Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/11/17

Kush e vrau kolenel Ahmet Krasniqin?

Ahmet Krasniqi nga Zhilivoda, Vushtrri, Kosovë ushtarak shqiptar, hero.
Ahmet Krasniqi iu kishte bashkuar forcave shqiptare të FARK-ut, si Ministër i Mbrojtjes, që luftonin kundër forcave Jugosllave për çlirimin e Kosovës dhe për lirinë e shqiptarëve. Ai u vra tradhëtisht në vitin 1998 në Tiranë nga persona me veshje të policisë shqiptare, por rasti ende nuk është zbuluar se kush e kishte dhënë urdhërin për atentatin.




Ahmet Krasniqi: “Do të hyjë në Kosovë nëse s’më vrasin”

Ahmet Krasniqi: “Do të hyjë në Kosovë nëse s’më vrasin”

Më 12 gusht bien Gllogjani dhe Irzniqi në duart e forcave serbe, bëhet dezorganizimi total i luftëtarëve dhe fillon riorganizimi i ri më 20 gusht me formimin e SHORRD në krye me komandantin Tahir Zemaj, me prezencën e Ramush Haradinaj, i cili emërohet nga ministri i parë i mbrojtjes të Republikës së Kosovës kol. Ahmet Krasniqi.

Në orët e hershme të mëngjesit të 15 gushtit në shtabin e brigadës më informon Esat Ademaj se po bombardohej Loxha. Jap urdhrin për përgatitjen e një njësiti për ti shkuar në ndihmë Loxhës në krye të këtij njësiti urdhëroi varësin tim komandantin e batalionit të tretë të brigadës 131-të, dhe zëvendësin tim Esat Ademaj që të jetë në krye të këtij njësiti dhe ti prijë operacioneve për shpëtimin dhe mbrojtjen e Loxhës.

Luftimet kanë zgjatur tërë ditën deri në mbrëmje, forcat ushtarako-policore dhe paramilitaro-mercenare serbo-ruso-ukrainase të mbështetura nga aviacioni luftarak, helikopter vëzhgues, tanke, autoblinda dhe mjete transportuese thyejnë mbrojtjen e Loxhës dhe në orët e mbrëmjes diku kah ora 18.00 e marrin fshatin Loxhë nën kontrollin e tyre.

Serbët përdorën edhe helme kimike

Vlen të ceket se gjatë sulmit të forcave serbe janë përdorë edhe mjete kimike, gjë që argumentohet nga njoftimi nëpërmjet anës operative se luftëtarët tanë është duke i zënë gjumi në istikame dhe se janë të molisur. Atëherë kam dhënë urdhrin për tërheqje në pozicionet rezervë, të cilat ishin të parapara më parë në Zllopek.

Kolonel A. Krasniqi ishte i heshtur, i thelluar në mendime, përplot brenga, në vend të huaj, larg vendlindjes. Ndershëm siguronte kafshatën për familjarët, nga mëngjesi deri në mbrëmje, buzë detit, i përcëlluar nga dielli dhe i rrahur nga stuhitë e detit. Ishte i heshtur në turmën e zhurmshme të shitësve dhe blerësve në tregun e gjelbër.
Sa ishte i kërcënuar me vrasje dhe nga kush ministri i Mbrojtjes Ahmet Krasniqi?
I gëzohej dhe e zgjaste kuvendimin me çdo bashkëkombës, takonte bukëpjekës nga Hasi, filigran nga Prizreni, ëmbëlsirëbërësit nga Tetova e Gostivari, studentë nga Presheva, letrarë nga Plava e Gucia, turistë dhe udhëtarë në kalim për në vendlindje.

Betimi i kolonelit: Jam nën urdhrat e Presidentit dhe Komandantit Suprem Ibrahim Rugova

Tema ishte e njëjte me variacione dhe finesa të ndryshme, nga ato të zymta deri tek ato shpresëdhënëse, reale apo të pakapshme, përqeshëse deri te ato stoike dhe krenare. E lëndonin thellë në zemër banalitetet, injoranca, servilizmi, frika, akuzat, përçarjet, amatorizmi dhe lajthitja. Të gjitha i tejkalonte me heshtje, dhe kështu me ditë, javë, muaj dhe vite...



Kolonel Ahmet Krasniqi, u vra në mes të Tiranës, diku në zonën e ish-shtëpisë së Partisë, në 21 shtator të vitit 1998, pak para mesnate. Sivjet bëhen 15 vjet nga vdekja e tij, e familjarët kërkojnë përgjegjësit e atentatit . Aziz Krasniqi kushëriri i parë i Ahmet Krasniqit, përmes një interviste për "Gazetën Shqiptare", rrëfen detaje nga jeta e tij dhe përplasjet brenda politikës kosovare në ato vite.
Sivjet bëhen 15 vjet nga vrasja e ish-ministrit të Mbrojtjes Z. Ahmet Krasniqi i ekzekutuar në Tiranë, sa ju ka lënduar vdekja e tij?

Krasniqi: Vrasja e tij na ka lënduar shumë për faktin se është vrarë në shtetin amë, siç e kemi ditur dhe shumica e shqiptarëve të Kosovës të tillë e dinë ende. Në Tiranë Ahmeti nuk ishte ilegalisht, të gjitha institucionet e shtetit shqiptar e kanë ditur, pasi ai banonte në Tiranë dhe ajo banesë kishte adresë. Aty ishte me mision dhe ai mision ishte çlirimi i Kosovës.

Si e kujtoni momentin e vrasjes se tij, kush jua tha e ku ndodheshit?

Krasniqi: Ishte 22 shtatori 1998, ishim në një ofensivë serbe, që e kishte kapluar tërë rrezen e Qyqavicës. Kanë qenë lajmet e orës 13:00, kur morëm lajmin e vrasjes së Kolonel Ahmet Krasniqit, ishte një lajm shumë i kobshëm për ne si familje dhe një ndër ligësitë më të rënda që mund t'i bëheshin familjes sonë, kur dihet fakti sa ka dhënë kontribut familja jonë për një Shqipëri të Madhe dhe ku ishte vrarë.

Po familja e të ndjerit si e mësoi lajmin?

Krasniqi: Familja e Ahmet Krasniqit nuk e di si e mësoi lajmin e vrasjes, sepse në atë kohë nuk kemi pasur mundësi komunikimi, por mendoj që ka qenë lajmi më i rëndë që mund të prisnin.

Kemi dëgjuar se në varrimin e z. Krasniqi nuk ishin prezentë krerët e UÇK-së, madje kishte pak pjesëmarrje, pse kështu?

