Agjencioni floripress.blogspot.com

2014/12/07

Copëtimi i trojeve shqiptare gjatë historisë

Nga Flori Bruqi


Copëtimi i Shqipërisë ishte procesi i ndarjes së trojeve shqiptare nga Kongresi i Berlinit deri në Konferencën e Ambasadorëve në Londër në 1913.


Katër vilajetet shqiptare të Shkodrës, Kosovës, Manastirit dhe Janinës që u propozuan për autonomi nga Lidhja e Prizrenit

Lufta Ruso-Turke (1877-1878) i cënoi rëndë zotërimet osmane në Gadishullin Ballkanik, duke e lënë perandorinë vetëm të mbahej në pozicione të pasigurta në Maqedoni dhe në trojet e banuara nga shqiptarët. Në anën tjetë i dha një frymëmarrje shumë të gjërë shteteve dhe popullsive ortodokse, për analogji me Rusinë që tashmë konsolidoheshin ne shtetet fqinje që njëkohësisht e përdorën si një armë propagande edhe kundër kombeve si ai shqiptar. Shqiptarët në atë kohë banonin në katër vilajetet e Shkodrës, Kosovës, Manastirit dhe Janinës. Llogaritet se nga 2 500 000 banorë që kishin këto vilajete, 2 milionë ishin shqiptarë, dhe pjesa tjetër vllehë, maqedonas sllavë, grekë dhe romë. Shqiptarët ishin shumica absolute në të katërt vilajetet.

Katër vilajetet shqiptare të Shkodrës, Kosovës, Manastirit dhe Janinës që u propozuan për autonomi nga Lidhja e Prizrenit

Copëtimi i parë: Kongresi i Berlinit

Copëtimi i parë i trojeve shqiptare u realizua pas vendimeve të Kongresit të Berlinit për të shpërblyer Malin e Zi me Plavën e Gucinë. Gjatë kësaj kohe, iu kaluan Serbisë zonat e Toplicës, Prokuples, Kurshumlisë, Nishit, Vranjes dhe Leskovacit. Popullsia shqiptare në këto zona u përzu me dhunë, dhe e gjithë u spastrua etnikisht nga shqiptarët, duke krijuar 70 000 refugjatë shqiptarë nga këto zona që u vendosën në Kosovë e 60 000 të tjerë që u vendosëm në zonën që sot është në Maqedoni.

 Kongresi i Berlinit i dha Malit të Zi dhe qytetin e Tivarit dhe Podgoricën, ku gjithashtu kishte popullata shqiptare.

Për t'i bërë ballë copëtimit të trojeve shqiptare, u krijua Lidhja e Prizrenit, e cila kundërshtoi me armë aneksimin e trojeve shqiptare. Luftime të rrepta u zhvilluan në Plave e Guci, ku sipas burimeve të kohës "zona kufitare u mbulua me gjak". Forcat malazeze nuk mundën të marrin Plavën e Gucinë dhe kërkuan nga Kongresi i Berlinit një zonë tjetër. Kongresi caktoi Hotin e Grudën, ku sërish pat luftime të përgjakshme dhe forcat malazeze nuk arritën të thyejnë qëndresën shqiptare. Kongresi atëherë i dha Ulqinin Malit të Zi. Forcat e Lidhjes së Prizrenit në Ulqin u ndodhën para sulmeve të ushtrisë malazeze dhe nga lindja nga sulmet e ushtrisë Osmane, e cila u dërgua nga Sulltani për të shtypur Lidhjen dhe për të dorëzuar Ulqinin te malazezët. Shqiptarët u tërhoqën dhe u mundën nga forcat e shumta osmane të udhëhequra nga Dervish Pasha, të cilat shkatërruan Lidhjen e Prizrenit në një sërë betejash.

Gjatë copëtimit të parë, shqiptarët humbën zonat veriore të Toplicës, Pazarit të Ri, Nishit, Ulqinin dhe disa territore në jug të Çamërisë.

Copëtimi i dytë: Konferenca e Ambasadorëve në Londër



Harta e Shqipërisë sipas Qeverisë së Vlorës së 1912, e kryesuar nga I.Qemali; Harta e Shqipërisë e vendosur në Londër në 1913; dhe harta e propozuar nga fqinjët e Shqipërisë

Kryengritjet e armatosura të shqiptarëve të viteve 1910, 1911, 1912, nxitën shtetet ballkanike që të vepronin me shpejtësi në copëtimin e trojeve shqiptare. [6] Serbia, Bullgaria, Mali i Zi dhe Greqia lidhën aleanca poltike dhe ushtarake ndërmjet tyre dhe në tetor të vitit 1912, ato i shpallën luftë Perandorisë Osmane duke shënuar kështu fillimin e Luftës së Parë Ballkanike. Shqiptarët mbajtën një qëndrim asnjanës në këtë luftë, por u shqetësuan kur shihnin se shtetet ballkanike synonin ndarjen e territoreve shqiptare. Për pasojë shqiptarët mbajtën një kuvend në Vlorë dhe me 28 nëntor 1912 shpallën Pavarësinë e Shqipërisë. Pavarësia nuk u njoh nga disa vende kurse Serbia, Mali i Zi dhe Greqia vazhduan t'i mbanin trupat e tyre në territoret shqiptare. Gjatë kësaj kohe u kryen masakra të tmerrshme mbi popullsinë civile shqiptare. Leon Trocki, i dërguar si korrespondent mbi Ballkanin, tregon se si "fshatra të tërë shqiptarë ishin kthyer në grumbuj zjarri. Nga kufiri me Serbine e deri në Shkup shihje vetëm zjarr e plaçkitje...". Sipas burimeve të huaja, rreth 25 mijë shqiptarë u vranë vetëm në Kosovë në muajt nëntor 1912-janar 1913


Më 17 dhjetor 1912 në Londër u mblodhën Fuqitë e Mëdha të kohës të cilat diskutuan për fatin e Shqipërisë. Më 29 korrik 1913 u mor vendimi që Shqipëria të shpallej principatë autonome, sovrane e trashëgueshme nën garancinë e Fuqive të Mëdha. Ndërsa kufijtë, pas shumë diskutimesh u caktuan por duke lënë jashtë tyre Kosovën dhe Çamërinë,.por duke lënë brenda kufijve territore që sot jane janë jashte kufijve shtetërorë të Shqipërisë si p.sh. Shën Naumi

Pasojat

Të gjendur nën pushtimin e ushtrive serbe, malazeze e greke, me qindra mijëra shqiptarë nga troje që sot gjendjen në Mal të Zi, Serbi, Kosovë, Maqedoni e Greqi, more rrugën e u dyndën si refugjatë brenda kufijve të njohur nga Konferenca e Londrës. Në të gjitha trojet shqiptare u kryen masakra të mëdha në popullsinë civile, dhe u krye spastrim etnik me qëllim përzënien ose eliminimin e popullsisë shqiptare.[8] Copëtimi i trojeve shqiptare la jashtë kufijve më shumë se gjysmën e territoreve të banuara nga shqiptarët historikisht, dhe më shumë gjysmën e popullsisë shqiptare të asaj kohe. Në Kosovë, trupat serbe ushtruan terror dhe u munduan ta ndërrojnë përbërjen e popullsisë me anë të shpërnguljeve me dhunë. Gjuha shqipe u ndalua, dhe dhjetëra mijëra serbe kolonë u vendosën në tokat e shqiptarëve të vrarë ose të përzënë. Më shumë se 150 000 shqiptarë u detyruan të lenë Kosovën në vitet 1912-1920



Trojet etnike historike shqipare

Shumica e tyre u vendosën në Shqipëri, në zonat e Fierit, Lushnjës, Durrësit, e Kukësit. Po ashtu, popullsia çame u spastrua në përmasa të mëdha, duke lënë në Çamëri vetëm një pjesë të popullsisë çame të besimit ortodoks, që sot numëron 30-70 mijë banorë në Çamëri. Pasoja e këtij copëtimi ende ndjehen në kombin shqiptar, ku shembujt më të freskët janë Lufta e Kosovës në 1998-1999, dhe rebelimi i armatosur në Maqedoni në 2001-shin.

Gjendja aktuale

Copëtimi i Shqipërisë është një barrë e rëndë për kombin shqiptar, e cila ka shtyrë shumë atdhetarë që pas copëtimit të punojnë politikisht e me përpjekje të armatosur, për ribashkimin e kombit shqiptar. Kjo i dha jetë dhe çështjes kombëtare shqiptare, ribashkimit të trojeve etnike shqiptare të copëtuara në 1913-ën. Mendimi i publikut në Shqipëri e Kosovë rreth ribashkimit të Shqipërisë ka ardhur duke i rritur, sidomos vitet e fundit. Në 2011-ën, sipas Gallup Balkan Monitor, 75% e të anketuarve në Shqipëri dhe 68% e të anketuarve në Kosovë, mbështesin ribashkimin kombëtar. Çështja kombëtare tashmë është e përfaqësuar dhe politikisht nga parti politike si Vetëvendosja në Kosovë dhe Aleanca Kuq e Zi në Shqipëri, në programin e të cilave është ribashkimi i trojeve shqiptare në një shtet.



Kufijtë e shteteve të Evropës sipas Putinit, krijohet Shqipëria e Madhe


Mediat ruse si "Ekspres gazete" në korrik të vitit 2012 kanë publikuar harta të Evropës të cilat kanë shkaktuar reagime të bujshme në opinionin ndërkombëtar. Kurse sërish kanë publikuar një hartë të re pas ndryshimeve të kufirit të Ukrainës dhe aneksimit të Krimesë nga Rusia.

Në harta mund të shihet pikërisht Krimeja si pjesë e Rusisë, si dhe bashkëngjitja e Donbasit (ku tani po zhvillohen luftime të ashpra midis forcave ukrainase dhe separatistëve pro-rusë), por edhe krahina të njohura me emrin "Nova Rusia" (Rusia e Re) në jug të Ukrainës, të cilat të ndërlidhura me Pridniestrin (pjesën lindore të Moldavisë) dhe në këtë mënyrë Ukraina do të mbetej pa dalje në Detin e Zi.

Gazeta “Foreign Policy” shkruan se hartat do të duheshin lexuar si ilustrim hartografik i listës ruse të dëshirave, të cilat reflektojnë shpresat dhe frustrimet e një segmenti të opinionit rus.

Sipas kësaj harte, shumëkujt në Rusi i duket që Evropa e vitit 2035 do të duket e fragmentarizuar, e islamizuar, ndërkohë do të vuajë edhe nga Gjermania gjithnjë më e fuqishme. Sipas "Ekspres gazete", e tërë kjo nuk do të ndodhte sikur në vitin 1991 të mos ndodhte shkatërrimi (shpërbërja e ish-Bashkimit Sovjetik).

Sa i përket Ballkanit, harta ruse do të dukej kështu: Bosnjë e Hercegovina më 2035 nuk do të ekzistojë pasi do të jetë e ndarë midis Serbisë e Kroacisë. Deri atëherë do të jetë Shqipëria e Madhe, së cilës i janë bashkuar Kosova dhe pjesë të Serbisë jugore (Lugina e Preshevës) dhe Maqedonisë perëndimore.

