Agjencioni floripress.blogspot.com

2014/09/19

KU I KANË VARREZAT KËTA BURRA..?!

Nga Fritz RADOVANI:


■KËTA KLERIKË KATOLIK NUK KANË AS SOT VARREZA...
■ASKUSH NGA VRASËSIT E TYNE NUK KA KERKUE FALJE...

1.■Don Lazer Shantoja (2 Shtator 1892 – 5 Mars 1945) Meshtar i njohun nder predikatarët ma të mirë. Fjalimet dhe konferencat e Tij janë të papersëritëshme. Ishte njeri i kulturës, i letërsisë dhe i artit, u masakrue deri në atë gradë sa nuk njihej kush asht...I sharruen kambët me sharrë druevari. Ishte në moshën 54 vjeç, kur asht vra në brigjet e lumit Lana në Tiranë, bashkë me Sulçe Beg Bushatin...

2.■Don Mark Gjani (1909 – 1945) Në shtator 1945, mbytet në tortura, në Mirditë. Ishte sekretar i Imz. Frano Gjinit. Kerkohet me dishmue kunder Tij, prandej, edhe masakrohet e vdes në tortura. Trupi i Tij tretet në breg të lumit, me ushqye qentë e fshatit...
3.■At Papa Pandi (1910? –Tetor 1945), mbytet në Korçë, në mënyrë shnjerzore... I prenë koken me sopatë në pyll, dhe ia vune mbi gjoks pranë Kryqit...Ishte klerik katolik që punoi per unifikimin me Kishen Ortodokse. Ishin një brezni që dallohej në shenjë...dhe, që nuk persëritet!
4.■At Anton Harapi (5 Janar 1888 – 20 Shkurt 1946), Në gjyqin special që u dënue me pushkatim tha: “Shqipnia u fitue me gjak, me gjak edhe po mbahet e robnueme. Do të vijnë dita e, me Paqë dhe me Drejtësi do të fitohet!...”. E vranë në breg të lumit Lana, në Tiranë.
5.■At Giovani Fausti S.J. (1901 – 1946). Ishte profesor i teologjisë dhe filozofisë në Seminarin Papnuer të Jezuitëve në Shkoder. Një nga klerikët ma të kulturuem e dashamirës të Popullit Shqiptar. Erdhi porsa u shugurue meshtar nga Breshia, Itali, per me mbetë “pa varr” tek ne.
6.■ At Daniel Dajani S.J. (1916 – 1946)Rektor i Jezuitëve. Drejtues i Revistës “Lajmtari i Zemres së Krishtit”. Pushkatohet i pafaj si vllaznit...
7.■At Gjon Shllaku O.F.M. (1905 – 1946). I paisun me një kulturë të gjanë në universitetet e Holandës, Belgjikës dhe Sorbonës... Duhej “zhdukë” bashkë me themelet e Françeskanëve të Shqipnisë... Kështu, “kishte, urdhnue qeveria sllavokomuniste e Beogradit!”...
8.■Xhakoni Mark Çuni (1920 – 1946). Seminaristi që thëmeloi në vitin 1945 Organizaten “Bashkimi Shqiptar”, pa perfundue Lufta e Dytë Botnore. Ajo kishte pikpamje dhe program demokratik. Në këte organizatë nuk bante pjesë asnjë klerik.
9.■Don Nikoll Gazulli (1893 – 1946) Me 23 Mars 1946 vritet në Vrith tradhëtisht...
10.■Don Alfons Tracki (1892 – 1946). Vjen nga Breslau dhe edukon një brezni Atdhetarësh Shqiptarë. Pothuej, të gjithë u pushkatuen nga komunistët si Mësuesi i Tyne gjerman Tracki, me 17 Korrik 1946. Ishte një Misionar i vertetë që mbet i paharrueshem per veprat fetare e bamirëse!
11.■At Josif Papamihajli (23 Shtator 1912 – Tetor 1946?) Po në tetorin e 1946, mbytet mizorisht edhe At Josifi Papamihajli... nga Elbasani. Urrejtja per Emnin Klerik... e çoi në kampin e shfarosjes së Bedenit të Korçës. E mbyten në baltë për së gjalli...
12.■Don Mark Bici (1909 – Nandor 1946), mbytet në tortura në hetuesinë e Mirditës.
13.■Imzot Nikoll Tusha (1895 – 14 Nandor 1946).  Asht mik dhe bashkpuntor’ i Cafo Beg Ulqinit, në ngritjen e Flamurit të Pavarsisë në 1940. Per këte akt Atdhetar, pushkatohet nga malazezët me 14 Nanor 1946 ...
14.■Don Zef Maksen (1901 – 16 Nandor 1946). Misionar gjerman. Pa asnjë fakt, dënohet 2 vjet burg...Ka shpetue disa “komunistë” nga kampet naziste. Per këte si “shperblim”... merret mësheftas nga burgu i Tiranës dhe në rrugen e Kukësit...pushkatohet me 16 Nandor 1946.
15.■At Bernard Llupi (7 Shkurt 1886 – 25 Nandor 1946) Me 25 Nandor 1946, pushkatohen në Prizren me t’ ashtuquejtunit “antarë të Katoliçeskaja Banda”, kryesue gjoja nga At Llupi. Në fjalen e fundit tha: “Vdekja si kjo, vdekja per Shqiptarizem, asht kup’ e artë!”...
16.■At Bernardin Palaj (22 Tetor 1894 – 2 Dhjetor 1946) Dijetarin e mbyten në tortura... E varrosën naten tek qershija...në oborrin e atij konvikti, ku e masakruen, tek konvikti “Malet tona”.
17.■Don Luigj Prendushi (8 Janar 1896 – 24 Janar 1947) Arrestohet dhe pushkatohet pa faj me daten 24 Janar 1947, tue u kujtue i fisit tjeter Prennushi, pa asnjë fakt...
18.■Don Dedë Maçaj (5 Shkurt 1929 – 28 Mars 1947). E marrin ushtar. Me 28 Mars 1947, para togës së pushkatimit deklaroi: “...Po vritem per shkak t’ urrejtjes ndaj besimit Katolik...E them këte pa hidhërim apo urrejtje per ata, që mbas pak, do të më vrasin!”...
19.■At Serafin Koda (25 Prill 1893 – 11 Maji 1947) Nuk pranon me u shpifë... per këte torturohet derisa vdes i masakruem. Ishte 54 vjeç.
20.■Vlla Gjon Pantalia S.J. (2 Qershor 1887 – 31 Tetor 1947). Mbas largimit jezuitëve italian nga Shqipnia, shkoi në Kuvendin e Fretenëve, ku u arrestue dhe u masakrue si pak kush...”dinte shumë...po, nuk fliste!”. E hodhën nga kompanjeli, se gjoja, “ka dashtë me ikë...”.