Krasniqi: Për krerët e UÇK-së që rrinin në Tiranë nuk di, por di se Komandanti i UÇK-së të Shtabit të Qyqavicës (Shtab i dytë në Kosovë, pas atij të Likofcit) Hashim Krasniqi nga Zhilivoda kishte biseduar disa herë me Ahmetin në telefon nga Qyqavica në Tiranë: Hashimi në varrim nuk ka mundur t'i shkojë, sepse atëherë ishte ende luftë, por për ta nderuar te varri i ka shkuar në disa përvjetorë. Herën e fundit ka qenë më 21 shtator 2012. Besoj shumë që për 15-vjetorin, nëse jo të gjithë, shumica e ushtarëve të UÇK-së së vendlindjes së Ahmet Krasniqit, me në krye komandantin e atëhershëm, Hashim Krasniqin, do t'i shkojmë për t'i bërë homazhe aty ku është i varrosur, te varrezat e Sharrës, në Tiranë.

Çfarë kontributi real ka pasur z. Ahmet Krasniqi në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës?

Krasniqi: Atëherë nuk e kam ditur, sepse nuk kam pasur kohë të hulumtoj, pasi edhe vetë kam qenë ushtar i UÇK-së, por më vonë nga shkrime dhe dëshmi të ndryshme kam mësuar se kontributi i tij ishte i madh. Ahmet Krasniqi e ka furnizuar UÇK-në me armatime, me para për nevoja të luftës dhe me shumë ushtarë.

Në kohën që u vra Ahmet Krasniqi në Tiranë u përfol edhe varianti që ekzekutimi kishte shkak tregtimin e paligjshëm të armëve me të cilën ai merrej?

Nuk është e vërtetë, ajo është dezinformatë e propagandë e njerëzve dhe politikave pro serbe.

Në lundrimet tona përmes informacionit kemi lexuar se disa e quanin z.Ahmet tradhtar, pse e gjithë ajo luftë kundër tij?

Krasniqi: I kam lexuar edhe unë dhe të gjithë anëtarët e familjes. Këto akuza na kanë goditur shumë, po aq sa edhe vrasja e tij. Të gjithë atyre zë korbave, që me shpalljen e Ahmet Krasniqit tradhtar mundohen ta arsyetojnë vrasjen e tij, le t'u mbetet për turp një cilësim i tillë. Atyre Ahmeti ende po u shërben si kurban, për luftën politike, siç u ka shërbyer titistëve familja e Aziz Zhilivodës. Si ka mundur të ishte tradhtar Ahmet Krasniqi, i biri i Hajriz Krasniqit, të cilin titistët ia kishin mbytur babën duke e rrahur me dru? Si mund të jetë tradhtar Ahmet Krasniqi, nipi i Aziz Zhilivodës, i cili me luftën e tij u kishte shkaktuar titistëve probleme për një Shqipëri etnike. Si ka mundur të ishte tradhtar Ahmet Krasniqi, kur i vëllai, me rastin e demonstratave të famshme të vitit 1981, u burgos dhe u dënua me burg nga UDB-të e devotshëm titistë? Dhe në fund, si mund të ishte tradhtar Ahmet Krasniqi, pjesëtari i Lëvizjes Kombëtare të patriotit Metush Krasniqi, ku bënin pjesë edhe Sabri Maxhuni (Novosela), Jusuf Gërvalla, Shefqet Jashari-Strofci, etj.

Krasniqi ka qenë kolonel i APJ, mos ka ndikuar kjo në përcaktim?

Krasniqi: Të gjithë oficerët e UÇK-së kanë qenë oficerë karriere të APJ-së, madje edhe dy komandantët e saj; Bislim Zurapi e Agim Çeku. Nëse të qënurit oficer i APJ-së ka qenë referenca për tradhtar, atëherë qenka dashur të pushkatohen edhe këta që i përmenda dhe të gjithë tjerët. Haptas, deri sot, asnjë institucion as i Kosovës, as i Shqipërisë nuk e ka cilësuar Ahmet Krasniqin tradhtar. Nuk kam lexuar asnjë herë që me ndonjë komunikatë, as Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së ta ketë shpallur Ahmet Krasniqin tradhtar. Përkundrazi, ish-kryetari i Kosovës, Fatmir Sejdiu, e ka shpallur hero të Kosovës. Pas këtij akti, në shtyp u paraqitën dy zë korba që krrokatën kundër Ahmetit. Njëri nuk po ndalet ende, e ai është Ibrahim Kelmendi. Vitin e kaluar, pasi Milaim Zeka, në faqen e internetit "Presheva Jonë" thotë se të gjithë krerët e atëhershëm dhe të tashëm të Shqipërisë i dinë emrat e atyre që e vranë Ahmet Krasniqin, jep edhe një informacion tjetër kur thotë: "Në fund të fundit kemi edhe informacione e dëshmi të tjera rreth kësaj vrasjeje, ku autori Ibrahim Kelmendi në librin e tij të fundit shpjegon, duke thënë se "unë kam intervistuar ushtarin i cili ka ekzekutuar Ahmet Krasniqin...".


Kur në FB në faqen e Ahmet Krasniqit, Iliriani, nipi i Aziz Zhilivodës, në cilësinë e administratorit të faqes, e postoi këtë informacion, papritmas u kyçën të dy edhe Milaim Zeka edhe Ibrahim Kelmendi, pas sharjesh e fyerjesh reciproke, Ibrahim Kelmendi vazhdoi me fyerje duke thënë, se "i vinte keq që nuk e ka pasur atë privilegj të vriste vetë Ahmet Krasniqin dhe sikur ta dinte vrasësin, si atëherë edhe sot, do t'ia bënte tapi tokën e babës". Në këtë reagim të Ibrahim Kelmendit reagoi një nofkë, që e shënoi emrin dhe mbiemrin e vrasësit të mundshëm, i cili, sipas një artikulli që ekziston në faqen e Ylli Polovinës, ky atentator qenka vrarë pas shpine nga të vetët! Ja se si e përshkruan Ylli Polovina atentatorin e mundshëm: "Ky ishte nga një qytet me emër të mirë nga Kosova. Deri atëherë njihej si njeri i mirë, por që më pas iu dha shumë pijes. Shumë muaj më pas nga mesnata e 21 shtatorit 1998 do të vritej. Gjendej në një betejë me milicinë e ushtrinë serbe, por plumbin e mori në shpinë".

Cili është ushtari i dytë, i gjallë?

Krasniqi: Ne familja e Ahmetit nuk e dimë. Ndoshta e di Ibrahim Kelmendi, pasi sipas Milaim Zekës, ai e paska bërë edhe një intervistë me atë ushtar dhe figuruaka në një nga librat e tij.

