Agjencioni floripress.blogspot.com

2014/07/21

NË HARRIM, S’DO TË TË LË!

                                                                       
POEZI NGA KOZETA NUSHI



 PËR LIBRIN E TRETË ME POEZI



Jeta, nga e para...

Kur shkreptin rrufeja,
Bubullima gjëmon.
Mbylli sytë
E rri e     qetë,
Se ky çast
Shpejt kalon.
Të mirat që ke bërë
Mos i numëro!
Jeta, nga e para,
Lind gjithmonë.
Jeta lind sot.
Mos e zbraz inatin
Shumë shpejt!
Qetësohu!
Lëje të kalojë!
Anashkaloje!
Rishiko mirësitë
Që i madhërishmi Zot
Të ka dhuruar,
Mbas çdo konflikti
Që ke pasur,
Dhe nuk ta ka shpërfillur
Të tëndin pasion.
Buzëqeshmë!
Më përqafo!
Vetëm,në harrim,
Kurrë s’do të të lë.

                             
  UNË DHE TI, TI DHE UNË, NË HAPËSIRË TË PAFUND

Veten,mike të besuar,
Kalitur nëpër vështirësi,
E vure përballë teje
Për ta pyetur, nëse ajo
Kishte frikë, vuante,
Apo sillte mërzi?
Vetja të pa të tjetërsuar
Dhe të tha se
Të simpatizon ty.
Po për të të vënë
Në provë
Të pyeti:-
Vallë çjemi ne të dy?
Në cilin skaj të botës
Ndodhemi tani?
Lule të bukura
Me gjemba
fshehur në petale,
u afruan,
duke u ndodhur
aty ku sduhet të ndodheshin.
- Ne jemi përjetësia,
- u përgjigje ti.
Lulet e bukura,
Me gjemba fshehur në petale,
Fort u turbulluan
Dhe shumë patën zili.
Duke thurrur komplote plot,
Me një marramendëse
Shpejtësi.
Është e kuptueshme
Dhe s’është e pranueshme,
Vetes i the ti.
- Kompleksitet i sëmur ndjenjash!
- vetja t’u përgjigj me qetësi.
Ty nuk të vë faj.
Për ty, keq, nuk mund
Të mendoj,
Edhe kur
Në shpirt
Ndjej acar,
Në këtë jetë
Trazarake,
Që ngjan si një lojë.
Unë dhe ti,
Ti dhe unë,
Jetojmë
Në një hapësirë
Të pafund.- vetja tha.
Po. Jemi njerëz
Të qytetëruar
Dhe s’pleksemi
Me harbutërinë
E shpirtrave të rebeluar.
Bashkë, të merremi vesh,
S’është e vështirë.
Kjo është
Gjëja më e mirë.
- u përgjigje ti.

                                  
  ME ËNDRRA TË BUKURA

E pashë ashtu,
Të qeshur, gjithë gaz.
Me shumë buzëqeshje,
I urova suksese,
Me më të sinqertin buzagaz.
Sdi çfarë e gjeti.
Buzëqeshja e tij,
U zvarrit
Për të parë pika loti.
Buzëqeshja e tij,
Iku si një lepur,
Me frikën të kallur
Nga një buzëqeshje tjetër.
Unë ngela me shpirtin tim
Ndër duar.
Prej tij,
S’kërkova asgjë.
Asnjë shpjegim.
Ai erdhi tek unë,
Para këmbëve,
Të më shtrihej me përgjërim.
Erdhi atëherë,
Kur s’e prisja.
Dhe unë gjeta kurajo,
Që ta ndiqja.
Për të uruar një njeri
Të mirë, me një
Buzëqeshje të çiltër,
Pa maçok në bark,
Edhe sikur me një mijë
Litarë të më kishin lidhur,
Do të gjeja forcë t’i
Këpusja, për mirësi,
Për mbarësi.
Po ai
S’e meritonte më
Urimin tim.
Kështu që për të,
as gishtin e vogël
nuk lëviza.
U duk sikur ai
U largua përgjithnjë.
Po në fakt,
Erdhi prapë,
atëherë kur s’e prisja.
Buzëqeshja e tij,
Kërkonte
rrënim shpirtrash,
zhdukje jete,
zhdukje buzëqeshjesh,
humbje optimizmi,
humbje shpresash.
Dhe iu rikthye atij,
Për fatin e keq të vet,
Në një mollë të helmuar.
Kujdes! I rithashë unë sërish.
Ndrysho! Sa ke kohë
Për të ndryshuar.
Jeta, jo me mllef
E helm,
Po me ëndrra të bukura,
Duhet shijuar!


                                                   
DIMRIN, KTHEJE NË VERË!

Më kot insiston
Të ringjallësh të kaluarën.
E kaluara nuk vjen më.
Është e kotë të risjellësh
Të egrën diktaturë,
Ku trurit të artë të njeriut,
I ishte bërë lavazh.
Konsiderohej ky tru i çmuar,
Si një fletë e bardhë letre,
Ku në të mund të zhgarravisje
E njollosje mbarë e praptë.
Mos kërko të ngelesh
Gur i pagdhendur.
Latohu!
Në mur të futesh,
të ndërtosh.
E them me gjithë mend.
Mos ëndërro
Vitet e terrorit,
Ku s’mund të flisje
Asnjë fjalë.
Ku s’mund të bëje
Asnjë çap,
Nga ligjet e të tjerëve vënë.
Mos u kap pas së vjetrës!
Përqafo të renë!
Merr shembull nga rinia!
Nëse je vërtet i zoti,
Dimrin ktheje në verë,
Pa bërë armiq pa ndërprerë.

          
 NË KRAHËT E TË PËRDITSHMES

Gëzimi vjen tek unë
Me një trysni shumë të lartë.
Çdo qelizë e trupit
Mbingopet me të.
Duket, sikur në kokë
Janë montuar mijëra disqe
Të mahnitshme, melodioze,
Të gjallërueshme.
Sytë shkëlqejnë.
Shikojnë shumë gjëra
Që ngjallin gëzim.
Muzika labe
buçet nga të katër anët.
Të kumbon fort në zemër
Me stilin e saj karakteristik
Të fortë.
Më vonë truri mbingopet
Me tingujt e muzikës
E vetmja gjë e rëndësishme
Është njeriu.
Marrëdhëniet njerëzore.
Jeta e përditshme
Me surprizat e saj.
Qenia njerëzore ripërtërihet.
Rinohet, gjallërohet.
Duket sikur jeta i shtohet.

Tashmë është errur.
Dita s’duket gjëkundi.
Duket sikur
Është fshehur nëpër kujtime.
Realiteti duket ëndërr.
Ëndrra duket realitet.

