Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/12/18

HISTORIA E LUFTËS SË KOSOVËS DUHET TË SHKRUHET ME FAKTE E JO ME RRENA



Këtu po i botojmë emrat e 10 eprorëve të Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë që ishin angazhuar në misionin kombëtarë të trajnimit të dy grupeve shqiptare nga Kosova, për të cilat i kemi botuar dy shkrime në ditët e shkuara, me emrat e të gjithë atyre që ishin në mision të atdheut.



Pjesë e këtyre dy grupeve ishin edhe heronjtë Sali Çekaj e Adem Jashari, të cilët do të jenë edhe dy heronjtë kryesor të këtyre grupeve, që përveç se si udhëheqës edhe si ushtarë vazhduan luftën kundër okupimit serb deri në flijim.

Kjo është lista e eprorëve:

1. Qani Abazi-përgjegjës kryesor për stërvitje

 2. Hysen Ymeri-përgjegjës i grupit 

3. Kastriot Hoxha-përgjegjës i grupit

4. Agron Dhimarka-drejtues i qitjes

5. Ylli Mici-drejtues i qitjes 

6. Artan Gjika

7. Ramazan Zeneli 

8. Edurd Abazi 

9. Spartaku-ishte eprorë i përgatitje fizike 

10. Sinab Dano-ishte komandant i pikës stërvitore në Surel të Malit të Dajtit.



Pas stërvitjes së dy grupeve guerile apo komandove siç i quanin vetë ushtarakët e Shqipërisë, tashmë të prezantuara nga ne në ditët e kaluara, këtu po botojmë informacionet se ishin pikërisht këto dy grupe, që në të vërtetë do të kthehen në baza të organizimit luftarak në Kosovë.
Këta burra do të jenë ata që do të ruajnë deri në fshehtësinë më të madhe sekretet për aksione, dhe se argumentet flasin se operacionet e nisura në Shqipëri, nuk kishin përfunduar vetëm me stërvitjet e tyre, pasi shumica prej tyre do të hyjnë në Kosovë të armatosur, do të depozitojnë dhe do të shpërndajnë armët. 

Këtu më poshtë është Lista origjinale e 33 ushtarëve të parë që thyen kufirin shqiptaro -shqiptar në dhjetor të vitit 1991 nën komandën e heroit të Kosovës, Sali Çekaj.
Kjo listë ka edhe numrin e pushkëve të secilit person që u shpërndanë në Beleg.
Lista e 33-ushtareve që hynë në Kosove me 02.12.1991:
 1.SALI ÇEKAJ- komandanti i parë i grupit gueril
2. Adem Jashari 
3. Muharrem Bobi
 4.Osman Ferizi
 5. Sami Tahiraj
6. Shkelzen Gjonaj
7. Hasan Ferizaj
8. Ramadan Begu
9.Nazmi Bajrami
10.Lutfi Jonuzi
11. Ilmi Peci
12.Ejup Murseli
13. Shahin Bejtullahu
14. Fadil Kadria
 15. Iliaz Kadria (Kodra)
16. Avni Rama
17. Sahit Jashari
 18. Shaqir Salihi
19. Xhemajl Kelmendi
20. Naim Gubetini
 21. Shemsi Zeqiri
22. Xhavit Gubetini
 23. Faton Gajtani
 24. Isuf Ismajli
 25. Driton Restelica
26. Ekrem Sheholli
27. Qenan Azizi
 28. Feriz Xhemaili
 29.Nuri Bexheti
30. Bujar Zeneli
31. Orhan Ibrahimi
 32. Jakup Limani
 33. Halil Palloshi
 34. Murat Jashari
 Lista origjinale me numër të pushkës, edhe numrin e Adem Jasharit, është dorëshkrim.
AGJENCIONI FLORIPRESS
lista1nenshkrimet

Kulla e Saim Tahirajt në Beleg të Deçanit, e shkatërruar nga forcat serbe, ku u armatos Aadem Jashari
Kulla e Saim Tahirajt në Beleg të Deçanit, e shkatërruar nga forcat serbe, ku u armatos Adem Jashari

