2014-04-08

Modelja Farrah Abraham: Më dhunuan dhe droguan gjatë videos porno



Modelja Farrah Abraham, e cila kishte xhiruar një video porno, tashmë ndihet shumë e penduar për këtë gjë, dhe këtë e ka pranuar edhe në intervistat e ndryshme të saj. Kjo gjë sipas saj ia ka shkatërruar jetën. Por Abraham, tashmë jep detaje të tjera shokuese në lidhje me këtë rast. “Më droguan dhë dhunuan më shumë se një herë”, theksoi ajo duke kujtuar videon porno të vitit të kaluar. Gjatë një interviste për ‘In Touch’, 22 vjeçarja, foli rreth asaj se si ajo ishte e rrethuar nga njerëz të gabuar duke bërë paraqitjet promovuese në konventat porno dhe klube striptizmi. Farrah Abraham po ashtu pranoi se kishte vuajtur nga abuzimi sa ishte fëmijë. “ Dhuna ka qenë pjesë e jetës time”. Sipas saj, abuzimi e ka bërë atë të ndihet se asnjëherë nuk ishte mjaft atraktive, dhe kjo e ka bëre atë të mundohet të jetë perfekte.

10 sugjerime për seks brilant








1-Shëndeti i mirë
Shendeti i plotë dhe seksi i mirë përputhen me njëri-tjetrin. Prandaj, nëse dëshironi seks të zjarrtë, patjetër duhet të kujdeseni për shëndetin tuajSa më mirë të jeni me shendet aq me shumë seks jeni të gatshëm të bëni.
2-Pini jogurt
Pini çdo ditë së paku 200 gramë jogurt me sa më pak yndyrë. Jogurti shton epshin, andaj shumë lehtë do të jeni të gatshëm për seks, por është edhe burim i shkëlqyeshëm i proteinave të cilat përmirësojnë metabolizmin dhe ndihmojnë në humbje të peshës trupore.
3-Pini mjaft lëngje
Pini ujë gjatë ditës. Uji shpëlan sistemin e tretjes, andaj ushqimi më shpejt tretet dhe humben kilogramët. Krahas kësaj, trupi i hidratuar mirë e bën seksin mjaft të këndshëm.
4-Bëni gjimnastikë 
Ushtrimet mund të ndikojnë si afrodiziak, sepse shkaktojnë lirimin e endorfinës. Endorfina jo vetëm që ndihmon në ngritjen e humorit, por ndihmon edhe në prodhimin e testosteronit, gjë që shton dëshirën për seks. Njerëzit të cilët ushtrojnë rregullisht, më lehtë u ngrihet dëshira për seks dhe më shpejt arrijnë orgazmën sesa ata të cilët nuk ushtrojnë.
5-Merrni rreze dielli
Vetëm 20 minuta rreze dielli në ditë pa kremin për rrezitje shkakton prodhimin e pigmentit të melaninës, i cili  zgjon dëshirën për seks.
6-Lëreni duhanin
Nikotina në fillim mund të ngrejë dëshirën, mirëpo në afat të gjatë ka ndikim negativ.
7-Kënaqeni partnerin
Nëse jeni të pakënaqur me seks, me siguri partneri juaj jo. Në vend që të bisedoni për gjërat që do të duhet t’i përmirësoni, përqendrohuni në gjërat pozitive të jetës suaj seksuale.
Bisedoni gjatë seksit dhe jepni sinjale partnerit tuaj që po bën diçka të mirë. Kjo partnerit tuaj do t’ia zgjojë deshirën. Pyeteni çka dëshiron të bëni në shtrat. Kjo do t’i hapë linjat e komunikimit, andaj ju do të mund t’ia tregoni dëshirat tuaja. Tregoju i dashur në shtrat dhe mos hyni direkt në temë tek “zogu”. Ka nevojë ta marri shtruar deri në zjarrin e madh…
8- Pini një gotë verë të kuqe ose e shumta dy
Një orë para seksit pijeni me një meze të lehtë një gotë verë të kuqe ose e shumta dy gota. Vera ndez gjakun dhe rrit në një mënyrë të habitshme deshirën e palëve për seks. Rritet fantasia dhe goja si orator që ndez partnerin me fjalë të embëla.

