Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/11/21

Reagon Arminda, një nga emrat e përfolur si bashkëudhëtare me Olldashin



Arminda Qylafku, një nga emrat më të përfolur orët e fundit si personi i dytë në makinë me Sokol Olldashin, ka reaguar në Facebook, duke ngushëlluar për këtë humbjet të rëndë.

0ebe38884e2fcfc842d498efb4a7f1ce
“Miku im i dashur, nuk e besoj që ti nuk je më mes nesh. U prefsh ne paqe!” shkruan ajo.
Qylafku ka punuar si zëdhënëse pranë Olldashit në kohën kur ishte ministër, ndërkohë që ka qenë bashkëpunëtorja e tij gjatë periudhës kur Olldashi garoi për kreun e Partisë Demokratike.

Qylafku ka vendosur një shenjë zie në faqen e saj në Facebook. E kontaktuar me telefon, ajo thotë se ka qenë në mbrëmje në morgun e Tiranës bashkë me ekipin e ministrisë dhe se ka qenë në shtëpinë e saj gjatë kohës kur ndodhi ngjarja e rëndë. 

-“Kam bërë aksident, jam keq!” ishin fjalë e Kolës në celular!



-“Kam bërë aksident, jam keq!” Këto janë fjalët e fundit që ka thënë Sokol Olldashi, teksa automjeti i tij kishte përfunduar në greminën e Krrabës. Sinjali i fundit i jetës së tij ka shkuar në celularin e shoferit të tij, i cili në momentin e marrjes së lajmit të keq ka lajmëruar sallën operative dhe bashkë me deputetin e PD-së, Igli Cara, janë nisur në drejtim të vendit të ngjarjes me idenë për t’i dhënë ndihmën mikut të tyre. Mirëpo, kur kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, automjeti nuk është parë në rrugë, ndërsa kalimtarë të rastit kanë shquar dritat e bllokazhit të një makinë në humnerë. Derisa ka mbërritur policia, ambulancat, prokuroria, ka qenë shumë vonë. Shumë vonë për të mbajtur në jetë Olldashin! Trupi i tij është nxjerrë rreth 1 orë e 15 minuta pas mbërritjes së policisë në vendin e ngjarjes, më pas është transportuar në drejtim të morgut. Në vendin e aksidentit kanë mbërritur krerët e PD-së, ministri i Brendshëm, Tahiri, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta dhe deputetë të opozitës. Bashkëshorten e Sokol Olldashit, Enkeledën, e ka shoqëruar deputetja e PD-së, Mesila Doda. Ishte e trishtuar. Gruaja ka përjetuar mjaft rëndë ngjarjen, ndërsa policia dhe personat e tjerë janë munduar ta qetësojnë gruan për gjendjen e tij duke i thënë se është gjallë.

Aksidenti

Referuar të dhënave të ardhura nga Policia e Shtetit, informacion që u lëshua në 00.35 minuta të ditës së sotme bëhet me dije se në makinën me të cilën udhëtonte deputeti i Partisë Demokratike nuk ka patur person tjetër përveç Sokol Olldashit. Policia nuk ka dhënë asnjë lloj informacioni tjetër në lidhje me ngjarjen e rëndë në të cilën ka humbur jetën i vetëm në greminë 41 vjeçari. Policia që ka mbërritur në vendin e ngjarjes me në krye një prokuror dhe ekspertë të policisë rrugore të cilët dyshojnë se makina ka hyrë me shpejtësi në kthesë ç`ka ka shkaktuar zhvendosjen e saj dhe rënien në humnerë. Nga informacionet e dhëna që dha shoferi i tij dhe kolegu Igli Cara, kanë mundur të fiksojnë se telefonata që është kryer nga Sokol Olldashi ka qenë pikërisht në orën 21.18 minuta. Vendi në të cilin, mjeti personal i Sokol Olldashit, një Audi Q7, ka dalë nga rruga, është kthesa e lapidarit të Krrabës, një pjesë rruge tërësisht pa sinjalistikë dhe pa asnjë barrierë anësore. Mjeti është gjendur në një pozicion 180 gradë në humnerë, ndërsa trupi i tij është mundësuar të nxirret vetëm pas më shumë se një ore. Pas konfirmimit se Sokol Olldashi kishte ndërruar jetë, vëmendja është postuar nga vendi i ngjarjes, Krraba, në ambientet e jashtme të morgut të Tiranës. Thuajse gjithë funksionarët e lartë të PD-së, ministra, krerë të Policisë së Shtetit, miq të afërt të të ndjerit kanë qëndruar për orë të tëra në morg për të pritur daljen e trupit të njeriut dhe mikut të tyre.

Hetimet

Një prokuror, krerë të Policisë së Shtetit dhe ekspertë të policisë rrugore kanë nisur hetimet në vend e ngjarjes ndërsa automjeti është nxjerr rreth mesnatës nga gremina. Makina që i mori jetën deputetit të PD-së do t’i nënshtrohet një ekspertimi tekniko shkencor për të mësuar nëse ka qenë mjeti që ka pësuar ndonjë defekt, ka qenë ndonjë pakujdesi e vetë viktimës apo mos ka patur ndonjë përplasje me ndonjë automjet tjetër që mund të jetë larguar nga vendi i ngjarjes. Gjithashtu ekspertët rrugorë do të ekspertojnë ditën e sotme edhe kushtet e rrugës, pasi dyshohet se mjeti ka dalë nga rruga, edhe pse kjo lloj makine mund të konsiderohet si një prej mjeteve më të sigurta për çfarëdolloj kushtesh në rrugë. Policia ndoshta do të dalë në konkluzion përfundimtar për sa i përket këtij aksidenti të rëndë ditën e sotme.

Dita e fundit e Sokol Olldashit në Kuvendin e Shqipërisë


Tymoste papushim dhe bisedonte me Finon në pushim të mbledhjes. U largua para se të mbaronte seanca e Komisionit të Ligjeve, për të mos u kthyer më 
Këtë të enjte do të duhet që të kishte mbajtur fjalimin tij në parlament, por që për fat të keq nuk mundi. Si çdo mëngjes, edhe dje, Koli, siç e thërrasin miqtë e tij, u tregua korrekt me respektimin e orarit të fillimit të mbledhjes së Komisionit të Ligjeve. Me llullën në buzë me të cilën pinte edhe cigaret e tij, i veshur si zakonisht shumë shik, rreth orës 10:45 ngjiti shkallët e selisë së Kryesisë së Kuvendit për t’u futur te mbledhja e Komisionit të Ligjeve. Ndonëse kishte një karrierë tepër të pasur në qeveri, duke qenë një nga ministrat më jetëgjatë të qeverisjes 8-vjeçare të demokratëve, nuk harronte kurrë të kaluarën e tij si gazetar. Para se të futej brenda në komision, përshëndeti gazetarët dhe kameramanët. Politikani i ashpër, i njohur si pjesëmarrës i të gjitha protestave të PD-së në kohë e vështira të saj, ulej gjithmonë në krah të Edi Palokës, politikan që ashtu sikurse Olldashi ka qenë gazetar. Për shkak të seancës dëgjimore maratonë me Avokatin e Popullit, por edhe për shkak të vesit të tij për duhanin, doli disa herë nga mbledhja për të qëndruar disa minuta në korridor. Pavarësisht bindjeve të ndryshme politike, deputeti Olldashi nuk hezitoi që të pinte cigare me kolegun e tij socialit Bashkim Fino, të cilët kishin të përbashkët dashurinë e tyre për purot. Nuk do të priste deri në përfundim të mbledhjes, por do të largohej më shpejt për të mos u rikthyer kurrë në Kryesinë e Kuvendit, shkallët e të cilit filloi që t’i ngjiste si gazetar i thjeshtë në fillim të viteve ’90 e për të zbritur për herë të fundit si deputet i PD-së në mandatin e tij të tretë. 

