Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/11/18

Nga Armand Plaka -Amerikanët në vitin 1958: Çfarë i bashkon shqiptarët e bullgarët


Enver Hoxha dhe Anton Jugov, ish-kryeministër i 
Bullgarisë, Tiranë, janar 1957

“Shqipëria dhe Bullgaria kanë të përbashkëta karakteristika, të cilat aplikohen me një forcë e këmbëngulje më të madhe në rastin e të parës se sa në atë të së dytës: mes vendeve të Europës Lindore nën dominimin sovjetik, ata janë më të prapambeturit në zhvillimin ekonomik e atë kulturor, më të voglat në terma të numrit të popullsisë, më të larguarat nga qendra e pushtetit sovjetik dhe më “stalinistët” në qëndrimet e tyre. Ata nuk janë të okupuar nga trupat sovjetike, dhe të dyja kanë një begraund të mbushur me pretendime territoriale e çështje të tjera të pazgjidhura me fqinjët e tyre. Asnjëra prej tyre nuk mban lidhje diplomatike me Shtetet e Bashkuara”.

Këto janë në mënyrë të përmbledhur ato çka një raport konfidencial amerikan (shih: Department of State, PPS Files: Lot 67 D 548, Europe East. Confidential. – Foreign relations of the United States, 1958-1960. Eastern Europe; 1958-1960, fq. 71-104) i datës 19 maj 1958, na sugjeron në lidhje me një tematikë pak të rrahur më parë nga studiues, historianë e gazetarë, por fenomen për të cilin ndoshta mendja i ka shkuar me kohë çdo shqiptari. Për afinitetin mental, kulturor, historik, si dhe miqësinë mes dy kombeve, është folur në fakt dekada e shekuj më parë. Thuhet se në shumë raste, historia i ka hedhur në krah të gabuar, ose në raste të tjera, se kanë ndarë të njejtin fat. Por këtyre elementëve, me kalimin e kohës iu shtuan edhe përbashkësi politike, e si rrjedhojë, ato ekonomike, ushtarake etj. Më së miri, këto karakteristika të përbashkëta u shfaqën gjatë periudhës së komunizimit në të dyja vendet, e sidomos asaj të bashkëjetësës në të njejtin formacion politiko-ideologjik të kohës, në vitet ‘48-’60 të shekullit të shkuar. Marrëdhëniet e Shqipërisë me Bullgarinë në atë kohë, dihet se ishin mëse miqësore në fakt, çka e vërteton përveç të tjerave, edhe një intervistë e ish-liderit komunist bullgar, Todor Zhivkov në vitin 1996 (shih: “Nga Gorbaçovi tek Ramiz Alia”, Pavllo Gjidede, “Botimet Erik”, 2000, fq. 254-256), ku ai shprehet se: Udhëheqja shqiptare, Enver Hoxha, deklaronte jo rrallë, lidhjen, miqësinë e pathyeshme me Bashkimin Sovjetik, me vendin e sovjetëve dhe Bullgarinë. Një djall e di se ku shkuan më vonë këto betime e stërbetime!

Por si vlerësoheshin këto zhvillime asokohe në të dyja vendet “vëllezër” dhe ku konsistonin sipas pikëpamjes amerikane vijat përbashkuese e ato ndarëse mes tyre? Cila ishte diferenca e tyre me vendet e tjera satelite të Moskës? Çfarë strategjie sugjeronin ekspertët e Departamentit të Shtetit në kulmin e fuqisë sovjetike, pak vite pas nisjes së procesit të destalinizimit, për të arritur objektivat e tyre në lidhje me të ardhmen e këtyre dy popujve? Përse sugjerohej rihapja e përfaqësive e misioneve diplomatike amerikane në Sofie e Tiranë dhe çfarë ndikimi do të kishin pasur ato?

Në raport, përtej tyre, në seksione të veçanta flitet më gjerësisht dhe veçmas edhe për gjendjen politike e ekonomike të të dyja vendeve, ku citohej se tashmë kastat në pushtet, ndjeheshin më të sigurta, porse nga ana tjetër edhe ekonomia kishte njohur tashmë një stabilitet relativ, ndërkohë që gjithçka sigurisht varej nga ndihmat e kreditë sovjetike. Duket se shqetësimi primar i amerikanëve ishte së pari sigurimi i pavarësisë nga Moska dhe më pas demokratizimi i brendshëm i të dyja vendeve, objektiv të cilit do mund t’i shërbëhej më së miri nëse marrëdhëniet diplomatike do të rivendoseshin.

Sugjerimi për të rivendosur marrdhëniet, pavarësisht se duket disi paradoksal, kishte ardhur nga brendësia e politikbërjes amerikane, e kishte hasur fatkeqësisht në kokëfortësinë e udhëheqjes shqiptare e asaj bullgare. Ajo kishte zënë vend tashmë në axhendën e jashtme amerikane, çka e tregojnë më së miri edhe raportet mediatike perëndimore (shih: “Kur superfuqitë kërkonin riafrimin me Shqipërinë”, Armand Plaka, Gazeta Shqiptarja.com, 28 mars 2013) dhe tentativat e fshehta, për të rivendosur marrëdhëniet me këto dy vende, të cilat tashmë e tutje, sipas sugjerimit duhej të trajtoheshin minimalisht njësoj sikurse të gjitha vendet e tjera të ish-Bllokut komunist. Diku, raporti në fjalë, të jep përshtypjen se amerikanët e paskëshin vuajtur disi faktin se prezenca diplomatike amerikane në vendet ish-socialiste të kohës, do mund të perceptohej nga disa qarqe kritike, si heshtje apo aprovim i kolonializimit sovjetik nga ana e SHBA-ve, porse në fakt ky pretendim nuk ia kishte mbyllur atyre sytë në atë masë, sa të mos shihnin gjakftohtë favoret dhe efektet që mund të vinin nga një hap i tillë, edhe në lidhje me Shqipërinë e Bullgarinë.

Më poshtë po botojmë gjetjet më të rëndësishme të raportit në fjalë, bazuar në interesin e lexuesit shqiptar:

* *

Zhvillimet e fundit kanë treguar një masë të lartë stabiliteti relativ në lidershipin e regjimeve të të dyja vendeve dhe një konsistencë në marrëdhënie me Moskën. Pakënaqësia popullore e përhapur gjerësisht ekziston, porse në mënyrë pasive dhe dukshëm më pak akute se sa në vendet e tjera më të zhvilluara satelite. Një përmirësim i vogël është vënë re kohët e fundit në një situatë ekonomike të pakënaqshme në mënyrë kronike. Politika e SHBA përballë këtyre dy vendeve në mënyrë të qartë do të jetë ajo e përballjes me bllokun satelit. Objektivat e politikës amerikane mund të përmbushen në mënyrë efektive vetëm nëpërmjet rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike.

Ndërsa reperkusione të vogla negative mund të ndiqnin nën rrethana të veçanta rivendosjen e tyre, do të kishte qenë jorealiste këmbënguja drejt një kursi me aksione të tipit “dhëmbë për dhëmbë” për Shqipërinë dhe Bullgarinë, që nuk aplikohen për Europën Lindore në përgjithësi. Vonesat drejt hapave që konsistojnë në rivendosjen e marrëdhënieve për shkak të një serie “situatash të përkohshme” në pjesë të tjera të globit, do të kishin qenë ekuivalente për të zeruar një vendim për të ndërmarrë hapa të tillë.

Duke rivendosur marrëdhëniet diplomatike, kursi i aksionit tonë duhet të shkojë paralel me atë të ndjekur ndaj vendeve e rajoneve të tjera satellite si një i tërë, por me theks të veçantë në promovimin e marrëdhënieve më të mira me vendet fqinje që nuk janë nën dominimin sovjetik, duke thyer barrierat për të kontaktuar dhe influencuar në mënyrë indirekte nga bota e lirë.



Shqipëria dhe Bullgaria – Diferenca dhe përbashkësi

Shqipëria dhe Bullgaria, përtej diferencave të konsiderueshme mes tyre, kanë disa karakteristika të përbashkëta të cilat i dallojnë ata prej vendeve të tjera satelite sovjetike: Gjeografikisht, asnjëra prej tyre nuk ndan kufi të përbashkët me Bashkimin Sovjetik – një pozitë që në vendet e tjera të Bllokut e gëzon vetëm Gjermania Lindore, dhe në këtë rast, ajo është kompensuar në mënyrën më të madhe me prezencë trupash pushtuese ushtarake sovjetike. Asnjëra nga të dyja vendet fqinje me Shqipërinë, dhe vetëm njëri nga katër vendet që e rrethojnë Bullgarinë, janë nën dominimin sovjetik. Për më shumë, atje nuk ka njësi ushtarake sovjetike, megjithëse hasen shumë “këshilltarë” sovjetikë. Çekosllovakia ndan privilegjin e përmendur së fundmi, por në kontrast me to, rrethohet gjerësisht nga pushteti sovjetik.

Ekonomikisht, kulturalisht dhe në terma të popullsisë, këto vende janë më të voglat dhe më të prapambeturat e Bllokut, ku Shqipëria ka rreth 80% të popullsisë së saj fshatare dhe Bullgaria, rreth dy të tretat. Ekonomitë e tyre varen në një bazë të madhe nga kreditë që marrin nga BRSS. Të dyja vendet kanë një rekord të gjatë, që shtrihet në kohë, në marrëdhëniet e tendosura politike që kanë me fqinjët e tyre josatelitë sovjetikë. Qeveria shqiptare dhe populli shqiptar i janë frikësuar pushtimit nga Jugosllavia, Greqia apo Italia, dhe frika është akoma aktive në lidhje me me dy të parat. Minoriteti musliman shqiptar në Jugosllavi është një burim i shtuar për konflikte të mundshme. Marrëdhëniet e Bullgarisë me Jugosllavinë kanë qenë të ftohta, sidomos qysh prej dështimit të konceptit të Federatës të Sllavëve të Jugut në vitin 1948, dhe çështja maqedonase ka qenë një burim i vazhdueshëm acarimi mes tyre. Bullgaria gjithashtu ka një begraund me pretendime territoriale me Turqinë e Greqinë, megjithëse këto çështje nuk janë aktive për momentin.