                                                                      
GJËRA TË ZAKONSHME

Çadra duket e bukur
Në një kohë
Të lagësht me shi.
Shiu qëndron kryeneç.
Mendja ka nevojë
Për kthjelltësi.
Fundja dhe
Pikat e shiut janë
Të dobishme.
Të sjellin
Freski.
Shiu rrëshqet
Prej flokëve.
Bie nëpër
Qerpikë.
Akrepat lëvizin.
Pavarësisht
 nga dëshirat njerëzore
Ato smund ta ndalin kohën.
E nesërmja vjen
Si një ditë
E zbukuruar me mijëra
Gjëra të veçanta.
Jeta i rikthehet
Ritmit të saj
Normal.

                                                                                    
 SUKSESI

Të pashpjegueshmes,
Mos i kërko
Kuptim.
Të paarritshmes
Mos i kërko
Sqarim.
Përgjegjësive
Mos iu kthe kurrizin
Në agim.
Vështirësitë,
Priti
Pa shqetësim.
Gjërat e vogla
Të së përditshmes,
Gëzoji pambarim.
Ato
Janë
Vetë suksesi.

                     
 MIRËSI KE MBJELLË

Nëse vdekja
Do të të vijë afër
E zemra
Do të të pushojë një ditë
I trishtuar nuk do të vdesësh
Se mirësi ke mbjellë
E mirësi i ke dhuruar
Vetes, atdheut,
Familjes, shoqërisë.

                                                                
ZEMRAT E PASTRA

Nëse gjith mëkate e botës
Të mblidhen bashk
Dhe rreth e rrotull
Sheh njerëz
Që qajnë pa ndërprerë
Ti me guxim thuaju
Mos të dëshpërohen
E paqe në shpirt
Sillu menjëherë.
Sepse zemrat e pastra
I mundin gjithmonë
Shpirtrat e zhytur
Në mëkate, helm e vrer.

                                                      
  PËR LAVDINË

Nuk ka lavdi,
Nuk ka forcë
Nuk ka pasuri
Pa kujtuar
Se dikur
Ke qenë fëmijë.

   PËR PAQEN

Nuk ka paqe
Për atë që s’ka dashuruar,
Për atë që
S’ka derdhur dypika loti,
Për atë që s’ka vuajtur,
Për atë që jetën kalon
Duke marrë në xhiro
Njeriun e sinqertë, duke
I krijuar probleme plot.


NËSE UNË VALLËZOJ E KËNDOJ...

Nëse unë
vallëzoj e këndoj
dhe shijoj
të bukurat çaste
të mia
hajde dhe ti
bashkë me mua.
Këndo e vallëzo
Pa fund
Se shumë të dua.
Nëse litarët
E largësisë
Janë të gjatë
Dhe heshtja
Të ka mbuluar
Këputi ata
Të uruar litarë
Se si veten
Dua të të shoh
Të lumturuar.

MBROMË NË DHEMBJE E GËZIM

Mbromë në dhembje
E në gëzim!
Më jep paqe
E guxim!
Bëmë të besoj
Në mrekullinë
E jetës njerëzore.

                                               
LIND E RILIND

E hedh diku zemërimin,
E hedh diku trishtimin.
I hedh diku vuajtjet,
Fal ata që
Me trishtim,
Vuajtje e
Zemërim
Duan të më shohin
Sepse në fund të fundit
Unë dua
Të lind e rilind
Përditë
Ashtu si lindin e
Rilindin
Mendimet e mia.
Unë edhe mund të qaj
Edhe mund të
Gëzoj brenda
Në shpirt,
Po gjithmonë
Duke dëgjuar
Kambanat e mia....

JETA NUK MË PYETI....

Jeta nuk më pyeti
Nëse doja të lindja.
Jeta me gojën e vet
Asgjë s’më tha.
Më la të lufoja
Qysh nga lindja,
Asaj ,
Për t’iu bërë krah.

                                                                              
 DËGJOMË!

Dëgjomë!
Paqe të dhuroj
Kur të kam afër.
Gëzim të dhuroj
Pa të pasur pranë.
Pra , dyshimin zhduke
Hidhe tutje!
Është farë e keqe
Që s’duhet mbjellë
Në arë.

                                               
  KUJTIMET E TUA

Mes pyjeve,
Mes maleve
Rrinë bukur
Kujtimet e tua.
Mes kuajve,
Mushkave
Fëmijëria jote
Kaluar.
Mes njerëzve
Është zemra jote
Duke festuar
O njeri shpirtgjerë
E zemërmadh
Që veç dashuri
Mbjell,
Dashuri korr
E dashuri fal.

                                                  
   FORCË

Të jesh i mirë,
I urtë, i duruar.
Urrejtjes
T’i përgjigjesh
Me dashuri,
dyshimit
t’i kthesh besimin,
gabimit
t’i vësh përballë
të vërtetën,
dëshpërimit
t’i servirësh shpresën,
trishtimit
t’i dhurosh gëzimin,
nuk është dobësi,
është forcë.
Dhe kur
Mendon për bashkimin
E SHQIPËRISË ME KOSOVËN
Kjo forcë bëhet
E fortë si çelik
Dhe të mbron
Nga kurthet njerëzore.

                                           
  SIKUR TË JETOSH PARAJSËN.

Të jetosh jetën,
Të falësh dashuri,
Të përballosh
Dhembjet,
Të shërosh plagët.
Të lësh të tjerët
Të jetojnë
Është sikur
Të jetosh parajsën.

                                                             
    FJALA MAGJIKE

Pak ditë,
Pak orë që jemi larg
Dhe unë
Dëshirë të të shkruaj
Kam.
Edhe pse fjalët
Forcë shumë
Nuk kanë.
Kujdesu për shëndetin!
Gjithçka dua
Të të vejë mbarë.
Mbas gjith atyre
Vetëtimave të njëpasnjëshme
Dielli sot
Bukur ka dalë.
Ardhja jote
Surprizë është për mua.
Po hajde shpejt
Që dera të të hapet vetë,
Pa përdorur
Fjalën magjike:
“ HAPU DERË!”

GJETHET E VJESHTËS

Gjethet e ndezura
të vjeshtës
arit të kuq i ngjajnë
dhe dukshëm
përskuqin faqet
e mia.
Eh, po dhe ç’përjetime
Ç’parajsë
Që më sjellin
Dhe për çdo gjethe
Vjeshte një fotografi
Duhet të kem në duar.
Ky peisazh vjeshtor
Është thjesht një natyrë
E qetë, e brishtë,
Që zemrën ma ka zaptuar.
Dhe thërret fjalët e bukura
Të shqipes, të vijnë
E të lodrojnë me ojna
Duke krijuar një
Natyrë më të gëzuar.

 DEHJE ME KUPA VARGJESH

Dhe s’e kuptoj
Se si më lind
Kjo ndjenjë,
Kjo dehje
Me kupa vargjesh
Nga vjeshta dhuruar.
Dhe të ëndërroj
 në shpirtin e saj
të përjetoj
çaste magjike dua.
Dhe të dremis
Nën shkëlqimin
E yjeve
Me pelerinën e natës
Mbuluar,
 e më pas
Të zgjohem
Me vargje  eksploziv
E të rinis një
Ditë të paharruar dua.

