2013-11-10

Pastrimi i duarve ju bënë më të lumtur me preparatet e Schülke-Mayr-it dhe Borer chemie AG


​Pastrimi i duarve ju bënë më të lumtur

Është njësoj sikur të mund të pastroni dhembjen tuaj dhe ta largoni. Një studim i ri ka gjetur se rituali i pastrimit të duarve mund të ju bëjë më optimist pas dështimeve.

Dr Kai Kaspar, nga Universiteti i Cologne, ka ekzaminuar se si pastrimi fizik ndikon te ne pas ndonjë ngjarje të keqe.
Ai gjeti se njerëzit që pastronin duart e tyre pasi përjetonin ndonjë ngjarje të rëndë, ishte më të sigurt se herëve të tjera do të jenë më të suksesshëm.
Dr Kaspar i kishte ndarë 98 persona në dy grupe. Në pjesën e parë të eksperimentit, pjesëtarët nga dy grupe kishin për të zgjidhur një problem të pa mundur.

Kur të dyja grupet dështonin, njëri grup pastronte duart. Të dyja grupet shpresonin se në tentimin e radhës do të ishin më të mirë, por se grupi që “pastronte duart” ishte shumë më shumë optimist në krahasim me grupin tjetër.
Një ekip i psikologëve kishte vërtetuar se një akt i thjeshtë i pastrimit të duarve i bënë njerëzit të ndihen më me vetëbesim lidhur me vendimet që kanë marrë.
Ata gjetën se njerëzit që pastronin duart rregullisht pasi kishin marrë një vendim të vështirë ishin më të lumtur me zgjedhjet e tyre krahasuar me ata që nuk e bënin një gjë të tillë

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...