......
Shkrimtari tashmë i ndjerë Abduallah -Konushevci,thoshte  :“Gjithëmonë ka qenë veshtirë me qenë shqiptar.Nuk është lehtë as sot….“
Derisa ushtari Saim Tahiraj thotë: „Asnjëherë nuk ka qenë më veshtirë se sa sot të jesh shqiptar“
Populli me një histori të lavdishëme ,dhe me nje të sotme e cila e bën nostalgjik ate për të kaluarën e tijë ,ai nuk e ka të garantuar të ardhmen, dhe hapi i tijë është hap i një shartimi dhe degjenirimi të ri shpirtëror.
Saim Tahiraj- ushtar i lirisë
                             Saim Tahiraj- ushtar i lirisë
Ushtari i lirisë Saim Tahiraj do të thoshte :“Krenarin time më shumë e gjej në të kaluarën se sa në të somten tonë ,dhe nuk ndihem aspak mirë për këtë fakt . E kaluara më ngirt krenarin dhe atë e gjej me shume te Gjergj Fishta se sa tek „shqiptarët e gjalle“ të ashtuquajturit dhe të vetshpallurit heronjë ,duke qenë që e kaluara e tyre është aq e errët dhe e ndyrë,saqë edhe turprohem edhe me veten time ,kur dijë kush është duke na e zënë frymën,me kapitalin e tyre të rrem njerëzor,familjar ,intelektual dhe kombëtar
Sali Çekaj ishte dhe duhet të rrespketohet si komandanti i aradhave të para në mbrojtëje të pragut të shtëpisë
Të tillë hiena shkelin mbi varret dhe gjakun e tyre ,siq është i gjithanshëmi dhe komandanti ynë i ditëve të para Sali Çekaj,derisa po përgadisnim aradhat e para, dhe forcat në mbrojtje të pragut të shtëpisë,sipas filozofisë së udhëheqësit tonë shpirtëror Ibrahim Rugova,pastaj pamshirë shkilet gjaku i Ali Ukajt,poashtu gjaku i pastër i kolonelit tonë Ahmet-Krasniqi i cili kishte krijaur strukturat e mirëfillta për luftë kundër okupatorit shekullor,të cilat më vonë e thyejnë kufirin shqiptar të udhëhequra nga Saliu ynë ,komandanti ynë,poashtu vëllezërit Nikqi të cilët u vranë në Shqipëri,deri te i fundit Isuf haklaj dhe Sebehate Tolaj….
Xhemajl Haxhiu:“Pseudoqlirimtaret ua kan kaluar UDB-së për vrasjet,makabër si dhe për dhunime“
Saimin e ndërpren Xhemajl Haxhiu duke e përplotësuar atë:“Këta pseudoqlirimtar ua kan kalue UDB-së për vrasjet,makabër si dhe për dhunime,për periudhën kohore,porë fatkeqësisht këta vrasës dhe dhunues flasin ,në raste të caktuara edhe ata të UDB-së kan folur poashtu shqip, kur kan pasur nevojë ,dhe u është dashur,mu ashtu sikur këtyre kriminelve , tani që kur u duhet flasin shqip dhe të tillët duhet demaskuar tërsisht, mu ashtu siqë bëri dhe bën në vazhdimësi Saimi ynë ,mu ashtu siq u prononcua Lubonja dhe A.Idrizi .
Kriminelët duhet hedhur para gjyqit dhe drejtësisë
Derisa po fliste Xhemajli ,Saimi shtërngoj dhëmbët dhe vazhdoj :“Sipas një statistike të UNMIK janë 640 përsona të vrar vetem pas lufte ,dhe dorasit dihen, adresa eshte e saktë ,dhe qendra urdhërdhënëse është LPK, e cila krijoj organizata dhe grupe famëkeqe ,të cilat kishin për qëllim likujdimin e përsonave me rëndësi të istitucioneve të Kosovës të udhëhequra nga Presidenti ynë historik Ibrahim Rugova, dhe që rruga drejtë pushtetit të jetë pa pengesa,duke frigsuar dhe shantazhuar ,intelektualet dhe akademiket tanë .
Struktura famkeqe kishin një mbështetje të parezervë nga pushteti i atëhershëm i shtetit Shqiptar
Këto struktura famkeqe kishin një mbështetje të parezervë nga pushteti i atëhershëm i shtetit Shqiptar ,i cili ishte fatkeqësia më e madhe për popullin shqiptar.
Të jeni të binur që derisa e vërteta të mos dali në shesh urdhërdhënsit dhe vrasësit kriminel, të mos nxirren para drejtësisë ,dhe të dënohen për veprat e tyre kriminale që i kan kryer ,Kosova nuk do të ket kurrën e kures prosperitet,meqë me kriminel në qeveri dhe në apartin shtetëror nuk mund te hecet përpara.“
Mërgimtarja nga Kosova, e cila nuk rri e strukur në mërgim
Papritmas ndërhyn mërgimtarja nga Kosova, e cila nuk e rri e strukur në mërgim , po për hirë të konfeciodinalitetit emërin e sajë nuk e publikojmë dhe shton:“.. informata secili munde te kete aq sa i inetereson te dijë …të pakufizuara bile mvaret nga mendja që i „mbledh“ato …nuk ka më sekrete ndër të gjallët .
Nuk mund të varroset e vërteta ..sado perfid të ken qenë varrmihësit ,kjo ndodh vetëm në qiellin tone
Sali komandanti me shok
Anton Quni,Sali Çekaj dhe Agim Ramadani  
Nuk mund të varroset e vërteta ..sado perfid të ketë qenë varrmihësi …ky lloj qlirimtarësh të rrem jan mësuar të jen të përkdhelur,të paprekur,që të mos u mungoj as qimja e flokut .
Kjo ndodh vetëm në qiellin tonë shqiptar ku e vërteta sado e fuqishëme të jetë ajo bën hap breshke ,dhe vështirë arrin në shteg.Jemi popull i cuditshëm .
Asnjë popull i civilizuar nuk mbulon të palarat me të palara ,vetëm neve na ndodh një gjë e tillë.
Ne pranojmë që të konzervohen gjëra që mabjnë erë në shtat qiej, dhe kjo krijon huti,pasiguri,turbulenca ,dhe kur hapim kutin e konzervuar, futen në masë dhe flasin në emër të popullit, të cilit ia kan pirë gjakun me pambuk,duke krijuar diferenca si tokë qiell,si ditë dhe natë .
Kosova e jonë e shtrenjët është ne një labirinth ku nuk po i dihet shtegu.
Kosova e jonë e shtrenjët është ne një labirinth ku nuk po i dihet shtegu.
Ajo kurrën e kurrës nuk e kishte nje mjerim kaq të thell ,një amoralitet i cili e tronditi shpirtin e shqptarit deri në themel,u humb besa dhe burrëria ,nga hajdut mëhallash ,u vra ajo ,të cilët edhe ashtu ua zënë frymën bajraktarëve të dikurshëm
Ky militantizëm i prapambetur sikur u krijua me bishtin e qiftelisë ,e cila dikur u kishte kënduar atyre ,që vërtetë ishin krijuar si mite,dhe të tila këngë që ishin thesari ynë ,me të cilat e ujisnim shpirtin tonë pamëshirë dhe pa fije turpi u keqëpërdorën ato kenge ,duke dal këta si qlirimitar, dhe me kalimin e kohës e krijuan veten si MIT-legjendë e gjallë ,duke maninpuluar me ndjenjat fisnike të një populli paqësor.
Mitizimi i dhe glorifikimi qlirimtarëve të rrejshëm sikur u ngjan miteve të popujve barbar
Mitizimi dhe glorifikimi i tyre i rrejshëm sikur u ngjan miteve të popujve barbar , të cilët gjithqka krijuan dhe ndërtuan ,në rrena duke mbuluar fytyrën e tyre barabre me maska .
Koha e juaj që moti u ka kaluar tani e kemi atë 12,5 minuta ,nëse deri sot e keni mbuluar diellin me shoshë ,atë gjë nuk mund ta bëni në pambarim ,dhe orvajtja e juaj që ta shpallni antishqiptar një të persektuar nga regjimi i E.Hoxhës ,nga idoli i juaj i cili ushqim kishte gjakun shqiptar ,do jetë e kot në ditët e sotme ku informacioni del dhe përhapet me shpejtësi marramendëse në skajin tjetër të botës.
Fatos Lubonja u kishte bërë ball torturave të regjjmit më të ndyrë
Fatos Lubonja u kishte bërë ball torturave të regjjmit më të ndyrë, qe kishin trasheguar shqiptarët ndonjherë ,dhe vazhdimësi e të cilit jeni dhe ju qlirimtarëve të rrejshëm ,ai do u mund edhe juve sikur kishte bërë me atë regjim antishqiptar
Populli i dërmuar i Kosovës do e përkrah Lubonjën dhe Arben Idrizin ,meqë ai nuk duron bankrotin shtetëror., në q´drejtim është duke e drejtuar kjo klasë e ndyrë e Kosovës, qfar nuk kishte pasur asnjëherë të vetme ky popull gjatë gjithë historisë së tijë“
Idedntifikimi i shqiptarëve me këtë klasë të ndyrë politike është krim
Nëse dikush identifikon shqiptarët dhe shqiptarizmen me këtë klasë të pistë politike,ben krim
Unë për veten time asnjëherë nuk e kam ndier dhe nuk e ndjej veten më pak shqiptar.
Nuk dua të më identifikojnë popullin tim me palaqo dhe gjak të prishur,poashtu nuk e pranoj mitin e tyre të rrejshëm,i cili jo që nuk guxon të pranohet si i tillë ,porëse duhet medoemos të përgjigjet penalisht , për ngecjet e shtetformimit, i cili vije si pasoj e pengesave që i krijuan këta renegatë dhe të shpirtshitur tek agjenturat e huaja.
Saim Tahiraj
                                                        Saim Tahiraj
Saim Tahiraj:Ky lloj zvarranikësh ishin dje dhe sot pengesa e ecjes sonë
Kisha ndrprere miken time nga Bayerni ,për ti dhënë mundësin Saimit të vazhdoj :
„ Ata ishin dje dhe sot pengesa jonë ,atëherë kur neve po i kryenim akcionet tona,këta zhurmagjinjë dilnin me komunikata pa mbulesë nga Bahnhofet e Zvicrrës ,dhe këto që po i them une po mi vërtetojnë edhe anëtarët e LPK.-se të cilët kan qenë në hiearkin më të lartë të saje.
Saim Tahiraj: Atdheu i don bijët e tijë e jo zhurmën pa mbulesë ,ne ishim ata që kryem veprime, të tjerët bën zhurmë vrastare.
Ne asokohe po kryenim veprimet tona pa bëre zhurmë ,derisa këta me zhurmën e tyre i penguan veprimet tona,dhe në bazë të atyre komunikatave pambulesë u dënuan, një numër i madh i njerëzëve tanë ,të cilët nuk kishin asgjë të përbashkët me këtë zhurmë papagajësh komunist…“
Një kategori e pavetdije shqiptarësh bën zhurmë, kur duhet heshtur,dhe hesht edhe atëherë kur guri Dardan flet.
Unë e ndërprej Saimin duke thënë :“ Një kategori e pavetdije e shqiptarëve bën zhurmë, kur duhet heshtur,dhe hesht edhe atëherë kur guri Dardan flet „
Saim Tahiraj: Ne dinim që liria do vijë ,meqë miqët tanë ishin me ne , Ahmet Krasniqi koloneli yne e kishte planin e detajuar për të qliruar Mitorvicën
Papritmas ndegjohet Saimi i cili më plotëson :“Ahmet Krasniqi e kishte planin e detajuar për të qliruar Mitorvicën , meqë ne e dinim, që me ndihmën e miqëve do e lirojmë vendin ,po Mitrovica do të mbetej problem, nëse nuk reagojmë në mënyrë të menqur dhe të vendosur vete atje, ajo do na ik,dhe hiena në mënyrë tinzare dhe të pabesë e vran pas shpine ,komandantin e forcave tona ,na e vran pas shpine duke na e sharë të sharët e kombit ,për të penguar lirmin e tërsisë territoriale të vendit tonë .
Ata na e dogjën flamurin dardan derisa idealet tona jan në ne
Të tillët na e dogjën flamurin dardan ,duke qenë të detyruar me vone ,për të pranuar kompromiset dhe planet e mehersheme Serbo- Turke në raport me Kosëvën ,të cilat plane famkeqe i falin me vetëdije mesjetën tonë Serbisë, duke e gjveshur tërsisht Kosovën -dardanin tonë antike nga e kalauara e saje
Plani i Dardanisë antike ishte vizioni i kolosit tonë Ibrahim Rugova ,ai nuk do të shuhet kurr
Plani i dardanisë antike ishte në vizionin e kolosit tonë, të krijoj në dardani moderne me histori,kulturë ,traditë të lasht dhe rrënjë shekullore .
Kjo far e prishur nuk u majftua me kaq ,dhe Serbisë i fali Mitrovicën e shumë më shumë se sa Mitrovicën ,andaj une dal në përkrahje të plot të Lubonjës dhe Arben Idrizit „
Derisa po e ndëgjoja Samin, më vinëte të shaja po disi përmbahesha kur papritmas më rrodhi diqka ndër dhëmbë ,ishte një e sharë dhe e ndërpreva atë ,duke vulosur ai dhe të tjerët qe ishin në tavolinën ku po qëndronim dhe bashkbisedonim.
Unë thash :“Më vije të shajë nëqdo hap dhe qdo lëvizje ,dhe jo vetëm ata që na e shëmtuan dhe na e vran të sotmen,porë edhe të ardhmen tonë .Unë nuk majftohem vetëm ata duke i sharë ,porë unë shaj edhe vetën time ,meqë edhe unë i kisha ndihmuar , dhe perkrahur gjatë kohës së luftës me para dhe me pjesë theatrore.
Unë isha ai, i pari kudo në botën shqiptare që i prezentova opinonit pjesët e para theatrore dedikuar UQK.
Ishte ajo kohë, kur dikush tjetër as që do të guxonëte, të ëdrrronte një gjë të tillë,dhe po ato pjesë theatrore qe ia ofrova LPK dhe anëtarësisë së saj te paket ,ua ofrova edhe LDK dhe anëtarëve të sajë të shumët
Dikush i shpiki një emër asaj….“
Ndrhyn Saimi :“Po vërtetë ishte shpikje meqë neve derisa i krijonim formacionet në mbrojëtëje të pragut të shtëpisë nuk i kemi emëruar ato me asgjë, ato ishin në shërbim të atdheut ,derisa ran heroikisht si Zahir Pajaziti, i cili nuk e kishte pëlqyer emërtimin UÇK,porëse ai ra si shumë të tjerë në altarin e lirisë për dardanin antike dhe nën emblemën e flamurit tonë kombëtar,e jo me flamurin paqavër që na e ofruan SHIK-istat .Po të ishte ai gjallë mu ashtu si unë e mbaj mend,ai do të dilëte hapur kundër këtyre krminelëve,e të njëjtën gjë do e bënin Hamëz dhe Adem Jashari,derisa familja e tyre kaherë janë pozicionuar kundër këtyre vrasësve të lirisë dhe aspiratave tona kombëtare“...



