Agjencioni floripress.blogspot.com

2014/10/17

Ja shkeljet e serbëve para se fluturakja të hynte në stadiu


Floripress ju sjellë disa fakte që tregojnë se huliganët serbë kanë bërë shume shkelje para se fluturakja me flamurin e Shqipërisë së Madhe të hyjë në stadium.

"Të vrasim, të rrjepim shqiptarët", ishin thirrjet që u dëgjuan në ndeshjen Shqipëri-Serbi. Por shkeljet nga serbët nuk ishin vetëm kaq.

Një sërë shkeljesh me prova dhe video janë dokumentuar gjatë gjithë kësaj kohe, derisa Agjencioni Floripress i sjell këto fakte.

Poashtu pë lxuesit tonë sjellim edhe disa fotografi tjera nga ndeshja Shqipëri-Serbi.


  
Foto: Saša Pavlić

Sve informacije o utakmici između Srbije i Albanije pratite na jednom mestu


Ja shkeljet e serbëve para se fluturakja të hynte në stadium (FOTO)


Stefan Mitrović, Reuters

Grobari i Delije




Foto: Printskrin

Foto: Printskrin
















 Navijači Srbije, Foto: Dado Đilas
Mitrović skinuo zastavu Albanije, Foto: Printskrin

Prilika za Ivanovića, Foto: Printskrin

Tadić promašio veliku priliku, Foto: Printskrin

Srbija - Albanija, Foto: Twiter

Foto: Nemanja Pančić Kurir

Foto: Nemanja Pančić Kurir

Foto: Dado Đilas Kurir

Foto: Serbian Ultras

kastrati, albanija, navijac, beograd foto fb




Dy mendje të ndryshkura sllave

Prof.dr. Eshref Ymeri



Presidenti Putin, dje, më 16 tetor, gjatë rrugës për në Milano, u ndal për një vizitë të shkurtër në Beograd, ku mori pjesë në paradën e organizuar për nder të 70-vjetorit të çlirimit të qytetit.
Në takimin dypalësh të të dy presidentëve - Putin Nikoliç - u fol për miqësinë shumëshekullore të popullit rus me popullin serb. Në atë takim nuk u lanë jashtë vëmendjes edhe ca probleme të mprehta, si ai që lidhet me çështjen e Kosovës. Presidenti Tomislav Nikoliç tha:
“Për ne sot gjëja më e rëndësishme është përkrahja që na jepni ju për ruajtjen e tërësisëterritoriale dhe të pavarësisë së Serbisë, sidomos për çështjen e Kosovës. Unë e di që ju i përmbaheni këtij parimi. Serbia shikon te Rusia partnerin dhe bashkëluftëtarin e saj të madh. Dhe vendi ynë nuk do të vërë në rrezik marrëdhëniet e veta të mira dhe të kahershme me Rusinë…”.
Putini, në fjalën gjegjëse, theksoi:
“Ju përmendët qëndrimin e Rusisë lidhur me Kosovën. Rusia mban një qëndrim parimor. Ky qëndrim bazohet jo vetëm në miqësinë dhe në afrinë tonë, por edhe në të drejtën dhe në drejtësinë ndërkombëtare. Ky është një qëndrim parimor. Dhe si i tillë, ai nuk do të pësojë kurrfarë ndryshimi. Ne e kemi përkrahur dhe do të vazhdojmë ta përkrahim Serbinë. Rusia nuk bën tregti me miqësinë…”.
Kosova po shkon drejt vitit të shtatë të shpalljes së pavarësisë dhe deri tani është njohur nga 107 shtete, kurse presidenti serb shikon ëndrra në diell për punën e tërësisë territoriale të Serbisë, përfshirë edhe Kosovën brenda saj! Dhe Putini, president i një supershteti, ivjen pas avazit. Domosdo që u është ndryshkur mendja që të dyve.