9-Ledhatimi nga maja e gishtave
Femrën përkedhele me kujdes nga maja e gishtave deri në qafë, me kujdes dhe me shpinën e dorës. Krejt lehtë fërkojeni dhe guduliseni në vendet më delikate; në pjesën mbi prapanicë, poshtë shputës së këmbës, në pjesën e barkut dhe pas qafe, dhe sidomos tek “zogu”. Më pas zjarri e ka pushtuar femrën.
10-Pas çdo séance seksi bëni dush
Pas një séance seksi ka nevojë që të bëni një dush të lehtë, dhe fshijeni trupin  lehtë duke lenë disa buleza uji,pasi në seancën e rradhës ato ndezin seksin , duke e thithur si ajër që del nga trupi i nxehtë.

Zbulohet tradhëtia e Tony Blair











Është zbuluar një fotografi e dyshes shumë të përfolur në media, si dhe për tradhtinë e mundshme mes ish- kryeministrit britanik Tony Blair dhe Wendi Deng.
Janë akuzuar shumë për një lidhje mes Tony dhe Wendi, e cila ishte e martuar me Rupert Murdoch, por që i dhanë fund martesës kur u zbuluan disa mesazhe mes Wendit dhe Blair. Kjo fotografi tregon, se si ata ndihen shumë mirë dhe të gëzuar pranë njëri tjetrit, gjersa po e festonin ditëlindjen e 40-të të Wendit, por çka ndodhi saktësisht, kur Murdoch iu afrua atyre dhe ua shuajti buzëqeshjen. Fotografia është bërë në vitin 2008 dhe tashmë është bërë publike për të dëshmuar edhe njëherë akuzat që i janë bërë kundrejt tradhtisë së tyre.
Fillesa
Kur manjati i mediave, Rupert Murdoch i dha fund martesës së tij me Wendi Deng vitin e shkuar, u përfol se shkak për prishjen e saj ishte ish- kryeministri britanik Tony Blair. Flitej se Deng kishte një aferë me Blair. Me 6 shkurt të këtij viti për herë të parë revista amerikane “Vanity Fair” publikoi përmbajtjen e një mesazhi sekret të shkruar nga Deng për Tony Blair, ku detajohet dashuria e saj për të. Deng thekson se lideri laburist është kaq sharmant, ka këmbë seksi dhe sy depërtues blu.
“Pse më mungon kaq shumë Tony? Sepse është kaq sharmant. Rrobat e tij janë kaq të mira. Ka një trup kaq të mirë dhe ka vërtet këmbë shumë, shumë të mira. Lëre pastaj lëkura. Jam e dashuruar me sytë e tij të thellë blu. Më pëlqen edhe fuqia që ka në skenë dhe gjithçka tjetër, gjithçka tjetër,” thuhet në mesazh.
Vanity Fair shkruan se një shënim i tillë mund të jetë përdorur në gjyqin mes çiftit. Murdoch dhe Deng u martuan në vitin 1999, kur ajo ishte 30 dhe ai 68 vjeç. Blair është mik i familjes dhe nun i një prej fëmijëve të tyre, Grace Murdoch, tani 12 vjeç.

