Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për Odën e Mjekëve të Kosovës ka certifikuar sot katër kandidatura për kryetar të Kuvendit të Odës së Mjekëve të Kosovës.
Sipas njoftimt nga MSH, Pas shqyrtimit të dokumentacionit të ofruar, KQZ për zgjedhjet për Odën e Mjekëve të Kosovës certifikoi sot kandidaturën për kryetar të Odës së Mjekëve të: Prof.Dr. Bedri Zaiti, Prof.Dr. Zylfije Hundozi, Mr.sci.Dr. Fadil Beka dhe Dr. Islam Krasniqi, që të katër specialistë të fushave të ndryshme të mjekësisë, të punësuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Zgjedhjet për kryetar të Odës së Mjekëve të Kosovës do të mbahen të dielën, më 10 nëntor 2013, në Kuvendin inaugurues të Odës së Mjekëve të Kosovës, që do të mbahet në Prishtinë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për Odën e Mjekëve të Kosovës bën të ditur se rreth 85 për qind të mjekëve në listat votuese iu përgjigjën zgjedhjeve për Odën e Mjekëve të Kosovës, të cilat u mbajtën sot në 63 njësi zgjedhore të institucioneve publike shëndetësore të Kosovës.
Mund të konstatojmë se kishim një përgjigje shumë të mirë për zgjedhje, përgjegjësi të lartë dhe entuziazëm të madh të mjekëve për të marrë pjesë në këto zgjedhje, shumë të suksesshme, tha Hysni Bajrami, kryetar i KQZ-së, njofton Ministria e Shëndetësisë.
Zgjedhjet u organizuan bazuar në Ligjin për Odat e Profesionistëve Shëndetësor të Republikës së Kosovës, të miratuar nga Kuvendi i Kosovës në maj të këtij viti.
Mund të konstatojmë se kishim një përgjigje shumë të mirë për zgjedhje, përgjegjësi të lartë dhe entuziazëm të madh të mjekëve për të marrë pjesë në këto zgjedhje, shumë të suksesshme, tha Bajrami.
Ai tha se nga monitorimi i drejtpërdrejt i vendvotimeve si nga anëtarët e KQZ-së, ashtu edhe nga organizata të shoqërisë civile, shihet se zgjedhjet kanë qenë të organizuara mjaft mirë dhe është për çdo lëvdatë Ministria e Shëndetësisë dhe Sekretaria e KQZ-së që ja ka dalë t’i organizojë zgjedhjet në këtë nivel.
Numrit të anëtarëve të zgjedhur për Kuvendin e Odave do t’i shtohen edhe anëtarët nga institucionet private, komunat serbe, diaspora dhe psikologët klinikë, për të cilët vendet janë të rezervuara.
Rezultatet finale do të njoftohen nga MSH ditën e hënë.