Kulti i gjarprit na qenka iliro-serb?
Serbët, manipulues të historisë
Një popull pa mbështetjen e së kaluar është një komb i shpifur
Vetë emri ilir është i lidhur për një kafshë toteme - gjarprin, ndërsa legjendat antike të cilat rrëfejnë për lindjen dhe prejardhjen e të parit të fisit të gjinisë ilire, Illyriosit mitologjik, tregojnë për lidhjen e ngushtë të këtij erosi me gjarprin. Të përsërisim këtu se prindërit e Illyriosit, Kadmi dhe gruaja e tij Harmonia - edhe vetë janë shndërruar në gjarpërinj (Aleksandër Stipqeviç – “Ilirët”)
Shkruan: Fahri Xharra
Kur të kaluarën tonë e gjuajmë me gurë sikur dikush dreqin pas kodrës, dhe ajo e kaluar nuk largohet nga ne se prapë duhet që në vitin tjetër ta gjuajmë, e kjo zgjat me qindra e qindra vjet, atëherë jemi në një “perpetuum mobile”. Por, këtu e kemi një ndryshim në mes të djallit të paskodrës dhe të kaluarës sonë. Ne të kaluarën e shohim në gjuhën që e flasim, në dokumentet që flasin, në nëntokën dhe nënujin tonë, kurse dreqi i paskodrës është një imagjinatë, së cilës duhet t’í frikohemi dhe kështu duhet vazhdimisht ta gjuajmë me gurë.
A duhet hedhur gurë mbi të kaluarën tonë ? Prapë po vijmë deri te një përfundim bipolar, derisa djallin e përmendur e gjuajmë dhe e gjuajmë¬, atë askush nuk e përvetëson, ai ritual u mbetet gjithmonë atyre, kurse historinë dhe të kaluarën tonë duke e gjuajtur me gurë, duke e mohuar, duke e nëmur dhe duke e mospërfillur atë e përvetësojnë të tjerët. Ajo (historia jonë ) ishte, ajo i shkruante rrjedhat jetës, ajo preket, ajo shijohet dhe është një tërësi jo virtuale, e cila kur nuk ”kullandriset” nga pronarët atëherë të tjerët e bëjnë si të vetën, sepse ata kanë nevojë për histori, ata kanë nevojë për një mbështetje. Një popull pa mbështetjen e së kaluarës ai është një komb i shpifur. Ai nuk ka ardhmëri. Ç´po ndodh me ne? Neve nuk na duhet historia, se atë e gjejmë në Evropën e Bashkuar! Jo, as Evropa nuk të do, nuk të pranon nëse je i pahistori, nëse nuk e ke një CV (curriculum vitae) të së kaluarës.
Heshtja paguhet
Një mik më shkruan:”I nderuari zotëri Fahri Xharra e kam një pyetje? Pse historianët dhe Akademia e Shkencave heshtin ose nuk ndërmarrin diçka rreth këtyre fakteve të shumta historike që i kemi? !!! Me aktin e heshtjes ose të pasivitetit ne indirekt po i ndihmojmë "fqinjëve" që ta shkruajnë historinë e tyre në dëm të gjenezës shqiptare, pse po ndodh kjo ?”(I.Sh.). Sipas të gjitha gjasave, tek ne heshtja paguhet, iu përgjigja.
Serbët e kanë një aftësi ‘copy-paste’, që historinë tonë e përvetësojnë lehtë, e kanë për nder që të përshkruhen me të kaluarën tonë, e kanë për nder që t´i thurin himne të ”kaluarës” së tyre dhe krenohen me atë që nuk është e tyre. Sa vështirë që nuk ka ligj kundër plagjiaturës së historisë, dhe ne sipas të gjitha fakteve duhej t’i padisnim. Por kush, kur heshtja nuk flet ajo nuk të mbron, ajo nuk ta zbardhë fytyrën. Me siguri që duelin gjyqësor do ta humbnim. Në këso rastesh avokati më i mirë mbrojtës është libri, janë librat, janë dokumentet që flasin se faktet janë në duart tona. Botës duhet t´ia mbushim bibliotekat, internetin duhet bërë që të flasë shqip.
E dëgjuat nga titulli i shkrimit se fjala është për kultin e gjarprit që paska pas folur serbisht që moti, që nga ilirët e deri sot. Gjarpri mitik ilir e paska folur gjuhën e parë në botë, gjuhën serbe. Sipas serbëve: ” Ilirët ishin një grup i fiseve indo-evropiane, të cilët e paskan banuar një pjesë të Ballkanit Perëndimor si dhe brigjet jug-lindore të gadishullit të Italisë. Territori i banuar nga ilirët u bë i njohur si Iliria nga autorët grekë e romakë, territore këto që ishin tokat e ish-Jugosllavisë (Serbisë, Bosnjës dhe Kroacisë, dhe popujt serb, boshnjak dhe kroat i paskan rrënjët nga Ilirët)”. Pastaj vazhdohet.” Mitologjia dhe religjioni i ilirëve është i njohur vetëm nëpërmjet përmendjes së perëndive të ilirëve në Perandorinë Romake. Në Ilirinë jugore si i shenjtë njihej gjarpri, i biri i Drakut dhe Drakenës. Vetë emri Ilir në përkthim do të thotë i lirë dhe është i shoqëruar me gjarprin. Sipas legjend¬ës Kadmusi me anën e Enkelejve u martua me Harmoninë dhe iu lindi djali Ylirosa, të cilit gjarpri i dha fuqi dhe forcë magjike, kështu ai do të bëhet lindësi i ilirëve”.
Dy kultet ilire
Totemismi ( sistem i besimit ku njerëzit, thuhet të jenë në lidhje familjare ose marrëdhënie mistike me një qenie-shpirti të një bime apo gjallese. Totemi apo tërësia thuhet që kanë bashkëvepruar me një grup familjar apo një individ duke iu shërbyer si emblemë apo simbol) duket që ka luajtur një rol të madh tek rrënjët tona (Illyrians Snake (OldSerbian Roots), tek ilirët. Ngjashmëria e emrave të disa fiseve serbe-ilire me objekte natyrale apo shtazë e sajon argumentin shumë të fortë për besimin e tyre totem. E rëndësishme është që tek ilirët ( rrënjët e serbëve) ishin dy kulte, ” kulti i diellit ” në veri dhe ”kulti i gjarprit në Ilirinë Jugore. Gjarpri është konsideruar si simbol i pjellëshmërisë , rojtar i shtëpisë dhe pasurisë dhe i pavdekshmërisë nëpërmjet ringjalljes”. Një gjë ta kemi të sigurt, që serbët e njohin historinë tonë shumë më mirë se ne. Të vërtetat për pellazgët, ilirët, luftërat tona, mbijetesën tonë dhe shqiptarët i gjen shumë më mirë të shkruara në librat serbë sesa në ”historitë ” tona. Që të jem më i qartë, nëse lexoni diçka mbi të kaluarën parahistorike dhe historike të serbëve, vetëm aty ku shkruhet serbisht lexoni shqiptar dhe e keni historinë në duar. Serbët janë të aftë për manipulime historike, i kanë mbushur bibliotekat e Evropës me trilogjitë e tyre, me ” të kaluarën ” e tyre , me ” vuajtjet” e tyre gjatë historisë. E ne?