Kryeqytetas të nderuar,
Prishtina është Kryeqytet i gjithë Kosovës. Ndryshimet në Kryeqytetin tonë hapin ndryshime pozitive në gjithë Republikën e Kosovës. Kryeqyteti ynë sot është pa ujë, pa ngrohje, pa punë, pa rrugë… Kryeqyteti ynë është bërë kantier i madh i korrupsionit. Kryeqyteti më i ndotur i Ballkanit ! Kryeqyteti ynë nuk mund të ndryshojë me projektet fantastike të Kajmekamit.
Kryeqytetas të nderuar,
Shpend Ahmeti është kandidati më i denjë për Kryepar të Kryeqytetit. Kapaciteti i tij intelektual, moral e profesional garanton këtë potencial për ta bërë Prishtinën një metropol modern . Zgjedhja e tij Kryepar shënon ndërrimin e brezave dhe të epokave në Kryeqytetin tonë.
Shpend Ahmeti i përngjan shumë Shqiponjës!
Kryeqytetas të nderuar,
Është momenti i fundit të dëshmoni vetëdijen e lartë qytetare dhe të vendosni për fatin tuaj. T’i thoni lamtumirën bastionit të fundit të sllavokomunizmit dhe Kajmekamit të tri regjimeve në Kryeqytetin tonë. Të gjithë për dinjitetin e Kryeqytetit dhe vizionin e ardhmërisë, pavarësisht përkatësive partiake! Të gjithë kryeqytetasit për Shpend Ahmetin!
* Shpend Ahmeti lindi më 18 prill 1978 në Prishtinë. Ka mbaruar studimet master të politikave publike në Universitetin e Harvardit, SHBA, gjatë viteve 2002 – 2004. Prej vitit 2005 është ligjërues i politikave publike dhe politikave ekonomike ndërkombëtare në Universitetin Amerikan në Kosovë (AUK).