2013-12-12

Nga Kryesia e LSHK-së: Takimi letrar "Esat Mekuli" mbahet në Prishtinë me datën 17 dhjetor 2013



Kryesia e LSHK-së ka caktuar këta pjesëmarrës për lexim në takimin letrar Esad Mekuli, më 17 dhjetor 2013:
1.     Abdullah Troshupa
2.     Agim H. Berisha
3.     Ajshe Qorraj-Berisha
4.     Albina Idrizi
5.     Arben Rashkaj
6.     Arben Veselaj
7.     Aziz Mustafa
8.     Bajram Kosumi
9.     Baki Ymeri
10.  Behram Hoti
11.  Berat Luzha
12.  Brikenë Ceraja
13.  Demë Topalli
14.  Dren Shala
15.   Flori Bruçi
16.  Gjon Gjergjaj
17.  Hasan Qyqalla
18. Izet Hajdini 
19.  Kemajl Aliu
20.  Merxhan Avdyli
21.  Mexhid Havolli,
22.  Muhamed Kërveshi
23.  Mustafa Balje
24.  Naxhije Doçi
25. Nebih Bunjaku
26. Nebih Krasniqi
27.  Nexhat Rexhaj
28.  Nuhi Vinca
29.  Qerim Pllana
30.  Resmije Kryeziu
31.  Rexhep Hoxha
32.  Riza Haziri
33.  Rrahim M. Sadiku
34.  Sanije Ahmeti-Dubova
35.  Sevime Fetiqi
36.   Sylë Osmanaj
37.  Sheremet Prokshi
38.  Sherif Çitaku
39.  Sherife Thaçi
40.   Vehap Shita
41.  Violetë Bardhi
42.   Xheladin Mjeku

Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës                                                                                                       The Writers League of Kosova
10000 Prishtinë, Kosovë                                                                                                                                
 Email: Lshk Prishtinë (lshk2012@yahoo.com
                                                                                                                               
  Mob. 00 377 44 167 147 & 00 377 44 158 324 

Ftesë

Kryesia e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës ju fton të merrni pjesë në programin e takimit letrar Esad Mekuli, më 17 dhjetor 2013, në Prishtinë.

Të ftuarit mund të lexojnë  nga një krijim letrar: poezi, fragment proze, drame, humori a eseje letrare deri një faqe makine.

Punimi të jetë i papublikuar, sepse hyn në konkurrencën e çmimeve letrare. 
Një kopje e punimit dorëzohet  për jurinë letrare në fillim të manifestimit.

Ju lutemi të konfirmoni ftesën për pjesëmarrje deri më 15 dhjetor 2013.

Paraqitjet pas këtij afati nuk vlejnë.                             

Programi

Programi i takimit letrar Esad Mekuli  zhvillohet  më 17 dhjetor 2013   në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës në Prishtinë.

Ora 12

1.Sesioni letrar Letërsia dhe integrimi shpirtëror

Ora  13, 30

2. Përurime veprash

Ora 18

3. Akademi  letrare

Me nderime,


Kryetarja e LSHK-së

Dr. Flora Brovina

Prishtinë, më 7 dhjetor 2013




43.    Zana Piraj

VETEM E VERTETA ASHT KULTURË !

Nga Fritz RADOVANI:


 


