Agjencioni floripress.blogspot.com

2014/01/21

Jo gjithmonë e përzënë Evën nga parajsa















“Carmina Burana” ishte muzikali që për tri net erdhi në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit. E rikonceptuar në skenografi dhe kostume, sipas pretendimeve të koreografit Arian Sukniqi i cili ka marrë përsipër edhe realizimin total të shfaqjes me trupën e baletit dhe disa pak vokale solistësh.
Në 1 orë e 10 minuta, skena ishte e zhytur në blu, e hera herës thyhej nga e kuqja dhe e bardha ose binte në terr. Objektet bazë në skenë, një palë letra bixhozi në përmasën e trupit të balerinit, shndërrohen në rrjedhën e historisë. Ato bëhen ndërtesë misterioze e fatit në lartësinë e të cilës rendin dy protagonistë që akoma nuk e kanë gjetur dashurinë mes tyre.
Në sfond është zëri koral, që diku-diku dominohet nga vokalet e solistëve që këndojnë latinisht dhe muzika pagane e ngarkon atmosferën me emocion ndërkohë që në skenë vazhdon veprimi koreografik. Kërkimi i dy të dashuruarve bie në një pëlhurë merimange. Djali (balerini Erald Zela) kërkon të mirën në mes të së keqes, ndërsa vajza (soliste Isida Mollaymeri) me një plastikë elegante e tejet të zhdërvjellët, – kjo edhe për shkak të kostumit që imitonte lakuriqësinë femërore – duhet ta ndihmojë për ta bërë dallimin mes këtyre forcave sa të natyrës aq edhe të njeriut. Pavarësisht se kjo Evë që i vjen në ndihmë këtij farë Adami fillimisht shfaqet si fat i pasigurtë në një lojë kumari.
Koreografi Sukniqi i afrohet dhe i largohet njëkohësisht motivit biblik jo thjesht me një fund të lumtur. Sukniqi e mban marrëdhënien e dy njerëzve nën survejimin e fatit, por pa pasur nevojë për konsumin e një mëkati për dije.Eva këtë herë nuk e vjedh dijen por e ofron atë, ia ofron Adamit për të dalluar të mirën nga e keqja, për të njohur dashurinë mes tyre pasi kanë kapërcyer mjaft vështirësi.
“Carmina Burana” e kompozitorit gjerman Carl Orff, shkruar më 1936, për herë të parë u shfaq premierë në TOB në vitin 2008 nga Arian Sukniqi. Ky rikthim vjen si një refleksion i koreografit në këto vite. Trupa Kombëtare e Baletit i bëri me këtë vepër edhe një homazh mjeshtrit të madh Agron Aliaj që u nda nga jeta më 17 maj. Homazh që ia bën edhe primabalerina e “Carmina Burana”-ës, Isida Mollaymeri në këtë intervistë për “Shekullin” për rolin e saj të parë të plotë.

Isida, si e fituat këtë rol të parë të plot si primabalerina?
Është i hershëm bashkëpunimi mes meje dhe koreografit Arian Sukniqi, që rrjedh që prej kohës kur kam qenë në Shkollën e Baletit. Profesori më njeh artistikisht dhe pothuajse në të gjitha pjesët që ai ka vënë unë kam pasur role solo, por tani e pa të arsyeshme që unë të isha protagoniste te “Carmina Burana”.

Është pak kompleks raporti që ka personazhi juaj me fatin. Ju si e ndjeni?
Roli im është që unë të jem pjesa e keqe e fatit, sepse unë jam e dënuar që të jem pjesë e një kazinoje dhe t’i bie në letrat e bixhozit një njeriu që kërkon fat. Por pavarësisht kësaj, personazhi im është pjesa më e bukur e këtij kërkimi. Në çdo vend që djaloshi hyn për të kërkuar fatin unë jam njeriu më i pastër. Kudo që ai kërkon unë jam rrota e tij e fatit, e bëj atë njeri që të ndihet i lumtur dhe i pastër duke e parë jetën me pozitivitet.

E sertë dhe e ëmbël njëkohësisht, këmbimi i dy gjendjeve duhet të jetë i ndërlikuar?
Interpretimi i personazhit tim pikërisht këtu e ka vështirësinë, diku duhet të jetë e dashur, e diku e sertë, njëherë të tregojë pastërtinë e shpirtit dhe njëherë tjetër të tregojë të keqen kur përballet me djallin. Qëllimi ishte që personazhin kryesor të njihte botën nëpërmjet meje, të kuptonte se cila ishte e mira dhe cila keqja, ose ku qëndronte djalli.

E ndërkohë ju duhet të kërcenit me të dy balerinë në role të ndryshme.
Erald Zela ishte partneri kryesor që kërkonte rrotën e fatit dhe Sokol Zhugri ishte një kumarxhi, por puna ime me ta ka qenë shumë e mirë sepse gjithë kohës jemi shkrirë në role, madje jo vetëm ne por edhe orkestra, kori dhe këngëtarët, të gjithë së bashku kemi punuar shumë.

Roli juaj kërkon angazhim në skenë që duhet të jetë i mundshëm. Të paktën spektatori këtë mendon kur ju sheh të ngjiteni në lartësi nëpër rrjetën e merimangës.
Në të gjithë baletin kacavjerrja në atë pëlhurë merimange është nga pjesët më të vështira, sepse duhet të jesh e fokusuar tek rrjeta për t’u mbajtur me një dorë dhe njëkohësisht të kërcesh. Por të përballesh për herë të parë me fobinë tënde qenka vërtet një emocion shumë i bukur. Prandaj gjithmonë kur më jepet mundësia, dua të realizoj gjithçka, sepse mendoj se në jetë asgjë nuk është e pamundur.

