Agjencioni floripress.blogspot.com

2014/10/12

Poezi shqipe nga Italia- Zef Mulaj

Poezi shqipe nga Italia
Zef Mulaj
MALET E FËMIJËRISË SIME
Atje larg
Deri në kupën e qiellit
Kreshpat e tyre shkojnë.
Mbi to dielli derdhet si ar.
NË KRAHËT E ERËS
Ecën si era,
Të pa fajshme pemët
I merr përpara.
Vrapon, nuk din ku shkon.
I mjafton udhën të shkeli.
Në hapat e tij
Si fijet e një mendimi
Kur humbim koshiencën...
Vrapojnë të tjerë.
Në fërkemat e tij
Me thonj grryejnë,
Kalanë e hutimit
Nisin ta ndërtojnë
E fjalët në krahët erës
I fluturojnë...
POETI
I mbeten vargjet
Si lule pa ujë e diell.
Në mendje ia ngrinë.
Në heshtje i këndonte
Ia lexonin në sy njerëzit,
Mbi ëndrrat i binte shi
Shpirti i lagur,
Burgosur në poezi.
Shikonte larg larg
Tymnajën...
KA SKADUAR KOHA
Akrepat e orës
Era i lëviz
Në horizont.
Njeriu në heshtje.
Orët flejnë.
Koha ka skaduar.
Një ditë e re do vijë.
Me shekullin
Ngarkur në shpinë
Në të vjetrin kalë.
Akrepat e orëve varë
Koha do t'i shtyjë.
EJANI TË SHKOJMË
Atje ku fryn erë
E ftohtë...
Të thyejmë të gjitha
Dritaret e kullave
Mureve të shkruajmë emra
Njerëzish...
Që përtypin me dhëmbë
Dashuritë...
Mbi kollaret e tyre
Analiza të bëjmë.
Formula kimike
Do gjejmë.
Do zbulojmë parfume
Të reja...
Për hajdutët...
E djeshëm e të sotëm...
Ejani të shkojmë
Udhëtarët e shekullit...
SY HAPUR
Sytë nuk do t'i mbyllë.
Hapur në përjetësi
Do t'i mbajë
Të shohin kohët
Se si shkojnë e vijnë.
Edhe në gjumë
Mbi krevatin
Pa dhomë
Pa tavan
Në mes të hapësirës
Pa fund
Sytë hapur
Si lypsarë
Në udhëkryqe...
EDHE DIELLIN
Edhe diellin e kanë blerë,
Dhe hënës rrezet ia kanë marrë.
Ulërima orkestrojnë planetet...
Në kërkim të diellit
Vrapojnë...
Dhe hënës ia fshehin sytë
Në natën e errët...
E pastaj stuhia nis të bjerë.
Ti shet diellin
Atë frymë të Universit
Njeriut që është pjesë
E diellit...
Ndaj ulërimat i orkestrojnë
Planetet...
NJË POEZI E NDALUAR
Ia lexova shpirtin
Në dy vargje
Mbetur në sy...
Atë ditë kur u nda
Luani me diellin
Dhe me fjalën
Me ëndrrën
Dhe dashurinë.
Atë ditë një rreze dielli
Iu bë kurorë,
U shkulën dhe yjet
E hëna u bë nuse e poetit
Përgjithmonë...
MOS HESHT...
Kur pemët era i rrëzon,
Zjarri djeg livadhet
Plot blerim.
Kur heshtin
Nga era e furtunës
Mbi kollaret e tyre
Erë kundërmon...
E PASHË ATË DITË
Fjala e urtë
E fortë si guri...
Flakë ndizej,
Bëhej e kuqe
Si flamuri.
E pashë atë ditë
Kur tokën mëmë
E preku.
Në buzëqeshje
Kishte dhembjen
Për fëmijët që
Do të lindnin...
Me cilën gjuhë do të flasin
Fëmijët që do lindin?
Të gurit apo të atomit?
Ecën kali i vjetër
Ngarkuar, ngarkuar
Me heshtjen dhe zjarrin
Në shpinën e kërrusur
Të shekullit tim.
Në ditarin tim...
MBETUR TEK JU
(Vendlindja ime)
Sa herë në rrugë dal
Ju kërkoj,
Sa herë hap dritaren
Ju mendoj.
Shikimin e nisi
Nëpër rrugë të pafundme
Mbështjellë në pikën e lotit,
E kthyer në det malli
Për gurin, arën, pemët
Për shkëmbin bukurosh
E krenar...
Më njomen sytë
Mbyll dritaren.
Sa herë buzëqesh
Mbi ty i ndez yjet.
Sa herë pi ujë
Kroni më del në ëndërr.
Në cicërimën e zogjve
Në malet bashkoj këngën.
Sa herë të mendoj
Një afsh përmallimi
Ma përshkon zemrën.
YJET KURORË
(Shkodrës)
Rrënjë lisash mbi dhe
E gurë,
Kockat e kohëve mbështjellë
Me ngjyrën e syve Tu
Të përjashtuar nga dielli
I stinëve lakuriq
Përtej horizonteve të mjegulluara.
Stuhi, stuhi,
Mbi shpirtërat e lagur
Të përgjumur në fraza narkotike
Duke derdhur fermente
Të nxehta katalitike
Në frymëmarrjet e lodhura.
Brohoritja shpon tejpërtej
Fytyra të zverdhura
Nën rrënjët e lisave
Mbi gërmadha.
O Shkodërlocja ime
Më dhemb shpirti
Sytë nuk të shohin
Ty...
E mbytur në ujë
Ti...
Nusja më e bukur
E të gjitha kohëve.
Dasmorët e Tu
Emrat i kanë nëpër Yje
Dhe yjet, përherë kurora
Do jenë mbi Ty...

Refleksione Rreth Poezisë së Arqile Gjatës


Nga  Shpresa Gjergji (Fundo)

TË NJOHËSH VETVETEN...dhe  “PERSONAZHET” E TU!

NJE ANALIZE QE NGRE PESHE SHPIRTIN E AUTORIT!

        Të njohësh vetveten është çudi e madhe dhe një lodhje raskapitëse që nuk të shqitet nga ajri e që të merr  frymën cdo cast! Vështirësia qëndron tek çengeli i ndërgjges se sa je i shëndetshëm, në se e ke pyetur veten se sa peshon dhe kush je?!
        Kam dashur të shkruaj, të përballem me një refleksion rreth marrëdhenieve me “Personazhet” e  poezisë të krijuesit Arqile Gjata, sidomos duke u përqëndruar tek vëllimi i tij i fundit poetik “Lumenjtë janë të vjetër”!

        Pikërisht këtu merr krah zanafilla e këtij shkrimi. Si autor i poezisë, Gjata i përkushtohet diskursit të fjalës së shpirtit, i del vetë, sikur fjala ti burronte e të mos i shterte kurrë, sic janë lumenjtë e poezisë së tij.Pasi i kam lexuar dhe rilexuar poezitë e tij, vë re se, që nga titulli godasin bukur lexuesin, e tërheqin, e përlotin, mbeten gjatë me brengën dhe gëzimet.
       Unë nuk jam specialiste në fushën e kritikës letrare, por e dua shumë poezinë. Para pak ...lexova nga Profesor Vangjush Ziko, ku shprehet se poezia e Gjatës, ‘’krijimtaria e tij poetike ka shkuar drejt rritjes dhe konsolidimit të verbit t poetik’’ të cilën ai e zbulon me pozitivitet nëpërmjet një analizë të detajuar, që sinqerisht më bëri mua të ndalem sot me shumë seriozitet, për të treguar vlerat e shumta të poezisë së tij unike.
       Në krijimtarinë e tij, poeti Arqile Gjata zotron aq natyrshëm  vargun e lirë, të cilin mendoj se e ka përzgjedhur për shumë arsye.  Risjell në kujtesën time dhe po i ripërsërisë disa të vërteta që u ndesha, pasi i lexova dhe i rilexova disa herë nga Profesor Vangjush Ziko, që vërtetë më kane shkundur!
       I madhi Prof. Ziko rrëfen jo vetëm që gjen një shumëllojshmëri të tematikës në poetikën e Gjatës, por vë theksin se ‘’tematika shoqërore paraprihet nga tema patriotike,  dashuria për vendlindjen, tema shoqërore    lirika intime vërtitet rreth kujtimeve dhe çasteve konkrete ,... kudo ndjehet fryma lirike dhe meditative, janë aktuale;dhe ajo filozofike prek probleme të ekzistencës, të jetës dh të vdekjes;     çaste, detaje të jetës, kujtime të zbuluara dhe zbërthyera në prizmin e përjetimit lirik’’.
Nuk është aspak gabim të themi me gojën plot se Gjata është një poet lirik ku lirizmi i poezise së tij ka një ’’vel romantik, në kuptimin më të mirë të fjalës dhe një sharm përrallor, i përshkuar nga një ngazëllim i brendshëm i cili çdo gjë e
jep nëpërmjet nje gëzimi dhe mallëngjimi optimist’’.


***
        Personazhet tek ‘’Lumenjtë janë të vjetër’’ flasin,dashurojnë,ëndërojnë shumë madje,janë real hera herës, por edhe abstrakt. Brenda botës shpirtërore të njeriut gjen atë të imagjinuarën e cila godet veset e shoqërise, madje ka edhe pak revoltë, do ta quaja, kur thote:’’Ne jemi të gjithë zota, zjarrin duam të ndezim’’, tek poezia ‘’NJE TJETER ZOT DO PIKTUROJME’’, ose tek poezia ‘’KOHA ECEN’’, vargu i tij gjëmon:’’Ejani...t’ja ndërtojmë muzeun’’, etj.