Destalinizimi alla shqiptar dhe kolektivizimi bullgar

Në të dyja vendet, regjimet respektive komuniste ngjajnë të jenë ngulitur në mënyrë jashtëzakonisht vendimtare. Shqipëria i kushtoi pak më shumë se një makiazh me buzëkuq procesit të destalinizimit që pasoi Kongresin e 20-të të PK të BRSS. Bullgaria ka shkuar më tej në hapat e saj përsa i përket kolektivizimit agrikulturor se sa çdo vend tjetër satelit sovjetik. Nga ana tjetër, të dyja regjimet kanë qenë ndjekës jashtëzakonisht të zellshëm e konsistentë të politikave të bëra nga Moska. Ndërsa raportohet pakënaqësi, kjo me shumë gjasa është më pak intensive se sa në vendet e tjera më të zhvilluara të dominancës sovjetike, të cilat kanë lidhje më të forta tradicionale me Europën Perëndimore. Miqësia historike e Bullgarisë me Rusinë, është gjithashtu një faktor në këtë lidhje. Kështu që në raport me të dyja regjimet dhe popujt, tendencat drejt pavarësisë apo antagonizmi drejt BRSS, janë thelbësisht më të dobëta se sa në satelitë të tjerë, dhe në disa aspekte të kompensuar me marrëdhënie jo të mira me fqinjët e tyre më të afërt. Megjithatë, këto tendenca ekzistojnë si një potencial; dhe në asnjërin nga vendet forcat e armatosura nuk konsiderohen plotësisht të besueshme – përveçse trupat e sigurisë – megjithëse këta të fundit do të mund t’i rezistonin agresionit nga çdo vend ballkanik që ai të vinte.



Të vetmet shtete pa legata amerikane

Nga pikëpamja e marrëdhënieve me SHBA, Shqipëria dhe Bullgaria janë të vetmet shtete integrale në Europë (duke përjashtuar Gjermaninë Lindore) me të cilat ata nuk kanë marrëdhënie diplomatike. Shtetet e Bashkuara kanë pasur një mision diplomatik jozyrtar në Shqipëri për një periudhë prej një viti e gjysmë, dhe legata në Bullgari ka funksionuar vetëm për dy vjet e gjysëm, duke mos futur këtu 19 vitet e e fundit para tyre.



Shqiptarët, bullgarët dhe Rusia

Shumica e karakteristikave të përbashkëta të listuara më lart, ushtrohen me një këmbëngulje e forcë më të madhe nga ana e Shqipërisë, se sa nga ajo e Bullgarisë. Shqipëria është një dorë të mirë më e vogël dhe më pak e populluar, më e prapambetur në çdo pikëpamje, më e izoluar gjeografikisht nga Moska, më staliniste dhe në marrëdhënie më të acaruara me fqinjët e vet. Etnikisht, populli shqiptar është i ndryshëm nga fqinjët e vet grekë dhe sllavë, ndërsa bullgarët në shumicën e vet, janë sllavë. Si pasojë ka një paragjykim antirus ndër shqiptarët, i cili është thuajse inekzistent tek bullgarët. Shqiptarët janë në 70% të tyre muslimanë, 20% orthodoksë dhe 10% katolikë. Religjioni për këtë arsye është një potencial më me peshë në Bullgari, megjithëse Kisha atje është e kontrolluar gjerësisht nga shteti.

Objektivat politikë amerikanë

Objektivat kryesorë politikë të SHBA kundrejt Shqipërisë dhe Bullgarisë do të jenë të njejtat sikurse kundrejt të gjithë rajonit satelit, konkretisht:

1. Në terma afatgjatë: përmbushja e të drejtave të popujve në të dyja vendet për të arritur të kenë qeveri përfaqësuese, të cilat bazohen në pavarësinë qeverisëse, ushtrimin e të drejtave kombëtare dhe pjesëmarrjen si anëtarë paqedashës në komunitetin e Botës së Lirë.

2. Në terma afatshkurtër: evolucioni paqësor i këtyre vendeve, së pari drejt pavarësisë kombëtare dhe së dyti, drejt lirive të brendshme.



Kursi i aksioneve

Është e dukshme se promovimi aktiv i objektivave politikë të listuara do të jetë një handikap vendimtar përsa kohë që nuk do të ketë marrëdhënie diplomatike. Një farë ndikimi ndoshta do mund të ushtrohej nëpërmjet medias, në veçanti nga transmetimet radiofonike, apo në mënyrë indirekte nëpërmjet përfaqësive diplomatike në vendet mike. Por kjo do të jetë minimale. Ndërsa është e vërtetë se prezenca e misioneve diplomatike amerikane ka pak gjasë të ushtrojë një ndikim vendimtar në zhvillimet shqiptare apo bullgare, duket qartazi se ky mbetet i vetmi kanal, i cili mund të ishte vlefshmërisht efektiv. Në të gjithë rajonet e tjera të dominancës sovjetike, është marrë një vendim i ndërgjegjshëm për të mbajtur marrëdhënie diplomatike; dhe të njejtat argumente ngjan se do të shkonin edhe për Shqipërinë dhe Bullgarinë – e madje do të ishin pak më shumë të qëndrueshme për shkak të distancës më të madhe që këto rajone kanë nga qendra e pushtetit sovjetik. Në mbështetje të kësaj pikëpamje, arsyetimi i mëposhtëm, mund të ishte më i avancuari: Satelitët në Europën Lindore, me siguri se përfaqësojnë njollat më të dobëta në parzmoren e hegjemonisë sovjetike. Ankthi sovjetik ndaj kësaj zone është shprehur në mënyrë të vazhdueshme. Jugosllavia ka provuar si të mundshme pavarësinë e plotë për një vend ish-satelit. Polonia ka treguar se është e mundur madje edhe për një satelit të pushtuar sovjetik, për të ndërmarrë hapa drejt pavarësisë. Ndërsa koha shkon, ky trend avancon edhe më shumë, dhe mund të përfshinte edhe Shqipërinë dhe Bullgarinë. Një legatë amerikane në Sofie apo Tiranë, do të ofronte të paktën disa oportunitete për t’i ardhur në ndihmë këtij trendi, si dhe do të prodhonte informacione të nevojshme, të cilat ne, për momentin nuk i kemi. Përtej këtyre avantazheve praktike, simbolizmi i ndërthurur brenda aktit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike, mund të kishte qenë lehtësisht, dhe shumë lehtësisht i përfaqësuar si “ai i interesave amerikane dhe perëndimore”, dhe do të ndikonte duke u përhapur në Europën Lindore më shumë se sa ai i pranimit të heshtur nga SHBA për kolonializmin sovjetik. Ne tashmë kemi misione në Rumani, Çekosllovaki dhe Hungari, dhe askush nuk ushqen iluzione që të bëjnë të mendosh se me këtë hap, SHBA aprovojnë dominimin sovjetik.

(Mendime rreth “Fjalorit sinonimik të gjuhës shqipe”, (EDFA))

Nga Skifter Këlliçi



Për ata që kanë qenë të lidhur ngushtësisht me letërsinë, artet dhe shkencën shqiptare, mërgimi, veç të tjerash, ka dhe të keqen e madhe, sepse, në një mënyrë a në një tjetër, jo vetëm i ka shkëputur nga lidhjet e drejtpërdrejta me këtë botë,por edhe sepse edhe vetë libri, si dhe informacionet rreth botimit të tij, janë edhe më të rralla.

Këtë përvojë të hidhur e kam provuar dhe po e provoj edhe unë që prej më shumë se 14 vjetësh jetoj në Amerikë. Si pasojë, nuk jam në dijeni të shumë librave që janë botuar dhe vazhdojnë të botohen. Kjo sepse edhe vetë mediat, jo gjithmonë i kushtojnë vëmendjen e duhur botimit të librave të autorëve shqiptarë, qofshin këto letrare dhe aq më shumë shkencore.

Por, kur është fjala për një libër të karakterit gjuhësor, si “Fjalori sinonimik i gjuhës shqipe, ”botuar për herë të parë në 2001 dhe ribotuar në 2007 nga EDFA, shtëpi botuese e drejtuar nga dr.Fatmir Xhaferi, i njohur, veç të tjerash edhe për botimin e shumë fjalorëve shqip – në gjuhë të huaja, fjalor për të cilin deri tani është shkruar vetëm një artikull recensional nga shkrimtari dhe diplomati i njohur Mehmet Elezi, (dhe duhet thënë një artikull shumë i goditur), kuptohet se mërgimtarët, ndër të cilët edhe unë, nuk kanë si të mësojnë për botimin dhe ribotimin e këtij libri me ripunime, ose, siç e quajnë autorët “botimi i rivështruar” dhe njëkohësisht të librave të tjerë të këtij lloji. Po kështu nuk kanë si të dinë që më 2004, krahas tij ka dalë në dritë edhe një fjalor tjetër sinonimik, botim i Akademisë së Shkencave,dukuri që dëshmon për kahjen e publikut tonë për libra të tillë.(Pa dashur të bëj krahasim midis këtyre fjalorëve,aq me tepër që botimin e Akademisë së Shkencave nuk e kam në duar,fakti që fjalori për të cilin po shkruaj, është ribotuar me ripunime, dëshmon për interesin më të madh të lexuesit ndaj tij).

Por është për t’u habitur se edhe vetë autorët e këtij libri, që mbi të gjitha, janë miq të mi, pr.dr.Ali Dhrimo, specialist i gjuhës gjermane,i cili u nda nga jeta para vjetësh, autor studimesh në fushën e gjuhës shqipe dhe të disa fjalorëve të tjerë, sidomos me bazë gjermanishten, as.pr.dr. Edmond Tupja, specialist i gjuhës frënge, shkrimtar, përkthyes nga shqipja në frëngjisht, publicist, (kush nuk kujton esetë e tij me humor të hollë), dhe Eshref Ymeri, specialist i gjuhës ruse, përkthyes nga shqipja, në rusisht, publicist i njohur për çështjen kombëtare dhe të marrëdhënieve shqiptaro-ruso-sovjetike gjatë dy shekujve të fundit,pra pikërisht këta të tre, qoftë gjatë takimeve me ta në Tiranë, por sidomos në këmbimet e letrave me e-maile, nuk ma kanë zënë në gojë “Fjalorin sinonimik të gjuhës shqipe”,vepër e tyre e përbashkët, që pa më të voglin ngurrim hyn në fondin e artë të gjuhës shqipe.

Dhe ja,pas kaq vjetësh kjo vepër është më së fundi edhe në duart e mia, pra të një shkrimtari mërgimtar. E theksoj fjalën “shkrimtar”,sepse, në qoftë se për një vepër të tillë ka nevojë ta këtë ndokush në bibliotekën e tij, i pari nga të tërë është shkrimtari, pastaj gazetari dhe pastaj, siç theksohet në pjesën e prapmë të mbulesës së librit ata,

-të cilëve nuk u bie ndërmend një fjalë e caktuar,

-që nuk e dinë me përikmëri kuptimin e një fjale,

-që nuk duan të bëhen të mërzitshëm me përsëritje fjalësh të njëjta,

-që kërkojnë larushi shprehjeje dhe larmi stilistike,

-që dëshirojnë të zgjerojnë fjalorin e tyre aktiv,

-që duan t’i shprehin mendimet e tyre me përpikëri, forcë dhe bukurinë më të madhe.

