Agjencioni floripress.blogspot.com

2014/01/01

NGA FLORI BRUQI:Si te behesh Mason?




Mason, mund te behet njeriu i cili ka nje energji apo konture aurore me te madhe ne raport me qenjet tjera njerezore, dhe kur ai realisht e ka te zhvilluar sistemin e vetkontrollit, apo me mire te themi forcen e nderdijes, sistemi i analiaztorit tek ai, eshte ne te shumten e rasteve i varur pikerisht nga ai, ekziston nje harmoni, mes nderdijes dhe vetedijes se tij, perkatesisht mezodijes se tij, ai mund te shenderrohet ne nje qenje e cila i harmonizon proceset psikike te tij siq jane ato njohese, emocionale, motivuese, pastaj gjendjet dhe cilesite psikike te tij.

Ajo cka e bene mbi te tjeret eshte aftesia superiore e vetkontrollit, dhe shfrytezimi i energjise trupore dhe shpirterore mbi te tjeret duke i injoruar stimujt dhe ngacmuesit qe vijne nga jashte apo brenda tij, kur atij nuk i pershtaten apo konvenojne, ai sherbeht vetem me in formata te cilat ia rrisin vetebesimin dhe unin e tij, perndryshe ato qe mund te lansohen ne dem te tij ato i marrin si te paqena, joekzistente besa edhe i transformojne si te dobishme, ne qendrat e tyre trunore, apo ne zonen e nderdijes se tyre.



Masonët - Sekreti (Tempulli i Salomonit)

Masonët jane nje grupim si mijëra te tjerë por se çfare fshihet brenda lozhes masonike dhe se çfarë shkruhet janë spekullime dhe hipoteza, pasi sekreti ruhet në mënyrë perfekte... andaj thuhet se edhe sot, problemi më i madh mbetet fshehtësia e tyre, edhe pse masonët kategorisht e mohojnë këtë, duke arsyetuar, siç u tha më lartë, se të ghjitha veprimet e tyre janë të hapura, dhe se të gjitha publikohen, bashkë me regjistrin e emrave të anëtarëve në lozhat përkatëse...(nga Interneti)

Popovski, lidhur me fshetësitë masone, shkruan: ... masonët besonjnë se çdo fshehtësi që “besohet”- shkruhet me ngjyrë dhe letër, nuk është më fshehtësi, ndërsa religjioni i tyre esencën e ka në fshetësi-misteriozitet. Kështu, sipas masonëve, pas këtyre ngjarjeve biblike, fshehtësinë e jetës ose “shkëndijat e dritës” i ka ditur vetëm i urti Moisi, të cilit ia ka zbuluar-shpallur në Sinaj, Arkitekti i Madh i Gjithësisë, duke ia dorëzuar pllakat me këto fshehtësi...

Këto fshehtësi, Moisiu ua zbuloi 70 urtakëve. Librat e Moisiut janë shkruar në gjuhën kabalistike, andaj fshehtësitë e tyre mund të zbulohen, vetëm përmes interpetimeve mistike, të cilat sot, si besohet, i njohin vetëm rabinët dhe masonët. Në Bibël, libri i dytë i Kronikave, shkruan se si mbreti Salomon kishte vendosur të ndërtojë tempullin dhe se si kishte kërkuar nga Hirami, mbreti i Tirit, t’i dërgonte arkitektë dhe muratorë. (Në mitin e Master Hiramit,).

Muratorët kanë shtuar shumë rrëfime rreth ndërtimit të tempullit. Rrëfenin për një tjetër Hiram – Hiram Abifin, i cili i dinte fshehtësitë e tempullit. Tre banditë e kishin rrëmbyer dhe kërcënuar me vdekje nëse nuk ua zbulonte parullat – fshehtësitë e muratorit... Meqë Mjeshtri nuk zbuloi fshehtësitë ata e vranë. (Diku thuhet se Abifin e mbytën dy çirakë, dhe e groposën nën një bagren, apo nën një akacie...)

Kur Salomoni e mori vesh, kërkoi ta di se cila ishte fshehtësia e Hiram Abifit, apo mos është varrosur, me Hiramin, edhe fshehtësia. Salomoni dërgoi tre muratorë ta gjejnë trupin e Hiramit dhe të zbulojnë fshehtësinë, e nëse nuk mund ta zbulojnë, fshehtësia e tempullit – parulla do të jetë gjymtyra e parë e trupit të Hiramit që do të shihet.

Pas gjetjes së trupit të Hiramit, së pari u pa dora e tij, dhe meqë nuk mundën të zbulojnë fshehtësinë, shtrëngimi i dorës dhe shenja të tjera të njohjes të cilat i pranuan muratorët, u pranuan si fshehtësi të reja... Me rastin e ceremonisë së pranimit në ritin “Rrethi mbretëror”, kandidatëve u zbulohej emri i Zotit, Arkitektit të gjithësisë.

Kjo është njëra ndër fshehtësitë më të mëdha të masonëve. Dezertorët nga masoneria kanë publikuar se emri Jahbulon, 'Jah' dotë thotë Jahve, 'Bul' Baal, ndërsa 'On' Oziris.

Me shndërrimin e emrit Baal-i në emër të përbër të Zotit, anëtarët e Rrethit mbretëror janë identifikuar me viktimat e mizorive të Mojsiut, thekson Iva Zhic. „Njohuritë“ e veta e fshehtësitë e mundshme i ruajnë për anëtarët e vet, ndrësa nga literatura e shfytëzuar qart shihet se ka të bëjë me përzierjen e një klubi me prestigj shoqëror me llomotitje ezoterike filozofike mbi vetëzhvillimin, dashurinë e përgjithshme mes njerëzve dhe mbretërinë botërore gati sipas vëllazërisë socialiste“, thotë Emil Çiq.

Anri shton se sa i përket sekretit, muratorët nuk mund t’i tregojnë askujt sekretet e zanatit…Kah fundi i sh. 17 në Londër masonët ishin jopopullor. (jo fort të dëshiruar) në disa rrethe. Pyetja që shtrohej më së shpeshti ishte: Përse ajo fshehtësi, nëse masonët janë një shoqatë e ligjshme dhe me autoritet?

Njerëzit nuk i mbulojnë virtytet dhe veprat e mira, por dëshirojnë t’i mbulojnë të metat dhe veprat e këqija.” Iva Zhic, shton se masonët mundohen t’na bindin se nuk janë shoqata të fsheta meqë publikojnë vjetarin me emrat e Mjeshtërve të mëdhenj dhe të funksinarëve të lozhave të mëdha dhe të mijëra emrave të mjeshtërve të tjerë të lozhave në tërë Anglinë dhe Uelsin; se kanë publikuar libra ku zbulojnë fshetësitë e më parshme të ritualeve të tyre dhe “besën masone”, etj.

Megjithatë nëse ndonjë jomason shtron ndonjë pyetje, vetëm përgjegjësitë më të lartë tregojnë mirëkuptim, derisa anëtarët e kategorive më të ulta u ikun këtyre pyetjev, çoftë edhe me heshtje.

Papa Klementi, si dhe kundërshtarët tjerë të masonëve, pyesshin: përse ajo fshehtësi nëse ata punojnë mirë e jo keq? Ata janë njerëz të shfrenuar, thoshte papa, të pamoralshëm dhe heretikë, meqë “gjithësesi, sikur ata njerëz të mos bënin keq, kurrë nuk do ta urrenin dritën”. Mu për këtë Papa, duke u kërcënuar me shkishërim ua ndaloi katolikëve të bëhen masonë., thekson Ridli.

Por, miti mbi Fshehtësinë masone, sipas Gustav Rafit, mjeshër i madh i Lozhës së masonerisë italiane, është një spekulim i antimasonëve – masoneria nuk është më shoqatë e fshehtë… Në 50-të vitët e fundit çdo veprim është i hapur, publik… Nuk ka mistere në punën tonë, as në jetën tone e as në ritualet tona… nuk ka nevojë që aktiviteti ynë të fshihet, përfundon Gustav.

TeoGrupi i Bilderbergut

Tentativat e një grupi të fuqishëm për të marrë kontrollin e botës

Numri i teorive konspirative shtohet nga ditë në ditë. Gjithashtu shtohet dhe baza e subjekteve që përfshijnë këto teori. Jo të gjitha janë për rendin e ri botëror e masonët që duan të udhëheqin botën.

Ekzistojnë teori të tjera që pretendojnë se energjia e lirë ekziston, ose se makina elektrike mund të ishte shpikur me kohë nëse kompanitë amerikane të naftës do e lejonin.

Dhjetë teori të reja konspirative supozojnë se Stonehenge është ndërtuar nga jashtëtokësorët dhe se aeroporti i Denverit është në fakt vend mbulimi për zyrat nëntokësore të stafit të Rendit të Ri Botëror.

Shumë pak teori konspirative janë të përpunuara aq mirë sa Rosuelli i Anglisë. Më 26 dhjetor 1980, një objekt fluturues i paidentifikuar (UFO) u raportua nga një patrulle sigurie pranë urës lindore në Udbrixh.

Policët fillimisht panë se ishte një mjet fluturues i rrëzuar dhe kur hyrën në pyll për të hetuar panë drita të çuditshme që lëviznin mes pemëve si dhe një dritë verbuese që vinte na objekti i paidentifikuar.

Dritat ishin të kuqe, blu, të verdha dhe një e bardhë. Disa prej personave të pranishëm aty pretendojnë se kanë parë një objekt metali në formë konike dhe se largohej sa ato afroheshin.

