Agjencioni floripress.blogspot.com

2014/01/13

SKIFTER KËLLICI - NJË ZË QË I MUNGON MIKROFONIT DHE EKRANIT SPORTIV SHQIPTAR


SKIFTER KËLLICI
MËRGIMI NË SH.BA,KRIJIMTARIA LETRARE DHE PUBLICISITIKE






Skifter Këllici,shkrimtar,publicist, studiues dhe komentator sportiv i Radiotelevizionit Shqiptar,(1959-1999).Ka lindur ne Tirane me 1938.Ka mbarur sudimet e larta per letersi ne Universitetin e Tiranes e me 1959.Ka nisur tw shkruajw qw ne moshen16-vjecare.Ka shkruar romane per femije,nder te cilet "Kujtimet e mehalles se vjeter"(1967) dhe "Pas gjurmeve",(1972).Mbi bazen e ketij te fundit Kinostudioja "Shqiperia e Re "ka xhiruar filmin me te njejtin titull, fitues i cmimit te "Presidenti te Republikes" ne Festivalin Nderkombetar te Filmit per Femije ne Gifoni, (Itali, 1979).





Ka botuar vepra te tjera per te rritur, vecanerisht me teme historike,nder te cilat romanin "Atentat ne Paris,(1978), ribotuar me ripunime me 2011,kushtur atentatit te atdhetarit shqiptar, Avni Rustemi,qe me 1920 vrau ne kryeqytetin francez Esat pashe Toptanin, i cili ne marreveshje me qarqet shoviniste serbe dhe greke te asaj periudhe, kerkonte copetimin e Shqierise ne favor te tyre dhe po me ndihmen e tyre te behej president i shtetit shqiptar.Nder vepra te e tjera permendim edhe romanin "Shtatori i gjemes se madhe",kushtuar tragjedise se 11 shtatorit 2011 ne New York k ne vitin 2001,ku midis 3000 mije viktmave humben jeten edhe tre shqiptare,tte shnderruar rne personazhe te ketij romani.


Ka shkruar edhe vepra skencore dhe publicistike si "Historia e Radiotelevizionit Shqiptar,(1938-90) ,"Historia e futbollit". Nga viti1987-1998 ka qene bashkepunetor i "The European Football Yerbook'" qe botohet ne Angli.Qe nga viti 1999 se bashku me familjen jeton ne Quincy,(Boston,SHBA).) dhe vazhdon te bashkepunoje me shtypin shqiptar me shkrime dhe dosiere publicistiko- shkencore ne fushen e letersise,historise dhe sportit.(FLORIPRESS)


Një zë që i mungon mikrofonit dhe ekranit sportiv


Kohët e fundit u ndodha në Shqipëri për t’u shmallur me të afërmit dhe shokët e mi. Rastisi që gjatë atyre dy javëve ekipet tona ne futboll të arrinin rezultate të mira: Përfaqesuesja barazoi në Bragë me Portugalinë e Kristiano Ronaldos, kurse ‘Tirana” mundi në kryeqytet “Milanin” e famshëm të Kakasë dhe Rolandinjos me shokë. Kjo na gëzoi të terëve. Por jo aq shumë komentet sportive të këtyre ndeshjeve në TV. Mjaft nga ne kujtuam komentet e dhjetë vjetëve të shkuara të komentatorit dhe shkrimtarit te njohur, Skifter Këllici. Dhe arritëm të tërë në një përfundim: një zë që i mungon mikrofonit dhe kameras sportive. Meqë unë vetë jetoj në Nju Jork dhe Skifteri jeton në Boston, nuk e pata të veshtirë që një ditë të zhvillonim së bashku një bisedë të gjatë telefonike, nga e cila po u percjell lexuesve një përmbledhje, me castet më me interes të jetës se tij si komentator sportiv në RTVSH.

Skifter Kellici dhe Nando Martellini

Skifter Kellici dhe Nando Martellini

Skifter, zërin tënd e kam degjuar që i vogël në Radio Tirana, por do të ishte me interes edhe për lexuesit, të dinim kur ke nisur për herë të parë rolin e gazetarit sportiv.

Kjo ka ndodhur në dhjetor të vitit 1958. Disa muaj më parë, student i vitit të tretë në fakultetin histori-filologji, dega gjuhë-letërsi shqipe të UT-së, kisha filluar të lexoja emisionet e lajmeve dhe të rubrikave kulturore në Radio.Por,i dhënë pas sportit, kisha dëshirë që në programet e saj, në vend të një kronike të thatë, që herë jepej e herë jo, më së fundi të fillonte të transmetohej një rubrikë e mirëfilltë sportive. Ua shfaqa këtë mendim drejtuesve të redaksisë së informacionit, të cilët e mirëpritën.Kështu të dielën e fundit të atij viti, për herë të parë në Radio u transmetua “Rubrika sportive” në të cilën, vec rezultateve të ndeshjeve të kampionateve, kryesisht të futbollit, transmetoheshin edhe materiale të tjera dhe kuriozitete sportive.

Por kjo nuk vazhdoi gjatë.Për shkak të vështirësive të marrjes së rezultateve të këyte ndeshjeve nga rrethet, ku jo rrallë herë detyroheshim të pyesnim edhe rajonet e policisë, rastiste të na jepnin edhe rezultate te gabuara, kjo rubrikë nuk pati jetë të gjatë. Ndërkohë, në gusht të vitit 1959 u emërova gazetar në Radio. Dy muaj më pas bëra disa prova, njërën prej të cilave e dëgjoi edhe Anton Mazreku.Ishte ai që vendosi përfundimisht që unë të bëhesha radiokronist sportiv, krahas Ismet Bellovës që kishte nisur këtë profesion kaq të vështirë dy vjet më parë. Aty nga fillimi i vitit 1960, ndonëse isha redaktor i redaksisë së jashtme, cdo të martë, përsëri në orën 20.30, filloi të transmetohej “Rubrika sportive”. Komentet e ndeshjeve të futbollit nisi t’i jepte komentatori Anton Mazreku, ashtu si nga viti 1938, kur kishte transmetuar ndeshjen e parë dhe të vetme para Luftës së Dytë Botërore.

Po në Televizionin Shqiptar?

Më 10 prill 1966 komentova në Qendren Eksperimentale të TV-së pjesën e parë të ndeshjes “Dinamo”-“Partizani”. Them pjesën e parë, sepse e vetmja kamerë, prodhim i vjetër gjermano-lindor, që mezi u transferua nga studioja, në stadiumin “Qemal Stafa”, u prish.Megjithatë, jehona qe e madhe. Në mars të viti1970 u propozova drejtuesve të TVSH-së që të fillonim cdo të diel një rubrikë sportive. Dhe kështu u bë. Transmetonim kryesisht të filmuara vetëm veprimtaritë sportive në kryqytet. Por nga nëntori i vitit 1971 kjo rubrikë, tashmë edhe me pasqyrimin e veprimtarive sportive në rrethe, filloi të transmetohej cdo të hënë dhe të shihej si edhe programet e tjera televizive, pothuajse në tërë territorin e vendit tonë.Në prill të vitit 1972 i propozova, Todi Lubonjës, atëherë drejtor i përgithshëm në RTVSH-së, të transmetonim veprimtari sportive ndërkombëtare, vecanërisht ndeshje futbolli, i cili e miratoi mënjëherë. Kur pas disa ditësh, më 26 prill, brenda disa orësh, komentova me kufje ndeshjet Itali-Belgjikë në Milano dhe Angli-RF Gjermane, në Londër, teleshikuesit u habitën dhe pandehën se mos isha duke komentuuar nga këto qytete.


E keni pasur të vështirë?

Doemos. Më duhej të mbuloja me fjalët e mia komentet në gjuhë të huaja se, mos zot, dilte ndonjë gabim… idelogjik!... Por, në të njejtën kohë, duhej të përktheja komentet e telekomentatorit të huaj, kryesisht italian, ose jugosllav, qe të jepja kështu një kuadër sa më të plotë teknik të ndeshjes. Ka pasur shokë që më tërhiqnin vemendjen, duke më thënë se nuk duhej të luaja rolin e përkthyesit. Por unë kam vazhduar në rrugën time, sepse nga studioja e TVSH-së nuk e shihja ndeshje si komentatorët që ishin në kabinat e stadiumit, pra, nuk mund të dalloja si ata reshtimet e skuadrave, mbulimet, variantet e tyre taktike…

Cilat kane qënë komentet më interesante radiofonike?

Besoj ato të dy ndeshjeve përmbyllëse të kampionatit komvbëtar të futbollit të vitit 1961.”Partizani” dhe “Dinamo” kishin pikë të barabarata. Dhe, meqë golaverazhi, sipas rregullores së atyre viteve nuk u mor parasysh, të dyja skuadrat zhvilluan një ndeshje tjetër, që do të përcaktonte skuadrën kampione. Ajo, megjithë shtesën prej 2x15 minutash, u mbyll 1-1. Pas dy ditësh u zhvillua një ndeshje tjetër. Pas 120 minutash përsëri barazim, por 0-0. Përsëri shtesë, derisa të shënonte njera, ose tjetra skuadër.Më së fundi, në minutën e 132-të shënoi Panajot Pano.”Partizani” u shpall kështu kampion. Pjesën e fundit të radiokronikës e vazhdoi Ismet Bellova, se unë isha krejt i raskapitur.

