Agjencioni floripress.blogspot.com

2014/06/22

Rrëfehet shkrimtarja e njohur Raimonda Moisiu: Jeta ime mes SHBA-së, Shqipërisë dhe letërsis

Përgatiti: Flora  N.  Nikolla


Editor-in-chief at Albanian Telegraphic Agency

Raimonda Moisiu
Raimonda MOISIU është Shkrimtarja dhe Gazetarja  e Pavarur , që i pëlqen shumë ta identifikojë veten  se i përket Letërsisë Postkomuniste të Diasporës. E  lindur dhe e rritur në qytetin juglindor të serenatave dhe blirëve, Korçës, në një familje të thjeshtë qytetare me tradita atdhetare e patriotike, ajo njihet për kontributin qytetar, intelektual dhe aktivitetin krijues letraro-artistik e publicistik në të dyja kahjet e Atlantikut! Aktualisht jeton me familjen në SHBA-ës, në kryeqytetin e shtetit të Connecticut, Hartford, dhe  për kontributin e saj qytetar e intelektual ajo është nominuar nga Bashkia e qytetit të Hartfordit me Official Citation si:” Gruaja e Vitit në komunitet”, dhe që prej vitit 2005 aderon në Partinë Demokratike Amerikane. Në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë, Shkrimtarja shqiptaro-amerikane është përzgjedhur ndër  personalitetet e Albanian Excellence – Candidates 2012 . Po këtë vit ajo u nominua nga rrjeti Global Mbarëkombëtar me qendër në Londër me mirënjohjen ;” Gruaja Shqiptare e vitit”, dhe poezia e saj në Netët  Poetike Ballkanike në Korcë u vlerësua me Cmimin më të lartë “Perëndesha e Dashurisë”! Në këtë intervistë sa interesante e mbresëlënëse, Raimonda rrëfen për jetën , sakrificat, sfidat,guximin e kurajon,  punën, përkushtimin e saj,- si arriti të bëhët shkrimtare dhe  një emër fort i dashur dhe i respektuar  në median e shtypin shqiptar si gazetare.
Biografia letraro artistike e publicistike e shkrimtares Moisiu
-Anëtare e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikane, SHBA, Anëtare e Klubit të shkrimtarëve e artistëve korcarë “Bota e Re”, Anëtare e Klubit të Shkrimtarëve e Artistëve vlonjatë “Petro Marko”, Vlorë, Anëtare e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Botës me qendër në Ohio, SHBA, Anëtare e Shoqatës se Poetëve të Botës, me qendër Larisa, Greqi. Anëtare e Shoqatës “Në dobi të gruas shqiptare”, Moderatore dhe bashkëthemeluese e Forumeve www.panalbanianwomennetwork.org  dhe Tefta Tashko Koco on line -Anëtare e “Familja & Media” Tiranë.Anëtare  dhe Koordinatore e Rrjetit Mbarëkombëtar Global , në SHBA-ës.
Botimet letrare e publicistike;
-Jeta mes dy dashurive”,  libër me prozë e publicistikë
-”Dashuria nuk ka emër”.- Vëllim poetik, lirika dashurie.
- “Sikur s’më ke puthur kurrë”-Vëllimi poetik,Lirika dashurie.
-Lulëkuqja e Egër-Vëllimi poetik-Lirika dashurie-në katër gjuhë:Shqip, anglisht, italisht dhe greqisht
-”Duke kërkuar Ardianën…”- libër me prozë dhe Esse!
-”Gërhitja e gjeneralëve”- Libër publicistik,
-”Pafajsia e Evës” – Roman
-”Gjëmimi i moshave”-Tregime,
-Maska e intelektit”-Esse & Publicistike
- Letrat shqipe këtej & përtej Atlantikut-61 INTERVISTA -Libër voluminoz me 600 faqe.
Pesë poezi lirike dhe me ton qytetar të poeteshës korcare, shqiptaro-amerikane  Raimonda Moisiu, u përzgjodhën në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë 2009-ë, e quajtur Netët Poetike të Strugës,(Struga Poetry Evenings) si një ndër më të arrirat dhe bashkëkohore   duke hyrë kështu  në antollogjinë botërore :Ëho’s Ëho, me titull :’Poetry from five continents”,(Poezi nga pesë continentet).
-Është bashkautore në vëllimin me poezi;”Olimpi Shqiptar”
-Është bashkautore në antollogjinë në gjuhën rumune:-”Tempulli i fjalës”
Është bashkautore në antollogjinë e botuar nga Fotjonart:- “Itaka e Fjalës”
Është bashkautore në antollogjinë:- “Zemra Prindërore”, -nga forumi virtual “Mëmëdheu”.
Është bashkëautore në antollogjitë me prozë:”Nëna”,- nga Forumi “Pan Albanian ëomen netëork”.
“Tregime”,- nga Shtëpia Botuese ADA, Tiranë
Vlerësimi me cmime:
-Është fituese e Cmimit të parë, për Rubrikën Reportazh nga Fotjonart.
-Fituese e cmimit të dytë-për Tregimin më të mirë-nga-Forumi Shqiptar.
Fituese e cmimit të tretë -Kadmus- :-Për rubrikën Intervista-nga Pelegrini -Athinë Greqi.
Fituese e “Cmimit të Parë Ballkanik”,për poezinë lirike,  në Netët Korcare të Poezisë.
Fituese e Cmimit të Parë  në poezi  nga Redaksia e Gazetës “Nositi”, Pogradec
Fituese e Cmimit “Petro Marko” në gjininë e Tregimit nga revista “Kuvendi” paraqitur në Ditën e Letërsisë Shqipe në Michigan.
Poezia me temë sociale e qytetare ; “Nuk munden më ..”, u vlerësua si poezia më e mirë në:”Takimet e At’Gjecovit 2009″-në Zym të Hasit, Kosovë.
Fituese Cmimit më të lartë Ballkanik në poezi; ”Perëndesha e Dashurisë”
Poezia e poetes  e publicistes Raimonda MOISIU përzgjidhet cdo vit në Takimet Letrare të Azem Shkrelit, Pejë, në Festivalin Drini Poetik,-Prizren dhe Takimin   e Poeteshave në Vushtrri , -Kosovë. Është  bashkpunëtore me statusin e gazetares së pavarur  e disa gazetave në shtypin shqiptar, Shqipëri, e jashtë trojeve si: Tirana Observer, Panorama, MAPO, Albanian Mail-dhe  “Fjala e Lirë” – Londër, Gazeta Kritika dhe “Illyria” – SHBA. etj. Dashamirësia për artin, letërsinë e publicistikën e kanë bërë një autore shumë prodhimtare dhe të admirueshme për audiencën e lexuesve.Ka në proces dorëshkrimi e botimi vepra të tjera, por këto le t’ia lemë kohës…
Intervista me Raimonda Moisiun
Bisedoi:Flora N.Nikolla
-Jeni një emër i njohur në fushën e publicistikës, poezisë e prozës. Kujtoni se sa vjet keni që shkruani? Cfarë ju ka shtyrë t’i kushtoheshit zanatit të të shkruarit?
Ka qënë një proces interesant për mua. Të shkruarit është  ndjenjë e fortë e brendëshme që ka një kundërshtar të madh, që vjen e rritet përditë, -të konsideruarit “zanat”. Sepse një shkrimtar nuk është i ndryshëm nga një murator apo shofer autobuzi. Secili prej tyre vepron me disiplinë.  Oscar Ëilde ka thënë se të shkruarit është 10% dhunti, aftësi apo talent dhe 90% disiplinë.Pra edhe shkrimtarit, njësoj si punë e atyre që përmenda pak më lart, -i duhet disiplinë për të shkruar. Kjo nuk është detyrë e lehtë. Kërkon vetmi,përkushtim dhe i  izoular larg shoqërisë. Do kurajo, guxim dhe vullnet për ta bërë atë. Në kuptimin se; shkrimtari gjatë procesit të të shkruarit nuk është vetvetja, por është dikush tjetër. Shkrimtari si një “gjeolog”, rrëmon në thellësitë e shpirtit, kujtesës, mendimit  dhe përvojave jetësore të tij, të njerëzve të afërt apo edhe të atyre  që e rrethojnë. Në këtë proces shkrimtari është  thellësisht i vetmuar. Të jesh shkrimtar është një nga “zanatet” më vetmitarë në botë. Në teatër,  film apo në një zyrë, ke kolegët, regjizorët, aktorët apo producentët,etj, ndërsa kur shkruan je brenda  botës tënde shpirtërore, emocionale  dhe frymëzuese, krejt e vetmuar.. Duhet të bjesh në dashuri me të shkruarin dhe personazhin apo c’ka je duke shkruar për të, kjo të bën t’i  tolerosh vetvetes –vetminë e të shkruarit. Vëmendja është vetë-mposhtur në një mënyrë. Ka dy gjëra të vlefshme që lënë pas, të paktën për mua si shkrimtare; njëra është që shumicën e kohës gjatë procesit të të shkruarit e kalon në një dhomë duke jetuar me veten në një botë imagjinare, dhe tjetra është për të përfshirë në këtë botë imagjinare gjërësisht në lidhje me atë se cfarë mund të bëjmë teksa në jemi me këmbë në tokë. Ju më pyesni se cfarë më shtyri mua të shkruaja.Unë kam qënë një lexuese e pangopur në fëmijërinë dhe adoleshencën time.Ndërsa gjeja libra dhe mësoja rreth autorëve e  bion e tyre në kopertinë,  biles kam lexuar edhe libra  “të verdhë” në gjeneratën time, kështuqë ka pasur disa lidhje  mendore,   e humbur në botën e e librave, dhe kuptoja se autorët ishin njerëz që jetojnë,pra kjo ishte për mua një shtysë që edhe unë të bëhesha si ata. Dhe fillova në vetminë time të shkruaja atë c’ka më frymëzonte për momentin. E shkruaja kudo, në fletoret e shkollës, në  cepat bosh të librave, deri aty sa shkruaja me shkumës në dyert e shtëpisë, apo me stilolaps në cantën e shpinës. Kështuqë vite që shkruaj kam që në fëmijërinë time, por kur erdha në Amerikë i solla këtu  me vete tërë “zhgaravinat” që kisha hedhur dhe  mundësia e ballafaqimit me teknollogjinë kompjuterike më dha mundësinë të shpalosja këtë aftësi, pasionin për të shkruar. Tashmë, unë me mund e sakrifica, me mëndje të shëndoshë e krahë të fortë, kam krijuar  profilin tim si Shkrimtare që i përket Letërsisë Postkomuniste të Diasporës dhe si gazetare e pavarur -publicistika është pasioni im i pashuar ndonjëherë.
-Cfarë ju bën që të zgjidhni për të shkruar një temë… një ngjarje reale apo fantazi..?
Unë nuk mund ta di nëse kjo është e rëndësishme për të gjithë shkrimtarët, ashtu sikundër  nuk mund ta dish  se a do të jesh në gjendje  apo të arrish dicka që ëndërron e dëshiron, apo ke talent, por ngadalë me kalimin e kohës vë re se shumë nga gjërat që ke përjetuar, i mendon  se janë të dobishme, për t’i shkruar, ashtu sikundër janë jetuar me dhimbjen e shpresën, me gezimin dhe hidhërimin, me të bukurën e të shëmtuarën, me optimizmin dhe pesimizmin, me idealizmin dhe grotesken,- pra përvojat jetësore. Është një lojë e rrezikëshme t’i kërkosh shkrimtarit se cfarë ata mendojnë, kur shkruajnë në lidhje me një temë të përgjithëshme, sepse vetë shkrimtari është lexuesi më pak objektiv i punës së tij, por një nga gjërat që mua më intereson si shkrimtare –është sfera e ndikimit te cdo personazh apo lexues, që do të ndikojë në botën time dhe me ambientin që më rrethon. Janë ndjenjat idealiste që më bëjnë të shkruaj për dhimbjen e dashurinë e  të tjerëve, sigurisht edhe timen.Kur je duke shkruar,  një ide merr jetë, magnetizohet me  idetë e tjera në drejtim të saj, dhe ajo që dëshiron të bësh më pas të shtyn të shkruash ngjarjen ashtu sikundër ka ndodhur, se si ajo ngjarje i ka prekur njerezit,  mendon disa momente dhe më pas fanatazon. E rëndësishme dhe interesante është që të japësh maksimumin e ngjarjes që ta bësh lexuesin ta ndjejë, të befasohet, të përcjellësh mesazhin e dashurisë njerëzore, t’u ngresh moralin shpirtëror dhe më kryesorja është që idetë të marrin jetë për të treguar një ngjarje. Mënyra e të shkruarit është një element shumë interesant dhe i pashpjegueshëm. Shkoj për të fjetur, marr edhe diktofonin me vete. Jam në proces të të shkruarit të një libri, poezie apo publicistikë. Më vijnë lloj-lloj mendime e ide të ndryshme, zgjidhja e kapitujve të ndryshëm, strofave, opinion apo esse analizë letrare, i rregjistroj në diktofon që të mos i harroj. Kur zgjohem në mëngjes teksa pij kafen në “tryezën e punës”-pra kompjuteri, papritur më lind tjetër ide krejtësisht e ndryshme, që do të thotë se frymëzimi, muza, idetë, ëndrrat  janë diktuar në një pjesë të jetës. Ka ëndrra prej tyre që kanë kuptim, ka të pakuptimta, sigurisht  të gjithë kemi të tilla, por ato kanë rëndësinë e tyre të vecantë  në jetën tonë, pra në rastin tim ato marrin kuptim nëpërmjet letërsisë. Sepse unë nuk mund ta shpjegoj, pse unë shkruaj  disa gjëra që unë kurrë nuk e kam menduar, pra në një farë mënyre për të fituar para, por kjo për R.MOISIUN do të thotë një rrugë drejt teposhtës së qënurit artiste.Unë e shpjegoj si detyrim ndaj audiencës së lexuesve e dashamirësve të artit e letërsisë, dhe këtë e tregon më së miri që librat e mij të të gjitha gjinive i kam donatuar në institucione sikundër  Bibliotekës së  Burgu 325 i Grave, Tiranë, Bibliotekës së të paraburgosurve 302 Tiranë, Bibliotekës së Burgut të Sigurisë së Lartë në qytetin tim të lindjes, Korcës, në qëndra të rehabilitimit të adoleshentëve dhe gruas, gjitha këto nëpërmjet aktiviteteve nën moton, “Një orë ndryshe më poezi, prozë e këngë”, iu kam dhuruar  dashamirësve të artit e letërsisë në Kosovë, Greqi, Diasporë etj,  kudo në trevat shqiptare.

