Agjencioni floripress.blogspot.com

2014/09/11

Prof.dr. Eshref Ymeri : Ngrohtësia e shpirtit poetik të Kozeta Nushit




Poetët dallohen për fibrat e ndjeshme të shpirtit që plagoset lehtë, për ndjenjat dhe mendimet e tyre prekëse. Ata janë njerëz me një botë të pasur që padrejtësinë e shikojnë drejt e në sy dhe që rebelohen rreptë kundër saj. Ata janë të përzgjedhur me kujdes prej Hyjnisë.
Prandaj edhe poeti francez Bualo (Nicolas Boileau-Despréaux - 1636-1711), në poemën e vet me titull “Arti poetik” (L’art poétique), thotë :

Ka dhe vjershëtarë, mes nesh të pamasë,
Që ushqejnë një ëndërr të ngjiten në Parnas…
Natyra jonë bujare, nënë e kujdesuar,
Vetë e di se kujt talenti do dhuruar.




Poetja Kozeta Nushi, këtu e ca muaj të shkuarë, ka dalë para lexuesve me vëllimin e parë poetik me titull “Rizgjimi i ëndrrave”, të cilin e ka nxjerrë në qarkullim Shtëpia Botuese “Rugova Art” në Prishtinë, me redaktor poetin dhe kritikun e talentuar Naim Kelmendi.

Gjatë këtij shtatori pritet të dalë nga shtypi edhe vëllimi i dytë i saj poetik me titull “Nga ligjet e zemrës pushtuar”, të cilin do ta botojë po e njëjta shtëpi botuese. Këto dy vëllime poetike, Shtëpia Botuese “Rugova Art” do t’i prezantojë në muajin nëntor në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Frankfurt.

Kozeta Nushi erdhi në hapësirat e poezisë pas një pune të gjatë dhe këmbëngulëse në botën e letrave.

Që në moshën studentore në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës, ajo shfaqi një pasion të jashtëzakonshëm për përkthimin, duke filluar me Dostojevskin në vitin 1998 dhe duke vazhduar me tregime norvegjeze të shek. XIX-XX, të botuara në vitin 2000.

Krahas pasionit për përkthimin, ajo vazhdoi të krijonte edhe vepra origjinale në prozë, siç janë përmbledhja e parë me tregime, e titulluar “Robër të dashurisë” që e pati vënë në qarkullim Shtëpia Botuese “Marin Barleti”, dhe vëllimi “Tre çelësat”, një përmbledhje kjo me tregime për fëmijë, për adoleshentë dhe për të rritur që e ka nxjerrë nga shtypi Shtëpia Botuese “Psikostil”.

Vjershat e poeteshës Kozeta Nushi, e cila, familjarisht, punon dhe jeton në Itali, në qytetin Breshia, jane plot ngrohtësi dhe çiltërsi shpirtërore, plot dashuri për vendlindjen e saj, trishtimin e pashtershëm për të cilin ajo e përcjell në vargjet e veta me aq emocion dhe përdëllim.
Ngrohtësia e shpirtit të poeteshës Kozeta Nushi shpërfaq bujarinë e zemrës, delikatesën e ndjenjave dhe fisnikërinë e jetës së saj.

Në vargjet e dy vëllimeve poetike del në pah aftësia për t’i ngrohur njerëzit që e rrethojnë me afshin e shpirtit të saj. Kjo ngrohtësi përcjell gatishmërinë për t’iu përgjigjur thirrjes së gjithkujt që ka nevojë për një ndihmë shpirtërore.


Në poezinë e saj përcillet gatishmëria për t’i ndarë me të tjerët pasurinë e shpirtit të saj dhe zjarrin e zemrës që s’ka të shuar.

Ngrohtësia e shpirtit të kësaj poeteshe të talentuar pëfaqëson një tipar thelbësor të natyrës së saj humnane që shfaqet në komunikimin e përditshëm me njerëzit dhe që di se se si t’i bëjë ata për vete.

Kjo ngrohtësi vjen e skalit me art poetik aftësinë për të ndarë me njerëzit e afërt gëzimet dhe trishtimet e veta.

Si një poeteshë që zotëron teknikën e vargëzimit, Kozeta Nushi operon jo aq me fjalë të izoluara, sesa me modele poetike, në të cilat fjalëve të veçanta u është caktuar paraprakisht një vend që përputhet me tingëllimin dhe me vlerën e tyre kuptimore.

Me artin e vet poetik, Kozeta Nushi e bën lexuesin t’i perceptojë fjalët e saj jo si nocione, por si diçka që vepron drejpërsëdrejti mbi ndjenjat e tij. Ajo e pasuron fjalën me kuptime emocionale.

Prandaj, në poezinë e vet, ajo është në kërkim të shprehjeve të reja, të figurave të reja, të metaforave të reja.

Jam i bindur se pena e Kozeta Nushit do t’u dhurojë lexuesve të tjera krijime artistike që do t’i bëjnë ata të njihen edhe më nga afër me mjeshtërinë e saj të vargëzimit, me bukurinë e rrëfenjave poetike dhe me magjinë e figurave artistike.

Tiranë, 11 shtator 2014

2014/09/09

Lirika qytetare dhe intime e Rexhep Shahut



Nga Behar Gjoka


Në detin e vargëzimeve që ndeshim përditëzaj, në hapësirën shqiptare, është vështirë të gjesh atë që është e veçantë tek poezia që shkruhet. Megjithatë, udhëhequr nga ideja e Benedetto Kroçes, se poezia duhet kërkuar aty ku gjendet dhe aty ku fshihet, e vlen që rrëmosh edhe në këtë rexhep shahusituatë, jo pak të ndërlikuar të ekzistimit të poezisë shqipe. Poezia e librit të fundit të Rexhep Shahut është e veçantë, sidomos për faktin së është një poezi që shpërfill kodet se si do ta marrë shoqëria e tanishme ligjëratën poetike, shpërfill kodet e akademizmit, shpërfill të gjitha paragjykimet dhe thotë atë që ndien, atë që është poezi, vetëm se në konceptin autorial. Kur shprehem kështu, kam parasysh faktin që te ky libër gdhendet uni i qytetarit zemërak, që lëshohet kundër mbrapshtive të botës, pa doreza dhe kufizime, por bashkë me të është edhe uni i një raporti krejt intim me jetën, me erotikën, me dashurinë. Këto janë dy prani dhe esenca unike, që shpërfaqin përmasën e shkrimit poetik të autorit. Ngjizja e tillë, e unit të dyfishtë, kuptohet se është pjesë e vetëdijes, është pjesë e udhëtimit në krahët e poezisë për të folur me poezinë dhe jo për të jetuar me poezinë, siç ngjet rëndom në hapësirën shqiptare. R. Shahu si poet, në varësi të tekstit poetik, të hapësirave të komunikimit, është nga ato raste, që nuk ka nevojë të ulërasë.

rexhep shahu

 Libri i tij, në një kuptim shpërthyes ndaj mbrapështive të realitetit, në vështrimin dhe shijen time, sjell një atmosferë migjeniane, poetikën e të vërtetave që ne i prekim, por dikush nuk sheh, dikush nuk do, dikush në mënyrë të shëmtuar i mbulon ato me hipokrizi. Poeti thotë të vërteta të cilat, do të thosha, kur shndërrohen në poezi, janë të tilla që të mrekullojnë, të mrekullojnë për faktin e një poetike të vargut të lirë, të vargut që nuk do të dijë se çfarë ndodh dhe si e shohim ne, të një fjalësie e cila sjell pranë lexuesit gjithë atmosferën e kohës, rrok shpirtin e qytetarit sot, shpirtin e qenies shqiptare, me gjithë ato mungesa, por të dhëna me dritëhije dhe përthyerje të befta poetike. Në ligjëratën e vet poetike, në një mënyrë tepër befasuese, si një element që më ka bërë përshtypje, është edhe pasaportizimi tashmë i paskajores, në shkrimin poetik, që me rikthimin e vetë sendërton një hapësirë tjetër, si frymë dhe kumt i mirëfilltë. Poeti flet natyrshëm dhe me art me këtë mjet stilistik-gjuhësor, që dihet se është pjesë e ligjërimit të shqipes. Poezia nuk ka nevojë të ulërasë, poezia e ka misionin, pavarësisht estetik, që gjellin brenda saj, nëse do ta lexojmë. Pra, veçanësitë janë të shumta, janë të prekshme, por vetëm leximi dhe rileximi i tyre na mundëson ti zbulojmë. Qysh me përshtypjen e parë, por edhe në leximin e dytë, erdhi duke u thelluar dëshira, që ky libër të shkojë te lexuesi, sepse kemi shumë poetë gjeni por që nuk kanë poezi, madje pavarësisht marrjes së jo pak çmimeve letrare. Poeti, tashmë nuk ka nevojë të jetë gjeni, poeti flet me poezi. Më ndodh rrallë të ndihem mirë në poezi, të mrekullohem në poezinë shqipe të tanishme, për arsyen e thjeshtë se jo çdo ndjenjë është poezi, jo çdo ndjesi tragjike është poezi, jo çdo vargëzim, që na vjen rastësisht në majë të gjuhës, realizon shenjën poetike.