Po në Televizion?

Kam bindjen se komentet më interesante kanë qenë ato të lojëravë olimpike të zhvilluara në Mynih, në shtator të vitit 1972. Me miratinin e Byrosë Politike këto lojëra, me ndonjë përjashtim, u transmtuan të tëra, ashtu sic i transmetoi edhe RAI, prej 8 deri 10 orë në ditë.. Por e keqja është se, ndonëse u vendos që në komentimin e tyre të merrnin pjesë disa kolegë, që, doemos dinin mirë italisht,para mikrofonit mbeta unë e pastaj më pak gazetarët e shquar,Napoleon Roshi, Pirro Nace dhe trajnerët e njohur të lojërave me dorë, Kreshnik Tartari e Feti Borova.Me Fetiun komentuam,vec të tjerash, edhe ndeshjen, besoj më dramatike të olimpiadës,midis SHBA-së dhe BRSS-së basketboll, që u fituan nga sovjetikët në tri sekondat e fundit,atëherë kur ora shënontë… 2.00 e mëngjesit.

Kam qenë i vogël, por mbaj mend se transmetimi i këtyre lojërave nga TVSH-ja pati jehonë kudo në Shqipëri.

Po. Madje edhe nga kupola e kuqe. Më kujtohet se një mbledhje me gazetarë sportivë ato i përmendi edhe Pirro Kondi, atëherë drejtor i drejtorisë së propagandës në KQ të PPSH-së, që ishte edhe kunati i Hysni Kapos, numri 2 pas Enver Hoxhës. Por, pa pritur një vit më vonë, pas Festivalit të 11-të të Këngës në RTVSH, në dhjetor të vitit 1972, Enver Hoxha dënoi Todi Lubonjën se kishte dashur ta shndërronte RTVSH-së në një institucion zbavitës, në kundërshtim me orientimet e Partisë. Një ndër të kriktikuarit isha edhe unë, i cilësuar si komentor me prirje… moderniste.
A ke bërë ndonjë herë ndonjë gafë në mikrofon?

Edhe kam bërë, por jo drejtperdrejt në transmetim. Një ditë dhjetori të vitit 1962, nuk u ndodha në finalen e Kupës së Republikës në volejboll, midis mëshkujve të “Partizanit” dhe ‘Dinamos” Që të jepja një informacion në emisionin e lajmeve të orës 20.00, mora në telefon Stadiumin e Lojërave, nga ku, midis zhurmah, dikush më tha se ndeshja kishte përfunduar 3-2. Mendova se për “Partizanin”e Petrit Murzakut me, shumë herë kampion i Shqipërisë. Por në fakt kishte fituar “Dinamo” e Vangjel Kojës, me Asllan Rusin e djem të tjerë të rinj, që më pas do të bënin epokë. Merre me mend si u tërbua, as më shumë e as më pak, por vetë ministri i Brendshëm, që në orën 20.00 u ndodh në klubin e kësaj ministrie, kur dëgjoi këtë lajm anapulla. Mori në telefon drejtorin e RadioTiiranës dhe gati sa nuk e i quajti këtë akt…sabotim. Për fat të mirë, kjo mesele u mbyll me kaq, se do ta kisha pësuar keq.

Po në TV…

Më 1970 po komentoja një ndeshje ku luante “Dinamo” e Tiranës. Kishte nisur të binte shi dhe të tërë futbollistët, edhe ata me flokë të verdhë më shëmbëllenin thuajse njëlloj. Gjatë komentimit, përmenda plot here emrin e Cecos, ateherë ndër më të mirët e Shqipërisë, që prej javësh, i dëmtuar, nuk po luante. Por në fakt ai vazhdonte të ishte ende i tillë. E kisha ngatërruar me Xhafën, një tjetër futbollist edhe ai i “Dinamos’. Por më e bukura ishte se shumë tifozë të Cecos që banonin jo larg stadiumit “Qemal Stafa”, duke dëgjur komentin tim, të sugjestionuar edhe ata ia behën në stadium për të parë Cecon dhe mbetën të habitur kur vunë re se ai nuk luante. Doemos që edhe më shanë nga pas.

Në c’marrëdhënie ke qenë me kolegët e tu Anton Mazreku dhe Ismet Bellova?

Shumë të përzemërta.. Antonin e konsideronim si babain dhe mësuesin tonë, meqë ai ishte 30 vjec më i madh se. Por edhe ai na respektonte si kolegë të barabartë midis të barabartësh.Vdekja e tije papritur në gusht të vitit 1969, në moshën 61-vjecare qe një humbje për sportin shqiptar, edhe për ne të dy.

Po me kolegët që erdhën më pas më pas?

Më vjen shumë keq për dy prej tyre që u aktivizuan në emisionet sportive, në TVSH përkatësisht i pari më 1971 dhe u i dyti më 1987. I pari, ndonëse kishte nisur punën në në TVSH më 1969, nuk shkonte kurrë në stadium. Mirëpo pas rekomandimit të një shoku të tij dhe mbështetjes sime, meqë unë isha redaktor i emisioneve kulturore dhe artistike, sic kisha qenë edhe në Radio, dhe nuk doja të shkëputesha prej tyre, u bë redaktor i “Rubrikës Sportive”, të cilën e drejtoja.dhe shpejt, ndonëse tepër i ftohtë, zuri të të komentonte, jo vetem ndeshje futbolli, por edhe sporte të tjera që nuk i njihte.

Pikërsiht ky “komentator”, që gjatë komenteve përdorte nja 14 fjalë e 25 përqind, ose më saktë…15 fjalë pa një cerek, fatkeqësisht, duke vuajtur nga kompleksi i inferioritetit, në vend që të krijonte atë klimë që mbizotëronte në marrëdhënient e mia me Mazrekun dhe Bellovën, duke përfituar nga indiferenca e plotë e drejtuesve te RTVSH-së që në cdo periudhë e kanë nënvleftesuar sportin dhe gazetarët që janë marrë më të, më luftoi,e, për më tepër e varfëroi “Rubrikën sportive”. Nuk mjaftoi që ishte i paaftë, por mbi të gjitha, indiferent, pa pasion. Për të dhënë një shembull,is hte krejtësisht e kundërta e gazetarit të njohur sportive, Besnik Dizdari, me të cilin shoqërohej shpesh, duke harruar se talenti nuk është… grip që të ngjitet. Sot ka përfunduar në në nga televizionet private dhe ka mbetur po ai që ka qenë 35 vjet më parë.

Po kështu ndodhi, për fat të keq edhe me të dytin, që, sic thashë, erdhi në TV nga viti 1987, duke mos pretenduar se ishte komentator. Por më pas, pa më të voglin talent, filloi të kometonte, si i pari ai, me 14-15 fjalë që përdorte. Edhe ai sot i harruar nga publiku.

Në vitet 80-të të sportdashësit të kanë parë me ndërpreje të drejtoje “Rubrikën Sportive” në TVSH e, madje, po me ndërpreje të komentoje, sidomos ndeshje ndërkombëtare.

Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, më mirë po përdor një opinion të shprehur nga publicistii njohur, Marash Hajati,i sh-drejtori i përgjithshëm iRTVSH-së deri në vitin 1986, i cili në librin e tij me kujtime “Dera e pasme e shtypit”, botuar më 1997, shprehet kështu:”Tepër ngacmuese ishin transmetmet drejtperdrejt per sportin.Kush nuk ndërhynte,anëtarë të Byrosë Politike, të qeverisë……”Viktimë” e këtyre ndërhyrjeve të padrejta ka qenë shpeshherë Skifter Këllici,autor i talentuar e këmbënguës, jo vetëm i sportit, por edhe në fushën e gazetarisë e letërsisë.Me horizontin e tij njohës dhe të admirueshëm shtrihej gjerë në temën e transmetimit e të analizave. Mirëpo, dikujt lart kjo herë i pëlqente dhe herë jo.Aq herë komentatori shkarkohej e ngarkohej me atë detyrë…”.

Dhe një ndër këta që ndërhynte dhe vendoste për fat të keq ka qenë, ka qenë ish-sekretari i parë i KQ të PPSH-së dhe ish-presidenti i Republikës së viteve të fundit të diktaturës komuniste.Më parë,rreth viteve 70-të këtë qëndrim ndaj punës sime si komentator sportiv ka mbajtur ish-drejtori i RTVSH-së, Thanas Nano.Madje ai më 1973,kur, me urdhër të Enver Hoxhës, që gjithsesi shprehej se nën drejtinin e tij RTVSH-ja,mund të kishte mangësi profesionale, por prockat e Todit nuk do t’i bënte,ky Thanas dha urdhër që unë të mos drejtoja “Rubrikën Sportive”, sepse u ngjaja komentatoreve italianë. Kaq pedant ishte…
Pas këtyre kujtimeve të trishta, përmendi tani dicka të bukur.
Takimin me komentatorin e madh italian, Nando Martelini, i njohur edhe nga teleshikuesit tanë.Kjo ndodhi në shkurt të vitit 1994.Me të bëra atëherë një intervistë për “Rubrikën Sportive” të Radio Tiranës. Më fal, për mungesën e modestisë, por në fund të këtij takimi ai u shpreh:”Kur ju i trajtoni kaq mirë problemet futbollit në italisht, e marr me mend se si i komentoni ndeshjet e futbollit në Televizion Shqiptar”.