LAMTUMIRË KOLI!

Egla Bardhi /Gazetare

 Historia e patreguar

“Kurrë nuk e kam takuar zotin Olldashi, por ishte i vetmi politikan i cili pasi kishte lexuar një artikull timin te gazeta "Shekulli" për një pacient të vogël në pediatrik, të cilit i rrezikohej jeta për shkak se nuk kishte një aparat frymëmarrje, më mori në telefon dhe më pyeti se sa kushtonte. Zoti Olldashi i bleu aparatin foshnjës dhe m’u lut që të mos e bëja publik faktin që aparaturën ia dhuroi pikërisht ai. Para 2 vitesh i kisha premtuar se nuk do e bëja publik gjestin e tij shumë human dhe njerëzor sepse e kërkoi me shumë këmbëngulje në telefon. Nuk e di, por sapo mora vesh lajmin, nuk munda të mos e shkruaj”. 
Lamtumirë Koli!

Arben Rrozhani

-Sokol Olldashi mbrëmë kaloi matanë. Më 17 dhjetor do të festonte 41 vjetorin. U shua në një rrëpirë, në një aksident tragjik, në rrugën që vetë kishte “ndërtuar” gjatë kohës kur ishte ministër i Transporteve. Siç mund t’i ndodhë gjithkujt nga ne, siç u ka ndodhur rreth 20 mijë shqiptarëve në këto dy dekadat e fundit. Kryefamiljari do t’i mungojë bashkëshortes dhe dy djemve ende të parritur, nënës Kozeta do t’i mungojë djali me të cilin kishte lidhur jetën në Shqipëri, një vend bosh do të jetë në anën e djathtë të Kuvendit, ku qëndron e ulur opozita dhe një zë i pakompromis do t’i mungojë PD-së. Ne do të na mungojë ish-kolegu. E njoha në korrik 1996, kur u bëra pjesë e stafit të gazetës “Albania”. I qeshur dhe i “shkolluar” në ATSH, Sokoli ishte njëra nga ata djem që kishin vuajtur nga rregjimi komunist. Pinjoll i një familjeje të nomenklaturës komuniste, që u përndoq nga regjimi në emër të luftës brenda llojit, Koli e kishte kaluar fëmijërinë dhe rininë në internim. Atje te bitumi i Selenicës ku familjarisht ishte internuar, shumë larg nga Durrësi ku kishte lindur dhe nga Tirana, ku nëna e tij Kozeta do të ringrinte jetën pas rënies së sistemit komunist. Koli ishte një gazetar që besonte verbërisht te e djathta, pa asnjë mëdyshje, ndaj dhe nuk ishte çudi të të shikonte me dyshim pse vije të punoje në një gazetë ngushtësisht të lidhur me ish-presidentin Berisha, kur më parë kishe qenë pjesë e stafit të “Koha Jonë”, gazetës që ishte dhëmb për dhmëb me qeverisjen e demokratëve në atë kohë. Kështu mbeti deri në fund.
Me këtë motiv do të largohej nga gazeta asokohe, e cila mbante anën e fraksionit të drejtuar nga Genc Pollo, për të mos e tradhëtuar Sali Berishën. Koli ishte një shok i mirë. Kemi ndarë çapën e bukës bashkë. Atë “bukë me shumë vaj”-siç e thumbonte asokohe botuesi Ylli Rakipi. Vite kaluam te tavolinat e bilardos, te pallatet e “Moskateve”, loja që ai e kishte aq për Lamtumirë Koli! zemër. Në klubet e Tiranës së re, ku i pëlqente të pinte pak si tepër konjakun dhe cigaren që se hiqte asnjëherë nga buza. Ishte një djalë që kërkonte dhe arrinte atë që donte, edhe partneren e jetës. Ishte njëri prej nesh që besoi te bindjet e veta politike dhe u shpërblye. Mori përsipër përgjegjësi të mëdha mbi supe pas ardhjes së Berishës sërish në pushtet. Ishte ministër i Brendshëm në momentet e vështira, kur qeverisja e djathtë nisi të bëjë arrestojë eksponentët kryesorë të krimit të organizuar, që akuzoheshin për vepra të rënda penale. Më pas në Ministrinë e Transporteve, post që do ta mbante për shumë vite, duke qenë njeriu i besuar i ish-kryeministrit Berisha në financimet kolosale që u bënë për rrjetin rrugor në Shqipëri. Kërkoi të marrë më shumë përgjegjësi pas humbjes së PDsë në zgjedhjet e 23 qershorit. Ngulmoi për një garë të drejtë në konkurimin e hapur nga Berisha, pas dorëheqjes së tij publike në 29 qershor. Besoi dhe luftoi për të qenë ai lideri i ardhshëm i demokratëve të demoralizuar nga humbja shokuese në zgjedhje. Nuk u tërhoq edhe pse e nuhati se fituesi ishte paracaktuar dhe luftoi deri ditën e fundit për të patur një garë të ndershme dhe të drejtë në partinë ku ai kishte besuar verbërisht prej mëse dy dekadash. Humbi, por ishte fituesi moral i asaj gare, duke patur në krah edhe ish-kolegët e tij të medias. Sepse ishte njëri prej nesh, edhe pse prej 8 vitesh me kostumin e zyrtarit të lartë. Muajt më pas treguan se kishte patur të drejtë, se beteja e tij për të patur një parti të fortë opozitare kishte qenë një kauzë politike për ringritjen e opozitës, që ende nuk e ka marrë veten, që ende s’ka bërë analizën e humbjes dhe që ende nuk e ka një kryetar real zyrtar. Humbja e tij fizike është e rëndë për familjen dhe miqtë e tij. Është edhe humbja jonë. E një brezi që kërkonte të jetë protagonist në bindjet e tij. Një humbje shumë e parakohshme.

Uroj të prehesh i qetë. Zoti i dhëntë forcë familjes!

Në Kuvendin e Shqipërisë po zhvillohen homazhet në nder të ish-ministrit Sokol Olldashi. Ndryshe nga herët e tjera, sot Kuvendi është mbuluar nga zija. I mbushur me lule të bardha, të afërm, miq, qytetarë e kolegë dhe nën tingujt e muzikës funebre, po i jepet lamtumira e fundit deputetit Sokol Olldashi. Në Kuvend janë parë të hyjnë edhe dy djemtë e deputetit të ndjerë, të cilët përpiqeshin të tregoheshin të fortë, në vendin ku babai i tyre ka mbrojtur me vendosmëri kauza të rëndësishme.






12:30 -Edhe deputetët e Partisë Socialiste u shprehën të pikëlluar për humbjen një prej figurave të politikës shqiptare. Deputetët e majtë kanë kryer homazhe njëri pas tjetrit, të kryesuar nga kreu i grupit Gramoz Ruçi, i cili deklaroi: “Është një humbje tragjike për familjen, bashkëshorten fëmijët, për publicistikën shqiptare, për opozitën shqiptare, për politikanët shqiptarë. Pavarësisht se jemi kundërshtarë politikë, ne me dhimbje jemi këtu të gjithë si grup parlament për të nderuar dhe respektuar si njeri, politikan, vëlla e mik, kolegun tonë Sokol Olldashi".