Sipas kësaj teorie personat e pranishëm atë natë u kërcënuan me vdekje dhe u urdhëruan të firmosin një dokument ku betoheshin se nuk do flisnin për këtë gjë; një prej tyre pretendonte se ishte detyruar të deklaronte se dritat që kishin parë i përkisnin një fari.

Sipas teorisë konspirative bëhej fjalë për një takim rutinë mes alienëve dhe ushtrisë së Britanisë së Madhe dhe asaj amerikane për të diskutuar me armët bërthamore.

Sipas teorisë standarde Sfinksi është gdhendur nga gurët gëlqerorë që kanë dalë në sipërfaqen e Gizës pas vitit 2540 para Krishtit. Teoricienët konspirative pretendojnë se ai është ndërtuar rreth 10 mijë vjet para Krishtit nga banorët e Atlantisit.

Është fakt se në vitin 1996 dy arkeologë nga Florida zbuluan dhoma dhe tunele para Sfinksit. Një vit më parë ishte zbuluar një derë anash tij, ku autoritetet egjiptiane e kishin ndaluar hyrjen.

Sfinksi është një pikë referimi madhore në masoneri dhe masoneria egjiptiane mëson se mençuria dhe tradita e saj vjen direkt nga të mbijetuarit e Atlantisit, të cilët e ndërtuan Sifnksin pasi Atlantisi u zhduk nga faqja e tokës e më pas themeluan civilizimin egjiptian.

Sipas teorisë konspirative, egjiptologët masonë e mbajnë të fshehtë këtë të vërtetë dhe çdo sekret që Sfinksi mund të fshehë në thellësi të tij.

Dhomat dhe tunelet në Sfinks rezultuan të ekzistojnë vërtet në shkurt të vitit 2000, kur arkeologët egjiptianë zbuluan varrin e Osirit ndërmjet piramidës Khafre dhe Sfinksit.


Incidenti “Rendlesham”

Shumë pak teori konspirative janë të përpunuara aq mirë sa Rosuelli i Anglisë. Më 26 dhjetor 1980, një objekt fluturues i paidentifikuar (UFO) u raportua nga një patrulle sigurie pranë urës lindore në Udbrixh.

Policët fillimisht panë se ishte një mjet fluturues i rrëzuar dhe kur hyrën në pyll për të hetuar panë drita të çuditshme që lëviznin mes pemëve si dhe një dritë verbuese që vinte na objekti i paidentifikuar.

Dritat ishin të kuqe, blu, të verdha dhe një e bardhë. Disa prej personave të pranishëm aty pretendojnë se kanë parë një objekt metali në formë konike dhe se largohej sa ato afroheshin.

Sipas kësaj teorie personat e pranishëm atë natë u kërcënuan me vdekje dhe u urdhëruan të firmosin një dokument ku betoheshin se nuk do flisnin për këtë gjë; një prej tyre pretendonte se ishte detyruar të deklaronte se dritat që kishin parë i përkisnin një fari.

Sipas teorisë konspirative bëhej fjalë për një takim rutinë mes alienëve dhe ushtrisë së Britanisë së Madhe dhe asaj amerikane për të diskutuar me armët bërthamore.

Sfinksi



Sipas teorisë standarde Sfinksi është gdhendur nga gurët gëlqerorë që kanë dalë në sipërfaqen e Gizës pas vitit 2540 para Krishtit. Teoricienët konspirative pretendojnë se ai është ndërtuar rreth 10 mijë vjet para Krishtit nga banorët e Atlantisit.

Është fakt se në vitin 1996 dy arkeologë nga Florida zbuluan dhoma dhe tunele para Sfinksit. Një vit më parë ishte zbuluar një derë anash tij, ku autoritetet egjiptiane e kishin ndaluar hyrjen.

Sfinksi është një pikë referimi madhore në masoneri dhe masoneria egjiptiane mëson se mençuria dhe tradita e saj vjen direkt nga të mbijetuarit e Atlantisit, të cilët e ndërtuan Sifnksin pasi Atlantisi u zhduk nga faqja e tokës e më pas themeluan civilizimin egjiptian.

Sipas teorisë konspirative, egjiptologët masonë e mbajnë të fshehtë këtë të vërtetë dhe çdo sekret që Sfinksi mund të fshehë në thellësi të tij. Dhomat dhe tunelet në Sfinks rezultuan të ekzistojnë vërtet në shkurt të vitit 2000, kur arkeologët egjiptianë zbuluan varrin e Osirit ndërmjet piramidës Khafre dhe Sfinksit.

“Stonehenge”

Teoria aludon se egjiptian udhëtuan në Angli për të ndërtuar “Stonehenge” rreth viteve 3500-2500 para Kirshtit ose se është ndërtuar nga alienët.

Të dhënat më bindëse për ndërtimin e kësaj strukture nga jashtëtokësorët është gjithë vendi nuk përmban mbetje gurësh apo veglash të papërdorura. Zona rreth “Stonehenge” është e mbushur me barë dhe nuk është rast i piramidës së Gizës sepse ka blloqe gurësh në gjithë shkretëtirën përreth piramidave.

Si mund t’i kenë lëvizur njerëzit primitivë blloqet e gurëve rreth 400 kilometra pa lënë asnjë gjurmë? Shumë prej blloqeve dihet se janë marrë rreth 40 kilometra larg, por prapë fakti se një bllok peshon 25 ton e bën të çuditshme këtë vepër.

Duke lënë mënjanë mjedisin rrethues pa tëmetë e gjithë struktura është ndërtuar mbi bazën e rrënjës tre. Egjiptianët ishin astronomë të shquar dhe i ndërtuan piramidat e Gizës që të korrespondonin me yjësinë e Orionit dhe trajektoren e diellit e hënës.



Stonehenge bën të njëjtën gjë. Sipas kësaj teorie konspirative, nëse atë nuk e kanë ndërtuar alienët atëherë e kanë ndërtuar egjiptianët duke përdorur teknologji aliene, në nder të vizitorëve jashtëtokësorë. E njëjta teori ekziston dhe për piramidën e Gizës.

Odesa

Një teori konspirative duhet të ketë një emër ngjethës. Supozohet që pranë fundit të luftës II Botërore, kur Gjermania e dinte se gjithccka kishte mbaruar, shumë prej oficerëve nazistë të rangut të lartë u arratisën në mënyrë sekrete drejt vendeve që s’kishin polici ekstradimi si Argjentina dhe Indonezia.

Këto nazistë, duke përfshirë dhe Hitlerin nuk janë kapur kurrë, sipas teorisë. Odesa ndahej në tre divizione. I pari drejtohej nga Otto Skorzeny, i cili krijoi mënyrën e nxjerrjes së nazistëve nga Evropa.

I dyti drejtohej nga Reinhard Gehlen, shefi i inteligjencës naziste ishte një organizatë globalë spiunësh nazistë me bazë në Mynih, e vetëquajtur “the Org”.

Divizoni i tretë, i drejtuar nga Martin Bormann parashikoi nxjerrjen e floririt nazist, pjesa më e madhe e vjedhur nga hebrenjtë, jashtë Evropës. Por kapitulli më tinzar i kësaj teorie konspirative përfshin bashkëpunimin e qeverisë amerikanë.

Projekti “Paperclip”, i cili është faktik ka pasur në fokus importimin e shkencëtarëve nazistë, të cilët u morën në punë nga NASA dhe sipas teorisë pa asistencën naziste s’do kishte pasur asnjëherë CIA apo ulje në hënë.

Trekëndëshi i Bermudeve



Tashmë dihet shumë për Trekëndëshin e Bermudeve. Tre pikat e tij janë Bermuda, Majemi dhe Puerto Riko. Shumë aeroplanë dhe më shumë se 50 anije janë zhdukur pa gjurmë në këtë zonë dhe askush s’ka rënë dakord mbi një shkak universal.

Teoricienët konspirative kanë ofruar disa mundësi të çuditshme të asaj që trekëndëshi është dhe ata të gjithë pretendojnë se ka të bëjë me udhëtimin në kohë.

Është fakt se trekëndëshi i Bermudeve është një prej dy vendeve në tokë ky busulla nuk drejtohet nga veriu. Vend i tjetër është Poli i Veriut. Në trekëndëshin e Bermudeve busulla del jashtë përdorimit.

Rasti më bindës se ka diçka supernatyrore (ose shkencë e pashpjeguar) që ndodh në trekëndësh ndodhi më 7 qershor 1964, kur Carolyn Cascio fluturoi me avionin e saj Cessna me një pasagjer nga Nasau, Bahams për në ishullin Grand Turk.

Ky udhëtim është rreth 600 kilometra. Cascio la aeroportin e Nasaut duke udhëtuar në juglindje drejt ishullit dhe në kohën kur duhej të mbërrinte ajo kontaktoi me aeroportin e e Nasaut për të thënë se busulla po “rrotullohet në mënyrë të ccmendur” dhe më pas la radion hapur që të dëgjohej nga aeroporti.

Sipas raportimeve ajo u rrotullua rreth 30 minuta mbi aeroport dhe mund të shihej me sy të lirë nga poshtë, ndërkohë që ajo s’e shihte aeroportin. Më pas ajo s’u pa më. Sipas teorisë mendohet se ajo ka kaluar në një rrip tjetër kohor dhe s’ka mundur të kthehet në kohën ku ishte.