Santa Barbara, Kaliforni
17 tetor 2014



2014/10/16

LIBRI I 34-t I FLORI BRUQIT - “DIADEMË LETRARE II”

KLUBI I POEZISE njofton se hyri ne shtyp ne Prishtine libri i 34 i Flori Bruqit
LIBRI I 34-t I FLORI BRUQIT - “DIADEMË LETRARE II”
Që në krye të këtyre shënimeve për librin e fundit (i 34-ti), “Diademë Letrare II”, të gazetarit, shkrimtarit, kritikut e studiuesit shkencor Flori Bruqi, po e them se nuk do ta ndjek traditën e pahijshme të shkrimeve që bëhen për autorë apo për libra të ndryshëm, ku shkruesit e shkrimeve prezantuese, promovuese apo analizuese, në vend që të flasin rreth autorit e librit që marrin në dorë, fillojnë e rrëfejnë, keq e shumë keq, për dijet e tyre të mangëta, për bëmat e tyre të bëra keq, të pabëra apo të ëndërruara e të pamundura, që shpalosin erudicionin e tyre të mangët e shterpë, që gjejnë rast të nxijnë faqe letre, në gazeta, revista a në libra të huaj, për me folë për veten e tyre e përrallat që kanë dëgjuar kafeneve dhe rrallë, fort rrallë, flasin ndonjë fjalë që s’thotë asgjë për librin e autorin e librit që marrin në dorë apo marrin përsipër ta trajtojnë, duke shpalosë një krekosje acaruese, një padije të thellë e një servilizëm të pështirë ndaj autorit për të cilin duan të flasin, nga ndonjë qëllim jashtëletrar ose për shkak të rrethanave të caktuara, të dyshimta, që shtojnë pabesueshmërinë e artikujshkruesve dhe dëmtojnë e cënojnë autoritetin e librit e të autorit të librit për të cilin nxijnë faqe kompjuteri apo letra të bardha. 

Në të shumtën e rasteve, krahas padijes e servilizmit, këto lloj shkrimesh i prodhon ndonjë interes i ngushtë çasti dhe pandershmëria e atyre që shkruajnë.

Them që në krye shënime, pasi është e vështirë t’i klasifikoj këto radhë apo fjalë në ato që njihen si rregullat e qarta të klasifikimit për shkrimet kritike që bëhen për libra të ndryshëm që botohen.
Them është e vështirë sepse ky libër i Flori Bruqit çelet pikërisht me një shkrim të gjatë profesional mbi kritikën letrare dhe kriteret që janë caktuar për të bërë një kritikë, shkrim që e trajton kritikën letrare në thellësi që në fillimet e saj, duke krahasuar e ballafaquar përvoja të ndryshme të huaja e vendase për kritikën dhe kritikën letrare.

Unë e kam të vështirë ta bëj kritikën e kritikës. Thjeshtë po e përshëndes këtë libër të 34 të Flori Bruqit, si një kontribut me vlerë në letrat shqipe, si “një libër që i shtohet mendimit kritik për letrat shqipe” siç shkruan poeti dhe shkrimtari Izet Duraku.

Në këtë libër te Flori Bruqit shfaqet gjeografia e gjërë e tematikës që ai trajton, gjeografia e gjërë e interesave të tij letrare, e autorëve dhe veprave që analizon e merr në shqyrtim. Dhe gjithmonë po flasim për atë që ai ka shkruar, për atë që është në libër dhe jo për ato gjëra, fjalë e qëndrime që mungojnë në libër dhe autori nuk i ka marrë në trajtim në këtë vëllim të dytë të librit të tij “Diademë Letrare II”, por që i gjenden të botuara në organe të ndryshme të shtypit të shkruar a të medias elektronike. 

Në Diademë Letrare II, Flori Bruqi ka guxuar të merret me tema të rënda, me autorë të përmasave të mëdha, të cilët me ndikimin e tyre në letrat shqipe e më gjërë në fushën e letrave në shkallë europiane e botërore, janë rrezatues e imponues, janë “të frikshëm” për t’u marrë me to, apo për t’u afruar pranë tyre. 

