2013-11-13

KA MBETË EDHE NJË COPË “SHQIPNI”... QË KA NEVOJË PER TYM...


Nga Fritz RADOVANI:



Plot 100 vjetë janë ba që me 13 Qershor 1913, i Madhi At Gjergj Fishta vendosi në kompanjelin e Kishës së Fretenëve të Gjuhadolit të Shkodres, jo ma të vogel se kater meter të madh Flamurin e Gjergj Kastriotit, me Shqipen dykrenare mbi shtroje të lame me Gjakun e Atdhetarëve Shqiptarë, që dhanë jeten per Liri dhe Shqipni të Pavarun...
Kur malazezët gjuenin me top nga të kater anët Shkodren, u gjet një tradhëtar që ua shiti per pare pothuej krejt Veriun, e ky katil, kje me emnin Esad Pashë Toptani...
Shko një Esad, e eja një tjeter si ai...Po bahen 100 vjet, që historia persëritet...
Tragjedia që shkatrroi Shqipninë me kulm e temel filloi me Enver Hoxhen në 1941, dhe sot po vazhdon me pasuesit e pandreqshëm të atij sistemi perbindsh!
Atëherë, kur gjithë Europa Lindore po thente pllakat e hekurta të “Murit Berlinit” per me u bashkue me Europën e shumdishrueme...dhe me u rikthye në gjiun e vet...bash Shqipnia... Ah Shqipnia, e shkretë!.. Me 2 Dhjetor 1992, angazhohet në një tjeter pakt...të menduem nga tradhëtari Ramiz Alia, e “pakti” ishte “Konferenca Islamike”!
Pa kalue dy javë që Erdogan i Turqisë e ndinë veten në Prizren, si në “Turqi...” dhe mbarë Populli Shqiptar i të gjitha trojeve “ngritët në kambë”, vjen edhe një tjeter “sihariq” nga agjensitë europjane se, Belgjika, Norvegjia apo Shqipnia, në njenin nga këta shtete... po diskutohet “shkatrrimi i armëve kimike të Sirisë”.
Flitet (e ku asht za, nuk asht pa gja!), se Shtetet e Bashkueme t’ Amerikës, kanë pasë kontakte me qeveritarë shqiptarë per këte çeshtje. Sigurisht, idea e tyne ka një bazë mbi të cilen asht ndertue kjo perpjekje e amerikanëve, per me ardhë me “shkatrrue” atë sasi të konsiderueshme armësh në Shqipni. Gatishmënia me pritë të burgosunit nga Guantanamo, apo “210 vllaznit e gjakut e t’ armëve” nga Irani, tregojnë se “shqiptarët”, kanë dhanë prova para Botës se janë të aftë me “strehu, gostitë e sigurue” kedo përveç, Shqiptarëve, që ma shumë se 1.500.000 Shqiptarë, janë shpërnda nder të gjitha vendet e skutat e kontinentëve, vetem per me sigurue “buken” dhe qetsinë shpirtnore...
E verteta asht se Shqiptarët ka 100 vjet që japin prova se janë t’ aftë jo vetem me shkatrrue armët kimike, po edhe depot e armëve të veta...si në vitin 1997, e po kje se e lypë nevoja, ata per me i ba nder Sirisë, shkatrrojnë edhe Shtetin Shqiptar... Mjafton që:
Mos të harrojmë kurrë porosinë e Ramiz Alisë: “Ne komunistët reformatorë,do të zbatojmë strategjinë tonë në ekonomi, sipas së cilës kapitalistët dhe pronaret e ardhshëm në një vend socialist, të jemi Ne dhe njerëzit tanë. Me këtë strategji,brenda dy-tre legjislaturash, do të arrjmë që nga klasa komuniste të krijojmë klasën kapitaliste, e cilado të na përjetësoi në pushtetin politik të së ardhmes, që e kemi planifikuar dhe po e përgatisim vetë... Shqipërinë do ta gëzojme Ne dhe fëmijët tanë.
Mjerë Ata që do të guxojnë të na dalin përpara e të na kundërvihen.
Përveç aleatëve ideologjikë, nëse do të jetë nevoja, do të kemi edhe mbështetjen e aleatëve të Perëndimit, me të cilët kemi ruajtur fijet e lidhjeve të vjetra për hir të interesave të mëdha... Për këte jeni të garantuar sot e përgjithmonë... në fund të fundit rëndësi ka pushteti, që do të jetë plotësisht yni.”
***
Fitimi i “disa shqiptarëve”, nuk ka me kenë i vogel! Janë disa “vullnetarë” që po luftojnë perkrah “vllezërve të vet” në Siri... Këta ua çojnë prap sirianëve dhe ata, i sjellin prap në Shqipni...Këta ço... E ata bjeri prap... “Ma mirë kështu, se me gomone...”
E sa mund të paguhen këta qeveritarë me shkatrrue Shqipninë dhe t’ ardhmen e Popullit Shqiptar që asht Rinia...me shkatrrimin e ambjentit dhe me pasojat katastrofike, që sjellë pasiguria e armëve kimike në Shqipninë e mbrapambetun të Europës?
Po cili qeveritarë, po mendon per Popullin, Rininë e Shtetin...tash 100 vjetë?
“Po mbushin xhepat...” e... “Shqiptarët” do t’ ua ndertojnë maozoleumet e tyne!
Lexues të nderuem!
Ju lutem mos e harroni porosinë e Nanës Tereza, në vitin 1997 në Rinas:
“O Zot hiqi mallkimin Tand Popullit Shqiptar!”...

Melbourne, Nandor 2013.

Pas Covid-19, liderët botërorë ranë dakord të punojnë së bashku për të forcuar sistemet globale shëndetësore, por negociatat për një marrëveshje të re kanë ngecur.

Nga Flori Bruqi Është folur shumë në internet se Kina po lufton me një tjetër epidemi pas shumë postimesh në mediat sociale ku supozohet se ...