Fobinë nga lartësia e përballët madje edhe krejt “lakuriq”. Kostum shumë intrigues.
Ishte zgjedhja e kostumografit Arlind Halili që unë të tregoja lakuriqësinë sepse njeriu kur lind është lakuriq, por në momentin që vesh rroba fillon t’i hyjë ambicia edhe sepse fillon të ndiejë papastërtitë që njerëzit kanë në shpirt. Kostumografi e konceptonte në këtë mënyrë, dhe për këtë kostumi ka qenë i pikturuar vetëm që unë të dukesha lakuriq.
“Carmina Burana” mbyllet me martesën e personazheve pasi kanë mposhtur djallin. Ky ka qenë konceptimi i koreografit. Shpesh jemi mësuar që në shumicën e rasteve mbizotëron e keqja, por në këtë vepër ajo që mposht të keqen është e mira. Mua më lumturon kjo lëvizje e figurës së personazhit tim që ishte një pjesë e keqe e fatit, por që gjithçka e shndërron në mirësi.

Publiku ju duartrokiti gjatë në fund. Ju e ndjeni praninë e tij gjatë shfaqjes?
Ka qenë e vetmja herë që unë isha komplet e koncentruar tek ajo çfarë duhet të bëja. Nuk kam parë asgjë se ishte në sallë.

Cilën nga tri netët do të veçonit për shkallën e vështirësisë?
Natën e parë isha jashtëzakonisht shumë e vrarë shpirtërisht, sepse në drekë i kishim bërë homazhet e fundit profesor Agron Aliajt, pavarësisht se kisha fatin që do ta ëndërronte çdo solist i TOB-it, për t’i dhënë lamtumirën baletmaestrit nëpërmjet interpretimit në skenë. E kujtoj si tani kur më thoshte: “Moj vajzë, moj vajzë, ti duhet të kërcesh vetëm role të para.”

Mund të përmendi momentet kryesore të punës me baletmaestrin?
Kam kërcyer me profesorin qysh në klasën e tetë në “Liqenin e Mjellmave”, ku më besoi rolin kryesor, dhe më vonë do të merrja çdo pjesë të mirë prej tij. Tek “Halili dhe Hajria” isha arabja. Me të mbaruar vitin e katër, profesori ka realizuar një recital me baletet më të vështira klasike e kontemporane që unë të rritesha më tepër profesionalisht dhe artistikisht. Bashkëpunimi ynë i fundit ka qenë tek “Zhizel” me rolin e Mirtës, mbretëresha e filizave. Por ai përveçse koreograf, ishte një njeri që të mbushte vetëm me energji pozitive.
Falë tij kam arritur të kuptoj se një artist nuk është asnjëherë i realizuar.

Unë reporter lufte në Bejrutin e 30 viteve më parë


Valeria Dedaj

Konfliktet brenda shtetit dhe mes shteteve mbarten ndër vite, por në fund shpërthejnë. Ndërsa, reporteri i luftës duhet të gjendet gjithnjë aty. Gazetari Nehat Islami lexuesin e fut në thelbin e konfliktit, gazetarëve të rinj iu jep këshilla mbi profesionin.

Islami promovoi dje në Tiranë, librin e tij publicistik “Hotel Bejruti”. Në këtë libër ai ka botuar reportazhet e realizuara në vendet e Lindjes së Mesme dhe të Afërme.Në një intervistë për gazetën “Shekulli” ai tregon se, botimi i këtyre shkrimeve vjen si kërkesë e të rinjve që donin të njiheshin me atë pjesë tjetër të botës, duke mësuar që nga rrënjët, shkaqet e luftës që po zhvillohet atje, por edhe për të kuptuar më mirë atë se çfarë po ndodh sot.

Një nga këshillat që jep Islami për reporterët është: “Gazetarët duhet të raportojnë nga vendi i ngjarjes dhe jo t’i marrin informacionet nga interneti”.

Zoti Islami, ju keni punuar si gazetar në vitet ’70 në vendet e Lindjes së Mesme dhe të Afërme, por shkrimet tuaja po i botoni në libër vetëm pas 30 vjetësh... Përse vendosët që këtë vepër ta realizoni kaq vonë?

Duke parë se opinioni publik dhe posaçërisht ai i gazetarëve të rinj kanë nevojë që t’i njohin rrënjët e konfliktit në Lindjen e Mesme, por edhe për të kuptuar më mirë atë që realisht po ndodh atje sot, unë vendosa që të mbledh disa shkrime të miat për t’i sjellë në këtë libër.

Përse librit tuaj i keni vendosur titullin “Hotel Bejruti”?

Sepse Bejruti asokohe ka qenë i tëri hotel. Në atë vend kanë qenë rreth 400 hotele, quhej qyteti hotel. Prandaj edhe unë mendova t’i vendos këtë titull.

Te “Hotel Bejruti”, prezanton edhe elemente të familjeve shqiptare...

Libri përmban të gjitha reportazhet e mia gjatë periudhës 4-vjeçare në Liban, përveç kësaj ka edhe shkrime nga Siria, nga lufta Irako-Iraniane, nga marrëveshja historike që është bërë në vitin 1977 midis Egjiptit dhe Izraelit, atëherë kur Sadati shkoi në Izrael dhe shtriu dorën e pajtimit.

Kam shkruar për problemin palestinez, por dhe për prezencën e shqiptarëve, përfshirë edhe veprimtarinë e Pashko Vasës, historinë 150-vjeçare të dinastisë shqiptare të Mehmet Ali Pashës në Egjipt, i cili përveçse krijoi shtetin modern të Egjiptit ndikoi shumë edhe në krijimin e shteteve të tjera, sidomos në nxitjen e nacionalizmit arab, duke mos e harruar asnjëherë se ishte shqiptar.

Çfarë kujtoni kur shfletoni shkrimet tuaja?

