Agjencioni floripress.blogspot.com

2014/10/17

Të vërtetat dhe “gënjeshtrat” e Xhakomo Kazanovës


AventurieriEmri i tij është sinonim i feministit. Por jeta e libertinit më të famshëm të shtatëqindës ishte shumë më tepër
Aventurier, joshës, playboy ante litteram. Eshtë ky imazhi që kanë të gjithë për Xhakomo Kazanovën, kalorës i Seingalt (1725-1798). Kur mendon për të, imagjinata të çon tek paraqitja që i ka bërë Fellini në vitin 1976, në filmin e tij “Casanova”, apo në versione më të vonë (dhe më pak të famshëm) kinematografikë. E megjithatë, për historianët, libertini venecian nuk ishte një mashtrues cinik i femrave. Përkundrazi, ka nga ata që thonë se nuk ishte aspak një donzhuan sepse ndjenjat e tij ndaj grave ishin të sinqerta, aq sa në moshë të shkuar u shpreh i gatshëm të martohej me ato, të cilave u kish kërkuar dorën kur ishte i ri. Por në atë pikë, ato që ende nuk ishin lidhur në martesë, nuk e donin më.
Një tip i qetë
E vërteta është se vokacioni parësor i Kazanovës ishte që të kultivonte kënaqësinë e tij dhe të shijonte jetën pa punuar. Sado paradoksale që mund të duket sot, aspironte qetësinë dhe në fund edhe rehatinë e një familjeje. Por duke qenë se mënjanimi social nuk i mundësonte mjetet për ta arritur këtë, pasi kish provuar disa zanate të ndryshëm kuptoi se e vetmja mënyrë për të realizuar këtë projekt të tijin ishte që të bëhej aventurier: jetonte me gjithfarëlloj mënyrash e ndonjëherë me mashtrime, por ishte edhe pothuajse avokat, pothuajse prift, pothuajse oficer marine, e shumë gjëra të tjera. I lindur në Venecia në 2 prill 1725, zyrtarisht nga dy aktorë të Teatrit San Samuele (Gaetano Kazanova dhe Xhovana Farusi e quajtur Zaneta), ndoshta nga një marrëdhënie jashtëmartesore e nënës me fisnikun Mikele Grimani, ai i hyri karrierës eklesiastike. Në vitin 1740 mori tonsurën. Por kur u ngarkua të mbante një predikim në kishën e San Samueles, krejt papritur u zverdh dhe i ikën fjalët. Atëherë iu dedikua studimit të ligjit në Universitetin e Padovës, por ai i avokatit mbeti një prej të shumtëve profesione që nuk e bëri: braktisi studimet përpara diplomimit. Për pak muaj tentoi karrierën ushtarake duke i hipur një anijeje në mision për në Korfuz dhe Kostandinopojë, por edhe kjo përvojë rezultoi një hiç. Si kompensim, pa mbushur ende 18 vjeç, zbuloi një prej pasioneve të tij të mëdhenj: seksin. Dy motra që i përkisnin një familje fisnike veneciane, Nanetë dhe Marton Savorgan e prezantuan me shijimin e këtyre kënaqësive dhe këtij iu duk sikur, në moshën 17 vjeçare, kish gjetur fillin e kuq të fatit të tij. Gjatë një udhëtimi në Romë, tek kryente një detyrë të shkurtër në oborrin e peshkopit të Martiranos në Kalabri, Bernardino de Bernardis, pati aventurën e tij të parë. Lukrecia, bashkëshortja e një avokati napoletan që udhëtonte në të njëjtën karrocë, e mirëpriti në shtratin që ndante me të motrën 19-vjeçare. Nga kjo marrëdhënie lindi një vajzë, Leonilda, që Kazanova do ta shihte 17 vjet më vonë bashkë me Lukrecian. E cila, sipas tij, e ruante ende dashurinë e madhe per Kazanoven.
Okultist?
Ishte mbrëmja e 20 prillit 1746 që duket se ndryshoi fatin e tij. I rastisi që të ndeshte Mateo Bragadinin, anëtar i një prej familjeve më të vjetra dhe të pushtetshme të Venecias, të cilin e kapi një atak në zemër. Kazanova, që në Padova kish ndjekur për pasion më shumë leksionet e mjekësisë se sa të të drejtës, i bëri një ndërhyrje të shpejtë dhe e ndihmoi deri në fund, duke fituar kështu mirënjohjen dhe besimin e Bragadin. Ky ishte në të vërtetë një personazh i çuditshëm. Jetonte me dy zotërinj të tjerë të moshuar, Marko Dandolo dhe Marko Barbaro, me të cilët ndante një pasion të tepruar për magjinë dhe shkencat okulte. Të tre u bindën se djaloshi kishte fuqi taumaturgjike dhe hyjnore. Kazanova nuhati që po i hapej një rrugë fitimprurëse dhe nisi kështu të sajonte