10003453_1423551627892294_1731737213_n
Poezi është atëherë kur paraqitet çdo gjë në hapësirën e teksteve me ligjësi estetike. Harold Bloom, në mes të tjerash, thotë se poezia është e pritur të mos merret shumë me histori por të merret më atë që quhet përthyerje shpirtërore dhe, prizmi i poetit është i tillë që po tingëlliu nuk të le rehat. Nëse nuk tingëllin, jeho sa të duash, bubullo më zhurmë etj., duket se poezia ka mërguar për në brigje të tjera. Në rastin e përmbledhjes Qyteti i Lutjeve, do të thoja që më ka bërë për vete vargu i sigurtë, metafora e larmishme, plazmimi i shpirtit të kohës, përmes një uni, që është i vetëdijshëm për atë që thotë, e madje që e thotë jashtë çdo elementi për të marrë kështu brerore. Poezia e këtij libri i bën nder letërsisë shqipe, është një cak krejt i ri i autorit, krejt i veçantë, por në morinë e botimeve, në detin e poezisë që shkruhet, është vështirë të gjesh një libër që të ketë, sipas gjykimit tim, mbi 15 poezi që janë të nivelit antologjik. Kur them kështu, kam parasysh shijen personale, pra një pëlqesë që buron nga leximi dhe rileximi i kësaj përmbledhjeje poetike. Në fakt, edhe njëherë tjetër, varësisht materies letrare që ofron vëllimi i mbramë poetik, dëshmohet se poezia nuk ka moshë. Por mbretëresha e synuar nga të gjithë, siç është poezia, mbretëresha e fjalës, mbretëresha e shpirtit, mbretëresha e të sotmes, e të nesërmes, e atdheut, ku qenia ekziston në formën e një kurore të mrekullueshme, le të synohet nga të gjithë. Gara për të mbërritë atje është krejt e hapur dhe zakonisht në cakun e fundëm mbërrijnë shumë pak.




Nga Rexhep Shahu

Një mijë vjet që pres
(poemë)
Që kur ike ti
Qyteti në mbrëmje është i shkretë
Si në karantinë kolere.
***
Nga dritarja e botës në majë të Pikllimës
Shoh mos po vjen.
Ka një mijë vjet që pres në dritare.
Sa herë vishen xhamet e kohës me avull
Me gishtat e sosur vizatoj portretin tend.
***
Retë që kanë marrë flakë atje në muzg
Ku po mbytet dielli
Janë flokët e tu.
***
Ai yll që po vjen fluturim drejt dritares time
Ta ka marrë ty dritën e syve për me pa udhën,
Me ardhë tek unë
Në këtë natë të zezë ku ëndërrat po çmenden.
Mos i çel sytë pa mbërri ai yll, mos,
Se ndryshe ylli ka me mbetë në terr,
Ka me ra në hon me gjithë dritë
E sgjendet më i gjallë.
Mos i çel sytë pa ndjerë puthjen e tyre
Nga buzët e mia,
Se mbetesh pa dritën e syve
E ska kush mi bën dritë udhës
Time nëpër natë
Me mbërri tek ti.
***
E dëgjoj trishtimin e hapave tu
Kur kalon rrugës
Si vajtim i vjetër i zemrës së tokës,
E shoh qiellin e vrantë të ëndrrave tua
Dhe buzëqeshjen tënde që pi lotë.
E kuptoj çfarë thonë gjethet e rëna,
Që lëvizin me nderim për ty
Me të përshëndetë
Kur u kalon pranë.
***
Kam harruar si qan shiu në xhama,
Kam kohë që nuk di të lexoj
Çfarë shkruajnë a vizatojnë për fatin tim,
Pikat e tij tek rrjedhin me shqetësim
Dhe ngulmojnë të më thonë diçka për veten time të humbur.
Kam kohë që nuk ndalem pranë gjethes që loton,
As pranë gjethes së rënë e të shkelur që vajton fatin e saj
Dhe i fshihet erës të mos e trazojë,
Siç i fshihem unë vetes sime se nuk guxoj ta shoh në sy.
Kam harruar ti gëzohem vallëzimit të shiut në liqen,
Kam harruar të vallëzoj nën ritmin e tij,
Kam harruar ta takoj veten time edhe pse kam shumë nevojë
Për të, qoftë edhe të vallëzoj një tango të sertë me veten.
Kam kohë pa trazuar muzgun e flokëve të tu,
Pa përkëdhelë gjinjtë e tu që fryhen kur i puth e shtërngoj,
Kam kohë pa provuar drithërimën e trupit tënd si gjeth
Në ujë, kur të puth dhe loz me gjuhë në qafën tënde.
Kam kohë pa qarë për një zog këmbëthyer,
Pa e ndihmuar për ta shëruar,
Kam harruar aromën e puthjes së tyre,
Të merrem me vetën time kam harruar.
***
Zbrit nga maja e dhimbjes së botës,
Kam hapë krahët e të pres me mall,
Zbrit e më ndihmo ta gjej veten time
Ta shoh veten, nëse është gjallë.
***
Ti je kaq e bukur
Ndërtuar me pasionet, përfytyrimet e mia të çmendura.
Në dejet e tua rrjedh gjaku i ëndrrave të mia,
Në sytë e tu, në të gjithën ty, është shpirti im i trazuar
Që ta dhashë ty, të jetoj unë.
Ti je kaq e bukur
Ndërtuar me të qeshurën dhe harenë time,
Me vrazhdësinë time lënduese dhe heshtjen,
Me nxitimin dhe ngutjen time të qortueshme,
Me padurimin tim me të pa çdo çast,
Me vuajtjen time të rëndë,
Pse çastet e mungesës tënde janë të gjata.
Ti je kaq e bukur,
Sa është shpresa e botës,
Sa shpresa e të verbërit për sy,
Sa shpresa e jetimit se do të takojë prindërit,
Sa shpresa e fëmijës se sdo ti ndahen prindërit,
Sa shpresa e zogjve për tia dalë mbi det.
Je kaq e bukur,
Sa nuk e thotë fjala e gjuhës së njeriut,
Më e bukur se malli i fortë i nënës për djalin në luftë,
Më e fortë se malli i buzës për puthje,
Se malli i gruas për tu përqafuar e mbështetë në gji,
Se malli i gjethit për shi a tokës për ujë,
Se malli që tregon loti kur rrëshqet në sy.
Ti je kaq e bukur, o zot kaq e bukur,
Më e bukur se pritja,
Më e bukur se ardhja,
Je kaq e bukur sa të shiton me të pa.
***
Lejoje diellin zemër të derdhet në ty,
Të shihet në ty, të mburret me ty.
Mos u fshih në hije, mos u bëj hije,
Ti qesh me hare, lumturohet dielli si unë
Nga e qeshura jote prej dielli.
Le të lozin rrezet e tij me flokët e tua,
Le të ngatërrohen rrezet e diellit aty,
Le të mbetet dielli balonë në qiell me litarët rreze,
Lidhur e ngatërruar në flokët e tu.
Lejoje shiun zemër të rrjedhë nëpër ty
Në fytyrën tënde, në qafë e në shpirt
Ku unë të puth, rrëzë veshit ku të pëshpëris
Se je më e bukur se mendimi i bukur.
Të rrjedhë nëpër gjinjtë e tu që kallen nxehtësisë
Prej mallit për duart e mia të mëdha.
Qesh sa mundesh në shi, lëshoja sytë qiellit
Bëja me dorë zotit, këndo nëse mundesh
Me melodinë e shiut, mbush grushtin me kristale,
Janë lot malli, beso, mall i qiellit për token,
Malli im për ty.
Lejoje erën të lozë me ty zemër,
Të ti marrë flokët në hava,
Të ti ngjeshë teshat për trupi,
Të knaqet me format e trupit tend,
Të knaqet te përkëdhelë gjinjtë e tu,
Të ta ngrejë fustanin lart mbi gju,
Ta mendosh se është përqafimi im i shpejtë,
Kur ti dëshiron të jetë i ngadaltë.
Lëre erën të këndojë këngën e saj,
Në mundsh vallëzo me të, fluturo,
Hip në krahët e saj dhe eja në mua.
Nga pritja jam bërë gur.

Mëshirë për Maks Velon. Mëshirë.




Kush eshte Maks Velo...



Maks Velo ka lindur në Paris, më 31 gusht të vitit 1935. Pas lindjes së tij, familja Velo u kthye përsëri në Shqipëri, në qytetin e Korçës, ku Maksi ka kaluar edhe fëmijërinë. Vendi i origjinës së prindërve ishte Dardha. Pasi mbaron gjimnazin, ai vazhdon studimet pranë Institutit Politeknik, në degën e Inxhinierisë së Ndërtimit. Më pas specializohet për arkitekturë dhe në vitin 1960 merr pjesë në projektimin e parë që u bë në Tiranë. Ka punuar më tej pranë byrosë së projektimit të Tiranës. Pastaj, vitet '78-'79 përkojnë edhe me periudhën më të vështirë të jetës së tij, pasi gjatë kësaj kohe, ai arrestohet dhe dënohet me dhjetë vjet burg.

Maks Velo është autor i një sërë botimesh si: "Kokëqethja", "Palltoja e burgut", "Thesi i burgut", "Paralele për arkitekturën", "Kohë antishenjë", "Jeta ime në figura " etj. Si artist, ai krijon në disa gjini të artit: pikturë, prozë, poezi, publicistikë sikundër është i angazhuar në çështje të aktualitetit shqiptar.

Image result for rexhep shahu


Rexhep Shahu - Urrejtja e shpikur e Maks 

Velos ndaj veriorëve


E çmoj shumë Maks Velon dhe e radhis në elitën e vendit në dekadat e fundit. Më ka imponuar respekt dhe jo mëshirë, siç thonë shumë njerez, me gjithë sjelljen e tij, qoftë edhe me ecjen e tij si sovran nëpër udhët e kryeqytetit. Shumëkujt i duket se ai kërkon mëshirë, mëshirë nga të gjithë, mëshirë para gjithkujt, por sidomos kërkon mëshirë tek pushteti. Unë nuk mendoj kështu. Ai kërkon vemendje se vetmia e lënia mënjanë është e rëndë, por ne jemi të pavemendshëm e të pasjellshëm ndaj tij. Ai meriton të mos braktiset. Se po u braktis ai të bën gjëmën. Është i lirë dhe ka vuajtur për liri, ia di vlerën lirisë. Ai ka liri të pakufi dhe meriton të ketë liri pa kufi, të dojë kur s’e duan, të urrejë kur e duan. Shtoj në nderimin tim ndaj tij edhe kalvarin e vuajtjeve të tij në burgjet çnjerzore të diktaturës komuniste. Dyshoj se në ato burgje ia kanë mësuar urrejtjen, dyshoj se duhet të jenë sjellë shumë keq me të veriorët, mbifushëkrujorët dhe ai ndaj ka kaq urrejtje ndaj gegëve dhe e maskon këtë urrejte me parime e kombëtarizëm, me nxirje faqe të kombit nga veriorët, duke harruar vrasjet e masakrat e jugorëve kundër atyre jugorëve që ua shisnin njëri – tjetrit vajzat e motrat jashtë vendit. Në burg mundet edhe të të çnderojnë, se aty nuk ka masë e kufi e liga.

