2014-04-08

Olivia Wilde: E pamundur të kem lidhje me aq meshkuj sa thonë mediat










Aktorja e bukur, Olivia Wilde, beson se kurrë nuk do të mundë të lidhej me aq shumë meshkuj sa kanë shkruar mediat, pasi do t’i nevojiteshin “katër jetë që të jetë me të gjithë ata”. Ylli i filmit “Tron: Legacy”, e cila në të kaluarën ka qenë e martuar me milionerin Tao Ruspoli dhe së fundi mediet e kishin lidhur me aktorin Bradley Cooper, beson se ajo nuk ka mundësi që të jetë në lidhje me aq shumë meshkuj që mediet e kanë lidhur, pasi as anatomia e saj nuk do ta përballonte këtë.
“Me qëllim që të mund të lidhem me të gjithë ata meshkuj për të cilët shkruajnë se jam lidhur, do të më nevojiteshin të kem së paku edhe katër jetë! Është e pamundur”, është shprehur duke qeshur ajo. Tani bukuroshja 29-vjeçe është më me vetëbesim për veten e saj dhe tani beson se të gjitha aktoret duhet të mundohen që të jenë “vetja e tyre”.
“Kam kaluar nëpër të ashtuquajturin transformim “ylli ka lindur”, kur ata i kanë bërë flokët e mia bionde dhe jam bërë shumë thatanike, për t’i përshtatur shijeve të të tjerëve, por tani nuk jam më e tillë. Po të mund t’u thosha aktoreve të reja diçka, atëherë kjo do të ishte: ‘Bëhuni vetja juaj dhe mos merrni identitet tjetër, sepse prapë do të arrini sukses’”, ka deklaruar ajo. Wilde me këtë rast bëri të ditur se ka refuzuar një film së fundi pasi që ai ishte mbushur me skena seksuale. “Nuk e kam problem xhirimin e skenave seksuale, por nëse tërë filmi është i mbushur me to mendoj që është e tepërt dhe filmin e këtillë e konsideroj plotësisht porno”, tha kjo bukuroshe.

Yjet me koeficientin e lartë të zgjuarsisë












Disa të famshëm, të cilët i preferojmë pak a shumë, do t’ju habisin me koeficientin e inteligjencës së tyre. Edhe pse për talentin e tyre kanë njohuri të gjithë, ata shkëlqejnë në sferat e tjera, ose flasin disa gjuhë, kanë ide për biznesin, kanë diplomuar në universitete prestigjioze, etj.
Bukuroshja kolumbiane, Shakira, ka shumë më shumë për të ofruar përveç zërit të saj të mirë dhe pamjes. Koeficienti i inteligjencës e saj është mbi 139. Këngën e parë e shkroi në moshën tetë vjeçare, kurse në moshën katër vjeçare filloi të shkruante poezi.
Në këtë listë gjendet edhe Madonna, me një koeficient të inteligjencës prej 140. Suksesi i saj në industrinë e muzikës është i patejkalueshëm deri tani, duke shitur mbi 300 milion kopje.
Për regjisorin, Quentin Tarantino, i cila ka realizuar disa nga filmat më të njohur të Hollivudit (“Kill Bill”, “Django unchained”, “Pulp fiction” dhe të tjerë), nuk ka vend për t’u habitur që ka një koeficient të lartë të inteligjencës që shkon deri në 160, edhe pse nuk diplomoi në shkollën e lartë.
Ndoshta ju nuk keni dëgjuar për Asia Carrera, por duke marrë parasysh profesionin e saj, koeficienti i lartë i inteligjencës së saj është pak i habitshëm. Në fakt, ajo është ylli i filmave porno, ajo luajti në 350 prej tyre dhe koeficienti i inteligjencës së saj është 156. Në moshën 13-vjeçare ka luajtur në piano, në Carnegie Hall, si dhe ka studiuar në universitetin e “Rutgers-it”. Shumica befasohen se pse ajo e zgjodhi aktrimin në porno filmave pasi do të mund të ishte e suksesshme në cilindo profesion tjetër me këtë koeficient të inteligjencës që e ka.

Tre shqiptare kandidate për Miss Zvicra 2014

Nëse në shumë fusha përfaqësimi ynë si shqiptarë në Zvicër përgjithësisht çalon, kjo nuk mund të thuhet për konkurset e bukurisë. Kështu, vitin e kaluar, në finalen “Miss Schweiz 2013” merrnin pjesë tre bukuroshe shqiptare. Ato vërtet nuk hynë në mesin e tre më të bukurave por sidoqoftë, si sukses mund të konsiderohej edhe arritja e tyre në finale. Edhe këtë vit kemi një përfaqësim të njëjtë në spektaklin e bukurisë zvicerane. Sërish në mesin e 18 finalisteve janë tre vajza shqiptare.