T'u kthehemi pak viteve në kohë. Në vitin 1991, z.Krasniqi dezertoi nga APJ dhe iu bashkua Gardës Kombëtare Kroate. A është e vërtetë që komandanti furnizoi me armë kroatët për të mbrojtur çështjen e tyre për çlirim?

Krasniqi: Nga ajo intervistë, edhe ne familjarët e Ahmetit kemi mësuar shumë gjëra, - nëse e keni fjalën për intervistën që e ka përkthyer nga kroatishtja Sefedin Krasniqi... Pra në vitin 1991, siç dihet tashmë botërisht, ai kishte dezertuar, në fakt ishte burgosur në Rjekë të Kroacisë dhe ishte dërguar në burg në Beograd. Kur serbët e kishin dërguar në front në Kroaci, ai kishte dezertuar dhe ishte kthyer në Kosovë, pastaj ilegalisht në Shqipëri te axha i vet, apo gjyshi im, Aziz Zhilivoda në Elbasan. Derisa Gardës Kroate i kishte bërë shumë shërbime, nuk iu kishte bashkuar kurrë, sepse siç thashë, APJ e kishte burgosur; pikërisht gjenerali Çad, me kombësi sllovene, që kishte luftuar për ruajtjen e Jugosllavisë. Të gjithë e dinë se Ahmet Krasniqi ishte kundër kyçjes së ushtarëve dhe oficerëve shqiptarë në Gardën Kroate gjatë luftës. Me këdo që më ka rastisur të bisedoj, ai i kishte këshilluar ushtarët shqiptarë të dezertonin dhe të ruheshin për çlirimin e Kosovës.

A njihet në Kroaci ky nder le ta quajmë, që një shqiptar u bëri kroatëve?

Krasniqi: Sa di unë, ky nder nuk i njihet nga institucionet kroate, por nga komandantët e Gardës Kroate, me të cilët kishte bashkëpunuar dhe të cilëve u kishte ndihmuar. Në Gospiç dhe Likë, Ahmeti është shumë i respektuar. Këtu vlen të përmendet Dr. Drazhen Jerkoviq, i cili ishte tronditur kur kishte dëgjuar për vrasjen e tij në Tiranë. Kjo intervistë gjendet në shumë faqe interneti.

Në një intervistë të atyre viteve që kemi lexuar nga i ndjeri, ai shkruante se gjenerali që e arrestoi dhe burgosi, jetonte i lumtur në Rjekë, ndërsa z.Ahmet Krasniqi, për-veçse ia morën shtwpinë në Gospiç me gjithë çka kishte, i morën dhe atë në Rjekë?

Krasniqi: Po, Ahmet Krasniqi, po edhe ne, si familje e Aziz Zhilivodës për të gjithë pushtetarët në ish-Jugosllavi, padyshim që kemi qenë kurban për qërimin e hesapeve në mes pushtetarëve. Besa edhe në Shqipëri, gjyshi im, ndjesë pastë, që para pak ditësh mbushi 19 vjet që u shua, nuk kaloi më mirë edhe me enveristët. Pasi babi im i ndjerë, Fak Krasniqi, e siguroi "Dosjen e Aziz Zhilivodës" dhe gjykimin e tij në Shqipëri, jam tronditur kur e kam lexuar se nëpër të njëjtën rrugë monstruoze kemi kaluar edhe ne pjesëtarët e tjerë në Kosovë. Më besoni, ne fëmijët e familjes së Aziz Zhilivodës, kurrë nuk kemi guxuar të dalim e të luajmë me moshatarët tanë, sepse prindërit tanë kishin frikë se mos kalonte ndonjë patrullë e milicisë së asaj kohe dhe na pyeste apo provokonte diçka... Ndërsa gjenerali Çad ishte slloven, nuk mund të bëhej kurban aq lehtë sikur Ahmet Krasniqi dhe shumë oficerë e ushtarë shqiptarë nëpër ish-republikat jugosllave që ktheheshin në arkivole qysh nga viti 1981.

Mund të na flisni pak për vitet e emigrimit në Austri, me çfarë u mor atje?

Krasniqi: Ahmet Krasniqi nuk ka emigruar kurrë në Austri, atje ishte transit për Gjermani, pasi e kishte këshilluar Aziz Zhilivoda të shkonte atje dhe nga atje t'i fillonte përgatitjet për luftën çlirimtare të Kosovës. Pasi i kishte dështuar kalimi në Gjermani, kthehet në Kroaci dhe zhytet në varfëri e mjerim të thellë.

Vite të vështira pasuan jetën e ish-ministrit derisa ai u detyrua të shiste perime në Rovinj; a bisedonte me ju në atë kohë, si ndihej...?

Krasniqi: Unë në atë kohë kam qenë i ri, por nga shkrimet dhe shumë dëshmi kam mësuar që, nga viti 1994, Sefedin Krasniqi kishte ia kishte arritur të bënte një kontakt, dhe atë, me porosinë e babit tim, Faik Krasniqit dhe kushëririt, Shefqet Krasniqit. Ndërsa në vitin 1996, Ahmet Krasniqi, nga Gjermania, pasi e viziton të vëllain, Behxhetin, shkon në Zvicër te Sefedin Krasniqi, i cili e vë në kontakt me njeriun që Ahmetin e kishte anëtarësuar në Lëvizjen e Metush Krasniqit, pra Shefqet Jashari Strafci. Para se të kthehej për Kroaci, kontakton me ministrin e Informatave të Qeverisë "Bukoshi", Xhafer Shatrin, i shoqëruar nga Hilmi Nebihi.

Sa i lidhur ishte komandanti me Kosovën dhe cilat ishin përpjekjet e tij për të kontribuar në çlirimin e Kosovës?

Krasniqi: Komandanti ishte i lidhur me Kosovën gjithë jetën. Tani vonë kemi mësuar se kur dezertoi nga APJ dhe erdhi në Prishtinë, atë e kishte pritur në takim Dr. Fehmi Agani, pikërisht për organizimin e luftës në Kosovë. Ahmet Krasniqi, kurrë nuk e kishte harruar Kosovën, sepse në APJ e kishte udhëzuar të regjistrohej babai im, Faik Krasniqi dhe patrioti i madh, Metush Krasniqi. Jam i bindur se për atë periudhë, nga të gjallët, askush nuk di më mirë të flasë për Ahmet Krasniqin sesa Sabri Maxhuni- Novosella dhe Shefqet Jashari - Strofci.

Krasniqi u emërua ministër i Mbrojtjes së Kosovës në qeverinë e Bukoshit; si i erdhi ky emërim?