Kur merr në dorë këtë libër ,bindesh edhe njëherë se sa e pasur është gjuha jonë, vërtet e një populli të vogël, të pushtuar prej gati pesë shekujsh nga pushtuesit otomanë,por që mbijetoi duke ruajtur zakonet dhe traditat e tij më të mira – mbi të gjitha gjuhën, pra fjalën, kuptimi së cilës shprehet në këtë fjalor me sinonime që arrijnë deri në 35 mijë të tilla.

Në gjuhën e përditshme ne përdorim shpesh mbiemrin ”i mërzitur”, por një shkrimtari nuk do t’i lejohej kurrë që këtë fjalë ta përdorte shpesh në veprën e tij.

Në këtë fjalor krahas kësaj fjale gjejmë:

-i ngrysur, i vrenjtur, i zymtuar, ballëngrysur, ballulur, ballënxirë, i trishtuar, buzëlëshuar, buzëvarur, gjithë buzë, qejfmbetur, çehrevrarë, vetullarënë, vetullagremisur, hundëvarur, fytyrëvrarë…

Për foljen shikoj në fjalor jepen këto sinonime:

-vështroj, sodis, këqyr,kundroj, vërej, kullos sytë, ngjis sytë, ajgëtoj, dalloj, hetoj, ma zë syri…

Ja dhe disa shembuj të tjerë:

Tejendanë:

tejembanë, tejefund, tejmatanë, tejtej, përmes, mespërmes, nëpërmes, brinjë më brinjë, fund e krye, ngado,qoshe më qoshe, tutje-tëhu…

I tronditur:

-I trandur, i nëpërhedhur, i trazuar, i dërmuar, i leqendisur,i mallëngjyer, i lemerisur, i lebetitur…

Një krijues,sidomos një shkrimtar,publicist ,gazetar, kur shkruan,në qoftë se i ka vënë vetës si qëllim të krijojë një vepër të pasur edhe nga ana gjuhësore, në çaste frymëzimi, mund të mos gjejë sinonimin e duhur. Më kujtohet se kur po ripunoja romanin “Atentat në Paris”, që u ribotua me ripunime më 2011, desha të gjeja një sinonim tjetër të foljes rraskapitem. Dhe mëgjithë përpjekjet e mia nuk gjeta veçse foljen tepër të përdorur dërrmohem. Po të kisha pasur në dorë këtë fjalor, do të kisha zgjedhur folje të tilla të barazvlefshme si:stërmundohem, robtohem, sfilitem, këtutem, kapitem, ronitem, shkrehem, shkallmohem, handakosem, shkordhem, topitem,lëmekem, batërdisem,ligështohem, më bie bretku, shembem, leqendisem, capërlohem, drobitem…

Kur lexoj ndenje vepër letrare,sidomos të autorëve të hershëm shqiptarë, por edhe të përkthyesve tanë, qofshin edhe të rinj, mbaj shënim fjalë që nuk i kam dëgjuar, ose për më tepër të hulumtuara ose krijuara nga vetë përkthyesit. Dhe më vjen mirë kur shoh që një pjesë e mirë e tyre është përfshirë edhe në këtë fjalor, që dëshmon për punën e madhe, për mua deri në rraskapitje të autorëve të mësipërm, për t’i përshirë ato në veprën e tyre,natyrisht pa harruar “Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe”, (1980, 2002, botim i Akademisë së Shkencave). Po përmend disa prej tyre, të nxjerra nga vepra të Kutelit, Koliqit, Kadaresë, të përkthimeve të Sotir Cacit, Vedat Kokonës, Petro Zhejit, Lili Bares, Jorgji Dhoksanit, etj:

I shogët, (tullac flokë,) shamatar, (që bën shamatë), çapëlej, (shqyej, murrash (i murrmë), kruspulloj (kruspullohem, strukem, tulatem), hajdutërisht,(vjerudhazi), oborrësi, (mirësjellje, fisnikëri) mrol, (vrenjt), mrolan, (i vrenjtur), hundak, (hundor), poshtanik, (i poshtër), mbrëmësor, (mbrëmor), curkajë, (rreke), pikalor, (me pika), durimtar, (i durueshëm), i humnershëm, (i tmerrshëm), hamgjitje, (mashtrim), hamgjitës, (mashtrues), mashtrim, përhosh, përkëdhel, ledhatoj), mustakoc,(me mustaqe), thashethemnajë, (thashetheme), ëmblas, (ëmbëlsisht), ndezulli, (zjarrmi) e shumë e shumë të tjera si këto.

Në parathënien këtij fjalori një ndër hartuesit dhe njëkohësisht drejtues dhe redaktues i tij, pr.dr. Ali Dhrimo, për të cilin pas vdekjes në tetor të vitit 2011 u shkrua vetëm një shkrim, kurse Akademia e Shkencave, siç më njofton një ndër miqtë e tij, heshti, midis të tjerash, duke iu drejtuar lexuesve, shkruan: “Ne presim dhe mirëpresim me gatishmëri të madhe vërejtje, sugjerime për përsosjen e mëtejshme të kësaj vepre…”.

Eshtë e natyrshme. Jam i sigurtë që botimi i dytë më 2007 pas botimit të parë më 2002 ka përmirësime. Dhe një botim i tretë, vite më pas, do të ketë përmirësime të tjera,jo vetëm nga kërkesat e vetë autorëve, të lexuesve, por dhe vetë zhvillimit dhe pasurimit të gjuhës shqipe,nga ata që e shkruajnë dhe në radhë të parë nga shkrimtarët dhe përkthyesit.

Nga shënimet e mia po përmend vetëm disa fjalë sinonime që kam hasur në veprat letrare në gjuhën shqipe, të cilat në të ardhmen mund të përfshihen në një botim të ri të këtij fjalori: culit, (culit, ngre veshët) me prapashtesën –osh: fatmirosh, ëmbëlosh, (ëmbëlak, i ëmbël), e ploctë, (e sheshtë- fytyrë e ploctë), i tufantë, (mot me kohë me shtrëgatë), sëritet, (vihet në radhë), i përpushtë, (i trazur, i shprishur…), i përdhuntë, (i egër, mizor), kacagjelosem, (grindem, kërleshem), nazetohem, (bëj naze), diellsohem, (marr diell), i diellsuar, (i ndritur, me diell), vetënak, (i vetmuar), squparak, (me squp), qelqnajë,(me qelq, me xhama), trokëron,(vrapon me trok, me trokëllimë), ikurak, (i shpërngulur) e të tjera…

Këto janë vetëm disa sugjerime ose, që të bëjmë një krahasim, janë tek-tuk vetëm disa retushime me penelin e piktorit në balloren dhe brendësinë e një ngrehine shumëkatëshe, që ngërthen pasuri kaq të vyera të gjuhës shqipe.

Dhe kur vjen puna për këtë fjalor, (nuk di ç’është shkruar për fjalorin tjetër sinonimik të Akademisë së Shkencave), vetëm në të largëtën datë 2 tetor 2002 Mehmet Elezi, që përmenda në fillim të këtyre përshtypjeve, e ka quajtur për detyrë qytetare të shkruajë një recension, ose, më saktë, një ese, pamflet, ku me nota shpotitëse nënvizon një të vërtetë të hidhur: që ata që janë atje …lart, ata që udhëheqin, domethënë që qeverisin popullin,shtetin,pra edhe kulturën, artin, shkencën, të cilat, të gjitha bashkë sendërtohen vetëm me gjuhën dhe nuk mund të ekzistojnë pa të, ata të kenë më shumë kujdes për vepra të këtij lloji ose më saktë, siç nënvizon ai:

“Do të mjaftonin paratë e një simpoziumi, prej te cilit në kujtesën kolektive nuk mbetet gjë përveç kronikave të fryra televizive, që kultura shqiptare të pasurohej me botime cilësore të veprave si kjo”.

Dhe prapa kësaj vepre shkencore, dhe të tjerave si kjo, qëndron një njeri i heshtur dhe fisnik, si botuesi Fatmir Xhaferi i EDFA-s,i cili meriton,në mos një dekoratë të lartë,të paktën një falënderim publik nga qeveritarët tanë dhe sidomos nga drejtuesit e asaj ministrie që mbulon edhe… shkencat.


Si i përshkruan Ramiz Alia krimet e Enver Hoxhës, duke zhdukur bashkëpunëtorët më të afërm të tij


Nga Skifter KËLLIÇI

.Dënimet absurde në Plenumit të 4-t të KQ, (qershor 1973), që pasuan me spastrime dhe dënime të tjera të njerëzve të shquar në fushën e kulturës dhe artit për shfaqje të huaja dhe ndikime liberale në veprat e tyre,u pasuan edhe me dënime të grupit të ushtarakëve dhe më pas të grupit që vepronte në fushën e ekonomisë, thekson Ramiz Alia në librin e tij. “…U dënuan 4 anëtarë të Byrosë Politike dhe 10 anëtarë të KQ të partisë. Anëtarët e Byrosë Politike B. Balluku, P. Dume, K. Theodosi e A. Këllezi, u dënuan edhe me vdekje nga gjyqet që u organizuan kundër tyre.” (faqe 266). Dhe më poshtë vazhdon: ‘Dënime të rënda iu dhanë edhe disa gjeneralëve e kuadrove të lartë të ushtrisë. Në këtë kategori goditja ka rënë edhe në njerëz që e dinin për çfarë kishin punuar ,por edhe tek disa që nuk kishin idenë se përse bëhej fjalë.’ (faqe 267).
Tjetër dëshmi që provon se shfaqjet e paranojës po vepronin me shpejtësi marramendëse në trurin dhe mendjen neroniane të Enver Hoxhës, të cilat Ramiz Alia i shpjegon në libër në këtë mënyrë: ‘Së pari, është e njohur se në fillim të viteve ’70-të, më saktë në fund të vitit 1973 E. Hoxha pësoi një goditje në zemër, (infarkt). A thua se pas kësaj ngjarjeje vetë E. Hoxha ka filluar të shqetësohet për pushtetin e tij. A thua në këtë kohë ndokush nga bashkëpunëtorët e tij, Mehmeti, Hysniu, apo Beqiri, ka nisur të projektojë marrjen e pushtetit? Unë e kam të vështirë të pohoj, apo të mohoj hipoteza të tilla. Por logjikisht që të dyja pyetjet janë të mundshme.’ (faqe 268).