21.■Don Nikoll Shelqeti (1892 – 1947) E torturuen, po nuk u thye…I dhane një dënim…dhe e nisën në kampin e shfarosjes së Kavajës …E mbyten në Beden dhe e zhytën nder baltat e kënetës...
22.■Don Anton Zogaj (1905 – 9 Mars 1948). Ishte sekretar i Imz. Vinçenc Prennushit, Argjipeshkëv i Durrësit, pushkatohet në Durrës me 9 Mars 1948, mbasi nuk pranon me akuzue Argjipeshkvin e vet.  
23.■Imz. Frano Gjini (1886 – 11 Mars 1948). Asht i pari Rregjent i Delegacionit Apostolik të Vatikanit në Shqipni, klerik Shqiptar. Trim dhe guximtar i pashoq. Ka deklarue: “Unë nuk do t’ a ndajë kurrë grigjen time nga Selia e Shenjtë!”.
24.At Mati Prennushi (2 Tetor 1882 – 11 Mars 1948). Asht kenë bashkpuntor i Dedë Gjo’ Lulit në 1911, në ngritjen e Flamurit... Në qelen e Tij u mblodh kuvendi i Malësisë, per “Memorandumin e Gerçës, “faje” per të cilat, Krajl Nikolla kerkoi  me e varë në litar. E dënoi edhe Ahmet Zogu me vdekje...dhe, u ekzekutue nga Enver Hoxha, me 11 Mars 1948...kur ishte Provinçial i Françeskanëve.
25.■At Çiprian Nika (19 Korrik 1900 – 11 Mars 1948). Ishte rektor i Françeskanëve të Shqipnisë. Figurë e shqueme Atdhetare dhe trim që nuk i tutej syni nga vdekja per “Fé e Atdhé” ...Asht pushkatue se nuk pranoi me akuzue vllaznit e vet “per futje armësh në kishë”...
26.■Imzot Nikoll Deda (1892 – 11 Mars 1948). Asht torturue aqsa i tha një shokut vet që nuk e njohu në qeli: “Mos harro, se kam pasë kenë Don Nikoll Deda...!”. Ka vdekë si burrat, ishte i pafajshem.
27.■Imz. Gjergj Volaj (1905 – 3 Prill 1948) Ishte ipeshkëv i Sapës. Predikatar i njohun dhe me kulturë të gjanë. Asht torturue aqsa, ndoshta, pak kush ka kalue vuejtje e tortura në sigurim si Ai.
28.■Don Dedë Plani (1889 – 30 Prill 1948) Meshtari i Dukagjinit që e mbysin nder tortura. Zhdukun dhe dosjet e hetuesisë sigurimit se, janë “pa firmë”, mbasi nuk ka pranue asnjë akuzë.
29.■Don Nikoll Laskaj (1898 – 15 Maji 1948). Vdes nga stermundimi, urija dhe vuejtjet në kampin e shfarosjes së Bedenit të Kavajës...në 1948.
30.Don Aleksander Sirdani (1891 – 31 Korrik 1948)Dijetar dhe studjues i folklorit dhe i etnografisë... Masakrohet në hetuesinë e Koplikut të Shkodres, dhe e mbysin nder pusat e zezë të asaj hetuesi.
31.■Don Pjeter Çuni (9 Korrik 1914 – 31 Korrik 1948) Asht masakrue me Don Aleksandrin dhe asht groposë bashkë me Té, tue thirrë: “Rrnoftë Krishti...tek Ai, po shkoj...”, me 31 Korrik 1948.
32.■Don Ejëll Deda (1917 – 1948) Torturohet në burgun e Kishës së Fretenëve. Nuk perballon vuejtjet...vdes në spitalin e burgut në 1948.
33.■Don Jakë Bushati (1890 – 12 Shtator 1949)Torturohet në hetuesi të Lezhës. Nuk pranon asnjë akuzë. Vdes nga torturat dhe zhytja e trupit në ujë të ftohët...1949.
34.■At Gasper Suma (1897 – 1950) Meshtar i vendosun me vdekë pa njollosë zhgunin e Shen Françeskut me akuza fallse ndaj vllazenve të vet, edhe pse Ata, ishin të pushkatuem. Vdes në burg 14 Prill 1950.
35.■Imz. Jul Bonatti (1874 – 5 Maji 1951). Dijetar dhe njohës i mirë i disa gjuhëve të hueja. I njohun në Shqipninë e Jugut si Meshtari që u adhurue nga vlonjatët. Dënohet...e çojnë në manikomjo të Durrësit, atje me 5 Maji 1951 e shkyjnë të “çmendunit”...
36.■At Palë Dodaj (1880 – 5 Shtator 1951) Frati që shpetoi Ahmet Zogun, nen zhgunin e Tij në Rubik. Historian dhe demokrat që nuk pajtohet me asnjë diktaturë. Atdhetar i flaktë. Guximtar dhe luftar i vendosun per bashkimin e Kosovës me Shqipni. Vdes në burg në 1951.
37.■At Karlo Serreqi (26 Shkurt 1911 – 4 Prill 1954) Asht frati që nuk pranoi me kallëxue Rrëfimin që i kerkohej nga sigurimii shtetit. Per këte qendrim kaloi jetën burgjeve. Vdiq në burgun e Burrelit më 4 prill 1954.
38.■At Klement Miraj (1 tetor 1882 – 22 Nandor 1956) Ishte figurë e spikatun e klerit në lamen e letrarit, etnografit e folkloristit. Asht një nga Atdhetarët e shquem. Me 22 Nandor 1956, vdes në burgun Burrel.
39.■Don Rrok Frisku (21 Mars 1892 – Dhjetor 1956) vdes në burgun e Burrelit
40.■Don Pjeter Tusha (Noga) (1873 – 1958) Interrnohet në Kuq të Kurveleshit, ku vdes i pathyeshem perballë diktaturës mbas 4 vjetësh ... Stermundimi dhe mosha bajnë punen e vet...
41.■Don Ejëll Kovaçi (5 Prill 1920 – 10 Nandor 1958) Torturohet dhe vishet me akuzat ma të pabesueshmet per Shqiptarin e vertetë. Pushkatohet se nuk ka pranue me nenshkrue Statutin e vitit 1951.
42.■Don Vlash Muçaj (1892 – 1963) Ishte nga Kruja. Arrestohet dhe vdes nga torturat dhe etja per ujë...
43.■At Rrok Gurashi (1894 – 1 Janar 1965)Ka lanë shumë faqe me procese të nenshkrueme në hetuesi. Nuk perballonte torturat...Atë ditë, me 1 Janar 1965, ka thirrë At Konrrad Gjolaj, që ishte i burgosun dhe asht Rrëfye...
44.■Don Marin Shkurti (1933 – 1 Prill 1969). U shugurue meshtar në  8.12.1961. U arratis se vazhdoi sherbimet fetare mbas 1967. E kthyen miqtë e sigurimit shtetit, UDB jugosllave, dhe e vranë me 1 Prill 1969...