Krasniqi: Këtë pyetje duhet ta dijë Qeveria "Bukoshi" dhe vetë Bukoshi. Megjithatë, të gjithë kolegët e tij janë shprehur se Ahmet Krasniqi ishte ushtaraku më i zotë nga të gjithë ushtarakët shqiptarë që ishin shkolluar dhe kishin shërbyer në ish-APJ.

Si përfundoi në Tiranë Ahmet Krasniqi?

Krasniqi: Në Tiranë kishte shkuar nga Zvicra për të organizuar ushtrinë e Kosovës dhe formoi Ministrinë e Mbrojtjes. Të gjitha brigadat që i përgatiti për luftë, dhanë betimin në Tropojë. Ka pasur një marrëveshje që njihet si Marrëveshja e Oslos, mes Ministrisë së Mbrojtjes, Adem Demaçit dhe Xhavit Halilit, për organizim të përbashkët të luftës. Aty u vendos nga Bukoshi që Krasniqi ta drejtonte luftën nga Tirana, për të bërë organizimin e luftës në bazë të Marrëveshjes së Oslos, ku prej andej bëri organizimin e ministrisë dhe tre brigadave, 134, 131 dhe 138. Pas disa muajsh ndryshuan situatat; edhe pse ai vetë personalisht i ka dhënë ndihma Shtabit të Përgjithshëm, filluan gjërat të përkeqësohen për të, aq shumë, sa erdhi deri ekzekutimi i tij. Ahmeti pati edhe përplasje me Bukoshin, i cili ndërpreu furnizimin e ushtrisë me mjete, duke i thënë atij: "Nëse nuk mi plotëson kushtet për luftë ku mos të ngelë më këmbë shkjau në Kosovë, unë s'do marr pjesë." Si çdo luftë e bërë në trojet shqiptare, edhe këtu pati përplasje mes forcave, ku Ahmet Krasniqi ishte vetëm viktimë.

Pra ju po thoni që ka pasur përplasje mes Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë dhe Bujar Bukoshit atëherë kryeministër?

Krasniqi: Po, ka pasur përplasje mes tyre, por këtu është ajo kutia e Pandorës, që me t'u hapur ajo, shumë sene do dalin në shesh.


*****



Pse nuk i interesonte politikës kosovare të kishte në qeveri një burrë si Ahmet Krasniqi?
Sepse ishte lufta për pushtet, sepse ishin përçarjet pikërisht sikur në kohën e Jusuf Gërvallës. Sepse gjatë luftës mbretëronte një atmosferë vëllavrasëse mu sikur pas Mbledhjes së Mukjes dhe kjo gjendje vazhdoi edhe pas luftës që gjithashtu janë të dhimbshme.

Vrasësit e tij janë identifikuar dy shqiptarë që përdorin dialektin e Kosovës, dini gjë për fatin e tyre, njërin kemi lexuar se është vrarë?

Besoj që për këtë pyetje jam përgjigjur në pyetjen e mësipërme. Sikur të dinim dhe të ishim të sigurt nga ajo që thuhet në net, sigurisht që do t'iu bënim padinë në gjyq. Emri dhe mbiemri i të vrarit gjendet në faqen e (FB) të Ahmet Krasniqit. Por, atë emër e shkroi nofka Arvan Arvanitas. Sa mund t'i besohet një nofke!?

E kë akuzoni për vrasjen e tij?

Kjo çështje është aq shumë e koklavitur sa s'mund t'i vesh gishtin askujt. Për këtë kemi kërkuar nga drejtësia shqiptare të hapë dosjen e Ahmet Krasniqit për t'u gjetur vrasësit, ose të na thonë nëse kjo është vazhdimësi e persekutimit të fisit tonë nga ai rrjeti enverist si Haziz Xhelivodës e ministrit Krasniqi. Është thënë se 3 vetë në atë atentat kanë qenë nga Shqipëria e pesë nga Kosova. Pse nuk jepen emrat e tyre, të dënohen, por i duhet të mbajë në ndërgjegje peshën e vrasjes së Ahmetit.

Komandanti ka lënë gruan, Sllobodankën, vajzën Teutën e një djalë, Florentin. Ku jetojnë ata tani, me se merren, sa shpesh i takoni?

Gruaja jeton në Rovinje ndërsa fëmijët në Zagreb. Djali vjen shpeshherë në Kosovë d.m.th takohemi 4 apo 5 herë në vit.

Po bashkëshortja e Ahmetit, Sllobodanka është kroate?

Është serbe, por dihet fakti që në atë kohë me kryerjen akademinë ushtarake dhe me marrë gruan shqiptare ka qenë shumë vështirë.

Ka ndikuar gruaja e tij që disa e quajnë jugosllav?

Po çfarë lidhje ka gruaja. Edhe Ismail Qemali gruan e kishte bullgare, por vetë ishte shqiptar. Vrasja e Ahmet Krasniqit ka qenë vrasja më e madhe pas Hasan Prishtinës dhe e ngjashme me vrasjen e anëtarit të qeverisë së Ismail Qemalit, Mehmet Pashë Durrahi. Fatkeqësisht këtu përsëritet historia, për shkak se ende ka njerëz që kanë propaganduar e propagandojnë kundër popullit shqiptar.

Mund të na tregoni copëza kujtimesh tuajat personale me të ndjerin ministër?

Viti nuk më kujtohet kur ka qenë në familje, por besoj diku rreth vitit 1989-1990, po në atë kohë isha në shoqërinë kulturo- artistike "Jusuf Gervalla" dhe Ahmeti më tha: Këndoja Bacit një këngë me çifteli. Ja këndova këngën "Moj Serbi shtrig e vjetër" kur përfundova më tha: Të këndoftë zemra e rrofsh Aziz Zhilivoda i vogël.

Kur ia këndove këngën, Ahmeti erdhi në shtëpinë tuaj?

Ishim në odën e axhës Ragip, kështu që shtëpia jonë ka qenë e përbashkët.
Po gjyshi juaj, ku jetonte dhe pse u dënua?

Jetonte në Elbasan dhe u dënua me 10 vite burg me akuzën se kishte bërë propagandë kundër pushtetit të atëhershëm Enverist dhe mbronte shokët e tij patriotë nga Kosova.

Ahmet Krasniqi është varrosur afër Azem Hajdarit në Tiranë, njihej me të?

Po, Azem Hajdari dhe Ahmet Krasniqi njiheshin mirë, sepse Azem Hajdari ka qenë mbështetës i fortë i çlirimit të Kosovës.

Mos kanë lidhje dy vrasjet bashkë?

Mund të kenë lidhje, por ne nuk dimë asgjë në këtë drejtim. Sipas asaj që dihet, pas një darke pune në restorantin "Nëna mbretëreshë" nga restoranti dalin 3 automjete dhe rrugës i ndal policia shqiptare e maskuar, dy i lëshon por ua ndërron drejtimin, ndërsa automjeti ku gjendej Ahmet Krasniqi niset në drejtim të banesës ku banonte.