Nga frika që e ndjek kudo e kurdo nuk guxon t’ia vejë emrin që ka fenomenit që ndodh me vrasjet në Veri, të thotë se janë çeshtje të biznesit të mafies së gjakmarrjes, biznes i përkrahur nga shteti dhe shtetet e huaja me donacione pa fund. 

Kur flet për kujtimet e tij për gegët në Korçë, druaj se nuk ka ato kujtime për shitësin gegë të ëmbëlsirave në Korçë, por i kujtohet poeti grek Seferitis, që ishte konsull i Greqisë në Korçë, i cili kur shihte nga dritarja e tij, dallonte në shesh e në udhë “gegët trupgjatë e toskët rrondokopë” dhe këtu Velo ndjen se ky poet e konsull grek i ka fyer gjyshin e fisin.

Ndonëse ka patur mundësi të hyjë në çetën e të gjithëditurve apo gjithologëve që bluajnë kopalla në të thatë natë për natë nëpër ekrane, ai nuk ka pranuar si duket të na e shtojë bezdinë dhe neverinë duke folë kur s’duhet e duke thënë çfarë s’thuhet.

Siç thuhet se për të provuar venën nuk duhet pirë gjithë vozi por mjafton një gotë, edhe mua për të shijuar librin “Betonizimi i demokracisë”, më mjaftoi një fragment i librit dhe një intervistë e autorit në të përditshmen “Mapo”.

Maks Velo si prokuror drejton gishtin tek veriorët dhe i akuzon ata se janë shkaku dhe shkaktarët e kaosit urbanistik të vendit dhe betonizimit të demokracisë. Sipas tij, dyndjet pa kriter të popullsisë së veriut janë shkaku kryesor, sepse nuk gjendet jugor që të ketë marrë një copë tokë në shkretëtirën mbifushëkrujore, ndërsa “tërë veriorët” (medet, tërë veriorët, ama të tërë o të tërë për fare) kanë mbërritur deri në Butrint... Dhe ngaqë paskan zbritë të tërë veriorët deri në Butrint, nuk ka mbetë më asnjë verior në Veri… Medet, u shkretua Veriu!

Me një lehtësi të çuditshme dhe guxim të admirueshëm, që do t’ia kishin zili gjithë dijetarët në qindra vjet, të vdekurit e të gjallët, ai heq vija imagjinare të ndarjes Veri – Jug, në Fushë – Krujë, kur vija që ndan me bashkim Veriun me Jugun është hequr shekuj më parë përgjatë brigjeve të lumit Shkumbin. “Nëse heqim një vijë imagjinare në Fushë-Krujë dhe ndajmë Shqipërinë në dy pjesë, nuk ka asnjë jugor që të ketë marrë një copë tokë mbi atë vijë dhe tërë veriorët kanë zbritur deri në Butrint. Është pikërisht kjo arsyeja sipas meje, që polli këtë masakër urbane. Për këtë nuk flitet kurrë. Mungojnë statistikat që do të hidhnin dritë mbi kaosin urban në qytetet tona. Dhe kjo bëhet me qëllimin për të mbuluar pushtimin e tokave nga të ardhurit”. Tërë veriorët kanë zbritur deri në Butrint pisket arkitekti Velo. Asnjë verior nuk ka mbetur në Veri të vendit pasi tërë veriorët kanë zbritur deri në Butrint. Çfarë gjëme kanë bërë këta veriorë të mallkuar! Nuk e di pse më kujtohet ajo thënia e serbëve “shqiptar i mirë është shqiptari i vdekur”. A mos vallë serbët e kanë patur për veriorët dhe kanë dashur të thonë se verior i mirë është veriori i vdekur… Maks Velo këtë thotë, verior i mirë është veriori i vdekur, gegë i mirë është gega i vdekur.

Pra “pushtuesit” e Maks Velos janë veriorët, mbifushëkrujorët, jo mbishkumbinorët. Sjellësit e fatkeqësisë, të kaosit, të së ligës, të kijametit, janë veriorët mbifushëkrujorë, jo mbishkumbinorë se veriorët mbishkumbinorë arkitekti i ndarjes i quan jugorë. “Pushtuesit” apo të ardhurit nënfushëkrujorë dhe jo nënshkumbinorë. Ata nuk i zë në gojë arkitekti i përçarjes e ndarjes Velo, ndonëse “pushtuesit” apo të ardhurit nënshkumbinorë janë pjesa e luanit apo sa dy të tretat e pushtuesve apo të ardhurve krahasuar me ata mbifushëkrujorë. Në tre të ardhur si “pushtues” në rajonin Tiranë – Durrës dy janë jugorë e një verior, por arkitekti Velo nuk don ta pranojë këtë realitet.

Unë shkruesi i këtyre radhëve, mbifushëkrujor, që u dynda si “pushtues” në 2005 në Tiranë, ndjehem qetë dhe rehat shpirtërisht, në Tiranën mbishkumbinore, më rehat se sa ndjehet arkitekti që është dyndur në Tiranë në kohën e një dyndje tjetër përkëdhelie nga pjesa nënshkumbinore e atdheut tonë. Ndjehem qetë se unë kam ardhur në arat e livadhet e mia në Gegni, në këtë kryeqytet që është bërë i tillë edhe me pasuritë e vendlindjes time, me mineralet e vendlindjes time, me gjakun, jetën dhe eshtrat e njerzve të mi të mbytur galerive, me energjinë elektrike që prodhohet kryesisht në vendlindjen time, me pyjet që rriten në vendlindjen time.

Zmadhimi i qëllimshëm i numrit të të dyndurve apo “pushtuesve” mbifushkrujorë drejt Shqipërisë së Mesme (term i përdorur dendur në vitet ’70 nga diktatura për t’iu dukë e madhe dhe trepjesore Shqipëria) bëhet për të shpikur dhe kalcifikuar urrejtjen kundër mbifushëkrujorëve, në pamundësi për të urryer gjithë mbishkumbinorët. Nuk e di pse ka shaluar këtë kalë urrejtje edhe Maks Velo, i cili më ka dhënë gjithmonë përshtypjen e humanistit të madh dhe qytetarit të botës si artist shumëdimensional që ka mënyrë jetese lypjen e mëshirës tek të gjithë, por sidomos te qeveria gjithmonë..

Pjesa e Shqipërisë mbifushëkrujore (brenda kufinjve administrativë, pa përfshirë Kosovën) ka patur në diktaturë dhe ka aktualisht më pak banorë se sa pjesa nënfushëkrujore, por edhe më pak banorë edhe se pjesa nënshkumbinore e Shqipërisë. Pra, edhe të duam të gjithë, edhe t’i zgjojmë të vdekurit e t’i bëjmë “pushtues” dhe t’i dyndim drejt Shqipërisë nënfushëkrujore, ata janë shumë pak krahasuar me jugorët nënshkumbinorë, pasi jugorët nënfushëkrujorë e mbishkumbinorë janë veriorë, anipse nuk i quan të tillë arkitekt Velo që dublon vija imagjinare të ndarjes së shqiptarëve, duke pretenduar me një lehtësi të paimgjinueshme se vijat që heq në letër të bardhë për të vizatuar ndonjë godinë, janë si vijat që heq për të ndarë atdheun e bashkuar dhe për ta zhbërë ndarjen bashkuese vijën imagjinare brigjeve të Shkumbinit a për ta zhvendosur këtë vijë nga Shkumbini në Fushë-Krujë.

Po të ketë durim e guxim arkitekti dhe të bëje një inventar të ndershëm fizik apo edhe vetëm me letra, edhe në vija të trasha, do të bindet, nëse don të bindet natyrisht, se gjithë mbifushëkrujorët e dyndur si “pushtues” drejt Tiranë-Durrësit, janë shumë më pak se të dyndurit apo “pushtuesit” e zonave të Korçës, Skraparit, Pogradecit, Mokrës, Ersekës, Përmetit, Gramshit, Kolonjës, etj, pa përfshirë në këtë inventar “pushtuesit” e rajoneve të Gjirokastrës, Tepelenës, Vlorës, Sarandës, Fierit e Lushnjes. Këtë mund ta verifikojë cilido arkitekt para se me heqë vija imagjinare ndarje dhe para se me e zmadhue frikën që pjell ndarje dhe urrejtje të nënfushëkrujorëve e të nënshkumbinorëve kundër mbifushëkrujorëve.

Duke u pajtuar plotësisht me arkitektin për kaosin e ndodhur, nuk mund të mos kujtoj se mungesa e gjatë e lirisë së levizjes, “burgu” i gjatë i jashtëtiranasve, ndalimi i gjatë i shqiptarëve per ta patur të tyren Tiranën, bëri që të ndodhte dyndja. Dhe ndodhi për mirë deri në masën apo cakun që “pushtuesit” patën mundësi integrimi e punësimi. Kur u sosën këto mundësi në pellgun Tiranë - Durrës, “pushtimi” pastaj u solli më shumë dëm pushtuesve se i la edhe pa tokat e tyre “pushtuara” edhe pa tokat e tyre braktisura apo të lëshuara.

Pretendimi se “pushtimi” i dyndësve (dyfish jugorë e njëfish veriorë) duhej të ishte i kontrolluar nga shteti, më ngjan si pendesë pse iku komunizmi i izolimit, i telave me gjemba dhe pse erdhi liria edhe e levizjes së lirë demografike të shqiptarëve drejt qendrave të tyre të mëdha urbane pas një ndalimi të gjatë dhe pas dekadash të gjata që për të hyrë në Tiranë të kontrollohej pasaporta pesë herë nga policia e shtetit udhëve të shkreta ku lëvizte një autobus në ditë e ndonjë “skodë” me minerale apo trupa.