Të them të drejtën disa gjëra i kam harruar, por kur i lexoj nëpër gazetat ku i kam shkruar, më kujtohen shumë situata që i kam kaluar gjatë asaj periudhe.

Kanë qenë momente të vështira, i keni fshirë vetë nga kujtesa.., apo janë momente të zbehura nga koha?

Çdo njeri kalon momente shumë të vështira në luftë. Unë kam qenë disa herë në rrezik nga plumbat, teksa duhej të raportoja në krye të detyrës. Disa herë së bashku me ushtarët, nëpër kampe kam qenë gati për të vdekur. Atëherë kam luftuar së bashku me ta nga vendi i ngjarjes, prandaj jam dëshmitar i asaj që ndodhte në terren, në shkrime këtë e sillja edhe nëpërmjet përjetimeve personale.

Jeni rikthyer më në vendet nga ku keni raportuar për 12 vjet radhazi?

Po kam shkuar. Libani është shkatërruar dy herë, tani po shkatërrohet për herë të tretë. Fatkeqësisht ka qenë një shtet shumë i mirë, që aktualisht gjendet në vorbullën e luftës. Janë disa shtete që dhe pa dëshirën e tyre, nuk mund ta shmangin luftën.

A ka elemente të përbashkëta midis luftës në Bejrut dhe luftës në Kosovë?

Ne në Kosovë e kemi përjetuar luftën, por një luftë tjetër... Te ne ka qenë luftë për çlirim, prandaj edhe e kemi duruar, duke i bërë ballë. Ndërsa, lufta në Liban ka qenë një luftë e padëshiruar nga populli libanez, sepse ka qenë e imponuar nga të tjerët.

Në kopertinën e librit duket një dritare...

Po, dritarja është një motiv i marrë nga Bejruti, po ashtu edhe gjurmët e predhave që ndodhen gjithandej.

Çfarë objektesh keni marrë me vete nga këto vende?

Unë ruaj disa fotografi me personalitete të ndryshme të gazetarisë. Ruaj qilima karakteristikë me motive arabe, arka dhe piktura arabe.

Sipas asaj çka ju lexoni dhe dëgjoni sot në media, si ka ndryshuar gazetaria? Sa e vërtetë është kritika se, gazetarët e sotëm janë shkrues të këqij?

Unë nuk mendoj kështu. Kjo varet nga individi. As ne të vjetrit, por as ju të rinjtë nuk jemi më të mirë. Ne në atë kohë i kemi prekur gjërat nga afër, kemi qenë dëshmitarë të ngjarjeve dhe kjo gjë është shumë e rëndësishme. Ndërsa, sot gazetarët janë tepër të kyçur në internet, shpeshherë informacionin për shkrimin e tyre e marrin andej dhe jo nga vendi i ngjarjes.

Familja, mbështetësja ime kryesore

Pas këtij botimi, a do të ketë një libër të dytë për shkrimet tuaja në sheshin e luftës?

Unë kam materiale për të botuar edhe dhjetë libra të tjerë. Të gjitha këto shkrime të botuara gjatë asaj periudhe i ruaj.

Por, nuk e di nëse do të kem kohë për të shkruar, ndoshta do të zgjedh disa shkrime, ndoshta jo. Këtë gjë nuk e kam bërë më parë, sepse kam menduar që njerëzit nuk janë të interesuar. Por me kalimin e kohës, kur më thanë se këto shkrime duhet të botohen për gjeneratat e reja u binda se vërtetë duhet t’i botoja.

Nëse do të riktheheshit në kohë, a do ta zgjidhnit më këtë profesion?

Jo, unë nuk do të doja të shkoja më atje. Ndoshta, e them këtë për faktin se jam i moshuar, por tani e di mirë se sa e vështirë është të raportosh gjatë luftës. Atëherë nuk e dija këtë gjë.

Kush ka qenë personi që u ka qëndruar pranë gjatë punës suaj në vendet e Lindjes së Mesme?

Bashkëshortja ime ka qenë përherë me mua, por edhe fëmijët më kanë qëndruar pranë në Bejrut, Kajro dhe në Aman.

BIO




Nehat Islami (1943) u lind në Ferizaj të Kosovës. Ai ka raportuar për të përditshmen “Rilindja” nga vende të ndryshme të botës, por shquhet me raportimet e tij nga Lindja e Mesme. Gjimnazin e kreu në Prishtinë (1961), kurse Fakultetin Juridik në Universitetin e Zagrebit (1966). Punën e filloi në vitin 1966, si bursist i gazetës "Rilindja".

Një vit më vonë kaloi në Redaksinë Televizive të Kosovës, ku punoi deri në vitin 1974, kur gazeta "Rilindja" e emëroi korrespodent të gazetës në Lindjen e Mesme me seli në Bejrut, ku edhe qëndroi deri në vitin 1979.

Pas Bejrutit u kthye në gazetën "Rilindja" në postin e redaktorit të politikës së jashtme. Në vitin 1999 ka qenë Drejtor i Institutit për Monitorim të Luftës dhe Paqes (IWPR) për tre vjet, kurse që prej vitit 2005 është drejtor i Zyrës së Këshillit të Medieve të Shkruara të Kosovës.

Është autor i mbi 200 reportazheve dhe filmave dokumentarë televizivë dhe autor i mijëra reportazheve e shkrimeve të tjera gazetareske nga Kosova dhe bota.