Me kë ka qenë Ahmet Krasniqi kur është vrarë?

Drejtues i automjetit ka qenë Naim Geci dhe një gazetar-oficer Rifat Haxhijaj, të dy jetojnë në Zvicër. Vrasjen nuk e kanë shpjeguar asnjëherë publikisht.

Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi kanë pasur njohje me Ahmetin?

Hashim Thaçin e di se ka pasur njohje, ndërsa për Ramushin s'mund të them, se nuk e di.
Pse u rrit në shtëpinë tuaj Ahmet Krasniqi?

I ati i Ahmet Krasniqit vdiq pas torturave serbe rrugës për në spital, ndërsa e ëma i vdiq pak kohë pas lindjes së Ahmetit. Në kohë që ai do lindte, 36 anëtarë të familjes sonë kanë qenë në burg në Vushtre. Kur i erdhi koha me lind, nanën e Ahmetit e nxorën prej burgut e ajo shkoi te vëllezërit e vet në Bushnicë. Ai u rrit jetim e deri tre vjeç ka nejt te dajat. Më pa Shehidja, gjyshja ime, gruaja e Haziz Xhilivodës e rriti atë e Bexhetin deri sa u shkolluan.

Po jeta e vëllait të vet?

Më 1981 Bexheti u dënua për mbajtje të librave të ndaluar dhe u burgos. Më pas iku në Gjermani, aty ku ende jeton.

Ekziston shtëpia juaj e vjetër?

Jo, ajo u kall nga lufta e gërmadhë ka mbet.

Shumë njerëz kanë marrë tituj, por duket se emri i Ahmet Krasniqit është lënë pak në hije?
Ahmet Krasniqi është shpallur Hero i Kombit e për sa i përkeq asaj çështjes së lënë në hije, po jua përsëris që, me u hap dosja e Ahmetit, dalin në shesh shumë të palara, e kjo kuti e Pandorës s'i intereson politikës me e hap.

Po rrugë me emrin e tij a ka?

Po, ka një rrugë në Prishtinë, që më parë njihej si rruga "Dragodan", ka në Prizren në lagjen "Artakall" dhe në Mitrovicë.

Tani, meqë bëhen 15 vjet nga vdekja e tij, do i kërkoni eshtrat e tij për t'i bërë në rivarrim siç i takon?

Sigurisht që ne dëshirojmë shumë që t'i kthejmë eshtrat e Ahmet Krasniqit në Kosovë, por duam ta bëjmë këtë institucionalisht, sepse ashtu i takon. Kemi kërkuar për një vend në Varrezat e Dëshmorëve nga Isa Mustafa dhe ai ka premtuar se do e bëjë të mundur, por ka thënë që kjo do punë. Por ne do kërkojmë 'non stop' të sillen eshtrat e tij në Kosovë ashtu siç i takon. Ndërkaq, duam të sjellim në Kosovë edhe eshtrat e gjyshit, Haziz Xhilivodës, i cili ndodhet i varrosur në Elbasan.

U jeni drejtuar institucioneve shqiptare për hapjen e dosjes?

Po, Bexhet Krasniqi, vëllai i Ahmetit, ka kërkuar të hapet dosja dhe i kanë thënë që të gjejë një avokat të fortë për të ndjekur këtë çështje. Por s'e kuptojmë pse për një vrasje të një niveli kaq të lartë duhet të merremi ne me avokatë, dhe shteti shqiptar ku u krye vrasja nuk përpiqet me zbardhë çështjen e me gjet fajtorët.

Garë e pa mëshirshme për Prizrenin, Pejën, Gjakovën e Ferizajin

Luftë e ashpër për mbizotërim në Dukagjin


Partitë politike po bëjnë luftë të pamëshirshme për qytetet kryesore të Kosovës. Ndërsa gara më e ashpër duket në Dukagjin, si në Prizren, Pejë, e Gjakovë. Në asnjërin prej tyre nuk kanë pushuar akuzat dhe kundërakuzat. Madje kanë folur edhe vetë liderët duke shpalosur pamaturinë e kundërshtarëve politik.
Derisa, kanë mbetur vetëm edhe dy javë deri në mbajtjen e balotazhit për zgjedhjet lokale, partitë politike konsiderojnë se janë të përgatitura për këtë garë, ndërsa pretendojnë të jenë edhe fituese.

25 komuna në balotazhe
Shumë koalicione, ndërmjet partish madje edhe atyre që kanë pasur rivalitet të theksuar, u krijuan në mënyrë që të arrihet fitorja më 1 dhjetor në balotazhin për zgjedhje lokale. Nga zgjedhjet e tre nëntorit, 25 komuna në Kosovë nuk arritën ta kenë kryetarin e tyre, për t`ia lënë radhën kështu raundit të ardhshëm të zgjedhjeve që do të mbahen më 1 dhjetor.

Me zemër e shpirt për atdheun Prof.Maxhun Bruqi -

Me zemër e shpirt për atdheun Prof.Maxhun Bruqi - 


Flori Bruqi


E gjeti shkaben dy krenshe në themelin e shpisë të bërë blozë
Familja Bruqi
(Babait tim Prof.Maxhun Bruqit, me rastin e 84 vjetorit të lindjës)

Gjithë jetën, me laps në dorë edukojë breznitë e kohës,
Fëmijëve jua mësojë gjeografinë e atdheut…
...
Hartat e Shqipërisë Etnike ua mësojë tinëzisht
Ndër breze -duke qërruar sytë e yjeve polar
në retinën e tij delikate
Me shkumës nxënësve ua shpjegonte të padukshmen e dritës,
Në mundimit e madh në kohë të pa kohë,

Foli për shpirtin e dlirë të fëmijëve, për Ariun e vogël,
kishte emision dijen më fytyrë të qeshur
E sytë e tij kurrë nuk ishin të përulur në kohë
Kishte dhimbjen e vet për Atdheun e ndarë pike e pesë …
E shijojë Rilindjen e Kombit
Kërkoj nëpër hapësira qiejsh e resh, Alpet e lira shqiptare
Të veshura me kostum një shekullor
E gjeti shkaben dy krenshe në themelin e shpisë të bërë blozë
Dhe e bëri të pavdekshëm rininë e vet…
i rijësuar në mote....

Prishtinë, 25 dhjetor 2012

EPOKË E TOKË, N´GJEOGRAFI JETE


EPOKË E TOKË, N´GJEOGRAFI JETE

(Profesorit të nderuar Maxhun Bruqi një falëmeshëndet)

Investimi
Njeri për t´bërë,
kushton, tha Profesori,
bile
edhe me nga një ve në ditë,
një copë bukedjathë,
pak zarzavate,
shkelin milionin!