Hungarisë do t’i ktheheshin territoret që i anë copëtuar pas Luftës së Parë Botërore, Vojvodina e Serbisë dhe Transilvania e Rumanisë.

As Franca nuk do të kalojë shumë më mirë. Një pjesë të territorit të saj në vitin 2035 do ta kenë baskët, kurse shumë imigrantë do të zhvendosen në Piemontin Arab, me kryeqytet Marsejën (Marseille), ndërsa do të ndahen edhe Korsika (bëhet e pavarur) dhe Alzas e Loren (bashkohen me Gjermaninë).

Belgjika ndërkaq është zhdukur nga kjo hartë, derisa Italia do të ndahet në dy shtete Veriu dhe Jugu, kurse më pas nga Jugu ndahen edhe Sardenja dhe Sicilia.

Sipas këtyre hartave do të humbin territore edhe Polonia (në dobi të Gjermanisë), por edhe shtetet e Baltikut, Estonia dhe Letonia, kurse Bullgaria do të duhet të dorëzojë Burgasin në favor të Turqisë.



Në Kaukaz krijohet Emirati Kaukaz, derisa Gjeorgjia mbetet pa Abkazinë dhe Osetinë Jugore (i bashkohen Rusisë).

IDENTITI I SHQIPTARËVE NË REPUBLIKËN "MONTENEGRO"

1.

IDENTITI I SHQIPTARËVE NË

  REPUBLIKËN  "MONTENEGRO"

Ndonëse, pas pavarsisë nga Serbia, malazezët janë përpjekur të krijojnë identitein e vet si shtet europian me vlera dhe standarde europiane, organizuesit e konferencës thonë se politikanët dhe elitat politike të Malit të Zi, kanë dështuar të pranojnë dhe të merren me mosbarazitë, mospajtimet dhe shqetsimet e komunitetit shqiptar atje, përsa i përket pjesmarrjes së shqiptarëve në institucioneve shoqërore, politike dhe ekonomike të shtetit malazez. Si rrjedhim, ata me të drejtë theksojnë faktin, se gjëja shqetsuese në këtë mes, është vazhdimi i pothuaj të njëjtës politikë që qeveria malezeze ka ndjekur edhe në të kaluarën ndaj popullësisë shqiptare në trojet e veta autoktone, megjithëse shqiptarët në atë shtet kanë shprehur vazhdimisht ankesat dhe moskënaqsitë e tyre në të gjitha fushat e jetës shoqërore, ekonomike dhe politike të atij vendi.
Pritet që referuesit në këtë konferencë të përpiqën të venë në dukje politikën e përjashtimit që gjithnjë ndiqet nga Podgorica zyrtare ndaj shqiptarëve, politikë kjo e cila vazhdon të zhgënjejë komunitetin shqiptar në Mal të Zi. Ekspertë që ndjekin këtë situatë, thonë se gjëndja e shqiptarëve në Mal të Zi, në të vërtetë, nuk ka ndryshuar shumë ç’prej shpërbërjes së ish-Jugisllavisë. Në fakt, thonë ekspertët, shumë prej problemeve me të cilat u përballen shqiptarët e Kosovës para konflikteve të 1990-ave, në të njëjtat probleme po hasin edhe shqiptarët në periudhën e pas pavarësisë së Malit të Zi. Për të arsyetuar këtë qëndrim, ata venë në dukje se komuniteti shqiptar në Mal të Zi vazhdon të jetë viktimë e konfiskimit të tokave të tyre që i kanë pasur prona të veta gjysh pas gjyshi, ndërsa vazhdojnë presionet e asimilimit dhe të emigrimit të detyruar të shqiptarëve nga trojet e veta. Shqiptarët nën Mal të Zi ankohen gjithashtu për mundësi të kufizuara për ta në arsim dhe në punësim si dhe në fushën e zhvillimit ekonomik. Njëherazi, ata theksojnë gjithashtu edhe mungesën e programeve që promovojnë gjuhën shqipe, kulturën dhe trashëgiminë shekullore të shqiptarëve në ato troje. Siç është njoftuar kohët e fundit, si shembull i këtyre presioneve, mund të përmendet edhe shqetsimi për mundësinë e mbylljes së “Kohës Javore”, gazetës së vetme në gjuhën shqipe për shqiptarët në Mal të Zi. Nuk është e qartë nëse është vendosur ende e ardhmja afat-gjatë i kësaj gazete të vetme për lexuesit shqiptarë në Mal të Zi.

Kështuqë, shqiptarët në Mal të Zi kanë arsye të jenë të shqetësuar për gjëndjen e tyre politike dhe ekonomike madje edhe ndërkohë që Podgorica përpiqet të adaptojë ligjet mbi mbrojtjen e pakicave në përputhje me standardet europiane, shqiptarët nuk kanë asnjë provë për t’i siguruar ata se -- edhe nëqoftse Mali i Zi antarësohet në Bashkimin Europian, bazuar në përvojën e së kaluarës -- situata e tyre nuk ka giasë se do të përmirësohet. Përkundrazi, shqiptarët me të drejtë kanë drojë se gjëndja e tyre madje edhe në të ashtuquajturin “bashkim” me Europën, nuk do të sjellë ndonjë përmirësim për ta në të ardhmen. Dhe se në vend të një statusi të përmirësuar për ta, bazuar në standardet europiane, gjëndja e tyre ka giasë se do të përkeqësohet dhe se programet e dyshimta të qeverisë, sa për sy e faqe për botën e jashtme, do të vazhdojnë të fshehin realitetin e gjëndjes jo të kënaqshme të shqiptarëve në shtetin malazez, përfshirë mohimin e lirive dhe të të drejtave të barabarta me malazezët, deri atëherë në një periudhë të ardhëshme, fatkeqsisht ndoshta jo shumë të largët -- kur popullsia shqiptare nuk është më një faktor për Malin e Zi.
Organizuesit e kësaj konference, e cila sipas programit duket se do të vlerësojë pothuaj të gjitha aspektet e çështjes shqiptare në Mal të Zi, kanë për qëllim që të diskutojnë problemet të gjithë së bashku -- ekspertët nga Shtetet e Bashkuara si edhe studiuesit nga trojet shqiptare në Balkan dhe më gjërë – dhe pastaj të rekomandojnë zgjidhje të mundëshme të këtyre problemeve me të cilat përballen shqiptarët atje, sepse sipas tyre, një shtet multi-etnik mund dhe duhet të veprojë dhe të punojë drejtë një objektivi të përbashkët për të mirën e të gjithëve, pa dallim. Ata shpresojnë që kjo konferencë të japë kontributin e vet duke ofruar zgjidhje nga eskpertë ndaj problemeve dhe ankesave me të cilat përballen shqiptarët në Mal të Zi dhe të japin ndihmën e tyre, nga kjo anë e Atlantikut, ndaj shqetsimeve të tyre, sidomos në lidhje me përfaqësimin e shqiptarëve në fushën politike, shoqërore dhe ekonomike të Malit të Zi. Pritet që referuesit të diskutojnë edhe faktin nëse qeveria malazeze po punon dhe vepron drejt një qeverisjeje më të mirë për të gjtihë, që më në fund, të çojë edhe në një jetë më të mirë edhe për shqiptarët autokton në trojet e veta në Mal të Zi dhe jo në përjashtimin e tyre.
Është kjo një konferencë pra, ku do të flasin ekspertë dhe akademikë të cilët në mënyrë të posaçme janë të interesuar për fatin e shqiptarëve nën Mal të Zi dhe për përmirësimin e jetës së tyre në atë vend. Është ky një rast ku akademikët do të paraqesin analizat e tyre me gjakftohësi, në mënyrë akdemike dhe pa pasione, me qëllim për të identifikuar problemet dhe ankesat reale të shqiptarëve në shtetin malazez dhe si rrjedhim ata me të njëjtën gjakftohësi do të paraqitin rekomandimet e tyre për zgjidhjet e mundëshme dhe të paanshme, për autoritetet e malit të Zi, por edhe për entete ndërkombëtare të interesuara për të drejtat e shqiptarëve në Mal të Zi.
Por në mos asgjë tjetër, atëherë kjo konferencë mund të jetë një rast i mirë për të nxitur një dialog të sinqert midis shqiptarëve dhe qeverisë malazeze, por edhe midis palëve të ndryshme të vetë politikës shqiptare në Mal të Zi, për të diskutuar zgjidhjen e ankesave, në një përpjekje për një të ardhme më të mirë për shqiptarët në Mal të Zi dhe për një trajtim të barabart me qytetarët e tjerë të shtetit malazez. Fundi i fundit, trajtimi i barabart i qytetarve është obligim që shteti i Malit të Zi, si shtet i pavarur ka ndaj shqiptarëve si shtetas të tij edhe në bazë të konventave ndërkombëtare dhe europiane.

2.
Mali i Zi në parajsën e rusëve


Zbritja me aeroplan në Mal të Zi është një aventurë. Por, edhe një leksion gjeografie. Aeroplani e nis zbritjen duke fluturuar mbi një pllajë shkëmbore, më pas manovron mbi njërin prej gjireve më të bukur të Adriatikut dhe pak momente më vonë kalon sërish mes maleve. Pista e zbritjes ndodhet në fundin e luginës dhe pilotët e ulin mjetin fluturues në diagonale, duke e korrigjuar trajektoren vetëm pak çaste para se të prekin tokën.

Çdo ditë në aeroportin e Tivarit, që kontrollon trafikun ajror të brigjeve malazeze, ulen afro 15 Boingë. Mbi të gjitha nga Rusia. Në dalje të terminalit, pasagjerët përballen menjëherë me reklama ruse. Nëpër kioska blejnë gazeta ruse. Dhe mbrëmjeve dëfrehen në lokalet e bregdetit, nën ritmin e muzikës ruse.

Mali i Zi është parajsa e rusëve mbi Adriatik. Ky vend, që ka një popullsi prej afro 650 mijë banorësh, pret çdo vit 180 mijë turistë rusë që vijnë nga Moska dhe Shën Petërsburgu, të cilët për shkak të stilit të jetesës së vendasve, ku spontaniteti mesdhetar i bashkohet kulturës ortodokse, ndihen në të njëjtën kohë me pushime, dhe në shtëpi.

Nadia është nga Moska, një prej afro shtatë mijë rusëve që jetojnë këtu. Ka hapur një shkollë ruse në një zonë bregdetare, më të frekuentuarën në vend, në Budvë. Sapo ka mbërritur në brigjet e Adriatikut, rrëfen ajo, ka mësuar menjëherë fjalën “polako”, që në gjuhën malazeze do të thotë “ngadalë”, “me qetësi”, e që përsëritet shpesh si formulë rituale gjatë takimeve me mysafirët neurotikë që vijnë nga qytetet e mëdhenj. Kjo fjalë, dhe ritmi i ngadaltë i jetës së detit e kanë marrosur dhe bindur të transferohet këtu. Në vitin 2011 bëri një përpjekje që të rikthehet në Moskë, por, siç thotë sot, nuk mundi të ripërshtatet me rrugët e bllokuara prej trafikut dhe furinë metropolitane.

Një tjetër imigrant i ardhur nga Rusia, Konstantini, rendit me një frymë arsyet që e kanë bërë të transferohet në Malin e Zi.

