Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/11/18

Mendime dhe ide rreth librit “Muzat e- qëndresës” me autor Bujar Leskaj


Nga : Gezim LLOJDIA

Mendime dhe ide rreth librit “Muzat e- qëndresës” me autor Bujar Leskaj

1.”Muzat e qëndresës” si plotësim i boshllëkut për letërsinë e burgut – “Muzat e qëndresës” është pjesë historie e letërsisë shqiptare në shekullin e XX. Ndryshe autori Bujar Leskaj e quan apologji eletërsisë së burgut në botimin e tij të fundit ku janë përfshirë rreth 25 autorë shqiptarë. Muzat në vetvete është burimi i kthjelluar, që vërshon nga subkoshienca e një krijuesi(poeti është frymëzimi i tij shpirtëror në orët e pritjes ëndërrore). Nëse poezia është gjini letrare, ku porosia e poetit zakonisht shprehet me vargje, muza është pjesa e brendshme që gatuhet në shpirt që, dimensionohet duke u derdhur me një kosto jo të vogël qindra vargje, mijëra fjalë, që janë produkt i këtij deti shpirti të pafund njëkohësisht të paanë. Muza në vetvete plluskon në shpirtin e një poeti është si valë deti. Ngritjet dhe uljet e saj. Janë dallgë të atij deti,që godisnin brigjet dëshmitare. Pasqyrimi i saj na lejon të qartësojmë, thellësinë nën syprinën e ujit. Brenda këtyre kontureve, d.m.th brenda vargut lëviz fjala e ëmbël. Në të vërtetë gjithë ky zgjatim fjalësh për muzën ka një kuptim. Vërtetë ajo ka një prejardhje të largët, që do të na bëjnë të kujtojmë shekujt, që janë thinjur nga kujtesa jonë, por arsyetimi është se autori i këtij botimi duke qenë tepër i vëmendshëm ka gjetur si titull për këtë libër analizë për veprat e botuara për një lloj letërsie, që është lënë përtej vëmendjes së mediumeve të sotme.
E gjithë ajo krijimtarie, e shkruar në një hark kohor rreth 20 vjet ende nuk po e mbush atë boshllëk, të krijuar. Është një hark kohor prej gjysmë shekulli ,periudhë sterrë e zezë e dyshimtë, me mijëra ngjarje të trishta me varfëri, vrasje ,përndjekje ,viktima e të viktimizuar. Por dy arsye mund të gjenden për të justifikuar këtë gjendje: E para:kjo letërsi është shkruar dhe po shkruhet me aq pasion por dhe vullnet e dashuri nga ata që kanë përjetuar në kurriz dhimbjen e madhe njerëzore gjysmë shekulli nëpër burgje, internimet, kampe pune dhe plumba dhe zjarr e hekur e kërbaç. Mirëpo edhe kjo letërsi e shkruar( simbas mendimit tim) nga këta autorë, një pjesë kanë pasur ngritje në epet e sipërme të shpirtit, madje mundet të jetë afruar edhe pikës së rëndesës pjesa tjetër nuk e ka sjell në atë stad që quhet pikërisht letërsi.

E dyta: Heshtja karshi kësaj letërsie ,problem që ngre edhe autori i kësaj vepre analizë në shumë prej vrejtje të tij mediumet shqiptare ose sëra që përcjell në etër lajmin prej vitesh ka të sigluar një strategji fare të hollë, pamjet ,personazhet,autorët ajo i përzgjedh vetëm nga hangari i atyre autorëve që bënë realizmin socialist. Qëllimi i kësaj të fundit lexohej mbajtja nën errësirë, dhe rrojtja me historitë e atyre që ideuan ,krijuan dhe realizuan soc-realizmin shqiptar. Kështu e ky botim vjen në kohën duhur pë të ploëtësuar këtë boashëllk është edhe një gur në themelin e asaj letërsie tjetër,e cilësuar si letërsi burgu dhe që meriton vëmendje nga lexuesi dhe kritika shqiptare.

2. Disa të dhëna nga ”Muzat e qëndresës – Ky është vëllimi i parë i veprës së Bujar Leskajt, që ka dalë në dritën e botimit për “Muzat e Qëndresës”. Disa të dhëna:
-Janë përfshirë rreth 25 autorë.
-Në të përfshihen analiza e veprave të Vilson Blloshmit, Astrit Delvinës, Pjetër Arbnorit, Bedri Çokut, Visar Zhitit, Koço Kostës, Petraq Kolevicës, Amik Kasoruho, Henrik S.G (Gjoka), Makensen Bungo, Halil Laze, Gëzim Hajdari, Musine Kokalari, Havzi Nela, Ejëll Çoba, Uran Kalakula, Fatos Lubonja, Drita Çomo, Leka Toto, Beqir Ajazi, Lekë Tasi, Luan Myftiu, Bardha Mulleti, Ahmet Bushati, Gëzim Çela.
-Veprat e analizuara janë në të gjitha gjinitë e e letërsisë si poezia,tregim apo romani dhe publicistika.
-Autori e ka ndarë librin në disa pjesë ,pjesa e parë .Shënime mbi veprat letrare .Përfshihen autoret Vilson Blloshmit, Astrit Delvinës, Pjetër Arbnorit, Bedri Çokut, Visar Zhitit, Koço Kostës, Petraq Kolevicës, Amik Kasoruho, Henrik S.G (Gjoka), Makensen Bungo, Halil Laze, Gëzim Hajdari,
-Pjesa e dytë :ditarë dhe kujtime historike:Përfshihen autorët Musine Kokalari, Havzi Nela, Ejëll Çoba, Uran Kalakula, Fatos Lubonja, Drita Çomo, Leka Toto, Beqir Ajazi, Lekë Tasi, Luan Myftiu, Bardha Mulleti, Ahmet Bushati, Gëzim Çela.
- Vështrimi analitik sipas vet autorit , në këtë studim është shtrirë në tri rrafshe:
1)të fabulës (përfaqësuar nga përzgjedhja e tematikave dhe autorëve);
2)të subjektit (përfaqësuar nga përzgjedhja e fragmenteve) dhe
3)në rrafshe krahasuese (ku vihet re se të njëjtat ngjarje historike nuk kanë devijime të së vërtetës nga njëri autor te tjetri).

3. Fitimtarët për ta gëzuar popullin e tyre i ndërtuan një burg – Burgu. Një fabul. Fitimtarët për ta gëzuar popullin e tyre i ndërtuan një burg. Shkuan në inaugurimin e tij .Këngë, hare ehe gëzim. Mirëpo kur hynë ata gjeten burgun bosh të çuditur thanë:Ku është parë burg pa të burgosur brenda?Kronike reale?Ja disa shifra nga vitet e pas çlirimit që sjell gazeta Flamuri e cila botohej në Romë:Kampet e përqendrimit:20 mijë vetë gjendeshin në burgje dhe fusha përqendrimi. Fushat më të mëdha të përqendrimit. Krujë,Burrel,Kavajë,Maliqi.1-Kampi i Burrelit me 3600 vetë,;
2-kampi Bedenti tek shkëmbi i Kavajës me 17800 të internuar.
3-Kampi i Vlocishtit të Korçës me sinonimin “Kampi i vdekjes “me 1200 të burgosur.
4-Kampi i Maliqit me 2300 të internuar
5-Kampi i Tepelenës me 1050 të internuar.
6-Kampi i Pojanit me 800 vetë.
Vrasjet e kundërshtarëve:U zunë ose me pabesi ose gjatë luftimeve u vunë përpara torturave të tmerrshme. Disa nga torturat që përmend kjo gazeta janë:u rropën,u nxorën sytë,u thyen eshtrat,u hoqi organet seksuale. Fakti përmendet se në spitalin e Vlorës u grumbulluan shumë njerëz të këtyre atrociteve ,njerëz me veshë të prere,me gjuhë të prerë,me hundë të prere,me sy të hequr. Çfarë kohe edhe e kujt inkuizicioni i përket? Parulla që ka përfshirë këto ekzekutime ka qenë:”Vdekje fashistëve,litar ballistëve,plumb reaksionarëve,tradhtarëve dhe armiqve të popullit”.Cila fushëpamja e vendit në vitet e para të çlirimit?.Vendi ishte i mbushur me kampe dhe fusha përqendrimi. Burgjet që ndërtoi fashizmi nuk u mjaftuan. Shumë shtëpi private u kthyen në burgje. Burgjet e kësaj kohe paraqisnin një pamje lemeritëse. Torturat si në kohën e invazioneve. Djegje,ngulje gozhdësh,copëtim mishi..Pasçlirimi lexoi rrëzime njerëzish nëpër rrugë ku nga ftohtësia e plumbave godiste nën mishin njerëzor të kundërshtarëve politik që kishin dalur nga lufta. Janë të lodhur netët nga vrasjet. Janë të mërzitshme sot kronikat nga përsëritja e tyre. Në vend të vazhdimit të jetës boerja e saj ishte çmenduria që pikasi nëpër qytete dhe rrugët e Shqipërisë. Jetët e ardhur me mundime nëpër familjet e varfra shqiptare nëpër shekuj të thinjur ,iknin çuditërisht çdo ditë në tokën që kishin luftuar brez pas brezi,por shpirti i një populli kurrë nuk vdesë. U dëgjua një pushkë. U hap qielli ikën retë, nuk vdes liria “:Rroftë Krishti mbretë”,pra rroftë “Shqipëria”