45.■Don Shtjefen Kurti (24 Dhjetor 1898 – 20 Shtator 1971) Prifti që ka Pagëzue një fëmijë!
U  pushkatue 20 Shtator 1971.

46.■Don Mikel Beltoja (17 Prill 1935 – 10 Shkurt 1974) Ky asht Kleriku që ka vue gojë kunder diktatorit Enver Hoxha. U pushkatue me daten 10 Shkurt 1974, per sëvdekuni, mbasi i shkyen gjymtyrët...

47.■Don Prekë Nikçi (2 Nandor 1921 – 15 Mars 1974) Nuk pranoi me mohue Fenë. E mbyten në kazanat e fabrikës së çimentos në Krujë.

48.■Don Lec Sahatçija (Dhjetor 1906 – 4 Prill 1986) Ishte ordinar i Abacisë së Mirditës. Njeri shumë i besueshem i Imz. Frano Gjinit. Sigurimi kerkon prej Tij letrat e Imz. Gjinit dhe dokumenta tjera, të cilat, mendohej se i ka Don Leci...Ky nuk i dorzon, pranon dënimin dhe vdes në burgun e Tiranës, me 4 Prill 1986...

49.■Don Nikoll Gjini (1911 – 1987) Asht arrestue vetem se ishte klerik katolik në vitin 1952... Një Kalvar i pafund që mbyllet dy muej para plotsimit të dënimit. Vdes në Zejmen në 1987.

50.■Don Pjeter Gruda (1 Gusht 1922 – 13 Janar 1989) Mbasi bani 15 vjet burg, ishte i sëmurë, vdiq në kampin e Sarandës, tre muej para lirimit të klerikëve me 13 Janar 1989...

Presidenti, Kryeministri, Gjykatat dhe Ministria e Punëve të Mbrendshme e Republikës së Shqipnisë, të gjithë i dijnë “Vendgroposjet” e Këtyne Martirëve!..
Moskallzimi asht vazhdimësi e URREJTJES !
URREJTJA NDAJ ATYNE “GROPAVE” DHUNON HARMONINË FETARE..?!
■ASKUSH NGA VRASËSIT E TYNE NUK KA KERKUE FALJE...

Melbourne, Shtator 2014.