-Cfarë ka rezultuar më e vështira në artin e të shkruarit?
Gjithkush mendon se shkrimtarët shkruajnë në libra pjesë nga jeta e tyre.Këngëtarët i këndojnë vetes së tyre. Rregjizorët bëjnë filma për jetën e tyre dhe pikturistët pikturojnë potretet e tyre sekrete. Vërtet jeta është baladë dashurie, gjithmonë besoni në dashuri. Dashuria e vërtetë nuk vdes, sado kohë të kalojë, zemrat kanë të njëjtën rrahje si në fillim të saj dhe sekreti i zemrës mund të ndryshojë gjithcka. Dashuria njerëzorë triumfon në jetë. Për mua më e vështira në artin e të shkruarit ka qënë pjesa kur dhimbjen dhe dashurinë time në shpirt, apo harenë e gëzimin ta kthej fenomen shoqëror apo historik.
-Mendimi juaj për letërsinë që shkruhet sot…cili është opinioni tuaj për letërsinë dixhitale…
-Ka një masivitet të madh të njerëzve që shkruajnë. Sepse janë shtuar edhe njerëzit me strese. Shumica vuajnë nga sindroma e përfitimit të parasë dhe nëpërmjet saj blejnë reputacionin dhe karrierën si shkrimtarë. Kjo racë shkrimtarësh që janë fenomene groteske paralajmërojnë vulgaritetin dhe mediokritetin në letërsi, injorancën dhe paditurinë, vetëgjymtimin dhe vetëvrasjen intelektuale të shoqërisë, skllavërinë e talenteve që  bindin për të ripërcaktuar karakterin e dyfishtë të udhës së artit dhe letërsisë artificiale, realitetin mjeran të kësaj lloj letërsie. Shkrimtari apo poeti i shërben një periudhe të caktuar historike, një populli e një kombi të caktuar. Edhe dicka tjetër që më ka rënë shpesh në sy dhe më ngjan se po bëhët “traditë” . Sigurisht që cdo shkrimtar  jeton në një kohë të caktuar dhe i takon po një kohe e sistemi të caktuar dhe sigurisht krijimtaria e tij/e saj, do të jetë e angazhuar dhe  është militant i problemeve të kohës në të cilën jeton, por shkrimtari kurrësësi nuk është  zëdhënës i një grupimi politik, por në opozitë me shtetin, qeverinë, partitë politike -që interferojnë gjithcka, -që mbështet gjithcka të mirë në favor të popullit, i hap rrugën vlerave të së kaluarës në unifikim me vlerat e të tashmes e të ardhmes.Vërej që ka tre kategori opinionesh për njerëzit që shkruajnë.Një kategori përbëhet nga lajkatarë,një tjetër nga cmirëzinj e njerëz të rënë në dashuri me krijimet e veta, – të dyja janë ego vetgjymtuese e vetëvrasje intelektuale. Kategoria  e tretë është ajo e njerëzve të ndershëm, të pakët në numur  e që sa vjen e po pakësohen. Zgjedhja ime në të treja zhanëret për t’u rrëfyer në cdo kohë varet nga tema e subjekti. Nëse poezia do të jetë më ekspresive unë zgjedh atë, nëse proza më jep më hapësirë unë përsëri zgjedh atë, nëse në publicistikë zgjedh një opinion apo këndvështrim për të shpalosur idetë dhe mendimet e mija, unë përsëri zgjedh atë. Por nganjëherë edhe unë vetë nuk mendoj ;gjithcka vjen vetëm, si një këngë që vjen vetëm me një këngëtar. Por unë sigurisht shpresoj që gjërat vazhdojnë të ndryshojnë për mirë. Asnjë shoqëri nuk është statike.Krijimtaria letrare nuk duhet paragjykuar.  Duhet kuptuar në kohën e kushtet kur është shkruar, ajo ka një emër të shenjtë ; arti i të shkruarit. Ndërsa shkrimtarët e vjetër shpalosën ide të mëdha që bota duhet të ndryshonte, për një kohë të re e me koncepte të reja , do t’iau kalojnë të rinjve stafetën, të marrin përsipër luftën për ndryshim që është një luftë e vazhdueshme. Dhe shpresoj se kjo do të vijë. Ndonjëherë ajo merr gjenerata, por ndryshimi vërehet. Letërsia dixhitale  dhe media kanë ndryshuar  aspektet si në qasje, shpërndarje, analizat, konceptualiteti dhe përcaktojnë literaturën. Mediat e reja kanë ndryshuar atë që do të thotë të lexojnë e shkruajnë, të konsumojnë dhe prodhojnë, duke na ofruar kështu sfida të reja në studimin e teksteve dixhitale si edhe ato të shtypura. Në vecanti aty gjejmë mënyra që na ofrojnë perspektiva të reja në letërsi dhe kjo formë e re e të shkruarit e teksteve letrare hap horizonte të reja. Letërsia dixhitale është zakonisht shumë e kërkuar, është e lirë, janë të arritëshme për të gjetur vepra të mëdha të letërsisë botërore. Procesi i dixhitalizimit të letërsisë tradicionale dhe veprave letrare  është reflektues dhe na jep njohuri për marrëdhëniet e tij me librat dhe audiencën e lexuesve. Njerëzit tashmë shpenzojnë shumë kohë  para kompjuterave, kështuqë pse të mos lexojnë një libër, se sa të bëjnë dicka tjetër?? Vërej se një punë mjaft të shkëlqyer, intersante e profesionale përsa i përket dixhitalizimit të letërsisë nëpërmjet bibliotekave virtuale janë ato të Gazetës Kritika në SBBA-ës me qendër në Virxhinia, dhe Fjala e Lirë Londër,Britani, kjo e fundit e drejtuar nga shkrimtari e publicisti, Prof.Dr. Akademik Fatmir Terziu.Të dyja këto gazeta kanë të mirën e tyre se lejojnë komente dhe kritika që janë nga më origjinalet e të  mirëfilltë nga dashamirës të artit e letërsisë, lexues të thjeshtë, se sa ajo e dikujt që mbahet si kritik arti, dhe e bën për qokë e për para. D.m.th rritet interesi për të lexuar dhe detyrimi ndaj lexuesve sikur plotësohet më dukshëm e më mirë. Unë i përgëzoj të dyja këto gazeta për guximin dhe kurajon, punën dhe përkushtimin ndaj artit e letërsisë.


