Agjencioni floripress.blogspot.com

2014/11/17

Fillimet e Preç Zogajt/ Mbaron tirazhi i parë në Panair, gati botimi i dytë


Libri ka qenë shumë i kërkuar në Panairin e 17 të Librit në stendën e UET-Press, ku tirazhi i parë ka mbaruar që prej ditës së shtunë. Janë shitur më shumë se 1500 kopje në panair dhe 500 nëpër libraritë e të gjithë vendit. Megjithatë, drejtuesit e Shtëpisë botuese UET Press shprehen se kanë gati botimin e dytë të librit “Fillimet”.
prec zogajDuket se bestsellers në këtë Panair të Librit kanë qenë librat me në qendër të pathënat e personazheve historikë. Jo vetëm ata që vijnë nga një epokë tjetër, si ajo e monarkisë shqiptare me Ahmet Zogun, presidentin që u bë Mbret i shqiptarëve, por edhe ata të një historie më të re, që nis atëherë kur ndihej të frynte një erë e fillimeve pluraliste. Libri “Fillimet” i Preç Zogajt, një libër ku trajtohen të gjitha ngjarjet që sollën ndërrimin e sistemeve në Shqipëri nga viti 1990 e deri më 1992 dhe me protagonistët e ngjarjeve, përfshirë këtu edhe vetë autorin, që i sjell të para me një largësi kohore.
Libri ka qenë shumë i kërkuar në Panairin e 17 të Librit në stendën e UET-Press, ku tirazhi i parë ka mbaruar që prej ditës së shtunë. E me keqardhje është dashur të përcillet lexuesi i interesuar. Janë shitur më shumë se 1500 kopje në panair dhe 500 nëpër libraritë e të gjithë vendit. Megjithatë, drejtuesit e Shtëpisë botuese UET Press shprehen se kanë gati botimin e dytë të librit “Fillimet”.
Duket se lexuesit- të interesuar thuhet të kenë qenë të të gjitha moshave- kanë kërshërinë për të parë edhe një tjetër version të ngjarjeve të atyre ditëve nga gjithë sa është shkruar në 24 vjet dhe për të parë edhe pozicionimin e një prej protagonistëve të lëvizjes që sollën ndryshimin në vend. Për të parë nëse ky libër voluminoz është rrëfim i rrëmbyer nga pasioni i asaj kohe i dikujt që luftonte si shumë të tjerë për ëndrrën e madhe të lirisë dhe demokracisë, apo një analizë e ftohtë e ngjarjeve që nuk e fshehin as frymën kritike?
Nuk janë ngjarje të panjohura për lexuesin shqiptar. Në libër vijnë të trajtuara ngjarje si demonstrata e 14 janarit 1990 në Shkodër, demonstrata në Kavajë, eksodi i ambasadave më 2 korrik të vitit 1990, takimi i presidentit të asaj kohe, Ramiz Alia, me intelektualët e vendit dhe me studentët fill pas shpërthimit të lëvizjes studentore në Qytetin Studenti më 8 dhjetor, dhe shpallja e pluralizmit po aty në sheshin e Qytetit Studenti. Krijimi i Partisë Semokratike deri te zgjedhjet e para pluraliste më 22 mars 1992, dorëheqja e Ramiz Alisë dhe zgjedhja e Sali Berishës si President i Shqipërisë.
Por nga ato që shkruan, duket se pasioni ia ka lënë vendin një kritike të thellë të asaj çka solli pas lëvizja e viteve të para ’90.
Një frymë dorëzimi apo pesimizmi shfaqet edhe në librin e tij eseistik. Ai flet se tradita e klaneve që ka ekzistuar para dhe pas komunizmit e dominon ende shoqërinë shqiptare dhe kjo e mund lirinë. Atë lirinë që Zogaj e shenjtëron që në hyrje të librit të tij, me thënien e famshme të Papa Gjon Palit II: “Lirinë gjithmonë duhet ta fitosh, nuk mundet vetëm ta zotërosh. Vjen si dhuratë, por mbahet me përpjekje”, duket se e pret ende. Si fillimet e një epoke tjetër, që do sjellë vërtet atë liri që ëndërrohej në fillimvitet ’90…

Shkrimtari dhe gazetari i TV Klan-it ,Blendi Fevziu merr mijëra lexues e disa kritika

