Agjencioni floripress.blogspot.com

2014/09/17

Winston Churchill ka thënë: Historia do të jetë e këndshme me mua, sepse kam ndërmend ta shkruaj.

Times: Turqia llafazane
Winston Churchill ka thënë: Historia do të jetë e këndshme me mua, sepse kam ndërmend ta shkruaj. Por, kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan, është më i padurueshëm. Ai do shtypin, i cili tradicionalisht ofron draftin e parë të historisë, të jetë i këndshëm me të.
Gazetarët që nuk marrin parasysh këtë dëshirë, paguajnë çmim të lartë. Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve, me seli në Nju Jork, thotë se Turqia është “gardiani më i keq në botë” i gazetarëve. Së paku 49 reporterë janë prapa grilave.
Me këtë hyrje nis një shkrim sot në të përditshmen britanike “Times”.
Gazeta vë në pah se diskutimi i politikave kurde në Turqi ndiqet penalisht, në bazë të ligjeve të hartuara për kriminalizimin e propagandës terroriste. Dhe, Tayip Temel është një viktimë tipike.
Kryeredaktori i së përditshmes kurde, Azadiya Welat, përballet me më shumë se 20 vjet burgim, nën akuzën e të qenët anëtar i një organizate të ndaluar kurde.
Qeveria ka përdorur punën e publikuar të Temelit, së bashku me bisedat e përgjuara telefonike me kolegë dhe burime të lajmeve, si prova kundër tij.
“Times” shkruan se një mënyrë tinëzare e represionit në shtyp është edhe vesi i Qeverisë për të ushtruar presion mbi shefat e mediave, që të shkarkojnë gazetarët kritikë ndaj politikave të saj. Disa gazetarë të profilit të lartë në Turqi janë pushuar në muajt e fundit.
Vetëm dy javë më parë, gazeta Milliyet ka ndërprerë bashkëpunimin me Hasan Cemal-in, njërin nga shkrimtarët më të respektuar në vend. Cemal është përjashtuar nga bosët, pasi kryeministri Erdogan ka kritikuar atë për publikimin e një shkrimi në lidhje me procesin e paqes me kurdët.
Këto janë tatëpjeta të shëmtuara, represive dhe të pashpresa drejt autoritarizmit, në një vend që renditet si ekonomia e 17-të e botës dhe që, nën Erdoganin, dukej se lëvizte drejt demokracisë, shkruan “Times”.
Sipas gazetës, reformat e kryeministrit, që dikur kanë impresionuar liberalët turq dhe kanë fituar duartrokitje nga miqtë e Ankarasë në Perëndim, duket se janë avulluar si uji në një tigan të nxehtë.
Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e zotit Erdogan nuk ka arritur të kuptojë se “liria e shtypit nuk është vetëm e rëndësishme për demokracinë, por është demokraci”, shkruan “Times”, duke cituar thënien e gazetarit amerikan, Walter Cronkite.
Ky është fakt se si qevertë në mbarë botën luftojnë për të qëndruar. Në Argjentinë, vijon artikulli, presidentja Cristina Fernandez de Kirchner, është akuzuar se ka bërë përpjekje të censurojë ata që guxojnë të raportojnë të vërtetën e inaflacionit marramendës të Aregjentinës dhe ekonominë e tmerrshme.
Strategjia e saj për të dëmtuar gazetat financiarisht, duke detyruar reklamuesit të bojkotojnë publikimet që kritikojnë atë, është censurë nga dera e pasme.
Britania ka qenë vendi, ku gazetarët nga vendet si Turqia dhe Argjentina kanë kërkuar mbështetje morale. Është e turpshme se ajo mund të humbasë këtë licencë, pasi liritë e saj të shtypit janë dredhuar, shkruan “Times”.

WSJ: Veriu mund të përkeqësohet nëse dialogu dështon

WSJ: Veriu mund të përkeqësohet nëse dialogu dështon

Dështimi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të çojë në përkeqësimin e kushteve në veri të Kosovës, shkruan gazeta amerikane Wall Street Journal, duke cituar paralajmërimet e diplomatëve.

Në artikullin që paralajmëron rrethin e nesërm të bisedimeve ndërmjet kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, gazeta shkruan se “udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë takohen për t’u marrë vesh rreth kushteve të marrëveshjes, e cila, me kohë, mund të ndryshojë raportet midis dy fqinjëve ballkanikë dhe të shërojë plagët që datojnë që nga rënia e Jugosllavisë”.