4. Letërsia e burgut me nivel të lartë artistik e shkruar nga autorët që e përjetuan – Autori shkruan te” Vështrim në ndërtekstin poetik të veprës së Vilson Blloshmit”. Vilson Blloshmi e Genc Leka, vepra e plotë e autorëve të pushkatuar nga diktatura” Kultura është pasaporta më e mirë për t?iu paraqitur Evropës si prezantim i vërtetë i ndërgjegjes shqiptare që u tregon kombeve të qytetëruar se aspiratat dhe dëshirat tona i përkasin Evropës dhe familjes së kombeve të përparuar. Vepra e Vilson Blloshmit dhe e Genc Lekës i bashkohet humanizmit evropian të prodhuar në inteligjencë, në kulturë e të ardhur përmes shekujve nga Barleti, Budi, Bogdani, Buzuku, Ismail Qemali, Naim Frashëri, Gjergj Fishta, Mitrush Kuteli, Eqerem Çabej, Ibrahim Rrugova, Shaban Demiraj, Sabri Hamiti, etj, etj, që ka qenë në të gjitha kohërat ecje përkrah të njëjtave aspiratave humane, përkrah të njëjtit qytetërim evropian. Diktatura i shfarosi të gjitha mendjet e iluminuara nga kultura evropiane, së cilës ne i përkisnim, le ta themi pa droje edhe gjenetikisht. Më shumë se për jetën e tyre, për këtë pikëtakimi me humanistët më të mëdhenj europianë, Vilson Blloshmi dhe Genc Leka, u bënë martirë. Tashmë që vepra e plotë e tyre ka parë dritën e botimit, duke i lexuar ato, jemi të bindur se metafora dhe alegoria politike në poezitë e tyre dëshmojnë për një ushqim martirizimi, për formimin dhe botes;perceptimin iluminist të tyre. Duke analizuar veprën e dy poetëve ,plumbi i diktaturës u morri jetët ,autori shqyrton qendresën e poetëve dhe nëse poetët ikën ska si bëhet më tragjikisht,muza e tyre rron. Kujtime të gjymtuara, rreshta të humbur. Ikën poetët duhet të thotë autori,po kush mbeti. Çfarë mundi ti sjell shtetit ikja e poetëve përveçse dëshpërim ndër shtetarë. Për dy poetët Blloshmi dhe Leka dëshmitë që po sillen janë fakte të rënda. C’frikë ka po të rajvizosh gjërat e vërteta ?Autori i këtij vëllimi në analizën e tij për gjendjen e regjimit sjell kushtet dhe kohën që vranë poetët. Çdo lloj regjimi që vret poetët nuk mund të quhet regjim i mirë. U mori shpirtin poetëve. Atë ditë që ata ikën nga kjo jetë ishte dita më e mbrapshtë për shtetin. Në pikëzim të vesës, mbrinte si një pëllumb i shkruar. Pra ishte qiellor. I bardhë dhe zbriste prej andej. Sepse sundimtarët e këtij lloji,vërtet jetojnë në tokë,por shpirtin e kanë të ngërthyer në qiell. Lamtumirë poetë!Ka pasur edhe më parë analiza për dy poetët e pushkatuar por analiza që sjell ky autor është më e plotë duke e ngërthyer me kontekstin historik të asaj kohe,prej gjysmë shekulli regjim e diktaturë.Duke lexuar “Shtëpia e mbetur përgjysmë”,shkruan Bujar Leskaj për Pjetër Arbënorin shfaqet si një shkrimtar i jashtëzakonshëm që na dhuron edhe një mesazh të vërtetë të historisë kombëtare .Askush si ai nuk ka mundur të na jap më të plotë Shkodrën edhe historinë e saj pas 1940 në kohën e luftës së dytë botërore deri në marrjen e pushtetit arbitrarisht nga komunistët ku shkrimtari premton se fundi i romanit epilogu është:ose fillimi i kapitullit të dytë”.Një analizë më vetë autori ka përfshirë librin: “Shtëpia e mbetur përgjysmë”,për të cilin autori thotë është një vepër me vlera antologjike në letërsinë shqipe,nuk e kam parë të jetë në programet e letërsisë shqipe s arsimit 9 vjeçar dhe atij të mesëm si një vepër e veçantë. Ky qëndron thelbi. Letërsia e burgut është anashkaluar gjoja rastësisht për të harruar ndoshta pse jo për të fshehur mekëtat e regjimtarëve dhe këtu autori e trajton kritikë mos përfshirjen e këtij autori dhe të librit të tij si pjesë e asaj që duhet të nxënë shkollarët në edukimin e tyre. Me largimin e autorit nga jeta duket se harresa bëhet më e madhe dhe më e plotë. Një ndër poetët e tjerë që u burgos për vjershat e tij është poeti me emrin Visar Zhiti. Nëse demokracinë Visari dhe të tjerë do ta shihnin kur të fironin ditët e diktaturës,dy poetët e Librazhdit ikën pa e parë dritën e saj .Duhet të qartësojmë edhe dicka tjetër. Qëndresa e dy poetëve,e Visarit dhe e qindra shqiptarëve që u mbyllën nënë kulvit e burgjeve është e admirueshme. Është ndriçimi i saj që përshkoi errësirat enveriane e ramizjane për 50 vjet. Autori ka shqyrtuar nga Visar Zhiti “Në kohën e britmës”,gjinia roman,duke e quajtur një zë i kthjelltë në kohën e britmës si dhe “Rrugët e ferrit” roman. Visar Zhiti mbetet ndër autorët që lëvron mjaftë bukur një lloj letërsi burgu e cila është pak e njohur përndryshe do të mbetej edhe e harruar. Brezat që do të vinë do të sigurohen për të vërtetën historike duke hedhur sytë jo vetëm nga burimet e historisë analitike por edhe nga romanet e kësaj natyre. Nën këtë kontekst jo pa qëllim ,shkruan autori i kësaj vepre B.Leskaj, unë zgjodha ti referohem këtij romani jo si i vetmi për idetë që ai sjell në realitetin e sotëm por edhe për shpirtin e ndjeshëm të heronjve që zbulohet nëpërmjet emocionalitetit të autorit dhe ndjesive estetike të çdo lexuesi që merr në dorë këtë roman. Visar Zhiti njihet si poet i formuar. Poezia e tij cilësohet bukurisht e bukur. Por në lëmin e romanit ai mbrun me kujdes e realizëm jetët që hoqën një pjesë e popullsisë shqiptare nëpër burgje dhe kampe të regjimit. “Harta e burgjeve “ të këtij vendi jo shumë të madh shënoi në kuadratet e saj dhjetëra kampe për internime dhe burgje vdekje. Mirëpo kapërcimi i viteve ka humbur edhe një pjesë të kësaj kujtese. Sa më shumë largohemi nga vitet e asaj kohe ,harresa bëhet më madhe ,sipërfaqja e saj zgjerohet vetiu. U ka rënë barra .Kështu peshën e rrefimtarit i bie ta mbajë poeti Visar , që duhet të rrëfej dhe të tregoj posaçërisht të gjithë vuajtjet, vdekjet, dhimbjet. Ne nuk kemi ende një muze për të rrëfyer dhimbjen njerëzore. Kemi mijëra lapidarë për të dëftuar luftën e dytë botëror, kemi pasur muze për çdo fshatë për të treguar gjuhen e fashizm-nazimit kemi mijëra veteranë dhe shoqata që përkujtojnë luftën, por nuk kemi ndërtuar në projekte po se po, një muze të madh të dhembjes njerëzore nuk kemi datat për të treguar revoltat si ajo e Spaçit, nuk kemi kështu qartësisht një “memorie historike” dhe nuk kemi grupime për të treguar historitë e këtij gjenocidi. Ka mundësi, që kjo pjesë e historisë pavarësisht këtyre librave dhe ndoca pak film një ditë të jetë hedhur tutje, ekzistojnë çuditërisht shpjegime por nuk gjendet çelësi për ta thënë ata që ngjau vërtetësish dhe bukurisht shqip. Ende filmat shqiptarë të prodhuar para viteve ‘90 mbjellin urrejtje për një kategori . Ende nuk dimë të falim vuajtjet që u kemi shkaktuar të tjerëve. Kështu që edhe ky vëllim mundohet të risjell në vëmendje të një opinioni të sinqert duke marrë në analizë librat e autorëve të një periudhe kohore të gjatë. Përvijojnë kërkimet e tyre në rrafshin gjatësor. Por ç’ngjau në të vërtetë ,çfarë ngjau në këtë vend? Zhiti apo të tjerë si Arbnori, Bedri Coku ,Petraq Kolevica, Amik Kasoruho, Henrik S.G, Masken Bungo, Halil Laze,Gëzim Hajdari etj, sjellin në rrëfimet e tyre një jetë që ka ndryshuar kryekëput ndryshe nga ajo, që bënte pjesa tjetër e shqiptarëve . Autori ka bërë një rajvizim tepër serioz, me situatat dhe gjendjen e krijuar duke folur mirë për këtë letërsi e cila e meriton të zërë edhe vendin e parë edhe të vendoset nëpër antologjitë e shkollarëve e studentëve tanë sepse ajo është më reale se sa krijimet artistike dhe të pavlera të shkrimtareve, që krijuan soc-realimin në Shqipëri e vendet ish-komuniste. Kështu mënyra se si e ka rrëfyer autorët krijimet e tyre është analizuar qartësisht dhe është një gurë, më pranë të vërtetës.

5. Publicistika letrare mbetet lëvrimi më specifik dhe më interesant nga letërsia e burgut – E vendosur midis letërsisë dhe gazetarisë së mirëfilltë, publicistika letrare mbetet lëvrimi më specifik dhe më interesant,thotë një studiuese, njëkohësisht edhe më problemori, për sa i përket ruajtjes së kufijve me letërsinë, nga njëra anë, dhe me llojet e tjera gazetareske, nga ana tjetër. Dihet se letërsia, si arti i fjalës, ka poetikën e vet, që ka në themel parimet estetike të ndërtimit të një vepre letrare, që e dallojnë atë nga gjithë format e tjera të krijimtarisë fjalorë. Në literaturën teorike është pranuar lidhja midis poetikës së letërsisë dhe poetikës së publicistikës letrare. Kjo vlen për të njohur si ngjashmëritë, ashtu edhe tiparet dalluese midis tyre. Publicistika e autorëve që janë analizuar te :”Muzat e qëndresës” është përfshirë në pjesën e dytë :ditarë dhe kujtime historike:Përfshihen autorët Musine Kokalari, Havzi Nela, Ejëll Çoba, Uran Kalakula, Fatos Lubonja, Drita Çomo, Leka Toto, Beqir Ajazi, Lekë Tasi, Luan Myftiu, Bardha Mulleti, Ahmet Bushati, Gëzim Çela. Vetëm nga leximi i këtyre autoreve befasohesh për mënyrën e tyre të rrëfimit duke patur përfytyrime të sakta mbi strukturën përmbajtjesore dhe estetike të llojeve të publicistikës letrare .Në këtë kategori autori i Muzës ka përfshirë personazhe të spikaturës të qëndresës antikomuniste. Musine Kokalari një vajzë e bukur me ëndrra në kujtimet e saj në rrëfimin fantasik”Si lindi partia Social-demokrate. Jeta dhe vdekja e Musines ajo shqipton njeriun, qenien e vet në kohë dhe hapësirë duke synuar të shpalosë botën e vet, ta sqarojë dhe ta lexoj veten dhe shpirtin dhe zemrën e vet. Kur ka mbërritur në çastin fatal thelbore ishte pastërtia, e ideve thellësia përmes arsyes, që mund të zotohet nga ëndrra që kthehet në zhgjëndërr. Duke sjellë Musinen autori sjell një protagoniste të vërtetë njeri me ideale politike e cila kishte vizione krejt të ndryshme nga regjimtarët e Tiranës, që i përcaktuan edhe kufirin e jetës Edhe heshtje për krijimtarinë e saj. Ata e mbyllën Musinen në ftohtësirën e tokës por nuk i mbyllën dot krijimtarinë e saj dhe idealet e saj.” Kur më shihni se jam tretur/mos kujtoni se kam vdekur, thoshte poeti ynë N.H.Frashëri. Për Musinen ka libra të tjerë e botime do të ketë. Një mendim i mirë është përfshirja në këtë vëllim edhe libri i Fatos Lubonjës. Lubonja njihet si një publicistët mjaft aktiv në çështjet politike e shoqërore në vitet fundit. Kuptohet që publicistika e Lubonjës është jo vetëm e arrirë artistikisht por edhe e gjetur filozofikisht pra është një autor, që ka një kulturë të gjerë të thellë , erudit dhe me penë të këtillë është e zorshme të analizosh këtë autorë, por autori ka ditur të bëjë një analizë të hollësishme të krijimit të Lubonjës,”Në vitet shtatëdhjetë”.Por përqendrimi më i madh mbetet tek Drita Como. E panjohur në letrat shqipe. As si emër. Dikush përmendte mbiemrin e njohur .Kujtesa ishte fshirë si një shirit filmi, ose më ndryshe kështu është: …O lulëz’ e Perëndisë? Që të mbolli vetë Zoti……Vallë ku do të shpien?/Në qiej përpara Zotit?.NH.Frashëri. Pak kush njeh historinë e saj. Nën ftohtësinë e katakombeve të ftohtë, ku ndriçonte ora e territ, mund të dremisnin ata, që s`kishin ndonjë punë të madhe për të bërë. Ata, që në këtë botë kishin qenë shtegtarë të humbur. Ata vdekatarët, vrasësit,ata të ligjtë,tradhtarët ata të poshtër. Por s’flë Drita Como në pagjumësinë e madhe të pa emër. Drita që vjen pikërisht nga humnera është dritësimi, që na ka munguar. Autori e thotë shkoqur ky libër e meriton një vend në antologjinë e plagëve pse jo të mos harresës .Por ç`punë do të bënte e vetme në ftohtësirën e baltës një vashë e bukur si nure dhe një poete si Drita? Autori shprehet se:”Me përballje e dy figurave nënë e bijë që kanë pasur rrugëtime të ndryshme në atë sistem,njëra bija krejt e pafajshme sit ë gjithë fëmijët dhe të rinjtë e këtij vendi dhe tjera nëna që kishte qenë vite me radhë njëra nga gratë më të njohura e të fuqishme të vendit ,anëtare e byrosë politike deri në 1960 por më pas e përndjekur politikisht do të kemi kuptuar vetë thelbin mizor të komunizmit” . Është e njohur shprehja se komunizmi ishte një lloj pushtimi, ku viktimat dhe të vrarët shkojnë diku pranë atyre, që la lufta e dytë e përbotshme. Shprehja latine:”Lusciate,ogni speranza voi chentrate“, d.m.th.:“ju që hyni këtu, lani duart nga çdo shpresë“.Është një sentencë për të kujtuar humbjet për të memorizuar dhimbjen se dyert e atyre portave ishin tmerrësisht të përgjakshme. Publicistika e lëvruar nga autorët që citon autori B.Leskaj për Kokalarin, Nela, apo E.Çoba, U. Kalakula, F. Lubonja, D. Çomo, L.Toto, B.Ajazi, L.Tasi, L.Myftiu, B.Mulleti, A. Bushati, G. Çela vlen për të afirmuar atë letërsi brenda dimensioneve por gjithashtu ato mbeten dëshmitë autentike,gjurmët më të sakta të një tragjedie e gjenocidi që u ushtrua nën qeverisjen e komunistëve pas luftës së dytë botërore në Shqipëri.