orakuj enigmatikë me anë të të cilëve u përgjigjej pyetjeve të të treve. Në ndërkohë, duke u zhytur në bibliotekën okultistike të vetë Bragadin përvetësoi disa dije magjiko-alkimike, që ia shtoi pranisë së shpirtërave dhe aftësisë për t’i ruajtur. Bragadini vendosi ta adoptojë si djalin e tij, si dhe t’i caktonte një pagë mujore që Kazanova vazhdoi ta marrë edhe në periudhat kur ndodhej jashtë Venecias. Ishin të ardhura që e lejuan të vazhdojë jetën e shthurur. E cila nuk ishte pa pasoja: forcat e rendit të Republikës së Venecias, në 25 korrik 1755 e arrestuan dhe e dënuan për “fyerje të rëndë… ndaj fesë sonë të shenjtë”. Në fund e burgosën pa gjyq në Piombi – gjë që të bën të besosh se prapa atij arrestimi ka patur një hakmarrje private.
Drejt Parisit
Pallati ndodhej në katin e fundit të Pallatit Dukal dhe emrin e kish për shkak se tjegullat që mbulonin çatinë ishin prej plumbi. Arratia rokamboleske nga ai burg, që më vonë u rrëfye nga vetë Xhakomo në një prej librave të tij, u bë një prej nxitëseve të famës së tij pas vdekjes. Arratia u realizua në bashkëpunim me një shok burgu pikërisht përmes çatisë. U favorizua nga një seri rrethanash fatlume dhe shkaktoi shumë bujë (askush nuk ishte arrestuar ndonjëherë nga Piombi), por natyrisht që bindi Kazanovën që të largohej me shpejtësi nga Italia. Në janar të vitit 1757, Xhakomo mbërriti në Paris: ishte vetëm 32 vjeç dhe ishte i gatshëm të bënte për vete shoqërinë e lartë franceze, duke realizuar ëndrrën e të gjithë rinisë së tij: të hynte në sallonet, ku për nga lindja dhe shtresa do ishte përjashtuar. Për të debutuar si protagonist e dinte që duhej të kërkonte mbështetjen e dikujt. Xhakomo mund të mbahej tek një mik me ndikim, diplomati Pierre-Fransua Joakim de Bernis, protagonist në krah të tij në një prej aventurave më pikante të rrëfyera tek “Kujtimet”. I emëruar ministër i Jashtëm nga mbreti Luigji XV, de Bernis ua rekomandoi dy prej personave më me ndikim të epokës: Joseph Paris-Duvernay, bankier i fuqishëm, dhe Jean Nicolas de Boulogne, kontrollor i përgjithshëm i financave të shtetit. Kazanova i shfrytëzoi në mënyrë vërtetë origjinale këto njohje. I bindi që të ngrinin në Francë lojën e llotarisë, e vënë në zbatim nga dy miq italianë, vëllezërit Gianantonio dhe Ranieri Calzabigi. Duvernay dhe Boulogne kishin në fakt një problem: të rishëndoshnin buxhetin mbretëror dhe të zeronin borxhin, që kish arritur në dy miliardë dollarë të sotëm, e që shteti e kish marrë për të ndërtuar shkollën ushtarake të kërkuar nga Madame Pompadour (e preferuara e mbretit). Calzabigët u bënë koncesionarë të llotarisë dhe Kazanova, për këtë nismë të tij siguroi një çek prej 200 mijë euro të sotme, përveç përqindjeve nga loja.
Diplomaci e lartë
Vetëm loja e llotarisë e Calzabigëve nuk mund të rregullonte buxhetin francez. Në ata vite Mbretëria e Francës kishte akumuluar një borxh të frikshëm. Një sasi shumë e madhe bonosh thesari nuk mund të paguhej. Një rrugëdalje mund të ishte negociimi i atyre bonove në tregjet e jashtëm, duke i këmbyer me likuiditete, apo të paktën me bono më të kuotuara. Kush do të nxirrte para nga ajo letër tashmë mbeturinë, do të shndërrohej në të preferuarin e mbretit të Francës. Boulogne dhe pasardhësi i tij Choiseul duhet të kenë menduar se vetëm një njeri brilant si Kazanova do të mund të provonte atë “mision të pamundur”. Vunë një shumë prej afro 200 miliardë të kohëve të sotme në bono thesari në duart e italianit dhe e dërguan në Amsterdam, që në atë kohë ishte qendra e bursës më të rëndësishme në botë. Pasi u fut në mjediset e masonerisë holandeze, Kazanova arriti të bëhet anëtar i lozhës që bashkonte 24 operatorët financiarë më të pasur dhe të rëndësishëm të vendit. Hapi i radhës ishte bërja bashkë e gjashtë bankierëve që blenë 200 miliardët e bonove franceze, me kushte tmerrësisht të favorshëm: 100 miliardë në cash, 7 në valutë letre plus edhe anulimin e një borxhi që kompania franceze e Indive kishte me atë holandeze. Parisi ishte i lumtur që të pranonte dhe Kazanova, që kishte siguruar një shumë të majme për ndërmjetësimin, u shndërrua krejt papritur në shpëtimtarin e atdheut.