Komentet tuaj si radiotelevizive janë shquar nga një gjuhë e pasur letrare. Ndikim nga fakti se je shkrimtar?

Mundet. Por të mos harrojmë se sporti është spektakël, ndaj për ta përshkruar duhen përdorur edhe fjalë të figurhsme

Cfarë do t’u rekomandoje komentatorëve të rinj?

Ja pra, të kujdesen më shumë për fjalorin dhe shprehjet. Shqipja është gjuhë e pasur dhe ata duke e njohur më shumë atë, mund të ngrenë edhe më shumë nivelin e komenteve të tyre.Vec kësaj, të mos mjaftohen me përshkrimin e ndeshjes që teleshikuesit e shohin në ekran, por të thellohen në zbërthimin e disa vecorive taktike të saj që ata nuk i shohin, sic i sheh ai vetë që ndodhet në stadium.

Ne, të rrugës “Siri Kodra” në Tiranë


Prej vitit 1999 jetoni në Amerikë.A ndieni mall për mikrofonin dhe kameran sportive?

Sigurisht dhe, për më tepër, ndjej se sot,70-vjecar, mund të bëj shumë më tepër dhe shumë më mirë se c’kam bërë para dhjetë vjetësh. E kuptova këtë më 1998 kur nga stacioni i vogël televiziv“ Nesër”, në Tiranë komentova shumë nga ndeshjet e botërorit të zhvilluar në Francë.Komentatorët e mësipërm sportivë, me ligësi të papërfytyrueshme, nuk më ftuan në transmetimet që bënte TVSH-ja.Por a kishte kënaqesi më të madhe, kur dëgjoja nga teleshikues, madje gra edhe nëna me fëmjë të vegjël, të cilat nuk i njihja, që më ndalnin në rrugë,më përgëzonin dhe shtonin se më ndiqnim vetem mua, ndonëse figura e këtij stacioni nuk ishte shumë e qartë.

Po sikur ndonjë nga televizionet private të të ftonte, natyrisht kundrejt një pagese të mirë, a do të ktheheshe në Shqipëri, për të dhënë ndihmesën tënde të vyer, me komentet dhe drejtimin e rubrikave sportive?

Them se po. Të paktën për një, ose dy vjet e jo më shumë, se do të ndodhesha larg familjes, për të cilën kam nevjë, sic ka edhe ajo për mua.

Uroj që kjo dëshirë jotja të plotësohet. Do të ishte edhe dëshira e teleshikuesve.(Pierre-Pandeli Simsia)



*********

Skifter Këllici is an Albanian writer, screenwriter, publicist and former reporter, show host and sportscaster for the Albania's National Radio & Television. He was born in Tirana in 1938. Inspired by his mother's love for literature, he was drawn to writing from an early age - writing his first article at age of 16 for "Gazeta Sporti", Albania's official sports newspaper. He would later attend the University of Tirana where he would graduate with a degree in literature. While his love of sports would land him a job for National Radio/Television and make him known as the voice of Albanian sports from 1959-1999. Considered as a celebrity among sports fans across the country, he worked equally hard at establishing himself as a writer and screenwriter. His first novel, a children's book titled "Kujtimet E Mehalles Se Vjeter" (A Tale From The Old Neighborhood) was published in 1967. Based on its success, Albania's national film production company "Shqiperia E Re" produced a film called "Pas Gjurmeve" (Following The Trail) - a film that would win the "President's Prize" in Italy's 1979's Giffoni International Film Festival.
While Kellici enjoyed continued success with his writing, "Atentat Ne Paris" (Murder in Paris) published in 1978, established him among the top Albanian writers of his generation. "Atentat Ne Paris" moved 20,000 copies in just two weeks - numbers surpassed by few other authors, among them multiple Nobel Prize nominee Ismail Kadare. His love of history and sports would inspire him to write "Historia E Futblollit" (Soccer's History) Yejet E Futbollit Boteror (Stars Of World Soccer) and "Historia e Radio Televizijonit Shqiptar" (History of The Albanian Radio/Television), an institution very dear to him. From 1987-1998, he was also a contributor of the European Football Yearbook.

In March of 1999, Kellici emigrated to Boston, MA where he currently resides with his family. His latest publication "Shtatori I Gjemes Se Madhe" (A Bitter September) is dedicated to the 3,000 people who lost their lives in the events of 9/11 in New York City, where 3 fellow Albanian nationals died. Despite the change in lifestyle, Kellici remains active writing articles and dossiers for multiple Albanian newspapers. He is currently working on his first US publication.


**************

http://albdreams.blogspot.com/2010/10/skifter-kellici-mergimi-ne.html

http://www.slideshare.net/eneziri/r-a-d-i-o-t-i-r-a-n-a-n-e-r-r-j-e-d-h-e-n-e-v-i-t-e-v-e

http://www.youtube.com/watch?v=AJbwPWS-U9Y

http://albavipnews.blogspot.com/2012/07/takim-me-eliza-dushkun.html

http://www.tiranaobserver.al/skifter-kellici-ja-pse-ma-hoqi-te-drejten-e-transmetimit-ramiz-alia/

http://mapo.al/2012/03/24/skifter-kellici-dhe-bilal-xhaferi-me-dashuri-e-gdhendur-ne-shkemb/

http://www.utv-news.tv/kulture-mobile/167-skifter-kellici-provon-dy-libra-historik

http://www.zemrashqiptare.net/news/id_3163/Skifter-Kellici:-Anton-Mazreku,-mikrofoni,-gazetari,-pena-dhe-futbolli.html

http://tribunashqiptare.net/?p=20406

http://oraeshqypnise.blogspot.com/2012/07/takim-me-eliza-dushkun.html

https://it.groups.yahoo.com/neo/groups/albeuropa/conversations/topics/35327

Përgatiti: Flori Bruqi

Qytetarët që i mungojnë Shqipërisë


Riza Lahi/shkrimtar i gjallë edhe mëqe ka ndrruar jetë,është gjithëmonë mes nesh(Floripress)

-Në vendin tonë po botohen përditë libra, shumë më tepër tituj se më parë; aq libra me poezi, saqë librashitëset nuk i pranojnë më, edhe sikur t’u thuash, shiti dhe paratë e fituara janë tuajat. Po, si atëherë, libra shumë dhe letërsia shqipe ne grahmat e fundit? Nuk do të flasim për konkurrencën e pashpirt mes botimeve të huaja dhe autorëve vendas e as për përkujdesjen shtetërore në masën zero për librin autokton shqiptar (më thanë se, ta zëmë, në Bibliotekën tonë Kombëtare nuk gjendet asnjë kopje e “Lumi i Vdekur”, kësaj kryevepre të rrallëparë në letërsinë shqipe). Këto gjëra edhe u trajtuan në atë emision. Duam të ndalemi në këtë esse për pozicionin e poetëve në shoqërinë njerëzore dhe në vendin tonë, si pjesë e kësaj shoqërie. Siç theksova më lart po shkruhen ngado poezi dashurie. Kështu duket ngjet, së paku edhe në Greqi. Siç pohoi me humor të lehtë edhe poeti i shquar grek i ditëve të sotme, Dinos Kubatis, “Ndryshimi mes poezisë së sotme greke dhe asaj antike? Oh, atëherë shkruanin vetëm poetët, kurse sot shkruajmë të gjithë!” dhe vazhdoi “Hallet e popullit, poetët i ndryjnë në shpirt, kurse shkruajnë për hallet e tyre të dashurisë”.