10 faktet e pavërteta të Luftës së Parë Botërore

Lufta e Parë Botërore, e cila u zhvillua mes viteve 1914-1918, është cilësuar si lufta më shkatërrimtare që njohu historia njerëzore, edhe pse shumë dëshmi dhe fakte të saj u zbehën nga shpërthimi i Luftës së Dytë. Për asnjë luftë në historinë e njerëzimit nuk ka patur kaq shumë të panjohura dhe mite se sa Lufta e Parë. Për ushtarët që luftuan në të, ajo është konsideruar si më e mirë në disa mënyra dhe më e keqe në disa të tjera. Më poshtë janë 10 fakte, të cilat historianët britanikë i kanë hedhur poshtë nga Lufta e parë Botërore.
Ishte lufta më e përgjakshme në histori
Në këtë luftë, është thënë se vdiqën më shumë njerëz se në asnjë konflikt tjetër. Sipas të dhënave të historianëve britanikë, rreth 2 % e popullsisë britanike të asaj kohe, u vra në përleshjet e Luftës së Parë Botërore. Mirëpo, gjatë luftës civile që shpërtheu në Britani në fundin e shekullit 17, rreth 4 % e popullsisë u vra gjatë luftimeve. 
U vranë më shumë ushtarë se në asnjë konflikt tjetër
Britania mobilizoi 11 milionë ushtarë për Luftën e Parë Botërore, ku më shumë se 700 mijë prej tyre gjetën vdekjen. Pra rreth 11.5 % e ushtarëve britanikë të asaj kohe vdiqën gjatë konfliktit. Sipas llogarive të historianëve britanikë, një ushtar i Ushtrisë Mbretërore kishte më shumë gjasa që të vdiste në konfliktin e gadishullit të Krimesë se sa në Luftën e Parë Botërore. 
Ushtarët jetuan për vite nëpër transhe
Transhetë mund të jenë vërtet një vend i tmerrshëm për të jetuar. Lagështira, ekspozimi ndaj të ftohtit dhe armikut dhe morali i dobët mund të ndikojnë negativisht në forcën e një ushtrie. Mirëpo nuk është aspak e vërtetë që ushtarët në Luftën e Parë jetuan aq gjatë sa thuhet nëpër transhe. Ushtria britanike i kishte llogaritur disavantazhet e transheve, ndaj mori masa që asnjë njësi ushtarake të mos kalonte më shumë se 10 ditë në muaj në transhe. Kështu, ushtarët që dërgoheshin në front, zëvendësoheshin brenda 10 ditëve me ushtarë të tjerë. 
Të pasurit nuk u prekën nga lufta
Edhe pse pjesa më e madhe e atyre që u prekën nga Lufta e Parë Botërore vinin nga klasat e mesme dhe të ulëta, të pasurit dhe politikanët u goditën po pa mëshirë nga tmerret e saj. Djemtë e deputetëve apo të pasurve kishin mbi shpatulla një detyrë të vështirë. Të shkonin në luftë, të mbijetonin dhe të ktheheshin si heronj. Kështu, ushtria britanike humbi 12 % të ushtarakë të thjeshtë të saj dhe 17 % të oficerëve dhe rangjeve më të lartë të ushtrisë.
Thënia: Luanët udhëhiqen nga gomarët
Kjo thënie supozohej që të ishte thënë nga një figurë e lartë e ushtrisë gjermane, që do të thoshte se ushtarët britanikë ishin mjaft të mirë në betejë, por që udhëhiqeshin nga njerëz të paaftë. Por historia tregon se nuk është aspak kështu. Kjo thënie ishte një shpikje e një historiani. Gjatë luftës, më shumë se 200 gjeneralë u vranë, lënduan apo u kapën rob. Pjesa më e madhe e tyre e vizitonin frontin e luftës çdo ditë. Në luftë ata qëndruan pranë ushtrisë dhe betejës, madje më pranë se sa qëndrojnë gjeneralët e sotëm. Natyrisht që kishte edhe gjeneralë që nuk ishin të zotë për beteja, por pjesa më e madhe e tyre ishin mjaft të zotë. 
Beteja e Dardaneleve u fitua nga neozelandezët dhe australianët
Edhe pse në histori thuhet se australianët dhe neozelandezët luftuan më shumë në Betejën e Dardaneleve ndaj ushtrisë së Perandorisë Osmane dhe Gjermanisë, në fakt britanikët ishin më të shumtë në numër. Britanikët pësuan më shumë dëme se australianët dhe neozelandezët të marrë së bashku. Madje edhe francezët patën më shumë humbje në këtë fushatë të përgjakshme. 
Taktikat në Frontin e Perëndimit nuk ndryshuan pavarësisht humbjeve
Në asnjë luftë të mëparshme nuk pati kaq shumë ndryshime të taktikave sulmuese/mbrojtëse se sa në Luftën e Parë Botërore. Kjo luftë, kulmoi me shpikje inovative në fushën e inxhinierisë ushtarake. Lufta nisi, fillimisht me gjeneralët që qëndronin mbi kuaj dhe luftonin në fushë të hapur pa asnjë mbështetje nga krahët. Pak vjet më vonë, gjeneralët hidheshin në betejë të armatosur rëndë dhe të mbështetur nga artilieria Nga shpatat u kalua tek pushkët. Po kështu, britanikët përdorën mitralozin e rëndë, si edhe shpikën tankun e parë. Një shpikje e madhe ishte edhe radari, që i bëri britanikët të pamposhtur në ajër.
Nuk pati asnjë fitues
Është gabim të mendosh që s’pati fitues. Në shtator të vitit 1918, perandori gjerman dhe këshilltari i tij ushtarak ranë dakord se Gjermania nuk mund ta fitonte dot luftën dhe ndaj kërkuan traktat paqeje. Më 11 nëntor Gjermania u dorëzua zyrtarisht. Ndërsa gjatë Luftës së Dytë Botërore, qeveria e Hitlerit nuk e pranoi kurrë humbjen dhe luftoi deri në fund. Madje Hitleri nuk e kërkoi kurrë paqen dhe nuk pati një traktat ku u vendos humbësi dhe fituesi. 
Traktati i Versajës ishte i rëndë
Traktati i Versajës i mori Gjermanisë 10 % të territorit të atëhershëm, por gjithsesi, Gjermania doli nga lufta si vendi më i madh dhe më i pasur i Europës Qendrore. Krahasuar me traktatet që i dhanë fund luftës Franko-Prusiane dhe Luftës së Dytë Botërore, Traktati i Versajës ishte nga më të butët. Në luftën Franko-Prusiane, gjermanët aneksuan dy territoret më të pasura të Francës, si edhe e detyruan Parisin që t’u paguante dëmshpërblime nga më të majmet. Ndërsa pas Luftës së Dytë Botërore, territori i Gjermanisë u pushtua dhe vendi u nda në dy pjesë. Të gjitha fabrikat industriale u shkatërruan dhe shumë njerëz përfunduan në kampet e  punës në Rusi.
Ishte lufta më e urryer
Edhe pse mendohet se Lufta e Parë ishte nga më të urryerat, shumë ushtarë kaluan e kaluan pa pasoja të rënda. Pjesa më e madhe e tyre i shmangën ofensivat e mëdha dhe duke marrë parasysh se vinin nga shtresat e ulëta, kushtet në ushtri ishin më të mira se në shtëpi. Ushtarët kishin një dietë prej 4000 kalorish në ditë, aq mjafton sa për të shtuar të paktën 2 kg në javë në kushte normale. 