Baza aliene nën Antarktidë




Sipas kësaj teorie besohet se aktualisht nën akullin e Antarktidës jetojnë alieno ose aty ndodhen mbetjet e një civilizimi alien. Ata kanë krijuar artificialisht akullin për të mbuluar bazën e tyer dhe aty tani punohet për eksperimente që studiojnë ngjizjen embrionike aliene në trupat njerëzore.

Pjesa më shtangëse e kësaj teorie konspirative ka një artikull monumental evidence që e mbështet: Harta e Piri Reis e skicuar në vitin 1513. Piri Reis ishte një admiral arabik (dhe pirat), i cili lundroi në gjithë Oqeanin e Atlantikut jugor dhe sipas kësaj teorie ai nuk e vizatoi vetë hartën, por ia dhënë alienët, të cilët skicuan bregun aktual të Antarktidës.

Vija bregdetare e Antarktidës nuk shihet sot sepse është mbuluar nga akulli. Si e vizatoi atëherë Piri Reis? NASA ka përdorur rrezet X, apo fotografi satelitore të kontinentit dhe rezultatet e tyre janë njësoj me ato të hartës së Piri Reis.

Ata kanë argumentuar se harta është një mashtrim i fundit të viteve 1800. Por Antarktida s’ishte zbuluar deri në vitin 1818. Sipas kësaj teorie NASA do të mbajë të fshehur bazën aliene në shkëmbim të teknologjisë, ose të mbajë mbetjet sekrete me qëllim studimin e tyre privat.

Shpërthimi i portit të Çikagos

Më 17 korrik 1944 magazina e portit të Çikagos shpërtheu, duke vrarë 320 marinarë dhe shkaktoi plagosjen e 390 të tjerëve. Shumë prej të vdekurve dhe të plagosurve ishin marinarë me ngjyrë.

Porti shërbente si një depo municionesh për anijet që niseshin në Pacifik. Marinarëve me ngjyrë u kërkohej të shkarkonin dhe ngarkonin këto municione të të gjitha llojeve, edhe pse asnjë prej tyre s’ishte trajnuar në manovrimin e municioneve.

Marinarët me ngjyrë në atë kohë ngarkoheshin për të bërë punët më të rëndomta si gatim, pastrim dhe ngarkim anijesh etj. Shpërthim fatal i 17 korrikut shkaktoi një dëm të madh në njerëz dhe materiale.

Dëmi arrinte një kosto prej 9.9 milionë dollarësh (120 milionë sipas vlerës së sotme). Sipas teorive konspirative ky shpërthim nuk u shkaktua nga një gabim i thjeshtë njerëzor, por nga një test i vullnetshëm i bombës bërthamore.



Ekipi që punoi në projektin “Manhattan” në atë kohë arriti në përfundimin se shpërthimi ishte një shpërthim tipik bërthamor, e jo një i zakonshëm. Teoricienët konspirativë mendojnë se testi u krye në marinarët me ngjyrë për të parë efektet e shpërthimit mbi njerëzit, meqë kjo s’ishte vëzhguar më parë.

Karen Silkwood

Karen Silkwood ishte një teknike kimiste në centralin bërthamore “Kerr-McGEe” në Oklahoma nga viti 1973 e deri në vdekjen e saj, më 13 nëntor të vitt tjetër.

Puna e saj ishte të prodhonte plumba Plutoni për shufrat e reaktorit bërthamor. Sapo filloi punë ajo iu bashkua nj sindikate dhe u bë një prej zëdhënëseve kryesore të saj dhe organizueseve të grevave, duke u ankuar për dhunimin e kodit të shëndetësor:

Punonjësit ishin të ekspozuar ndaj ndotjes bërthamore dhe pajisjet e tyre të frymëmarrjes ishin difektoze, mbetjet bërthamore nuk depozitoheshin si duhet dhe më e keqja nga të gjitha, nuk kishte mjaft dushe për të gjithë punonjësit.

Kjo do të thoshte që pas orësh të të tëra pune në kontakt me plutonin-239, i cili është jashtëzakonisht i rrezikshëm, punonjësit duhet të shkonin në familjet e tyre me mbetje Plutoni në rroba.

Më 5 nëntor 1974 ajo kreu një kontroll rutinë dhe pa se niveli i Plutonit në gjak ishte 400 herë mbi limitin e lejuar. Ajo dhe fëmijët e saj u dërguan në labarotr për t’u testuar dhe askush nuk e ka kuptuar deri më sot si arriti të helmatisej në një mënyrë të tilla brenda tre ditësh.

“Kerr-McGee” pretendoi se ajo ishte vetëhelmuar për të fajësuar kompaninë, ndërsa Silkwood, në shtëpinë e së cilës u gjetën mbetje Plutoni deklaroi se kompania po përpiqej ta helmonte për t’i mbyllur gojën. Më 13 nëntor makina e saj u gjet e përplasur në një urë betoni.

Grupi Bilderberg

Nga gjithë teoritë konspirative mbi rendin e ri botëror në botë kjo duket më e besueshme. Grupi Bilderberg është një organizatë reale që takohet një ose dy herë në vit duke marrë me qira kate të tëra hotelesh luksoze.

Askush nuk e di kush janë anëtarët, përveç vetë anëtarëve të cilët mund të jenë 20 ose qiendra të tillë. Mendohet se ata janë financierë të fuqishëm, biznesmenë, politikanë dhe gjeneralë, qëllimi i vetëm i të të cilëve është të kontrollojnë ekonominë e botës, luftërat, politikën dhe gjithçka që i ndihmon të bëjnë para.

Henry Kissinger dihet se ka qenë dikur anëtar. Tony Blari është përfolur si i tillë. Të dy presidentët Bush janë përfolur si anëtarë, si dhe Vladimir Putin.
Badigardët në këto takime janë mercenarë të marrë me qera privatisht.

Grupi u formua gjatë luftës së Ftohtë nga Joseph Retinger, i cili ka qenë shef ekzekutiv i Lëvizjes Evropiane, një organizatë progresive me qëllimin e një qeverie të vetme botërore.

REtinger mendonte se bota mund të jetonte në paqe nëse paqja arrihej mes një grupi të elitës së botës, duke e lënë publikun jashtë kësaj gjëje. Problemi me idenë e Retinger është se grupi Bilderberg duhet të ketë fuqi absolute dhe nëse e ka atë fuqi lufta mund të shpërthejë po aq shpejt sa paqja.

Sipas teorive konspirative, grupi Bilderberg ka krijuar luftërat më të mëdha të gjysmës së fundit të shekullit, që nga lufta Koreane e deri tek ajo e Afganistanit.

Aeroporti ndërkombëtar i Denverit

Aeroporti ndërkombëtar i Denverit është aeroporti më i madh në SHBA dhe i treti më i madh në botë. Teoritë konspirative e konsiderojnë këtë si vendin e fshehtë që qëndron mbi zyrat nëntokësore të Rendit të Ri Botëror.

Ky arsyetim vjen nga fakti se sipas kësaj teorie, baza është në mënyrë aspak normale rreth 40 kilometra nga qendra e Denverit. Aeroporti është jashtëzakonisht i madh dhe ka një pamje arkitekturale të çuditshme.

Ndërtesa kryesore përbëhet nga strukturë tende, si tendat e cirkut, prej cohe të bardhë që ka si qëllim t’u kujtojë vizitorëve imazhet e maleve Rocky, të cilët mund të shihen nga aeroporti.

Por sipas teorisë konspirative qëllimi i kësaj tende është t’i ngjajë tendave indiane në përpjekje për të kënaqur indianët e varrosur këtu. Është fakt që ndërtesa e aeroportit është vendosur pikërisht mbi vendin që dikur ka qenë varrezë indiane.
Antarktida në hartën e Piri Reisit........dhe sekreti qe e mbulon ate vend ditet e sotme..



Piri Reisi hartuesi i hartes se Antarctides ne vitin 1513.

...Piri Reis, një admiral i flotës detare arabo- turke, përpiloi një hartë deri diku të hollësishme të botës më 1513, gjysma e së cilës mbijetoi deri më 1929,kohe kur u zbulua dhe u vendos në Muzeumin Pallati Topkapi në Stamboll.


Disa pohojnë që harta e Piri Reisit përfaqëson vijën bregdetare të bregut Princes Marta të Tokës Mbretëreshë Maud (Queen Maud Land) në Antarktikë, ashtu siç ka qenë dukur ajo para se të mbulohej prej akullit.



Nje pjese e hartes te perpiluar nga Piri Reis''i


Nëse me të vërtetë harta përfshin Antarktidën, e cila nuk ishte e zbuluar deri më 1818 prej Evropianëve, atëhere lënda burimore e përdorur prej Piri Resit duhet të ketë ardhur në fund të fundit nga lundërtarë të lashtë apo krijues të lashtë hartash.

Një thënie e tillë u parashtrua fort prej Carls Hapgud (Charles Hapgood) në librin e tij ,Hartat e mbretërve të lashtë të detrave të botuar më 1966.

Hapgudi mendon se hartat burimore të Piri Reisit ishin vetë të mbështetura në harta të tjera të krijuara prej lundërtarëve të cilët qartësisht patën lundruar përgjatë brigjeve pa akuj të Antarktidës mijëra vjet para historisë së njohur si të regjistruar.

Në qoftë se Hapgudi është i saktë, atëhere hartat burimore duhet të kenë qenë vërtetë të lashta.

