Agjencioni floripress.blogspot.com

2014/09/20

Sjelljet delikuente të të miturve vazhdimisht janë shfaqur problematike në vitet e fundit në shkollat fillore dhe të mesme në Kosovë.

Nga Flori Bruqi


Kosova vend tranzit për narkotikët?

Nga një vend transit në rrugëtimin e drogave nga vendet e largëta aziatike në drejtim të vendeve evropiane si tregu më i madh, Kosova tanimë por bëhet vend destinacioni i drogave.Kështu Kosova në aspektin e drogës po avancon shumë shpejt dhe numri i përdoruesve po rritet me trende alarmante. Sa është ai numër askush nuk e di saktësisht por flitet për shifra që sillen nga 10 mijë deri në 20 mijë përdorues që janë këtu, në mesin tonë, por që mund të mos e kemi ditur.

Pra, përkundër faktit që Policia e Kosovës krenohet me operacionet e suksesshme në gjetjen dhe konfiskimin e drogës numri i narkomanëve në Kosovë vazhdon të rritet me ritme shqetësuese

Ekspertë të sigurisë dhe organizata të ndryshme që merren me rehabilitimin e narkomanëve tregojnë për një rritje enorme të numrit të personave të varur nga droga në Kosovë dhe ç’është më keq, kryesisht të rinj.

Njohësi i kësaj fushe Nuredin Ibishi, mendon se Kosova kohëve të fundit është bërë vend destinacion i drogës përveç faktit që qysh moti është cilësuar si vend tranzit.

Kosova është shpallë si vend tranzit i drogës, por fatkeqësisht një pjesë e asaj droge mbetet në Kosovë, pra, e ka destinacion Kosovën edhe pse në sasi më të vogla. Megjithatë, sido që të jetë sondazhet që janë bërë në Kosovë tregojnë për një rritje te jashtëzakonshme të numrit të përdoruesve të drogës kohëve të fundit.

Disa madje thonë se tashmë në Kosovë kemi rreth 10 mijë përdorues droge por hulumtimet më të reja tregojnë se këtu mund të jenë edhe 15 ose 20 mijë përdorues të drogës, që janë vartës nga droga e llojeve të ndryshme. Ky është shqetësim i madh sepse ky grup kaplon moshat e reja duke përshirë edhe të miturit nga mosha 12 deri në 18 vjeç pra fëmijët në shkollat fillore’’ tha Ibishi .

Të njëjtës kambanë alarmuese i bie edhe Dafina Muçaj nga qendra ‘’Labirint’’, e cila ofron trajtim dhe rehabilitim për personat e varur nga droga. Ajo tregon se numri i përdoruesve të drogës po rritet dhe mosha mesatare e personave të varur nga droga po bie.

"Ne në “Labirint”kemi rreth 1.000 klientë, kryesisht përdorues të heroinës, mosha mesatare e të cilëve, duke llogaritur kohën e ardhjes në qendër, është 28 vjeçe, ndërsa mosha mesatare kur ata kanë filluar të marrin drogë është rreth 16 vjeç. Kjo moshë po zvoglohet dhe numri i përdoruesve të kanabisit po rritet vazhdimisht tek personat e mitur, përkatësisht tek nxënësit në shkollat fillore dhe të mesme’’ thotë Muçaj.

Sa u përket statistikave për numrin e personave të varur nga droga në Kosovë ajo tha se nuk ka ndonjë statistikë të besueshme por numri sillet ndërmjet 10 e 20 mijë persona.’’Në Kosovë nuk ka ndonjë hulumtim në nivel kombëtar për numrin e përdoruesve të drogës, mirëpo konsiderohet se janë më shumë se 10 mijë përdorues problematikë, që quhen kështu sepse kane varësi të thellë, mirëpo numri i përdoruesve të tjerë është më i madh, ndoshta rreth 20 mijë’’ thotë ajo.

Nuredin Ibishi konsideron se bashkëpunimi institucional dhe ndonjë fushatë e vetëdijesimit të qytetarëve mund të jenë si mundësi të vetme për zbutjen e këtij fenomeni mjaft të rrezikshëm për shoqërinë kosovare.

"Kjo nuk duhet të jetë detyrë enkas e policisë, por duhet shikuar dhe duhet qasur më gjerë sepse edhe problemi i drogave është shumëdimensional e kompleks” thotë ai.