Ilirët, 300 vjet në krye të një perandorie

Kjo ndodhi me 20 janar të vitit 250, kur Perandori Trajan Decius fillon një fushatë për të ndjekur të krishterët nga Roma. Gjatë përndjekjes, Papa Fabian bie martir dhe shumë të krishterë u dëbuan nga qyteti. Decius (Gaius Messius Quintus Decius Augustus) ishte Perandor nga 249 – 251.
Në vitin e fundit të mbretërimit, ai bashkëqeverisi me djalin e tij, Herenius Etruskus; të dy u vranë në betejën e Abritus (sot Razgrad, Bullgari) kundër gotëve. Decius, lindi në vitin 201 në Budalia (Mitrovicë, Kosovë). Ai është i pari në listën e gjatë të Perandorëve romakë që do të dilnin nga Iliria. Këta quhen zakonisht perandorë ilirë sepse të gjithë kishin lindur në Iliri dhe u ngjitën në shkallën më të lartë të pushtetit, duke e filluar karrierën si ushtarë në legjionet romake të stacionuar në vendlindjen e tyre.
Para se të bëhej perandor, Decius kishte qenë senator, para kësaj, prefekt i qytetit të Romës, dhe radhazi guvernator në Mezi, Gjermanikë, Spanjë. Gjatë mbretërimit të tij, Decius ndërmori disa projekte ndërtimi, si për shembull: banjat termale në Aventine (Itali), të cilat mbetën funksionale deri në shekullin XVI: historikisht, Decius njihet për kujdesin ndaj Koloseut të Romës; gjatë periudhës së tij si perandor, Koloseu, i dëmtuar rëndë nga goditjet e rrufeve, u restaurua plotësisht.
Për rreth 3 shekuj (251 – 565), Roma u mbizotërua nga perandorë ilirë; ishte pikërisht kjo periudhë kur fiset vandale e sllave u mbajtën larg kufijve të rajonit, i cili më pas do të quhej Ballkan. Pas shekullit VI, në listën e perandorëve romake rrallë gjendet ndonjë ilir; me sa duket ilirët, nuk ishin më të favorizuarit e Romës ose e humbën fuqinë a ndikimin e tyre; kjo gjendje e krijuar përkon me vërshimin e sllavëve në trojet ilire. A ishte ky mënjanim i ilirëve nga pushteti rastësi a konspiracion, këtë vetëm studimet mund ta tregojnë.

Lista e përzgjedhur me emrat e Perandorëve romakë me prejardhje nga Iliria.
Decius – 249-251 
Hostilianus – ?251 
Claudius II “Gothicus” 268-270 
Quintillus – 270 
Aurelian – 270-275 
Probus – 276-282 
Diokleciani – 284-305 
Maximianus “Herculius” – 286-305 
Galeriusi – 305-311 
Konstandini I – 306-337 
Maximinus Daia – 308-313 
Jovian – 363-364 
Valentinianus I – 364-375 
Valens – 364-378 
Gratian – \ 375-383 
Valentinianus II – 375-392 
Marcianus – 450-457 
Anastasius I – 491-518 
Justin I – 518-527 
Justinian I – 527-565
/Zëri i Amerikës/ 

Shërbimi sekret i Republikës Socialiste të Maqedonisë, gjegjësisht UDB-a maqedonase, ka luajtur rol aktiv në spiunimin e aktivitetit atdhetar të veprimtarit të njohur shqiptar, Jusuf Gërvalla.


“Maqedonia ka luajtur rol të rëndësishëm në survejimin e veprimtarisë së babit. Me siguri kanë qenë të frikësuar nga aktiviteti i tij, sepse nëna ime është nga Shkupi, unë dhe vëllai im i vogël jemi të lindur në Shkup”, thotë Donika Gërvalla, duke numëruar shkaqet sqë sipas asaj kanë mundur të jenë motivi pse UDB-a maqedonase dhe bashkëpunëtorët e saj kanë qenë aq shumë të interesuar të përcjellin aktivitetet e Jusuf Gërvallës, Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës.

Shërbimi sekret i Republikës Socialiste të Maqedonisë, gjegjësisht UDB-a maqedonase, ka luajtur rol aktiv në spiunimin e aktivitetit atdhetar të veprimtarit të njohur shqiptar, Jusuf Gërvalla. Këtë në një deklaratë ekskluzive përmes telefonit për gazetën “Lajm” e thotë vajza e Jusufit, Donika Gërvalla.