12:20 - Berisha dhe Topalli: Humbëm një nga politikanët me të rëndësishëm 
Pasi la shënimin dhe mbaroi homazhet, Sali Berisha deklaroi përpara mediave: “Njëri nga politikanët më të talentuar, njëri nga zërat më të fuqishëm, qeveritarët më eficentë. Është shënuar në memorien e kohës me vepra të pavdekshme. Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes, miqve dhe të afërmve dhe dua të them se Sokol Olldashi jeton dhe do jetojë midis nesh me veprën e tij, trashëgiminë e tij me gjithçka që ai bëri për PD-në, për vendin, për kombin e tij. Ndërsa ish- kryetarja e Kuvendit Jopzefina Topalli deklaroi para medieve, tha se kanë humbur një koleg të jashtëzakonshëm. "E kam dash shumë Sokolin. Ishte një njeri i rrallë. Një demokrat i jashtëzakonshëm. Ngushëllimet më të sinqerta. Kemi humbur një koleg të jashtëzakonshëm". 

12:12 - I pari që u përkul përpara trupit të pajetë të deputetit Sokol Olldashi ishte kryetari i PD-së Lulzim Basha, i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij. Pasi ngushëlloi familjarët, i përlotur dhe me duart që i dridheshin, zoti Basha la shënimin e tij në librin e kujtimeve. Pas kreut të PD-së, ish-kryeministri Berisha dhe zonja e tij Liri Berisha nderuan deputetin Olldashi. Më pas homazhe u kryen nga ish-kryetarja e Kuvendit Topalli, kreu i grupit të PD-së Edi Paloka dhe me radhë deputetë të tjerë të Partisë Demokratike.


12:06 - Pak pas mbërritjes së arkivolit me trupin e pajetë, në Kuvend janë futur të gjithë familjarët e deputetit Olldashi. Dhimbja në fytyrat e tyre ishte e papërshkrueshme. Të gjithë përqafoheshin mes tyre për të përballuar dhimbjen e madhe.
11:54- Mbërrin makina me trupin e pajetë të Sokol Olldashit në selinë e Kuvendit.
11:40 – Ka mbërritur ish-kryeministri Sali Berisha, si dhe deputetët e tjerë të PD-së. Gjithashtu kanë mbërritur edhe disa prej deputetëve të Partisë Socialiste.


11: 35- Arkivoli me trupin e pajetë të deputetit Sokol Olldashi, i mbuluar me lule të bardha, u përcoll mes duartrokitjesh nga banesa e tij drejt Kuvendit të Shqipërisë, ku do të zhvillohen homazhe në nder të deputetit, përpara se ai të dërgohet në banesën e fundit. Qytetarë të shumtë u mblodhën përpara banesës së deputetit, për ti dhënë atij lamtumirën e fundi
11:30 – Ka nisur ceremonia homazheve në nder të deputetit Sokol Olldashi, i cili humbi jetën mbrëmjen e së mërkurës në një aksident tragjik në aksin rrugor në aksin Tiranë –Elbasan. Para pak minutash është nxjerrë nga banesa trupi i pajetë i politikanit Sokol Olldashi dhe është nisur drejt selisë së Kuvendit.


Jashtë selisë së Kuvendit janë mbledhur personalitete të politikës shqiptare, trupa diplomatike, shumë personalitete nga fusha të ndryshme, por edhe qytetarë.
11:00- Pritet të nisë ceremonia e homazheve te Kuvendi i Shqipërisë në nder të deputetit Sokol Olldashi. Mësohet se ceremoni ishte parashikuar të zhvillohej në orën 11:00, por njoftohet se vonesa erdhi për shkak të mbërritjes me vonesë të të vëllait të Olldashit, i cili jeton në Gjermani. Ditën e sotme qeveria shqiptare e ka shpallur ditë zie, për shkak të humbjes së politikanit demokrat. Ndërkohë në orën 14:00 është parashikuar të zhvillohet ceremonia e përcjelljes së trupit drejt banesës së fundit.


Sot ditë zie
Këshilli i Ministrave e shpalli të enjten ditë zie kombëtare në nderim të të ndjerit, Sokol Olldashi, deputet dhe politikan i shquar. Sipas vendimit të qeverisë, në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike të ulet flamuri kombëtar në gjysmë shtizë, ndërsa shpenzimet e varrimit dhe të ceremonialit të përballohen nga institucioni organizator i ceremonialit.



Vendimi
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 4, të nenit 4, të ligjit nr.8926, datë 22.7.2002, “Për formën dhe përmasat e flamurit kombëtar, përmbajtjen e himnit kombëtar, formën dhe përmasat e stemës së Republikës të Shqipërisë dhe mënyrën e përdorimit të tyre”, dhe të  pikë s 8, të kreut VII, të ceremonialit zyrtar të Republikës së Shqipërisë, të miratuar me vendimin nr.229, datë 23.4.2004, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
 V E N D O S I:
1.     Shpalljen ditë zie kombëtare, ditën e enjte, datë 21.11.2013, në nderim të të ndjerit, Sokol Olldashi, deputet dhe politikan i shquar.
2.    Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike të ulet flamuri kombëtar në gjysmë shtize.
3.     Ceremonia e homazheve organizohet ditën e enjte, datë 21.11.2013, nga ora 11.00 deri në orën 14.00, në mjediset e sallës së seancave plenare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.
4.     Shpenzimet e varrimit dhe të ceremonialit të përballohen nga institucioni organizator i ceremonialit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


PD-ja e bashkuar për vdekjen e Sokol Olldashit

Grupi i Partisë Demokratike ka dalë në një deklaratë të përbashkët për vdekjen e kolegut të tyre, deputetit Sokol Olldashi. Në këtë deklaratë është përfshirë: Lulzim Basha, Sali Berisha, Jozefina Topalli, Ridvan Bode, Astrit Patozi, Edi Paloka, Flamur Noka, Majlinda Bregu, Genc Ruli, Ilir Rusmajli, Jemin Gjana, Adriana Gjoni, Aldo Bumçi, Arben Qirjako, Arta Sakja, Edmond Spaho, Eduart Halimi, Fatos Beja, Keltis Kruja, Lajla Përnaska, Mesila Doda, Myqerem Tafaj, Rajmonda Bulku, Albana Vokshi, Gert Bogdani.

Deklarata e PD-së

Mbrëmë humbi jetën në një aksident tragjik, deputeti i PD-së, Sokol Olldashi.
Nëna, humbi njeriun më të dashur të cilin e rriti me aq shumë mund dhe sakrifica për shkak edhe të regjimit, i cili e internoi familjen e Sokolit, kur ai ishte vetëm dy vjeç në Selenicë të Vlorës.

Bashkëshortja humbi njeriun e saj të zemrës, fëmijët humbën babanë e dashur. PD humbi ish-ministrin dhe deputetin e saj, humbi ish-drejtuesin e Forumit Rinor, zërin e fortë dhe qytetar në Parlamentin e Shqipërisë dhe mikun e betejave politike për një shoqëri të lirë, të zhvilluar dhe më të mirë.