6. Harresa dhe mënjanimi i kësaj letërsie një lloj krim tjetër për këtë shtresë – Harresa dhe mënjanimi i kësaj letërsie përbën lloj një krimi tjetër për këtë shtresë dashur apo padashur . Autori i “Muzat e qëndresës” në vend të hyrjes shtron parimisht një problem të drejtë . Kam mundur të përforcojë tezën se këta autorë dhe veprat e tyre thotë ai, kanë një vlerë dhe rëndësi unike për çështjet e mprehta të historisë sonë në përgjithësi dhe të letërsisë shqipe drejt së vërtetës dhe vlerave të larta .Autori duke analizuar këtë fenomen thotë :se ka përpjekje regresive të mbulimit dhe mohimit që vazhdojnë të bëhen nga qarqe të caktuara të majta përgjithësisht për deformimin e të vërtetës. Në thelb do të shprehesha se ky është problemi pra le të bëhemi sado pak koshient dhe ta shtrojmë këtë tezë .A e mbajnë mend 20 vjecarët e sotëm atë kohë? Ajo është fshirë nga kujtesa .Kur pyetet për këtë kohë shumë kush ngre supet dhe bënë çuditshëm pyetjen :a ka ekzistuar vërtete apo jo ajo kohë?Gjurmët e asaj kohe janë rrafshuar kudo .Kampet e punës dhe burgjet janë shembur që nga themelet. A do të bëhet Spaçi një muze për të pasqyruar atë kohë të zymtë? Shumë prej ishte dënuarve po shuhen dalë ngadalë sepse jetën dhe rininë e shkuan nëpër këto kulvi. Pllakosur errësirë përmbi burgje. Xëc. Gradacion nate. Tmerr pa fund. Kaq vite qefinë tharë,vdekur tek shtëpia e vet. Po fati i tyre ,gjegjësisht ku rrinte i kyçur ? Ngryseshin ditët .Kush i xarriste. Fatlidhurit,fatëzesët. ….D.m.th i zhytën,i strukën i rrëzuan moj e zeza kohë 50 vjeçare , ku ata ëndërronin ëndrrën e ëndërruar? Kur nesër të dëshmitë e tyre vallë ku do ti gjejmë? Një pjesë e kujtesës është fshirë sepse ndërtesat,burgjet dhe kampet janë zhdukur nga faqja e dheut. Një pjesë e kësaj kategorie i mbyllën jetët e tyre në këtë botë. Ende e paprekur si dëshmi mbeten librat dhe botimet ,ndonëse ka edhe ngurosje faktesh ende nuk është thënë as 50 për qind për atë çfarë ngjau dhe këtë e kanë thënë dhe po e thonë vetëm këta krijues me dëshmitë e tyre si romane, poezi, tregime, ditarë, kujtime etj. Muza e këtyre burrave shqiptarë, që dolën një ditë nga ajo kohë të persekutuar mbetet e pavlerësuar. Prandaj ky libër thotë shumë dhe është ndoshta përmbledhja e par,ë që pritet të rishtojë vëllimet në disa kohë me personazhe të tjerë, që kanë shkruar apo kanë sjell letërsinë e burgut sipas rrëfimit apo mënyrës së vet. Për autorin është një punë voluminoze dhe një angazhim serioz në këtë fushë dhe ç’është më kryesorja, ai sjell një gjykim ndryshe sigurisht duke ju përmbajtur normave dhe kritereve letrare të vlerësimit por e veçanta mbetet letërsia, që ai gjykon letërsia e burgut.

7. Vëllimin e dytë, do të përfshijë të njëjtën kategori veprash dhe shkrimtarësh, por me origjinë nga vendlindja dhe Kosova – Angazhimi i këtij autori përvijohet me vëllimin e dytë, që është në proces, dhe do të përfshijë të njëjtën kategori veprash dhe shkrimtarësh, por me origjinë nga vendlindja e tij Vlora. Në listën e këtyre shkrimtarëve bëjnë pjesë Isuf Luzaj, Eqerem Bej Vlora, Kudret Kokoshi, Petro Marko, Fatos Mero Rrapaj, Ago Agaj, Petrit Velaj, Agim Hamiti, Astrit Xhaferri, Reshat Kripa, Kujtim Murati, Vangjel Pici, Enver Lepenica, Ibrahim Vasjari, Memisha dhe Teki Gjonzeneli, Abdurrahman Meçaj, Vilhelme Vranari Haxhiraj, Fahri Shaska, Besnik Baxho, si dhe shkrimtari çam Bilal Xhaferri, një vëllim të tretë për letërsinë e burgut në Kosovë, në të cilën do të shkruhet për veprën e shkrimtarëve Adem Demaçi, Teki Dervishi, Jusuf Gërvalla, Ekrem Kryeziu, Bajram Kosumi.

------------------------------

Bujar Leskaj.jpg

Bujar Farudin Leskaj ka lindur në 3 korrik 1966, në Vlorë. Doktor i Shkencave ekonomike. Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Edukimi:
UT, Fakulteti Gjeologji-Miniera - 1990; Inxhinier nafte
UT, Fakulteti i Ekonomisë, Dega Financë - 1998; Ekonomist
UT, Fakulteti i Drejtësisë - 2002; Jurist
Universiteti i Nebraskës - Lincoln, SHBA, Departamenti i Menaxhimit (Diplomë për mësimdhënie në nivel masteri në Administrim publik) - shkurt-qershor 2003.
UT, Dhoma Kombëtare e Avokatëve, titulli Avokat - 2004;
Universiteti Bamberg, Gjermani - specializim për Financat publike - 2005 (shkurt).
Shkolla e Studimeve të thelluara pasuniversitare pranë Fakultetit të Ekonomisë (2002-2006);
Master në Financë ( Qershor 2006 )
Doktor i Shkencave ekonomike (në fushën e financës), dizertacioni i mbrojtur pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti Ekonomik me temë: "Senjorazhi dhe disa probleme të tij në Shqipëri" (2009).

Veprimtaria profesionale:

1993-1994: doganier në Degën e Doganës, Vlorë,
1994-1997: Kryetar i Degës së Doganës, Vlorë,
1997 (prill-gusht): Nëndrejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave,
2000-2005 pedagog në UT, Fakulteti i Ekonomisë, Departamenti Financë, Lektor i lëndës “Paraja dhe Banka”,
2005 - 2009 pedagog i jashtëm në UT, Fakulteti i Ekonomisë,
Tetor 2009 e në vazhdim pedagog në UT, Fakulteti i Ekonomisë, Departamenti Financë, Lektor i lëndëve “Paraja dhe Banka”, “Financë”.

Veprimtaria politike:

1997 (janar): anëtar aktiv i PD-së;
2001-2005: anëtar i Bordit financiar të PD-së;
2001 e në vazhdim: anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së zgjedhur nga Kuvendi i 7-të, i 8-të (2005) dhe i 9-të (2009), Kombëtar të Partisë;
2005 - 2009: Deputet i Kuvendit te Shqipërise Legjislatura: XVII, Zona zgjedhore: 94, Qarku: Vlorë, Nr. i votave: 6272, Përqindja: 48%
Shtator 2005 - Mars 2007: Ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sportit
2007 - 2009. Anëtar i delegacionit të përhershëm të Parlamentit në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Librat e botuar:

1 - "Përfaqësuesit e Vlorës në Kuvendin e Shqipërisë, 1912-2009", Tiranë 2009
2 - "Brenda dhe Jashtë…PARLAMENTIT (maj 2007-maj 2009)", Tiranë 2009
3 - "Senjorazhi” – Punim Doktorature, Tiranë 2009
4 – “Paraja dhe Banka” (Cikël Leksionesh), Tiranë 2011
5 – “Leksione në Financë” (Pjesa e I), Tiranë 2011;
6 – “Muzat e Qëndresës” (Nëpër libra të kryqëzuar) – Tiranë 2011.

Të tjera:

- Botime në Revista periodike shkencore.
- Artikuj ne shtypin e perditshem
- Pjesëmarrje në Konferenca shkencore.