Siç i ka prezantuar revista “Schweizer Illustrierte” në numrin që ka dalë të hënën, më 17 mars, tre finalistet shqiptare janë: Donika Krasniqi, Saranda Maliqi dhe Anita Shala. Informacionet për vajzat shqiptare ashtu si dhe për të gjitha kandidatet, jepen ende mjaft të kursyera. Donika Krasniqi është 19 vjeçe. Ajo studion artin dhe vjen nga lokaliteti Thelle-Wavre në kantonin frankofon Neuchatel (Neuenburg). Anita Shala ka 20 vjet dhe jeton në Emmenbrücke të Lucernit, ku punon si asistente e dentistit. Ndërsa Saranda Maliqi është më e vjetra në mesin e tyre. Ajo ka mbushur 23 vjet, jeton në Schönnewerd të Solothurnit dhe punon si asistente e sekretarit të komunës si dhe përgjegjëse për nxënësit në zanat.

Jones: Do të bëja seks me dëshirë me Rihanën




Aktorja e bukur January Jones ka pozuar për revistën e njohur ‘Violet Grey’ dhe përkrah pozimit provokues, ajo ka dhënë edhe disa deklarata të nxehta, ku mes tjerash ka  deklaruar se me dëshirë do të përfundonte në shtrat me këngëtaren e bukur Rihanna. Edhe pse në serinë e popullarizuar “Mad Man”, January Jones luan rolin e një shtëpiakeje të ndrojtur, në seancën më të re të fotografimit për revistën e njohur të modës ‘Violet Grey’, aktorja e ka zbuluar anën e saj tjetër. Ajo në tërësi e ka braktisur karakterin e saj si Betty Draper në serinë në fjalë, kështu që tani mund ta shohim të veshur vetëm me pallto lëkure të shtrirë në shtrat dhe me duar mbulon pjesët më intime të trupit. Se për bukuroshes 36-vjeçare kjo nuk i ka mjaftuar, ajo ka treguar në intervistën për këtë revistë, ku mes tjerash ka zbuluar se po të kishte mundësi, do të bënte seks me këngëtaren problematike Rihanna. January e ka pranuar se po të kishte mundësi, pra nëse do të ishte në gjendje që të bënte seks me dikë, i gjallë apo i vdekur, atëherë këta do të ishin Paul Newman, tashmë i ndjerë dhe Rihanna. “Po të isha në pozitë për të zgjedhur personat me të cilët do të bëja seks, atëherë këta do të ishin Paul Newman dhe Rihanna. Këta janë personat të cilët më zgjojnë dëshirën për seks dhe nuk do të hezitoja fare për të shkuar me ta në shtrat. Paul kishte një pamje magjepsëse të cilën nuk mund ta gjesh te asnjë mashkull tjetër, ndërsa Rihanna ka një trup shpërthyes të cilin nuk mund ta refuzosh lehtë. Thjeshtë, me dëshirë do të bëja seks me ta”, është përgjigjur January në pyetjen se cilët janë personat e preferuar të saj për të bërë dashuri. Së bashku me këtë intervistë, gjendet edhe një set fotografish, në të cilat kjo bionde seksi, lakuriqe dhe me grim të theksuar, pozon në vaskë.

Ku shkoi Alessandra Ambrosio?



Ajo konsiderohet si njëra nga femrat më atraktive në botë, mirëpo në këtë bindje duket se ka rol të madh makijazhi dhe Photoshopi. Është fjala për supermodelen braziliane, Alessandra Ambrosio, të cilës në rast se ia largojmë makijazhin dhe efektin e programit për rregullimin e fotografive, kuptojmë se bëhet fjalë për një femër të zakonshme. 32-vjeçarja është fotografuar pas largimit nga një palestër stërvitore dhe ajo që shohim padyshim se nuk është modelja seksi që e shohim nëpër ballina të revistave.

Angelina Jolie përlotet për viktimat e luftës në Bosnje



Për Angelina Jolie jeta nuk është vetëm glamour por edhe me impenjime. Gjithmonë në rresht të parë në luftën civile për mbrojtjen e femrave, ylli, ambasadore e UNHCR, ka mbërritur në Sarajevë në shoqërinë e shefit të diplomacisë britanike, William Hague, për të marrë pjesë në konferencën organizuar për dhunën seksuale në kohën e luftës, kundër grave. E veshur me të zeza, me një shall të hedhur në kokë, Angelina ka bërë homazh në lapidarin e gjenocidit të Srebrenicës, ku 8000 burra dhe djem mysliman u masakruan nga forcat serbe në 5 ditë.

Shakira e zhveshur, si kurrë më parë


Pop ylli botëror, Shakira, ka mahnitur fansat e saj dhe sidomos botën mashkullore me fotografitë e saj të publikuara së fundmi. Është revista e njohur Maxim ajo që ka paraqitur Shakirën dhe format e saj trupore me fotografi. Bjondina joshëse tregon se pse Pique është xheloz kur ajo shfaqet zhveshur në për klipe, e pse ajo nuk duhet të bëjë skena me djemtë të tjerë. Sigurisht, nuk ka faj Gerard Pique...

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...