Sido qoftë, sipas Ibishit, shoqëria duhet të fokusohet më shumë në ngritjen e vetëdijshmit në nivel të familjes, sidomos në nivelin e edukimit ku duhet të perqendrohemi më shumë. Normal, edhe Ministria Shëndetësisë duhet ta kryejë detyrën e saj për rehabilitimin e atyre përdoruesve në fazat e para kur ata kanë më shumë gjasa që të mund të rehabilitohen.

Kosova si vendi me moshën më të re të popullatës, fatkeqësisht ende nuk ka një strategji kombëtare të përballjes me problemin e drogës, problem ky që po rritet dhe që po përfshin moshat më të reja, deri fëmijët në bankat e shkollave.
Edhe Policia e Kosovës pranon që në Kosovë numri i përdoruesve të drogës është në rritje dhe se Prishtina është qendra ku ka më së shumti narkomanë.

Sipas statistikave të policisë, gjatë periudhës janar-shtator të këtij viti janë konfiskuar 20 kg heroinë, 305 kg marihuanë, 3 kg kokainë, 813 fara kanabisi, 788 bimë kanabis dhe 26 ekstazi. Njëkohësisht janë arrestuar 282 persona për posedim dhe trafikim të narkotikëve.
Numri i përdoruesve të drogave nën moshën 18 vjeçare, është mbi 5 %. Sipas Labyrinth, tendenca e frikshme e rritjes,mund të bëjë që shumë shpejt 20 përqind e nxënësve, do jenë tymosës të marihuanës.

Kështu konstatohet në hulumtimin e organizatës joqeveritare “Labyrinth”, sipas të cilit, del se rreth 5 për qind e të rinjëve deri në moshën 18 vjeçare janë përdorues të substancës narkotike, të llojit marihuanë.

Për drejtorin e kësaj organizate, Safet Blakaj, shqetësuese është trendi i rritjes së përdorimit të substancave narkotike edhe nga fëmijët e moshave prej 12 – 13 vjeçar.

`Nëpër shkolla mund të themi që është 5 për qind. Shqetësuese për neve është që numri është duke u rritur me shpejtësi, për dallim prej vendeve të tjera, që do të thotë se shpejti do t''i zëm vëndet tjera. Le të themi vendet që kanë mjete më të mira prevenvtive, numri i përdoruesve atje arrinë në 20 për qind...”, tha për RTK, Safet BLAKAJ, Drejtor në Qendrën “Labyrinth”

Sipas Blakajt, prindërit e fëmijëve duhet të kenë kujdes kur u japin fëmijëve të tyre para, pasi ato mund të keqpërdoren për të blerë substanca narkotike, pasi çmimi i një paketimi prej 3 gramësh të marihuanës kushton 5 euro.

Ndërsa vendin ku ata zgjedhin ta marrin këtë substancë, është kryesisht ndonjë objekt i braktisur.

Në Policinë e Kosovës, për gjashtëmujorin e parë të vitit 2014, janë trajtuar 11 raste, në të cilat janë kapur fëmijët në afërsi të shkollave, duke përdorur drogë.



`Kryesisht rastet që ne i kemi në posedim, që kapen me substanca narkotike, sidomos në sasi të vogël, kemi të bëjmë me mosha deri në moshën 25 vjeçare. Kryesisht numri më i madh është i kësaj grup moshe, por fatkeqësisht kohëve të fundit kemi edhe mosha më të reja, do të thotë persona që janë minoren...`, tha Brahim SADRIU, zëdhënës i Policisë së Kosovës
Drejtoresha e shkollës fillore “Emin Duraku”, Valbona Hadri, thekson se është e shqetësuar për rritjen e kësaj dukurie negative te fëmijët. Ajo thotë se menaxhimi i shkollës prej 930 nxënësve është mjaft i vështirë dhe stresues, pasi në mungesë të psikologut, ajo detyrohet vetë ta luajë këtë rol.
“Fatmirësisht në shkollën tonë nuk kemi të evidentuar ndonjë rast sa i përket kësaj çështjeje, por ne nuk thotë që duhet të rrimë duarkryq. Në mungesë të stafit profesional psikologjik, ne bëjmë organizimin e debateve me fëmijë dhe e senzibilizojmë këtë çështje", thotë Valbona HADRI, drejtoreshë e Shkolles Fillore “Emin Duraku” Prishtinë.
Sipas saj, kyçja e pedagogëve apo psikologëve në shkolla, do të ishte një ndihmë për menaxhimin më të mirë të situatës edhe fëmijëve, dhe njëkohësisht për të përballuar gjithë këto ndryshime të cilat e përcjellin moshën e tyre.
Sjelljet delikuente të të miturve vazhdimisht janë shfaqur problematike në vitet e fundit në shkollat fillore dhe të mesme në Kosovë.