                                         
PAQE ME GJITHÇKA E PËR GJITHÇKA

Të shoh kështu
Të shqetësuar
E nuk më vjen
Hiç mirë.
Je ti i pari
Që duhet
Të luftosh,
Të çlirohesh
Nga çdo dyshim,
Nga çdo shqetësim,
Nga çdo dhembje,
Nga çdo dëshpërim,
Nga çdo fantazi,
Nga çdo frikë,
Nga çdo shkretëtirë
Që të krijohet
Në shpirt.
Kur paqe të bësh
Me gjithçka
E për gjithçka,
Rinis e shkruaj poezi.

                                                           
  ME RREZE DRITE

Eh!
E dobët jam
Pa besim
Pa përkrahje
Pa shpresë
Pa liri
Pa të
Vërtetën.
Po e mjerë
E fundosur
Në errësirë
Do të isha
Pa Zotin
Që,kur
Më sheh në rrezik
Me rreze drite
Hedh drejt meje
Gomën e shpëtimit.

                                                         
 JETA NUK VDES

Jeta nuk vdes.
Jeta ringjallet,
Duke mësuar
Të shpresosh,
Të duash gjithçka
Të evitosh grindjet
Të sjellësh bashkim
Dhe paqe.

Korrik 2014

------------------------------------------

Falenderojmë shkrimtarën , përkthyesen,studiuesën shqiptare Kozeta Nushi,për postimin e poezive për botim për herë të parë në Agjencionin Floripress,Prishtinë.

Redaksia Floripress

Flori Bruqi,editor




A e dini çfarë kam hjekë,... Unë poeti zemër zjarrtë?


Foto: Fotoja e kopertines se librit e mundesuar vetem per miqte.
(Ju lutem mos beni shperndarje)


Shkruan Mimoza Legisi ,shkrimatre nga Durresi


Te rendisesh ne rreshtat e nje vepre gjithe pasurine e argjendte te nje populli te lashte sa vete toka.!

...... TE SILLESH RRETH NJE KALAJE SHUME SHEKULLORE DHE TE SHOHESH SE TE GJITHE PO MUNDOHEN TE LARGOJNE NGA NJE GURE DUKE I HEDHUR DIKUSH NE NJE VEND E DIKUSH NE NJE VEND TJETER SIPAS DESHIRES , KAPRICOVE DHE INTERESAVE TE TIJ , ESHTE SHUME E RENDE E NJE INDIVID OSE DISA NUK MUND TE BEJNE ASGJE POR E LOTOJNE RRETH E PQEQARK PA MUNDUR TE NDIHMOJNE NE QENDRIMIN E KESAJ FORTESE!


.....Keshtu ka ndodhur me te mirnjohurin , Autorin e shume veprave shkencore dhe te librit ne fjale ''Diademe letrare'' te Z.Flori Bruqi.

Te lexosh kete liber dhe te hysh ne brendesi te tij eshte sikur te hapesh nje thesar ku mund te gjesh gjera nga me te cmuarat te mbledhura sa andej-ketej , ku vlerat e tyre jane te pakrahasushme!

I nderuari Z. Flori, me sa duket ka studjuar per shume kohe me radhe ne zbulimet e tij per te punuar kete Veper dhe per te na e servirur ne lexuesve te mrekullueshme, te magjishme ashtu si vete kultura e ketij kombi te pavdekshem!

Shtepia botuese ''RUGOVA ART'' shikohet qarte se ka punuar me shume perkushtim per t'i dhene vlerat e duhura kesaj pune te madhe duke pasqyruar qe ne kopertinen e ketij libri krijimtarin e shume veprave te tjera te Z. Flori Bruqi qe jane plot 32 (tridhjete e dy) krijime te mrekullushme voluminoze si nga ana shkencore ashtu dhe nga ana artistike dhe padyshim profesjonale!

Te marresh ne duar punen e ketij Autori, studjuesi te madh te ketij kombi , profesori , doktori i shkences ,bisnesmeni te fuqishem etj . dhe ta lexosh ate, eshte sikur te ecesh pergjate vijes horizontale dhe te shohesh , te perballesh me mrekullite e dijes , magjine e te menduarit dhe me ne fund te nxjerrsh konkluzjonin e shume pikave te errta qe mund te kene pushtuar trurin tone.

Nuk mund te rri pa bere nje permbledhje te shkurter rreth kesaj vepre''magjike'' dhe te jua percjell dhe ju miqesis time duke hyre drejt dhe ne brendesi te librit ''DIADEME LETRARE'' ku per Z. Flori Bruqin pashmangshme ka qene hyrja e ketij libri duke i kushtuar nje rendesi dhe perkujdesje te vecante familjes se tij te shenjte ( ilustruar me foto) kryesisht Babait te tij Z. Maxhun Bruqi i cili i kushtoi gjithe jeten e tij ne dobi te vendit duke shkolluar shume breza nga dija e tij e cmuar, dhe jo me kot ne poezin detikuar te Jatit e ka titulluar '' ME ZEMER E SHPIRT PER ATDHEUN'' (me rastin e 84 vjetorit e te jatit)

E gjeti shkaben dy kreneshe ne themelin e shtepise tere bloze Gjithe jeten e tij me laps ne dore edukoi breznite e kohes Femijeve jua mesoi gjeografine e atdheut.................

....Hartat e Shqiperis Etnike ua mesoi tinezisht..........

Pra vargjet e sjella nga Z. Flori jane vertetesi e kohes se mundimshme dhe luftes per mbijetese qe nje popull ka kaluar brez pas brezi dhe lufta me e tmerrshme , me gjakderdhsja siq jemi te gjithe ne dijeni ndodhi ne vitin 1999 ku forcat serbomalazeze pushtuan Kosoven duke bere krimet me c'njerzore mbi kete popull te thjeshte dhe te dashur , duke i masakruar, perdhunuar, plaqkitur , gjymtuar dhe zhdukur ne menyrat me makabre.

Z. Flori  e ka sqaruar qarte dhe dhimbshem pasojat qe solli kjo lufte pa harruar te permende ndihmesen e forcave te NATO-S dhe Shqiperise ( qe ne te vertet eshte gjysma e saj dhe ndihmesa nuk duhet te permendet) !

Nje permbledhje ne disa faqe Autori i ka kushtuar PSIKOLOGJIISE dhe kryesisht ndikimit te Frojdit tek shume shkrimtare dhe mesimeve thelbesore ku Z. Flori i ka renditur ne 16 pika te rendesishme qe vijne dhe ne formen e keshilles ku vlera e saj varet krejtesisht nga konteksti '' Ju nuk mund t'u rrefeni njerzve se cfar duhet te bejme. mund vetem t'u rrefeni parabola'' ka shkruar autori duke vazhduar me tej me ''GJUHESIN SHQIPTARE '' dhe kryesisht me mungesen e gjuhes shqipe ne harten e perditesuar te enciklopedise se kultures indo-evropjane .