Pas pushimit nga puna Sali Çekaj me shokë një kohë të gjatë punuan ilegalisht kundër pushtetit çetnike-komunist të ish Jugosllavisë dhe Serbisë. Nuk vonoi shumë filluan burgosjet e para të aktivisteve të kësaj ane të cilët të paret në Kosovë iu kundërvunë pushtetit serbo-jugosllav në forma të ndryshme. Në këto momente kritike i madhi Sali Çekaj dhe strukturat tjera udhëheqëse të komunës së Deçanit për t’i shpëtuar kurtheve të cilën ia përgatiten inspektoret e Sekretariatit të Punëve të Brendshme të Serbisë dhe Jugosllavisë në mesin e tyre kishte edhe “ shpirt të shitur të shqiptarëve”. Pa vonuar shumë Salih Çekaj emigroi në Gjermani dhe u vendos në qytetin e Shtutgardit, ku bashkë me shumë shokë të rezistencës shqiptare në krye me Ibrahim Rugovën dhe koordinatorin kryesor e të gjitha aksioneve politike dhe ushtarake në Kosovë prof. dr. Fehmi Aganin nuk e pushuan aktivitetin, e ngjeshur dhe me tempo të shpejtë u ngritën në lider të respektuar në aktivitetin politik dhe atë ushtarak. Nga kjo kohë të gjithë këta punuan me një përkushtim të madh në Zyrën LDK-së në Shtutgard dhe Cyrih të cilat ishte nyja kryesore për ndërkombëtarizimin e çështjes së pa zgjidhur të Kosovës. Drejtimi tjetër ishte fillimi i veprimtarisë ushtarake i cili që atëherë ka vepruar në kuadër të Qeverisë së Republikës së Kosovës e cila punonte në ekzil, ku kishte marrë instruikcione nga njerëzit e Qeverisë për fillimin e përgatitjeve të para ushtarake bashkë me shumë bashkëluftëtarë të besueshëm të çështjes kombëtar të cilën më së miri e ilustrojnë fotografit e kamerës sonë. Punë e madhe në këtë kohë u bë edhe në organizimin e formacioneve të armatosura të njësive të gueriles shqiptare kundër forcave ushtarake, policore dhe paramilitare në Kosovë. Kur jemi këtu nuk mundemi të kalojmë pa e përmendur kontributin e madh të katër shtyllave kryesore të rezistencës shqiptare në Rrafshin e Dukagjinit Sali Çekajt, në Regjionin e Drenicës komandantin legjendar Adem Jasharin dhe në regjionin e Llapit, Zahir Pajazitin, dhe Ahmet Hoxhes në regjionin e Ferizajt dhe Gjilanit. Këta katër martirë dhe shumë martirë të tjerë anë e kënde Kosovës punuan ditë e natë në përgatitjen e luftës kundër pushtetit çetnik-komunist të Serbisë dhe ish Jugosllavisë në një anë dhe në anën tjetër me suksese në këto tri regjione u realizuan aksionet e para të rezistencës shqiptare kundër forcave serbe dhe në të njëjtën kohë me sukses i udhëhiqen formacionet e armatosura të njësive guerile kundër forcave policore dhe ushtarake serbe në Kosovë të cilët vazhduan luftën e hapur fyt për fyt dhe gjoks për gjoks deri sa ranë heroikisht në vijën e parë të mejdanit.

Sali Çekaj me shokët e rezistencës i pari e përpiloi planin ushtarak për fillimin e përgatitjeve për luftën çlirimtare kundër pushtuesit çetnik-komunist në Rrafshin e Dukagjinit dhe Kosovë i cili për një moment nuk kishte mundësi realizimi. Këtu ndikim dominues pati diplomacia amerikane e cila urgjentisht nga udhëheqësit e shtetit shqiptar të Shqipërisë dhe ata të Kosovës kërkoi që menjëherë të ndërpriten përgatitjet për fillimin e luftës në një anë, kurse në anën tjetër në asnjë mënyrë mos të hyhet në konflikt me forcat ushtarake dhe policore të shtetit serb dhe atij të ish Jugosllavisë.

 Në anën celulat e para të njësive guerile pasi në këtë kohë në Shqipëri kishin ardhur gjashtëdhjetë vullnetarë  të rezistencës shqiptare nga të gjitha trevat shqiptare, Evropa deri nga Amerika e largët. Kështu pa vonuar në Burrel dhe në malin Dajti u liruan objektet ushtarake të cilat kryesisht u përdorën për vendosjen dhe përgatitjen e gjashtëdhjetë djelmoshave vullnetarë që kishin ardhur nga shtetet e Evropës, Amerika e largët, Maqedonia, Kosova Lindore dhe viseve të tjera...

Mirëpo, ndërkohë erdhi lajmi mos të nisen në kohën që ishte caktuar, sepse rreth kufirit kishte koncentrime dhe lëvizje të mëdha të forcave ushtarake dhe policore serbe dhe jugosllave, e sidomos rreth kufirit në Zonën e regjionit të Rekës së Keqe deri në Junik dhe fshatin Pobergjë.

Kështu Sali Çekjat e shtyri hyrjen e njësive të rezistencës në Kosovë për një kohë të shkurtër, dhe e ndërroi vijën e rrugës nga Shqipëri në drejtim të Kosovës. Gjatë këtyre ditëve punë të madhe në formimin e bërthamave të para të rezistencës shqiptare bënë Sali Çekaj, Zymer Lulaj, Zahir Pajaziti i cili për fat të keq u vra nga dora kriminale serbe forcat serbe.

Në këtë kohë shumë të vështira organizimi rezistencës shqiptare iu besua heroi kombëtar Sali Çekajt i cili ishte i vetmi që posedonte me njohuri ushtarake si oficer rezervë i cili kishte njohuri rreth pikave për të hyrë nga Shqipëria në Kosovë dhe anasjelltas...

Komandanti legjendar shumë pak u respektua në vitet e fundit në Kosovë si njeri i qetë, serioz, i besës dhe njeri prej intelektualeve i cili shumë mirë dinte së çfarë duhet bërë për Kosovën.

Sali Çekaj pas tridhjetë ditësh ushtrimesh intensive të gjashtëdhjetë ushtarëve, sa ishin në grupin e dytë, vetëm tridhjetë e katër prej tyre me shtatëdhjetë e pesë kallashnikovë, municion dhe bomba dore para nisjes për Kosovë.

 Në këto momente të vështira Saim Tahiraj bashkë me Xhemail Berishën e ndjerë udhëtuan për në Kosovë me detyrë për të vëzhguar dhe siguruar udhëtimin e tridhjetë e katër ushtareve të rezistencës shqiptare për në Kosovë...


                    Grupi i pare i ushtarakeve nga pergatitjet ushtarake ne Shqiperi - 1991 . 
Ne kete foto       gjenden edhe deshmoret e kombit, Zahir Pajaziti,Ahmet Hoxha dhe Sali Cekaj...

****

Gjatë udhëtimeve tona neper disa shtete të Evropës perëndimore në Zvicër u takuam me bashke luftëtaret e të madhit Sali Çekaj- Saim Tahiraj, Agim Mehmetaj, Haki Latifin dhe Kastriot Hoxhën me të cilët e zhvilluam një bisedë mjaft interesant rreth veprës dhe rolit të komandantit Sali Cekajt në përgatitjen e luftës çlirimtare në Kosovë gjatë viteve 1991- 1999 dhe vrasja e tij tragjike në Kosharen Legjendare që çka mbeti e shënuar në bllokun tonë gazetaresk. Të flasësh për figurën e Sali Çekaj është një nder, por edhe një përgjegjësi e madhe, sepse këtu kemi të bëjmë me një ndër figurat më të mëdha të kombit në historinë më të re të Kosovës. Ai ishte dhe do të mbetet për gjithmonë një figurë poliedrike, shumëdimensionale e cila ngërthen në vetë të gjitha ato veti që rrallë herë në histori mund të gjinden të kompletuara te një personalitet udhëheqës të cilin e bëjnë të pranueshëm për të gjitha shtresat e shoqërisë.
Figura e Sali Çekajt ka nevojë për një studim të mirëfilltë shkencor ...

Të Sali Çeku- na tha ne vazhdim te bisedës Saim Tahiraj e gjejmë juristin, politikanin, oficerin, guerilin dhe intelektualin e madh i cili gjatë dekadave të fundit të jetës së tij diti në mënyrën më të veçantë t’i fus të gjitha në shërbim të çështjes madhore kombëtare. Figura e të madhit Sali Cekajt ka nevojë për një studim të mirëfilltë shkencore, e cila do ta zbërthente tërë kompleksin e sajë nëpërmjet të cilit do të dali në pah e vërteta të cilën e ka mbuluar pluhuri i harresës - qëllimshme nga elita e sotme totalitare bolshevike. E tëra kjo bëhet me të vetmin qëllim që t’i vazhdohet jeta gënjeshtrës se madhe historike, e cila u ndërtua nga shkelësit e historisë mbi të cilën ndërtuan karrierën e tyre politike dhe sot qëndrojnë në maje te pushtetit. Aktivitetin patriotik Sali Çekaj e filloi në pranverën e vitit me 1981 me fillimin e demonstratat masive mbarë popullore në Kosovë. Këtë kolos e gjejmë në mesin e tyre. Ndryshimet e mëdha politike të viteve 1990 e gjejnë në krye të udhëheqjes politike në komunën e Deçanit dhe Kosovës. Ai vihet në ballë të gjitha kërkesave mbarë popullore të kohës, siç ishin protestat tubimet dhe marshimet drejt Prishtinës në përkrahje të minatorëve të Trepçës....


.....