      “Personazhet” e Gjatës dallohen për mendimet dhe filozofinë që shprehin, pa pretenduar se i ka thënë në mënyrë perfekte, të kulluara mendimet e tij, përgjatë rrjedhës së vargjeve, por që në fakt janë të thellë si në perceptim ashtu edhe në se i sheh ato në lëvizje të pandalshme, shprehin vërtet në një lloj dimensioni që të bëjnë të mendohesh e të thellohesh në gjykimin ndaj tyre.

      Duke u shprehur kështu kërkoj të them se ka njëfare ‘’egoizmi’’ dhe  unë “egoizmin” e tij e dua. Një dukuri, një simpati e pastër që unë kam si lexuese,ku finesa e poezisë të bënë ta duash “egoizmin”e tij poetik.

...Duke qënë se poezia moderne të lë shumë hapsirë, teren sportiv që të luash me fjalën, me mendimet, me figurat letrare, si rrjedhoj “Personazhet” e autorit(A.GJ) janë shumë emocionale.Ato kanë dëshira, teka, passione e komoditet  në çdo varg për të medituar, ëndëruar,  grinden me heshtjen dhe vënë në shërbim të tyre natyrën në çdo stinë të saj!
      Stina e luleve për “Persanazhet” e tij është një botë e mbushur me ‘’ar të pastër 24 karatsh’’ në vargjet që ai ka shkruar!
Të gjithë  “Personazhet”,shfaqen,  përshkohen, ushqehen me ajrin e frymëzimit. Dhe pikërisht është kjo që unë nderoj dhe vlerësoj, MUZA e tij poetike, frymëzimi i autorit si ajo lulja kur cel, gjithë nur e aromë,kjo pra është ajo vecanti që e bënë kaq të lexuar e të vlerësuar këtë autor.

     Aq të zotë janë “Personazhet” e poezive të Gjatës…,sa ato janë zhytur thellë në botën e pikëpyetjeve dhe pse e shijojnë më së mirë fshehtësine e kësaj bote, edhe pse nuk munden ti prekin ato(pikëpyetjet), e as t’u afrohen, edhe pse ato  janë interesante. Por për cudinë time, ato jetojnë kudo,nëpër enigma, ose atje ku bukuria u pëlqen syve dhe butësia të magjeps shpirtin. Ato jetojnë ku ka ‘’festa’’…’’nëpër dritëmuret e qyteteve’’…ose, ose në shtëpinë e të ‘’çmendurve’’ dhe padyshim janë  pjesë e realitetit njerëzor.
     “Personazhe” që janë sa projektues,aq edhe të ankthshëm, sa mediokër edhe të urtë, sa pasionantë edhe të lodhur e apatik,calë-calë e dembel, pasi ato ecin me qere në një botë me tym, gjithe labirinthe.Ky është kontrasti i kohës që jetojmë sot...

    
       Nëse do të vazhdoja akoma sdo të rreshtja së thëni se “Personazhet” e vëllimit poetik janë edhe shumë ‘’kokëkrisur’’, sa që kanë dalë nga reshtat simetrike të traditës, ata kanë hapin e mendimit, forcën e figuracioneve, elegancën e fjalës së qëmtuar, ngjyrime dhe nuanca të dukshme e të padukshme, kanë  brenda gufimin e fshehtë të detërave dhe  gjithë absurditetin e ‘’qyteteve sferike’’.
     Personazhet e“Lumnjtë janë të vjetër”, nuk  janë  prej guri. Kështu, ato thyhen  para së bukurës dhe patjetër janë edhe të vjetër, rrjedhin sëbashku me lumin dhe jetën absurde! Kanë dhimbje…’’janë të pangrëne, era i shkund, si gjethe këputen…e një këngë shiu për ta vajton’’!

      Më duhet ta pranoj, ato janë edhe shumë të bukur, elegant dhe fisnik, shprehës dhe frymëzues!  “Personazhet e poeziveNe, nuk ikëm...” dhe “Dua të t’kujtoj” me  japin mundësinë të kuptojmë se tashmë  ato …kanë një hapsirë më të gjerë, kanë arritur të kapin sensin e komunikimit kulturor mes vargut. Një sens që arrihet nga dihama e saj metaforike, tërë arkitektura poetike, logjika, gjuha dhe figurativiteti. Keto personazhe e  gjejnë forcën mes diskursit që paraqitet në lidhjen e tyre të komunikimit gjuhësor me anë të shqisave. Ato janë të lidhura me arsyen e këtyre lëvizjeve dhe kuptimësia e tyre qartësohet që në leximin  e parë”, vlerëson me fjalën e tij, Dr.Fatmir Terziu!
    ‘’Personazhet’’ e bëjnë transparencën në praninë e tyre, gjë që tregon personalitetin letrar, ne harmonizim me mendimet që përvidhen nëpër damarët e gjakut, ndonëse metaforat nuk shërbejnë vetëm si forma artistike mbretëruese, por e kanë mprehtësine e mjaftueshme sa të drejtojnë lexuesin te  objektivi, ku padyshim, fshihet mesazhi autorial.Ai mesazh vjen si një mendim i posacëm, largëpërcues, dritëdjellës dhe në pikëtakim me realitetin të ngulit perceptimin e dickaje të brendëshme  në shpërthim, të përcueshmërisë së atij  mendimi jashtë kontureve të personales’’ shprehet Profesoreshe, Zejnepe Rexhepi.

...”Personazhet” e poetit Gjata prej vitesh kanë  folur mjaft qart dhe vijne kështu:
“Poetët e harlisur
brigjeve të fjalës,
dhëndurë të poezisë syshkruar,
mos ma prishni buzëqeshjen e varrit të nënës.
Nga cepat e vargjeve rrëshqasin lot dhe shpresë,
Jo copra litari për fjalën e lirë...!”
 Këto vargje janë shkëputur nga vëllimi poetik “Gratë e poetëve” 2009 i autorit A.Gjata.
Diku, kam lexuar:
“Poezia është krijimtari ritmike e së bukurës në fjalë’’. Dhe gjithë sa thashë më sipër e kryen këtë mision të fjalës dhe shpirtit me shpirtdhimbjen e poezive post modernistë bashkëkohore ku poeti Gjata e gjen veten denjësisht!

Tetor 2014

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 



2014/09/26

SHKRIME PUBLICISTIKO-SHKENCORE NGA SHKRIMTARI FLORI BRUQI/http://www.bksh.al/adlib/expert/index_al.html/

1Ringjallja / Flori Bruqi; Iljaz Prokshi
2Vrasësit e liridonëve : roman / Flori Bruqi; Mehmet Kajtazi
3Gjarpërinjtë e pallatit : roman / Flori Bruqi; P. Gjakova
4Ndërgjegja : roman / Flori Bruqi; Mehmet Kajtazi
5Zjarri i diellit / Flori Bruqi; Mehmet Kajtazi
6Kronikë pas lufte : (reportazhe, skica dhe komente) : (1999-2013) / Qazim Berisha; Sefedin Xhafolli; Flori Bruqi
7Mos i rrëfe lumit : poezi / Mimoza Legisi; Flori Bruqi
8Liri fjale; Qyteti ku të prita : [Poezi] / Flori Bruqi
9Pasi Kolombi ka thyer vezën... : [Jakov Milaj, "Raca shqiptare", albanologët që studiuan antropologjinë sociale të shqiptarëve, debati] / Flori Bruqi
10Vdiq shkrimtari i madh shqiptar Iljaz Prokshi / Flori Bruqi
11Shërbimet sekrete të Sërbisë në Kosovë / Flori Bruqi
12Gjeneratat e spiunazhit serb në Kosovë e Shqipëri : shërbimet sekrete (2) / Flori Bruqi
13Vrasjet pas luftës në Kosovë, rrjeti i bashkëpunëtorëve : spiunazhi serb (3) / Flori Bruqi
14Arkani, e vrau UDB apo shërbimet sekrete shqiptare : lidhjet e kriminelit serb në Shqipëri dhe Kosovë : spiunazhi serb (4) / Flori Bruqi
15Kosova, seriali i vrasjeve në hierarkinë e spiunëve sërbë / Flori Bruqi
16Emrat e shqiptarëve në partinë e Milosheviçit : policia serbe dhe spiunët shqiptarë / Flori Bruqi
17Pak histori për mjekësinë : si ka evoluar shkenca e dijes mbi sëmundjet nga empirizmi në teknikën moderne / Flori Bruqi
18Flamurtari i Lirisë, Mehmet Kajtazi : në vend të përkujtimit për shkrimtarin që ndezi qiellin dhe me shkrime na solli lirinë / Flori Bruqi
19Napoleon Bonaparti dhe shqiptarët : [të dhëna burimore që vërtetojnë origjinën shqiptare të perandorit Francez] / Flori Bruqi
20Thyerja e miteve : në përvjetorin e lindjeve të 3 figurave të ndritura kombëtare Adem Demaçi, Ismail Kadare, Rexhep Qosja / Flori Bruqi
21Një letër e panjohur e Mr. Ukshin Hotit : në vend të përkujtimit / Flori Bruqi
22Letërsia e rilindjes; Letërsia Moderne; Letërsia e Pavarësisë / Flori Bruqi
23Shqiptarja me zemër të madhe e dashuri për atdheun : [kushtuar poetes Viktore Leka e cila jeton në Itali] / Flori Bruqi
24Kompozitori i harruar, Rexhë Mulliqi / Flori Bruqi
25Doktor i shkencave në moshën 75 vjeçare : [kompozitori Akil Koçi] / Flori Bruqi

Të gjitha të drejtat të rezervuara © 2006-2012 Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë

2014/09/20

Studim rreth librit të Rasim Bebos" ” SHQIPËRIA NË GJURMËT E KOHËS”

Nga Flori Bruqi


Sot mund të marrësh dhe të japësh dhurata të ndryshme nga miq dhe shokë, por një dhuratë që ka librin brenda ka dhe pjalmin shpirtëror. Pastaj është në shijen e lexuesit apo të kritikës se si e përzgjedh dhe e shijon librin. 

