2014-07-10

Syri mashtrues i Evropës(2)

Brahim AVDYLI:


EVROPA E BASHKUAR DHE SHQIPTARËT (II)


Veprën e tij e fillon Henric L. Wuermeling me një kërkim të gjetjes së bazave të vjetra të Evropës. Ai e nis kërkimin prej Zeusit, prej Zotit të Madh, që është pellazg hyjnor, pra Shqiptar, dhe i cili e sjell, apo e rrëmben apo e grabitë me fjalë Princeshën Evropa dhe lundron për në qytetin e përjetshëm, d.m.th. të amshuar, pra në Kretë, d.m.th. në Bashkimin Evropian.
Ai e fillon një punë të tillë me një mit, me kualifikimet e besimit njerëzor dhe merr para vetes një mori veprash të Gjermanisë e të Kontinentit të Evropës dhe të Botës, që i vë në listë të librave. Ne, e dimë këtë listë.
Po e marrim një vepër tjetër, mitet më të famshme të lashtësisë, të Gerold Dommermuth-Gutrich[1], të përkthyer në gjuhën shqipe me licencë nga gazeta “Shekulli”, e cila paraqet një vepër të veçantë të 50 miteve më të njohura të lashtësisë. Nuk thuhet asgjë mbi prejardhjen kombëtare, por ato paraqiten si “mite të lashtësisë greke”, që nënkupton Greqinë.
Kur të thuash “të lashtësisë greke”, ne detyrohemi të gjurmojmë prejardhjen e këtij cilësimi. Etnonimi “grek” është sajuar prej kombit të madh pellazg, i cili është marrë nga sistemi matriarkat dhe nuk e shprehë etnonimin grek, por sajimin e tij artificial. Ithtarët e sistemit matriarkat ishin“adhuruesit e kultit të Greëve”, d.m.th. “gratë plaka”, grave plaka, që rrjedhë nga GraiaGruja në gjuhën e mbetur gjallë të gjuhës së sotme shqipe, ndonëse e ka ndërruar nëpër luftëra formën e shkrimit. Prej tyre e ka prejardhjen fjala greke “Graicos”.
Ky kult matriarkal u zëvendësua nga të sapoardhurit e tjerë në atë vend, pra sot në Greqi, me kultin e “Hellos”, e cila është zanafillë e dytë e“grekëve”, pos mitit të Helenit, birit të Deukalionit. Edhe këtë duhet ta dimë...
Greët (Gratë) ishin tri veta, të cilat e shikonin fallin me tre pëllumba, dhe ngjyra e flokëve të tyre ishte sikur ngjyra e pëllumbave. 
 
 
Kulmi i këtyre gjërave është se pa dashur u është dhënë nga romakët emri “grekë”atyre që kanë ardhur të “graicot” apo“graieci” dhe i kanë përzier me këtë të ardhurit nga një fis nga kombi i madh pellazg, që fliste këtë gjuhë, sot gjuhën shqipe, i cili vinte nga Epiri, tokë shqiptare. Ata e përhapën etnonimin e tyre të rrejshëm apo të gabuar vazhdimisht “grek”.[2]
Krijimi i nxitur i arkeologëve, pa ditur se çka po krijonin, krijimin e “Lenearit B”, pa asnjë përqasje me dialektin e sotëm gegë, që është një dialekt i vjetër i Shqipërisë së Veriut dhe të Kosovës, dhe është gjuha më e afërt me greqishten e lashtë, e zëvendësuan me prova të prekshme të folmen e këtij qytetërimi, me qytetërimin e “grekëve”“graikove” të lashtë, pra të pellazgëve. [3]
 
Asnjë vepër e tërë Evropës dhe botës, të shkruara dhe të botuara po kështu, nën shtytjen e “grekëve” dinakë, që ngrihen lartë me mundin e të tjerëve, popuj të shtrirë për dhé, të lindur prej Zotit të Madh, që të punojnë pa fjalë, nuk është shkruar për të vërtetën shkencore të zanafillës së Kontinentit të Evropës. Madje askush nuk ka guxuar të pohojë se poemat epike, që merren si veprat e para të shkrimit letrar të botës dhe të Evropëskanë qenë rapsodi pellazge të traditës gojore, të devijuara, të shndërruara dhe të manipuluara nga pushtuesit “grekë” dhe heronjtë e tyre, si Akili, Uliksi (Odiseu), Agamemnoni, Priami, Heleni, Parisi, Hektori, Kasandra apo Enea,etj., që i kanë përdorur që ti shërbenin kauzës së pushtuesve helenë, nuk kanë qenë “grekë”, por edhe ata pellazgë.[4] 
Edhe Atlasi i historisë së botës, i hartuar nga një kuadër i autorëve të njohur të prirë dhe të udhëhequr nga historiani Dr. Geoffrey Wawro, të botuar nga ana e “Millenium House”, Pty Ltd. 2008, u gjënë vend të parë në botë Athinës, Spartës, Romës, Arabisë dhe Indisë, krahas tërë Evropës dhe Botës, me Kinën nëpër histori dhe fillimin e botës e lë në errësirë. Ai fillon me regjionet e Irakut dhe Egjiptit, që janë 3000 vjet para Krishtit, të cilën njerëzimi e quan “djep të qytetërimit”, sikurse shumë të tjerë, që e quajnë kështu. [5] Harrohen shkrimet e vjetra të botës, që vinë prej Evropës, të ruajtura në muzetë e saj. Sikur fillon ajo, pa e shqyrtuar origjinën e domethënien e tyre.
Ne po e shqyrtojmë emërtimin “atlas”, sepse është fjala e parë. At-las do të thotë rrëfimi që , apo e la pas ati ynë i madh për botën. Vjen nga fjala shqipe, pra arbërore, avranitase dhe është mjaft domethënëse. Rrëfimi i atitqë ua  brezave trashëgim botën, si është bota. Ndërsa, fjala “miti”shpjegohet më mirë në veprën tjetër “Miten dhe legjenden”, të botuar nga Neil Philip, me 50 mitet nga e gjithë bota, në të cilën thuhet se mitet janë“rrëfime, histori dhe legjendë”, të cilat, sipas mundësisë së besimit të njeriut“fillon prej Egjiptit”[6] me Zotin e Krijimit, që është atje “Re-Atum” apo “Ra-Atum”, siç thotë Xh. Katapano.
 
Kjo lidhet me fjalën dhe veprimin, të dëshmuar prej analizuesve të këtyre miteve, qofshin prej besimtarëve, prej antropologëve, etnologëve, psikologëve, ose kritikëve të letërsisë së lashtë e të re, që kanë shpjegimin e vetëm përmes ilirishtes/shqipes. Xhuzepe Katapano e fillon prej themelimit të botës e deri te alfabeti fonetik egjyptian. Autor i hieroglifëve fonetike të Egjyptit ishte THOTI, “i dituri i të diturve”, që shqiptonte fjalët krijuese të gjithësisë, dhe që ishte i pranishëm gjatë shqyrtimit të “peshës së zemrës”, në praninë e Perëndeshës Maat, apo Mát, pra Perëndeshës së Drejtësisë.[7] Një karakteristikë e kupës qiellore është SFINKSI, emblema në gur e një race që e nderonte DRITËN, si gjënë më të afërt me ZOTIN, adhurueses së DIELLIT, që është raca e vjetër boreale ilire, pra pellazgët, d.m.th. shqiptarët, pra kaukazianët dhe shqiptarët e rajonit aziatik në mes të Detit të Zi dhe Detit Aziatik; baskët e Spanjës; Amitët dheSemitët e Afrikës dhe Azisë; indoevropianët e Azisë dhe të Evropës, etj.
THOTI nuk ishte një egjiptian i vërtetë, por boreal, pellazgo-ilir, shqipfolës, krijues i doktrinës DRITË, shfaqja e të cilës është DIELLI, simbol i ZOTIT NJË, ATUM ose TEM, që në kuptimin e tyre të drejtpërdrejtë në shqipen e sotme, do të thotë në këtë mënyrë:
1)   AT=at=baba; U=unë; M=, mëmë;
2)    T=tatë=baba; E=e; M==mëmë.[8]
Unë jam TEMI, i vetmi NJË, arsyeja e jetës, Burimi i Vetëm i çdo ekzistence[9], ndërsa RA është emërtimi i asaj që vjen nga lart, në njëjtën formë me fjalën shqipe, me rënë nga lartë, me të cilën RE është e njëjta fjalë.[10] E vërteta është rikthyese si drita e Diellit, apo siç thoshte Jezu Krishti,“unë jam ringjallja dhe jeta, ai që beson tek unë, edhe sikur të jetë i vdekur do të jetojë, dhe cilido që është i gjallë dhe beson tek unë, nuk do të vdesë kurrë.”[11]
 
Ekziston një SFINKS etrusk, me kokë të femrës, trup të luanit e krahë të shqiponjës, simbol boreo-ilir; dhe një SFINKS hitit, një popull që njësohet me popullin trojan dhe etrusk, me kokë të femrës, e lumtur në pavdekësi, për dallim nga SFINSKI i Gizës, që e ka një kokë burri, që dallojnë në parimin e gjinisë, njëra palë e ka anën femërore e tjetra atë mashkullore, pra matriarkatit dhe patriarkatit, që dallojnë edhe për kohën e ndërtimeve.[12]Sipas arbërishtes apo shqipes moderne, i pari i shtetit, faraoni, do të thotë fara e jonë, fisi (fara= fara; onë= e jonë), Faraoni ishte mbreti i parë që mbretëronte apo qeveriste njerëzit e Nilit, dhe i dërguari i parë prej Zotit, përfaqësues i tij në tokë, ndërsa “Kryetar i Kryesisë së Shtetit”, një mëkëmbës i Faraonit, pra Kryetar i Qeverisë është Zát, që në të njëjtën kohë kishte detyrën e priftit më të lartë të shtetit. Faraoni emëronte Këshillin e të Dhjetëve, i ngjashëm me kabinetin e qeverisë në shtetet demokratike, me dekret mbretëror, të quajtur UDJA, etimoni i së cilës është, pa asnjë dyshim, fjala e shqipes dhe e arbërishtes, UDHË-A, që do të thotë pikërisht: rregull, normë, ligj, komunikim,  arsye, drejtësiUDJA është ligji në kuptimin më të gjerë. Si thotë Katapano, ”Shkenca, në kuptimin më të gjerë dhe më të qartë të fjalës, kërkon ndjeshmëri të lartë intelektuale, plot vëmendje ndaj bashkëlidhjeve të disiplinave më të larmishme.
Popujt kurrsesi  nuk kanë mbetur në vend...” [13]
Në Egjipt, në Mesopotami, në Palestinë, në Lindjen e Afërt, Anadollin e gjerë, si dhe në rajonet e tjera të botës e gjejmë kudo farën tonë, iliro-pellazgëve të vjetër, ilirët, trojanët, etrusket, hititët, dhe më vonë romakët, etj.
Kur të merret shqyrtimi gjeografik i prejardhjes së Evropës, në rrafshin e saj mitologjik, sillet në Kontinentin e Afrikës. Më përpara grekëve, fenikasit janë vendosur në brigjet siriane, kanë zotuar zonat lindore të Mesdheut.Fenikasit ishin semitë që rridhnin nga Kanaenët e famshëm të Biblës, të cilët grekët i quajtën “fenikas”. Bibla nuk e njeh këtë emër dhe përmend vetëm emrin e “Kanaanëve”.[14] Legjendat e EUROPËS dhe KADMOSIT zbulohen në rresht pas rreshti, sikurse emrat e tjerë të mitologjisë, që shpjegohen në saje të shqipes së sotme, Zeusi, Akili, Afërdita, Apolloni, Artemisa/Artemida, Hera/Hëna/Ndera, Hadi/Hades, Ari/Aresi/I Pari, Athina/Thina/E thëna, etj.
Pjesa më e madhe e këtyre emrave kanë zanafillë pellazge, pra prej Pellazgëve hyjnorë, siç na bënë të ditur Homeri[15], duke shpjeguar e dhënë në radhë të parë origjinën e Zeusit prej DODONËS pellazge, pra EPIROTASE, në vendin e ashpër të SELLËVE, fis iliro-pellazgë, pra e themi ne- SHQIPTARË.
 