-Jetoni për shkak të distancës larg jetës letrare të Shqipërisë.Megjithatë ju në një mënyrë apo tjetër jeni e pranishme në Shqipëri. Cfarë mund të na thoni për jetën letrare të Shqipërisë, për krijuesit e rinj. Nëse do të rekomandonit disa libra…cilat do të ishin dhe pse?
Një pyetje mjaft interesante. Vitet e fundit po bëj një jetë midis Shqipërisë dhe Amerikës. Fillimisht dua të shpreh  keqardhjen dhe dhimbjen time se si dha grahmat e fundit Lidhja e Shkrimtarëve  dhe si ‘vdiq”, para syve të njerëzve të letrave shqipe, dashamirësve të artit e letërsisë, gazeta njëqind vjecare “Drita”, gazetë me prurje cilësore letraro-artistike,  me të cilën unë u rrita, u edukova dhe mund të them se ajo ka pjesën e saj në eksplorimin e pasionit tim për të shkruar. Ndjek me vëmendje  aktivitet letrare që zhvillohen në trojet shqiptare  dhe lexoj rreth tyre në shtypin shqiptar, lexoj  për  librat që botohen nga shkrimtarë të vjetër e të rinj.Biles në disa aktivitete letraro –artistike dhe promovime librash  kam qënë edhe vetë pjesëmarrëse në Shqipëri dhe Kosovë. Falë inisiativës private u mbajt për disa ditë rresht i ashtuquajturi ;”Kongres Ndërkombëtar “Muza Poetike Pegasi-Vitrina 2012”, me objekt “Universaliteti i Vlerave në Letërsi dhe në artin Bashkëkohor” . Kongresi pati një shtrirje të gjerë në Shqipëri, në trojet shqiptare deri në Kosovë.Pjesëmarrja në të ishte shumë e madhe, kishte krijimtari të mirëfilltë letraro-artistike,  por kishte dhe binte në sy ajo- jo cilësorja  e jo artistike, mediokre, biles pa e arritur nivelin mesatar. Gjithsesi kjo inisiativë duhet përshëndetur , është guximi për të sjellë në vëmendjen e shoqërisë alternativa në jetën letrare. Më duhet të vecoj e  përgëzoj Klubin e Shkrimtarëve Joniane, Sarandë, me kryetar poetin e shkrimtarin Bardhyl Maliqi, për Ditet Joniane-2012, një aktivitet letraro-artistik i një niveli cilësor,artistik, ndërkombëtar , mbresëlënës e interesnt, apo Netët Ballkanike Ndërkombëtare në Korcë, të organizuara nga poeti lirik Skënder Rusi, Takimet Letrare të Azem Shkrelit, Peje, Festivalin Drini Poetik-Prizren, Kosovë, etj. Ka qënë revista “Albania e vogël” e Zija Celës  ku dalloje cilësinë dhe nivelin artistik letrar të saj, si objekt i jetës letrare, mjet për të gjallëruar dashurinë e bukurinë e së vërtetës, të dobishmen për artin e letërsinë.Sot ka fare pak revista të tilla mund të përmend “Milosao” të Gazetës Shqiptare, “Suplementin “Rilindasit” të gazetës Shqiptarja.com  apo revistën Obelisk, të shtëpisë botuese Ada, e Roland Lushit,  që kanë mbetur të vetmet tash për tash që na servirin letërsinë  në nivel bashkëkohor, cilësor e artistik. Një arritje e jetës letrare në Shqipëri ishte edhe mbrëmja GALA –për dhënjen e cmimeve “Kult”, -ishte një event kulturor, cilësor e në nivel të admirueshëm e të kënaqshëm artistik. Ndërsa për jetën letrare në SHBA-ës një meritë të vecantë ka organizimi i Ditës së Letërsisë në Michigan për cdo vit në muajin e letërsisë, tetor, nga poeti, shkrimtari e Botuesi I të vetmes Revistë në Diasporë KUVENDI,  Pjetër Jaku -ku vërtet konkurojnë vlerat letraro-artistike, një aktivitet që i bën sfidë të hapur mediokritetit dhe antivlerës në lëtërsi e art.Po kështu edhe Shoqata “Bijtë e Shqipes” në Filadelfia tashmë është bërë simbol epoke në Diasporë e njohur për aktivitetet e larmishme disa herë në vit, me tëma të ndryshme që nga arti, letërsia, tradita deri te temat sociale. Dëshiroj të bëj një “replikë” dashamirëse me Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, që kanë rënë në një “përgjumje”, përsa i përket jetës e aktiviteteve letrare.  Vemë re se prurjet në letërsi janë të shumta, shtëpitë botuese  të shumta, të cilat tashmë janë bërë në modë, duke e trajtuar literaturën, sikur të jenë mallra me shumicë, në një mjet përfitimi material,financiar dhe më shumë gjasa për përfitim moral e intelektual. Mendimi im është për një lloj të caktuar të botimit të veprave, pra ngritja e një bordi letrar, ku kritika letrare të jetë parësore apo ngritjen e shtëpive botuese të organizuara. Po “vdesin” poetët!! Asnjë librari nuk pranon libra me poezi. Apo mbrëmjet artistike muzikore të vecanta që jepen në TV shqiptare, janë kopje e shëmtuar e disa programeve në Amerikë, pra, këto duhet të qëndrojnë larg  tyre, duhet të paraqesin traditën tonë popullore, trashëgiminë kulturore që e kemi thesar shumë të pasur. Kjo është një temë e gjerë dhe e prekëshme,  ka shumë për të thënë rreth saj. Jeta letrare në Shqipëri  është e përqëndruar vetëm në emra të vecantë e të përhershëm…. Unë do ju drejtohesha kolegëve në Shqipëri e trojet shqiptare të hedhin sytë nga Letërsia Postkomuniste e Diasporës, që  i përket periudhës së shtrirjes kombëtare jashtë kufijve të atdheut dhe idealizmit, pasionit dhe shprehjes për të gjithë njerëzit, që e jetojnë jetën me të vërtetat e saj, të cilët sollën zbulimin e një zëri të vecantë rreth veprave të Rilindjes të shpirtit shqiptar krijues të letrave shqipe, rreth ideve të artit si frymëzim shpirtëror dhe dimensionit estetik të natyrës, metaforës së rritjes dhe formimit fizik e intelektual, shpreh më së miri të vërtetën universale të artit ekspresiv për individin e shoqërinë. Në dashuri, në art, në jetën social-ekonomike-politike njeriu është vetëm gjysma, ndërsa gjysma tjetër është figura, vepra, mendimet dhe filozofia e tij. Pra jemi ne që bëjmë art e jetë, në një trup e mendje të vetme përcjellim –mesazhin e dashurisë njerëzore. Në Letërsinë post-komuniste të Diasporës, e cila tashmë është grupuar në Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, aderojnë figura të njohura të letrave shqipe, për etikë respekti nuk po vecoj emra, për mos qënë në analogji me atë sic e shpreha më lart që jeta letrare në Shqipëri  është e përqëndruar vetëm në emra të vecantë e të përhershëm…Vecoj se edhe aty kemi letërsi jo cilësore e artistike, artificiale, dashuri të rremë, vetkënaqësisë mediokre, plagjiaturë e naivitet letrar. Gjithsesi me anë të shkrimeve dhe opinioneve përpiqemi për mprehtësinë e të vërtetave letraro-artistike, morale, promovim të vlerave dhe ideve të vërteta profesionale e të talentuara, si kundërvënje të mediokritetit e kokëboshësisë të atyre që pretendojnë se janë të talentuar. Shkrimtarët e rinj duhet të jenë të durueshëm, sepse praktika i bën të përsosur. Nuk duhet të mendojnë se gjithcka që shkruajnë është mjaft e mirë për botim. Botuesit janë bisnesmenë njëlloj si bisneset në profesione të tjera. Ata nuk janë filantropistë, ata janë aty për të fituar para. Pra, kur them se shkrimtarët e rinj duhet të jenë të durushëm  nënkuptoj që ata të botojnë veprat e tyre kur ato janë vlerësuar nga një bord letrar apo kritika e kohës për cilësinë dhe nivelin letrar e artistik, dhe botuesit do të konkurojnë pas tyre. Nëse shkrimtarët e rinj kanë pasionin dhe talentin e lindur në to, nuk ka rëndësi sa kohë merr, libri do ta shohë dritën e botimit, fundi e justifikon mjetin. Po sigurisht, kam lexuar disa libra kohët e fundit, të shkrimtarit Fatos Kongoli, të shkrimtarit Ramiz Gjinit “Bibollasit”, ku kam paraqitur edhe këndvështrimin tim letrar e kritik,me titullin “Njerës të dyzuar”, penën eseiste të Roland Gjozës., të romancierit Vlash Fili, të shkrimtarit popullor Petraq Janko Pali,   të shkrimtarit Mëhill Velaj, “Klithma e shekullit”, një roman i dhimbshëm e historik për ngjarje reale në luftën e Kosovës. Teksa  e lexon romanin të mbush me emocion dhe ofron një portret të mprehtë, të mencur e të matur të burrave dhe grave që luftuan, u bënë prova e kombit,  për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës. Të shkrimtares e poetes Flutura Acka, një figurë e përsosur e kompletuar si autore  e lëvizjes feministe të autorëve femra në letrat shqipe, poezitë e Luljeta Leshanakut, të Skifter Këllicit, “ Vorri i Ashikut” të Riza Lahit , të Ben Blushit, poezinë lirike të  Kolec Traboinit, Skënder Rusit, Ilirian Sulkuqit, Vojsava Nelos, të shkrimtares Albana Melyshi,   “Kurban’’ të Edi Ramës, edhe për këtë të fundit shkrova këndvështrimin tim publicistik, etj.