Burime akademike të besueshme, që përdorin analizat e mostrave të akujve të marra në zemër të Antarktidës, mendojne se akullnaja që shihet tani në Antarktidë ka qenë plotësuar midis viteve 38000 - 4000 p.e.s.

Ndërsa sipas gjeologëve, koha e fundit kur Antarktida ishte plotësisht pa akull ka qenë ndoshta rreth 14 milion vjet më parë.

Atehere c'fare te vertete fsheh kjo harte per Antarktiden,a ka te beje kjo me faktin se atje ekziston nje baza alienesh dhe qe mbahet sekret nga fuqite e medha....?


Masonët francezë tentojnë zgjerimin në Kosovë e Shqipëri


Atë që e diskutuam me vëllezërit tanë në Maqedoni është se mund të ndërmarrin rolin e urës që do ta lidhin Shqipërinë, pasi shumë mirë e njohin dhe e dinë se disa nga shqiptarët të cilët janë të interesuar që t’iu bashkohen muratorëve të lirë dhe kjo është diçka për çka po punojmë po ashtu së bashku me vëllezërit tanë këtu. Kosova është një shembull tjetër për bashkëpunimin të cilin mund ta zhvillojmë

Masonët francezë tentojnë zgjerimin në Kosovë e Shqipëri



Sekretari i punëve të jashtme të lozhës më të vjetër në Evropë “Orienti i Madh i Francës” Patris Bijo, në një intervistë për Tv Alsat, tha se po punojnë intensivisht që aktivitetin e tyre të shtrijnë edhe në Kosovë dhe Shqipëri për ta rritur sa më shumë bashkëpunimin rajonal. Intervistën e plotë me Sekretarin e punëve të jashtme të lozhës më të vjetër në Evropë “Orienti i Madh i Francës”, do të mund ta ndiqni sonte në Tv Alsat, pas edicionit të lajmeve të orës 20.

“Së pari në Shqipëri mbajtëm shumë konferenca në universitete me studentët dhe në njëfarë mënyre morën sinjale për ekzistimin e interesimit. Ne nuk kemi lozhë në Shqipëri, kështu që është vështirë kur nuk je i përfaqësuar dhe kur nuk ke disa vëllezër që të ndërmarrin masa konkrete dhe për shembull që të iniciojnë aderimin e shqiptarëve në masoneri.

Atë që e diskutuam me vëllezërit tanë në Maqedoni është se mund të ndërmarrin rolin e urës që do ta lidhin Shqipërinë, pasi shumë mirë e njohin dhe e dinë se disa nga shqiptarët të cilët janë të interesuar që t’iu bashkohen muratorëve të lirë dhe kjo është diçka për çka po punojmë po ashtu së bashku me vëllezërit tanë këtu. Kosova është një shembull tjetër për bashkëpunimin të cilin mund ta zhvillojmë, ndërsa disa kosovarë janë të interesuar që të bëhen masonë.

Krahas kësaj, mendojmë se është shumë më e dobishme, më efikase dhe më e urtë që të shkojmë përmes vëllezërve tanë këtu, pasi ata janë të njoftuar shumë mirë me situatën politike, me pozitën gjeografike, me kulturën, në vend se nga Parisi të merren vendime, do ta bëjmë këtë ose atë, pasi ne mund edhe të gabojmë nëse e bëjmë këtë. Pra, ideja jonë është që të promovohen vlerat tona në Shqipëri dhe në Kosovë, me ndihmën e vëllezërve tanë këtu në Maqedoni”, deklaroi Patris Bijo, sekretar i punëve të jashtme të Orientit të madh të Francës.

2013/12/31

Nga Flori Bruqi : Ikja e lehtë e Riza Lahit

NË VEND TË PËRKUJTIMIT PËR SHOKUN-MIKUN TIM Z.RIZA LAHI

Foto: NJOFTIM I PRESIDENCES SE LNPSHA "PEGASI" ALBANIA 

LAJM SHUME I HIDHUR 

NJE LARGIM I PAPRITUR NGA JETA 

SOT NE MENGJES NDAHET NGA JETA POETI, PUBLICISTI, PERKTHYESI, MIKU DHE KOLEGU YNE  RIZA LAHI
*RIZA LAHI , ISHTE ANETAR I.WA, W.PS, LNPSHA "PEGASI" ALBANIA
SEKRETAR PER PUBLICISTIKEN I LNPSHA "PEGASI" ALBANIA,  ANETAR I NDERIT I KESAJ LIDHJEJE
*AUTOR I MJAFT VEPRAVE LETRARE DHE PUBLICISTIKE, 
*PERKTHYES  I MJAFT POETEVE NDERKOMBETARE....
*AUTOR I MJAFT SHKRIMEVE AUTORITARE PUBLICISTIKE...
*INICIUES I MJAFT VEPRIMTARIVE 
NE EMER TE PRESIDENCES SE LNPSHA NE SAPO I PERCOLLEM FAMILJES SE TIJ NGUSHELLIMET TONA  PER KETE HUMBJE TE MADHE.
LAMTUMIRE RIZA LAHI.
NESER NE PERCJELLJEN E TIJ NE BANESEN  E FUNDIT  DO TE JENE PREZENT DHE SHKRIMTARET DHE POETET PEGASIAN TE TIRANES
 PRESIDENCA E LNPSHA "PEGASI" ALBANIA 
I PAHARRUR KUJTIMI I TIJ!

TIRANE, 31.12.2013

Mbiemri – LAHI

Emri - RIZA

Atësia - XHEVDET


Lindi në Shkodër më 16 tetor 1950. Vdiq  nga një sulm kardiak në Tiranë më 30 dhjetor 2013.

Kontributet në letërsi– Poezi për të rritur dhe fëmijë, tregime për të rritur dhe fëmijë, shqipërime poetike , artikuj kritikë , esse dhe romane.Riza Lahi ka punuar për tridhjetë vite pilot në Forcat Ajrore të vëndit, dy vite gazetar në shtypin ushtarak , si edhe , disa kohë në OSBE.

Tematika që ai ka rrahur më shumë në prozë dhe publicistikë është ajo e aviacionit, ngjarjeve heroike, dramave të njerëzve të nderëshëm e të dëshpëruar dhe e cështjes kosovare. Në poezi ushtron më shumë lirikat , poezinë meditative dhe atë luftarake; ooperon me vargje të rregulla dhe të lira .

Ishte antar i Shoqatës Botërore të Poetëve. Ishte në pension dhe mban gradën ushtarake të nënkolonelit.

Foto: RIZA LAHI me Flora Brovinën e Ilir Mborjën në manifestimin letrar "Drita e minatorit", Mitrovicë, 27 nëntor 2013
                                      Riza Lahi,Dr.ped.Flora Brovina,Ilir Mborja

Miq të letrave, më lejoni të rrëmoj pak në peshën e jetës. Të gjej pak hapësirë përshpirtjeje për një ikje. Për një ikje Njeriu të letrave. Një ikje e lehtë me një peshë të madhe. Të madhe si vetë koha dhe vepra që ai e përjetoi dhe na e la në memorjen e të gjithëve, gjithë njerëzimit kudo që është. Ishte dhe është një emër mes nesh edhe pse ai fizikisht nënshkroi një ‘kontratë ikjeje’. Jo miq të nderuar më lejoni, Riza Lahi , është dhe do të mbetet mes nesh.

Foto: Riza Lahi me Morelle Smith e Zyba Hysa në festivalin ndërkombëtar "Drini poetik", Prizren, 10 qershor 2013
Riza Lahi me Morelle Smith e Zyba Hysa në festivalin ndërkombëtar "Drini poetik", Prizren, 10 qershor 2013


Sot miq njeriu i letrave Riza Lahi nuk është më mes nesh. Ai humbi betejën me jetën. Vdekja e tij vjen si një humbje e thellë për shqiptarët dhe lexuesit e veprave që ai na la, për shoqërinë dhe më së shumti për familjen e tij.




Gjithë sa gjëndemi nën pushtetin e penave dhe tastierave marrim sot nga një kupë helm që na shtohet mbi brenga të kësaj jete… E, nuk e di … a do ta përcjellim dot?!!!