Diktatura kishte frikë të kishte qytet të madh në vend ndaj shpikte qytete përditë dhe derdhte shqiptarët që të mos njiheshin e shiheshin me njëri – tjetrin. Demokracia nuk ka frikë nga bashkimi i njerzve dhe është siguri se bashkimi i njerzve është garanci që demokracia të mos kthehet në diktaturë.

Edhe arkitekti Velo si ndonjë ambientalist dhe antipushtues (veriorët janë pushtuesit gjithmonë se ata dhjetra familje që kanë pushtuar edhe Butrintin qindfishohen a mijëfishohen në statistikat e Velos) ka merak se u shëmtuan tokat apo hapsirat mes Durrësit e Tiranës. Unë them se vitaliteti i shqiptarëve më shumë se kudo u shfaq në hapsirën mes Durrësit e Tiranës. Por vitalitet i të gjithë shqiptarëve, i të gjithë “pushtuesve” që më shumë janë nënfushëkrujorë e nënshkumbinorë që kanë ngritur biznese e ndërmarrje të standarteve europiane.

Arkitekti Velo akuzon kryekomunarët e kryebashkiakët që bënë kaosin urban, që u korruptuan gjatë këtij procesi të ndërtimit apo zmadhimit të qendrave të mëdha urbane. I bie që i akuzuari i madh dhe kryesor të jetë kryeministri i sotëm Rama, pasi ai ka patur më shumë jetëgjatësi si kryebashkiak i Tiranës dhe ka dhënë leje pushtimi për pushtuesit apo dyndësit. Më duhet të them, në optikën e sotme, se megjithë përfoljet ndaj tij për korrupsion, paska bërë shumë mirë dhe qenka treguar vizionar që lejoi “pushtuesit” ta “pushtojnë” Tiranën. Dhe pushtimi nuk bëhëj dot me rregullat e ligjet e Enverit, as me arkitektët e Enverit.

Të përjashtuarit, ato që ju ndalohej Tirana apo metropoli e qendrat e mëdha urbane, më në fund u lejuan të jenë pjesë e saj falë demokracisë dhe levizjes së lirë. Ata që derdhën gjakun e djersën galerive, ata që u plaçkitën në pasuri, që kishin lumenjtë që prodhonin dritë për gjithë vendin por vetë mbetën në terr, që kishin minierat nga ku nxirrej floriri e vetë nuk kishin bukë për fëmijët, që kishin pyjet me të cilat u ndërtuan qytete e hekurudha e vetë nuk kishin çati mbi kokë, këta pra më në fund “pushtuan” qendrat e mëdha urbane krahas prodhuesve të domateve e kastravecave që nuk çanin bllokada si mineralet e mbifushëkrujorëve.

Mëshirë për Maks Velon. Mëshirë.

-----------------------------

Jam antiverior, jo antigeg.


maks


“Jam antiverior, jo antigeg. Kur isha i vogël, në Korçë afër shtëpisë ish një dyqan kinkalerish, i Geges, quhej. Pronari ish një plak i urtë, i dashur, zemërgjerë, kështu do mbesin në përfytyrimin tim Gegët. Si shegët me një lëng të kuq brenda dhe të bukura për të pikturuar natyra të qeta. Shega ndofta edhe përfaqëson gegërinë. Vazhdoj të vizatoj prej 50 vitesh gratë me xhubleta, është ajo që më lidh direkt me kohët homerike. Tani vijmë në Veriu. Fushë-Kruja, a e pe si stafi sigurues i presidentit Bush i hoqi orën nga dora, nga frika se mos ia vidhnin fushëkrujasit?

Laçi? Janë rrezuar ose dëmtuar 36 shtylla të tensionit të lartë, si është e mundur? Vrasjet, edhe ditën e zgjedhjeve të 23 Qershorit të kaluar? Bëj një listë sa kriminelë ka Laçi, Fushëkuqja, Lezha, Shëngjini, Rrësheni, Bajram Curri etj., etj. Shkodra kish 10 vrasje në 6-mujorin e parë, asnjë në Korçë. Kriminelë kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Sa nga Veriu janë në burgjet shqiptare dhe të huaja? Veriu është bërë tmerri i Europës.

Dukagjini kish mbjellë 115.000 rrënjë kanabis, gjuajti edhe policinë dhe dëmtoi helikopterin. Kukësi nuk paguan energjinë elektrike, e paguajmë ne për ta. Në Lurë kanë prerë gjithë pyllin. Tropoja ka mbi 150 vrasje, kanë vjedhur edhe një bankë në Angli. Vumë një verior, Berishën dhe na shkatërroi me themel.

Dy janë treguesit kryesorë. Krimi dhe dëshira për punë. Ky bën edhe bilancin. Pastaj më drejto pyetjen mua. Tani po ju drejtoj unë një pyetje: sa janë veriorët, gegë?”, thotë ai në intervistën e tij.

Më pas, Velo i përgjigjet edhe pyetjes se përse është antimysliman:

“Po, jam antimysliman. Jam prej 500 vitesh. Kam qenë luftëtar krahas Skënderbeut dhe jam vrarë nga hordhitë osmane. Islami nuk ka ardhur si fe apostolike, paqësore në tokat e Arbërisë. Islami është fe që është përhapur me dhunë. Islamin e sollën Hordhitë osmane. E shënova me H të madhe se ato ishin hordhi të padëgjuara. Europa kish dëgjuar për hordhitë e cingis Hanit, po ishin më të dëgjuar. Këta donin të gjunjëzonin kontinentin e vjetër, kulturën më të përparuar. Dëmi i tyre është kolosal. Dhe veçanërisht i yni. Osmanët për 500 vjet vetëm na shkatërruan dhe shkretuan. Prandaj jemi sot kështu që nuk po e marrim dot veten. Islami edhe sot është e vetmja fe e dhunës. Nga Afganistani në Libi. Gjithë ajo hapësirë nuk gjen dot paqe. Dhe po tmerron botën. Xhihadistët kosovarë na kanë poshtëruar si asnjë tjetër me Skënderbeun monstër. Këtë nuk ua fal dot kurrë. Kanë 500 vjet që e urrejnë Heroin tonë. Por nuk do të ngrihen kurrë dot mbi të. Nuk do të ndajnë kurrë dot prej tij. Sepse ai është garancia që na bashkon me Europën, me krishterimin. Prandaj ata duan ta presin këtë lidhje. Ata urrejnë dhe fyejnë Nënë Terezën, që është shenjtorja jonë, filozofja më e madhe që ka nxjerrë Ballkani. Ata duan shkatërrimin e çdo trashëgimie të krishtere. Po mos ishin ata, Shqipja nuk do të ish një nga 5 gjuhët (e vetmja gjuhë e një populli të vogël) në përkthimin e deklaratës për formimin e Kalifatit. Nuk ka fyerje më të madhe për ne dhe për Shqipen. Ata pretendojnë se Shqipëria është pjesë e Kalifatit.

Lavdërim Muhaxhiri, ish-mysliman kosovar, edhe 120 xhihadistët e tjerë nga Kosova. Edhe ata në Maqedoni dhe në Shqipëri. Islami më tremb se në mënyrë të papritur ka kthime mbrapsht në zona të errëta tmerri dhe mizorish të padëgjuara. Asnjëherë nuk i dihet se ç’sjell.

Islami nuk të jep asnjë garanci. Unë dua dhe vlerësoj fetë paqësore. Kur Islami të bëhet i tillë, nuk do jem më anti-mysliman”.

2014/09/08

Gjon Keka: Gjenealogjia e Papa Klementit XI Albani dhe Portret i Gjergj Kastriotit(Georg Kastriota), nga libri i juristit dhe historinit gjerman Heinrich Gottlob Gräve

“Gjenealogjia e Papa Klementit XI Albani.
Kjo eshte bere ne vitin 1710 nga Jacob W.Imhof.”



Përfundoi Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë e Kulturën Shqiptare



Kohë më parë ka përfunduar  Seminari i 33-të Ndërkombëtar i Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare.

Drejtori i Seminarit, Bardh Rugova, ka thënë se janë ndarë të kënaqur me programin e seminarit, sidomos me cilësinë e hulumtimeve.

“Janë përmbushur synimet tona, dy planet tona për këtë seminar. Ka pasur 241 kumtesa, promovime dhe ligjërata. Mbi 130 prej tyre janë realizuar, që është një përqindje shumë e lartë krahasuar me numrin e paraqitjeve. Prandaj, mund të themi se kemi qenë shumë të kënaqur, sidomos sa i përket cilësisë së hulumtimit”, ka thënë Rugova.

Seminari i 33-te

“Mendoj se në studimet e albanologjisë përgjithësisht është duke u zhvilluar një kulturë tjetër, një kulturë e diskutimit shkencor, që ka pasur dhe rezultateve shkencore më parë se e shprehjes së mendimeve, siç ka qenë shpeshherë në konferencat e ndryshme për të cilat është diskutuar për çështjet e ndryshme të albanologjisë”, ka shpjeguar ai.

Rugova ka thënë se gjatë këtij seminari ka pasur ngritje dhe zhvillim.

“Dallimet nga viti në vit nuk kanë të bëjnë aq shumë me formën e punës, nuk kanë të bëjnë aq shumë me mënyrën e organizmit e kryesisht kanë të bëjnë me prurjet të cilat janë këtu në seminar”...


“Përveç rezultateve mbresëlënëse, ka pasur edhe diskutime shumë të dobishme për shkencën në përgjithësi dhe kjo është e veçantë dhe përkon me njëfarë ngritjehe dhe zhvillimi në përgjithësi”, ka vlerësuar drejtori Bardh Rugova.