(Nga Floripress:Flori Bruqi)

(Pa)ngjashmëri



Nga : Anna KOVE

Kur po ndizte cigaren e dytë, kishin kaluar 20 minuta nga mesazhi i fundit. I kishte shkruar se donte ta shihte. I kishte shkruar se donte të pinin bashkë një gotë verë. I kishte shkruar se… Tymi po i errte vështrimin dhe mendimet. S’ishte mësuar të pinte verë dhe të tymoste njëherësh. Dëshirën që ndjente për të lagur buzët me lëngun e magjisë së kuqe e shihte si nevojë për të ndenjur me veten. Për të folur me veten. Për t’i ikur realitetit dhe njerëzve. Ndonjëherë, edhe për të kënaqur veten. Intimiteti i vetmisë i ishte prishur nga kjo dreq cigareje dhe nga ardhja e tij e mundshme. Ai që po priste ishte krijesa e saj. Ashtu siç ajo do ta dëshironte të ishte. Edhe pse i shkruanin njëri-tjetrit, ishte, thjesht, si t’i shkruante gjithkush vetes; për t’i konfirmuar vetes ndjesitë dhe mendimet e përditshmërisë; për vetëvlerësim. Egoizëm? Mbase. Tani po i kujtohej se, nga hera e fundit që kishin qenë bashkë, kishte kaluar shumë kohë. Ja pra, një argument i mjaftueshëm, se s’ishte edhe aq e domosdoshme të rrinin me njëri-tjetrin. As të shiheshin. As të flisnin. Çuditshëm, dhe as të prekeshin. Atëherë, pse të rrinin në mendimet e njëri-tjetrit? Ajo e kishte krijuar atë dhe, po ashtu, mund të krijonte këdo tjetër. Këto po mendonte, ndërsa ish mësuar më shumë të priste mesazhet e tij, se sa atë vetë. Ndaj po rrinte si në gjemba. Donte, apo s’donte? I dukej se çdo gjë do të prishej, nëse takoheshin. Sidomos, pas kaq kohësh. Ai ishte tip i thjeshtë, aspak i sofistikuar. Ajo e trajtonte ndryshe. E kishte krijuar ndryshe. Si të përshtatshëm për gjithë inteligjencën e saj emocionale, madje edhe për fantazinë e saj, të cilës jo rrallë i jepte përmasën e jashtëreales. Sa më shumë përqendrohej në gjykime, aq më shumë i merreshin mendtë! Siç dukej, edhe nga turbullimi i verës dhe duhanit njëherësh. Telefoni kish kohë që po binte, por sytë e errur s’po e linin të lexonte e kthjellët emrin në ekran. Kujtesa dhe telefoni po insistonin me të njëjtat ritme padurimi. Alo! Nëna e saj në telefon. I kujtoi se kishte ende punë të pakryera: Pse nuk e kishte marrë…? Pse nuk kishte bërë…? Pse nuk kishte thënë…? Paaah. Po i vinte mendja rrotull edhe më shumë. Turbullimi e bëri të marrë mllef edhe me të ëmën. Për herë të parë guxoi. I mbylli telefonin. Ndonjëherë kishte qejf edhe të dëgjonte se kishte bërë shumë mirë…, ishte shumë e mirë…, e kishte marrë malli shumë…, e donte shumë…, i mungonte shumë… Eh. Kur gjykohej si fëmijë, pse të mos trajtohej edhe në dhembshuri ashtu. Që ta dëgjonte dashurinë e zëshme dhe të lumturohej prej saj. Ashtu, si fëmijë. Po edhe kujtesa e fëmijërisë nuk e ndihmonte dhe aq në percepsione ndjesish të shprehura me “shumë”, dhe as të dhëna ashtu, me tepricë a shumë. Tani ndjehej e lodhur edhe të dëgjonte. Kur s’mund të merrte atë që veshi kish nevojë ato çaste, atëherë, më mirë hiç. Ishte faji i saj që jetonte në një botë më shumë fantaziste se sa reale; që trashëgonte nga fëmijëria pamundësinë e të thënit të gjërave kur i kishte njerëzit përballë; që vetëgjykohej pastaj deri në pamëshirë. S’po ndihej mirë. Kërkoi një gotë të madhe me akull dhe lëng limoni. Çliroi stomakun dhe kokën nga gjithë ajo peshë turbulluese. Kur u rikthye në tavolinë, iu duk se edhe vështrimi i ishte qartësuar bashkë me mendimet. Nuk ishte dhe aq turbull përreth. Jo aq sa e kishte menduar ajo. E ëma po insistonte me telefonatën. Falë saj, i erdhi përsëri në ndihmë aftësia për të marrë vendime të shpejta. Madje, krejt të ndryshme nga ato për të cilat ishte bërë gati dhe po priste. Shtypi fort bishtukun e cigares. Rrufiti deri në gllënjkën e fundit gotën e verës me gjithë të vërtetat e saj brenda. Mendoi se s’mund ta priste më. Në asnjë dimension kohe. Në asnjë hapësirë. Jo më. Po këto nuk ia shkroi. I tha se duhej të shkonte urgjent në një mbledhje. Shkruhemi sërish ndonjëherë, darling! Përgjigjja erdhi në kohë. Aspak keqardhje. Aspak dëshpërim dhe padurim. E shkruar si me akull. Asnjë shumë…keq, shumë…mall, shumë…dëshirë. Vetëm: “shuuumë busy edhe unë, zemër”. Gjysmë shqip e gjysmë anglisht. Siç qe moda, gjoja.Më mirë kështu, mendoi. Të paktën, nuk ka “pse-ra?”. Asnjë “pse?”. Ato s’durohen edhe kur vijnë nga dashuria, jo më…

Katër qirinjtë……

Nga : Bora  ZENUNI
Katër qirinj duke u djegur po konsumoheshin ngadalë.Vendi ku ndodheshin ishte shumë i qetë dhe dëgjohej qartë biseda e tyre .

- Qiriu i parë thoshte :Unë jam Paqja , por njerëzit nuk më duan , dhe nuk më ngelet gjë tjetër veçse të shuhem .Kështu pak nga pak u shua krejtësisht ..
- Qiriu i dytë thoshte :Unë jam Besimi , por tashmë nuk vlej për asgjë,nuk ka kuptim të rri ndezur .Pa mbaruar mirë fjalët fryu një erë e lehtë dhe e shuajti ….
E trishtuar , e trishtuar ,qiriu i tretë tha : Unë jam Dashuria nuk kam forcë për të vazhduar që të rri ndezur .Njerëzit nuk e kuptojnë rëndësinë time .Shumë herë preferojnë të urrejnë.Dhe pa e zgjatur shumë filloi të fikej ngadalë …Në atë moment në vendin ku ndodheshin qirinjtë hyn një fëmijë dhe kur i pa të fikur iu tha :
Po çfarë po bëni kështu Ju duhet të rrini gjithmonë ndezur , unë e kam frikë errësirën .Tha kështu dhe ia plasi të qarit ..
Atëherë qiriu i katërt me ëmbëlsi i tha : Mos u tremb , mos qaj : deri sa unë të jem e ndezur , mundemi gjithmonë të ndezim tre qirinjtë e tjerë :
Unë jam Shpresa .
Me sy të mbyllur dhe të fryrë nga të qarët , djali mori qiriun e Shpresës dhe ndezi tre qirinjtë e tjerë.
Nuk duhet të shuhet kurrë Shpresa brenda zemrës sonë…
……dhe gjithkush prej nesh mund të jetë mënyra , si ai fëmijë i zoti në çdo moment për të rindezur me Shpresën e tij ; Besimin , Paqen dhe Dashurinë …

Udhëtim me romanin “Sytë e gështenjave të egra”


Kur letërsia na shpëton prej personalitetit.