Fjalët e ndaluara,
të fshehura sirtarëve,
të koduara,
dhuratë shkollarëve.
Relievet e shqipnisë
në shuplakë dore,
rrudhave si udhëve
n´tregim zbërthyer 
sa t´mallëngjyer
poaq t´pathyer.

Paj, t´panjohurat
e njohura
që ka Toka,
dhuratë dije
për Koka.

Bota, ngredhitë e veta,
ne hallet tona,
thoshte Profesori,
nga mllefi, nga zori!
Dikuj
që petullat
i bënte në ujë
ai, trup e shqip:
Me dijen tënde
as në nevojt... nuk do mësyeja!
këshillë e vlertë,
e sinqertë.

Eh, Profesor, Profesor,
tash, me shekullin n´dorë,
arsye
për ndjesi t´mirë
ke sa të duash.

Epokë e Tokë
n´Gjeografi jete,
kokë më kokë,
s´i  ndale për vete,
dhuratë
me uratë
shqiptarëve,
me vulë nderi
si k´tyre heri
prej t´parëve.

Epo, kësaj i thonë
punë e pëlqyer
Profesor, baca Maxhun,
Simbolikë e Shkelqyer
në Epoken tonë
n´ktë Etnikum!

Mentor Thaqi   VS., 26.12.2012

EPOKË E TOKË, N´GJEOGRAFI JETE

(Profesorit të nderuar Maxhun Bruqi një falëmeshëndet)

Investimi
Njeri për t´bërë,
kushton, tha Profesori,
bile
edhe me nga një ve në ditë,
një copë bukedjathë,
pak zarzavate,
shkelin milionin!

Fjalët e ndaluara,
të fshehura sirtarëve,
të koduara,
dhuratë shkollarëve.
Relievet e shqipnisë
në shuplakë dore,
rrudhave si udhëve
n´tregim zbërthyer
sa t´mallëngjyer
poaq t´pathyer.

Paj, t´panjohurat
e njohura
që ka Toka,
dhuratë dije
për Koka.

Bota, ngredhitë e veta,
ne hallet tona,
thoshte Profesori,
nga mllefi, nga zori!
Dikuj
që petullat
i bënte në ujë
ai, trup e shqip:
Me dijen tënde
as në nevojt... nuk do mësyeja!
këshillë e vlertë,
e sinqertë.

Eh, Profesor, Profesor,
tash, me shekullin n´dorë,
arsye
për ndjesi t´mirë
ke sa të duash.

Epokë e Tokë
n´Gjeografi jete,
kokë më kokë,
s´i ndale për vete,
dhuratë
me uratë
shqiptarëve,
me vulë nderi
si k´tyre heri
prej t´parëve.

Epo, kësaj i thonë
punë e pëlqyer
Profesor, baca Maxhun,
Simbolikë e Shkelqyer
në Epoken tonë
n´ktë Etnikum!

Mentor Thaqi

2013/11/16

ABDYL KADOLLI: SHPEND AHMETI – DINJITETI I KRYEQYTETIT



Kryeqytetas të nderuar,

Prishtina është Kryeqytet i gjithë Kosovës. Ndryshimet në Kryeqytetin tonë hapin ndryshime pozitive në gjithë Republikën e Kosovës. Kryeqyteti ynë sot është pa ujë, pa ngrohje, pa punë, pa rrugë… Kryeqyteti ynë është bërë kantier i madh i korrupsionit. Kryeqyteti më i ndotur i Ballkanit ! Kryeqyteti ynë nuk mund të ndryshojë me projektet fantastike të Kajmekamit.


Kryeqytetas të nderuar,

Shpend Ahmeti është kandidati më i denjë për Kryepar të Kryeqytetit. Kapaciteti i tij intelektual, moral e profesional garanton këtë potencial për ta bërë Prishtinën një metropol modern . Zgjedhja e tij Kryepar shënon ndërrimin e brezave dhe të epokave në Kryeqytetin tonë.

Shpend Ahmeti i përngjan shumë Shqiponjës!

Kryeqytetas të nderuar,

Është momenti i fundit të dëshmoni vetëdijen e lartë qytetare dhe të vendosni për fatin tuaj. T’i thoni lamtumirën bastionit të fundit të sllavokomunizmit dhe Kajmekamit të tri regjimeve në Kryeqytetin tonë. Të gjithë për dinjitetin e Kryeqytetit dhe vizionin e ardhmërisë, pavarësisht përkatësive partiake! Të gjithë kryeqytetasit për Shpend Ahmetin!



* Shpend Ahmeti lindi më 18 prill 1978 në Prishtinë. Ka mbaruar studimet master të politikave publike në Universitetin e Harvardit, SHBA, gjatë viteve 2002 – 2004. Prej vitit 2005 është ligjërues i politikave publike dhe politikave ekonomike ndërkombëtare në Universitetin Amerikan në Kosovë (AUK).

2013/11/14

Mes shkulmave të ngrohtësisë së një shpirti humanist





Prof.dr. Eshref Ymeri



“Një kirurg i mirë e di se kur thika e tij është duke prekur nervin. Edhe një kritik i mirë e ndien po ashtu lëvizjen e penës së vet”.

Bernard Shou

Me librin e ri “Diademë letrare”, autori Flori Bruqi, i mirënjohur për krijimtarinë e tij të begatë në shumë fusha të dijes, vë në dorën e lexuesve një tjetër vepër interesante, në të cilën pasqyrohen ngjarje të vrragshme në jetën e kombit shqiptar, probleme të gjuhës shqipe, përsiatje në fushën e kritikës letrare, vlerësime mjaft të gjetura për veprimtarinë krijuese të autorëve të ndryshëm, nisur gjithmonë nga objektiviteti shkencor që është produkt i formimit të tij të admirueshëm intelektual.

 Ai bën interpretime dhe shpreh këndvështrime për vepra letrare nga pikëpamja e aktualitetit, duke i lidhur ato me problemet e mprehta të jetës shoqërore dhe shpirtërore të popullit shqiptar dhe duke nxjerrë në pah tërthorazi edhe bindjet e veta si kritik, të mbështetura mbi një truall të shëndoshë kombëtar.

Tek po e lexoja me kureshti çdo faqe të këtij libri mjaft tërheqës, më erdhi ndër mend një shprehje e bukur e Oskar Uajldit (Oscar Fingal O’Flahertie Wills Wilde - 1854-1900), filozof, estet, shkrimtar dhe poet anglez me origjinë irlandeze, njëri nga dramaturgët më të njohur të periudhës së vonë viktoriane, i cili thoshte:
“Kritika kërkon më shumë kulturë sesa krijimtaria”.

