Agjencioni floripress.blogspot.com

2014/10/17

LEONARDO DA VINÇI, Endrra që s’ka mbaruar


vitruvianLeonardo Da Vinçi është njeriu që më tepër se të gjithë është bërë sinonimi i Gjeniut. Kohët e fundit, emri i tij i ravijëzohet shumë shpesh botëve të errëta, sekteve fantazmë e sekreteve. Atëherë dhe fjalët e tij bëhen më të rëndësishme. Duam t’i ndjekim për të kuptuar çfarë lidhje kanë me romanin e Dan Brown, i cili ka përdorur emrin e tij. Në edicionet e para të Kodit Da Vinçi mund të lexohet menjëherë titulli: Paria e Sionit – shoqëria sekrete e themeluar në 1099 – është një sekt që realisht ka ekzistuar. Në 1975, pranë Bibliotekës Kombëtare të Parisit, janë zbuluar disa pergamenë, të quajtura si Dosjet Sekrete, në të cilën shfaqte identitetin e disa anëtarëve të Parisë, mes të cilëve Isaac Newton, Botticelli, Victor Hugo dhe Leonardo da Vinçi.
Për të qartësuar jetën e Leonardos nisemi nga Vinçi, një vend i vogël pranë Val d’Arno, në kodrat e gjelbërta të Firences. Këtu në 1452, ndoshta në 15 prill, lindi Leonardo. Në ato vite, Vinçi ishte një ndër fermentet kulturore të Toskanës, asokohe më tepër se kurrë zemra e jetës politike, artistike dhe letrare të Katërqindës. Leonardo ishte i pashëm dhe i pasur me talent, një i ri me të dhëna të pabesueshme si fizike dhe artistike, një personazh që sot do ta gjejmë në të gjitha revistat shkencore dhe më në zë të kohërave. Të gjithë bien dakort mbi personalitetin e tij të veçantë, talentin e tij të padyshimtë, krijojnë një imazh të një të riu pozitiv dhe adoleshenca artistike e Leonardos fillon në Firence: 17 vjeç bëhet pjesë e një prej grupeve më prestigjoze të kohës, atij të Verrocchio, ku gjendet përkrah dishepujve si Botticelli apo Perugino.
Thuhet që Andrea Verrocchio, piktor dhe skulptor shumë i vlerësuar, për pikturën e San Giovanni-t që pagëzonte Krishtin, kishte patur idenë për t’i besuar të riut të sapoardhur pikturën e një ëngjëlli. Duke parë më pas rezultatin e këtij të riu që mësonte kaq shpejt, ishte shumë më cilësor se i veti, u fut në një krizë të thellë. E vërtetë apo legjndë, me siguri që pas pikturës në fjalë – Pagëzimi i Krishtit – nuk do të ishte më kaq e lehtë të kërkoje një pikturë Verrocchio-s. Vinçi është vetëm një vend i vogël, por ka tre muze dedikuar gjeniut Leonardo, si për shembull Museu Leonardian.
Për pikturat e Leonardos është folur shpesh, kuadro që janë rrethuar nga mistere si Xhakonda, Virgjëresha e Shkëmbinjve, Beteja e Anghari-t dhe mbi të gjitha Darka e Fundit. Më parë duam të tregojmë një dimension gjenial të Leonardos, atë të shpikjeve të tij. Intuita dhe parapritat e një njeriu që jetonte në të ardhmen: makina fluturuese, helikopteri, tanksi, mitralozi, që vijnë nga vizatime dhe shënime të Leonardos, duke shpalosur një botë të brendshme të vizioneve absolutisht të mrekullueshme për kohën.
Duhet të vazhdojmë të ndjekim gjurmët e Leonardos duke u zhvendosur në Milano, në Darkën e Fundit – kuadri që prezanton thelbin e romanit të Dan Brown. Më parë duhet të bëjmë një kalim në muzeun e shkencës dhe teknikës të Milanos, pasi duhet të shquajmë një fakt me të vërtetë të pabesueshëm; telajo mekanike e projektuar nga Leonardo në 1495 është rindërtuar nga muzeu vetëm në 2002. Është impresionuese sistemi i komplikuar dhe automatik i kësaj përbërjeje që karakterizon këtë makinë. Vetë Leonardo e quan projektin: “shpikja më e bukur dhe më e vlefshme për shtypin”.
Por surpriza e vërtetë është që jo vetëm në këtë epokë nuk ekzistonte asgjë e tillë, por asgjë e ngjashme nuk do të kishte dalë në skenë për gati treqind vjet. Një pararendje prej tre shekujsh. Qindra shpikje, pararendje të së ardhmes. Përmendim këtu jetën e ajrit, pararendje e helikopterit të Forlaninit. Me pak fjalë, një burrë që jetonte në të ardhmen. Dikush mbështet faktin që informacionet merreshin nga e shkuara, nga origjinat e vjetra esoterike, që ai mund t’i kishte fshehur, kriptuar, në kuadrot e tij. Është ndërkaq momenti për t’u përballur me Santa Marinë dhe të përballet me një ndër misteret më të mëdha që përshtjellojnë ekzistencën e Leonardos, kuadrin e Darkës së Fundit.
Është në Milano, pika fokale e Kodit Da Vinçi. Atje, i dukshëm në një mur të Manastirit të Shën Marisë. Pikturë që gjenerata të tëra milaneze dhe jo vetëm ata, kanë konsideruar veprën më të bukur të Leonardos. Ky manastir është bombarduar dy herë dhe të dyja herët Darka e Fundit, ka shpëtuar për mrekulli. Elementi më i emocionuar është momenti i zgjedhur nga Leonardo për të prezantuar Darkën e Fundit: Jezusi sapo i ka thënë apostujve që njëri prej tyre do ta tradhtojë. Ajo pamje e fiksuar në pikturë nga Leonardo është një moment i reaksionit të çorientuar dhe të pavend të Apostujve pas marrjes së këtij lajmi. Të dymbëdhjetë pyesin njëri-tjetrin, pas fjalëve të Mësuesit të tyre. Kush nga ata është tradhtari? Kush mund të dijë diçka?
Në Ungjillin e Markut lexohet: “Me të ardhur darka, Ai mbërriti me të dymbëdhjetë. Tani ndërsa ishin në mencë dhe hanin, Jezusi tha: “Në të vërtetë iu them, një nga ju, ai që po ha me mua, do të më tradhtojë”. Atëherë filluan të trishtoheshin dhe të pyesnin njëri-tjetrin: “Mos jam unë?”. Në vangjelin e Lukës, fjalët e Jezusit në fakt janë këto: “Ja, dora e atij që më tradhton është me mua, në këtë tavolinë. Biri i njeriut ikën, ashtu siç është vendosur; por mjerë ai bir njeriu që e ka tradhtuar”.
Sipas studimeve dhe dokumenteve, Leonardo do të kishte hedhur dyshime për të përshkruar fytyrën e vërtetë të Jezusit. Kujdesi i tij për tregimin e ungjillit ishte aq i madh saqë do ta kishte përcaktuar pikën e vështrimit nga gjashtë metër largësi, ashtu si në realitet do të kishte qenë për një njeri të ravijëzonte një sallë të vendosur në një kat të dytë lartësi. Pikërisht aty ku, sipas tregimit, do të ishte salla në të cilën Jezusi dhe apostujt do të kishin konsumuar së bashku darkën e fundit. E vendosur në atë lartësi (sot mund të shihet qartë distanca duke qenë se është rikrijuar), vepra mrekullonte këdo edhe në atë epokë. Çdokush kërkonte në ato trembëdhjetë fytyra gjurmët e një moshe, të një karakteri, ndjenjë, në atë moment aq dramatik. Sipas fantazive të Dan Brown, frymëzuar edhe nga autorë të tjerë bestseller, kjo pikturë kundërshtonte provën e martesës mes Jezusit dhe Maria Madalenës, figurës në të djathtë të Jezusit, deri më sot konsideruar si San Giovanni, do të rezultonte në fakt Madalena.
Jo vetëm kaq. Ishte evidente, në hapësirën boshe afët Jezusit, një V e madhe, simbol i femërores së shenjtë, mbetet shumë prezente në darkën e fundit. Përveç kësaj, është e mundur leximi i nja M të madhe, mes sfondit dhe figurës, të Maria Madalenës dhe kështu prova e mëtejshme e supremacisë brenda grupit të apostujve. Ndoshta gjërat nuk janë kështu. Nëse ka një veçori që nuk bën sens, është pozicioni i dorës. Një dorë që drejtohet nga një thikë, që nuk përcaktohet mirë kujt i përket. Për të kuptuar më mirë duhet të hyjmë në pikurë. Si mundet një gjeni që ka bërë matje të pagabueshme të ketë pikturuar një vepër arti kaq të shpërpjestuar.
Një krah monstruoz i gjatë gati sa dyfishi i krahut të treguar në pikturë, në rast se do i përkiste një nga personave prezentë. Dhe përse kjo dorë, në këtë pikë e panjohur, do të tregonte pikërisht një thikë? Dhe nëse në realitet nuk do t’i përkiste asnjërit prej apostujve të ulur në tryezë, por dikujt të fshehur? Në këtë rast në treyezë do të ishin katërmbëdhjetë, jo trembëdhjetë persona: do të kishte vend tashmë për një tjetër. Dhe në këtë rast mund të ishte një grua.
E nëse Leonardo do të kishte interpretuar letrën e Ungjillit të Lukës, që flet për një dorë, simbol të tradhtisë, i rrezikut të fshehur? Mund të jetë dora e vetmja pjesë e dukshme që shohim e Xhudës?
Afër Krishtit, siç e dinë, ata që e njohin pikturën është gjithnjë një prezencë e heshtur dhe e ëmbël dhe që është ngritur në qiell ashtu si Jezusi, duke marrë zyrtarisht vendin afër tij në teologjinë e krishtërimit. Prezenca femërore në Darkën e Fundit, të Leonardos, nuk mund të ishte veçse Maria, mëma e Jezusit, gruaja që i është kushtuar manastiri i Shën Mërisë së Falenderimeve dhe lutja më e recituar nga katolikët. Një figurë thellësisht kristjane, ajo e Marias, Madonës, Virgjëreshës që Leonardo ka pikturuar disa herë. Në fytyrë e re, me një kokë të varur ëmbëlsisht, siç shprehet në disa portrete të dedikuara asaj. Mjafton të shohësh pikturat si “Virgjëresha e shkëmbinjve”, “Adhurimi i Magjistarëve”, “Shën Anna, Virgjëresha, dhe Fëmija”. Në secilën ka një ngjashmëri në pamjen e Marias me atë të figurës së ulur afër Jezusit tek Darka e Fundit, e njëjta fytyrë pak më e mplakur, i njëjti shikim me sy të ulura poshtë, i njëjti impostim i ëmbël i trupit.
Për gjithçka mund të thuash për Leonardon, përveç që nuk dinte të transmetonte pajte të ndryshme për çdo ekspresion që hidhte në telajo. Kjo na bën të mendojmë edhe më shumë që ngjashmëria, kur është si në këtë rast, nuk mund të jetë e rastësishme.
Do të ishte sekreti i vërtetë i Leonardo Da Vinçit, një figurë mëme, përkrah Zotit që u bë njeri, gruaja që afër tij që bëri mrekullinë e parë në dasmën e Kanës, gruaja që e ndoqi duke derdhur lot karvanin, gruaja që u lut nën kryqin e tij, gruaja që e përqafoi në mëshirën e vdekjes që po i afrohej.
Leonardo ka pikturuar një rol akoma më të rëndësishëm për atë që më shumë se çdokush tjetër do të kish patur në zemër fatin e Krishtit dhe të kishës së tij. Një prani që rivjen edhe sot në shumë prej shfaqjeve në çdo cep të botës. Ndërkohë, për t’u rikthyer tek Leonardo, në Romë jeton një studiues, i cili ka një teori disi të çuditshme mbi pikturat e Leonardos. Janë të shumta veprat që meritojnë nderimet më të larta, si “Sant’Anna”, “Virgjëresha dhe fëmija”, “Portreti i Cecilia Galleranit”, njohur më mirë si Dama me Herminë – dy versionet e “Virgjëreshës së Shkëmbinjve”. Dhe më pas portreti i “Ginevra de’ Benci”, i frymëzuar prej mjeshtrave të vjetër flamingë, si dhe “Madonna Benois”, që ruhet në Trashëgiminë e Shën Petërburgut. Janë piktura njëra më e bukur se tjetra, që qoftë edhe të vetme do të ishin në gjendje të krijonin famën e një artisti. Në tryeza dhe afreske ka dizenjo të pafundme, shpeshherë kaq të bukur sa të meritojnë vende me peshë në pinakoteka të rëndësishme.
Njeriu vitruvian
Një prej skicave më të famshme në botë, riprodhuar pothuajse kudo. Tek Kodi i Da Vinçit, përmendet për shkak të pozicionit të tmerrshëm të kuratorit të Louvre-t, Jacques Sauniere gjatë vdekjes së tij: nudo, me krahët dhe këmbët të vendosura sipas skicës së Leonardos. Por më interesante është saktësia me të cilën Leonardo studion dhe dizenjon trupin e njeriut, duke kodifikuar gjatësitë e gjymtyrëve, të sipërme e të poshtme. Dimë që përdorte kufoma të freskëta për qëllime studimesh.
Virgjëresha e Shkëmbinjve
Gjithnjë në Louvre ndodhet një prej dy kopjeve të Virgjëreshës së Shkëmbinjve, një tjetër pikturë që përmendet tek Kodi i Da Vinçit, duke ngatërruar megjithatë pozicionet e të voglit Gjon Pagëzor dhe të Jezusit fëmijë dhe duke arritur më pas në konkluzione arbitrare dhe duke përshkruar gishtat e dorës së Madonës si thonj të një shqiponje, në një gjest kërcënues ndaj një koke të padukshme e të paidentifikuar. Një tjetër prej shumë sajimeve të romanit që ka bërë në fakt të humbasë simbolizmi i vërtetë i shkëmbinjve, lidhur thellësisht me Marinë.
Xhokonda
Një prej kryeveprave të tij më emocionuese është pa dyshim Xhokonda. Saktësia e vështrimit indiferent, detajet e vetullave dhe gojës, aq të gjalla sa që duken të bëra jo me ngjyra por me mish të vërtetë. Sipas studimeve të fundit, në fakt historia e Xhokondës mbetet ende për t’u shkruajtur dhe se ka ende pasiguri mbi kur-në, ku-në dhe përse-në e veprës më të famshme në botë.
Sipas një sutdimi të kohëve të fundit të neurobiologes amerikane Margaret Livingstone, e Universitetit të Harvardit, “buzëqeshja e Xhokondës duhet të jetë një iluzion që duket dhe zhduket për shkak të mënyrës së veçantë me të cilën syri i njeriut analizon imazhet”.
Syri i njeriut ka një vizion të centralizuar, shumë të mirë për të njohur detajet; si dhe një tjetër periferik, shumë më pak të sofistikuar, por megjithatë më të përshtatshëm për të perceptuar hijet. Leonardo e pikturoi buzëqeshjen e Mona Lizës duke përdorur hije që i shohim shumë më mirë me vizionin tonë periferik. Për këtë arsye, për të parë Mona Lizën të buzëqeshë duhet të fiksojmë sytë e gruas ose çdo pjesë tjetër të pikturës, me qëllimin që buzët të bien në fushën e vizionit periferik.
Beteja d’Anghiari-t
Një tjetër mister ka të bëjë me Betejën e Anghiarit, e porositur nga qeveria fiorentinase për të kujtuar fitoren ndaj milanezëve në 1440. Gjë që ishte në fakt edhe një sfidë, duke qenë se piktura do të gjente vend në një prej mureve të Sallës së Këshillit të Madh të Pallatit të Vjetër, mu përballë Betejës së Kaskinës, e cila i ish dhënë për ta realizuar të riut dhe të famshmit Michelangelo Buonarroti, artisti që vetëm pak vite më vonë do të realizonte afreskun e Kapelës Sistinë.
Një përplasje titanësh, ndonëse asnjë prej dy veprave nuk u çua deri në fund. Leonardo arriti të transferojë në mur vetëm një pjesë të asaj që kish përgatitur. Vasari e mbuloi veprën me një afresk, duke lënë megjithatë një shenjë. Dhe në fakt në qershor të vitit 2005, ishte qëllimi i një studiuesi italian për të gjetur pikturën e humbur të Leonardos, duke nisur nga një frazë të gjetur me gërma të vogël në një flamur “kërko dhe gjej”, që zbuloi veprën.
Misteret janë të shumtë dhe kërkimi mes simboleve të Leonardos mbetet i hapur dhe agresiv. Misteri i vërtetë që rrethon Leonardon është aktiviteti i tij i ethshëm, paaftësia e tij për t’u ndalur, sasia e veprave, ideve dhe projekteve të realizuar apo vetëm ëndërruar. Gjithçka nis nga kurioziteti, nga vëzhgimi i vëmendshëm dhe i apasionuar i natyrës dhe botës që na rrethon.
Një njeri në gjendje të konceptonte pyetje në kërkim të përgjigjeve. Një ëndërr që vazhdon të jetojë dhe që të gjithëve na pëlqen ta shijojmë… 

