Agjencioni floripress.blogspot.com

2014/12/11

LIRIA SI PËRMASË UNIVERSALE NË LIRIKËN E FLORA BROVINËS


DR.DOC.HELENA GRILLO (MUKLI)
Universiteti "Aleksandër Moisiu"
Fakulteti i Edukimit
Departamenti i Gjuhës Shqipe
Durrës, Shqipëri
Email:helenagrillo@yahoo.com


DR.DOC.ALISA VELAJ
Universiteti "Aleksandër Moisiu"
Fakulteti i Edukimit
Departamenti i letërsisë
Durrës, Shqipëri



LIRIA SI PËRMASË UNIVERSALE NË LIRIKËN E FLORA BROVINËS


Hyrje

Në punimin tonë do të analizojmë veçori të lirikës së poetes Flora Brovina.
Metodologjia e përdorur në realizimin e kësaj analize është e një karakteri kompleks dhe si e tillë ajo nënkupton një sërë elementesh dhe teknikash, të cilat kanë për bazë si teorinë, ashtu dhe analizën e vecantë të gjuhës së poezisë, e cila vjen me vecori specifike poetike, e latuar dhe ngjyresa stilistike. Nga pikpamja metodologjike, krahas qasjes analizuese të zbërthimeve të kuptimimeve metaforike do të mbështetemi në idenë e stilit si mënyrë për të dhënë formë,  që është në qendër të estetikës së Luixhi Parejsonit.

 

Pak fjalë për autorin

Flora Brovina u lind më 30 shtator 1949 në Skenderaj. Studimet në Fakultetin e Mjekësisë i mbaroi në Prishtinë. Ka botuar disa vëllime me poezi: ”Vërma emrin tim” (1973), “Bimë e zë” (1979), “Luleborë” (1988), “Mat e çmat” (1995) dhe “Thirrje e Kosovë” (1999, në kohën kur ajo ishte në burgun e Pozharevacit në Serbi). Në vitin 1999, në një kohë kur fati i Flora Brovinës pas arrestimit ishte i panjohur, ajo mori Çmimin Tucholsky për vitin 1999 ’in absentia’ nga PEN Klubi Suedez.


           Koncepti i lirisë në art

Në këndvështrime të ndryshme të artistëve, sociologëve, politikanëve, filozofëve, teologëve koncepti i lirisë vjen si dimension i shumëpërmasuar, ku secili koncepton e rikoncepton sipas këndvështimit vetjak lirinë. Horizonti i lirisë është aq i gjerë, sa ngërthen në vetvete dimensione vazhdimisht në shtrirje. Prirja e përgjithshme e unit, individëve dhe kombeve është rendja drejt lirisë, e cila përshkallëzohet nga individi drejt grupeve sociale, etnike dhe kombeve.
Në këtë punim do të  paraqesim një nga dimensionet e  konceptit  të lirisë, mishëruar në artin e fjalës së bukur poetike duke realizuar raportin: liria koncept dhe përjetim/veprim, ndaj abstragimi ynë për lirinë do të ndalet në lirinë e artistit, posaçërisht lirinë e poetit.




 


Gjuha e poezisë

 Gjuha e poezisë shndërrohet në sens për figurën, gjuhë e imazheve, përjetimeve dhe situatave dramatike, heroike. Për raportet midis gjuhës individuale e gjuhës së poezisë (poetëve). Emil Benvenisti shprehet: “Në gjuhë dhe me gjuhën individi dhe shoqëria përcaktohen ndërsjellazi. Njeriu e ka pohuar gjithmonë - dhe poetët edhe e kanë kënduar shpesh - fuqinë themeluese të të folurit, që ngren një realitet imagjinar, i shpirtëzon gjërat inerte, bën të shihet ajo që ende nuk ekziston, rikthen atë që ishte zhdukur. Ja përse gjithato mitologji, duke dashur të  shpjegonin se si në agimin e kohërave diçka ka mundur të lindë nga asgjëja, kanë vënë  si parim krijues të botës këtë esencë jomateriale dhe sovrane: fjalën ( E.Benvenist 1971).
Nëse vepra e artit është formë, mënyra për të formuar nuk i takon vetëm leksikut ose sintaksës, por edhe cdo strategjie semiozike që tirret qoftë në sipërfaqe qoftë në thellësi gjatë nervëzimit të një teksti ( U. Eco 2007: 157).
Atëherë kur biografia mund të bëhet një “fakt letrar”, poetët bëhen heronjtë e vetvetes dhe jeta është një produkt i poezisë dhe jo anasjelltas (Ann Jeferson, David Roby 2010: 54).