Vitet e fundit përdorimi i substancave narkotike mbetet një prej problemeve më shqetësuese, me të cilin, institucionet përgjegjëse kanë dështuar të merren si duhet. Veprimtaritë që ndërlidhen me substancat narkotike janë të sanksionuara me dënime të ashpra në kapitullin e veçantë të Kodit Penal të Kosovës


Cfarë është droga ?


Drogë do të thotë substancë me origjinë bimore ose të sintetizuar kimikisht që përdoret si narkotik.
Droga është një agjent i destinuar për të dhëne efektet psikike të dëshiruara e të këndshme, nganjeherë edhe të nevojshme por që përdorimi i tij mbart rrezikun e abuzimit të vartesisë së përdoruesit prej saj të tolerances dhe të shumë pasojave të tjera negative vetiake dhe sociale.
Kur flasim për drogën kemi të bëjme sa me një problem social aq dhe me një sëmundje, sa me një problem psikologjik aq dhe juridik.

Përdorimi i drogës ka filluar më 1993, pas përmbysjes së sistemit 50-vjecar dhe hapjes së vendit ndaj botës perendimore. Në vitet e fundit përdorimi, prodhimi dhe trafiku i drogës është rritur me shpejtësi në Shqipëri. Opiumi është droga kryesore e përdorur në vitet ’90. Nga 1996 e këtej droga të reja u shtuan: Canabis (marjuana, hashashi), heroina dhe kokaina përfaqësojnë drogat kryesore të përdorura aktualisht. Kultivimi i Cannabis Sativa u zbulua për herë të parë më 1992 dhe është rritur shumë në vazhdim. Kjo rritje shpjegohet me faktorët e ndryshëm sociale, politike dhe ekonomike.

Faktorët ndikues në këtë rritje të fenomenit drogë janë:

Varfëria, papunësia
Lëvizje e lirë përmes kufijve
Krijimi i një tregu të paligjshëm droge në vend
Mënyra e re e jetesës dhe modernizimi
Dëshira për tu pasuruar shpejt dhe përfshirja në trafikim
Paaftësia e shtetit për të forcuar ligjin
Krimi i organizuar që sjell dhunë, pasiguri dhe frikë
Mungesa e interesave sociale dhe kulturore e të rinjve
Mungesa e përgatitjes së shoqërisë për të trajtuar problemin e drogës
Lufta dhe konflikte në ballkan


Debati për drogën vërtitet midis dy ekstremeve:

Të liberalizohet apo të ashpërsohet lufta kundër saj.

Të parët mbështetësit e liberalizmit arsyetojnë kështu: si mund të luftohet droga derisa njeriu e ka zbuluar vite më parë, e ka përdorur për të lehtësuar vuajtjet fizike e mendore për të gjetur forca për të përballuar sforcime. Për faktin që droga ka patur efekte të tilla njeriu e ka kaluar nëpër faza të ndryshme prodhimin dhe përpunimin e saj. Në fillim droga përdorej ashtu sic ofrohej nga natyra, më vonë të konservuar dhe në epokën moderne plotësisht të përpunuar.

Në ekstremin tjetër janë partizanët e ndalimit të rreptë të drogës. Ata nuk pushojnë së cituari statistikat dramatike të të vdekurve. Ata e cilësojnë si një shkaktare tragjedish, degradimi, shkatërrimi, vuajtjesh njerëzore.

Cilët janë disa nga rrugët e marrjes së drogave?

Ngrënia/pirja nga goja (efektet fillojnë relativisht më ngadale, zakonisht mbas 10-30 minutash.
Pirja me cigare/inhalimi i avujve (efektet tentojnë të fillojnë me shpejtësi, zakonisht brenda minutës apo edhe brenda sekondave)

Marrja e drogës me thithjen e pluhurit përmes hundës (efektet fillojnë afërsisht brenda minutit apo dicka e tillë)

Injektimi i drogave (kjo shkakton efektin më të shpejt dhe më intesiv të kulmit të asaj cka pritet nga përdorimi i drogës)