Vjedhjet me te bujshme te veprave te artit

paintingVeprat e medha te artit kane qene gjithmone ne shenjester te hajduteve, per shkak te çmimit te tyre teper te madh. E megjithese ato ruhen ne kushte mjaft te rrepta, serish hajdutet kane arritur te bejne vjedhje spektakolare te tyre. Disa nga keto vepra jane kthyer nga vete hajdutet, e disa jane kapur nga policia, ndersa disa prej tyre tashme jane harruar. Gazeta “Tirana Observer” iu sjell sot veprat 11 vjedhjet me te bujshme te veprave te artit.
1. Duka i Uellingtonit, Goja
Ne vitin 1961, Carls Uigstman, koleksionisti i pasur amerikan, biznesmen i naftes bleu “Portretin e Dukes se Uellingtonit” te Gojas per 392 mije dollare dhe kish ne plan ta merrte ne SHBA. Pati nje shperthim kaq te madh te zemerimit te publikut, saqe qeveria britanike e rriti shumen e nevojshme per ta shitur. Me pak se tre jave pasi u var ne menyre triumfale ne Galerine Kombetare, ajo u vodh. Hajduti kerkoi nje shperblese ne pothuajse te njejten shume dhe tha se keto pra do ti çonte per bamiresi. Ne vitin 1965, hajduti dergoi nje pusulle per te perditshmen britanike The Daily Mirror dhe piktura u gjet nga policia ne nje zyre hekurudhore bagazhesh. Hajduti, nje shofer autobusi i papune me emrin Kempton Bunton u vetedorezua gjashte jave me vone. Ai kish planifikuar qe te perdorte parat per te blere licenca televizive per te varferit. U burgos per tre muaj.
2. Fshikullimi i Krishtit – Piero dela Francesko
Italia, shtepia e artit, ka qene njekohesisht shtepia e vjedhjeve te veprave te artit. Kur dy vepra te Piero dela Franceskos, “Fshikullimi i Krishtit” dhe “Madona e Senigalias” si dhe nje veper e Rafaelit “Memeci” u prene dhe shkeputen nga kornizat e tyre dhe u vodhen nga Pallati i Dukes ne Urbino, kjo u pershkrua si vjedhja e shekullit sa u perket veprave te artit. Krimi kishte si motiv te vetem fitimin. Ai u krye nga kriminele vendas qe planifikuan te shisnin veprat ne tregun nderkombetar dhe ata nuk do te ishin te fundit qe te zbulonin se nje pjese e madhe e kryeveprave te riprodhuara te artit eshte e pamundur te shnderrohen ne para. Pikturat u gjeten te pademtuara ne Lokarno, Zvicer ne vitin 1976.
3. Piktura te ndryshme – Renua, Mone, Koro
Vjedhja e nente pikturave, perfshire “Duke u lare” te Renua dhe “Impresioni, Soleil Levant” te Monese, e cila i dha emrin rrymes se Impresionizmit, nga Muzeu Marmotan ne Paris, ndodhi ne vitin 1985. Policia deklaroi fillimisht se krimi ishte kryer nga grupi radikal “Veprim Direkt”. Por, shume piktura qe ishin vjedhur nga nje muze provincial francez ne fillim te vitit 1984 u zbuluan ne Japoni, pas nje informacioni qe u sigurua prej nje shitjeje e vogel. Pikturat ishin ne duart e Shuiniki Fujikuma, nje gangster i njohur. Ai kish qene gjithashtu njeriu prapa grabitjes ne Muzeun Marmotan. Ne te vertete, ai kish qarkulluar para vjedhjes se nente veprave te famshme te artit nje katalog te tyre. Legjislacioni i manget japonez per vjedhjen e veprave te artit ishte i njohur tashme, dhe kudo nisen te perhapen zerat e grupi mafioz japonez, Jakuzat, kishte penetruar ne boten e artit. E verteta ishte ne nje shkalle me te vogel. Fujikuma ishte arrestuar ne France me 7.8 kilograme heroine ne vitin 1978. Gjate qendrimit per pese vite ne burg ai u njoh me Filip Jamin dhe Jusef Kimun, anetare te sindikates se vjedhjeve te veprave te artit. Ata e kryen grabitjen per te. Por pikturat u rigjeten n vitin 1991 ne Korsike.
4. Maska e varrimit e Pakalit – Historike
Ne dhjetor 1985, roje te Muzeut Kombetar te Antropologjise ne Meksike mberriten ne pune, ku zbuluan se mbulesat e xhamit ishin hequr nga gjashte vitrina. 140 objektet qe ishin vjedhur perfshinin copa nefriti dhe floriri nga skulpturat Maja, Azteke, Zapoteke dhe Mizteke. Pergjegjesi, Felipe Solis vleresoi se vetem njera prej tyre – nje vazo ne forme majmuni – mund te vlente 20 milione dollare ne treg – nese do te gjendej nje bleres. Shumica e tyre nuk ishin me shume se 3 centimetra. Te gjithe sendet e grabitur mund te ishin nxene fare mire ne pak valixhe. Edhe sot e kesaj dite, kjo konsiderohet grabitja me e madhe e objekteve te çmuar. Maska e Varrimit u rigjet.
5. Koshi i qepeve – Sharde
Grabitja ne degen e Manhatanit te tregtarit londinez, Kolnagi ne East 8 Street ishte shume e sofistikuar. Ajo perfshinte hyrjen brenda permes nje çatie prej xhami si dhe nje manovrim me nje litar qe u ka mundesuar grabitesve te zbresin teposhte kafazit te shkalleve. Megjithate, pasi u futen brenda ata nuk rezultuan aspak te afte, duke u marre me vetem disa piktura dhe duke mos perzgjedhur aspak me te mirat. Thene kjo, 8 pikturat dhe dhjete vizatimet qe ata grabiten perfshinin dy piktura nga Fra Anxheliko – e siguruar me 4 milione dollare – dhe “Koshin e Qepeve” te Sharde. Vetem 14 prej veprave jane rigjetur. Grabitja pati nje vlere totale prej 6 deri 10 milione dollare, duke e shnderruar ate ne vjedhjen me te madhe te veprave te artit ne Nju Jork. Ajo nxorri ne pah fakti qe grabitjet ne galerite private mund te rivalizojne ato neper muze – me me shume garanci dhe zakonisht me pak siguri.
6. Lulediellit e thara – Van Gog
Tre piktura te Van Gogut, perfshire “Lulediellit e thara”, “Brendia e endesit” dhe nje version i hershem i “Patatengrenesve” u vodhen ne Muzeun Kroller-Muller ne Oterlo, Hollande. Modeli i vjedhjeve te veprave te artit ndjek pak a shume dhe pasqyron ate te vete tregut te veprave te artit, dhe ne kete rast ndodhi pikerisht kjo gje. Vetem dy jave me pare, ishte botuar nje liste e çmimeve me te larte qe paguhen per veprat e artit tek Stheby dhe Christie. Mes dhjete me te kushtueshmeve ishin edhe pese vepra te Van Gogut, duke perfshire edhe çmimin 53.9 milione dollare per “Irisin”, qe ne ate kohe ishte çmimi me i larte i paguar ndonjehere per nje pikture. Hajdutet u rikthyen dhe kerkuan 2.5 milione dollare per te dyja. Policia arriti t’i rimarre ne 13 korrik 1989. Asnje kacidhe nuk u dha per to.
7. “Stuhia ne Detin e Galilese” – Rembrand
Ne oren 01.24 te mengjesit pas Dites se Shen Patrikut, dy burra me uniforma policie trokiten ne nje dere anesore te Muzeut Izabela Stjuart ne Boston, duke permendur se kishte nje lloj “shqetesimi” ne bodrume. Rojet i lane te hyjne brenda, por pas vetem pak sekondash e pane veten te lidhur me pranga dhe te mbyllur ne nje bodrum. Veprat qe hajdutet arriten te vjedhin perfshinin “Koncertin” e Vermeer, “Stuhine e Detit te Galilese”, qe eshte e vetmja pikture me sfond detin e Rembrandtit, “Chez Tortonin” e Mane, pese vepra te Degas si dhe disa sende te tjere qe perfshinin nje pjekese buke kineze te bronzte si dhe nje shtize flamuri nga koha e Napoleonit. Te paprekura mbeten pikturat e Rilindjes, perfshire “Evropen” e Titianit e cila eshte vepra me e kushtueshme ne te gjithe koleksionin. Shifra aktuale e dollareve qe i eshte caktuar si çmim veprave te vjedhura ishte 300 milione dollare. Ne vitin 1997, kur hetimi ishte duke u shuar, muzeu e rriti shperblimin nga 1 milione ne 5 milione dollare per rikthimin e tyre. E kuptueshme qe menehere dolen shume nejrez qe ofronin te dhena, mes tyre nj tregtar sendesh antike nga Bostoni, Uilliam Janguorth III. Ai ishte nje personazh i erret por fitoi shume vemendje kur i tha Tom Mashbergut, nje gazetari te Boston Herald, se ai dhe nje personazh shume i shkathet me emrin Mails Konor mund te rikthenin veprat e vjedhura te artit. Cmimi i tij: imunitet per ate vete, lirimin e Konorit nga burgu dhe, natyrisht, shperblimin, Konor kish qene i burgosur ne kohen e vjedhjes ne Gardner – per shkak te nje tjeter vjedhjeje te veprave te artit – por ai pretendoi se do te ishte ne gjendje te gjente vendndodhjen e veprave nese lirohej. Shume shpejt, nisi te bjer besueshmeria. Me pas, Mashberg mori nje telefonate e cila u pasua nga nje udhetim me makine drejt nje magazine naten ku i treguan – ne driten e pishtarit – aet qe mund te kish qene, ose mund te mos kish qene “Stuhia ne Detin e Galilese”. Me vone, atij iu dhane disa cifla te piktures. Dyshimet nisen te perhapen menjehere se mund te mos ishin pikerisht cifla te kesaj vepre. Kryeprokurori i SHBA kerkoi qe nje prej pikturave te rikthehej si prove qe edhe te tjerat i zoteronin ata qe pretendonin. Negociatat u nderprene. Konor ka dale sot nga burgu, por veprat e artit nuk jane gjetur edhe sot e kesaj dite.
8. Portret i nje piktori pers – i panjohur
Muzeu Kombetar i Kuvajtit dhe Shtepia e Sendeve Antike Islamike u vodhen gjate pushtimit shtate mujor nga Iraku. Atehere, ndertesave iu vu zjarri. Te dy muzete kishin nje koleksion arti islamik – nje prej me te mireve ne bote – qe ishte mbledhur nga familja al Saba e Kuvajtit ne vitet ’70-te dhe ‘80-te. 20 mije sende – perfshire arme, armature, qeramika, ene prej argjile, plumbi dhe vepra dekorative nga Persia e lashte, mamluket e Egjiptit dhe perandoret Mugale ne Indi si dhe Kuvajtin e Epokes se Bronxit ishin paketuar ne arka dhe ishin derguar ne Muzeun Kombetar te Irakut ne Bagdad, ne nje varg me 17 kamione. Pati shume pesimizem per mundesine e rikthimit te tyre, perveçse permes blerjes copa-copa ne tregun e zi, por nje ekip i vogel kuratoresh mberriti ne Bagdad gjashte muaj pas armepushimit. Mes 16 shtatorit dhe 20 tetorit 1991 ishin rikthyer 16000 pjese. Vjedhja masive e arti e organizuar nga shteti te kujton sjelljen e pushtuesve ne lufterat e mehershme, duke perfshire monarket evropiane dhe Napoleonin. Dhe qellimi i Sadamit – ashtu si ai i Hitlerit – shkonte pertej grabitjes. Ai donte te zhdukte identitetin historik dhe kulturor te Kuvajtit.
9. “Fusha me grure dhe sorrat” – Van Gog
Kater holandeze u arrestuan per vjedhjen e Muzeut Stedelijk ne Amsterdam te jo me pak se 20 veprave te Van Gogut. Ato u risollen brenda nje ore. Policia kish mendimin se nese vjedhja do te ishte e suksesshme, nuk do te kerkohej asnje shperblese. Pikturat do te beheshin thjeshte instrumente financiare ne ekonomine e zeze globale. Tre prej tyre ishin demtuar keqas, duke perfshire nje prej pikturave te fundit vizionare te Van Gogut, “Fusha me grure dhe sorrat”. Fakti qe shumica e veprave te artit qe vidhen rikthehen ne forme pak a shume te mire mund t’i beje njerezit te kene nje besim te tepruar. Por, siç tregon ky rast, veprat e artit jane te brishta dhe mund te mos kene shume fat.
10. Parisieni i ri – Renua
Pak minuta para ores se mbylljes te muzeut, nje burre hyri ne Muzeun Kombetar ne Stokholm, me nje automatik ne duar. Ai ia drejtoi nje rojeje te paarmatosur ne holl, nderkohe qe dy bashkepunetore te tij qe ishin futur brenda tashme moren nje autoportret te Rembrandtit si dhe dy piktura te Renua: “Parisieni i ri” dhe “Bashkebisedimi” ne katin e dyte. Ata bene nje arratisje si ne filma, duk mbushur dyshemene me gozhde per te shmangur ndjekjen dhe duke u larguar me nje motobarke. Me pas, hajdutet iu afruan nje avokati i cili transmetoi kerkesen e tyre per te rikthyer veprat: 10 milione dollare per pikture. Oficeri i policise i ngarkuar me hetimin kerkoi fotografi. Fotot ishin bindese, dhe policia kerkoi menjehere qe avokati te zbulonte identitetet e hajduteve. Ky i fundit refuzoi, duke permendur konfidencialitetin, dhe kembenguli se “nuk kish bere asgje te keqe”, duke u thene hajduteve se nuk kerkonte asnje lek si ndermjetes. Megjithate, ai trajtohet si i dyshuar. Tete vete jane arrestuar per kete çeshtje dhe ka tashme nje mandat arresti per nje te nente. Por edhe sot e kesaj dite, pikturat nuk jane gjetur.
11. “Britma” – Eduard Mynsh
Ne 22 gusht 2004, “Britma” e Muzeut Mynsh u grabit me arme, bashke me Madonen e Mynsh. Zyrtare te muzeut shprehen shprese se do ta shihnin serish pikturen, duke menduar se ndoshta hajdutet o te kerkonin para. Ne 8 prill 2005, policia norvegjeze arrestoi nje te dyshuar ne lidhje me vjedhjen. Ne 28 prill 2005, u perhapen zera se dy pikturat ishin djegur nga hajdutet per te fshehur provat. Ne 1 qershor 2005 bashkia e Oslos ofroi nje shperblim 2 milione korona norvegjeze per informacione qe do te ndihmonin ne gjetjen e piktures. Ne fillim te vitit 2006, gjashte vete me precedente penale ishte menduar te dilnin para gjyqit nen akuza qofte per ndihme ne planifikim, qofte ne ekzekutim te vjedhjes. Tre prej tyre u denuan nga 4 deri tete vite burg ne maj 2006. Dy prej tyre, Bjørn Hoen and Petter Tharaldsen u urdheruan gjithashtu te paguajne 750 milione korona (122 milione dollare) bashkise se Oslos, vendi ku ndodheshin me pare pikturat.