Pas një trajtimi të gjërë e të thellë të kritikës letrare, çfarë është e pse është ajo, si është, ku është e si duhet e mund të jetë në letrat shqipe, kur fillon e si fillon, si është lëvruar e si ka evoluar, Flori Bruqi na paraqet Frojdin me tërësinë e tij dhe të zgjidhjes së enigmave që ky shkencëtar ka bërë për njerzimin. 

Flori Bruqi i krijon lehtësi e komoditet lexuesit edhe jo profesionist që ta kuptojë e të bindet për ndikimin e madh që pati në botë e në fushën e letrave Frojdi si psikologu që me tezat e tij u bë i pashmangshëm dhe imponues për t’iu referuar gjithkush që merret me letrat, kritikën letrare dhe laboratorin e krijuesit apo studiuesit shkencor.

Me durim e vullnet të spikatur studiuesi Flori Bruqi analizon tëresinë e veprave kritike të Ibrahim Rugovës dhe ndikimin që ai pati në historinë e letrave shqipe, duke qenë ndër të parët që i drejtoi kamerat dhe interesat letrare e shkencore nga shkenca letrare perëndimore për ta avancuar kështu kritikën dhe studimet letrare të autorëve shqiptarë dhe për t’u shkëputë nga shkolla lindore, term ky thjeshtë konvencional, ashtu siç ishte perëndimor edhe shkrimtari i parë modern i letrave shqipe, Pjetër Bogdani, të cilin Rugova e ka studiuar dhe analizuar në tërësi e në thellësi edhe si artist edhe si filozof paraprijës i modernitetit shqiptar. 

Pasi paraqet, siç e përmendëm Ibrahim Rugovën me gjithë plotninë e tij si kritik e studiues i epërm i letërsisë që shërben si model për pasuesit me po atë fuqi e lartësi si politikan i pambërritshëm e i papërsëritshëm i kombit shqiptar, Flori Bruqi sjell vështrimin e tij për Krist Malokin – dijetarin shqiptar të Gracit të Austrisë, këtë aristokrat modern të letrave shqipe, i cili me fuqinë e argumentit e të dijës së thellë u rri si kurorë letrave shqipe dhe shërben si model i vështirë e “arrogant” për pasardhësit për shkak të dijeve, fuqisë dhe elegancës në analiza. Pak dihet për Krist Malokin për shkak edhe të nënvleftësimit a lënies mënjanë me dashje nga politika dhe shkenca letrare zyrtare e udhëhequr nga politika dhe për shkak edhe të skrupulozitetit të tij e të raportit të tij të pakompromis me të vërtetën gjatë analizimit të letërsisë apo të çfarëdo fenomeni shoqëror apo letrar.

Flori Bruqi kalon nga Dante Aligeri te Ismail Kadare i shtyrë nga mesazhet e mëdha që përcjell letërsia e madhe e autorëve që kanë fuqi rrezatuese e unifikuese për letërsinë e tyre kombëtare. Ferri ferr mbetet si dje, sot e nesër. 

Qëndresa si vlerë kombëtare e shqiptarëve apo si ëndërr e dëshirë e përhershme e shqiptarëve në shumë vepra të Kadaresë, dimrat si stinë e dimrat si vuajtje për shqiptarët, si metaforë në letërsinë e Kadaresë, urat e kështjellat, besa e mbajtja e fjalës së dhënë, janë qëmtime, gjetje e pohime që Flori Bruqi i lehtëson për lexuesin e pangeshëm a dembel të letërsisë së Kadaresë dhe i paraqet me gjuhën e studiuesit në “Diademë Letrare II”.