Librat që tërhoqën vëmendjen në panair dhe akuzat për komercializëm, në mungesë të një kritike mbi përmbajtjen dhe në kundërshti me ankesën për mungesë lexuesish
blendi fevziu panairi i librit uet pressI gjithë debati rreth panairit duket sikur përmblidhet në komercializimin e tij. Radhët e gjata për “Ahmet Zogun” e Blendi Fevziut, apo libra të tjerë që tërhoqën vëmendjen, janë bërë motiv ironie virtuale, po aq saç janë për lexuesit apo ndjekësit e tyre momente të gëzuara. Në fakt ka pasur vetëm dy mënyra sesi është parë i gjithë Panairi i Librit, o përmes syrit të cinizmit të diçkaje pa ndonjë vlerë por komerciale, me njerëz që presin në radhë për autografe, o përmes syrit të pesimizmit për varfëri titujsh dhe mungesë të lexuesve. Të dyja nuk shkojnë fort mirë me njëra- tjetrën. Pasi, nëse ka lexues qoftë edhe për tre libra, atëherë lexues ka edhe pse nuk po blejnë të gjithë panairin.
Librat në modë dhe kritika
Cinikët, tallësit janë më të ashpër. Njëfarësoj ata mund të kenë të drejtë. Librat për të cilat mbahet radhë për t’u blerë apo autorët tek të cilët kërkohen më shumë autografe mund mos jenë më e mira e krijimit në vend, mund të mos jenë as siç vihej në dukje në një video me protagonist historianin dhe akademikun Kristo Frashëri ku flitet për librin e Fevziut, më e mira e studimit në vend, por janë ato që po lexohen. Askush që nuk i ka lexuar nuk mund t’i “shpallë fajtorë” për shije të keqe lexuesit.
Arsyet në fakt nuk janë aq shqiptare dhe as për faj të autorit apo ndonjë tjetri që ka dorë në këto libra. Komercializmi në letërsi dhe libra nuk është fenomen shqiptarë i ditëve apo viteve të fundit, është një gjë që ka jetuar me librin. Mijëra janë groposur të harruar në biblioteka edhe pse mund të kenë qenë shumë më të mirë se sa sivëllezërit që ia kanë dalë të zënë një vend nderi. Ashtu siç në mijëra raste ka ndodhur krejt e kundërta dhe të ‘gropëzuarit’ janë aty ku janë me meritë të plotë të tyre.
Në botë ka dhe ka pasur më shumë kopje të shitura të romancave rozë se sa librave që mund të ndryshonin jetën e lexuesit apo edhe botëkuptimin e tij. Ashtu siç ka shumë libra që janë përfshirë në memorien e përgjithshme të njerëzimit dhe kanë një gjurmë në qindra gjuhë. Dallimin mes të dobëtit dhe librit të mirë në fakt nuk e ka bërë asnjëherë vala e lexuesve por fakti se sa ai ka mundur t’i qëndrojë kohës, qoftë edhe nëse si në rastin e Kafkës është botuar pas vdekjes së autorit. Fama apo komercializmi i një libri nuk është diçka që fitohet përdhunshëm, me gjasë më shumë u përket rastësive.
Ajo që duhet të kuptohet në këto raste është që askush nuk mund të gjykojë shijet dhe askush nuk mund të paracaktojë se çfarë duhet të lexojnë me shumicë ata që dynden në panair dhe ata që nesër do t’u bjerë rruga në librari. Kur revista “Mapo” që nuk është fort komerciale, botoi muaj më parë një cover me “Librat që duheshin djegur”, një ndër kritikat që patëm ishte se nuk duhej të ishin përfshirë librat rozë. Kjo shihej prej shkrimtarëve si një nga portat prej nga lexuesit mund të futeshin në botën e pafund të librit. Në fakt pak kush i ka shpëtuar “budallallikut” nëse mund ta quajmë kështu të rendë pas librave në modën e momentit. Ajo që do ta përcaktojë vërtetë fati e tyre do të jetë koha.
Kritikë pa lexuar
Nga ana tjetër problemi i kritikës cinike mbi komercializmin e një libri apo një autori bëhet kryesisht, siç edhe rëndom mbi paragjykim. Rrallë mund të gjesh kritika mbi librat që u diskutuan. Edhe nëse bëhet fjalë për një libër të shumëpërfolur si ai i Blendi Fevziut, gjykimet janë në përgjithësi pa e lexuar. Nuk është hera e parë.
Libri i Blendi Fevziut, botuar nga UET Press ndërsa është ndër më të tërhequrit në Panair deri dhe me radhë pritjeje për autografe, është njëkohësisht një nga më të kritikuarit. Një pjesë e shohin atë një produkt të dalë brenda një kohe të pamjaftueshme dhe të reklamuar së tepërmi. Të tjerë mund të bazohen mbi pjesë të librit në gazeta apo thjeshtë në paragjykimin për autorin. Numri i kritikave mbi librin edhe të ashpra qofshin mungon prej atyre që e kanë lexuar, qoftë edhe me mundim.
Një pjesë mund të kenë të drejtë. Reklamimi i librit ka qenë jo i vogël dhe ajo është bazuar jo pak, ndoshta edhe pa vullnetin e autorit,  në ato pjesë që tërheqin vëmendje më së shumti. Shtypi, që shkroi kryesisht në pjesët që i kushtohen jetës rozë të Ahmet Zogut, e ka bërë edhe më të fortë tundimin. Por kjo nuk mund të kritikohet. Joshja e lexuesit prej lakuriqësisë dhe intimitetit, kjo edhe kur bëhet fjalë për monarkun e vdekur, nuk është ndonjë gjë as e re as unike dhe as surprizuese. Nga ana tjetër bashkimi i personazheve, ish-monarkut me plot mister në jetë i cili është parë prej studiuesve o me adhurim duke i lënë jashtë elementë jete që mund ta “turpëronin”, o me urrejtje duke u kujdesur më shumë për “tradhtinë” apo “dështimet politike” dhe emri i gazetarit të njohur që ka autorësinë mbi librin ku mungojnë këto lloj kriteresh gjykimi, kanë qenë padyshim një plus i fortë për famë të menjëhershme. Gjasat janë që kritikët e hedhin atë poshtë më shumë për shkak të famës, ashtu siç pikërisht për shkak të kësaj mjaft kanë pritur në radhë ta blejnë. Nëse për një palë përfolja dhe paragjykimi kanë qenë të mjaftueshme për t’i qëndruar larg apo për ta “sharë” librin, për pjesën tjetër ka ndodhur e kundërta. E sigurt është që komercializimi dhe leximi i librave në modë dhe të famshëm apo të përfolur nuk do ta pengojë librin. E kundërta me gjasë ka për të ndodhur. Kështu lexuesit e “Ahmet Zogut” të Blendi Fevziu, të kënaqur apo jo prej tij, do të kërkojnë medoemos të nesërmen e mbarimit një libër tjetër për të konfirmuar kënaqësinë apo pakënaqësinë prej tij.