Z. Gorbaçov, shembe këtë mur!

Fjalimi i historik i mbajtur para Portës së Brandenburgut në Berlin, nga Presidenti i SHBA, Ronald Reagan, ne 12 qershor 1987. Për shumëkënd, fjalët e tij drejtuar udhëheqësit sovjetik, Gorbaçov, u shndërruan në simbolin e fillimit të shembjes së Perdes së Hekurt
Sekretari i Përgjithshëm Gorbaçov, nëse kërkon paqen, nëse kërkon begatinë për Bashkimin Sovjetik dhe Europën Lindore, nëse kërkon liberalizimin: Eja këtu, tek kjo portë! Z. Gorbaçov, hape këtë portë! Z. Gorbaçov, shembe këtë mur!
C41250-34Fjala e presidentit Ronald Reagan ne Porten e Brandenburgut ne Berlinin Perendimor, Gjermani, 12 Qershor 1987
Kancelari Kohl, Z. Kryebashkiak Diepgen, zonja dhe zotërinj: 24 vjet më parë, Presidenti John F. Kennedy vizitoi Berlinin dhe i foli popullit të këtij qyteti si dhe të gjithë botës, që nga ndërtesa e Bashkisë. Që atëherë, dy presidentë të tjerë kanë ardhur në Berlin secili gjatë mandatit të tij. Dhe sot, unë vetë zhvilloj vizitën time të dytë në qytetin tuaj.
Ne presidentët amerikanë vijmë në Berlin, sepse është detyra jonë të flasim, në këtë vend, për lirinë. Por unë dua të rrëfej, se na tërheqin në këtë vend edhe gjëra të tjera: ndjenja e historisë në këtë qytet, më shumë se 500 vjet më i lashtë se kombi ynë; bukuria e Gunevaldit dhe Tiergartenit; mbi të gjitha, nga kurajo dhe vendosmëria juaj. Ndoshta kompozitori Paul Lincke kuptonte dicka nga presidentët amerikanë. Unë, ashtu si shumë presidentë të tjerë para meje, kam ardhur këtu sot sepse kudo ku shkoj, cfarëdolloj gjëje që bëj: Ich hab noch einen Koffer in Berlin. 9Unë kam ende një valixhe në Berlin).
Takimi ynë sot transmetohet në të gjithë Europën Perëndimore dhe Amerikën Veriore. Di që po shihet dhe dëgjohet edhe në Lindje. Për ata që dëgjojnë në të gjithë Europën Lindore, kam një fjalë speciale: Ndonëse nuk mundem të jem me ju, jua drejtoj këto fjalë ju, ashtu sikurse atyre që ndodhen mu këtu para meje. Sepse unë bashkohem me ju, ashtu si bashkohem me bashkatdhetarët tuaj në Perëndim, me këtë besim të pandryshueshëm: Es gibt nur ein Berlin. (Ka vetëm një Berlin).
Prapa meje ngrihet një mur që rrethon sektorët e lirë të këtij qyteti, pjesë e një sistemi të madh barrierash që ndajnë të gjithë kontinentin e Europës. Nga Balltiku, më tej në jug ato pengesa ngrihen mespërmes Gjermanisë, në një prerje të madhe telash me gjemba, betoni, qensh kufiri dhe kullash rojesh. Më tej në jug mund të mos ketë një mur të dukshëm. Por atje mbeten rojat e armatosur dhe pikat e kontrollit  – mbetet një kufizim i të drejtës për të udhëtuar, një instrument për t’u imponuar burrave dhe grave të zakonshme, vullnetin e një shteti totalitar. Megjithatë, këtu Në Berlin Muri ngrihet më i dukshëm; këtu, duke ndarë mespërmes qytetin tuaj, ku fotografitë e lajmeve dhe ekranet e televizorëve kanë ngulitur një herë e mirë në mendjet e botës, këtë ndarje brutale të kontinentit. Përballë Portës së Brandenburgut, gjithësecili është gjerman, i ndarë prej të ngjashmëve të tij. Cdo njeri është një berlinez, i detyruar të vështrojë një plagë.
Presidenti von Weizsacker ka thënë: “Cështja gjermane është e hapur, sa kohë që Porta e Brandenburgut është e mbyllur”. Sot unë them: Sa kohë që porta është e mbyllur, sa kohë që ky mur do të lejohet të qëndrojë në këmbë, nuk është vetëm çështja gjermane që mbetet e hapur, por çështja e lirisë së të gjithë njerëzimit. Megjithatë, unë nuk kam ardhur këtu për t’u ankuar. Sepse në Berlin unë gjej një mesazh paqeje, edhe në hijen e këtij muri, një mesazh triumfi.
Në po këtë kohë në pranverë të 1945-ës, populli i Berlinit doli prej vendstrehimeve dhe pa shkatërrimin. Mijëra milje larg, populli i Shteteve të Bashkuara zgjati dorën për ta ndihmuar. Dhe në vitin 1947 Sekretari i Shtetit – siç jua kanë thënë – George Marshall shpalli krijimin e atij që do të bëhej i njohur si Plani Marshall. Duke folur saktësisht 40 vjet më parë, si këtë muaj, ai tha: “Politika jonë është e orientuar jo kundër një vendi apo një doktrine, por kundër urisë, varfërisë, dëshpërimit dhe kaosit”.
Në Rajshtag pak çaste më parë, pashë një ekspozitë që përkujtonte 40-vjetorin e Planit Marshall. Më preku sidomos një tabelë mbi një strukturë të djegur e të rrënuar që po rindërtohej. Unë e kuptoj që berlinezët e brezit tim mund të kujtojnë të kenë parë shenja të tilla në të gjithë sektorët perëndimorë të qytetit. Në tabelë ishte shkruajtur thjeshtë: “Plani Marshall po ndihmon këtu për të forcuar botën e lirë”. Një botë e lirë dhe e fuqishme në Perëndim, kjo ëndërr u bë realitet. Japonia u ngrit nga rrënojat dhe u bë një gjigand ekonomik. Italia, Franca, Belgjika – pothuajse çdo komb në Europën Perëndimore rilindi politikisht dhe ekonomikisht; u krijua Komuniteti Europian.
Në Gjermaninë Perëndimore dhe këtu në Berlin, ndodhi një mrekulli ekonomike, Wirtschaftswunder. Adenaueri, Erhardi, Reuteri dhe udhëheqës të tjerë kuptuan rëndësinë praktike të lirisë – që ashtu sikurse e vërteta mund të lulëzojë vetëm kur gazetarit i jepet liria e fjalës, edhe mirëqenia mund të vijë vetëm kur fermeri dhe biznesmeni gëzojnë lirinë ekonomike. Udhëheqësit gjermanë reduktuan tarifat, zgjeruan tregtinë e lirë, ulën taksat. Vetëm nga viti 1950 deri në vitin 1960, standarti i jetesës në Gjermaninë Perëndimore dhe në Berlin u dyfishua.
Aty ku katër dekada më parë kishte rrënoja, sot në Berlinin Perëndimor kemi prodhimin më të madh industrial se sa çdo qytet tjetër në Gjermani. Blloqe zyrash që gumëzhijnë, shtëpi dhe apartamente të bukur, bulevardë madhështorë si dhe lëndinat e parkland. Aty ku kultura e një qyteti dukej se ishte shkatërruar, sot ka dy universitete të famshëm, orkestra dhe një opera, teatro të panumërt dhe muzeume. Aty ku dikur kishte mungesë, sot ka bollëk – ushqime, veshje, automobilë – mallrat e mrekullueshëm të Ku’damm. Nga shkatërrimi, nga rrënojat, ju, berlinezët, në liri keni ndërtuar një qytet që renditet edhe një herë si një prej më të mëdhenjve mbi tokë. Sovjetikët mund të kenë patur plane të tjerë. Por, miqtë e mi, disa gjëra sovjetikët nuk i kishin parashikuar – Berliner Herz, Berliner Humor, ja, und Berliner Schnauze.
Në vitet 1950, Hrushovi parashikonte: “Ne do ju varrosim”. Por në Perëndim sot, ne shohim një botë të lirë që ka arritur një nivel begatie dhe mirëqenieje, të paprecedentë në të gjithë historinë njerëzore. Në botën komuniste, ne shohim dështim, prapambetje teknologjike, rënie të standarteve të shëndetit, mungesë edhe të gjërave më themelore – shumë pak ushqim. Edhe sot, Bashkimi Sovjetik nuk mundet ende të ushqejë vetveten. Pas këtyre katër dekadave, përpara të gjithë botës ka një konkluzion të madh e të pashmangshëm: Liria sjell begatinë. Liria zëvendëson urrejtjet e vjetra mes kombeve me njerëzillëk dhe paqe. Liria është fitimtarja.
Dhe tani, edhe vetë sovjetikët, ndonëse në mënyrë të kufizuar, mund të fillojnë të kuptojnë rëndësinë e lirisë. Dëgjojmë shumë nga Moska për një politikë reformash dhe hapjeje. Disa të burgosur politikë janë liruar. Disa transmetime të agjencive të huaja të lajmeve nuk bllokohen më. Disa sipërmarrje ekonomike janë lejuar të operojnë më të lira prej kontrollit shtetëror.
A është ky fillimi i ndryshimeve të thellë në shtetin sovjetik? Apo janë thjeshtë gjeste simbolikë, që synojnë të ngjallin shpresa të rreme në Perëndim, ose të forcojnë sistemin sovjetik pa e ndryshuar atë? Ne e mirëpresim ndryshimin dhe hapjen; sepse ne besojmë që liria dhe siguria shkojnë krah për krah, se përparimi i lirisë së njeriut vetëm mund ta forcojë kauzën e paqes në botë. Ka një shenjë që sovjetikët mund ta bëjnë dhe që do të ishte e pagabueshme, që do të çonte dramatikisht përpara kauzën e lirisë dhe paqes.
Sekretari i Përgjithshëm Gorbaçov, nëse kërkon paqen, nëse kërkon begatinë për Bashkimin Sovjetik dhe Europën Lindore, nëse kërkon liberalizimin: Eja këtu, tek kjo portë! Z. Gorbaçov, hape këtë portë! Z. Gorbaçov, shembe këtë mur!
Unë e kuptoj frikën dhe dhimbjen e ndarjes që ka pllakosur këtë kontinent – dhe unë ju betohem për përpjekjet e vendit tim, për të ndihmuar në shërimin e këtyre plagëve. Ne në Perëndim duhet t’i rezistojmë ekspansionit sovjetik. Ne duhet të ruajmë sisteme mbrojtës të papushtueshëm. Megjithatë ne kërkojmë paqen: kështu që duhet të përpiqemi të reduktojmë armët në të dy krahët.