“Maqedonia ka luajtur rol të rëndësishëm në survejimin e veprimtarisë së babit. Me siguri kanë qenë të frikësuar nga aktiviteti i tij, sepse nëna ime është nga Shkupi, unë dhe vëllai im i vogël jemi të lindur në Shkup”, thotë Donika Gërvalla, duke numëruar shkaqet që sipas asaj kanë mundur të jenë motivi pse UDB-a maqedonase dhe bashkëpunëtorët e saj kanë qenë aq shumë të interesuar të përcjellin aktivitetet e Jusuf Gërvallës, Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës.

Por parashtrohet pyetja se cila ka qenë forma se survejimit të Jusuf Gërvallës nga ana e shërbimeve të RSM-së? Mos ndoshta këtë e kanë bërë përmes bashkëpunëtorëve shqiptarë të rekrutuar në Maqedoni, e që pastaj i kanë dërguar në mesin e emigracionit shqiptar?



“Unë mendoj se vrasjen e babit dhe bashkëveprimtarëve të tij e kanë bërë ekipe të UDB-së nga Beogradi. Dihet se ato kanë qenë 3-4 ekipe dhe aty nuk ka pasur shqiptarë. Mirëpo mendoj se ka pasur shqiptarë që kanë survejuar aktivitetin dhe lëvizjen e babit tim, axhës Bardhoshit dhe Kadri Zekës, e më pas ato informacione ua kanë dhënë udbashëve. Babai im është shoqëruar me shqiptarë dhe ata e kanë ditur se ku lëvizë dhe kur lëvizë. Kjo është e tëra që mund ta them për momentin për opinionin shqiptar në Maqedoni. Nuk mund të them diçka më tepër sepse bëhet fjalë për material voluminoz të prokurorisë gjermane, që përmban disa mijëra faqe”, theksoi Donika për “Lajm”. Ajo shton se prokuroria gjermane me shpejtësi të kënaqshme është duke e proceduar rastin, por meqë bëhet fjalë për lëndë voluminoze nuk mund të bëjë ndonjë parashikim se kur mund të mbyllet ky rast. ”Besoj se zhvillimet pozitive në Kroaci me arrestimin e disa udbashëve do të ndihmojnë që edhe rasti i babait tim të ndriçohet sa më shpejtë. Lënda ka kaluar nga Prokuroria lokale gjermane, në prokurorinë federale. Nuk mund të them nëse rasti do të smbyllet pas gjashtë muajve apo pas pesë viteve, por për ne është me rëndësi që një ditë e vërteta të del në dritë”, shton vajza e Jusuf Gërvallës, duke shpresuar se në këtë mënyrë do të dalin në shesh edhe emrat e atentatorëve direkt por edhe bashkëpunëtorëve shqiptarë të UDB-së të implikuar në likuidimin e babait të saj dhe bashkëveprimtarëve të tij.

Ajo shkarkoi reagime të shumta në opinionin kosovar javën e kaluar, pas një interviste në emisionin “Rubikon” në “Kohavizion”, ku deklaroi se në dosjen e hetimeve përkitazi me atentatin e para 32 viteve në Gjermani, ka edhe emra të Qeverisë aktuale.

Vrasja e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës është aktualizuar kohëve të fundit me shumë akuza dhe kundërakuza që janë aktualizuar nga njëri prej themeluesve të Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK), Ibrahim Kelmendi. Ky i fundit, përmes një libri dhe disa intervistave ka ngritur gishtin e akuzës për këtë vrasje të trefishtë drejt një tjetër aktivisti të asaj kohe në diasporë, Riza Salihut. Kundër Riza Salihut është deklaruar edhe Hysen Gega, ish i burgosur politik, i cili thotë se Salihu ka agjituar kundër Gërvallajve. Ai madje ka thënë se Salihu i kishte ofruar revolen që të vriste Jusuf Gërvallën.

Atentati në Shtutgart është një enigmë që për kohë të gjatë është pjesë e debateve. Se gisht në këtë vrasje mund të kishte ndonjë shqiptar, dyshime ka patur edhe i ndjeri Jusuf Gërvalla, për të cilin thuhet se në spital, në prag të vdekjes kishte thënë: “Nëse vrasësi është shqiptar, mos u zbuloftë kurrë”.

“Emrat e zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës janë pjesë e dosjes”, ka thënë Donika, duke shtuar se vrasja është kryer nga profesionistët e UDB-së (Sigurimi i Brendshëm Shtetëror i ish-Jugosllavisë).

Në këtë intervistë Donika Gërvalla ka kritikuar edhe Qeverinë e Kosovës që e ka sjell Kosovën në nivelin e shteteve afrikane.



“Qeveria e Kosovës i ka dyert e mbyllura në Gjermani”, ka deklaruar Donika, që jeton në Gjermani. “Qeveria që udhëheq Kosovën është partner i papranueshëm për BE-në. Qeveria gjermane është e zhgënjyer. Gjermania nuk ka lëshuar pe ndaj Serbisë, por të jeni të qartë se gjermanët nuk do të lëshojnë pe as ndaj korrupsionit e krimit në Kosovë”

Nga Flori Bruqi:Akademik Prof.dr.Sci Ibrahim Rugova: Personalitet i rrallë që ka pasur shqiptaria





Me rastine tetë vjetorit të vdekjes së ish presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova, anëtarësia e Lidhjes Demokratike dhe personalitete të tjera shtetërore kanë bërë homazhe te varri i tij.
Rugova, ideator i pavarësisë së Kosovës



Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa bashkë me veprimtarë të tjerë nga radhët e LDK kanë bërë homazhe tek varri i ku prehet trupi i tij në Velani. Mustafa e quajti Rugovën themelues të LDK-së dhe ideatorë të pavarësisë së Republikës së Kosovës. “Do të punojmë vazhdimisht që projektin e tij të pavarur për liri,pavarësi dhe demokraci ta ndërtojmë edhe më tutje në mënyrë që ky shtet të jetë shtet i cili do të punojë për qytetarët e Kosovës, dhe demokracia e cila do të kultivohet të jetë shembull i një demokracie evropiane”, tha ai.

