Reklamat farmaceutike në recetat e mjekëve
E përftyrueshme për të qenë tekst i një reklame apo promocioni publicitar mediatik, fraza e mësipërme në të vërtetë nuk është e tillë, por një formë që e reklamon medikamentin “lider të oftamologjisë botërore”, sikundër shkruhet, nëpërmjet recetave që lëshojnë mjekët. Redaksia e disponon një të tillë recetë. Të lëshuar nga mjekja okuliste R.Sh.,e cila shërben në Poliklinikën Qëndrore të specialiteteve nr.3, megjithëse në asnjë prej pjesëve të recetës nuk duket e shkruar logoja e këtij institucioni.
Në recetën, që mban datën 02.04.2014, janë të stampuara :”Emri/Mbiemri/ Mosha dhe adresa e pacientit, emri, mbiemri e specialiteti i mjekes të vendosura brenda vules së saj personale, si dhe firma. Më poshtë data e lëshimit të recetës dhe në pjesën fundore të saj, e stampuar me shkronja të mëdha bold, që tërheqin lehtësisht vëmendjen lexohet teksti reklam:”Alcom,lideri në oftamologjinë botërore”.
Është kompani farmaceutike që sponsorizon prodhimin dhe pajisjen me receta të mjekëve, shpjegon një ekspert i këtij profili, duke sqaruar se procedura është pjesë veprimi e miratuar nga Ministria e Shëndetësisë.
“Është një lloj sponsorizimi për ti kursyer ca fonde buxhetit të Ministrisë së Shëndetësisë. Kompania bën investimin me kusht që ti bëhet reklama medikamenteve të caktuara prej saj”, shpjegon eksperti praktikën që edhe pa të e konstaton qartë cilido që do të kqyr një recetë mjeku. Ku mbi sfondin “Alcon...”, apo të kujtdo kompanie tjetër, që reklamon medikamentet e veta, qëndron vula me brendashënimin e stampuar: “Ministria e Shëndetësisë-Poliklinika e specialiteteve nr.3”.
Dukuria është e pranishme jo vetëm tej mjekët e poliklinikave, por edhe tek ata të spitaleve, të qendrave shëndetësore etj., që janë publike dhe financohen nga buxheti i shtetit, ndërkohë që, në mënyrë kategorike, ligji ndalon çdo lloj forme reklamimi apo promocioni të barnave që tregtohen në vendin tonë
“Në kudërshtim me ligjin,kompanitë farmaceutike kanë prodhuar blloqe recetash që u’a vënë në dispozicion mjekëve, të cilët jo vetëm i’a propogandojnë barnat, por edhe u sigurojnë klientë, nga që u’a mbushin recetën me ilaçe të këtyre kompanive,duke i orientuar madje edhe farmacitë që i disponojnë. Mjekët janë të lidhur dhe bashkëpunojnë me kompani farmaceutike, kundrejt përfitimeve,por në shkelje të hapur të ligjit”’ shprehet për “Koha Jonë” eksperti, duke shpjeguar se kjo është një praktikë e trashëguar nga qeveria paraardhëse, por e ditur edhe nga drejtuesit aktualë të Ministrisë së Shëndetësisë, që vazhdojnë të luajnë spektatorin.
Komenti i gazetës:
Sponsorizimi i kompanive farmaceutike për të prodhuar receta që i bëjnë reklame medikamenteve të tregtuara prej tyre është vetëm njëra anë e problemit të futjes së shëndetësisë nën tutelën e biznesit. Pasi ka edhe të tjera forma sponsorizimi me interes joshjen e mjekëve për ti bërë reklamë e rekomanduar ilaçet disponuese të tyre. Të tilla janë mbulimi i shpenzimeve për tryeza diskutimesh, apo i konferencave të propaganduara si shkencore,por që në fakt janë pa bereqet publik. Sponsorizimi i ekskursioneve brenda dhe jashtë vendit, i drekave, darkave etj.,që të gjitha të sponsorizuara nga kompanitë tregtare të barnave, ku mjekët ftohen të pjesëmarren me të vetmin qëllim shfrytëzimin për të reklamuar cilësinë e lartë të barnave dhe shtimin e klientëve.
Janë sipërmarrje që ndodhin para syve të zyrtarëve kompetentë dhe në shkelje flagrante të ligjeve që i ndalojnë kategorikisht këto lloj sipërmarrjesh të cilat kanë në thelb trafikun e influencës profesionale dhe të pozitës zyrtare.