Duke filluar 10 vjet më parë, sovjetikët sfiduan aleancën perëndimore me një rrezik të ri e shumë të madh, qindra raketa bërthamore të reja dhe më të rrezikshme SS-20, në gjendje të godasin çdo kryeqytet të Europës. Aleanca perëndimore u përgjigj duke u angazhuar në vendosjen e kundër-raketave, nëse sovjetikët nuk binin dakord për të negociuar një zgjidhje më të mirë: domethënë, eleminimin e armëve të tilla në të dy krahët. Për shumë muaj, sovjetikët refuzuan të negociojnë seriozisht. Teksa aleanca, nga ana e saj, u përgatit të vendoste raketat, pamë ditë të vështira – ditë protestash si ato të vitit 1982, gjatë vizitës time në këtë qytet – dhe më vonë sovjetikët u larguan nga tryeza e negociatave.
Por gjatë gjithë kohës, aleanca mbeti e vendosur. Dhe unë i ftoj ata që protestuan atëherë – unë ftoj ata që protestojnë sot – që të mbajnë vesh mirë këtë fakt: Për arsye se ne qëndruam të palëkundur, sovjetikët u rikthyen në tryezë. Dhe për arsye se ne qëndruam të palëkundur, sot ne jemi shumë pranë shansit që, jo vetëm të kufizojmë rritjen e armatimeve, por të zhdukim nga faqja e dheut, për herë të parë, një kategori të tërë armësh bërthamore.
Ndërkohë që unë flas, ministrat e NATO-s po takohen në Islandë për të këqyrur progresin e propozimeve tanë për të eleminuar këto armë. Në bisedimet e Gjenevës, ne kemi propozuar shkurtime të mëdhenj në armët strategjike të sulmit. Dhe aleatët perëndimorë kanë bërë propozime largpamës për të reduktuar rrezikun e luftërave konvencionale si dhe për të ndaluar tërësisht armët kimike.
Ndërkohë që ne ndjekim këtë reduktim të armëve, unë ju betohem se ne do të ruajmë kapacitetin për të frenuar agresionin sovjetik në çdo nivel që mund të ndodhë. Dhe në bashkëpunim me shumë prej aleatëve tanë, SHBA po ndjek Nismën e Mbrojtjes Strategjike – për të mbështetur strategjinë e frenimit jo vetëm në sulme, por edhe në sistem mbrojtës që vërtetë mbrojnë; shkurt, për sisteme që nuk vënë në shënjestër popullsinë, por e mbrojnë atë. Me këta mjete ne synojmë të rrisim sigurinë e Europës dhe të gjithë botës. Por nuk duhet të harrojmë një fakt shumë të rëndësishëm: Lindja dhe Perëndimi nuk e shohin me mosbesim njëri-tjetrin sepse jemi të armatosur; ne JEMI të armatosur sepse nuk besojmë njëri-tjetrin. Dhe dallimet tanë nuk janë për armët, por për lirinë. Kur Presidenti Kennedy foli në këtë qytet 24 vjet më parë, liria ishte e rrethuar, Berlini ishte nën rrethim. Dhe sot, pavarësisht të gjithë presioneve mbi këtë qytet, Berlini është i sigurtë në liri. Dhe liria vetë është duke transformuar globin.
Në Filipine, në Amerikën Jugore dhe Qendrore, demokracia ka rilindur. Në të gjithë Paqësorin, tregjet e lirë po bëjnë mrekulli pas mrekullie në drejtim të rritjes ekonomike. Në kombet e industrializuar po ndodh një revolucion teknologjik – një revolucion i shenjuar prej përparimit të shpejtë dhe dramatik në kompjuterë dhe telekomunikacion.
Në Europë, vetëm një shtet dhe ata që ai kontrollon refuzojnë t’i bashkohen komunitetit të lirisë. Megjithatë, në këtë epokë të dyfishimit të rritjes ekonomike, të informacionit dhe inovacionit, Bashkimi Sovjetik ndodhet përballë një zgjedhjeje: Duhet të bëjë ndryshime themelorë, ose do të mbesë prapa.
Kështu që, e sotmja paraqet një moment shprese. Ne në Perëndim jemi gati të bashkëpunojmë me Lindjen për të nxitur hapjen e vërtetë, për të rrëzuar pengesat që ndajnë njerëz, për të krijuar një botë më të sigurtë dhe më të lirë. Dhe sigurisht që nuk ka vend më të mirë se sa Berlini, vendi i pikëpjekjes së Lindjes dhe Perëndimit, për t’ia filluar. Popull i lirë i Berlinit: Sot, ashtu sikurse në të kaluarën, Shtetet e Bashkuara janë për zbatimin e plotë të të gjithë pjesëve të Marrëveshjes së Katër Fuqive të vitit 1971. Le ta përdorim këtë rast, 750-vjetorin e këtij qyteti, për të hyrë në një epokë të re, për të kërkuar një jetë më të plotë dhe më të pasur për Berlinin e të ardhmes. Së bashku, të ruajmë dhe zhvillojmë lidhjet mes Republikës Federale dhe sektorëve perëndimorë të Berlinit, gjë që e lejon marrëveshja e 1971-shit.
Dhe unë ftoj Z. Gorbaçov: Eja të punojmë që të afrojmë edhe më shumë pjesët Lindore dhe Perëndimore të qytetit, me qëllim që të gjithë banorët e Berlinit të gëzojnë përfitimet që vijnë prej të jetuarit në një prej qyteteve më madhështorë të botës.
Për të hapur edhe më shumë Berlinin ndaj të gjithë Europës, Lindjes dhe Perëndimit, le të zgjerojmë hapësirën ajrore të hyrjes në këtë qytet, duke gjetur mënyra për të bërë më të volitshëm fluturimet civilë drejt Berlinit, si dhe më të rehatshëm e më ekonomikë. Ne mezi presim ditën kur Berlini do të shndërrohet në një prej nyjave kryesore të aviacionit në Europën qendrore.
Me partnerët tanë francezë dhe britanikë, SHBA po përgatitet për të sjellë samitet ndërkombëtarë në Berlin. Do të ishte gjëja e duhur, nëse Berlini do të shërbente si vendtakim për samitet e Kombeve të Bashkuara, apo konferencat botërore mbi të drejtat e njeriut dhe kontrollin e armëve, apo çështje të tjera që kërkojnë bashkëpunim ndërkombëtar.
Nuk ka mënyrë më të mirë për të krijuar shpresën për të ardhmen, se sa të ndriçoni mendjet tuaja, dhe ne do të ishim të nderuar të sponsorizonim shkëmbime verorë të të rinjve, aktivitete kulturorë, si dhe programe të tjerë për të rinj berlinezë nga lindja. Miqtë tanë francezë dhe britanikë, jam i sigurtë se do të bëjnë të njëjtën gjë. Dhe kam shpresën që në Berlinin lindor mund të gjendet një autoritet për të sponsorizuar vizitat nga të rinjtë e sektorëve perëndimorë.
Një propozim i fundit, që e kam më për zemër: Sporti përbën një burim gëzimi dhe fisnikërimi, dhe ju mund të keni vënë re që Republika e Koresë – Korea e Jugut – ka ofruar të lejojë që disa aktivitete të Olimpiadës së 1988 të zhvillohen në Veri. Gara ndërkombëtare sportive të të gjithë llojeve mund të zhvillohen në të dy anët e këtij qyteti. Dhe a ka mënyrë më të mirë për t’i treguar botës hapjen e këtij qyteti, se sa të ofroheni në të ardhmen për të organizuar Olimpiadën këtu në Berlin, në lindje dhe në perëndim? E thashë që në këto katër dekada, ju berlinezët keni ndërtuar një qytet të madh. E keni bërë pavarësisht kërcënimeve – përpjekjeve sovjetike për të vendosur markën lindore, bllokëdën. Sot, ky qytet lulëzon, pavarësisht sfidave që janë të dukshme edhe nga vetë prania e këtij Muri. Cfarë ju mban këtu? Sigurisht, shumë gjëra mund të thuhen për guximin dhe qëndresën tuaj. Por unë besoj se ka diçka më të thellë, diçka që përfshin të gjithë mënyrën si shfaqet dhe ndihet Berlini si dhe mënyrën e jetesës – jo thjeshtë ndjenjën. (Askush nuk do mundej të jetonte gjatë në Berlin pa u çliruar nga emocionet)
Eshtë diçka, që mendoj se ka parë vështirësitë e jetës në Berlin, por ka zgjedhur t’i pranojë, që vazhdon të ndërtojë këtë qytet të mirë dhe krenar, në kontrast me një prani tërësisht totalitare përreth tij, e cila refuzon të çlirojë energjitë apo aspiratat njerëzore. Diçka që flet me një zë të fuqishëm afirmimi, që i thotë po këtij qyteti, i thotë po të ardhmes, po lirisë. Me një fjalë, unë dua të them se ajo që ju mban ju berlinezët është dashuria – një dashuri e thellë dhe e qëndrueshme.
Ndoshta kjo është në rrënjë të dallimit më themelor mes Lindjes dhe Perëndimit. Bota totalitare prodhon prapambetje, sepse ajo dhunon kaq shumë shpirtin, pengon impulsin njerëzor që të krijojë, të shijojë, të adhurojë. Për botën totalitare, edhe simbolet e dashurisë dhe adhurimit janë fyerje. Vite më parë, përpara se gjermano-lindorët të fillonin të ndërtonin kishat e tyre, ata ngritën një strukturë laike: kullën e televizionit në Alexander Platz. Që atëherë, autoritetet kanë punuar të korrigjojnë atë që e shohin si defektin kryesor të kullës, duke përdorur bojë dhe kemikate të çdo lloji në sferën e qelqtë në majë. Megjithatë, edhe sot, kur dielli bie mbi atë sferë – atë sferë që qëndron mbi të gjithë Berlinin – drita bën shenjën e kryqit. Atje në Berlin, ashtu sikurse dhe vetë qyteti, shenjat e dashurisë, simbolet e adhurimit nuk mund të shtypen.
Teksa hodha sytë pak çaste më parë nga Reichstag-u, i cili mishëronte unitetin gjerman, vura re fjalë të shkruajtura nëpër mure, ndoshta nga ndonjë berlinez i ri në moshë: “Ky mur do të bjerë. Besimi bëhet realitet”. Po, në të gjithë Europën, ky mur do të bjerë. Sepse ai nuk mundet t’i rezistojë besimit; nuk mundet t’i rezistojë të vërtetës. Muri nuk mundet t’i rezistojë lirisë.
Dhe përpara se ta mbyll, do të doja të thoja një fjalë. Kam lexuar, dhe më kanë pyetur që kur kam qenë këtu, në lidhje me disa demonstrata kundër vizitës sime. Dhe dua të them vetëm një gjë, dhe atyre që demonstrojnë. Dua t’i pyes nëse ata e kanë pyetur ndonjëherë veten që, nëse do të kenë qeverinë që me sa duket kërkojnë, askush nuk do të jetë më në gjendje të bëjë atë që ata po bëjnë.
Faleminderit dhe Zoti ju bekoftë të gjithëve.