Më qartë se kaq nuk ka ku të vejë. Paranojakun Enver Hoxha e shqetësonte pikërisht ajo që ishte me shtrenjtë se çdo gjë tjetër në botë-pushteti i tij, të cilin kishte frikë të tmerrshme se mos ia rrëmbente një nga ata që i kishte pasur shokë për vdekje që nga vitet e Luftës, të cilët tani, siç bluante ai në mendje, kërkonin vdekjen e tij.
Më poshtë Ramiz Alia shpjegon ato që ka shtruar edhe më sipër në librin e tij, pra se “… hapja e Kinës ndaj Amerikës, vizita e Niksonit në Kinë më 1972, dukuri të cilat ai e shihte me sy të shtrembër, mund të kenë ndikuar tek ndonjë grup ushtarakësh, ose te disa kuadro udhëheqësish të ekonomisë, për të ‘rishikuar vijën dhe politiken e Partisë’,- shkruan ai në libër. (faqe 268).

Përsëri fantazi paranojaku!... Si pasojë, erdhën këto qëndrime aq mizore ndaj figurash besnike të tij, që u ndërmorën personalisht nga vetë Enver Hoxha, por me të cilat Ramiz Alia duket se nuk është pajtuar që atëherë, ndaj i kritikon ato kur shkruan: ‘Sidoqoftë, vënia e tyre përpara përgjegjësisë penale dhe dënimet që u dhanë, sidomos dënimi kapital për ata që u quajtën fajtorë, ishin masa ekstreme.’ (faqe 270).
Cilat qenë pasojat e kësaj gjendjeje me spastrimet në fushën e ekonomisë dhe ushtrisë që ndërmori Enver Hoxha, të denja për një tiran të çmendur siç ishte?
Këtë shpjegon përsëri Ramiz Alia, i cili mban qëndrim të ashpër kritik kur shprehet: ‘Si rrjedhim i këtyre ngjarjeve në parti dhe në popull përgjithësisht u krijua një situatë e rëndë. Sektarizmi mori hov dhe filloi të karakterizojë sjelljen dhe qëndrimin e shumë kuadrove,të organizatave të Partisë dhe sidomos të organeve të Sigurimit të Shtetit. Këta sikur gjetën edhe bazën ‘teorike’ për veprimet e tyre ekstreme.’ (faqe 270).

Po kush e frymëzonte këtë Sigurim që të vepronte në këtë mënyrë? Askush veç Enver Hoxhës, sepse, e përsëris, te kjo ‘armë’ e gjente ai mbështetjen e tij dhe krahas tij edhe Hysni Kapos që mbulonte në KQ edhe Ministrinë e Brendshme, ashtu si edhe Mehmet Shehu në Këshillin e Ministrave. ‘Në këtë atmosferë, -nënvizon Ramiz Alia, -edhe pakënaqësitë te njerëzit filluan të shtoheshin, të cilat më vonë, sidomos nënë ndikimin e faktorëve të jashtëm, do të shpërthenin’. (Po aty).

Siç shihet, qëndrimi kritik i Ramiz Alisë ndaj Enver Hoxhës nga faqja në faqe e këtij libri, fillon edhe rritet.
Pasi vë në dukje se vizita e presidentit amerikan Nikson në Kinë’, u konsideruan nga ana e PPSH-së si shkarje politike, si pajtim me imperializmin dhe pabesi ndaj luftës së popujve për çlirim kombëtar, veçanërisht ndaj popullit vietnamez, që pikërisht në atë kohë pësoi edhe goditjet më të rënda nga forcat ushtarake amerikane’, Ramiz Alia shkruan: ‘Duke reflektuar sot, pa dyshim që udhëheqja shqiptare, (pra Enver Hoxha, S.K.), u nxitua. Jo vetëm se lidhjet me SHBA-në nuk vinin në rrezik sistemin shoqëror në Kinë… por ato lidhje nuk dobësonin aspak as pozitën e Shqipërisë në botë. Përkundrazi, ato mund të shfrytëzoheshin në të mirë të përmirësimit të imazhit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare”. (faqe 272).
Jam i bindur së këto konkluzione të logjikshme Ramiz Alia i ka formuluar në mendjen e tij që në ato kohë, por nuk ka pasur guxim t’i shprehte, ashtu si nuk arriti të shprehte edhe mendimet e tij pas Festivalit të 11-të dhe Plenumit të 4-t dhe plenumeve me pasoja aq të rënda për popullin dhe partinë,sepse do të cilësohej prej diktatorit ‘armik’ dhe do ta paguante me kokë.
Si pasojë e tekave paranojake të Enver Hoxhës dhe me sa duket edhe të Hysni Kapos dhe Mehmet Shehut, ashtu si më 1961 me Bashkimin Sovjetik, erdhi edhe prishja me Kinën. Por, në qoftë se në rastin e parë, ishte Kina që na u ndodh pranë dhe na ndihmoi, këtë radhë Shqipëria, si rrjedhim e këtij qëndrimi të çmendur të Enver Hoxhës, mbeti vetëm, ose siç mburravecohej ai: ‘I vetmi vend në botë që ndërton socializmin, duke mbajtur në një dorë kazmën dhe tjetrën pushkën’ dhe si pasojë krijoi edhe parrulla të tilla si: ‘Jetojmë dhe punojmë si në rrethim’, ‘Çajmë bllokadën borgjezo-revizioniste’, ‘I gjithë populli ushtar’, e të tjera si këto, të gjitha për të krijuar psikozën se nga çasti, në çast Shqipërinë “Si shkëmb graniti në brigjet e Adriatikut’, do ta sulmonin imperialistët dhe social-imperialistët, se Shqipëria do ‘t’u mbetej si hala në grykë’ dhe marrëzira të kësillojshme.
Kurse e vërteta është se asnjë vend nga Lindja ose Perëndimi nuk ka pasur qëllim të sulmonte Shqipërinë, madje sovjetikët, siç vërtetohet në librin nga “Nga Hrushovi te Putini” të shkrimtarit dhe politikanit të njohur, Teodor Laco, pas mënjanimit të Hrushovit nga skena politike më 1964 dhe zëvendësimit të tij me Brezhnjevin, kanë kërkuar të afrohen me vendin tonë, aq më tepër se ‘…pavarësisht që lidhjet me Traktatin e Varshavës de facto ishin shkëputur prej 6-7 vjetësh, de jure Shqipëria figuronte anëtare e tij. Madje asaj dy herë i qenë bërë ftesa për të marrë pjesë në mbledhjet e Komitetit Konsultativ. Brezhnjevi kishte dhënë shenja se ta rishikonte sherrin me Hrushovin”, (faqe 94 e librit). Por këto përpjekje kanë gjetur gjithnjë kundërshtimin e Enver Hoxhës.

Kaq e vërtetë është kjo,sa që nga ajo periudhë shtypi dhe Radioja sovjetike, që ato vite i kam ndjekur me vëmendje, kurrë nuk e kanë përmendur për të keq Shqipërinë në një kohë që shtypi dhe Radio Tirana, madje në programet në mbi 20 gjuhëve e huaja, që nuk dëgjonte askush, nuk reshti kurrë të sulmonte imperialistët amerikanë, revizionistët sovjetikë dhe pastaj revizionistët kinezë,natyrisht me porosi të Enver Hoxhës, që i pushtuar nga deliri i madhështisë, si pasues i veprës së Marksit, Engelsit, Leninit dhe Stalinit,pandehte se bota do të ndiqte shembullin e Shqipërisë socialiste. Atëherë, me shokë të mi intelektualë kemi shprehur dëshirën që Enver Hoxha t’i prishte marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik, detë lidhej me Perëndimin, pak a shumë siç bëri Titoja më 1948 kur Stalini e përjashtoi nga Kampi Socialist,por e kuptonim fare mirë që kjo nuk mund të ndodhte më një stalinist si diktatori ynë.
Pastaj gjykonin se ai nuk duhej të prishte marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik, sepse nëpërmjet këtyre marrëdhënieve, të bazuara në bashkekzistencën paqësore të vendeve me sisteme të ndryshme ekonomike dhe politike, që filloi të vinte në zbatim qeveria sovjetike, edhe vendi ynë do të lidhej me këto vende dhe veçanërisht me Amerikën. Dhe kur kjo nuk ndodhi, vite më pas përsëri po me këta shokë kemi menduar se falë kthesës së Kinës, që po përmirësonte dukshëm marrëdhëniet me Amerikën, falë edhe teorisë së Botës së Tretë,ku Kina përfshinte veten e saj dhe ku do të përfshiheshim edhe ne, si aleat i saj i ngushtë, vendi nuk do të mbetej i izoluar. Por diktatori Enver Hoxha zgjodhi rrugën e dytë.

-.....

SKIFTER KELLICI-MERGIMI NE AMERIKE,KRIJIMTARIA LETRARE DHE PUBLICISITIKE






BOSTON - MASSACHUSSTES : 14 vjet më parë ,saktësisht në mars të viti 1999, shkrimtari, publicisti dhe komentatori i njohur sportiv, Skifter Këllici, la Shqipërinë dhe mori rrugën e mërgimit, në Boston të SHBA-së. La Bibliotekën Kombëtare, që u bë shtëpia e tij e dytë, la kameran dhe mikrofonin sportiv, për të filluar një jetë të re të panjohur dhe plot të papritura. Ai jeton prej vitesh së bashku me familjen e tij në "kryeqytetin" e kolonive të para të emigrantëve shqiptarë në Bostonin e Nolit, siç e njohim ne shqiptarët këtë qytet.


Në këtë intervistë me gazetarin tonë Beqir Sina në SHBA-ës, fletë për jetën e tij në Shqipëri dhe më pas në SHBA-ës si shkrimtar, publicist dhe komentator i njohur sportiv.


: Përse Skifter?

Skifter Këllici : - Fundi i viteve ’90-të,sic dihet, qe shumë i vështirë në Shqipëri.M’u duk se duke shkruar mbi 20 libra ,romane,si “Atentat në Paris’,”Pas gjurmëve”,(për fëmijë),vëllime me tregime,si “Një ndodhi në stadium”,”Zërat e jetës”, libra publicistikë sportivë,”Si histori e futbollit”.”Yjet e futbollit botëror”,kisha përfunduar krejtësisht ciklin tim krijues, për të filluar kështu një jetë të vështirë, kryesisht për të siguruar të ardhmen e djalit tim te vetëm,Maldi, që kishte pasion për kitarë, instrument pë për të cilin nuk kishte specialitet në Shqipëri.

-Por koha tregoi se cikli krijues nuk kishte mbaruar, sepse ti gjatë këtyre 11 vjetëve të mërgimit amerikan,ke botuar romane,si “Të korruptuarit” për situatën e sotme në Shqipëri,”Festivali i njëmbëdhjetë”,kushtuar kësaj ngjarjeje kaq tragjke në vitin 1972, të cilin diktatori Enver Hoxha e përdori si shkas për të nisur sulmin e tij të egër ndaj kulturës dhe artit tonë,si dhe cikle “dossier” për probleme në fushën e letërsisë, arteve, gjuhës, historisë e sportit, të botuara thuajse në tërë shtypin tonë dhe në gazetat e diasporës, “Illyria” dhe “Bota Sot”, që nga viti 1999 e deri tani.