“Princin shqiptar të kinemasë”, Bekim Femiun, këtë artist të përmasave botërore, këtë Uliks a Odise shqiptar, këtë patriot shqiptar që bëri për shqiptarët më shumë se divizione e taborre bashkë duke pohuar kudo skenave botërore se ishte shqiptar dhe nuk guxuan t’ia ndërrojnë asnjë germë të emrit asnjëherë, që edhe me vdekjen e vet dhe derdhjen e hirit të trupit të tij në Lumbardhin e Prizrenit i shërbeu Kosovës e shqiptarëve, Flori Bruqi e bën pjesë të librit të tij “Diademë Letrare II”, jo për shkak të librit me kujtime që ka shkruar Bekim Femiu, por për shkak se gjithë jeta e vepra e tij ishte në shërbim të artit e ishte art.

Edhe poeti, shkrimtari, këngëtari e patrioti idealist Jusuf Gërvalla është vështruar në tërësinë e tij nga Flori Bruqi me dashuri e konsiderata për artin e jetën e tij në shërbim të Kosovës e të çeshtejs shqiptare.

Nga “Diademë Letrare II” mësova se Jakov Mile, autori i librit “Raca Shqiptare”, mik i Migjenit, patriot i thekur shqiptar, kishte qenë ministër bujqësie në Shqipëri dhe u ndjeva me turp që nuk e kam ditur kur është dashtë me e ditë për me ia vendosë portretin krahas portreteve të gjithë ministrave të tjerë të bujqësisë të Shqipërisë të ekspozuar në mjediset e Ministrisë së Bujqësisë në Tiranë. 

Flori Bruqi edhe për shkak të doktorimit të tij e të shkollimit në në fushën e shkencore të Defektologjisë, është njohur në thellësi me veprën e Jakov Miles, me thëniet e kundërthëniet, me tezat e kundratezat dhe është përfshirë edhe vetë në debatet shkencore e jo shkencore mbi librin e bujshëm “Raca Shqiptare”. Vështrimi për këtë vepër e këtë çeshtje zë vend të rëndësishëm në këtë pjesë të dytë të Diademës Letrare.

Në “Diademë Letrare II” ndërthurën të vjetrit me të rinjtë, të huajt me shqiptarët, të gjallët me të vdekurit e gjallë, shkrimtarët që jetojnë në Kosovë, në Shqipëri, në Diasporë, ata që shkruajnë shqip e ata që shkruajnë për tema shqiptare në gjuhë të huaj dhe ndërthurën mes tyre natyrshëm Aleksandër Xhuvani studiues, gjuhëtar e veprimtar i kulturës kombëtare, Naim Kelmendi poet e publicist, Shefqet Dibrani publicist e poet, Amiko Kasaruho autoritet i rrallë moral i shqiptarëve që shkroi tmerrin e diktaturës komuniste të Shqipërisë që e provoi në kurriz dhe përktheu mrekulli nga letërsia botërore në gjuhën shqipe, shkrimtari Mehmet Kajtazi me korpusin e veprave të tij, Ramiz Kelmendi me kontributet e tij të shumta, Kadrush Radogoshi me jetën e veprën e vet, Engjëll I. Berisha me poezitë e tij, Jakov Xoxa, Sterjo Spase, Haki Stërmilli, Foqion Postoli si katër shkrimtarë të fillimeve të letërsisë së ndërprerë në Shqipëri para diktaturës dhe në fillimet e saj si dhe dhe kompozitori i njohur Rexho Mulliqi që mbetet krenari dhe emblemë në krijimtarinë muzikore shqiptare në Kosovë.

Një libër është si një godinë. Flori Bruqi kishte aq shumë material e lëndë të parë për libër sa nuk mjaftojnë tre – katër libra 300 faqësh për ta përfshi gjithë materialin e lëndën e parë në dispozicion. Shpresojmë se autori do të “ndërtojë” libra të tjerë me shkrimet e shumta që ka të shpërndara gjithandej nëpër website e organe të ndryshme shtypi.
Rexhep Shahu 

Tiranë, shtator, 2014

Serbet e Serbise frigohen prej një Flamuri shqiptar !