10 prej tradhëtarëve më famëkëqinj të historisë

Laurie L. Dove
brutus10: Casiusi dhe Bruti
Mendoni se politika e kohëve moderne është një rrëmujë? Merrni në konsideratë Romën e lashtë. Cassiusi, një gjeneral romak i cili shkëlqente në punën e tij nuk ishte një tifoz i madh i Jul Cezarit. Ndërsa Cezari erdhi në pushtet nga një “valë” popullore dhe e shpalli veten lider të përjetshëm të Romës, Casiusi filloi të nervozohej prej sundimin të Cezarit. Përfundimisht, ai e bindi mikun dhe shokun e tij romak, gjeneralin e përgjithshëm, Brutin që “duhej të ndihej” në të njëjtën mënyrë. Edhe pse Bruti ishte mik i Cezarit, ai është udhëhequr nga një “ndjenjë e detyrës”, që e bëri të prekshëm ndaj manipulimeve emocionale prej Casiusit.
Pasi Casiusi i dërgoi Brutit letra të rreme duke theksuar mbështetjen e popullit për vdekjen e Cezarit, Bruti vendosi të veprojë sipas, i udhëhequr prej një sensi të gabuar të nderit. Në 15 mars mars, 44 pes, Bruti udhëhoqi një grup senatorësh që të godasin Cezarin për vdekje, me 23 thika në dyshemenë e senatit, gjë që i bëri Casius-in dhe Brutin një prej çifteve të parë të tradhëtarëve në histori – si dhe më famëkeqët.
9: Juda Iskarioti
Juda Iskarioti e tradhëtoi Jezu Krishtin për 30 monedha argjendi, dhe qysh atëherë, emri i tij ka qenë sinonim i tradhëtisë prej babëzisë. Juda ishte një nga 12 apostujt e Jezusit dhe historia e Judës si akt tradhtie është regjistruar në ungjijtë kanonikë të Biblës. Tek Mateu 26: 14-16 shkruhet: “Atëherë një nga të dymbëdhjetët, me emrin Judë Iskarioti, shkoi te krerët e priftërinjve dhe u tha atyre: “Çfarë do të më jepni, që ta dorëzoj atë tek ju? Dhe ata i numëruan tridhjetë monedha argjendi”.
Jezusi ishte në shënjestrën e krerëve të priftërinjve, dhe Juda e tradhëtoi me një puthje. Puthja nuk ishte një shenjë e dashurisë; ajo ishte në të vërtetë një sinjal për të udhëhequr ushtarët, që menjëherë arrestuan Jezusin dhe e çuan atë te priftërinjtë e lartë. Jezusi u akuzua për blasfemi, u shpall fajtor, i lidhur u dorëzua në duart e Ponc Pilatit, guvernatorit, i cili e dënoi me vdekje. Ushtarët e zhveshën Jezusin, vendosën një kurorë me gjemba mbi kokën e tij dhe e kryqëzuan duke e gozhduar në kryq. Juda u mbush me keqardhje dhe u përpoq të kthente argjendin, por priftërinjtë nuk do ta pranonin më. Në fund, Juda vari veten. Pak gjëra të tjera dihen për jetën e Judës. Disa historianë besojnë se mbiemri Juda, Iskarioti, është i lidhur ngushtë me fjalën latine për vrasje – sicarius – dhe mund të mos të jetë fare në të vërtetë emri i tij i familjes. Në çdo rast, “Juda” mbetet një sinonim për “tradhtar” edhe sot e kësaj dite.
8: Benedict Arnold
Deri në kohën kur Benedict Arnold-i arriti moshën e rritur, kufizimet financiare të familjes e kishin detyruar atë të tërhiqet nga shkolla; ethet e verdha i kishin vrarë tre vëllezërit e motrat e tij dhe ai do të bëhej përgjegjës për babain, një alkoolist shpesh i burgosur që prishi pasurinë e familjes.
Arnoldi arriti të bëhet një tregtar ndërkombëtar, suksesi financiar i të cilit u pengua nga ligjet tatimore britanike. Ai luftoi duke u bashkuar me grupin ushtarak, bijtë e Lirisë, ndonjëherë duke përdorur paratë e tij për të trajnuar dhe për të pajisur trupat. Betejat e suksesshme kundër britanikëve fituan admirimin e George ëashingtonit dhe Thomas Jeffersonit, por mori edhe nje plage ne kembe nga e cila do te vuante gjithe jeten. Me udhëheqësit civilë qe kufizonin furnizimet për ushtrinë dhe mbështetjen popullore për Revolucionin Amerikan ne renie, Arnoldi i zhgënjyer filloi të mendojë se vendi i tij mund të jetë më mirë nën sundimin britanik.
Ai ishte emëruar për të drejtuar ëest Point, një pozicion kyç ushtarak gjatë Luftës Revolucionare. Arnoldi tradhtoi Amerikën duke ofruar shitjen e planeve të kështjellës, duke përfshirë vendndodhjen e magazinave të armatimit dhe sekretet e tjera të luftës, tek britanikët, për një shumë që do të barazohej me $ 3.000.000 sot.
Kur ky komplot tradhetar u zbulua në vitin 1780, Arnoldi u shnderrua nga hero në zero. Ai u dënua për tradhëti, dhe emri i tij është fshirë nga të dhënat ushtarake. Arnoldi filloi luftën për Anglinë dhe përfundimisht u zhvendos në Londër. Ai e kaloi pjesën tjetër të jetës së tij duke u përpjekur për të hyrë në zemrën e kompanive tregtare britanike dhe të ushtrisë britanike. Ishte i pasuksesshëm në të dy perpjekjet dhe vdiq në vitin 1801.
Robert Ford
Jesse James mund të ketë qenë një nga të paligjshmit më famëkëqinj të Shteteve të Bashkuara, por njeriu që e qëlloi atë mori mllefin e brezave. James udhëhoqi Bandën James në një seri plaçkitjesh gjatë fundit të 1800 që kishte për qëllim çdo gjë, nga bankat tek trenat, tek njerëzit e zakonshëm. Plaçkitjet vazhduan për rreth 16 vjet në të gjithë qendrën e Perëndimit, duke i ardhur një fund i papritur në vitin 1876, kur banda vrau dy persona gjatë një grabitje banke të pakujdesshme. Disa anëtarë të bandës u kapën, por Jesse James arriti të shpëtonte, duke plaçkitur vetëm një tren më shumë në vitin 1880 – në të njëjtin vit kur një guvernator nga Missouri vuri një çmim për kokën e tij.
Doli se, Robert Ford, një anëtar i bandës së vet James-it, do të bëhej tradhtar. Më 3 prill 1882, ai vrau Jamesin duke e qëlluar atë në shpinë. Ford e vrau James jo vetëm për $ 10,000 si shpërblim të cilat ai i kishte planifikuar t’i ndante me të vëllain e tij Charl-sin, por edhe për shkakun se guvernatori i Missourit i kishte premtuar vëllezërve se krimet e tyre do të faleshin.
Pas Fordi vrau Jamesin, ai nuk u prit si hero ashtu si ai shpresonte, apo edhe të merrte tërë shpërblimin. Në vend të kësaj, ai u etiketua frikacak dhe u kthye në endacak. Ironikisht, Ford arriti fundin e tij, kur një shok e qëlloi në gjoks, duke kërkuar famë për vrasjen e frikacakut të fundit.
Ezra Pound
A nuk mendoni se një çmim në poezi mund të jetë i diskutueshëm? Çmimi i parë Bollingen në Poezi i dhënë nga një panel letrar i caktuar nga Kongresi në vitin 1949 ngjall ende shume debat. Dhe nuk është çudi.
Marrësi ishte Ezra Pound, një emigrant amerikan i cili ishte paditur për tradhti ndaj SHBA gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në kohën e dhënies, Pound u mbyll në një spital në Washington DC, pasi u deklarua i çmendur.
I lindur në Idaho, Pound u bë një poet dhe kritik, dhe ishte padyshim një nga zërat më me ndikim në shekullin e 20-të në letërsinë angleze dhe letërsinë amerikane. Ndërsa jetonte dhe punonte në Londër dhe Paris, Pound u zemërua nga jetët e humbura gjatë Luftës së Parë Botërore dhe padrejtësitë që ai pa në botë. Me 1924, ai do të shkonte në Itali, ku prirjet fashiste të Benito Musolinit tërhoqën vëmendjen e tij. Duke u bërë gjithnjë e më shumë radikal gjatë viteve 1930 dhe 1940, Pound e mbështeti publikisht Adolf Hitlerin.
Ndërsa shpërtheu Lufta e Dytë Botërore, qeveria italiane e pagoi atë për të prodhuar transmetimet në radio që fyenin SHBA-në dhe mbështetnin fashizmin. Pas qindrash prej këtyre transmetimeve, Pound u arrestua në vitin 1945 nga amerikanët në Itali. Ai u akuzua për tradhëti dhe kaloi muaj të tërë në një kamp ushtarak amerikan duke shkruar një nga veprat e tij më të mira- të njohura, si “Pisan Cantos,” para se të hospitalizohej në SHBA. Nëntë vjet pas marrjes së çmimit Bollingen për “Pisan Cantos,” ai u lirua dhe u kthye në Itali, ku jetoi deri në vdekjen e tij në vitin 1972.
Tokyo Rose
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, zëri japonezo-amerikan që vinte nga radio, duke u përpjekur të demoralizonte trupat amerikane që ishin duke luftuar në Paqësor, mori emrin  Tokyo Rose. Ndodhi pikërisht atëherë që gjërat shkuan tmerrësisht keq për një grua me origjinë japoneze. Iva Toguri d’Aquino jetonte në Tokio, u dërgua atje nga familja e saj për t’u kujdesur për një të afërm të sëmurë, dhe u punësua nga një radio lokale për një plan të fshehtë propagandistik – kaq i fshehtë, sa ajo mund të mos e ketë ditur se ishte duke marrë pjesë në të.
Iva Toguri d’Aquino duket e tronditur, ndërsa intervistohet nga gazetarët para gjykimit të saj. Ajo kishte thënë se ishte Tokyo Rose, me shpresën për të marrë një pagesë për intervistën. Nuk e dinte se kjo do të çonte në arrestimin dhe burgimin e saj.
Një ibritanik, personalitet në radio me emrin Charles Hughes Cousens ishte kapur nga japonezët dhe ishte urdhëruar të prodhonte një program në radio që do të ulte moralin e Aleatëve. Në vend të kësaj, Cousens projektoi një shfaqje me muzikë të rëndë që do të mohonte propagandën. D’Aquino dhe gra të tjera ishin rekrutuar për të marrë pjesë. Ajo mori emrin e transmetimit Anna Jetimja (një homazh ndaj trupave “jetimë” nga aleatët e tyre në Paqësor). Shumë nga komentet e saj, dukeshin me teper si humor, se sa i paralajmerime ogurzinj.
Pavarësisht raporteve të sherbimeve te fshehte, sipas te cileve Tokyo Rose nuk ishte një person, gazetarët bënë lidhjen mes gruas se njohur si Anna Jetimja, dhe Tokio Rose. D’Aquino u morr në paraburgim ushtarak. Edhe pse ushtria amerikane nuk gjeti prova të transmetimit të informacionit sekret ushtarak nga ana e saj, ajo u transportua në SHBA, ku u gjykua për tradhti. Në vitin 1949, gjykata e shpalli fajtore në një nga tetë akuzat që supozonin se transmetoi lajmin e mbytjes se anijeve amerikane. Ajo u dënua me 10 vjet burg. Ne fund, u fal nga presidenti Gerald Ford në vitin 1977.
Vidkun Quisling
Vidkun Quisling ishte një oficer i ushtrisë norvegjeze i cili u lidh fshehtësisht me gjermanët gjatë pushtimit prej tyre të vendit të tij të origjinës gjatë Luftës së Dytë Botërore. Quisling u bashkua me Ushtrinë norvegjeze në vitin 1911, ku detyrat e tij përfshinin punën humanitare në Rusi si dhe Lidhjen e Kombeve. Ai më vonë u bë ministër i mbrojtjes dhe u bë i njohur duke mbajtur një qëndrim të rreptë ndaj punëtorëve grevistë. Ai dha dorëheqjen në vitin 1933 për të ndjekur formimin e një Partie të Bashkimit Kombëtar, e cila ishte një organizatë anti-bashkim me prirje fashiste.
Në vitin 1940, Quisling mori fuqinë në dorë. Pas takimit me Adolf Hitlerin, të cilin e inkurajoi për të pushtuar Norvegjinë, ai priti për pushtimin gjerman të bëhej i plotë – dhe pastaj caktoi veten si udhëheqës të Norvegjisë. Mbretërimi i tij zgjati vetëm një javë para se ai u largua nga forcat gjermane, në “minister president.” Kjo për fat të keq, nuk e ndaloi atë të dënonte pothuajse 1,000 hebrenjve në kampet e përqëndrimit.
Në fund të Luftës së Dytë Botërore në vitin 1945, Quisling u shpall fajtor për tradhëti dhe u ekzekutua. Emri i tij do të jetojë përgjithmonë në turp, pasi “Quisling” u bë sinonim për tradhwtar apo bashkëpunëtor të armikut.
Pesëshja e Cambridge
Një feminist i cili u martua katër herë. Një homoseksual pompoz, me një dobësi për pijen. Një historian i njohur arti të cilit iu dha titulli kalorës nga Mbretëresha Elisabeta II. Ky mund të tingëllojë si formacion për një ministerial të ri të HBO-së, por këta njerëz ishin spiunë të vërtetë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe më gjerë. Së bashku me dy shokët e diplomuar të Universitetit të Cambridge, ata penetruan agjencitë britanike të inteligjencës dhe i dhanë sekretet sovjetikëve.
Cambridge Five – Harold “Kim” Philby, Donald Maclean, Guy Burgess, Anthony Blunt dhe John Cairncross – ishin anëtarë të elitës britanike dhe gjetën strehë në besimet e tyre komuniste. Madje ata refuzuan pagesën për punën e tyre si spiune.
Të gjithë ishin të punësuar për të punuar në pozicione kyçe të inteligjencës britanike dhe vazhdimisht sinjalizonin Moskën për planet britanike dhe amerikane, përfshirë përpjekjet për të ndërtuar një bombë atomike në vitin 1941 dhe strategjinë Koreane të Luftës, duke shkaktuar vdekjen e shumë njerëzve. Gjërat filluan të zbuloheshin kur amerikanët deshifruan një mesazh të koduar sovjetik që implikonte Macleanin. Philby e paralajmëroi atë, dhe në 1951 Maclean dhe Burgess menjëherë dezertuan në Rusi – një lëvizje që i la spiunët e mbetur nën një re të ulët dyshimi.
Kim Philby bëri shaka me gazetarët në shtëpinë e nënës së tij gjatë një konference për shtyp në 1955, dhe pasi “u pastrua”, informoi per Guy Burgess dhe Donald Maclean se inteligjenca britanike u ishte vënë pas. Philby më pas dha dorëheqjen nga MI6, por agjentët e morën në pyetje në lidhje me këtë përsëri në vitin 1963, dhe kur po i afroheshin, ai u arratis në Rusi.
Philby dhe Cairncross u hetuan nga MI6, shërbimi inteligjent britanik i jashtëm, por nuk u akuzuan. Megjithatë, të dy u detyruan të japin dorëheqjen. Cairncross u zhvendos në Francë ndërsa Philby u arratis në Rusi në 1963. Blunt u rrëfye dhe iu garantua imunitet të mbetet në Angli. Atij iu hoq titulli i kalorësit kur kryeministrja Margaret Thatcher zbuloi publikisht spiunazhin e tij në vitin 1979. Maclean, Philby (i cili kishte një marrëdhënie me gruan e MacLean-it) dhe Burgess të gjithë jetuan në Moskë deri sa vdiqën, me nostalgji për Anglinë. Asnjëri nga të pestë nuk u akuzua kurrë, për asnjë krim.
Robert Hanssen
Ja një person që e befasoi publikun e SH.B.A.. Robert Hanssen, një agjent i FBI-së për 25 vjet dhe një tip familjar që shkonte rregullisht në kishë, ishte njëkohësisht agjent i dyfishtë, që kisht një kohë të gjatë që punonte për Bashkimin Sovjetik.
Hanssen punoi si ndërlidhës ndërmjet FBI-së dhe zyrës përgjegjëse për ndjekjen identiteteve të spiunëve që punuan në SHBA. Nga fillimi i viteve 2000, hetuesit besonin se ai kishte 20 vjet që ndante sekrete shtetërore. Ata dyshuan se ai kishte zbuluar identitetin e dhjetëra agjentëve sovjetikë që punonin për SHBA-në dhe çoi në vrasjen e disave prej tyre.
Dhe Hansseni nuk u ndal me aq. Ai furnizoi qeverinë sovjetike me planet amerikane, duke përfshirë procedurat për trajtimin dhe kundërpergjigjen në rast të një sulmi bërthamor sovjetik. Megjithëse ai ishte paguar $ 1.400.000 dhe disa diamante për përpjekjet e tij, kolegët thanë se duket se ka qenë më i motivuar prej dëshirës për të luajtur lojën e spiunit, se sa prej lakmisë.
Hanssen u kap kur FBI pagoi një ish-agjent të KGB-së të bëjë të ditur identitetin e urithit që vepronte në FBI. Në vitin 2002, Hansseni u shpall fajtor me 15 akuza për spiunazh dhe komplot. Ai u dënua me burgim të përjetshëm.