Studjues te medhenj kombetar ,biologe etj. si duket kane hedhur mjaft drite ne zbulimet e tyre mbi prejardhjen dhe shqyrtimin e fjaleve te 103 gjuheve duke perfshire ketu dhe gjuhen tone shqipe si gjuhe indo-evropjane qe me sa duket kane nje ngjashmeri shume te madhe fjalet njera me tjetren .

Ne librin e Z. Flori shkruhet se : Edvin Zhark , ne librin e tij '' SHQIPTARET'' nxjerr lidhjet e qarta midis gjuhes shqipe dhe asaj pellazge gje qe eshte kundershtuar nga studjues te medhenje shqiptare kryesisht nga Z. Mancaku ku ne nje emisjon ka theksuar se: ''sdudjuesit e huaj gabohen rende kur thone se fjale dhe emra te huaj vendesh dhe qytetesh lidhen me gjuhen shqipe''... si prsh. studjuesit e huaj kane thene se fjale Athina eshte nenkuptimi i fjales shqip at- thene , ndersa Mancaku e kundershton hapur kete zbulim e shume zbulime te tjera.

...Z Flori Broqi , ne librin e tij shkruan se: studjuesi i pare i kohes sone qe i percaktoi shqiptaret e sotem si pasardhes te pellazgeve ka qene Johan fon Han i cili per gjate 40 viteve ka bere zbulime historike .

Po ashtu dhe studjuesi Arberesh Jeronim De Rada ka mbajtur te njejtin qendrim duke thene se toponimet pellazge mund te perkthehen vetem ne gjuhen shqipe, dhe se pellazget te detyruar te shperngulen ne drejtime dhe treva te ndryshme emertuan sipas ideve te tyre vendet ku ata qendruan duke filluar nga qytetet e ballkanit , apo dhe me larg prsh. Toskana e vetperkthyer ne gjuhen shqipe '' toske'' qe percakton tosket e shqiperis, ose krahinen e Matit e thene nga pellazget Matia...

Me tej autori me nje profesjonalizem te paarritshem na percjell zbulimet e studjuesve te huaj ku Norbert Nokli ka thene se Gjuha Shqipe eshte nje pasuri e pazbuluar dhe se i perket gjuhes indo-evropjane pa simoter gjuhe tjeter dhe Enuajd Shnajder , studjues francez ka shkruar ne librin e tij '' per pellazget dhe pasardhesit e tyre'' dhe ne vitin 1894 ka mbajtur nje leksjon te holle teknik ku ka percaktuar nga zbulimet e tij se gjuha shqipe paraqitet si '' tingellimi me i paster dhe me besnik i gjuhes pellazge''.

Z. Flori ka sjell te ilustruar me foto pemen dhe vendosjen e gjuheve indo-evropjane duke na e thjeshtesuar me nje tabelar renditor te ketyre gjuheve .

Zbulime te metejshme te mirnjohurit Flori Bruqi na sjell ne kete liber me titull ''DIADEME  LETRARE'' Mesharin e Gjon Buzukut i vitit 1555 dhe qe eshte libri i pare ne gjuhen e bukur shqipe qe perbehej nga 220 faqe .Deri me sot prifti katolik Gjon Buzuku ngelet dhe autori i pare i letersis shqiptare .Z. Flori na mundeson disa rrjeshta nga ky liber qe natyrisht jane jo te shqiperuara si duhet por me nje vlere te papercaktuar per kulturen tone ..!

Per Z. Flori dhe per shume te tjere me dije dhe kulture, si shqiptare dhe te huaj, nuk eshte asnjeher e rendesishme se cfar mund te flasin dhe mendojne individe me mendje te djallzuar qe shpifin dhe shajne nga menyrat me ekstreme duke dalur jashte nje orbite njerzore sic eshte dhe shkrimtari serb Dobrica Qosiq i njohur si nacjonalist ekstem ku ne librin e tij ''KOHA E GJARPERINJVE'' Qosiqi e ka treguar veten si nje njeri me interesa personal te paqendrueshem dhe sipas shtypit beograd ka qendrime shoviniste...

Ne kete liber te nderuarit Flori Bruqi , thuhet se RTS-ja ben te ditur se shkrimtari serb Dobriqa Qosiq eshte zyrtarisht kandidat per cmimin Nobel per letersi dhe se Akademia serbe e Shkences nuk e ka mbeshtetur kete kandidatur dhe do mbeshtetet vetem ateher kur Qosiq te hyje ne rrethin e kandidateve serjoz per cmimin Nobel.

Flori Bruqi i njohur nga te gjithe si nje person me mendime dhe vepra demokratike ka kritikuar rende regjimin e atehershem te komunizmit duke denuar ashper dhe publikisht her pas here ligjet e qeverise se atehershme dhe gjykimin e padrejte e c'njerezor te shume e shume shqiptareve fatkeqe te denuar ne burgjet famekeqe te Shqiperise , te masakruar dhe denimet me masa ekstreme si ajo me pushkatim dhe me varje pas shume torturash te tmerrshme duke i imponuar nga c'do e drejte njezore vetem per faktin e mendimit te tyre te lire dhe deshires se madhe per te jetuar nje jete demogratike ashtu si tere rinia e ateheshme mbar boterore duke u quajtur si trathtare te kombit dhe nje nga keta ka qene dhe i riu kuksjan

Poeti u mureve te burgjeve Havzi Nela te cilin autori i kesaj vepre e ka emeruar si ''PELLUMBI I PAQES''. Havzi Nela u denua barbarisht nga regjimi komunist per agjitacion dhe propagande me denimin varje ne vitin 1988 pikerisht dy vite perpara rrezimit te diktatures.

Disa nga poezite e tij te dhimbjes shkruar neper burgje jane ruajtur me fanatizem nga shoqeria e tij , bashkvuajtes se Havziut te cilet kane dhene dhe deshmite , fjalet , mendimet , mallin per familjen sidomos per gruan e tij te shtrenjte Lavdia, qe dhe ajo vuante nje tjeter denim dhe e burgosur .

Disa nga vargjet e dhimbjes se poetit te burgjeve Havzi Nela jane;

Kur te mesoni se kam vdeke
Kur te thoni: Ndjese paste
.A e dini cfare kam hjeke.
Une poeti zemerzjarrte?

Vete vargjet e tije jane pasqyrim i vujtjes ekstreme te ketij poeti dhe shume fatkeq te tjere........