Nga : Entela SAFETI – KASI


Vepër ekzistenicaliste që fillon prej burimit, ku njeriu i natyrës, si bir i saj në misionin e tij, në jetë, kthehet në mal, të njehësohet me atë në shkëmb, për tu prehur përfundimisht në arkëmortin e tij dhe prej asgjësimit të lëndës ti japë jetë lules së gurit. Ky roman në leximin e tij shtron disa pyetje të cilave do ti përgjigjmi me radhë, përmes leximit të tekstit letrar, duke “e lexuar këtë vepër ashtu si shkrimtari mund të lexonte veprën e vet” Francine Prose, shkrimtare amerikane, ka një libër me ese dhe kritika të titulluar: ”Reading like a Writer”[2] , një ndër librat më të vlerësuar nga New York times. Në kritikën e re, Tomas Eliot do të shprehej: “Letërsia më shpëton prej emocioneve dhe personalitetit”, e me këtë rast do të theksoja se shpëtimi prej personalitetit si fjalë çelës, ka diçka më tepër se çlirimi prej personalitetit.Si vjen ky shpëtim prej personalitetit dhe lirisë në veprën e Sadik Bejkos, në tekstin letrar të kësaj vepre ekzistencialiste, postmoderne, kur lënda rrjedh si një lumë i përbotshëm që ka filluar prej burimit, nga pika e vetme, ku janë shtresuar në bosht, kujtesa, meditimi dhe përshkrimi, si një projeksion shumëdimensional i vetvetes dhe qënies njerëzore, ku bota e autorit të dorëshkrimeve është përmbysur? Rjedha e lumit, ndjehet në këtë vepër letrare duke u gërshetuar me ngjarjet të cilat rrokullisen njëra pas tjetërs në një mënyrë rrethore, e në një sfond të tillë realist ato qëndrojnë në kujtesë si meditim, si përshkrim dhe kujtimi qëndron atje i lëvizshëm aspak i ngrirë, ndërsa sfondi është një çështje metafizike e perceptimit të botës dhe vetë jetës, është mjedisi në të cilin ka ndodhur dhe ndodh gjithçka.Gjithçka përjetësohet aty në mënyrën më të thjeshtë, dhe dëshmon mungesën e një lugine ku duhet të ndërtohet qyteti në mënyrë fillestare, sepse në thelb është asgjesuar nga mjedisi ajo që ne e quajmë ‘Cultura anima’, e një shoqërie e cila ka rënë në izolim, diktaturë.Këtu, në këtë mjedis, mali dhe deti si mite mbeten në sfondin e fuqisë mistike sepse e tillë është rrjedhja e ngarjeve. Pasi në luginën e lumit që nis nga malet për tu zbrazur në detin e munguar, që në fillesë ndjehet vetmia, mungesa e lirisë së ndëshkuar, dënimi i saj ku “as tingulli as fjala” nuk janë të lira, në Shqipërinë e diktaturës, dhe pikërisht në vitet 1971 në ngjarjen e famshme të festivalit të 11-të në RTVSH, pas të cilit, artistët u dërguan përveçse në internë – nëse do të sillnim në kujtesë Ovidin, nën tokë, nëse do të kujtonim të ekzekutuarit,dhe nën barkun e nëntokës, në miniera ku vdekja të shoqëronte hap pas hapi nëse do ti referoheshim vetë jetës së autorit të kësaj vepre.
Shpëtimi prej vetvetes në kompozicionin e veprës letrare.
Romani ka kompozicionin e një vepre ekzistenciale- surealiste në sfondin e së cilës ti si lexues përfshihesh në botën e një kohe tjetër duke u ndjerë si pjesë e asaj bote dhe ngjarje që ka ngrirë aty në përjetësi të një dëshmie që trondit. A nuk është kjo një gjetje universale, ku për herë të parë preket arsyeja e kulluar, e pashkelur, e pastër, jashtë çdo arsyetimi praktik të një rasti tjetër, ku për një vepër tërësisht biografike, autori do të rrëfente tekstin pa i shpëtuar skemës klasike të romanit biografik? Në këtë vepër asgjë e tillë nuk ndodh. Nëse do të ndalonim tek piktura, ngjizja estetike që të përcjell kjo vepër së pari është e tillë sikur të jesh përballë botës së ideve në përjetësimin e një kohe të përmbysur prej holokaustit dhe luftërave te shek. XX, shekull ky i ideologjive, ku qënia transformohet në pafundësi përjetimesh. Fillimi i kësaj lloj vepre në art, e paprovuar më parë të tërheq deri në unifikimin absolut me ngjarjen, ku mendimi bashkohet me përjetimin dhe të duket se për një çast a në shumicën e çasteve dhe ti mund të kesh qenë a do të kesh qenë diku, dikur në atë sfond? Po sikur? Faulkner[3], novelisti amerikan i vlerësuar me Nobel për veprën e tij letrare, në tekstet e të cilit lehtësia e rrëfimit sjell ide madhështore, do të shprehej kështu, në fjalimin e tij për nder të ceremonisë së Akademisë së Nobelit: “Uria e dikujt për kurora lavdie na bën të mos pranojmë shkrimtarin universal”.
Ç’ndodh në sytë e gështenjave të egra?
Ai bën gjetjen, që në kodifikimin e titullit poetik, duke u shmangur gjetjeve të arsyeshme dhe klisheve, duke e vendosur lëndën në mjedisin shqiptar të Shqipërisë të postdiktaturës, me një lehtësi të papërballueshme dhe paralajmëron mospërballimin e qënies, e cila do të vijë në një vepër arti, të cilën shkruesi ia ofron marrësit, sikur të ketë dërguar një mesazh, tronditës.
“Duke u marrë me botimin e katër librave me dokumente, më ka dalë nami se jam specialist në këtë fushë, dhe nga kjo më zënë derën shumë njerëz, të moshuar, gra, e të rinj që kërkojnë t’iu bëj një libër për të shkuarën e familjes a të dashurve të tjerë që nuk janë më. Më venë përpara dosje me gjithfarë dokumentash arkivorë, fotokopje nga procese gjyqësore, fotokopje me kujtime të të ndjerëve, fotokopje hipotekash a pronash”. (fq3) Autori e vazhdon këtë rrëfim, duke vendosur si rrëfimtar një profesor shqiptar të lodhur e xhepa shpuar, i cili i ka rënë pash më pash mjedisit të rënduar social-kulturor-politik dhe ekonomik të shoqërisë shqiptare në tranzicion ku janë tronditur vlerat, ku kanë humbur faret e orientimit edhe roli i intelektualit është deformuar si pasojë e krizës morale e cila është njehësuar më mjedisin dhe fatin njerëzor. Madje edhe letërsia dhe libri, e kanë humbur peshën e vet, pesha e tij tashmë është tjetërsuar nën proceset e fabikimit të autorëve dhe librave. A nuk na sjell Sadik Bejko në kujtesë Servantesin me idenë e Don Kishotit[4] se letërsia nuk është aspak e lehtë. Dyshues për këtë realitet, ai sjell një element tjetër, si vargje folk, elementët krua, përrua dhe shkrua, përroi si e kundërta e kroit dhe shkrimi si një dëshmi e dijes njerëzore, si testament dhe në këto kushte rastësia e takon me njerëz të panjohur që i lenë në dorë një dorëshkrim (testament) një dosje të rradhës, e cila ofrohet si një dhuratë, që duhet të botohet, ku autori duhet të vërë emrin e tij, jo atë të shkruesit.A nuk ndodh kështu me shkruesit e librave të religjionit. Një gjetje e shkëlqyer. Dikush duhet të shkruajë si libër, fjalën e fshehur të dikujt që nuk është i dukshëm mes njerzve, por i shkrirë ndër ta ose përmbi ata. I cili mund të jetë edhe një prej tyre.Në dilemë, ai vendos të lexojë dosjen, pastaj merr një vendim “Ja tani po e botoj” (fq6).Elementët e kompozicionit të veprës i nënshtrohen dorës së stërvitur ku imagjinata në lirinë e saj udhëhiqet prej intelektit.
Elemente të stilit
Ngrehina e veprës ndërtohet duke iu referuar minimalisht tre pikave mbi të cilat ndërtohet çdo lloj ndërtese, e në këtë rast bëhet fjalë për, rrëfimin, meditimin dhe kujtesën. I gjithë ky ndërtim kalon nëpër përfytyrimin e here-pas-hershëm të fatit të personazheve, të marra nga realiteti, apo të sjella në një mjedis sureal të parafytyruar. I gjithë ky projeksion kalon nëpër rrugën e mundimeve, apo Golgotën ku njeriut i duhet të mbartë fatalitetin e tij mbi shpinë, pasi çdo njeri këtu është lindur me një fat të përcaktuar prej një fuqie jashtë njerëzores, pra jashtë tij. Në këtë fat, ku harmonia është e vështirë të ekzistojë, në rrafshin social dhe njerëzor na ndërtohen dy trekëndsha me kulmet të përmbysura duke na sjellë në kujtesë përfytyrimin e Yllit të Davidit[5], simbol ky për dijen kultorologjike të hebrenjve. ç’harmoni mund të ketë në mardhëniet e njeriu me veten, botën dhe dikë përmbi atë, të gjendur në natyrë a religjion?
Miti i detit në veprën e Sadik Bejkos.
Qyteti i Lushnjës si pikë gjeografike pra ky qytet industrial por edhe rural, pa male, një ultësirë gjeografike, e vendos autorin në dilemë në rrëfimin e tij. Një stacion i zhurmshëm treni, një pluhur dhe vapë e padurueshme, dhe një ide fillesatare shkrepëtin në trurin e tij: Nëna aty është pret, në fshat, ndërsa deti është larg si një ëndërr e gatshme për tu pushtuar prej dashurisë dhe pasionit, në shmangje nga realiteti. Nëna, është një realitet i dijshëm, i sigurt, ndrësa deti një tjetër mister ende i pazbuluar.Kur i afrohet detit, Ai qesh nga lumturia,ai shndrrohet në një njeri tjetër, në dikë tjetër ose në dikush tjetër. Ai nuk e ka njohur këtë natyrë të vetën më parë, ose ai e ka kufizuar veten nga kjo natyrë e tij e brendshme e cila shpërthen në hapësirën e pamatë.” Jam vetëm gjëja që nuk jam e që nuk duhet të jem”- frazë kjo që na kujton Samuel Becketin[6], dhe kjo fjali kaq deklarative kushtëzon udhëtimin e brendshëm të qënies e cila niset drejt lirisë, ku nuk ka asnjë arsye për ta përmbajtur në kufij a korniza.Kështu rrjedh rrëfimi me një lehtësi të jashtzakonshme, i sjellë në stilin e rrëfimit psikologjik, të llojit të tekstit krejtësisht modern, ku Anonimi fillon të artikulojë dyshimet, i udhëhequr nga intelekti i njeriut i cili ka aftësi të jashtzakonshme për ti vendosur kufij arsyes praktike, sepse tashmë çdo qëllim i tij është jashtë praktikes dhe është kështu një lëndë që ai e sheh të qartë, të pastër të kulluar.Nëse i referohemi Kafkës[7]-tek Metamorfoza,personazhi i tij zgjohet kandër një mëngjes,dhe babai i jep një goditje- ndërsa Anonimi ynë shndërrohet në kurrgjë – asgjë, dhe ka ikur prej nënës. Nëna aty e pret! Kjo dije e thellë e shfaqur,si ikje nga bota, dhe nëse heqim parelele midis personazhit të Kamy- Mersoil-të cilit vdekja e nënës nuk i dhemb, Anonimi i Sadik Bejkos ndjek ëndrrën, sepse nëna aty është pret. Nëna nuk dhemb sa ëndrra,sepse edhe deti e uji aty është, i pafundëm, por janë ashtu të paprekur. Si vegim i përjetshëm por që ai e do dhe ka frike se mos nuk e mbërrin kurrë në jetën e tij. Nëna aty është, pret! – Deti aty është, pret! Poetit, pjellës së erës, trishtues, kukturu pa plane, rastësia mund ti ofrojë fatin ose fatalitetin.I trullosur dhe i ngazellyer që nuk ekziston në mënyrë fikse, pas njëqind apo mijëra vjetësh ishte në Sarandë.
Deti si mit dhe realitet
Deti në dijen fillestare të njeriut si përpjekje për ta kuptuar sjell edhe mitin e tij, deti të përpin, deti është i panjohur, deti është i pamatë, deti është i thellë, e keqja mund të vijë prej detit.Odiseu është në det, Uliksi është në det, Bajlozi është në det, Circet janë në det, koralet janë në det, natyra e fundosur është në det!Edhe përmbytja nga uji ka erdhur, edhe në bibël, Noe u gjend në det me varkën për të shpëtuar fisin dhe familjen, botën dhe gjithçka. Po në det, ka qënë edhe Moisiu kur i priu popullit të vet! Prej detit jane kryer zbulimet, tokat e reja dhe vetë bota!Në det, atij i kujtohet jeta e tij, ëndrrat: të punonte në Tiranë,të bënte një libër, të dashuronte një grua. Në Tiranë ishte, librin e kishte gati, po më pas? Në det ai takon dashurinë, e cila shfaqet në fillim si pjesë e detit, e vajza aty është, si një natyrë e vdekur, si e mermertë, si nenon, si një kushtëzim ekzistencal tërësisht ekstrem. E padepërtueshme, e heshtur përgjithmonë. Një qetësi që të tremb!