Përgjimi i ish komandove shqiptare në luftën e Sirisë











“Në datë 05.02.2014 është pyetur shtetasi Artur Balla (emri fetar - Omer) dhe bashkëshortja e tij shtetasja, Lutfije Balla,të kthyer nga Siria në datën 05.02.2014. Pas informacionit të marrë, në rrugë konfidenciale, se shtetasi Artur Balla (ish-komando në Zall-Her), bashkëshortja e tij, Lutfije Balla dhe vajza e tyre, Mersa Balla do të ktheheshin nga Siria për në Shqipëri nëpërmjet pikës së kalimit kufitar Kapshticë në datë 05.02.2014, nga ana jonë u bë e mundur shoqërimi i tyre në pikën e kalimit kufitar Kapshticë në datën 05.02.2014 dhe më pas pyetja e tyre në ambjentet e Komisariatit të Policisë Devoll.
Gjatë kqyrjes së telefonit të tij dhe të bashkëshortes, janë fiksuar në procesverbal dhe fotografuar sms të cilat tregojnë se Arturi dhe familja e tij kanë qenë në Siri.
Po kështu në një SMS Lutfija shprehet se në Siri atyre që janë familjarë i japin 150 dollarë në muaj. SMS i datës 13.11.2013, ora 16:33, dërguar numrit 0035567xxxxx (Belda) me tekst:
 "Këtej nuk mungon asgjë janë të gjitha.Ne që jemi familjarë na japin 150 dollarë në muaj.Hajt selamalekum se do fal akshamin".
Gjatë këqyrjes së telefonit celular të shtetasit Artur Balla u konstatuan sms të ardhura nga Network Sirian me tekst:
Datë 06.12.2013, ora 19:46, dërguesi MTN-SYRIA dërgon sms me tekst: "Ëelcome to Syria. Feel at home while you roam the MTN Network. For any enqiries please call 111".
Datë 05.12.2013, ora 10:34, dërguesi MTN-SYRIA dërgon sms me tekst: "Ministry of Tourism welcomes you to Syria. Please call 137 for tourism information as complains".
Më datë 06.02.2014 është pyetur shtetasi Edi Alinj, vëllai i shtetasit Erjon Alinj, i cili ka shkuar në Siri dhe nuk dihet vendndodhja e tij që prej 10 muajsh. Në deklarimin e tij, ky shtetas ka sqaruar se vëllai i tij, Erjon Alinj (ish-komando në Zall-Her),në datë 04.02.2013 ka shkuar në Tiranë ku ka qëndruar për dy ditë në Xhaminë e Unazës së Re. Më pas është nisur jashtë shtetit dhe i ka thënë në celular Edit se do të shkonte në Gjermani.
Më pas ka telefonuar me numër anonim dhe ka thënë se: "Jam në Gjermani në kufi me Arabinë". Më pas Erjon Alinj ka telefonuar një shoqen e tij në Pogradec, nga një numër turk, dhe i kishte thënë se ishte mirë. Numrin nuk e kanë fiksuar. Në momentin kur Erjoni është nisur për jashtë shtetit ai nuk ka pasur lekë me vete. Edi Alinj është i bindur se Erjoni ndodhet në Siri. Erjoni kishte rreth tre vjet që kishte hyrë në fenë islame”.
Fragmenti i mësipër, sikurse ka publikuar gazeta shqiptare, është pjesë e përgjimeve telefonike, të realizuara nga Shërbimi Informativ i Shtetit(SHISH). Ky informacion ndodhet në dosjen voluminoze të Prokurorisë së Përgjithshme të hartuar jo vetëm për shqiptarët që kanë shkuar të luftojnë në Siri, por veçanërisht për ata që tashmë janë rekrutuar dhe duhet të përballen me drejtësinë shqiptare për akuzën e terrorizmit. Përveç përgjimeve, informon gazeta, në këtë dosje gjenden video, thirrje për xhihad, regjistrime të predikimeve në xhami, fotografi e të dhëna konfidenciale të siguruara falë survejimit për muaj me rradhë, por edhe shkresa e materiale të ndryshme, sakaq të sekuestruara. 