Plani sekret i Vatikanit: Këto janë masat për sigurinë e Papës


Plani top sekret i Vatikanit

Prej ditësh, në pikat kufitare, ajrore, tokësore dhe detare, janë skanuar hyrje- daljet e personave që mbaheshin nën vëzhgim, nga ku rezulton se situata është nën kontroll. Tarracat e pallateve përgjatë gjithë bulevardeve kryesore janë nën vëzhgim të rreptë ashtu si edhe katet me rreze pamore për nga altari. Lajmi mësohet për gazetën “Shekulli” nga burime të institucioneve të sigurisë, të cilat konfirmojnë gjithashtu se plani top sekret përfshin një strategji të ngjashme si me vizitën e ish-presidentit amerikan Xhorxh Bush, në vitin 2010. Rreth 100 oficerë dhe agjentë të Vatikanit dhe Italisë, tashmë kanë vendosur pikat e kontaktit, duke instaluar edhe metodikën e vëzhgimit, kontrollit dhe mbledhjes së informacionit. Një element përbërës, që burimet e pohuan, është ai i lëvizjes së agjentëve civilë me mjete të ndryshme (kryesisht taksi), nëpër të gjitha akset që lidhin rrugët me bulevardin kryesor, duke grumbulluar të dhëna rreth personave, fakteve apo rrethanave të caktuara, të cilat përcillen për t’u analizuar në selinë qendrore të shtetit të Vatikanit. Në Romë, për llogari të Selisë së Shenjtë përfshihen disa shërbime sigurie, ku spikat xhandarmëria zvicerane, por aktivizohen edhe Jezuitët, Kalorësit e Maltës, Opus Dei, etj. Nga të dhënat e deritanishme nuk rezulton rrezik për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti.

Siguria që garanton pala shqiptare

Përmes një njoftimi për shtyp, u konfirmua se helikopterët, snajperët, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe mijëra punonjës sigurie do të jenë në gatishmëri. Për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së aktiviteteve të programuara në kuadër të vizitës së Papa Françeskut në Tiranë, me urdhër të kryeministrit, është ngarkuar Ministri i Punëve të Brendshme dhe ky i fundit caktoi Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë si drejtues i operacionit. Grupi i Punës përfshin Policinë e Shtetit, Shërbimin Informativ Shtetëror, Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, Gardën e Republikës dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile. Policia e Shtetit do të kalojë në gatishmëri të përforcuar në të gjithë vendin, ndërkohë që 2500 forca policore do të jenë të angazhuara me detyra konkrete për të siguruar mbarëvajtjen e të gjitha aktiviteteve të planifikuara. Janë marrë masa të gjithanshme duke nisur nga Pikat e Kalimit Kufitar e deri në brendësi të territorit dhe do të ketë kontrolle të shtuara policore në të gjitha akset rrugore, si dhe në të gjitha pikat hyrëse në kryeqytet. Në të gjithë perimetrin që rrethon sheshin “Skënderbej”, bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe sheshin “Nënë Tereza”, janë vendosur 27 pika kontrolli, ku do të realizohet kontrolli i të gjithë pjesëmarrësve në ceremoni me detektor metalesh, lëndësh eksplozive dhe pajisjesh të tjera speciale për kontroll e mbikëqyrje. U kërkohet të gjithë pjesëmarrësve në ceremoni që të kalojnë përmes këtyre pikave të kontrollit dhe nëse tentojnë të kalojnë jashtë tyre, do të shoqërohen në komisariatet e policisë. Personat që do të marrin pjesë në ceremoni me ftesa, bashkëngjitur ftesës duhet të kenë edhe kartën e identitetit. Nga ana e policisë, do të bëhet kontrolli me listat përkatëse në pikat e kontrollit dhe nuk do të lejohen personat që nuk kanë kartat e identitetit. Personat që kanë ftesë por nuk do të figurojnë në listat që ka Garda apo Policia e Shtetit në pikat e kontrollit do të shoqërohen në ambientet policore. Qytetarët që do të marrin pjesë në ceremoni të evitojnë veshjet e rënda, pasi nga policia do të ketë kontrolle trupore. Nuk duhet të kenë me vete çanta shpine apo valixhe të ndryshme. Të mos mbajnë sende të forta apo objekte të tjera që mund të jenë të dyshimta për forcat e policisë. Nuk do të lejohet mbajtja e shisheve të qelqit. Rekomandohet përdorimi i shisheve plastike për ujë apo pije të tjera freskuese.