Ahmet Zogu libri blendi fevziuNë orën 18:00, pranë stendës së UET-Press kishte nisur të përvijohej dje, ashtu si dy ditët e para të Panairit, radha e gjatë në pritje të ardhjes së gazetarit Blendi Fevziu për autografin mbi librin e fundit të tij “Ahmet Zogu-Presidenti që u bë Mbret”. Por ndryshe nga dy netët e para, në tryezë nuk kishte asnjë kopje të librit, i mbaruar që në mesditë. Por informacioni i botuesve se po vinin kopjet e reja nga shtypshkronja i mbajti të ngulur në radhë dhjetëra lexues të Fevziut dhe vetë autorin. Që nga dalja në treg, prej disa ditësh libri ka kapur shifrën rekord të shitjeve prej 10 mijë kopjesh, një rekord që Fevziu nuk e ka për herë të parë, duke e kthyer këtë autor dhe biografitë e tij në një fenomen.
Me biografinë për Enver Hoxhën një vit më parë, ai arriti numrin 50 mijë të shitjeve, por me këtë ritëm duket se me librin mbi Mbretin Zog do të kalojë parashikimet, pasi siç thotë dhe vetë autori, është një personazh akoma më interesant se Hoxha. Fevziu ka arritur të tërheqë edhe vëmendjen e Familjes Mbretërore, pasi nipi i Mbretit Zog, Princi Leka së bashku me të fejuarën erdhën të blinin librin e të merrnin dhe autografin e autorit

Papa Françesku uron Presidentin e Republikës së Shqipërisë , Bujar Nishanin për Festën Kombëtare

papa nishaniPresidenti i Republikës, Bujar Nishani ka marrë sot një mesazh urimi nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku me rastin e Festës Kombëtare. Në letrën e Papës dërguar Nishanit shkruhet:
“Me kujtime ende të gjalla prej vizitës sime në Shqipëri, po u dërgoj Shkëlqesisë Suaj dhe bashkatdhetarëve tuaj përshëndetjet e përzemërta me rastin e Festës suaj Kombëtare. Duke u lutur që populli shqiptar të vazhdojë ta nxisë të mirën e përbashkët, në solidaritet dhe paqe, po ia besoj të gjitha provanisë së Zotit të Gjithëpushtetshëm”.

Prof.dr.Vojisllav Sheshel- Aleksanad Vuçiçit: Kot po ulërin, edhe BE mendon si Rama

shesheliVojisllav Sheshel, ka kritikuar qëndrimin e kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq, në lidhje me vizitën e homologut të tij shqiptar, Edi Rama në Beograd.
Sheshel, i cili u lirua nga Tribunali i Hagës për arsye shëndetësore, ka thënë se Vuçiç, kot “po ulërin” tani, pasi për pavarësinë e Kosovës i flasin njësoj të gjithë liderët e BE-së dhe jo vetëm Edi Rama, transmeton Telegrafi.
“Nuk ka asnjë koncept për politikën ekonomike. Vazhdimisht sugjerojnë disa aktivitete, por nuk ka asgjë prej tyre. Bashkimi me BE-në do të ishte fatkeqësi për Serbinë, nuk ka vend për ne aty. Më kot Vuçiç po ulërin tek kryeministri i Shqipërisë. Pse nuk po i kundërshton deklaratat e zyrtarëve të BE-së, të cilët flasin dhe mendojnë si ai (kryeministri shqiptar, Edi Rama), tha Sheshel.
Lideri radikal theksoi se ideja e “Serbisë së Madhe”, ekziston në statutin e partisë, duke shtuar se pa këtë “Radikalët nuk janë asgjë në skenën politike”.
Krimineli Sheshel, i cili po akuzohet për krime të kryera gjatë luftës në Kroaci dhe Bosnje-Hercegovinë, është liruar ditë më parë nga Tribunali i Hagës për arsye shëndetësore.