Pse femrat nuk i përgjigjen mesazheve tuaja











Ekzistojnë disa tipe meshkujsh. Njëri nga këto tipe shkruan mesazhe vazhdimisht për të dashurën e cila nuk ia kthen përgjigjet.Tjetri tip i paguan pije femrave që të hyjë në kontakt me to. Keta lloj tipe meshkujsh bëjnë që femrat të mos i përgjigjen mesazheve të tyre.Më poshtë do t’i përmend katër arsyet kryesore pse femrat nuk përgjigjen kur i shkruani mesazhe.
Arsyeja kryesore është sepse shumica e meshkujve dërgojnë mesazhe të ngjajshme. Gjëja e pare qe një femër sheh në “Facebook” janë mesazhet nga meshkujt të cilët zakonisht kërkojnë të pine kafe me ta apo të dalin bashkë.
Nëse një mashkull dëshiron që të tërheqë vëmendjen e një femre ai duhet të jetë ndryshe nga të tjerët.Në vend që ta thërrasë një femër për kafe duhet t’i thotë diçka tjetër që e bën femrën të reflektojë.
Arsyeja e dytë është se kur femrat e dinë që ju i pëlqeni ato, e dinë se ju kanë në dorë .Kur femra e kupton se ju e pëlqeni atë atëherë ajo e humb interestimin për ju sepse tashmë ju ka të vetin dhe kjo gjë bën që të ju lërë pas dore.
Pra asnjëherë mos i thoni të gjitha dhe jini interesantë për to.
Arsyeja e tretë pse një femër nuk I përgjigjet mesazheve tuaja është sepse nuk i dukeni mjaft misterioz.
Një mashkull misterioz femrave i duket shumë tërheqës. Nëse shkruani vazhdimisht me një femër mesazhe, me kohën do të humb interesimi i saj për ju. Gjithmonë lini gjëra reserve për të cilat nuk keni folur ndonjëherë. Nëse gjatë bisedës vëreni se intensiteti i bisedës është zvogëluar gjëja e vetme të cilën duhet ta bëni është të largoheni . Këtë gjë femra menjëherë e vëren dhe pastaj ajo do të dojë të ketë vëmendjen tuaj.
Arsyeja e fundit pse femra nuk kthen mesazhet është që ajo e vëren që ju nuk jeni mjaft i interesuar për të dhe këtë gjë ju e tregoni haptas. Nëse me të vërtetë nuk ju intereson ajo vajzë atëherë mos flisni fare me të. Por, nëse ajo me të vërtetë ju pëlqen mos prisni nga ajo ta bëjë hapin e pare por thirreni të dale me ju për kafe apo ndonjë gjë tjetër.
Vajza të dashura, nuk i dihet kurrë çfarë ka për të ofruar një mashkull kështu që mos e humbisni këtë mundësi.

"Të mos i kujtojmë romët vetëm një herë në vit!”