“Moska ka një përqindje kriminaliteti më të lartë se sa ajo e Meksikos. Të vetmet produkte që kanë një treg të mirë janë cigaret, vodka dhe havjari. Dhe sapo fillon të kesh fitime të mirë, tek dera vijnë e të trokasin zotërinjtë e shërbimeve specialë”. Konstantinit, që është programues, këtu në Adriatik i mungon vetëm një gjë: lidhja e shpejtë në internet.

Rrëfimet e turistëve me pushime, apo ata të qytetarëve rusë që kanë zgjedhur këtë vend ballkanik si shtëpi të dytë nuk ofrojnë gjithësesi një panoramë shteruese të “Malit të Zi rus”. Qeveria e Podgoricës, filoperëndimore dhe që synon të fusë vendin në Bashkimin Europian dhe në NATO, sot gjendet përballë një problemi jo të vogël: ndikimin që ushtrojnë oligarkët rusë në politikën e brendshme. Sipas një raporti të kohëve të fundit, të paktën 40 për qind e pronave të paluajtshme në bregdet janë në pronësi të nënshtetasve rusë, në pjesën më të madhe politikanë dhe biznesmenë.

Për të huajt që duan të banojnë në Malin e Zi, gjëja më e lehtë që mund të bëjnë është të hapin një biznes në këtë vend. Kjo shpjegon, veç të tjerash, përse një e treta e ekonomisë së Malit të Zi kontrollohet nga kompani me kapital rus. Deri tani, sipërmarrësit rusë kanë investuar këtu dy miliardë euro.

Megjithatë, Moska ndjek me një shqetësim në rritje aspiratat filoperëndimore të këtij vendi të vogël ballkanik. Në të njëjtën kohë, Brukseli vazhdon të kërkojë hetime për korrupsionin dhe parregullsitë gjatë privatizimeve të viteve të fundit, ku kanë marë pjesë shumë biznesmenë të lidhur me Kremlinin. Ambasadori rus në Podgoricë ka mbërritur deri aty sa të akuzojë malazezët se e kanë kujtesën të shkurtër, duke u kujtuar mbështetjen politike që kanë marrë në të kaluarën nga Rusia.

Në fakt, marrëdhëniet mes Rusisë dhe Malit të Zi i kanë rrënjët të thella, që në kohën e Pjetrit të Madh. Mali i Zi, një shtet i vogël i mbrojtur nga malet, në vitet shtatëqind ishte një prej fortesave kryesore të rezistencës kundër perandorisë osmane. Pikërisht në atë periudhë malazezët fituan famën e luftëtarëve kurajozë, të pamposhtur dhe këmbëngulës, dhe kur Moska filloi t’i furnizojë me armë për interesat e saj politikë. Ndjenjat e vëllazërisë mes dy popujve që lindën në ata vite dhe që u forcuan më vonë prej ideologjisë së pansllavizmit i rezistuan provës së kohës.

Në fundin e viteve nëntëdhjetë të shekullit që kaloi, kur Mali i Zi ishte ende i bashkuar me Serbinë e Sllobodan Millosheviqit, aleati i tij më besnik ishte gjithmonë Rusia. Pikërisht në ata vite, rusët investuan në prona ta paluajtshme në brigjet e Adriatikut. Kështu, ndërkohë që vendi po rimerrte veten nga trauma e bombardimeve të NATO-s në vitin 1999, morën formë pasuritë e para të oligarkëve të rinj. Trualli kushtonte ende relativisht pak, dhe pikërisht këtu lindi miti të të pasurve të rinj rusë.

Por sot, konflikti në Ukrainë po i vë autoritetet malazeze në një situatë të vështirë. Mbështetja popullore për anëtarësimin në NATO është rritur (sipas një sondazhi, 46% e popullsisë është në favor) dhe që kur në vitin 2013, Kroacia fqinjë u bë anëtare e BE-së, edhe procesi i integrimit me Brukselin ka njohur një përshpejtim. Sot, Mali i Zi dhe Kroacia konkurrojnë për turistët që vizitojnë brigjet lindore të Adriatikut.

Nga ana tjetër, varësia ekonomike e Podgoricës nga Rusia i bën të druhen se Kremlini mund të pengojë afrimin e saj me Perëndimin. Lobi filorus mbështetet, veç të tjerash, nga partitë e opozitës që janë kundër anëtarësimit në NATO, nga kisha konservatore ortodokse serbe, e cila përfshin kishën lokale (e njohur si Metropolite e Malit të Zi dhe bregdetit) si dhe nga disa organizata joqeveritare. Pavarësisht kundërshtimit të tyre, në mars qeveria e Podgoricës vendosi të miratojë paketën e sanksioneve kundër Moskës që u kërkua prej Brukselit, duke marrë kështu një qëndrim krejt të ndryshëm nga ai i Serbisë që, ndonëse aspiron për anëtarësim në Bashkimin Europian, refuzoi të marrë masa kundër Moskës.

“Përse ne duhet të pushojmë së shituri luleshtrydhe Rusisë, kur francezët vazhdojnë t’i shesin asaj anije lufte?”, pyeste shtypi i Beogradit. Në atë rast, qeveria e Podgoricës i bëri thirrje perëndimit që të përshpejtojë edhe procesin e anëtarësimit në NATO, që deri në vitin 2015 duhet të vendosë nëse do të pranojë kandidaturën e Malit të Zi.

Ndaj këtyre lëvizjeve, Moska ka reaguar me nervozizëm: ka deklaruar se do të shfuqizonte privilegjet tregtarë që i ka akorduar Podgoricës dhe që do të rivendoste vizat hyrëse për nënshtetasit malazezë. Janë vite kur Rusia përpiqet të mbajë rajonin nën sferën e saj të influencës. Dhe pas vështirësive në realizimin e projektit të saj më ambicioz - ndërtimin e gazsjellësit Southstream, që duhej të çonte gazin rus në Evropë pa kaluar nga Ukraina - Kremlini ka rivënë në punë makinerinë e propagandës.

Pak kohë më parë, të përditshmet rusë kanë cituar një raport të hartuar nga një universitet i Moskës me titullin: “Mali i Zi: çmimi i integrimit”. Nga studimi del që në dekadën e ardhshme afrimi me Brukselin do i kushtojë vendit të vogël ballkanik 1.5 miliardë dollarë. Autorët shkruajnë që, me pretekstin e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, qeveria e Podgoricës po vazhdon të mbyllë sipërmarrjet ruse, ndërkohë që autoritetet fiskalë angazhohen me një zell të tepruar kundër pronave të rusëve.

Raporti ka vënë në fokus një prej problemeve më të rëndësishëm: lufta kundër korrupsionit rrezikon të kompromentojë ndikimin që Kremlini ushtron mbi Malin e Zi. Biznesmenët dhe oligarkët rusë, shpesh herë në bashkëpunim me shërbimet e fshehtë, akuzohen se korruptojnë politikanët vendas. Lidhjet e tyre të paqarta me pushtetin kanë ngjallur shpesh herë dyshimet e gazetarëve dhe organizatave joqeveritare.

Sigurisht, Moska nuk do të arrijë të pengojë Malin e Zi që të afrohet me Perëndimin. Sipas shumë analistëve vendas, ka analogji të mëdha mes paralajmërimeve që bëjnë sot rusët dhe mënyrës së punës të Cominformit, Zyra e Informacionit e partive komuniste, aktive në vitet dyzetë dhe pesëdhjetë, e cila shërbente për t’i garantuar Rusisë së Stalinit një rol udhëheqës në brendësi të botës komuniste.

Në ata vite, Bashkimi Sovjetik kërcënonte të pushtonte me ushtri Jugosllavinë. Në Ballkan, lufta e ftohtë kujtohet mbi të gjitha për artin e manovrimit me shkathtësi mes pritshmërive të lindjes dhe perëndimit, që binin ndesh mes tyre. Megjithatë, sot gjithnjë e më shpesh thuhet se Kremlinit i është dashur një herë të braktisë ëndrrën e vendosjes së dominimit të tij në këtë rajon. “I qëndruam Stalinit, do i rezistojmë edhe Putinit”, thonë malazezët.


3.

ULQINI  KA QENË  DHE ËSHTË QYTET I SHQIPTARËVE 

Shqiptarët, edhe pse përbëjne mbi 70 përqind të popullësisë në Ulqin nuk mundën dot të fitonin komunen, duke marrë një humbje të rëndë që shkon përtej një rezultati thjesht elektoral në zgjedhjet vendore të Malit të Zi.

Kjo humbje peshon për mënyren sesi erdhi, e më tepër për mënyren sesi e gjeti faktorin shqiptar të përçarë, të ndarë në një gare jo me të tjerët, por ballë vetes, shqiptarë ndaj shqiptarësh të coptuar e kundra njëri-tjetrit.

Ne zgjedhjet e 26 Janarit, nga 9 lista pjesmarrese, plot tre te tilla ishin ato te partive shqiptare.

Forca e Re Demokratike, Unioni Demokratik i shqiptareve dhe Koalicioni Bashke per te Ardhmen e Ulqinit, ku perfshiheshin tre parti politike te shqiptareve.

Përplasjeve e shumta të partive shqiptare çuan në zgjedhjet e parakohshme, në të cilat Partia Demokratike Socialiste e Gjukanivic rezultoi fituese me 3177 vota, duke u renditur e para mes partive ne gare.

E eshte e para here pas 24 vjetesh që një parti malazeze fiton Ulqinin, e kjo sepse shqiptaret ishin te ndare. Nese do te ishin bashke ato do te kishin me shume se 800 vota plus rivaleve.

Te zene ngushte nga rezultati dy kreret e partive me te medha, ai i Forces qe eshte edhe kreu ne detyre i komunes Nazif Cungu dhe ai i Koalicionit Bashke per te Ardhmen e Ulqinit, Fatmir Gjeka pranojne se ka qene perplasja mes shqiptaresh qe ka prodhuar kete rezultat.

Por, në fakt, ishte pikerisht ndarja mes Cungut e Gjekes qe prodhoi edhe zgjedhjet e parakohshme.

"Normalisht, kur ne nivel te Malit te Zi behen zgjedhjet lokale vetem ne nje qytet, atehere sigurisht se partia ne pushtet ka mundesi qe te gjitha potencialet e tyre qe i kane shtetërore t'i shfrytezojne dhe t'i sjellin rezultatet me te mira", u justifikua zoti Cungu.

"Kjo ka ardhur si shkak i gridjeve mes partive shqiptare. Kjo ka lejuar që të ketë nje rritje diku pak te konsiderueshme subjekti i Gjukanoviçit", pranoi zoti Gjeka.

Por, per kreun e boshtit te trete te shqiptareve gjerat nuk jane kaq te thjeshta....

Mehmed Zenka, kryetar i Unionit Demokratik te Shqiptareve deklaroi: "Ne mund te shesim çfare te deshirome perpara opinionit, por ky qytet na njeh kush e çka eshte, kush eshte shqiptar, kush eshte shqiptar me sot, kush eshte shqiptar me shekuj, kush ka qene me vijen nacionale e kush ka qene me dje me pardje, sipas nevojave te kohes. Neve, ketij populli nuk mund t'i shesim mjegull", tha Zenka.

