në të bardhë
e herë ndërronte rreze dielli në sy
deri sa e mbulonin Qiellin
me krahët e përpëlitjeve.

A e dini ndokush dhembjen e tyre
apo dhembjen time të ma tregoni,
nuk kam fjalë për këtë këngë përpëlitëse
me ajrin e mbarsur të lindjes
me ajrin e mbarsur të jetës!

Ejani pëllumba, ejani gjatë dhembje
me gugutë e juaja të këndshme
nuk më jeni ndarë prej fëmijërisë sime,
dhembjen tuaj të qetë e të butë
e kam qarë në qendër të vrapimit
rreth Diellit edhe pse i zjarrtë,

kur ta pushtoni rrezen e shkruar
nga Dodona e parë
na e sillni atë fjalë
tërë njerëzimi do ta kuptojë
pëshpëritjen e kthimit tuaj-

jeni tre kujtoj apo tre miliardë
që lëshoheni nga Degët e Lisit
të zgjatura nëpër hapësirën e Diellit

pëllumb i pandalur i shpresave
pëllumb i fatthënave!...



LEJLEKU I ËNDËRRAVE


Çdo gjë fillon me ëndërren
edhe kur nuk mund t`u bëjmë
me stërmundimin jetësor
si diçka të qenë,

kur hapen krahët e hapësirës
u nxjerrin juve në sipërfaqe
si pjesë e reales që vjen
me ngjyra të paqes,

ne u përkulemi përpara
sikur në vendlindje
edhe në Zvicër-
sytë e dritës ua ruajmë,

u thërrasim përtej fjalës
na e sillni një dhëmb të ri
kur ua hedhim të vjetrin...

dhe çdo gjë fillon me juve
lejlek të ëndrrave tona.


SHTEGËTAR I LIRISË



Me flatrat e qiellit
udhëtoni largë
për të ikur nga dhuna
për të gjetur pranverën,

ne jemi lelekët e parë
prej emrit të Karianëve-
pellazgëve parahelen
dhe paralajmëtarëve
të ditëve më të mira.

Bëhemi së bashku
me lejlekët e sotshëm
e dalim kudo
nëpër botën e dhembjeve
për ta mundur dimrin
nëpër Evropë
dhe dëshirojmë Lirinë,

bëhemi shtegtarë
me ngjyrën e bardhë
si drita e Diellit
që vizëllon të buzëqeshë
larg, përtej shekujve!

Nuk e di nëse jemi
në jug-perëndim të Azisë
apo njeriut me qime
të rruzullit tokësor-

lelegë apo lejlekë
duke ikur nga vuajtjet
me flatrat e lirisë!


ENIGRMË E PËRJETSHME



1.

O gjarpër i shenjtë,
mblidhesh në spirale
ethesh për ne

e ngritesh
me kokën e goditjeve
në bishtin
e dhembjeve.

2.

Kur të shoh
më thahet pa shpirt
një fjalë në gojë

e regëtimat e qenies
ndrydhen të heshtura-

mitologjitë e botës
mblidhen sertë

ku do të jetë
dënimi i Zotit.

3.

Herë bëhesh
shtagë e gjatë
dhe mbi ty mbahet bota
për të mos rënë
skrupull
me dhembjet e viteve

e herë-herë
sa qel e mbyll sytë
bie mbi jetën
e shpërfillur

aty ku nuk të mendon njeriu
dhe e ka lëshuar
rrugën e zotit!...

4.

Qindra poezi
mund të shkruheshin për ty

edhe po të gënjenim
për të paqenën me fjalë
apo të përkryerën

kur të takojmë
të mbledhur lakuriq
rreth pritjes-

ti ngjitesh më lartë
me kokën përmbi heshtje
e hidhesh si shpatë

prandaj na rrëqeth
me ngjyrat e tmerrit

ngadalë
pështillemi larg
e largohemi
përtej vdekjes.

5.

Njëmijë vjet
jeton me dhembjet
e vetminë

të ka plasur gjuha
nën gur
nën dushk e shi
nën dhé

duke pritur jetën
të soset
nën helmin tënd-

helm është jeta vetë
katran
i mbyllur në gur

enigmë e përjetshme!...


ORA E SHTËPISË


1.

Ora e shtëpisë
ka trajtën e gjarpërit,
nën trarin kryesor
e vëzhgon shtëpinë.

Fishkëllima e tij
është thirrje kushtrimi
që përbanë
në tri ndarje
vlerat e familjes.

2.

Është shpirt
i mbetur gjallë
Fi-Fi-Fiu,
ndër vite dhe shekuj

për të mbrojtur mikun
e për të shkatërruar armikun,
edhe pjesëtarët
që shpërfillen
nën kaptimin e djallit

nderin e moralin
e dhunojnë pafalshëm!