Në kuadër të 8 prillit, Ditës Ndërkombëtare të Romëve, në Shqipëri po zhvillohen veprimtari të ndryshme, që nga protestat e deri te eventet sensibilizuese për përmirësimin e kushteve të jetesës së këtij komuniteti.
Romët në Shqipëri
Gurali Mejdani, predidenti i shoqatës rome “Amaro dives” në Shqipëri, është një ndër aktivistët më të hershëm të këtij komuniteti në dy dekadat e fundit. Ai thotë se ka marrë dhjetëra ftesa nga institucionet qeveritare dhe nga organizata joqeveritare për aktivitetet që zhvillohen në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Romëve.
Me përvojën që ka Mejdani shpreh përmbajtje për këtë kalendar të pasur veprimtarish, që nga seminaret dhe tryezat e rrumbullakta, takimet dhe forumet e pjestarëve të komunitetit me politikanët, tek eventet kulturore me ekspozita, koncerte etj., dhe deri tek protestat për kushtet e jetesës e punësimit. Ai thotë se do të jetë pjesmarrës në rradhë të parë në protestat që do të zhvillohen. Duket se të gjithë “zgjohen” vetëm më 8 prill dhe këtë e bëjnë çdo vit me shumë përkushtim, thotë me shpoti Gurali Mejdani për DW.
Romët në Shqipëri
“Një ditë e tillë duhet të zjejë nga aktivitet dhe protestat, por kjo nuk mjafton. Kjo tregon se gjërat nuk merren seriozisht nga disa, por bëhen sa për të thënë. Unë kam qenë prezent rreth 11 vjet më parë kur është miratuar një strategji kombëtare nga qeveria për përmirësimin e jetës së komunitetit tonë. Ka pasur detyra dhe objektiva shumë të bukura, por shumica e tyre e them me bindje se as nuk përmenden tani. Shumë pak është bërë. Ka ndryshime diçka në arsimimin e fëmijëve tanë, kjo duhet pranuar, sepse një pjesë e mirë janë në shkollë të lartë ose vijojnë. Por për punësimin dhe strehimin është bërë fare pak. Këto janë plagë që nuk po shërohen. Të paktën për çdo familje rome të ketë një anëtar në punë shteti. Por ata janë lënë si mos më keq duke mbledhur plasmas e duke gërmuar plehra e duke lypur rrugëve. Ka aq shumë probleme, ndaj të mos i kujtojmë romët vetëm një herë në vit!”
Strehimi si çështje e dinjitetit njerëzor
Para selisë së Bashkisë së Tiranës një grup pjestarësh nga komuniteti rom organizuan të martën në mëngjes një protestë sensibilizuese për zgjidhjen e problemit të strehimit. Në kryeqytet janë rreth 4 mijë romë dhe sipas të dhënave nga vetë komuniteti, rreth 1 mijë prej tyre jetojnë në barraka provizore, jashtë të gjitha kushteve elementare të furnizimit me ujë e energji elektrike si dhe sigurisë ndaj kushteve natyrore dhe higjenike. Një pjesë tjetër e komunitetit është e vendosur në banesa të braktisura, ose pa leje të rregullta shfrytëzimi, duke e bërë të pasigurtë jetesën e tyre. Abazi, 31 vjeç, tregon për DW se protesta bëhet pasi jeta e tyre është e rrezikuar. “Duam strehim, nuk duam të gdhihemi rrugëve, ne na lënë jashtë listave të strehimit. Na hoqën nga shtëpitë tona, na i prishën barakat se do të ndërtonin pallate të reja. Po ne ku të qëndrojmë? Kush do të merret me familjet tona?”
Dita Ndërkombëtare e Romëve shënohet edhe në Gjermani
Një oratore në protestë kujtoi bashkinë dhe qeverinë se strehimi për komunitetin është parësore dhe duhet të trajtohet si çështje e dinjitetit njerëzor. ”Nuk duam premtime dhe fjalë të mira, por zgjidhje konkrete!”.
Standardi i romëve, prioritet për integrimin europian
I ngakuari me punë në Delegacionin e Bashkimit Europian në Tiranë, Clive Rumbold, thekson se ky institucion nuk ka ndërmarrë vetëm mbështetje në planin politik kundër diskriminimit të romëve, por ka zbatuar dhe programe e projekte financiare konkrete në përmirësimin e cilësisë së jetesës së tyre dhe integrimin social. Për këtë ai kujton faktin se në procesin e integrimit europian për Shqipërinë, një ndër prioritetet kyçe që duhet të përmbushë vendi në këtë rrugëtim është dhe ajo që lidhet me romët. Dialogu është instaluar jo vetëm me autoritetet në çdo nivel, por dhe me strukturat e shoqërisë civile, shprehet Clive Rumbold.
“Kemi kontakte të përditshme me organizata joqeveritare që punojnë në këtë aspekt, si dhe me organizata nga rradhët e vetë komunitetit rom, për të njohur nga afër problematikën me të cilën ata përballen. Mjafton të përmendim faktin se në 5 vitet e fundit, më shumë se 3.5 milion euro nga taksat e qytetarëve në vendet e BE-së janë destinuar përmirësimin dhe përfshirjen më të madhe ekonomike e sociale të komuniteteve rome dhe egjiptiane në të gjithë Shqipërinë. Projektet që janë mbështetur nga ne kanë pasur në fokus psh fuqizimin ekonomik, trajnimet dhe kualifikimet profesionale, rritjen e ndërgjegjësimit të popullatës për çështjen rome, për aspekte të përfitimit të shërbimeve sociale, barazisë gjinore, integrimi i grave, i fëmijëve të rrugës etj.”
Reflektim qoftë dhe për çast për situatën e tyre
Artan Korenica
Artisti nga Gjakova, Artan Korenica, ka zgjedhur një mënyrë origjinale për të sensibilizuar në Ditën Ndërkombëtare të Romëve. Ai ka përzgjedhur një set prej afër 40 fotografish artistike që ka në fokus jetën e këtij komuniteti dhe i ka ekspozuar në një mjedis të frekuentuar në mes të Tiranës, në Qendrën e Informimit të BE-së, nën një titull domethënës “Mos më shiko me përbuzje”. Aparati i tij është shkrepur në Malin e Zi, Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni duke i ofruar vizitorëve aromën rome, një kolazh me portrete dhe detaje nga përditshmëria, duke nxjerrë në pah dëshpërimin, gëzimin, pritmërinë, individualitetin, jetesën kolektive, varfërinë, papunësinë, pasionin dhe talentin e lindur, braktisjen, gjithçka nga mozaiku i një komuniteti që përballet me mbijetesën.
“Me keto punime unë kam një ambicje të thjeshtë: të arrij të ndaloj ne 2 minuta secilin, për një reflektim mbi gjendjen e këtyre njerëzve, të cilët kanë shumë diferenca. Vizitorët përballë ketyre fotove, për një çast të ndalen dhe të mendojnë. Nuk imponohem, por ju vë përpara realitetin ta shohin në sy”, thotë Korenica për DW.