Foto: Engjellit te njerezimit..prof.Riza Lahi 

keshtu do te vashdojme te ecim 
me kete engjell ne mesin tonè
me kartelen blu ,dhe me gjyslyke
po, po,... ky ishte engjell dhe Zoti sot e sgjolli 
per vete ,nuk na e la nuk priti edhe pak
sa te gezonte,te na gezonte ky,dhe ne 
#
kudo qe shkonte dhuronte buzeqeshje 
ooohhh si ishte ky mik, si ishte ky vella 
them ne kete bote jan te rradhe 
naten e vitit te ri u desh te na ikje ti 
o i mire Riza...??
ndoshta i rende qe ky vit per ty 
na dhurove shume, nate e dite 
me vargjet lume plot mend e keshilla 
#
sa do na mungosh, ne ,sa do i mungosh familjes
sa do i mungosh artit, veprave plot vlera
Shkoderloces qe e ke dashte aq shume
e te ka dashte ,te pat krenari
edhe nga Tirana me thoje ne telefon, jam larg 
sa shum me qetesoje kur isha e merzitur 
si i gjeje fjalet mi beje strofa ,mi vije ne varg
#
vetem qe t'mi fshijsh lotet
sa embel me flisje dhe me shkruaje shpesh 
kur po vjen ? ne me Landin 
e me miqte e teatritpo te presim 
helm me dhe ne kete dite me ikjen tende 
proff.Riza, vella i mire 
po pse, pse duhej te ikje ti ?? 
#
sa boshllek na le, sa pabesisht te shguli mordja 
ne kete menyre te pa meshireshme
sa e poshter qenka vdekja 
ishe pregatite te festosh vitin e ri
e di ti tani je ne paqe eterna, ne perjetesi 
nese ekziston paqa e ke vetem ti 
#
po si nuk e njohe kurre te keqen 
po si nuk e njohe kurre xhelozine 
po si nuk e nxirje kurre nje fjale te pa embel 
mjalte rrjedhte nga ai shpirte 
te kam shembull te njerezise 
ishe dhe do te mbetesh i vetmi mik
i vetmi vella qe nena nuk ma ka ba 
#
sa shum dua te them, sa shume kam per ty 
sa shume qan njerezia sot ne kete vit te ri 
sa lote Rozafa qe i ke thure me ata duar, lavdi 
sa shume qajne sportistat 
qe jua ke bere te madhe antologjine 
e kam KUJTIM,VELLAU IM
ma dhe heren e fundit paska qen e fundet !!??
qe ma dhurove bashke me tre librat tuajt te rinj
#
e ndjej qe ne ajer nje engjell fluturon 
me buzeqeshje e embel,je ti
por qielli qan sot ,me shum shpirtera qe te njohen..
ndjehen bosh,nuk kane vit te ri
gjithkush e ndjen qe nuk je mè ne tavolinè
#
do te na mungosh sot ,e gjithe jeten 
un do te ulem ne sofer ne kete nate
si nje bubullime e madhe, qe shperthen rrebesh
dhimbje e nostalgji,....
do ta ndjesh edhe ti,se me deshe shume 
me therrisje ,burrneshe..bijè..
#
tani s'kam me as baba, as nje mik si ty...!
pushofsh ne paqe..o engjell...te duam shume...
ti s'ke vdekè,jo..rron ne shpirterat tane....
me shum dhimbje, respekt ,dhe dashuri
pa funde, mikja-motra-bija jote #rregjina sterkaj..
                                                          RIZA LAHI ME SHKRIMTAR 

Ata që u mësuan me mikun e letrave mes tyre, do ta kenë zor t’i shtyjnë pa të vitet, se Rizaja qe shqiptar i mirë, njeri i zgjuar, shok i shtrenjtë, gazetar i mirë, komunitar i talentuar… Nder i miqësisë dhe i shoqërisë…

Foto: Με τον δημοσιογράφο του "Ομπζέρβερ" Ρίζα Λάχι.
                              RIZA LAHI DHE DINOS S. KUBATIS
                             

…Mall do të ketë për të gjithë moteve, dyert që e pritën dhe e përcollën.
Foto

…Rizanë nuk do ta kemi midis nesh… Dhe faqet sociale, gazetat, forumet, mediumet, tribunat letrare, evenimentet nuk do ta kenë atë dhe fjalën e tij, por do të kenë veprat e tij që janë aq shumë sa duhej mjaft kohë të paraqisnim të gjitha, se nuk janë vetëm ato që la në letër, por janë dhe ato që ka lënë mendjeve dhe memorjeve gjithandej.

Foto: RIZA ME  FAL PER VONESN PO TE UROJ NGA ZEMERA VELLA  IGZOFSH DHE 100 PRANVERA.


Ne shkrimtarët shqiptarë do ta ndjejmë më shumë këtë, por edhe do të marrim një kupë mall ta ngrejmë mes lotësh për shpirtin e tij të paqtë. Dhe do ta kemi veprën e tij busull gjithëndej..

Foto: Edirne-Turkey 2013


Veprat e botuara :

Tregime, përralla për fëmijë

“Legjenda e Zerdelisë”, 1985
“Ledia në një natë me hënë”1995
“Aventurat e rosës Monda” ( Shqipërim nga E. Bosse) 2001


Vëllime me poezi gërshetuar me tregime

“Kosova, e fejuara ime”,1994
“Drenica, qeleshja kosovare”, 1998
“Trëndafilë”1996
“Trëndafila nga Tirana”2009


Tregime

“Ëngjëjt me krahë duralumini”,2000
”Fluturime mbi qilimin persian”1998
“Nën hënën e Ulqinit”,2001
“Ylli që sheh mbi sheshin “Skënderbej”2001


Romane

“Të shtunën në mesnatë në një yll”, 1997 – roman për fëmijë
“Vorri I Ashikut”, në katër volume - 2005
“Serenatë korçare në Nju Jork” 2009

Biografi artistike

“Një violinë në Panteoinin e Orfeut”2008
“Dinosaurët e fundit” 2003
“Maratonomaku nga Shkodra”, 2008
“Piloti i katër presidentëve”

Shqipërime

“Poezi për fëmijë nga vëndet anglishtfolëse “( dy vëllime) - 2006
“Në shiun e argjentë” ( vëllimet e mësipërme, botuar në një të vetëm, në Rep e
Maqedonisë) 2005
“Mbrëmë I pëshpërita një Ylli” – Poezi të zgjedhura nga Xhelaludin Rumi 2002
“Fluturoi qielli nga cepi I velit tim” - poezi të zgjedhura nga F Forughazd
2006
“Golgota shqiptare” nga Leo Freundilch, 1990
“Ikja massive” nga Hans Peter Rulmann 1997
“Ëngjëlli i Mostarit” nga Sally Becker 2000
“Nuk ka ëngjëj në këtë botë” nga Sally Becker 2007


Në Konkursin Kombatar , 1994, ka fituar vëndin e parë në Republikë me pjesën
teatrale për fëmijë, botuar më pas nën titullin “Të shtunën në mesnatë në një
yll”
Ka fituar edhe cmime të tjera të niveleve të ndryshme, si edhe ka botuar
pandërprerë në shtypin letrar apo faqet letrare të gazetave.
Pjesë nga krijimtaria e R Lahit janë botuar edhe në Zvicër, Greqi, SHBA, Iran,
Rumani , Indi, Sllovaki, Ceki dhe Korea e Jugut.
Është autor i disa teksteve këngësh, kryesisht serenatash.
Është antar i Shoqatës Botërore të Poetëve dhe i “Akademisë shqiptaro –
amerikane të shkencave dhe arteve” me qëndër në Nju Jork.

Dhe shkrimtari i drejtë ka udhën e tij të drejtë, dhe njeriu i guximshëm mbetet përherë në mendje. Kjo do na shtjellojë edhe memorjen edhe dhimbjen...



MOJ NËNË

Moj nënë, shpesh më thua: “Po, lëri tash vjershat
Po lodhesh, dëshpërohesh, s’tu botua asgjë!”
Po, prap rri me mua dhe me llampen e ndezur
Tek grindem me vete gjer më dymbëdhjetë a më një

Kur nxitoj për shkallësh drejt marrshimeve të gjata
Lehtë – lehtë , si mbaron tëra punët e shtëpisë
I mbledh fletët e mia të shkruara e të bardha
Dhe lehtë i ujdisë tek syndyku i nusërisë

1971, Shkodër


ÇVIT - ÇVIT

Jo rrallë ulem te lulet
e shplodhem i menduar...
...Sa shumë dallandyshe
në vapë shpërthejnë tër’ gaz:

Çvit – çvit, - çvit – çvit!

Ca vërtiten mbi mua,
sa u shoh sytë e zgjuar...
Pastaj shkojnë tutje - tutje...
Papritur kthehen prap:

Çvit – çvit, - çvit – çvit!

Po, pse, sa herë i shoh
Diçka më bien nga ti
Ma lënë diku këtu
S’arrij t’i falënderoj:

Çvit – çvit, - çvit – çvit!

Diçka nga shkumbë e detit
Diçka kur nxiton ti
Diçka nga qeshja jote
Me mëndje bëlbëzoj:

Çvit – çvit, - çvit – çvit!


Në gjumë të parë, nga qielli
Më vijnë gjith’ dallandyshet,
Në mes tyre, dhe ti
Me një palë krahë si tyret:

Çvit – çvit, - çvit – çvit!

Më lidh një shall te gusha,
Më kruhesh te qerpikët...
Dhe...i rreh krahët e ikën
Me një këngë dallandyshesh

Çvit – çvit, - çvit – çvit !


1978, Tirane



PEISAZH NËN KALANË E SHKODRËS

Rrjedh Buna, rrjedh ëmbël, rrjedh shtruar, menduar
Drejt gjoksit të leshtë të Drinit të rrëmbyer...
Një vajzë me buzën e lehtë të Mona Lizës
Nga libri i saj një faqe ka kthyer

Pulëbardhat i sillen përqark dhe asaj
Dhe Bunës, që plagë po më çelin pa faj...
Dhe Bunës... Ky Drini për beli përfshin
Stolirat dhe ojnat vajërore të saj.

Si plagë trëndafilash këto buzë buzë Bunës...
Ç’lexojnë mbi libër këto vetulla si shtiza?
Mes lotëve të shelgut i heshtur rri unë
Mes lotëve të shelgut buzëqesh Mona Liza.

Po, kush do t’i puthë pa i vrarë ato buzë
Fare lehtë...sa një fllad...jo si Drini lugat
Por ...vajza me dorë thërret djalin e saj
Dhe Buna shkujdesur po shkon për në shtrat.