Dashuria
Ajo është aty si diçka mitike, mistike dhe antike, ka diçka hyjnore, e cila e bën anonimin t’i afrohet. Kanë lindur interesimet e para për atë që i duket e paprekur, e paparë, e kulluar. Pastaj ngjizet ndjenja e dashurisë, “mendjet njerëzore, të gjallët, një diçka përtej nesh, ajo… ai magnet që po na ftonte të afroheshim, dhe ta zgjeronin të dy bashkë kafshatën e dashurisë, të jetës, e të vuajtes”?Kush është kjo femër në rrëfimin e Anonimit të Sadik.Bejkos? Një vajzë valësh! Një mit, një legjendë? Kjo vajzë ka një lidhje më të errtën? Me të palejueshmen: “Vetëvrasja është e ndaluar”. Vajza mund të heshtë përgjithmonë, ajo mbart një gjëmë në kujtesën e saj, psiqika e saj është e tronditur. Vajza është një tabu! “- Njohje në plazh, pastaj dashuri, pastaj ajo që bëhet personazhi më i rëndësishëm i dorëshkrimit dhe mbeten vetëm ata të dy, Ajo dhe Anonimi.
Ata të dy në kthimin tek Mali si mit dhe si realitet
Përballë njëri-tjetrit me të shkuarën mbi shpinë me një udhëtim në kujtimet e fëmijërisë të secilit, fëmijëri në dy botë gati të njëjta, ku guri dhe mali prej të cilëve kanë ikur në këtë takim të madhërishëm, universal u kthehen me të vërtetën e tyre si nyja që bashkon botën në një asht të vetëm, ku kryqëzohen fati dhe fataliteti. “Mbase unë nuk isha as më shumë dhe as më pak veçse… kjo nyja ime. Duke u përsëritur shpesh e më shpesh ajo, që të varem prej saj, nuk dija më se ku mbaronte vetja ime e se ku fillonte ajo, nyja në trungun tim”.(fq 19) Ky rrëfim, ky tekst psikologjik, mendimesh që ngre pyetje, e rivendos edhe njëherë lidhjen me malin, me të parët, me gjyshin, atin, nënën, rrënjët, kur njeriu dëshirohet t’i largohet mitit, ngrehinës zakonore tashmë të unifikuar me sintaksën e kodit, sintezën lakonike të jetës si formë, dhe përkundër këtyre që thonë ja: - ai dëshiron të bëhet mësues, të shkollohet, të dijë dhe bën 16 km rrugë që 11-vjeç. Deti është përtej, aty larg edhe ëndrra, por ëndrra pritet në mes, sepse një rregull ushtarak, -ushtria- dhe një tjetër element mitik- si lëvizje mitike- demi, vendosen në shpinën e tij si një kod, i një kumti të vështirë, kumt që e ndjek si ndëshkim, i përjetshëm. -“Jeta ime një dem i egër zemërak turfullonte dhe turfullonte, dhe fjala e urtë “Puno e paso” ashtu kot së koti’- sintaksa e ligjit të pashkruar, kodet të proverbës me të cilin je lindur aty me genetikën tënde ne atë njësi, unitet -gjeografik dhe social. Një doreheqje nga ëndrra, mund edhe të jetë e thjeshtë – sepse ai që vendoste ishte gjetkë, jashtë tij, dhe në këtë retorikë mendimesh ku analizohen pema e jetës me gjithë peshën e saj të papërballueshme ‘në tekstin si formë shprese vjen: “ Më mirë të mos bëja asgjë. Ishte Ai, Ishte ai, Vetëm Ai. Përfundimisht unë isha i shumëzuar me zero.” Si mistifikim vjen në metafizikën e ndërgjegjes ky koncept, “Ai diçka lobon, kryen, në një akt që atje larg, që drejton Rrotën e fatit”, dhe fati si tek antikët, tragjikët grekë, rivjen në shëkullin e XX, në një mjedis social politik të vështirë. E përbashkëta e miteve – ku pjesën hyjnore-të fshehtë dhe pikën e dobët, njerëzon (në këtë rast demi ka dy qime) pika e dobët, dhe këtë universalitet hyjnor ndodh edhe tragjedia, dmth: është tragjike që njeriu të mos jetë Zot i fatit të vet. Ku është ky Zot universal, mitik, antik, religjioz? Çndodh me këtë bir të Zotit, të lindur me një fatalitet? Ndërsa rrugët hapen gjithkund, aty përballë është deti, aty është edhe vajza e valëve -si dicka antike – dritë – jetë – lëng – dhe një histori fatale- Fataliteti kthehet edhe me dashurinë, sërisht, si mallkim. Ajo mbetet atje ndërsa ai niset drejt malit. “Prindërit e mi fshatarë më thonin dysho dhe vetëm dysho tek të tjerët. Në këtë botë s’ke për ta gjetur kurrë të drejtën. Mos i beso njeriu. Vetëm Perëndia është i drejtë”.Anonimi i rritur në të tillë mjedis sintetik proverbial bën një pershkrim të një jete të pafundme, mes enigmave të hapura dhe të pazgjidhura asnjëherë. “ - Zoti i drejtë- Koha e padrejtë. Ai shpik një Zot tjetër.Unë nuk di”
Parardhësit dhe pasardhësit si cikël i përsëritur – mungesa e lirisë.
Po ajo, vajza e valëve, me fytyrë antike, që mbart në vetvete kumtin e gjëmës, është aty së bashku me misterin. Aty qëndron edhe mali si mit, guri si element, dhe këta janë dukshëm mjedisi i asaj, një mjedis urban prej guri. Dy botë që në element kanë malin dhe gurrin si të përbashkët, por dy mendësi të ndryshme, dy mentalitete të ndryshme. Ai që vjen prej një mali rural, baritor – mitik – zakonor – kodesh e besimesh për Anonimin dhe një Mal si sistem i një statuti urban, i një qyteti me kështjellë, zakone, shtëpi të gurta, si personazhe të një perandorie në shërbim të saj dhe vetvetes, një qytet i ftohtë, mjedis burrash të ikur, të vdekur dhe grash të gurta të ftohta, si shtëpitë e tyre në përballje midis dy botësh, mjedisesh, ku ata vendosen në qendër të vetë botës, ku për të ekzistuar më e pakta të duhet të përshtatesh duke hequr dorë nga vetvetja, duke e tërhqur vetveten në thellësi, për ta mbajtur aty si një peng! Poeti i Tiranës dhe mësuesja në N, takohen në letra, në dorëshkrime dhe shumë pak në realitet, kështu në takime të tilla të ralla ndodh ngjizja e një fëmije, e pasuar nga martesa në Zyrat e gjendjes civile “Edhe këtë, edhe martesen time, këtë fare të padëshirueshmen martesë timen” shkruan anonimi, si një i huaj në botën e dijes dhe aty kujtohet dasma e munguar,dasma e mohuar, pa krushq, sepse një vetëvrasje ka ndodhur dhjetë vjet më parë. Kjo është koha, mjedisi i asaj, krijesës -antike- që ka mbetur në kujtesë dhe në krejt veten e saj me atin e vetëvrarë, dhe skenën e asaj që është akti i ndaluar. Kur ati heq dorë nga jeta, asgjëson jetën në sytë e fëmijës, duke përmbysur botën e fëmijës të vet. Bota në sytë e fëmijëve tashmë ka shtresuar ngjarje, prej të cilave kushtëzohet e ardhmja e personazheve të cilët nuk mund të shkëputen bashkëngjizjes apo bashkëlindjes në këtë fatalitet.
A është ky një libër i kujtesës individuale apo kolektive për Shqipërinë e diktaturës?
Kujtesa dhe çështjet e kujtesës janë tema të librave të asaj çka në botën letrare shqiptare janë emërtuar shpesh si libra të burgut, ose të ngjarjeve të kohës. Nëse do të studionim me vëmendje këtë roman, do të dallonim se si çështja e librit nuk është thjesht çështje e kujtesës kolektive apo individuale, por një rrëfim i asaj që quhet botë fizike, psiqike dhe shpirëtore, i Anonimit, heroit të këasj vepre letrare i cili ka jetuar diktaturën duke u ndëshkaur prej saj. Në vepër mungojnë me dashje rreth 40 vite ngjarje, dhe fati i personazhit mbetet pezull qoftë edhe duke u përfytyrar prej lexuesit, por kjo lënie pezull në mënyrë jo të rastësishme na ofron detajin e udhëtimit të qënies fizike, psiqike dhe shpirtërore në mjedisin tërësisht të prekëshëm, ku përfytyrimi, meditimi dhe përshkrimi i japin një dimension trashendnt veprës duke sjellë idenë e dashurisë për jetën dhe njeriun! Dashuria për jetën dhe njeriun në mjedisin e tronditur shqiptar të diktaturës dhe tranzicionit është si një çështje e njeriut me vetveten brenda dhe jashtë mejdisit, sepse të gjitha ngjarjet ndodhin atje, dhë në të gjithë këtë shpirti dhe psiqika e njeriut nuk munden të jetojnë të shkëputura nga njëra tjetra. Ai nuk bën analizë të kohës në rafshin social politik duke shpalosur ide politike, ai mediton vetveten në të gjitha kohët dke i kapërcyer kufijtë fizikë të botës së cilës i takon dhe duke sjellë shembuj nga dija e burimeve mitike, pagane, religjioze, nga historia e vëtë njerëzimit përmes shkrimeve të hershme, Kodeve të Hamurabit, paraletërsisë, librave të religjionit por edhe letërsisë botërore, na mbush me idenë madhështore: se gjëmat aty kanë qënë mes nesh, por në të gjithë këtë ne jemi njerëz, ndividë më një lëndë fizike, psiqike dhe shpirëtrore të caktuar, e në të gjithë këtë ne jemi njerëz, e misioni ynë është të jetojmë me gjithçka mbi shpinë.Detajet e shkëputura nga vepra e bëjnë edhe më të qartë këtë ide. Ëndrrat e tij në gjumin e tij.Udhëtimi në ëndrrën më të fortë, dëshirës për të jetuar. Për të jetuar pa hipotekuar një krim në ndërgjegjie, një krim real. Në këtë rast ai nuk i bën analizë krimeve të hipotekuara nga të tjerë, sepse shpirti dhe jeta në mendimet e tij janë të pasosur, që kur ai njehësohet me malin në fundin fizik të jetës, pasi ai na rrëfen se ka mundur të jetojë në gjithë këtë absurd ekzistencialist. Në këtë udhëitm të meditimit, përfytyrimit, rrëfimit, ai është mbushur me dije, është shkolluar, është dashuruar prej një gruaje, ka lindur fëmijë, ka ndërtuar në personalitet, dhe në gjithë këtë ka shkruar një vepër, tashmë si shpëtim prej personalitetit, duke qëndruar i ftohtë, duke mos u marrë me makinën e cila në ingranazhet e veta përtypi fatin e njerëzve dhe vetë njerëzit, dhe në këtë ingranazh ideologjik, janë njerëz ata që kanë vënë në punë makinën, e cila tashmë ka asgjësuar edhe vetveten edhe njerëzit e saj.
Ditët e fundit të një oborrtareje – si pritje estetike
Pas botimit të librit, titulli i sipërpërmendur, shënoi edhe një shkrim kritik për këtë vepër, pas promovimit që i’u bë librit fill pas botimit të tij nga PEN Albania editions[8], ku autori i veprës u laurua si shkrimtari i vitit. Gazeta të ndryshme e përcollën lajmin për këtë libër duke e trajtuar në mënyra të ndryshme ashtu si ato e kishin lexuar librin apo mesazhin e tij prej një prezantimi publik. Në këtë rast ky roman e theu heshtjen, dhe zuri vend në faqet e shtypit për kulturën dhe në ekranet e televizioneve publikë.Në fundin e librit arrihen dy moment kulminante – takimi me drejtoreshën e Radios, e cila ka jetuar botën e Manstirit të Parmës, në realitetin e rregullave të absurdit të pushtetit, dhe nga ana tjetër logjika e të dëshpëruarit;
”primitivi dëshpëruar, kur para syve bota i bëhet zi e mjegull, djeg e vret ç’t’i dalë para. Bën gjëma dhe pastaj shkon e i bie burgut me shkelm, i thotë burgut:hapu të futem”.fq 243
Ndërsa në krahun tjetër ka edhe njerëz si poeti sykaltër që tallen hapur: “na jepni dy ti fije eshtra që ti vemë si grada, na jepni dy ditë burg që ti vemë në ballë si vurata vuajtjeje”.fq 243
Po cili është fundi? Fundi nuk ekzisotn, njeriu është në jetën e pasosur, i kthyer në gjirin e natyrës, i njehësuar me malin, i shndërruar në lëndë të njehësuar me të dhe prej trupit të tij do të ushqehen lulet e gurit.
“ Mos e kishte lodhur vallë bota? Edhe po ta dija ku është ajo rrasë guri, këtij njeriu nuk do mund ti çoja lule te varri. Nuk ma bën zemra t’i çoj nga këto lulet që kultivojnë njerëzit. Le t’ia jepnin guri e dheu i malit. Ai kishte dashur të ishte pa një emër përsipër. Lulet e egra të malit le të lëkundeshin nga errërat përmbi të. Vetëm Lulet e gurit.” Fq.248
Kështu përmbyllet edhe romani, me paragrafin e tij të fundit, ku rivjen letërsia si art që na shpëton prej personalitetit, sikur do të përcaktonte Tomas Eliot në Kritikën e re.