Ish-ministri i Jashtëm i Republikës së Serbisë,shkrimtari Vuk Drashkovic: Pavarësia e Kosovës është realitet

“Vizita e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama është historike. Ndërsa për mosmarrëveshjet eventuale mes Ramës dhe Vuçiçit, nuk ia vlenë të flitet fare”, pohon në intervistë me Deutsche Wellen, Vuk Drashkovic.
0,,18062344_303,00Zoti Drashkovic, si e vlerësoni vizitën e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Beograd: a mund të quhet ajo si një vizitë historike apo mund të thuhet se ky ishte një dështim historik i kryeministrave Rama dhe Vuçiç, për të filluar fazën e afrimit mes dy popujve?
Vizita është e një rëndësie shumë të madhe. Kryeministri i Shqipërisë erdhi në Beograd dhe bisedoi me kryeministrin e Serbisë. Ai e ka vizituar edhe bashkësinë etnike shqitpare në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. E ka ftuar kryeministrin e Serbisë për vizitë në Tiranë. Edhe sikur të mos ishin dakorduar asgjë tjetër, vet marrëveshja që të nënshkruhet një marrëveshje për udhëtim vetëm me letërnjoftime të shtetasve të Shqipërisë dhe Serbisë në këto vende, paraqet arritje historike. Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, shpresoj me rastin e vizitës së Vuçiçit në Tiranë, dhe pas fillimit të zbatimit të saj, jam shumë i sigurt se me dhjetëra e dhjetëra mijëra turistë serbë do të nisen drejt bregdetit shqiptar. Jami i bindur se atje do të shkojnë të rinjtë dhe njerëzit e biznesit. Në mënyrë masive do të nisen drjet Serbisë edhe shqitparët. Kjo është një marrëveshje e karakterit evropian, që shënon evropeizimin e marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Serbisë. Unë vërtetë nuk dua t’i vërejë shkëndijat që kanë ndodhur mes kryeministrave Rama dhe Vuçiç. Nuk u kushtoj kurfarë rëndësie dhe ato shpejt do të harrohen.
Si e shpjegoni faktin që vet përmendja e pavarësisë së Kosovës nga kryeministri Rama shkaktoi një reagim kaq të ashpër jo vetëm të kryeministrit Vuçiç por edhe të gjitha mediave dhe opinionit në Serbi? Rama në fakt nuk ka thënë asgjë të re, ai vetëm ka përsëritur realitetin që Kosovën e kanë njohur 108 vende – që e di edhe Serbia?
Realitet është që pavarësinë e Kosovës e njohin 108 vende. Realitet është që Serbia prej vitit 1999 nuk e ka sovranitet mbi Kosovën. Nuk e ka atje pushtetin juridik, legjilativ dhe ekzekutiv. Nuk i ka atje forcat policore apo ushtarake. Realitet është edhe fakti që Serbia dhe Shqipëria duan të jenë pjesë e Bashkimit Evropian dhe se nga 28 vendet anëtare të BE, 23 e njohin pavarësinë e Kosovës. Kjo është ana politike dhe këto janë fakte të pakontestueshme. Por realiteti i Kosovës i ka disa kate. Një prej tyre është ai historik, i cili nënkupton që populli serb e përjeton Kosovën ashtu siç parashikon miti dhe epi për Kosovën. Sipas këtij miti, Kosova është themeli shpirtëror dhe kulturor, jo vetëm i serbëve në Serbi, por i tërë popullit serb. Realitet është që kur njeriut i amputojnë një dorë apo këmbë, një kohë shumë shumë të gjatë ai i ndjenë këto gjymtyrë dhe ndjenë dhembje shumë të mëdha. E ndjenë gjymtyrën që nuk e ka, që në medicinë quhet dhembje fantome. Realitet është poashtu që sot në Kosovë ka shumë probleme. Procesi i pajtimit po shkon tmerrshëm ngadalë. Kthimi i serbëve po zhvillohet kaq ngadalë, sa që mund të thuhet se ky proces gati që nuk ekziston fare. Ndërsa realieti më i ri është Marrëveshja e Brukselit. Zbatimi i kësaj Marrëveshjeje është ndërprerë. Nuk do të na çojë askund në qoftë se palët e fajësojnë njëra – tjetrën dhe bëjnë gara se kush e ka fajin për mos zbatimin, por fakt është që Marrëveshja duhet të zbatohet menjëherë.
Si njeri me përvojë shumë të gjatë diplomatike, më intereson mendimi Juaj: duke e ditur për këtë “dhembje fantome” të popullit serb për humbjen e Kosovës dhe duke e ditur që kjo vizitë realizohet pas 68 vitesh, a është dashur kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ta hapë këtë plagë hapur në vizitën e tij të parë në Beograd, duke kërkuar që Serbia ta njoh Kosovën, dhe si e vlerësoni reagimin e pamatur të Vuçiçit?