Edhe sekretarja e seminarit, Blerta Ismaili, e ka cilësuar shumë të suksesshëm seminarin e sivjetmë.
“Punimet kanë shkuar shumë mirë, sipas planifikimeve tona, jemi shumë të kënaqur me rrjedhjet e seminarit, me kontributet e të gjithë pjesëmarrësve qoftë atyre me ligjërata, me referime, me kumtesat gjatë sesioneve”.

Përveç kurseve intensive të gjuhës shqipe në dy nivele, ligjeratave nga fusha të ndryshme të gjuhës, letërsisë e kultyurës shqiptare, si dhe sesioneve sghkencore nga fusha e gjuhësisë dhe fusha e letërsisë, në kuadrin e programit të seminarit janë organizaur edhe udhëtime me karakter njohës e studimor p-ër pjesëmarrësit seminarit.

Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulrurën Shqiptare, i themeluar në vitin 1974, konsierohet si njëri ndër institucionet më të rëndësishme për hapjen e studimeve albanologjike ndaj botës si dhe për afirmimin e kulturës shqiptare në botë.

Ismet Azizi-Mbiemrat-patronimet në Sanxhakun shqiptar


Përdorimi i mbiemrave tek shqiptarët thuhet se ka filluar nga shekulli XII dhe ka vazhduar deri ne shekullin XX. Gjatë këtyre shekujve të historisë procesi i vënies së mbiemrave ka ecur nga lart poshtë. Kështu, fillimisht janë pajisur me mbiemra shtresat e larta, më pas shtresat e hierarkisë fetare, ndërsa më vonë ka zbritur deri në shtresat e ulëta. Qëllimi fillestar i mbiemrave ka qenë për të dalluar njerëzit nga njëri-tjetri.Profesori i patronomisë, Bidollari, mbiemrat i klasifikon në katër kategori të mëdha. “Në kategorinë e parë përfshihen mbiemrat që tregojnë vijimësinë e birërisë. Në këtë kategori futen ata mbiemra që rrjedhin nga emrat e të parëve”. Sipas tij, këto mund të jenë në formën e plotë të emrit si Sinani, Andoni, Abazi, por edhe në trajtat e tyre të shkurtuara si, Kola, Hysi apo Leka. Në kategorinë e dytë përfshihen mbiemrat që tregojnë origjinë ose prejardhje, si Dibra, Frashëri, Bushati, të cilët janë ndër më të përhapurit. “Kushti numër një i vendosjes së mbiemrave të këtij lloji ishte që familja që merrte këtë mbiemër të kishte lëvizur nga vendbanimi i mëparshëm. Gjithashtu, kur prijësit e familjeve të zhvendosura nuk arrinin të gjenin një paraardhës të denjë për të mbajtur si mbiemër, atëherë ata përdornin emrat e fshatrave ose të qyteteve nga vinin”.
Një tjetër kategori janë mbiemrat që tregojnë zanate dhe profesione apo tituj si, Argjendari, Furrxhiu, Kadiu, Pasha, Aga, etj. Sipas Bidollarit, një pjesë e mirë e kësaj kategorie janë në gjuhën turke, pasi periudha e vënies së mbiemrave ka përkuar në kohë me pushtimin turk. Ndërsa kategoria e katërt në klasifikimin e mbiemrave përfshin mbiemrat që janë formuar në formën e nofkave dhe llagapeve si Sakati, Qorri, Shurdhi etj. Duke iu vënë fillimisht disa personave në formën e epiteteve, me kalimin e kohës ato janë konsoliduar në mbiemra. Këto epitete kanë qenë të formave të ndryshme, me ngjyresa pozitive dhe negative por me kalimin e kohës ngjyresa e tyre ka humbur.
Në Sanxhak ka ndodhur procesi i konvertimit me dhunë por edhe atje kanë ngelur patronimet e omonimet me rrënjën shqiptare si: Zogoviq, nga Zogu, apo Zogaj, Arnautoviq, nga arnauti, Kastratoviq, nga Kastrati, Shaliq nga fisi Shalë, Gashiq nga Gashi, Dukiq nga Duka, Dukaj, Lekiq, nga Lekë, Lekaj, Klementiq nga Kelmendi, Krasojeviq, nga Krasniq, Gjonoviq dhe Gjoni, Gjinoviq nga Gjini, e shumë patronime të tilla. Ndërsa të dëbuarit shqiptarë nga viset e dikurshme të tyre në Mal të Zi dhe Hercegovinë, me rastin e dëbimit në Sanxhak sollën emrat e vendbanimeve sllave e shqiptare nga të gjitha viset nga ku i kishin dëbuar. Gjithashtu në Mal të Zi, sipas Millan Shufllajit, vëllazëritë apo patronime ilire të asimiluara në malazezë janë: Manioit ilirë në Maninët e sotëm (1435); Mataguzhët afër Podgoricës (1335), Matarugët, Malonshiqët në luginën e lumit Zetë; Palabardhët në Bjelopavliqët, Vasojeviqët, Piperët, Ozriniqët, Bukumiriqët, etj.
Pas ardhjes së Muhaxhirëve boshnjakë nga Mali i Zi që ndodhi pas vitit 1875 ka ardhur deri te përzierja e popullsisë dhe nga kjo kohë fillon humbja e identitetit shqiptar. Megjithatë, në rrethinën e Rozhajës dhe Peshterit ende ruhen, doket, zakonet dhe gjuha shqipe.
Popullsia e Sanxhakut, kryesisht ka prejardhje nga fiset Kelmendi, Hoti, Kuçi, Shkreli, Shala etj.
Fisi Kelmend është më i përhapuri në Sanxhak dhe që nga lashtësia kanë qenë kryesisht të shtrirë në rrafshnaltën e Peshterit.Kelmendasit, të cilëtnjihen edhe si Malësorë (serb. Malisori- brđani ), ndahen në Vokla, Nikç, Martinaj, Muriq etj.Ata kanë qenë katolikë por me kalimin e kohës janë islamizuar. Një pjesë e vogël e tyre kanë pranuar fenë ortodokse (Aleksiqët nga Borikovci afërBajevicës, Jakovljeviqët nga Znushe, Qurqiqët nga Rogozna, Glloxhoviqët (Glođovići) nga vendbanimi Bijelih Voda dhe Prekiqët nga Dolova).
Vëllazëria Plakiqi (Pljakiċ, Plakaj) janë me prejardhje nga fisi Kelmend. Ky fis deri në shekullin XVIII kanë qenë katolik dhe është ndër fiset e fundit që pranuan islamin. Kryesisht janë shtrirë në Peshter. Shumë nga Plakiqët, pas luftërave ballkanike,i kanë ndërruar mbiemrat (Osmanuglla, Kurtanoviq), disa tjerë që u vendosën në Novi Pazar morën mbiemrat Tuzinjac. Pas viti 1912 shumë familje të Plakiqëve u shpërngulën në Kosovë. Ndërsa ata që u vendosën në Pazar në vitet e tridhjeta mbajtën mbiemrat e tyre të vjetër (Plakiq dhe Kurtanoviq).
Vëllazëria Haxhiqi – Haxhaj (Hadzići) është shumë e përhapur në Sanxhak.
Konsiderohet se janë Malësor të ardhur nga Shqipëria Veriore dhe nga Mali i Zi i sotshëm. Janë pasardhës edhe nga fisi Shkrel dhe Kelmend. Degëzim i tyre janë edhe Zukoviqët. Haxhixhët janë të shpërndarë në vendbanimet Gujicë, Zhupë të Tutinit, Dmitrovë dhe Baqevc -Rozhajë,
Vllazëria Nokiqi –Nokaj (Nokiċi)- janë të fisit Kelmend, janë shtrirë përgjat luginës së Ibrit dhe në fushën e Rozhajës. Mund të jenë të një degëzimi me Muriqët.Dihet mirë se disa familje janë shpërngulur në Pazarin e Ri.
Ujkanët- Ujkani ( Ujkanoviċi) janë vëllazëri shumë e përhapur në Sanxhak, me prejardhje janë të fisit Kelmend. Ujkanët nga Dragollovica e Sjenicës, poashtu Kelmendas, para vitit1924 kanë ardhur në Novi Pazar të cilët ishin nisur për Turqi. Ujkanovići nga Drazhevica e Sjenicës – ata të cilët u vendosën në Pazar quhen Drazhevicani. Ujkanoviqët nga Llukara e Novi Pazarit dikur janë quajtur Duplak.Ujkanoviqët nga Kovaqa dhe Raduhovci i Tutinit, janë të fisit Hoti. Deri vonë janë quajtur Tarik.Edhe Ujkanoviqët e Baqicës së Tutinit janë kelmendas.
Vllazëria Jerebiqani janë Martinaj me prejardhje dhe janë të fisit Kelmendi.
Ajdinajt (Ajdinoviċi)- janë familje të ndryshme, të shumta dhe nga fiset e ndryshme si nga Shala, Kelmendi, Hoti etj.
Vëllazëria Muriqi janë po ashtu kelmendas nga prejardhja. Më të përhapur janë në trevat e Rozhajës: Llomnica e Epërme dhe e Poshtme,Pak ( Bač), Besnik, mandej në Peshter, në Qosaj (Cosović)dhe Braćak, gjegjësisht në Tutin, Vele Pole, Gnjillë, Shpilan të rrethit të Tutinit. Muriq ka edhe në Murinë të Plavës. Ka edhe shumë të përhapur nëpër fshatrat e rrethinës së Pazarit të Ri.Por, numër i madh i tyre gjendet në qytetin e Novi Pazarit.Shumë prej tyre i kanë ruajtur mbiemrat e vjetër por një numër i konsiderueshëm ikanë ndryshuar. Shumë prej tyre sot kanë marrë mbiemrat:Zekiq, Tahiroviq, Selimoviq, Selamnoviq, Ahmetoviq, Muqoviq Omeroviq, Dudiq, Ikiq etj.
Lajqi (Ljajiċi) janë kelmendas dhe me origjinë janë kryesisht nga treva e Rugovës të cilët janë vendosur në vendbanimet Pepaj (Pepić), Joshanicë, Duganjivë, Posutanë, Malevicë, Mali Shtupal, Drelaj, Buxhov(Bandzov), Pllunci. Në Sanxhak ata shtrihen nga Rozhaja deri në malet e Golisë. Përhapja më e madhe e tyre është në Peshter dhe Duga Polanë. Shumë nga ta kanë ndryshuar mbiemrat dhe me kalimin e kohës janë shpërngulur dhe janë vendosur në Pazarin e Ri. Ndër ta njihet Adempashë Lajqi nga mesi i shek XIX.
Kelmendas janë edhe Hamidoviqët, (Hamidovići),të cilët i kanë banuar vendbanimet: Qukotë, Prush (Pruzanj), Delimexhë, Melajë të Tutinit. Hamidoviqët dikur janë quajtur Cakoviq. Banorët më të vjetër janë në vendbanimin Melaje. Hamidoviqët e fshatit Smolucë të Tutinit janë të fisit Shalë .
Murteziqëtjanë të fisit Hoti dhe jetojnë në Krushevë afër Novi Pazarit. Edhe këta deri vonë kanë qenë pjesëtarë të fesë katolike. Pas vitit 1950 gjashtë familje janë vendosur në Novi Pazar.
Ganiqët (Ganići) Janë me prejardhje nga fisi Kuç. Në Rozhajë ndahen në: Fetahoviqë, Beqiragaj, Ganiqë, Kardoviqë, Qollaku (Qolakoviq) dhe Haxhixh. Personalitetete njohura të Ganiqëve kanë qenë: Murat-aga, Hamid-beg (kajmakama) dhe Hemed-efendia (deputet në parlamentin turk në vitin 1910).Disa familje të Ganiqëve janë shpërngulur nga Rozhaja në drejtim të Tutinit, Sebeqevës dhe Pazarittë Ri. Ka pasur Vëllazëri të fisit Kuç nga të dy religjionet. Zukorliqët kanë qenë katolik të fisit Kuç.
Cërnishaninët e sotshëm janë nga fisi Hoti të cilët janë vendosur në Cërnish në Peshterin e Ulët dhe deri vonë kanë qenë katolik. Sipas disa gojëdhënave ata kanë qenë tre vëllezër: Meta, Aliqki dhe Buli dhe nga ta janë krijuar vëllazëritë:Metiqët, Aliqkoviqët dhe Bulliqët, të cilët me kalimin e kohës janë islamizuar. Nga viti 1908 kanë filluar të shpërngulen drejt Novi Pazarit ku e kanë marrë emrin Cërnishanin por disa e kanë ndryshuar edhe në Mujoviq.
Cilerxhiqët (Cilerdzići) janë të fisit Shkrel dhe shtrihen në Rrafshnaltën e Peshterit dhe rreth Novi Pazarit. Disa prej tyre shumë herët kanë zbritur në Novi Pazar.
Vllazëria e Vejselëve (Vejseloviqi) është shumë e përhapur dhe nuk janë të gjithë në lidhje gjaku. Ata të Dubovës dhe Kovaqit të Tutinit janë të fisit Hoti. Vejselët e Bllacës janë të fisit Shalë, ndërsa ta të Rasnës dhe Kameshnicës së Sjenicës janë me prejardhje nga fisi Kelmend.
Muminajt-Muminoviqët (Muminovići),janë me prejardhje nga fiset e ndryshme, si, Hoti,Kuçi,Shala etj., të përhapur nëpër vendbanimet e fshatrave të rrethit të Tutinit .
Këta ishin vetëm një numër i vogël i mbiemrave -antrponimevetë vëllazërive (familjeve) të shumta, të përhapur me shekuj në vendbanimet e Sanxhakut. Nuk është e mundur të paraqiten të gjithë mbiemrat dhe vëllazëritë në një shkrim të shkurtër për lexuesit. Mbetët për të ardhmen që të punohet në këtë drejtim në një botim më të gjerë.