Emri i vendit EPIUR është shtrembëruar në EPIR, që do të thoshte “I pirë, i dehur nga vena”, greqisht OINEU/OINEA, që sot në të folmen popullore greke (demotike) atë do ta quanin ATVERA (Ati i verës) dhe emri vendit EPIR (greqisht ISPIROS), vije prej kësaj, që evropianët perëndimorë e quajnë EPIRUS, ku për shkak të eufonisë e ka ndërruar vendin e U-së me R-në. Nga shkrimtarët grekë na është i njohur se Oineu ishte mbret i ETOLISË[16], e cila kishte si kryeqytet Kalidonën, d.m.th. “Kalin e dhënë”.[17] Epiri e ka rrjedhën e vet prej djalit të dytë të Euritemës dhe Testit, pranë Ifiklisë, Evipin.[18] Oineun apo Atin, që ndryshe i thonë Atunis, apo Kalorësin e Parë, e gjejmë edhe në Dhiatën e Vjetër, kur ati i tij, Abrahami (Brahimi) shkoi ta flijojë djalin e tij, Isakun, që frikohej shumë dhe e quanin Friksi, që është i njëjti person me Isaakun, dhe rrjedhimisht me Oineun apo Atin. Vërtetimin e kësaj e gjejmë edhe te Diodori, se Isaaku apo Friksi, i biri Nefelit, është Kalorësi i Parë. [19] Në vazen etruske, na ndërrohet pak emri “AEKAS” nga “OIENEA” në “IKSION” dhe me shndërrimin e dyfishte prej “AE” në “OE” dhe të “KS” në “S”, ajo bëhet “FSHIONAS”, që ka kuptimin se “ishte i jonëve apo i iliadëve të parë”, dhe prej kësaj apo këtyre e ka marrë edhe emrin domethënës “Iliada” e Homerit, sikurse “Odisea”, d.m.th. Uliksit, që ne, në mermer, i shohin me plis të bardhë (borealë) të shqiptarëve, edhe sot.
Friksi ishte i njëti me Isaakun, Oieneut, apo Atit të parë, që ishte burrë i Tiros, dhe ishte me emrin KRITEA (KRITHEA), që në avranitase/arbër/shqipe do të thotë në KRYE TË FISIT, KRYE apo PATRIK (i provuar), në radhë të parë si farëmbjellës, si djalë bujku, që mbolli dhe e korri me elb e grurë atë tokë, që mund të mësojmë nga Dhiata e Vjetër, Gjeneza.[20]
Në “Fjalorin” e Marko Boçarit e gjejmë se KRITEA në të folmen avranitase, pra arbërore apo shqipe i thonë ELBË.[21] Atin e parë, Patrikun, në avranitase e quajnë LULE. Emrin LULE e kanë e greqizuar e shtrembëruar në LULOS. Po ta marrim parasysh tingullin L të dialektit toskë dhe J të dialektit gegë do të kemi emrin JULE. Ky personalitet JULE, JULIE (JIULIE) apo PIKO, apo NANA ose OINEA është një nga dymbëdhjetë hyjnitë olimpike dhe njerëzit e hyjnizuar e quajnë ARI (I PARI), por edhe DIA, dhe me te emërtohet KORRIKU sipas latinishtes JULI. [22] Ari, greqisht Aresi, është I PARI, Elinas (Helenas), që do me thënë I ARTI apo Nakoja. Nakoja dhe Sharria janë djem të Jonit, apo si e gjejmë karakterizimin “ishte më i devotshmi i njerëzve”.[23]
 
Nga tekstet e ruajtura nëpër të tërë hapësirën mesdhetare është teksti iMumjes së Zagrebit dhe teksti i Dodekadeltos (dymbëdhjetë pllakave) tëGrottinos së Kretës, me përmbajtje historike, llamarinë ari të Pi(y)rgit, që janë gjetur në Pirgi të Toskanës (Itali), nga zonja Falconi, ndihmesë e profesorit etrusk Massimo Pallotino. Dy janë të shkruara në etruskishte dhe e treta  është e shkruar në kartagjenase (cartagenése), gjuhë të cilën evropianët e quajnë gjuhë punike, dhe ruhen në Muzeumin Kombëtar të Romës, në Villa Giulia, që konsiderohen se janë themeluar në fillimet e shekullit 5-të p.e.s.[24]
Kjo pllakë e artë i është kushtuar mbesës së IONIT (Jonit), në grafi (shkrim) që fillon nga ana e djathë, pra “E jona”, “Tanët”, dhe kartagjenasit hyjneshës i thonë Tánit (Távit). E para është shkruar me alfabetin jonik, i dyti me alfabet dorik. Tirenasit janë një nga tre fiset etruske, etruskët janë jonike, dhe jonët një nga të shumtët fise pellazgjike.[25] Pra, mbishkrimet e Grottinos së Kretës janë të shkruara me dorë, në dorike, dhe ruhen pikërisht në Evropë.
Emri i shkrimit “dorik” rrjedhë prej fjalës “dorë”, në gjuhën e sotme shqipe, sepse të shkruhet nga njeriu shkruhet me anë të dorës. Prandaj, quhet “dorik”. Dhe, nëse ka filluar  prej Kretës, e ka fillimin prej arbërve, jo prej grekëve.
Emri Italia ka mbetur sipas së folmes së vjetër tirene, pra me gjuhën e vjetër të Tirenejve të lashtë, që ishte një fis i lashtë i pellazgëve apo i shqiptarëve të sotëm,  I TALË, do me thënë vendi i Talit (Tauros, Talos).[26]
Etruskën (Toskën), a Etrunjëtën e ka folur edhe Prometheu apo Thalin a Talin, nga e cila e ka marrë emrin ITALIA, i quajtur edhe Tauro, që në folmen e sotme shqipe i thonë KA, e gjejmë edhe emrin e Kadmi Milisit. Për-më-theu, që është fjalë shqipe për Prometeun, është i njëjti me mësuesin e Akilit, Finikun, i njohur më shumë si Centauri Kiron, si dhe Kadmi Milisin apo Thali Milisin. Ai vajzë të tij e kishte Semelin. Kadm (Kadëm) Milisi është Heleni i parë, dhe ndërmori kohë të shkruaj historinë “Ndërtimi i Milisit dhe i gjithë Jonisë”, që është zhdukur, në katër vëllime. Grekët e mëvonshëm thonë se ai ka jetuar në mesin e shekullit të gjashtë (VI) para erës sonë, por ne ia shtojmë edhe një mijëvjeçar, sepse duhet ti afrohet të vërtetës. Ata thonë se Fenikasit i gjetën (i shpikën) shkronjat, ndërsa Kadmi i solli në Greqi. Kadmi është Finiku, pra Prometeu, babai i Semelës dhe vetë Thali apo Tali.  
Këtu duhet të tipizojmë historinë e shkrimit, se këtu është fjala për shpikje të shenjave dhe jo aspak për shkronjash, shpikja e të cilave është Athinaja, Altea e quajtur kështu nga etolët, me ç`rast i gjejmë fjalët “SENENË A THE”, karakterizimin e shkronjave, që do të thotë “shënova apo gdhenda alfën” apo “e emërtova alfën”. Shenjat janë paraqitjet e ndryshme që shqiptohen si tingulli i parë i asaj që do të shqiptohet dhe kjo është baza e alfabetit fonetik.
 
Shpikës i këtyre shenjave është Danai, që ishte gjysh i Thalit apo Kadmit, apo Prometheut (Prometeut) apo Finikut. Ato i bëri në Laka të Demonit, në Libi, ku ishte mbret, i të emërtuarës ndryshe FINIKISË. Shenjat apo shenjat e alfës (alfabetit) të Danait janë ruajtur në diskun e Festosë. Nga që shenjat e Danait ishin shenja të grafisë hieratike (priftërore), Thali apo Prometeu bëri shkrimin e popullit dhe për te gjejmë të dhëna edhe në pasqyrën etruske, ku e kemi Talin (Thalin) me vajzën e tij Turan (Semelës) me të vëllanë e dhëndërin e tij.[27]
Diku i Festit, që ka shpëtuar nga zhdukja dhe ruhet është alfabeti fonetikprej Ermit të Parë, nga Egjipti, që rrinë me Apolonin, nga e ashtuquajtura Greqi dhe ka në rrobën e tij simbolin e alfabetit, që dihet se është Ermi i Parë, por të dhënat gjeologjike janë zhdukur. Çdo simbol është figurë-shkronjë dhe është mbështetur alfabeti sllav, i ashtuquajtur alfabeti i gllagolicës. [28]Shenjat i kanë shfrytëzuar më vonë Çirili dhe Metodi për të hartuar alfabetin e gllagolicës për liturgjinë fetare sllave në kishat ortodokse, të cilat, edhe shumë vonë janë quajtur kisha serbe.[29]
 
Në lashtësi ekzistonin dy alfabete, alfabeti i klerikëve dhe tregtarëve, pra ato u përkisnin gjuhëve priftërore dhe popullore. Penda e Mullirit me ujë dhe shtjellësin e mullirit me erë, pra qerthullin, që duhej të ishin dy nga shumë shpikjet teknike të Thalit (Talit) a Prometheut, atëherë mund të themi se mullinjtë, mullinjtë, termilët, milisët apo miliejtë janë nga jonishtja, dhe fillon nga mullinjtë me erë, sipas fjalëve “të erë milles” apo “të erë mullitë”. Në të folmen  avranitase i thonë “mulli” millos-it, dhe “mulli t`er`s apo t`er mulli.[30]
Pellazgët janë ata që me kanal të nëndheshëm hodhën ujërat e Nilit në të quajturat sot Fushëthella të Mallkimit apo Gropa të Demonit, e thirrur nga të ashtuquajturit “grekë”, pra nga “graicos”, nga grekët e lashtë, që janë pellazgë, pra iliro-pellazgë lakedemonos, kur e ndalën ujin.
Lakodemonët e kanë shkurtuar në Libi, të cilën judejtë, që janë një fis tjetër i hititëve, aty e emëruan Parajsën. Kariasit nuk paguanin të Minosi haraq, i cili ishte bashkëmbret, pra greqisht “Amfianakta” dhe shumë e quajnë Iovati, që e shkruar më saktë është Iobati dhe i shkruar edhe më saktë është Iobeti, alias Karait apo Ikaros.[31]
Nga Dhiata e vjetër, kur mësojmë emrin Ismail, bir i Abrahamit (që i thonë te shqiptarët Brahim), me shërbëtoren egjiptase Agar të Sarës, i cili banonte përballë të gjithë farefisit të tij, kemi fjalën kare, në kuptimin përballë. Atë fjalë e gjëjmë edhe sot te avranitasit (pra çamët) në fjalën e përbërë karshi (karësi, kur si), që do të thotë përballëpara syve. Në Dhiatën e Vjetër e nënkupton vendin përballë Greqisë, d.m.th. Azinë e Vogël.
Ikari për rrjedhojë është nga Laka e Demonit, është ikanak lakedemonas, në vendin përballë Greqisë, të quajtur edhe për këte Karia, që siç është e njohur është në Azinë e Vogël, apo Anadoli apo Ilidë (Ilidhë), do me thënë në anën ku del dielli, anën ku lind dielli.[32]
Për kariasit, të ardhurit prej Kretës, e kemi të dhënën se shumë herë i kanë quajtur Lelegë (le le jes), prej të folmes pellazgjike, ndërsa të gjithë pellazgët i kanë quajtur prej fjalëve të ngjitura “pjellaz je” dhe “të lindurës tokë”, “pjellë bardhë”, pra “boreanë” ose “borealë”, prej fjalës “borë”, që kishte në malet e larta të Tomorit dhe Tomarit, ku e kishte selinë e shenjtë Dodona e Zeusit të Madh; dhe athinasit e parë të Athinës, pjesëtarë të familjeve të rëndësishme besonin në Zeusin Karias, d.m.th Dias. Salmoneu është quajtur Ikaro dhe Kara të vetëquajtur Dias (Zeus) dhe ai është Ikarios dhe Thalis. Bijat e tij kanë qenë vajzat e famshme të Karait apo Ikarios, apo Amfianaktas, a Sarpedonit a Thalit, pra bijat e Thiestit, që në Athinë i quanin me emrin e përbashkët Kariatide dhe atyre u është kushtuar një nga dy tempujt e Akropolit të famshëm të Athinës. [33]
Edhe autori Henric L. Wuermeling, në veprën e tij “Një kërkim kah Evropa/ udhëtim kohe nëpër histori”, kapitullin e dytë e ka Athinën, si “vend i shfaqjes” apo “ekspozim i teatrit” dhe “vend i demokracisë” [34],  por Athinën nuk e “njeh” mirëfilli dhe shumë gjëra ia ka vendosur shtrembtë...
Si na pohon Niko Stylos në veprat e tij, dhe sidomos në veprën “Etruskishte-Toskerishte”, emrin e Elinit, si e kemi të shkruar në shkrimin origjinal ELINI, pra Oineut, apo Nakos, bashkë me të vëllain e tij, Sharria, i cili ka qenë mbret në Atikë dhe “u helenizuan” nga athinasit me pa të drejtë. Nuk ishin helenënga origjina, por jonë pellazgjik, pra JONAS, dhe nuk ishin grekë (helenë),  por pellazgjik që u helenizuan. Sharria, vëllai i Elinit, e ka zbuluar sharrën, nga nofulla e gjarprit, si një nga shpikjet e tij të mëdha, dhe në gjuhën shqipe i thonë kështu, d.m.th. Sharra, që u ka shërbyer për të sharritë drutë. Grekët e kanë greqizuar në Sarpedon prej Sarpëdhon, pra Sarpë dhona, që ne edhe sot mund të themi Sharpë dhona dhe Sharrë dhona, [35] mirëpo, ky emër nuk është sinonim i Sharrias, sepse Sarpedoni është vëlla i Minosit, të quajturit ndryshe, Nako apo Ati apo Nana.
Jo. Sharria është mbret i Atikës, vëllai Nakos, bir i Jonit apo Jonaut dhe shpikësi i sharrës së druve të ndërtimit.[36]     