Çdo veprimtari politiko ushtarake që ndodhi në Rrafshin e Dukagjit në këto periudha kohore është e lidhur ngushtë me emrin e Sali Çekajt. Sado që elita e kuqe pansllaviste po tenton këtë dhe disa të tjerë t’i eliminojë prej nacional demokrati, nga historia ma e re e Kosovës, ajo ngritët edhe rritët edhe me madhështore, me fitimtare duke u shtrirë dhe përqafuar në tërë hapësirën Shqiptare dhe bëhet figura me e dashur, me çmuar dhe ma e respektuar e kohës. Pas gjithë këtyre aktiviteteve politiko-ushtarake në Rrafshin e Dukagjinit edhe me gjerë- Sali Çekajt lufta e hapur e gjënë në majat e organizimit ushtarak pran Ministria e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës të udhëhequr nga Ahmet Krasniqi. Sali Çeaj së bashku me shokë vuri bazat e para të këtij organizimi në Rrafshin e Dukagjit. Nga muaji prilli e vitit 1998 ai së bashku me Rrustem Bruçin, Adem Ukhaxhën e shumë shokë të tjerë shtrinë këtë organizim në regjionin e Rrafshit te Dukagjinit, ku më vonë do të vendoset Shtabi me të tri Brigadat Operative 131, 133,134 të komanduar nga komandanti Tahir Zemaj, i cili sa herë fliste për Sali Çekaj, fliste me pietetin më të lartë dhe thoshte; “Unë kam qenë Komandant i Dukagjinit, por Sali Çekaj ishte figurë e njohur dhe shumë e madhe në Rrafshin e Dukagjit e më gjerë”. E unë, lirisht mund të pohoj se baza e rezistencës të UÇK-së në Tropojë për shpërndarjen e armatimit, vija e furnizimit përmes Vokshit që komandohej nga komandant “ Guri “- Adem Ukëhaxha, baza në shkollën e Viqidolit, ku vendos komanda e udhëhequr nga Tahir Zemaj, mbi njëqind ushtarë që Rrustem Bruçi me shokë e rezistencës i sollën nga Kosova në Shqipëri me të cilët u formuan këto tri brigada operative, të cilat vijën e furnizimit me armatim e kishin nga shtetet perëndimore ishin rezultat i punës se Sali Çekut me shokë. Pas futjes së njësive operative në Kosovë nën komandën të Tahir Zemes, Sali Çekajt në Kosovë pati rol kyçe në komandën e këtij shtabi, ai ishte edhe komandant i Brigadës 134. Këto njësi operative patën një mori suksesesh në disa beteja si ajo e fshatrave Llukë dhe ajo e Loxhës në të cilën ra heroikisht bashkëpunëtori dhe bashke ideatori me i ngushtë i Sali Çekajt, Rrustem Bruçi, Hilmi Surdulli e tjerë.


Krahas këtyre sukseseve ata patën edhe shumë pengesa serioze nga Shtabit Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Edhe pse në mes të Ministrisë të Republikës së Kosovës dhe Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës u arrit një marrëveshje në Oslo, e që Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kurrë nuk e respektoi këto vendime. Ai në vazhdimësi e ka ka shkaktuar pengesa shumë serioze në terren. Kështu, në këto rrethana ndodhi akti më i shëmtuar i historisë së luftës së fundit çlirimtare të Kosovës- duke bërë atë në kryeqendrën e Shqipërisë - Tiranë, ku e vranë Ministrin e mbrojtjes Kolonel Ahmet Krasniqin.


Historia po përsëritët, sikur me vrasjen e Ministrit të Luftës të Qeverisë se Ismail Qemajlit, Mehmet Pashë Dërralles si dhe në luftën e Dytë Botërore dhe pas saj, kur komunistët shqiptarë të dirigjuar nga ideologët bolshevik pansllavistë: Dushan Mugosha, Milladin Popoviçi të cilët me përkrahjen e disa shpirtrave të shitur të” shqiptarëve” të Kosovës dhe Shqipërisë e prishen marrëveshjen e Mukjes në Shqipëri dhe filluan likuidimin e elitës nacionalistë shqiptare në të dy anët e kufirit shqiptaro- shqiptare cila vazhdoj deri në ditët e sotme. Ata nuk mund ta shihnin në krye të ushtrisë së Kosovës një bir të familjes nacionaliste, të nipit të nacionalistit Aziz Zhilivoda, një nxënës të ideologut të madh nacional-demokrat Metush Krasniqit . Prandaj duhej përdorur strategjia e njohur bolshevike, pastrim kokësh të mëdha që nesër rruga drejt pushtetit të mbetet pa pengesa. Filloi me Ahmet Krasniqin dhe vazhdoi deri te Isuf Haklaj dhe Sabahate Tolaj. Sali Çeku i përjetoi shumë rënd vrasjen të ministrit Ahmet Krasniqi si dhe të Rrustem Bruçit, njësoj sikur në fillimet e luftës së hapur, vrasjen e Adem Jasharit dhe anëtarëve të familjes së tij. Atij këto vrasje sikur ia gjymtuan pjesët kryesore të trupit dhe kështu i plagosur në shpirt shumë rend, vazhdoi rrugën drejt Koshares dhe së bashku me Agim Ramadanin ishin strategët dhe zbatuesit kryesor të ngjarjes se madhe historike të pastrimit të kufirit shqiptaro-shqiptar deri në rënien e tyre heroike në fushën e nderit të cilët ranë për të mos vdekur kurrë edhe kështu u bënë gur themel i fort i përmotshëm i shtetit të Kosovës....

Sali Çekaj si veprimtar i zellshëm politik për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, jurist e, ushtarak vizionar, u detyrua të strehohej në Perëndim, për shkak të presionit e të përndjekjes që i bënte regjimi okupues, ku bashkë me shumë veprimtarë të tjerë të çështjes kombëtare, ishte ndër të parët që u mor me përgatitjen e rezistencës së armatosur, pasi që Serbia ia kishte mbyllur portën çfarëdo zgjidhjeje me mjete politike e paqësore.

Sipas traditës sonë të pasur etno -kulturore, përherë janë cilësuar “burra të dheut", ata të cilët kanë luftuar me guxim e trimëri të pashoqe. Ndërkaq për vetë fitoren në Betejën e Koshares pa dyshim ishte njëra ndër pikat më të shndritshme të luftës sonë për liri gjatë viteve 1998 '99, "ajo shënoi fillimin e fundit të pushtimit gati njëshekullor të vendit tonë nga Serbia, por njëkohësisht edhe sinjalin e qartë të rilindjes së Kosovës"... Në bisedën e gjatë të cilën e zhvilluam këto ditë në Zvicër me bashkëpunëtoret më të ngushtë të Sali Çekajt: Saim Tahiraja, Agim Mehmetaj, Haki Latifin dhe Kastriot Hoxhën dhe të tjerë na thanë:” Ne pjesëtaret e grupit të gueriles shqiptare që punuam dhe rezistuam ditë e nate në Gjermani, Zvicër, Shqipëri dhe Kosovë nëpër shi, borë, ferfllazë, pa bukë, pa ujë dhe rreziqe të cilat na përcjellshin në çdo hap edhe përkundër kërcimeve të një pas njëshme edhe sot jemi aty ku ishte komandanti i ynë legjendar i madhi Sali Çekajt, Adem Jashari dhe Zahir Pajaziti me LDK-në e cila në asnjë moment nuk do të ndalemi për të thënë të vërtetën e luftës së fundit dhe atë me këmbëngulje. Partia më e madhe në Kosovë, LDK në krye me presidentin e ndjerë Ibrahim Rugovën, Profesor Fehmi Aganin ka qenë dhe mbeten motori i i të gjitha ngjarjeve të suksesshme politike dhe ushtarake që u zhvilluan në Kosovë dhe diasporë para dhe pas luftës. Këto dy figura të mëdha të popullit shqiptar në Kosovë me punën e tyre të palodhshme me dy korrik në Kaçanik e shpallen kushtetutën e Kaçanikut, Referendumin për pavarësinë e Kosovës në vitin 1991 si dhe zgjedhjet e para presidenciale.

Adem Jashari me Xhafer Zenen kishin ardhur në kullën e Lush Tahirajt

Më të marrë- vesh për arritjen e armatimit në familjen e Lush Tahiraj në fshatin Beleg të komunës së Deçanit Adem Jashari me Xhafer Zenën nga Drenica legjendare dhe Prishtina me automobilIn e tyre arritjen në shtëpinë e Lush Tahirajt, ku nga njësiti i gueriles deçanasve në krye me Sali Çekun iu organizoi një pritje e madhe shqiptare. Në oden e burrave të kullës të Lush Tahirajve komandanti Adem Jashari nga Sali Çekajt u njoftua me aksionet e bartjes së armatimit nga Shqipëria dhe shpërndarjen e tyre në Kosovë dhe Maqedoni dhe përgatitjet që janë duke u bërë në Rrafshin e Dukagjinit dhe komunën e Deçanit për fillimin e rezistencës së madhe shqiptare kundër forcave ushtarake, policore dhe paramilitare serbo çetnike . Pas gjithë këtij muhabeti dikur në orët e vona të natës Adem Jashari me Xhafer Zenën dhe ndihmën e aktivisteve deçanas në automjetin e tyre u ngarkuan katërdhjetë kallashnikov, bombe dore, municion dhe material tjetër luftarak. Anëtaret e njësive guerile nga Deçani në atë moment i sugjeruan Adem Jasharit që të këtë kujdes gjatë rrugës së rrezikshme në relacionin Beleg- Deçan-Pejë- Klinë- Komoran- Gllogovc- Skenderaj- Fushë Kosovë- Prishtinë- Podujevë... Adem Jashari duke u falënderua për mikpritjen dhe përcjelljen e madhe shqiptare që ju bë në kullën e Lush Tahiraj, në fshatin Beleg të komunës së Deçanit dhe për sigurimin e armatimit dhe përcjelljen njësitit të gueriles deçanasve ju falënderoi për brengosjen që keni për ne, por ju garantoi së nuk ka djalë nëne që Adem Jasharit mund t’i dalë përpara... Juve që e harruat mirëpritjen e madhe shqiptare dhe ndihmën që u afroi i madh Sali Çeku me elitën e rezistencës shqiptare të deçanasve po ju njoftojmë gjithashtu se ky burrë me elitën e vet gjatë viteve 1991/1998 Adem Jashari dhe shumë jasharajve të tjerë nga Kosova, Maqedoni dhe vendet tjera organizoi pritje, strehime, përcjellje, biseda, planet luftarake që u përpiluan në kullat e fshatrave Voksh, Pobergjë, Dranoc, Kodrali, Pobergjëç, Junik e lokalitete të tjera në komunën e Deçanit dhe Rrafshin e Dukagjinit. Gjithashtu i madhi Sali Çeku me njerëzit e njësive guerile me dhjeta here Adem Jasharin dhe njerëzit e tij besnik dhe shumë të tjerë nga anët e ndryshme të Kosovës dhe Maqedonisë u ka prirë dhe përcjellë me besnikëri me të madhe, andej dhe këndej kufirit shqiptaro- shqiptar me dhjetëra herë.