Nuk dua të jem këshilltar politik i kryeministrit shqiptar e as i atij serb. Në ditën e Marrëveshjes së Paqes (kur po flasim, 11. 11. 2014.) dua të theksoj se mes Shqipërisë dhe Serbisë kurrë nuk ka qenë më e domosdoshme një marrëveshje e paqes. Serbia dhe Shqipëria kurrë në histori nuk kanë luftuar mes vete. Kjo është një gjë shumë e madhe. Këto shkëndija mes kryeministrave nuk më interesojnë fare. Unë më me dëshirë do të flisja për nevojën e afrimit shumë të shpjetë mes dy popujve. Elitave politike të të dy popujve dua t’u dërgoj vëretje shumë të hidhura, sepse ato kanë mbetur shumë mbrapa dëshirës së popujve shqiptarë dhe serbë për pajtim dhe bashkëpunim. Unë kam qenë në Shqipëri dy herë. Për herë të parë në vitin 2004 dhe jam bindur se shumica dërmuese e popullit shqiptar, gati të gjithë, duan të kenë një bashkëpunim të gjithanshëm me popullin serb. Edhe këtu në Serbi shumica e popullit është absolutisht për bashkëpunim. Ne duam të kemi raportet më të mira të mundshme edhe me Prishtinën, sepse vetëm kështu mund të mbrojmë popullin serb në Kosovë – sipas standardeve më të larta evropiane dhe mbi bazën e Planit të Ahtisarit, i cili duhet të zbatohet në tërësi. Dua në veçanti të nënvizoj: kur si ministër i Jashtëm kam qenë për vizitë në Shqipëri, në dhjetor të vitit 2004 , kam qenë shumë i prekur me pritjen e mirë atje. Më kanë pritur edhe presidenti i vendit Alfred Mojsiu dhe kryeministri Fatos Nano. Kam pasur edhe një intervistë më të gjatë se një orë në televizionin shtetëror. Ngjashëm është pritur në Beograd edhe ministri i atëhershëm i Jashtëm Kastriot Islami. Raportet e ngrira në vitin 1948 janë shkrirë për herë të parë me këto vizita.
Pasi që po bisedojmë në dtëin e Marrëveshjes së Paqes: a besoni në paqe dhe pajtim mes serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë?
Ky proces nuk mund të ndalet. Edhe pse ende ka shumë njerëz në Serbi që tani nuk e fshehin fare se edhe sot e bartin kaponë e Sllobodan Millosheviqit dhe regjimit të tij të dikurshëm, i cili mbanë përgjegjësinë historike për rrënimin e ish-Jugosllavisë, për luftërat e përgjakshme. Millosheviqi dhe ky regjim e mbajnë përgjegjësinë historike për të gjitha që kanë ndodhur në Kosovë. Sot është një realitet që pavarësinë e Kosovës e njohin 108 vende të botës, që është shumë më shumë se gjysma e anëtareve të OKB. Për këtë nuk e mbanë përgjegjësinë Edi Rama, Angela Merkel apo Vlladimir Putin. Fajin e ka Sllobodan Millosheviqi, i cili i ka prirë një rendi retrograd, të mbrapshtë dhe nuk e ka kuptuar kur para 25 vitesh se Muri i Berlinit është rrëzuar. Por, për fat të keq, edhe sot kemi tepër njerëz në elitën tonë shpirtërore, në media dhe në nivele të ndryshme të pushtetit, të cilët ende i mbajnë kapotë e Millosheviqit.
Ju theksuat se normalizimi i raporteve mes Serbisë dhe Kosovës është një proces i pandalshëm. Por në Beograd ende ka ide për ndarjen e Kosovës, apo mendoni se kjo ide është tejkaluar?
Nuk dua të flas për gjëra që janë plotësisht jashtë realitetit dhe normalitetit. Kjo punë ka përfunduar. Thjesht, fuqitë e mëdha nuk lejojnë ndryshimin e kufijëve të jashtëm, sepse kjo do të shktaktonte efektin domino. Ndaj Ballkani duhet të evropeizohet. Duhet vënë pikë në këto iluzione dhe duhet t’i zgjidhim problemet sa më parë. Evropa na ka dërguar mesazhin e qartë: së pari duhet të bëheni Evropë e pastaj mund të futeni në Evropë. Ndërsa ajo po na ndihmon. Pse të mos merremi vesh që në Ballkan të aplikojmë standardet evropiane për kufijë. Duhet t’i heqim kufijtë dhe të lejojmë kalimin e lirë të njerëzve dhe mallrave – të krijojmë një hapsirë unike ekonomike.
Do të thotë, ndarje të Kosovës nuk ka?
Kjo ide ëshë e parealizueshme tani. Ndoshta dikur edhe unë kam menduar se më së lehti do të ishte sikur të arrihet një marrëveshje mes Prishtinës dhe Beogradit për ndarjen e Kosovës. Por kjo më nuk është e mundur. Serbia dhe Kosova janë vetëm dy kashta të voglë në mesin e plepave shtatlartë. Për fatin e botës vendosin të mëdhenjtë. Kështu ka qenë gjithmonë.