Personalitet i spikatur


Veprën e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova duke bërë homazhe te varri i tij e ka nderuar edhe kryeministri i vendit, Hashim Thaçi. Ai tha se nderojnë kontributin e tij në shtet-ndërtimin e Kosovës. “Jemi këtu si qeveri e Kosovës për të bërë nderime shtetërore për presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova, për të vlerësuar kontributin e tij në letërsi, në shkencë, kontributin e tij të spikatur dhe politikën e tij shtet-formuese të Republikës së Kosovës”, theksoi ai.

Lider dhe partner i mirë për vendin


Edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, me bashkëpunëtorë, ka bërë sot homazhe te varri i Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, në 8-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta.
Kryetari Haradinaj tha se roli i presidentit Rugova në të gjitha proceset tona drejt lirisë dhe pavarësisë së vendit, ka qenë i rëndësishëm. “Presidenti Rugova ka luajtur rol të madh në krijimin e shtetit të Kosovës. Ai është shquar gjithmonë si lider dhe si partner i mirë në punën për vendin. E kujtojmë me respekt shembullin, figurën dhe punën e tij, përgjithmonë”, ka thënë kryetari Haradinaj.

Personalitet i rrallë që ka pasur  shqiptaria 


Ish presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu së bashku me bashkëshorten Nezafete Sejdiu, vendosën kurorë lulesh dhe bënë homazhe pranë varrit të Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, me rastin e tetë vjetorit të vdekjes. Me këtë rast, presidenti Sejdiu tha se presidenti Rugova, është një personalitet i rrallë që ka pasur Kosova dhe si i tillë do të mbetet figurë unikale në veprimtarinë politike. "Unë erdha që të shprehi dhembjen dhe përkujdesin tim të veçantë për një personalitet të rrallë që e ka pasur Kosova, për Presidentin Rugova, i cili mbetet figurë unikale e veprimtarisë poltike dhe atdhetare dhe si njeri i jashtëzakonshëm i dijes.

 Ai pati fatin paralelisht që të jetë ikonë e kapërcimit të dy shekujve në luftë për liri të shqiptarëve", tha Sejdiu. Ai tha se vizioni i presidenti Rugova asnjëher nuk do të plaket, ngase ai njëmend e ka ditë se cfarë duhet të bëjnë shqiptarët dhe Kosova.

 “Mendoj se vizioni i tij asnjëherë nuk plaket, është një personalitet që ka ditë në thellësinë e idesë dhe të zhvillimit të mendimit politik të thotë atë se cfarë duhet të bëjnë shqiptarët dhe Kosova, duke pasur parasysh krahas proceseve të lirisë dhe organizimit të rezistencës në formën qfarë ka qenë. Të njëtën kohë që të shpejtohen hapat në zhvillimin e shtetit demokratik të Kosovë, një shtet i cili do të jetë i vendosur, i ndërtuar në parimet e demokracisë së mirëfilltë, demokraciës perëndimore”, vijoi më tej Sejdiu.

Presidenti Rugova mbetet gurë themletar në ndërtimin e shtetit të Kosovës dhe të zhvillimeve tjera politike. “Prandaj, e themi me arsye të plotë se Presidenti Rugova mbetet gurë themeltar në idenë po edhe në hapat e zhvillimit dhe ndërtimit që nga lindja e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës. Është fat i rëndë për ne të gjithë që nuk e kemi në mes të gjallëve për të pas në një aktiv të plotë jo vetëm idenë, por edhe përvojën e tij dhe them gjithmonë i falem përkushtimit të tij”, theksoi Sejdiu.


Homazhe tek varri i ish-presidentit Rugova, kanë bërë edhe lideri i AKR-së, Bexhet Pacolli, ai LDD-së Nexhat Daci si dhe personalitete të tjera nga jeta politike, familjarë dhe qytetarë.



************************




Ibrahim Rugova u lind më 2 dhjetor 1944 në fshatin Cerrcë, komuna e Istogut, në Kosovë.

Më 10 janar 1945, komunistët jugosllavë ia pushkatojnë babain e tij Ukë Rugova dhe gjyshin Rrustë Rugova, që kishte qenë luftëtar i njohur kundër çetave çetnike që po depërtonin gjatë Luftës së Dytë Botërore në krahinën e Rugovës.

Ibrahim Rugova mbaroi shkollimin e mesëm në Pejë më 1967. Diplomoi në Degën e Albanologjisë të Fakultetit të Filozofisë të Universitetit të Prishtinës më 1971.

Zoti Rugova qëndroi gjatë një viti akademik (1976-77) në Paris, në Ecole Pratique des Hautes Etudes, nën mbikëqyrjen e Prof. Roland Barthes-it, ku ndoqi interesimet e veta shkencore në studimin e letërsisë, me përqëndrim në teorinë letrare.

Ibrahim Rugova mori doktoratën në letërsisë në Universitetin e Prishtinës më 1984.

Më 1996, Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Arteve dhe të Shkencave të Kosovës.

Po në këtë vit ai u shpall doktor nderi i Universitetit të Parisit VIII në Paris.

Autor i dhjetë librave (shih më poshtë), Dr. Ibrahim Rugova ishte në nismë redaktor në gazetën e studentëve "Bota e re" dhe në revistën shkencore "Dituria" (1971-72), që botoheshin në Prishtinë. Pastaj për afro dy dekada, Dr. Rugova punoi në Institutin Albanologjik të Prishtinës si hulumtues i letërsisë. Për një kohë ka qenë kryeredaktor i revistës "Gjurmime albanologjike", që e nxirrte ky Institut.