Jetë e bukur
Tashmë i sigurtë për shpengimin e tij social, Xhakomo mori me qera një vilë shumë të madhe në rrethinat e Parisit me shumë kopshte, karroca, kuzhinierë dhe e transformoi në një strehë për shoqërinë franceze, aq shumë të dhënë pas qejfeve. Kishte një të dashur zyrtare, Manon Baleti, që ishte betuar të martohej por në fund preferoi shoqërinë e grave më të shpenguara. Nëse “bukuritë mercenare” si vajzat e zonjës Brunet, pronare e një shtëpie publike të famshme pariziene, kënaqeshin me dhurata të vogla, për aktoret dhe balerinat ankohej Kazanova, “duhet që gjithmonë ta kesh çantën gati”.
As të dashurat borgjeze nuk bënin shaka. Zonja Baret, një thashethemexhexhë e re në moshë, u mbush me bizhuteri dhe i kërkoi Kazanovës që të shlyente borxhet e të shoqit. Pastaj kishte shpenzime të jashtëzakonshëm, si ata për të bërë që të lindte fëmijën në fshehtësi e dashura e tij Giustiniana Vynne. Por atentatin më të madh ndaj kapitalit të gjeniut të shkujdesur të financave ia bënë ushtria e vogël prej 20 punonjësesh të industrisë së veshjeve, që kish ngritur për disa të afërm në Parma. Ishin të gjitha të moshës nga 18 deri në 22 vjeç, dhe shumë të bukura. Kazanova nuk diti të rezistojë. “Më interesonin të gjitha, dhe duke mos patur durimin që të siguroja pëlqimin e tyre me çmim të mirë, ato mund të më bënin ta paguaja shtrenjtë kuriozitetin tim. U mjaftonte të gjithave shembulli i të parës për të pretenduar një apartament të mobiluar, sapo kuptonin që kishin bërë që tek unë të lindte dëshira”. Siç mund të parashikohej, pas disa muajsh ishte “në trotuar”. Përfundoi në burg për fatura false si dhe mashtrime të tjerë. Doli katër ditë më vonë falë pagesës së bërë nga markezia d’Urfe (një prej miqësive të tij më të dobishme) dhe në muajt e mëvonshëm u përpoq shumë për të shtuar sërish pasurinë. Por pa sukses.
Ndërmjetës
Apogjeu i kalorësit të Seingalt kish kaluar tashmë. Kazanova kaloi në rolin e ndërmjetësit dhe agjentit të fshehtë, ndonëse nuk pushoi asnjëherë së prezuantuari projekte të mëdhenj tek oborret europianë. Propozoi një version të modifikuar të lojës së llotarisë tek Papa Klementi XIV, idenë e një zone industriale tek Republika e Venecias si dhe ndërtimin e një fabrike sapuni në oborrin polak, ndërkohë që mbretit të Spanjës i sugjeroi që të paqtonte Sierra Morenan. Por ishin të gjithë projekte në ajër. Me revolucionin e 1789, Kazanova humbi çdo mbështetje dhe iu desh të largohet nga Franca. Historia kishte arkivuar tashmë epokën e artë të libertinëve. Xhakomo u plak duke shfrytëzuar aftësinë e tij për të jetuar me të ardhurat e përmuajshme, deri kur në moshën 63 vjeçare, konti i Valdstein e mori si bibliotekar në kështjellën e tij në Dux, sot Duchcov, në Bohemi, aty ku redaktoi Kujtimet e tij që u botuan pas vdekjes. Nuk ia kalonte shumë keq: kishte ende përdorimin ekskluziv të një apartamenti në një kështjellë fisnikësh dhe mund të ankohej ende për shërbimin. Dhe ishte i shoqëruar nga femra.
Xhakomo Kazanova ndërroi jetë në 4 qershor 1798. Dy ditë më herët, admirueses së tij të fundit, Elise von der Recke që kërkonte një takim i përgjigjej me edukatë dhe ironi, duke firmosur në fund “Kazanova që po vdes”: “Nuk e kam më të mundur, hyjneshë Elisa, që të rezistoj përtej lutjeve të tua këmbëngulëse. Nëse nuk mund të të takoj, duhet që të paktën të justifikohem. Kam siguruar të gjithë pasaportat spirituale të nevojshme për një të krishterë, për të hyrë, pas kësaj jete tokësore, në vendbanimin e të pavdekshmëve të bekuar: por nuk do të doja që rrethana qesharake të prishnin këtë udhëtim të rëndësishëm”.