-Cfarë vendi zë letërsia në jetën tuaj?
Më ka pushtuar të tërën. Jam gati të bëj cfardo sakrifice për krijimtarinë time. Unë, megjithëse jam zonjë shtëpie, mund të rri me orë e orë të tëra mbi kompjutër, pa pirë edhe një kafe.
 -Po publicistika, si do ta përcaktonit publicistikën që shkruhet sot?
Më ke prekur në pikën më të dobët, të pasionit tim për publicistikën dhe gazetarinë, që më lidh dashuria e pakufishme e patjetërsueshme me asgjë tjetër në botë me atdheun  dhe bashkëkombasit e mij.  Unë kaloj orë të tëra, në median elektronike lexoj me interes e vëmendje të vecantë artikujt publicistikë, sa shumicën e publicistëve i dalloj prej stilit të tyre të të shkruarit, sikundër ;Roland Qafokun, Mustafa Nanon, Alfred Lela, Andrea Stefani, Mero Baze, Lorenc Vangjeli , Skënder Minxhozi, publicistika e tyre e standarteve shumë të larta që nuk e gjen shpesh, të Fatime Kullit, apo të mikut tim Riza Lahi, apo brilantit të publicistkës postkomuniste të Diasporës Rozi Theoharit, etj, etj. Unë dëshiroj të falenderoj publikisht publicistin Roland Qafoku, për mbështetjen dhe hapësirën e  padiskutueshme që  më ka dhënë në promovimin e vlerave të mija në publicistikë. Dua të falenderoj kryeredaktorin e stafin e gazetës Tirana Observer që më kanë bërë pjesë të gazetës së tyre nëpërmjet hapësirës dhe botimit të shkrimeve të mija, gazetë që më “rriti” e maturoi në gazetari.. Është pikërisht meritë e publicistit Roland Qafoku, Altin Sinanit, Erjon Habilajt  dhe stafin e kësaj gazete që sot unë jam një emër i dashur në shtypin shqiptar.  Unë do të vazhdoj të shkruaj, kurrë nuk do të ndalem, të evidentoj vlerat më të mira të bashkëkombasve të mij në Diasporë, si shqiptarë që janë krenarë për kombësinë e tyre, si njerëz që respektojnë e zbatojnë ligjet dhe zakonet e vendeve ku ata jetojnë e punojnë, të evidentoj vlerat dhe kontributin e njerëzve të shquar të Korçës sime, për të ngritur e ndriçuar emrin e shqiptarit, identitetin tonë kombëtar, kudo ku ka shqiptarë. Të ngre zërin në mbrojtje të grave, vajzave dhe nënave që vazhdojnë të vriten, për dhunën  fizike dhe sociale që ushtrohet ndaj tyre, stop dhunës  dhe shfrytëzimit të fëmijëve.Dua që pena ime publicistike të mbjellë kudo emrin e mirë të shqiptarit. Në publicistikë përvec reportazheve, opinioneve, esseve dhe analizave letrare, që  janë botuar në shtypin shqiptar dhe të diasporës, i kam  përmbledhur në disa libra publicistikë respektivisht me tituj sinjifikativë :” Jeta mes dy dashurive”, “Gërhitja e gjeneralëve” dhe “Maska e intelektit”,  kam  botuar librin me 61 intervista në shqip dhe anglisht, me titull “Letrat shqipe këtej e përtej Atlantikut” e vlerësuara nga kritika e kohës si ura e bashkimit midis Diasporës e Atdheut! Janë 61 personalitete të profileve të ndryshme në jetën social-ekonomike-politike, në fushën e artit, kuluturës, muzikës e letërsisë, intelektualë e qytetarë shqiptarë,  shqiptaro-amerikanë dhe amerikanë, të intervistuar prej meje. Jam në proces intervistimi për vëllimin e dytë me intervista, dhe do të ketë një suprizë në këtë vëllim; intervistimi i një persoanliteti të rëndësishëm e të shquar  të politikës e jetës amerikane.T’ia lemë kohës kur të botohet libri për të zbuluar  emrin dhe identitetin e tij. Gjithsesi më duhet të shprehem se në shtypin e median shqiptare  zotëron një publicistikë mesatare. Bie shpeshhere,- erë militantizmi dhe  komercializëm. Sigurisht ka edhe publicistikë të standartit shumë të lartë, që nuk gjëndet shpesh.
-Përkthimi vazhdon të jetë pjesë e rëndësishme në jetën tuaj?
Përkthimi besoj se është një lloj intensiteti. Mendoj se intensiteti është i ndryshëm në përkthim , parasëgjithash ju duhet të kuptoni idenë dhe fjalët e poezisë, prozës apo të një shkrimi publicistik. Studimi i pjesës që do të përkthesh është mëse i nevojshëm. Kur përkthej poezi, nga shqipja në anglisht  i bëj në tre versione; nga më i thjeshti deri në më i ndërlikuari. Sepse kur ke versionin e parë, atëhere ke idenë për të bërë edhe versionet e tjera, pra ke një spektër më të gjerë  në përkthim- nga përkthimi fjalë për fjalë kalon në përkthimin me figura letrare, sinonime  dhe në përshtatje. Ndërsa përkthimi i publicistikës është më e lehtë se sa përkthimi i poezisë. Unë lëvroj edhe publicistikën amerikane që e pëlqej shumë dhe kam sjellë artikuj të përkthyer  në shqip; epokat presidenciale dhe presidentët që i kanë bërë këto epoka që nga- Teddy Ruzvelt,-njeriu që themeloi Amerikën moderne dhe supërfuqinë e botës, Franklin Delano Rusvelt –themeluesi i Lidhjes së Kombeve , njeriu i epërsisë dhe veprimit, presidenti që fitoi Luftën e Dytë Botërore , Gerald Ford Jr.-një figurë imponuese në histori, Xhorxh Ë.Bush, -aureola dhe personaliteti i Ronald Regan dhe Barack Obamës, Churchill, Condoleza Rice, Kofi Anan, Mbretëresha Elisabetë e Dytë, Ariel Sharon etj., etj, këto janë botuar jo vetëm në shtypin shqiptar, në gazetën Albania daily Neës, por edhe në librat e mij. Pra, ajo c’ka është e rëndësishme në jetën time përkthimi ka një vënd të vecantë sepse përcjell mesazhin e mirësisë e dashurisë edhe për dashamirësit anglishtfolës të poezisë apo të publicistikës. Tregime deri tani nuk kam përkthyer,  më shumë kam përkthyer poezi e publicistikë nga shqipja në anglisht nga anglishtja në shqip.
-Në listën e gjatë të botimeve një vend të vecantë zë edhe poezia…cila është lidhja tuaj me të?
Poezia për mua është kapja e ndjenjës, një moment apo gjendja emocionale e shpirtërore që ndodh në jetë.Të shkruash poezi është një përpjeke për të arritur të njëjtën përgjigje emocionale në akord me lexuesin.Poezia është gërshetimi  i artë i fjalës, i ëndrrave dhe dëshirave .Poetët janë të kulturuar, pasionantë, ëndërronjës të shoqërisë me parametra qytetare dhe intelektuale. Një poezi është ndjenja e mendimi i shprehur në pak fjalë, një histori të dhimbshme apo të bukur. Ashtu sikundër më ndodh edhe mua kur lexoj poezinë e një poeti tjetër. Në rast se unë ndjej momentin dhe lidhem me atë që poeti është duke mesazhuar, atëherë mendoj se poezia është e mirë dhe mesazhi që ai/ajo përcjell ia ka arritur qëllimit.Udhëtimi im poetik është punë mendore në zhvillim, i pakëputur në copëra, duke prodhuar imazhe dhe efekte, duke i prekur ato me qëllim që edhe lexuesi t’i shijojë. Unë kam patur një fëmijëri të lumtur, por kam pasur edhe mallkime, kam humbur njerëzit më të mirë në jetën time, në varësi se si i shohim për t’i kujtuar ata, vendet dhe ngjarjet e bukura e të dhimbëshme. Kjo dhunti më mundësoi mua që cdo dhimbje e gëzim ta hedh në vargje.Një nga poezitë e para që kam shkruar ishte pas një fatkeqësie që ndodhi në familjen time, humbja e vëllait tim të shtrenjtë. Ai ishte vetëm 16 vjec kur vdiq, por la një ndikim të dhimbshëm për mua. Unë kam lëvruar pjesën më të guximëshme të poezisë për femrat shqiptare, atë lirike, erotike, meditative e krehur bukur me skena hipotetike të besueshme, të ndjeshme dhe me etike intime poetike. Në udhëtimin tim poetik gjen vajzën, femrën qytetare emancipuese, kurajoze, ekspozoj  brishtësinë femërore, e cila jep e merr dashuri, gjen tonin qytetar e intelektual, me guxim ndaj ambientit, rrethanave, mentaliteteve, dhunës ndaj gruas, -percjell mesazhin e dashurisë njerëzore i them botës;- Duamëni se jam grua! Kam pasur tre lloj vlerësime edhe unë; -vlerësime të ndershme e objektive-vlerësime lajkatare maskilistësh të etur për lidhje jashtëmartesore,-vlerësime ambiciozësh që i shtojnë vetes strese duke patur zili gjërat të shkruajtura nga unë, një emër jo fort i njohur në poezi para pak vjetësh. Gjithsesi, të gjithë i përshëndes , se fundja ata/ato e kanë lexuar poezinë time. Sa për mbështetjen e poetëve të tjerë kam ndjerë gjithmonë përpjekjen për të ndihmuar në promovimin e të tjerëve, të ndajmë së bashku eksperiencat . Është klishe e lashtë”Cfarë shkon rreth, vjen rreth e rrotull” –një gjetje kjo vecanërisht e vërtetë e mbresëlënëse për komunitetin e poetëve. Unë kam takuar e takoj shumë poetë personalisht dhe virtualisht, që bëjnë përpjekje për të ndihmuar, ndajnë idetë, bashkëpunojnë dhe pranojnë këshillat e njëri tjetrit.  Rrallë kam takuar poetë që të urrejnë,  por ka edhe nga ata të dëshpëruar e ziliqarë që dëshirojnë të shohin një poet/poete të dështojë në krijimin apo promovimin e vlerave të tyre si artistë. Ata janë përgjithësisht “njerës të mirë”, që për fat të keq janë përhapur  duke keqpërdorur rrjetet sociale me nofka e pseudonime. Por poeti apo shkrimtari duhet të jetë më pak i shqetësuar; kurrë nuk duhet të mërzitet nga këto “përcartje të egra të nofkaxhinjve”. Unë nuk shkruaj poezi për të qënë e pasur apo të fitoj famë, unë me penën time poetike lirike erotike bëj kompromis me lirinë,  që nuk e njeh frikën, me vetveten, përshëndes emocionalisht dhe artistikisht emancipimin shpirtëror, qytetar e intelektual të femrës shqiptare, – në emër të dashurisë njerëzore.
-Sipas jush cili është funksioni që ka poezia..?A mund të jetojë një poet me poezinë që krijon? Pse vazhdon të konsiderohet një luks në krahasim me prozën?
-Për mua, ka tre faza që ndodhin në të njëjtën kohë. Ka një fazë që quhet frymëzim fillestar. Dicka që unë shoh, përjetoj, natyrën, muzikën, mjerimin, varfërinë, mirëëqënjen, kamjen e skamjen, dhunën, zogjtë, historia, gjeografi, heronjtë,  atdhedashuria, dashurinë e dhimbjen, grotesken, gëzimin dhe dëshpërimin,  vlerën e antivlerën,apo  ide që vijnë në mëndje edhe kur je duke bërë punë shtëpije dhe unë mbaj diktofonin me vete dhe i rregjistroj aty që të mos i harroj. Më pas është faza kur ulem për t’i shtjelluar këto ide, më shumë shkrim i lirë, ku unë i lejoj vetes që idetë të marrin cdo drejtim, pra në proces zbulimi.Pastaj është faza e tretë, kur unë i rikthehem përsëri krijimit tim nga faza fillestare deri në redaktimin e plotë të saj.Funksioni i poezisë?Poezia për mua është përpjekja që të bashkosh idetë me fjalë. Dhe duhet të jeni të aftë për të dyja. Fjalët e përdorura nga poetët janë fjalët ndjellëse dhe kanë anën e tyre intelektuale, ndjejnë sensin që përshkon cdo poet që krijon. Unë kurrë nuk jam e kënaqur me atë që shkruaj apo me veten time. Nganjëherë unë kaloj netë pagjumë duke medituar për funskionimin e poezisë. Respektoj poezinë në maskimum, ashtu si ai fetari që respekton fenë e tij. Unë besoj shumë në të qënët poet në të gjitha castet e jetës.Të qënët poet është njerëzore, jo luks.Njoh një kategori poetësh , sjellja e përditëshme e të cilëve nuk ka të bëjë fare me poezinë. Poezitë e tyre më artificiale se proza.Ato janë më intensivisht të fabrikuara. Poezisë së tyre nuk mund t’i besosh. E vlerësoj shumë realitetin e jetës kur shikoj këtë racë poetësh dritëshkurtër duke trumbetuar pretendimet për poezitë e tyre dhe arrijnë deri aty sa të “rrëmbejnë” cmime. Më duken të neveritshëm dhe ndjej keqardhje se sa poshtë kanë rënë dhe dyshoj në ndershmërinë e tyre. Poezia ka vështirësitë e veta. Por gjithsesi edhe poezia e proza ecin bashkë si dy nimfa të dashuruara.
-Keni fituar disa cmime në letërsi? Cili është opinioni tuaj për cmimet? Cilat janë anët  pozitive dhe negative të tyre? 