BAXHANAKU QË DONTE TË MË VRISTE

Tregim nga Vullnet Mato




Thuhet rëndom, se kush përdor alkol rregullisht gjatë regjimit ditor, vdes shpejt. Baxhanaku im, Marko, këto ditë mbushi nëntëdhjetë vjeç dhe u ngjit në këtë lartësi moshe, me këmbë dreri, me sy skifteri, me duar banakieri. Ai po i afrohet shekullit, megjithëse në profesioni e tij jetësor, si banakier, mund të ketë pirë afërsisht nëntëdhjete fuçi birrë, shumë arka me fërnet, konjak e sidomos damixhana të tërë me vodka, pije kjo, tejet e preferuar nga pijetarët korçarë. Pra, baxhanaku im terjaqi i gotës, ka sfiduar të gjithë mjekët dhe dietologët e botës.
Ai ka një djalë dhe një vajzë, të cilët i kanë dhuruar katër mbesa. Sa ishin të vogla, kishte qejf t’i vinte në gjumë në pëqirin e tij, duke i përkëdhelur, derisa i shurronin prehrin. Kur u rritën mbesat e ëmbla, vajzës së tij mjeke dhe djalit, elektroteknik, u doli “llotaria amerikane” njërit pas tjetrit. Pas tekave të këtij fati të çuditshëm, tashmë gjyshi mbeti fillikat në apartamentin e madh, vetëm me gjyshen. Mbeti i varur te muskujt e vet të flashkur, për të zbritur e ngjitur katin e pestë, disa herë në ditë, me çantat e rënda ushqyese në të dy duart.
Baxhanaku im, i dalë tashmë në pension, gati sa nuk u çmend nga mërzia dhe malli. Katër vjet rresht, pagoi disa qindra dollarë në ambasadën amerikane, ku i dështonin vizat për të shkuar në Amerikë. Më së fundi arriti të bëjë bashkim familjar dhe shkoi pranë tyre në rrethinat e Çikagos.
Jeta e mbyllur në shtëpinë prej druri të kontinentit të largët, ku ditën njerëzit shkonin në punë, jashtë gumëzhinin veturat dhe s’dukej njeri duke ecur në këmbë, e trishtuan shumë. Sidomos mungesa e shokëve hokatarë të gotave dhe gjuha e huaj, ku po i zinte goja myk për të folur me dikë shqip, bënë që faqekuqi pas disa muajve, të zverdhej si i sëmurur nga malaria. Aq sa, shpesh psherëtinte me vete: Eh, ku je moj, Korçë, të pifsha dollinë!... Po me se t’ia pinte, ku t’ia pinte dhe kush ta shoqëronte në rrokullisjen e gotës së atij uiskit, të pakëndshëm për shijen e tij të stërvitur me pije shqiptare?...
Unë personalisht, e kam adhuruar atë njeri me shpirt të rrallë, gjatë gjithë kohës, qëkur kam marrë për grua kunatën e tij. Ai njeri gazmon përbrenda, kur u dhuron të tjerëve diçka nga vetja. Dhe mrekullohet kur në tryezën përballë teje, ta mbush gotën me pije për herë të dytë. Në gjendjen shpirtërore, ku kishte arritur mosha e tij e mbyllur nga vetmia, ai më mori në telefon:
-Alo, baxhua im i vogël, u çmenda këtu në Amerikë, jam ligur shumë nga trupi e nga shpirti, jam tharë si kleçkë!... Dua të kthehem në Korçë, si më thua ti?...
- Baxhanaku im babaxhan, të thashë qëkur ike, se ti je një pemë e vjetër me degë të mëdha, po u shkule nga fusha e Korçës, ku je mbjellë prej një shekulli, nuk do lëshosh dot rrënjë në dheun e atij kontinenti të madh dhe do thahesh para kohe...
- Ma the o Baxho, ma the dhe shumë mirë ma the, po nuk të dëgjova, se më tërhiqte për mënge kjo plaka ime e mallosur për mbesat. Po tani që ato janë bërë për tu martuar, edhe plaka e ka të hallakatur mendjen...
Kështu baxhanaku im, Marko, u kthye përkohësisht bashkë me plakën në Korçë dhe pasi mbushi mushkëritë dhe ngrohu gjakun me aromën e qytetit të lindjes tha: “Unë nuk shkoj me në Amerikë, as me arkivol, se edhe po shkova i gjallë, shpejt do më kthejnë brenda arkivolit për në varrezat e Korçës.” Plaka e tij takoi të gjitha shoqet e tjerrjes së llafeve, për t’i bërë triko dimri dhe më në fund u bind edhe vetë, të pleqëronte në qytetin e saj.
Babaxhani filloi shpejt nga regjimi ditor i gotës, mes shokëve hokatarë, duke treguar barsoleta, duke lozur domino, e duke shëtitur deri lart nga kodrat e Shëndëllisë. Dhe kësisoj, brenda gjashtë muajve fytyra e verdhë me rrudha, i mori përsëri ngjyrën e mollës starkingë.
Djali dhe vajza nga Amerika i vijnë çdo vit për vizitë dhe ndonëse i pret e i përcjell duke lotuar pa zë, nuk i shkon as në mendje vajtja sërish në Çikago.
-Ka borë e akull dimri Korça, bre baxho, pa hesap, po këtu dimri është i ëmbël, bre!... Ajo ftohma e Çikagos, dukej sikur vinte që nga larg fushës pa fund dhe t’i rrëzonte veshët përdhe, si oshafe të kallkanosura!...
-Ah, more Marko, në vendin tënd edhe guri kur të bie mbi kokë, të duket më i butë se pika e shiut... Se këtu je mësuar që në vegjëli me “gurët” shqiptarë, po gurët e vendeve të tjerë, nuk i duron dot, qofshin edhe shuka prej letre...
Ai pohoi me kokë dhe në këtë takim të kohëve të fundit, me tregoi një sekret të vjetër, të ruajtur në zemrën e tij prej më shumë se gjashtëdhjetë vjetësh. Më zbuloi të fshehtën, më të pabesueshme të jetës sime, në marrëdhëniet tepër miqësore, gati vëllazërore me të.
-Kam dashur të të vras!... - tha me një qetësi fytyre, sikur të ishte fjala për një qerasje me një gotë votkë.
E fshehta e tij, u rrotullua në trurin tim, po me atë qetësi që e lëshoi nga goja me rrudha, dhe pasi zuri vend mirë, diku në nyjet nervore të subkorteksit, unë shqeva sytë nga habia.
-Pse ? – e pyeta duke i ngulur sytë thellë në retinat e bardha të syve të tij.
-Të kam ndjekur me revole në dorë nga Korça, gjer tetëdhjetë kilometra larg, po nuk të zura dot...
-Pse more jahu? – përsërita gati i mahnitur.
-Kur rrëmbeve kunatën time... I premtova vjehrrës sonë se do t’ia ktheja çupën në shtëpi si vdekja...Po ju kishit zbritur në Maliq, se u qe prishur taksia. Ishte natë e errët, unë kalova përpara, kur ju kishit ecur gjysmë ore në këmbë, derisa kishit gjetur një makinë tjetër...
M’u kujtua se atë natë, unë po ecja me zogun tim përdore, pa më shkuar fare ndërmend, se tetë plumba revolveri po më ndiqnin deri në Elbasan, ku ishim nisur të strehoheshim te shtëpia e motrës sime të martuar.
-Më le pa mend, sot!- i thashë duke mos ia ndarë vështrimin asaj fytyrës së tij aq të dashur për mua, prej më shume se gjysme shekulli, që kishte heshtur tani, me një buzagaz të menduar.
-Po mirë, o bababaxhan, ti mund ta kishe shkrepur plumbin vërtetë, po të më kishe kapur? – shova kureshtjen, duke mos besuar se dora e atij njeriu aq paqësor, mund të kishte derdhur gjakun tim në mes të rrugës.
-Ou, si një e një që bëjnë dy, do të të kisha palosur, po të shpëtoi zoti... – tha sërish qetësisht, - Do të kisha vrarë, ashtu si i çendur që isha bërë, nga betimi, se nuk do kthehesha me turp te vjehrra që qante, pa i kthyer çupën 15 vjeç...
U mendova për pak çaste, duke risjellë në kujtesë atë ngjarje kryesore të jetës sime.
- Unë nuk mund të vdisja, sepse me atë vajzë duheshim për vdekje.... – ia ktheva, - Po ty të faleminderit që ma tregove me sinqeritet këtë të fshehtë pas kaq vjetësh.
- Edhe unë nuk do vdisja pa ta treguar, të paktën tani që afrova moshën e vdekjes, se ti më pas më hyre aq shumë në zemër, sa të bëra si vëllanë më të dashur...
-Ti baxhanaku im i mirë, do kapërcesh njëqind vjetët patjetër, me këtë vendosmëri të hatashme që ke në vetveten tënde për të jetuar. – e mbylla duke e përqafuar për sinqeritetin e tij maksimal.
Kohët e fundit mora vesh një sekret, te cilin nuk mund ta them në rrethin familjar, të merret vesh prej baxhanakut dhe plakës së tij, pasi është mbajtur i fshehtë, për t’i bërë atij një surprizë te madhe, për datëlindjen e nëntëdhjetë të jetës së tij. Djali dhe vajza do t’i vijnë nga Amerika pa e lajmëruar dhe do të bëjnë për të një feste familjare madhështore. Unë e di, se në të gjitha ato çaste gëzimi dhe në ato dite gjallërimi me të dashurit e zemrës së tij, ai vetëm do të qajë, me atë gëzimin e heshtur, që i konvertohet në lotë...


Akademia e Shkencave në shërbim të kishës shoviniste greke

Prof.dr. Eshref Ymeri


            Më 24 gusht 2014, Anastas Janullatosi, në fshatin Kolkondas të Libofshës në Fier, organizoi kremtimin e 300-vjetorit të lindjes së “Shën” Kozmait, armikut të betuar të etnisë shqiptare dhe të gjuhës shqipe.