......Kur te pyesni: ''Ku e ka vorrin''?
... Kur t'kerkoni me e gjete
...Thoni: ''Ai e urren mizorin'
'....Thoni: ''Dheu s'ka me e trete''

... Jane mjaft te qarta vargjet te cilat kane shkuar nje me jeten e kushtezuar te fatkeqit Havzi Nela dhe se ai e parandjete vdekjen e tij ,por rrefimet e shokeve bashkvuajtes qe pasqyrohen ne kete liber kane thene se trimeria dhe zgjuarsia e kane shoqeruar ne c'do kohe pavarsisht nga torurat c'njerzore!

Duke lene pas te shkuaren por gjithmone duke e kujtuar ate si nje ''tablo te erret'' qe detyrimisht duhet t'i ndyshohen ngjyrat,

 Autori Flori Bruqi na sjell nje pembledhje dhe kendveshtrime te disa shkrimtareve, poeteve te njohur por edhe te rinj te cilet disa prej tyre jane : Frrok Kristaj,Valdete Berisha ,Naim Kelmendi, e shume te tjere !

Shkrimtari i madh Z. Flori Bruqi me nje pasjon te paparashikueshem per te punuar ne krijimtarin e tij me shume vullnet , dhe gjithmone e ne cdo kohe duke qendruar afer lexuesve te tij me tema mjaft interesante , me artikuj te shumte shkencore me shume vlere te botuara ne shtypin e perditshem elektronik dhe te shkruar nuk mund te anashkalohet pa vene re puna e tij e madhe qe ka qene , eshte e do jete vetem ne dobi te te interesuarve per DIJE!

Mimoza Legisi

Durres,19/ 07/ 2014

2014/07/16

Isniqi dha shumë trima!







Foto: Isuf Haklaj ''Skyfteri''
      Kush ishte Isuf Haklaj?!

Isuf (Nezir ) Haklaj lindi me 23 Janar 1955 në fshatin Isniq. Mësimet e para i filloi në Isniq për katër vite radhazi, ndërsa katër vitet e tjera i vazhdoi në Shkollën Fillore në fshatin Kryshec të Pejës. Pas përfundimit të shkollës fillore u regjistrua në Akademinë Policore ku e përfundoi me sukses të plotë në Vushtrri. Në vitin 1975 filloi të punoj në policinë e atëhershme në Vushtrri, ku punoi deri në vitin 1990. Ishte një ndër policët e parë që u largua nga puna për shkak se nuk ju përshtat kushteve,dhe urdhrave të regjimit serb në atë kohë.


Gjithashtu vlen të ceket se gjatë kohës ndërmjet viteve 1980- 1985 disa herë ishte larguar nga puna për shkak se gjatë demonstratave të vitit 1981 ishte plagosur gruaja e Isufit, e cila ishte pjesëmarrëse aktive në këto demonstrata, ku e njëjta ishte kërkuar disa herë nga policia e asaj kohe!



 Në vitin 1981 në uniformën e policisë Isufi ka shpërndarë material propagandistik të ardhur nga grupet të cilat ishin duke vepruar në Gjermani, dhe në vendet tjera perëndimore!

Foto: Akademi përkujtimore për 10 vjetorin e vrasjes makabre të Sabahate Tolaj dhe Isuf Haklaj

Me datën 24. 11. 2013-11-21 dhe do të filloi në ora 13:00 Adresa: Dahesteinstrasse 1 Pfarheim- 6219 Sursee
Bashkatdhetarët nga fshatrat Pobërgje dhe Isniq organizojnë këtë Akademi përkujtimore për kwto dy figura të luftës, e më vonë pjesëtar të denjë të Policisë së Kosovës, që u vranë në pritë kur ishin duke gjurmuar krimet e caktuara. Tubimi do të mbahet: Me datën 24. 11. 2013-11-21 dhe do të filloi në ora 13:00 Adresa: Dahesteinstrasse 1 Pfarheim- 6219 Sursee. Në këtë Akademi janë të ftuar: Agim Mehmeti Shpend Shala Astrit Zemaj, si dhe Familjarët Cekaj.
Ftohën bashkëvendësit që të marrin pjesë në këtë Akademi Përkujtimore. Për informata: Besim Lokaj, nr. i tel. 076390 41 94 Me datën 24. 11. 2013-11-21 dhe do të filloj në ora 13:00 Adresa: Dahesteinstrasse 1 Pfarheim- 6219 Sursee.



By AdM  Kushtra

 Gjatë viteve 1985 - 1990 ka patur mjaft vështirësi, sepse në asnjë moment nuk është pajtuar, dhe njëherazi nuk ju ka bindur urdhrave të tyre që të përdoret dhuna ndaj popullit të pafajshëm, ku edhe Isufi kishte dalur po nga gjiri i po këtij populli të shtypur, dhe të pushtuar me shekuj! Mbas largimit nga Puna Isufi për afër 10 vite punoi si punëtor krahu për të siguruar ekzistencën e Familjes së tij, dhe aspak nuk ishte e lehtë për punën që e bënte, por morali i tij i fortë dhe dëshira për ta parë popullin e tij të lirë, si dhe urrejtja ndaj serbëve i japin moral që ti përballoj të gjitha sfidat që i pat përballë...!

Foto: Isuf Haklaj ''Skyfteri'' Beke Osmonaj
         
 Gjatë Luftës: Vëllëzër prej gjaku 

Luftëtarët trima -Bekë Osmanaj nga Isniqi dhe Isuf Haklaj nga Isniqi 

Menjëherë pas largimit nga puna, Isufi kthehet në fshatin e lindjes në Isniq, sepse ishte i kërkuarr vazhdimisht nga policia, ku prioritet i tij ishte bashkëpunimi me autoritetet civile në fshatrat e vendit të tij. Me shpërbërjen e sistemit komunist serbo- sllavë, në Kosovë u formuan disa parti politike, fillimisht u formua LDK-ja dhe më vonë edhe disa të tjera, ku në mesin e tyre ishte edhe PSHDK-ja, e cila në programin e saj e kishte çlirimin e vendit nga pushtuesit serbë. Kjo parti ishte krahu i djathtë i LDK-së. Edhe në Komunën e Deçanit u formua PSHDK-ja, ku si udhëheqës i kishte disa njerëz të devotshëm, ku njëri ndër ta ishte edhe Isuf Haklaj, i cili dallohej për veprimet e tij të matura dhe burrërore, duke mos kursyer asgjë nga vetja për të mirën e atdheut, andaj me të drejtë mund të thuhet se Isuf Haklaj, dhe PSHDK-ja në Isniq sikur edhe në vendet tjera vepronte, dhe punonte me përkushtimin më të madh në interes të kombit, dhe të atdheut, duke mos kursyer asgjë nga vetja, madje as jetën e tij...!