Shoqëria humbi një zëdhënës të sajin, ndërsa gazetaria një mik dhe koleg të përhershëm dhe të kudogjendur.

Politika dje ka mbajtur frymën. Ka qenë në vendin e aksidentit e bashkuar si rrallë mund ta shikosh atë, duke kuptuar se përtej betejave dhe debateve të ditës, vlera e jetës është më e madhja.

Sokoli do të na mungojë të gjithëve. Fati e desh të largohet në një moshë të re dhe përballë tij të gjithë jemi të pafuqishëm për të protestuar, por jemi të mundur për të reflektuar, se sa e shkurtër është jeta e njeriut.

Do ta kujtojmë çdo herë si njërin nga ne, si mikun dhe shokun tonë me të cilët kemi ndarë momente të vështira, por edhe ditë të bukura. Si bashkudhëtar të një historie për të cilën ai pati fatin që të japë kontribut dhe të lërë emrin në një sërë veprash madhore, jo vetëm në infrastrukturë, por edhe si ish-ministër i Brendshëm, në goditjen e grupeve të krimit të organizuar më të rrezikshme në Ballkan. I dha zemër dhe rini PD-së, forcë dhe energji për ta shtyrë atë drejt rezultateve më të mira.

Sot më shumë se gjithçka ka vlerë heshtja dhe lutja e secilit nga ne për Kolin. Është koha për të kujtuar një mik që ndahet nga ne papritur duke na lënë në befasi se nuk do e dëgjojmë më zërin e tij në Kuvendin e politikës, në debatet që e bëjnë më të shëndetshme demokracinë, por edhe në tryezat e kafenesë së mëngjesit apo në takimet spontane në rrugët e Tiranës, Durrësit, Fierit dhe të gjithë vendit.
E tillë është jeta. Koli e jetoi me vrull. Vrapoi, nuk eci. Dhe shpejtësia ndonjëherë është edhe kapriçoze. Të ndal në mënyrë tragjike, ashtu sikurse bëri mbrëmë me Kolin. Iku ashtu sikurse ishte mësuar të ecte, duke vrapuar, vetëm se kësaj radhe për të shkuar në një jetë tjetër, për të cilën i lutemi Zotit, që ta vendosë në anën e të mirëve.
I gjendemi pranë familjes së tij në këto momente të vështira dhe lusim Zotim t’i japë forcë që të kalojë këtë ditë të vështirë.

Mesazhe ngushëllimi 

Mesazhe të shumta janë drejtuar familjes Olldashi, pas humbjes tragjike të deputetit demokrat, Sokol Olldashi. Mijëra qytetarë kanë ngushëlluar familjen nëpër rrjetet sociale dhe mes tyre nuk kanë munguar as miqtë dhe kolegët e ish-ministrit.
 “U trishtova kur mora vesh lajmin për humbjen e deputetit Sokol Olldashi. Kam pasur fatin ta njoh nga afër Olldashin. Do ta mbaj përherë kujtimin e tij”, shprehte ish-ambasadori Aleksandër Arvizu. 

“Lamtumirë miku im! Ishe më i mirë se ç’duhej për këtë botë! Zoti të dhëntë paqen e tij!” është shprehur në “Facebook” deputetja demokrate Mesila Doda.

“U prehtë në paqe Sokol Olldashi”, është shprehur deputeti socialist Erjon Braçe.
 “Një lajm i tmerrshëm dhe fatkeq, që sikurse shkreptima e natës kur vjen, prishi qetësinë e familjes, miqve, atyre që e kanë njohur apo jo!!! Një humbje jashtëzakonisht e rëndë për familjen, miqtë, shoqërinë dhe politikën shqiptare!!! Lutjet shkojnë për shpirtin e tij, që të prehet në paqe dhe për familjen, që Zoti t’i japi forcë në momentin më të vështirë të jetës së tyre!!!”, Gerti Bogdani.

Majlinda Bregu: Lamtumirë Koli, miku im i mire. Paç paqe në atë botë më shumë se trazirat e kësaj që le
Eduard Halimi: Lamtumirë i dashur miku im.

Shpëtim Idrizi: U prehtë në paqe Koli, Zoti ia lehtësoftë humbjen e dhimbjen familjes dhe miqve!

Kastriot Islami: I dashur Koli! Sonte morëm vesh një lajm tronditës deri në fund të pabesueshëm. Një ngjarje e rëndë për familjen e të afërmit, miqtë, kolegët, të gjithë ne… Uroj të prehesh i qetë. Zoti i dhëntë forcë familjes!

Shegushe Ligori: Kam biseduar me të kur ishte ministër i Transporteve për punimet në rrugën që i mori jetën! Fliste me shumë pasion për këtë investim! Madje edhe për ristrukturimin e rrugës së vjetër për ta bërë atë turistike… Ngushëllime familjes dhe të afërmve të deputetit e politikanit të karrierës, Sokol Olldashi!

Taulant Balla: Një lajm i hidhur në këtë mbrëmje për të gjithë ndarja nga jeta e kolegut tonë, Sokol Olldashi. U prefsh në paqe, Sokol!

Piro Lutaj: I trishtuar pa masë për aksidentin tragjik, i cili i mori jetën kolegut tim Sokol Olldashi, nuk gjej fjalë për të ngushëlluar familjarët e Sokolit, në mënyrë të veçantë bashkëshorten dhe 2 djemtë. U prehtë në paqe Sokoli i paharruar!
Rudina Seseri: Ngushëllime dhe keqardhje për Sokol Olldashin dhe familjen e tij në këtë mbrëmje të vështirë.

Andis Harasani: Refuzoj ta besoj lajmin për mikun tim, Sokol Olldashi!

Astrit Bushati: Humbëm një mik! Ndihem keq! Pushofsh në paqe, Kol!

Alfred Peza: E tmerrshme… E takova mikun dhe kolegun tim Sokol Olldashi sot në 18:30 në barin e hotel “Rogner”

Politikanë shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia gjithashtu kanë shprehur ngushëllimet e tyre për vdekjen e deputetit Sokol Olldashi.

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoni, Ali Ahmeti ka ngushëlluar familjen Olldashi për humbjen e më të shtrenjtit të tyre. Në një telegram ngushëllimi Ahmeti shkruan: “E nderuara familje Olldashi, lajmin e kobshëm për humbjen e parakohshme të mikut tim dhe deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Sokol Olldashi, e pranova me hidhërim të thellë, andaj në emër të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe në emrin tim personal, ju shpreh ngushëllimet e mija më të sinqerta për këtë humbje të madhe për të gjithë ne. Kontributi i Sokolit në të gjitha zhvillimet demokratike në Shqipëri është i lartë dhe vepra e tij do të kujtohet me shumë respekt dhe mirënjohje nga të gjithë shqiptarët në Tiranë, Prishtinë, Shkup dhe në çdo vend tjetër ku ata jetojnë. Të gjithë ne bashkëndjejmë me dhimbjen e familjes suaj dhe ju mbajmë në lutjet tona gjatë këtyre ditëve të vështira për ju dhe të gjithë ne”,- shkruan në telegram ngushëllimin e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti.
Nga ana tjetër edhe kreu i LDK-së në Kosovë, Isa Mustafa ka dërguar një mesazh ngushëllimi. Ai shprehet se, Partia Demokratike e Shqipërisë humbi një veprimtar të madh të demokracisë së re shqiptare, kurse shteti shqiptar një anëtar të spikatur të legjislacionit.