Eshtë interesant se ndonjëherë vetë librat kanë tituj me shkronja floriri dhe ti si lexues digjesh brenda rreshtave dhe autori bëhet frymë në librin shkencoro-publicistik me titull simbolik “SHQIPËRIA NË GJURMËT E KOHËS”” I shkruar nga veprimtari i ndritur Prof.Dr. Rasim Bebo .

Historiani Bebo ka kohë që jeton në megrim( Adison të SH.B.A-së),që tepër i shqetësuar për fatin e Shqipërisë Etnike.

Si gjithë të larguarit fizikisht nga Mëmëdheu që mendjen dhe zemrën e kanë lënë atje, ashtu dhe studiuesi Rasim Bebo me metaforën e ikanakut të tij , me shumë artikuj të botuar në blogosferën shqiptare si fjala vjen në gazetën “Dielli” ; “Fjala e lire”; “Agjencionin”Floripress”; ”Tribuna shqiptare”; ”Alb emigrant ” ; ”Prishtina press”; ”Sterkala”, etj. janë botuar herë pas here në shtypin virtual dhe gazeta :
Do të veçojmë shumë shkrime për ata lexues që nuk e kanë mundësinë ta kenë librin,por që ato shkrime mund ti gjejnë në internet:


Pena e Bebos lëviz në gishtrinj prej fryme dhe jep amanetin e burrit: Se unë nuk kam ikur, une jam atje përjetësisht në tokën time…

Dhimbja e çdo të ikuri nga ajo tokë është e çarë, e çarë gjaku që nuk mpikset kurrë, ndaj Rasim Bebo nga etja që ka i çel një plasë në sy që të shikoj qiellin e Kosovës…

Ç’nur të bukur marrin dhjeta shkrime kaq të ndjera dhe drithëruese për Kosovën, Çamerinë, Dodonën ,Iliret dhe Ilirinë për lexuesin shqiptar ! Historianet janë të ndjeshëm, ose ndoshta e shprehin më shumë me studimin e tyre në bazë të fakteve që për historianin Bebo janë të prekshme për të në shumë libra të lexuar për aneksimin e Çamerisë nga Greqia,…dhe ndalëm tek studimi” TËRMET NË MITIN E LASHTËSISË GREKE”,kun ë mes tjersh thotë” Një grup historianësh të njohur, mbajtën një konferencë shtypi në fillim të kësaj jave, tek National Geographic Society, për të deklaruar se e kanë“fabrikuar krejtësisht Greqinë e lashtë”, një kulturë që prej një kohe të gjatë mendohej se ishte baza intelektuale e qytetërimit perëndimor. Grupi pranoi se ideja e një shoqërie të sofistikuar dhe në lulëzim që ekzistonte në Greqi më shumë se dy mijëvjeçarë më parë, ishte e gjitha një sajesë e krijuar nga një ekip prej dhjetëra historianësh, antropologësh dhe klasicistësh që punuan pa ndërpreje në periudhën mes viteve 1971 – 1974 për të “krijuar” dokumente dhe sende “greke” .

…Sa dhimbje të tilla mbanë mbi shpinë,e ato dublohen kur je larg, larg…nëntë male kaptuar… Studimi pothuaja mbushet me lot burri – historiani kur thot: “ Të frustuar nga hendeku që ekzistonte në të dhënat, duke parë që arkeologët nuk po ndihmonin aspak, ata ua paraqitën problemin kolegëve, se në atë kohë ishin duke u përpjekur për të gjetur një mënyrë për të shpjeguar gjëra të tilla si astronomia kartografia dhe demokracia.

Brenda pak orësh u lind qytetërimi më i madh dhe më me ndikim i të gjithë kohëve. “Një natë dikush bëri shaka dhe tha sikur të marrim të gjitha këto ide, t’i bëjmë bashkë dhe të themi që grekët kishin bërë gjithë këto 2000 vjet më parë”, tha Haddlebury “Kështu rrodhën gjerat njëra pas tjetrës dhe pa e kuptuar as vetë, ne mbërritëm tek gjithçkaja, që nga përpjestimi i drejtë deri tek Iliada”. “Dhe meqë ra fjala, ishte një tmerr i vërtetë ta shkruaje atë”, vazhdoi ai, duke iu referuar Historians Admit To Inventing Ancient Greeks. Historianët: E kemi sajuar Greqinë e lashtë, sipas poemës epike që besohet se ka hedhur themelet e traditës letrare të perëndimit. “Por gjithsesi, na eci”.

Askush nuk mund të krijojë aq bukur sa Rasim Bebo që ka përjetuar çdo gjë në vendlindjen e tij, këtë kam ndjerë tek “SHËN KOZMAI, PROFETI ANTISHQIPTAR”,kur thotë: ““I shenjtë”,Shënjtor shpallet një person që i qëndron besnik mësimeve të Krishtit dhe kishës së tij, që kanonizohet si i tillë nga një kishë lokale ose universale. Shenjtorit i kujtohet emri në lutjet, me emrin e tij mund të emërohet kisha, mund t’i ekspozohet trupi në altar etj. Ndërsa, më tej foli kështu Shën Kozmai: “Dërgoni fëmijët tuaj të mësojnë greqisht, për arsye se kisha e jone është greke.

 Dhe ti vëllai im, po nuk mësove greqisht, nuk mund të kuptosh ato që thotë kisha e jonë. Më mirë, vëllai im, të kesh shkollë greke në vendin tënd se sa të kesh burime dhe lumenj. Cilido i krishterë, burrë apo grua, që më premton se brenda në shtëpi nuk do të flasë shqip, le të ngrihet në këmbë dhe të më thotë këtu. Unë do t’i marr atij të gjitha mëkatet në qafë time, që nga dita e lindjes së tij, deri më sot…” Këtu shihet qartë se Shën Kozmai i ftonte shqiptarët të mësonin greqisht, se kisha greke nuk mund të bëhet kurrë shqiptare. Sa në kundërshtim bien këto fjalë me Jezu Krishtin, i cili çoi apostujt e tij që të predikonin doktrinën fetare të krishtere në popujt e ndryshëm të globit,

Por në asnjë mënyrë që këta popuj të ktheheshin në grekë. Jezu Krishti u pat thënë apostujve: “Shkoni e bëni dishepuj nga të gjithë popujt, duke i pagëzuar në emër të Atit e të birit e të shpirtit të Shënjtë”. Pra,Krishterimi i Shën Kozmait nuk është krishterimi i Jezu Krishtit, po një krishterim i sajuar nga Patrikana e Stambollit … Ky lloj antikrishterimi, që flet në emër të krishterimit, ka si Ungjill shovenizmin grek. Shën Kozmai gënjen kur thotë se“raca shqiptare është greke”.

Antropologu me famë Pitardi, e hedh poshtë këtë version të grekëve. Shën Kozmai këshllon të krishterët “që të mos preferojnë pazarët e çifutëve” ose “Mos pini raki të prodhuar në fabrikat e Evropës. Sepse në atë raki çifutët lajnë të vdekurit e tyre që t’ju ndotin juve. Çifutët janë pogromet e antikrishtit. Ai është i vetmi prift, që në mënyrë të hapur ka nxitur pogromet antiçifute.”

Shën Kozmai, më 22 gusht 1777, vizitoi Beratin dhe atje këshilloi beratasit që të bëjnë Pazar të shtunën (sepse çifutët atë ditë e kanë pushim) dhe askush prej tyre, vijoi shenjtori i Vorio Epirit, të mos bëjë Pazar të dielën te çifutët. Kështu që Shën Kozmai, për shkak të urrejtjes ndaj çifutëve, arriti t’u ndërrojë beratasve edhe ditën e pazarit. Zhan Klod Faveirial, shkruan: “… dy fjalë për murgun Kozma, roli i të cilit ka qënë tepër rrënimtarë për kombin shqiptar dhe vllah. Murg i Malit Atos, Kozma, lindi në Etoli, dhe u vra i ngulur në hu, më 24 gusht 1779 me urdhër të Kurt pashë Beratit … për faktin, se ky ishte një agjent politik i cili, duke shkuar nga fshati në fshat, nuk predikonte Ungjillin po kërcënonte me shkishërim nga Patriarkati grek të gjithë vllehët dhe shqiptarët që nuk flisnin vetëm greqisht. (“Historia e Shqipërisë”, bot. 2004, f. 389). Nga Kozma Etolani, për gjuhën vllahe, citojmë: “Perëndia kur flet me engjëjt, flet në gjuhën greke dhe kur i shfryn djallit përdor gjuhën vllahe” (arkivi qendror i shtetit rumun).