Saim Tahiraj: Hashim Thaçi e Bujar Bukoshi përçanë UÇK-në


Ish luftëtari i UÇK-së, Saim Tahiraj, në një intervistë në emisionin Rubikon tha se Adem Jashari, Sali Çekaj e Zahir Pajaziti nuk e kanë ditur, e as që janë pyetur për emërtimin e UÇK-së. Këtë emërtim, sipas tij, e kanë vënë nga Zvicra pjesëtarët e Lëvizjes Popullore për Bashkim, të cilët gjithashtu kanë dërguar edhe komunikata për aksionet që i kanë ndërmarrë Sali Çekaj, Adem Jashari e Zahir Pajaziti kundër ushtrisë serbe në Kosovë. Sipas tij është jo e logjikshme që kjo lëvizje nuk i njihte si pjesë të UÇK-së disa prej komandantëve të tyre.

Ai gjithashtu ka rrëfyer se si u bë që Sali Çekaj të ishte komandant i Adem Jasharit dhe i Zahir Pajazitit, si dhe për rolin dhe lidhjen e Fehmi Aganit me grupet e armatosura. Sipas tij, Ibrahim Rugova ishte në dijeni për çdo aktivitet që njësitë e UÇK-së zhvillonin ndaj forcave serbe. Ai për këtë është njoftuar gjithmonë nëpërmjet Fehmi Aganit dhe Salih Çekajt.

Tahiraj gjithashtu ka rrëfyer se pas luftës Shërbimi Informativ Kombëtar e kishte arrestuar atë në Durrës duke i kërkuar mitë. Pikërisht për këtë është vrarë edhe Ahmet Krasniqi, ka thënë Tahiraj.


Sipas tij, e gjithë përçarja ndërmjet UÇK-së ka ardhur nga Hashim Thaçi dhe Bujar Bukoshi, ndërsa i ka bërë apel kryeministrit Thaçi dhe qeveritarëve që t’i kërkojnë publikisht falje familjes Jashari, të cilën sipas tij, ata e kanë tradhtuar gjatë luftës.

Lustrohet Ali Ahmedi, ish-inspektori i shërbimit sekret


Komisioni i Lustrimit në regjistrin e personave të lustruar dhe që kanë rezultuar si ndjekës zyrtar dhe bashkëpunëtor të shërbimeve sekrete ka shpallur edhe Ali Ahmedin.

Bëhet fjalë për Ali Ahmedin, një inspektor i shërbimit sekret në të kaluarën në Kërçovë, i cili sipas vendimit të Komisionit të lustrimit gjatë periudhës së viteve të 80-ta kishte dhënë urdhra për ndjekjen dhe masa të tjera për veprimtarë të lëvizjeve kombëtare shqiptare të asaj periudhe.

https://www.dropbox.com/s/wsjym4k2w65j1bx/Alija-Ahmedi-r.pdf

Në listën e tij si persona që ndiqeshin ishin Halil Halili, Adem Maksuti, Fadil Bajrami, Xhelil Xhelili, Gafurr Adili, etj. Ali Ahmedi si inspektor i lartë përmes informatorëve të tij po siguronte informacione mbi aktivitetet ilegale të personave të lartëpërmendur, një pjesë e të cilëve ishin student në Universitetin e Prishtinës.
https://www.dropbox.com/s/hl3y65roi40hq6u/Alija-Ahmedi.pdf

Por aktiviteti i tij ishte edhe sigurimi i informacioneve për veprimtarët e asaj kohe që jetonin dhe vepronin në Zvicër si Fazli Veliu, Ali Ahmeti, Ismail Abdiu, Gëzim Bekteshi,Ferit Useini, Xhabir Bajrami, etj. Inspektori i shpallur përmes informatorëve të tij po siguronte të dhëna mbi aktivitetet e këtyre veprimtarëve në Zvicër.

2013/12/17

NË VEND TË PËRKUJTIMIT/PLEKSJE RRËNJËSH E DEGËSH PËRMIDIS LIRIZMIT NË LETËRSI E FOLKLOR


jorgo
Nga Jorgo S. TELO

Nga çdo këndvështrim të mund ta kundrojmë artin e të shkruarit, doemos që do gjejmë një mori rrënjësh e degësh lidhëse me rrënjët e degët e krijimtarisë gojore të popullit; e realizuar kjo para shekujsh dhe e përcjellur brez pas brezi…
Pra, nuk kemi të bëjmë me një dukuri të brishtë e kalimtare. Përkndër kjo pleksje ka hershmëri, goxha moshë, duke marrë trajtesat e një ngjizjeje të fortë e domethënëse.
Jo pak studiues e kanë nxjerrë në pah një dukuri të tillë, duke paraqitur faktin e këndshëm e të mirëqenë të përshfaqjes së lirikës në poezi me zë të lartë. Madje është pikërisht lirizmi ai që i jep me të drejtë poezisë fytyrën e rinisë së përjetshme.
Disa poetë e konsiderojnë poezinë lirike si pararendëse të vjershërimit të sotëm modern në Shqipëri.Në dhjetor të vitit 2010, me sa kam lexuar ne internet, në shtëpinë e Miqve të Librit u organizua një diskutim krijues për poezinë lirike shqipe të përzgjedhur në një antologji të autorit Nasho Jorgaqi, ku janë sistemuar lirikat më përfaqësuese të autorëve shqiptarë midis dy luftrave boteërore 1914 – 1944 nga Mjeda e më pas…
Duke shkuar më larg në kohë nuk ka si të anashkalojmë lirizmin që buron natyrshëm e bukurisht të poezitë e Jeronim De Radës, të Gavril Darës, sidomos te kryeveprat “Këngët e Milosaos” dhe “ “Kënga e sprasme e Balës”, ku arbëreshët e nderuar, duke marrë afshin e këngëve të popullit në ceremonialet e bukura të jetës, kanë arritur të lënë gjurmë të thekshme në poezinë lirike shqiptare.
Dihet tashmë që vjershat apo rapsoditë lirike folklorike zakonisht jenë produkte të improvizuara aty për aty përgjatë ritit tradicional, ku pa kurrfartë mëdyshje lirika dashurore del në plan sipëror edhe përballë lirikës pejzazhore, kur dihet që bukuritë e natyrës janë të pamata e të panumërta. Madje ndeshim shpeshërisht një mbështetje të lirikës njerëzore përtej asaj natyrore, ku e dyta përforcon të parën. Këtë dukuri po e shëmbëllzoj me pak fjalë: Besoj të na kujtohen vargjet hyrëse te poema “Këngët e Milosaos”, e njohur në letërsinë sentimentale e romantike dhe e para e më e njohura vepër e De Radës e botuar ne vitin 1836: “Fryjti er’ e malit dhe rrëzoi hijen e lisit.” A nuk paraprijnë këto dy vargje pejzazh gjendjen e rënduar të poetit të malluar, që u lutet ushtarëve të hapin pakës fletën e shatorës për të parë Shkodrën edhe të motrën, paçka se brenda kësaj Shkodre ai ka të tjera rrëfime, që shtjellojnë një dashuri të madhe rioshësh, dashuri e penguar nga diferencimi origjinor e pasuror…
E papritura apo “dues ex macina” si mjet që ndeshet rëndom në krijimtarinë popullore poetike apo në përralla u përdor shumë bukur nga poeti.Gjithashtu do gjejmë në këtë poemë dhe vargje të mrekullueshëm të frymëzuar nga poezia popullore si:
“Duro, zemër e duro,
siç duron mali dëborën!”
Poetët romantikë si De Rada e më pas Naim Frashëri e mjaft të tjerë e kanë pasur më të dukshme mbështetjen te folklori, prej nga kurrë nuk del i zhgënjyer një krijues i mirëfilltë. Porse, siç dihet prej shumëkujt edhe poetë të realizmit si Çajupi ynë i ndritur, i kishin hedhur rrenjët atje ku rrënjët ka kënga e popullit, si gurrë e pashtershme.
Në këto vragë që nuk i shuan askurrë koha kanë ecur me dhjetra poetë shqiptarë edhe ata që kanë qenë brenda vendit edhe të diasporës. Edhe arbëreshët edhe arvanitasit, sikundër edhe kosovarët e të tjerë përbrenda kombit të përbashkët të cilit i përkasim.
Përkundrej një auditori që i njeh shumë mirë autorët lirikë shqiptarë dhe veprat e tyre me lirizëm të spikatur, nuk është vendi të zgjatem me shtjellime e shembuj, se do bëhesha i mërzitshëm.
Është më se normale të theksoj se ashtu siç njihen shkrimtarëet e poetët shqiptarë në Kosovë, po kështu njihen e studiohen edhe autorët kosovarë në Shqipëri.Këtë dukuri e shohim shprehimisht të pasqyruar edhe në tekstet e antologjitë shkollore, ku siç studiohen autorët e shquar të Rilindjes, studiohen edhe autorë të ndryshëm të mëvonshëm e bashkëkohorë, duke nisur nga Migjeni, Asllani, Poradeci (si romantiku më i fundit), Kuteli e deri te Agolli, Vangjush Ziko,Frederik Reshpja, J. Bllaci, XH.Spahiu, Koçi Petriti e me radhë… Po kështu, po të vijoj enumeracionin, patjetër që nuk mund të anashkaloj autorë të nmirënjohur kosovarë si : Rexhep Qosjen, Ibrahim Rugovën, Azem Shkrelin, Ndue Ukcamën, Ali Podrimjen, Anton Pashku, Jeton Kelmendi, Esat Mekuli,Nazmi Rahmani e sa e sa të tjerë.
Sidoqoftë brenda kësaj ushtrie të madhe të armatosur gjer në dhëmbë me letër, penë e kompjutera, e përbashkëta është gjuha shqip, njohja e Rilindjes së përbashkët shqiptare, ndodhi e shumë prej autorëve aktualisht në emigracion, ku për gjithkënd ndjesia e mallit shërben edhe si karburant për të vënë në lëvizje “makinerinë poetike” të pandalshme…
Sapo përmenda konceptin “mall”, një ndjesi e fortë që përlindet nga të qenit larg familjes, larg vendlindjes. A nuk na jepet e drejta të themi se lirikat përmallore mund të renditen për nga forca, bukuria e intesiteti i figuracionit pas lirikave dashurore? Besoj se kështu është e vërteta.
Natyrisht këto dy ndjesi janë të gërshetuara ndërsjelltas, ngase ushqimin e marrin nga shpirt i autorëve me ndjesi të holla e mendje cilësore të fuqishme, që dinë ç’të marrin nga e shkuara, nga tradita, dinë si të krijojnë pleksje të rrënjëve të reja me rrënjët e vjetra e shumë të vjetra, të thella e shumë të thella të traditës e të krijimtarisë gojore popullore, tepër e madhërishme për nga volmi e mjaft e këndshme për nga figuracioni spontan popullor në rrjedhën e viteve. Pema e kësaj trashëgimie qëndron përherë krah për krah me pemën fryteplot të letërsisë së mirëfilltë apo krijimtarisë shpirtërore të kultivuar thënë ndryshe…
Këto dy pemë gjigande i kanë rrënjët në hershmëri, sa s’mbahet mend dhe degët e tyre të hapura si tendë arrijnë e pleksen me njëra – tjetrën aq natyrshëm si dhe rrënjët, për të na dhënë vlera të reja në vijueshmëri të pandërprerë…
Për autorët me energji të pareshtura krijuese ndodh të jetë më lodhës hedhja në letër e refleksioneve për produktet poetike të të tjerëve , se sa ndërtimi i një lirike vetiake. Me sa kam dëgjuar e lexuar, është thënë më parë, kryesisht në periudhën e realizmit socialist se pozicioni, statusi i redaktorit dhe i të bërit kritikë në letërsi përfshin më së terpërmi autorët e dështuar. Nuk mund të pajtohem aspak me këtë mendësi. Doemos të tilla përfolje vijnë nga thashethemnaja e individëve që nuk kanë gjetur rrugëzgjidhje për botime cilësore te vetvetja.
Dhe raste kur autorë të shumtë janë thyer në rrugën e krijimtarisë kanë qenë të pranishëm goxha, por jo vendimtarë…
Vërejmë gjidhashtu edhe lirikën atdhetare e shoqërore, të dyja të lidhura fort me lirikat e mallit e sidomos me rapsoditë popullore të gjithë trevave shqipfolëse…
Shumëkush mund të pranojë se tendencat e unifikimit të gjuhës shqipe i shohim më të dukshme te poezia lirike e sidomos te lirikat popullore. Është një veçori e kapshme kjo në suazën e krijimtarisë së përgjithshme letrare ndër ne…
Nëse do t’u referoheshom sadopak sprovave, introdukteve, analizave e kritikave qe kanë lënë trashëgim idhujt tanë të të shprehurit shqip përmes artit të fjalës, do arrinim natyrshëm e bindshëm në dedusionin se për ta realizuar një akt të tillë fisnik e të dobishëm, lypsen dije të qendrushme, studim i përhershëm për njohjen e përditësisë në krijimtarinë e shumanshme e tejet të shumëfishuar në kohët që jetojmë.
Shembujt më të sipaktur të analitikave letrare e gjejmë jo vetëm te Noli, Kuteli, Konica, Fishta, Qosja, Rugova e Kadarea, por edhe te mjaft të tjerë më të rinj si, Nasho Jorgaqi, Jorgo Bulo, Sami Repishti, Moikom Zeqo, Visar Zhiti, Baki Ymeri, Fatmir Terziu, Kristaq Shabani, Flori Bruqi, Kozeta Zylo, Agron Tufa, e të tjerë.
Për bukurinë e fuqinë e magjishme që rrezaton e shpërndan thesari i folkloristikës gojore e shkrimore shqiptare Ismail Kadare na ka dhënë një ndër studimet e veta të spikatura “Autobiografia e popullit në vargje”, ku brezat e rinj kanë ç’të mësojnë e përkrahin, për të mos i shpërfillur kurrsesi thesaret e papërsëritshme të këtij populli, pjesëtarë të të cilit kemi privilegjin të jemi.
Ne vargjet poetike të shumë poetëve lirikë lirizmin e shoh herë tronditës, herë erotik, herë të përlotur dhe më së shumti, me muzikalitet, e ritëm… gjithaq edhe hermetik. Vetëkuptohet ky i fundit është si më i priruri nga tendenca për t’u distancuar nga lirika tradicionale popullore.
Të prirë për t’u ruajtur nga rënia në folklorizëm mjaft autorë parapëlqejnë vargun e lirë , madje mendimin e fshehur në kostumin e fjalës së figurshme, pra mendimin metaforik, ku edhe shprehja e kryendjenjës njerëzore do thellësi mendimi të kapet e të marrë përgjigjen e duhur.
Si individ në rrafshin e krijimtarisë jam i dashuruar me poezinë e drejpëredrejtë, e cila shpeshmërisht më çel vet shtigje për të vërshuar figura të këndshme të stilistikës poetike, duke mos rendur pas hermetizmit e abstraksionit. Kësisoj lexuesit u përkasin të gjitha niveleve të intelektit e të arsimimit brenda komunitetit real dhe atij virtual internetik…
Lirizmi e gjen veten në poezi edhe pa u shkruar ndoshta asnjë herë fjala dashuri, fakt që e shohim vetë, por që e kemi dëgjuar prej ekranit përmes gojës së lirikut të ëmbël Dritëro Agolli, i cili siç është shprehur dhe vetë rrallë ose asfare e shpërdoron nocionin “dashuri” në poezitë e veta lirike…
Gjithçka që rrëfen praktika në rrafshimin dhe zbehjen e kritikës letrare si shoqëruese e përhershme e krijimtarisë së shumtë, nuk mund të arrihet me ecje nën udhë e mbi udhë apo me lëvizje të tërthorta…Vlerësimet e drejta, opinionet e mirëqena dinë t’i shprehin asish individë me një bagazh të qëndrueshëm dijesh të përftuara nga shkollimi e nga studimi i vijueshëm përditësor…
Duk do shumë mend, për të kuptuar drejt se çdo arritje në lirizmin letrar nuk mund të realizohet, pa përthithur jo në mënyrë zhabllone sadopak nga nektari i litrikës tradsicionale popullore që përmblidhet në termin e gjërë “folklor”…
Duke qëndruar sadopak te thënia mendimthellë: “Grada e qytetërimit dhe e moralit të një populli kuptohet nga këngët dhe lojërat e tij”, mund ta përdornim këtë aforizëm në dobi të gradës së qytetërimit dhe e moralit të krejt krijuesve letrarë dhe artistikë.