Konfuci dhe Konfucianizmi










Instituti i Konfucit, çelja e të cilit u inaugurua jo pa bujë në Tiranë, synon përhapjen e gjuhës kineze, por me gjasë, një objektiv mjaft i rëndësishëm i tij pritet të jetë edhe promovimi i kulturës, civilizimit e historisë së Kinës. Dhe kur flitet për kulturën tradicionale kineze, Konfuci padyshim është njëri prej filozofëve e mendimtarëve më të shquar në gjithë historinë shumëshekullore të Kinës. Madje, në vitet 70-të të shekullit të kaluar, një studiues i njohur amerikan, në një renditje të njëqind personaliteteve që kanë pasur ndikimin më të rëndësishëm në historinë e njerëzimit, Konfucin e rendit në vendin e pestë.
Konfuci është themeluesi i doktrinës së Konfucianizmit në Kinë. Për më shumë se dy mijë vjet, ndikimi i ideologjisë konfucianiste në Kinë, shfaqet jo vetëm në politikë, por edhe në mënyrën e të vepruarit, në mentalitetin e në mënyrën e të menduarit të çdo kinezi. Madje, disa studiues të huaj ideologjinë konfucianiste e konsiderojnë si ideologjinë fetare të Kinës. Por, në ndryshim nga ideologjitë sunduese në Perëndim, Konficializmi fokusohet në jetën reale, në vlerat praktike, në mënyrë të veçantë në rëndësinë e familjes dhe normat që rregullojnë marrëdhëniet mes njerëzve, pra nuk është një ideologji që beson tek zotat, ose në jetën e përtejme.
Konfuci ka lindur në vitin 551 Para Lindjes së Krishtit dhe ka jetuar plot 70 vjet, pra ka jetuar në një periudhë rreth 100 vjet më të hershme se Aristoteli i Greqisë së Lashtë. Babai i vdiq kur ishte vetëm 3 vjeç dhe më pas së bashku me nënën u vendos në provincën e Shandong-it të Kinës së sotme. Emrin e vërtetë e ka pasur Kong Qiu dhe Konfuc, (Kong Zi) është quajtur në shenjë respekti. Konfuci ka jetuar në periudhën Chun Qiu (Pranvere-Vjeshte), periudhë në të cilën sistemi i shtetit unik u shpërbë dhe pas tij lindën një serë pricipatash të vogla vasale. Konfuci jetonte, pikërisht, në njërin prej këtyre shteteve të quajtur Luguo, i cili ishte edhe shteti më i zhvilluar nga pikëpamja kulturore për kohën.
Një ndër shkaqet kryesore se përse Konfucianizmi u pranua si ideologji sunduese, është se ai predikonte shoqërinë hierarkike, ku perandori ishte në majë të këtij sistemi, ishte një ideologji që i shkonte për shtat interesave të klasës sunduese, por gjithashtu ishte në dobi të ruajtjes së stabilitetit social dhe zhvillimit të vendit. Konfuci e vinte theksin tek rregullat etike dhe rendi. Sipas tij, nëse një vartës dilte kundër eprorit, ose fëmija dilte kundër prindit, ky konsiderohej si krimi më i rëndë. Sipas teorisë së Konfucit, zyrtari i shtetit ka për detyrë të qeverisë mirë vendin, kurse populli duhet të jetë besnik ndaj sovranit. Vetëm kështu, garantohet paqja e vendit dhe populli mund të jetojë në stabilitet. Konfucianizmi u zhvillua në një ideologji zyrtare në periudhën e Dinastisë Han, në shekullin e II Para Erës së Re. Në atë kohë, Kina ishte një vend i fuqishëm e unik, me një sistem qeverisës të përqendruar, autokratik dhe sunduesit e kuptuan se teoritë e Konfucit ishin mjaft të përshtatshme për ruajtjen e stabilitetit të shoqërisë feudale.