Në vazhdimësi, do të shohim si do të analizojmë këtë çështje...
 
_______________________

  [1]Gerold Dommermuth-Gutrich, “Mitet më të famshmet e lashtësisë”, emri origjinal i veprës “50 mitet klasike”, Spektër/Botimet MAX, Tiranë 2006.
  [2] Shiko Arif Mati (Aref Mathieu), veprën “Mikenët=Pellazgët/Greqia ose zgjidhja e një enigme”, Plejad, Tiranë 2008, faqe 576.
  [3] E njëta vepër, faqe 39.
  [4]E njëta vepër, po aty, faqe 576.
  [5] Atlas der Weltgeschichte, von 10`000 vor Christus bis heute“, H.F.Ullmann, Ullmann Publishing GmbH, Postdam 2013, faqe 21, „Der Anfang“ (Fillimi).
  [6] Neil Philip, „Mythen&Legenden-Ürsprung, Bedeutung, und Bilderwelt von über 50 Mythen aus aller Welt“, Mondo-Verlag AG, Vevey/CH 1999, në „Hyrje“, faqe 6.
  [7] Xhuseppe Katapano, „Thot-i fliste shqip“, Botimet Enciklopedike, Tiranë 2007, faqe 55.
  [8]Po aty, faqet 48-49.
  [9]Po aty, faqe 50.
[10]Po aty, faqja 51.
[11]Po aty, faqe 53, marrë nga Dhjata e Vjetër, Gjoni XI, 23.24, të dhënë shqip nga Arbër Xoxa. 
[12]Shiko shpjegimet në faqet 52 e 53.
[13]Po aty, faqet 56 e 57.
[14]Arif Mati (Aref Mathieu), “Mikenët...”faqe 291.
[15] Homeri, „Iliada“, Kënga XVI, Vargjet 233-234.
[16] Kjo do të thotë se Etolianët janë abër/epirotas, e jo “grekë”. Në atë kohë, nuk ka “grekë”, pos “graicos”.
[17]Niko Stylos, “Etruskishte-Toskerishte”, West Print, Prishtinë 2010, faqe 86.
[18] Po aty,  faqe 87.
[19]Po aty, faqe 111.
[20] Po aty, faqe 112.
[21] Po aty, faqe 113.
[22] Po aty, faqet 123-124.
[23] Po aty, faqe 63, sipas Apollodori, Libri 3. XII.6
[24] Po aty, faqe 55-57.
[25] Po aty, faqe 55.
[26] Po aty, faqe 133,
[27]Po aty, faqet 157-159.
[28] Niko Stylos, „Historia e shenjtë e Avranitasve“, Printig Press, Prishtinë 2004, faqe 112.
[29] Shiko punimet e mia, „Armiqtë më të rrezikshëm gjatë reines së Perandrisë Bizantine”, sidomos pjesën IV.
[30]Niko Stylos, “Etruskishte-Toskerishte”, faqet 160-161.
[31]Shiko faqen e atyshme, 143.
[32]Po aty,faqe 141.
[33]Po aty, shiko faqet 142-143.
[34] Henric L. Wuermeling, „Auf der Suche nach Europa/Zeitreise duch die Geschichte“, Langen Müller, München 2005, faqe 16.
[35] Po aty, faqet 103.

[36] Po aty, faqe 105.

Syri mashtrues i Evropës(1)