            Për këtë djall të veshur me petkun e shenjtorit kanë shkruar dhe kanë folur me fakte të pakundërshtueshme shumë shkencëtarë të historiografisë shqiptare, si profesori Kristo Frashëri, profesori Pëllumb Xhufi, profesori Sherif Delvina, profesori Rasim Bebo, studiuesi i mirënjohur Kastriot Dervishi dhe intelektualë të tjerë. Por, çuditërisht, vetëm Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë ka heshtur për  faktet historike rreth figurës armiqësore të djall Kozmait. Në vend që Akademia e Shkencave të sqaronte bindshëm jo vetëm besimtarët ortodoksë, por edhe mbarë opinionin publik shqiptar dhe të hidhte dritë me objektivitet shkencor mbi veprimtarinë armiqësore të të dërguarit të sulltanit dhe të Patrikanës së Stambollit me emrin Kozma në trojet shqiptare, me të vetmin qëllim që ai të hapte sa më shumë shkolla greke dhe të mallkonte me tërë urrejtjen e vetë gjuhën shqipe, ajo, përkundrazi, ka heshtur në një mënyrë të pabesueshme, duke u bërë pjesë e politikës së Tiranës zyrtare, e cila që prej vitit 1991 vazhdon të tërhiqet zvarrë para shovinizmit grekokaragjoz dhe kishës shoviniste greke. Akademia e Shkencave, në të vërtetë, duhej të luante një rol të rëndësishëm për emancipimin e politikës së Tiranës zyrtare dhe të jepte kontributin e saj shkencor për nxjerrjen në vazhdimësi në dritën e diellit të krimeve që kisha shoviniste greke ka kryer kundër vendit tonë, duke na vrarë korifenj të ortodoksisë shqiptare, që patën mbrojtur me gjakun e tyre gjuhën shqipe para stuhisë së sulltanëve të perandorisë otomane dhe veglës së tyre të bindur, Athinës zyrtare, e cila, duke i kërkuar padishahut të madh ndalimin e gjuhës shqipe në trojet tona etnike, vetë kishte rënë në bark para tij. Për këto arsye, Akademia e Shkencave duhej t’ia kishte kthjelluar trurin me kohë klasës politike të Tiranës dhe t’i kërkonte me këmbëngulje që ajo të mos lejonte në asnjë mënyrë pushtimin e kishës sonë fanoliane prej një prifti grek.