Zoti Drashkovic, këtu në Beograd, por edhe në Prishtinë dhe në Tiranë, shpesh flitet për krijimin e shteteve të mëdha: Serbisë së madhe, Shqipërisë së madhe etj. Çfarë mendoni ju për këto ide?
Mitin për një Serbi të madhe ne e kemi paguar me gjak dhe për këtë shkak kemi përjetuar humbje të tmerrshme. E kemi turpëruar veten, gjeneratat e ardhmshme dhe historinë tonë. E kemi pasur ne Serbinë e madhe – në Jugosllavi. Në Jugosllavi e kemi pasur edhe Bosnjen, Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e madhe. Nuk duhet ta fajësojmë askend tjetër për vendosjen e barotit nën shtëpinë tonë, për ndezjen e këtij baroti dhe larjen me gjak të shtëpisë sonë. Kjo gjeneratë e kë bërë këtë dhe e ka hedhur mbi vete mallkimin historik. Njerëzit e rinj, idetë e reja duhet t’i kthehen të ardhmes. Duhet t’i menjanojmë sa më parë të gjitha mosmarrëveshjet dhe urrejtjen. Asnjë armiqësi nuk është fituar me armiqësi, por vetëm me miqësi. Në historinë tonë shqiptaro-serbe kemi shumë shembuj që kemi ndihmuar njëri-tjetrin, si pë shembull në kohën e lufterave ballkanike, kur ushtria serbe dhe Esad Pasha janë ndihmuar mes vete. Kurdo që shkoj në varrezat serbe në Paris, unë i marr me vete dy buqeta lulesh: një për usharët serbë që kanë rënë atje dhe tjetrën për Esad Pashën, i cili ka vdekur në spitalin ushtarak në Paris dhe me dëshirën e tij është varrosur në mesin e ushtarëve serbë. Po nënën ja kajsha: pse nuk i përmendim këto raste të ndirtshme, pse nuk i marrim ato si shembull, por gjithmonë i nxjerrim rastet negative.
A është e domsodoshme që në këtë rrugë të shërimit Serbia ta njoh edhe pavarësinë e Kosovës?
Të tilla janë qëndrimet e BE, të cilat janë thënë shumë qartë. Nuk kam çfarë të shtoj. Por zbatimi pa kushte i Marrëveshjes së Brukselit dhe zbatimi i Planit të Ahtisarit do të ulin tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit. Në Planin e Ahtisarit jepen garanca për kishat serbe, për pasurinë dhe kthimin e serbëve në Kosovë. Pasi që ne këtu në Serbi, ende e trajtojmë Ahtisarin si antiserb, si armikun numër një, dhe pasi që propaganda ka bërë që shumica e serbëve të besojë në këto të pa vërteta, atëherë duhet të pranojmë të paktën zgjidhjet që nuk kanë të bëjnë me statusin. Në shpjegime mund të thuhet se Serbia për shkak të statusin nuk do të hapë ambasadë në Prishtinë. Por kjo i hapë rrugën tregtisë, bashkëpunimit dhe shkëmbimeve mes Prishtinës dhe Beogradit. I hap rrugë tejkalimit të hijeve dhe pengesave në raporte. Mendoj se më kuptuat.
Presidenti i Rusisë Vlladimir Putin është pritur në Beograd me nderimet më të larta. Të shumtë janë ata që thonë se influenca e Rusisë në Serbi është tepër e madhe. Kjo me siguri që pengon edhe rrugën e Serbisë drejt BE?
Unë e dua Rusinë. Dua të jetë e fuqishme, më e fuqishmja. Por Rusia mund ta arrijë këtë vetëm në bashkëpunimin më të ngushtë me BE-në dhe Perëndimin dhe jo në konflikt me to. Unë shpresoj që Rusia dhe Perëndimi do t’i kthehen bashkëpunimit. Strategjia e Moskës nuk duhet të jetë krijimi i një Rusie që ia kanë frikën të gjithë, por i një Rusie që e respektojnë të gjithë. Më vjen mirë që edhe Perëndimi ka pranuar se ka bërë gabime të mëdha ndaj Rusisë. Shpresoj normalizimin e raporteve mes tyre. Ndryshe, nëse vendoset një mur i ndarjeve në Ukrainë, edhe këtu do të kemi destabilizime të mëdha – në Bosnje, Kosovë, Serbi dhe Maqedoni. Akush nuk do të kursehet.
Në ç’drejtim po shkon Serbia sot?
Në Perëndim jetojnë dhe punojnë sot më shumë se katër milionë serbë. Do të thotë: qëllimi strategjik i Serbisë është orientimi drejt Evropës dhe Perëndimit. Ne edhe sikur të donim të bëhemi pjesë e ndonjë uninoni ruso-aziatik, nuk mundemi. Nuk jemi zogj të fluturojmë. Këto gjëra ka mundur t’i mendojë vetëm Millosheviqi në kohën e tij. Ne jemi të rrethuar me vendet e BE dhe NATO-s. Pra unë dua që të kemi raporte sa më të mira me Rusinë, por treni serb duhe të shkojë drejt Perëndimit.