Unë jam ftuar të  marr pjesë në disa Festivale letraro- artistike, kombëtare e ndërkombëtare, si kundër; Netët Poetike Ballkanike në Korcë dhe u vlerësova me Cmimin e parë në 2010 dhe këtë vit me Cmimin “Perëndesha e dashurisë”,  Festivali Poetik Drini në Prizren,  Takimet e At’Gjecovit ku poezia ime me ton qytetar e intelektual “Nuk mundem më..!” u vlerësua si një nga poezitë më të mira, në Festivalin Poetik Ndërkombëtar të quajtur  Netët Poetike të Strugës, ku poezia ime u vlerësua në antologjinë botërore  Ëho’sËho-“Poetry from five continents” mes 84 poetëve nga e gjithë bota,  jam fituese e Cmimit të parë në poezi nga revista “Nositi”, Pogradec, jam vlerësuar me Cmimin “Petro Marko “ në gjininë e prozës nga Revista Kuvendi Michigan Detroit, me Cmime të Parë në reportazh, Cmim të  Dytë në publicistikë etj.  Unë mendoj se anët pozitive të cmimeve qëndrojnë në faktin se puna jote krijuese është lexuar e vlerësuar dhe kjo të jep muzë, frymëzim, dashamirësi  dhe përgjegjëesi profesionale për më tej, ndërsa anët negative nuk di cfarë të them për këtë. Më mirë t’i shohim gjërat pozitivisht.
-A ekzistojnë ndryshime mes letërsisë së shkruar nga femrat…dhe asaj nga meshkujt? Cila letërsi mendoni se shitet më shumë?
-Është një temë tepër e gjërë. Unë i dalloj menjëherë meshkujt që duan të tipizojnë në poezitë apo tregimet e tyre. Një femër edhe kur shkruan për tema tabu duke përshkruar aktin intim me imtësira ashtu sikundër ajo e ka përjetuar vetë, përpiqet sadopak  të jetë e mundur transaparente dhe me elokuencë,  që është ajo pjesë aq tërheqëse dhe e ndjeshme për meshkujt e tërë botës. Sot letërsia e femrave autore po zë një vend të vecantë në tërë globin, dhe kjo duket edhe Cmimin Nobel në letërsi e mori një autore,- Herta Muler. Këtu në USA ku jetoj unë më shumë “bestseller” janë librat e autoreve femra. Cila letërsi shitet më shumë? Përse po më pyesni e dashur Flora,? Nuk e dini ju se po shitet letërsia e njerëzve të politikës?? Dhe që do të thotë –sikundër shkruan një miku e kolegu im modest i ndershëm dhe me arritje të mrekullueshme në fushën e letërsisë e publicistikës që lëvron, Riza Lahi, -se”letërsia shqipe po përjeton grahmat e saja të fundit, tanimë që edhe llogorja që nuk duhej të binte kurrë ajo e letërsisë , ra! Ra nën thundrën e njerëzve të shtresës së tmerrëshme të politikanëve”.
-Raimonda, ju jetoni dhe punoni si qytetare amerikane në Hartford Connecticut bashkë me familjen tuaj ku jeni dalluar si organizatore dhe aktiviste në komunitetin Shqiptar të Hartford-it?Për kontributin tuaj të cmuar jeni nderuar me OFFICIAL CITATION, me motivacionin”Gruaja e vitit në komunitet” nga Bashkia e kryeqytetit të Connecticut, personalisht nga Kryebashkiaku i Hartford-it dhe së fundmi nga Rrjeti Global Mbarëkombëtar, si “Gruaja Shqiptasre e vitit”, . Si u ndjetë kur morët këto cmime?
Me vështirësitë që has çdo emigrant, por edhe me sakrifica, unë e familja ime filluam të integroheshim në jetën e komunitet shqiptar dhe amerikan në të gjitha drejtimet.Krijova lidhjet e mija me shpirtin qytetar, patriotik ,atdhetar, intelektual të komunitetit shqiptaro- amerikan dhe organizojmë sa më shpesh  që të mundemi, aktivitete artistike-kulturore me taban  historik dhe kombëtar. Qëllimi kryesor i këtyre aktiviteteve është ruajtja e traditës, gjuhës, zakonet, kulturën, vlerat kombëtare dhe identitetin shqiptar,  për ta transmetuar në brezat që vijnë në tokën e huaj, sidomos te ata që lindin në USA, apo kanë ardhur në një moshë fare të re. Aktivitet kanë natyra të ndryshme. Komuniteti shqiptar i Hartfordit në Connecticut, ku unë jetoj, është një komunitet i mrekullueshëm, ashtu sikundër janë  gjithë komunitetet shqiptare kudo në USA. Shqiptarët janë ajo pjesë e emigracionit të vjetër e të ri shqiptar, që ngrohen me idenë e krenarinë e të qenit shqiptar; janë pjesëtarë të kulturuar e të emancipuar në vendet, ku ata jetojnë e punojnë, taksapagues të rregullt dhe respektues të ligjeve dhe zakoneve të këtyre vendeve. Unë tashmë u bënë 7 vjet që aderoj në Partinë Demokratike të mikut të shqiptarëve, Bill Klinton-apo të Barack Obamës. Qëllimi im që unë investoj si  anëtare e Partisë Demokratike të njeriut aq popullor në mes të shqiptarëve, Bill Klintonit, është për të ngritur zërin e komunitetit shqiptar të Hartfordit; për ta integruar sa më bukur atë në demokracinë amerikane; sigurisht duke pasur edhe një ndjenjë respekti e mirënjohje për Bill Klintonin, si një personalitet dhe burrë shteti, që i doli në mbrojtje popullit tim shqiptar të Kosovës. Që, për më tepër, i tregoi botës dhe Europës kristiane se si një kristian, mbron të drejtën e një populli të besimit mysliman, duke dalë hapur në mbrojtje të popullsisë myslimane të Ballkanit e duke ju kundërvënë edhe me gjuhën e luftës, makinës vrasëse serbe dhe kasapit Millosheviç.
Një aktivitet shumë i bukur, human  dhe shpirtëror që kam organizuar me gra – emigrante ekonomike nga Shqipëria këtu ku jetoj, është prerja e flokëve nga këto  gra dhe dhurimi i tyre, Qendrës Spitalore të Kancerit, Saint Francis Hospital, për gratë që vuajnë nga kanceri në gji. Ju e dini se, nga bioterapitë që kalojnë këto gra të sëmura, atyre iu bie floku. Nga ky aktivitet që mori vlerësime nga Departamenti për “HUMAN RELATIONSHIP”, në Hartford. Ishim 15 gra shqiptare. Aktiviteti i fundit që unë së bashku me vatranët veteranë  është festimi i 100 Vjetorit të Themelimit të Organizatës Pan Shqiptare Vatra, me pjesëmarrje të admirueshme e mbresëlënëse,  me ndjenjë atdhetadashurie, shqiptarie e patriotike të kouminitetit shqiptaro-amerikan në Hartford. Këtë aktivitet e pasqyrova në shtypin shqiptar dhe atë të gazetës lokale të Hartford-it , ku morrëm vlerësime të sinqerta e të admirueshme.
-Janë SHBA një vend i mirë për të jetuar?
Unë jam qytetare  shqiptaro – amerikane. Në një farë kuptimi, duhet t’ia kem zili edhe një bujkeshe devolli apo kukësi e cila njeh vetëm një mëmëdhe, e jo dy, siç kam unë- Shqipërinë time, por, tashmë, edhe Amerikën time. Unë i jam mirënjohëse deri në rrahjen e fundit të zemrës, bashkëkombasve të atdheut tim, që ndenjën në atdhe, që duruan varfërin, mjerimin, korrupsionin, egërsinë anadollake, klasën e përbindëshme politike, por…oh, nuk u larguan. Ata janë aty  në atdhe,  për të na e mbajtur zjarrin e shtëpisë  ndezur sa herë që vijmë ne nga tokat e huaja ku kemi ngritur foletë tona. Ne i kemi zemrat në Shqipëri, por rrojmë fizikisht dikund tjetër.
-Eshtë  e vërtetë shprehja …një vend është si një pikturë… sa më larg ta shohësh aq më mirë e dallon ,.. ( e kam fjalën në këtë rast edhe për Shqipërinë)?
-Amerikani ka një shprehje tejet simbolike;”East or Ëest –home is best” –që në shqip do e përktheja nuk ka si vendi tënd! Hajt, le të  them edhe unë ashtu . Por unë do të thoja se e dalloj po aq mirë Shqipërinë që sa shkel në Rinas. Unë kam shkruar një poezi për një lypës që erdhi të më mbante valixhen, njëherë në aeroportin e vetëm të Atdheut. Atij i ishte vrarë nëna dhe babai në Gërdecin e tmerrshëm…E ç’më duhet mua vështrimi i shqiponjës para kësaj drame që e përjetova vetë kur shkela në Rinas?Por gjithsesi Atdheu është mishi e gjaku im!!
- A keni mall për Korcën … , si do ta konsideronit qytetin tuaj? 
Sa herë vij në vëndlindje, Korca më duket më e bukur, malli për të më shtohet akoma më shumë, dua të prek me dorë, mendje e shpirt gjithcka që mban brenda zemra e saj, të eci e shkujdesur në sokakët me gurë dhe pastërtinë e tyre, ashtu si dikur kur hodha hapat e para, apo bëlbëzova për herë të parë emrin e vendlindjes sime, që më bën të ndjehem krenare, që me themelimin e saj është mbartëse e bukurisë natyrore dhe mondane, traditës, historisë, dijes, kulturës, dashurisë, njerëzve të shquar që kanë bërë e bëjnë historinë e saj. Dua të prek e shijoj aromën e blireve, të ndjej melodinë fëshfëritëse të gjetheve e përzjerë me melodinë e serenatave, të më puthë krahët, fytyrën , buzët, era e freskët e mëngjesit, ashtu sikundër “puth” shpatullat e Korcës sime mbështetur përjetësisht në malin e Moravës. Të prek e ndjej nga afër idealizmin e qytetarisë korcare për zhvillim, për ta pasuruar e zhvilluar Korcën në cdo aspekt. Cdo gjë që shoh, kudo që unë hedh sytë, shoh mendjet krijuese në forma të ndryshme; ndërtesa, libra, piktura, skulptura, monumente, lulishte me barin e blertë e aromën e luleve shumëngjyrëshe, qetësinë e qytetit, ecjen e njerzve me kohën e për kohën, ndërtesat antike qindravjecare mondane dhe historike, shtëpitë karakteristike, trashëgiminë kulturore, qytetare dhe intelektuale korcare, që në përfytyrimin tim janë si ato pikturat që kanë erdhur e të tjera presin të vijnë në jetë, piktura që komunikojnë mesazhe të thjeshtë e komplekse, një dialogim i së kaluarës, qartësi e së tashmes, udhë e së ardhmes, pa njohur moshë dhe flasin gjuhën e cdo kulture. Këto ndjenja të shpallura në forma të ndryshme janë shprehje e festës së jetës e përjetësisë. Ato mbartin në vetvete pasurimin me kulturë, art, bukuri, dinjitet dhe sigurojnë identitetin e qytetarisë korcare, sfidës, sepse ato kërkojnë kohë për të kuptuar dritën dhe bërë të njohur emrin e qytetit tim Korcës.
 -Cfarë do të donit që të ishte ndryshe në Korcë? 
Unë si bijë e lindur dhe e rritur në Korcë,  i besoj shumë qytetarisë dhe inteligjencës së shpirtit korcar, që gjithmonë më frymëzon mua dhe që është gjithmonë në ecje, gjithmonë në ndryshim, kontributi i saj është kompleks, i gjallëruar, sepse edhe vetë dashuria për vendlindjen vjen nëpërmjet promovimit të vlerave të kësaj qytetarie, ndikimit të zhvillimit, progresit e begatisë të qytetit, si premisa bazë për enticitetin e botës të artit,kulturës e dijes, që e pasurojnë të tashmen tonë mes të bukurës e të përditshmes njerëzore.
-Cilat janë planet tuaja krjuese për vitin 2012 ?
Planet e miaj krijuese janë të shumta. Kam shumë gjëra në dorëshkrim. Jam në përfundim të romanit “S’i them askujt”. Jam në proces të botimit të dy librave me publicistikë njëri me esse, opinione dhe kritik letrare, ndërsa tjetri është Vëllimin i dytë më INTERVISTA, në dy gjuhë anglisht dhe shqip, -po përkthej dhe një vëllim me poezi  dhe romanin tim  “Pafajsia e Evës”, në gjuhën angleze.Shpresoj që këto t’i realizoj për këtë vit.
-Si e shihni Shqipërinë  në 100 vjetorin e shtetit të saj ?
Shqipërinë në këtë 100 vjetor ashtu sikundër e mbajtën Noli e Konica, Ismail Bej Vlora patriotët e atdhetarët e Rilindjes kombëtare, pa dallim feje dhe ideje, pa paragjykime, militantizëm politik e influenca të dëmshme, se vetëm kështu shqiptarët do të unifikojnë vlerat e vërteta të kombit, traditat tona patriotike e atdhetare, idealizmin në realizimin dhe ëndrrën e të gjitha kohërave për një Shqipëri demokratike e drejtësi, të denjë për të qenë pjesë integruese e Europës.
- Si do ta përcaktonit iniciativën e AE –s”
Është një inisiativë tejet sensibilizuese,për shtrirjen e kësaj inisiative jashtë Shqipërisë dhe kjo për mua do të thotë shumë se përfundimisht atdheu po hedh sytë nga Diaspora,  po thyhet TABUJA  e përqëndrimit dhe publicitetit militant vetëm të emra të PËRVCËM e të PËRHERSHËM për dekada të tëra, -një punë e shkëlqyer qytetare,  intelektuale, atdhetare e shpirtërore,  në evidentimin e vlerave tona kombëtare dhe identitetit tonë shqiptar , duke admiruar këto vlera kudo në botë që përfaqësojnë denjësisht në tokën e huaj vlerat e kombit. Sinqerisht iu përgëzoj dhe ju falenderoj për ftesën,  më ofruat privilegjin për të shprehur edhe unë ndjenjat e mia shqiptare ndaj kombit dhe bashkëkombasve të mij. Suksese në këtë udhëtim të bukur të Albanian Exellence!