Ndihma e shpejtë dhe autobusët

Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në sheshin ”Nënë Tereza”, Ministria e Shëndetësisë ka marrë masa në mënyrë që qytetarët të asistohen nga çadra me staf mjekësor të specializuar, 15 ambulanca, helikopter mjekësor, dy qendra mjekësore të ndihmës së shpejtë do të ngrihen në Pallatin e Kongreseve dhe përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Po ashtu është parashikuar të ketë vullnetarë në pikat e ujit përgjatë gjithë kohës së zhvillimit të aktivitetit, vullnetarë me çanta uji përgjatë bulevardit Dëshmorët e Kombit. Në këtë bulevard dhe përreth tij do të vendosen 60 tualete të lëvizshme, me akses edhe për njerëzit me aftësi të kufizuara. Vullnetarët, e vendosur përgjatë gjithë bulevardit identifikohen nga shenjat dalluese, siç janë bluzat dhe baxhat. Ndërkaq, bashkia e Tiranës, në kuadër të vizitës së Papa Françeskut, ka njoftuar me anë të një deklarate për shtyp se ditën e diel do të vihen në dispozicion 5 autobusë. Këta të fundit do të mundësojnë transportin falas të personave në pamundësi ekonomike apo të sëmurëve, drejt sheshit Nënë Tereza. Në një deklaratë për shtyp thuhet se "Pavarësisht dëshirës për t’i uruar mirëseardhjen në Tiranë Papa Françeskut, jo të gjithë e kanë këtë mundësi, për shkak të gjendjes ekonomike dhe sociale".

Rrugët që do të bllokohen dhe ku nuk lejohet parkimi

Nesër, do të bllokohet aksi rrugor në drejtim të Rinasit, nga ora 08:00 deri në orën 10:30 dhe të gjitha akset në drejtim të fshatit Bubq, nga ora 17:00 deri në ora 19:00 si dhe aksi Bubq-Rinas, nga ora 17:00 deri në 20:30. Do të ndalohet qarkullimi i automjeteve nga ora 20:30 e ditës së sotme, deri në orën 19:00 të ditës së nesërme, përgjatë sheshit “Nënë Tereza”, i kufizuar me rrugët “Skerdilajd Llagami dhe “Abdyl Frashëri”. Qarkullimi do të ndalohet në rrugët: “Ismail Qemali”, “Themistokli Gërmenji”, “Asim Zeneli”, “Dervish Hyka”, “Faik Konica”, “Skerdilajd Llagami”, “Mustafa Matohiti”, “Jul Variboba”, “Fatmir Haxhiu”, “Avdi Toptani”, “Lidhja e Prizrenit”, “Perlat Rexhepi”, “Abdyl Frashëri”, “Frederik Shopen”, “Nikolla Tupe”, “Ismail Qemali”, “Adem Jashari”, “Pjetër Bogdani” dhe “Brigada e VIII”. Do të bllokohen edhe bulevardi “Zhan D’Ark”, sheshi “Sulejman Pasha” në drejtim të sheshit “Skënderbej”, “Rruga e Dibrës-sheshi “Skënderbej”, “Urani Pano”, bulevardi Zogu I në drejtim të sheshit “Skënderbej”, rruga “Dervish Hatixhe-Bulevardi Zogu I në drejtim të sheshi “Skënderbej”, rruga Parku i Madh- Ibrahim Rugova, bulevardi “Bajram-Curri” te Kryqëzimi i Policisë së Tiranës, rruga “Myslym Shyri” nga kryqëzimi me rrugën “Muhamet Gjollesha”, nga Kryqëzimi i Bankës drejt Sheshit dhe “Rruga e Durrësit”, nga sheshi “Shqiponja” deri te Muzeu Kombëtar. Do të ndalohet parkimi i të gjithë automjeteve duke filluar nga ora 12:00 e ditës së sotme, e deri në orën 20:00 të ditës së nesërme në akset rrugore si bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, bulevardi “Zogu I”, bulevardi “Zhan D’Ark”, bulevardi “Gjergj Fishta”, “Rruga e Durrësit”, nga mbikalimi i Kamzës-sheshi “Shqiponja”-sheshi “Skënderbej”, “Rruga e Elbasanit”, “Rruga e Kavajës”, rruga “Abdyl Frashëri”, rruga “Sulejman Delvina”, rruga “Muhamet Gjollesha”, rruga “Ibrahim Rrugova”, nga sheshi “Frederik Shopen”- Gjykata e Lartë-Banka e Shqipërisë deri te “Rruga e Durrësit”, “Rruga e Dibrës, aksi “Unaza e Re-sheshi “Shqiponja”- Ura te “Shkolla Teknologjike”- “Rruga e Kavajës”. Nuk do të lejohet qarkullimi në të gjitha akset rrugore të Tiranës i automjeteve të tonazhit të rëndë mbi 7.5 ton.