            Metafora e lirisë

Flora Brovina është shembull tipik i përfshirjes së “faktit letrar’ brenda vetvetes, jeta e saj është produkt i poezisë së shkruar brenda mureve të burgut. Në vargjet e vëllimit të saj të parë poetik “Vërma emrin tim”, në vitin 1973, kur ishte ende 24 vjeçare poetja pat shpallur se ishte motër e bilbilit dhe armike e qyqes. Nëse ke dëgjuar këngën time/ e di si këndoj/ vëlla e kam bilbilin/ qyqen nuk e kam fis.
            Nga pikpamja gjuhësore poetja realizon mes zhvendosjes kuptimore ndërtime metaforike që e lidhin ngushtësisht me fjalë të fushës semantike familjare ( motër - vëlla), e më gjerë fis. Kuptimisht poetes i vjen në ndihmë krahasimi i fshehur me qyqen, që gjuhësisht vjen i stërlarguar nëpërmjet pjesëzës mohuese nuk. Zemra e origjinalitetit poetik të autorit çoket te përkthimi i metaforës. ( M. Kundera 2011 :112). Në poezinë “Vërma emrin tim” poetja duket sikur ka ndërtuar enigmën ( për t’u zgjidhur) mes dyzimeve anaforike të realizuara me lidhëzën nëse. Koncepti i lirisë këtu ndërthuret me konceptin e njohjes, në rastin konkret , të njohjes së vetes ( Unit) duke i dhënë lirisë një dimension të ri. Koncepti i lirisë si përmasë artistike realizohet drejt fluturimeve ( ka emrin e fluturimit), që duket sikur nuk mjafton dhe i jep përmasë të dyfishtë në fluturime të unit. Mes këtyre dimensioneve të lirisë poetja shfaqet si ekzistenciale, duke kapërcyer dilemën e njohjes. Gjuhësisht kjo shfaqje nuk realizohet vetëm me metaforën, por edhe mes përdorimit të foljes di, që thellon konceptin e njohjes.
E di emrin tim/ e di kush jam/ e di si këndoj/ e di se unë nuk qaj/



Prej kësaj kohe, Brovina nuk do të bënte gjë tjetër, veçse do ta kërkonte parreshtur lirinë, si në poezi, ashtu edhe në jetë. Poetja e re e kosovare, e kish pas ndjerë mjaft herët se liria nuk duhet kuptuar si dhuratë, por si një përpjekje për ta krijuar atë.
Vëllimi i dytë me poezi “Bimë e zë” rrok tema të tilla si: roli dhe emancipimi i femrës në shoqërinë shqiptare, çështje kjo që do ta shqetësoj Brovinën edhe në aktivitetin politiko - shoqërorë në vitet që do të vijnë, si aktiviste e çështjeve në mbrojtje të së drejtave të gruas. Në këtë kënvështrim, Flora Brovina vjen si Maja Angelou e poezisë shqipe të Kosovës. Në poezinë “Unë e di pse këndon zogu në kafaz” poetja dhe feministja amerikane shkruan; “Zogu i mbyllur në kafaz këndon, ai,/ me një zë të trembur e të dridhur, / për të gjitha gjërat që nuk di,/ por që dëshirojnë shumë qetësi, / dhe që melodia e tij të ndihet patjetër / në një kodër larg, diku tjetër, / nga një zog tjetër i dënuar, /që për lirinë është duke kënduar”.
Pa humanizmin e thellë për tjetrin në zanafillë nuk mund të lindin kurrë vargje të tillë si: “ Thoni vetëm mungon/ Me lule do t’ua mjekojmë plagën/ Do t’i presim/ Thoni vetë mungon/ Do të celin lule gjaku/ ora vazhdon…”  Në poezi krahas konceptit tradicional[1][1] të orëve, mbartet metafora në fushën ekzistenciale ( heroi i tretur fizikisht, por i pranishëm në historinë e një populli e në vetëdijen e tij. Ora është personifikim i fatit të një njeriu, të një familjeje, të një kombi. Orët nuk paraqiteshin gjithmonë si vajza, shpesh në tradita folklorike ato marrin pamjen e dhive, të gjarprit (vitorja). Cdo njeri, cdo familje, cdo komb ka orën e vet, gjeniun e vet mbrojtës.