 EVROPA E BASHKUAR DHE SHQIPTARËT



Shruan Brahim Avdyli




Duke pas parasysh artikujt e shumtë të shtypit tonë dhe të rrjetit elektronik që “fshikulloi” në veçanti shqiptarët e Gadishullit Ilirik, dhe duke i lexuar dhe sistemuar, duke i shkoqitur e duke i vlerësuar apo duke i parë me syrin kritik disa prej tyre, e gjejmë të pashmangshme kthimin edhe njëherë me një shkrim të veçantë në drejtim të tyre, se çka është Evropa. Kjo është arsyeja e parë e vështrimit polemik dhe njëkohësisht domosdoshmëria e vështrimit kritik, pas disa viteve të kësaj çështjeje. Ne shqiptarët i shohim me syrin e mashtruar të Evropës. Kush e di dhe kush nuk e di se çka është Evropa? Ne bëjmë prova për ta thënë se çka është Evropa e Bashkuar.
Evropa e Bashkuar është bashkim i shteteve të veçanta të kontinentit të Evropës në bazë të përcaktimit apo deklarimit të vullnetit popullor të lirë për këtë bashkësi. Vjen si rrjedhojë në përcaktimet e deklarimet e këtyre popujve dhe zgjedhja e organeve të udhëheqjes në nivel të kontinentit apo të shteteve që e kanë pranuar këtë bashkësi. Kuvendi për tërë Evropën  ka një histori të gjatë historike, por ne po e fillojmë me mbledhjen e parë të Këshillit të Evropës, me 10 gusht 1949, që është më i vjetri Kuvend parlamentar pluralist e demokratik me përbërje ndërkombëtare dhe deputet të zgjedhur në mënyrë demokratike për tërë Evropën. Evropa e Bashkuar përbëhet nga Këshilli i Evropës, i cili me statut i ka dy organe, apo të themi më mirë dy njësi strukturore, të cilat janë Komiteti i Ministrave, i përbërë nga ministrat e punëve të jashtëm të këtyre shteteve, të cilat janë anëtare të Këshillit të Evropës dhe Kuvendit Parlamentar, përfaqësues i forcave politike të shteteve anëtare.[1]
Këshilli i Evropës numëron sot të gjitha shtetet anëtare dhe ka për qëllim statutar realizimin e një uniteti gjithnjë më të madh të anëtarëve të tij përmes debateve, marrëveshjeve dhe aksioneve të përbashkëta. Vetëm shtetet të cilat i plotësojnë kushtet e anëtarësimit mund të bëhen anëtarë të saj. Në radhë të parë këto kushte janë demokracia pluraliste, politika globale dhe regjionale e sigurisë, ligji dhe drejtësia, sistemi i sigurimit social, si dhe respektimi i të drejtave të njeriut[2], etj. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadaja janë vëzhgues të Këshillit të Evropës, ndërsa procesi i anëtarësimit fillon së pari me një lutje të shtetit që do të futet në Evropë drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, i cili, ia dërgon këtë lutje Komitetit të Ministrave me qëllim studimi. Ky i fundit e konsulton Kuvendin Parlamentar, i cili e shikon a i ka plotësuar kushtet e parapara me aktet e saj për anëtarësim. Fjala vjen për shembull në vendin e ngjarjes; hulumtimit të përgjithshëm të tij, madje prej komisioneve parlamentare si dhe të komisioneve informative, të formuara nga anëtarët e Komisionit; Gjyqit evropian apo ndërkombëtar, si dhe vetë të Gjyqit për të Drejtat e Njeriut. [3]Shqiptarëve, me të dy republikat që i ka bërë, iu është premtuar një gjë e tillë, por kjo çështje zvarritet e zvarritet, pa caktim.   
Unë nuk i shoh shqiptarët si një popull, por si komb, dhe jo si një popull i ndarë nëpër 5 shtete artificiale rreth e përqark, por si një komb i veçantë, i cili, pas mija vitesh luftë pandërprerë për mbijetesë, ka mbetur si një grusht i vogël në këtë bashkësi. Është një komb i vetëm prej gjenezës së hershme të botës, por bota e avancuar nuk na sheh, d.m.th. nuk na njeh.
Në kurrizin tonë janë krijuar disa shtete, me tokën tonë, me mallin tonë të rrëmbyer, ne me. Të ashtuquajturat “shtete” gënjejnë fuqishëm, më së pari me “historinë” e formimit të tyre. Botës i duhen njëmijë vite studim për ti parë këto gjëra, të mbushura me të pavërteta. Disa nga këto shtete të reja apo edhe të vjetra kualifikohen si shtete “multinacionale”, si p.sh. Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia. Më parë, janë krijuar Greqia dhe Serbia, me tokat shqiptare që i mbajnë gjithnjë me dhunë shfarosëse e politikë të pandërprerë, pra nën vete. Askujt nuk ia vrasin veshin të vërtetat e hidhura, që fshihen në petkat e feve të ndryshme të Evropës. Feja vihet mbi kombin. Madje, ajo është kryesore.
Edhe sot e kësaj dite po luftohet për çështje fetare, por duke anashkaluar kombin shqiptarë, të ndarë, të përçarë, të luftuar deri në fund të fjalës.[4]
Feja islamike e ka përfshirë një pjesë të denjë të kombit shqiptar. Edhe sot ajo mobilizohet, duke i mashtruar kryesisht të rinjtë që nuk dinë me tepër sa ato që i dëgjojnë përmes feve, dhe shkojnë për të vdekur për shembull në Siri.Përmes feve populli i pa ngritur shqiptar politizohet. Kjo gjë i shkon më së miri për shtat armiqve tanë të mëdhenj, në radhë të parë Turqisë, etj., sikurse armiqve tjerë të mëdhenj, Bullgarisë, Greqisë e Serbisë, për të ngritur gishtin e tyre ndaj shqiptarëve, “ja, a e dini kush janë këta shqiptarë, që do ti pranoni”.
Sadri Ramabaja ka të drejtë të theksojë edhe njëherë Senekën, me thënien e tij për fenë. “Fenë vegjëlia e beson. Të diturit e përbuzim. E të pushtetshmit e përdorin”. Erdogani është një përfaqësues i islamizmit politik që e ka të plotë fuqinë që i jep shteti dhe pushteti, duke mos i përfillur normat demokratike.[5] Demokracia evropiane nuk i ka kaluar aspektet e veta fetare, në mes të Kishës Katolike të Romës dhe Kishës Ortodoksëve të Lindjes, pra mes të Patrikanës së Vatikanit dhe të Patrikanës Ekumene. Shqiptarët, të ndarë e të përçarë nën 5 shtete fqinjë dhe feve të shumta nga çdonjëri kënd i botës; të vrarë; të shtypur, të gënjyer e të çnjerëzuar deri në fund; pa ndonjë zgjim të sërishëm të vetëdijes kombëtare, as pas kaq vitesh luftë në të gjitha anët për ekzistencë, mbesin në bredhje të kotë mes të dy ekstremeve. Madje, edhe Vatikanit, Spanjës, etj., që nuk e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës, si një vend multinacional, dhe vetë Kardinalit Walter Kasper i jepet mundësia të flasë në emër të Këshillit Papnor pas vizitës së tij te Kisha Ortodokse Ruse e të Patriarkut Aleksei, se “Kosova është djep i Kishës Ortodokse Serbe”, që është një prej kualifikimeve të gabuara të Selisë së Shenjtë dhe të Unitetit të Krishterë me seli në Vatikan. Kjo është  shenjë se Vatikani nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj në lidhje me Kosovën. [6]
Evropa e Bashkuar e ka domethënien e vet prej shqiptarëve dhe gjenezës së tyre, mirëpo kjo u mjegullohet dendur nga filozofia artificiale e shndërruar në “shkencë” nga armiqtë e përbetuar kundër nesh. Ata mbijetojnë me tokat tona; pasurinë tonë të rrëmbyer me pahir; dhe duke na marrë neve si opsion të domosdoshëm të mbijetesës së tyre.
Evropa e Bashkuar nuk sheh me sytë e mjegulluar prej kujt e ka gjenezën kjo ide dhe e marrin prej Kretës, pa e ditur se ajo e ka fjalën për këtë popull. Populli shqiptar është populli i parë i antikës së hershme të Evropës. Ai nuk është quajtur kështu, në kohët më të vjetra. Arbër janë quajtur shqiptarët prej pellazgëve të tyre hyjnorë. Kjo gjë d.m.th. se ilirët e kanë prej tyre prejardhjen, dhe prej ilirëve e kanë prejardhjen shqiptarët.
Pse këta i lidhin me “Greqinë”? Dihet, atëbotë nuk ka ekzistuar “Greqia”. Ajo është themeluar kryesisht nga Franca, Anglia dhe Rusia. Asnjëherë nuk ka ekzistuar kombi “grek”, por shqiptarë të Greqisë, d.m.th. arbër të Greqisë, si rajon i tërë verior i Greqisë së sotme dhe Epirit. Ta marrin si shembull sa të duan veprën e parë të shkuar letrare të Homerit dhe të thonë se ai ka qenë i “kombit grek”, dhe të ndërlidhen keq me “Greqinë”, kur dihet se edhe vetë Uliksi (d.m.th. Odiseo) e ka mbajtur plisin e bardhë (borealë)[7] Në të vërtetë, Greqinë “e themeluan” fuqitë e mëdha, ndër të parët Franca, Anglia dhe Rusia, në bashkëpunim me fanariotët dhe Kishën Ortodokse, në shekullin e 19.[8]
Dihet nga shkencëtarët e mirëfilltë se gjuha shqipe ka pasur edhe një formë të parë të shkrimit, të ashtuquajturën shkrim me alfabetin antik, të cilën shkencëtarët e botës së avancuar e thërrasin “alfabeti grek”, që nuk është “alfabet grek”, por alfabet i pellazgjishtes, që ka mbetur gjallë përmes shqipes. Ky është quajtur më vonë “epirotas”, sepse epirotët kanë qenë më të njohurit nga pellazgët, edhe nëpër luftërat e tyre të shumta. Alfabeti pellazgo-epirotas ka pasur formën e parë të shkrimit, nga e djathta në të majtë, si arabishtja, shkrimin bustrofedik, që dokumentohet me dhjeta shkrime të vjetra antike. Shkencëtarët albanologë vinë pas shkencëtarëve të Evropës, të cilët, ripërtypin pa dijen e tyre “shkencore”. Ne nuk kemi kohë të merremi me ta, por merreni shkrimin tim, “Armiqtë e rrezikshëm gjatë rënies së Perandorisë Bizantine, 1-8”, deri sa të kem kohë të shkruaj për gjuhën e parë shqipo-epirote. Evropa thotë se ishin helenët që futen dhe përshtatënalfabetin fenikas dhe ndërtuan me te alfabetin e parë të Evropës. Kush e përdori alfabetin fenikas? Pra, ishin pellazgët të përzier me pakica të vetat dhe të Afrikës (Libisë). Më të parët qenë pellazgët këtë alfabet, më parë se kushdo tjetër në Evropë.
Janë germat e para të shkrimit të Linearit B, që datohet prej Mikenës, që datohet rreth 16-12 p.e.s dhe rrasen e Lemnit, që datohet si e shekullit të 7 p.e.s, që janë përdorur në shkrimin bustrofedik  dhe përbëjnë germat e para  të përdorura në Evropë. Alfabeti pellazg ka shërbyer si bazë për ndërtimin e alfabeteve helene dhe latine, ashtu si shërbeu kultura dhe gjuha pellazge[9].
Gjuha pellazge apo epirotase, ka dhënë një kontribut të veçantë në kulturën e vjetër parahistorike Evropiane dhe të shkrimit të gjuhës së sotme shqipe. Gjuha pellazgo-shqipe është zhvilluar më tej nga ilirët, dardanët, makedonët, epirotët, etruskët, thrakët, për të arritur deri në ditët tona.[10]
Pseudoshkencëtarët grekë rus e sllavë që përbëjnë Evropën e Bashkuar, e rendisin me veprat të shumta qoftë në disa vepra të Britanisë së Madhe, të Francës, të Italisë, të Spanjës e të vetë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, apo kudo qoftë dhe vënë në gjumë shkencëtarët e botës me përrallisjet e tyre. T`u thuash se nuk ka pasur aspak “Greqi të grekëve”, se këto që thonë për veten e tyre janë gënjeshtra të mirëfillta apo të pavërteta, etj., ata të përsërisin në pafundësi fjalët e gënjeshtarëve më të mëdhenj, se “ilirët nuk kanë pasardhës”, se “ilirët nuk kanë gjuhë të tyre”, etj. etj, dhe nuk të dëgjojnë fare. Kjo është një dukuri e “përgjumjes” së qëllimtë të këtyre “shkencëtarëve” me porosi.
 Ne po ua sjellim edhe njëherë këtyre “shkencëtarëve” dhe opinionit botëror thënien  e Nermin Vlora-Falaskit, e cila thotë se “Gjuha shqipe nuk u helenizua, megjithëse përdori shkrimin grek për shumë shekuj; nuk u latinizma mbas zaptimit të Romës me 168 para Krishtit; nuk u sllavizma si tek fqinjët e tjerë, kur Sllavët zbritën në jug...; nuk u turqizua gjatë 5 shekujve të zaptimit Otoman”;[11]dhe thënien gjeniale të shkencëtarit madhor shqiptar, Dhimitër Pilika, që thotë se "I verbër nuk është ai që nuk sheh, por ai që nuk dëshiron të shikojë!"[12] Ai thotë: "Grekët, si armiq e varrmihës të pellazgëve, nuk mund të trashëgojnë asnjë lidhje gjenetike me pellazgët... Trashëgimia origjinale, e papërlyer, e gjithëmbarshme dhe intensive e pellazgëve, ndeshet ekskluzivisht, si faktor i brendshëm, vetëm në trojet shqiptare...”[13] Më konkretisht se:"Shqiptarët janë pasardhësit e pellazgëve, popullit më të moçëm të Evropës... Pellazgë, ilirë, arbër, albanë, shqiptarë, janë pesë emra të ndryshëm, por që bartin të njëjtën vijimësi etnike, gjuhësore, kulturore, historikisht të pandërprerë..." [14] Dhe, askush nga kjo botë, nga shkencëtarët e politikanët apo intelektualët e botës dhe të Evropës nuk e shohin origjinën e Evropës.
Në Evropë kanë qenë pellazgët të shpërndarë kudo dhe i vetmi popull para themelimit të ndarjeve të saj në forca të caktuara të shteteve. Fillimisht Evropa ka qenë pellazge dhe ajo u flijua që në shekujt e18-të e 19-të.[15]Themelimi i “kombeve” ka ardhur prej gjysmës së shekullit 18 e 19, kur ajo bën prova për ta “harruar” kombin arbër, pra kombin shqiptar të vonuar në këtë drejtim, që ishte i shpërfillur dhe i shkatërruar që nga romakët me ilirët brenda tyre e nga bizantinët me iliro-shqiptarët brenda tyre. Nuk duan ta kuptojnë se pellazgët kanë qenë të vetmit banues të Evropës. Të pashkëputur nga ata janë ilirët, që ishte shtet i madh i Evropës dhe pashmangshmërisht trashëgimtarët e tyre, bijtë e vetëm të tyre- shqiptarët. Shqiptaro-pellazgët janë arbërit, që grekët na i quajnë avranitas; romakët albanë; turqit arnautëdhe sllavët albanci.
Për ta shpjeguar më mirë, që në fillim, po i marrim prej antikës dy libra të veçanta; të parën, nga një grup autorësh, “Si jetonim atëherë-në Greqinë antike” [16], dhe në tjetrën, Henric L. Wuermeling, “Një kërkim kah Evropa/ udhëtim kohe nëpër histori”,[17]. Ato përbëjnë kulmin e këtyre “shkencave” dhe na ndihmojnë që ta kapim që në gjenezë këtë çështje. Në të vërtetë, ato na e mundësojmë të shohim këtë padrejtësi të madhe që po na e bën sot Evropa. Pikërisht, e ndërlidhin me shumë vepra “shkencore”, që nuk kanë fund.
Në veprën e parë, “Si jetonim atëherë-në Greqinë antike”, do ta shohim vendin e lindjes së demokracisë, Greqinë e vjetër antike dhe Athinën. Në Greqinë e vjetër, sikurse në Athinë, dhe nëpër të gjitha veprat prej themelimit e nëpër librat e shumtë të mitologjisë, të cilat nuk ka nevojë ti numëroj, grekët dhe bota e quajnë veten si “themelues” dhe botën në të cilën i prijnë se është “botë greke”. Ata, në të vërtetë janë arbër, por aty nuk njihen si të tillë, por si “mite greke”. Mitet kryesore të kësaj periudhe, prej Olimpit e deri te Olimpia dhe Aleksandri i Maqedonisë, bir shqiptareje, që e kam nxjerrë në Facebook, me zbulimin e testamentit të tij,  “unë jam ilir”[18], në të cilën ai i drejtohet popullit të Shkodrës, që e ka bërë studiuesja e shquar italiane, Lucia Nadin. Zeusi dhe Hera; Athina dhe Posejdoni; Apolloni, Artemisi, Aresi dhe Afërdita; Hermesi, Dhemitri (Demetrea), Persefona dhe Hadi; Shkolla dhe Medicina; gjeneza e Demokracisë; Athina dhe Sparta; Agamemnoni, Herakli dhe Akili; Odiseu dhe Platoni; etj., të gjithë janë pellazgë të vjetër dhe arbër, por kurrsesi nuk janë të “kombit grekë”, sado që shihen e shiten e studiohen si “grekë”.
Mjafton ti shikojmë veprat, si, p.sh. “Pellazgët e pasardhësit e tyre”, të Eduard Shnaider[19]“Greqia përpara Grekëve” të Luis Beonlew[20];"Enigma- nga pellazgët te shqiptarët", të Robert d`Angelys[21]"Iliriciteti i maqedonëve dhe i epirotëve", të Arsim Spahiut[22]“Pellazgët, ilirët, etruskët, shqiptarët” të Nermin Vlora-Falaskit[23]; “Shqipëria-Odiseja e pabesueshme e një populli parahelen” dhe “Mikenët=Pellazgët/Greqia ose zgjidhja e një enigme” të Arif Matit[24]“Epiri, një histori pellazgo-shqiptare”, të Besnik Imerit[25]“Roli pellazgo-ilir në forminin e kombeve dhe gjuhëve evropiane”, të Elena Kocaqit[26]; etj., sidomos dy veprat e Niko Sylos, “Historia e shenjtë e arvanitasve”, dhe “Etruskishte-Toskerishte” [27], të cilat, në mënyrën më shembullore na i deshifrojnë emrat e vjetër “grekë” sipas “mitologjisë greke”, prej librave të vjetra, sepse janë arbër, arvanitase, etruske, ilire, prashqiptare, ndonëse qarkullojnë edhe sot si “greke”.
Nëpër duart e grekëve flet edhe Evropa, sepse kjo hyn e del nëpër armiqtë më të mëdhenj që kemi gjatë historisë përplot me luftëra të shumanshme, në radhë të parë, të Grekëve, të Bullgarëve, të Serbëve, të Rusëve, të Turqve, të Sllavo-Makedonëve, të Malazezëve; të Romakëve; etj. dhe të tjerëve, që na rrethojnë me gënjeshtrat e tyre. Janë me qindra vepra që mund të radhiten këtu, madje edhe “shkencëtarët” shqiptarë. Ne nuk kemi kohë të merremi me to.
Evropa e merr emrin nga Kreta, në të ashtuquajturën “Greqi”. Kreta është teatër i madh i botës. Askush nuk e vranë mendjen se edhe atje është kombi shqiptar, se këtë komb e “njeh” bota që prej vitit 1462 e këtej, por jo më parë. Kanë dëgjuar të flitej “një gjuhë barbare” në këtë truall, që është shqipja, por nuk e vrasin mendjen se kombi “arbër” është pikërisht ky komb, pra kombi i sotëm shqiptar, që ka jetuar prej pellazgëve hyjnorë. Ata janë të shpërndarë nëpër Evropë dhe janë të transformuar në popujt e ndryshëm të saj.
Në Greqinë e vjetër, që sot quhet “Greqi e grekëve”, të ashtuquajturit “grekë” nuk e njohin gjuhën e vjetër “greke”, të cilën bëjnë përpjekje disa herë për ta reformuar. Shkrimi Lineari B i Mikenës është i deshifruar me gjuhën pellazgo-shqipe. Shkrimi i gjuhës shqipe do të përmblidhej prej hallkave të para:

1)   Shkrimit të Lenearit A të Kretës, para shekullit të 16 p.e.s, pra ende e pa  deshifruar, që mund të deshifrohet nëpërmes të dialektit gegë;
2)   Shkrimit të Linearit B të Mikenës, shekujt 16-12 p.e.s., pra që mund të deshifrohet nga shqiptarët e sotëm dhe dialektit gegë;
3)   Shkrimi në rrasën e Lemnit, shekulli 10-7 p.e.s.;
4)   Poemat epike të Homerit, shekulli i 8 p.e.s.;
5)   Mozaiku i Mesaplikut, Vlorë, në shekujt 6-4 p.e.s.;
6)   Shkrimet në mjaft rrasa varresh, të gjetura në Durrës, Apolloni, Butrint, Itali, etj. të shekujve 4 p.e.s. dhe fillimit të erës së re (lindjes së Krishtit);
7)   Deri tani, Formula e pagëzimit, nga viti 1462;
8)   Pra, gjuha shqipe, e rishkruar në formën e dytë, pas errësirës së madhe të robërisë dhe paditurisë.(28)

Dija dhe padija sillen në rreth, si akrepat e orës. Nata e robërisë së rëndë ka zgjatur mbi 500 vite të robërisë turke. Njerëzit, tani, në mesnatë, flasin ashtu si dëshirojnë armiqtë tanë. Edhe ata “shohin” me sytë e huaj.
Shpirti i Evropës ik përtej reales dhe nëpër duart e përgjakura të turqve, të grekëve, të serbëve, të sllavo-makedonëve, të malaziasve, të rusëve, etj., nëpër duart e pjellës bastarde, rreth e përqark shqiptarëve.
Specifikat e Evropës në Bashkimin Evropian mbesin jashtë përgjigjeve tona.
Kur mendojmë ne si definohet “Evropa”, vendet e ndryshme të kontinentit Evropë, rreth e më rreth Detit Mesdhe dhe Detit të Zi dëshirojnë të futen në trashëgiminë e Evropës, të cilën nuk e njohin.
As Spanjën, Portugalinë, Francën, Anglinë, Shtetet e Beneluksit, etj. nuk i njohin sa duhet, me ato që dëshirojnë ato, duke i shtypur tendencat e zgjimit me forcën e vet të Baskëve dhe të Irlandës.
Këtu, do të përpiqemi të japim një përgjigje të vonë, në vazhdimësi...
_____________________________

[1] Kuvendi Parlamemtar i Këshillit të Evropës, Këshilli i botimeve Evropiane, Tiranë, 1999, faqe 2.
[2] Shiko librat e Daniel Thürer&Daiel Ledergerber, „Regional- und Sicherheitspolitische Aspekte Europas“, Schulthes Polygraphischer Verlag AG, Zürich 1995; Bashkim Zahiti, „E drejta Evropiane“, Btim i dytë i zgjeruar dhe i përmirësuar, Universität Eberhard, Tübingen 2003; Abdullah Ahmeti, „Lëvizjet e popullatës në Bashkimin Europian dhe koordinimi i përbashkët i sistemeve të sigurimit social“, Botim i autorit, Tetovë 2009... 
[3] Shih më gjërë „Kuvendi parlamentar i Këshillit të Europës“, faqe 3.
[4] Shiko artikujt e Arbër Xhaferit, „Religjioni, politika, shqiptarët“, 15.08.2013, ngahttp://www.koha.mk, apo ato të Sadri Ramabajës „Faktorizimi i Shqiptarëve-parakusht i integrimit në BE“, dhe „Islamizmi politik dhe demokracia“, 20 dhjetor 2013 e 6 janar 2014, nëhttp://www.pashtriku.org; apo qidra artikujve të tjerë.
[5] Sadri Ramabaja, „Islamizmi politik dhe demokracia“, po aty.
[6] Shikoni artikullin informativ të Kattpress (Qendra Informatike Katolike), i botuar me 5 janar 2014, http://www.orainfo.com„Vatikani: Kosova, djep i Kishës Katolike Serbe“ (??!) dhe komentet e lexuesve.
[7] Ndër të tjera shiko puimin tim „Armiqtë e rrezikshëm gjatë rënies së Perandorisë Bizantine, VIII“, faqe 3.
[8] Shiko artikullin e hedhur dhe të përsëritur në opinion nga http://www.pashtriku.org, nga literatura e shfrytëzuar Elena Kocaqi-Levanti, „Planet për zhdukjen e shqiptarëve/Si u krijua Serbia e Greqia me trojet shqiptare“, Emal, Tiranë, 2010.
[9] Luftula H. Peza & Liljana Peza, „Dritë e re mbi pellazgët dhe gjuhën e tyre“, GEER, Tiranë 2009, faqet 9 e 10.
[10] Po aty, faqe 10.
[11] Nernim Vlora-Falaski: „Pellazgët, ilirët, Etruskët, Shqiptarët”, Faik Konica, Prishtinë, 2004, faqe 52
[12] Dhimitri Pilika: "Pellazgët, origjina jonë e mohuar", Botimet Enciklopedike, Tiranë 2005, faqe 254, marrë nga artikulli im “Armiqtë më të rrezikshëm gjatë rënies së Perandorisë Bizantine (VIII)”, po aty.
[13] Po aty, ose Dhimitër Pilika, e njëjta vepër, faqe 293.
[14] Po aty, vepër e përmendur, faqe 430.
[15] Shiko intervistën e Arif Matit dhe punimin tim të përmendur, faqe 9.
[16] Grup autorësh, „Wie sie damals lebten-im Griechenland der antike”, Deutsche Ausgabe, Time-Life Bücher, Amsterdam, 1997.
[17] Henric L. Wuermeling, „Auf der Suche nach Europa/Zeitreise duch die Geschichte“, Langen Müller, München 2005.
[18 Shikone p.sh. http://www.voal-online.ch/indeks.php?mod=article&cat=INTERVISTËPRESS&artikle=40071 apo te “Zgjohu shqiptar-faqe e të gjithë shqiptarëve…”, në http://www.zgjohushqiptar.blogspot.ch .
[19 Eduard Schnaider, “Pellazgët e pasardhësit e tyre”, L.H.P.V.K.A, Tiranë 2009.
[20] Luis Beonlew , “Greqia përpara Grekëve”, Plejad, Tiranë 2008.
[21] Robert d`Angely, "Enigma- Nga pellazgët te shqiptarët", Botmet Toena, Tiranë 1998.
[22] Arsim Spahiu, "Iliriciteti i maqedonëve dhe i epirotëve", Mësonjëtorja, Tiranë 2006.
[23] Nermin Vlora-Falaski, "Pellazgët, ilirët, etrusket, shqiptarët", Faik Konica, Prishtinë 2004,
[24] Aref Mathieu, „“Mikenët=Pellazgët/Greqia ose zgjidhja e një enigme”, Plejad, Tiranë 2008 dhe“Shqipëria-Odiseja e pabesueshme e një populli parahelen”, Plejad, Tiranë 2007.
[25] Besnik Imeri, "Epiri, një histori pellazgo-shqiptare", Botim i autorit, Tiranë 2013
[26] Elena Kocaqi, "Roli i pellazgo-ilir në formimin e kombeve dhe gjuhëve europiane", Emal, Tiranë  2009.
[27] Niko Stylos, “Historia e shenjtë e arvanitasve”, Printing Press, Prishtinë 2004 dhe“Etruskishte-Toskerishte”, West Print, Prishtinë 2010.
[28] Shiko vepën e përmendur, „Dritë e re mbi pellazgët...“, faqe 25-26, dhe burimet që ka përmendur autori, në faqen 27, prej Arif Matit (Aref Mathieu) e deri te Niko Stylos.

Ambasadorja Amerikane, Tracey Ann Jacobson vizitoi Klinikën e Pediatrisë ,në Prishtinë



Ambasadorja Amerikane, Tracey Ann Jacobson vizitoi Klinikën e Pediatrisë, 6 fëmijë përfitojnë mjekim nga ekipi i mjekëve nga Amerika

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Znj. Tracey Ann Jacobson, ka vizituar sot Klinikën e Pediatrisë së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, me ç’rast është njohur nga afër me ndihmesën që kanë dhënë mjekët amerikanë në bashkëpunim me mjekët kosovarë për mjekimin e 6 fëmijëve me probleme në zemër.

Znj. Jacobson tha se ndjehet krenare me mbështetjen që deri tani kanë dhënë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes USAID dhe US ARMY.

“ Falënderoj mjekët për ndihmën që kanë dhënë për fëmijët, fëmijët janë e ardhmja e këtij vendi, ky ka qenë vullnet dhe nismë e mirë e tyre vullnetare, nuk ka qenë e organizuar nga Ambasada”, theksoi Znj. Jacobson.
Sipas saj, Ambasada Amerikane ka pasur bashkëpunim të mirë me sektorin e shëndetësisë dhe janë realizuar disa projekte në këtë drejtim.

Dr. Kirk Milhoan, Drejtor Shëndetësor i Shoqatës me shpirt dhe zemër, e cila ka mbështetur këtë projekt, tha se është hera 16, që vjen në Kosovë dhe se vazhdimisht ka vërejtur përparime.
“Për herë të parë kam qenë në vitin 2001, atëherë nuk kishte kushte dhe nuk ka pasur kujdes të duhur për fëmijët me probleme në zemër, tani 5 vjet më vonë ka kushte më të mira dhe këta fëmije marrim trajtim më të mirë”, theksoi Z. Milhoan.

Ai tha se është i inkurajuar me të arriturat dhe me profesionalizmin e treguar nga mjekët e Kosovës, edhe pse punojnë në kushte të vështira.

