2013-11-11

Silvana,studentja shqiptare, që ka befasuar historianin grek me përgjigjen e saj në Athinë




Shkrimet e mediave greke mbi shqiptaren janë përkthyer dhe kanë përcjellë historinë e saj.
Silvana është një studente shqiptare për shkencat politike në Universitetin e “Padios” së Athinës, e cila është bërë lajmi i ditës në të gjithë Greqinë. Është e vetmja studente në mes të 300 studentëve të tjerë grekë në auditorin e fakultetit, që iu përgjigj pyetjes së pedagogut të saj në lidhje me betejën e Maratonës. Në të gjitha mediat greke, pedagogu i njohur akademiku, historiani Donatos Papagianis do të shprehet kështu për fenomenin shqiptar:

“Të gjithë studentëve në auditor u drejtova pyetjen se kush di dhe mund të më flas për betejën e Maratonës, dhe në sallë pushtoi një heshtje dhe askush nuk dinte të më jepte një përgjigje për betejën e njohur. Këmbëngula përsëri, por aty nga fundi ishte ngritur vetëm një dorë në mes të heshtjes së 300 të tjerëve. Vajza u ngrit dhe m’u përgjigj shumë saktë dhe me shumë detaje të përpikta. E pyeta për emrin dhe vendlindjen e saj me mendimin se ajo është nga Maratona, 40 km larg Athinës dhe e njeh shumë mirë historinë e vendit të saj. Por ajo më përgjigjet se emri i saj është Silvana dhe është nga Shqipëria. Jam çuditur për origjinën e saj, por u ndjeva shumë krenar se si një vajzë e huaj ka mësuar aq mirë historinë greke, ndërkohë që vendasit as që kanë dijeni për historinë e vendit të tyre”.

Ja pra, kjo është ajo studentja shqiptare që na bën krenarë të gjithë ne shqiptarëve dhe që e dallon nga të gjithë studentët grekë, për zgjuarsinë dhe inteligjencën e saj, saqë emri i saj është bërë lajm jo vetëm në të gjitha auditorët e universiteteve greke, por në të gjithë opinionin publik grek.

Pas Covid-19, liderët botërorë ranë dakord të punojnë së bashku për të forcuar sistemet globale shëndetësore, por negociatat për një marrëveshje të re kanë ngecur.

Nga Flori Bruqi Është folur shumë në internet se Kina po lufton me një tjetër epidemi pas shumë postimesh në mediat sociale ku supozohet se ...