Duhet t’i ruhemi këtyre pasojave që media sociale kanë mbi ne!

social1. Redukton ndërveprimin mes personave
Jo vetëm që kaloni më pak kohë cilësore me njerëzit që janë fizikisht të pranishëm në jetën tuaj, por ata shumë shpejt do të mërziten me ju, kur ju t’i kushtoni më shumë vëmendje një pajisjeje elektronike, se sa atyre. Me kalimin e kohës, do të duan që të pushojnë së shoqëruari me ju.
2. Rrit në mënyrë drastike dëshirën tënde për vëmendje
Postimi i statuseve të paqartë në Facebook për të rrëmbyer vëmendjen e të tjerëve mund të shndërrohet lehtsisht në një zakon të keq për njerëzit që përdorin shpesh mediat sociale. Konkurrenca e pafundme për pëlqime dhe njoftime mund të të konsumojë.
3. Të shpërqëndron nga objektivat e jetës
Eshtë aq e lehtë të zhytesh në atë që po ndodh në mediat sociale, saqë njerëzit do të neglizhojnë objektivat e jetës së tyre reale. Në vend që të synojnë punën e ëndrrave duke fituar aftësi të shumta njerëzit, sidomos të rinjtë, kanë prirjen të kërkojnë famën në internet.
4. Rrit rrezikun për depresion
Sipas studimeve të fundit sa më shumë që njerëzit përdorin mediat sociale, aq më shumë ndjenja negative përjetojnë, duke përfshirë edhe depresionin. Mund të jetë sidomos e dëmshme për njerëz që janë diagnostikuar më parë me depresion. Nëse fillon të ndihesh me humor të keq në mënyrë të përsëritur, ndoshta është koha për një shkëputje nga media sociale.
5. Marrëdhëniet ka më shumë gjasa të dështojnë
Nuk vjen asgjë e mirë nga shfaqet e xhelozisë në internet dhe spiunimi. Mund të duket si zgjedhje e lehtë kur vjen fjala tek marrëdhëniet, por në të vërtetë shkakton më shumë dëme. Në fakt, studimet tregojnë se sa më shumë një person përdor Facebookun, aq më shumë gjasa do të ketë që të monitorojë partnerin, gjë që shkakton grindje dhe ndarje.
6. Përdorimi i tepruar i mediave sociale frenon krijueshmërinë
Media sociale është mënyra më e kollajtë për të frenuar, apo vrarë, procesin krijues. Lundrimi në faqe mediash sociale, sidomos Tumblr ka një efekt trullosës që ngjan me atë kur sheh televizion pa e patur mendjen. Nëse dëshiron të jesh produktiv, mbylli këta aplikacione.
7. Kërcënimet online janë të shpeshtë
Njerëzit ndihen shumë rehat në internet dhe thonë gjëra që normalisht nuk do i thonin në jetën reale. Nëse nuk je njeri që thua gjëra të tmerrshme, është e pashmangshme që me kalimin e kohës të ekspozohesh ndaj tyre. Dhe sikur të jesh një njeri që flet pisët? Mos e bëj! Nuk je aq anonim sa mendon.
8. Krahasimi i vazhdueshëm me të tjerë në internet të bën më të mjerueshëm
Personi digjital që njerëzit shfaqin në Facebook është shpesh herë shumë më i ndryshëm nga personi i vërtetë në jetën reale. Pas pak kohësh mund të të duket sikur i njeh mirë të njohurit të internet, duke krijuar në fakt një hendek social. Përpiqu të mos harrosh që të gjithë janë po aq humanë sa edhe ti.
9. Humbje gjumi
Drita që lëshojnë ekrane të ndryshëm elektronikë e bëjnë mendjen tënde të “mendojë” se nuk ka ardhur ende koha e gjumit. Edhe pa komplikime shtesë, e kemi të vështirë të kemi gjumin e nevojshëm gjatë natës. Ndoshta është më mirë të mos e mbash me vete telefonin gjatë natës.
10. Mungesë privatësie
Në këtë moment të kohës është e qartë që privatësia dhe interneti nuk shkojnë shumë mirë, sidomos po të kemi parasysh ruajtjen (dhe shitjen) e të dhënave të tuaja prej mediave sociale. Nëse poston cdo mendim që të vjen në mendje, mundet që në të ardhmen ai të rikthehet e të të përndjekë.