Nese dikush mendon se pasqyra e partive politike dhe kandidateve shqiptare ne Ulqin perfundon me keto tre forca gabon... gjerat jane me te komplikuara se kaq.

Nen skemen "perça dhe sundo", shqiptaret nuk garuan thjesht te çaperluar ne forca te ndryshme politike, por shume prej tyre ishin edhe pjese e listave te partive jo shqiptare.

Kjo e çoroditi jo pak elektoratin, ne nje skeme qe mesa duket, pertej Ulqinit, ne Podgorice ishte përollogaritur me se miri.

Drejtuesi i listes fituese te zgjedhjeve per partine e Gjukanovic eshte shqiptari Loro Nrekiç, i cili ironizon patriotizmin aktual, sipas tij fals te krereve te partive shqiptare.

Gjukanoviç ka luajtur ne kete proces duke shfytezuar nga njeri krah çarjen e shqiptareve dhe nga krahu tjeter duke futur plot 8 shqiptare ne listen e forces se tij.

"Nuk ka nevoje me u mburr ata se une jam me shqiptar se keta te gjithe dhe ne në Partine Demokratike Socialiste kemi më shqiptare se jane ata, mirepo karrigia eshte shume e embel, keshtu qe nuk lejojne me e leshu ate karrige dhe per kete arsye ka ardhur edhe Ulqini ne kete gjendje te mjerueshme", tha Ndrekiç.

Akuzat e forta mes shqiptaresh vijojneedhe me tej ne skenen politike te Ulqinit. Dritan Abazoviç, nje tjeter shqiptar kryesonte listen e nje force tjeter jo shqiptare, Malit te Zi Pozitiv.

"Politika qe eshte sjelle 25 vjet ne Ulqin ka qene shume e demshme dhe gjithesekush kush e perkrah kete politike realisht nuk eshte patriot, por ka nje fare interesi financiar dhe ka qejf me qene i fshehur pas patriotizmit dhe mbrojtjes se shqiptarise", tha Abazoviç.

E keshtu edhe tek social-demokratet. Selim Resulbegoviç thotë: "Çështja eshte me shume keqperdorimi i votave te shqiptareve nga partite shqiptare, se e ka treguar se me shume lideret kane punuar per vetveten e jo per interesat e Ulqinit dhe popullit shqiptar".

Pra, praktikisht nga 9 lista partish politike, plot 6 te tilla perplasnin shqiptare. Nje lufte shqiptaresh, ne kryeqendren e shqiptareve ne Mal te Zi, Ulqinin ku votuan rreth 12 mije vete.

Nje shembull i dukshem sesi shqiptaret nuk behen bashke ....perkundrazi palet akuzojne njera-tjetren kush eshte dhe kush nuk eshte shqiptar, kush eshte dhe kush nuk eshte tradhetar e keshtu me radhe...

Sipas intelektualeve dhe shoqerise civile, kjo rrënjë e mbeshtetjes ndaj partive nacionale shqiptare ka ardhur si pasoje e rolit te lekundur te tyre dhe shpesh te ndervarur nga deshira per te qene prane qeverise qendrore te Gjukanoviç.

Xhemal Peroviç, aktivist i shoqerise civile deklaroi: "Pra eshte ushtruar nje gare se cila parti shqiptare t'i afrohet me shume pushtetit qendror dhe si rezultat i kesaj vjen zhgenjimi i votuesit, i cili nuk desheron me ne menyre indirekte t'i jape voten Partisë se Gjukanoviçit, por kesaj radhe e ka bere ne nje sasi me te madhe ne menyre te drejteperdrejte".

Ali Salaj, i "Kohës Javore" shtoi: "Une mendoj qe partite politike shqiptare duhet te bashkohen , por ne kete aspekt duhet qe edhe pushteti qendror te jete me tolerant ndaj pakices shqiptare ne Mal te Zi".

Ne kete situate, e me se shumti te vene nen presionin faktorë të shumtë kreret e partive shqiptare kane nisur negociatat.

Shansi i fundit qe shqiptaret te shpetojne fytyren nga kjo gare duket se eshte bashkimi i keshilltareve si menyra e vetme per te zgjedhur nje kryetar komune te perbashket.

Votuesit ne Mal te Zi votojne per keshilltaret e me pas ata me shumice mund te zgjedhin kryetarin e njesise se tyre vendore.

Leshimet e para jane bere, kreu aktual ne detyre i komunes Cungu thotë se pranon te terhiqet si kandidature e mundshme per te vijuar ne kete post, e po ashtu edhe kreu tjeter i partise se dyte me te madhe shqiptare Fatmir Gjeka.

Por, me e veshtire duket negociata me Unionin Demokratik qe refuzon marrëveshjen me dy partite e tjera dha i ka hapur rruge forces se Gjukanoviç. Tashme gjithçka duket ne rruge pa krye.

Nazif Cungu, kryetari aktual i komunes Ulqin mbrohet duke thënë: "Une e kam bere hapin e pare, kam thene se jam une ai qe do terhiqem normalisht me reciprocitet dhe te bejme tentativa qe te zgjidhet nje kandidat, i cili do te jete faktikisht i perbashket, por ne kete moment ne kemi pranuar qe koalicionit te tre partive shqiptare, qe t'ia ofrojme e te propozojne kandidatin per kryetar".

Fatmir Gjeka, kryetar dhe deputet Partia Demokratike, mbi këtë temë theksoi: "Duhet bere shume perpjekje dhe te jemi te gatshem te sakrifikojme per te mbajtur pushtetin se gjithkujt i bije ndermend pastaj kur e humb krejt ou çfare ndodhi me ne, ku i patem mend perpara. Keshtu qe duke u nisur nga pervoja, ketu pa marre parasysh kete çka ka ndodh dhe na pret une shpresoj qe do te kete koalicion te partive shqiptare".

Mjafton pak ne Ulqin per te kuptuar situaten e ndere dhe konfliktuale e po ashtu ndarjen qe kane prodhuar nje numer kaq i madh partish.

Hera-heres, duket sikur me shume sesa nje beteje per zhvillimin dhe mbrojtjen e te drejtave te komunitetit te shqiptareve ketu, ajo eshte nje beteje personale drejtuesish politike se kush do te munde te shkepuse nje cope me te madhe te tortes se pushtetit.

E kjo u reflektua jo pak edhe ne voten e ulqinakeve te thjeshte qe nese dikur i jepnin partive shqiptare te bashkuara 22 keshilltare, sot te ndara i kane dhene vetem 18, nga 33 te tille qe numeron komuna.

Një besim në renie, që e ben edhe më të veshtirë parashikimin e së ardhmes per politiken shqiptare.

Në qytetin bregdetar te Ulqinit, varkat e vogla te politikes shqiptare kane nisur te fusin uje pas 24 vitesh drejtimi edhe nen lekundjet e eres se pushtetit , drejtuesit e tyre duke lexuar edhe rezultatin e zgjedhjeve te fundit duhet te vendosin…te bashkohen nen direkun e nje anijeje te perbashket, apo te vazhdojne te ndare deri ne fundosjen e plote te varkave te tyre.

4.

Universiteti Shqiptar në Ulqin do ta nxjerrë popullin tonë në dritë nga errësira ku e kanë zhytur okupatoret malazez.


Shoqeria njerezore,neper rrugen e gjate e te veshtire te historise e cau me force e guxim erresiren e saj te madhe shekullore dhe doli gradualisht ne drite vetem nepermjet diturise.Ajo e pajisi njeriun me dije e aftesi te nevojshme dhe i dha atij mundesi,qe te njoh me mire vetveten,ambientin qe e rrethon,natyren, ligjet, pasurite dhe te mirat e saj pafund ,duke i vene ato ne sherbim te vet dhe rritur vazhdimisht nivelin e mirqenies,zhvilluar e persosur veten e tij.

Pas mijera vjetesh pune,perpjekjesh te shumta e sakrificash kolosale,dora e fuqishme njerezore ,tashme e aftesuar dhe e stervitur per te bere gjithefar mbrekullishe, arriti te pushtoj tere globin,dhe krijoi qyteterime te tera antike ,qe nga Kina e Vjeter,India,Mesopotamia,Egjypti, Greqia,Iliria,Roma e Lashte e tj,ku lulezuan kultura,arti,skulptura,piktura, arkitektura dhe shkenca te tjera,vlera te cilat ne i kemi trashegim edhe sot,si nje pasuri e madhe nga e kaluara e ndritur dhe e arte e te pareve tane.Nje pjese e mire e ketij qyteterimi te perparuar boteror i atyre koheve te largeta ndodhet edhe ne trojet tona arberore, duke filluar qe nga Ulqini,Tuzi,Shkodra,Lezha, Kruja,Tirana,Durresi, Skampa (Elbasani) Apollonia(Fier),Berati,Bylisi(Mallakaster), Vlora,Orikumi, Gjirokastra, Butrinti (Sarande),Kosova,Ilirida e Cameria,qe i perket kombit tone te ndritur Pellazgo-Iliro-Shqiptar.

Gjate asaj periudhe te lashte,kudo ne te kater anet e botes,qe nga Azia, Afrika e deri ne Europe,popuj te ndryshem te perparuar e te civilizuar,si ai romak,ilirian,grek,izraelit,egjyptian e tj,i dhane nje hov te ri e te vrullshem zhvillimit te shoqerise se kesaj kohe dhe me iniciative e largpamesi hapen per here te pare edhe qendra e institucione te rendesishme dijesh me perspektive,qe me vone u shndrruan ne shkolla e universitete,te cilat sherbyen si vatra te fuqishme,per te mesuar e perhapur diturine,artin, kulturen e shkencen,emri i te cilave kujtohet edhe sot me respekt nga te gjithe.

Mendja njerezore dhe inteligjenca e fuqishme e saj e etur vazhdimisht per dije e dituri dhe e ndricuar gjithmone prej tyre,duke rritur me tej tekniken dhe persosur nivelin e mjeteve te saj,arriti mjaft shpejt te beje zbulime te shumta gjeografike,astronomike e shpikje te medha shkencore,kaperceu male,dete, oqeane e kontinente te tera dhe fluturoi edhe neper hapsire,ku po eksploron me sukses Kozmosin me planetet e tij dhe meson perhere e me teper te fshehtat dhe misteret e Universit.

Edhe kombi yne arsimdashes,ka perse te mburret e levdohet,per kontributin e madhe qe i ka dhene kultures e qyteterimit boteror me Universitetet e Apollonise dhe te Durresit,ku studiuan jo vetem mjaft dijetar, filozof e shkencetar te degjuar nga i tere globi,por edhe perandor te medhenje e te zot,si Oktavian Augusti,Cezari e tj,te cilet qene me fat qe u diplomuan ne shkollat e akademite tona te larta prestigjoze.Per keto merita e vlera te c’muara qe kemi patur e treguar gjate tere antikitetit shkruajne shume enciklopedi te ndryshme dhe figura te shquara te shkences ,prandaj historia me te drejt e ka vendosur popullin tone ne nje vend te nderuar ,duke i rezervuar atij edhe mirnjohje te thelle per sherbime te vyera qe i ka bere njerzimit.