Në tregimin alegorik në formën e përrallës “Shfarosja e poetëve” kam paraqitur dy poetë të njohur të mbretërisë, të cilët, ndryshe nga të gjithë që i qeshnin si lulet e diellit sulltanit, ata të dy shihnin me përbuzje nga ai dhe porta e tij e pallatit. Mbreti atëherë organizoi rrahjen për vdekje të njërit, më të riut, dhe kompromentimin me ryshfete e privilegje të tjetrit. Mandej, te sulltani Sultan Bin Halim bin Salim bin Heqim al Mu Kabala, erdhi shefi i hafijeve dhe i tha: “Le të mbetet mes nesh, madhëri, por tanimë, në perandorinë tonë u shfarosën poetët”. Ndjenja dashurie kanë të gjithë, por kjo nuk mjafton që, duke i hedhur në letër ata, tjetri të marrë emrin hyjnor të poetit. Ja, në Butrint, në dhomën e zhveshjes së gladiatorëve, ka emra femrash. Para vdekjes së sigurt së paku të gjysmës prej tyre në atë ndeshje, ata kujtoheshin për të dashurat. Apo, ujkonja. Në vend që ta shqyejë një bebe që qanë i braktisur nga e ëma, i lindin ndjenja të dhembjes shtazore (kafshët, në mënyrë embrionale i kanë edhe fantazinë, edhe përfytyrimin, e dhe imagjinatën, por edhe dashurinë...). Mendojmë që misioni i poetit është shumë më i rëndësishëm, i koklavitur dhe që, për nga rreziku, i ngjashëm me një luftëtar të vijës së parë. Ndryshe… Brehti në një poezi tregon për një poet që qante se nuk po i digjeshin librat e tij si të tjerëve. Pse? Apo, një tjetër rast. Le ta marrim nga “kampi i armiqve tanë”. Pikërisht, një poet serb. Media shkruante se ai mposhti Karaxhiqin. Quhej Vladimir Srebroi , lindur në vitin 1956 në Pozarevac – Serbi dhe banues atje ku mori emër si poet dhe botues, në Sarajevën e rrethuar, duke parë egërsinë e rrethuesve të Mlladiçit, nuk duroi më. Mes përmes plumbave të snajperëve mundi të kalonte te serbët. U tregoi se kush ishte dhe se ishte gjak i pastër serb. U tha se kishte ardhur t’u bënte thirrje që të ndalohej kjo luftë e ndyrë, që kërkonte kush të zhvaste toka më shumë. U tha se po vriteshin fëmijë e gra, se njerëzit e mjerë dhe se po vdisnin njerëz nga uria e sëmundjet masive po bënin kërdinë.

Iu foli në emër të humanizmit, të fesë, të shpirti të poetit. Sfidanti i Karaxhiqit u burgos menjëherë dhe, kur erdhi në vete ditën e parë, pa një krah dhe një nofull të thyer. E burgosën në burgun “Kula” pranë Sarajevës dhe, që andej, atij iu dha rasti i tmerrshëm të dëgjonte luftëtarë t’i mburreshin njëri-tjetrit se sa kishin vrarë sot, të shtinin bast se kush vriste fëmijë më shumë me snajper e pastaj të pinin e të qeshnin me zë të lartë. Mesazhi i poetit serb, që vjen nga raca e poetëve, e cila, sigurisht ekziston edhe në atdheun tonë, e këtij poeti që u lirua prej një shkëmbimi robërish, ishte ky: “Serbë, myslimanë dhe kroatë duhet të jetojnë bashkë në paqe dhe harmoni, si kanë jetuar gjithmonë, ndryshe, është sikur të jetojnë në një rezervat” Ne pamë në disa varreza një varr që ngjante me një tyrbe për nga madhështia. Ishte në Mostar (“vend me urë”, turqisht) dhe i kushtohej një poeti, ai kishte vdekur në vitin 1912, vetëm 33 vjeçar dhe quhej Osman Xhikiç. Ai nuk ka qenë njeri që ka shkruar vetëm për fenë, ishte shumë i bukur dhe mjaft njerëz të gjeneratave, kishin lexuar shumë syresh nga krijimtaria e këtij tjetri poet. Edhe ndër ne, disa poetë të shquar janë nderuar me buste, si Naim Frashëri, Migjeni, Mjeda, Çajupi… Na vjen keq, por te ne poetët heshtën apo bënë “promovime” librash me dashuri, kur u vranë njerëz më 21 janar. Kur nisën t’i vinin flakën vetes njerëz të gjallë – ish- të burgosur. Në vend të mallkimeve kasandriane të poetëve të vendit, gjithçka vazhdoi në qetësinë e vet të frikshme, siç është te varrezat. U dëgjua ndonjë zë poeti për Gërdecin apo për tragjedinë e Otrantos, por, për fat, asnjëri nga emrat e evidentuar si “kombëtarë”. Sigurisht që duhej të ketë shkruar ndonjë zemër poeti, por, vallë, a ia ka botuar njeri? “Dritën” e hëngrën lugetërit e politikës, që nuk mundën ta hanin 106 vjet jetë. Edhe godina e Lidhjes u shfarros tok me shoqatën e tyre, fat që po kërcënon tani godinën plot kujtime të SHQUP. Le ta fiksojmë dhe një herë se “Unë…unë…mua” në poezi janë “unë” poetik dhe është abuzuar në mënyrë të neveritshme me këtë “unë”, a nuk e kemi vënë re? Misioni i poetit është të marrë dhimbjen e tjetrit në shpirtin e tij e ta trajtojë si të veten. Në elegjinë për Bajram Currin, Noli ynë sikur ka shkruar enkas për temën tonë. “Të qante, kur të qeshnin”. A ulëriti njeri me tone shqyese?

Poeti duhej të ulërinte kur duartrokisnin fjalime të tjerët dhe po digjej 50 metra më tej ish- i burgosuri Lirak Bejko. Mbase, por në TV-të tona e në shtypi ku botohen faqe letrare – si gjithmonë vazhduan notat e ëmbla të poezive të dashurisë që tanimë ngjanin më shumë me vajzat e reja italiane që “punonin” prostitute ushtrie, ndërsa ishte sulmuar për t’u masakruar një popull nga ata meshkuj, që bënin dashuri me pagesë me ato. Që të theksojmë akoma më bukur misionin dhe pozicionin e poetit, le të citojmë diçka nga presidentja e mirënjohur e shkrimtarëve dhe artistëve të botës, Teresinka Pereira. Ja se ç’na ka shkruar ajo duke komentuar një poezi shqiptare nga libri “Hanibal Ante Portas” (botuar në gjuhë të huaj, por ende jo në shqip)*: “Poets are much like that bird. When there is an oppressive political government and police authority, poets are the first citizens to be caged” (“Poetët ngjajnë shumë me fatin e këtij zogu. Kur ka qeveri që shtyp politikisht, kur ka shtet policor, poetët janë qytetarët e parë që arrestohen”). Populli shqiptar ka provuar të gjithë indekset e shtetit policor dhe të shtypjes politike – që nga flakja në rrugë për punë bindjesh e më tej deri te zgjedhjet në kushte shtetrrethimi a rrënimin e krejt ngrehinës shtetërore shqiptare. Çfarë qe zëri i poetëve?Ata i mundi forca e frikshme e heshtjes dhe injorimit. Ata heshtën. Heshtën dhe panë hallet e tyre a nuk ua prishën zemrën ndonjë politiku të djallëzuar që i propozoi karrierë shtetërore. Apo promovuan poezitë e dashurisë si këngë që këndohen me zërin e ëmbël e kumbonjës të hoxhës, ndërsa kufoma përcillet për në gropë.

WHO COULD TRANSLATE THIS INTO ALBANIAN? ( Riza Lahi) / by Teresinka PEREIRA

riza
RIZA LAHI
(October 16, 1950- December 31, 2013 )


WHO COULD TRANSLATE THIS INTO ALBANIAN?

Teresinka Pereiera Presidente IWA
by Teresinka  PEREIRA

 Presidente of  IWA


Riza Lahi
 (16 Tetor 1950 – 31 Dhjetor 2013)


Kur i ndjeri të shkojë në drejtim të parajsës
të dashurit e lënë prapa në tokë
janë të dënuar për të vuajtur
mungesën, fajësinë, mallin….
Ndërgjegjja është organike
dhe pikëllimi mund të na presë
në mijëra copëza nga kjo
ndarje nga një poet, një mik,
një shok, një i dashur!
Poet Riza Lahi, askush
nuk do të zëvendësojë
të qeshurën tuaj,
sensin tuaj të humorit, guximin tuaj,
trimërinë tuaj dhe mirësjelljen tuaj.
Ju do të jeni në zemrën time
përgjithmonë!

WHO COULD TRANSLATE THIS INTO ALBANIAN?


When the deceased get to paradise
the loved ones left behind on earth
are doomed to suffering
the absence, guilty, longing…
Conscience is organic
and sorrow can cut us
in thousand pieces by this
parting from a poet, a friend,
a comrade, a lover!
Poet Riza Lahi, no one will
substitute your laughter,
your sense of humor, your courage,
your braveness and your gallantry.
You will be in my heart
for ever!

Albanian woman volunteer details Kosovo guerrilla days


BBC: Excerpts from Riza Lahi interview with Rajmonda Malecka, “the only woman from Albania to have fought on the side of the Kosovo Liberation Army”, entitled “How I cut my hair to present myself as boy in the UCK” published by the Albanian newspaper Ballkan on 18 April, press agency “Presheva jonë”.

Rajmonda is the only woman from the Republic of Albania to have taken part in the war for the liberation of Kosova Kosovo . She is now 34 years old. At a time when girls in Albania competed for Miss Albania and displayed the latest fashion, she cut her hair completely and put on a military uniform. Monda hid her female identity and left Tirana. However, after a few months she noted that her identity had been uncovered. How did it occur to her to go to war? How did her mother react when she told her that she had decided to go to Kosova? When did she open fire for the first time and when did she find herself in her most difficult moment? How could she hide her female identity for six months? How did her comrades realize that she was a girl? Who were the war personalities in Kosova she met and under what circumstances? We will learn about all this in our interview with Rajmonda.

Lahi When and why did you decide to go to war? 