3.

Atëherë zbresin
sa çel e mbyll sytë

e zeza është kob për ata
që dhunojnë bukurinë
dhe armiqtë e tjerë

që vinë të porositur
edhe nga Iblisi
për të zhdukur prore
shembullin e mirë,

e bardha është paqe
për të gjithë shenjëtorët
dhe për fëmijët-
lulen e përtërirjes.

4.

Në tulla të oxhakut
mund të qëndrojë ora

në djep të fëmijve
kur nuk janë të lidhur
që ta mbrojnë
nga Satani

ata që nuk kanë fuqi
vetë të mbrohen...

5.

Ora e shtëpisë
i ngjanë hyjneshës së vatrës

është gjarpër i veçantë
që i ndjekë brejtësit

ata që zhbirojnë
nga kërshëria e tyre
dhe dëmtojnë...

6.

mund të kthehen
në një qenie
mitologjike
në formën e gruas
t`i ngjajë Zanës-

është pra
gjarpëri i shtëpisë
bardhë e zi

deri sa nuk shuhet
shtëpia!...



SUFERINAT E DHEMBJES

Gjurma e shkrimeve niset nga lashtësia
me kalanë që nuk rrëzohet aspak me fjalë
por kënga të pavdekshme e ringjallë ndër ne,
energjia e pashtershme e kësaj mbijetese
pikon me qumështin e viteve të dhembjes
nëpër gjëmën e djalit të vogël e bonjak,
nuk ka si ta lëmojë gjysmën e trupit
derisa nuk flet dhe është i ftoftë si vdekja
kështu që vjen nëpër legjendën e stërlashtë
dhe na e rritë prore mbi gur një lule-pemë.
Fati i Rozës kthehet fuqishëm në Rozafat
dhe ushqehet prore i biri me lot në sy
e neve na jep të thithim gjithë atë helm
brez pas brezi duke e përkundur rriten
nëpër regëtimat e heshtura flijuar në kohë.
Kambana e vargjeve ushton nëpër shekuj
nëpër sytë e nënës – zanë e qenies sonë
që gjithnjë na e jep qumështin e viteve...
Gurëzimi na rritet dikur në Urën e Fshejtë
dy brigjet e këngës sonë të na i përputhë
me jehonë të pashtershme të shkëmbinjve
në pikë të Qiellit mbërrijnë të na kthehen
derisa thithim nektarin e lulebjeshkëve...

dhe çdo gjë fillon me gurët e kalave tona
që mbetën gjellë me fëmijë dhe rindërtohen
nëpër suferina e pambaruara të Këngës!

PUSHTETI I NDJENJAVE




Njerëzit dhe grupet
klanet dhe klasat
të gjithë popujt
të gjitha shtetet
i tërheqin zvarrë
vargonjtë e pushtetshëm

e ëndrrat e therura
antagonizmash të ndërsjellë
nëpër zgavrat e kafkës
tërë qelbin e njerëzimit
e kullojnë...
e kullojnë!

Askush se kupton
çka i tërheq vazhdimisht
kundër njëri-tjetrit
në rropullitje
copë-copë,

është pushtet i pafund
pushteti i ndjenjave!


KAM ZBRITUR NGA YJET




E shoh veten fëmijë nëpër arat me misër
jam në Zvicër por kujtoj se jam në Morinë
dhe loz me rrezet e ngrohta të Diellit
qe rriten në bukë të kallinjve.

Kalliri zgjatet e buzëqesh me vesën e mëngjeseve
sikur më përshëndet dhe dua ta përqafoj
jam edhe vet fëmijë që loz me Diellin mbi tokë.

Herë në Einsiedeln bëhesh birrë e misrit të artë
e herë bëhesh miell i bluar dhembjesh
për tu bërë misërnike
që e blej në shitoret e vogla të mallit
nëpër kodrinat e diellit

dhe vjen dita kur konzervohesh e grirë
për të ushqyer sërish Lopët e Diellit!...

Tani nuk e di mirë se në cilën kohë jetoj
në cilin shekull-

mijëra herë paskam zbritur rastësisht nga Yjet!


Thurau, 21.06.2013


PIKËLLIMI




Kur ndodhesha larg nga këtu
kur ndodhesha në perëndim
kur vërdallesha rrugëve të botës
për një metelik

ju, të ulur mbi fron
ndoshta ëndërronit llullën e fildishtë
gjarprin e verdhë të perëndimit

e përmalloheshit për mua
në pamundësi për të më gjetur.

Tani,
jam në vendlindjen e përbashkët
aty ku e kam harruar një varg
me ëndrrën e madhe të Atdheut,

më kot ëndërroj që tu shoh
pikëllohem, besoni!
















Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...