“Vdekja tragjike e Sokol Olldashit është një humbje e cila kapërcen kufijtë e shtetit shqiptar. Ishte njeri me dije dhe kulturë evropiane, njeri që komunikonte me gjuhën dhe logjikën evropiane, prandaj të gjithë ne do ta ndjejmë mungesën e njeriut tonë. I shpreh ngushëllimet e mia më të thella familjes Olldashi për humbjen e më të dashurit të saj, kryetarit të PD-së, z. Lulzim Basha dhe Parlamentit shqiptar për humbjen e një figure të madhe të demokracisë”, shkruan Isa Mustafa në mesazhin e tij ngushëllues.
 “Ngushëllime të sinqerta familjes Olldashi. Vlerësoj lart kontributin e deputetit Olldashi. Ndarja e parakohshme nga jeta, e Olldashit është e dhimbshme”, politikani kosovar Behgjet Pacolli.

Bashkia Tiranës ul flamujt në gjysmë shtizë 

Bashkia e Tiranës ka vendosur që flamujt në kryeqytet të ulen në gjysmë shtizë gjatë kohës së homazheve për deputetin e Partisë Demokratike, Sokol Olldashi, i cili humbi jetën mbrëmjen e kaluar, si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Tiranë-Elbasan.

Ngjarja 

Deputeti i PD-së, ish-ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, është shuar në një aksident tragjik. Automjeti që ai drejtonte ka dalë nga rruga dhe deputeti demokrat, 41 vjeç, nuk ka mundur të mbijetojë. Ngjarja u regjistrua rreth orës 21:20 minuta të mbrëmjes së të mërkurës në rrugën Tiranë-Elbasan, pranë zonës së njohur si “Lapidari” në Qafë-Kërrabë.

Automjeti, që drejtohej nga vetë deputeti, tip “Benz”, me targë AA 003 NH, ka dalë nga rruga, duke përfunduar disa metra në një humnerë, çka ka rezultuar fatale për jetën e 41-vjeçarit.

Në kilometrin e gjashtë të  autostradës Tiranë-Elbasan,  në një kthesë të saj për shkak të terrenit të lagësht, deputeti demokrat duket se ka humbur kontrollin e mjetit.
Kanë qenë banorët e zonës që kanë parë se një makinë ka dalë nga rruga dhe kanë njoftuar menjëherë policinë, ndërsa janë përpjekur t’i vijnë në ndihmë deputetit Sokol Olldashi.

Policia dhe autoambulancat e zjarrfikëset mbërritën në vendngjarje, por për shkak të pozicionit të makinës, terrenit të vështirë dhe shiut që binte vazhdimisht, trupi pajetë i deputetit demokrat është nxjerrë vetëm pas rreth dy orësh, pasi ndodhi aksidenti.
Burime të policisë bënë të ditur se automjeti ka pësuar disa rrotullime, madje identifikimi i viktimës është bërë nga dokumentet që mbante me vete.

Kuvendi shtyn seancën plenare

Kuvendi i Shqipërisë ka njoftuar se seanca plenare e parashikuar për sot do të shtyhet për javën e ardhshme, për shkak të humbjes së jetës së deputetit Sokol Olldashi.
Lajmin për mediat e bën të ditur zyra e shtypit të Kuvendit.

/Shekulli Online/ E.L./

Ndriçim Kulla-Sabri Hamiti priti vdekjen e Rugovës për ta sulmuar Kadarenë

Sabri Hamiti priti vdekjen e Rugovës për ta sulmuar Kadarenë

Nga libri “Ylli i shkrimtarit”: Shkrimtari që u bë i bezdisshëm për serbët. Për herë të parë bota, nëpërmjet një vepre të tërë, u vu në dijeni për krimet jugosllave