Gjithmonë në gatishmëri – ngarkesa psikike në vendin e punës

Të jesh gjithmonë dhe kudo i kontaktueshëm, të zgjidhësh shumë detyra njëkohësisht, punë me turne, presion për afat e rezultate: të gjitha këto mund të shkaktojnë ngarkesa psikike. Po a janë të matshme ato?
ngarkesaProbleme psikike, rraskapitje, humbje motivacioni – gjendje për të cilat për një kohë të gjatë nuk preferonte të fliste askush. Ndërkohë ato janë pjesë e pandashme e sektorit “Mbrojtje në punë dhe mjekësi në punë”. Por studime afatgjata mungojnë, thotë Hiltraud Paridon. “Zhvillimi teknik ka qenë kaq i shpejtë sa ne nuk jemi fare në gjendje të themi si ka qenë situata dhjetë vjet më parë”. Psikologia e diplomuar drejton sektorin “Ngarkesat psikike dhe shëndeti”, në Institutin për Punën dhe Shëndetin të Shoqërisë Gjermane për Sigurimin nga Aksidentet (IAG) në Dresden.
Shkaqet
Për shkak të celularëve është bërë e mundur që një punonjës të jetë i kontaktueshëm nga punëdhënësi vazhdimisht, edhe në fundjavë. Kështu për shumë, koha e punës shkrihet me kohën e lirë. Bëhet më e vështirë që ta heqësh mendjen nga puna dhe të ngarkohesh me energji të reja.
Nga presioni i afateve dhe për të dhënë rezultat është e prekur gati gjysma e të gjithë punonjësve. 60 përqind e atyre që punojnë multitasking, shpjegon Paridon. Në këtë kuadër duhet të kryhen detyra të ndryshme njëkohësisht. Edhe ndërprerjet e vazhdueshme mund të ushtrojnë efekt negativ në punë. Në disa grupe punonjësish, orari i punës është spostuar, gjë që mund të ushtrojë efekt negativ në psikikën e punonjësit. “Nga puna me orar të zgjatur në mbrëmje dhe në fundjavë është e prekur fort tregtia. Kjo ka të bëjë me oraret e zgjatura të kohës kur dyqanet rrinë hapur”, thotë Paridon. Shumë dyqane, sidomos supermarketet janë të hapura deri në mesnatë – edhe kjo është një ngarkesë shtesë për të punësuarit.
Pasojat për shëndetin
Në të gjitha aspektet si të qenit i kontaktueshëm, multitasking, kohëzgjatja e koha e punës bëhet fjalë për ruajten e raporteve. Nëse për një individ ngarkesa është shumë e rëndë, atëherë arrijmë te i ashtuquajturi “shfrytëzim”- dhe ndoshta edhe në pasoja për shëndetin. “Mund të kemi sëmundje të ndryshme. Si për shembull sëmundje zemre ose të muskujve e skeletit. Mund të kemi edhe sëmundje psikike, edhe shtim të shifrave të aksidenteve ose humbje të motivacionit. Kjo mund të shkojë deri në reagime negative të imunitetit të trupit.”
komunikimi
Në bazë të një studimi për aftësinë për punë dhe për të fituar të Dhomës Federale të Psikoterapetëve të vitit 2013, në vitin 2012 rreth 75.000 punonjës dolën në pension të parakohshëm për shkak të sëmundjeve psikike.
Meqenëse është ende e vështirë që të hartohen kritere të qarta vlerësimi për ngarkesat psikike, është po aq e vështirë marrja e masave parandaluese. “Por ndërkohë ka rekomandime, si parimi i semaforit: kur deri në një të tretën e vendeve të punës kemi ngarkesa psikike, nuk duhet të ndërhysh. Midis një dhe dy të tretave duhet të merresh më me imtësimi me problemin. Por kur janë më shumë se dy të tretat, atëherë semafori kalon në ngjyrë të kuqe dhe atëherë personat përgjegjës duhet të marrin masa”, thotë Paridon. Rëndësi ka edhe komunikimi i mirë dhe i hapur. Edhe në një botë të globalizuar dhe të ndërlidhur shkëmbimi i mendimeve me të tjerët, çfarë bëjnë e si veprojnë ata, ka rëndësi.

A mund ta kapë truri ynë dimensionin e katërt?