 “Shqiptari nuk ka nevojë t’i krijojë vetes një histori për me u afirmue. Bota e Lahutës së Malcis asht shfaqja ma e sigurtë e shpirtit të tij heroik e fisnik”.
                                                                                      At Viktor Volaj OFM (1910 – 1995)
            “Lahuta e Malcis” asht Historia e vertetë e Popullit Shqiptar!
            Shqiptarët janë një nder popujt ma të vjeter të Europës! Sikur Populli Shqiptar të mos kishte kulturen e vet, ai do të ishte asimilue dhe zhdukë me kohë nga të tjerët...
            Kushdo që na ka pushtue ka kerkue me na skllavnue per me mërrijtë tek qellimi final: Me na plaçkitë, me na robnue, me na shue dhe me na zhdukë nga faqja e dheut.
            Pa shkue larg nder shekujt e mesjetës apo të skllavnisë otomane, kur endè né arrijtëm me shpetue çka mund të shpetohej nga një pushtues barbar e shkatrrues, mbas asaj katastrofe shekullore né provuem vetem qeverisje antikombtare. Kështu u arrijtë që mbas Luftës së Dytë Botnore, nga “krushqia” mes Aleatëve, Shqipnia u la nën sundimin sllavokomunist të Titos e Stalinit, vetem per tu shkombtarizue dhe shue si Shtet i Lirë që i perkiste Europës Perëndimore, dhe vetem Asaj Europë, së ciles, Heroi ynë kombtar, dhe i papersëritëshmi në histori Gjergj Kastrioti – Skenderbeu,  i siguroi qytetnimin!
            Nipa e sternipa të Trimit Hotit Dedë Gjo’ Luli, do t’ ishin kurbanet e para që do të vazhdonin me la me Gjakun e paster të Fisit tyne... Token Nanë nga armët sllave.
            Ajka e kulturës Shqiptare u pushkatue. U mbyllen shkollat e Shkodres prej ku buronte vetem Atdhetarizmi dhe kultura kombtare! U vranë profesorët që guxuen me tregue të vertetën nder bankat e atyne shkollave. U vodhën edhe bibliotekat e muzeumet e tyne. U fallsifikue historia e vertetë e rujtun nder ata muzeume. U ndalue me urdhën qeveritar “Hymni i Flamurit Kombtar” bashkë me “Lahuten e Malcis”... Nuk u lejue ma shfaqja e melodramëve atdhetare të Don Ndrè Zadejës. U pushkatue pa gjyq ma i madhi publicist atdhetar Don Lazer Shantoja...Filloi haptas lufta antikatolike që ka vazhdue derisa ua shkatrruen edhe vorrezat Atyne Burrave, që pa pikë frike guxuen me thirrë: “Jemi mbasardhës të Kastriotit në të gjitha Trojet Shqiptare, të robnueme persëri!”, dhe në trunin e paster të Rinisë Shqiptare, u rrah me çekanin bolshevik vetem gënjeshtra (ideologjia komuniste)! E “drapni” stalinist, vazhdonte me korrë mendjet e ndrituna!
            Vorfnia dhe gjurmët e qytetnimit u strukën edhe njëherë nder vatrat Shqiptare!
            Robnimi sllavokomunist pushtoi Shkodren Martire me padijen marksiste!
            “Liria e Perparimi” u pranguen nder 26 burgjet e terrorit barbar të Enver Hoxhës.
            I vetmi stacion ku shprehej lirisht Shkodrani...ishin stomijet e Zallit të Kirit!
            Mbuloj me plehun e gropave të zeza “Fjala e vertetë bashkë me Herojt’ e saj”!
            E nuk shkoi gjatë, e gjithë Shqipnia u ba varri i Shkrimtarëve të saj...
            Ata që guxojnë me thanë të Verteten, në Shqipni... nuk kanë as varr!

SHKRIMTARË TË “VORROSUN” TË LETERSISË SHQIPE MBAS VITIT 1944.

Vasil ALARUPI  (Bendo Shapërdani)
Frano ALKAJ
Pashk BABI
At Pashko BARDHI  OFM. (OFM, Urdhni Françeskan)
Don Ndue BITYQI
Martin CAMAJ
Kostë A. ÇEKREZI
Nikoll DAKA
Guljelm DEDA
At Benedikt DEMA  OFM.
Mark DEMA
Imzot Preng DOÇI (Ipeshkëv – Abat i Mirditës)
Qemal DRAÇINI
At Gjergj FISHTA  OFM.
Filip FISHTA
Kristo FLOQI
Mehdi FRASHËRI
Dedë GAJTANI
Don Nikoll GAZULLI (Don, prift shekullar)
At Athanas GEGAJ  OFM.
Karl GURAKUQI
At Daniel GJEÇAJ  OFM.
Pashko GJEÇI
At Shtjefen GJEÇOV OFM.
At Anton HARAPI  OFM.
At Mark HARAPI SJ. (SJ. Urdhni Jezuit)
Zef M. HARAPI
Et’hem HAXHIADEMI
Imz. Gjon Nikollë KAZAZI
Vangjel KOÇA
Ernest KOLIQI
Faik KONICA
At Fulvio KORDIGNANO  SJ.
Muzine KOKOLARI
Mustafa KRUJA – MERLIKA (Pseudonim Shpend BARDHI)
Lame KODRA (Sejfullah MALESHOVA)
Konstantin KOTE
At Donat KURTI OFM.
Anton LOGORECI
Mati LOGORECI
Krist MALOKU
At Ambroz MARLASKAJ  OFM.
At Luigj MARLEKAJ  OFM.
Don Nikoll MAZRREKU
Branko MERXHANI
At Pjeter MËSHKALLA SJ
Hilë MOSI
Zef NDOKILLIJA
Lef NOSI
At Bernardin PALAJ  OFM.
Gaspër PALI
Anton PALUCA
Gjergj PEKMEZI
Arshi PIPA
Don Kolec PRENNUSHI (Pseudonim Mujs POLEMI)
Imzot Vinçenc PRENNUSHI  OFM.
Don Engjëll RADOJA
Sami REPISHTI
Namik RESSULI
At Justin RROTA  OFM.
Zef SCHIRO Jr. (I riu)
Cuk SIMONI
Gjon SINISHTA
Don Aleksandër SIRDANI 
At Marin SIRDANI  OFM.
Stavro SKENDI
Lumo SKËNDO (Mit’hat FRASHËRI)
Don Lazër SHANTOJA (Pseudonim Y...)
Gjush SHELDIJA
Simon SHUTERIQI
Kolë THAÇI
Luigj THAÇI
At Zef VALENTINI  SJ.
Ndoc VASIJA
Zoj XOXA
Don Ndrè ZADEJA
At Anton ZANONI  S.J. (Urdhni Jezuit)
Pjeter ZARISHI
Tajar ZAVALANI
Zef ZORBA