Ishte hera e parë që bota, nëpërmjet një vepre të tërë, vihej në dijeni për krimin jugosllav, shtetit të përkëdhelur prej të gjithëve si model i liberalizimit. Në këtë kaj unë e kuptoj sulmin e Drashkoviçit. Ajo që s’kam kuptuar kurrë është sulmi, që m? është bërë nga disa bashkëkombës të mi, letrarë të Kosovës. Madje i pari, Sabri Hamiti, është përqendruar pikërisht te “Krushqit janë të ngrirë”, duke e quajtur , njëlloj si Drashkoviçi, libër të pavlerë. Është i kuptueshëm qëndrimi i Drashkoviçit, si avokat i krimit serb. I pakuptueshëm është qëndrimi i akademikut nga Kosova.
Kur lexon një tekst si parathënia e Kadaresë në librin e Rugovës, e kupton se ai është shkruar me frymëzim të madh. Vetëm një dashuri e madhe për Kosovën mund të sillte si rezultat një tekst të tillë. Tekste të tilla nuk mund të shkruhen thjesht me talentin e shkrimtarit. Kadareja e dinte mirë se me angazhimin e tij për Kosovën ai do të paguante një çmim shumë të lartë në karrierën e tij si shkrimtar. Një pjesë e madhe e shtëpive botuese në Perëndim dhe e mediave që formonin opinionin publik të lexuesve sa i përket librave, kontrolloheshin nga njerëz liberalë, të cilët e shikonin çështjen e Kosovës si të padenjë për t’ u mbrojtur nga shkrimtarët dhe intelektualët përparimtarë perëndimorë në përgjithësi, dhe ata që mbronin çështje të tilla shiheshin si lakenj të amerikanëve, madje si njerëz të paguar nga CIA.
Kështu që mbrojtja e çështjes së Kosovës do të kishte një kosto të lartë për shkrimtarin, një kosto për të cilën akoma nuk mund të thuhet me saktësi se sa e lartë ka qenë, por që duhet llogaritur me dhjetëra milionë kopje librash të pabotuara dhe të pashitura. Një tjetër kosto që shkrimtari pagoi për angazhimin e tij për Kosovën ishte padyshim Çmimi Nobel. Juria e Çmimit Nobel dominohej dhe dominohet akoma edhe sot nga njerëz të cilët nuk e kanë parë me sy të mirë që në fillim çështjen e Kosovës, të cilën e konsideronin si burim të një lufte të padrejtë nga ana e NATO-s. Këta njerëz nuk e shikonin me sy të mirë angazhimin e Kadaresë për çështjen e Kosovës. Kjo gjë nuk mund të mos ketë ndikuar në mënyrën e tyre të të votuarit.
Kostoja e angazhimit
Kadare ka qenë i vetëdijshëm që në fillim për koston që do të paguante për angazhimin e tij për Kosovën. Ai e dinte se në qoftë se do të kishte mbajtur një qëndrim tjetër për Kosovën, më afër pozicionit të Serbisë, duke i bërë thirrje arsyes së shqiptarëve të Kosovës në emër të shmangies së gjakderdhjes, që të bënin lëshimet e nevojshme për t’ u marrë vesh me Serbinë, duke pranuar ato që u ofronte ajo, atëherë ai do të fitonte miratimin e të gjithë atyre në arenën ndërkombëtare që do ta shikonin me sy jo të mirë, dhe me siguri që do ta kishte marrë Çmimin Nobel që në vitet nëntëdhjetë, ose pak më vonë. Por Kadareja nuk mund ta bënte këtë gjë, kjo thjesht për shkak të vetëdijes së tij si shqiptar, por edhe se jeta në diktaturë, aq më tepër si shkrimtar, e kishte pajisur me një ndjeshmëri të veçantë për moralin, prandaj ai nuk mund të bënte diçka kaq amorale. Kosova duhet t’ i jetë veçanërisht mirënjohëse Kadaresë për këtë sakrificë të tij. Prandaj shkrimtari duhet t’ i ketë ndjerë thellë akuzat që iu bënë nga Kosova, disa kohë pas çlirimit, kur ai i qortoi shqiptarët e Kosovës se po silleshin keq me minoritetet madje përdori edhe fjalën “racizëm”.
Kur shkrimtari kishte mbrojtur shqiptarët e Kosovës nga dhuna serbe, ai kishte vepruar i shtyrë edhe humanizmi universal, përveç nga identiteti i tij si shqiptar. Vetëdija e humanizmit universal e shtynte shkrimtarin që të mbronte edhe ata që dikur i kishin dhunuar shqiptarët e Kosovës, në një situatë tjetër. Por në Kosovë pati zëra që thanë se Kadareja vepronte kështu për të marrë Çmimin Nobel. Kjo ishte një akuzë e padrejtë dhe absurde, se shkrimtari kishte sakrifikuar Nobelin për Kosovën.
Sulmi ndaj shkrimtarit
Dhe pjesa më e madhe e shqiptarëve të Kosovës i janë mirënjohës shkrimtarit për këtë, gjë që u duk dhe në pritjet që i janë bërë atij në vizitat që ka bërë në Kosovën e lirë, që nga pritja e parë madhështore në vjeshtën e vitit 1999. Por ka jo pak njerëz në Kosovë që jo vetëm nuk i janë mirënjohës shkrimtarit për këtë gjë, por kanë bërë dhe sulme perfide ndaj tij. I tillë është rasti i Sabri Hamitit, njeri shumë i afërt i Rugovës, me lidhje familjare dhe politike me të. Sabri Hamiti priti vdekjen e Rugovës për ta sulmuar Kadarenë, se e dinte që Rugova nuk do t’ ia falte kurrë një gjë të tillë.
Në librin “Poetika shqipe”, të botuar në 2010, Hamiti përpiqet t’ i bëjë një analizë poezisë së Kadaresë “Pashallarët e kuq”, por me qënë se nuk njeh mirë kontekstin e kohës kur është shkruar poezia, e për pasojë nuk kupton aluzionet që bën shkrimtari në të, përfundon duke përsëritur kritikat bajate që i janë bërë shkrimtarit nga armiqtë e tij. Që të mos i hamë hakun Hamitit, ai ka shtuar në arsenalin e sulmeve ndaj Kadaresë idiotizma të tilla si: Në vjershën e Kadaresë termat politike bëhen koncepte ideologjike dhe elementet themelore të sistemit të përhershëm revolucionar që jeton në ndeshje e në përmbysje të përhershme. (Sabri Hamiti, “Poetika shqipe”, Shtëpia botuese “55”, Tiranë 2010, f. 465)
Sistemi ideologjik
Por këtë sistem revolucionar ideologjik nuk e kishte krijuar Kadareja por Enver Hoxha dhe në poezinë e Kadaresë ai vetëm sa pasqyrohet. E veçanta e Kadaresë në poezinë e tij qëndron te aluzionet kundër regjimit, që te poezia që analizon Hamiti nuk duhet të lodhesh shumë për t’ i gjetur. Të flasësh me logjikën e Hamitit do të thotë që të pyesësh se përse ky politikan dhe intelektual ka urrejtje për kravatën, kur shumica e kolegëve të tij në Kosovë e mbajnë atë? Duket se Hamitit i pëlqen look-u iranian, tip Ahmedinexhad. Një tjetër sulm perfid ndaj Kadaresë që vinte nga kosovarë mosmirënjohës ishte ai i Rexhep Qoses i cili, nga pozita fundamentaliste islamike, e sulmoi shkrimtarin ashpër për shkak se ky u bëri apel shqiptarëve që të ruajnë identitetin e tyre europian si një pasuri kombëtare.