Në mesin e çështjeve të hapura në bisedimet Thaçi-Daçiq, janë kompetencat që do t’i kishte asociacioni i komunave serbe në Kosovë.

Beogradi do kontrollin e gjyqësisë, policisë dhe planifikimit hapësinor, por Prishtina kundërshton fuqishëm.

Hashim Thaçi thotë se LDK-AAK-NISMA s’mund t’ia grabisin legjitimitetin qytetarit

Thaçi thotë se LDK-AAK-NISMA s’mund t’ia grabisin legjitimitetin qytetarit
Pavarësisht se asnjëra prej partive politike shqiptare s’dëshiron koalicion me PDK’në, Hashim Thaçi deklaron se do të gjej partner për ndërtimin e Qeverisë së re.
Ai thotë se askush e as LDK-AAK-NISMA s’mund të grabisin legjitimitetin qytetarit të Kosovës, i cili ka votuar më së shumti për PDK’në.
“Do të gjej, sepse institucionet nuk do të ndërtohen mbi mllefe, por duke rrespektuar në plotni legjitimitetin qytetar. Askush nuk do të mund t'ia grabitë legjimititin qytetarit të Kosovës” , ka thënë Thaçi për DW.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga: Serbia të tregojë më shumë bashkëpunim

Jahjaga: Serbia të tregojë më shumë bashkëpunim

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim drejtorin për Ballkanin në Ministrinë e Jashtme të Britanisë së Madhe, Owen Jenkins, me të cilin bisedoi për zhvillimet aktuale në vend, për procesin e konsolidimit ndërkombëtar të Kosovës dhe agjendën evropiane të saj si dhe procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.
Presidentja Jahjaga e vlerësoi angazhimin e sekretarit të jashtëm të Britanisë, William Hague, për nismën globale në parandalimin e dhunës seksuale si mjet të luftës, dhe përfshirjes së Kosovës në këtë nismë.

Ajo tha se viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës duhet dhënë përkrahje të gjithanshme me qëllim të ndërprerjes së stigmatizimit të mëtutjeshëm dhe përfshirjes së tyre në shoqëri.

Presidentja Jahjaga theksoi se Kosova ka hyrë në një marrëdhënie të re kontraktuale me BE-në përmes inicializimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, dhe theksoi rëndësinë që ajo të trajtohet e barabartë me të gjitha shtetet e tjera që e kanë kaluar këtë proces. Ajo tha se dialogu për liberalizim të vizave duhet të përmbyllet me sukses dhe qytetarëve të Kosovës duhet që së shpejti t’iu mundësohet lëvizja e lirë sikur edhe të gjithë qytetarëve të tjerë të rajonit në BE.

Presidentja Jahjaga theksoi se Kosova aktualisht është në një fazë të krijimit të institucioneve të saj, të konstituimit të Kuvendit dhe të Qeverisë së re, që do të mundësojë vazhdimin e përkushtimit ndërkombëtar të saj dhe përmbushjes së obligimeve që do të hapin rrugën e integrimeve euro-atlantike. Ajo theksoi se Kosova ka treguar dhe do të vazhdojë të tregojë përkushtimin e saj në dialogun me Republikën e Serbisë, në kuadër të procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Jahjaga tha se të gjitha marrëveshjet e arritura në dialogun e lehtësuar nga BE-ja duhet të zbatohen sepse kjo ndihmon jetën e qytetarëve të të dyja vendeve.

Ajo tha se Serbia duhet të tregojë më shumë bashkëpunim duke hequr dorë nga vazhdimi i ndikimit tek qytetarët serbë të pjesës veriore të territorit të Republikës së Kosovës.

Drejtori për Ballkanin në Ministrinë e Jashtme të Britanisë së Madhe, zotëri Owen Jenkins, vlerësoi punën e Presidentes Jahjaga dhe rëndësinë e angazhimit të mëtejmë të saj në kuadër të nismës globale për parandalimin e dhunës seksuale gjatë luftës. Ai tha se Britania e Madhe do të vazhdojë të ndihmojë dhe përkrahë Kosovën në proceset e saj demokratike.