Idetë dhe veprimet e Konfucit përmblidhen në një libër, të quajtur “Lun Yu”-në, të cilin përmblidhen citate të Konfucit dhe biseda të tij me studentët. Në Kinën antike, ky libër është konsideruar i shenjtë, gati-gati, njëlloj si Bibla për perëndimin. Një qytetar i thjeshtë, me idetë e këtij libri, vendos rregullat për jetën e tij, ndërsa dikush që dëshiron të merret me politikë e të bëhet zyrtar, duhet që ta studiojë në thellësi këtë libër. Ka ekzistuar dikur thënia se “me gjysmën e Lun Yu mund të sundohet bota”, që do të thotë se, nëse zotëron vetëm gjysmën e librit Lun Yu, është e mjaftueshme për qeverisjen e vendit.
“Lun Yu” në vitin 1687 është përkthyer në latinisht nga misionari Jezuit Matteo Ricci dhe disa vite më vonë edhe në frëngjisht dhe anglisht. Në vitin 1691, një tjetër misionar francez, Louis le Comte boton në Paris librin “Mbi ritet kineze”, në të cilin bën një paraqitje të qartë të ideologjisë Konfucianiste të Lindjes. Thelbi i Konfucianizmit është Humanizmi dhe Virtyti, Etika. Sipas tij, Humanizmi duhet të shprehet në qeverisjen humane të bazuar në dashurinë për njerëzit, në mënyrë që gjithsecili të gëzojë të drejtën për të jetuar dhe për të qenë i lumtur. Ndërsa Etika, synon ndërtimin e një sistemi moral të shoqërisë, ku gjithsecili është i ndërgjegjshëm për përkatësinë e tij, që do të thotë se anëtarët e shoqërisë duhet të kenë një përcaktim moral dhe pranim moral të qëndrueshëm, për statusin e tyre social. Sipas këtyre dy parimeve bazë, nëse anëtarët e shoqërisë gëzojnë masivisht të drejtën për të jetuar dhe për të qenë të lumtur, do të thotë që ata nuk kanë nevojë për rebelim dhe trazira. Po kështu, nëse ata pranojnë masivisht sistemin moral të shoqërisë dhe zbatojnë rregullat morale, që ju përshtaten kushteve konkrete të tyre, atëherë rebelimi dhe trazirat nuk kanë bazë morale, pra nuk kanë bazë ideologjike. Duke qenë se shoqëria, nuk ka as nevojën dhe as bazën ideologjike të rebelimit, atëherë ajo do të gëzojë stabilitet afatgjatë. Mu për këtë shkak, Konfucianizmi ka qenë ideologjia kryesore gjatë gjithë periudhës feudale të Kinës dhe njëkohësisht, mori përhapje dhe ndikim të gjerë në shumicën e vendeve aziatike.
Koncepti i vlerave që dominon shoqërinë kineze, e ka prejardhjen pikërisht nga filozofia Konfucaniste, e cila ka qenë mbisunduese, jo vetëm në periudhën më të madhe historike të Kinës, por pa frikë, mund të thuhet se, në një masë të madhe dominon edhe vlerat e shoqërisë së sotme kineze. Dhe një nga tiparet me të mëdha të kulturës kineze, është pikërisht fakti se sistemi i vlerave të kinezëve në thelb është sistem sekular, në Kinë nuk lindi një fe, në kuptimin e mirëfilltë të saj. Nuk është rastësi që, Partia Komuniste e Kinës, asnjëherë nuk është shkëputur nga tradita kulturore e filozofike, duke u shprehur vazhdimisht për zbatimin e marksizmit në kushtet specifike të Kinës dhe pas zbatimit të politikës së hapjes dhe reformave, në ndërtimin e socializmit me tipare kineze. Dhe në këtë mënyrë, gradualisht është përpunuar dhe gjithnjë