Dr. Vakalopulos, në “historinë e helenizimit të ri” shprehet për Kozma Etolianin: “Ai ktheu rrymën e ngjarjeve dhe vulosi me kristianizimin e tij dukuritë shoqërore dhe kombëtare (greke – Sh. D.), veçanërisht në Shqipërinë Jugore dhe Epir”. Me të drejtë rilindësit tanë lëshuan thirrjen patetike: “Jashtë gjuha greke nga shkollat tona, nga kishat tona”.

 Revista “La nazione Albanese”, viti 1897, nr. 9, f. 4, dhe më` tej, shkruan për figurën dhe detyrën e priftit këto fjalë: “Prifti duhet të jetë sjellës i vërtetë i qytetërimit dhe i progresit me ligjin e tij të dashurisë. Këtu në Shqipëri, ai i shërben prindvrasjes, ai është despot dhe më tiran se vetë pushtuesit. Ai është kthyer në një skllav që i shërben injorancës dhe paragjykimeve. Prifti është një dhelpër greke. Edhe pushkët vrasëse kane zënë vend në kishë, kështu që është reformuar kulti i Jezu Krishtit”.(përfundon citati)…
Ai pothuaja në çdo studim akuzon priftin orthodoks (grek)Janullatos(Rasim Bebo ,” JANULLATOS, I GABUAR NË QËLLIM TË GABUAR !…”.kësoji thot edhe eruditi I shquar shqiptar profesor dr.Eshref Ymeri” “Asgjё nuk shkon pёrpara nё Shqipёri, deri sa tё jetё Janullatosi aty.” …,

I cili është njollë e e zezë për Shqipërinë …, sepse ai edhe fijet e barit me shigjeta me helm i thanë …dhe se” Nё situatёn e sotme, zhvillohet një luftё e hapur midis dy partive për karrige, e cila nuk paraqitet ndonjё rrezik për ish pushtetitin komunist, se tё dy partitё kryesore janё tё ngrehura po nga Ramizi dhe brёnda strategjisё sё Ramizit. Ёshte kjo strategji qё me pushtetin e padukshёm Ramiz – Nexhmije – Janullatos – Nano e tj, vazhdojnё ta ruajnё dhe ta kenё tё fortё pushtetin komunist. Duke ushqyer figura, anti-Shqiptare, Anti-UCK, Anti-NATO, Anti-BE, bile nё rast rreziku tё pushtetit tё tyre, ata thёrresin dhe armiqtë tanё shekullorё (veri & jugё) qё i bashkon ideologjia komuniste: shqiptaro-greko-sёrbe. (Rasim Bebo:”TË KUJTOJMË TË KALUARËN DHE TË SHOHIM TË SOTMEN”…

Megjithatë historian Rasim Bebo paralajmëron se duhet të jemi të kujdesshëm edhe pse s’ka më fusha të vdekura me agime të pafrymta, sepse studiuesi duket si një dre me sy ëngjëlli, por gjahu i zi mezi pret t’ i ngulë dhëmbët në trupin e brishtë…

Profesor Bebo kujton se:” Sot kёto dy parti, me tё njëjtёn ideologji komuniste, vjellin vrer kundra njёra-tjetrёs duke sharё siç thotё Ramizi “me themel e çati”. Duke ndarё partitё me njё urrejtje tё pashёmbёllt anё e kёnd vendit, sa qё dhe vdekja nuk i bashkon pёr ngushёllim PD & PS. Kur Evropa dëshiron t’i bashkojё, ata mё tepёr shtyjnё urёt e zjarit.

Vallё kujt i shёrben kjo mё shumё?

Dihet qё demonstratat e vitit 1997 u organizuan nga grekёt dhe ajo e 21 janarit 2011 ёshtё organizuar po nga grekёt. P.S. e degёs sё Athinёs me urdhёr tё Edi Ramёs rekrutoj njё grup të madh shqiptarёsh me ndihmёn e qeveris greke, pёr ti vёnё flakёn Shqipёrisё, ata lёviznin me nga njё leje tё posaçme pёr kalimin e kufirit. Konflikti me Greqinё ёshtё shtuar mё tepёr pёr arsye se Shqipёria ishte rёnditur pёr vitin 2011nё top listën e 10 vёndeve të globit që duhej vizituar pёr turizmin dhe bukuritё pёrrallore tё saj.

Ёshtё fatkeqёsi, qё njerёzit nё Shqipёri e hedhin vёshtrimin nga SHBA dhe BE pёr zgjidhjen e problemeve tё tyre. Kur fakti qё njё vёnd i NATO-s, dhe njё vёnd qё aspiron tё hyjё nё BE, nuk ёshtё nё gjёndje tё kryejë hetime tё tilla, tё thjeshta. Kujdes nga zjarri qё po ndezni, kujdes se po digjeni vete Kurse ne, si popull, do të lindim prapё nga hiri.”

Ai me dashamirësi kujton me mall eshtrat e luftëtarëve trima të UÇK-së (bacë Shaban Jasharit,Ademit, Hamza Jasharit,Sali Çekut,Rrustem Bruqit,Tahir Zemës,Luan Haradinajt,Mujë Krasniqit- Kapuqit etj) që flasin flasin, kanë shpirt, ata kthehen si lule gjaku në vendlindjen e tyre.
Duke lexuar këto shkrime që kanë dhimbje të padurueshme kockash studiuesi të kujton qysh në lashtësi poemën e Pitagorës në të cilën shkruhet: “Ndero zotat, ndero të vdekurit, ndero prindërit!”. Këtë frymë tejet njerëzore e gjen të shkruar nga studiuesi I Shalës, të Çamërisë z.Rasim Bebo .
Autorit duket sikur i ka mbirë në sy dhimbja, sa dhe pulëbardhat e Tivarit bien të mekura kudo, nga era e patharë e gjakut, ato meken dhe bien plasur mbi valë apo shkëmbinj me vela. Ato i ka dhënë figurativisht si plisat e shqiptarëve të vrarë.

Autori më tej kujton Kodrën e kafkave, një vend që quhet Goli Otok ku vriteshin dhe persekutoheshin shqiptarët e dënuar politikë. Ai e ka veshur ishullin me këmishën e vdekjes djegur dhe përvëluar nga plumbat… Si lexuese herë herë të çon në një botë të frikshme, në një botë kafkash, ku korbat e zeza enden kufomash dhe ju nxjerrin sytë të vdekurve… ndërsa bota me ngjyrë të ndryshkur hesht përballë krimit, por pena e historianit s’hesht aspak, ajo vë gishtin mbi plagë dhe shëron paksa me metafora malli dritëzuar nga loti i burrit…

Studiuesit Rasim Bebo i shastiset në sy kujtimi i zi si bar i hidhur, për ferrin që endej dikur në këtë qytet(Tivar). Ai (fjala është për partizanin Ramiz Alia) që I pa nga afër portat e vdekjes, bebet që i vriste shkjau shqiptaret e Kosovës , tmerret pafund të qytetit mbushur me gjak shqiptari . Janë pothuaja si “ vargje” që këdo që i lexon e zënë drithmat, dhe prushi bëhet i zi s’mund t’i ngrohë nëse krimet nuk dënohen, ndryshe ato paraqesin rrezikshmërinë e përsëritjes…

Megjithatë dashuria i ka bërë si dy mbretër, i ka bërë të puthen në shi si të marrë, herë duke qeshur, herë duke qarë…

Një hymn pothuaja poetik është shkrimi për profesorin Eshref Ymeri (Rasim Bebo,”
Eshref Ymeri bir i Shqipërisë”)ku Beboja si lexues merr një ndjesi të veçantë gati-gati hyjnore kur historian Bebo i thur vargje aq të ëmbla dhe të ndjera professor Eshref Ymerit , dhe ja si i këndon:

Eshref Ymeri, bir atdhetar i këtij dheu,
fjalëmprehtë si shpata e Skënderbeut,
nga Mesapliku në brigjet e Kalifornisë,
përhapës drite për lirinë e Shqipërisë.
Profesor-doktor me gjak shqiptari
formuar në gen me shpirt atdhetari,
pasardhës i denjë i Nolit dhe Konicës,
nga trojet arbërore në të Amerikës.
Refreni:
Patriot me sy e zemër të zjarrtë
Shkencëtar me mendje të artë,
Shpirti i tij burim që nuk ndalet,
Zëri i tij kapërcen fushat dhe malet.


Historiani Bebo të kujton shkrimtarin nobelist në vitin 2002 me origjinë hebre Imre Kertész i cili thotë se: “I believe in writing, nothing else; just writing”.

Kështu pena në dorën e historianit Bebo të ben të kuptosh se ai beson në atë çfarë shkruan, ngase ato janë vetëm përjetimet e tij aq të vërteta dhe plot dhimbje,kur thot:” Kisha botuar njё shёnim tё shkurtёr nё tё cilin reagoja ndaj shqetёsimit tё disa intelektualёve, pёr faktin qё nё disa kisha shqiptare shёrbesat bёheshin nё greqisht.Ndaj shёnimit tim ka reaguar z. Pirro Prifti, njё servil i Janullatosit ky … mё kёshillonte tё mos merrem me KOASH-in.