Jenkins theksoi se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i një rëndësie të veçantë dhe theksoi gjithashtu nevojën e zbatimit të të gjitha marrëveshjeve të arritura në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

Enveristët e Ferizajt të shqetësuar për afrimin e Vetëvendosjes me Bllokun

Enveristët e Ferizajt të shqetësuar për afrimin e Vetëvendosjes me Bllokun
Fronti Popullor për Kultivimin e Veprës së Enver Hoxhës konsideron se partitë politike, si dhe një grusht i analistëve "llaskuc" me veprime e tyre po e shtyjnë Kosovën drejtë një skenari të provuar me 1997 në Shqipëri.
Në një konferencë për medie, drejtuesit e këtij formacioni politik me seli në Ferizaj, kanë thënë se qytetarët e Kosovës si asnjëherë më parë nuk e kanë më të qartë faktin se përfaqësuesit e tyre nuk qajnë kokën për elektoratin, ngase për ndryshe nuk do të bënin kaq përmbysje të thella programore, pa u mbështetur në asnjë kriter përveç atij të fitimit personal.
Kryetari i Frontit, Remzi Hasani, ka adresuar një mori kritikash në adresë të Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se Fronti dhe anëtarësia e tij shpesh herë kanë qenë pjesë e aktiviteteve të VV-së, pjesë e sakrificës së përbashkët, e që tash për interesa të përfitimeve po anashkalohet nga drejtuesit e saj.
"Lëvizja Vetëvendosje nga protestat për bashkim me Shqipëri përfundoi në kërkesën për ta udhëhequr dialogun me Serbinë, mandej nga barrikadat e prodhimeve serbe u bë pjesë e legjitimimit të politikës serbe në Kosovë, nga kërkesat për t'ia shitur xhipat Mustafës, me vullnetin e tyre këtë po e hip në një xhip më të madh. Me një fjalë VV-ja për fat të keq u kthye në Lëvizje për LDK", ka thënë Hasani.
Të njëjta "selame", kreu i Frontit, i ka ndarë edhe për Nismën e Jakup Krasniqit, duke i rikujtuar këtij se e ka harruar 17 shkurtin e 2008, kur e kishte shtyrë seancën solemne të shpalljes së pavarësisë së Kosovës me orë të tëra, vetëm për shkak të fotografisë së zotit Rugova."Zoti Krasniqi do të duhej tu jep shpjegime qytetarëve të Kosovës, nëse ai e ka përqafuar rugovizmin apo zoti Mustafa ka heqë dorë nga rugovizmi", ka shtuar Hasani.
Sipas Hasanit, Fronti ka zgjidhje edhe politike edhe juridike për gjendjen e krijuar. Ai duke iu referuar të parës, ka thënë se deputetë e Kuvendit të Kosovës duhet të dërgohen në "Burrelin" e xhaxhit për të hequr të zitë e ullirit, siç po e heqin për çdo ditë qytetarët, ndërsa zgjidhjen juridike ka thënë se sheh vetëm përmes zgjedhjeve të reja, të cilat do ta zhbllokonin këtë ngërç politik.

Jakup Krasniqi: Ka vite që studentët janë vënë në shërbim të mbledhësve të votave për sundim