Lëvizjet, takimet dhe xhiroja me makinën e blinduar deri tek altari
Ditë e diel, Papa pritet që të mbërrijë në aeroportin e Rinasit në orën 09.00 ku do të pritet me një ceremoni të veçantë nga kryeministri shqiptar Edi Rama. Në orën 9:30, Papa do të pritet nga Presidenti i Republikës. Në orën 10:00 do të takohet me autoritetet në sallën e pritjes së Presidencës dhe do të ketë një fjalim të Atit të Shenjtë. Në orën 11:00 do të kremtohet një meshë në sheshin “Nënë Tereza”, që do të jetë e shoqëruar nga fjala e Papa Franceskut në fund të saj. Në orën 13:30, Papa do të takohet në një drekë me Ipeshkvinë Shqiptare dhe Shpurën Papnore. Në orën 16:00, Papa Françesku, do të takohet me krerët e komuniteteve të tjera dhe komuniteteve të krishtera në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe aty do të mbajë një fjalim. Në orën 17:00 do të ketë një kremtim të lutjes mbrëmësore në katedralen e Shën Palit në Tiranë, ku do të ketë edhe një fjalim të posaçëm. Në orën 18:30 do të ketë një takim me fëmijët e qendrës Betania, në fshatin Bilaj të komunës së Bubqit dhe një përfaqësi të qendrave bamirëse të Kishës Katolike në Shqipëri. Në orën 19:45, Papa do të largohet me një ceremoni nga aeroporti “Nënë Tereza”. Sipas planit të masave parashikohet që autobusët që do të sjellin pelegrinët nga Veriu i Shqipërisë do të devijojnë lëvizjen tek sheshi “Shqiponja”, përmes Unazës së Re, duke kaluar tek rruga e Kavajës drejt kryqëzimit tek “21 Dhjetori”, ku do të zbresin pelegrinët. Më pas parkimi i autobusëve do të bëhet në Unazën e Re. Autobusët që do të sjellin pelegrinët nga Jugu i Shqipërisë ku do të bëhet zbritja e pelegrinëve dhe njëkohësisht parkimi i autobusëve. Për automjetet me të cilat do të bëhet transporti i personave me aftësi të kufizuara pjesëmarrës në aktivitetet, parkimi i tyre do të bëhet tek Fakulteti Filologjik. Lëvizja e autobusëve me pelegrinë do të lejohet deri në orën 08:00. Pas orës 08:00 asnjë autobus nuk do të lejohet të hyjë në qytet. Papa Françesku do të lëvizë në sheshin “Nënë Tereza” me një automjet të të bardhë dhe të hapur për të përshëndetur kështu qytetarët shqiptarë dhe besimtarët katolikë. Mjeti është një “Mercedez- Benz” me ngjyrë të bardhë dhe e hapur, duke i dhënë mundësi Papa Françeskut që të takojë edhe gjithë besimtarët që has në rrugë. Ky automjet mbërriti dje, rreth orës 08:00 në portin e Durrësit dhe u transportua me tragetin “Claudia” të kompanisë Adria, nëpërmjet linjës Bari-Durrës. Pas mbërritjes në Durrës, mjeti u transportua në ambientet e Presidencës. Ardhja, takimet dhe Mesha e shenjtë që do të mbajë Papa Françesku do të transmetohen direkt në ekrane të vendosur përgjatë gjithë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, sheshit “Nënë Tereza” dhe “Pallatit të Kongreseve”, i cili do të transformohet në një qendër mediatike ku agjencitë ndërkombëtare të medies, të akredituara për këtë vizitë, do të transmetojnë direkt vizitën e Papa Françeskut.

Ja vendet që Ministria e Turizmit u këshillon pelegrinëve për t’i vizituar

Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit është përgatitur t'i ofrojë shërbime të mirëseardhjes dhe të zbulimit të Shqipërisë, grupeve të mëdha të pelegrinëve, gazetarëve apo vizitorëve të tjerë, që do të ndjekin Papën, në 21 shtator në Tiranë. Janë përgatitur botime promocionale të ideuara dhe printuara posaçërisht për këtë event, në gjuhën angleze që përmbajnë informacion të ilustruar mbi Shqipërinë. Konkretisht: “Travel & Discover”, “Albanian Cultural Attractions”, “Albanian Iconography”, “TIRANA”, “Tourist Map”. Paketat turistike kanë për qëllim t'u japin mundësi vizitorëve, që do të jenë në Shqipëri për të ndjekur eventin e madh, të zbulojnë një pjesë të Shqipërisë. Qytete si Berati, Kruja, Durrësi, Shkodra, Lezha, Apollonia e Ardenica, Amfiteatri i Durrësit, etj dhe do të vihen botime informuese në pikat kryesore hyrëse si aeroporti i Rinasit, Morinë, Muriqan, Han i Hotit, Kapshticë, Kakavijë dhe Qafë Thanë. /Shekulli//

Dr.Gëzim Kelmendi: Veteranë të UÇK, pse po heshtni për bashkëluftëtarët hoxhallarë?