Dr. Isuf Dedushaj, Drejtues i Bordit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) falënderoi Ambasadoren Jacobson dhe mjekët nga Amerika për përkrahen e vazhdueshme për sektorin e shëndetësisë. “ Në vitin 2013, ka rënë vdekshmëria apo mortaliteti për 15 promil dhe ky është sukses i shëndetësisë së Kosovës”, theksoi Z. Dedushaj.

Dr. Ramush Bejiqi, pediatër-kardiolog dhe organizator i ekipit të mjekëve nga Amerika, njoftoi se janë kryer 6 intervenime nga kardiologjia invazive dhe të gjithë fëmijët gëzojnë shëndet të mirë. Sipas tij, vlera financiare e materialit si donacion kap shifrën 80 mijë dollarëve.

Ekipin e mjekëve nga Amerika dhe Ambasadoren Jacobson, i falënderoi edhe Drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK, Dr. Curr Gjocaj.

Ambasadorja Jacobson, vizitoi nga afër hapësirat e Emergjencës Pediatrike, ku nga afër u njoh me kushtet e mjekimit për fëmijë dhe bisedoj me stafin shëndetësor.

Shpend Fazliu

2014-07-07

ÇAMËRIA LËNGON, PREJ 70 VJETËSH, NGA DY “MULLARËT”

Rasim Bebo

Prof.Dr.sci.Rasim Bebo

U përkujtuan masakrat e Çamërisë të qershorit 1944 dhe të 12 marsit 1945. Emri i Çamërisë u përflak në Prishtinë, në Tiranë në Parlament, kurse këtu në Amerikë u lëshua dhe nje deklaratë nga VATRA. “70 vjet nga tragjedia çame”,ku u shkrua në prozë dhe poezi, u fol me mallëngjim dhe me zemërim për shkaktarët e kësaj tërkuze 70 vjeçare, gjatë së cilës nuk u arrit ajo ombrellë mbrojtëse e “Rezolutës Çame” për të shkuar në OKB, BE, Konges Amerikan, ashtu siç e bëri fqinji jugor para 10-11 vjetëve, Rezolutën greke për të mohuar të vërtetën historike, se gjoja “Çamëria nuk ekziston”. O, Zot, sa armiq të mëdhenj ka prodhuar ky atdhe, tradhtarësh, sidomos në këto 23 vjetët e fundit. Si ka mundësi të mohojë Çamërinë ky “mullari” i kalbur grek, në një bashkim “Fe ortodokse + gjuha greke” ?... Kur ky kombi grek, është pa kombësi, pa racë, pa etnicitet. Boll të dish sado pak greqisht dhe të jesh ortodoks. Një“Mullar”, me 6 kombësi të ndryshme: Shqiptarë, sllavë, bullgarë, rumunë, turq, evgjitë etj. Pra, një konglomerat popujsh, që kisha greke i ka të grumbulluara dhe të lidhur me litarin e xhutës hindjane, (si të anijeve që i lidhin nëpër skela). Mbi këtë “mullar”në shtetin grek, sot sundon ligji nr. 1363, i vitit 1938, i kohës së diktaturës së Metaksait, që ndëshkon krimin e proselektizmit (konvertim fetar). Nëse në Greqi ndërron fenë ortodokse, menjëherë burgosesh. Çfarë vërehen prapa këtyre kodeve greke kishtare e shtetërore?
1. Shteti grek e ka të ligjshme të ndërhyjë në ndjekësit e fesë ortodokse kudo që të jenë, edhe jashtë Greqisë (!).
2. Të tërë ortodoksit shqiptarë konsiderohen greke dhe duhet të drejtohen nga shteti grek.
3. Vendet e ortodoksëve shqiptarë, qenkan greke e në fatet e tyre u dashka ndërhyrja e shtetit grek.
Grekut i është shtuar oreksi dhe kur nuk shikon pengesa, ka filluar kohë më parë për të krijuar “Mullarin e dytë” në Tiranë duke grumbulluar: PD, PS, LSI, PDIU, qeverinë, Akademinë e Shkencave. I kanë lidhur, po me atë litar dhe të kyçur me çelës të hallakatur dhe mbi këtë është Kisha greke që e komandon komisari i saj Janullatos. Pengesë kryesore për bashkimin natyral të trojeve shqiptare janë “të dy “mullarët”, i Athinës dhe i Tiranës”. Bile nuk duan as bashkimin e Shqipërisë me Kosovën. Është fatkeqësi për ne që të futemi në BE, vetëm Shqipëria Londineze, pa trojet e saj shqiptare. Kështu që Çamërinë, greku e ka të ligjëruar se nuk “EKSISTON”, me rezolutën që u ka dërguar forumeve ndërkombëtare, dhe tani i thellohet më shumë varri. Mullaristët e Athinës, influencojnë me prepotencë ndaj mullarit të Tiranës. Për këtë, shikoni faktet: Ministri i jashtëm grek, kur flet me plot kompetencë në qeverinë shqiptare në Tiranë: “Digjoni, ju, shqiptarë! …kujdes: mos bëni naze për plotësimin e kërkesave të Athinës, siç janë kufiri detar, mohimi i çështjes çame, mos prekja e çështjes së ligjit të luftës, ngritja e varrezave të reja, përvetësimi i pushtimit të kishës ortodokse …”. (Eshref Ymeri, “24-10-2013, ministri i jashtëm grek u shfaq para shqiptarëve).
Kështu që Rezoluta Çame vazhdon të jetë e pamirtuar dhe e bllokuar me urdhër të Athinës. Në vitin 2004, ishte një shans, për të zgjidhur një padrejtësi historike, u njohëm në mënyre të detajuar me rezolutën dhe e mbështetëm menjëherë për ta miratuar nga të gjithë deputetët, thotë kryetari i parlamentit Servet Pëllumbi. Por kjo Rezolutë pengohej nga brenda prej Fatos Nanos dhe Sali Berishës, të cilët ishin dy barrierat kryesore që sabotuan rezolutën. Nano, me telefon nga zyra, tërhoqi deputetët socialist nga mbledhja në prag të votimit, ndërsa Sali Berisha me Xhozefina Topallin, e të tjerë, u larguan nga mbledhja në momentin para votimit. Në parlament ishin 108 deputetë për të votuar. Kryetari i parlamentit, Servet Pëllumbi, pas votimit jep përfundimin: Rezoluta Çame nuk u miratua, pse kishte marrë 53 vota pro dhe 55 kundra. Rezoluta Çame e pa miratuar shkoi në arkiv. Pas 9 vjetëve, përpara zgjedhjeve të 23 qershorit 2013, kryetarëve të PD dhe PS u duheshin pesë deputetët çamë për elektoratin e tyre dhe për t’i marrë me lajka, urdhëruan deputetin socialiste me detyrë, kryetar i Komisionit të jashtëm, Fatos Beja, që nxori nga arkivi i kuvendit votimin e datës 8 prill 2004, duke bërë diversion para deputetëve të këtij komisioni se, kjo rezolutë është miratuar, por nuk është botuar në Fletoren Zyrtare. Oh. Çfarë mashtrimi!... Kur vetë deputetët çamë bashkë me kryetarin e tyre e marrin rezolutën “gjoja” për miratim dhe nuk e nxjerrin në parlament për të vepruar me të kundra rezolutës greke, që ka 10 vjet dërguar Forumeve Botërore se “Çamëria nuk ekziston” ... Pra, kjo është tradhti e deputetëve Çamë. Sot nuk duhen fjalët e bukura me oratori të zgjedhur të Shpëtim Idrizit, por duhet vepruar për miratimin e Rezolutës dhe dërguar OKB, BE, Kongresit Amerikan. Boll e ka bllokuar Enver Hoxha, Ramiz Alia dhe tani në këto 23 vjetët e fundit nga Fatos Nano, Sali Berisha, Edi Rama. Dhe si është filluar, kush e di sa do të vazhdojë akoma bllokohet, në qoftë se deputetët çamë nuk vënë kushte : “O, Rezolutën Çame ose largimin nga Parlamenti “. Por ju, zotërinj i jeni futur biznesit dhe spekulloni mbi plagët e gjakut që rrjedh për 70 vjet Çamëria martire, për fajin e bijve të saj që e tradhtojnë.
Ja kush është megallomani Shpëtim Idrizi: “… Por, unë po ju garantoj në emër të 5 deputetëve të PDIU-së që nuk do ta lejojmë më këtë, duke filluar që nga kjo ditë. Ne për këtë jemi këtu në këtë parlament. Kemi heshtur kur ky parlament është kthyer në arenë përbaltjeje dhe denigrimi reciprok. E kemi parë këtë me shumë dhimbje se kauza jonë kombëtariste është përbashkuese. Ne ju duam bashkë për të bërë Punë të Mira për Shqipërinë, si kur jeni në kalë sikur jeni në këmbë, por ne për çështjen kombëtare, për çështjen çame e për t’i parë shqiptarët bashkë kudo që i ka vënë Zoti, nuk do të heshtim kurrë. Po ju garantoj për këtë që nga kjo séancë. Ne jemi një parlament, ku shumica e sotme në pushtet, propozoi një rezolutë, e cila e shpallte çështjen çame si çështje kryesore të diplomacisë sonë. Ajo rezolutë, ashtu si dhe rezoluta e 2004-ës, pra dy rezoluta që PDIU-ja i vuri në lëvizje, i imponojnë qeverisë, të vijë të raportojë periodikisht se çfarë është bërë për zgjidhjen e çështjes çame…”. (Shpëtim Idrizi, “Ftesë për reflektim …”, 26-6-2014).
Me sa mend thua, se pret të të vijë qeveria për të raportuar për zgjidhjen e çështjes çame, kur ajo të tërheq me kapistër për interesat e saj?!... Më mirë kërkoja grekut këtë raportim, se sa Sali Berishës dhe Edi Ramës, se këta janë më grek se greku. Jo z. Shpëtim Idrizi, ju duhet të shkëputeni nga gënjeshtra dhe hipokrizia, që luan sot qeveria shqiptare për ta humbur Çamërinë. Duhet patjetër të kërkoni miratimin e Rezolutës Çame, sa më parë dhe dërgimin e saj bashkë me dosjen e masakrave të bëra nga greku, Forumeve të Larta Botërore, për t’i thënë grekut, ndal, sepse ka gënjyer dhe manipuluar me rezolutën që ka dërguar para 11 vjetëve.
Deklarata e VATRËS ka rëndësi të madhe, kur akuzon grekun si zakonisht, si përpara 100 vjetëve dhe kurdoherë në vazhdim. Është kjo VATRA që hodhi themelet e Shqipërisë që kemi sot. “VATRA dhe DIELLI që në fillim shpallën se “Kryefjala e jonë është: Shqipëria për Shqipëtarët. Dielli u bë avokat për çështjen shqiptare. Ai i priu Vatrës në mbrojtje të çështjes kombëtare, u mësoi shqiptarëve të Amerikës patriotizmin dhe gjuhën e bukur shqipe. Editorët e parë të saj ishin Fan Noli, Faik Konica, Kristo Floqi, Kristo Dako, etj. Vazhdon për 106 vite, ( në atë rrugë sot sy patrembur vazhdon editori Prof. Dr. Dalip Greca. Shën. im). (D. Greca“DIELLI zeri I VATRËS, …” 18 qershor 2014). VATRA: Nënvizon: “70 vjet nga tragjedia çame, Greqia ende mban të ngarkuar ndërgjegjen e Kombit Helen me peshën e rëndë të krimit antinjerëzor, duke dhunuar, kështu, emrin “Djepi i lashtë i demokracisë”. Greqia refuzon njohjen dhe zgjidhjen e drejtë të çështjes çame, vazhdon të njollosë historinë e vet. Shkel të gjitha normat e demokracisë dhe normat ligjore ndërkombëtare. Genocidi grek mbi popullsinë çame është plagë e hapur në trupin e Kombit Shqiptar, gjaku dhe borxhi nuk harrohen kurrë, por mund të paguhen ose të falen. Kjo është në dorën e Greqisë”. (DIELLI 25-6-2014). E nderuara Zonja Vatra “derri do plumbin”. Te dy mullarët në Athinë dhe në Tiranë kërkojnë vetë-eksplodimin, për vetë-shkatërrim. Greqia ia ka frikën Çamërisë, ose Thesprotisë, se është vatra më e lashtë e qytetërimit pellazg. Historianët kohën e fundit deklaruan: “E kemi sajuar Greqinë e lashtë”. (Prof. Gene Haddlebury).
“Prandaj në te vërtetë Greqia dhe Shqipëria duhet ta shohin njëri-tjetrin në sy, ata duhet në fillim të ulen në tavolinë të barabartë dhe jo duke ngritur kurthe. Është e vërtetë se Greqia gëzon një privilegj në BE edhe më gjerë, kjo falë mashtrimit historik që është bërë prej kaq shekujsh, por e vërteta vonon, por nuk harron”. (nga Arben Llalla).