Foto: Isuf Haklaj ''Skyfteri'' Hysen Berisha
                                       Trimat e Dugagjinit Isufi me Hysen Berishën

 Isuf Haklaj dallohet për guximin dhe mbrojtjen e së drejtës me këmbëngulje, madje në mbledhje e ngritke zërin duke i demaskuar ata të cilët ishin duke vepruar në dëm të çështjes Kombëtare. Me fjalimet e tij shihet qartë vendosmëria e tij për luftë, sepse thoshte nuk ka alternativë tjetër, sepse kemi të bëjmë me një Armike që vetëm gjuhën e forcës e njeh! Si shokë ishte shumë i afërt, edhe ato para që i kishte në gjep i shpenzonte për interesin e përgjithshëm të Atdheut...! Isufi ishte shume vizionar, dhe me një përvojë shumë të madhe në jetën e tij...
Foto: Isuf haklaj ne Junik.
                                                
                                                  Isuf Haklaj  gjatë luftës në fshatin Junik



Shpesh na thoshte neve, kemi me vuajtur shumë, por pa luftë nuk mund të çlirohemi nga kthetrat serbo - sllave, gjithashtu në takimet te Bliri 600 vjeçar në Isniq, Isufi e merrte fjalën me vendosmëri dhe shpesh fliste për unitet, duke thënë se partitë shkojnë e vijnë, por ne jemi vëllezër, sepse ka ardhur koha ti lëmë anash mosmarrëveshjet dhe ti kthehemi realitetit aty ku Atdheu na thërret!


Foto: Lidhja e duarve tregon qe vertet jane kan si vllazen Isuf haklaj dhe Skender Hasangjekaj

Trimat e Kosharës:Isuf Haklaj dhe Skënder Hasangjekaj



Në sulmin e dytë në familjen Jasharaj me 22 janar 1998 ku ishin plagosur dy vajza të kësaj familje, si dhe sulmin në familjen Tahirsylaj në Isniq po në janar të këtij viti, u pa e nevojshme që populli të jetë më vigjilent, karshi situatës në terren, e cila ishte në prag të shpërthimit!

Foto

 Menjëherë Isufi për asnjë moment nuk ka ndejtur në shtëpi, por gjithmonë ishte në kontakt të vazhdueshëm me një grup djemsh nga Isniqi, të cilët vazhdimisht ishin në përcjellje të situatës si dhe në vëzhgim të vazhdushëm të forcave serbe!


 Masakra e marsit në Familjen Jasharaj në Drenice, Isufin e goditi shumë rëndë, ku në Grupin e tij që vepronte u pa e nevojshme që në mënyrë urgjente të mobilizohemi rreth një qëllimi të vetëm, pra shkuarja për armë në Shqipëri për nevojat e fshatit, edhe pse një pjesë e armatimit kishte hyrë në vitin 1992 nga Grupi i Sali Çekajt, Rrustem Bruqit, Saim Tahiraj etj!
Foto: Isuf Haklaj ''Skyfteri'',Sebahate Tolaj
 Së bashku në Luftë- i vranë tradhëtarët e popullit në "Liri"

 Edhe përkundër insistimit të Bekë Osmonajt që Isufi mos të udhëtonte për Shqipëri, sepse i kishte fëmijët e vegjël, dhe gjendjen ekonomike e kishte shumë të vështirë, sepse gjatë udhëtimit për në Shqipëri mund të ndodhte më e keqja, në kufirin, i cili me mundime kalohej, por përgjigja e Isufit ishte e prerë, nuk do t'ju lë vetëm kurrën e kurrës!

Nuk mundemi të lëmë pa i përmendur edhe këpucët të cilat, Isufi i kishte marrur tek Fazli Haklaj, si dhe 20 DM. Sepse ishte i pa përgatitur për këtë udhëtim për shkak te kushteve të vështira ekomomike, të cilat i kishte në shtëpi...!

Foto: Isuf Haklaj ''Skyfteri'',Isuf Jasiqi,Gafurr Tahiri


Në fillimin e prillit të vitit 1998, në Oden e Daut Ibish Mulajt u bë betimi në Flamurin Kombëtar, të këtij grupi në këtë përbërje: Isuf Haklaj, Bekë Osmonaj, Ismajl Imeraj, Xhevat Osmonaj, Naser Osdautaj, dhe Halil Mulaj, të cilët pas betimit menjëherë u nisën drejt Shqipërisë për armë, gjithashtu nga Isniqi kishte shkuar edhe një grup tjetër, me të cilët u takuan në Fsh. Popoc të Gjakovës!

Foto

 Mbas kthimit nga Shqipëria në Isniq formohet Shtabi Lokal, ku Isuf Haklaj ishte anëtar i këtij shtabi, dhe njëherazi ishte edhe Komandant Kompanie në Isniq. Mori pjesë aktive në luftimet në Isniq, kur ishte sulmuar fshati me 29 maj e tutje, ku tregoi profesionalizmin e pa shoq.

Foto: Isuf Haklaj ''Skyfteri'',Xhevahir Neza,Xhevat Ibraj,Kreshnik Buqolli
Isuf Haklaj ''Skyfteri'',Xhevahir Neza,Xhevat Ibraj,Kreshnik Buqolli

 Së bashku me heroin Rrustem Bruqi, dhe Komandantin e fshatit oficerin ushtarak Skender Rexhahmetaj, dhe të tjerë bëri të gjitha parapërgatitjet për sistemimin e Brigadave të para Operative në nivel të Kosovës, Br.131, 133, 134 të cilat fillimisht u sistemuan në fshatin Isniq në Shtëpitë e familjeve: Bajraktaraj, Seferaj, Rexhahmetaj, Haklaj!




 Pas Betejës së Loxhës Brigadat u vendosën në Prapaqan në Shkollën Fillore, ku Isuf Haklaj kalon aty si Komandant i Policisë Ushtarake në Brigadën 134 të komanduar nga Tahir Zemaj. Isufi e mbajti me nder, dhe përgjegjësi të lartë këtë detyrë deri në shtator të vitit 1998, ku në ofensivën e shtatorit së bashku me një shumicë të popullatës civile, dhe të plagosur u nis drejt Shqipërisë për tu mobilizuar sërish, pas një muaji së bashku me Skender Rexhahmetaj në QS-PAPAJ. Isufi prapë e merr detyrën e komandantit të Policisë Ushtarake në GO3, ku në këtë përbërje ishin Br.134, 131, BDV-ja, ndërsa më vonë Brigadën  138  Agim Ramadani. Gjatë periudhës së stërvitjeve, si dhe parapërgatitjeve intensive për tu thyer kufiri në Koshare, Isufi ishte në nivelin më të lartë të detyrës në pjesën më delikate, atë të sigurisë së brendshme, dhe të jashtme të Brigadës me njësinë e Policisë Ushtarake që ajo e Komandonte.

Foto: Isuf Haklaj ''Skyfteri'' ,Sebahate Tolaj

Me 9 prill  1999 si shumë luftëtar të lirisë edhe Isufi ishte në shërbim të një Dite të madhe për Kombin tonë, ate të thyerjes së kufirit shqiptaro- shqiptarë me gjuhën e Forcës, së bashku me strategët e shquar të kësaj Beteje, heronjtë e Kosovës Sali Çekaj, dhe Agim Ramadani!