Maks Velo: Pse jam antiverior e antimysliman

Kjo intervistë do të mrrolë shumë fytyra ose do të anashkalohet me togfjalëshin “prapë ky i çmenduri!”. Sido që të jetë, Maks Velo është një nga të paktët, në mos i vetmi që i shpëton mbërthimit të hekurt të të qenit politikisht korrekt. Pra flet troç ose ‘speaks his mind’ për të përdorur një term të anglishtes (shumë fytyra po rrudhen tashmë nga ky jopurizëm në gjuhë ose shitmendje me anglisht). Për t’iu përgjigjur pyetjes së tij ‘sa janë veriorët gegë?’ duhet një epos më vete. Por për të antiprovokuar pa u munduar të jem politikisht korrekt, mund të them se veriorët (apo gegët në daç) nuk i gjymtojnë apo masakrojnë kurrë të vrarët e tyre. Ata e duan të bukur kufomën e kundërshtarit të vrarë! Në Korçën e zotit Velo, për shembull, vrasje ndodhin ndoshta jo rrallë, por makabritetet e plotësojnë këtë vakuum. Apo jo?!
Ju duket se keni padurim ndaj bedenave, miteve, Kanunit, ndërkohë që flisni për vlerat e pazëvendësueshme të trashëgimisë. A mos e keni fjalën për një trashëgimi vetëm të krishterë e posaçërisht ortodokse, pra kishat e ritit bizantin, ikonat e afresket? A mos jeni për një Shqipëri paraosmane? A nuk është kjo e pamundur?
Kështu si e bëni Ju pyetjen, sigurisht është e pamundur. Kur një njëri numëron pasurinë e fillon nga ato më me vlerë, në fillim diamantet, pastaj florinjte, pastaj eurot dhe në fund leket. Pasuria e një kombi merr në konsiderate në radhë të parë ato me të çmuarat. Kodikët e shekullit 6 dhe 9-të, Epitafi i Gllavenicës, ikonat ( mbi 5000 – je) dhe afresket (ndër to edhe ato të Rubikut ). Nëse këto janë Ortodokse për mua ka pak rëndësi, këto janë sikurse janë katër B–të e mëdhenj Budi, Buzuku, Bardhi dhe Bogdani.
Këto vepra që përmenda janë prodhim i Bizantit Ballkanik, atelietë ishin lëvizëse nëpër manastire. Piktorët ikonografë lëviznin në gjithë siujdhesën. Sot janë një baze për të bashkuar gjithë Ballkanin Perëndimor drejt Europës. Por mos harrojmë MARUBIN e madh dhe shumë të çuditshëm për nga moderniteti. Kanuni është një nga Opuset më madhore të Drejtësisë Mesjetare, është një nga kodet bazë të drejtësisë botërore. Është klasifikimi dhe kodifikimi i jetës se kaluar. Por duhet të mbetej një Opus shkencor. Kur aplikohet sot në Veri, tregojmë se nuk kapërcejmë dot Mesjetën. Ne po bisedojmë për Trashëgiminë, dhe nuk zgjidhen dot kohët, epokat, territoret, por vlerat. Onufri është në kohën osmane, por ka një iluminim perëndimor.
Mitet janë ëndrrat e popujve, pa to nuk deshifrohet dot historia.
BEDENAT? Kemi Kalanë e Shkodrës, të Lezhës, të Krujës, atë të Beratit dhe atë të Gjirokastrës.
Janë të dëmtuara dhe kur shkon sikur do të ikësh sa më parë, nuk po arrijmë dot t’i bëjmë të lakmuara.
E jeni antigeg ju, zoti Velo?
Jam antiverior, jo antigeg. Kur isha i vogël, në Korçë afër shtëpisë ish një dyqan kinkalerish, i Geges, quhej. Pronari ish një plak i urtë, i dashur, zemërgjerë, kështu do mbesin në përfytyrimin tim Gegët. Si shegët me një lëng të kuq brenda dhe të bukura për të pikturuar natyra të qeta. Shega ndofta edhe përfaqëson gegërinë. Vazhdoj të vizatoj prej 50 vitesh gratë me xhubleta, është ajo që më lidh direkt me kohët homerike. Tani vijmë në Veriu. Fushë-Kruja, a e pe si stafi sigurues i presidentit Bush i hoqi orën nga dora, nga frika se mos ia vidhnin fushëkrujasit?
Laçi? Janë rrezuar ose dëmtuar 36 shtylla të tensionit të lartë, si është e mundur? Vrasjet, edhe ditën e zgjedhjeve të 23 Qershorit të kaluar? Bëj një listë sa kriminelë ka Laçi, Fushëkuqja, Lezha, Shëngjini, Rrësheni, Bajram Curri etj., etj. Shkodra kish 10 vrasje në 6-mujorin e parë, asnjë në Korçë. Kriminelë kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Sa nga Veriu janë në burgjet shqiptare dhe të huaja? Veriu është bërë tmerri i Europës.
Dukagjini kish mbjellë 115.000 rrënjë kanabis, gjuajti edhe policinë dhe dëmtoi helikopterin. Kukësi nuk paguan energjinë elektrike, e paguajmë ne për ta. Në Lurë kanë prerë gjithë pyllin. Tropoja ka mbi 150 vrasje, kanë vjedhur edhe një bankë në Angli. Vumë një verior, Berishën dhe na shkatërroi me themel.
Dy janë treguesit kryesorë. Krimi dhe dëshira për punë. Ky bën edhe bilancin. Pastaj më drejto pyetjen mua. Tani po ju drejtoj unë një pyetje: sa janë veriorët, gegë?
Po antimysliman?
Po, jam antimysliman. Jam prej 500 vitesh. Kam qenë luftëtar krahas Skënderbeut dhe jam vrarë nga hordhitë osmane. Islami nuk ka ardhur si fe apostolike, paqësore në tokat e Arbërisë. Islami është fe që është përhapur me dhunë. Islamin e sollën Hordhitë osmane. E shënova me H të madhe se ato ishin hordhi të padëgjuara. Europa kish dëgjuar për hordhitë e cingis Hanit, po ishin më të dëgjuar. Këta donin të gjunjëzonin kontinentin e vjetër, kulturën më të përparuar. Dëmi i tyre është kolosal. Dhe veçanërisht i yni. Osmanët për 500 vjet vetëm na shkatërruan dhe shkretuan. Prandaj jemi sot kështu që nuk po e marrim dot veten. Islami edhe sot është e vetmja fe e dhunës. Nga Afganistani në Libi. Gjithë ajo hapësirë nuk gjen dot paqe. Dhe po tmerron botën. Xhihadistët kosovarë na kanë poshtëruar si asnjë tjetër me Skënderbeun monstër. Këtë nuk ua fal dot kurrë. Kanë 500 vjet që e urrejnë Heroin tonë. Por nuk do të ngrihen kurrë dot mbi të. Nuk do të ndajnë kurrë dot prej tij. Sepse ai është garancia që na bashkon me Europën, me krishterimin. Prandaj ata duan ta presin këtë lidhje. Ata urrejnë dhe fyejnë Nënë Terezën, që është shenjtorja jonë, filozofja më e madhe që ka nxjerrë Ballkani. Ata duan shkatërrimin e çdo trashëgimie të krishtere. Po mos ishin ata, Shqipja nuk do të ish një nga 5 gjuhët (e vetmja gjuhë e një populli të vogël) në përkthimin e deklaratës për formimin e Kalifatit. Nuk ka fyerje më të madhe për ne dhe për Shqipen. Ata pretendojnë se Shqipëria është pjesë e Kalifatit.
Lavdërim Muhaxhiri, ish-mysliman kosovar, edhe 120 xhihadistët e tjerë nga Kosova. Edhe ata në Maqedoni dhe në Shqipëri. Islami më tremb se në mënyrë të papritur ka kthime mbrapsht në zona të errëta tmerri dhe mizorish të padëgjuara. Asnjëherë nuk i dihet se ç’sjell.
Islami nuk të jep asnjë garanci. Unë dua dhe vlerësoj fetë paqësore. Kur Islami të bëhet i tillë, nuk do jem më anti-mysliman.
Ju e trajtoni kryeministrin Rama, apo mikun tuaj Edi Rama, si shpëtimtar, por të mos harrojmë se shpëtimin e qytetit nga kioskëzimi e pasoi me betonizimin. 1900 leje ndërtimi në 10 vjet janë dhënë nga Rama kryetar Bashkie, sipas opozitës. Por edhe pa fjalën e saj, ‘Komuna e Parisit’ për shembull, është pasqyrë e këtij dorëlëshimi në kaos…