Ne shqiptaret,megjithse kemi qene nje popull i ndritur e hyjnor qysh nga lashtesite,dhe i dhuruam shoqerise figura e personalitete te shquara botrore, dijetar,filozof,klerik,artist,piktor,prijsa ushtarak e tj,qe nga Aleksandri i Madhe, Pirrua i Epirit,Kostandini i Madhe,dhjetra perandor te Romes,Niket Dardani,Papa Klementi i Vatikanit,Gjergj Gjon Kastrioti(Skenderbeu),deri tek Nene Tereza e tjere,kohet e erreta historike te mijevjecarit te dyte ,perfshi ketu edhe Mesjeten me obskurantizmin e saj,u suollen brutalisht ndaj nesh dhe na ndeshkuan teper ashper.Ato na caktuan dhe ndane per ne nje fat shume te keq e tragjik,duke na lene me force te shtypur e roberuar per njezete e ca shekuj rresht,nen thundren e pushtuesve tane te eger gjakatar sllav,romak,bizantin,turq e tj,qe erdhen nga larg si mozorite, per te na grabitur trojet tona te lashta stergjyshore.

Keta okupator te huaj barbar,qe vendosen mbi popullin tone regjimin e tyre shtypes dhe vrases e mbajten tere Kombin Shqiptar ne erresire te plote,te cilet i mohuan atij jo vetem Lirine ,por edhe te drejten e perdorimit te Gjuhes se vet Amtare.Ata e coptuan dhe e zvogeluan ate gradualisht deri ne kufijt e sotem,me qellim per ta zhdukur fare,si dhe i shkaterruan atij qe nga themelet te gjithe kulturen e lashte e mesjetare,qe ai kishte ndertuar me aq shume mund e djerse neper shekuj,duke i vjedhur,pervetsuar e grabitur edhe vlerat e saj kolosale se bashku me pasurite e veta perrallore dhe mos u lene shqiptareve asnje lloj mundesie per te mbijetuar.

Megjithse ne perjetuam nje roberi te rende e prapambetje te madhe, ku dominoi ne shekuj skamja,mjerimi dhe varferia ekstreme,e shoqeruar me injorance dhe analfabetizem te thelle,kur uria, semundjet,epidemite dhe fatkeqsite e natyres benin kerdine,duke shkaktuar viktima dhe vdekje masive, populli yne heroik shqiptar, nuk i ndali per asnje cast perpjekjet dhe sakrificat e tij vetmohuese per arsim e dituri,sepse e dinte shume mire qe vetem kjo rruge plote me drite do ti hapte atij syte,sillte Lirine dhe do ta zhvillonte njesoj si kombet e tjere.Ishte pikerisht kjo arsyeja e madhe ,qe i detyroi qindra dhe mijera djem e vajza te popullit shqiptar,nga te gjitha trevat tona,qe te marrin rruget e emigracionit neper shtete te huaja te botes,si ne Europe,Azi,Afrike dhe Amerike, per te studiuar e pervetsuar dituri e shkence neper shkolla e universitete te ndryshme ,pasi brenda vendit te tyre te roberuar nuk kishte asnje shans mundesishe e shprese prosperiteti,te cilet me vullnetin dhe punen e tyre te palodhur e nderuan Flamurin tone Kuq e Zi dhe tere Kombin Shqiptar,duke shkelqyer si student “High class” me zgjuarsine dhe talentin e vet te rralle.Si pionier te apasionuar te kultures e shkences ata shume shpejt krijuan armaten e fuqishme te inteligjences shqiptare dhe me veprimtarine e tyre patriotike filluan betejen e gjate e te madhe legjendare ,per te cliruar popullin dhe kombin tone nga zinxhiret dhe vargonjte e skllaverise te zgjedhave te huaja pushtuese.

Burra te shquar e te ditur te Shqiptarizmes,qe nga thellesite e koheve te hershme te Mesjetes,si Gjon Buzuku,Gjon Muzaka,Leke Matranga,Pjeter Budi, Frang Bardhi,Pjeter Bogdani e tj,qysh kur bene shkrimet e tyre te para edhe ne Gjuhen Hyjnore Shqipe,i treguan tere botes dhe i paralajmeruan hapur te gjithe armiqte tane okupator dhe grabitqar(serb-malazez-bullgar),grek e turq,qe te mos luajne me popullin tone dhe te mos lodhen shume per ti ndaluar atij gjuhen e vet,pasi Ajo nuk do te humbe e vdese kurr,sepse eshte nje Gjuhe e Bukur Perendie, qe e ka falur Zoti per te mesuar dije e dituri dhe jetuar perjetsisht,e cila konsiderohet si baza dhe themeli i gjuheve te tjera qe kane lindur e jane zhvilluar prej saj.

Por edhe me vone qindra Patriot te Medhenje te Kombit Shqiptar,si Naum Veqilharxhi,Jeronim De Rada,Avdyl,Sami e Naim Frasheri,Andon Zako Cajupi, Homeri yne At Gjergj Fishta,Luigj Gurakuqi,Ndre Mjeda,Ismail Qemali, Hasan Prishtina,Fan Stilian Noli,Faik Konica e tj,qe u shkolluan jashte Atdheut, se bashku me vellezerit e tyre trima e luftetar si Ymer Prizreni,Sulejman Vokshi, Bajo e Cerciz Topulli,Rrapo Hekali(Toska),Mihal Grameno,Isa Buletini, Themistokli Germenji,Thimi Mitko,Haki Stermilli,Dede Gjon Luli,Bajram Curri,Aleks Buda e tj,qe punonin e vepronin nga brenda kunder uzurpatoreve, muoren ne dore fatet e popullit dhe pasi u derdhen lumenje me gjak,arriten te clirojne vetem nje pjese te trojeve tona dhe te krijojne Shtetin e pare te cunguar e te vogel Shqiptar,duke hedhur edhe bazat e arsimit e te diturise,te cilat pergatiten kushtet qe cuan ne hapjen e Universitetit te Tiranes,i cili e nxorri Shqiperine nje here e pergjithmone nga Erresira ne Drite.

Pas nje dekade me vone, Kombi Arberor pati edhe nje sukses tjeter te madhe e historik ,sepse Populli i Kosoves i etur shume per arsim e dituri , megjithse u pergjak e masakrua barbarisht nga Klika Antishqiptare Jugoasllave e Josif Broz Titos me doren kriminale te policit gangsterr Rankovic,ne vitin 1968 ai duke qendruar i vendosur dhe i paperkulur,me ne fund arriti te hape Universitetin e tij te Prishtines, qe ja u kishte ndaluar me dhune per me se nje shekull shteti okupator serb.

Vitet e fundit,kur vershoi fuqishem Era e Re e Demokracise neper Europe e Ballkan,e cila permbysi njera pas tjetres Diktaturat Bolshevike Komuniste pro Sllavo-Lindore ,populli yne shenoi perseri edhe nje Fitore tjeter shume te c’muar. Bashkekombesit tane trima dhe heroik qe jetojne ne trojet e tyre,por nen Shtetin e Maqedonise,me sakrifica te shumta,duke u dhunuar egersisht nga kamxhiku i gomes policore, bajonetat,snajperkat dhe tanket e ushtrise maqedonase te Diktatorit Kiro Gligorov,fituan per mbi ta dhe me force i hodhen themelet e Universitetit te Tetoves,qe e largoi perfundimisht mjergullen dhe jezerin e zi sllav nga ato treva shqiptare,i cili tani po nxjerr e pergatite per c’do vit kuadro e specialist te afte,qe po i sherbejne me perkushtim e besnikeri Popullit te vet te Ilirides.

Universiteti shqiptar ne Ulqin eshte enderr shekullore e popullit tone.

Tashme eshte me se e qart,se asnje popull,komb,shtet,minoritet, apo pakice kombtare ,sado e vogel qofte nuk mund te zhvillohet e perparoj pa ndjekur me vendosmeri dhe guxim rrugen e ndritur e te veshtire te dijes dhe pa krijuar e mbeshtetur institucionet e saj,shkolla,institute e universitete ne gjuhen e vet amtare,te cilat jane qendra te rendesishme diturie qe i sherbejne prosperitetit te tyre.

E ardhmja dhe perspektiva e cdo vendi,por edhe e c’do krahine e treve brenda tij, varet shume nga rendesia qe i kushtohet arsimimit te popullit te vet dhe edukimit te gjeneratave te reja me kulture te perparuar e dije bashkohore,si dhe nga investimet qe ai bene per kete qellim kaq te madhe.

Duke e vleresuar drejt rendesine e madhe qe kane dijet,mesuesi yne gjenial dhe i pagabueshem Popull,me thesarin e tij te pashtershem e te c,muar te fjaleve te urta qe ka, nder te tjera na mesone se :”Dituria eshte drite qe ndricone tere boten ,kurse nga padituria vdese dhe humbete nje komb i tere”.

Edhe populli yne qe jetone ne Mal te Zi,e ka vleresuar gjithmone drejt kete mesim kaq te vyer,i cili megjithse ka qene me shekuj i shtypur prej klanave shoviniste te Cetinjes dhe i privuar nga te drejtat e tij te ligjeshme,ai i ka arsimuar bijte e tij me shume veshtiresi ne Universitetin e Prishtines e vende te tjera, prandaj aktualisht e ka mjaft te domozdoshme e teper urgjente Universitetin te vet ne qytetin e lashte dhe piktoresk te Ulqinit.Kete institucion diturie sot e kerkone koha dhe nevojat e tij imediate jetike,jo vetem per te eleminuar prapambetjen e madhe e te gjithanshme ne te cilen e ka zhytur qellimisht ish Jugosllavia,se bashku me Cetinjen e Beogradin,por edhe qe te kape kohen e humbur dhe ece perpara drejt progresit,ashtu si kombesite e tjera sllave ne kete shtet.

Per ne kjo eshte nje detyre e Shenjte Kombtare dhe me pergjegjesi te larte,qe nuk mund te zvarritet e nenvleftesohet aspak,prandaj si e till ajo duhet te vlersohet seriozish nga te gjithe bashkekombesit tane dhe sejcili te jape ne maksimum kontributin e vet,per ta rrealizuar me sukses te plote edhe kete obligim,duke i dhuruar brezave tane te sotem dhe te ardhshem Shkollen e tyre te Larte,per ta gezuar ate perjetsisht ne ato troje ,te cilen nuk ka te drejt askush qe t’ja u ndaloj me.

Te tere shqiptaret ne Mal te Zi ,por edhe kombi yne po e presin me padurim dhe gezim kete Dite te Bardhe e te Bekuar,qe te hapin dyert e ketij Universiteti,ku do te studiojne djemt dhe vajzat e bukura shqiptare,qe nga Tivari, Poidgorica, Tuzi(Malesia),Plava,Gucia, Presheva,Manastiri (Ilirida) e Janina (Cameria),por edhe te rinjte malazez,serb, kroat,boshnjak e tj,kush deshirone te arsimohen ne keto auditore prej profesoreve tane erudite shqiptar, per te cilin tani nuk kemi me se c’far te presim,por pa humbur kohe te kerkojme zyrtarisht sipas rregullave licencen per ndertimin e tij.

Sot eshte koha qe te gjitha Partite Politike Shqiptare ne Ulqin, Malesi e tj,intelektualet,lideret dhe patriotet e popullit tone ne ato troje,duhet ta vleresojne drejt kete Problem Madhor dhe me trimeri ti prijne popullit te tyre, qe ta celin Universitetin e Ulqinit aty ku e kerkojne interest tona kombtare.