            Akademia e Shkencave ka heshtur para historianit shovinist grek Nikolas Stavros, i cili, në librin e vet me titull “Grekët dhe ballkanasit e rinj”,ka deklaruar botërisht këtu e më shumë se dhjetë vite të shkuara:
“Futja në dorë e kishës shqiptare është fitorja më e madhe e jona në Shqipëri në shek. XX”.
Mjaftonte kjo deklaratë skandaloze e këtij historiani shovinist që Akademia e Shkencave të çohej peshë më këmbë dhe t’i kërkonte Tiranës zyrtare ta dëbonte Janullatosin një sahat e më parë nga territori shqiptar.
Profesor Kristo Frashëri, me rastin e qëndrimit skandaloz të veglave të bindura të Janullatosit në ngjarjet e Përmetit të gushtit të vitit të kaluar, ka dalë para opinionit publik me deklaratën e mëposhtme:
“Dihet se Kisha si institucion fetar, madje jo vetëm Kisha Ortodokse, por të gjitha institucionet fetare monoteiste, kanë pretenduar, sidomos gjatë mesjetës, të përvetësojnë funksionet e shtetit. Pra, kanë pretenduar që ta mbërthejnë në kthetrat e tyre pushtetin politik, financiar, juridik, ushtarak dhe, mbi të gjitha, pushtetin shpirtëror mbi popullsinë e vendit të tyre. Përkundrazi, shteti ka qenë dhe vazhdon të jetë shtet modern kur është shkëputur nga Kisha dhe e ka zhveshur Kishën nga pushteti i dikurshëm politik, ekonomik, juridik, ushtarak dhe e ka lënë të lirë të ushtrojë vetëm pushtetin e saj fetar. Madje, në viset ku ka pluralizëm fetar, pushteti i Kishës kufizohet nga shteti deri në atë masë, sa ta ushtrojë veprimtarinë e saj vetëm brenda mureve të faltoreve. Kjo, për arsye se shteti është përgjegjësi kryesor i përparimit, i mirëqenies, i sigurisë, i pronës, i lëvizjes dhe i unitetit kombëtar të shtetasve që banojnë brenda kufijve të tij” (Citohet sipas: “Kisha e Përmetit, Kristo Frashëri: Djallëzia Janullatos, nga 25 metra, do 600”. Marrë nga faqja internetike “BalkanWeb”. 26 gusht 2013).
Faktet tregojnë se në raportet që ka ndërtuar me Janullatosin, klasa politike e Tiranës e ka zbritur shtetin shqiptar në nivelet e kohës së mesjetës, kur ligjin e bënte kisha dhe shteti rrinte sus para saj. Këtë të vërtetë tragjike e zbulojnë ngjarjet në Përmet në gushtin e vitit të kaluar, ku shërbëtorët e Janullatosit kërkonin të mbanin të pushtuar Shtëpinë e Kulturës “Naim Frashëri”, e zbulon moszbatimi i ligjit pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2002 për kthimin e asaj shtëpie kulture në identitetin e saj. Moszbatimi i atij vendimi dëshmonte më së miri se Janullatosi e ka kapur për fyti shtetin shqiptar, tamam sikur të ishim në mesjetë. Por Akademia e Shkencave ka heshtur në mënyrën më të çuditshme për këtë nëpërkëmbje dhe për këtë poshtërim që i bëhej dinjitetit tonë kombëtar prej Janullatosit, i cili për 11 vjet rresht shkelte rëndë vendimin e Gjykatës Kushtetuese qëështë Kështjella e Drejtësisë Shqiptare.
Akademia e Shkencave ka heshtur për zërin e fuqishëm që personalitetet e larpërmendura shkencore kanë ngritur kundër Janullatosit, i cili, si misionar i Athinës shoviniste, udhëhoqi aksionin monstruoz për blerjen e eshtrave të shqiptarëve për ngritjen e varrezave të ushtarëve agresorë grekë. Dhe sot, territorin e Shqipërisë së Jugut, e kanë ndotur varrezat, manastiret dhe memorialet në nderim të atyre ushtarëve agresorë që përbëjnë një poshtërim të rëndë për ndërgjegjen kombëtare shqiptare.
Me rastin e ngjarjeve të Përmetit, qëndrimi heshtës i politikës zyrtare të Tiranës ndaj Janullatosit, tregoi në praktikë se ajo ka rënë në kthetrat e kishës shoviniste greke dhe emisari i Athinës Janullatos sillet në vendin tonë si një guvernator fuqiplotë. Këtë e vërteton fakti që Janullatosi e nderon Kozmain me salltanete të mëdha, paçka se ai ka qenë një armik i egër i etnisë shqiptare dhe i gjuhës shqipe.
Atë Petraq Simsia,  Atë Kristaq Subashi, Atë Nikolla Lushi, Dhiakon Joan Qako, Ilia Zaka, Miltiadh Veveçka,  Ilda Sylari, Xhovan Kajana, Naun Dyshniku tërhiqen zvarrë me një servilizëm të pështirë para Janullatosit, sulmojnë pabesisht profesor Pëllumb Xhufin për demaskimin që i bën djall Kozmait me fakte konkrete nga burime shkencore për misionin armiqësor që po kryente në Shqipëri për greqizimin e saj dhe, duke shfaqur mangësitë dukshme në formimin e tyre intelektual, dalin me një deklaratë të pahijshme:
“Për të kuptuar misionin e Shën Kozmait, duhet të përfytyrojmë botën e atëhershme, kur ishte shumë e vështirë të shtypej dhe botohej një libër dhe thuajse e pamundur për shkak të mungesës së alfabetit shqip…” (Citohet sipas: “Replikë me Pëllumb Xhufin”. Marrë nga faqja internetike e gazetës “Dita”. 15 gusht 2014).
 Për dijeninë e këtyre servilëve shembullorë të Janullatosit, gjuha shqipe është më e vjetra në Evropë dhe, sipas natyralistit të famshëm romak Gaius Plinius Secundus, i njohur si Plini Plaku (23-79 e.r.), “ilirët (arbërit) kanë krijuar të parin alfabet dhe romakët shkrimin e tyre e morën nga ilirët”. Por gjuhës shqipe dhe alfabetit të saj ia patën zënë frymën fermanët e sulltanëve otomanë që ata i firmosnin me kërkesën këmbëngulëse të Patrikanës kriminale dhe të kishës shoviniste greke, në këmbim të poshtërimit të vetvetes para agait të Stambollit.
Që t’u kthjellohet truri shërbëtorëve servilë të Janullatosit se kush ishte Kozmai i vërtetë në qëndrimin armiqësor që mbante ndaj gjuhës shqipe, ata le të lexojnë librin e botuar në Greqi, i cili titullohet “Vendet e dhimbshme të Greqisë. Dëshmitarët e Vorio-Epirit dhe të vllehëve”. Për këtë libër, analisti i tij, Kastriot Dervishi, thotë:
“Botimi luksoz prej 400 faqesh është profilizuar në tri çështje dhe është përgatitur nga mbi 35 vetë dhe Greqia ka angazhuar këtu historianë, politikanë, gazetarë, shkrimtarë etj., të drejtuar nga Kostandin Vakapulospër çështjet historike, Nikos Maxhupulos për çështjet politike dhe Aristidhis Kesopulos për problemet e së ardhmes” (Citohet sipas:  Kastriot Dervishi.“Të mos harrojmë atë që na kanë bërë dhe atë që po na bëjnë grekët”. Marrë nga faqja e internetit “Forumi Horizont”. 26 tetor 2005).
Në këtë libër, servilët janullatistë që janë zhveshur kokë e këmbë nga dinjiteti kombëtar dhe kanë tradhtuar një herë e mirë veprën e Fan Nolit, do të gjejnë fakte konkrete se cili ishte misioni i vërtetë i Kozmait në territoret shqiptare. Këta servilë dhe argatë të bindur të Janullatosit le ta provojnë, të paktën, një herë të vetme në jetën e tyre, të kenë burrërinë për të deklaruar se si e komentojnë ata deklaratën e lartpërmendur të historianit shovinist Nikolas Stavros për pushtimin e kishës sonë fanoliane prej shovinizmit grekokaragjoz.
Akademia e Shkencave ka heshtur dhe vazhdon të heshtë për faktin që Enver Hoxha dje kishte si dado Miladin Popoviçin dhe Dushan Mugoshën, të cilët më 8 nëntor 1941 i vunë minat nacionalizmit shqiptar për interesat e shovinizmit serbomadh, kurse sot Tirana zyrtare, më shumë se njëzet vjet, ka si dado Janullatosin, i cili, për interesat e shovinizmit grekokaragjoz dhe të kishës shoviniste greke, ka ngritur kishë ortodokse edhe në fshatin Greshicë të Mallakastrës, ku nuk gjendet asnjë këmbë ortodoksi për be dhe ku majë çatisë së saj dergjen vetëm sorrat. Pse ka heshtur Akademia e Shkencave për ngritjen e kësaj kishe?
Akademia e Shkencave ka heshtur për mjerimin intelektual ku e kanë katandisur veten ortodoksët shqiptarë që i kanë lejuar vetes të drejtohen për më shumë de dy dekada nga një prift grek, pa qenë në gjendje të nxjerrin nga radhët e veta një kryepeshkop me gjak dhe me prejardhje shqiptare. Akademia e Shkencave heshti kur Partia Socialiste përgatiti projektkushtetutën e vitit 1998 dhe e hodhi në referendum, duke hequr prej saj nenin e projektkushtetutës së vitit 1994, në të cilin kërkohej që krerë e institucioneve fetare të ishin me gjak dhe me prejardhje shqiptare. Akademia e Shkencave ka heshtur dhe vazhdon të heshtë që Janullatosi, me bekimin e politikës së Tiranës zyrtare, të trashëguar prej kriminelit Ramiz Alia, vazhdon të mbjellë përçarje mes ortodoksve shqiptarë dhe të sulmojë Atë Nikolla Markun, i cili, në Kishën Shënmëria të Elbasanit, vazhdon të mbrojë trashëgiminë fanoliane të ortodoksisë shqiptare.
Janullatosi, pas nderimit që i bëri djall Kozmait në përkujtim të 300-vjetorit të vdekjes së tij, po përgatitet që në Korçë, sipas fjalëve që po qarkullojnë në këtë qytet, të ngrejë një mauzole në nderim të Fotit. Se ç’armik i betuar i kombit shqiptar ishte peshkop Foti në Korçë, e dinin shumë mirë përfaqësuesit e shquar të shqiptarisë, si Çerçiz Topulli, Mihal Grameno dhe Spiro Ballkameni. Prandaj në shtator të vitit 1906, çeta e Çerçiz Topullit ia ktheu patkonjtë nga dielli peshkop Fotit, duke i dhënë një mësim të mirë shovinizmit grekokaragjoz dhe kishës shoviniste greke. Prandaj studiuesi atdhetar Kastriot Dervishi, i cili në hulumtimet e veta udhëhiqet nga objektiviteti shkencor, deklaron me shumë të drejtë:
“Puna e klerikëve grekë ka qenë kaq e poshtër, saqë njihen edhe disa përfundime logjike të tyre. Kështu, për shembull, në shtator 1906, çeta e Çerçiz Topullit vrau peshkop Fotin që shërbente në Korçë. Edhe ky peshkop mbahet si “martir” nga grekët, ngaqë të gjithë ata që punojnë kundër shqiptarëve kështu cilësohen”(po aty). 
Është kjo arsyeja që Noli ynë i madh porosiste prerë që dhespotlerët grekë duhet t’i pastrojmë me mashë. Por Akademia e Shkencave s’ia ka vënë veshin ndonjëherë porosisë së Fan Nolit dhe s’i ka shtruar kurrë pyetjen vetes se pse Janullatosi s’ka organizuar asnjëherë ndonjë meshë në përkujtim të përvjetorit të lindjes së Papa Kristo Negovanit, të Naum Veqilharxhit, të Petro Nini Luarasit, të Anastas Kulluriotit, të Koto Hoxhit,  të Atë Stath Melanit, të Fan Nolit, të Visarion Xhuvanit, të Kristofor Kisit.Këto personalitete të shquara të ortodoksisë shqiptare zënë një vend nderi në historinë e kombit shqiptar. Por Janullatosi nuk organizon për ta ceremoni përkujtimore se ai ndodhet në Tiranë si misionar i shovinizmit grekokaragjoz dhe i kishës shoviniste greke.
Si është e mundur që Akademia e Shkencave heshti për polemikën që profesor Kristo Frashëri, akademik veteran, zhvilloi me Janullatosin dhe kërkoi largimin e tij nga Shqipëria? Akademia nuk mund të mos heshtte për atë polemikë, ashtu siç nuk mund të mos heshtte edhe në rastin e fundit kur Janullatosi organizoi ceremoninë për nderimin e figurës së Kozmait, sepse ajo e ka vënë veten në shërbim të kishës shoviniste greke.