Këto plagë, pse m’i çelën dhe vajza dhe Buna
Pyes vete dhe buzën kafshoj gjer në asht...
Pulëbardha krahëbardha fluturojnë drejt bedenave
Zemërbardha kridhen në qiellin e lashtë...
1980


POEZI TË VITIT 2010

SULMI QË NUK I REZISTON ASKUSH

Ujrat ecin qetë
Shtruar, si një jare e lashtë

Pranvera po afron

Pulëbardhat sulen pingul
Njëra pas tjetrës
Në këtë spektakël të heshtur dhe
Pafundësisht të bukur

Pranvera po afron

Një peshkatar e hodhi sërish në ujë cironkën e vogël
Ai është rritur me muzikës ujrave
Dhe është kaq i dhimbsur për këtë cironkë
të vockël sa një flutur e bardhë

Pravera po afron

Ujrat po ulen ngadalë
Dhe shelgjet
Po presin qetësisht sa të rrethohen nga bari i madh dhe grafullonjës


Pranvera afron
Duke ndryshuar gjithëçka ëmbël, bukur, pa zhurmë
Njerëzit i hoqën vetë palltot e dimrit që i shtërngonin aq shumë nëpër dimër
Dielli i fton të gjithë të këndojnë
Kur të duan,
si të duan,
sa të duan,
vetëm të duan dhe
sipas zërit të tyre

Ky është sulm.

Edhe ky është sulm

Është sulmi i bukur i pranverës.


22 – 23 mars 2010, Tiranë


ÇFAR MË KA MBETUR NGA SHKODRA IME

Të vetmet që më mbetën nga Shkodra ime
Janë këto këngë
Këto shkodranet e mia të gjalla, të bukura dhe që ecin duke spërdedhur belin
Si një grup biblilash pylli.
Këto këngë
që vijnë qënga blirët e gjimnazit, piaca, vështrimet e ngulura te një dritare
dhe më rrëmbejnë nga kthina ime ku shkruaj....

Nisem për Shkodër.

Askush nga këta djem nuk e di se kam qënë dikur si ata
Se e kam dashuruar para tyre ”Motrën Tone”;
Para tyre si i çmëndur
Kam ndënjur me orë të tëra pa u ngirë para saj
Ata flasin për sex ndërsa
Para tyre shkojnë vajza gjysëm të çveshura
Ata se dijnë se i gjallë në botë nuk kisha ardhur këta çaste nëpër Shkodër
Po të mos më rrëmbenin këto këngë
Që rinia ka nisur t’I harrojë
Të harrojë edhe Motrën
Që unë e kundroja me orë të tëra
Megjithse ajo ishte e mbuluar
Po plot zjarr
Si shkodra ime
E cila nuk e di
Përse më rri kaq larg

Dhe këto lotë që vijnë qënga rinia ime.

28 tetor 2010


JESHILNAJË...

Zogj me pendë të jeshilta
Shelgje jeshil
Me flokët e mrekullueshëm të jeshiltë
Që përkulen mbi ujrat jeshil
Dhe ujrat e jeshiltë ende flënë
Si një vajzë e bukur
Që i janë hapur mbi jastëk e argjentë
Flokët e jeshiltë të shelgjeve

Mes barit të jeshiltë
Vajzat më të turpëshme dhe më kokëulurat e botës
- disa lulevjollca.

Ora 07.00 , 22 mars 2010, buzë vënndit ku Buna ndahet përj së ëmës, liqenit...


PRANVERË

E shoh pranverën...

Te lulet e çelura
Te bilbilat e rinj që këndojnë ngado
Te vërshimi i dallëndysheve, tollumbaceve dhe
Te rekrutët që pagujanë ryshfet
Për në Afganistan dhe Irak
Të marrin apo të lënë kokë
atje.

Tiranë, 11 prill, 2010


NËNA IME

Të lutem
Rro edhe pak
Se ndryshe
Sa herë të shfaqem
Te ura e Bahçallëkut
Ajo do të tronditet shumë

Unë do të përkulem mbi ujrat e Drinit të shpërlaj lotët

Rozafa
Do të më shikojë akoma më shumë me dhimbje

Ajo është mësuar të më shikojë duke qeshur
Duke kënduar mbu urë
Duke llustruar këpucët, duke fshirë pluhurin, duke u krehur
Para se të hyj në qytet

Rro edhe pak nëna ime
Që unë të jem ende djalë shtëpie përmbi këtë urë
Jo mysafir i largët

I largët dhe i përlotur.

Shkodër - Tiranë, 20 - 21 mars 2010


DASHNORI I PERANDORESHËS

Ua, sa pyll pafund i mrekullueshëm
Me kurorat si kodrina prej kaçurrelash të blerta

Si dashnor për të cilin bëjnë një kompromis të heshtur dhe të prerë
Bota ajrore
Dhe bota e ujrave.

Para pak muajsh dielli
më kot i dërgonte poezi dashurie
mes rrezeve
qënga kangjellat me dry të reve të shiut.

Para pak muajsh ka qënë në perandorinë e ujrave
në shoqerinë e cironkave, mëlyshëve, gjucave, krapuliqëve, bretkockave
mes të fshehtave,
intimiteteve,
kërcënimeve,
premtimeve,
thithjeve,
puthjeve,
epsheve
të perandoreshës së ujrave
perandoreshës që e mbante ditë e natë shtërnguar mes kofshëve...

Sa puhizë e ëmbël ajore
nën këtë blerinë pyllnajore!
Gardalina - cicërojnë papushim
Dallandyshe - koloviten dhe këndojnë
Lejlekë si kajmaklie
sipër ... nëpër
kaçurrelat e dëndur si t’ia ketë dhruar ndonjë oaz nga orienti;
flutura...fluturaaaaa...fluturafluturaflutura....sidomos flutura të kaltra
si dhurata mëngjesore nga qielli i këtij agimi

Por do te vijë perandoresha sërish!

Do të vijë me taborret e reve të zeza
me tamtamet e luftës së bubullimave
e etur për dashuri
do vijë perandoresha e ujrave
për ta futur në kështjellën e saj këtë pyllnajë
për ta shtërnguar fort
mes krahëve të saj
mes gjirit të saj
mes kofshëve të saj
rretheqark duke u sjellur si eunukë
cironkat, mëlyshët, gjucat, krapuliqët, bretkockat

dielli do të struket pas reve duke i shkruar poezi dashurie papushim
lejlekët, dallandyshet do të kenë ikur përtej….

Përmbi këto kurorëza
duke prekur me pendë ujrat
do të sillet plot guxim
zogu me i shëmtuar i dheut
dhe më besniku

trumbcaku....


30 korrik 2010 - liqeni artificial, shtëpi
Tiranë

QENTË E RRUGËS

Sa më vëjn keq për qentë e rrugës
Janë më shumë se sa duhet të edukuar
Ta lirojnë rrugën si njerëz
Të shikojnë me sy fëmije
Nuk lehin kurr
I ka edukuar e njëjta dorë
- rruga tmerrësisht jo livadhore e kryeqytetit.

Ata iu qahen me sy, me të lutur
Qenëve që shëtitin me qafën me zinxhirë
Që e kanë një strehë dhe ushqim
Por dhe n jë oborr për të lehur
1 – 2 shtator 2010 , ora 05 e mëngjesit, ndërsa këndon hoxha jacinë e syfyrit, Shkodër


POR LIQENI NUK KA DALLGË

Liqeni ende flë
Kanë nisur ngacmimet e lehta të diellit nëpër gjethe
Por ujët me sytë gjysëm mbyllur ende ëndërron
Po të kishte dallgë
Dallgë shumë
Do të ngrihej prej shkumbëve të tyre për të ardhur tek unë
Afërdita
Me qerpikët, buzët , sytë dhe flokët e derdhura gjer në fund të këmbëve
Krejt prej shkumbësh
Prej zambakësh të bardhë që kanë vetëm dallgët.
Që andej do të ngrihej mbretëresha e bukurisë
Bija e Poseidonit
Përbindëshit të detrave
.


PESHKATARËT E UJRAVE TË ËMBËL

Liqeni u paska falur sot në mëngjes peshkatarëve
shumë peshk,
shumë peshk,
shumë peshk
të qeshura dhe rrjeta shumë

Taraboshi nga larg
si një dallgë
që ka dalë nga liqeni
dhe është ngurrosur atje

Shelgu buzë Bunës
si një vajzë që sapo ka dalënga ujrat
duke vërvitur pas me një të lëvizur vjzëror të kokës ajore
flokët e gjatë , të shumtë dhe të gjelbër….




REJA ISLANDEZE DHE UJRAT NË SHKODËR

Qielli i botës
Kërcënuar ngado prej resë
Që nxorën nga dhimbja e tmerrëshmë dherat
Atje
Por ujrat e Shkodërs sime janë zbukuruar
Nga sytë e kulluar të pranverës

A thua i dhimbset Shkodra kësaj pjelle të egër të nëntokës?
Apo ka rënë në dashuri
Në një dashuri platonikë
Siç bijnë përbindëshat?



E ÇMËNDURA DHE NJËZET DJEM

Ata qeshin me të madhe
E thërresin me emër
E thërresin të gjithë

Kavaleria Rostikano e ka mbushur bulevradin
Me të qeshura

Pietro Maskanji ka vdekur
Kavaleria qeshën me të madhe.