Malecka We have been living in Tirana for many years, but my distant origin is from Diber northeastern Albania . I grew up with the stories told by my father, Bujar, about the crimes committed by the Serbs in the region of my origin. He also talked to me about the heroic resistance of the people in Diber. Besides, my father and my mother, Xhima, have long been extending hospitality to activists of the Kosovar cause. They did this continuously and from earlier times, before the war broke out. When I decided to go to war we had just started to receive in our home fighters injured in clashes with the Serbian occupation army and I was very sorry for them. This was in May 1998 and it was then that I decided to go to Kosova.
Lahi Did your parents know about your decision?
Malecka My father is my best friend and I have never hidden anything from him. The same happened this time too. My father wished me luck with the words, “Good luck, my girl, may God protect you!” When we said goodbye to each other, I saw his lips quivering and hands trembling and, at the moment of my departure, he looked at me with a look I will never forget.
Lahi What about your mother?
Malecka She was calmer. The reason was that she knew absolutely nothing. I told her that I was sent by my paper, Clirimi Liberation , on a business trip. In fact, I prepared most of the material for the paper.
Lahi Were you engaged in journalism?
Malecka Yes, I have been long involved in journalism. I have also written poetry. I began my publications when I was a student at Partizan High school in Tirana and I have continued to do this since then, without interruption.
Lahi Did you leave by yourself?
Malecka No, I left with some other Kosovar fighters, who were staying in our house. Of course, we were not wearing military uniform. The other people were Bekim Berisha and Bedri Shala, known by his nom de guerre Abe. We had a cup of coffee together before we left, and I remember Abe addressing my father jokingly with these words: “We will take your girl with us for some time.” My father replied: “You are taking her safe and sound and you should bring her back safe and sound.” We all tried to laugh.
Lahi I have heard something about a hero nicknamed Abe. Can you please tell us something about him briefly?
Malecka Abe was a brave fellow from Graboci near Peje Pec . He knew Albania very well and he had many friends here. He had very detailed knowledge of every trail leading to Kosova, every mountain, meadow and stream in the area. On our way I learned that he had also taken part in the war in Bosnia and that his name had struck terror into the hearts of the enemy. I heard that after Abe was killed, Croatian President Franjo Tudjman said with tears in his eyes: “For me, Abe was equal to 500 soldiers.”
Lahi Were you afraid when you set foot in Kosova?
Malecka I slept three nights in Tropoje northeastern Albania and then we entered Kosova. We were a group of 100 volunteers, all armed, mostly young people from Kosova. I thought I would be afraid, but I was immediately struck by the beauty of the countryside and had no feelings of fear.
Lahi When did you decide to feign you were a boy?
Malecka On my way to Tropoje. I was given this idea by Bekim Berisha and Bedri Shala, with whom, as I told you, I left my home. They wanted me to resemble Shota Kosovo Albanian woman fighting Serbs in early 20th century . They told me: “Do not introduce yourself as a woman, but as a man.” I liked the idea. I had always liked a book written by an author from Diber. This was a book we were all crazy about when we were young. The book’s title is, “If I were a boy” and its author is Haki Stermili. Passage omitted
Lahi You said that you went to Kosova with a large armed group. Who were they?
Malecka There were also four or five people from Tropoje. I remember Hysni Neziri, Zaje Cela, Avdyl Tershnjeva etc.
Lahi What was your nom de guerre?
Malecka My nom de guerre was Sherri Quarrel .
Lahi What itinerary did you follow to enter Kosova?
Malecka We left at night. We travelled for about three or four hours and arrived at Junik. Junik was a well-known UCK stronghold. Gani Shehu was the commander of the battalion commander and Nimon Tofaj was our deputy commander. Lum Haxhiu, the well-known poet, who met Ambassador Holbrook in Junik, was in charge of propaganda. Lum Haxhiu is the nickname of the poet Hajdin Abazi. Passage omitted
Lahi When did you have your baptism of fire?
Malecka We did not go into action immediately. We took part in organized training until early August. Before that we did not take part in any armed military action. I took part in fighting for the first time on 10 August.
Lahi Were you afraid when you opened fire? How many bullets did you fire that day?
Malecka I was a little agitated, but that was all. It was not that I was hearing shooting for the first time. I had already taken part in military training sessions organized by our school in Albania. They are no longer organized now. I had three rounds and I fired them all.
Lahi Was it a fierce battle?
Malecka Very much. It began very early, at dawn. The sun had not come out yet. The Serbs attacked us with tanks. There were about 80 tanks, which launched a ferocious attack on our positions. The Serbs also had Praga armoured vehicles and they finally seized Kalavaj District in Junik. There we lost four of our good friends. They were Bedri Shala, Bekim Berisha (Abe), Elton Zherke and Permet Vula. Many others, such as Qerim Gjocaj (son of a teacher from Tropoje), Sabri Halimi, etc., were injured. Passage omitted
Lahi Were other girls fighting in Junik? Were you the only one?
Malecka Yes, there were others too. They were all from Kosova and worked as nurses. They all carried weapons. Passage omitted
Lahi A somewhat confidential question now. While you were there, in Kosova, did you feel love for anyone?
Malecka I understand. Look, I remained very cold and far from these sentiments and temptations. As a matter of fact, that was not a time for love. At a time when people were being killed every day, love never struck my mind. My heart and soul were full of love for all those girls and boys who went to their death as if going to their wedding party, and they did this with the name of Kosova on their lips.
Lahi What was your most painful day?
Malecka The day the Jashars led by Adem fell after their epic resistance. I knew him personally. The day I saw their freshly-dug graves in Prekaz, that was my most painful day.
Lahi When was your saddest day?
Malecka That was 14 December 1998. Thirty-six Kosovar men were killed on Kosova’s border with Albania on that day. Among them were Muje Krasniqi, Beqir Gashi, Afrim Nysliu, Luljeta Shala, Hysen Bujupi, Gani Elshani, Isa Holluri, Astrit Bytyci. Passage omitted
Lahi Your most joyful day?
Malecka That was 18 September 2000, when the UCK military units gathered at Pristina stadium. There were so many that the stadium could not hold them all. I met many friends whom I thought I had lost forever. That was a day of extraordinary and indescribable joy for me. Passage omitted
Lahi What did you do after the war in Kosova?
Malecka laughs I worked for some time in the press and information section of the TMK Kosovo Protection Corps . Presently, I am dedicated to a mission helping the families of UCK martyrs and the war disabled, who sacrificed parts of their bodies for a free Kosova.