*Vuk Drashkovic ka qenë zëvendës kryeministër i Jugosllavisë gjatë periudhës 18 janar 1999 – 28 prill 1999. Ai ka mbajtur edhe postin e ministrit të Jashtëm gjatë viteve 2004-2007

Dr. Flori: Anonim nuk do të jem

Sot zi ne kengen dhe muziken tone! Me Doktor Florin kemi humbur nje kengetar vertet te madh, familja njeriun me te dashur. Ngushellime te sinqerta familjes, miqve dhe fansave te panumert te Doktor Florit. Ai mbetet i gjalle ne kengen e tij! Ngushellime!! sb(SALI BERISHA)




Këngëtari i njohur ka ndërruar jetë sot ME 17.11.2014 , rreth orës 10:30
Mjekët dyshojnë se ka vdekur për shkak të drogës
35-vjeçari ka lënë pas dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë
Floran Kondi ose Dr. Flori ka lindur më 28 shkurt 1979




Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Floran Kondi, ose i njohur ndryshe si Doktor Flori, ka humbur jetën ditën e sotme. Lajmi tronditës është konfirmuar nga burime pranë urgjencës së spitalit në QSUT.

Ndërron jetë këngëtari i njohur Dr.Flori


Doktor Flori ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në një moshë të re, dhe la pas dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë të vogël, i cili kishte vetëm disa javë që kishte lindur.





Urgjenca e QSUT-së konfirmoi se i riu mbërriti pa jetë rreth orës 10:30 minuta në spital. Doktor Flori ishte pjesë e grupit muzikor “West Side Family”, së bashku me Landin dhe Mirin.

Floran Kondi ose Dr. Flori ka lindur më 28 shkurt 1979.

***

Dyshohet se vdekja i ka ardhur nga përdorimi i drogës

Në botëthuhet se ekziston një mallkim për këngëtarët e famshëm, ku shumë prej tyre nuk arrijnë dot të kapërcejnë moshën 27 vjeç. Shumë prej emrave të njohur të muzikës kanë vrarë veten me armë apo kanë vdekur nga përdorimi i drogës apo alkoolit. Flori e kapërceu këtë “pengesë”, por u nda nga jeta për shkak të përdorimit të substancave narkotike në moshën 35-vjeçare.

Të paktën kjo është arsye për të cilën mjekët dyshojnë se ai ka gjetur vdekjen. Sipas mjeteve të QSUT-së, thuhet se Flori ka humbur jetën për shkak të takikardia-s (achycardia), rrahjeve të shpejta dhe të çrregullta të zemrës dhe kjo dyshohet se i ka ardhur nga përdorimi i drogës. 35-vjeçari ka lënë pas dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë, i cili ka vetëm dy javë që ka lindur. Si për ironi të fatit, këngëtari që aq shumë i ka kënduar Tiranës, u shua pikërisht në ditën e Çlirimit të Tiranës.

***



Florian Kondi, emri i artit i të cilit ishte Dr. Flori e nisi karrierën e tij artistike me grupin Westside Family.

Tre çunat e Westside Family realizuan këngë të cilët tërhoqën vëmendjen e publikut. Një prej këngëve më të njohura të tyre është “Në krahët e tua do të jem”. Gjithashtu dhe kënga e realizuar me Edi Ramën, “Tirona”.

Dr. Flori ishte autori i teksteve të këngëve të grupit, si dhe i shumë këngëve të kënduar solo apo nga këngëtarë të tjerë. Tekstet e tij ishin shumë të ndjera dhe filozofike.

Në një prej këngëve me grupin Westside Family me titull “Mirëmëngjesi”, ai flet për peripecitë e jetës në ‘Tiranë e re’, ku ai thotë se nuk do të mbesë anonim.

Kurse kënga e tij më e re, e cila fatkeqësisht do të jetë dhe e fundit është ajo me titull "Toke Toke".







NJЁ E KALUAR E THELLЁ GJENETIKE(Me rastin e SIPOZIUMIT TЁ TRETЁ NDЁRKOMBЁTAR TЁ SHOQATЁS SЁ STUDIUMEVE PELLAZGJIKE.)