Dhe me të vërtetë: vlerësimi kritik i krijimtarisë artistike kërkon formim të gjerë kulturor, i cili përfaqëson në vetvete një “fletëhyrje”, një “lejekalim” për çdo vepër letrare, që kjo të çajë drejt zemrës së lexuesve.

Prandaj Flori Bruqi, me formimin e tij, si një intelektual erudit, nxjerr në pah dhe konfirmon parimet krijuese që përvijohen në veprat e shumë autorëve në botën e letrave shqipe, ushtron ndikim të ndjeshëm mbi procesin letrar, si edhe mbi kristalizimin e drejtpërdrejtë të vetëdijes shoqërore.

Vlerësimet e tij herë-herë mbartin një karakter publicistik, duke u pleksur me gazetarinë, si edhe një natyrë të mprehtë nga sfera politikës së ditës. Por ato, në të njëjtën kohë, janë të lidhura ngushtë edhe me shkenca të pranëndodhura (fqinjësore), si historia, gjuhësia dhe politologjia.

Shumë interesante janë përsiatjet e autorit për letërsinë dhe për psikologjinë. Aty ai ndalet në figurën e Frojdit, i cili njeriun e vë në qendër të psikanalizës. Në qendër të doktrinës psikanalistike frojdiane për njeriun, qëndron fakti se njeriu përfaqëson në vetvete një sistem energjetik.

Sipas Frojdit, njeriu, në këmbënguljen e tij të padiskutueshme për kënaqësi, hyn në konflikt me shoqërinë dhe me qytetërimin. Njerëzit, sipas tij, veprojnë në përputhje me parimin e kënaqësisë, me pikësynimin për t’i përmbushur dëshirat e veta pa kurrfarë kufizimi.

Duke ballafaquar Frojdin me Marksin në vlerësimin e individit, autori ndalet në atë që mund të quhet antropologjia filozofike e Marksit. Të mirën dhe të keqen në natyrën e njeriut, dashurinë apo egoizmin, në dallim nga Frojdi, Marksi e shpjegon jo me vetë natyrën në fjalë, jo me ndonjë sistem energjetik, por me rrethanat shoqërore. Këtë ai e shpjegon me faktin se njeriu apo individët i krijojnë vetë rrethanat shoqërore në ecurinë e zëvendësimit të breznive.

Mjaft interes ngjallin ballafaqimet që bën autori për gjuhën shqipe dhe sidomos për lashtësinë e saj, duke sjellë brenda thurimës së lëndës pikëpamjet e mjaft shkencëtarëve të shquar të albanologjisë, nga hapësirat evropiane dhe nga trojet amtare.

Atë e dëshpëron fakti që historianët, përgjithësisht, i trajtojnë kulturat që kanë krijuar popuj të ndryshëm të periudhave parahistorike apo historike, por kur është fjala për etni konkrete, ata ose flasin pak ose heshtin fare për popujt që i kanë krijuar qytetërimet përkatëse.

Duhet pranuar se historianët e huaj kanë heshtur qëllimisht për etninë shqiptare se lashtësia e saj ka ngjallur xhelozinë e tyre, veçanërisht lashtësia e gjuhës shqipe.

Fakti që Plini Plaku (Gaius Plinius Secundus (23-79 e.r.), nartyralist i shquar romak, në veprën me titull “Naturalis Historiae” (Historia e Natyrës), në vëllimin VII, shkruan : “Ilirët (arbërit) kanë krijuar të parin alfabet dhe romakët shkrimin e tyre e morën nga ilirët”, fakti që, pas Plini Prakut, historiani i lashtë romak Apiani (Аппиано́с Александре́ус - 95-170), me prejardhje greke dhe që ka shkruar në greqishten e vjetër, autor i veprës “Historia e Romës”, ka përsëritur të njëjtën gjë, fakti që profesori hungarez Imre Toth, specialist i sllavistikës, në librin e vet kushtuar Kirilit dhe Metodit, dy krijuesve të alfabetit të sllavishtes së vjetër, thotë se, ndër burimet që ata shfrytëzuan për krijimin e alfabetit në fjalë, ishte edhe shkrimi i vjetër shqip, janë dëshmi të pastra se gjuha shqipe qëndron në themelin e të gjitha gjuhëve evropiane. Madje Engelsi, për Apianin, në veprën “Ludvig Fojerbahu dhe fundit i filozofisë klasike gjermane”, shkruan:
“Nga historianët e lashtë, të cilët kanë përshkruar luftën që është zhvilluar në gjirin e Republikës Romake, vetëm Apiani është ai që na flet qartë dhe shkoqur…”.

Një hapësirë boll të mjaftueshme në librin në fjalë autori ia ka kushtuar shkrimtarit racist serb Dobrica Qosiç, filozofisë së urrejtjes të të cilit ndaj kombit shqiptar ai ia ka çjerrë maskën me vet fjalët e këtij shovinisti të regjur, sipas të cilit, në raport me etninë shqiptare, populli serb na qenka, demek, populli më demokratik, më i civilizuar dhe më i arsimuar i Ballkanit!

Me ditarin e vet me titull “Koha e gjarpërinjve”, të cilin e pati shkruar në periudhën 21 mars 1999 - 1 janar 2000, Dobrica Qosiç, në qëndrimin racist ndaj etnisë shqiptare, zë kryet e vendit, përkrah kryeministrit serb të vitit 1913 Vladan Gjorgjeviç, shkrimtarit Ivo Andriç, akademikut Çubrilloviç, kryepeshkopit Pavle që prehet në аtë botë dhe kryepeshkopit të tanishëm Irinej, si edhe të shumë …viçëve të tjerë antishqiptarë.

Por Flori Bruqi, me elegancën intelektuale që e karakterizon, është sqimatar në leksikun që përdor për të nxjerrë në pah mllefet e Qosiçit kundër popullit shqiptar të Kosovës, mllefe këto që, në të vërtetë, zbulojnë antivlerat e tij intelektuale. “Ekranizimi” që Flori i bën në këtë vepër racizmit të Qosiçit, më kujton një letër shumë interesante që shkrimtari i shquar francez Romen Rolan (1866-1944), laureat i Çmimit Nobel në vitin 1915 për veprën me titull “Për idealizmin e lartë të veprave letrare, për simpatinë dhe për dashurinë për të vërtetën”, ia dërgonte një kolegu të tij gjerman në vitin 1914, edhe ky laureat i Çmimit Nobel për vitin 1912. Shkak për atë letër ishte bërë sulmi i trupave gjermane kundër Belgjikës.