Ksamil, 25 gusht 2014




















2014/09/18

ESHTRAT E SHENJTOREVE NUK SHITEN

Rasim Bebo.jpg

Nga prof.dr.Rasim Bebo

(Rasim Bebo ka lindur më 14 prill të vitit 1926 në Shalës, të Çamërisë, në territorin shqiptar. Ai ka përfunduar studimet në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë dhe ka qenë viktimë e luftës së klasave gjatë regjimit komunist. Prej vitesh ai vijon aktivitetin e tij si studiues në mërgim në Çikago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Nën penë e artë të redaktimit nga Prof.Vullnet Mato,së shpejti lexuesi shqiptar do të lexojë më vemendje sihariqët shkencoro-publicistike të Profesorit tonë të çmuar Rasim Bebo me titull"“SHQIPËRIA NË GJURMËT E KOHËS”,(Përmbledhje me artikuj historik)....




Edhe ketu ne Addison, si ne c’do vend tjeter, mblidhen shqiptaret ne fund jave per t’u takuar me atdheun. Me teper te kafeneja e te birit te shqiptarit patriot Prof. Aleko Iskalit. Kur hyne brenda ne lokal, te bie ne sy Flamuri Kombetar i shpalosur ne faqe te murit dhe nje kornize e madhe me xham te vendosur emrat e shqiptareve qe frekuentojne me shpesh lokalin.

 Ne te dy kthinat e lokalit qendrojne dy televizore me ekran te madh te hapur kurdohere te lidhur me atdheun. Kushdo qe vjen ketu, ndjehet se eshte ne shqiperi dhe biseda fillon dhe vazhdon per Atdhene me mall dhe lot ne sy kujtojme :


Se cili dicka do te thote nga gazeta “DIELLI” dhe “ILLYRIA”, nga internetet qe ka degjuar dhe pare edhe nga telefoni dores “kompjuter” qe lidhen per c’do kohe dhe ne moment me te dashuruit e tij ne Shqiperi. Sigurisht kapet aktualiteti per problemet e dites, si eshte fjala per avullimin e shume parave te bankes, per dekorimin e kupoles se katedrales ortodokse ne qender te Tiranes. Janullatosi, po pregatit nje skandal te ri, kerkon te ktheje shkollen Normale te Elbasanit, ne prone te kishes.

Historiani dhe publicisti Arben Llalla denoncon publikisht Titullin “Qytetar Nderi” te dhene Anastas Janullatosit nga komuna e Alikos per meshen e dhene greqisht nga Janullatosi per nder te Shen Kozmait ne qershor te 2014, e cila simbas kushtetutes duhet ne gjuhen shqipe. Per festimin e ditelindjes se Shen Kozmait ne fshatin Kolkonda te Fierit, por kete Janullatosi e ka kryer nga viti i lindjes 1714, ne vitin e ekzekutimit me 24 gusht 1779. Nga gazeta “DITA” 15 gusht 2014.


 Flitet se do ti festohet me madheshti si asnjehere 300 vjetori i lindjes se Shen Kozmait, ne fshatin Kolkonda, pregatiten ftesat, nga Greqia do vijne “palikare” mbi 50 autobuza me greke te kendojne e te vallzojne. Janullatosi po ben nje pregatitje me fshetesi te plote dhe larg vemendjes se mediave. Shen Kozmai per greket eshte “apostuli i helenizmit”, kurse per shqiptaret njihet si nje antishqiptar qe mallkoi gjuhen shqipe.

Pati protesta se Kozma Etoli eshte vrare si spiun dhe antishqiptar, me 24 gusht 1779 ne fashtin Kolkondas te Fierit. Nje grup intelektualesh shqiptar do te marrin se shpejti nisiativen te perkujtojne Marko Bocarin, nje kapiten suliot nga cameria, nje hero i rrevolucionit shqiptaro-grek. Per kete jane porositur kumtesat nga disa historiane. Do te flitet per fjalorin shqip-greqisht te Marko Bocarit, per kontributin ne lufte per pavarsi te shtetit mikes shqiptaro-grek qe u tradhetua nga greket e pabese qe i vrau me rradhe udheheqesit shqiptare. Do te kete koncerte dhe ekspozita fotografike. Shkurt, nje verprimtari historiko kulturore.

Zhvillohet nje kritike pa i nxjerre koken ne shesh, per Fullanomanine, nga Roland Gjoza/Nee York/. Bankierin Santo e vrane se s’ishte si Fullani, Fullanin e burgosen se s’ishte si Santo. Banka eshte shpirti i mekanizmit, motorri i makines shteterore. S’duhet nje Santo, por nje Fullan, qe te perdoret, prandaj i dyti s’u vra se ishte ne sherbim, ndersa i pari u vra se ka kundershtuar, ose ka tradhetuar klanin e zhytur ne krim. Gjerat s’do te dalin (“DIELLI”, 6-9-‘14).