Arlind Bebo


Kam qёnё jashtё dhe kam parё se si gjithekush krenohej duke ndёrtuar karakterin e tij mbi kulturёn dhe identitetin gjenetik. Nё rrёmujёn e madhe ndёrkombёtare, nё median interkontinentale dhe nё fushbetejёn pёr mbijetesёn gjenetike, kam parё se si Italianёt, Francezёt, Rusёt, Kinezёt... tё gjithё krijojnё krenari dhe mbёshteten nё rrёnjёt e tyre historiko-kulturore. Edhe ne shqiptarёt krenohemi, por a mbёshtetemi mjaftueshёm nё njё “motor”, nё njё “bёrthamё tё tillё energjie” pёr karakterin dhe identitetin?

Rrёnjet tona janё aq tё vjetra... aq tё thella, sa jemi njё “GEN-nёnё”, kultura, gjuha jonё, “mёnyra se si jemi” ёshtё pёrtej trashёgimisё Europiane, qofshin edhe ato vёnde nga mё tё vjetrat e Europёs. Kjo ёshtё njё pёrparёsi e jona, njё “qerasje” pёr miqtё tonё europianё me tё cilёt duam tё ndajmё njё hapsirё tё pёrbashkёt. Dhe duket qartё, nё media, gjithandej intelektualёt tanё po punojnё me seriozitet pёr pёrcaktimin e kёtyre bazave tё qarta dhe tё sakta tё vazhdimёsisё sё Shqipёrisё sё sotme me atё qё ёshtё “veza nga e cila kemi dalё”. Dhe kjo “Nёnё” e jona ёshtё “gjyshja” e Europёs... atёherё hajde gёzohemi e flasim si “mivjeçarista”, flasim me kёtё hije misteri qё na japin faktet! Krijojmё edhe ne “krenarinё” legjitime tё c’do principi tё karakterit.

Le tё shkojme pёr vizite nё Europё si tё paraprirё nga “bota si e njohim ne”, si e njohim pёrpara “njerёzve qё kanё ardhur mё vonё”. Dhe kjo ёshtё fakt... ёshtё fakt i pamohueshёm, as nga dashamirёsia, as nga devianca nacionaliste. “Europa” bashkё me ёndrrёn e saj “pacifiste e unitare” le tё shihet me syrin tonё si “mё tё vjetёr”. Dhe si mё tё vjetёr, “Europa ёshtё mё e bukur nё sytё tanё se sa nё sytё e Bashkimit Europian”. Askush nuk e mohon dot qё “stёrgjyshi jonё” ishte nё Europё pёrpara se vetё njerёzimi tё ishte nё Europё, dhe pёr kёtё nuk ka asnje dyshim. Pёrveç kёsaj, kjo trashёgimi, “ky dinosaur gjenetik-kulturor-psikologjik” ёshtё rreal akoma e sot.

“Ne, shqiptarёt e njeriut nё hёnё” jemi njёkohёsisht trashёgimtarё rreal “TЁ NJЁ VAZHDIMЁSIE MENTALE MIJRAVJEÇARE” dhe kёtё e provon qartё e pastёr vetё GJUHA SHQIPE. 

Pёr mё shumё, nёse akoma ka ndonjё dyshim, mjafton tё shkosh nё ç’do bibliotekё tё botёs, edhe nё bibliotekat qё Shqiperinё nuk e duan, dhe tё sqarohesh pёr FAKTE, TЁ NJЁ MЁNDJE SHQIPTARE QЁ KA VAZHDIMЁSI ME NJЁ EUROPЁ TЁ PANJOHUR NGA EUROPIANЁT E SOTЁM.

Hajde sillemi pёr atё qё jemi! 

Dhe ajo qё jemi, pёr momentin ёshtё FITIMPRURЁSE, ёshtё natyra jonё e vёrtetё... pёrse tё ulim kokёn nё momente qё nuk na takojnё? Modestia, thjeshtёsia, natyraliteti dhe bashkёpunimi janё vlera tё pranuara tё vetё natyrёs njerёzore, por tё gjitha kёto duhet tё mbёshteten diku! 

Nёse nuk je dikushi si mund tё FUTEMI NЁ EUROPЁ SI ASKUSHI, KUR JEMI DIKUSHI?! 

Nё Europё do tё futemi si zotёrinj, dhe jemi zotёrinj tё njё mentaliteti gjenetik jo tё zakonshёm. Geni jonё ёshtё mё i vjetri nё Europё dhe na takon ne, sёbashku me popujt e tjerё tё vjetёr tё mёsojmё Europёn pёr TOKЁN-NЁNЁ tonёn.

 Kjo tokё Europiane ka qёnё nёna jonё pёrpara se tё ishte krevati ku u shtrinё mё vonё popujt e Europёs.

 Le ti’a japim edhe atyre BOTЁN, SE SI E NJOHIM NE “TЁ VJETRIT”.

Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.

AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...