​Jakup Krasniqi: Ka vite që studentët janë vënë në shërbim të mbledhësve të votave për sundim
Deputeti dhe kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA's, Jakup Krasniqi, në një shkrim të postuar në Facebook, për gjendjen e fundit në Universitetin e Prishtinës, thotë se studentët duhet të marrin përgjegjësitë që u takojnë: të protestojnë për mungesën e profesorëve, për ligjëratat e dobëta, për numrin e madh të studentëve.
Ai thotë se "sikur të mos ishte kryer puçi mbi Kuvendin", deri tani ky institucion do të duhej të merrej seriozisht me çështjen e arsimit.
Shkrimi i plotë në Facebook:
PËRCKA DUHET TË PROTESTOJNË STUDENTET?
Shkruan: Jakup Krasniqi
Sikur mos të ishte suspenduar nga një veprim më shumë se arbitrar puna e Kuvendit të Kosovës; sikur mos të ishte kryer puqi “kushtetues” mbi organin më të lartë të shtetit; sikur mos të ishte plagosur për vdekje Republika Parlamentare e parlamentarizmi, Kuvendi i Kosovës do të duhej të merrej seriozisht me çështjen e arsimit në përgjithësi e të arsimit të lartë në veçanti. Por kjo është e pa mundësuar nga ata që patën fytyrë të na flasin për demokracinë!!! në ditën e Demokracisë me Kuvend të suspenduar. Një soj i njerëzve mendon se fytyra e njeriut është sa Fushë e Banatit e jo “dy gisht” fytyrë që lehtë mund të humbet!? Pasi fjala në Kuvend është pamundësuar, e shfrytëzoi ketë formë për ti shfaqur shqetësimet e mija jo vetëm si deputet i zgjedhur, por në rend të parë si arsimdashës e qytetar i Republikës Parlamentare.
Pa dashur të bëhem avokat i Rektorit të posa zgjedhur, të cilin personalisht nuk e njoh, nuk mund të pajtohem me veprimet e ngutshme të studentëve, të cilët nuk reaguan meritueshëm ndaj asnjë skandali dhe veprimi shkatërrues në arsimin e lartë gjatë gjithë këtyre viteve, në vend se të bëhej e kundërta. Studentët duhet të reagojnë e të protestojnë fuqishëm e guximshëm, parësisht për ngritjen e cilësisë së studimeve e jo të bëhen argat të këtij apo atij rektori a ish rektori që kanë kontribuar në degradimin e Universitetit publik. Sigurisht që nuk ka qenë e zgjedhur as gjuha e Rektorit të posa zgjedhur të cilit nuk po i epet koha e duhur për të treguar përgjegjësinë e tij në ndryshimin e gjendjes në arsimin e lartë. Ai është dashur të fliste më një gjuhë të zgjedhur, se atë detyrë po e pranonte për hir të Universitetit e jo të interesit personal a familjar, se ishte sakrificë e jo privilegj të qenit Rektor në këto momente. Nëse Rektori i ri e ka thënë një të vërtetë që i ka goditur veset e ndonjë studenti, qoftë ai apo ata edhe përfaqësues studentor, në ketë rast ata do të duhej të reflektonin e jo të pretendonin se janë të pa prekshëm nga veset e këqija të shoqërisë sonë në tranzicion.
Në rastin tonë, studentet duhet të përcaktohen, për rikthimin e gjendjes se shitblerjes se notave, të vazhdimit të agonisë më shumë se dhjetëvjeçare apo të mendonin më shumë për rehabilitimin e studimeve në Universitetin e Prishtinës – “Hasan Prishtina”.
Ne, në Kosovë nuk mund të jemi të pa kënaqur me shumësinë e numrit të studentëve të regjistruar në universitetet tona publike e private, por duhet të jemi më shumë se të shqetësuar me kualitetin e studimeve në të gjitha fakultetet e universiteteve tona. Pse studentet tanë nuk po reagojnë a protestojnë asnjëherë, e më asnjëherë për ligjërata të dobëta, për cilësinë e dijeve që marrin dhe për mungesat e shumta të profesorëve në orët e mësimeve, disa prej të cilëve janë bëre supremen për vende e shumta të punës, në vendim më shumë të papunë.
Kosova që sa vite nuk mund të qahet (ankohet) për numrin e madh të studentëve që regjistrohen për çdo vjet, sidomos ata që regjistrohen në fakultetin ekonomik e juridik dhe njëkohësisht ekonomistët e juristët na mungojnë me të madhe. Pse? Me keqardhje duhet ta them, ka vite që studentet janë vërë në shërbim të mbledhësve të votave për sundim! Studentet duhet të vihen në shërbim të studimeve të përparuara, pa të cilat nuk ka zhvillim e progres shoqëror.
Personalisht do të ndihesha shumë më mirë sikur gjendja të me demantonte apo të ishte ndryshe!