-Nuk e kisha menduar kurrë që këtu në Boston, ku merrem me një punë që nuk ka të bëjë fare më gazetarinë, a letërsinë, të shkruaj mbi 500 faqe cikle “dosisier”, sic vë në dukje ti.Por, sic duket, shuëmë ngjarje nga përvoja ime si gazetar dhe shkrimtar, të hasura gjatë kërkimeve në Arkivin e Shtetit dhe Bibliotekën Kombëtare në Tiranë,si Konferenca e Tiranës, qe u shtyp në mënyrën më mizore nga Enver Hoxha,ngjarje në Radio Tirana,si arrestimi më 1963 dhe dënimi me vdekje i gazetërve të saj Fadil Kokomani dhe Vangjeël Lezho pas disa vitesh,Festivali i 11-të i Këngës më 1972, që e kam përjetur si gazetar në RTVSH, kujtime nga jeta e komentatorit të madh sportiv, Anton Mazreku,të Ballkaniadës së vitit 1946, ku Shqipëria u shpall kampione e shumë të tjera, më shtynë që të shkruaj cikle “dossier” që besoj se kanë ndricuar edhe më shumë këto ngjarje të rëndësishme në një këndvëshrim tjetër,pa pretenduar se kam nxjerrë në pah fakte të reja në histori,letërsi a gjuhësi.

: -Sidoqoftë, pa e tepruar, me këto cikle “dossier” e artikuj të tjerë,mund të them me plot gojë se je nga publicistët më të shquar të këtyrë viteve të fundit.

Skifter Këllici : -E besoj,po të marrim parasysh së kështu më kanë thënë edhe kolegë të tjerë, ndër të cilët kolegu im,publicisti i njohur, Marash Hajati,i cili një nga librat e tij publicistikë,ma dhuroi vitin e kaluar,mos ma merr për mungesë modestie, me përkushtimkn si “…një nga penat më të shquara në publicistië”.

: -Por, ndonëse je marrë më këtë zhanër që sot kultivohet me sukses nga gazetarë dhe publicistë të tjerë, nuk ke lënë pas dore edhe krijimtarinë artistike.Në intervista që kë dhenë në shtyp edhe në radiotelevizione, sic më thonë edhe kolegë nga Tirana, ti ke shkruar dhe botuar edhe vepra të tjera.Ndër to do të përmend romanin “Dashuri e gdhdedur në shkëmb” me tëmë ilire.

Skifter Këllici : -Të them të drejtën, nuk kisha menduar kurrë që do të shkruja këtu në mërgim letërsi të mirëfilltë artistike.Por nuk ndodhi kështu.Bazuar në disa motive të novelës së njohur “Tej kaltërsive” të shkrimtarit Bilal Xhaferi, që ka vdekur më 1987 në Cikago,madje ka një version që është vrarë nga njërëz të Sigurimit të Shtetit, të ardhur enkas në SHBA,shkrova romanin e mësipërm,që u botua më 2007.Më vjen shumë mirë që njerëz të njohur të letërsisë dhe arteve, studiues,kritikë, e kanë vlerësuar këtë roman si një ndër veprat më të rëndësishme të letërsisë me temë historike.Eshtë nder për mua dhe, për më tepër, për Bilal Xhaferin, një ndër shkrimtarët dhe poetët më të mirë shqiptarë, i cili do të kishte arritur maja edhe më të larta, po të kishte qenë gjallë, sepse do të ishte sot 75 vjec.

: -Siç ke përmendur në intervista ke shkruar edhe romane me temë amerikane.

Skifter Këllici : -Po. Êshtë një dukuri që nuk e kisha menduar kurrë.Por 11 vjet të kaluara këtu në Amerikë mund të them se më kanë dhënë mundësi të njoh jo pak jetën dhe psikologjinë amerikane.Kështu kam shkruar romanin “Dashuria e shurdhememecit Kent”, ku përshkruaj dramën e një njeriu të vetmuar dhe fatkeq.Pr. dr.Eshref Ymeri, publicist dhe autorë fjalorësh,që ka lexuar dorëshkrimin, e ka krahasuar këtë personazh me Akakij Akakijevicin, heroin e njohur të Gogolit në novelën “Kapota” (“Manteli”), që është botuar edhe në gjuhën shqipe.Besoj se romani do të botohet nga së shpejti nga “Toena”.

: -Në dosierin “11 shtatori 2001 në përjetimet e një shqiptari”, botuar në shtypin e Tiranës,ke përmendur se nga kjo tragjedi mbarëbotërore je frymëzuar për të shkruar një roman.


Skifter Këllici : -Po, kam shkruar romanin me titull “Shtatori gjëmës së madhe”, kushtuar tre shqiptarëve nga trojet tona në Malin e Zi që humbën jetën midis 3000 të tjerëve në tragjedinë e 11 shtatorit.Pres që ndonjë shtëpi botuese ta marrë në shqyrtim.

: -Kur përmendet emri yt, shumëkush ka parasysh komentatorin e njohur të futbollit në Radio dhe Televizion deri më 1999.

Skifter Këllici :-Do të doja që krahas kësaj njohjeje në fushë e gazetarisë radiotelevizive të kisha po atë popullaritet edhe në letërsi. Por, ja që kjo, për fat të keq nuk ka ndodhur dhe nuk di a do të ndodhë.

: -Duke mbetur të kjo temë, si ndodhi që gjatë viteve të diktaturës je dukur dhe zhdukur nga ekrani sportiv.

Skifter Këllici : -Eshtë histori e gjatë,dramatiko-komike.Në vitet 70- të me mua mor drejtiri pedant dhe konservator Thanas Nano, që thoshte se u ngjaja komentatorëve italianë dhe kështu më hoqi nga ekrani sportiv.Por më 1986 u zhduka përsëri nga kamera dhe nga komentimi i ndeshjeve ndërkombëtare të futbollit në TVSH .Më pas, më 1991, një nga ish-drejtuesit kryesorë të RTVSH-së më shpjegoi se isha hequr atëherë me urdhër të Ramiz Alisë .E habitshme,por ja që është e ërtetetë.Duket se edhe ai gjykonte me metrin e Thanas Nanos, që aso kohe ishte prej 10 vjetësh në pension.Sot kjo tigëllon e habitshme, po të hamendësosh sikur presidentit Obama t’i shkrepte në kokë që në CNN,në këtë gjigand televiziv në Amerikë, të hiqej nga kamera X ose Y komentator.Drejtuesit e CNN-së do t’i thonin presidentit të merrej me punët e tij se kjo ishte komptencë e tyre.

: -Po me kolegët e tjerë sportivë si ke shkuar?

Skifter Këllici : -Koleëgë të mi kanë qenë Anton Mazreku,babai i mikrofonit dhe gazetarisë sportive dhe pasuesi i parë i tij , Ismet Bellova.Me ta kam shkuar shumë mirë.Por, për fat të keq, në vitet 80-të u gjendën nja dy “mikrofonistë, a kameranistë sportivë”, sidomos njeri- V.G., cili ka rreth 40 vjetë në mikrofon dhe përdor ende 14 fjalë dhe… 25 përqind të tyre, ose, më saktë, 15 fjalë pa një cerek, sic e kam theksuar edhe ne një shkrim të kohëve të fundit,i cili, duke vuajtur nga kompleksi i inferioritetit, pati bërë c’është e mundur të më pengonte në mikrofon dhe kamera.Dhe të mendosh se isha unë që e futa në këtë rrugë këtë “komentator sportiv” që deri tani nuk ka botuar jo më libër sportive, por as artikuj për të qenë, pale që të lexojë libra të tillë edhe në gjuhë të huaja.

: -Të kthehemi te letërsia.Cilat vepra të bëjnë të jesh krenar?

Skifter Këllici :-Romani “Atentat në Paris’,për fëmijë- novela “Kujtimet e mëhallës së vjetër” dhe romani “Pas gjurmëve”, i cili është ekranizuar edhe nga Kinostudioja “Shqipëria e Re”, me regjisore Xhanfise Kekon, dhe ka fituar cmimin e tretë në Festivalin Ndërkomëtar të Filmit për Fëmjë në Xhifoni, (Itali), midis 95 fimash nga 75 vende të botës.Romanin”Atentat në Paris” e kam ripunuar dhe besoj se po të botohet, do të jetë ndër veprat më të mira me temë historike.

: -Cili është shkrimtari që adhuroni më shumë?

Skifter Këllici, -Ismail Kadarea.Nga ai kam mësuar të shkruaj, besoj mirë.

: -Sa ka ndikuar gazetaria në formimin tend si shkrimtar.

Skifter Këllici :-Nuk ka ndikuar shumë, sepse unë gjatë kohës që kam punuar si gazetar në Radio dhe pastaj në TVSH,duke u marrë kryesisht me emisione artistike e sportive, nuk kam lëvizur shumë nëpër Shqipëri. Madje, mund të them se gazetaria sportive më ka penguar që të jem shkrimtar edhe më mirë, sepse ma marrë shumë kohë, me lexime, studime e vepra publicistike sportive që përmenda më sipër.Dhe, anasjelltas, po të mos kisha qenë shkrimtar, do të kisha dhënë më shumë vepra me temë sportive.Por nuk jam i penduar për këtë.

: -A ke shkruar vepra skematike?

Skifter Këllici : -Si shumë shkrimtarë të tjerë .I tillë është romami ”Nën harqet e zjarrta”,(1979), kushtuar klasës punëtore, bazuar në parimet e realizmit socialist, që duhet harruar.Por në publicistikë, sidomos ciklet “dossier”dhe vepra “Historia e Radiotelevizionit Shqiptar”(1938-1990), besoj se do të mbeten për vlerat që kanë .

: -Cili është libri i radhës që pret të botosh?

Skifter Këllici : -Më mirë, cilët janë librat e radhës, sepse janë disa,vecse të shkruar në vite të ndryshme:“Qeni i kampit të përqendrimit”,roman humoristiko-tragjik,që është planifikuar të botohet nga Shtëpia Botuese “Faik Konica” në Prishtinë, romani “Historia e një vdekeje të vonuar”, kushtuar rënies së komunizmit, më 1991, që pres të botojë Shtëpia Botuese “Buzuku”, po në Prishtinë dhe romanet me temë amerikane,vecanërisht romani “Shtatori i gjëmës së madhe”.

: -Po shkrime të tjera sportive?