Përsëri, me këtë rast, u bë ndaj Kadaresë akuza e vjetër, tanimë bajate se ai vepronte kështu për të marrë Çmimin Nobel?! Debatet mes shkrimtarëve në shtyp Ndryshe nga vendet e mëdha, problemet letrare të të cilëve njihen dhe ndiqen nga gjithë bota, për vendet e vogla dhe për shumë kohe të izoluara, si Shqipëria, dezinformimi luan një rol shumë të madh për të mbuluar të vërtetën. Në këtë rast, ndërveprimi midis kritizerëve të brendshëm e të jashtëm, krijon probleme të rënda. Studiuesit e huaj kanë dhënë një kontribut të madh në njohjen e letërsisë shqipe. Për fat të keq, ashtu siç u përmend më parë, ka pasur midis tyre kritizerë që, për arsye të ndryshme, kanë luajtur rol të kundërt. Nga të vetëquajturit kritikë si gjermani Hans Joachim Lanksh, që nuk e njeh askush në vendin e vet, tek polonezi Kaczorovski, është një varg i gjatë i dezinformuesve, që s’lodhen as ditë as natë. Për të kuptuar mjerimin e tyre, mjafton të kujtojmë një shkrim të profesorit shqiptar të katedrës së Munihut, Bardhyl Demiraj, drejtuar publikisht Hans Joachim Lankshit. Prof.Demiraj, i shquar zakonisht për vetëpërmbajtje, në fillim të shkrimit të tij përdor fjalët “Kështu, o Hans i mjerë!”, për ta mbyllur shkrimin me të njëjtin përçmim: “Kështu o Lanksh i mjerë!”. Nuk ka ndodhur asnjëherë në shtypin shqiptar që dikush t’i drejtohet me fjalë të tilla një studiuesi të huaj. Por studiuesi gjerman e kishte tepruar kaq shumë me shpifjet e tij kundër Kadaresë, sa që profesorit të urtë Demiraj iu duk normale t’i drejtohej publikisht ashtu.
Më e çuditshmja është që Lankshi, i shquar zakonisht për një gjuhë mburravece prej racisti, e uli kokën përpara prof. Demirajt. E gëlltiti përbuzjen dhe fyerjen publike, pa u ndier, si një pulë e lagur. Për sa i përket Kaczorovskit, i cili në shkrimin e tij nuk e fsheh që “të dhënat” për Kadarenë i ka marrë nga Lubonja, pas botimit të Kadaresë në Poloni, shfaq habinë e tij se si mund të ketë shkrimtar të njohur shqiptar në botë. Shkrimtarin mediokër polak e shqetëson suksesi i shkrimtarit shqiptar në Perëndim. Pa pikë turpi shfaq mendimin se Franca duhej ta kishte kthyer mbrapsht Kadarenë, ashtu siç kthen emigrantët me dokumente false. Përgjigja publike e shkrimtarit shqiptar ishte shkatërruese: sipas tij, Kaczorovski hynte ndër ata polonezë, që e mbuluan veten me turp, duke u dorëzuar hebrenjtë nazistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Lubonja, “operacion plastik” në biografi
Në librin “Disidentët e rremë” të prof. S.Bejkos theksohet se Trebeshina kishte qenë jo vetëm oficer i pjesës më të zezë të diktaturës shqiptare, por kishte marrë pjesë aktive në krimet e saj. Akuzat e këtij libri nuk u kundërshtuan kurrë as nga Trebeshina, as nga ndjekësit e tij. Detraktori i dytë, Fatos Lubonja, e ka filluar prezantimin e tij në shtypin e huaj që interesohet për Shqipërinë, me një mashtrim jo të paktë. Ai paraqitet si “shkrimtar shqiptar i dënuar me burgim të gjatë nga regjimi komunist”. Lubonja ka qenë vërtet në burg, por gjithë Shqipëria e di se ai nuk ka rënë në burg si shkrimtar dhe për shkak të letërsisë, por thjesht si bir i një anëtari të Komitetit Qendror të dënuar, Todi Lubonjës.
Ky ishte një nga zakonet më barbare dhe absurde të diktaturës shqiptare, dënimi i familjes dhe disa herë i gjithë farefisnisë, për shkak të rënies në burg të titullarit të familjes, qoftë ky “borgjez” apo “komunist”. Është një gjë e njohur në Perëndim se statusi i shkrimtarit të dënuar me burg për shkak të letërsisë, është tepër i lartë e i nderuar. Lubonja, me këtë “operacion plastik” të biografisë së tij (këtë shprehje ai e përdor kundër të tjerëve) është përpjekur të përfitojë shumë, duke dashur ta vejë veten mbi shkrimtarët e tjerë. Në të vërtetë, pasi ka kaluar të gjashtëdhjetat, me dy-tri librat e tij ai ka mbetur një shkrimtar i rëndomtë, çka shpjegon, sipas shumë analistëve, mllefin e tij të pashtershëm kundër Kadaresë.
Vepra që denoncoi krimin jugosllav
Përgjigjet e Kadaresë janë tepër të rralla: “I kam përmendur tepër rrallë këto sulme, duke i cilësuar të pabesa e të pamoralshme, sepse nuk kam ditur ç’emër t’iu vë. Ti mbron Kosovën, me libra, me letra, artikuj, intervista, ti shkruan mbi 1000 faqe për të, që botohen në dhjetëra gjuhë, e këta akademikë vazhdojnë sulmin kundër teje, kjo është për të v?në duart në kokë, siç thuhet”. Libri “Krushqit janë të ngrirë” flet pikërisht për ngjarjet e vitit 1981. Ndaj ai ka qenë tepër i bezdisshëm për serbët. U shkrua fill pas ngjarjeve, në vitin 1982, dhe u botua një vit më pas. I përkthyer në anglisht e frëngjisht e më pas, në shumë gjuhë të tjera, ai libër ishte dëshmia e parë dhe e vetme, në një trajtë artistike, e një masakre të papërfytyrueshme m’u në mes të Evropës. Ishte hera e parë që bota, nëpërmjet një vepre të tërë, vihej në dijeni për krimin jugosllav, shtetit të përkëdhelur prej të gjithëve si model i liberalizimit. Në këtë kaj unë e kuptoj sulmin e Drashkoviçit. Ajo që s’kam kuptuar kurrë është sulmi, që m? është bërë nga disa bashkëkombës të mi, letrarë të Kosovës. Madje i pari, Sabri Hamiti, është përqendruar pikërisht te “Krushqit janë të ngrirë”, duke e quajtur , njëlloj si Drashkoviçi, libër të pavlerë. Është i kuptueshëm qëndrimi i Drashkoviçit, si avokat i krimit serb. I pakuptueshëm është qëndrimi i akademikut nga Kosova. Në rastin e mësipërm, në shënjestër të sulmeve të tyre, përpara se të jetë shkrimtari, është dëshmitari. Dhe dihet, se sulmi kundër dëshmitarit ose dëshmisë së krimit, të bën dashur pa dashur, pjesë të krimit. (Ismail Kadare “Mbi krimin në Ballkan” Onufri 2011, fq.74-75). Akuza e Kadaresë për Sabri Hamitin është tepër e rëndë. Mirëpo heshtja e këtij të fundit e bën edhe më të rëndë. Në vend të sqarimit publik që i kërkon Kadareja, akademiku i Prishtinës përpiqet të nxisë goditje tinëzare, moralisht të palejueshme, në mjediset shkencore.
Duke përfituar nga pozita e tij si deputet, madje si nënkryetar i Parlamentit të Kosovës, përdor lidhjet e tij me katedrat e letërsisë në Prishtinë, e sidomos në Tiranë, për të mbajtur gjallë fushatën kundër shkrimtarit të njohur shqiptar. Në bisedat dhe intervistat e tij Kadare nuk e ka fshehur kurrë se ai hyn ndër ata shkrimtarë që, ashtu siç u tha më lart, dinë të durojnë sulmet, por, kur vjen puna , dinë edhe të kundërsulmojnë. Edhe pse të rralla, këto kundërpërgjigje janë tepër të hidhura për detraktorët. Kadaresë, në dy ose tre raste ka përmendur atë që njihet si “Kërcënimi i Hajnes”, në vjershën e njohur, kur ai i drejtohet kundërshtarëve të tij, duke iu kujtuar Ferrin e Dante Aligierit. Për ta përmbledhur me disa fjalë, kërcënimi i poetit gjerman është ky: kujdes nga ndëshkimi, që mund t’u vijë kur sulmoni pa të drejtë një poet. Mund të dilni nga çdo burg, e nga çdo torturë, por, po u gjendët një ditë në tercinat e poetit, prej tyre s’dilni dot kurrë. Janë pak a shumë fjalët që Spartak Ngjela, siç tregojnë dëshmitarët, iu tha grupit të detraktorëve Lubonja-Trebeshina, kur të nesërmen e rrëzimit të komunizmit, këta, në vend të merreshin me dënimin e krimeve të regjimit, filluan fushatën kundër Kadaresë.