Riza LAHI-KETI BASHYSA – GAZETARJA ME VIOLONÇEL

Keti_photo 1
NGA:   RIZA LAHI
Një mëngjes herët teksa ndiqja një emision para ekranit të TVSH, në moment më erdhi në kujtesë intervista live në studion e TVSH-së që na ka bërë mikut tim, mjeshtrit të serenatave Mihallaq Andreas dhe mua, një gazetare e bukur, e zgjuar dhe plot sharm, por…se nga kishte humbur. Kishte emrin e personazhes së mrekullueshme të romanit tim më të dashur, “Diplomati”  – Ketit dhe i përngjiste shumë përfytyrimit tim për atë krijesë të shkrimtarit – pilot Xhejms Olldrixh. Kur…Mësova se ajo e kishte lënë – mbase për ca kohë – qiellnajën e ekraneve për të medituar dhe shkrirë artin e saj buzë detit ku ka lindur; buzë Adriatikut në Durrës dhe duke mbajtur në duar një violençel. Vallë, ç’bënte atje ku agimin duke zbardhur mbi valë  kushdo e shikon nga dritarja? Ç’ bënte gazetarja sharmante që aq na kishte lënë mbresa me pyetjet e saja naive, me zhbirilimet e saja zemërbardha?  Dhe…makinës dhe buze detit të shkurtit, që ishte me një bukuri krejt tëjetër nga koha e plazhit dhe e zhaurimave të pareshtura. Si e dalë nga dallgët e pastra dhe shkumbë – shkumbë, me një violençel në dorë ja ku po priste me sytë herë nga deti dhe herë nga maqinat që vinin, gazetarja e bukur që ishim parë vetëm një herë – duke folur live para kamerës. E la violençelin në një stol rrethuar me gjelbërim dhe më ftoi për një kafe. Kishte ndryshuar fare pak në krahasim me gjashtë vjet më parë…ishte bërë ca më e menduar.
Keti, çfarë ndjesie do të kishe nëse do të luaje me violonçel këtu, duke parë me adhurim me sytë e tretur nga deti?
Ndjesi të mrekullueshme dhe të dyfishta, emocioni që më jep violonçeli dhe panorama e detit që më mrekullon. Shtohet kjo ndjesi në ditë të bukura më diell, siç është kjo e sotmja. Madje, do të dilte një duo, melodia e valëve të detit dhe melodia e çellos ( violonçelit)
Sa mirë! Punonke në shkollën që mban emrin “Jan Kukuzeli”. A e njohim pak lexuesin me këtë muzikant?
Shën Jan Kukuzeli ose Joan ishte një murg ortodoks nga Durrësi. Shenjtor, himnograf, mjeshtër dhe teoricien i muzikës kishtare bizantine. Ka lindur rreth viteve 1270, është rritur nga nëna e tij, pasi i ati ka vdekur kur ka qenë shumë i vogël. Që në rini të tij është shquar për një “zë engjëllor”. Për shkak të kësaj dhuntie, e dërguan në Konstandinopojë, në kryeqytetin e perandorisë, për të studiuar dhe kënduar në oborrin perandorak. Duke parë talentin e tij të madh dhe përparimin e habitshëm në muzikë, e emëruan drejtues të veprimtarive muzikore të kryeqytetit, duke i dhënë titullin Mjeshtër.
Kukuzeli sistemoi dhe riformoi melodi më të vjetra, kompozoi tërësi veprash origjinale të famshme, kryesisht “mësime të ngadalta për zëra të bukur” (kalifonik), në mënyrën tradicionale. Pothuajse të gjitha u përkthyen nga shkrimi i vjetër muzikor në shkrimin muzikor të kohës së tij. Shkrim muzikor, i cili do të qëndrojë në përdorim për disa shekuj deri në shkrimin e ri muzikor të Krisanthit (mitropolit i Durrësit) dhe Hurmuzit, në fillim të shek. XIX. Mund të përmendim: SHTËPITË E HIMNIT AKATHIST (GJATË PASHKËS): “Përlufteshës gjenerale…”, “Fuqia e të Lartit…”, “Engjëlli u dërgua…” etj.
Çfarë gjëje përthithese ka ky instrument, violençeli, që ti u dashurove me të? Pse jo violinën, pianon…etj, etj? Unë vetë s’do kisha zgjedhur ndonjëherë violonçelin!
Mësimi i instrumentave me hark nisë zakonisht që në moshën 6 – 7 vjeçare. Në fakt nuk ka qenë zgjedhja imë, që unë të bëhesha muzikante, madje gjashtë muajt e parë të mësimit, unë kam studiuar piano. Rastsisht ish – pedagogia ime për 12 vjet rradhazi Znj. Lida Radoja, më pa duart dhe vendosi me insistim që unë të ndryshoja instrument. Si fëmijë nuk e kuptoja magjinë e këtij instrumenti, por me kalimin e viteve vërtet që u dashurova me të, veçanërisht me tingullin aq njerëzor që ai ka. Në fakt, instrumentet si piano, violina, janë më popullor, violonçeli është më elitar…!
A ju pëlqen poezia? Nëse po, a ju ka rënë rasti ndonjëherë të keni dashuruar ndonjë poet?
Jo vetëm që më pelqen, por unë e dashuroj poezinë. Herë pas here, kur nuk më lexohen romane lexoj poezi, poezia është si muzikë. Kohët e fundit jam e dashuruar pas poezive të Charles Baudelaire, është i mrekullueshëm.
Ju keni dashuruar poezinë shumë, kurse…asnjë poet?
Po, të thashë emrin e  tij – Charles Baudelaire!
Keti, kushedi se sa poezi ju kanë thurur…njerëzit e rritur buzë detit rrëmbehen shpejt …Do më tregosh ndonjë …nqs nuk është sekret, de. Poetët durrsakë janë brilantë, por ca të fshehur, se nuk kanë shumë  talent të reklamojnë copëzat e shpirtit të tyre
  (Qeshë) Frymëzimi i ndonjë piktori ndoshta kam qenë, por i ndonjë poeti nuk e di…sinqerisht nuk e di…Po…mbase më kushton ndonjë poezi dikush që është rritur buzë ujrave të Bunës së  Shkodrës…hahahah. Dhe pastaj ta bëjë këngë ndonjë kantautor nga Korça.. .hahahahah…shumë të fala i bëj nga unë zotit Mihallaq Andrea.
Gjatë kohës në TVSH, a ju kujtohet ndonjë nga pikat kulminante të emisioneve tuaja?
Çdo intervistë, me të ftuar nga fushat e ndryshme ka qenë pikë kulminante e emisioneve të mia, kam qenë selektive në të ftuarit e mi, zgjidhja më të mirët, por më duhet ta pranoj që në kujtesë më kanë mbetur të ftuarit artistë, meqë i përkas kësaj fushe.
Keti, vërtetë të tërheqë kaq deti, sa e le Tiranën ?
Oh…Sigurisht që Tirana ka bukuritë e veta…. hahahah…si këta poetët që dijnë të reklamojnë veten e tyre. Unë kam punuar 5 vjet në Tiranë…E…deti është diçka tjetër…Unë jam 100% durrsake, kam “lindur” në detë, jam rritur me detin, deti është pjesë e imja dhe unë pjesë e tij. E njohim mirë njëri – tjetrin, flasim, qeshim, ngacmohemi, përkëdhelemi… përplasemi, por duhemi shumë.
Na thoni diçka për fatin e nxënësve të shkollës suaj kur mbarojnë të mesmen?
Unë nuk i besoj fatit, kështuqë edhe për nxënësit them me bindje, se e kanë vetë në dorë ecurinë e tyre, nëse punojnë fort dhe me dashuri, finalizohet gjithshka me sukses dhe nëse jo, qëndrojnë aty ku janë dhe më keq akoma, kthehen mbrapa, gjë që nuk ia uroj asnjërit prej tyre, që i dua shumë.
Gjatë periudhës që jepni mësim, si e zhvilloni talentin te nxënësit?
Talenti është i lindur, që konsiston më së shumti në veshin muzikor dhe ritmik, por theksoj gjithmonë që kryesore është puna, përkushtimi. Unë dhe të gjithë kolegët e mi, jo vetëm bëjmë detyrën në punën tonë, por japim edhe shpirtin vetëm e vetëm që të zhvillohet talenti dhe teknika tek instrumentistët e vegjël dhe të rinj. Gjithsesi nevojitet një punë e dyanshme.
A do ju pëlqente të luanit me violonçel në një lëndinë malore dhe krejt e vetme, apo po e vetme në një muzg buzë detit?
Meqë deti është i imi, do të zgjidhja lëndinën malorë, do t’i hyja në pjesë dikujt tjetër…!!
Si e përfytyroni gjëndjen shpirtërore të Berishës, Ramës, Metës, Kreshnik Spahiut dhe avokat Ngjelës, nëse do t’u interpretonit në çello sejcilit vetëm për vetëm në një sallë, pranë një tavoline me mish, fruta dhe verë?
Berisha do mrekullohej, për Ramën kam rezerva, Metës do t’i pëlqente, Spahiu do të ishte më i kënaqur nëse unë do të interpretoja një pjesë patriotike, ndërsa avokat Ngjela, ç’rëndësi ka nëse do t’i pëlqeja apo jo, por pasi të më dëgjonte, do të më puthte dorën.
I ke ndjekur serialet e Sulltan Sulejmanit? Unë do të dhuroj një vëllim , ku ka katër poezi të shkruara nga ai. …E parashikoni që do të propozonte për t’u bërë pjesë e haremit të tij, kur ka kaq magji violonçeli yt?
Serialet e Sulltan Sulejmanit, i ndjek herë pas here se më pëlqen historia e asaj epoke. Pse mos të më propozonte për t’u bërë pjesë e haremit të tij? Nga magjia që ka violonçeli dhe kam idenë se ai do t’i pëlqente femrat si tipi im… pres me padurim që të ma dhurosh sa më shpejt vëllimin me poezi sulltanësh.
Nëse do të ishit në kopshtin zoologjik të Tiranës dhe do të luanit me çello të amplifikuar me altoparlant. Cila nga kafshët do të prekej më shumë nga muzika?
Në këtë kopësht zoologjik, më pak do të prekeshin njerëzit, ndërsa nga kafshët, nuk prejashtoj asnjë, i dua shumë dhe mendoj se në momente të caktuara janë më të ndjeshme se njerëzit.
Nëse do të të shprehnin dashurinë me fjalë dhe me gjithshka të tyren: një sheik Kuvajti plot me dollarë, një malësor nga Tropoja plot me bagëti, apo një djalosh nga Durrësi i papunë, që të tre me sinqeritetin më të madh. Cilin do të kishe zgjedhur?
Nëse do të isha e sigurtë për sinqeritetin, sigurisht që do kisha zgjedhur sheikun e Kuvajtit…nuk e di pse më pëlqejnë këta sheikët…!
Parafytyroni: ju duke bërë muzikë para Leninit, Stalinit, Enverit, Maocedunit, Klintonit, Titos, Sllobadanit, Ramiz Alisë dhe Alfred Moisiut. Cili prej tyre, do të ishte treguar më bujar në plotësimin e çdo kërkese tuajën dhe cila do të ishte kërkesa juaj për sejcilin?
Stalinit, Enverit dhe Sllobadanit do t’i kisha kërkuar me mirësi që të largoheshin menjëherë nga salla. Leninit do t’i kisha kërkuar që shprehjes së tij “kinematografia është artileria e rëndë e artit”, ndryshoje “çdo art, është artileri e rëndë”, sepse arti është fytyra e një kombi. Maocedunit, duke iu referuar “lulëzimit të 100 shkollave” në Kinë, të më mësonte gjuhën kineze. Titos, meqë i dhe i autonominë Kosovës, të lutem ndihmo për ta përshpejtuar dhe pranoje Kosovën si Republikë. Klintonit, të kishte në stafin e tij femra që dijnë ta ruajnë sekretin. Dy të tjerëve do t’i kërkoja ta shijonin vërtet muzikën time…
Po nëse ata do të kërkonin ty një shpërblim nga ty. Cilat mund të kishin qenë dëshirat e tyre respektive para Ketit si violonçeliste dhe si femër?
Të gjithë do të kishin një dëshirë, unë të luaja me violonçel dhe të qëndroja përballë tyre edhe një orë më shumë.
Në marrëdhëniet ndërpersonale, çfarë ju shqetëson te njerëzit?
Së pari, injoranca dhe paaftësia, e veshur kjo nga një kompetencë e pakuptimë, mos korrektësia dhe dëshira për të bërë keq, sepse unë kam një parim: “…nëse nuk ke mundësi të bësh mirë, të paktën mos bëj keq..”!
Po te vetja, ka diçka që nuk ju pëlqen?
Oh…ka një mori gjërash që nuk më pëlqejnë te vetja, por unë përbëhem nga një harmoni defektesh….
Ndonjë projekt tani së shpejti?
Jam duke u përgatitur për një koncert timin nga auotrë të huaj dhe vëndas, si Bookerini, Sen sand, Tonin Harapi, Ymer Skënder, etj.të shoqëruar edhe nga dy – tre artistë të tjerë, ta realizoj së shpejti në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu”, por…pjesën tjetër të përgjigjes, t’ia lëmë suprizave.
Nëse me 14 shkurt, ditëën e “Shën Valentinit”, ti do të ishe buzë liqenit artificial të Tiranës, e vetme dhe vetëm me violençelin tënd, ndërsa ngado përqark – çifte të dashuruar. Çdo të bëje?
Do t’i bia pjesës “Love Story”