Shenim: Lè të jetë edhe pse jo e plotë kjo listë (nr. 80), një nxitje per plotsimin e sajë.
            Me respekt, Fritz Radovani.

            Melbourne, Nandor 2013.


Mr.sc.Aishe (Shqipe) Qorraj-Berisha :Tri poezi

 



Natë dimri trup i pambuluar


Natë dimri trup i pambuluar,
Të pranoj ashtu siç ishe,
Pa e kuptuar zhgënjimin e zemrës sime,

Ritmi i rinisë  nisi të  mplakej,
Tani kur zgjodha një tjetër kraharor,
Ironia e jetës më  bëri për vete,
Zemra dritaret nuk i hap më dot,
Mbete i mbyllur i mbuluar me lot.

Më gënje tani që
 nuk jam zgjuar,
Përtej  botrave, përtej zotrave më hedh,
Pagan fajtorëve për botën e mirazheve,
Më prek se shpirti nuk më  fle,
Në kockat e mbështjella me damarë plot afsh,
Malli i fjetur dënesë.

Nga kënaqësia i thashë vetes, vdis,
E pambuluar isha deri në  mëngjes!

Të admiroj për botën  e pamëshirë
Zemra nuk di të mësoj, ajo ndjen
I pambuluar i tëri trup, i shkrirë  si ndëshkim.

Zëri e trupi im ka mbuluar vetminë time,
E magjepsur nga dhembja pres agonin e të vdekurve,
Në  botë  të  urrejtjes e së  keqes  gjeta dashurinë,
Vitet janë bërë me mijëra orë,
Rri e zgjuar
Pres hënën të fshihet, dhe bashkë  me të
Piramidë  ngre trupin.

Kur vret bukuria sërish trup i pambuluar
Mall i shfrenuar  i djajve u bëra
E kurrë përjetësim i dashurisë..!


Idhulli im

Digjen mendimet,
Fjalët, ëndrrat.
Idhulli im,
Shenjtor i përjetshëm.

E vërteta,
Frikë për të çmendurit.
Fëmijët lindin
Diell dite.
Ç’dhembshuri të ka zemra?

Të varrosa me të kaluarën
Mbështjell në mister
Rrugës së jetës
Kam gdhendur nëpër lis
Një emër që nuk e thirra.

Pluhuri rënë fytyrës,
Deti e mori në gji.
E preka.
As fund as gjurmë.
A lind tjetër Njeri?!


Simfoni e trishtuar

As për ADN – në s’ka më gjak,
Digjen fjalët, mendimet, ëndrrat,
Simfoni e fundit se duron mjerimin.
Idhulli im, shenjtor i dhembjeve.
Të zbresin meteorët, e vërteta,
Trupi në dhe të huaj, frikë na ka mendja.
Për të gdhendur një emër
Në lisin e vjetër, kurrë nuk është vonë.
Fëmijët lindin diell dite.
Sytë plot mall për simfoninë
Me tinguj paqe
Të lënë përgjysmë.
Në ritualin e fundit
Varrosën të kaluarën
Dhe një emër që nuk e thirra.
Sytë e qiellit deti i mori në gji.
Të mos i verbojë qetësia
Eshtrat vijnë e fshihen yjeve
Që  t’i presin agimet
Rrugëve të jetës
Mbi varr
Një grusht dhe
Këngë e fundit
Simfoni e thënë për ta,

Me gjuhë dielli.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...