Luajmë bashkë, Greisa! - 

Flutura u përkul mbi kompjutër në studion e saj, duke i dhënë dorën e fundit librit “Foleja e gushëkuqes” Duke shkruar libra për fëmijë gjatë gjithë karrierës së saj, ajo ndjehej e freskët dhe e lumturuar, sikundër atëhere kur shkroi librin e parë fare. Greisa , mbesa e saj e vogël, ishte ulur në dysheme pranë gjyshes, e përkulur mbi një stol të vogël dhe po pikturonte.

Raimonda Moisiu
Flokët kaçurelë kafe të errët ia mbulonin sytë dhe herë pas here i largonte me kalemat që i mbante mes gishtave. Gjuhën e vockël e mbante fort mes buzëve. Flutura i hodhi vështrimin dhe qeshi. Greisa e ndjehu, ngriti sytë dhe i tha:
- Ç’ke nëna, pse po qesh?
Gjyshja i vuri pasqyrën e vogël që mbante pranë kompjuterit para fytyrës.
-Shiko si e ke ngjyrosur fytyrën, hundckën, faqkat, - i tha ajo dhe e puthi në ballë. Greisa i buzëqeshi dhe vazhdoi të pikturonte pemën me degët, halat e pishës, folenë e zogun duke ngrohur vezët në të. Gjyshes iu kujtua ajo ditë kur të dyja me të mbesën, të zëna përdore, dolën shtëtije buzë liqenit, deri lart në kodrën e gjerë, ku mbizotëronte qetësia, bukuria e thjeshtë e natyrës me pemët e larta si lisa, pisha, bliret, gështenjat dhe tek - tuk dallohej ndonjë shkëmb jo shumë i madh i murrmë. Sa herë vinin këtu sillnin me vete thërrime buke, biskota të thërrrmuara, letër dhe me degët e vogla të thata për tokë bënin aeroplanë ose zogj. Greisa ulej mbi shkëmbin më të ulët dhe që aty i lëshonte të fluturonin. Qeshte e gëzohej pa masë. Nuk harronte kurrë të merrte gjithashtu edhe kalemin blu dhe shkruante emrat e zogjve apo të aeroplanit në faqen e dukëshme të shkëmbit. Luanin kukamfshehti dhe kur vogëlushja e gjente gjyshen, qeshte me atë zërin lozonjar fëminor dhe nuk rreshte së duatrokituri doçkat e vogla topolake. Greisa sapo i kishte mbushur shtatë vjet dhe në shtator do të shkonte në klasën e dytë. Sa u gjendën në kodër, sytë e tyre zunë përtokë një fole zogu që kishte rënë nga pema. Greisa e mori në duart e saj dhe të dyja me gjyshen po shikonin në brendësi të saj. Ishin plot tri vezë të gushëkuqes, që kishin shpëtuar pa u thyer. Greisa u vërenjt në fytyrë dhe hodhi vështrimin lart në pemën më të afërt.
-Po nga cila pemë ka rënë, nëna? Nga cila degë, - pyeti vogëlushja me zërin e zvarritur, buzët paksa të mbledhura dhe sytë gati në lot.
Greisa këqyri me vëmendje e me sytë e lotuar të gjitha pemët rreth e përqark. Gjyshja mori mbesën në krahë që mbante akoma folenë e zogut, duke e qetësuar dhe i thënë se të dyja do ta gjejnë pemën e saj. Ato dëgjuan vajin trishtues të zogut. Gjyshes iu kujtua kur i kishte thënë një herë se gushëkuqja kur vajton, kërkon fëmijën e saj. Të dyja qëndronin në këmbë dhe Greisa vazhdonte të mbante folenë në dorë. Ajo nuk ndalonte së foluri duke e pyetur gjyshen:
- Kush e ka bërë mamin e gushëkuqes?
- Të gjithë zogjtë kanë mami, babi, gjyshe, motër, vëlla, si unë?
- Kush u jep atyre për të ngrënë? Kush ia ka vënë emrin gushëkuqe? Edhe unë e dua emrin gushëkuqe, nëna,- i tha gjyshes papritur.
Greisa iu lut gjyshes të ngjitej lart në pemë për të vendosur folenë në degën e trungut të pishës. Flutura i tha se ajo ishte e vogël dhe kishte frikë se mos binte nga pema e vritej. Ngritën kokën lart dhe panë gushëkuqen - mami, të fluturonte mbi kokat e tyre. Flutura porositi Greisën të mos lëvizte që aty dhe vetë po i ngjitej pemës. Duke mbajtur me kujdes në njërën dorë folenë dhe me tjetrën mbahej pas trungut, po ngjitej lart. Greisa nuk ia ndante sytë për asnjë cast. Për t’i dhënë kurajo gjyshes, duartrokiste:
- Nënaaa! Nënaaa!
Halat e pishës ishin disi të trasha dhe teksa ngjitej, e shponin. Por më e keqja ishte se dora iu bë me rrëshirë dhe i ngjitej pas trungut. Arriti deri afër majës dhe e vendosi folenë në trungun që lidhte dy degë të trasha. Kur zbriti poshtë e mbesa i buzëqeshte, duatrokiste fort hareshëm dhe tregonte me gisht për nga foleja.
- Shiko, shiko, nëna, mami i zogut është në fole,- i tha ajo duke ia marrë dorën të gjyshes e ia puthte. Flutura dhe Greisa qëndronin aty me sytë e ngulitur në pemë. Përmes halave të trasha të pishës, ato mundën të dallonin kokën e gushëkuqes. Ishte një mrekulli, dhuratë e stinës. Dhe, që prej asaj dite, gjyshja e Greisa vinin shpesh aty për të parë folenë e zogut. Nga vezët kishin dalë zogjtë. Ata kishin mësuar edhe të fluturonin. Një ditë tjetër ato erdhën përsëri dhe vunë re se të gjitha nuk ishin aty; mami dhe bebet. I panë në tokë poshtë pemës vetëm puplat e tyre dhe vezët e hapura. Foleja ishte ende aty lart në pemë… Greisa qau përsëri, por kësaj here ndryshe… Disa humbje në jetë duhet t’i marrim lehtësisht e më me qetësi se humbjet e tjera…
Gjyshja ditën tjetër erdhi përsëri me Greisën në kodër. Hipi përsëri deri lart për të marrë folenë e zogut. Pasi zbret nga pema, Greisa që vazhdimisht e duartrokiste, nuk ishte aty. Ktheu kokën gjithandej e tronditur, e shqetësuar, por vogëlushja nuk ishte askund. Filloi të thërriste fort emrin e saj: Greisaaaa! Greisaaaaaaa! Ndërkohë, Flutura dëgjon zërin e të birit: Mamaaaa, qetësohu, Mamaaa!
E ëma hapi sytë dhe u përmend.
Greisa nuk arriti të lindë e të luajë…..

Angelina Jolie: Serbët janë kriminelë dhe torturues!


"Si mundet njerëzit të jenë aq të pamëshirshëm ndaj grave? Si mundet dikush t’ua kthejë shpinën atyre krimeve të bëra në Bosnje ndaj muslimanëve?", ka thënë Jolie.
Filmi “In the land of blood and honey” të aktores hollivudiane Angelina Jolie në të cilin serbët janë paraqitur si kriminelë, ndërsa myslimanët si viktima të pafajëshme, për regjisoren nuk ka treguar sa duhet për atë që kanë përjetuar boshnjakët.
Në një intervistë për gazetën britanike “SAN” ajo flet për pikpamjet e saj për atë që ka ndodhur në Bosnje, frikën e luftës, përdhunuesit dhe torturat të cilat i kanë kryer serbët, transmeton gazeta Tema.
“Në prag të fillimit të xhirimeve të filmit, shkova në shtëpi dhe fillova të qaja sepse mu shfaq frika, dhe pse jam person që qaj shumë rrallë. Pamëshirshmëria e luftës në ish-Jugosllavinë për këdo mund të sjellë një gjëndje prekëse dhe emocionale. Sa më tepër lexoja për luftërat në Jugosllavi, aq më shumë turpërohesha nga vetja që kam ditur kaq shumë pak për atë që kishte ndodhur atje. Kur i mësova këto, fillova të mendoja: ”Si është e mundur që njerëzit të jenë kaq të pamëshirshëm ndaj grave? Si është e mundur që njerëzit i vrasin fqinjët e tyre me të cilët kanë jetuar me vite?", ka theksuar Jolie.
Jolie ka thënë se ndjen se nuk ka bërë aq sa duhet për drejtësinë dhe se nuk ka arritur të pasqyrojë në kuptimin e vërtetë atë që kanë përjetuar boshnjakët në luftë. 

Probleme të formimit të mësuesve të gjuhës shqipe në universitete.

Foto


Prof.Dr.Helena Grillo

Gjuha shqipe në universitet

Zhvillimi i vrullshëm i shoqërisë njerëzore domosdoshmërisht shoqërohet me zhvillime e ndryshime në fusha të ndryshme të dijes njerëzore. Këto ndryshime pasqyrohen në gjuhë, kulturë, letërsi, edukim, ekonomi e kudo. Aftësia e secilës nga fushat përkatëse është përshtatshmëria me të njëjtin ritëm , megjithëse jo gjithmonë kemi përputhje në kohë dhe hapësirë në realizimin e kësaj përshtatshmërie. Vitet e fundit janë trajtuar cështje të ndryshme që i përkasin integrimit të këtyre disiplinave në globalizëm, janë trajtuar dukuritë nën ndikimin global të gjuhës, letërsisë e kulturës shqiptare, zhvillimet e pritshme të këtyre disiplinave, tematika e arsimit ndërkulturor, e arsimit të pakicave dhe politikat e ndryshme arsimore në Shqipëri, Ballkan e më gjerë, e nxitur nga zhvillimet e viteve ’90 e në vazhdim .     Në kuadër të këtyre diskutimeve , sot gjithnjë e më shpesh po hapen debate të ndryshme për rolin dhe funksionin e gjuhës shqipe në arsimin bazë dhe në universitet.
Për të qenë sa më funksionalë në objektin e studimit tonë theksojmë se përbërësit e këtij objekti janë në evoluim të vazhdueshëm, shfaqin vecanti të ndryshme , e  tregues jo të njëjtë në varësi të shfaqjes në grupe të caktuara. Në harkun kohor 15-20 vjecar kanë ndryshuar programet universitare që përgatisin mësuesit e gjuhës e letersisë shqipe. Pas disa vitesh këta mësues  do të përgatisin breza të tjerë, duke shfrytëzuar krahas njohurive të veta shkencore, edhe përvojën e viteve në mësimdhënie dhe njohjen e thelluar të programeve , sidomos të shkollave të mesme , ku japin mësim një pjesë e mirë e tyre.
Jean Dubois thekson: “ Gjuhëtarët janë të përfshirë në formimin e mësuesve në mënyrë tejet të drejtëpërdrejtë dhe themelore. Ata lidhen me të në një pikëpamje të trefishtë;
1. Sepse objekti i gjuhësisë është, pikësëpari, ligjërimi dhe komunikimi , dhe që pedagogjia është domosdoshmërisht e përcaktuar nga një tërësi hipotezash mbi funksionimin e ligjërimit, mbi zhvillimin e saj dhe mbi tipet e komunikimit që janë përvijuar mes mësuesve dhe nxënësve ;
2. Sepse objekti i gjuhësisë është gjuha , përshkrimi i rregullave që lejojnë të mundësohet realizimi i frazave vazhdimisht të reja, dhe sepse gjuha është , njëherazi, mjeti i nevojshëm i mësimdhënies dhe objekt njëherazi i procesit të të mësuarit të gjuhëve të gjalla apo gjuhës amtare;
3. Sepse objekti i gjuhësisë janë diskurset dhe institucioni shkollor nxit vazhdimisht një diskurs didaktik që realizon mësuesi dhe për të cilin është e nevojshme të njihen rregullat për të pasur zotërimin kritik të tij.
Gjatë përvojës vetiake kemi hulumtuar mbi programet e lëndës së gjuhës e letërsisë shqipe në shkollat e mesme dhe në universitete, të cilat do të bëhën objekt i punimit tonë . Konkretisht do të trajtojmë se si thellohen njohuritë gjuhësore në universitet dhe si i shërbejnë këto mësuesve të ardhshëm. Natyrisht ,  jo pak i rëndësishëm është formimi gjuhësor i nxënësve në arsimin parauniversitar, sidomos për ata nxënës që ndjekin studimet e larta për gjuhë e letërsi shqipe. Në këtë linjë do të përpiqemi të analizojmë rolin e programeve në vijimësinë e tyre nga shkolla e mesme drejt universitetit. Nuk do të thellohemi në të gjitha dukuritë dhe linjat, sepse punimi do t’i kapërcente kufijtë e një kumtese.
Synimi i gjuhës shqipe në arsimin parauniversitar është zhvillimi i përgjithshëm intelektual dhe komunikues i cdo individi, për realizimin e të gjitha marrëdhënieve shoqërore komunikuese, që realizohen përmes saj[1].
Në shkollë synohet të vazhdohet mësimi i gjuhës , i filluar në familje dhe plotësohet një nevojë e dyfishtë, që zhvillon një aftësi dyfishe:
1. Nevoja dhe aftësia për t’u shprehur me gojë dhe me shkrim.
2. Nevoja dhe aftësia për të kuptuar atë që thuhet dhe shkruhet.
Kjo synohet për të gjithë masën e nxënësve dhe më pas sipas preferencave të veta , gjithsecili përzgjedh të thellojë njohuritë në studimet universitare.