Një roman kafkaesk nga Faruk Myrtaj

Nga : Astrit   LULUSHI

 
Nga titulli, romani “Atdhe tjetër” (botimet Milosao, 2012), paralajmëron “ikjen”. Eshtë një prej librave që nëpërmjet titullit zgjon imagjinatën dhe më shumë akoma, “nëse ikja (është) pa ditur për çfarë, pa ditur për ku…” si sëmundje pa shkak, vuajtje pa qëllim. Kërkimin për “Atdhe tjetër”, Faruk Myrtaj e fillon më 1997 nga një aeroport i vogël – i vetmi me emrin e një gruaje të madhe shtatshkurtër; ‘Nënë Tereza’, – “Pse jo Aeroport i Mëshirës, ose Aeroporti i Keqardhjes?!” – që më shumë përcjell sesa pret.
Bëhet fjalë për ikjen fizike nga një atdhe për të cilin të thonë se “duhet t’a duash edhe kur të vret”, edhe kur iket nuk duhet harruar. Por “Atdhe tjetër” është më shumë, ku filozofohet ikja nga vetja – për në vetëvete – largim, ndarje, vetmi, dhe një farë zhgënjimi në fund, kur kuptohet se as nga vetja nuk iket.Ashtu gdhendur në mendim, “Atdhe tjetër” i ngjan orëve të Kafkës; rrëfen, lëshon piskamë – si pikturat e Munchit – kushtrim pa zë i ankthit të jetës së një populli – a njeriu të vetem në kufi midis dy shekujve . E rëndësishme për autorin është jo vetëm ana e jashtme e qenieve dhe gjërave, por edhe britmat e heshtura që atyre u dalin nga thellësia. Ashtu si Kafka që shkroi Metamorfozën pa qene nevoja të transformohej, apo shkroi për Amerikën pa shkelur kurrë në kontinentin e ri; “s’është e thënë të ikësh fizikisht. Njeriu ikën, ndryshëm. Si uji, ajri, drita, libri…” Por si mund të dihej kjo, kur Kafka prej vitesh kishte qenë autor i ndaluar? I ndaluar në atdheun e parë kishte qenë edhe Perendimi prandaj mes të ikurve lindi zhgënjimi; “Kam frikë se s’është Perëndimi yt ky…. As Ikja e Lindjes për në Perëndim s’më duket zgjidhje…askush…nuk ikën dot me të gjitha, nuk ikën dot i gjithi” – përkohësisht humbet – “si uji në rërën e shkretëtirës, për tu shfaqur sërish, në formën e ndonjë oazi”, shkruan Myrtaj në “Atdhe tjetër”. Të ndjehesh atje ku nuk je, është ndjenjë që romani “Atdhe tjetër” të bën të kuptosh se të vetmuarin; “Vetëm Frank, ai ka për ta ndjerë sinqerisht mungesën time….kurse miqtë e vendlindjes mund t’a merrnin heshtjen time si fshehje lumturie.”…Dhe duhet kohë, vetërrëmim, kalim provimesh të vështira, përvojë që njeriu të shtyhet në mendime të thella për të arritur në perfundime të tilla.
 
Kafka – tek “Procesi” – flet nëpërmjet protagonistit Josef K. Myrtaj – tek “Atdhe tjetër” shprehet vetë për ankthin, zhgënjimin, vetminë, si njeri që jeton duke pritur gjykimin pa u informuar ndonjëherë për çfarë gjoja ka gabuar; “E tëra kjo është lojë, besomë mua” ka gjasa t’i jetë lutur Kafka personazhit të Procesit. “Do kalojë pak kohë dhe,…do t’i kujtosh duke qeshur këto orë….”, i thotë Myrtaj vetes në “Atdhe tjetër”. Lindur në Shqipëri me 1955, Faruk Myrtaj, njihet si shkrimtar e poet, ndërsa punoi edhe si gazetar e drejtues shtypi në pas-diktaturë, çka duket se i dha rastin të njihej me shumë politikanë e personalitete të artit, emrat e të cilëve i sjellë fiktivisht në roman. Myrtaj flet për shkrimtarin që “u dorëzua” në Paris; poetin me thinja të bukura; shkrimtarin brun; poetin e Bregut gjithmonë me cigaren në buzën e plasur dhe të birin që ia dënuan për agjitacion; apo për gruan e moshuar që mendonte se komunzmi nuk kishte qenë edhe aq i keq, megjithë vitet e shumta në burgje e internime që ajo kishte vuajtur nën diktaturë. Faruk Myrtaj jeton në Kanada që prej vitit 2003 kur u “vetë-mërgua” familjarisht. “Atdhe tjetër” – roman filozofik – mbështetet kryesisht në ngjarje e përvoja jetësore të autorit në këtë vend dhe tjetrin. Në libër, Myrtaj pasqyron luftrat e tij. Por si Kafka, tregon edhe në ç’mënyrë – vërtet ose artistikisht – njerëzit sajojnë, krijojnë, shpifin ngjarje që e shtyjnë tjetrin në luftra të brendshme.

Në palcën e vet ky roman është një tragjedi

Shkruan : Sadik  BEJKO
Rrëfimi është një nga strukturat më të lashta që ka lindur në përgjigje të ftesës: ejani t’ju tregoj ç’ka ndodhur,  ejani t’ju tregoj një histori, ç’ndodhi në një krahinë, në një shtet, në një qytet, në një mbretëri… ishte ç’na ishte… një grua e bukur… një mbret… një shtrigë etj, etj. Kjo thirrje e lashtë,  ardhur me zërin e bardëve, të rapsodëve, mbetet e re në penën e rrëfimtarëve të romaneve, apo edhe nëpërmjet imazheve magjike të asaj dritës blu të ekraneve të mbrëmjeve me ngjarjet e përcjella nga yjet e Oskarëve, aktorët e mëdhenj që shkelin mbi qilima të kuq…Në rastin e romanit “Të korrat e Krishtlindjeve” të E. Kasit nuk kemi historinë e madhe, qilimat e kuq nën këmbët e Agamemnonit, apo të yjeve të sotëm hollivudiane,por një histori moderne, të po së njëjtës racë: gjaku dhe vdekja mbillen në të gjitha faqet e romanit. Nuk i shohim rrëketë e gjakut, por ato vijnë në roman; avujt e gjakut dhe gropat e varreve të të vrarëve janë ngado. Ajri i vdekjes endet  gjithandej në hapësirat që i rreh syri i njeriut, vuloset në xhamat dhe në ballinat e krejt ngrehinës së kohës, të shoqërisë. Gjaku dhe vdekja nuk pikojnë a zymtojnë aty-këtu. Jo, ato si valët vërshojnë e pushtojnë sheshet e qyteteve.  Shteti është dhe nuk është.  Pa u përshkruar drejtpërsëdrejti, me pak detaje, tmerri dhe kaosi pa rrugëdalje vijnë si atmosferë dhe si ndjeshmëri që të zë frymën. Ajo që po ndodh jashtë, në gjithë shtetin, në gjithë mjediset, është sa konkrete, po aq e papritur dhe e pakuptueshme. Kush lufton, me kë, nuk dihet, por të vrarët dhe vdekja si nën një murtajë i ka përfshirë të gjithë dhe shtrihet gjithëkund. Njerëzit e këtij mjedisi shoqëror ndiejnë se kanë mbetur pezull, u rrëshqet toka nën këmbë. Gjithëçka kishin ndërtuar dhe shpresuar deri më ato çaste, nuk është më. Jeta, prona, të afërmit, iluzionet, idealet shoqërore, lidhjet njerëzore po rrënohen, thurima më intime e jetës ronitet dhe u ikën nga duart. Sheshe qytetesh në protesta pakuptim, monumente që rrëzohen dhe të tjerë që duan të ngrihen, koka njerëzish që fluturojnë … turma që në panik largohen, njerëz që kanë dalë nga vetja dhe s’gjejnë më truall ku të mbërthehen fizikisht, më shumë shpirtërisht.
kopertina0-3 shtyp-01
Jo vetëm për këto që shkruam, por në palcën e vet ky roman është një tragjedi. Si në mitet e lashta, si në subjektet e baladave, heroina e romanit, Klea, një vajzë, një bijë në një mjedis, në një bashkësi shoqërore të goditur për vdekje nga fati i keq, në një kohë ku befas vdekja (nga murtaja e zezë, nga sëmundje epidemike të panjohura më parë, nga mallkime a ndëshkime hynore të patreguara etj etj) ndjen përgjegjësi, ndjehet përgjegjëse – s’dihet përse – dhe kërkon rend, drejtësi, kërkon kthjellim në kaos… pastaj dhe shpëtimin e të vetëve, të vetes dhe të dashurisë së saj. Rropatjet shpirtërore të saj, endja e saj nëpër kaos përbëjnë lëndën bazë të romanit. E gjithë ngrehina ku ajo jeton e merr frymë, shthuret gjëmshëm e në pakthim dhe nuk dihet përse. Sado që të rropatet kjo Klea, një lloj Antigone e lashtësisë, bijë e dhembshur, motrëz-shoqe e butë, e dashur, e gjendshme, në vorbullën e katastrofës gjithëpërfshirëse, në muzgëtirën e krusmës së jetës, e shuarjes të së drejtës, të dritës, të bukurisë e të dashurisë, domosdo dhe ajo do të jetë e shenjuar nga tragjikja, do të bjerë pre e frymës, do të përthithet nga baltovina helmuese, nga klima që kalbëzon me vdekje të tërën.
Kuptohet, nga sa thamë, se ngjarjet të çojnë në vitin 1997. Heroina që tregon ngjarjen në vetën e parë është një juriste e re e Institutit ‘Human Rights’ në kryeqytet. Tronditja e juristes së re nuk vjen nga ç’po ndodh, por edhe se ata si brez kanë pritur një shoqëri të re. E kaluara e krimeve kthehet dhe merr hak.Emrat e personazheve Edip, Klea, Ezop janë me shenja të dyfishta. Të së sotmes, por edhe të hijeve mitike, të krimeve të mbartura, që ndjekin pasardhësit, deri në brezin e dytë dhe të tretë… të krimeve që rizgjohen, te rrënjët e tyre, në gjakun tonë… lëvizin, helmojnë, marrin të sotmen e të nesërmen. Janë brenda nesh.Rrëfimi shtresohet në tri rrathë të brendashkruar:  provinca (qyteti B), Tirana dhe Londra. Edhe kohët janë tri: e shkuara e prindërve, e djeshmja e bijve të tyre (fëmijëria e adoleshenca që vijnë përmes kujtimeve) dhe e sotmja, koha e romanit, kohë së cilës i merret fryma nga avujt e helmuar të gjakut të vjetër në arteret e rinj.
 Ky roman, botuar në vitin 2003, edhe në këtë ribotim me ndryshime, pas 10 vitesh, është një prozë e ndikuar nga poetika e tragjikes, nga struktura e baladës.Romani ka një lëvizje e alternim stilesh që i japin ngjyrime të pasura endjes tekstore: stili i meditimit sociologjik, stili lirik i situatave me kujtime dhe i skenave të dashurisë, rrëfimi neutral i së kaluarës. Mbase kjo ngjarje, viti 1997, është ndodhija që formon eshtrat në karakterin e një brezi. Ngjarje nga ato që depozitohen thellë. Dhe sa më thellë depozitohen aq më shumë kohë e meditim duan që të dalin jashtë, që të rrëfehen për të tjerët. Kjo lëndë e hedhur në roman është një afresk. Ngjall kureshtje estetike, të ndjell ta lexosh. Librat e parë në prozë janë libra përcaktues në jetën e një krijuesi. Në këto libra shpesh janë gjithë embrionet e librave pasardhës. Fakti që E. Kasi, i kthehet këtij subjekti, flet për atë se aty, në ato mjedise, në ato kohë, përbrenda e përtej këtij romani, ka diçka, që duhet formuluar, thënë…

Por, në të vërtetë, ç’faj kishin flokët?!