4DSuksesi i filmit Avatar në vitin 2009 tregon se të apasionuarit pas kinemasë e vlerësojnë dallimin mes 2D dhe 3D dhe janë gati të paguajnë pak më shumë për të dytën. Shumica prej nesh jemi mësuar të shohim 2D. Edhe pse karakteristikat në ekran duket sikur kanë thellësi dhe cilësi, në fakta pamja është e sheshtë. Por kur vendosim syzet 3D, shohim një botë që ka formë, një botë ku mund të ecim. Mund të imagjinojmë ekzistencën në këtë lloj bote, sepse jetojmë në një të tillë. Gjërat në jetën tonë të përditshme kanë gjatësi, gjerësi dhe lartësi. Por për dikë që e ka njohur jetën vetëm në dy dimensione, 3D do të ishte e pamundur të kuptohej. Dhe sipas shumë studimeve, kjo është arsyeja përse ne nuk e shohim dimensionin e katërt, apo cdo lloj dimensioni përtej tij. Fizikanët punojnë me supozimin se ka të paktën 10 dimensione, por shumica prej nesh nuk do i shohë asnjëherë. Sepse ne e njohim jetën vetëm në 3D, kështu që truri ynë nuk kupton si të shohë për më tepër.
Në vitin 1884, Edvin Abot botoi një roman që përshkruan të parit e dimensioneve përtej tonit. Tek “Romancë e shumë dimensioneve”, ai përshkruan jetën e një katrori në një botë dy dimensionale. Jeta në 2D nënkupton që katrori është i rrethuar nga rrathë, trekëndësha dhe katërkëndësha, por gjithë sa sheh katrori janë vija të tjera. Një ditë, katrorin e viziton një sferë. Në pamje të parë, sfera i duket thjeshtë si një rreth katrorit tonë, dhe katrori nuk mundet ta kuptojë se cfarë i thota sfera, kur i përshkruan atij objektet tredimensionalë. Me kalimin e kohës, sfera e merr katrorin në botën tredimensionale, dhe ky nis të kuptojë. Tani ai nuk sheh vetëm vija, por forma që kanë thellësi. I inkurajuar, katrori e pyet sferën se cfarë ekziston përtej botës tredimensionale; sfera shastiset. Ajo nuk mundet të kuptojë një botë përtej kësaj, dhe kjo vlen edhe për lexuesin. Truri ynë nuk është stërvitur të shohë gjëra të tjera vec botës sonë, dhe do të duhet dicka nga një tjetër dimension që të na bëjë të kuptojmë.
Po cili është ky dimension tjetër? Mistikët e shihnin si një vend ku jetonin shpirtërat, përderisa nuk ishin të lidhur prej rregullave tokësore. Në teorinë e tij të relativitetit, Einsteini quante dimension të katërt kohën, por shtonte se koha është e pandashme nga hapësira. Të afeksionuarit pas fantashkencës mund ta njohin këtë bashkim si hapësirë-koha, dhe në të vërtetë ideja e një vazhdimësie hapësirë-kohë është bërë popullore për shekuj të tërë prej shkencëtarëve të fantashkencës. Einsteini e përshkruante gravitetin si një përthyerje të hapësirë-kohës. Sot, disa fizikanë e përshkruajnë dimensionin e katërt si cdo hapësirë që bie pingul mbi një kub – problemi është se shumica prej nesh nuk munden të imagjinojnë dicka që është pingule me një kub.
Studiuesit kanë përdorur idetë e Einsteinit për të përcaktuar nëse mund të udhëtojmë në kohë. Ndërkohë që mund të lëvizim në cdo drejtim në botën tonë 3D, në kohë ne mund të ecim vetëm përpara. Pra, udhëtimi në të kaluarën është quajtur pothuajse i pamundur, ndonëse disa studiues kanë ende shpresë për të gjetur vrima që lidhin pjesë të ndryshme të hapësirë-kohës.
Nëse nuk mundemi ta përdorim dimensionin e katërt për udhëtim në kohë, dhe nuk mund ta shohim atë, atëherë c’kuptim ka të dimë për të? Kuptimi i këtyre dimensioneve më të lartë ka rëndësi për matematicienët dhe fizikanët sepse i ndihmon të kuptojnë botën. Për shembull, teoria e fijeve mbështetet mbi të paktën dhjetë dimensione që mbeten për t’u zbuluar.  Për këta studiues, përgjigjet e problemeve kompleksë të botës 3 D mund të gjenden në dimensionin tjetër – dhe përtej tij.

Radio na e bën rrëmujë mendimin kritik

Seria: “Si ndikon teknologjia në trurin tonë”
radio
Ashtu si cdo mjet tjetër, radio është kritikuar, vlerësuar, dhe është studiuar në cdo mënyrë të mundshme për pikat e forta dhe të metat që mund të shfrytëzoheshin. Kur psikologët studiuan efektet e radios, ata zbuluan dicka që i bëri kompanitë e reklamave të kohës që të uleshin në gjunjë e ti luteshin Satanait: Na bën shumë më të ndikueshëm.
Studimi tregonte se kur njerëzit dëgjojnë zërin e një njeriu pa parë trupin e tij, ata i japin shumë më tepër besueshmëri se sa një zëri që del nga goja e një njeriu që e shohin me sy. Kjo sepse i pari supozohet që nuk ka agjendë, apo të meta trupore. Eleminimi i një informacioni të tillë që do të kish nevojë të analizohej nënkupton që mesazhi nuk analizohet në mënyrë po aq kritike, si do të ndodhte në rastin e një mesazhi që është shkruajtur apo i është thënë personalisht dikujt. Po kështu, dëgjimi i radios ulte edhe aftësitë konjitive në përgjithësi, përgjatë kohëzgjatjes së aktivitetit.