Kelmendi: Veteranë të UÇK, pse po heshtni për bashkëluftëtarët hoxhallarë?


Deputeti i ndarë nga Grupi Parlamentar i PDK-së, Gëzim Kelmendi, përmes Facebook-ut, iu ka bërë thirrje veteranëve të UÇK-së që të ngritin zërin, për siç ka thënë ai, arrestimin e bashkëluftëtarëve të tyre, hoxhallarëve të Kosovës.

Postimi i plotë i Gëzim Kelmendit:
Veteran të UÇK, pse po heshtni?
Të nderuar Veteran të UÇK dhe ju OVL pse po heshtni me rastin arrestimit të bashkëluftëtarëve tuaj-Hoxhallarëve të Kosovës.
Nuk po them të protestoni,ngase ju keni ditur edhe të protestoni,por së paku një deklaratë morale nga ana e juaj për bashkëluftëtarët.
Kur dikush nga ju është arrestuar,Bashkëluftëtarët tuaj-Hoxhallarët e nderuar,në Xhamitë e tyre dhe në paraqitjet e tyre publike,ju kanë mbështetur dhe lutur për juve.
Mos u frikësoni,shoku shokun nuk e lë vetëm as në luftë e as në paqe. 

“Spiun civilë në mesin e xhematit sot në Prishtinë”.




Pas seancës dëgjimore të mbajtur në dt. 17 .09.2014 përkatësisht 18.09.2014, në dt. 19.09.2014, Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë aktvendim me të cilin është aprovuar kërkesa e Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe ndaj të gjithë tani të pandehurve në këtë çështje penale ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditëve, llogaritur nga dita e ndalimit, nëse më herët kjo masë nuk hiqet.

Ja vendimi i plotë i Gjykatës:

Gjykata Themelore në Prishtinë, si gjykatë e shkallës së parë, me rastin e vendosjes sipas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Kosovës për caktimin e paraburgimit ndaj tani 1të pandehurit Shefqet Krasniqi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale: Shpëlarja e parave nga neni 32 par.2 nënpar.2.5 dhe 2.6 që ndëshkohen sipas nenit 2.8 të Ligjit mbi parandalimin e shpëlarjes së parave dhe financimit të terrorizmit, vepra penale Shtytja për kryerjen e veprave terroriste nga neni 141 i KPRK-së dhe veprën penale.

Nxitja e urrejtjes, përçarjes ose e mos durimit kombëtar racor fetar apo etnik nga neni 147 par. 2 të KPRK-së, dhe kundër të pandehurve: Bedri Robaj, Idriz Bilibani, Enes Goga, Mazllam Mazllami, Ekrem Avdiu, Enis Rama, Fuad Ramiqi, Alban Malsiu, Dardan Gjuka, Eroll Nesimi, Leonard Ruli, Sabahudin Selimi dhe Trim Ademi, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale: I pandehuri Bedri Robaj veprat penale Rekrutimi për terrorizëm nga neni 139 të KPRK-së dhe Shtytja për kryerjen e veprave terroriste nga neni 141 të KPRK-së i pandehuri Idriz Bilibani, për shkak të veprave penale: Nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik nga neni 147 të KPRK-së, dhe veprën penale Rekrutimi për terrorizëm nga neni 139 të KPRK-së, të pandehurit Enes Goga, Mazllam Mazllami, Ekrem Avdiu dhe Enis Rama, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale: Shtytja për kryerjen e veprave terroriste nga neni 141 të KPRK-së, i pandehuri Fuad Ramiqi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Thirrje për rezistencë nga neni 411 të KPRK-së. i pandehuri Alban Malsiu për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Rekrutimi për terrorizëm nga neni 139 të KPRK-së, Shtytja për kryerjen e veprave terroriste nga neni 141 të KPRK-së, i pandehuri Dardan Gjuka për shkak të veprave penale: Organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste nga neni 143 par.2 të KPRK-së, të pandehurit Eroll Nesimi dhe Leonard Ruli, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale Rekrutimi për terrorizëm nga neni 139 të KPRK-së, Shtytja për kryerjen e veprave terroriste nga neni 141 të KPRK-së, i pandehuri Sabahudin Selimi për shkak të veprave penale Nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik nga neni 147 të KPRK-së, Rekrutimi për terrorizëm nga neni 139 të KPRK-së pas seancës dëgjimore të mbajtur në dt. 17 përkatësisht 18.09.2014, në dt. 19.09.2014 ka marrë aktvendim me të cilin është aprovuar kërkesa e Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe ndaj të gjithë tani të pandehurve në këtë çështje penale ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditëve, llogaritur nga dita e ndalimit, nëse më herët kjo masë nuk hiqet. Kjo masë e paraburgimit është caktuar pasi që gjykata ka pranuar si të bazuara pretendimet e Prokurorisë Speciale se janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit sepse:

Kundër këtij aktvendimi mund të ushtrohet ankesa në afat prej 24 orëve në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Gjithnjë për deri sa kjo çështje penale është në fazën e hetimeve-kjo Gjykatë do të përmbahet nga çfarëdo komentimi të rrjedhave të procedurë penale, dhe, me respekt, kërkohet nga mediat që të respektojnë këtë përmbajtje të gjykatës. Kjo nuk nënkupton mbylljen e gjykatës për publik. Por, për deri sa çështja është në fazën e hetimeve, është Prokuroria e Shtetit, përkatësisht Prokuroria Speciale ajo e cila mund të prezantoi ato të dhëna që janë për tu prezantuar dhe që janë me rëndësi për opinionin.

Prandaj, me respekt, mediat elektronike dhe ato të shkruara njoftohen se Kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, për derisa kjo çështje penale është në fazën e hetimeve, do të përmbahet nga prononcimet lidhur me këtë çështje penale.

Për çdo vendim që gjykata do të merr në këtë çështje penale, e që është për publik, mediat do të njoftohen me kohë.






Pas vendimit për një muaj paraburgim për imamin Shefqet Krasniqi, ka reaguar avokati i tij Bajram Tmava. Ai këtë vendim e ka quajtur të pabazë.

Bajram Tmava, avokati mbrojtës, i imamit të xhamisë së madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqit, ka thënë se vendimi është turp i gjyqësisë së Kosovës.

Avokati i mirënjohur shqiptar Bajram Tmava  ,ka thënë  se më këtë është vërtetuar se gjykata e Kosovës është tërsishtë e anshme dhe e ndikuar.

Tmava tha se epilogun e këtij vendimi e kishte ditur gjatë ditës para se të merret vendimi në ora 15:00.

Sipas Tmavës persona të caktuar hynin e dilnin në zyrën e gjykatës “disa i njihja e disa nuk i njihja”, ka thënë  Bajram Tmava.

Ai shtoi se do të bëjë edhe ankesë për këtë vendim.

image

Ndërsa ,Lideri i PDK-së, Hashim Thaçi po u hakmerret hoxhallarëve, për shkak se këta të fundit nuk e përkrahën atë në zgjedhjet parlamentare, thotë Dr.Gëzim Kelmendi.

"Hashim Thaçi është duke i'u hakmarrë hoxhallarëve për shkak se ata nuk e kanë perkahë atë në zgjedhjet e 8 qershorit!", - ka thënë dje, deputeti Gëzim Kelmendi.


image


Xhemati në Xhami të Madhe në Prishtinë, në të cilën është imam Shefqet Krasniqi, të premten u shpërnda në qetësi pas mbarimit të namazit të xhumasë.

Në derë të xhamisë dhe në disa vende tjera rreth saj, ishte vendosur një letër e cila e paralajmëronte: “Spiun civilë në mesin e xhematit sot në Prishtinë”.

Siç shkruante në atë letër në mesin e njerëzve që kishin ardhur t’i luteshin Zotit, kishte edhe “individë të caktuar të cilët vinin me qëllim të nxitjes për protesta dhe destabilizimin e situatës në Kosovë”.

Letra njoftonte se këta persona kanë qëllim destabilizimin e situatës në Kosovë, të cilët nuk kanë të bëjnë me fenë Islame dhe me myslimanët e që për qëllim përpos paraqitjes së myslimanëve si anti-perëndimorë e të rrezikshëm, kanë edhe rëndimin e akuzës ndaj hoxhës Krasniqi.

Iniciativa për mosdalje në protesta pas faljes së xhumasë ka qenë anonime, ndërsa njoftimet që janë vendosur pranë xhamive nëpër Prishtinë, në fund të saj kanë pasur si nënshkrim “#MeHoxhallarët #Shqiptar”.

Ndryshe, edhe myftiu i Kosovës, Naim Tërnava bashkë me disa hoxhallarë të tjerë, mbrëmë kanë bërë thirrje të mos protestohet nga askush për hoxhallarët.


Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...