e më tepër po njihet e pranohet sistemi i vlerave me tipare kineze, i cili mbështetet në harmonizimin e vlerave të individit me progresin e gjithë shoqërisë, në ndryshim me konceptin e vlerave të perëndimit, i cili theksin e ve në liritë e individit. Në fakt jo vetëm në Kinë, por edhe në shoqëritë moderne të Japonisë, Koresë së Jugut, Singaporit, etj, të cilat kanë pranuar kulturën konfucianiste, mund të shihet qartë ky sistem vlerash. Këto vende, megjithëse me një demokraci të konsoliduar dhe nivel të lartë zhvillimi ekonomik, në ndryshim nga perëndimi, i japin rëndësi besnikërisë ndaj vendit, bashkëpunimit kolektiv, rregullit e rendit, duke ndërtuar atë që quhet kapitalizmi kolektiv. Dhe këto vlera shprehen në mënyrë të koncentruar në thënien e Konfucit se “Edukimi i vetvetes sjell unitetin e familjes, qeverisjen e mirë të vendit dhe paqen e botës”. 
Duke qenë një vend në rilindje të fuqishme, ekonomia e dytë në botë dhe me ambicie gjithnjë në rritje në arenën politike botërore, Kina aktualisht synon edhe propagandimin dhe konfirmimin e modelit kinez të zhvillimit, një model që deri tani ka rezultuar mjaft i suksesshëm dhe vital, një model i bazuar në sistemin e vlerave të shkollës së Konfucit, që kërkon harmonizimin e lirive individuale me zhvillimin e gjithë shoqërisë. Në kushtet kur Kina, dita ditës, po afrohet në mesin e vendeve të zhvilluara, si dhe kur Perëndimi për shkak edhe të krizës financiare po përballet edhe me krizën e sistemit të vlerave, modeli kinez i zhvillimit, pra sistemi i vlerave i tipit kinez pritet të sfidojë fort sistemin e vlerave universale të Perëndimit dhe madje të fitojë hapësira të reja e të gjejë mbështetje në rang botëror, por sidomos në vendet në zhvillim.
Disa thënie të Konfucit:
-Morali është baza e karrierës.
-Familja që bën të mira ju lë lumturi paraardhësve, ajo që bën vetëm të këqija ju lë fatkeqësi.
- Pasuria zbukuron shtëpinë, morali zbukuron njeriun.
-Kush sillet me moral, fle i qetë e pa brenga, kush bën të këqija, sado të përpiqet nuk do të gjejë rehati.
-Nderet që tjetri bën për mua nuk duhet të harrohen, nderet që unë bej për të tjerët edhe mund të harrohen.
-Në marrëdhëniet me miqtë, duhet të jesh i besueshëm e të mbash fjalën
-Më mirë një diamant të dëmtuar, se sa një gur të lëmuar.
-Nëse nuk e njeh jetën, nuk ke si të kuptosh vdekjen.
-Të jesh i qartë për atë qe di dhe atë që nuk di, kjo është dituria e vërtetë.
-Njeriu zotni, (njeriu i zgjuar) kërkon marrëdhënie të mira me njerëzit përreth, por gjithmonë duke menduar në mënyrë të pavarur dhe jo duke ndjekur të tjerët qorrazi, njeriu i vogël synon vetëm që të bëhet si të tjerët, por nuk arrin të ruajë marrëdhënie miqësore me njerëzit.
-Njeriu i nderuar mendon me moral e virtyt, njeriu i vogël vetëm për komfortin e tij.
-Jeta është e thjeshtë, jemi ne që e komplikojmë.
-Çdo gjë ka bukurinë e vet, por jo të gjithë e shohin atë.
-Ai që lexon por nuk mendon është i humbur, ai që mendon por nuk lexon është në rrezik të madh.
Nga Iljaz Spahiu*
*Sinolog

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...