Rasim Bebo 

Addison / Çikago

 korrik 2014



Harta  është  përpara vitit 1913, pa Follorinën dhe Kosturin.

Foto: ÇAMËRIA LËNGON, PREJ 70 VJETËSH, NGA DY “MULLARËT”

 U përkujtuan masakrat e Çamërisë të qershorit 1944 dhe të 12 marsit 1945. Emri i Çamërisë u përflak në Prishtinë, në Tiranë në Parlament, kurse këtu në Amerikë u lëshua dhe nje deklaratë nga VATRA. “70 vjet nga tragjedia çame”,ku u shkrua në prozë dhe poezi, u fol me mallëngjim dhe me zemërim për shkaktarët e kësaj tërkuze 70 vjeçare, gjatë së cilës nuk u arrit ajo ombrellë mbrojtëse e “Rezolutës Çame” për të shkuar në OKB, BE, Konges Amerikan, ashtu siç e bëri fqinji jugor para 10-11 vjetëve, Rezolutën greke për të mohuar të vërtetën historike, se gjoja “Çamëria nuk ekziston”. O, Zot, sa armiq të mëdhenj ka prodhuar ky atdhe, tradhtarësh, sidomos në këto 23 vjetët e fundit. Si ka mundësi të mohojë Çamërinë ky “mullari” i kalbur grek, në një bashkim “Fe ortodokse + gjuha greke” ?... Kur ky kombi grek, është pa kombësi, pa racë, pa etnicitet. Boll të dish sado pak greqisht dhe të jesh ortodoks. Një“Mullar”, me 6 kombësi të ndryshme: Shqiptarë, sllavë, bullgarë, rumunë, turq, evgjitë etj. Pra, një konglomerat popujsh, që kisha greke i ka të grumbulluara dhe të lidhur me litarin e xhutës hindjane, (si të anijeve që i lidhin nëpër skela). Mbi këtë “mullar”në shtetin grek, sot sundon ligji nr. 1363, i vitit 1938, i kohës së diktaturës së Metaksait, që ndëshkon krimin e proselektizmit (konvertim fetar). Nëse në Greqi ndërron fenë ortodokse, menjëherë burgosesh. Çfarë vërehen prapa këtyre kodeve greke kishtare e shtetërore? 
1. Shteti grek e ka të ligjshme të ndërhyjë në ndjekësit e fesë ortodokse kudo që të jenë, edhe jashtë Greqisë (!). 
2. Të tërë ortodoksit shqiptarë konsiderohen greke dhe duhet të drejtohen nga shteti grek. 
3. Vendet e ortodoksëve shqiptarë, qenkan greke e në fatet e tyre u dashka ndërhyrja e shtetit grek. 
Grekut i është shtuar oreksi dhe kur nuk shikon pengesa, ka filluar kohë më parë për të krijuar “Mullarin e dytë” në Tiranë duke grumbulluar: PD, PS, LSI, PDIU, qeverinë, Akademinë e Shkencave. I kanë lidhur, po me atë litar dhe të kyçur me çelës të hallakatur dhe mbi këtë është Kisha greke që e komandon komisari i saj Janullatos. Pengesë kryesore për bashkimin natyral të trojeve shqiptare janë “të dy “mullarët”, i Athinës dhe i Tiranës”. Bile nuk duan as bashkimin e Shqipërisë me Kosovën. Është fatkeqësi për ne që të futemi në BE, vetëm Shqipëria Londineze, pa trojet e saj shqiptare. Kështu që Çamërinë, greku e ka të ligjëruar se nuk “EKSISTON”, me rezolutën që u ka dërguar forumeve ndërkombëtare, dhe tani i thellohet më shumë varri. Mullaristët e Athinës, influencojnë me prepotencë ndaj mullarit të Tiranës. Për këtë, shikoni faktet: Ministri i jashtëm grek, kur flet me plot kompetencë në qeverinë shqiptare në Tiranë: “Digjoni, ju, shqiptarë! …kujdes: mos bëni naze për plotësimin e kërkesave të Athinës, siç janë kufiri detar, mohimi i çështjes çame, mos prekja e çështjes së ligjit të luftës, ngritja e varrezave të reja, përvetësimi i pushtimit të kishës ortodokse …”. (Eshref Ymeri, “24-10-2013, ministri i jashtëm grek u shfaq para shqiptarëve). 
Kështu që Rezoluta Çame vazhdon të jetë e pamirtuar dhe e bllokuar me urdhër të Athinës. Në vitin 2004, ishte një shans, për të zgjidhur një padrejtësi historike, u njohëm në mënyre të detajuar me rezolutën dhe e mbështetëm menjëherë për ta miratuar nga të gjithë deputetët, thotë kryetari i parlamentit Servet Pëllumbi. Por kjo Rezolutë pengohej nga brenda prej Fatos Nanos dhe Sali Berishës, të cilët ishin dy barrierat kryesore që sabotuan rezolutën. Nano, me telefon nga zyra, tërhoqi deputetët socialist nga mbledhja në prag të votimit, ndërsa Sali Berisha me Xhozefina Topallin, e të tjerë, u larguan nga mbledhja në momentin para votimit. Në parlament ishin 108 deputetë për të votuar. Kryetari i parlamentit, Servet Pëllumbi, pas votimit jep përfundimin: Rezoluta Çame nuk u miratua, pse kishte marrë 53 vota pro dhe 55 kundra. Rezoluta Çame e pa miratuar shkoi në arkiv. Pas 9 vjetëve, përpara zgjedhjeve të 23 qershorit 2013, kryetarëve të PD dhe PS u duheshin pesë deputetët çamë për elektoratin e tyre dhe për t’i marrë me lajka, urdhëruan deputetin socialiste me detyrë, kryetar i Komisionit të jashtëm, Fatos Beja, që nxori nga arkivi i kuvendit votimin e datës 8 prill 2004, duke bërë diversion para deputetëve të këtij komisioni se, kjo rezolutë është miratuar, por nuk është botuar në Fletoren Zyrtare. Oh. Çfarë mashtrimi!... Kur vetë deputetët çamë bashkë me kryetarin e tyre e marrin rezolutën “gjoja” për miratim dhe nuk e nxjerrin në parlament për të vepruar me të kundra rezolutës greke, që ka 10 vjet dërguar Forumeve Botërore se “Çamëria nuk ekziston” ... Pra, kjo është tradhti e deputetëve Çamë. Sot nuk duhen fjalët e bukura me oratori të zgjedhur të Shpëtim Idrizit, por duhet vepruar për miratimin e Rezolutës dhe dërguar OKB, BE, Kongresit Amerikan. Boll e ka bllokuar Enver Hoxha, Ramiz Alia dhe tani në këto 23 vjetët e fundit nga Fatos Nano, Sali Berisha, Edi Rama. Dhe si është filluar, kush e di sa do të vazhdojë akoma bllokohet, në qoftë se deputetët çamë nuk vënë kushte : “O, Rezolutën Çame ose largimin nga Parlamenti “. Por ju, zotërinj i jeni futur biznesit dhe spekulloni mbi plagët e gjakut që rrjedh për 70 vjet Çamëria martire, për fajin e bijve të saj që e tradhtojnë. 
Ja kush është megallomani Shpëtim Idrizi: “… Por, unë po ju garantoj në emër të 5 deputetëve të PDIU-së që nuk do ta lejojmë më këtë, duke filluar që nga kjo ditë. Ne për këtë jemi këtu në këtë parlament. Kemi heshtur kur ky parlament është kthyer në arenë përbaltjeje dhe denigrimi reciprok. E kemi parë këtë me shumë dhimbje se kauza jonë kombëtariste është përbashkuese. Ne ju duam bashkë për të bërë Punë të Mira për Shqipërinë, si kur jeni në kalë sikur jeni në këmbë, por ne për çështjen kombëtare, për çështjen çame e për t’i parë shqiptarët bashkë kudo që i ka vënë Zoti, nuk do të heshtim kurrë. Po ju garantoj për këtë që nga kjo séancë. Ne jemi një parlament, ku shumica e sotme në pushtet, propozoi një rezolutë, e cila e shpallte çështjen çame si çështje kryesore të diplomacisë sonë. Ajo rezolutë, ashtu si dhe rezoluta e 2004-ës, pra dy rezoluta që PDIU-ja i vuri në lëvizje, i imponojnë qeverisë, të vijë të raportojë periodikisht se çfarë është bërë për zgjidhjen e çështjes çame…”. (Shpëtim Idrizi, “Ftesë për reflektim …”, 26-6-2014). 
Me sa mend thua, se pret të të vijë qeveria për të raportuar për zgjidhjen e çështjes çame, kur ajo të tërheq me kapistër për interesat e saj?!... Më mirë kërkoja grekut këtë raportim, se sa Sali Berishës dhe Edi Ramës, se këta janë më grek se greku. Jo z. Shpëtim Idrizi, ju duhet të shkëputeni nga gënjeshtra dhe hipokrizia, që luan sot qeveria shqiptare për ta humbur Çamërinë. Duhet patjetër të kërkoni miratimin e Rezolutës Çame, sa më parë dhe dërgimin e saj bashkë me dosjen e masakrave të bëra nga greku, Forumeve të Larta Botërore, për t’i thënë grekut, ndal, sepse ka gënjyer dhe manipuluar me rezolutën që ka dërguar para 11 vjetëve. 
Deklarata e VATRËS ka rëndësi të madhe, kur akuzon grekun si zakonisht, si përpara 100 vjetëve dhe kurdoherë në vazhdim. Është kjo VATRA që hodhi themelet e Shqipërisë që kemi sot. “VATRA dhe DIELLI që në fillim shpallën se “Kryefjala e jonë është: Shqipëria për Shqipëtarët. Dielli u bë avokat për çështjen shqiptare. Ai i priu Vatrës në mbrojtje të çështjes kombëtare, u mësoi shqiptarëve të Amerikës patriotizmin dhe gjuhën e bukur shqipe. Editorët e parë të saj ishin Fan Noli, Faik Konica, Kristo Floqi, Kristo Dako, etj. Vazhdon për 106 vite, ( në atë rrugë sot sy patrembur vazhdon editori Prof. Dr. Dalip Greca. Shën. im). (D. Greca“DIELLI zeri I VATRËS, …” 18 qershor 2014). VATRA: Nënvizon: “70 vjet nga tragjedia çame, Greqia ende mban të ngarkuar ndërgjegjen e Kombit Helen me peshën e rëndë të krimit antinjerëzor, duke dhunuar, kështu, emrin “Djepi i lashtë i demokracisë”. Greqia refuzon njohjen dhe zgjidhjen e drejtë të çështjes çame, vazhdon të njollosë historinë e vet. Shkel të gjitha normat e demokracisë dhe normat ligjore ndërkombëtare. Genocidi grek mbi popullsinë çame është plagë e hapur në trupin e Kombit Shqiptar, gjaku dhe borxhi nuk harrohen kurrë, por mund të paguhen ose të falen. Kjo është në dorën e Greqisë”. (DIELLI 25-6-2014). E nderuara Zonja Vatra “derri do plumbin”. Te dy mullarët në Athinë dhe në Tiranë kërkojnë vetë-eksplodimin, për vetë-shkatërrim. Greqia ia ka frikën Çamërisë, ose Thesprotisë, se është vatra më e lashtë e qytetërimit pellazg. Historianët kohën e fundit deklaruan: “E kemi sajuar Greqinë e lashtë”. (Prof. Gene Haddlebury). 
“Prandaj në te vërtetë Greqia dhe Shqipëria duhet ta shohin njëri-tjetrin në sy, ata duhet në fillim të ulen në tavolinë të barabartë dhe jo duke ngritur kurthe. Është e vërtetë se Greqia gëzon një privilegj në BE edhe më gjerë, kjo falë mashtrimit historik që është bërë prej kaq shekujsh, por e vërteta vonon, por nuk harron”. (nga Arben Llalla).