Përse kemi nevojë të flemë. Ndoshta ka diçka tjetër përveç shpjegimeve shkencore?

Na është kërkuar miliona herë, dhe po aq herë nuk ia kemi dalë të japim një shpjegim përfundimtar, mbi arsyen përse kemi nevojë të flemë. Ndoshta është diçka që nuk e dimë?
sleepMesatarisht çdo person shpenzon rreth 1/3 e gjithë jetës duke fjetur. Në pjesën më të madhe të rasteve pra, çdo individ fle rreth 25 vjet gjatë ekzistencës së vet. Nuk dihet me saktësi se cili është motivacioni i sakte që shtyn çdo qënie njerëzore për të kryer herë pas here edhe “dremitjet” e shkurtra, në mes të ditës. Disa burime pohojnë që është e mjaftueshme të flesh rreth gjashtë orë në mënyrë të vazhdueshme, të tjerë mbështesin në vend të kësaj që, për një pushim optimal do të duhej të flihej të paktën tetë; që në fund kush mbështet që nuk ka rëndësi sasia e gjumit por cilësia. Prandaj sipas kësaj teorie të fundit, është e mundur vetëm dy orë dhe të jesh plotësisht i shlodhur dhe t’i kesh forcat dhe energjitë e nevojshme: për ta përballuar ditën? Mirë atëhere, nuk mundet të provohet në mënyrë të qëndrueshme kjo teori, edhe nëse dihen individë të veçantë që, ishin në gjendje të flinin tre orë në 24 të përditshme, pa shfaqur ndonjë lodhje e pa i rene ne qafe punës se tyre, e cila do ta demonstronte qartë.
Thuhet në fakt që një nga mendjet më gjeniale të historisë, Albert Einstein flinte vetëm dy orë për natë, megjithatë truri i tij ishte gjithmonë brilant dhe ka dhënë ashtu siç dimë të gjithë rezultate befasuese; me një kontribut për shkencën me të vërtetë pa precedente. Natyrisht në kushte normale gjumi është themelor, madje jetësor edhe përse pagjumësia është një patologji e vërtetë dhe në kohë të gjatë mund të sjelle edhe vdekjen. Në fakt ekziston një sëmundje e rrallë e quajtur: pagjumësi fatale familjare, kjo sëmundje e rrallë prek kompletin kromozomik të një individi, gje qe nuk te lejon te te zere gjumi e si pasoje te pushosh. proçesi që aktivizohet tek personi ndikuar nga kjo patologji e rrallë  çon dalëngadalë në vdekje. Sigurisht shkenca nuk mund të spjegojë, me preçizion të plotë pse në disa individë pushimi është ndryshe nga të tjerët; megjithatë është sigurisht e vërtetë që të flesh bën mirë dhe përmirëson kushtet e ekzistencës tonë. Pa gjumin nuk mundet të ëndërrohet, pa ëndrra nuk mund të jetohet e ndoshta ky është misteri më i madh që gjumi sjell me vete…

Cfarë po ndodh në Skoci?