Eleonora Gjoka -Riza Lahi Perfaqesues i letërsisë së ditëve dhe plagëve të sotme te atdheut.




Esse

image

Eleonora Gjoka

Rizanë e njoha vonë, nepermjet shkrimeve tona ne internet, e pastaj direkt. Person gjithmonë i qeshur, i gatshëm për të pritë e përcjellë kolegët e artit që vijnë në Tiranë nga të gjitha anët e vëndit, sidomos ne qe jetojme jashtë. Shkruan shumë bukur për jetën reale të kësaj periudhe. Ka botuar shumë vepra, prej të cilave kam lexuar disa.Rizai është poet e shkrimtar, njeri që lufton papushim me veshtiresite e kohës; luftë që e bën shpesh herë duke qeshur. Ai ende di të qeshë menjëherë dhe me gjith shpirt dhe kjo, mbase prej hobit të tij të vecantë për t’u bërë mirë të tjerëve.Disa herë e kemi lexuar të ketë shkruar për fatin e letërsisë bashkëkohore shqiptare dhe shkrimtarëve të saj, për dinjitetin e tyre që duan t’ua nëpërkëmbin dhe t’i detyrojnë të humbasin thelbin e magjisë së tyre – sovranitetin e kështjellës së tyre personale! Këtë përmes joshjes së parave apo të karrjerës shtetërore! Më ka mbetur në mëndje citimi i një thënieje nga Rizai:


“ Kur shkon paralliu te mendimtari, që të dy bëhen të mirë; kur shkon mendimtari te paralliu, të dy bëhen maskarenj”.Personalisht unë si Eleonore, nuk di ndonjë rast që një paralli të ketë trokitur në derën e shkrimtarit a poetit dhe ti kenë ofruar paratë e tij, për daljen në dritë të një vepre të nderuar artistike.


Nga pena e Lahit kam lexuar se si, autorët shqiptarë janë kthyer në njerëz që mbase nuk kanë para për një kafe, por ende mbahen për të mos u futur nën tutelën e atyre qe marrin ngjyra te errata politike. Nën atë tutelë bajraktarësh, shkrimtarët mbase bëhen të famshëm por rrezikojnë të humbin përjetë qënien e tyre: tribun e shpirtit të bukur te njeriut te paster shqiptar!


Lahi ka goditur kaosin total në shpërndarjen e librit artistik të autorëve vëndas, mospërkrahjen neveritëse të tyre nga shteti; ndërsa shtetarët kanë qejf të pozojnë para librave apo te vizitojnë para kamerave, panairet e librave në vëndin tonë. Dhe kjo, ne nje kohe kur na kërcënon rrende analfabetizmi dhe krimi i përditëshëm. “Asnjë e keqe nuk i vjen vëndit dhe shoqërisë së sotme shqiptare nga “grafomanët”.


Atëherë, përse tregohen kaq mëndjemëdhej dhe të pamëshirshëm ndaj tyre? - pyet Lahi në një tjetër shkrim duke analizuar një temë të tillë spektakolare e cila, sigurisht që ka rënë në veshë te shurdhër.


Rizai interesohet për sportistë e muzikantë, kërkon ti ndihmojë ata, por më shumë përpiqet që të hapë mëndjet e fjetura, të cilat, malli për atdhe i bën të brofin menjëherë! Me penën e tij vazhdon te shkruaje me sukses, te fiksoje tipiken që karakterizon sot botën shqiptare. Do të jetë nga të rrallët, qe mund të gjesh, per te na kujtuar se njeriu mund të jetojë edhe në një shoqëri pak a shumë në kaos, që drejtohet jo me ligje të shkruara.


E vërteta duhet parë në sy.


Te romani “Vorri i Ashikut” ndeshim personazhe artistike nga bota e sotme politike e Tiranës. Ai vjen nga pjesa e ndershme e shqiptarëve, sic janë pilotët profesionistë – tallet me ata sa të shkrin së qeshuri. Kur është për t’u “dorëzuar”, ai magjepset para serenatave korcare duke i dëgjuar lehtë, per të cilat, ai ka shkruar.





Edhe romani tjetër që duhet të ketë dalë nga botimi, kushtuar Korcës dhe me titullin shumë të bukur që e ka pasë në fillim dhe që më duket se e ka ndryshuar më kot - “Serenata Korcare ne Nju Jork”, trajton sërish temën aktuale, plagët e sotme të shoqerise shqiptare.Aty me nje linje romantike, nepermjet figures se Mjellmes ( I frymezuar si nga Korca e miqve te tij dhe nga serenatat e bukura korcare, ai e portretizon figuren e shoqes sone Merites ne Nju Jork, vajzes se bukur korcare, nepermjet Mjellmes, personazhit te romanit.


Unë e kam lexuar pjesërisht në internet a në gazetë ku, me sa kam parë, ka shume dashuri dhe dhimbje - ndjenjat njerëzore që qëndrojnë më lart nga të gjitha të tjerat!


Kjo dashuri ndjehet ngado në shkrimet e tij, sidomos është e derdhur pa fre në poemën “Shkodra e pikturuar me gëzhoja” që u botua para ndonjë muaji në Indi duke u prezantuar me konsiderata të larta nga botuesit e saj.


Lahi shkruan edhe në të përditshmet, si te Gazetën “ Tirana Observer”, krahas te tjerave. Po ashtu shkruan te “Obelisku” Stili i tij më pëlqen jo më pak se i të tjerëve bashkëkohorë që lexoj këtu në SHBA.


Lahi, në shoqërinë e tij, cuditej dhe kërkonte të dinte përse rreth 50 shkrimtarë e artistë në USA lidhen me njëri tjetrin, botojnë që të gjithë, vetëm në Shqipëri asnjëri nuk është inkuadruar në letërsinë amerikanë. Si ka mundësi që të gjithë janë amerikanë dhe asnjë amerikan nuk i njëh?


Pse në Athinë ka krijues që janë inkuadruar në shoqatat e shkrimtarëve të atjeshëm.


Përkthyesa si Noli s’ka më, thotë Rizai. Kjo shprehje më shtiu të rilexoj Rumiun dhë Farukzaden dy kolosë, i pari Persian i lashtë dhe e dyta iraniane e viteve 60-te, por të dy, më të mirët e kulturës iraniane gjatë 2500 vjetëve. Këta ka shqipëruar Rizai, ja, ky që rend ngado me bicikletë nëpër Tiranë, shpesh herë duke kënduar me vete apo duke fërshëllyer. Përkthimi është i arritur mendoj kështu jo se i kam lexuar në orgjinal, por duke u nisur nga fakti se madhështia e tyre nuk cënohet dhe në gjuhën tone!





Të sjellësh Farukzaden në anglisht nuk është gjë e madhe, por ta përshtatësh në shqip është jashtëzakonisht e vështirë dhe kush e bën këtë, duhet të ketë jo vetëm lëvdata me fjalë, por të vendoset në piedestalin e merituar (sa kemi ne të tillë ? ).


Librin me poezite e Farrukhzades, na i dhuroi Rizai ne Tirane, mban daten 6 Shtator 2008, pinim kafe ne lulishte, me tim shoq dhe nje grup krijuesish qe i lajmeroi Rizai ne moment per vajtjen tone me pushime.


Jeta e Farukzades ( shqiptimin e emrit po e thjeshtoj ) është ajo e nënave dhe e motrave që jetojnë në malësitë tona e në Kosovë nëpër familje patriarkale, ose edhe kudo në Shqipëri ku është problem nënvleftësimi i gruas, trajtimi jo i mirë në shtëpi, puna e pa përshtatshme për kualifikimin përkatës dhe sipas meritës në shoqërine ku ajo vepron dhe lufton.