Nuk duhet të jenë 1900. Me sa di unë janë afro 360, flas për objektet kryesore. Megjithatë ka një pjesë të vërtetë në ato që shkruhen. Por Ju nuk merrni parasysh dy gjëra: të tëra rregullat e shkruara e të pashkruara për administrimin e territorit dhe për Tiranen në veçanti ishin formuluar gjate viteve 1993 – 2000. Ish shumë vështirë të ndaloje mendimin që u ngulit se kam një tokë, dua leje ndërtimi. E quanin zhvillim të pronës. Sepse kjo ish mënyra e re e dembellëkut anadollak. Jetoj me tokën. Është sanksionuar edhe në Kushtetutë. Dhe Rama bëri lëshime, që nuk duhej t’i kish bërë. Tirana dhe Shqipëria është shumë e vështirë për t’u qeverisur. Se e para ish mafia dhe jo parlamenti që caktoi ligjet e veta. Kur them mafia nënkuptoj të gjithë ne. Një popull që nuk do punën, do me patjetër shkeljen e çdo ligji. Po Rama ka kohë që edhe ato që ka bërë gabim t’i korrigjojë. Këtë presim të gjithë.
Çfarë ju trishton më shumë në Shqipëri sa i takon profilit të saj arkitektonik? Çfarë është një gjë që nuk mund të zhbëhet më?
Janë dy. Kaosi urban dhe mungesa e çdo sensi estetik. Kjo e dyta është më e rëndësishme: SENSI ESTETIK. Po nuk pate një intuitë estetike je i marrë fund. Kjo vjen me një edukim mijëvjeçar. Ne, fatkeqësisht nuk e patëm. Osmanët nuk e kishin. Të gjithë popujt orientalë nuk e kanë. Ky është dëmi më i madh që pësuam në 500 vjet nga pushtimi osman. Asgjësimi i nervit estetik. Pa të nuk bën dot asgjë: as qeveri, as shtet, as qytet, as katund, as rrugë, as pyje, as lumenj, as ujqër, as arinj. Në Europë edhe arinjtë kanë sens estetik. Sensi estetik është ekuilibër, është vetërregullim, është frenim, është vajtje intuitive drejt se bukures, është respekt, është adhurim. Neve kjo na mungon. Jemi kaotikë, egërshanë, pushtues pa mëshirë, vetëshkatërrues. Nuk mund të bëjmë dot asnjë fshat, asnjë qytet, palë pastaj një shtet për të qenë.
A e keni parë projektin e ri të qendrës së Korçës dhe a jeni dakord me të, apo rreshtoheni me disa arkitektë nga Diaspora me origjinë nga Korça, të cilët botuan një letër të hapur te MAPO kundër këtij plani?
Nënshkruesit e protestës kishin parasysh vetëm një objekt që po ngrihet në sheshin para Teatrit dhe jo gjithë projektin. Unë kam botuar disa artikuj për këtë temë. Ndërtimi i atij objekti është i paligjshëm sepse Juria Ndërkombëtare, pranoi projektin, por duke specifikuar që ky objekt të mos ndërtohet. Bashkia ka bërë shkelje. 20 metra larg tij është Hotel Grand–i, në katin e 8 të të cilit gati në të njëjtën lartësi mund të bëhet një kafe panoramike. Ashensorët janë dhe jam ngjitur disa herë. Është e njëjta pikë panoramike me atë që po ndërtohet. Përse duhej ky dublim? Në kohën kur bërtasin se nuk kemi fonde dhe duhen kursime, ato qindra miliona mund të ishin shpenzuar për të mbaruar Muzeun e Artit Mesjetar.
Çfarë duhet bërë me trashëgiminë e socrealizmit në pikturë e skulpturë?
Duhet ruajtur me shumë kujdes. Ka shumë vepra nga një prodhimtari e bollshme. Ajo kohë nuk përsëritet më. Duhen mirëmbajtur sidomos ato që janë jashtë në natyrë: mozaikët dhe skulpturat. Po ashtu edhe piktura dhe grafika që janë nëpër muzeume dhe koleksione private. Këto ditë çova në shtyp një Album GRAFIKA E REALIZMIT SOCIALIST në SHQIPËRI. Besoj se del deri në fund të muajit. Është një botim enciklopedik, me 149 autorë dhe 970 vepra, vizatime, gravura dhe pllakatet. Është një punë 22-vjeçare, gravurën e parë e futa në dosje në vitin 1992. Aty shihet puna kolosale që kanë bërë artistët, aftësitë profesionale, pavarësisht shtrëngimeve dhe disiplinës partiake. E përmenda këtë për t’Ju thënë se personalisht jam munduar që kjo trashëgimi të ruhet dhe mirëmbahet. Vetëm atëherë mund të studiohet dhe interpretohet.
A ekziston shoqëria civilë në Shqipëri? Në kuptimin e një trupi që i dhemb çfarë ndodh me vendin, jo një lukuni OJQ-sh që shqyhen mes vedi për fonde, që me sa duket përfundojnë në një humnerë të paditur?
Jo, nuk ekziston. Ekzistojnë disa gazetarë që herë mbas here ngrenë probleme që shqetësojnë shoqërinë shqiptare, por kjo jep pak rezultat sepse pushteti nuk i përfill. OJQ–ve u dhemb vetëm vetja e tyre, atë “dhembkën” për vendin e kanë maskim. Ne si popull kemi të zhvilluar në maksimum lojën teatrale, maskimin, hipokrizinë. Kështu janë të gjithë. Pse OJQ-të do ishin ndryshe? Gjoja si të preokupuar ranë në copat e majme të programeve europiane. Punojnë kur formulojnë ato programet e kërkimit të fondeve dhe sa vijnë paret në bankë, mendojnë për herën tjetër. të lodhur zhduken në ca ishuj të vetmuar. Problemet që nuk zgjidhen kur ata i dinë mirë: jevgjit, fëmijët e rrugëve, homoseksualët, dhe kondicionet e burgjeve.
Meqë europianët përloten shpejt, ata i kanë të gatshme skenat mëshirëplota. Por po të besh një listë të ojeqevistëve e të shohësh apartamentet, vilat, bizhutë dhe pasuritë bankare, kupton se ata dhe ato janë gati të hanë edhe një tavë me mish njeriu pa iu bërë syri terr, por ama OJQ-të nuk i lëshojnë.
Një prej librave tuaj me, le të themi ‘shqetësime arkitektonike’, titullohet “Betonizimi i demokracisë”. Si do ta krahasonit këtë me betonizimin e lirisë në komunizëm, domethënë me mijëra bunkerë e vendstrehime të përhapura në gjithë trupin e vendit nga diktatura e Hoxhës?
Duket sikur njëra dhe tjetra nuk kanë lidhje, domethënë “ betonizimi i lirisë në komunizëm” dhe “betonizimi territorit në demokraci” nuk kanë lidhje. Është e kundërta. Janë të lidhura si sëmundjet në trupin e një njeriu. Betonizimi i lirisë është skleroza që solli betonizimin e demokracisë. Se nuk mund të kesh demokraci kur liria që sjell ajo shkatërron gjënë më të rëndësishme për një shtet, TERRITORIN. Bunkerët e Hoxhës janë asgjë në krahasim me dëmin e vilave të fshatarëve që nuk duan të quhen fshatarë); dhe pallatet e qytetarëve që duan të rrinë gjithë ditën në kafe. Mbaj mend njëherë Berishën që po fliste i entuziastmuar se kish parë gjithë ato ndërtime fshatarësh gjatë një rrugëtimi. Nuk kuptonte Berisha se aty ish vdekja e shtetit, se ndërtimi mund të transformohet në shkatërrim. Sepse ata fshatarë duhet të jetojnë nëpër fshatra të grumbulluara (dhe jo veç e veç) dhe të ndërtojnë banesa me tipologji fshatare një ose dykatëshe sikurse bëjnë fshataret e Francës, Spanjës, Holandës, Anglisë…kështu foli edhe në Sarandë, kur Saranda është shembulli më i tmerrshëm i dhunimit të një dhurate të natyrës.
A mund të kishte një jetë të dytë për bunkerët, dmth a mund të rifunksionalizoheshin si diçka tjetër, apo ‘privatizimi’ i tyre qe i drejtë?
Po, mund të kish. Si dekor, si memorie. Francezët i ruajnë gjithë bunkerët e Luftës së Parë Botërore në Normandi. Konservimi i memories është një nga prioritetet e popujve të qytetëruar europianë. Duhet të ish bërë një rikonjicion dhe përveç atyre që pengonin qarkullimin, bunkerët e tjerë duhet të ishin ruajtur. Më vinte keq kur shihja që i shkërmoqnin për skrap, për t’iu marrë hekurin. Vendstrehimet janë ruajtur më mirë. Më kryesoret janë ky i Bllokut, i Gjirokastrës, i Gramshit. Ato po mund të rivitalizohen.