Skifter Këllici : -Kam botuar para disa muajsh në “Albania”18 artikuj për botërorët e futbollit nga viti 1930 deri më 2006 me kujtime të Nando Martelinit,komentatorit të madh italian,të Anton Mazrekut dhe me kujtime të miat.Botoj hera herës fejtone edhe në gazetën “Sporti Shqiptar “ të krijuar nga vetë Anton Mazreku, më 1935 dhe më duket se jam edhe unë nga ata që vazhdoj përvojën e tij të vyer në këtë fushë,pra duke mbetur së pari gazetar dhe komentator sportiv e pastaj shkrimtar.

Intervistë nga Beqir Sina,Nju Jork

KRIJUESIT SHQIPTARË NË MËRGATË ME PRURJE TË REJA NË LETRAT SHQIPE


Shkruan:Shaban CAKOLLI

Një pjesë e shkrimtarëve shqiptarë, që jetojnë dhe veprojnë në diasporë, kanë bërë dhe bëjnë përpjekje të vazhdueshme individuale apo në grupe të vogla, të lidhen me krijuesit dhe lexuesit vendas, përmes krijimtarisë artistike apo takimeve të mundshme gjatë pushimeve,në organizime të përbashkëta letrare. Disa krijuesë, tashmë, janë edhe anëtarë të shoqatave letrare nëpër vendet ku jetojnë. Ka autorë që kanë botuar libra të veçantë në gjuhën gjermane, angleze, italiane apo franceze. Ata kanë zgjuar interesim të dukshëm. Për shembull, para një kohe, poezia shqipe që krijohet në Gjermaninë një antologji krijuesish në gjuhën gjermane”Antologjia moderne shqipe”, u paraqit si letërsia e arrirë e krijuesëve shqiptar në këtë shtet. Me kalimin e kohes, disa libra të veçantë të krijuesve shqiptarë, apo në bashkautorësi me krijuesit gjerman, janë në proces botimi, kan shkëmbyar njohuri midis dy kulturash shqiptaro-gjermane. Krijuesit shqiptarë në mërgatën evropiane, kanë bërë një prurje të re të vlerave letrare si në poezi poashtu edhe në prozë, por edhe në kritikën letrare. Herë-herë ju kemi njoftuar me biografi shkrimtarësh e poetësh të cilët jetojnë dhe veprojnë në mërgim,por kësaj radhe do u njohim me poetin tanë në mërgim z.Pal Sokoli.
Pal Sokoli njihet si një krijues i cili krijimtarinë e tij e nisi në moshën e njomë rinore në vendlindje.
Pal Sokoli ka botuar në periodikun letrar që nga vitet tetëdhjetë, në Revistën studentore “Bota e re”, në gazetat “Zëri i rinisë”, “Etja”, “Fjala”, “Rrezja”, si dhe disa cikle me poezi në Revistën letrare”Shtigje”, të Klubit letrar,”Gjon Nikollë Kazazi” të Gjakovës.
Me disa krijues të tjerë, ai mori në Wuppertal nismën e formimit të “Lidhjes së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani” dhe vite me radhë´ishte sekretar i saj. “Gjithmonë, kur sheh se të rrezikohen vlerat e trashëguara, apo të sjella më veti në mërgatë, bëhen përpjekje për t’i mbrojtur ato. Kështu ede Pal Sokoli ju përkushtua me gjithë qenien formimit të një Lidhjeje të Shkrimtarëve që jetojnë në Gjermani, për t’i bashkuar ata, për t’i nxitur të krijojnë. Dhe ja arritëm me formimin e LSHAKSH-në Gjermani. Me të kemi bërë promovimin e shumë krijuesve të rinj, kemi bërë promovimin e 70/80 veprave të krijuesve tanë. Kemi krijuar një urë lidhBiografia e Palit është e dhimbshme. Lufta i mori pesë vëllezër dhe një motër. Megjithatë Pali gjeti forcë që përmes poezisë të sfidojë të keqen dhe tragjedinë: „Krishtlindjet pa ju / Buzmat i gjeta të prerë / aty ku i linim gjithmonë/ thirrjes me çka po vjen / o buzmi bujar? / i mungonin zëra: / Simoni, Krista, Filipi, Pashkja, Gjergji, Kastrioti. / Buzmit i thahej ushqim / në cep të buzës / Sofrës nuk iu sollëm / më shumë se tri herë / mungonin hapat tuaj / vendet e zbrazëta dukeshin si plagë / Filipi, Simoni, Krista, Pashkja, Gjergji, Kastrioti.“ (Poezi e shkëputur nga libri “Kambanë e pëlcitur dhembja”, botuar 2005).Pal Sokoli u lind më qershor të vitit 1959 në Radoniq, KK. Gjakovë . Ka kryer gjimnazin e shkencave natyrore”Hajdar Dushi” në Gjakovë. Fakultetin Filozofik,drejtimin Filozofi-Sociologji në Universtetin e Prishtinës. Ka të botuara katër vepra letrare dhe është i përfshirë në disa Antologji dhe vepra dhe revista letrare. Poezitë e Pal Sokolit janë të botuara dhe të përkthyera në gjuhën gjermane, italiane, turke dhe rumune.
Familja Sokoli përndryshe i takon familjes së madhe, Paplekaj nga malësia e Gjakovës. Tradicionalisht familja Paplekaj- Sokoli ka ruajtur dashurinë për atdheun edhe kështu shpesh kanë rënë në konflikt më rendin shoqëror ekzistues. Aktivitetet e kësaj familje u trashëguan më pushkë dhe pendë që nga të parët e tyre, aktiv në Lëvizjen Kaçake(Sadik Gjoni-Paplekaj), pastaj pjesëmarrës në Konferencen e Bujanit(Pashk Sadik-Paplekaj) aktiv për çlirimin e Shqipërisë dhe të Kosovës gjegjësisht të bashkimit kombëtar,(ballisti më i vjetër Zef Sokoli), si edhe pjesëmarrësin e rrugës famëkeqe dhe fatkeqe të Tivarit Brahim Deli Sokoli-(babai)i cili për pak kishte shpëtuar i gjallë. Në luftën e fundit 1999, kishte katër ushtar aktiv në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës(Gjergj Sokoli, Filip Sokoli-martir, Viktor Sokoli dhe Kujtim Sokoli), njëri ndër të cilët edhe epror(heroi- Gjergj Sokoli ). Kurse nga kjo luftë mbeten martir gjashtë anëtar të kësaj familje, Filip, Gjergj, Pashke, Siman, Kristë dhe Kastriot Sokoli.
-Pal Sokoli ka botuar dhjetera libra ne poezi,ne antologji poetike,librat e te cilit jane edhe të përkthyara në gjuhë të huaja,por ajo që më le mbresa është”KËMBANË E PËLCITUR DHEMBJA”.Për mendimin tim krijimtaria e Pal Sokolit ka arritur një prurje në veçanti përmbledhja poetike”Kambanë e pëlcitur dhembja”,të cilën e kanë shqyrtuar e vlerësuar kritik të njohur letrarë.E kam lexuar disaherë përmbledhjen poetike në fjalë,ku poezitë e tija janë në raport të mirë me lexuesit e mirëfilltë,komunikuese që ndërtojnë shpirtërisht raportin e poetit me poezinë dhe lexuesit.Krijimtaria e Pal Sokolit është një lum vërshues,i cili buron nga thellësia e shpirtit të tij qoftë kur pasqyron kohën e kaluar,qoftë kohën në të cilën veprojmë,duke shprehur shpirtërisht dhe realisht ate që ndjenë,qoftë gëzimin apo dëshprimin,duke e ndërthurur mirë me vlerat e vargut në art.Poezia e Pal Sokolit kapë tema të larmishme,figuracion,cilësi të përmbajtëjes,stil,çiltëri në gjuhën e të shkruarit,e cila mirëpritet te lexuesit dhe lexohet me ëndje.Poezia e mirëfilltë si është poezia e Pal Sokolit kërkon një lexues me njohuri letrare,me shije më të thellë në art dhe në një kontakt më të thellë në ndjenjat e veta.Poezia e Pal Sokolit është me një muzikalitet të lartë,lexuesi i vemendshëm mund të dalloj melodinë e saj që ajo bartë në vete,ajo mund të dëgjohet e shijohet me shqisat e lexuesit të vemendshëm,ashtu si përcillet me shqisa një melodi,vetëm se poezia në vend të notave ka vargun,e një varg i fuqishëm e bënë fisnikërinë e poezisë.Poezia e Pal Sokolit ndihmon lexuesin të pasurohet shpirtërisht,si i tillë Pal Sokoli mbetet i mirëpritur te lexuesit tanë dhe mjaft premtues.