Jam Jugu i Shqipërisë

Makfire Maqedonci – Canolli

Posted on November 24, 2013
0

makfire
Makfire Maqedonci – Canolli


Makfire Maqedonci – Canolli  lindi në Prishtinë. Fëmijërinë dhe rininë e hershme i kaloi në vendlindje. Është shkolluar në fushën e pedagogjisë, që e ka bërë më të ndjeshme e më njerëzore edhe në poezi. Me këtë art të vështirë ka filluar të merret që kur ishte nxënëse e klasës së dytë fillore. ”Gjeli im plak” ka titullin vjershsa e saj e parë. E ka botuar 30 vjet e sa më parë në shtojcën për fëmijë të gazetës ”Rilindja” (1978/79), e cila botohej çdo të martë, në kohën e artë të kësaj të së përdishmeje të shuar shqiptare në Kosovën e pushtimi serb.
Makfire Canolli i përket brezit të rinisë ”së padisiplinuar”, e cila sfidonte pushtetin antipopullor të asaj kohe. Ky pushtet të rinjtë shqiptarë i quante ”irredentistë” e ”seperatistë” dhe me nofkat të tjera më poshtëruese, vetëm e vetëm pse deshi të mbante gjallë gjuhën, traditën e kulturën shqiptare, të qenit shqiptar të shqiptarëve në vendin e tyre.Makfires, si motër e vëllezërve ”irridentistë”, iu mohua çdo e drejtë: të regjistrohej në fakultet, të punojë me nxënës, si dhe e drejta për të botuar. E ka vrragë të pashlyeshme në zemër këtë kohë, aq më parë, pasi krijimet e saj të hershme ia konfiskuan punëtorët e shërbimit sekret serb, gjatë një basrisjeje në shtëpinë e saj.
Në vitet e ‘80-ta, si shumë familje shqiptare, edhe familja e Makfires ishte në shënjestër të UDB-së famëkeqe serbe, e cila në vitin 1982 ia burgosi të tre vëllezërit. Ishte kjo koha kur shiri i saj poetik po kendonte nga brenda, pa u shfaqur për lexues.
Në vitet e ‘90-ta emigron në Gjermani, ku qëndroi deri më 1998. Kthehet në Kosovë bashkë me familjen e saj dhe më pas, më 1999, kalon oqenanin për të vazhduar jetën në New York. Aty jeton ende. 
Zëri i saj dëgjohet çdo të premte në valet e Radio – Diasporës, ku si moderatore e udhëheq rubrikën “Heroizmi i popullit tonë në shekuj”.Poezitë e saj janë prezantuar nëpër disa faqe internetit, të cilat botojnë krijime artistike, si “Teutat shiptare nëpër botë”, “Agjencioni Floart-Press”,”Floripress”,”Floart”, “Tribuna shqiptare”, “Bota e re”, “Stërkala”, si dhe “Qeparoi”,”Prishtina-press” etj.
Gjer tani ka botur përmbledhjen poetike për të rritur “Gjurmë nëpër flakë” (2010) dhe një tjetër për fëmijë “I shes diellit akullore” (2010).

Poezi

Si e bëra Shqipërinë time
Sh-në ia mora shqiponjës në fluturim,
 
që të ndërtoj çerdhe në shpirtin tim.
 
Q-në ia mora në qerdhor qershisë,
që t’i bëj të kuqe faqet e rinisë.
 
I-në ia mora të nesërmen Ilirisë,
që të mësoj rrënjët e Dardanisë.
 
P-në e la herët pranvera mbi lule,
që të bëj nektar për bletë, jo vetëm pekule.
 
Ë-në e piku syri i foshnjës pa gji nëne,
që lumenjtë të sjellin qymësht dhene.
 
R-ja me shi nga retë seç më ra në dorë,
që fëmija të fle gjatë, jo vetëm një orë.
 
I-në tjetër për emrin e atdheut tim,
e gjeta në abetare duke mësuar shkrim-lexim.
 