Ajo i ka lyer buzët me të kuq
mban një trëndafil në dorë
përkulet me reverancë
deri në tokë
si aktoret e Romës klasike
dhe trëndafilin
ma zgjat
mua

Të vetmit që po qaj
ndërsa Kavaleria Rostikano
tund bulevradin e Shkodrës me të qeshura


DALËNGADALË....

Rrugët...
E Ndjej
kanë nisur të më presin
përditë dhe më ftohtë

Po ec nëpër rrugët e qytetit më të panjohur të botës
- nëpër rrugët e qytetit tim

Vetëm ujrat nuk më paskan harruar
Dhe shokët e fëmijërisë
Të mplakur që të gjithë
Dhe që kthehen në adoleshëntë menjëherë
Si ujrat e Drinit
Sapo nisin papritur shirat.

ZOGU

Kam filluar të këndoj te një dritare tjetër, atje
ku më duan të gjithë dhe më përkëdhelin të gjithë

Atje ku këndoja më parë
U mësuan me këngën time
A nuk ia vunë veshin kurr

Ka nisur t’u vrasë veshët kjo qetësi absolute
Ka nisur t’i marrë malli për mua

Kalojnë poshtë dritares ku po këndoj unë
Ngrënë kryet
Dhe i ulin sytë poshtë
Me përjashtim
Të së dashurës së parë
Që më lutej të këndoja edhe një këngë
Kur më qeshnin të gjithë...


PILOTËT E VJETËR

Hodhën nga një grusht dhe në varrrin e hapur
ku qanin të gjithë.

Iu afruan të heshtur tavolinës së mortit.
U ulën
Pikëlluan ca
Pinë dhe nga pakëz raki
Dhe bënë shaka.

Kishin luajtur me vdekjen tër jetën.

Unë ua njoh të gjithëve:
Mëritë,
Djallëzitë,
Modestitë,
Egoizmin,
Pisllëqet,
Furinë,
Plogështinë
Fuqinë
Dobsinë
Të qeshurat
Lotët

Që të gjithë këta
E patën një të dashur
Që i treguan gjithëçka
Që i falën gjithëçka
Që i qeshën gjithëmonë
Që nuk e tradhëtuan kurr...

Hapsirën mbi atdhe.


POETËT E DIKURSHËM...TË GJENERATËS SIME

Flisnin me duar, sikur po
po shtynin botën për në një
tjetër galaktikë me
përrenjtë prej zjarri të fjalëve dhe
lëvizjet e furishme
të duarve

Shëtisnin me njëritjetrin, si
gjeneralët e bulevardit , madhështorë si një
tufë meteorësh para
syve të turpëshëm të
letrareve të reja dhe të
panjohura nga
askush

S’ngopeshin së recituari
vargjet e tyre përmendësh . Tregonin
me një mijë variante
ç’i kish thënë “Ismaili”, apo si kishin
pirë me “Dritëroin” dhe...

Kur ndaheshin
shanin fshehur njëritjetrin....

Sot…

Sot
të mplakur, të drobitur, si
gjeneralë të mbyllur në hekura
ecin
vetëm.

Dikush ka lënë flokë të gjatë, si
poetët klasikë; dikush
i pa rruar si Mciri* , ai,
murgu që
u arratis nga monastiri; dikush me
cigaren në gojë , sikur të
ketë lindur me të
mes buzëve.


Të tërë e kanë kush një
kopse të rënë, kush një
lidhëse këpuce të palidhur; kush me
këmishë të palarë . Pranë
vajzave kalojnë me
vështrimin që u hedhë luleve një
gruaje të vejë që
është nisur te
varrezat


Nuk flasin më me zë të lartë
por mërmërijnë dhe
shkojnë rrugës duke u këshilluar me veten

Nuk flasin më me duar
duart tani u dridhen
si të një epshelliu plak.

Bota i ka mundur

Tani ata nuk botojnë më asgjë. Mbi ta dhe mbi lulet
shkelin këpucët me gozhdë botës
që marshon


Ata i shikojnë rivalët e dikurshëm tër mirësi dhe dhimbje

Unë i dalloj që janë ende poetë

Që të gjithë

I dalloj nga
shkëlqimi i jashtëzakonëshëm i
syve , nga
mënyra se si vështrojnë
ujrat dhe nga
lulja që mbajnë
buzëve
kur vjen pranvera

Shënim:
Mciri – një murg nga poema me të njëtin titull e Lermontovit

Ora 06.50 , 22 mars 2010, buzë vëndit ku Buna ndahet përj së ëmës, liqenit...


PËRSE NUK MUND TË BËHEM BIZNESMEN?

…Ja,
sepse nuk kam shpirt.

Që të mbijetoj në luftën e përditëshme
Do të më duhej të ha
Të ha me uri, sa më shumë dhe pa u nginjur nga
Puna e punëtorëve që do të vijnë me rrogë te unë. Mirëpo
Unë
Nuk kam shpirt të ha mish njeriu
Dhe rri i tërhequr
Në botën time të letrave.

Që të mbijetoj në luftën e përditëshme
Mua më duhen edhe skllevër; jo asish që
I mbanin lidhur këmbët me hekura; as zezakë që
I shisnin sipas peshës dhe që i kontrollonin, si kuajt - nga
Dhëmbët,
Po asish , që
Qeshin sa herë që të qesh unë, që
Më japin të drejtë sapo të flas unë, që
E dijnë sinqerisht se unë
Jam më i bukuri i tyre; jo unë, por edhe ime shoqe
Sepse janë vetë paratë e bukura , po aq. Mirëpo
Ja që
Nuk kam shpirt të ha mish njeriu
Dhe rri i tërhequr
Në botën time të letrave.

Nëse ka vetëm dy rrugë
“Bëhu skllav , o bëhu mbret!”
Njëmijë herë më mirë skllav
Se satrap, kokën përpjetë

Më mirë prit si burrë goditjet
Si mandatin pret një plak
Se sa egër të qëllosh
Me sy, fjalë e dajak - x


Një mal dallohet me një të parë se
Është më i madh nga një kodër
Një mbret dallohet menëherë
Nga lypësi që rri te porta e pallatit
Një pasanik dallon menjëherë
Nga një varfanjak, mirëpo
Se kush është më i mëncur dhe kush më pak?
Më gjeni qoftë dhe një të vetëm që
Të pranojë disfatën në këtë konkurencë.

E dini? Sinqerisht
Ma më pëlqen kjo barazi e
Mëncurive absolutisht të pabarabarta

Është më e nderëshmja!

Jam në vetminë hyjnore të qiellit të letrave.



Shënim – x – vargje nga vjershai gjigand Persian,Xhelaludin Rumiu, shqipëruar nga unë në vitin 2002

LAMTUMIRË
Ledias, me rastine mbarimit të maturës
kujtim nga babi 5 shkurt 2010

Lamtumirë gjimnazi im “Qemal Stafa”
Lamtumirë mësues, shokë, ti, banka ime
Kushedi hapat e mi, kur do m’i ndjeni prap
Hapat e vajzës që notonte në ëndërrime

Mësuesit e mi, gjer të mësoheni pa mua
Do pyesni njëritjetrin, po... ku shkoi?
Me aromë mimozash do përgjigjet pranvera:
E katërta shtatë dhe… ajo…oh…fluturoi

Po kur një ditë do më keni harruar
Qemalsja juaj do të vijë te dera
Ngadalë , hutuar, do të ngjitet te shkallët
E drejt te banka ku rrinte përhera

Në mos paça me vete t’u sjell lule
Të freskëta , të bukura siç i rrit saksia
Të rrahura zëmre do t’ dhuroj pafund
Dhe lule të zbehta nga thinjat e mia

Do të pyesë roja plak, ku e kam parë
Këtë zonjë që s’qesh si nxënësit e tjerë?
Do t’i them :më lër, më lër të hyj, o plak
Qemalse edhe unë kam qënë një herë

Lamtumirë, lamtumirë gjimnazi im
Të erdha e ndrojtur, e vogël , si manare
Më rrite… Lehtë një ditë më puthe flokët
Dhe nëpër botë më lëshove krenare.

AH...SI U HAKMORR MJERIMI!...

Mjerimi u hakmorr më shumë
ndaj kësaj gjysheje me sy të ëmbël si zogj të ulur
në rrjetën e peshkatarëve të fytyrës së saj


Mjerimi nuk kish patur shpirt për këtë plakë të dashur
ishte treguar më mizor nga sa e priste ajo
më i pafytyrë
më i pacipë
më i keq
më i lig
ndaj kësaj gjysheje që ka një bohçe të madhe
nga xhepat e së cilës
gjithmonë del diçka e vogël
për fëmijët e mëhallës

Ajo...

Ajo po u lutet
Ajo po u lutet kolopuçëve
Ajo po u lutet kolopuçëve të mëhallës
të luajnë
të luajnë me këtë fëmijë
me këtë fëmijë të shëndetshëm,
të bukur,
të veshur bukur,
me lodra të bukura,
të heshtur,
të bukur
tëbukurtëbukurtëbukurtëbukur

Është nipi i saj
Ka ardhur për herën e parë
Për herën e parë që nga andej
“andej”
Dhe
nuk din
as edhe një fjalë nga gjuha
e gjyshes..

Unë shtërngoj dorën e nipit tim
është syblu, kokderr, gjithë tula
po e ngacmove si shumë të shanë “të qifsha robt”
gratë e lagjes duan ta puthin secila, ndërsa e marr nga kopështi
po ai tulic,
nuk ia jep faqen asnjërës
me përjashtim të ndonjërës që i falë një lodër apo ëmbëlsirë
ia jep faqen shpejteshpejt dhe
e fshin prap
me doçkë.