Nga Elita Bucpapaj, “...protestojne perpara parlamentit te shqiperise me moton : “Nese nuk shkarkoni kryetarin e bordit te BSH, ma kthe voten qe te dhashe dhe largohu ti deputet, sepse ti nuk me perfaqson as mua as ata 12,000 firmetare te peticionit anti-Fullan” ...duam shtetin e se drejtes, jo shtetin e kupoles, per femijet e kupoles, per partiaket e kupoles. ...t’i paralajmerojme deputetet e keti parlamenti, o me popullin o me kupolen. ...a nuk jane bijte dhe bijat, grate e burrat e deputeteve dhe ministrave te keti parlamenti ! po ne e rrezuam diktaturen qe te shpetojme nga Nexhmia dhe nomeklatura, jo qe te biem ne thonjte e nexhmijeve, fullaneve dhe nomeklatures se kupoles (“DIELLI” 1-9-2014)“Gazeta 55”, me 28-4-2014 shkruan : Rama, deri tani, ka hedhur themelet e katastrofes. Ai premtoi se edhe ne kushtet e nje keq qeverisje ekstreme, ai do te mbijetoje ne pushtet permes formave te ndryshme te dhunes” (gazeta 55 28-4-2014)

Parate e firmave piramidale perfunduan ne Athine, po edhe milionat e kohes se fundit po ate rruge kane marre, per tek komisari grek Janullatos, i cili po e kthen Shqiperine ne ngjyren helenike, kjo eshte e vertete, qe stonojne ta thone trroc.

Muhabeti kalon ne te gjitha trevat shqiptare. Kujtohet ardhja e Anastas Janullatosit pas firmes se Ramiz Alise, qe i’u hap rruga dhe vjen ne Shqiperi ne korrik 1991 dhe pas mirseardhjes se ngrohte qe i beri kreu i politikes Shqiptare, Sabi Godo.

Janullatosi ne fillim i’u hodh manastirit te Ardenices, ku Skenderbeu kishte bere martesen me Donike Arianitasin dhe deklaroi se Skenderbeu e ka emrin Jorgo dhe eshte grek. Kerkon eshtrat e Shen Kozmait, biseda zgjerohet dhe i flasin kujteses.

 Njeri nga zoterinjte do te qendroje unanim : Janullatosi ngarkoi prifterinjte per te gjetur kockat e murgut Kozma. Mbas disa muajve te vizites ne manastir te Ardenices, Janullatosi dergoi atje tre prifterinj per te gjetur kockat e Kozmait. Musafiret ne manastir kerkuan gjithandej bashke me personelin e vendit dhe nuk dhane asnje drejtim.

Ky shqesim i prifterinjve qe leviznin brenda dhe jashte manastirit, i ra ne sy plakut qe ngrohej ne diell ne ane te allise larg rreth tridhjete deri dyzet metra. Ai ngrihet dhe u thote prifterinjve dhe u thote se cfare i shqeteson, ata nuk ja varen plakut duke i thene : shko o xhaxho dhe ngrohu ne diell. Ate e di vete dhe nuk duhet te ma thoni ju u thote plaku.

 Por ju qe keni ardhur ketu cfare kerkoni se une jam me i vjetri ketu qe para se te vinte komunizmi dhe me vone, pas prishjes se manastirit qe u kthye ne magazine, stalle lopesh. Njeri nder prifterinjt i drejtoi pyetjen. A mund te na thuash se ku jane kockat e murgut Kozma te zhvarrosura ne kohen e katrahures qe u be. Po kete me thoni se u tregoj une : ketu ne manastir ka qene nje sherbetor i mire, kur u prishen faltoret dhe varrezat, ai hapi varrin e Kozmait dhe i vuri ne nje arke metalike, mbas disa kohe nuk kishte pune ketu per te dhe iku shkoi ne vendin e tij ne Permet, emrin e tij e them afersisht dhe atje mund ta gjeni me te pyetur.

Te tre prifterinjte u kthyen ne Tirane per ta vene ne dijeni Janullatusin. Ky u gezua per rrugen e zgjidhjes dhe i nisi per ne Permet te tre prifterinjte. Nuk e kishin te vershtire per te gjetur personin ne fjale. Ai kishte nje dyqan miks ne qytet, i martuar me dy djem te rritur. Prifterit trokasin te dera e dyqanit dhe pasi u prezantuan me te zotin e dyqanit i thone per qellimin e ardhjes. Tani neve duam arken e kockave te murgut Kozma.

Permetari me buze ne gaz u thote : une me gjithe qejf u’a jap arken, por me pare paguani 250,000 dollare. Ne, i thone prifterit, para nuk kemi. Une arken nuk u’a jap, tha pronari i kockave te Kozmait. Ata kthehen te merzitur ne Tirane. Janullatosi, ne vend qe te merzitet qeshi dhe u thote prifterinjve ju edhe nje here do te shkoni ne Permet dhe ti thoni : “eshtrat e shenjtoreve nuk shiten, por dhurohen” se Zoti i denon ata qe shesin eshtrat e shenjtoreve. Keshtu prifterinjte u nisen prap per ne Permet. Ne nje kafe i priti Permetari i gezuar, se mendoi per parate qe do te mirrte.

 Kur po pinin kafe i pari i prifterinjve perseriti fjalet e peshkopit. Ne moment ndryshoi fytyren pronari eshtrave dhe me nje ton te prere u thote : “i thoni hiresise se tij, te me dergoje parate per te marre kockat” dhe i dha fund muhabetit. Po ti nuk ke frike se Zoti mund te denoje. Mua Zoti s’ka pse te me denoje per nje prift antishqiptar.

Kur prifterinjte i’a treguan Janullatosit per mosbindjen e Permetarit dhe pergjigjet e tij. Peshkopi prap qeshi dhe u thote prifterinjve : mos u merzitni ai do i sjelle vete kockat e Kozmait, bile do te kerkoje falje. Kaluan afersisht dy muaj dhe dyqani u dogj dhe u be shkrumb e hi. Permetaret flisnin se e zuri mallkimi qe i dhane prifterinjt. Por ky mallkim nuk qendroi me kaq, pak me vone i’u vra djali i madh. Atehere permetari mendoi, se Zoti me te vertete e denoi per “eshtrat e shenjtoreve nuk shiten”.dhe prandaj u denova. Permetari mori arken ne duar dhe shkoi ne Tirane duke i’a dorezuar peshkop Janullatosit dhe kerkoi falje per mekatin qe kishte bere”.

Pr. Dr. Eshref Ymeri ndermjet te tjerave thote : Janullatosi eshte i plotpushtetshem ne Shqiperi. Keshtu ne vendin tone kemi edhe Zotin e dyte Janullatos qe ka ne dore jeten.

Rasim Bebo Addison Cikago shtator 2014.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...