[1] Program i gjuhës shqipe, MASH, 2009
Shpjegojmë sipas asaj që kemi ditur të kuptojmë. Kuptojmë sipas asaj që kemi ditur të vëzhgojmë . Të kuptuarit dhe të shpjeguarit janë, në cdo shkencë ku shfaqen , të domosdoshëm, harac i një vëzhgimi , i cili, për të nxjerrë plotësisht njërin apo tjetrin, duhet të jetë sa më i gjetur, sa më i hollë dhe gjithëpërfshirës”   [1]
Do të hulumtojmë se si universiteti siguron arsimim të bazuar në kërkim dhe njohuri shkencore e teknologjike bashkëkohore; siguron arsimim të vazhduar, kualifikime, specializime; përgatit specialistë dhe shkencëtarë të rinj, duke plotësuar kështu misionin e tij kryesor.
Mes analizave të sjelljeve gjuhësore të mësuesve të sapodiplomuar, do të analizojmë nivelin e përdorimit të standardit realizuar nëpërmjet një pyetësori të hartuar për këtë qëllim. Kemi qenë të kujdesshmëm duke përzgjedhur tema të përgjithshme sociale , për të krijuar lirshmëri në komunikim. Kemi hetuar gjithashtu mes bisedave të drejtëpërdrejta edhe përdorimin e regjistrave të ndryshëm gjuhësorë.
Rezultatet e pyetësorit do t’i përdorim për të analizuar faktorët që cojnë në  përdorimin jo korrekt të normës. Duke pasur parasysh variantet gjuhë e folur – gjuhë e shkruar do të hulumtojmë  përdorimet nga mësuesit të të dy varianteve. Kemi hulumtuar dhe më pas analizuar punët me shkrim të kontrolluara nga dy grupe mësuesish, të cilët kanë përvoja të ndryshme pune të limituara në një ndarje prej afro 10- 15 vjetësh.
Nga analizat e sjelljeve gjuhësore të mësuesvë të sapodiplomuar konstatojmë se ka defekte serioze në kulturën gjuhësore të tyre. Shpesh disa nga këta student kandidatë kërkojnë ndihmë për të hartuar kërkesë, jetëpërshkrim, plane mësimore, proces-verbale të ndryshme. Duke analizuar programet mësimore të gjuhës shqipe në shkollat e mesme dhe vijimisht në universitet, konstatojmë se shumica e tyre janë të mirëorganizuara në fushën e kulturës gjuhësore duke përfshirë orë praktike të hartimit të tyre. Atëherë mendojmë se duhet analizuar niveli i mësimdhënies në shkollat e mesme dhe niveli i zbatimit praktik të tyre. Shpesh , si pasojë e fluksit të informimit dhe modeleve të shumta mësimdhënësit duke menduar se do t’i parashtrojnë të gjitha variantet krijojnë corientim dhe nuk saktësojnë modelet bazë. Duke u dhënë liri zgjedhjeje shumicës së mësimdhënësve , pa hetuar e kontrolluar shkallën e nivelet të tyre të njohurive , shpesh gabohet. Eshtë detyrë e programeve universitare të mbajnë peshën kryesore në thellimin dhe alternativat në procesin e të shkruarit, sidomos atij universitar.
Roli i mësuesit për formimin gjuhësor të nxënësve do të shihej si një tregues shumë i rëndësishëm , krahas treguesve të tjerë që lidhen me tekstet , gramatikat e programet.
Ja si shprehet Vretoja: “ ….. Andaj themi e parë fare dhe ball’ e dukeme ndë kombinë është të shkruajmë gjuhënë, ani të përkujdesemi të bëjmë msonjëtore e të marrëmë mësonjëtor e mësonjëtore të mir’ e të diturë, që të na mësojnë djemtë mbë kohë…..[2]
Me një vështrim të kujdesshëm të programeve universitare vërehet se gjithnjë e më tepër këto  15 vitet e fundit rol të rëndësishëm po marrin disiplina si sociolinguistika, psikolinguistika, stilistika, të cilat janë më afër marrëdhënieve të gjuhës me shoqërinë e psikologjinë.
Mësuesi është transmetuesi i njohurive. Ai luan rol vendimtar për të lehtësuar studimin e gjuhës dhe për të zhvilluar tek nxënësit  aftësitë për nxënie të pavarur. Në diskutimet e shumta rreth rolit të mësuesit në mësimnxënie janë arritur rezultate konkrete në përcaktimin si duhet të rolit të tij në këtë proces.
Roli i mësuesit [3] të gjuhës shqipe është:
Të bashkëbisedojë me nxënësit synimet e nxënies dhe përmbajtjen;
Të ruajë një atmosferë pozitive dhe harmonike për nxënien;
Të mbështesë pjesëmarrjen aktive të nxënësve;
Të veprojë si një model i një nxënësi të letërsisë;
Të përshtatë mësimdhënien me reagimet e nxënësit;
Të nxisë cilësinë e bashkëveprimit në klasë ;
Të japë orientimet e duhura dhe feedback cilësor;


[1] T.S.Casacu” Linguisticue appliquée :une  introduction”, editrice La scuola, f.305-306
[2]Jani Vreto, Vepra të zgjedhura, Sh. B. “ Nëntori” , Tiranë, 1973, f.130
[3] IKT, Programi I lëndës letërsi për klasën e 11-të


Të nxisë nxënien  e pavarur.
Objektivat e mësimit të gjuhës shqipe në arsimin parauniversitar kërkojnë formimin e përgjithshëm të nxënësve që në këtë cikël. Në universitete thellohen dhe specializohen këto objektiva për të thelluar njohjen e specializuar dhe shkencore.
Nëse do të hulumtonim mbi formimin e mësuesve të ardhshëm , padyshim që ecuria e njëtrajtshme e marrjes së njohurive të përgjithshme përfundon me mbarimin e shkollës së mesme. Do të shohim se si thellohen këto objektiva nga njohuri të përgjithshme në njohuri të specializuara, nga shkolla e mesme drejt universitetit:
Deri në arsimin parauniversitar nxënësi duhet:
1. Të komunikojë për qëllime të ndryshme me të tjerët , duke e përdorur gjuhën me saktësi dhe duke i transmetuar mendimet nëpërmjet të folurit, të lexuarit e të shkruarit.
Këto objektiva thellohen në programet universitare të gjuhës e letërsisë, nëpërmjet diskutimeve të shumta në orët e seminareve të lëndëve të ndryshme, detyrve të kursit të paqitura para një audience të përcaktuar( Detyrat që prezantohen me gojë) , si dhe nëpërmjet procesit të të shkruarit kryesisht në Shkrimin akademik, me tipe dhe lloje të caktuara të punëve me shkrim.
2.  Të përdorë dhe analizojë sistemin gjuhësor të shqipes në nivelet e veta përfaqësuese : Drejtshqiptim, drejtshkrim, fjalëformim, morfosintaksë etj
Në programet universitare thellohet analiza e sistemit gjuhësor mes lëndëve të tilla si: Hyrje në gjuhësi, morfologji, sintaksë, fonetikë, hyrje ne historinë e gjuhës shqipe, dialektologji, leksikologji.
3.  Ta rrisë në mënyrë të përshkallëzuar dhe në përshtatje me moshën , zhvillimin vetjak emocional, shoqëror, estetik dhe moral të nxënësve [1]
Në universitet ky objektiv thellohet mes lëndëve që lidhen drejtëpërdrejtë me vecoritë psiko- emocionale të nxënësve si: Psikologjia , pedagogjia, e shoqëruar më shkencat e dijeve të zbatuara si psikolonguistika, sociolinguistika, etj.
Përgatitja e mësuesit lidhet:
1. Me përgatitjen e përgjithshme si mësues i lëndës së gjuhës shqipe, e cila lidhet me përditësimin e arritjeve të shkencës së gjuhës. Mësuesit duhet të jenë në kontakt me të gjitha arritjet e kësaj shkence dhe debatet në fushën përkatëse.
Nga vëzhgimet e bëra konstatohet se mësuesit me një përvojë pune 10-15 vjecare nuk e humbasin kontaktin me arritjet e shkencës së gjuhës, kurse mësuesit e sapodiplomuar shpesh u besojnë njohurive të marra në universitete dhe nuk i thellojnë sa duhet njohuritë e fituara në shkollë. Kjo bën që ndoshta ky brez mësuesish duke mos pasur edhe përvojën e tyre në mësimdhënie dhe në studimet e thelluara të programeve të krijojnë dobësi të theksuara në procesin e mësimdhënies.Vetëm 10% e studentëve të diplomuar janë në kërkim të arritjeve të reja të gjuhës , ku shumica e tyre i thellojnë njohuritë mes cilkeve të thelluara të studimeve Master. Me reformën që përfshin Arsimin e Lartë në specifikimin e masterave në ; Shkencor dhe Profesional, mendojmë se do të thellohet interesi dhe niveli i studentëve që do të ndjekin këto studime. Universiteti e realizon suksesshëm përditësimin e arritjeve të shkencës së gjuhës.
2. Mësuesi i gjuhës shqipe duhet të jetë mbrojtës dhe kërkues i vazhdueshëm i standardit të shqipes. Detyrë themelore e tij është përdorimi domosdoshmërisht i standardit dhe evidentimi i formave jostandarde.  Në rast se nxënësit dëgjojnë mësues që flasin në dialekt, pavarësisht se në mendje idetë mund t‘i kenë shumë të qarta, do të kishin vështirësi të flisnin rrjedhshëm. Kjo do të sillte që ata të flisnin me fjali të shkurtra e nuk do të arrinin të shpreheshin si duhet.
3.    Duhet të jetë i përgatitur metodologjikisht me teknologjitë e reja të mësimdhënies dhe standardet e hartimit të plan ditarit.
Përgatitja metodike fillon në universitet përkatësisht me lëndë të tilla si; Metodika e gjuhës shqipe, Metodika e letërsisë, Pedagogjia,Didaktika dhe thellohet më pas mes kualifikimeve të vazhdueshme nga institucionet përkatëse dhe natyrisht edhe mes vetkualifikimit të mësuesit, proces , i cili vazhdon gjatë gjithë jetës. Përvoja e mësimdhënies e lejon mësuesin ta shohë veten si prodhues i materialeve didaktike .


[1] M. Gjokutaj, Didaktika e gjuhës shqipe, SHBLU, Tiranë , 2009, f.46


Në formimin e kandidatëve mësues rol të rëndësishëm luajnë objektivat ndërveprues gjuhësorë.
Me objektiva gjuhësorë kuptojmë njohjen që duhet të arrijnë nxënësit për të gjitha nivelet gjuhësore , duke u nisur që nga drejtshkrimi i saj , sistemi i saj gjuhësor e deri në praktikën e drejtpërdrejtë , te shqiptimi , fjalori, gramatika, modelimime shkrim dhe i saktë i gjuhës.[1]
Kemi hetuar mënyrën e dhënies së informacionit në mësuesit e sapodiplomuar , si dhe në mësues me një përvojë pune 10 vjecare, pavarësisht programeve dhe teksteve , të cilat vijnë për herë të parë në këtë vit shkollor.
Kjo mënyrë do të na ndihmojë për të evidentuar efikasitetin e programeve universitare, krahas përvojës së mësimdhënies, të cilat ecin natyrshëm përkrah njëri-tjetrit.
Konvencionalisht po i shënojmë me :
M 1 - mësuesi i sapodiplomuar
M 2 - mësuesi me përvojë të paktën 10 vjecare
Po sjellim një model vëzhgimi.
Gjuha shqipe dhe letërsia 11
Zinxhirët ushqimorë
Seleksionimi natyror
Bari hahet nga lepuri,i cili hahet nga ujku.Gjethet hahen nga kërmilli dhe ky hahet nga iriqi. Këto marrëdhënie formojnë një zinxhir,sepse gjallesat janë të lidhura midis tyre si hallkat e një zinxhiri.
Ju e dini që bima një pjesë të ushqimit të saj e merr nga toka. Më pas, në prani të dritës së diellit, ajo e “e gatuan” këtë ushqim dhe e përdor për të jetuar. Por kafshët nuk mund të “gatuajnë” ushqim. Ato e marrin atë të gatshëm nga bimët. Madje dhe një kafshë si shqiponja, tërthorazi e siguron mbijetesën duke u furnizuar me lëndë të domosdoshme nga toka. P.sh.: shqiponja ushqehet me kafshë të tjera, si: ujq, minj të arave, zogj, bretkosa.
Darvini në teorinë e tij për evolucionin flet për seleksionimin natyror,si dhe luftën për ekzistencë. Kjo ide do të thotë se natyra realizon procesin e evolucionit, pasi mundëson ekzistencën e vetëm atyre individëve ( dhe llojeve të tyre), të cilët aftësohen më së miri ndaj kushteve të mjedisit jetësor. Mirëpo në tokë ka mjedise jetësore të ndryshme dhe kjo ka ndikuar që numri i llojeve të jetë shumë i madh.Seleksionimi natyror vepron në natyrë të njëjtë tek të gjithë individët e një bashkësie. Disa prej llojeve do të kenë ndryshime të caktuara ( të fituara me mutacione) dhe, në qoftë se janë të përshtatshme, do të kenë sukses më të madh gjatë shumimit. Si rezultat, do të zmadhohet numri i individëve me vecori të atij lloji dhe në këtë mënyrë do të evolojë. Ndryshimi i kushteve për jetesë ( p. sh., akullnajat) do të sjellë që të përshtaten ata të cilët kanë vecori të përshtatshme për situatën e re. Dhe ai lloj do të bëhet mbizotërues.
Në fragmentin “Zinxhirët ushqimorë” mësuesi( M 1) organizon këto pyetje:
1.Si janë ndërtuar fjalitë ? ( të thjeshta, të përbëra)
2. Gjeni foljen që nuk përdoret në kuptim të drejtpërdrejtë.
3. Në cilën kohë janë foljet në tekst?
4. Si realizohet përmbajtja në fragment.
Mësuesi M2 organizon këto pyetje;
1.Gjeni fjalë të leksikut të përgjithshëm.
2.Në cilën kohë janë foljet në tekst?
3.Si janë ndërtuar fjalitë ? ( të thjeshta, të përbëra)
4.Si realizohet ideja e zinxhirit ushqimor?
5. Gjeni foljen që nuk përdoret në kuptim të drejtpërdrejtë.
5.1. Përse përdoret ajo?