Isuf Haklaj ''Skyfteri'' ,Rrustem Berisha, Gjafer Gashi



 Isufi qëndroj i palëkundur deri në çlirimin e Kosovës duke i kaluar afro 15 muaj në uniformën e UÇK-së, por kurrë nuk u gjunjëzua për asnjë moment!



https://www.youtube.com/watch?v=xiqhf9hROQE


Foto: Isuf Haklaj ''Skyfteri''  n'Koshare
Me çlirimin e Kosovës në vitin 1999 Isuf Haklaj ishte në gjeneratën e parë, kur fitoi të drejtën për të vazhduar trajnimin në Vushtrri për Policinë e Kosovës, ku në vitin 2000 doli në detyrë në Deçan.


 Gjatë kohës sa ishte në detyrë në Deçan, ishte shumë i afërt me popullin, kreu me nder dhe profesionalizmin më të lartë, detyrën për të cilën ishte ngarkuar, ndërsa në anën tjetër ishte i brengosur vazhdimisht për parregullsitë, si dhe me kriminalitetin në rritje të grupeve mafioze që nuk ia donin të mirën Kosovës...!


  
Trimat isniqas:Bekë Osmonaj me Isuf Haklaj gjatë luftës 

Nga Deçani, Isufi ka kaluar në Pejë në detyrën e re, atë të hetuesisë në policinë regjionale ku gjithmonë ishte në nivelin më të lartë të detyrës deri me dt. 24 nëntor 2003, kur në orët e mëngjesit mbi të, dhe Sebahate Tolajn qëlluan me breshëri plumbash nga dora kriminale mbi atdhetarin, veprimtarin, komandantin, humanistin, luftëtarin e orëve të para Isuf Haklajn...


U qëllua natën e Bajramit... ndërsa, ndërroi jetë katër ditë më vonë, me dt. 28 nëntor 2003, në ditën e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, dhe Flamurit Kombëtar! I ndejti besnik Betimit në Flamur deri në vdekje, dhe kurrë nuk e shkeli Betimin e dhënë...!

Teksti:Bekë Osmanaj nga Isniqi

Ilustrimet:Flori Bruqi nga Isniqi

Me eruditin e psikiatrisë ndërkombëtare-Akademik Prof.Dr.Skender Kodrën,mburret shqiptaria!


Foto

Prof. Dr. Skënder Kodra u lind më 13.05.1946 në Istog të Kosovës, ku kreu shkollën fillore. Shkollën e mesme e vazhdoi në Gjakovë dhe Pejë. Autoritetet qeveritare serbe e burgosen për motive patriotike. Në shumë raste kaloi nëpër burgjet e Prishtinës, Gjakovës, Ferizajt, Suharekës në Ce Zene e Beogradit dhe veçanërisht në burgun e Pejës.

Më 1969 emigroi në Itali e pas një viti në SHBA, ku edhe mori statusin e refugjatit politik. Në SHBA më 1980 mbaron shkollën e mesme. Më 1986 përfundon shkëlqyeshëm studimet e larta në Universitetin “Mercy College”, në degën e psikologjisë dhe pas një viti kreu studimet pasuniversitare në “Long Island University” dhe laureohet me titullin Master degry.

Foto: Mirnjoheja ma e mire
ashte ajo e bashkepuntorve Akademik.

Në vitin 1991 mbron doktoraturën me temën “Shkaqet që çojnë në skizofreni” dhe merr titullin më të lartë shkencor në SHBA PH.D.

Foto

Më tej u specializua në një profil më të ngushtë në fushën e Psikologjisë Klinike.
Veprimtaria e tij është e larmishme si profesor, psikolog e shkencëtar.

Foto: Dr.Kodra me motren
    Ajshe Shala ne dasem Dibrane

Dr.Skenderi me motrën Ajshe Shala

 Ligjëron në tri universitete me studentë nga e gjithë bota. Ai ka një veprimtari të begatë veçanërisht në Psikologjinë klinike, të cilën e ka pasuruar dhe me përvojën e madhe në spitalet ushtarake të psikiatrisë në New York, ku punoi për dhjetë vjet me pacientë të Luftës së Dytë Botërore dhe të Luftës së Vietnamit.
Foto: Dekurat ma te mira
Jone ato ne presencen
E meses time Lirije Rugova.

Akademik Prof.Dr.Skender Kodra me mbesën  Lirije Rugova.

Foto: congressman Eliot Engle Dr. Skender Kodra

Kongresmeni amerikan Eliot Engle dhe  Dr.Skender Kodra  


Foto: Jo Diogardi, Dr.Kodra
  Me nji shterngim dore.

Jo Diogard-i me Dr.Skender Kodrën

Diturinë dhe përvojën e tij si psikolog dhe shkencëtar, Prof. Dr. Skënder Kodra e ka përcjellë në tetë libra si: Evoluimi i Trurit Dje, Sot dhe Nesër Library of Congress (June 11. 2001) Definition of personality. Tiranë (Library of Congress (2003) Drugs and its Impact. Tirane Library of Congress (June, 11.2004) Road Map Opportunities in Cilinical Psychology, Tiranë Library of Congress (June 12.2006) Library of Congress 101 Independence Ave, S.E. Uashington D.C. 20559-6000.

Foto: AKADEMIA SHQIPTARO - AMERIKANE E SHKENCAVE, në dekleratë mbështet protestat dhe dënon dhunën e përdorur nga policia
 
 Akademia e Shkencave Shqiptaro-Amerikane, reagoi menjëherë ndaj dhunës së përdorur dhe dënimeve me rastin “Monstra”, ku u dënuan 6 shqiptar me burgim të përjetshëm
 
NEW YORK :  Akademia e Shkencave Shqiptaro-Amerikane në reagimin e saj thotë se:" Dënimet dragoniane, dhuna e përdorur dhe diskriminimi klasik, i shtetit Maqedonas, deri tek vrasjet brutale, ndaj qytetarëve të pafajshëm shqiptarë, në këtë shtet, si dhe rasti “Monstra”, ku u dënuan 6 shqiptar me burgim të përjetshëm,  mendojmë se i ka ngjallur indinjat dhe ka detyruar të rinjët shqiptarë, të bëjnë thirrje në rrjetet sociale, të çohen fuqishëm dhe të dënojnë këto veprime që janë në kundërshtim me te gjitha normat, e kartat ndërkombëtare, për lirit e të drejtat e njeriut kudo në botë".
 
 Prandaj thotë kjo akademi përballja me të vërtetën, heqja dorë nga paragjykimi, dhe gjykimet e montuara ndaj popullit shqiptarë, si në kohën e Millosheviqit, do t’u bënte mirë edhe politikave e politikanëve të Shkupit, dhe, vet kryeministrit maqedonas Nikolla Gurevskit, për një Maqedoni europiane dhe e integruar në të gjitha strukturat euro -atlantike, natyrishtë së bashku me Shqipëtarët.
 