Hakëlberri, djali “i keq” i Mark Tueinit

huckHakëlberri Fin konsiderohet një prej romaneve më të mëdhenj amerikanë të të gjithë kohërave. Por ashtu si protagonisti, edhe libri ka qenë shpesh herë në telashe
Suzanne Bilyeu
Në mars të vitit 1885, komiteti i Librarisë në Konkord, Masacusets mori një vendim: libri i ri i Mark Tueinit – “Aventurat e Hakëlberri Finit” – do të ndalohej dhe nuk do të ofrohej në librarinë publike të qytetit. Komiteti kish mbetur i tronditur nga përdorimi që autori i kish bërë gramatikës së keqe dhe gjuhës së ashpër. Një prej pjesëtarëve tha se “i gjithë libri i përket një klase që është më dobiprurës për lagjet e varfëra se sa për njerëzit e respektueshëm, dhe është për t’u hedhur në kosh të plehërave”.
Ndalimi i librit në librari bëri bujë, por Tueini ishte i kënaqur nga gjithë kjo zhurmë. Në fund të fundit, ishte reklamë falas. Në një letër drejtuar partnerit të tij të biznesit, shkrimtari 49-vjeçar shkruante se libraria e Konkordit i kishte dhënë romanit të tij më të fundit “një fryrje të tillë të jashtëzakonshme, saqë do të zerë vend në cdo gazetë të vendit… Kjo me siguri do të na shesë 25 mijë kopje”.
Libri vazhdon të shesë – më shumë se 20 milionë kopje në gjithë botën deri sot – si dhe të prodhojë polemika. Shumë studiues e konsiderojnë një klasik të letërsisë amerikane. Por ai ka qenë gjithashtu një prej librave më të ndaluar në SHBA, me disa kritikë që e konsiderojnë përshkrimin e Xhimit, skllavit të Misurit që miqësohet me Hakun, si racist.
Vetë Tueini duhet të ketë parashikuar një pjesë të debatit. Në paragrafin e fundit të romanit, Hakëlberri Fini thotë: “Po ta kisha ditur se cfarë telashi ke kur bën një libër, as do ta kisha kapur me dorë”. Dhe Mark Tueini kishte përfshirë një paralajmërim dinak në parathënien e librit: “Personat që përpiqen të gjejnë një motiv në këtë narrativë do të ndiqen penalisht; personat që përpiqen që të gjejnë një moral tek ai do të syrgjynosen; personat që përpiqen të gjejnë një fabul tek ai do të pushkatohen”.
“Mark Tuein” ishte në fakt emri i artit i Samuel Langhorne Clemens, i cili kish lindur në qytetin e Floridës, Misuri në vitin 1835. Që i vogël, Tueini vizitonte shpesh kabinat e skllevërve në fermën e familjes së tij. Ai mrekullohej nga historitë që dëgjonte prej një skllavi të quajtur Dan, i cili mendohet të ketë qenë modeli për personazhin e Xhimit. (Dain ishte liruar nga babai i Tueinit në vitin 1855).
Në vitin 1839, duke kërkuar shanse të reja për biznes, babai i Tueinit u zhvendos bashkë me familjen në Hanibal, Misuri, një qytet port në Lumin Misisipi, aty ku Tueini kaloi pjesën më të madhe të fëmijërisë. Misisipi, me avulloret e tij përshkruhet në disa prej romaneve më të mirë të Mark Tueinit, duke përfshirë Hakëlberri Finin. Dhe vetë emri i artit i shkrimtarit vjen pikërisht nga gjuha e rrugës e përdorur në këto anije: marinarët thërrisnin “mark tuein” kur donin të thoshin që thellësia e ujit ishte e mjaftueshme për anijen që të lundronte me siguri.
Famë
Në kohën kur nisi të shkruajë Hakëlberri Finin në vitin 1876, ai kishte qenë një tipograf, gazetar si dhe drejtues i nje avulloreje në Misisipi. Librat, dramat dhe leksionet e kishin bërë shumë popullor në Amerikë dhe në Europë. Në një kohë kur nuk kishte radio, filma dhe televizion, ai ishte shndërruar në një hero të kulturës pop dhe ishte ndër të parët njerëz vërtetë të famshëm të Amerikës, duke huazuar emrin e tij për produkte si purot dhe stilolapsat.
Gjatë viteve kur Tueini shkruante dhe jepte leksione, letërsia amerikane ishte në tranzicion. Ajo ishte influencuar për një kohë të gjatë nga shkrimtarët britanikë, dhe romanet kishin për qëllim të ngrinin shpirtërisht dhe të frymëzonin lexuesin. Shkrimtarë amerikanë si James Fenimore Cooper dhe Herman Melville rrëfenin aventura në të cilat personazhet niseshin në kërkime heroikë.
Tueini ishte pjesë e një brezi të ri shkrimtarësh “realistë”. Shumica e personazheve të tij jetonin në qytete të vegjël; ata flisnin në mënyrë të njëjtë me njerëzit realë – me aksente të rajoneve dhe duke përdorur gjuhën e rrugës – dhe sjellja e tyre reflektonte mangësitë njerëzore, si fanatizmi dhe makutëria.
Por ajo që e dallon Hakëlberri Finin nga letërsia e mëhershme amerikane është se “Tueini e lë Hakun që ta rrëfejë vetë historinë”, thotë Stivën Reilton, profesor i gjuhës angleze në Universitetin e Virxhinias. “Shumica e veprave të mëhershme të letërsisë amerikane përdorin një zë rrëfyesi që e ka kryesisht burimin prej letërsisë britanike, por përderisa Hak nuk i njeh ata libra, gjuha e tij është një kontakt i menjëhershëm me mjedisin amerikan që ai vetë përshkruan”.
Tueini kish patur si qëllim që ta bënte Hakëlberri Finin një vazhdim të Aventurave të Tom Sojerit, një rrëfim për djaloshë, i botuar në vitin 1876. Por ai kish probleme me fillimin e historisë së Hak dhe e la atë mënjanë për disa kohë. Ai i shkruajti një miku të tij se “mua më pëlqen jashtëzakonisht shumë, dhe mundet që ta lë diku në një sirtar apo edhe ta djeg dorëshkrimin sapo të kem mbaruar”.
Në kohën kur Tueini e përfundoi tetë vite më vonë, Hakëlberri Fin ishte tashmë dicka shumë më komplekse se sa thjeshtë historia e aventurës së një djaloshi. Me ngjarjet që zhvilloheshin në Lumin Misisipi, aty ku ishte rritur vetë Tueini, ato rrëfehen me dialekt rajonal nga Haku, një djalosh në fillim të adoleshencës (Haku, që fillimisht shfaqet tek Tom Sojeri, bazohej tek Tom Blenkënship, një shok i fëmijërisë i Tueinit).
Pasi i shpëton babait të tij pijanec, Haku takohet me Xhimin, një skllav në arrati. Pavarësisht ndjenjave të përziera që ka në lidhje me faktin që i duhet të ndihmojë një skllav që të arratiset, ai i bashkohet Xhimit në një udhëtim me trap teposhtë lumit Misisipi. Hakëlberri Fini është fare mirë dhe një histori e një njeriu në zhvillim: përmes Xhimit, Haku mëson për dinjitetin e jetës njerëzore.
Ashpërsi dhe shije e keqe
“Hakëlberr Fin” e bëri debutimin në Kanada dhe Britaninë e madhe dy muaj më herët se sa në SHBA. (Botimi amerikan u pezullua kur tipografët zbuluan se një rrengaxhi kishte dëmtuar një ilustrim duke vendosur në vend të tij një vizatim të turpshëm).
Libri u botua në SHBA në shkurt 1885. Komentet e parë kundërshtonin kryesisht atë që një kritik e quajti “ashpërsi dhe shije të keqe”. Të tjerë mendonin se Hak Fini, një djalë që shante gjithë ditën dhe që kish lënë shkollën, ishte një shembull i keq për lexuesit e rinj. Por libri pati shitje të mira, pavarësisht (apo ndoshta për shkak të) komenteve negativë.
U desh të kalojë pak kohë përpara se të vlerësohej në tërësinë e vet vlera e “Hakëlberri Finit”. Por deri në mesin e shekullit 20, shumë studiues të njohur pohuan se bëhej fjalë për një kryevepër të jashtëzakonshme. Në vitin 1935, Ernest Heminguei shkruante se “e gjithë letërsia moderne amerikane buron prej Hakëlberri Finit”. Romani është lexuar tashmë nga miliona njerëz në të gjithë botën dhe është përkthyer në më shumë se 60 gjuhë. Por debati nuk është zhdukur asnjëherë.
Me forcimin e lëvizjes së të drejtave civile në fundin e viteve pesëdhjetë, shumë zezakë nisën të shfaqin mosaprovimin e tyre ndaj Hakëlberri Finit, sidomos kur u fol për mësimin e tij në shkolla publike. Në vitin 1957, duke shfaqur ankesë për përdorimin e epiteteve racorë nga Mark Tueini kundrejt Xhimit, NAACP e dënoi librin si racist.
Që atëherë, romani nuk është lejuar në shumë klasa dhe librari nëpër Shtetet e Bashkuara. Në vitin 2007, Hakëlberri Fini zinte vendin e pestë në listën e Shoqatës së Librarive Amerikane, si libri më i diskutuar.
Xhon Uollas, një mësues me ngjyrë e ka quajtur librin “shembullin më grotesk të gjepurave raciste që janë shkruajtur ndonjëherë”. Në vitin 1982, ai u përpoq që të heqë Hakëlberri Finin nga kurikula e shkollës Mark Tuein në Virxhinia. Uollas bëri gjithashtu fushatë për ta ndaluar librin në shkolla të tjera dhe botoi një version të tij ku kishte hequr epitetet racorë.
Por mbështetësit e Hak Finit këmbëngulin se ai është thellësisht antiracist – që Xhimi është figura më fisnike në libër. Net Hentof, një komentator dhe aktivist për fjalën e lirë, e ka mbrojtur Hak Finin, jo vetëm në shkrimet e tij, por edhe në debate publikë me Uollasin. Hentof këmnbëngul se mbajtja e librit larg shkollave u shkakton probleme studentëve.
“Shikojeni atë Hak Finin”, shkruante ai në vitin 1982, “i rritur mes racizmit, ashtu si të gjithë fëmijët e tjerë të bardhë në qytetin e tij. Dhe më pas, në lumë, në trap me Xhimin, duke u zhveshur nga gjithë ajo injorancë, sepse skllavi në arrati është burri më i ndershëm, i kuptueshëm dhe largpamës që ai ka njohur ndonjëherë. Çfarë libri për fëmijët – të gjithë fëmijët!”
Romani pasqyron gjithashtu, idealin e Tueinit për bashkësinë e harmonishme: Tek e fundit, ajo që duan njerëzit e hipur në një trap, është të jenë të gjithë të kënaqur e të sillen me drejtësi e njerëzillëk me të tjerët. Sikurse “anija Pekoud” e Melvillit , edhe trapi përmbyset, e bashkë me të edhe ajo bashkësi e veçantë. Bota e pastër dhe e thjeshtë e trapit përmbyset në fund nga përparimi – nga anija me avull – por imazhi mitik i lumit, mbetet aq i gjerë e i ndryshëm, sa edhe vetë jeta. Lindja e paqëndrueshme mes realitetit e iluzionit është tema karakteristike e Tueinit, baza e një pjese të mirë për humorin e tij. Lumi madhështor, por edhe mashtrues e vazhdimisht i ndryshëm, është gjithashtu një tipar thelbësor i peisazhit që ai rikrijon nëpërmjet imagjinatës. Në romanin “Jeta” në Misisipi, Tueini rikujton se si ushtrohej kur ishte timonier i ri në një avullore e shkruan: Shkova të punoja për të mësuar formën e lumit; por nga të gjitha objektet e rrëshqitshme e të pakapshme, të cilave jam përpjekur t’u kushtoj mendjen dhe punën e duarve të mia, mbi të gjitha ishte ai. Hakëllberri Fini ka frymëzuar një numër të pafund interpretimesh. Nuk ka dyshim se romani është një histori për vdekjen shoqërore, rilindjen dhe futjen në jetë. Xhimi, skllavi i arratisur, bëhet një figurë babai për Hakun; duke vendosur të shpëtojë Xhimin, Haku rritet moralisht përtej kufijve të shoqërisë së tij skllavopronare. Janë aventurat e guximshme të Xhimit, ato që e fusin Hakun në ndërlikimet e natyrës njerëzore e që i japin kurajën morale.