 Por unё si shqiptar me vetёdije kombёtare, nuk mund tё heshtja dhe nuk mund tё heshtё kurrё pёr problemet, tё cilave servilёt Janullatosi e Pirro Prifti u trёmbet si djalli vetёtimёs. Sipas argatit të Janullatist Pirro Prifti, unё duhet tё hesht ndaj deklaratёs sё historianit grek Nikolas Stavros, për tё cilin, hedhja nё dorё e kishёs ortdokse shqiptare ёshtё fitorja mё e madhe e Greqisё nё shek. XX”. … Unё duhet tё heshtja kur armiku i kombit shqiptar Janullatos ka deklaruar nё gazetёn “Katemirini”. “Nuk e kuptoj idenё e shqiptarёve qё feja e shqiptarit ёshtё shqiptaria.

Kёtё tezё ne do ta luftojmё, duke dalё hapur kundёr Rilindjes Kombёtare Shqiptare”. Unё duhej tё heshtja ndaj shpifjes sё fёlliqur tё Janullatosit, i cili, para gazetarit amerikan Fred Reed, ka deklaruar: “Zoti Reed, ju jeni njё gazetar i shquar dhe fjala e juaj peshon. Ndaj, ju lutem shumё, sensibilizoni se kёtu duan tё krijojnё njё shtet oundamentalist islamik dhe kanё si qёllim tё shtypin ortodoksinё”.

…dhe vazhdon: “Kisha shoveniste greke, si pararojё e shovenizmit grekokaragjoz, na ka masakruar personalitete tё shquara tё kombit shqiptar nga radhёt e ortodoksisё shqiptare, si Papa Kristo Negovani, Naum Veqil Harxhi, Koto Hoxhi, Anastas Kullurioti, Petro Nini Luarasi, Atё Stath Melani etj. Pikёrisht kjo ёshtё arsyeja qё Noli i madh e vlerёsonte ortodoksinё shqiptare si njё pasuri shpirtёrore tё mbarё kombit shqiptar. Prandaj edhe unё nuk mund tё hesht pёr çeshtjet e ortodoksisё shqiptare. (Sarandё 23 qershor 2013).”….

Evropa, si gjithmonё, qё prej vitit 1878 dhe deri tani, ka nёpёrkëmbur dhe pёrbuzur kombin shqiptar, duke u radhitur haptazi me krahun e shovenizmit sllavogrek. Ky Robert Kuper domosdo qё ka edhe sponsorizimin e padiskutueshёm tё politikёs ruse, e cila qё prej Kongresit tё Berlinit dhe deri nё ditёt tona, kombin shqiptar e ka pasur dhe vazhdon ta ketё halё nё sy. Por fajin nё kёtё mes nuk ёshtё as i Evropёs dhe as i Rusisё qё qendron pas saj. Faji ёshtё i mbarё popullit shqiptare nёtrekёndëçshin Tiranё-Prishtinё-Shkup, qё nxjer nё krye politikanё mercenarё, tradhtarё, tё shitur kokё e kёmbё te Evropa, te kjo varrёmihёse e kombit shqiptar.

 Sllavёt sёrbomaqedonas, duke vepruar nё sinkron me Evropёn dhe Rusinё nё prapavijat e saj, po e shtojnё presionin pёr zhvlerёsimin e pavarёsisё sё Kosovёs dhe pёr çfaktorizimin e popullit shqiptar tё Maqedonisё… “(Rasim Bebo”Eshref Ymeri bir i Shqipërisë”).



Autori Bebo nëpërmjet librit shkencoro publicistik “SHQIPËRIA NË GJURMËT E KOHËS” është dëshmitar për atë çka kaloi Shqipëria ,Kosova dhe Çameria martire. Ai i ka përjetuar ato me tmerre, ndaj rrëfimet e tij me art shkencoro-publicistik jane të domosdoshme. Kujtesa e tij nuk mërgoi bashkë me të ikurit, ajo e ka folenë atje, atje ku u ndërtua qëkur lindi njerëzimi në shtëpinë e Nënë Lokes Shqipëri…

SHQIPËRIA NË GJURMËT E KOHËS,  është një studim shkencor  i pjekur  mirë me Diell Shqiptarie.


Prishtinë, 20 shtator 2014 

A e njeh sot dikush Prishtinën në hartë?


BALLSOR HOXHA 

Ajo që ia bëjmë ne qytetit do të na e kthejë ai me masë të shtuar për një kohë të shkurtër. Migrimi i personave tërësisht të parëndësishëm, qoftë edhe luftëtarë, në orientimin e qëllimit tonë drejt ardhmërisë ka vetëm një fund - luftën. Jeta dhe përjetimi ynë brenda qyteteve sidomos, por edhe në fshatra, ka dhe gjëra tërësisht të injoruara dhe të harruara: ana e bukur e jetës, solidariteti i pashembullt i viteve nëntëdhjetë, përjetimi i lirisë – pse nuk ka një shesh me emrin Liri?

Jetoj në Prishtinë që nga lindja dhe tanimë jam në gjysmën e dytë të jetës sime, por nëse ma thua një emër të tanishëm të rrugëve të saj humbas. Rrugët e Prishtinës janë shembulli më i dhembshëm i tërë katrahurave të quajtura regjime/qeveri që i kemi përjetuar në jetët tona.

Gjatë viteve tetëdhjetë të shekullit të kaluar Prishtina ka pasur rrugë që janë quajtur “Dubrovnik” e “Robert Gajdiku”, “Marshall Tito” e “Emin Duraku”; pastaj në vitet nëntëdhjetë në këto rrugë kishin migruar heronj dhe sipas historisë shqiptare çetnikë, që na urrenin ne banorëve të saj, emra ndërkombëtar si Coca Cola duhej të shkruheshin në cirilicë. Menjëherë pas luftës pastaj, ishte bërë një rrëmujë e madhe, secili krah politik kosovar donte të koncentroj fitoren dhe fuqinë e vet me emrat e luftëtarëve të vet në rrugët e Prishtinës.

Sot në Prishtinë ka emra tërësisht të panjohur për banorët e saj, dhe për historinë për më shumë. Ka emra rrugësh si Shyt Mareci. Apo rruga ku banoj dhe kam banuar tërë jetën time mbanë emër për të cilin kurrë nuk kam dëgjuar. Në të vërtetë nëse hip në taksi duhet të emërosh ndërtesa, dyer të kaltra e të kuqe dhe shtëpi të shëmtuara për të udhëzuar vozitësin.

Në Prishtinë ka edhe lokacione si “Lakrishte” që mbajnë erën e jetës agrare të banorëve të saj. Pastaj ka dhe emra si “Kurrizi” apo “Qafa” që konotojnë njëlloj shprehje infantile (apo vetëdijeje të ultë) të këtij qyteti.

Qyteti është njëlloj supozimi se mund të jetojmë bashkë me gjithë qenët, macet, mushkonjat dhe mizat, aromën e bukës në furrë dhe kundërmimin e kanalizimit përbri saj, policët, hajnat e spiunët. Në luftëra si ajo e Kosovës zbulohet më së miri ky konstruksion jo i natyrshëm. Duke qenë se ka dalë nga ne, është edhe qenie, ai jeton nga ajo që i bëjmë, nga ajo që ndërtojmë në atë. Dhe, siç e do ironia, pastaj jemi ne që kontrollohemi nga ky konstruksion, ajo që e kemi ndërtuar dhe jetësuar, jetojmë brenda tij.

Nëse tërë ajo që kemi thurur/ndërtuar brenda dhe përreth tij është madhështia jonë, atëherë do të jetojmë të mëdhenj brenda tij, por, vetëm brenda tij sepse bota jashtë qytetit tonë ka ligje më të ndryshme nga katrahurat tona.

Emrat e rrugëve që i kemi krijuar dhe vendosur brenda Prishtinës së pasluftës së bashku krijojnë një rrjetë psikoze të të qenit i shtypur etnikisht dhe si komb, për kohë shumë të gjatë. Cilado hartë e Prishtinës me emrat që mbanë është shprehje e vogëlsisë sonë, është izolim brenda tmerrit që e kemi përjetuar kohë më parë, duke mohuar tërë atë që rri dhe ekziston jashtë Kosovës, pavarësisht nëse kemi qenë të lënë vetë nën mëshirën e luftërave dhe personave si Millosheviç. Edhe emrat si Bill Clinton bashkë me statujën e tij janë të futur thellë brenda psikozës sonë, apo merita e tij është tërësisht e izoluar brenda psikozës tonë, nuk duket si një mirënjohje në perspektivë globale.

Kohë më parë një person ishte hetuar për korrupsion, kishte paguar për emërimin e një shkolle në Kosovë me emrin e vëllait të tij, emri dhe detaje të tjera nuk kanë rëndësi, e rëndësishme është se ka ndodhur, në shumë raste në Kosovë. E rëndësishme është se personat me sado pak pushtet janë të obsesionuar për të migruar në hartat tona, dhe aty ku ne edukojmë fëmijët tanë, për të na qëndruar mbi jetët tona larg pasi që të kenë vdekur. Por edhe më me rëndësi është se qyteti i Prishtinës, Dragashit apo cilido qytet tjetër në Kosovë është tërësisht nën mëshirën e mosbesimit ndaj të njëjtit – qytetit.