Andrew Black
BBC
scot 1Në 18 shtator, votuesit në Skoci do të pyeten në një referendum, nëse duan që kombi të shpallet i pavarur nga pjesa tjetër e Mbretërisë së Bashkuar
Përse po ndodh?
Partia Kombëtare Skoceze, qëllimi kryesor i të cilës është pavarësia, fitoi me shumicë zgjedhjet e vitit 2011 për parlamentin skocez, gjë që u dha atyre mandatin për të kërkuar dhe arritur votimin për pavarësinë.
Ditën e referendumit, votuesit në të gjithë Skocinë do të shkojnë në kutitë e votimit për t’iu përgjigjur Po ose Jo pyetjes: “A duhet që Skocia të jetë vend i pavarur?”
Argumentat pro dhe kundër
scot 2Qeveria skoceze, e udhëhequr nga Ministri i Parë, Alex Salmond thotë se Unioni 300-vjeçar nuk i shërben më qëllimit dhe se një Skoci e pavarur, e ndihmuar prej pasurisë nga nafta, do të ishte një prej vendeve më të pasur. Ai thotë se është koha që Skocia të marrë në duar fatet e saj, e lirë nga ato që ai i quan “prangat” e parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar në Londër. Në anën e kundërt të debatit, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, e udhëhequr nga Kryeministri David Cameron, thotë se Britania është një prej unioneve socialë dhe politikë më të suksesshëm në botë.
Cilat janë temat kryesore?
scot 3Dy janë temat kryesore që janë shfaqur gjatë fushatës – nafta dhe monedha. Rezervat e gazit dhe naftës në detin e veriut (ose më saktë taksa e nxjerrë nga pjesa e Skocisë) janë jetike për të mbështetur kauzën e qeverisë skoceze për pavarësinë. Salmond thotë se një të dhjetat e të ardhurave – afro 1 miliardë stërlina në vit – mund të formojnë një fond nafte të ngjashëm me atë që operohet në Norvegji, duke krijuar një “arkë kursimi” sovrane prej 30 miliardë stërlinash brenda një brezi. Cameron thotë se Deti i Veriut ka qenë një histori suksesi britanike – dhe tani nafta dhe gazi është më e vështirë të nxirren, kështu që është më e rëndësishme se kurrë që industria të mbështetet prej “shpatullave të gjera” të Mbretërisë së Bashkuar. Kundërshtarët e PKS argumentojnë gjithashtu se po i bazojnë shpresat për të ardhmen në diçka që me kalimin e kohës do të shterojë.
Sa i përket monedhës, ajo ka qenë një tjetër fushë e rëndësishme mosmarrëveshjesh. Pas pavarësisë, qeveria skoceze ka ndërmend të ruajë stërlinën si pjesë e një bashkimi formal monedhe me pjesën tjetër të Mbretërisë së Bashkuar. Ajo argumenton se kjo është në interesin më të mirë të të gjithëve, por tre partitë kryesore britanike – Konservatore, Laburiste dhe Liberal Demokrate – nuk e pranojnë, dhe thonë se kushdo të jetë në pushtet pas zgjedhjeve të ardhshme nuk do të jetë dakord për një lëvizje të tillë. Ky pozicion erdhi pas botimit të një raporti të Sekretarit të Thesarit, ku paraqiteshin disa arsye përse unionet monetarë janë “të mbushur me vështirësi”.
A e duan njerëzit pavarësinë?
scot 4E vështirë ta thuash me siguri në këtë moment, ndonëse sondazhet e fundit kanë bërë të dy palët të thonë se tani rezultati është shumë i vështirë të parashikohet. Ndërkohë që tendencat e sondazheve tregojnë se shumica përgjithësisht nuk e duan pavarësinë, pala e PO-së thotë se tani vrulli është pë ta, pasi një sondazh i YuGov në Sunday Times thoshte se nga ata që e kanë ndarë mendjen, 51% kishin në plan të mbështesnin pavarësinë, dhe 49% kishin ndërmend të votonin JO. Eksperti i sondazheve, John Curtice tha se gjatë muajve të fundit, rezultati kish ngecur në një 57 me 43 përqind në favor të JO-së. Por profesori i politikës thotë se tani gara është bërë shumë e ngushtë.
Kush do të votojë?
Ata që janë mbi 16 vjec dhe që jetojnë në Skoci kanë fjalën e tyre për të ardhmen e kombit – sa kohë që janë të rregjistruar të votojnë. Por ka disa kërkesa. Votuesit e kualifikueshëm duhet të jenë britanikë, apo nënshtetas të BE ose komonuelthit me lejë për të hyrë dhe qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo do të thotë që 800 mijë skocezë që jetojnë në pjesa të tjera të Mbretërisë nuk votojnë dot, ndërkohë që 400 mijë banorë të Skocisë por që nuk janë skocezë munden.
Cfarë ndodh në 19 shtator?
Ditën e referendumit, nëse votohet PO, qeveria skoceze me shumë gjasa do organizojë një festë të madhe. Pas kësaj, do të nisë procesin e negociatave me pjesën tjetër të Mbretërisë së Bashkuar. Salmond dëshiron të shpallë Ditën e Pavarësisë në mars 2016 dhe zgjedhjet e para të parlamentit të pavarur skocez të mbahen në maj. Por në fillim do të duhet të arrihet një marrëveshje me atë që mbetet nga Mbretëria e Bashkuar, për cështje si pjesa që ka Skocia në borxhin kombëtar.
Megjithatë, nëse votohet JO, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të ketë një festë të madhe e më pas do i kushtojë vëmendje kalimit të më shumë kompetencave tek parlamenti skocez. Një komision i udhëhequr nga Sir Menzies Campbell thotë se parlamenti skocez duhet të marrë kompetenca të reja financiare, si për shembull rritja e përgjegjësisë për taksat.
scot 5Në fund, një mësim historie
Falë filmit të vitit 1995, Braveheart shumë njerëz kanë njohuri për luftërat skoceze për pavarësi, që u luftuan në shekujt 13 dhe 14. Një seri ngjarjesh panë mbretin e Anglisë, Eduard të marrë mbretërinë skoceze në 1296, përpara se Robert the Bruce të hakmerrej në betejën e Bannockburn në 1314 – një ngjarje të cilës sapo i është përkujtuar 700-vjetori.

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...