Në fragmentin “Seleksionimi natyror” mësuesi organizon këto pyetje:
1.Ndërtoni një fjalor me fjalë të përdorimit të përditshëm.                           M2
2Ndërtoni një fjalor të specializuar me emërtime nga biologjia.                   M2
1. Si ndërtohet ideja dhe si plotësohet ajo me argumente?                          M2
2. Në cilën kohë janë foljet në tekst?                                                    M1, M2
3. C’lloj fjalish janë përdorur ? ( Te thjeshta , të përbëra, )                  M1, M2
Modeli 2
1- Cilat janë karakteristikat gjuhësore të tekstit?                                           M1, M2
2- Cila është natyra e leksikut të përdorur në këto tekste?                                    M2
3- Cili është lloji i shkrimit?                                                                                  M2
4- Cila është struktura e fjalisë? Po foljet në ç’kohë janë përdorur?              M1, M2
5.Ndaj në një tabelë ato që di dhe ato që nuk di.                                                   M2
Mësuesit e sapodiplomuar studiojnë leksikun dhe vetëm 20% e tyre fillojnë të analizojnë karakteristikat gjuhësore të tekstit. Pothuajse askush nga subjektet e vëzhguara nuk paraqet pamjen vizuale të zinxhirit ushqimor:
Hahet           hahet
Bari---------lepuri--------------ujku
Hahen                hahet
Gjethet----------kërmilli-----------iriqi
ushqehet
Shqiponja ----------- ujq, minj të arave, zogj, bretkosa.
Ushqehen
Kafshët-------------bimët
ushqehen
Kafshë--------------kafshë
Në fund të zinxhirit që nxënësit të kuptojnë më mirë idenë, mund të përdoret edhe frazeologjia  ( Peshku i madh , ha të voglin) Më pas M2 mund të kalojë në përdorimin e një fjalori tjetër , që i përket një  grupmoshe tjetër.
C’do të thotë : Peshku I madh , ha të voglin?
Në realizimin vizual të skemës së zinxhirit ushqimor , mësuesi M2 mund të aktivizojë me kujdes njohuritë e mëparshme të nxënësve, por kjo kur në formimin e tij ka dije   të qëndrueshme nga leksikologjia dhe semansiologjia, të cilat thellohen në programet universitare.Mësuesi rikujton konceptin e fjalës dhe fushës leksikore. Konceptet e përgjithshme dhe të vecuara ndodhen në marrëdhënien e njohur midis reales dhe gjinisë a klasës më të afërt ku bën pjesë ajo reale. Një nga përbërësit më kryesorë është pikërisht ai që lidhet me klasën më të afërt ku bën pjesë realja.[1]

Koncepte të vecanta
Koncepte të përgjithshme
Bari, gjethet
bimë
Lepuri , ujku, iriqi,
Kafshë
Nëse mësuesit e paraqesin vizualisht këtë pritet që nxënësit të formulojnë të pavarur idenë e zinxhirit ushqimor, duke u mbështetur në marrëdhëniet që krijohen midis objekteve , pjesë të këtij zinxhiri.
Në analizat gjuhësore të dy grupet e mësuesve nuk thellohen në klasat e fjalëve: Abstrake dhe konkrete . Duke u mbështetur në këto klasa do ta kenë më të lehtë të analizojnë gjuhën e përdorur nga grupmosha të caktuara, pasi tekstet janë të dallueshme nga pikëpamja gjuhësore dhe psikologjike. Duke njohur psikologjinë moshore mësuesit krijojnë modelet përkatëse për standardet e moshave të caktuara dhe këtë ua transmetojnë edhe nxënësve të vet.Kjo njohje thellohet më pas në punë të pavarur ku mund t’u kërkohet nxënësve të hartojnë 2 modele tekstesh për dy grupmosha të caktuara.( 6-8 vjec, dhe 14-16 vjec)
Nga vëzhgimet e kryera konstatojmë se në përqindje të caktuara të dy grupet e mësuesve shfaqin shmangje nga standardi.
Mësuesi                            drejtshkrim        morfoligji                 sintaksë              drejtshqiptim
M1                                   shumë              pak                        shumë               pak
M2                                   fare pak            aspak                     pak                   fare pak

Faktorët që cojnë në  përdorimin jo korrekt të normës.

1 .Radioja dhe televizioni krijojnë “ modë gjuhësore”, regjistra të ndryshëm gjuhësorë, që krejt natyrshëm përvetësohet nga ndërgjegjja gjuhësore e folësve  dhe  këtij ndikimi nuk i kanë shpëtuar edhe mësuesit e gjuhës e letërsisë, sidomos brezi më i ri i tyre.  Njohja e standardit dhe njohja e gjuhës së medias realizohet e plotë si në programin parauniversitar, ashtu edhe në programet e ofruara nga universiteti me lendë si sociolinguistika, shkrimi akademik, psikolinguistika.
1. Ndikimi i idiolektit e sociolektit.
2. Ndjekja e një modeli jo standard( Në formimin e mësuesit ndikojnë paralelizma. Shpesh të gjithë mësuesit ndikohen nga ish- mësuesit e tyre.)
Kjo besoj se mund të kapërcehet me  Zhvillimin i suksesshëm të dijes e gjuhësisië së zbatuar, e cila do të ndihmojë në zbatimin e suksesshëm të reformave në arsimin e lartë. Gjithnjë e më tepër aty ku përgatiten mësues , ndjehet nevoja e domosdoshmëria e orientimit të reformës në drejtimet ku rrjedhin ujërat e prurjeve të gjuhësisië së zbatuar, psikolinguistikës, sociolinguistikës, analizës së diskursit, etj[1]
Kalimi nga shkolla e mesme ne universitet në procesin e të shkruarit:
Po marrim në shqyrtim thellimin në procesin e të shkruarit nga shkolla e mesme në universitet duke u mbështetur kryesisht në programin e shkollave të mesme dhe thellimin në lëndën e Shkrimit Akademik. Do të hulumtojmë se si thellohen njohuritë në universitet dhe si i shërben kjo lëndë procesit të shkrimit.
Konkretisht, kursi i Shkrimit Akademik[1] është strukturuar mbi bashkëveprimin për sendërtimin në proces të shkrimit universitar, prej njohjes së tërësisë së karakteristikave metodike e stilistike thelbësore për shkrimin universitar, të normës drejtshkrimore në shqip, të njohjes së llojeve shkrimore pranë shkrimit univeristar dhe të disa standardeve kryesore grafike në formatimin modern të shkrimit universitar.
Synimi i kursit është aftësimi i studentëve për të lëndëzuar në mënyrë korrekte e të përshtatshme universitare detyrimet fillestare në punët me shkrim, përgatitja e tyre për sendërtimin e strukturave shkrimore më të plota në të ardhmen.
Struktura e shkrimit.
Eseja e kërkuar në shkollë të mesme konsiston në tri pika kryesore. Ajo ka një strukturë pesëparagrafëshe: një hyrje, tri pikat kryesore sipas jush dhe një përfundim. Në shkrimin universitar nuk parashikohet ndonjë numër i pikave që shkrimi juaj duhet të përfshijë. Ato mund të përmbajnë aq paragrafë sa të nevojiten. Studenti zgjedh lirshëm një strukturë në funksion të ideve e argumentit që zhvillon.
Paragrafi.
Paragrafët në shkollën e mesme  janë të gjatë apo të shkurtër aq sa të nevojiten për të plotësuar kërkesën e pesë paragrafëve të kërkuar dhe kufizimin e faqeve. Çdo paragraf duhet të nisë me një fjali temë që mbështet tezën themelore të shkrimit. Çdo paragraf duhet të përfundojë duke e rimarrë  idenë e nënvizuar në fjalinë temë. Paragrafët në shkrimin universitar janë zakonisht mes një të tretës dhe dy të tretave të faqes dhe të ndryshojë në masë, mbështetur në nevojat e paragrafit. Paragrafët do të jenë më të qartë dhe me koherentë nëse ata nisin me një temë që përmbledh pikat kryesore të paragrafit.
Qëndrim mbi tezën themelore.
Cdo shkrim në shkollën e mesme duhet të përmbajë një tezë themelore. Paragrafi hyrës duhet të përfundojë gjithashtu me një tezë të tillë. Teza mbështetet nga tri pikat kryesore. Një tezë kryhet brenda përmasës së një fjalie. Në universitet jo çdo shkrim ka nevojë për një tezë të shpallur. Paragrafi hyrës shpesh mbyllet me një tezë themelore, ndonëse vendi i saj edhe mund të ndryshojë. Tezat themelore nuk ka përse të mbështeten nga një numër i renditur argumentash. Një tezë mund të përfshijë gjerësinë e dy apo tri fjalive, mbase edhe më shumë nëse argumenti është i ndërlikuar.
Hyrja dhe Përfundimet.
Shkrimi në shkollën e mesme  duhet të nisë me një artikulim të gjerë e përfshirës të tezës themelore që duhet të vijë duke u ngushtuar. Përfundimi duhet të shfaqet  si përmbledhje e pikave  kryesore të shkrimit. Në universitet  hyrja duhet ta artikulojë temën e shkrimit apo çështjen sa më shpejt të jetë e mundur, në terma konkretë e të veçantë. Përfundimi duhet të paraqesë më shumë se thjesht një shumë të asaj që ju tashmë e keni shkruar.
Artificie stilistike. Në shkollën e mesme mund të shtohen elementë të rrëfimit dhe të përshkrimit duke e tërhequr estetikisht lexuesin. Argumentet e shkrimit mbështeten në opinionin apo përvojën vetjake . Në universitet ju duhet të trupëzoni rrëfimin apo ndonjë artific tjetër estetik në argumentin tuaj, për aq sa e ndihmon gjerësinë e nevojshme të analizës. Argumentet në ese duhet të mbështeten me shembuj nga burimet e kërkimit bibliografik. Në disa disiplina, pedagogu mund t’ju nxisë të shtoni në argumentimin tuaj elementë të përvojës suaj vetjake.
Filozofi e shkrimit. Midis shkrimit universitar dhe shkrimit në shkollën e mesme shfaqen disa ndryshime në filozofinë orientuese të shkrimit: shkrimi në shkollën e mesme orientohet nga formulat. Ju ofrohet një strukturë e gatshme leximi mbi të cilën mund të mbështeteni. Ju mësohet vetëm një model shkrimi që mund ta përshtasni në të gjitha kurset tuaja. Nxitet përsëritja. Përkufizohen rregulla. Shpërbleheni për njohjen e materialit. Në shkrimin universitar nuk nxiten formulat. Ofrohet liri për mënyrën vetjake të strukturimit të argumentit. Ofrohen orientime të posaçme disiplinare për të ndërtuar punën e shkruar. Shkurajohet përsëritja. Nxitet i menduari kritik. Vleresohet shpirti analitik i studentit.


[1] E. Xhindi;  H. Grillo, “ Arti i të shkruarit”, Europrint, Vlorë,  2009.


[1] Tomor Plangarica, Aspekte të gjuhësisë së zbatuar, Shtëpia Botuese “ Sejko”, Elbasan, 2002, f.21



[1] J. Thomai, “Prejardhja semantike në gjuhën shqipe” Tiranë, 1989



[1] Po aty, f.47

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...