 Srbija - Albanija Foto: Printscreen





 Srbija - Albanija Foto: Printscreen



Dolazak fudbalera Srbije, Foto: Dado Đilas

Fudbaleri Albanije, Foto: Dado Đilas


 Navijači Srbije, Foto: Dado Đilas

navijac, foto profimedija

Stefan Mitrović, Reuters

 Fudbaleri Albanije, Foto: Dado Đilas





Foto: Saša Pavlić, Kurir

Dolazak fudbalera Albanije, Foto: Dado Đilas
Zastava Albanije, Foto: Printskrin

Fudbaleri Albanije, Foto: Twitter

View image on Twitter

View image on Twitter


Albanska zastava, Foto: Tanjug

Stefan Mitrović, utakmica, dron, fantom 2, zastava, Srbija, Albanija, prekid, fo
 Hapšenje navijača, Foto: Nemanja Pančić



Albanci spevali pesmu o utakmici protiv Srbije

FUDBAL
Autor: 
Uz naslov "Pesma za crno-crvene orlove iz nacionalnog tima", ova narodna pesma veliča "uspeh" u Beogradu
Albanska pesma, Foto: Printskrin
Albanska pesma, Foto: Printskrin
Albanska fudbalska reprezentacija dočekana je u Albaniji kao da je osvojila Svetsko prvenstvo.
U prilog euforiji koja je stvorena u ovoj zemlji, uprkos činjenici da bi zbog izazivanja prekida na stadionu Partizana mogli da izgube utakmicu službenim rezultatom 3:0, ide i pesma koja je objavljena danas na kanalu Jutjub.
Uz naslov "Pesma za crno-crvene orlove iz nacionalnog tima", ova narodna pesma veliča "uspeh" u Beogradu i stiče fudbalere Albanije kao velike heroje.





2014/10/15

Urime dhe falënderime nga zemra për Kryeministrin Berisha


Nga Prof.dr.Eshref Ymeri


    (Me rastin e 70-vjetorit të lindjes)

   Sot, 15 tetori,është një ditë e shënuar për Kryeministrin Berisha dhe për familjen e tij. Ai feston 70-vjetorin e ditëlindjes, së bashku me njerëzit e familjes dhe miqtë e tij të dashur, të cilët e urojnë nga zemra të ketë shëndet, jetë të gjatë dhe aktivitet të dendur politik në radhët e formacionit politik “Partia Demokratike e Shqipërisë”, themelimi dhe funksionimi i së cilës gjatë këtyre gati 24 vjetëve ështëi lidhur pazgjidhshmërisht me emrin e tij, ashtu siç janë të lidhura edhe shumë suksese të vendit tonë gjatë kësaj periudhe të pluralizmit politik.

       Me emrin e Kryeministrit Berisha janë të lidhura ngjarje të shënuara të historisë së vendit tonë të këtyre viteve të demokracisë, siç kanë qenë pranimi i Shqipërisë në Këshillin e Evropës, nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit, anëtarësimi në NATO, heqja e vizave dhe përgatitja e kushteve për marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Evropian, të cilin Partia Socialiste e bllokoi për disa vite me radhë.

Kryeministri Berisha dhe qeveria e tij, me kujdesin më të madh, arritën ta anashkalonin krizën e rëndë ekonomike që pllakosi botën, deri edhe vende të zhvilluara perëndimore. Fakti që në vitin 2009, një vit pasi kriza ishte bërë mjaft e ndjeshme, deri edhe në vende fqinje, si Italia dhe Greqia, qeveria Berisha rriti në një mënyrë të ndjeshme rrogat dhe pensionet. Madje ajo vazhdoi t’i rritë ato edhe gjatë gjithë viteve në vazhdim. Kjo rritje nuk mund të mos dëshmonte për stabilitet ekonomik.
Përveç urimeve të përzemërta pë 70-vjetorin e ditëlindjes, Kryeministri Berisha meriton edhe falënderime të posaçme për kontributin e madh që dha për ndërtimin e infrastrukturës rrugore. 