Si krijesë e jona dhe e panatyrshme, qyteti, është shumë i brishtë duke qenë se është vetëm një supozim, një marrëveshje për të jetuar kolektivisht nën disa kushte që po ashtu janë supozim. ISIS në Sirinë dhe Irakun e sotëm e dëshmon këtë më së miri: sot në lajmet e tërë botës lexuesi ka mundur të shikojë tregun e femrave duke u shitur brenda një qyteti të asaj që po quhet shteti islamik. Qyteti është një marrëveshje e njerëzve për të orientuar jetën në bashkësi drejt një qëllimi, por në pjesë të Irakut dhe Sirisë ky qëllim është krejtësisht tjetër, për më shumë është njëlloj ndërrimi i kahut të jetës nga ardhmëria në të kaluarën.

Kuptohet se tërë lufta e forcave politike për emërimin e rrugëve mund të shihet edhe si përpjekje për të gravuruar përvojën tonë në përhershmëri, por këta emra i takojnë edhe ardhmërisë, jo vetëm të tashmes, e shpresoj ardhmëria të mos përmbajë luftëra të tjera.

Të gjitha qytetet e Greqisë së lashtë, të ilirëve, të Romës të gjitha janë dezintegruar në lagje dhe rrënoja të një supozimi që sot e quajmë lashtësi, nuk do të thotë se jeta e sotme është vazhdimësi e tyre.

Atlantida, Troja si qytetërime më të arrirat kurrë as nuk janë gjetur, ka dhe prova historike se kurrë nuk kanë ekzistuar, mund të kenë qenë ëndrra të njeriut të lashtësisë.

Dhe nëse e marrim qytetin si një supozim për të organizuar jetën në diçka që na shërben, për çfarë më shërben emri i rrugës Shyt Mareci në të cilin gjendet shtëpia e prindërve të mi?

Ajo që ia bëjmë ne qytetit do të na e kthejë ai me masë të shtuar për një kohë të shkurtër. Migrimi i personave tërësisht të parëndësishëm, qoftë edhe luftëtarë, në orientimin e qëllimit tonë drejt ardhmërisë ka vetëm një fund - luftën. Jeta dhe përjetimi ynë brenda qyteteve sidomos, por edhe në fshatra, ka dhe gjëra tërësisht të injoruara dhe të harruara: ana e bukur e jetës, solidariteti i pashembullt i viteve nëntëdhjetë, përjetimi i lirisë – pse nuk ka një shesh me emrin Liri?

Pallatin e Rinisë ende kur më duhet ta cek për së shpejti e quaj “Bororamizi”, është e skalitur në mua duke pas qenë pjesë e jetës sime për dy dekada. Çka nëse supozimi i quajtur Prishtinë një ditë do të zhbëhet në rrënoja të rrymave globale dhe krejt çka mbetet për t’u kujtuar janë emra arab që pak apo hiq s’i ka përfillur historia, historia duke qenë si një kaleidoskop që mund ta shikojë secili?

Ra kjo vdekje e u pamë




 
SYLEJMAN REXHEPI

Jeta fetare nuk guxon të futet në shabllonet e “tregut të lirë dhe konkurrencës”, sepse, shpirtin tonë unik do të na e kaplojë një anarki totale e cila do të na shpërfytyrojë në popull të prishur, terrorist, therrës, vrasës etj
Gjatë mandatit presidencial të Sulejman Demirelit, në Turqi po mbahej një konferencë ndërkombëtare e organizuar nga Shura Euro-aziatike, në të cilën merrnin pjesë liderët fetar nga vendet ballkanike dhe të Azisë Qendrore. Protokoli i konferencës kishte paraparë, veç të tjerash, edhe një takim me presidentin e Turqisë, z. Demirel. Takimi u realizua në kabinetin presidencial ku z. Demirel na mbajti një fjalim shumë të përzemërt, me ç’rast theks të veçantë vuri mbi domosdoshmërinë për veprimtari konstuktive të komuniteteve fetare, mbi sfidat në perspektivë si dhe mbi amanetin dhe rolin historik që peshon mbi supet e parisë fetare islame gjithandej nëpër botë. Në notesin e shënimeve, nga fjalimi i presidentit turk, z. Demirel, kisha shkoqitur këto fjali: “Para pak kohësh, pata rastin që të jem mysafir i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë. Nga kjo vizitë kam kujtim të freskët takimin me adashin tim (duke aluduar në mua, S. R.), me të cilin në një nga xhamitë representative të Shkupit falëm namazin e xhumasë. Që nga fillimi i ritit fetar e deri në përfundim të tij ndjeva një kënaqësi të posaçme, një ndiesi shumë pozitive. Pastaj nga adashi im mësova mbi rendin dhe funksionimin e Bashkësisë Islame në Maqedoni. Prijës të nderuar, më lejoni që t’ua sugjeroj për model funksionimi pikërisht këtë Bashkësi fetare. Sa i përket BFI të Turqisë – Dijanetit, më lejoni që t’ju them se ky Institucion i vetëm fetar islam në shtetin tonë, është një servis ekskluziv për të mirën e islamit dhe të muslimanëve të vendit tim dhe më gjërë. Momentalisht, në këtë Instituciopn fetar islam janë të punësuar 72 mij vetë, përfshirë këtu imamë, vaizë-ligjerues, mualimë-mësues të edukatës islame për parashkollorët, muezinët, kordinatorët, eprorë të ndryshëm fetar. Paramendoni se çka do të ndodhte sikur BFI e Turqisë të mos e kishte normativën e veprimit të saj. Çka do të ndodhte me këtë institucion sikur të mos e kishte kierarkinë e mbrojtur me ligj, sikur të mos kishte rend e disiplinë institucionale! Të jeni të sigurtë që për 24 orë Turqia do të ishte e copëtuar në 72 mij pjesë. Pra, jo që nuk do të ekzistonte institucioni fetar islam por do të zhdukej edhe shteti turk. Vëllezër të mi, jo rastësisht islami është, mbi të gjitha, rend!”
Paria fetare gjithnjë ka qenë në krah të kombit
Natyrisht, shtetin e fortë e bën uniteti i kombit, në çfarëdo situate, si në pajtueshmëri ashtu edhe në kompromise, si në qasje ashtu edhe në zgjidhje të problemeve, si në luftë ashtu edhe në paqe. Është mrekulli më vete se si shqiptarët këtë unitet e kanë kultivuar, e kanë ruajtur dhe akoma e demonstrojnë në rrafshin fetar! Gjithësesi, BFI e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë janë institucione legale islame me karakter mulinacional. Po, në këto dy shtete, shumica absolute e pjesëtarëve të islamit i përkasin etnisë shqiptare, ndaj dhe, në viset etnike shqiptare, çështjet fetare islame gjithnjë kanë qenë në një vijë me çështjet kombëtare shqiptare. Historia jonë dëshmon se kur ka qenë në pyetje kombi, mbarë paria fetare, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare, kanë qenë tok dhe në krah të kombit. Kleri katolik shqiptar ka zënë vend në faqet e historisë sonë si faktor iluminizmi kombëtar (prej Buzukut, Budi e deri te Fishta e At Zef Pëllumbi), kleri ortodoks shqiptar (Topulli, Noli etj.) si luftëtar i paepur në sendërtimin e pavarësisë dhe në avancimin e shtetësisë shqiptare, intelektualët mysliman shqiptar (Vëllezërit Naim e Sami Frashëri, Abdyl Frashëri si bartës i projektit të përjetshëm që del nga Lidhja e Prizrenit, Sait Najdeni, Vebi Dibra, kryetar i parë i Senatit shqiptar, Hoxhe Voka e një dyzinë emrash të pakontestueshëm) dhanë kontribut të pamohueshëm në rrafshin e rilindjes kombëtare, në luftërat deri në çlirim kombëtar nga pushtues e xhelatë të ndryshëm. Pra, është çështja kombëtare ajo që i ka motivuar krerët e komuniteteve fetare që pandërprerë dhe fuqishëm të angazhohen për unitetin kombëtar, jo vetëm duke u angazhuar në luftë për liri por edhe në predikime fetare autoktone. Pa dyshim, ka pasur edhe shkarje nga boshti fetar autokton. Fatkeqësisht, ato shkarje në breg të thatë kanë nxjerrë kërma tradhëtarësh e mercenarësh.
Liri absolute do të thotë anarki totale
Në asnjë vend të botës nuk ekziston liri absolute. Çdo liri, çdo e drejtë që nuk përcaktohet me ligj dhe që nuk mbrohet prej tij, është inekzistent. Liria pa kufi është baraz me anarkinë. Islami nuk e pranon anarkinë, e lufton atë deri në çrrënjosje. Ne, pjesëtarët e islamit, në asnjë mënyrë nuk guxojmë t’i jepemi anarkisë. Nëpër xhamitë tona duhet të ketë rend dhe atë rend duhet ta ruajmë më shumë se sytë e ballit. Veprimet e BFI-ve tona duhet të jenë në përputhje absolute me normativat e mirëfillta islame. BFI-të tona duhet të jenë të gatshme në çdo kohë që të përballen me sfidat e ndryshme; duhet të jenë mirë të sistemuara, me një kierarki të fuqishme dhe të respektueshme, e cila, në rrethanat tona, duhet të konceptohet si i vetmi mekanizëm që e ruan dhe që e mbronë autoritetin e subjektit juridik të quajtur bashkësi apo komunitet islam.
Bashkësia Islame e Kosovës, si institucion fetar shumëshekullor, si asnjëherë më parë ka nevojë për mbrojtje dhe përkrahje juridike, ka nevojë që statusi i saj të garantohet me norma ligjore. Institucionet më të larta të Republikës së Kosovës sa më parë duhet që të sjellin dhe të miratojnë ligjin mbi pozitat juridike të bashkësive fetare, status këtë të cilin BIK deri më sot e ka kërkuar në mënyrë të parreshtur. Mungesa e një ligji të këtillë, druaj se, mund të krijojë hapësira për anarki dhe antivlera.
Si prijës fetar i komunitetit mysliman në Maqedoni, në asnjë mënyrë nuk mund të pranoj që nëpër xhamitë tona që janë pronë e BFI-ve të ketë aktivitete për të cilat nuk do të jenë në dijeni institucionet tona të vetme fetare. Në Turqinë tetëdhjetëmilionëshe, me një Dijanet tashmë me 140 mij të punësuar, për asnjë moment nuk mund të ndodhë ndonjë gjë pa qenë e njohtuar paraprakisht Dijaneti. 