Dr. Rugova është zgjedhur kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës më 1988, i cili u bë bërthamë e fuqishme e lëvizjes shqiptare që po kundërshtonte sundimin komunist serb/jugosllav në Kosovë.

Si intelektual me nam që i jepte zë kësaj lëvizjeje intelektuale e politike, Dr. Rugova u zgjodh më 23 dhjetor 1989 kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), partisë së parë politike në Kosovë që e sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist në fuqi.

LDK-ja u bë shpejt forca politike prijëse në Kosovë, duke mbledhur shumicën e popullit, edhe pse në ndërkohë u shfaqën në skenë edhe edhe parti e grupe të tjera.

Nën udhëheqjen e Dr. Ibrahim Rugovës, LDK-ja, në bashkëpunim me forcat e tjera politike shqiptare në Kosovë dhe me Kuvendin e atëhershëm të Kosovës, përmbylli kornizën ligjore për institucionalizimin e pavarësisë së Kosovës.ndërsa Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh Kryetar i Republikës së Kosovës me shumicë dërrmuese të votës.

Dr. Ibrahim Rugova u rizgjodh Kryetar i Republikës së Kosovës në zgjedhjet e mbajtura në mars të vitit 1998. Partia e tij, LDK, fitoi shumicën e vendeve në Kuvendin e Republikës së Kosovës në atë vit.

Nën udhëheqjen e Rugovës, LDK-ja fitoi 58% të votave të elektoratit në zgjedhjet lokale, të sponsorizuara ndërkombëtarisht, në Kosovën e pasluftës, në tetor të vitit 2000.


Çmimet dhe titujt ndërkombëtarë:

- Më 1995, Dr. Rugovës iu dha Çmimi për paqe i Fondacionit Paul Litzer në Danimarkë.

- Më 1996, Ibrahim Rugova u shpall Doktor Nderi (Honoris Causa) i Universitetit të Parisit VIII Sorbonë, Francë.

- Më 1998, Rugova iu nda Çmimi Saharov i Parlamentit Evropian.

- Në vitin 1999, Rugova mori Çmimin për paqe të qytetit Mynster (Münster), Gjermani, ndërsa u shpall qytetar nderi i qyteteve italiane: Venedikut, Milanos dhe Breshias (Brecscia).

- Në vitin 2000, Dr. Rugova mori Çmimin për paqe të Unionit Demokratik të Katalonisë "Manuel Carrasco i Formiguera", në Barcelonë, Spanjë.

- Në vitin 2004, Fondacioni panevropian Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentit të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, Çmimin e Evropës për vitin 2004. Bartës të mëhershëm të Çmimit të Evropës janë:

- Mbreti i Spanjës Huan Karlos, - Helmut Kol, - Ronald Regan-i, - Oto fon Habsburg dhe - Emil Konstantinesku.

- Në vitin 2004, Gjenerali Xheri Bek, komandant i Brigadës Multinacionale të KFOR-it Lindja, i cili ishte për një vizitë lamtumirëse te Presidenti i Kosovës ditën e hënë më 16 shkurt 2004, ia dorëzoi Dr. Rugovës fletëlavdërimin e nënshkruar nga zëvendësguvernatorja e Pensilvanisë, znj. Kethrinë Bejkër Noll (Catherine Baker Knoll).

“...Në emër të 12 milionë qytetarëve të Pensilvanisë, dua t'ju shpreh lavdatë për arritjet tuaja të jashtëzakonshme dhe t'ju falënderoj për miqësinë tuaj ndaj Shteteve të Bashkuara.” (znj. Kethrinë Bejkër Noll)

- Në vitin 2004, Presidenti i Kosovës Dr.Ibrahim Rugova, në një ceremoni solemne të zhvilluar të hënën më 2 shkurt 2004, pasdite në qytetin e Belgjikës Atverpen (Anvers), është shpallur Senator Nderi i Evropës nga Senati i Evropës. Ky është grupacion i figurave më eminente të skenës politike evropiane nga i cili nderohen personalitete më në zë të botës së politikës, gazetarisë, të shkencave ekzakte apo humane të cilët ka dhënë kontributin e tyre për demokracinë paqen, zhvillimin apo stabilitetin në Evropë.

"Edhe me kundërshtimet e këtyre viteve që i kanë bërë në skenën politike Ibrahim Rugovës, Presidenti i Kosovës ka patur kurajon që të vazhdojë të përpiqet për idealin e tij në një nga zonat më të vështira të Ballkanit".

"Është shumë e vështirë që të luftosh për vetëvendosjen dhe vullnetin e lirë të një populli të vogël, kur kjo nuk korrespondon me dëshirën e popujve të mëdhenj. Rugova vazhdoi që të luftojë vetëm, ndonjëherë pa hasur në mirëkuptim për një ideal që do të mund t'i japë Evropës atë paqe për të cilën ne kemi nevojë. Është pikërisht kjo gjë që do ta nderojë sot me titullin Senator Evropian që të mos dekurajohet". (Z. Oto fon Habsburg)

- Më 9 shtator 2004, Ibrahim Rugova u shpall Doktor Nderi (Honoris Causa) i Universitetit të Tiranës.

- Më 20 nëntor 2005, Këshilli i Qytetit të Nju Jorkut e ka nderuar presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova, me një mirënjohje të veçantë për përkushtimin e tij në afirmimin e parimeve të demokracisë dhe për udhëheqjen e tij politike frymëzuese.

- Më 21 janar 2006, pushon së rrahuri zemra e Presidentit të Parë të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...