Gjatë kohës që ndodhesha në atdhe që prej 15 majit që kaloi, më rastisi të udhëtoja nga Tirana deri në Ksamil për pushime. Zgjerimi i autostradës Plepa-Rrogozhinë, ndërtimi i autostradave Lushnjë-Fier dhe Levan Vlorë janë të nivelit evropian dhe amerikan, zgjerimi dhe asfaltimi mjaft cilësori superstradës së Bregut nga Palasa deri në Sarandëështë një mrekulli e vërtetë. 

Kur me time shoqe, Havanë, u kthyem nga Ksamili më 20 shtator dhe udhëtuam nga Gjirokastra, soditëm me shumë kënaqësi rrugën Memaliaj-Tepelenë. Autobusi, me të cilin udhëtonim, largësinë mes Tepelenës dhe Levanit e përshkoi për 57 minuta. Më datën 22 shtator, unë me Havanë dhe me baxhanakun tim me të shoqen, udhëtuam nga Tirana deri në Prishtinë. U nisëm nga Kamza në orën 07-30 dhe në orën 10-00 arritëm në Prishtinë. Rruga e Kombit dhe të gjitha rrugët e lartpërmendura, mbajnë vulën dhe emrin e Kryeministrit Berisha. 

Dy tunelet e Kalimashit, me një gjatësi prej 11,6 km, janë dëshmia më e pastër e artit të ndërtimit në Shqipëri nën kujdesin e drejtpërdrejtë të Kryeministrit Berisha. 

Rruga e Kombit, për mendimin tim, e meriton plotësisht të quhet “Rruga e Kombit Sali Berisha” dhe mes daljeve të tuneleve të Kalimashit të ngrihet një shtatore madhështore e tij. 

Foto: Raporti i Komisionit Europian per Shqiperine asnje fjale te vetme per hapjen e negociatave. Me Edvin Kristaq Ramen nuk ka integrim!! sb

E njëjta gjë duhet thënë edhe për dy tunelet e bukura të Elbasanit, të cilët, po nën kujdesin e pandërprerë të Kryeministrit Berisha, u ndërtuan me një mjeshtëri të rrallë nga ana inxhinierike dhe u vunë në punë në afate shumë të ngjeshura.

Jam i bindur që Kryeministri Berisha nuk do ta festojë ditëlindjen me salltanete të mëdha, duke organizuar bankete me menu të pasura dhe me qindra e qindra të ftuar, apo duke u rënë tamtameve nëpër vila luksoze bregdetare ose nëpër kështjella hijerënda. 

Foto: Gezuar Kurban Bajramin!

Te dashur miq, neser te gjithe muslimanet shqiptar festojne diten e bekuar te Kurban Bajramit. Me kete rast ju uroj nga zemra te gjithe besimtareve muslimane dhe te gjithe besimtareve te Zotit, shqiptaret kudo qe jane, gezuar Kurban Bajramin, shendet, mbaresi, fat dhe gezime per ju dhe familjet tuaja. Sonte le t'i lutemi Zotit te madh qe perpjekjet, sakrificat tona per Zotin, veten, familjen, vendin, te na i ktheje ne miresi dhe mbaresi tek te gjithe! Gezuar!! sb
Gjëra të tilla nuk janë në natyrën e Kryeministrit Berisha, i cili e di se cili është standardi i jetesës së mbarë popullit shqiptar.

Le të më lejohet edhe mua dhe familjes sime t’i urojmë nga zemra Kryeministrit Berisha dhe familjes së tij gëzuar ditëlindjen në këtë 70-vjetor jubilar, jetë të gjatë, humor, suksese në aktivitetin politik dhe begati shpirtërore.

Eshref Ymeri
Santa Barbara, Kaliforni
15 tetor 2014



Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...