Humbja tragjike e Sokol Olldashit, mesazhe ngushëllimi nga miqtë dhe kolegët

Humbja tragjike e Olldashit, mesazhe ngushëllimi nga miqtë dhe kolegët
Politika është tronditur nga humbja tragjike e deputetit Sokol Olldashi, si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Tiranë- Elbasan. Kolegë dhe miq të deputetit janë shprehur të pikëllyer për humbjen e Olldashit, ndërsa kanë ngushëlluar familjarët për humbjen e madhe.

E dashura mike Kozeta Mamaqi!

Një aksident tragjik këputi rininë dhe jetën e birit Tuaj të dashur dhe zhyti në zi familjet tuaja, gjithë Shqipërinë. Duke ndarë me ju dhe qytetarët e Shqipërisë pikëllimin e thellë dhe zinë, ju përcjell ngushëllimet të sinqerta dhe i lutem së bashku me ju Zotit që engjullin tuaj, që nuk e kemi më, të gjejë paqen e merituar dhe ju, forcën shpirtërore për të përballuar dhimbjet e humbjes së pakompensueshme të fëmiut tuaj të dashur!!!

Flori Bruqi me familje
Asllan Dogjani: Ngushëllimet më të sinqerta familjes së mikut tonë Sokol Olldashi! U prehtë në paqe
Isa Mustafa: Partia Demokratike e Shqipërisë humbi një veprimtar të madh të demokracisë së re shqiptare kurse shteti shqiptar një anëtar të spikatur të legjislacionit. Vdekja tragjike e Sokol Olldashit është një humbje e cila kapërcen kufijt e shtetit shqiptar. Ishte njeri me dije dhe kulturë evropiane, njeri që komunikonte me gjuhën dhe logjikën evropiane, prandaj të gjithë ne do ta ndjejmë mungesën e njeriut tone-shkruan Isa Mustafa ne mesazhin e tij ngushellues. I shpreh ngushllimet e mia më të thella familjes Olldashi për humbjen e më të dashurit të saj, kryetarit të PD z. Lulzim Basha dhe Parlamentit Shqiptar për humbjen e një figure të madhe të demokracisë.
Fatos Nano: Me hidhërim të thellë morra vesh lajmin tronditës të ndarjes nga jeta të deputetit të Partisë Demokratike, Sokol Olldashi. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen e të afërmit, miqtë, dhe kolegët. U prehsh në paqe.
Mesila Doda: Lamtumirë miku im! Ishe më i mirë se ç’duhej për këtë botë! Zoti të dhëntë paqen e tij!
Jakup Krasniqi: Vdekja e Sokol Olldashit është humbje e madhe. Humbje e madhe për familjen dhe për Kuvendin. Familja ka humbur njeriun më të dashur
Oerd Bylykbashi: Do të të kujtoj ashtu si në ditën e parë kur u njohëm në gjimnaz në 1988. Do të të kujtoj si nxënës i shkëlqyer, inteligjent, i shkathët, poet i talentuar dhe me kitarën tënde në dorë. Të mbaj mend në qindra momente të tjera në këto 25 vite miqësi e punë. Mbi të gjitha, do të të kujtoj atë ditë të ftohtë të shkurtit 1991, në palestrën e gjimnazit “Naim Frashëri”, kur mes nxënësve që protestonim dhe solidarizoheshim me grevën e urisë së studentëve, ti u ngjite mbi kokat tona mbi një shkallë druri të mbështetur në mur. Në atë moment ti u bëre lider i të gjithë neve. Ai do jetë imazhi që do ruaj përgjithmonë për ty, mik i vjetër! U prehsh në paqe Koli!
Tritan Shehu: Humbëm një shok, një mik. Humbje e tmerrshme për atë dhe familjen. Humbje e tmerrshme për politikën e shoqërinë. Ngushëllimet më të thella.
Majlinda Bregu: Lamtumirë Koli, miku im i mire. Paç paqe në atë botë më shumë se trazirat e kësaj që le.
Eduard Halimi: Lamtumirë i dashur miku im.
Ramush Haradinaj: Në këto momente të rënda të dhimbjes e të pikëllimit, u përcjell ngushëllimet më të thella juve personalisht, ish-kryeministrit Berisha dhe të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Duke bashkëndjerë me të gjithë ju për humbjen e madhe, më lejoni t’jua përcjellë respektin e thellë për figurën dhe personalitetin e z. Olldashi, për kontributin e tij të shquar në ngritjen dhe zhvillimin e Shqipërisë, të demokracisë dhe të shtetit shqiptar në kohën e tranzicionit, e veçanërisht në dekadën e fundit, ku z. Olldashi la gjurmë dhe u shqua në të gjitha përgjegjësitë, qoftë si ministër, qoftë si deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Duke qenë me juve në këto momente, ua përcjellë bindjen se do të gjeni forcën dhe kurajon për ta përballuar dhimbjen për humbjen e kolegut të mirë dhe politikanit të shquar shqiptar, z. Sokol Olldashi.
Behgjet Pacolli: Ngushëllime të sinqerta familjes Olldashi. Vlerësoj lartë kontrubutin e deputetit Olldashi. Ndarja e parakohshme nga jeta e Olldashit është e dhimbshme.
Ali Ahmeti: Lajmin e kobshëm për humbjen e parakohshme të mikut tim dhe deputetit të kuvendit të Shqipërisë Sokol Olldashi e pranova me hidhërim të thellë, andaj në emër të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe në emrin tim personal, ju shpreh ngushëllimet e mija më të sinqerta për këtë humbje të madhe për të gjithë ne.
Shpëtim Idrizi: U prehtë në paqe Koli, Zoti ia lehtësoftë humbjen e dhimbjen familjes dhe miqve!
Kastriot Islami: I dashur Koli! Sonte morëm vesh një lajm tronditës deri në fund të pabesueshëm. Një ngjarje e rëndë për familjen e të afërmit, miqtë, kolegët, të gjithë ne… Uroj të prehesh i qetë. Zoti i dhëntë forcë familjes!
Gerti Bogdani: Një lajm i tmerrshëm dhe fatkeq, që sikurse shkreptima e natës kur vjen, prishi qetësinë e familjes, miqve, atyre që e kanë njohur apo jo!!! Një humbje jashtëzakonisht e rëndë për familjen, miqtë, shoqërinë dhe politikën shqiptare!!! Lutjet shkojnë për shpirtin e tij që të prehet në paqe dhe për familjen që Zoti t’i japë forcë në momentin më të vështirë të jetës së tyre! R.I.P. MIK!
Shegushe Ligori: Kam biseduar me të kur ishte ministër i Transporteve për punimet në rrugën që i mori jetën! Fliste me shumë pasion për këtë investim! Madje edhe për ristrukturimin e rrugës së vjetër për ta bërë atë turistike… Ngushëllime familjes dhe të afërmve të deputetit e politikanit të karrierës, Sokol Olldashi!
Taulant Balla: Një lajm i hidhur në këtë mbrëmje për të gjithë ndarja nga jeta e kolegut tonë, Sokol Olldashi. U prefsh në paqe, Sokol!
Erjon Braçe: U prehtë në paqe Sokol Olldashi!
Piro Lutaj: I trishtuar pa masë për aksidentin tragjik, i cili i mori jetën kolegut tim Sokol Olldashi, nuk gjej fjalë për të ngushëlluar familjarët e Sokolit, në mënyrë të veçantë bashkëshorten dhe 2 djemtë. U prehtë në paqe Sokoli i paharruar!
Rudina Seseri: Ngushëllime dhe keqardhje për Sokol Olldashin dhe familjen e tij në këtë mbrëmje të vështirë.
Andis Harasani: Refuzoj ta besoj lajmin për mikun tim, Sokol Olldashi!
Astrit Bushati: Humbëm një mik! Ndihem keq! Pushofsh në paqe, Kol!
Alfred Peza: E tmerrshme… E takova mikun dhe kolegun tim Sokol Olldashi sot ne 18:30 ne bar-in e Hotel Rogner…

Kryetari i BDI-së në Maqedoni, Ali Ahmeti, ka ngushëlluar familjarët e të ndjerit, deputetit, Sokol Olldashit.
“Lajmin e kobshëm për humbjen e parakohshme të mikut tim dhe deputetit të kuvendit të Shqipërisë Sokol Olldashi e pranova me hidhërim të thellë, andaj në emër të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe në emrin tim personal, ju shpreh ngushëllimet e mija më të sinqerta për këtë humbje të madhe për të gjithë ne.
Kontributi i Sokolit në të gjitha zhvillimet demokratike në Shqipëri është i lartë dhe vepra e tij do të kujtohet me shumë respekt dhe mirënjohje nga të gjithë shqiptarët në Tiranë, Prishtinë, Shkup dhe në çdo vend tjetër ku ata jetojnë.
Të gjithë ne bashkëndjejme me dhimbjen e familjes suaj dhe ju mbajmë në lutjet tona gjatë këtyre ditëve të vështira për ju dhe të gjithë ne”, shkruan Ahmeti.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...