Të rritur në “Europën Qendrore” të Milan Kunderës


Jonathan Bousfield
growing upNjë bisedë me tre shkrimtarë të njohur, fitues çmimesh, të cilët u rritën në një Europë Qendrore që, Milan Kundera dikur e përshkroi si Perëndimi i marrë peng. Ndodh që këta kombe të vegjël, vazhdojnë të jenë bartës të të vërtetave të rëndësishme
30 vjet më parë, shkrimtari çek, Milan Kundera shkruante për ndarjen kulturore dhe pasojat e saj, në esenë tashmë të famshme “Tragjedia e Europës Qendrore” (e botuar fillimisht në revistën franceze “Débats” në nëntor 1983, dhe më pas në “New York Review of Books” në prill të një viti më vonë), duke ndezur një debat të gjatë mbi fatin e kulturave europiane, që kishin “ngecur” në anën e gabuar të ndarjes së Luftës së Ftohtë.
Eseja e Kunderës fillimisht ofronte një lexim pesimist. Jo vetëm që argumentonte se Europa Qendrore përbënte një “Perëndim të marrë peng”, i rrëmbyer nga një qytetërim i huaj, bizantino-bolshevik, por ai pretendonte gjithashtu se pjesa tjetër e kontinentit ishte në një gjendje të thellë dekadence, e si pasojë nuk mund të kuptonte se çfarë kishte humbur. Megjithatë, ajo që fillimisht dukej si një requiem, më tej mori një lustër optimizmi. Në Kremlin erdhi në pushtet Mikhail Gorbaçovi, blloku sovjetik tregoi shenja të hapjes së dritareve dhe më pas, Europa Qendrore shumëetnike dhe kozmopolite që përshkruante Milan Kundera u rikthye me shpejtësi, si një simbol i asaj që Europa mund të bëhej sërish, dhe jo diçka që ishte humbur një herë e përgjithmonë.
Mentalitet
Tridhjetë vjet më vonë, shumica e shteteve në Europën Qendrore të Kunderës janë integruar në Bashkimin Europian dhe në NATO, dhe vetë termi “Europë Qendrore” nuk është më i nevojshëm, as si thirrje antisovjetike dhe as si shenjë dalluese e përkatësisë kulturore. Megjithatë, shqetësimet kulturorë që ngrinte Kundera nuk është e thënë të jenë zhdukur, thjeshtë për arsye se konteksti ka ndryshuar. Europa gjendet sërish në mes dy superfuqive me pikëpamje të ndryshme për botën, dhe kombet e vegjël mund të jenë sërish bartësit e të vërtetave të rëndësishme.
growing up in kundera 2Shkrimtar i suksesshëm dhe intelektual i spikatur, Milan Kundera ishte futur në listën e zezë prej regjimit çekosllovak gjatë periudhës së “normalizimit”, që pasoi pushtimin sovjetik të Pragës në 1968. Pasi emigroi në Francë në 1975, ai gëzoi një sukses të madh, dhe romanet “Libri i të qeshurave dhe harresa” (1979), dhe “Lehtësia e papërballueshme e qënies” (1984) ishin vepra që sollën historinë e vonë të Cekosllovakisë para një publiku të gjerë. Pjesërisht falë popullaritetit ndërkombëtar të Kunderës, lexuesit e arsimuar perëndimorë kaluan pjesën më të madhe të viteve tetëdhjetë duke u interesuar për atë që ndodhte në gjysmën lindore të Europës. Fati i Europës Qendrore ishte një temë kryesore kur Philip Roth intervistoi Kunderën për “New York Times Book Review” në vitin 1980, kështu që ky lloj bashkëbisedimi kish kohë që kishte nisur, përpara se të shfaqej “Tragjedia e Europës Qendrore” në vitin 1984. Pothuajse në të njëjtën kohë, në gjuhën angleze u botua “Antipolitika”, eseja e gjatë e shkrimtarit hungarez György Konrád, në të cilën shkruante për ndarjen Lindje-Perëndim. Argumenti i Konradit ishte që Europa Qendrore përfaqësonte shansin e fundit të madh të kontinentit për të ndërtuar një hapësirë social demokratike, që nuk do të ishte as natyrë sovjetike dhe as natyrë liberal kapitaliste. Ndonëse është utopi, ndoshta ia vlen të rishikohet. Madje, “The New York Times” botoi atëherë një polemikë mes Kunderës dhe fituesit të ardhshëm të Cmimit “Nobel”, Jozef Brodski, në lidhje me kulturën ruse dhe dështimet saj. E vështirë të imagjinosh që gazetat perëndimore do i jepnin kaq shumë hapësirë intelektualëve jo anglisht-folës sot.
Po ku ishte saktësisht Europa Qendrore? Pjesëmarrësit në debat pëlqenin të pohonin se Europa Qendrore nuk ishte aq shumë një rajon i caktuar, se sa një gjendje e mendjes, ndonëse për shkrimtarë si Kundera dhe Konrad ajo korrespondonte me ish territoret e Perandorisë së Habsburgëve, kolapsi i të cilës shihej prej tyre si një katastrofë kulturore. Jo vetëm sepse shteti i Habsburgëve përfaqësonte një komunitet me pluralizëm kulturor të shumë kombeve, por gjithashtu sepse Viena, përpara Luftës së Parë Botërore, kishte qenë djepi i modernizmit europian.
Për polakun e lindur në Lituani, Czeslav Milosz, Europa Qendrore përfshinte një territor të gjerë që shtrihej nga “Vilniusi Barok” në veri, deri tek “Dubrovniku i Rilindjes mesjetare” në jug, duke përfshirë pak a shumë gjithçka që shtrihej në lindje të gjermanëve, por që kishte kryesisht trashëgimi katolike apo hebreje. Ndërkohë që lartësohej pluralizmi etnik i Europës Qendrore, në të njëjtën kohë kishte një mendim të qartë të asaj që Europa Qendrore nuk ishte: Kristian ortodokse, islamike apo ruse.
Përcaktimi i qytetërimit
Jo të gjithë e pëlqenin këtë koncept. Shkrimtari austriak, Peter Handke e shpërfillte Europën si asgjë më shumë se sa një “shprehje meteorologjike”. Shkrimtari hungarez, Peter Eszterházi deklaronte në vitin 1991 se “një shkrimtar i përket një gjuhe, dhe jo një rajoni”. Danilo Kis i Jugosllavisë bënte kujdes kur shkruante në vitin 1987 se “koncepti i sferës kulturore europiano-qendrore është ndoshta më i pranishëm sot në perëndim, se sa në ato vende që logjikisht duhet të jenë në këtë sferë”.
Eshtë e qartë që për Kunderën, Europa Qendrore përcaktohej në pjesën më të madhe prej shkrimtarëve të saj (Franz Kafka, Robert Musil, Hermann Broch dhe Jaroslav Hasek ishin të preferuarit e tij) dhe se të shkruarit e romaneve ishte një prej gjërave që ndihmuan për të përcaktuar qytetërimin europian në përgjithësi. Duke patur këtë gjë në mendje, unë intervistova tre shkrimtarë bashkëkohorë që kanë fituar çmime – Tomás Zmeskál në Pragë, Juri Andrukoviç në Ukrainë dhe Miljenko Jergoviç në Kroaci. Secili prej tyre është formuar në Europën Qendrore Kunderiane, por janë shumë të rinj për t’i përkitur brezit të Kunderës. I pyeta nëse Europa Qendrore është ende e rëndësishme dhe, ku mund të gjendet.
I lindur në vitin 1966, me një prejardhje të përzierë çeke dhe kongoleze, Tomás Zmeskal krijoi një sensacion me debutimin e tij, sagën familjare të një familjeje në Pragë me titull “Letër dashurie me shkrim kuneiform”, duke fituar Cmimin “Jozef Skvorecki” në vitin 2009 si dhe Cmimin e Bashkimit Europian për Letërsinë në vitin 2011. Zmeskal ishte i pari prej shkrimtarëve që takova dhe ishte e qartë që në fillim, që për të Europa Qendrore është një kuriozitet historik, më shumë se sa një shqetësim aktual. Megjithatë, Zmeskal është rritur duke lexuar romanet e Kunderës, bashkë me shkrimtarë të ndaluar si Jozef Skvoreckin dhe rusin Aleksander Solzhenicin, libri i të cilit “Një ditë nga jeta e Ivan Denisoviçit” u botua në gjuhën çeke në vitin 1960, përpara se të tërhiqej nga libraritë publike pas vitit 1969.
“Në vitin 1970, ishte krijuar një ide që nëse autoritetet të kapnin duke lexuar Kunderën apo Solzhenicinin, atëherë do të ishin vërtetë shumë të këqinj me ty”, kujton ai. Pak a shumë çdo gjë që ia vlente ta lexoje ishte hequr nga raftet gjatë fushatës “së normalizimit” të viteve shtatëdhjetë, kur udhëheqësi komunist prosovjetik Gustav Husak shtypte gjithçka, sapo nuhaste ndonjë kundërshtim. “Në shumë drejtime, terreni për Pranverën e Pragës ishte përgatitur nga shkrimtarë si Kundera, Havel, Seifert dhe Prohaska”, shpjegon Zmeskal. “Kështu që, nuk është habi që pas Pranverës së Pragës komunistët vendosën që duhej të heshtnin shkrimtarët. Dhe ata shkrimtarë të cilëve iu mbyll goja ishin vërtetë më të mirët – në atë kohë nuk mund të gjeje ndonjë gjë me vlerë në librari”.
“Mbaj mend në vitin 1969, kur isha adoleshent, kam lexuar një polemikë mes Kunderës dhe Vaslav Havelit pasi gjeta gazetat origjinale diku në bodrum”, kujton Zmeskal, “dhe ishte një shkëmbim brilant pikëpamjesh  mes njerëzve që ishin në kulmin e fuqisë së tyre krijuese”. Kundera akuzonte Havelin për eksibicionizëm moral, që nxiste njerëzit të jepeshin pas akteve të kotë të rezistencës; ndërkohë që Haveli e konsideronte besimin e Kunderës tek kultura si tejet romantik. “Ishte një periudhë kur intelektualët çekë kishin vërtetë rëndësi, ndërkohë që sot nuk kanë. Dhe gjithësesi, ka një mosvazhdimësi në jetën kulturore çeke: Svorecki jetonte në Kanada, Kundera është ende në Francë; shumë pak prej brezit tonë kanë takuar personalisht shkrimtarë si ky, dhe unë e di që shumë pak prej kolegëve të mi kanë kaluar kohë duke pirë një gotë me ta”.
Diferencim
Ish-Jugosllavia ka qenë i vetmi vend komunist ku mund të gjendeshin lirisht veprat e Kunderës. Dhe romanet e tij, Miljenko Jergoviç i lexonte gjithë entuziasëm. I lindur në Sarajevë në vitin 1966, Jergoviç është shkrimtari kroat që është përkthyer më shumë në gjuhë të huaja. Libri i tij më i fundit, pjesërisht roman, pjesërisht autobiografi “Rod” (Klani) u botua në Kroaci në fund të vitit 2013.
“Në Jugosllavi, në vitet 1980 Kundera ishte një bestseller intelektual”, kujton Jergovic. “Dhe jo vetëm për intelektualët. Deri në vitin 1985, çdokush që lexonte libra, kish lexuar patjetër edhe Kunderën. Pavarësisht se çfarë mund të kishin thënë njerëzit, Kundera nuk trajtohej si një shkrimtar armiqësor në Jugosllavi. Ai ishte një shkrimtar shumë i mençur dhe realist, romanet e të cilit, ose episode të tyre, meritonin të ritregoheshin dhe ndaheshin me miqtë”.
Eseja “Tragjedia” u botua në gjuhën sllovene në vjeshtën e vitit 1984 dhe në gjuhën kroate një vit më vonë. Gjatë gjithë viteve tetëdhjetë, shtypi jugosllav ishte i mbushur me debate për Europën Qendrore, kryesisht për arsye se shkrimtarët sllovenë dhe kroatë e shihnin si një shans për të diferencuar hapësirën e tyre kulturore nga republikat e tjera “ballkanike” jugosllave. Në të vërtetë, Kroacia e sotme është një vend në të cilin ideja e Europës Qendrore qëndron aty, në sfond, sa herë që hapet debati për identitetin kulturor.
Përqafimi i idesë së Europës Qendrore shpesh herë thotë më shumë se çfarë nuk do të jesh, se sa se cila është përkatësia. Sic thotë Miljenko Jergoviç “është konteksti që përcakton të gjithë pozicionet tanë për Europën Qendrore, duke e kthyer çdo bashkëbisedim në lidhje me këtë ide në një bisedë reaktive, sikur të japësh goditje boksi ndaj një jastëku imagjinar”.
Nëse ka një vend ku ky debat vazhdon të ketë kuptim Kunderian, ky është Ukraina, një vend i cili edhe sot shtrihet në atë vijën ndarëse mes Europës Qendrore dhe Lindjes “Bizantine”. Eshtë një vend, gjysma lindore e të cilit ka qenë në orbitën kulturore ruse që prej shekullit 17, por gjysma perëndimore e të cilit ka kaluar pjesën më të madhe të historisë së vet nën Dukët e Mëdhenj të Lituanisë, Habsburgët apo Polakët. Këtu, debati i përkatësisë në Europën Qendrore mbetet shumë i gjallë.
I lindur në Ivano-Frankivsk në vitin 1960, Juri Andrukoviç është një prej figurave letrare ukrainase më me influencë, me pesë romane dhe disa koleksione me poezi dhe ese që mbajnë emrin e tij. Atij iu dha Cmimi “Herder” në vitin 2001 dhe Cmimi “Angelus” për letërsinë në Europën Qendrore në 2006. Bashkëbisedimi im me Androviçin u zhvillua në një vend pranë kafe Lviv, disa muaj pasi të nisnin protestat masive në sheshin Maidan të Kievit – ajo që ndodhi më vonë, vetëm sa i bën më kuptimplotë vëzhgimet e tij.
“Ndoshta është në natyrën e Ukrainës”, thotë ai, “është thjeshtë shumë e madhe për t’u absorbuar prej një lloji të caktuar standarti europian. Në njërën gjysmë të vendit, njerëzit as nuk e kanë idenë se ç’janë vlerat europiane. Ndërkohë që këtu, në Lviv për shembull, njerëzit flasin gjithë kohës për to”. Andrukoviç është i vetëdijshëm që koncepti i Europës Qendrore ka shumë pak kuptim për popullsitë rusisht-folëse në Ukrainën Lindore. “Nuk mundemi t’i bashkojmë ukrainasit përreth një ideje të Europës Qendrore; duhet të jetë një ide e përgjithshme ukrainase. Kështu që, duhet të punojmë pikësëpari me pjesë të tjera të Ukrainës, dhe më pas të propozojmë një vizion të përbashkët ukrainas, se çfarë kuptimi ka Europa për ne”. Eshtë tragjedi për Ukrainën që asnjë qeveri deri sot nuk ka arritur të artikulojë një ide të përgjithshme ukrainase, që do të kishte të paktën një farë kuptimi për njerëzit në çdo cep të vendit.
Europa ime
Në esenë e tij të vitit 1994, “Erc-Herc-Perc”, Andrukovic përshkruan se si gjyshja e tij kishte parë Franz Ferdinandin që parakalonte me një makinë të hapur përreth Ivano-Frankivskut (në Galici), pak javë përpara se ta vrisnin në Sarajevë. Eshtë një imazh i rëndësishëm për Andrukoviçin, jo thjeshtë sepse ofron pakëz histori familjare (paraardhësit e tij ukrainas dhe gjermanë mund të ishin takuar vetëm në botën shumëkulturorë te Monarkisë Habsburge), por edhe sepse e vendos Ukrainën perëndimore brenda Europës Qendrore të dukëve dhe husarëve. “Kishim nevojë për një sasi të caktuar të mitologjisë së Habsburgëve në vitet nëntëdhjetë, që të na ofronte një model alternativ për zhvillimin e një kulture të re ukrainase”, shpejgon ai. “Ndienim që askush në botë nuk e kuptonte që Ukraina ishte e ndryshme nga Rusia, dhe rizgjimi i trashëgimisë Habsburgase në Ukrainën perëndimore shërbeu si një mjet i fuqishëm për të bindur të tjerët që jemi ndryshe”.
Libri “Moja Europa” (Europa ime), me autorë Andrukoviç dhe shkrimtarin polak Andrzej Stasiuk, i botuar në vitin 2000, ishte në shumë drejtime një përpjekje për të riparë natyrën e Europës Qendrore për brezin e pas 1989-ës. Stili subjektiv dhe autobiografik i librit përcillte një ndjesi të fortë përkatësie të përbashkët, por e linte shumë të hapur çështjen e natyrës së Europës Qendrore, si dhe nëse është realitet apo utopi. “Ishte një përpjekje për ta parë këtë temë në një mënyrë emocionale, poetike, të çliruar nga dualizmi tradicional gjeopolitik i Lindjes dhe Perëndimit”, thotë Andrukoviçi.
Megjithatë, Andrukovici shkruan në libër, se ku sipas tij ndodhet gjeografikisht, historikisht dhe psikologjikisht Europa Qendrore. “Fakti i të jetuarit mes rusëve dhe gjermanëve, është shenja historike e karakterit të Europës Qendrore. Frika europiano-qendrore historikisht është luhatur mes këtyre dy alarmeve: ose po vijnë gjermanët, ose po vijnë rusët. Vdekja Europiano-Qendrore është një vdekje në burg ose vdekje në një kamp përqëndrimi, dhe si pasojë një vdekje kolektive”.
Nuk mund të mos mendosh që Moja Europa do të ishte një libër i ndryshëm nëse do të ishte shkruajtur sot. “Drama e situatës mes Lindjes dhe Perëndimit ka ende shumë lidhje për ne ukrainasit, ndërkohë që për polakët është vendosur tashmë: për ta, nuk ka nevojë më për një diskutim të mëtejshëm”.
Në të vërtetë, kur flet me Andrukoviçin të krijohet përshtypja se Ukraina është kufiri i fundit që ka mbetur i Europës Qendrore të Kunderës, ku beteja mes një shoqërie që aspiron për pluralizëm dhe një rivali monokulturor që nuk fal, shikohet me indiferencë nga pjesa tjetër e kontinentit. Sipas Andrukoviçit “sfera ruse vetëshpallet hapur si alternativë ndaj qytetërimit perëndimor. Dhe për mbrojtësit e sferës ruse ka gjithmonë një ose/ose kategorike. Nuk ka hapësirë për kompromis”.
Disa vite më parë, Andrukoviçi u përfshi në një projekt të quajtur “Potyah 76” (Treni Nr. 76), një faqe interneti që paraqiste idenë e Europës Qendrore në formën e një treni ndërkombëtar, ku secili prej vagonëve i kushtohej poezisë, prozës e kështu me radhë. “76 ishte treni që udhëtonte nga Gdansku në Detin Balltik deri në Varna në Detin e Zi, duke kaluar ndërkohë mespërmes Ukrainës perëndimore”, shpjegon Andrukoviçi. “Pas rënies së komunizmit, numri i pasagjerëve ra shumë dhe rruga u bë gjithnjë e më e shkurtër – versioni final i 76 kalonte nga qyteti kufitar polak i Przemyslit deri në qytetin Chernivtsi në jug të Ukrainës, përpara se të mbyllej fare për shkak të mungesës së fitimeve”.
Eshtë shumë tunduese ta mendosh idenë e Europës Qendrore si ky tren, i cili qëndron i braktisur në një hekurudhë diku në Ukrainën perëndimore, me shkrimtarët që vështrojnë nga dritaret e mbuluara prej mjegullës. Por sa kohë që vazhdojnë të shkruajnë, ia vlen të flasësh për trenin.