A-në e gatova mirë nga dheu i mëmëdheut,
që të bëja Shqipërinë me dorë të Skënderbeut.


Jam Jugu i Shqipërisë
Mos më quani vetëm Çamëri
se jam bija e nënës Shqipëri,
jam motër e Preshevës,
Bujanocit e Medvegjës,
Plavës, Gucisë, e Tetovës,
Mitrovicës e tanë Kosovës!
Më dhem zemra e më djeg shpirti
më djeg malli e më përvëlon,
kur Shqipëria e Kosova
pavarsinë po e festojnë.
Mitrovica pa veri,
Plava e Tetova pa liri,
Presheva e Çamëria në robri,
e ju moj shqiptari,
këtë e quani ju pavarsi?!
Thirrni mëndjes e mendoni
njëri tjetrin ta afroni,
mjaft më me përçarje
vrasje, ironi edhe ndarje.
Jeni ndarë si mos më keq
sikur të ishit bukë me kuleq,
keni krijuar njëqind parti
e shtepijën pa çati!
Disa të tjerë bêjnë be e rrfe
ne jemi të lidhur vetëm për fe,
ca krishterë e ca muhamedan
në dorë t’huajve atdheun e keni lën!
Në shumë vende të shpërndarë
disa masakruar e disa të vrarë,
shumë të tjerë i morri gurbeti
vaj vatani e mjer mileti!
Qaj si fëmi mot pas moti
si nuk është gjallë Kastrioti,
t’ja thyej qafën shkaut e grekut
t’ja kthej nderin mëmëdheut,
ta luftonte padrejtësinë
që po bëhet me nënë Shqipërinë!
Prap po vjen i bekuar nëntori
zemra sa s’më del nga krahrori,
do të festohet pavarsia
pa mua e motrat e mija!
Nuk dua të jem mysafir
duarkryq e të bëj sehir,
dua të jem aty prore
në valle dore për dore.
Nëse jeni bijt e shqipes
e stërnipat e Skënderbeut,
bashkohuni rreth flamurit
e lidheni besën e burrit,
mjaft më lat në dorë të huaj
për liri sa shumë po vuaj.
Kur t’bashkohem me motrat e mija
do t’ju them: Me fat Pavarsia!
E ta dijë gjithë bota mbarë
edhe unë jam nga trolli shqiptarë!
Mos më jepni veq premtime
kërkoj ato t’i ktheni në veprime,
mos më quani vetëm Çamëri
se jam jugu i nënës Shqipëri!


UÇK  TË GJITHË DO TË JEMI
Mitrovicë ty të njeh historia
djemt e tu me dy alltia,
një në shokë e një në brez
për ty flakë kemi me ndez!
Me ta prek ty kush kufirin
e tronditim edhe Berlinin!
As në jug e as në veri
toka jonë nuk njeh kufi.
Të lakmojnë ty millosheviçat
drashkoviçat e borkoviçat,
je e “ëmbël” si sheqeri
por je bërë një “mollë sherri”!
Nuk e lëm ne Ibrin plak
t’ja shkurtojnë të bukrin shtat,
nuk je toka e Berlinit
me t’vu murin në vend t’kufirit!
Mos t’mendon kurrë Evropa
që lejojmë më të nda në copa,
nëse prap e kërkonë vendi
UÇK të gjithë do të jemi!




PERËNDIA IME E KA VETËM NJË EMËR 
Tek ti e kam gjithë dashurinë
për ty e thurri unë poezinë,
tek ti unë e gjejë frymëzimin
tek ti e ndiej gjithë gëzimin.
Për ty flijohem nëse do të duhet
për ty tretem edhe bëhem pluhur,
ty të falemnderoj sa të jemë gjallë
që më dhe emrin të quhem shqipëtarë!
Për ty bie në gjunjë dhe ta puthi tokën
për ty jam në gjendjë edhe ta jap kokën,
ty të falem me mishë e shpirtë
për ty lutem natë e ditë.
Për ty do të jemë gjithë jetën fëmi
je dielli im që gjithmonë bënë dritë,
për mua ti je vetë Perëndia
e shtrenjta ime – Nënë Shqipëria!




Dialog me vajzën time, Dalinën
Më trego të lutem
moj e shtrenjta nënë,
pse “Molla e Kuqe”
nuk është për t’u ngrënë?
Bija ime e vogël
moj e bukura bijë,
“Molla e Kuqe”
e ka një histori!
Pse moj nëna ime
ç’far po thua ti,
qysh “Molla e Kuqe”
është në histori?!
Historija e saj moj bijë
është përplot dhimbje
me vrasje e plaçkitje,
masakra e dëbime.
Pra ajo “Mollë” moj nënë
nuk është si mollat tjera?
Gjaku e paska bërë të kuqe,
që të duket sikur nuse?!
Ajo “Mollë” moj bijë
ka një tjetër shije,
ajo dikur sillte
aromë Shqipërie!
Pra sipas teje
moj e dashura nënë,
“Mollën e Kuqe”
nuk duhet me ngrënë?
Jo moj bijë e dashur
atë “Mollë” nuk e hamë,
e kemi si kujtim
nga të parët tanë.
Po sikur t’i bënim nënë
në Amerikë vendin “Mollës”?
Do të na e sillte aromën
të Shqipërisë e të Kosovës!
Ajo e ka vendin moj bijë
në gjirin e Shqipërisë,
por me dhunë e morri
barbarizmi i Sërbisë!
Mjaft moj nënë mos qaj
mos u brengos ti,
se një ditë “Molla e Kuqe”
prap do të jetë në Shqipëri!
Kam besim moj bija ime
se ju brezi i ardhmërisë,
prap “Mollës” do t’i k’theni
aromën e Shqipërisë!


AMANETI PËR MOLLËN E KUQE
Babai im i ndjerë
më pat thënë disa fjalë:
Bija ime e dashur,
kur për mua të kesh mallë,
kujtoje Mollën e Kuqe
ta shuajsh atë zjarrë!
Atje gjyshja jote
dikur u bë nuse,
varret e të parëve tanë
i ke te Molla e Kuqe!
Atje i ndërtoi foletë
dikur vetë shqiponja,
sepse Molla e Kuqe
ishte vetëm e jona.
Që nga Molla e Kuqe
e deri në Çamëri,
quhej toka jonë
me emrin Shqipëri!
Po iku nga kjo jetë
me dhimbje në zemër,
duke e parë Mollën e Kuqe
vetëm nëpër ëndërr.
Kur të vdes një ditë
t’më mbuloj dheu i zi,
ma mbill një mollë te kuqe
te varri im përmbi.
Mos e leni Mollën
ta hajë Milingona,
sepse Molla e Kuqe
është vetëm e jona.
Ky ishte amaneti
i të ndjerit tim eti,
që as dheu vetë
kurrë s’ka për ta tretë!



NËNTËDHJETË E NËNTË PLAGËT E SHQIPES 
Kam nëntëdhjetë e nëntë dhimbje në shpirtë
mbaj nëntëdhjetë e nëntë plagë në krahët e mij,
me kokën e ndarë në dysh padrejtësisht!
Fluturoj përmbi qiellin e trojeve të mija
dhe i kërkoj trimat e dëshmorët
që me gjakun e tyre e skuqën tokën
e mua më është nxirë i tërë trupi,
nga dhimbja e madhe!
Kam nëntëdhjetë e nëntë vite që rënkoj
dhe koka ime më rrinë menjanë,
kur i dëgjoj zërat kah më thërrasin
e trojet dhe bijtë e mi
jan të shpërndarë akoma.
Ishte ai nëntori i dytë i atij viti
që e shpalli Pavarsinë time
të përgjysmuar!
Por në nëntorin e tretë
prap do të fluturoj lart në qiell
dhe me flatrat e mija
do ta shpalli vetë
Mëvetësinë time të vërtetë,
edhe atje ku i ndërtova dikur foletë!
Dhe bota le ta kuptojë,
se durova e prita
përplot një shekull
për Pavarsinë time të plotë!

MISIN BRAHA-“Misioni i Djallit”

“Misioni i Djallit”, risjell përpjekjet dhe sakrificën e mjekëve shqiptarë në shërbim të popullatës civile kosovare të shpërngulur me dhunë nga trojet etnike, si dhe hap tjetër faqe historie për lufën heroike të UÇK.



misin-braha-misioni-i-djallit-libri-2



lulezim
nga Lulzim   Hajdari


”DUART E PËRGJAKURA: KIRURG LUFTE”,  (Blood On My Hands: A Surgeon At War), botohet  pas dhjetë vitesh në Australi nga Craig Jurisevic, i cili  do të  kishte për mision përbaltjen e Luftës se UCK-se dhe mbi të  gjitha, përbaltjen  dhe veshjen me element krimi të gjithe atij kontributi human të  mjekëve dhe gjithë spitalit të  Kukësit. Madje mbi bazën e këtij libri të shkruar nga Crajg Juriseviç në bashkëpunim me Robert Hillman do të realizohej një film, ku përmendet edhe aktori që do të luante rolin kryesor, Sam Worthington që është bërë i famshëm në filmin “Avatar”, “Clash of the Titous” dhe “Terminador salvation”. Akskush ne trojet shqiptare nuk iu pergjigj këtij libri, asnjë gazetar, shkrimtar apo investigues, por pikërisht një  mjek i thjeshtë  dhe human në spitalin e Kukësit, Misin Braha. Për ironi të fatit, edhe pse i ishte përveshur punës për mbrojtjen e një kauze të shenjtë ndërshqiptare, ai ishte hequr dhe nga puna, dhe gjithë këtë   pune investiguese skrupuloze, do ta bënte me harxhimet e kursimet e veta, pa e kuptuar askush as vetë doktot Misini se po i bënte një shërbim të   madh KOMBIT dhe luftës së drejtë  të  popullit të  Kosovë s dhe mikpritjes së  madhe shqiptare sidomos asaj Kuksjane për vëllezërit e një gjaku, gjatë asaj  periudhe.
Por për ti hyre ne detaj, seriozisht e me imtësi në zbërthimin e librit bazuar në dukumentacion autentik e dëshmi reale është ndalë dr. Misin Braha.