Por edhe Diaspora jone e fuqishme e Popullit Shqiptar nga Mali i Zi,me banim ne Shtete e Bashkuara,ulqinak,podgorican,tuzian(malesor),plavian e tj,qe bene ato perpjekje titanike ne Amerike per clirimin e Kosoves nga pushtimi serb,tani duhet ti lene menjane ndasite,bindjet dhe interesat e ngushta te shoqatave te tyre krahinore ,si dhe qefet,ahenget dhe partyt e shumta neper Detroit,New York, Florida,Los Angelos e tj,por te bashkohen te gjithe dhe flasin me zerin e Memedheut, duke prekur pak edhe xhepin e tyre,per te mbashtetur fuqishem hapjen e Universitetit te Ulqinit (U.SH.U),ashtu sic bene dikur atdhetaret tane te medhenje e te ndritur Fan Noli,Faik Komica e qindra te tjer,qe e shkrine tere jeten dhe pasurine e tyre per Kombin Shqiptar.

Fakulteti i mesuesise se Gjuhes Shqipe ne Podgorice eshte mashtrim sllav,titisto-rankovician .

Aty rreth vitit 1969,pasi studentet,rinia dhe populli martir i Kosoves ishin ndeshur ne beteja te ashpra e te pergjakshme me strukturat e policise, tradhetaret,agjentet e spiunet e UDB-se jugosllave dhe e kishin detyruar me force Kliken e Titos qe te lejonte hapjen e Universitetit te Prishtines,nje nga xhandaret e tij e ka takuar xhelatin serb Rankovic, tashme te nxjerre ne pension dhe i ka raportuar atij si “triumfator” ,duke i thene se:”…Keto dite ne e perfunduam aksionin e madhe dhe i c’armatosem te gjithe shqiptaret….”,por udebashi skizofren beogradas qe ishte i pangopur akoma me gjak e krime,duke tundur koken dhe si me sarkazem i eshte pergjigjur ketij milici mburravec se:”… Degjo ketu ti miku im,mos u beje naiv,se vertet ju ja u muoret pushket shqiptareve, por mos harro se ne tani u kemi dhene atyre “Topin”,Topin e Madhe” te Universitetit dhe shpejt kemi per t’ja u pare sherrin predhave te ketij topi ”.

Me sa duket Shteti i sotem Malazez e ka studiuar thelle kete dialog policesh,ku kapteri me uniforme blu Rankovic na dele se paska qene me i zgjuar se”Diplomati i Madhe”Tito dhe per te sabotuar me mire te drejtat e shqiptareve per arsimim te larte ne Gjuhen Shqipe ka vendosur te zgjedhe nje rruge te re e me dinake se ishe boset e tij,duke marre nga eksperienca e te dy diktatoreve, si Mashtrimin Titist,ashtu edhe Dhunen Rankoviciane.

Pushtetaret e Podgorices,tashme te frikesuar shume se mos shqiptaret e Malit te Zi,nje dite do te cohen dhe ndjekin rrugen e vellezerve te tyre ne Kosove e Maqedoni,kur hapen Universitetet e tyre ne Prishtine e Tetove, me qellim per ta parandaluar nje veprim te till ne Ulqin,apo ne Tuz (Malesi),si dhe per t’ju mbyllur gojen shqiptareve e mashtruar opinionin nderkombtar nxituan me shpejtesi dhe hapen menjihere nje far Fakulteti mesuesie te Gjuhen Shqipe ne Podgorice,i cili me sa shihet nuk eshte celur per te plotesuar nevojat e shumta te popullit shqiptar,por per te pergatitur vetem disa perkthyes ,qe i duhen administrates,policise dhe sherbimit sekret cerrnogoras,per ti mbajtur te shtypur shqiptaret.

Ky veprim tinzar dhe i pabese i Qeverise Malazeze nuk eshte gje tjeter vecse nje skenar diskriminimi i pergatitur mire ne ofiset e saj,per te mos e lejuar kurr popullin tone,qe te hapi Universitetin ne gjuhen e vet amtare, prandaj ne duhet ta bojkotojme urgjentisht kete Fakultet dhe te mos i lejojme femijet tane qe shkojne ne te, dhe ta detyrojme Cetinjen qe ta mbylle kete”Fole Grerezash” antishqiptare,ku mund te pergatise sherbetoret e saj te ardhshem,qe ti perdore kunder nesh.Shqiptareve ne Mal te Zi nuk u interesojne fare fakultete te tilla per mesuesi qe mund te hapin cerrnogorasit ne Podgorice e Cetinje,serbet ne Beograd,apo ruset ne Moske, etj,por ata e duan kete vater edukimi ne truallin e tyre,per te pergatitur jo vetem mesues,por edhe filozof, mjek,historian,artist, piktor,muzikant, matematicien,fizikan dhe shkencetar te tjer te zot qe ti sherbejne jo vetem shqiptareve,por edhe malazezeve,serbve e tj.

Universiteti i Ulqinit nuk mund te ndalet dot me dhune.

Ne mendojme dhe deshirojme qe lideret e sotem cerrnogoras do ta kuptojne drejt kete kerkese te shqiptareve,per celjen e Univesitetit te Ulqinit dhe ata duhet ta lejone e mbeshtesin ate me te gjitha mundesite dhe mjetet financiare te shtetit te tyre,ku kontribuojne edhe shqiptaret,sepse ky nuk eshte vetem nje investim i fuqishem per popullit tone,por edhe edhe per zhvillimin e Malit te Zi ne kete teritor te tij me troje shqiptare.

Nuk do te ishte mire,aspak e kendeshme dhe e kohes,qe ky veprim i ndritur e demokratik,qe mund te nderrmarrin shqiptaret per hapjen e kesaj vatre edukimi,te keqkuptohet e konsiderohet si destruktiv e rrezik per Malin e Zi dhe te dhunohet e pergjaket ,pasi veprimeve te tilla kriminale e raciste u ka kaluar moda dhe jane te papranueshme e te denueshme per demokracine ,sepse ato mund te sjellin dhe shkaktojne pasoja teper te renda qe do ta vene ne pikpyetje edhe vet ekzistencen e shtetit cerrnogoras.

Me ne fund Podgorica duhet ta dije mire se shqiptaret nuk do te presin pafundsisht,pasi ata jane teper te vendosur dhe do ta celin me c’do kusht e c’mim qendren e tyre te arsimit te lart qofte edhe perball kecenimit te dhunshem prandaj ajo duhet te tregohet e kujdeseshme dhe teper e matur,qe ti parandaloje pasione e aventura te tilla krimi,qe mund te cojne edhe ne konfrontime te pershkallezuara dhe sjellin tragjedi te dhimeshme per te gjithe ne,jo vetem per shqiptaret,por edhe per knjazet e rinje shovinist te Cetinjes.Tani nuk eshte me periudha qe te luhet me fatin,lirine dhe te drejtat e popujve,por eshte epoka e vellazerimit,bashkimit dhe e respektimit te ndersjellte te tyre,prandaj Mali I Zi duhet ti beje mire llogarite e tij,te mesoje me shume nga Demoklracia dhe te largohet akoma me teper nga pasionet e vjetra te klaneve shoviniste e rruga e krimit,me te cilen u nda pak vite me pare,kur ishin se bashku me vellezerit e tyre milloshevician qe pergjaken dhe vrane bashkombesit tane ne Kosove dhe tere populljt slloven,kroat, boshnjak e tj.

Universitetin ne Ulqin nuk e deshirojne vetem armiqte tane dhe tradhetaret e mercenaret qe u sherbejne atyre ,te cilet punojne vazhdimisht me dinakri qe ta sabotojne ate,per te na mbajtur perseri ne erresire edhe sot,por perpjekjet e tyre per ta realizuar nje qellim te till kqa mbrapsht do te deshtojne me turp,pasi studentet,rinia dhe i tere populli shqiptar heroik ne Mal te Zi do ta inagurojne me c’do kusht Universitetin e vet ne Ulqin,te cilin po e presin dhe enderrojne me shekuj.

FLORI BRUQI

Ja si i kundërpërgjigjet Ballisti, biznesmenit serb që kërkon kokën e tij! Foto)


Ja si i kundërpërgjigjet Ballisti, biznesmenit serb që kërkon kokën e tij! Foto)


Një biznesmen serb që jeton në Chicago të SHBA-ve, ia ka ofruar mafias siciliane një milion dollarë për kokën e shqiptarit, Ismail Morinës, i cili më 14 tetor ngriti dronin me simbole kombëtare mbi stadiumin e Partizanit në Beogradit, shkruan portali serb "Alo".

Serbi që rrjedh nga një familje çetnikësh, kërkon që italianët ta kapin Ismail Morinën, të njohur si Ballisti, dhe ta dorëzojnë tek njerëzit e tij në Chicago.
Por, Ballisti nuk ndjehet i shqetësuar. Përmes rrjetit social, ai ka një porosi në dy gjuhë: anglisht dhe serbisht (mbase që këtë mesazh ta kuptojë edhe biznesmeni serb)!

“Po ju pres!”, thotë Ballisti në postimin e tij, të cilin e shoqëron edhe me një fotografi.


Stefanoviq: Të gjithë në Serbi e pranojnë Kosovën si shtet, por jo zyrtarisht!


Stefanoviq: Të gjithë në Serbi e pranojnë Kosovën si shtet, por jo zyrtarisht!

Ish-kryenegociatori i Serbisë në bisedimet me Kosovën ka komentuar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë, thotë se vizita në Beograd e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, përfundoi në një atmosferë të keqe.

“Ai zgjodhi shembullin më të keq të asaj që është mëse e ditur, pra që Shqipëria mbështet pavarësinë e Kosovës dhe inkurajon vendet e tjera që të bëjnë të njëjtën gjë. Pra, nëse më lejohet, Rama mund të kishte thënë ‘qëndrimi ynë për Kosovën është i njohur dhe ne besojmë që Kosova është një shtet i pavarur’, -dhe do të mjaftonte kaq. Por, ai shkoi përtej duke thënë se Serbia duhet ta njohë Kosovën dhe këtë realitet që ajo është një shtet i pavarur. Pra, pati disa skaje të vrazhda në këtë bashkëbisedim dhe kjo u pa qartë. Nga ana tjetër edhe kryeministri ynë u përgjigj me shumë emocione dhe në mënyrë të nervozuar, çka gjithashtu ishte e qartë. Pra e gjithë vizita praktikisht dështoi. Të mos harrojmë incidentin me dronin dhe atë flamurin qesharak, pasojat e së cilit ishin të pranishme edhe gjatë vizitës”, thotë ai. Ndaj mendoj se kjo vizitë u bë në kohë të papërshtatshme.

Sipas tij, Shqipëria e Serbia e kanë lehtë të bien dakord.