Ja, me këtë tulipan të bardhë
që kam shtërnguar unë
ndërsa plaka u lutet fëmijëve
me sytë e përgjëruar….



2013/12/30

Në luftë na ranë 28 mijë dëshmorë, ja dokumentet


Janë apo nuk janë 28 mijë dëshmorë, aq sa udhëheqësi komunist i Shqipërisë, Enver Hoxha deklaroi në Konferencën e Paqes në Paris, në gushtin e vitit 1946?

Debati i hapur vite më parë, nuk ka pasur asnjëherë një përgjigje të saktë dhe shifra është lëkundur midis 6, 8 e 12 mijë të rënëve. Por, Dalan Buxheli, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Kombëtare të Familjeve të Dëshmorëve, gjatë një interviste për “Shekullin” thotë se gjatë viteve të luftës në Shqipëri janë vrarë, pushkatuar e zhdukur, jo pak por28,110 persona. Dhe gjithçka, sipas tij, është e mbështetur në fakte e dokumente të shumë arkivore.
Në bazë të dokumenteve, sa të rënë ka Lufta Nacionalçlirimtare?
Sipas të gjitha dokumenteve të bazuara në arkivat shqiptare dhe ato të vendeve të tjera, gjatë luftës Antifashiste, janë vrarë, pushkatuar e zhdukur 28, 110 persona. Kjo shifër u bë publike nga Enver Hoxha në Konferencën e Paqes në Paris në vitin 1946.
Si u mundësua një shifër kaq e saktë brenda një kohe të shkurtër nga mbarimi i luftës?
Në fakt për t’u përgatitur për në konferencën e Paqes në Paris u ngrit një grup pune me specialistë, të cilët për muaj të tërë u morën me verifikimin e gjithçkaje. Ata morën të dhëna nga formacionet partizane, qarqet, komandat e vendit dhe Pushteti Vendor. Shifra që dha Enver Hoxha në këtë Konferencë, nuk ishte kot, ajo ishte e mbështetur në shumë fakte e burime arkivore që e vërtetonin një gjë të tillë.
Përveç jetëve njerëzore, çfarë dëmesh të tjera solli Lufta e Dytë Botërore në Shqipëri?
Pushtuesit dhe bashkëpunëtorët e tyre i shkaktuan këtij vendi dëme shumë të mëdha që u pasqyruan për një kohë të gjatë në jetën e qyteteve e fshatrave të Shqipërisë. Trupat pushtuese gjatë operacioneve ushtarake që ndërmorën kundër forcave partizane, dogjën e shkatërruan fshatra e qytete të tëra. Nga 2500 fshatra e qytete që kishte Shqipëria u dogjën e u shkatërruan 1850 prej tyre. U dogjën gjithashtu sasi të mëdha drithi e prodhimi bujqësor, u grabitën dhe u therën bagëti të imta e të trasha që për zona të ndryshme arrinin gati 50-70 për qind e tyre. Me qindra qenë burrat e gratë në lulëzim të moshës për punë që u arrestuan u burgosën dhe u dërguan në kampet e përqendrimit brenda ose jashtë vendit. Të gjitha këto ndikuan në pakësimin në një masë shumë të madhe të veprimtarisë ekonomike në mbarë vendin.
A ka një vlerë të përafërt të këtyre dëmeve?
Sipas llogaritjeve të specialistëve, pushtimi ushtarak i shkaktoi Shqipërisë një dëm të përgjithshëm me vlerë mbi 3 miliardë dollarë amerikanë me vlerën e vitit 1938. Shqipëria ishte një ndër vendet e para në botë për humbjet e dëmet, për frymë dhe të mirave materiale gjatë Luftës së Dytë Botërore
Çfarë u fitua nga Lufta?
Në fillim u fitua liria. Në saj të luftës së vendosuri e pa kompromis, heroizmit e vetëmohimit, guximi i popullit, Shqipëria u rreshtua në koalicionin e madh antifashist. Pra me fituesit. Marrja e armëve ishte një akt plotësisht i ndërgjegjshëm. Si asnjëherë tjetër ai i kishte të qarta dhe të përcaktuara qëllimet ndaj u tregua i gatshëm për çdo heroizëm e sakrificë për të arritur fitoren. Në zjarrin e luftës çlirimtare masat treguan iniciativa. U shfaqën me tërë thellësinë zgjuarsinë në të gjitha fushat e u organizuan me armë në dorë. Heroizmi i luftëtarëve i veprimtarëve të frontit çlirimtar të reparteve e njësive partizane u ngjasin legjendave. Nga radhët e masave dolën dhe drejtuesit e kuadrot udhëheqëse, komandantët e komisarët e njësive. Ndërsa në nderim të Dëshmorëve të Atdheut dhe Çlirimit, 5 maji dhe 29 nëntori i ccdo viti festohen me solemnitet në mbarë vendin nga Organizata Kombëtare për Dëshmorët e LANÇ-it dhe dëshmorët e tjerë të Atdheut. Vetë organizata ka orientuar të gjitha strukturat e saj në rrethe që këtë ditë ta përkujtojnë me krenari të ligjshme sepse kjo ditë përfaqëson njerëzit e mëdhenj që me gjakun e tyre çliruan atdheun dhe e radhitën vendin tonë me vendet fituese të Luftës së Dytë Botërore, si anëtare aktive e koalicionit të madh antifashist e që sot vendi ynë u pranua në NATO.
Kriminelët e Luftës në Nuremberg
Në Shqipëri u varën katër femra, e paprecedent
Dëshmorët nga njëra anë, po me tradhëtarët si u veprua pas lufte? Dalan Buxheli, thotë: “Lista me emrat e kriminelëve të LANÇ-it i është dërguar Gjyqit të Nurembergut që në atë kohë. Siç dihet ndër katër anëtarë të regjencës kuislinge dy prej tyre Lef Nosi dhe Fiqëri Dibra, ishin nga radhët e Ballit Kombëtar. Përfaqësues të kësaj organizate morën pjesë si ministra dhe në Qeverinë “Mitrovica”, siç ishin: Bahri Omari, Kol Tromara dhe Koço Muka, të cilët ishin pjesëmarrës në operacionet ushtarake kundër forcave partizane në ballë të të cilave ishin Mit’hat Frashëri, Ali Këlcyra, Abaz Ermenji, Kadri Cakrani, Safet Butka, e shumë të tjerë. Në kontinentin tonë, gjatë Luftës së Dytë janë varur në litar 5 femra, një në Rusi dhe katër të tjera në Shqipëri, siç janë Bule Naipi, Persefoni Kokëdhima, Ganimet Trebeshi dhe Liri Gero. Dhe këto janë bërë nga  pushtuesit në bashkëpunim me tradhtarët shqiptarë. Falsifikatorët e historisë sipas tyre, ballistë, zogistë vlerësohen si çlirimtarë. Këta zotërinj harrojnë se në kohën e pushtimit fashist, Shqipëria ishte vetëm një milion banorë dhe 70 mijë partizanë përbënin afro 20% të pjesës së aftë për luftë. Ata shkuan në luftë pa dallim feje, krahine e ideje. Harrojnë se 28 mijë partizanë dhanë jetën në çdo kilometër katror ka rënë 1 partizan që i bie afërsisht 10% e njerëzve të aftë për luftë, harrojnë vështirësitë e mëdha që hasi Shqipëria për t’i dalë në të vërtetë zot vatanit dhe jo për të bashkëpunuar me pushtuesit, sipas mendimit kapitullues se Italinë nuk e përballojmë dot. Prandaj të presim kur t’i vijë koha e përshtatshme. U harrua se në ç’kushte të varfërisë së tejskajshme u zhvillua kjo luftë dhe se çfarë sakrificash të jashtëzakonshme kaluan bijtë e bijat e këtij populli për çlirimin e vendit”.
DËSHMIA
28.110 dëshmorët e Shqipërisë
Dalan Buxheli thotë: “Në përgjigje të atyre që e mohojnë 28 mijë dëshmorët e luftës NAÇl, dëshmojnë të dhënat që janë marrë nga arkivat e ndryshme dhe që vijonë si më poshtë”:
Dëshmorë të shpallur sipas dokumenteve ligjore janë.…….........................................9470
Shtetas antifashistë shqiptarë të pushkatuar nga nazifashistët e bashkëpunëtorët janë 6436
Të asgjësuar në 23 kampet gjermane (pa varre) për të cilët paguan shpërblim shteti gjerman janë................................................................................................................11.200
Të asgjësuar në kampet në Greqi (pa varre) janë...............................................................50
Të asgjësuar në kampet në Itali (pa varre) janë.................................................................70
Të asgjësuar në kampin e Mathauzenit (pa varre) janë....................................................351
Të asgjësuar në kampin e Aushvicit në Poloni (pa varre) janë .........................................32
Të asgjësuar në kampin e Prishtinës (pa varre) janë........................................................168
Të asgjësuar në kampin e Zemunit në Jugosllavi (pa varre) janë.............................. .....162
Të asgjësuar në kampin e Bitolës në Maqedoni (pa varre) janë......................................144
Të asgjësuar në kampin e Strugës në Maqedoni (pa varre) janë.......................................27
Shuma e përgjithshme është.......................................................................................28.110 

Flet Dalan Buxheli, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Kombëtare të Familjeve të DëshmorëveLeonard Veizi - 

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...