ornela-shikim
Nga : Ornela  MUSABELLIU
Ka ditë kur nuk je as në qiell e as në tokë, as mirë, as keq, as e mërzitur, as e gëzuar. Je si pa gjendje. Je pa peshë, por edhe e rënduar njëkohësisht. Madje as e kupton se nga vijnë këto ndjesi, ndaj nuk e gjen dot mënyrën si të shpëtosh prej tyre. Për ta luftuar një sëmundje duhet përcaktuar diagnoza më parë, por, në raste të tilla, kurba e pasqyrimit të gjendjes nuk ka një formë të deshifrueshme.
Në të njëjtën gjendje isha edhe atë ditë, kur si pa kujtuar mora një vendim: do prisja flokët! Nuk e di pse mu kujtua shprehja popullore “Mendje e shkurtër në flokë të gjatë”, por më erdhi shumë për shtat ta përdorja si justifikim. Patetike! Unë s’e dija ku isha, por ama po kërkoja justifikime për gjërat më të rëndomta. Madje edhe justifikimet ishin patetike.Populli jo gjithmonë është treguar i zgjuar në “sofizmat” e veta, por ndonjëherë ato i përdorim si atë fijen e gjatë të varur në çengel, për rastet kur kemi ngelur ngushtë. Atë ditë, që në mëngjes, lexova në postën elektronike një mesazh nga një miku im i vjetër, i cili interesohej për shëndetin dhe gjendjen time.
- Si je, Beniban?- një nofkë që më pëlqente shumë ta dëgjoja e që ai e kishte huazuar nga filmi im i preferuar i fëmijërisë “Liza në botën e çudirave”.
- E lodhur nga reforma zgjedhore dhe zgjedhja e Presidentit”,- i shkruajta, duke iu referuar punës shtesë që na ishte hapur ato ditë nga këto dy procese të rëndësishme që po ndodhnin në vendin tim. Dhe vërtet situata në punë ishte shumë e rëndë: mbledhje të shumta komisionesh, orë të gjata diskutimesh për reformën zgjedhore dhe zgjedhjen e Presidentit, si dy nga pikat kyçe të rekomandimeve të OSBE-ODIHR-it dhe BE-së për marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Europian.
Kjo ishte kryefjala e vendit tim ato ditë, ndërsa për mua lodhja e tepër dhe një gjendje trishtimi e boshllëku, që më sillej rreth e qark gjithë kohës.Si për të shpëtuar paksa nga trysnia e ditëve, frymën e mbajta te parukierja ime. Ajo përherë e më shumë mundohej të më ma bënte qejfin, të më sillte humorin e të kujdesej për pamjen time. Ishte tepër e talentuar dhe e mirë, ndaj unë s’e ndërroja më që prej disa vjetësh. Kur i thashë se doja t’i prisja flokët shkurt u alarmua.
- Joooo!- thirri me një zgjatje të tmerrshme rrokjesh, – joooooo, këtë s’mund ta bësh! I ke flokët kaq të bukur! Më vjen keq, por nuk t’i pres!
Këmbëngula aq fort në timen, ndaj u mundua të gjente një model të përshtatshëm, i cili do të na kënaqte të dyjave. M’i shkallëzoi shumë sipër kurorës së kokës, ndërsa gjatësinë e kurseu sa mundi, që floku të hynte ende tek të gjatët.
-Joooo,- ma përsëriti kush e di për të satën herë. Këtë mëndafsh që ke ti mbi krye, s’mundem ta hedh në koshin e plehrave. Kthehu pas ca vitesh e ndoshta atëherë mund të më jetë mbushur mendja, por tani jo dhe pikë! E përfundoi fjalën dhe më rrotulloi karrigen për të parë modelin e ri. Edhe vetë u magjepsa me pamjen e re. Kishte të drejtë. Flokët e mi ishin të bukur! Gati rashë në dashuri me ta, a thua po i shihja për herë të parë. U binda më në fund që mos t’i prisja më shumë. Modeli i ri ishte: flokë as shkurtër, as të gjatë. Eh, Zot, thashë me vete, përsëri në gjendje të ndërmjetme unë. Pjesëza kundërshtuese/plotësuese nuk donte të më ndahej për gjithë ditën.
Pasi shpenzova nja 2 orë të mira në sallon, u nisa drejt zyrës. Ishte ora rreth 18:00 dhe normalisht duhet të isha në shtëpi, por kisha ende disa gjëra të vogla pa mbyllur. Tirana ishte kredhur në errësirë e njerëzit ishin strukur nëpër shtëpi apo lokale, veç unë rendja sërish për punë. Rrugës mu kujtua im atë, i cili shpesh më përsëriste të njëjtën fjali:
“Po edhe për ngarkesën në punë duhet të më ngjaje mua?!”
Të gjithë më thoshin se unë isha prerja e tim eti në paraqitjen e jashtme, por me kalimin e viteve, gjithmonë e më shumë, kuptoja se edhe në karakter ngjasonim tmerrësisht shumë. Madje edhe shqetësimet shëndetësore i kisha kaluar njësoj si ai, në të njëjtat faza moshore. Ishte e çuditshme kjo ngjashmëria jonë. Ja tani edhe për punën. Ai s’i kishte bërë bisht kurrë në jetën e vet dhe përherë i ishte dhënë asaj me orare të zgjatura. Shpeshherë për të mos parë vështrimin e trishtuar të nënës sime, punën e merrte me vete në shtëpi.
Mu qesh. Mu kujtua dëshira e madhe që kisha pasur gjithë jetën për të qenë djalë. Madje, kur isha e vogël, imagjinoja sikur kapërceja ylberin dhe unë e babi, tashmë me një djalë për dore (ai s’e pati fatin të kishte djalë) dilnim xhiro si zakonisht e unë pija aranxhatë, ndërsa ai konsumonte ndonjë kafe të shpejtë, ashtu në këmbë, tek tavolinat e larta të një prej lokaleve të pakta që kishte qyteti im i lindjes në atë kohë. Kur u rrita ca dhe në pah filluan të dilnin hiret femërore, ndryshova mendim. E ndjeva veten në qendër të vëmendjes dhe isha e lumtur për feminilitetin tim, por kur fillova të përballesha seriozisht me pushtetin e egër maskilist dhe me ndjenjën e brishtësisë së femrës, sërish kërkoja të isha mashkull. Dyzim i egër brenda vetes për të arritur një lloj paqeje dhe lirie në këtë botë.
(Ishte e thënë që atë ditë të mendoja veç për dyzime.)
Ashtu siç na rrëmben ndonjëherë budallallëku dhe kotësia, përzier me dualitetin e brendshëm që kisha provuar gjatë gjithë ditës, publikova në faqen personale të rrjetit social “Facebook” statusin: “Flokë të gjatë – mendje e shkurtër, ka thënë populli, ndaj dhe unë rrëmbeva gërshërët sot”. Përveç komenteve habitëse, dashamirëse, këshilluese e “qaramane” për budallallëkun tim, sipas tyre, në inboks më vjen një mesazh:
“Ç’faj kishin flokët që s’u zgjodh presidenti?”. Sapo kishte dështuar seanca e parë plenare për zgjedhjen e presidentit dhe ai, që mesa dukej qëndronte në korrent të ngjarjeve politike në Shqipëri nëpërmjet internetit, e kishte shfrytëzuar këtë pikë për ta lidhur me gjendjen time, por edhe si kundërpërgjigje të asaj çka unë i kisha shkruar më parë. Ai gjithmonë kishte pasur humor të hollë dhe elegant, që e bënte edhe më të afërt e dashamirës për miqtë.
Nuk i përgjigjesha dot, sepse pikërisht në atë moment më erdhi në dorë një punë urgjente, ndaj shpejt e shpejt i shkruajta:
-Të kthej përgjigje më vonë.
Shumë më vonë, pasi mbarova punën, e hapa FB-në me kënaqësinë e një fëmije që dëshiron të dëgjojë barsoleta.
-Oh, me zor do ta pres përgjigjen,- më kishte shkruar dhe mua sikur mu përplas një ironi e ftohtë në fytyrë. Shpesh virtualiteti të gënjen, të dredhon dhe lë vend të hapur për keqkuptime. Shtoi kësaj gjëje edhe faktin që isha gati të merrja zjarr në çdo moment atë ditë dhe del e kuptueshme se pse e lexova si ironi atë fjali të thjeshtë.
- Ej, kujdes me ironinë me njerëzit që dinë t’i përdorin mirë gërshërët. – i them. I shkruajta kështu pa menduar se çfarë do të pasonte më vonë. Ai përtej kompjuterit ishte një mik i mirë, i vjetër, për të cilin kisha shumë respekt, por edhe kohë pa e takuar drejtpërdrejt, pasi jeta e kishte hedhur qindra kilometra larg Tiranës. Mendova se ishte larguar për ndonjë punë të rastit, pasi nuk mora më përgjigje prej tij. Me kalimin e kohës mu fashit edhe ndjesia se ato mesazhe ishin shkruar me nota ngacmuese. Mu kthjellua mendja, pa e ditur se më pas do të më turbullohej akoma më shumë.
Pasi kishte kaluar ndonjë orë, në inbox më erdhi një mesazh. Isha zhytur thellë në redaktimin e disa poezive, ndaj s’e lexova. Një poete e re, që priste me padurim botimin e librit të parë, ma kishte besuar mua “krijesën” e saj. Si për të dalë nga bota e ndjeshme dhe e bukur e asaj vajze të talentuar, e ktheva faqen e kompjuterit nga shtëpia ime virtuale dhe pashë se inboksi skuqte nga lajmërimet për mesazhet private.
Uaaaauu, ç’bëhet kështu, mendova. Vëmendja s’më kishte munguar kurrë, por, e përmenda edhe më sipër, atë ditë, shëndet të më thoshe, plaç më dukej. Isha në një tjetër dimension, që më zhbënte krejtësisht gjithçka. Shumica e mesazheve ishte prej shoqeve të mia, të cilat nuk mundeshin të më shanin drejtpërdrejt, faqe botës, për “gomarllëkun” tim: prerjen e flokëve. Kishte edhe nga ato mikesha, jo të afërta, që më kishin dërguar foto interneti me pika loti, a thua se pas flokëve të mia, në kosh të plehrave, kishte përfunduar edhe gjysma e botës. U kënaqa dhe u trishtova njëkohësisht nga patetizmat e radhës, të disa personave që tregonin interesin më të madh për mua, kur as që mi kishin parë apo prekur ndonjëherë flokët në jetën reale.
Eh, mendova, hedh në FB ndonjë gjë të bukur e me vlerë e njerëzit zhduken si me magji nga rruzulli virtual, por, sapo “promovoj” ndonjë nga budallallëqet e momentit, njerëzit sulen si mizat pas mjaltit për të dhënë mendimet dhe mbështetjen e tyre “morale”. Si kudo, edhe në këtë botë virtuale, ka patetizma dhe dokrra, mendova, ndaj s’e vrava mendjen për të hapur mesazhet e tjera. Sa do ta mbyllja FB-në, kur kutia e mesazheve më lajmëroi për një ardhje të re. Ndonjë “lot” tjetër i rastit, mendova, ndaj ia dhashë “klikun” e hapjes si me përtesë. Lexova emrin e mikut tim. Ai kishte shkruar edhe më parë, por, ngaqë isha bërë lëmsh nga moria e mesazheve të kota, më kishin shpëtuar pa i vënë re. Vëmendjen ma tërhoqi mesazhi i fundit:
-Çfarë do të të shkul unë ty tani që preve flokët, kur të bëj sikur më ka ngelur hatri?
Çfarë? Ai mesazh më futi në mendime. Përse duhej domosdoshmërish t’i ngelej hatri me mua? Ç’donte të thoshte me atë mesazh?!
Mesazhet e tjera pasuese ishin shumë më sqaruese.
Ndonjëherë s’mjafton një jetë për të kuptuar diçka dhe befas duhet të presësh flokët për të kuptuar se sa shumë të ka dashur një njeri dhe se sa e ka ndjerë gërvimën e gërshërëve, qoftë edhe nga larg.Shpresa për t’u ndier normale atë ditë u gri në shumë copa nga ajo gërvimë gërshëre, zhurma e së cilës s’mu shqit nga truri derisa mbylla sytë në mbrëmje. Por, në të vërtetë, ç’faj kishin flokët?!

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...