“Duhet thjesht të ulemi bashkë dhe të themi: ‘Ju e njihni Kosovën, është e drejta juaj dhe askush nuk do të ndërhyjë se jeni shtet sovran, por të lutem, të paktën kur të jemi bashkë përpara kamerave në një eveniment publik le të përpiqemi të mos e provokojmë njëri-tjetrin’. Po i jap edhe një tjetër këshillë falas z. Rama që mund të kishte thënë thjesht: ‘Qëndrimi ynë për Kosovën është i ditur që ne besojmë se është një shtet i pavarur’. Pse duhet të shkosh përtej kësaj? Përse për herë të parë pas 68 vjetësh vjen në Beograd dhe i jep vetes të drejtën për ti dhënë leksione serbëve?”, pyet ai.

Stefanoviq ndihet keq se pak student në Beograd e mësojnë shqipen, pasi thotë se po bëhet një gjuhë dominuese në disa vende.

“Ka një ndjesi që shqiptarët në Kosovë kanë më shumë antagonizëm ndaj Serbisë se sa shqiptarët e Shqipërisë, sepse ata ndjejnë që kanë pësuar nga shteti serb, ndërsa shqiptarët e Shqipërisë jo. Por, nga ana tjetër, kur shkon në Prishtinë ka shumë gjëra që na lidhin përtej politikës, literatura, muzika. E kuptoni, ata nuk shohin gjithnjë e më shumë drejt Tiranës, por nga Beogradi, sepse është diçka e natyrshme. Pra, lidhjet s’kanë pse të jenë vetëm etnike, por edhe ekonomike, tregtare dhe kulturore, çka është më e rëndësishmja, por më e neglizhuara në këtë pjesë të Evropës”, thotë ai, duke shtuar se politika serbe ushqen keqperceptim për dekada e shekuj.

“Shumë njerëz që prej familjeve më të vjetra të dinastisë serbe kishin perceptimin e keq të fiseve shqiptare në kufijtë jugorë që ishin ushtarë të mirë të Sulltanit. Por, shqiptarët ishin edhe rebelë ndaj otomanëve, por kjo pjesë e historisë është lënë mënjanë. Mbase jo në mënyrë të qëllimshme, sepse unë nuk besoj tek teoritë e konspiracionit. Shumë herë në Kosovë njerëzit më thoshin se Akademia serbe bashkë me Kishën shpiku planin djallëzor ndaj kombit shqiptar. Por, për mua këto janë gjepura. Mungesa e dijes dhe paragjykimet janë si motra binjake dhe ecin së bashku për breza me radhë”, thekson Stefanoviq.

Ai pranon se në Serbi më njerëzit këtu nuk shqetësohen për Kosovën, se nuk është më një temë diskutimi.

“Ne serbët duhet të harrojmë Kosovën, ndërsa Rama duhet të na e kujtojë Kosovën?”, thotë ai, duke shtuar se nuk e kishte të lehtë të negocionte me Edita Tahirin.

“Do të jem i sinqertë me ju: unë nuk e shoh si një shtet të pavarur, por mbase për herë të parë në historinë e Serbisë ka një njohje të plotë për ekzistencën e Kosovës dhe institucioneve të saj”, pranon Stefanoviq, për të cilin nuk ka rëndësi nëse e pranon Serbia ose jo Kosovën.

“Pjesa më e madhe e njerëzve në Serbi, veçanërisht Qeveria e pranojnë që Kosova ekziston, që shqiptarët atje kanë institucionet e tyre dhe që ato janë të pavarur nga institucionet tona; e pranojnë faktin që ne nuk e kontrollojmë Kosovën dhe që nuk kemi se çfarë të bëjmë si shtet brenda Kosovës; por, nuk duan ta njohin zyrtarisht. Pra, kjo është situata në Serbi. Ne po negociojmë më përfaqësues të zgjedhur në mënyrë demokratike nga Kosova dhe mendoj se nga këndvështrimi historik, ky është një hap i madh përpara sepse përpara ne nuk pranonim as faktin që Kosova ekzistonte.

Për ne, për vite me radhë lumi Ibër ishte ‘fundi i botës’, nuk kishte asgjë më përtej tij -e kam fjalën politikisht. Nuk ekzistonte Prishtina. Ishte qyteti i braktisur i separatistëve për të cilët ne thjesht nuk e pranonim faktin që ata ekzistojnë. Ndërsa tani e pranojmë. Ata njerëz kanë të drejta, votojnë, kanë një identitet dhe besojnë që janë të pavarur dhe ne respektojmë këndvështrimin e tyre, por ne nuk do ta njohim Kosovën si një shtet të pavarur në mënyrë zyrtare. Por, besoj se shteti serb do të bëjë gjithçka përveçse njohjes së pavarësisë, mbase të nënshkruajë marrëveshje të rëndësishme me Prishtinën apo edhe të lejojë që Kosova të bëhet pjesë e institucioneve më të rëndësishme ndërkombëtare”.

Meqë thotë se Serbia duhet të pyetet për serbët në Kosovë, ai pranon që edhe Shqipëria duhet të pyetet për shqiptarët në Luginën e Preshevës apo jo?

“Mendoj se është legjitime që Shqipëria të thotë qëndrimin e saj për shqiptarët dhe të drejtat e tyre në jug të Serbisë, dhe kjo nuk është aspak e ndaluar, madje mendoj se është pozitive. Por, çdo gjë është shpatë me dy tehe në Ballkan. Sepse kur shqiptarët në Preshevë thonë se duan të kenë të njëjtat të drejta me serbët në Kosovë, jemi ne që themi: ej po edhe ne duam të njëjta të drejta për serbët në Shqipëri, që tani as nuk njihen se ekzistojnë. Pra rrethi vicioz vazhdon të rrotullohet”, thotë Stefanoviq, sipas të cilit janë 30 mijë serbë që jetojnë në Shqipëri.

OMONIA: Edi Rama është nacionalist shqiptar


Z.Edvin Rama është i madh , në parlament ju përgjigj grekut Vangjel Dule me këto fjalë : ky është shtet i shqiptarëve dhe vendimet i marrin shqiptarët , dhe këtu jemi ne, parlamentin e kanë zgjedhur shqiptarët , iku koha kur ne nuk mund të merrnim vendime për vendin tonë duke u ndikuar nga fqinjët tanë ( Grekët) .



OMONIA: Edi Rama është nacionalist

OMONIA ka reaguar pas ndarjes së re territoriale që u përcaktua në Kuvend. Sipas saj, me ndarjen e re janë shkelur të drejtat e minoritetit grek në jug të Shqipërisë.

“Kryesia e OMONIAS denoncon klimën jo demokratike që mbizotëroi gjatë diskutimit të Reformës në Parlament, si dhe prapaskenat e ditëve të fundit. Propozimi për kufijtë administrativë me gjithë amendamentet e përfshira në momentet e fundit, nuk plotësuan asnjë nga kërkesat e OMONIA-s për Himarën, Lukovën dhe fshatra të veçanta si Çuka. Në përgjithësi në zonat ku historikisht jeton minoriteti etnik grek në Shqipëri, ka tendenca shkeljesh të Konventave Ndërkombëtare, të cilat Republika e Shqipërisë i ka ratifikuar”, thuhet në reagim.

Sipas saj, parlamenti tregoi se ndjek një politikë nacionaliste të së kaluarës dhe se kryeministri shkeli me këmbë të drejtat e minoritetit grek.

Kryeministri Rama duhet përshëndetur dhe duhet përkrahur fuqimisht për Himarën


Nga Prof.dr. Eshref Ymeri



Përmes faqes së internetit të gazetës“Panorama”të datës 05 dhjetor 2014,u njoha me informacionin me titull “Debati me Dulen, Rama: Himara s’është minoritet”.

http://www.panorama.com.al/2014/12/05/debati-me-dulen-rama-himara-seshte-minoritet/


Unë mendoj se Kryeministri Rama, për herë të parë gjatë këtyre 24 viteve që na kanë shurdhuar veshët tellallët e shpëlarë të Athinës, si puna e Dules dhe e Bollanos për Himarën si zonë “minoriteti”, ka reaguar si burrë shteti dhe, tërthorazi, u ka treguar vendin përfaqësuesve më të lartë të shtetit shovinist grek, si ish-presidentit Stefanopulos dhe presidentit të tanishëm Papulias, të cilët, i pari Korçën e ka quajtur vllaho-greke dhe Himarën greke, kurse i dyti, në faqen e Presidencës, Himarën e quan greke.
Ky Dulja nuk e kuptuaka vallë qëështë bërë si gjellë e prishur me deklaratat e tija dalëboje për Himarën si zonë “minoriteti” dhe për gjoja mosrespektimin e të drejtave të minoritetit? Shqipëria ka qenë dhe është model i respektimit të të drejtave të minoritetit grek, ashtu siç ka qenë dhe vazhdon të jetë model në mbarë botën për tolerancën fetare. Kurse Athina zyrtare, prej së cilës Dules i vijnë orientimet dhe udhëzimet me ngarkesë shoviniste në qëndrimin ndaj Republikës së Shqipërisë, nuk njeh kurrfarë minoriteti shqiptar në Greqi, nuk i lejon çamët të shkojnë të shikojnë vatrat e tyre stërgjyshore, çamët ortodoksënë Çamëri nuk i lejon të flasin shqip në mjediset publike. Madje ky Dulja është kaq ekstremist në qëndrimet e veta ndaj Çështjes Çame, saqë të krijohet përshtypja sikur ai është punonjës i ministrisë sëjashtme greke dhe jo qytetar i Republikës së Shqipërisë,kur deklaronte (kur diskutohej Rezoluta për Çamrinë) se nuk ekzistuaka Çështje Çame! Po ku është Shpëtim Idrizi, kryetari Partisë që përfaqëson popullsinë çame në Shqipëri? Pse nuk del haptas nëpërkrahje të Kryeministrit Rama? Po ku janë kryetarët e partive të tjera parlamentare ose jashtëparlamentare, në pushtet ose në opozitë? Pse nuk dalin në përkrahje të Kryeministrit Rama për këtë çështje madhore me rëndësi kombëtare? Ku janë analistët, moderatorët, gazetarët? Pse heshtin, në vend që t’i nxjerrin bojën Dules dhe pallavrave të tij për Himarën zonë “minoriteti”?
Në debatin me Dulen, Kryeministri Rama deklaroi:
“… unë besoj se sa të ketë Parti Socialiste të Shqipërisë në këtë vend, Himara nuk do të jetë një çështje për diskutim”.
Kjo është një deklaratë e shkëlqyer e një Kryeministri Shqiptar që di t’i dalë zot çështjes kombëtare, ashtu siç i doli Kosovës në Beograd. Por problemi është se Dulja ka qenë sekretar personal i Janullatosit. Pra, Dulja Janullatosin e ka udhëheqës shpirtëror. Prandaj Kryeministri Rama duhet të korrigjojë një gabim të madh që Partia Socialiste bëri kur në Projektkushtetutën që u hodh në referendum në vitin 1998, e hoqi nenin e Projektkushtetutës së vitit 1994, sipas të cilit krerët e komuniteteve fetare duhet të jenë me gjuhë, me prejardhje dhe me shtetësi shqiptare. Heqja e atij neni në Projektkushtetutën e vitit 1998, i hapi rrugën Janullatosit të pushtonte kreun e kishës ortodokse fanoliane, çka e lejoi Ramiz Alia në takimin që pati me Micotaqisin në shkurt të vitit 1991. Prandaj, po nuk u largua Janullatosi nga Shqipëria dhe kishës fanoliane t’i kthehet pavarësia, ne do të vazhdojmë të dëgjojmë teneqet e shpuara të Dules për Himarën zonë “minoriteti”. Madje Dulja kërkon t’i japë “leksione” Kryeministrit Rama se na qenka KE-ja ajo që përcaktuaka se ku na qenkan zonat e minoritetit! Unë mendoj se Dulja është zëdhënës i Athinës në parlamentin shqiptar dhe kur i përmend Kryeministrit Rama Këshillin e Evropës për punën e Himarës, duhet nënkuptuar paralajmërimi që Greqia po i bën Shqipërisë se po nuk u njoh Himara si zonë minoriteti, atëherë eurodeputetët grekë do të votojnë kundër pranimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Do të ishte mirë që Kryeministri Rama të kërkonte të bënte një vizitë në Athinë dhe atje t’ia thoshte asaj të katër të vërtetat në sy, jo vetëm për punën e Himarës, por edhe për ligjin idiot të luftës dhe për Çështjen Çame. Grekët kuptojnë vetëm gjuhën e fortë dhe atëherë dinë të sillen siç duhet sjellë me fqinjin që kanë pranë. Gjuhën e butë, siç e ka përdorur deri tani Tirana zyrtare në marrëdhëniet me ta, grekët nuk e kuptojnë dhe madje bëhen arrogantë karagjozë, duke e shkrehur inatin te emigrantët shqiptarë.
Dulja le të merret më mirë me Partinë e tij, e cila është rrudhosur kaq shumë, saqë vetëm një duledeputet ka nxjerrë nga elektorati i saj. Figura të tjera të njohura të minoritetit, kanë shtegtuar nëpër dy partitë e mëdha. Madje Dulja e ka ca si tepër edhe atë postin e zëvendëskryetarit të parlamentit shqiptar.