   Ndërsa, reagimi ynë që vjen nga SHBA, dhe protestat e shqiptarëve në Shkup, Strugë, Tetovë, Gostivar dhe Dibër, patjetër, që janë një e drejtë themelore, për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve, kudo që ata janë, në Kosovë, Bujanovc, Medvegje, Preshevë, shqiptarët në Mal të Zi, Maqedoni dhe Çamërinë.
 
   Ne, thuhet në dekleratë kemi pasur një arsye e fortë, që na ka shqetësuar dhe indinjuar vazhdimisht për të mos heshtur dhe reaguar për t'u dalur në krah të shqiptarëve të Maqedonisë, edhe her të tjera, prej se kur kemi dalur në emigracion, dhe ashtu siç ishte edhe rasti më i fundit ai i Enciklopedisë famëkeqe të ideuar nga akademikët ultranacionalist sllavo-maqedonas.
 
 Megjithatë, thuhet në dekleratën e kësaj akademie me bazë në New York, ne mendojmë se për një familje shqiptare dhe për të gjithë shqiptarët e vërtetë, ajo çfarë po ndodh sot në Shkup, është një dhimbje e madhe dhe një e drejtë  për të protestuar në mënyrë paqësore për botën e qyteruar, ndërsa këto ngjarje, provokuar nga dënimet të shqiptarëve për rastin “Monstra” ku u dënuan 6 shqiptar me burgim të përjetshëm,  dhe dhuna e përdorur gjatë këtyre ditëve ndaj protestuesve do të mbeten një turp i madh, për Shkupin, dhe botën e qyteruar - kur sheh se qytetarët e një vendi me tradita e zakone të hershme, kulturë e histori perendimore, të trajtohen dhe diskreminohen si qytetar të dorës së fundit, pikërishtë, në zemër të Europës dhe shekullin e XXI-.
 
 
   Me këtë rast Kryetari i Akademisë së Shkencave Shqiptaro-Amerikane Prof.Dr. Skender Kodra në dekleratë, thotë "Në emër të kësaj akadmie, dua t’ju falenderoj të gjithëve shqiptarët për pjesmarjjen e tyre në këto protesta dhe dëshirojë e lusë qytetarët, që ato të jenë paqësore dhe dhe të mos bien viktima të ndikimeve të çfarë do lloji qofshin ato, dhe që ia prishin dhe dëmtojnë imazhin e shqiptarëve. Është, një kenaqësi e veçantë që të bashkojmë zërin tonë, vetëm për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve, kundër diskriminimit, kundër , dhunës, vrasjeve dhe dënimeve të motuara siç është edhe rasti Monstra,".
 
 
  Në fund të kësaj deklerate  Akademia e Shkencave Shqiptaro-Amerikane, thotë se beson që SHBA së pari si mik i madh i shqiptarëve por dhe BE, me rolin e tyre do të afrojnë një zgjidhje të këtij problemi si një garanci shumë të madhe ndër popullsinë shqiptare, e cila ka të vetmën shpresë dhe të vetmën mbrojtje, me sy nga Washingtoni dhe Brukseli .


I brumosur me ndjenja të larta atdhedashurie dhe si intelektual i përgatitur në SHBA, Skënder Kodra ka dhënë një kontribut të çmuar dhe për popullin shqiptar.


Foto: Dr.Kodra se bashku me dy vellezrite ne Washishington.

Në vitin 1995 ai themeloi Akademinë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe Arteve me qendër në New York dhe vazhdon të jetë aktiv si kryetar i kësaj Akademie.

Foto: Mbreti Leka dhe
Dr.Kodra Tirane

Me ndryshimet demokratike në Shqipëri, Prof. Dr. Skënder Kodra vazhdoi të kontribuoj edhe në dheun amë.

Foto: Dr.Kodra per te drejtat
    e Shqiptarve ne Mal 
    të Zi.

Ai punoi dy vjet në Tiranë si klinicist pranë Klinikës psikiatrike të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Tiranës, ku përgatiti dhe ligjëroi leksione të ndryshme.



Me kënaqësi ai i dhuroi kësaj klinike një bibliotekë të pasur me literaturë masive të psikiatrisë klinike amerikane. Gjatë kësaj kohe në Radio Tirana ai mbajti një rubrikë të përjavshme me temë nga psikiatria.


Në këtë periudhë Prof. Dr. Skënder Kodra viziton sërish vendlindjen e tij Kosovën, ku zhvillon një veprimtari të dendur shkencore dhe patriotike, aq sa siç thoshin dhe vendasit, klinika e tij u kthye në një istikam lufte.



Pushtuesit serb ia bastisën klinikën dhe e arrestuan për ta detyruar të pajisej me dokumente serbe. Zoti Skënder Kodra nuk pranon dhe largohet i detyruar nga atdheu i tij.


Në verën e vitit të Luftës në Kosovë, Prof. Dr. Skënder Kodra shkoi në ndihmë të të dëbuarve kosovarë, në kampet e shumta në Shqipëri, si dhe në spitalin Ushtarak në Tiranë.

Foto: Dr.Kodra me nipa dhe
mesen EMEN.

Djali i tij Isai ushtarak dhe i lindur në SHBA, u radhit në radhët e UÇK-së në Kosovë, ashtu si dhe shumë të tjerë nga të afërmit e familjes Kodra.



Personaliteti i Prof. Dr. Skënder Kodra është i njohur në SHBA, në vende të ndryshme të Evropës dhe në të gjitha trojet shqiptare.



Ai ka qenë këshilltar pranë Ministrisë së Shëndetësisë në Shtetin e New Yorkut, është anëtar i Shoqatës së Doktorëve në Shtetin e New Yorkut, Anëtar i Shoqatës të sëmundjeve psikike “Sigmund Frojd” të Austrisë, nënkryetar i Akademisë së Intelektualëve Shqiptarë të Shkencës dhe Artit në Kosovë, anëtar i Shoqatës së Psikiatërve në Shqipëri, etj.


Prof. Dr. Skënder Kodra vazhdon të jetë aktiv si mjek, si pedagog, si shkencëtar. Ai vazhdon të publikojë libra dhe studime shkencore në revistën “Dituria”, organ i Akademisë Shqiptaro_Amerikane me qendër në New York, Akadmi të cilën e drejton me pasion dhe profesionalizëm, si dhe në shumë revista e gazeta prestigjioze në SHBA dhe Shqipëri.


Figura poliedrike e Prof. Dr. Skënder Kodra, është kthyer në një simbol për komunitetin shqiptar në SHBA, Kosovë dhe Shqipëri, si një njeri me energji të pashtershme humane e patriotike.

Flori Bruqi

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...