LIBRI “HERBARE NJEREZORE” I SHKRIMTARIT VULLNET MATO, NJË EKSPOZITË NDJENJASH, PLOT NGJYRA


1
Nga: Vjollca Tiku Pasku
Kam gëzimin dhe kënaqësinë e veçantë të jem lexuesja e parë e këtij libri të ri të mrekullueshem të shkrimtarit Vullnet Mato. Nje ekspozite ndjenjash plot ngjyra shpalosen ne këtë  përmbledhje me tridhjetë  tregime. Pllakata të arta mesazhesh, të ekspozuar si në një galeri artesh ku pasqyrohet përvoja e thellë e njohjes së jetes njerëzore. Çdo tregim shfaq një botë universlale më vete. Çdo personazh shfaqet me frymen e tij individuale, duke kaluar para një ekrani grafik me frymën dhe karakterin e tij te veçante, duke qenë rob ose hero i mendimeve të tij, i patosit, i çiltërsisë, i dashurisë njerëzore, duke sjellë grimca, origjinale nga ngjarjet madhore të jetës.Damarët dhe indet e mendimeve, shtrihen në shumë segmente rrugësh dhe hapesira të jetës, duke shpalosur edhe fatet e dhjetëra personazheve që gelojne brenda ketij libri te shkruar me nivel mjaft të lartë artistik, nga ky autor i mirënjohur i letrave shqipe.
Jeta ka ligjet e saj të patolerushme, të cilat, nëse nuk zbatohen, fati i njeriut është tragjik. Në tregimin “Dashuri brenda varrit” fjalet e gruas se viktimes, janë si bisturi në plagët e hapura të një rrethi të tërë familjar. Autori shpalos idenë, se zgjedhja e njeriut për të bashkëjetuar, bëhet vetëm një herë dhe kjo para martesës. Kush nuk di të zgjedhë në atë kohë atë që i duhet, pas martesës zgjedh ose shkatërrimin e familjes, ose vdekjen… Ose siç cilësohet nga fjalet e nënës “..Martesa duhet të kuptohet si e shenjtë!” Një ngjarje e zymtë kjo, e cila ka përbrenda thellësi dhe peshë të madhe mendimi që të impresionon.
Dora e prozatorit Mato nuk denon, por lë të kuptohet nga vetë ne lexuesit. Se mungesa e ndjenjes së dashuri, është mungesa e një ushqimi shpirtëror që nuk mund të zëvendesohet me asgjë, por që edhe paga e zhgënjimit prej saj, është tragjedia. Mendja impulsive e njeriut, shpesh është tepër e ndjeshme…me një kthesë 360 gradë.
Tek “Shëmtaraku Misterioz” fjalët e Shanies: “Mua, moj motër, nuk më duhet bukuria që kam vetë, më duhet burrëria, mençuria dhe besnikëria, në atë masë, që e ka Fatmiri, por sidomos shpirti i tij i bukur e fisnik me të cilin ndjehem fare mirë.“ Deklarata e saj është si uji i freskët që spërkat me ndjesi karakteret njerezore, për të fituar edukimin, rritjen dhe ushqimin e filozofisë së vetë jetës.
Stili i fuqishëm individual i këtij krijuesi është unik. Ai luan me harpen emocionale në harmoni me personazhet e tij, duke krijuar nje akord magjepsës, që të lë shijen e një muzikaliteti prej dore të artë. Drita vibruese e shpirtit të tij të talentuar depërton brenda psikologjisë së shpirtrave, duke u bërë një edukator i tërthortë i tyre. Dora e këtij krijuesi është si vetëtima, që shkruan në të gjithë hapsirën e horizontit dhe ndriçon universin njerëzor. Një zbulesë e rëndësishme në tregimin
“Dashuri Mizore” është zhgënjimi në dashuri, si rezultat i mosedukimit femëror dhe hapave të hedhura keq në fillimet e jetës së një vajze. Akti që zgjodhi personazh kryesor, ishte të vuante në një jetë të rrenuar shpirtërisht, pa dritën e dashurisë së vertetë.
Tregimet e shkrimtarit të afirmuar në këte gjini, Vullnet Mato, kanë nje paisje elektrike të padukshme, që rrezatojnë dritë mbi shpirtin e errët, mbi sytë e realitetit dhe në vetë jetën e secilit nga ne. Ato të bëjnë hërë të mendohesh thellë, herë të tronditesh dhe herë të buzëqeshesh me veten.
Në mbyllje të këtyre reshtave, që më nxiten leximet e tregimeve të tij, dua të them se dora e këtij gjeniu, ka shkëlqyer prej vitesh në letërsinë shqiptare, me burimin e pashtershëm të talentit të tij të spikatur. Urime këtij meteori vezullues shqiptar, që mund të konkurojë edhe pena botërore në yjesitë letrare.
*Vjollca Tiku Pasku – debutuese në letërsinë shqipe.

Të gjitha veprat e mija kanë si lajtmotiv çështjen shqiptare.

Prishtina Press – Prishtinë – New York – London

Raimonda MOISIU
Flet shkrimtari,poeti dhe publicisti Flori Bruqi:

1
Flori Bruqi lindi më 29 qershor të vitit 1952 në Isniq të Deçanit,Republika e Kosovës.
Studimet e Defektologjisë i kreu në Universitetin e Beogradit, ndërsa ato postdiplomike (Magjistraturë) në Universitetin e Prishtinës – në Fakultetin e Kulturës Fizike dhe Sportit (2004)Është kandidat potencial për Doktoraturë nga Fiziologjia kineziologjike në Universitetin e Prishtinës(2013). Bashkëpunon me shtypin e përditshëm e periodik të vendit dhe të jashtëm që nga viti 1974 e në vazhdi. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (2000).Është menaxher i kompanisë “Flomed” nga Prishtina dhe menaxher gjeneral për Kosovë në distribucion të preparateve farmaceutike të “Schulke-Mayr-”it të Gjermanisë dhe “Borer Chemie AG“ të Zvicres.
Biografia krijuese e shkrimtarit,poetit e publicistit Flori Bruqi: ka botuar mbi 30 libra 21 fejtone publicistiko-shkencorë në gazetën “Rilindja” të Prishtinës, në përiudhën 1974-1982., si dhe mijra punime shkencore në gazeta,revista shkencore si dhe në shumë web faqe interneti (2003-2013).Shkrimtari Flori Bruqi është nga miqtë e kolegët e mij më të nderuar, respektuar dhe të mirë, prej më shumë se një dekadë. Me Florin përvec bashkëpunimit krijues, kam pasur fatin të kemi qenë në disa Festivale Poetike në Kosovë. Qershorin e viti të kaluar ishim në Festivalin Drini Poetik, Prizren e cila më dha mundësinë që unë, ta intervistoja këtë shkrimtar poet e publicist të talentuar e mirënjohur që dashuria për atdheun, cështjen kombëtare, arrtin dhe letërsinë e signifikojnë shumë produktiv e dashamirës.Për më shumë lexoni intervistën.
Bisedoi:Raimonda MOISIU


-Kam shfletuar dhe lexuar me interes të veçantë biografinë e aktivitetit tuaj krijues.
Sinqerisht jam ngazëllyer nga mjeshtëria e kulturës profesionale që ju lëvroni në zhanre të ndryshme. Cila ka qënë eksperienca juaj e parë me poezi, prozë, publicistikë, përkthim, esse, monografi….apo….?

Po nga viti 1973 datojnë publikimet e mija letrare në shtypin e kohës.Mbase këto fillime kanë qenë të suksesshme.duke fituar edhe çmime letrare në konkurset e ndryshme letrare atëbotë,por do të thosha se në publicistikë dhe eseistikë u mora nga viti 1974 e deri me 1980,duke publikuar 21 fejtone në gazetën e atëhershme të përditshme “Rilindja”,pra shkrime dhe tema të kësaj natyre.Atëbotë një përkrahje morale dhe nxitje për t’u thelluar më tutje hullive të këtyre fushave të shkrimtarisë,kisha nga Jusuf Gërvalla,Sedat Dida,Vehap Shita,Ymer Shkreli etj.Më vonë disa “smirëzinjve” ju “pengonte” suksesi im publicistik i theksuar,më tepër te gazetaria investigative,ku kam qenë më i guximshëm dhe më i ndërtuar,pra shkrimet e mia u pengonin edhe disa sejmenëve të devotshëm të komunizmit jugosllavë, të cilët ishin poltronë të atij sistemi, duket edhe kujdestarë për ta stigmatizuar fjalën dhe shprehjen e lirë, të cilët bukur shumë herë intervenonin për “embargot” publicstike ndaj meje dhe shkrimeve të mia.Për ta argumentuar këtë,kësaj i shkon më së miri një thënie e shkrimtarit tonë të mirënjohur, Ramiz Kelmendit se, “shqiptari të fal gjithçka, por jo dhe suksesin!”.


-Do të thotë se ju keni nisur aktivitetin krijues që në moshë të re. Kjo duhet të ketë qënë me të vërtetë emocionuese dhe inkurajuese. Çfarë mendoni se ju ka frymëzuar për të shkruar?

Libri im i parë i botuar doli në vitin 1995,dhe është ai me poezi “Zjarri i diellit”.Pas këtij libri poetik vjen i botuar romani “Vrasja e liridonëve”, me 1996, e që u kushtohet tri personaliteteve të kombëtarizmës:Jusuf Gërvallës,Kadri Zekës,Bardhosh Gërvallës, të vrarë me 1982 në UNtergrupenbach të Gjermanisë nga sigurimi i atëhershëm jugosllav, sepse ata ishin veprimtarë të kauzës sonë kombëtare.Më vonë,në këtë vazhdë të botimive pasojnë veprat tjera,pra romanet si:”Dorëzeza”, “Gjarprinjtë e pallatit”, “Tokë e djegur”,”Pallati i Akeronit” dhe vepra tjera poetike dhe publicistike dhe të zhanreve të ndryshme. Të gjitha veprat e mia kanë si lajtmotiv çështjen shqiptare si dhe çlirimin definitive nga cerberët e Serbisë,por të shtjelluara në temën romanciere. E them tash,pas kaq vjetëve se, sinqerisht jam dhe i kënaqur për shkak të vlerësimeve nga kritika letrare e kohës, ngase këto vepra janë vlerësuar dhe cilësuar për tematikën dhe për nivelin artistik të tyre, janë vlerësuar sigurisht nga profesionistët e kësaj fushe.Mbase këto vlerësime janë të botuara dhe në shtypin e kohës dhe përmbajnë gjithmonë të vërtetën e thënë mbi vlerat e këtyre veprave,pa kozmetikë pa elozhe,por të vlerësuara saktësisht dhe objektivisht.

- Si keni arritur ju të procedoni “në udhëtimin tuaj krijues ”, të jeni kaq kreativ, ku ka një shtrirje të gjerë të kombinimit të fakteve historike, kujtesës, miteve, marrëdhënieve ndëretnike, kombëtare, evropiane, veçmas asaj ballkanike, që perceptojnë vlerën e madhe të edukimit kuptimplotë të vetëdijes njerëzore, në marrëdhënie me të shkuarën, të tashmen e të ardhmen. A mund të na jepni disa mendime rreth tyre?

Duke u bazuar në historinë e bujshme shqiptare dhe duke i njohur rrjedhat tona historike dhe të popujve tjerë përrreth nesh,në shumë vepra të mia janë shtjelluar faktet historike,etnike,antropologjike,kulturore etj,si dhe raportet në mes të këtyre popujve dhe historisë së tyre.Nga kjo del dhe vërtetohet lashtësia jonë dhe prejardhja në hapësirat ballkanike, që në shumë nga këto vepra të mia kjo temë zë vend qëndror dhe është shtjelluar nga shumë aspekte.

-Zoti Flori Bruqi keni shkruar qindra artikuj shkencorë dhe studimorë, për historinë ballkanike e botërore, të botuar në organe shtypi në Shqipëri, Kosovë agjensioni Floart press, e gjetiu. Mund të na tregoni diçka në lidhje me strategjinë tuaj për këto vepra, dhe a ka ndonjë gjë tërheqëse që ju shprehni nëpërmjet tyre apo ka diçka tjetër më tej se kjo…?