Nuk dua të flas për fatin e grave në vëndin e autores (Irani), por për nivelin e përshkrimit shumë të mirë që të jëp përshtypjen se është një punë shumë e kujdesëshme e Rizait të talentuar. Ja, me këtë rast ndonjë poezi nga Farrukhzadja, që e dua vec të tjerave edhe për faktin se edhe unë e kam trajtuar me shpirt problemin e gruas në librat e mia.


Robina





Të dua; tani e di, në zemrën time


të të mbështjell të tërin s’arrij dot


Ti je një qiell i pastër, i madhërishëm,


unë – një zog i zënë… një zog.





Herë strukur pas një shtylle, herë një tjetre


Të kundroj e trishtuar, e mahnitur


Mendoj mos vjen një dorë pas shtyllës – akull


E i hap krahët drejt meje krejt papritur.





Hyra në mëkat




Kam mëkatuar, një mëkat që më kënaqi shumë


Në një përqafim.. qe i vrullshëm e i nxehtë


Kam mëkatuar - rrethuar nga krahë të ngrohtë


Të ngrohtë shumë, shpagonjës e të hekurt.





Ose


Vec ti grua e Iranit vec ti, vec ti ke mbetur


Ne prangat e percmimit, mes detit te se keqes,


Hidhi tej ato pranga!Cope beji ato pranga


Thekso fort sa te mundesh natyren e kryeneces!


……………………………………..


Riza Lahi është gjithashtu redaktor dhe korrektues i sakte. Shumë autorë kërkojnë ndihmën e Rizait para se vepra e tyre të dalë në dritë. Rizai është ndër të rrallët. Lidhuni me të, bashkëpunoni, se ndihma e tij do të jetë me vlera dhe ai nuk ka për t’u dalë nga fjala që ka dhënë asnjëherë. Edhe Rizai i pranon këshillat. Rizai është mjaft korrekt dhe i gatshëm për të miratuar cdo punë të kujdesëshme të kolegëve. Ciltërsia e tij nuk njeh pengesa, kur është puna për të inkurajuar! Shpesh e cfaq gëzimin cilter, si një i ri gjimnazist, sa here qe poezine e pelqen. Kësi rastesh, ai entuziazmohet dhe shkruan menjëherë opinionin e vet pa rezerva.





Ja si më ka shkruar Rizai, për poezinë time, “Shelgu lotues”:





Është fantastice, Elko!





Shelgu Lotues


---------------------


Ja u shua nje ylj, të tjerë u ndezën xixëllonje…


Mos dhe yjet lart u formuan nga shpirti yne!


Kur natën e fundit, drejt qielli niset fluturim...





Ja si thote Rizai per poezine time” Deti Jon “:





Subject: [BOTAERE] Jeni te lutur shume nga une, qe ta lexoni edhe nje here kete gje te mrekullueshme te dale nga fundi i detit Jon, qe andej te zemra e Elkos dhe qe nga zemra e saj – ja si vjen...mes nesh – Xakja -





Detit Jon





Në vdeksha diku mërguar,


Në mes detit jam valëzuar,


Në sy do mbyll bukurinë,


Do kërkoj ta mbaj rrobinë!


Elko





Unë buzëqesha më vlerësimin e tij! E di që poezia ime mund të mos jetë vërtet në shkallën sipërore, por di edhe dicka tjetër. Rizane sikur ta vrasësh, nuk ka shpirt të bëjë keq, kurse, nga ana tjetër, në një esse, me sa kujtoj, “Neroni, vrasësi i së ëmës, ka derdhur lotë një herë”. Ai e ka cilësuar krim masiv dhe të pa ndëshkrueshëm kur ne shkrimet pa cilesi, ju behen lajka te pa merituara krijimeve të njëri tjetrit, kur u duhet thënë gjëja më hyjnore në respekt të atyre casteve të të shkruarit dhe që është thene e vërteta. Unë gëzohem shumë kur më shkruan fjalë entuziaste për poezitë e mia! Vec të tjerave, e respektoj sentencën e mrekullueshme që thote se: Poetët dhe mund të mëkatojnë, por nuk mashtrojnë dot!


Kur lexova librin e Rizait : “ Nen Henen e Ulqinit ” me preku tematika e tij e zgjedhur.Te gjithe e dime se nenat tona kane qene nena heroina per vitet e jetes qe kaluan.Une kam bere shume shkrime per nenen, qe e mbaj dhe si muzen time! Kur lexova librin e tij, me siper, u kenaqa qe ka njerez qe i duan dhe respektojne te shtrenjtat nena dhe si dedikim per ato shkruajne libra.U dashurova me personazhet e librit, me gjeografine, historine, zakonet, madheshtine e cdo personazhi dhe te gjitha keto se nena e Rizait i kishte ngulur te birit aqe shume dashuri per gjithecka, si dhe per Ulqinin e saj, token ku kishte lindur dhe qe ja kishin mohuar, per dekada!


Ne cdo kohe te dites apo te nates, se jemi ne kontinente te ndryshme, Rizai eshte ne kompjuter duke punuar.Kurre nuk le pa pergjigjur ne moment, cdo shkembim qe merr me emaile. besoj se nuk ka dhe nje person te dyte kaqe te dedikuar…


Lidhja me koleget dhe krijuesit midis kontinenteve, qe me aqe shpirt e ben Rizai për të mbajtur gjallë komunikimin ndërshqiptar mos kjo është pak???.





Rizai iku…


Ne ditet me te bukura qe feston njerezimi mbi Toke, naten e shkembimit te stafetes se viteve.Naten e lindjes se dites se re, te lindjes se shpreses, naten e trokitjes se gotave ne tavoline! Naten e vigjiljes se Vitit te Ri 2014! Cudi. Po ne ate muja qe kishte ardhur ne jete… kjo ikje me prek per faktin se koincidon dhe me ikjen e vellait tim nga jeta, po behen disa vjet. Rizai iku pa dhimbje, pa buje, sikur e rrembyen ne qiell, te ngjitej me misionin e pilotit! E pacim dhe ne aqe te lehte, ikjen tone, e dime se kjo eshte detyre e pashmangeshme!


Jam e sigurt se ai ka dashte me na nise te tere te njohurve nje pershendetje ate cast, e ne e morem si kartoline, lajmin e mortjes se tij fizike!


Iku njeriu i mire, qe diti te jete mik me qiellin dhe me token, me cdo njeri qe njohu ne jete, pa dallim, kombesie, feje e origjine!


Ishte i vetmi qe bente koordinimet mes miqve nga te gjitha anet, qe nga Tirana, ne Prishtine, Maqedoni, nga India, Rusia, Amerika, Australia, Irani e ulej mes romeve te tij shtruar e kembekryq.





Iku si nje udhetar i thjeshte, duke pase per pasuri nje apartament te vogel, me studio ne ballkon, nje kompjuter, nje biciklete fluturuese qe ndodhje prane miqve cdo cast, i vemendshem, i sjellshem e plot buzeqeshje!Ai la nje familje te mrekullueshme, pasurine me te madhe!Te secili la gjurmet e njeriut te mire, punetor, krijues, mediativ e me temperament te ngrohte, ashtu si jane shkodranet ne pergjithesi.Keshtu do ta mbajme mend Rizane, ne koleget e tij!





Now you are at rest poor man


Can you tell as, what is your name?


Who are you going finely,


Poor wanderer, where you going?


What you will do in the dark land


Of your ancestors?





No, no, no, we do not,


Questioning you more!


We don’t ask you now,


Your Star still unspeakable…


Pray in Peace our friend forever!


© elko





Ju jeni në prehje o njeri i shkrete


A mund të tregoni, emrin e vertete?


Kush po shkon ashtu i zbukuruar,


Shtegetar i dobët i munduar?


Çfarë do të bëni tani e tutje


Në nentoken e etërve tuaj?





Jo, jo, ne nuk do ju bëjmë,


Asnje pyetje më shumë ...


Ne nuk ju mundojmë me tani,


Ylli juaj tashme gojembyllur rri


Prehuni në Paqe mik, ne përjetesi!


© Elko





Ike Riza, miku yne i mire! U lodhe per t'i thene gjerat ashtu sinqerisht si i mendoje, me ciltersi dhe drejtesi! Ike miku i te gjitheve duke qeshur...me shume gjera te parealizuara.Nuk u ngope me jeten ...as me siperfaqen e shtepise se vogel por ty te ngrohte miresia e njerezve qe kishe prane! Ike me xhepin e...zbrazet, le neneloken pas qe e doje aqe shume! Sot do rrenkoje Buna, ajo muze te frymezonte… do fshije syte Hena e Ulqinit, cdo gur i Rozafes, do kete dicka nga germat e tua hedhur ne mesnate kur familja heshtte...ti gjeje kohen e lire te dedikoheshe ne krijimtari! Vdiqe duke lene ne prag dere nje pasuri te madhe botimesh. Pushofsh ne Paqe, Riza!





Eleonora Gjoka


6 Janar 2014, New York

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...