                                Rasim Bebo Addison Çikago korrik 2014

Mesazhet feministe në vëllimin poetik “Post scriptum” - Tini Qerragjija

Foto

Tini Qerragjija percjell per tek lexuesit nepermjet Shtepise botuese "ADA" vellimin e saj poetik "POST SCRIPTUM" me nje parathenie nga Dr . Zejnepe Alili Rexhepi dhe nje ese te bukur nga Agron Shele qe se bashku me poezite interesante perbejne nje liber qe duhet lexuar.


Zejnepe Alili-Rexhepi


Nga Dr . Zejnepe Alili Rexhepi

Tini Qerragjija, e lindur dhe arsimuar në Shkodër, por që jeton dhe vepron në Itali, synon që të tërheqë opinionin letrar me vëllimin poetik “Post scriptum”, megjithëse përmbledhja e parë e saj, dukshëm në të, vihet re pasioni dhe lirizmi i theksuar mbi përkapjen dhe interpretimin e realitetit të ngjarjeve. Një poete, relativisht e re në krijimtarinë poetike, edhe pse botimi i këtij libri do të jetë shpalosje e një pasioni të fjetur..., diku që nga fëmijëria e saj, Tini Qeragjija përmes poezive vjen më ndryshe, ndoshta dhe nga poete tani më, të afirmuara.



Reflekset e perceptimi shoqëror

Poetja, manovron përmes vargut të thellë ideor, artistikisht të arrirë, në të cilin ndeshim arsyen mjaft origjinale: “Realiteti m’u rishfaq me peshën artizanale të çastit!”, pra unin e saj e prezanton ndryshe nga e përditshmja ngacmuese, me pritshmërinë e kritikës. Në poezitë e saj nuk shprehet haptazi dhe thjesht, rebelizmi dhe pezmatimi i padrejtësive që ajo ndien, qoftë si femër intelektuale, qoftë si qenie e nënqiellit shqiptar, ku ndihet parimi krijues, i plotësuar nga detajet periferike..., përderisa boshti jetësor kornizon atë të njohurën, konceptin universal të njohjes mbi femrën: “Në çdo vend që ta vësh gruan (femrën) ajo është një stoli e shoqërisë dhe një thesar për të gjithë”, Mark Tuen.



Librin “Post scriptum” e përbëjnë poezi të disa motiveve. Poezitë e fillimit i përshkon konflikti ndaj normave të pandryshueshme shoqërore, rutinës e monotisë të së përditshmes e të pandryshueshmes. Spikatet edhe ironia therrëse për trazimet dhe kaosin politik, që madje ka dorë, jo vetëm në zhbërjen e individit, por edhe në tërë fatin kombëtar e gjithënjerëzor. Në poezinë e parë “Curriculum Vitae”, si në një prolog vargëzohen mendimet: “E bindur për rolin themeltar të frymorëve,/trafikoja mundimet në ankandet primitive të kryqit,/ku gjykimet më mbanin lidhur pas formulash racionale të ideve/Aty…, ku hijet tundonin konçesionet kolektive/të kurmit…, përtej gramatikave qënie”. Janë këto imazhe të irnosura që të krijon poezia, për shoqërinë, moskokëçarëse për proceset!



Erotikë apo koshiencë e vlerave femërore

Preokupimi qendror i poetes është ruajtja e vlerave universale. Ajo i vë vetes për qëllim që të hedh shikimin PËRTEJ, jo gjithherë me gjuhë transparente, por mjeshtërisht të mbështjellë me figuracion..., mirëpo ky qëllim zbulohet si rezultat i rrethanave kohore e sociale, madje kur mirëfilli dihet, pozita e gruas, edhe në kohë të sotme. Një përfshirje të tillë ideore e gjejmë në poezinë “Nëna” (16): “Errësira përgjysmonte hijet kurrizdrapër/mbi linjat konvencionale të horizontit./Kometë porcelani përtej grazhdit nënë…”, ku vihet në pah monologu i brendshëm i gruas së guximshme - poete, pastaj shndërrohet në mesazh për botën e jashtme, thjesht një abstragim i jetës prej guaske, si një tharm i patjetërsueshëm për emancipimin e femrës.
Poezia “Grua” përmes vargjeve: “Ajo…/Shtrëngonte linjat/me tiparin e purpurtë/dantellë./E mavijosur/rrëshqiste mes bordurës/larvë./Përderisa,/skanonte shkakun “Ave”/thërriste:/Mallkuar skeletit qytetar!” (24) e shpalos gërshetimin e motiveve dhe interpretimin e ndjeshmërisë përmes fjalës së duhur, e cila shpreh mendimin e konsoliduar të poetes, koshiente për rrugën që duhet ndjekur. Ajo e njeh fuqinë e fjalës dhe përgjegjësinë e misionit edukues përmes artit poetik.

Në “Post scriptum” shpejt ndeshemi me ndjenjën e trazuar, si personalizim poetik. Dashuria, në realitetin e shthurur shoqëror dhe vargëzimi me çiltërsi ndjesore, siç duket e njohin poeten me qëndrime dualiste, për faktin se këtu çdo gjë vjen në forma “të të kundërtave”. Ajo e ruan pathyeshmërinë, sinqeritetin...! Po nëse, në të vërtetë, ka çaste dëshpërimi për të..., dhe groteske, të njohura bashkë si “shtresë e ideve”, femra-poete duhet të vijë e fortë dhe e pathyeshme ndaj ngjyrosjes epshore. Ajo është ndjellëse si liria:
“Mrekullitë rriten me përqindje perëndie,/në arenat olimpike të luaneshave./Liria pagëzon pishtarët./Ajo!/Frymëzon,/rikrijon,/thyen...” (59).

Poezitë e Tini Qerragjijës, janë formësuar me kthjelltësi mendimesh, pra përmbajnë qartësinë e duhur për të kuptuar se poetja ka diapazon të gjerë përsiatës e gjykues, në përmasat e demitizimit të femrës shqiptare. Ta zbresësh atë nga qiellorja e dikurshme kërkon një punë të vëmendshme, përjetim dhe shprehje të ndjenjës e shpalosjes së arsyes, kjo do të thotë, të largosh figurën e femrës nga konvencat e prera për të, me masën e patriarkalizmit, për ta vendosur në një personalitet të dinjitetshëm, sot të modernizuar. Tek poetja, dukshëm ndihet vizioni i hapur ndaj së nesërmes, si kontinuitet ekzistencial i qenies.

--------------------------

http://floripress.blogspot.com/2013/10/nga-tini-qerragjija-pertej.html

http://floripress.blogspot.com/2013/10/poezi-nga-tini-qerragjija-olimpet.html

http://floripress.blogspot.com/2013/11/cikel-poetik-nga-tini-qerragjija.html


2014-07-06

Historianët e Deçanit: Dhuna në Shkup si në kohën e Millosheviqit

Kryesia e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, ka reaguar pas përdorimit të dhunës nga ana e policisë maqedonase ndaj protestuesve shqiptarë gjatë protestave të djeshme dhe të sotshme në Shkup.
"Kryesia e LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, kërkon nga ana e shtetit maqedon, respektimin e të drejtave të njeriut ndaj kombit shqiptarë, dhe në të njëjtën kohë i benë thirrje faktorit ndërkombëtar që të ndërhynë në Maqedoni dhe të rishikoj implementimin e Marrëveshjes së Ohrit.
Kryesia e LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, kërkon nga ana e drejtësisë maqedonase që të veproj në mënyrë të drejtë dhe të mos bëjë gjykime provokuese dhe anti shqiptare.
Kryesia e LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, i kujton institucioneve të drejtësisë në Shkup, që gjykimet të tilla ndaj shqiptarëve në të gjitha hapësirat e ish Jugosllavisë ka bërë vetëm politik diskriminuese e Sllobodan Millosheviqit".Historianët e Deçanit: Dhuna në Shkup si në kohën e Millosheviqit

Adem Demaçi - Mjekroshët në Kosovë i financon Serbia



Adem Demaçi ka thënë se është Serbia, ajo që po e financon islamin radikal në Kosovë. Ai fajëson miqtë e Kosovës të cilët sipas tij po u japin mundësi, siq i quan ai, mjekroshëve që të vijnë në Kosovë dhe t'u mbajnë ligjërata njerëzve.
"Prapë është këtu faji i miqve tanë. Po ju japin terren e mundësi me na ardhë mjekroshët, qysh po i quan populli, “trefërtalshat”, prej Londre e prej andej e këndej më i tubue njerëzit me ba kërkesa, madje donin të vijnë edhe në pushtet. Jo e duam xhaminë këtu, jo e duam këtë këtu jo kërkesa të tjera. Flasin disa hoxhë e mbajnë “vaize” shumë të rrezikshme, shumë cytëse. Shkojnë e gjejnë do të shkretë, do të mjerë e do fukarenj etj, do vajza e do gra, e i shtinë t’i vënë shamitë atje e andej e këndej”, ka thënë Demaçi gjatë një interviste për Zërin e Amerikës.

Krejt kjo sipas Demaçit, po bëhet para syve tanë, duke thënë se ardhja e tyre dhe veprimi i tyre duhet të ndalet.

Çka do të ndodhte me Prishtinën për shembull me eksplodue një ditë ku tubohen njerëzit më u vesh dikush me dinamit dhe me eksplodue aty qindra njerëz që as nuk i njeh as nuk i di? Këto sende nuk po i mendojmë, por duhet prerë mundësinë e ardhjes e veprimit të atyre njerëzve, vëllezërit e tyre, bashkëmendimtarët e tyre po i bëjnë njëqind të zeza nëpër gjithë botën. Ajo frymë ka depërtuar edhe këtu tek ne. Këtu Serbia po i financon, sepse Serbisë i intereson me e bindë botën që “ja këta janë fundamentalistë, s’ka gjë prej tyre, këta janë njësoj si ata kriminelët, si ata Bin Ladenët” etj”, ka thënë Demaçi gjatë intervistës.

Duke e parë si të nevojshme një ndërhyrje urgjente për ndalimin e veprimit të tyre, Demaçi ka thënë se ‘mjekroshët’ sipas tij po e keqpërdorin demokracinë.

Po e keqpërdorin mundësinë që ne e kemi deklaruar me të drejt që feja është e paprekshme. Por, këta janë ata fetarët që po prodhojnë fanatikë. Ne nuk kemi nevojë të krijojmë fanatikë. Ne kemi nevojë për besimtarë që i besojnë Zotit, por që i duan edhe njerëzit e janë në shërbim të njerëzve. Ata po i kërkojnë ata njerëz që janë të gatshëm t’u shërbejnë njerëzve për do pare, për do fjalë, për do fanatizma që i kanë dëgjuar e i dëgjojnë për çdo ditë jo nëpër facebook, jo nëpër xhamia, jo nëpër stacione radiotelevizive etj. Duhet të merren masa, sepse ka njerëz të luhatshëm, të paformuar si duhet që ndikohen shumë lehtë, e bëjnë skandal e pastaj na del puna edhe shqiptarët atje po i ndihmojnë asaj lufte që as nuk po e din kush po lufton kundër kujt, as nuk po e di çfarë po donë Bashar Al Asadi as çfarë po donë të tjerët as kurrgjë", tha Demaçi.

Ndërkohë në këtë intervistë, Demaçi ka folur edhe për çështje tjera, përfshirë Gjykatën e Veçantë, e cila tha se është e dëmshme edhe për aleatët e saj.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...