Shpërndarësit e mjegullës dhe rojtarët e kombit

Ne, paria fetare, kemi një konstatim tradicional të cilin tashmë e kemi edhe si moto jete: “Pa vatan, nuk ka iman”, apo “Pa fe nuk ka atdhe”. Besimet dhe praktikat fetare të shqiptarëve janë të njohura, siç janë të njohura edhe vatanet shqiptare! Atdhe i shqiptarëve të Shqipërisë administrative është Shqipëria e sotshme. Atdhe i shqiptarëve të Kosovës është Kosova, i shqiptarëve të Maqedonisë është Maqedonia, i atyre nga Mali i Zi është po ky shtet, i shqiptarëve të Luginës është Presheva, Bujanoci, Medvegja! Kur trojet tona kanë qenë në rrezik, nuk ka patur shqiptar që nuk i është përgjigjur ftesës së atdheut për luftë e liri. Të gjithë ata që luftojnë me vullnet të plotë nëpër vatra të krizave të ndryshme në botë, të tillët, nuk e bëjnë as për humanizëm, as për fe dhe as për atdhe. Nisen në luftëra të huaja sepse, fillimisht janë arratisur nga vetvetja, pastaj kanë ikur nga identiteti duke i ngulfatur të gjitha kodet morale, kombëtare e fetare dhe, fare në fund, të tillët dëshmojnë se kanë lajthitur nga trutë. Në këtë gjendje shpirtërore e mentale, ata paraqesin rrezik, janë të pavlerë dhe të kotë. Prezenca e tyre paraqet rrezikshmëri të lartë në çdo mes shoqëror, pavarësisht se ku gjenden. Po kaq të rrezikshëm janë edhe motivuesit, nxitësit, “lidhja” e këtyre të mjerëve me vatrat potenciale për t’u vrarë pa fije qëllimi. Të parët do t’i quajmë mercenarë, të dytit, pra nxitësit, motivuesit, do t’i quanim “shpërndarës të mjegullës”, matrapazë, trafikantë të vlerave dhe të identitetit kombëtar. Pa dyshim që, fundi i të dy palëve është i trishtueshëm.
Fatmirësisht, si çdo komb tjetër, edhe kombi shqiptar i ka rojtarët e shtetit, rojtarët e pathyeshëm të vlerave kombëtare e fetare, rojtarët e përjetshëm të sigurisë dhe të rendit kombëtar: ushtrinë, policinë dhe strukturat e tyre mbështetëse. Këta “rojtarë”, krenaria e kombit shqiptar, këto ditë, anekënd Kosovës ndërmorën një aksion me çrast vunë në pranga 40 persona të dyshuar si pjesëmarrës në luftrat në Siri e Irak. Një aksion i tillë i përmasave paksa më të vogla ndodhi edhe në Shqipëri me ç’rast u burgosën dy-tre të vetëshpallur imamë në “xhamitë” e tyre. Këto vatra krizash, duhet kuptuar si procese në vijim të “Pranverës arabe”, e cila, në asnjë moment, me asgjë, nuk i tangon shqiptarët. Ndaj, fatmirësisht, institucionet tona fetare pandërprerë kemi apeluar tek xhematet tona që me asnjë çmim mos t’i afrohen këtyre vatrave të luftërave, sepse nuk janë as çëshje kombëtare dhe as që shkojnë në interesin tonë as kombëtar por as fetar.
Identiteti kombëtar është i përjetshëm
Përgjithësisht, kombi shqiptar dhe, në veçanti komunitetet myslimane të këtyre shteteve e kanë përkrahur dhe përshëndetur aksionin policor kundër këtyre mercenarëve dhe “kontaminuesve” të shoqërisë shqiptare. Natyrisht, në rastin e fundit, hala nuk e kanë thënë fjalën e vet organet e hetuesisë, gjyqësori i Kosovës. 
Gjithsesi, duhet të pranojmë se na është krijuar një situatë e palakmueshme, një situatë nga e cila na duhet një mësim përfundimtar. Deshtëm apo jo, përpara na kanë dalë shumë dilema, të natyrës: 
- a duhet që gjithmonë të digjemi nga qumështi që më pas t’i fryejmë kosit;
- a duhet që shtetet shqiptare të mos solidarizohen me brengat dhe shqetësimet fetare e kombëtare të bashkësive fetare islame respektive;
- a duhet që shtetet shqiptare në emër të demokracisë të lejojnë anarki në mesin e komuniteteve fetare duke lejuar “ojq”-sekte;
- a duhet që shtetet shqiptare të tolerojnë interpretime fetare joinstitucionale;
- a duhet që shtetet shqiptare të rrinë kaq indiferente kundër politikave shtetërore të shteteve ku shtrihen viset etnike shqiptare, me qëllim të futjes së përçarjes, të shkatërrimit të jetës fetare institucionale dhe të deformimit të pasqyrës së vërtetë dhe autoktone të besimtarëve tanë, etj.
Pothuajse në të gjitha viset tona shqiptare funksionojnë edhe shkollat e mesme si dhe fakultetet fetare respektive. Këto institucione arsimore, është e vërtetë se mbahen me lekët e popullit shqiptar dhe, ky kontribut duhet t’i kthehet po këtij populli duke ia ruajtur rehatinë, qetësinë shpirtërore si dhe devotshmërinë i cili, si popull, na bën unik në botë. Pra, institucionalisht ne krijojmë kuadro për nevojat shpirtërore e morale të popullit tonë. Së këndejmi, a janë të arsyeshme “përgjumjet” e shteteve tona karshi “aktiviteteve fetare” të “ojq”-ve si dhe të individëve të dyshimtë, aktivitete këto paralele me ato të Institucioneve zyrtare e kombëtare. Për shembull çka paraqet FRI (Forumi Rinor Islam!!!), nëse jo tendencë për fragmentarizim dhe sektarizim të shoqërisë sonë. Dikush (një dorë e zezë) e themeloi këtë “forum”! I dha detyrë konkrete dhe, po ky forum duhet t’i shërbejë atij “punëdhënësi të mistershëm”, shërbimeve sekrete, që nuk ia donë të mirën unitetit musliman si dhe vetë fesë islame. Pra, ky “forum” prej bastardi, nuk mund t’i shërbejë një populli i cili, për nevojat e veta fetare, qysh para gjashtë shekujsh themeloi Institucionin e vet, Bashkësinë Islame. Një kontigjent i konsiderueshëm mi të rinjëve tanë shkollohen nëpër institucionet tona shkollore, nën mbikëqyrjen e BFI-së. Krijohet, bashkë me një numër syresh që kthehen nga universitetet islamike botërore, një kuadër i mirëfilltë dhe i mjaftueshëm për nevojat fetare te ne. Por, fatkeqësisht, po nga këta institucione arsimore del edhe ndonjë grupth që humbin rrugën në mes të oborrit. Të tillët gjasojnë në “virusa” dhe nuk shkojnë larg, sepse për çdo virus gjithnjë gjendet nga një vaksinë.
Jeta fetare nuk guxon të futet në shabllonet e “tregut të lirë dhe konkurrencës”, sepse, shpirtin tonë unik do të na e kaplojë një anarki totale e cila do të na shpërfytyrojë në popull të prishur, terrorist, therrës, vrasës etj. Thënë shkurt:
1. Shtetet shqiptare duhet të marrin urgjentisht masa parandaluese. Këto masa janë të padobishme nëse shteti nuk e ngre në nivel të interesit kombëtar bashkëpunimin e ngushtë me komunitetet fetare si dhe nëse ekskluzivisht nuk ua mban anën këtyre institucioneve. 
2. Kur komunitetet fetare profilizojnë një person, një situatë, një fraksion, një lëvizje, një rrebelizëm, ky profilizim duhet të jetë sinjal për veprim për shtetin ndaj “elementëve toksik” të shoqërisë, gjithnjë në të mirë të interesit kombëtar. Intepretimet paralele fetare nuk e demokratizojnë shtetin por ngjallin anarkinë, rrebelizmin dhe djallëzojnë të gjithë ata që ua mësyjnë përfitimeve në emër të feve.
3. Për të mirën e kombit, shtetet shqiptare duhet të insistojnë në krijimin e një zyre kombëtare, konkretisht të komunitetit mysliman mbarëshqiptar, i cili do t’i koordinonte punët në dhënien e interpretimeve autentike, burimore, identike dhe të vlefshme në të gjitha viset etnike.
4. Komunitetet fetare myslimane, në bashkëpunim me organet shtetërore respektive, duhet të hartojnë platformë kombëtare e cila do t’i bashkërendonte veprimet institucionale të komuniteteve tona fetare. Të hartojnë listë të përbashkët përmes së cilës do të koordinoheshin imamët për ta mbajtur hutben e njëjtë në të njëjtën ditë, në të gjitha xhamitë si brenda viseve etnike ashtu edhe në xhamitë e diasporës.
5. Shtetet shqiptare të jenë në bashkëpunim të ngushtë me komunitetet fetare në aspekt të ruajtjes së identitetit kulturor e fetar të kombit tonë përmes praktikimit dhe kultivimit autokton të feve qiellore.
6. Të ushtrohet një kontroll i përbashkët shtete-institucione fetare mbi literaturën dhe materialet e ndryshme që plasohen kaq shlirshëm në emër të feve. 
7. Dhe, e fundit dhe më e rëndësishmja: Shtetet tona duhet të kultivojnë në mënyrë institucionale një respekt të pamohueshëm kundrejt institucioneve tona fetare. Duhet t’i eliminojnë njëherë e mirë të gjitha rezervat për bashkëpunim institucional dhe, duhet që t’i trajtojnë këta komunitete si organe jetike për kombin dhe shtetin.
Kur Shqipëria dhe Kosova do të shprehnin interesin nacional përmes bashkëpunimit të ngushtë dhe institucional me komunitetet fetare respektive, atëherë ky angazhim nacional, kjo përkujdesje shtetërore, do të reflektohet edhe ndër shqiptarët që jetojnë nëpër viset e tjera etnike. Me këtë rast edhe politikat e ulëta dhe tendencioze për t’i shpërfytyruar shqiptarët në “komb problematik” do të pikin përdhe. Kombi shqiptar si asnjëherë më shumë ka nevojë për një platformë të përbashkët që do ta siguronte një jetë fetare të shëndoshë, sado që këtë e garantojnë edhe ligjet respektive. Megjithatë, rregullat e veprimit që mbrojnë interesin nacional shpesh shkojnë përtej ligjeve ekzistuese, arrijnë majat e kulturave të krijimit, të mbrojtjes si dhe të shprehjes së identitetit kombëtar. Ligjet ndërrohen, identiteti duhet të mbetet i përjetshëm.