Letra në fjalë i drejtohej dramaturgut të njohur Gerhart Hauptman (1862-1946) më 29 gusht 1914 dhe qe botuar më 2 shtator 1914 në “Journal de Geneve”. Në të ai shkruante:


“Lufta është fryt i dobësisë së popujve dhe i budallallëkut të tyre… Unë… e pashë se si trupat tuaja po shkelin neutralitetin e Belgjikës fisnike. Ky është një veprim i pandershëm që ngjall përbuzje në çdo vetëdije të ndershme dhe është pjesë e traditës politike të mbretërve tuaj prusianë”.

Pra, Flori Bruqi, në analizën e kthjellët që i bën racizmit të Dobrica Qosiçit, hedh dritë mbi një traditë tashmë të konsoliduar gjatë një periudhe mbinjëshekullore të një racizmi mbarëkombëtar serb, të cilin vargani i mbretërve, njerëzit e letrave, bota akademike dhe politika e ushqyer prej tyre, ia kanë kultivuar mbarë kombit serb në çdo pore të tij.

Kësisoj Flori Bruqi, me një qetësi “patriciane”, e zhvlerëson tërësisht deklaratën butaforike të Qosiçit për popullin serb, si më “demokratiku”, më “i civilizuari” dhe më i “arsimuari” i gadishullit tonë!

Me taktin e një kritiku gjakftohtë, Flori i lë të kuptojë lexuesit se kombi serb dhe mbarë intelektualët që e përfaqësojnë, pa qenë nevoja të hyjë në mendësinë e kampeve politike që nuk ia vlen të hetohet, vuajnë nga një sëmundje mbarëkombëtare, siç është mungesa e së vërtetës, e cila, që në zanafillë të zbritjes së tribuve sllave drejt Ballkanit, u përzu dhunshëm për gjetiu, meqenëse vendin e saj e zunë mitet dhe legjendat që u sajuan pa pasur kurrfarë trualli konkret.

 Dhe subvensionimi për krijimin e tyre nuk ka njohur kurrfarë kufijsh. Madje ky subvensionim, që para nje shekulli, arriti deri aty, saqë kryeministri Vladan Gjorgjeviçi, në vitin 1913, botoi librin me titull “Shqipëria dhe Fuqitë e Mëdha”, në të cilin shqiptarët i paraqit si njerëz me bisht që i kujtuakeshin pararendësit gjysmë të egër të lashtësisë. Pikërisht ky libër, i mbushur me mite dhe me shpifje serbe, u qe servirur në tryezë përfaqësuesve të gjashtë Fuqive të Mëdha në Konferencën famëkeqe të Londrës të vitit 1913 që kishin mprehur thikat për copëtimin e trojeve etnike shqiptare.

Me analizën e vet intelektuale, Flori Bruqi argumenton tërthorazi se e vërteta mbetet një e mërguar e përjetshme e Serbisë, sepse mitologjia dhe shpifografia janë shndërruar për të në “shpendë grabitqarë” që nuk e lënë t’u afrohet absolutisht hapësirave serbe.

Madje kulti i mitologjisë dhe i shpifografisë serbe ka arritur deri në atë pikë, saqë kohët e fundit edhe Kardinali Wallter Kasper, për të përditshmen katolike Kathpress, deklaroi se Vatikani nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës se Kosova na qenka “djepi” i kishës ortodokse serbe! Kjo deklaratë e këtij përfaqësuesi të lartë të Vatikanit të bën të hamendësosh se ai ose është një klerik me formim të mangët intelektual, ose ka marrë përsipër rolin e tellallit të Serbisë.

Sepse siç dihet tashmë, politeizmi ilir filloi t’ia lëshonte vendin me kohë krishterimit, i cili, që me Ediktin e Milanos, në vitin 313, u shpall fe zyrtare, institucionale, shtetërore. Për më tepër, kisha katolike shqiptare në Dardani është përhapur që në shekullin e parë pas Krishtit, ndërkohë që sllavët zbritën në gadishullin tonë në shek. VII.

Kur cek problemin e së vërtetës, Dekarti thotë:

“Pë të gjetur të vërtetën, gjithsekush duhet që, të paktën, një herë në jetën e tij, të çlirohet nga paragjykimet e grumbulluara me kohë dhe ta ndërtojë krejtësisht nga fillimi sitemin e bindjeve të veta”.

Me sa duket, kjo thënie e artë nuk gjen kurrfarë trualli në hapësirat serbe.

Në librin e vet Flori Bruqi është ndalur posaçërisht në krijimtarinë e mjaft autorëve shqiptarë, në veprat e të cilëve, në njërën ose tjetrën mënyrë, gjen pasqyrim çështja kombëtare shqiptare, një çështje që vazhdon të përcjellë rënkatën e një shekulli të tërë për një padrejtësi të rëndë që i është bërë etnisë shqiptare, në pritje për të gjetur zgjidhjen e vet përfundimtare.

 Në analizat e tij del në pah Flori kritik dhe Flori artist, krijues. Por në rastin konkret, forca gjykuese, forca analizuese merr sipërinë mbi forcën krijuese. Çështjet me rëndësi jetësore, jeta me të fshehtat e saj, plagët e saj të hapura janë më afër organizimit mbresëlënës të botës së kritikut që mbështetet mbi truallin e shëndetshëm të organizimit krijues të artistit.

Në analizat e Florit që burojnë nga honet një shpirti të ngrohtë mes shkulmash dashamirësie për kolegët e tij krijues, qoftë caqet e një kritike thjesht estetike që përmblidhen në kërkesën për një interpretim dhe takt poetik, qoftë caqet e kritikës historike, vijnë e përcaktohen nga ndjenja e fuqishme e atdhedashurisë.

 Në vlerësimet e tij kritike kapen lehtë zërat e gjallë të jetës shqiptare në një përthyerje artistike, zbulohen të fshehtat e mëdha të shpirtit shqiptar dhe të organizimit të tij të brendshëm.

Në këtë mënyrë, në analizat kritike të Florit, vetë jeta shqiptare përvijohet para lexuesit si një përndritje hyjnore. Në penën e Florit, arti dhe kritika përbëjnë një tërësi organike në të kuptuarit e ideales.

Me këtë vepër, Flori ka ngritur një panteon amfiteatror në nderim të shumë figurave të nderuara të letrave shqipe, mes të cilave nuk mund të rri pa përmendur disidentin e shquar, poetin martir Havzi Nela, gurrës poetike të të cilit ia mbylli grykën litari i kriminelëve komunistë, pikërisht atëherë kur sistemi i tyre ishte në grahmat e fundit.

Santa Barbara, Kaliforni
11 nëntor 2013

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...