Nuk ka demokraci pa zbulimin e krimeve të pasluftës

Nuk ka demokraci pa zbulimin e krimeve të pasluftës
Në ditën ndërkombëtare të demokracisë, të gjithë janë skeptik për funksionimin e mirëfilltë të saj në Kosovë.
15 shtatori e gjeti Kosovën pa institucione të konsoliduara dhe me mungesë të sundimit të mirëfilltë të rendit dhe të ligjit,gjë që është cekur edhe në shumë raporte të organizatave të ndryshme botërore.
Njohësi i çështjeve Kushtetuese, dr. Riza Smaka, thotë për “Bota sot”, se në Kosovë ka pak demokraci pasi demokracia sipas tij konsiston me shtetin ku sundon e drejta, rendi dhe ligji të cilat mungojnë në vendin tonë.
“Ne vendin tonë, mjerisht , ka pak demokraci! Nuk mund të definohet demokraci dalja e shëtitja e papenguar apo qëndrimi në një kafe bar lirshëm dhe papenguar. Demokracia e mirëfilltë konsiston në shtetin në të cilin sundon e drejta, kushtetuta, aktet ligjore e nënligjore dhe ku përfillet moraliteti shoqëror. Po ashtu në vendin tonë gjithnjë funksionon dobët administrata publike dhe gjyqësori dhe për aq zhegiten e hërë mohohen te drejtat themelore te qytetareve! “,thotë Smaka për “Bota sot”.
Sipas dr. Smakës, shumë shpesh ndodhë që edhe institucionet publike t`i cenojnë rregullat e demokracisë e po ashtu përbën problem edhe mos zbulimi i krimeve që nga viti 1999 e këtej.
“Nuk janë te rralla rastet kur institucionet publike më të larta më të thirrurat për zbatimin e Kushtetutës e të akteve ligjore, pikërisht vet i cenojnë ato akte bazike! Ose pothuaj se asnjë rast kriminal nga viti 1999 e sot pothuaj se nuk është zbuluar! Së andejmi rezulton se në vendin tonë nuk sundon e drejta dhe për aq pak mund të flitet për ekzistimin e demokracisë!”,potencon Smaka.
Ndërkaq, publicisti Nehat Hyseni thotë se qështja e demokracisë dhe funksionimit të sajë në çdo vend, e sidomos tek ne në Kosovë, ka rëndësi të veçantë, madje jetike.
“Kushtet për një demokraci të mirëfilltë në Kosovë u mrijuan pas përzënies së regjimit antishqiptar të Serbisë nga Kosova në vitin 1999. Atëherë mori fund regjimi totalitar dhe fashist që bëri gjenocid mbi shqiptarët dhe filloi rindërtimini vendit dhe institucioneve demokratike e shtetërore. Por, meqë Kosova ishte nën administrim të plotë ndërkombëtar deri më 17 shkurt 2008, kushtet për zhvillimin e demokracisë nuk ishin optimale”,thotë Hyseni.
Andaj,sipas tij pritjet e qytetarëve ishin pas shpalljes së Pavarësisë ishin të mëdha.
“Mirëpo, së shpejti arriti zhgënjimi, meqë nuk kishim ndonjë zhvillim domethënës të demokracisë, meqë pushteti tek ne uzurpohet nga partitë politike parlamentare, të cilat funksionojnë në baza tejet jodemokratike, madje disa prej tyre edhe diktatoriale, të cilat janë të zhytura deri në fyt me korrupsion”,thotë ai.
Hyseni thotë se nga kjo rezulton se partitë jodemokratike nuk kanë mundësi dhe vullnet e gadishmëri të formojnë institucione demokratike dhe ta demokratizojnë pushtetin.
“Se deri ku kanë arritur gjërat në ngulfatjen e demokracisë, tregon edhe kriza aktuale dhe ngërçi politik mbi tre muaj pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 8 qershorit 2014. Kuvendi është bllokuar nga pakica parlamentare që do të mbetet në opozitê, që numëron gjithsej 37 deputet, që d.m.th. më pak se 1/3 e deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Kjo pakicë pretendon që me çdo kusht ta rimerr sërish pushtetin, fillimisht postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, post ky të cilin e synojnë edhe VLAN-i . Në Kosovë është uzurpuar gjatë kohë dhe akoma po na mban peng të gjithëve kjo këmbëngulje që ka ngulfatur funksionimin e shtetit dhe të demokracisë”, vlerëson ai.
Për publicistin Hyseni, demokracia nënkupton sistemin e qeverisjes së popullit, e jo të oligarkive politike e ekonomike, që ia kanë frymën shtetit dhe ekonomisë.
“Prandaj, lufta e sinqertë për demokraci dhe për ruajtjen e integritetit dhe sovranitetit në tërë territorin e saj, paraqesin detyra më me përparësi e prioritet ndaj shumë çështjeve tjera të rëndësishme në Kosovë”, shprehet ai.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...