Mbreti i realizmit magjik

shuhet marquezGabriel Garcia Marquez, shkrimtari kolumbian, të cilin romani “Njëqind vjet vetmi” e shndërroi në një prej gjigandëve të letërsisë së shekullit 20, ndërroi jetë të enjten në shtëpinë e tij në qytetin e Meksikos, në moshën 87 vjecare. Vdekja e Marquezit u konfirmua nga Cristobal Pera, ish botuesi i tij në Random House.
García Márquez, i cili fitoi Cmimin Nobel për Letërsinë në vitin 1982, bëri letërsi me rrënjë në një panoramë mitike në Amerikën Latine, krijesë e tija, por kishte një tërheqje universale. Librat e tij u përkthyen në dhjetëra gjuhë. Ai ishte njëri prej një grupi jo të madh shkrimtarësh kanonikë – mes tyre Dickens, Tolstoy dhe Heminuay – që janë përqafuar si nga kritikët, edhe nga audienca në masë. “Cdo vepër e re e tij u prit nga kritikët dhe nga lexuesit si ngjarje me rëndësi botërore”, thuhej në letrën e Amademisë Suedeze në momentin e dhënies së Cmimit Nobel.
García Márquez konsiderohej si eksponenti suprem, në mos krijuesi, i zhanrit letrar të njohur si realizmi magjik, në të cilin vijnë e konvergojnë mrekullia dhe realja. Në romanet dhe tregimet e tij, stuhitë xhindosen për vite të tërë, lulet vijnë nga qiejt, tiranët mbijetojnë për shekuj të tërë, priftërinjtë fluturojnë, dhe kufomat nuk dekompozohen. Dhe më e bukura, të dashuruarit e ringjallin pasionin e tyre edhe kur kanë qenë gjysmë shekulli larg.
Realizmi magjik, thoshte ai, buronte nga historia e Amerikës Latine me diktatorë të ligj dhe revolucionarë romantikë, prej periudhave të gjata me zi buke, sëmundjet dhe dhuna. Duke pranuar Nobelin e tij, García Márquez tha: “Për poetët dhe lypësit, muzikantët dhe profetët, luftëtarët dhe faqezinjtë, të gjithë krijesat e këtij realiteti të pafre, na duhet të kërkojmë vetëm pakëz imagjinatë. Sepse problemi ynë kryesor ka qenë mungesa e mjeteve tradicionalë, për t’i bërë jetët tona pakëz më të besueshme”.
“100 vjet vetmi” ka shitur më shumë se 20 milionë kopje. Poeti kilen, Pablo Neruda e ka quajtur “zbulimi më i madh në gjuhën spanjolle që nga koha e Don Kishotit”. Shkrimtari Uilliam Kennedy ka thënë se është “e para vepër letrare që nga Libri i Gjenezës, që duhet të lexohet nga e gjithë raca njerëzore”.
García Márquez vetë nuk prentendonte se ka krijuar realizmin magjik. Ai ka thënë se disa elementë të tij janë shfaqur më herë në letërsinë amerikano latine. Por askush para tij nuk e ka përdorur këtë stil në mënyrë kaq mjeshtërore, me kaq bollëk dhe forcë. Realizmi magjik do të frymëzonte shumë shpejt shkrimtarët në të dy anët e Atlantikut, më të spikaturit Isabel Allende në Kili dhe Salman Rushdie në Britani.
Teksa vuante nga kanceri limfatik, që u diagnostikua në 1999, García Márquez ia kushtoi pjesën më të madhe të viteve që i mbetën për të hedhur në letër kujtimet e tij. Një përjashtim ishte romani “Kujtimet e lavireve melankolike”, që flet për marrëdhënien e dashurisë mes një 90-vjecari dhe një prostitute 14-vjecare, botuar në vitin 2004.
Në vitin 2012, vëllai i tij Jaime, ka thënë se García Márquez vuante nga dementia e shkaktuar prej pleqërisë dhe kishte pushuar së shkruajturi. Por Jaime Abello, drejtor i Fondacionit Gabriel García Márquez në Kartagjenë, tha se gjendja e tij nuk ishte diagnostikuar klinikisht.
Pera, botuesi i autorit tek Random House Mondadori tha në atë kohë se Gabriel García Márquez kish qenë duke punuar me një roman, “Shihemi në gusht”, por që nuk ishte lënë asnjë datë për botimin e tij. Sipas Peras, autori nuk dukej i prirur ta botonte. “Kaq larg sa kam shkuar, nuk mendoj se kam nevoj të botoj më”, i kishte thënë.
Përvc të shoqes, Mercedes, ai la pas dy djem, Rodrigo dhe Gonzalo.

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...