Puna publicistiko-shkencore edhe përkundër vështirësive të saj,ka arritur të më stimulojë në thellimin e këtyre studimeve,duke shfrytëzuar burimet arkivore në vend dhe jashtë tij.Qëllimi im i gjithmonshëm ka qenë që ta nxjerrë të vërtetën për tematikën në fjalë,prandaj edhe këto tema të këtyre zhanreve janë mbetur një kontribut imi mbase po shprehem “modest”,duke dashur që ta vlerësojnë të tjerët në të ardhmen.Ndërsa sa i përket agjencionit “Floart press”, mund të them lirisht se është një ndër gazetat elektronike ndër më të lexuarat,më e hapura dhe më e debatuara,më e pavarura në trevat shqiptare.Aty ka shkrime të duarta nga shkrimtarët e afirmuar dhe ata fillestarë pa dallime. Agjensioni “Floart Press” ka rreth 200 bashkëpunëtorë anë e kënd globit,ku me shkrimet e tyre kontribuan që të ketë sa më shumë lexues.Këtë e vërtetojnë rreth 1.200’000 klikime …

… që do të thotë se shënimet tuaja nënkuptojnë bashkëpunimin tuaj të ngushtë me një sërë burime dhe arkiva të ndryshme, si brenda dhe jashtë Shqipërisë, Kosovës , veçmas në Ballkan. A keni hasur në vështirësi nga këndvështrimi i një protagonisti në gjetjen e tyre?

Nuk them se nuk ka pasur vështirësi, sepse është në natyrën e punës,por ato i kam kapërcyer gjithmonë,ngase në rend të parë si synim parësor njeriu ka qëllimin e arritjes së rezultateve në akëcilën fushë, në rend të parë me interes për opinionin.Tek unë kjo ka qen cytje dhe më ka motivuar që të mos ndalem pavarësisht se sa dikujt kjo dhe mund t’i ketë “penguar”.

-Duke pasur parasysh faktin se ju jeni të njohur në nivel kombëtar e ballkanik, dhe këtë e tregon kontributi tuaj, përveç sa përmendëm më sipër, keni vëllime poetike , në prozë reportazhe, përshkrime, artikuj kritikë dhe ese etj.

Mund të them se leximi i veprave të bënë të njohur dhe pikërisht këto kontribute të miat letrare, publicistike, mbase ma kanë krijuar emrin tek opinioni ynë lexues, kjo tregon për suksesin e veprës sime letrare dhe asaj publicistike.S’do të shtoja më shumë por them se jam respketues ndaj lexuesve të mi.Secili nga lexuesit e veprave të mia,qofshin ato poetike,romanet apo publicistike dhe të tjera,kudo qoftë ata,u jam mirënjohës, i vlerësoj dhe e çmoj vlerësimin e tyre.


-Me sa di unë keni shkruar shumë lirika dashurie. Çfarë ju ka shtyrë të shkruani poezi të tilla? Ç’është dashuria për ju ? Kur një burrë e ndjen se është i dashuruar dhe cili është sekreti që fuqishëm ka influencuar në poezinë tuaj?

Kam shumë miq shkrimtarë e shkencëtarë nga Shqipëria e Kosova.Disa edhe nuk janë në mesin tonë si Mehmet Kajtazi,Iljaz Prokshi,Rifat Kukaj, etj e që me siguri se kanë pasur ndikimet e e tyre pozitive në krijimtarinë time letrare,poetike e publicistike…Ndër të gjallët do të veçoja Akademik Prof.Dr.Fatmir Terziun, Akademik Namik Shehun,prof.Dr.Eshref Ymerin,prof Naim Kelmendin,Vullnet Maton,Raimonda Moisiun,Faik Xhanin,Kolec Traboinin,Vasil Qesarin, Përparim Hysin,Prof.dr.Shyqri Galicën,Rushit Ramabajën etj.

-Cilat janë disa nga idetë apo temat që ju shtjelloni në poezitë tuaja? A janë ato autobiografike? Cfarë është idealja përreth poetëve në mënyrë që të dalin poezi të arrira?

Të gjithë përsonazhet, qoftë në poezi apo në prozë,romane etj,janë personazhe reale të kohës dhe hapësirës sonë etnike.Vlenë të veçoj se në të tre romanet e mija,sikur janë “Dorëzeza”, “Pallati i Akeronit” dhe “Pallati i gjaraprinjve”,personazhet janë realë, por të shkruar me emra artistik.Figurativisht ata janë në mesin tonë. Një numër personazhesh edhe janë gazetarë,shkrimtarë,politikanë dhe luftëtarë të tri luftërave çlirimtare,ata janë të prekshëm. Romanet e mia kanë stigmatizuar dukuritë negative në shoqëri si dhe bartësit e tyre në kohën e monizmit. Pothuaj të gjitha romanet e mi kanë bazë të mirë edhe për t’u bërë skenar filmash, dramatizime etj, ndoshta dhe mund të bëhen në një të ardhme,sepse tematika e këtyre veprave del nga jeta jonë nga ambienti ynë nga koha jonë e jetuar si shoqëri dhe si individ,por e cila kohë ka lënë gjurmet e veta, jo vetëm historike, por edhe psikologjike në njeriun e këtij nënqielli,gjithmonë i tragjizuar nga pushtuesit, në përkjejet e tij për liri dhe pavarësi kombëtare.

-Nga poet në prozator, studues, publicist, kritik letrar dhe esseist?A i shihni këto zhanre si sfidë?
Jo,përkundrazi do të thosha se e përplotësojnë njëra-tjetrën. Në rrugën time krijuese këto mbase e kanë pasuruar krijimtarinë duke e theksuar poashtu gamën e preokupimeve të mija krijuese.Qenësorja është që të gjitha këto zhanre të krijimtarisë sime kanë ecur sukseshëm.

-Cila është sfida për të shkruar një tregim apo roman? Zhanrin e tregimit dhe romanit e “bëtë ju të vinte te ju”, apo është preferenca tuaj?

Dihet se krijimi i romanit nuk është sikur p.sh është krijimi i poezisë dhe në të kundërtën.Romani merr më shumë kohë dhe ka ligjësitë e veta të krijimit,por unë them se në të shumtën unë preferoj romanin si zhanër dhe e kam shkruar.Puna ka dalur e suksesshme ngase kanë shkruar pozitivisht për këto romane.
-Ju i paraqesni personazhet tuaj nga jeta reale në përshtatje me kohën e situatën, apo anasjelltas?
Personazhet e romaneve të mija janë nga jeta reale, ngase ata janë njerëz, por që në krijimtarinë artistike ata marrin emra artistikë apo të imagjinuar,duke dashur që të mos “zbulohen”, sepse tashmë janë emra fiktivë letrar dhe jo realë, por të bëmat e tyre janë reale dhe kanë ndodhur në realitetin tonë në një kohë dhe në një hapësirë. Kjo mendoj se e ka pasuruar lëndën e romaneve të mija dhe mbase ato mbajën vulën e disa ngjarjeve me domethënie për një kohë të jetuar. Besoj se lexuesi do ta gjykojë këtë kur t’i ketë lexuar.


-Një nga gjërat që kam vënë re në librat dhe shkrimet tuaja reportazh është përshkrimi i vendeve, natyrës dhe pozicionit gjeografik të tyre. Pra, sa e rëndësishme është kjo në krijimtarinë tuaj?

Kuptohet se përshkrimet që juve keni gjetur në veprat që potenconi,përbëjnë si të thuash një bazament të ngjarjeve të shtjelluara në ato shkrime.Përshkrimet e kësaj natyre pasurojnë rrëfimin dhe krijojnë një imazh më të saktësuar për lexuesin.Ato,pra përshkrime e natyrës,vendeve, etj, i japin jetë dhe e dinamizojnë rrëfimin apo shkrimin e një vepre.

-Sa kohë keni që shkruani ? Çfarë iu ka tërhequr në artin e të shkruarit? Cila është eksperienca më e mirë që keni përjetuar kur shkruani? Po më zhgënjyesja? Cilat janë emocionet tuaj, kur shkruani?

Mund të them se secila vepër shkruhet me emocion,pavarësisht se krijuesi që në fillimet e shkrimit të një vepre letrare,të një tregimi,të një poezie etj, i vë si të themi ato spirancat e krijimit të ngjarjes,apo të pikave ideore kah do të ecën ngjarja. Është e vërtetë se kam ndjerë në të shumtën emocionin e një magjie që të jep shkrimi kur krijon.Ndjenjën e zhgënjimit nuk e kam përjetuar, jo për tjetër, por mbase kur krijuesi krijon veprën ai ka një qëllim parësor që e shtynë atë ta krijojë atë vepër.Unë ndjehem mirë me atë që kam arritur ta krijojë dhe tua transmetojë lexuesve.

- Ju keni një karrierë gjithashtu në publicistikë. Me këtë dëshiroj të di, se si ju harmonizoni aktualen mbizotëruese historike, sociale e politike, në kurriz të pavarësisë tuaj intelektuale. A mund të na përshkruani momente nga eksperienca tuaj në librat, essetë dhe artikujt publicistikë?

Nuk do të ndalesha tek momentet,por në tërësinë e veprës së krijuar janë mbarsur temat e shtjelluara,ato në publicistikë janë të kohës sonë, të hapësirës sonë, të mendësisë sonë, dhe të psikologjisë sonë jetësore.Ka dhe tema nga historia,mbase për t’i ndriquar disa aspekte ngjarjesh apo personalitetesh etj,që janë e gjurmës sonë si komb në kohë, në data, në ngjarje të mëdha apo të vogla qofshin ato.Ato sikur më grishin kujtesën për t’i shtjelluar ngarendas në shkrimet e këtij zhanri të shkrimtarisë.

-Si ka ardhur ndryshimi juaj më herët, nga poet, prozator në suksesin tuaj si publicist?

Thënë të drejtën veten e shoh më të sendërtuar në zhanrin e romanit. Sikur më ka dhënë më shumë mundësi të të shprehurit,të të rrëfyerit,por gjithmonë me nivelin e gjuhës artistike të rrëfimit. Ndoshta, them sipas përshtypjes sime, jo larg këtij suksesi qëndron edhe poezia dhe publicistika.

-Si ndjeheni kur jepni intervista?

Them sinqerisht fare mirë sepse intervista është dhe një rast tjëtër i komunikimit më lexuesin,mbase nxjerrë për lexuesin në të shumtën dhe aspekte tjera, të panjohura ato që i interesojnë lexuesit për akëcilin person krijues.

-Mesazhi juaj për inteligjencën shqiptare,kosovare dhe talentet e reja.

Më e rëndësishmja është vlerësimi i drejtë i vlerave krijuese të kudoqoftë dhe vlerësimi i sinqertë i punës së njëri tjetrit kudo në hapësirën shqiptare dhe pastaj njohja e këtyre vlerave edhe nga jashtë.Ne kemi çka t’i prezentojmë edhe botës nga vlerat tona krijuese por duhet që ta kundrojmë drejtë vlerësn e secilit dhe pa grupe dhe paragjykime klanesh e interesash të ngushta.

-Çfarë dëshironi të shtoni….

Asgjë më shumë vetëm të ju falenderoj për misionin tuaj në prezentimin e vlerave artistike për lexuesin,suksese në punën tuaj..

Bisedoi: Raimonda MOISIU

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...