(Autori është Kryetar i Bashkësise Fetare Islame në Maqedoni)

Fenomeni Dhunë dhe Pasojat e saj në Familje e Shoqëri




 
PROF.DR.SC.SHEFQET KRASNIQI


Shumë burra gabojnë kur mendojnë se sjellja e mirë me gruan, butësia, të ndihmuarit e saj në punët e shtëpisë do të thotë ulje burrërisë.

Interesimi për të studiuar dhunën dhe shkaqet e saj ka qenë i kahershëm. Megjithatë, duke parë pasojat e dhunës tek individët, familjet dhe shoqëritë ky interesim po rritet për ditë e më shumë. Kjo për faktin se, me kalimin e kohës, dhuna, terrori, vrasja, përleshjet dhe mospajtimet e shumta në nivel ndërkombëtar vetëm sa po shtohen. Qoftë nga grupe e individë të ndryshëm apo edhe shtete e qeveri diktatoriale të cilat nuk lënë metodë e as mjet pa përdorë vetëm e vetëm t’i mbajnë diktatorët në pushtet. Këto forma të dhunës dhe keqpërdorimit po çojnë çdo ditë drejtë krizave të mëdha sociale, ekonomike, morale e fetare pothuajse në çdo cep të botës. Këto dhe shkaqe të tjera po ndikojnë në një apo formë tjetër që dhuna të përhapet në të gjitha rrafshet, e më e rrezikshmja është se dhuna po kaplon edhe familjen.

Sipas sociologëve dhuna zakonisht shfaqet si rezultat i pamundësisë së individit për të shprehur, realizuar apo praktikuar atë që dëshiron apo që mendon se është e drejtë e tij. Kur njeriu nuk mund ta realizoj këtë në mënyrë të ligjshme atëherë ai ndjek rrugën e dhunës. Ky si rregull i përgjithshëm, gjithherë, me përjashtime ngase njeriu si krijesë sociale di të jetë i dhunshëm edhe pa ndonjë shkak apo arsye të mirëfilltë, por thjeshtë vetëm pse dhunën e ka në gjak pasi që njeriu mund të posedojë edhe veti shtazarake. Përveç që mund të ketë veti shtazarake njeriu, po ashtu, mund të ketë edhe veti të djallit të mallkuar si urrejtja, xhelozia, smira, inati, bartja e fjalëve, shpifja etj. Nga ana tjetër, njeriu gjithashtu mund të posedojë edhe veti të melaqeve si butësia, urtësia, mençuria, kujdesi, respekti, afërsia, lutja etj.

Sido që të jetë dhuna në familje e cila zakonisht manifestohet kundër femrës si gjini e butë, qoftë ajo nënë apo grua, është një dukuri e cila është mjaftë e përhapur gjithandej botës. Ajo manifestohet në forma të ndryshme si psikike, emocionale, fizike e deri të abuzimi seksual. Kjo dukuri gjithsesi nuk mungon edhe në vendin tonë. Ajo po përhapet çdo ditë e më shumë, në veçanti, kur kihet parasysh rritja e problemeve sociale, shtimi i varfërisë, papunësia e madhe, jeta e vështirë ekonomike. Kërkesat e shumta të anëtarëve të familjes, pamundësia e të zotit të shtëpisë për t’iu përgjigjur gjithë atyre kërkesave, që shpesh mund të jenë edhe pavend, si dhe paaftësia e tij për t’i përmbushur gjithë ato nevoja shpesh herë shkakton zënka brenda familjes.

Të gjitha këto probleme, në njërën anë, pastaj mos durimi apo sabri, ngutia, imitimi i të tjerëve, në anën tjetër, ndikojnë që prindi pa një pa dy, të ushtrojë dhunë kundër fëmijëve, burri kundër gruas, vëllai kundër motrës, e kështu me radhë. Rasti fundit i ushtrimit të dhunës në familje, ku një burrë pasi që rrahu gruan e tij bëri që ajo të abortojë foshnjën tetëmuajshe, tronditi mbarë vendin tonë. Mendoj se shoqëria jonë, në veçanti institucionet përkatëse, duhet të marrin masa parandaluese të kësaj dukurie e cila jo vetëm që shkatërron familjen, e lënë pasoja të rënda në shoqëri, por edhe i jep imazh të keq tërë vendit tonë. Kam bindjen e thellë se, përpos faktorëve të lartpërmendur, në përhapjen e kësaj dukurie ndikon negativisht edhe mos-edukimi i mirëfilltë fetar, respektivisht mos trajtimi i gruas me respekt si bashkudhëtare e jetës sipas mësimeve të Islamit.

Po që se i lexojmë me vëmendje porositë e Islamit shohim se Islami e ngriti dhe privilegjoi gruan më shumë se çdo shoqëri tjetër në dynja. Pejgamberi alejhi selam foli dhe porositi shumë në lidhje me vlerën dhe peshën që ka gruaja, për obligimin e burrit ndaj saj dhe sjelljen e trajtimin e saj si krijesë shumë të çmuar e të respektuar. Ka thënë ai Zotëri, paqja qoftë mbi të, “Ju këshilloj të silleni mirë ndaj grave tuaja, sepse ato janë nën mbikëqyrjen tuaj”. Janë amanet në dorën tuaj, janë në shërbim tuajin, andaj silluni mirë me to. Çka jep të kuptojmë se vërtetë gratë janë amanet i burrave të tyre dhe se ata kanë përgjegjësi të madhe ndaj tyre dhe do të pyetën për to ditën e kiametit. Muhamedi alejhi selam gjithashtu ka thënë: “Imanin (besimin) më të fortë e ka ai besimtar që e ka moralin më të mirë. E më i miri prej jush është ai që sillet më së miri ndaj gruas së tij”. Me sjelljen e mirë ndaj saj, me trajtimin e saj si krijesë e Zotit, bashkudhëtare e jetës, përkrahëse e krah i djathtë në çështjet e dynjasë dhe ahiretit fiton dashurinë dhe respektin e saj edhe më shumë. Kjo pa dyshim ndikon drejtpërdrejtë në lumturinë familjare sepse pa qenë i qetë me gruan nuk mundesh me qenë i lumtur. Përpos lumturisë në këtë botë nëpërmjet mirësjelljes ndaj saj njeriu fiton edhe sevap të madh te Zoti fuqiplotë.

Shumë burra gabojnë kur mendojnë se sjellja e mirë me gruan, butësia, të ndihmuarit e saj në punët e shtëpisë do të thotë ulje burrërisë, pra nuk është burrë ai që bie në këtë pozitë. Ky paragjykim është tejet gabim i madh sepse burrëria e njeriut nuk shfaqet dhe nuk do të duhej të manifestohet me sjellje të vrazhdë ndaj gruas, por burrëria duhet të manifestohet me sjelle dhe karakter të mirë brenda shtëpisë dhe jashtë saj.

Shumë burra jo vetëm që nuk bëjnë sabër ndaj grave por mezi nuk presin t’i rrahin, lëndojnë, fyejnë apo poshtërojnë e nënçmojnë. Një gjë e tillë është e ndaluar rreptësisht ngase Pejgamberi ka thënë “Mos e rrih.... as mos e fyej gruan”. Mendoj se përveç tjerash edhe lënda edukative fetare nëpër shkolla do të ndihmonte në edukimin e drejtë të brezave. Zoti na udhëzoftë e na ruajt këtë shoqëri nga çdo e ligë.

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...