Santa Barbara, Kaliforni
07 dhjetor 2014



Aida Liko: Fenomeni shpresë dhe ardhmëri!




Lulezon nje bukuri diskrete me kohen, qe ndihet dhe jo domosdoshmerisht shihet ne trajta te ndryshme. Nuk mund te kuptohet asnje ngjarje e palidhur me kohen dhe hapesiren perreth saj. Psikologjia e kohes eshte nje reference e forte per vleresimin e te shkuares. Historine nuk mund ta pervetesoje dikush, se nuk lind askush me te, por periudhat edhe mund te quhen procese ose etapa, ne kuadrin e nje plani dhe si te tilla ato pasyrojne modele te ndryshme jetesore me nje permbajtje kuptimplote te sajen. Gjithcka qe ecen me kohen eshte nje materie dhe si e tille eshte edhe energji kur materializohet ne vepra. Gershetimi i shume ideologjive, ku me te fuqishmet jane dominante, kane sjelle ndryshime rrenjesore, jo vetem ne kohe e kulture, por edhe ne karaktere njerezore, madje ndryshimet ndonjehere realizohen fale imponimeve te cilesuara si moderne. Edhe pse dallojne nga imponimet e periudhes se erret duke qene se vlerat e epokes te se vertetes nuk shfaqen ne epoken e erresires, por kemi te bejme tashme me imponime edhe bashkekohore dhe bashkevuajtese ne dukje, te tilla si, te shoqeruara me ide konspirative, hipokrizi, ligesi e propaganda.


Aida Liko

Por nese do te flisnim per te ardhmen, do te shpreheshim se mund ta perceptojme qe eshte nje pjese e vijes se drejte kohore. Por do te na lindnin shume pyetje me pas! Cila do te ishte metamorfoza?! Po te protestonim ndaj diktatit dhe te tregoheshim tejet arrogante, do te na rezultonte produktive kjo? Eh, lindin shume pyetje ne kete mes te cilave zor se mund t'u japesh nje pergjigje fikse... Por eshte me rendesi te marresh ne konsiderate se, per te pasur nje te ardhme te denje, duhet qe te tregohemi koherent dhe periudhen kohore qe jemi duke kaluar ta binarizojme brenda parimeve morale dhe te kujdesemi per te lene gjurme determinuese ne gjeneratata te reja me velera te arta perparimtare. Jo vetem te iluzionojme, por edhe te ilustrojme dhe perpiqemi per te qene produkti i raportimeve cilesore dhe jo i letrave pa sens te qarkulluara qe na vjedhin identitetin duke na perpire prej potences dhe duke i dhene ngjyre jetes sone, letra te papersonalizuara edhe me te shemtuara se nje leter anonime! Ne nje shoqeri te deprimuar, vihet re edhe nje shpejtesi supersonike, here pas here, e rrezikshme per njeriun... Ka tendenca te thyeje normat baze jetesore, duke plasaritur edhe entuziazmin, edhe buzeqeshjen mikluese qe ndjell afri te pakusht, po ashtu edhe fillon te ngacmoje si nje pengese qe vjen kaq vetetiu e ka tagrin te ndaloje edhe keto shperthime pasioni per vepra arti...

Jeta ne kete shekull. po reflekton nje dinamizem te larte ne te gjitha sferat e saj, mirepo Shpeshhere, per te arritur paqe dhe qetesi shpirterore, njerezve u lind nevoja te shpresojne... Por nese kemi barriera, nuk bazohemi dot ne nje arsyetim perjashtues, sepse ”fenomeni shprese” nuk duhet te interpretohet kurrsesi si zdrukthtar e jo me te zhduket e transformohet. Ne jemi drejt transforimit si qenie dhe si materie. Materia ka lidhje me statusin e elektro-dinamikes. Po mbushemi me energji dhe ne vete do te jemi nje dite elektronike ne kuader te transformimit, ndersa domosdoshmeria ekuliber do te beje te veten, por perseri do te lindin nevoja e psikologjise se “autokritikes”, deshira per te ndertuar ura shprese, per te shmangur ura komunikimi e se fundmi per te qene sa me objektiv e preciz ne veprat tona qe na mbajne gjalle.

Vleresimi, portat e sinqeritetit dhe sjelljes vertiten rreth qenies inteligjente qe ne dukje te jep pershtypjen e nje iluzioni, sepse per koshienca e subkoshenca te ndryshme, shkalla e sasise dhe cilesise se nje perceptimi ndjesor eshte e ndryshme. Nderkohe qenia njerezore mund te shprehet se specia inteligjente per te arritur grada lumturie, do te shihte gjithmone drejte nje zhvillimi, e ndersa te tjere thone se specia inteligjente kerkon vetem lumturine per ta arritur ate, verejme nje opinion te forte lokal, ku indeferntizmi dhe skepticizmi individual ka marre permasa te medha... Me lindin mjaft ide ndersa gjykoj kete marredhenie kontraverse, por dicka na bashkon... Por cfare eshte ajo?! E sigurte qe nuk eshte gjuha e perbashket! Ajo edhe na ndan, shpreh urrejtje po aq sa solidaritet! Kam pershtypjen se fakti se kemi te bejme me nje cirkulacion, me nje rreth te mbyllur, ku nuk ke mundesi te dallosh se jemi viktima apo se sa jemi fajtore... Skepticizmi lind qe ne momentin kur njeriu per nje drejtim qe kerkon te ndermarre, gjen nje drejtim te kundert me te njejten vlere. Njerezit ndryshojne vetem pasionet, format e trashendences se egoizmit ekstrem, duket sikur njerezit ne luften e pashtershme te ndjenjave, duan ti arratisen lirise, ne traziren e shume dekadave te deshires e jo mundesive dhe detyrshmerive, atehere do te ishin te gatshem te formonin veten dhe te organizoheshin ne pastrime a rregullime. Sjellja individuale le per te deshiruar, njerezit po kalojne ne rrjedhojat e tyre pa marre parasysh se po I perafrohen atyre enderrimtareve te paepur iluzionesh, po bien maskat dhe bashke me te jane plasaritur edhe parrullat per kete popull parimor e liridashes, e zgjidha e vetme qe mund te rizgjohet ne raste zhgenjimi eshte skepticizmi, por tashme ne nje nivel ideor e konceptual akoma me te larte, skepticizmi tanime vlen edhe per rregullar morale qe jane te konsiderueshme si te barazvlefshme nen ato objekte fizike qe ngrene e ngjallin dyshime dhe eshte shume veshtire te arrish ne konkluzione te cilat do te rezultonin te kenaqshme e te pranueshme per te gjithe.

Gjuha si superstrukture e mirefillte ideologjike, shpreh temperamentin e popujve duke na shfaqur ne shume forma fjalepak, te ashper a edhe rebele. Por, perderisa kemi kerkuar edhe lirine e fjales, do te thote se e kemi kerkuar diku, ja kemi kerkuar dikujt ose ja kemi kerkuar vetes. Por asaj qe ja kemi kerkuar lirine, kuptohet se e kemi mbivleresuar qe ajo e ka ne dore lirine dhe perderisa ja kemi lene peshen kesaj, ajo na mbetet te jape gjykimin final e ne te biem dakord me te. Por po te jemi te vemendshem, do te raportonim se deri diku, ne jemi ata qe sjellim aktualitet, e se brenda ketyre kontureve ne nuk jemi brenda linjave komunikuese, komunikojme sa per komunikim duke selektuar permbajtjen, Nese ne nuk arrijme te kuptojme ne thelb konceptin “tolerance”, e ashtuquajtura liri fjale mbetet iluzion, e nese nuk zbatojme lirine e fjales, i japim fund edhe konceptit “kolektiv”. Nese ndergjegjia anon drejt unit, njeriu tashme e moderon veten me emerime duke e pozicionuar ate ne nje relacion sundimtari te pabese perkundrejt kolektivit, me nje mendesi e energji te pashtershme per tu integruar dhe vendosur rregulla imponuese dashakeqese, me ane te mekanizmave misterioze qe i krijon identitetin dhe autoritetin si nje pushtues i denje i nje periudhe historike te nje “turme” te pafuqishme per ti bere balle.

E megjithate, njeriu perpiqet sa here e me shume te jete nje mjeshter i komunikimit asimetrik, ndersa behet fjale per nje situate manipuluese, personalizimi eshte stadi me i ulet i linjave komunikative. Rezulton deficense qe te kerkohet gjithmone nje pergjigje e prere pa qene nevoja, sepse keta njerez ekzistojne per te mbajtur ura lidhese ndermjet njerezve, jo per ti dhene kuptim ne nivel konceptual aq te mirefillte sa kushton produkti i vlerave dhe jo i turrvrapit incident te deficenses qe rend per tu kompresuar!

Por une besoj se shoqeria qe shtegton drejt produktit pervers te qyteterimit, posedon vese negative qe infektojne kodin moral, nese individi i siguron e i mbron keto me dinjitet, personaliteti i tij do te jete i dobishem jo vetem per te, por per mbare shoqerine. Veteperfaqesimi dhe mbrojtja e identitetit te cdo shoqerie, largimi i konflikteve mes emancipimeve kerkon vetepergjegjsheri dhe vetedijesim individual, duke mos e brengosur qyteterimin me ide negative dhe jo tolerante, por duke ecur ne rryma te kultivuara mendjesh te ndritura per te qene sa me paqedashes me idealet tona, keshtu do te mund te armatosim shpresen e ndricojme rrugen drejt te ardhmes se afert...

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...