A mund të jeni dakord me atë se ç’u ndërtua në periudhën e Zogut, koha e dëshmoi si më të sigurtën, më estetiken dhe më oksidentalen? Si përplaset kjo me narrativën që komunizmi desh të nguliste rreth Zogut (nuk di pse mendoj se edhe ju do ta keni përvetësuar një të tillë edhe pse jeni antikomunist) si oriental, satrap, prapanik e të tjera si këto?
Po, por kjo vinte se ishin ndërtimet e para pas një letargjie anadollake. U ndërtuan kryesisht me projekte austriake dhe italiane, ose nga arkitektë shqiptarë që kishin studiuar aty. Kish hapësirë, pastaj mos harroni se Shqipëria nuk ish as 1.000.000 banorë. Me e çuditshmja ish se Zogu donte të bënte mbretëri mbi një katrahurë orientalotribale mesjetarooksidentale-feudale. Mbretëritë kërkojnë popuj homogjenë. Ne nuk ishim dhe nuk jemi të tillë. Prandaj dhe mbretëria nuk pati jetë të gjatë. Po Mbretit Zog nuk ia mohoj ato që i ka bërë mirë.
Çfarë na ka mbetur me vlerë arkitektonike nga koha e Hoxhës?
Na ka mbetur Kinostudioja, që tani e restauruar bukur, shkëlqen sikur është Pallati i Dimrit. Pastaj kemi Hyrjen e Kombinatit, edhe pallatet e Lanës që duhen restauruar, Fakulteti Filologjik që po pastrohet, Muzeun Historik dhe Pallatin e Kongreseve, si dhe “Mihal Durin”, po duhet ruajtur edhe stacioni i Radios me antenën në Kashar. Pastaj kemi sheshin “komunist” në Librazhd që u dëmtua nga hoteli i lartë që u ndërtua aty, kemi Ersekën e padëmtuar, qendrën e Përmetit, klubin e Maliqit dhe të Orikumit, Hotel Turizmi në Gjirokastër. Përmenda vetëm disa.
A mund të veçoni një numër ngrehinash në Tiranën e tranzicionit, që janë estetikisht të bukura dhe kanë njëfarë etike në raport me qytetin dhe njerëzit?
Po përmend Qendrën ABA, Rogner-in, Sheraton-in; Kulla e re e Belgëve, (që Rama thotë është një nga 10 grataçelat më të bukura në botë), Ura mbi Lanë e Belgëve, Fakulteti i Arkitekturës në Universitetin EPOKA, Aeroporti NËNË TEREZA, TEG-u etj.
Nëse do t’i rifunksionalizonit uzinat, fabrikat, kombinatet e kohës së socializmit shqiptar, çfarë do të bënit me to: jo vetëm në kuptimin e biznesit, por sidomos të hapësirës publike apo urbane? Çfarë do të bënit me qytezat e lindura pas ardhjes në pushtet të komunistëve, domethënë me avanpostet ‘industriale’ të socializmit?
Fabrikat, uzinat, kombinatet kanë disa karakteristika dhe veçori që të japin mundësi t’i përdoresh për shumë funksione. Sepse ato kanë hapësira të mëdha, kanë lartësi dhe kanë dritë.
Kjo pyetje ka qenë shtruar për urbanistët dhe arkitektët edhe në vende të tjera europiane, si në Francë, Angli, Gjermani. Ata ndoqën politikën e konservimit të disave për të ruajtur tipologjinë dhe adaptimit të shumicës me funksione industriale ose publike. Po marr një shembull: Uzina e Instrumenteve të Precizionit në Korçë ishte një vepër e përkryer si nga ana e arkitekturës, po ashtu edhe e konstruksionit. Kish hapësira pafund, lartësi të shteteve, e realizuar me materialet më të mira dhe me kualitet të lartë. Atje mund të ish bërë pazari, po ashtu mund të ish futur stacioni i autobusëve dhe taksive. Mund të ishin adoptuar edhe salla ekspozitash. U prish e tëra për qëllime abuzive. Shembull i mirë në Tiranë është Profarma. Duhen shpëtuar ato që kanë mbetur, pastaj duhen studiuar dhe adoptuar.
A jeni fatalist, a mendoni se kemi humbur gjithçka sa i takon pikëpamjes urbane apo arkitektonike?
Po, jam fatalist. I vetëm realitet i vërtetë në Shqipëri është fataliteti. Këtë ma ka mësuar jeta e dhimbshme që kam kaluar. Kjo gjë që ka ndodhur me ne nuk ka ndodhur në asnjë vend, në asnjë kohë, me asnjë popull. Të shkatërrosh territorin në këtë shkallë me anën e ndërtimit. Janë shumë  që duhen prishur nga Shkodra në Konispol. Janë mbi 400.000. Janë tërë qytetet kryesore: Tirana, Durrësi, Vlora, Saranda, Kruja, Librazhdi, Prrenjasi, Shëngjini. Janë qindra mijëra gjatë arterieve kryesore rrugore. A mund të jem optimist?
Çfarë duhet bërë me Piramidën?
Piramidën e prishi një regjisor teatri, atëherë ish këshilltari i një ministri kulture. Nuk ka më të rrezikshëm se artistët kur ngatërrojnë disiplinat. Atij i dukej se teatri ish gjëja më e rëndësishme në Shqipëri. Janë harxhuar fonde për ta prishur kur ajo ish mirë e bukur. Kish nevoje vetëm për një riparim sepse futej ujë dhe pikonte në salla poshtë. Por nga funksioni ish perfekt, ish polifunksionale. Tani duhet caktuar një grup pune për ta sjellë në gjendjen e parë. Kjo mund të bëhet. Ne për fantazira shkatërruese jemi shumë të aftë.
Çfarë duhet bërë me magazinat apo ndërtesat karabina në përdorim fragmentar që shtrihen në dy krahët e rrugës që të çon në Kinostudio dhe Porcelan?
Sigurisht, kështu apriori nuk mund të sugjeroj gjë. Duhen studiuar me kujdes, por ajo zonë ka një traditë artizanati dhe stacionesh televizive, mund të përmblidhen edhe redaksi gazetash, shtëpi botuese, shtypshkronja.
Çfarë mund të bëhet me Krujën që qyteti të rivitalizohet, të rishpiket sepse duket se po vdes edhe si qendër urbane edhe si pikë turistike?
Nuk është e vështirë të japësh mendime për Krujën apo për qytete apo fshatra të tjera turistike, janë me dhjetëra. Do përmendja edhe Ersekën, Leskovikun, Tepelenën, Delvinën, Vithkuqin etj., etj. Vështirësia qëndron në zbatimin e tyre. Janë disa faktorë që japin dënimin ME HARRESË. Ky është ndryshimi i modës së të jetuarit. Që të mbash një qytet si Kruja në këmbë, do popull me ndjenja dhe etika të një shteti të pasur. Nuk i kemi as njërën dhe as tjetrën. Nuk jemi aq patriotë sa hiqemi.
A mund të jepni një ide për funksionalizimin e pikave që janë gjithandej në vendin tonë, dhe ku janë zhvilluar episode të mëdha e tragjike gjatë Antikitetit? Për shembull, janë disa beteja mes Çezarit e Pompeut që nga Shkëmbi i Kavajës e deri në Llogara. A mund të riinskenohet diçka në favor të historisë, trashëgimisë dhe turizmit?
Po është e njëjta pyetje si për Krujën. Të gjithë kur nisen për udhë, mendojnë ku do të pushojnë dhe ku do të hanë. Asnjëri nuk interesohet se çfarë ka ndodhur në këtë hapësirë gjatë historisë. Pastaj ka edhe të tjerë që duan të ndërrojnë historinë. Ne bëjmë një luftë të padukshme, të fshehtë, se nuk jemi popull homogjen. Të njëjtin fakt dy komunitete e interpretojnë ndryshe. Kjo i vështirëson të gjitha, edhe udhëtimin. Pastaj duhet të shpëtosh edhe kokën, se ata 3 studentët çekë që donin këtë gjë, të njihnin malet, i vranë në Veri.
Na thoni një këshillë urbanistike që i keni dhënë kryeministrit Rama dhe ai ju ka premtuar se do ta realizojë?
Unë këshillat i kam dhënë me shkrime. Janë mbi 80 artikuj në 20 vjet. Rama i lexonte të gjitha dhe më ka kontaktuar shpesh. Urdhrat e Ramës për ndërtimet pa leje kanë edhe një kontributin tim të vogël aty. Rama është një njëri që di të vlerësojë dhe respektojë çdo njeri që punon, sidomos ata që janë idealistë dhe profesionin e duan vërtet.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...