Libri i Juriseviçit vërtet është një “paçavure” shpifjeshe dashakeqe si e quan autori Misin Braha. Ai vërtet është misionari i djallit. Është i tillë se nga faqja e parë deri kur e mbyll këtë libër nuk ka asgjë të vërtëtë. Pra si pas doktor Misinit aty ka shumë keqdashje e ligësi. Për të arritur synimin e vet autori i paçavures është i paskrupullt; nga skutat e errëta të egërsisë njerëzore buron gjithçka e lig. Gënjen, mashtron, fantazon duke e bërë librin e tij një krijim që i përket një gjinie krejt të veçantë e specifike që e ka “shpikur” vetëm Juriseviçi.

misin-braha-biografi
Misin Braha
Autori siç apostrofuam më lart aspiron që libri të jetë bazë skenari filmi që ëndërron të luhet prej aktorëve të Holliwudit. Kjo ëndërr e nxit që të jetë i pandalshëm në të pavërtetat që publikon, në shtrembërimin e realitetit, në nxirjen e çdo veprimtarie e përpjekje të popullit shqiptar për të përballuar këtë situatë tragjike dhe për të mbijetuar. Kështu ky libër-skenar që pas leximit të duket sikur je zgjuar pas një ëndrre të keqe, të lë ndjesinë se autori është ashtu si thotë dr. Misin Braha: jo një mjek, por misionari i djallit, jo një mik, por e kundërta e tij për popullit shqiptar e njerëzit e tij të mirë, jo një human, por një sadist që ka dëshirë të shohë vetëm vuajtje, rënkime, klithma, trupa të kalbur, krahë e koka të prera… Shkurt është ndjellës i vdekjes. Sidomos i vdekjeve të fëmijëve! O zot, çfarë mjeku! Juriseviçi vërtet ka për mision të arrijë në një pikë; në atë “që serbët janë më të mirë se shqiptarët!” Pikërisht këtë fjali dr. Misin Braha qëllimisht e kthen në lajmotiv të librit prej fillimit e deri në fund. Ashtu sikurse në lajmotiv e ngre edhe togfjalëshin “misionari i djallit” që e ka vënë edhe për titull të librit. Për Juriseviçin shqiptarët janë njerëz të pacivilizuar kur flet për kulturën, mënyrën e sjelljes, të konceptuarit e jetës, marrëdhëniet me të tjerët etj. Serbët në konceptin e tij janë shumë më të mirë.
Për Juriseviçin të gjithë shqiptarët janë të deformuar psikologjikisht, të dhunshëm, pijanecë, të pakulturuar, vrasës. Serbët edhe nëse veprojnë dhunshëm, sipas tij janë të logjikshëm, i kanë detyruar rrerthanat e afërsisë me shqiptarët prej të cilëve kanë përjetuar masakrime të herëpashershme (!). Ç’farë dashakeqësie prej kësaj fare mostre! Për Juriseviqin shqiptarët janë antihumanë. Jo më kot ai në paçavuren e tij vë në qendër spitalin e Kukësit. Pikërisht istitucionin shëndetësor më të rendësishëm, i cili përballoi me heroizëm këtë situatë tragjike. Spitali i mbushur me vrasës, mjekë mafiozë, infermiere të droguara, njerëz të vdekur në korridore, lopë të ngordhura në oborrin e spitalit që e hanë njerëzit si të jenë kafshë xhungle ku mbisundon I pastër ligji i luftës për ekzistencë…Nuk ka se si të shkruhet me kaq urrejtje patologjike, me kaq mëllef për një popull e komb që vetëm këto prirje nuk e ka demostruar kurrë. Kurrë. Për Juriseviçin shqiptarët nuk janë as luftëtarë. Kujtoni “praninë” e tij brenda rradhëve të UÇK-s se si e pasqyron gjendjen aty. Mbretëron kaosi, mungesa e rregullit, mungesa e respektit për eprorin e njëri-tjetrin, konfliktet janë të pranishme deri në shkallën ekstereme të eleminimit mes luftëtarëve. Kujtoni se si një ushtar i bindet atij aq përulësisht sa që i duket si një kone e vogël që i luan bishtin të zotit. Cili luftëtar i lirisë mund ta mbajë këtë ofendim kaq të rendë?. Mirëpo ja që këtë e bën një mjek kirurg anonim në fakt krejt i parëndësishëm, i panjohur e i pavlerë në atë kohë të rilindjes së shqiptarëve me emrin Juriseviç. Si i tillë ky libër është shumë i vlefshëm, një dokument i rëndësishëm që i bën bllok ndërmarrjes së pistë aventureske të një sharlatani. Nga ana tjetër botimi i “Misionit të djallit” u ndal turrin edhe sharlatanëve të tjerë të këtij soji që guxojnë të ndërmarrin misione të tjera shpifëse e trilluese, kriminale dhe antishqiptare për të hedhur baltë në përpjekjet tona atdhetare si ajo e fundshekullit të kaluar.
Përrallat e Jurisheviçit nuk kanë të mbartuar e bëhet aq qesharak kur flet se në Helshan ka pare një ullishtë (!) të bukur… I bëjmë me dije Jurisheviçit se popujt që luftojnë për liri, dalin fitimtarë ndaj armiqve më të fuqishëm të globit. Nder e respekt për punën e shkëlqyer të personelit shëndetësor të spitalit “Meriman Braha”, dr. Mustafa, Shaqiri, Rexha, Emini, Arbeni, Dukagjini, Sadetja, Keti, Takafudi, Tereza, Lena, Rogeri, kryeinfermierja e urgjencës Beglije Dafku, infermierët Afrim Dogjani, Astrit Tota, Dervish Ferhati, Drita Islami, Bukurije Domi, infermieret e sallës së operacionit Sadetja, Ilmija, Besa, Medinja, Nazmija e Flora. Të gjithë personat e mësipërm janë të një mendimi se Jurisheviçi ka vetëm fjalët dhe i mungon argumenti, fakti, i vetmi dëshmitar që “vërteton” atë mbetet kirurgu Ylber Vata. Besim Riza Cengu shprehet: “Libri i dr. Misin Brahës është një ndërmarrje dinjitoze në mbrojtje të vlerave humane të popullit shqiptar. Është një reagim kundër mohimit të vlerave tona prej njerëzve dashakeq si Crajg Jurisheviç. Jemi të sigurt se ky autor nuk është i vetmi. Djalli ka shumë misionarë. Është akt patriotik që i bën nder popullit të vet, mundit e gjakut të tij. Është respekt i thellë për luftën e popullit shqiptar për të mbrojtur identitetin. Është nderim për luftën e drejtë e heroike që bëri UÇK dhe të gjithë luftëtarët e lirisë, përulje dhe emirënjëhje para dëshmorëve të lirisë.” Jurisheviçi që s’ka tru më shumë se pula e paraqet spitalin e qytetit të Kukësit si një ndërtesë të rrënuar dykatëshe për të “ardhur keq” kur ai është madhështor, trekatësh sipër e një nën tokë me parametra bashkohore sherbimi. Reagime, komentime e vlersime jane bere dhe nga autor te tjere kundrejt ketij libri te autorit Misin Braha si Rustem Braha e Gjergj Marku e te tjere,.. Shpëtimi i fëmijës kosovar Riad Paçarizi, tre muajsh, flet shumë për dr. Misinin e personelin e pediatrisë kur ai e kishte jetën në fijen e perit, ku djalli i arshur nga large e paraqet te vdekur nga neglizhenca e stafit te spitalit, Autori i Librit, dr. Misin Braha me një gazetar të TV Kukësit më 14 korrik 2012 u nis nga Kukësi për të vizituar familjen e Rruzhdi Paçarizit në fshatin Dragobil të komunës së Malishevës në Republikën e Kosovës. Qe një pritje mes vëllezërish, prekëse, emocionuese, shoqëruar me lotë gëzimi nga të gjithë pjesëtarët e familjes Paçarizi. Falenderime pa fund u bënë nga i madh dhe i vogël për dr. Misinin dhe personelin e pediatrisë në spitalin e Kukësit. Misin Braha me modesi u përgjigj: “Kemi bërë vetëm detyrën!” Një djalë i shëndetdhëm futet në dhomën ku ishin misafirët. Nëna i tregoi për sakrificën e bërë nga dr. Misini e që sot është mes gjirit familjar me babe, me vëllezër e motra që e rrethojnë me ngrohtësi. Përqafimi i pastër i Riad Paçarizit me dr. Misinin fiksohet nga aparati i gazetarit kuksian si kujtimi më i çmuar i jetës njerëzore. Dhe autori Misin Braha në fundin e librit shkruan: “Në kthim më shkoi mendja te paçavurja e Jurisheviçit…Sa antinjerëzor dhe i pashpirt! Sa antishqiptar! Misionar i djallit! Në ferr vafsh!”
Si një hulumtues i palodhur që është autori i “Misionit të djallit” nuk ka lënë dokument pa parë e studiuar me kujdes, regjistër pa shfletuar, ditar pa kontrolluar, kartelë pa e qëmtuar. Ka shteruar të gjitha faktet konkrete përmes bisedave me dëshmitarë okularë e faktorë konkretë në ngjarje me emra e mbiemra, me data e ditë, me orë e ngjarje. E jo me ngjarje pa emra, pa data, pa njerëz realë, pa situata të ndodhura siç bën autori i librit “Duart e përgjakura, kirurgu në luftë”. Misin Braha thamë që është një mjek pediatër, por në librin “Misioni i djallit” performon si një polemist racional shumë bindës. Del i tillë se ka në dorë çelësat me të cilin zhvillohet një polemikë e suksesshme: argumentin e faktin. Ai i ka këto, prandaj i rrjedh fjala e bukur dhe e sinçertë, e besueshme dhe mendjembushëse. Edhe emocioni i fjalës (që në libër është e pranishme) në raste të tilla ka funksionin e vet. Si i tillë ky libër është shumë i vlefshëm, një dokument i rëndësishëm që i bën bllok ndërmarrjes së pistë aventureske të një sharlatani.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...