Shkalla e abstragimit mëton përjetimin material ekzistencial, individual e merr përmasa përgjithësuese, kthehet në simbolikën e heroit të rënë për liri. Liria përmasohet nga uni fluturim i qënies, drej valles kolektive që mbart popullin, kombin.
Ora e parë
“Atë natë edhe Hëna qau/ si nëna në zi/ atë natë vdiq Ganimeti/ u fik një dashuri”
Nata e kobeve
Metafora krijon përjetime gjendjesh e paralelizma ( Hëna qau), ndiqet nga krahasimi ( si nëna në zi) të lidhura kuptimisht me përjetimin e konceptit të vdekjes. Kjo finalizohet me lojën në  kuptimet sinonimike të fjalëve vdiq – u fik. Poetja parapëlqen si gjetje stilistike ndërtimin e metaforës mes fjalës sinonimike të vdekjes( fik), duke I dhënë shpresë për t’u rindezur dashurisë.
Lulet e gjakut në poezinë e Brovinës lindin së pari në gjakun e shpirtit të saj poetik e mandej bëhen pemë gjaku për Kosovën martire. E kundërta e lirisë, joliria ka në thelb të saj tradhëtinë, e ndaj vjen në përfytyrimin e lexuesit si një gjarpër duke na sjellë një përmasë tjetër të lirisë, por realizuar në marrëdhënien mungesore: liri/ joliri; ekzistencë, qënie/ vdekje, mohim. Në dimensionin e këtij raporti mungesa e lirisë individuale shndërrohet në zi kolektive. Kanti (1724-1804) thotë, se kusht i të gjitha lirive sociale dhe politike është detyra, obligimi për të vepruar në një mënyrë, që të mund të ngrihet në një ligj të përgjithshëm. Ekzistenca e këtyre ligjeve të përgjithshme në arsyen e njeriut shpie drejt një lirie të patjetërsueshme e të zakonshme, një realitet që mund të tematizohet, fundja vetëm në mënyrë reale.
“Gjarpër/ Ndërron lëkurë/ Ti ndërron lëkurë/ E gjarpër je/ Rrotull meje”    Gjarpër
Gjarpëri si mohues i lirisë fiton një peshë specifike në lirikën e Brovinës. Ai bëhet simbol vdekje dhe paralajmërim si mohues i ekzistencës së një populli të tërë prej dhunës së satanave pushtues, si vrasës të lirisë. Gjarpëri vjen si simbol analog i gjarpërit të zanafillës biblike, simbol i gënjeshtrës, mashtrimit dhe vdekjes.

Atdheu perceptohet si pjesë e lirisë së individit, këndvështrim që e largon poezinë e saj nga lirika patriotike tradicionale dhe e bashkon me poetë si Fatos Arapi, ku atdheu është toka që të rrëshqet nën këmbë (Poezia Atdheu) dhe me poezinë bashkohore arbëreshe, ku atdheu është pjesë e vetvetes, dhe hapësira ku poetë të tillë  si: Vorea Ujko, Di Maxho, Belizi kërkojnë rrënjët e tyre të të qenit (Alisa Velaj 2012). Ky atdhe si pjesë e lirisë së individit përbën universalen në lirikën e Flora Brovinës.
Metafora vjen e gjallë, e paprekur, e freskët dhe rrëmbenjëse. Fryma poetike lëviz lirisht: si fluturim zogu, si zogjtë nëpër erë, si zgjim i shpenguar drejt lëvizjes në hapësirë, si hënë që mbart në shpirt dritën.
Liria dhe emancipimi i femrës kosovare fiton një peshë të madhe në poezinë e Brovinës. Poetja sheh tek femra shqiptare gruan e jashtëzakonshme të Angelout, por që tashmë duhet të shndërrohet në një pjesë të lirisë së Kosovës me lirinë e saj. Liri që duhet ta fitojë, pasi pa liri të femrës nuk ka liri të kombit. “ C’ruan në aneminë e fjalës/ këngën e heshtur/ apo një pranverë të sosur/ c’ruan kur përkund kohën në djep/ c’ruan/ c’fsheh”   (Gruas )



Metafora këngë e heshtur ka ngjizur gjithë domethënien e melodive të pathëna e pakënduara, ekzistencën e tyre në shpirt ( por jo mungesën). Poetikisht e ka ndërtuar aq bukur në sintagmën aneminë e fjalës, që e përshkruan mrekullisht përjetimin mungesor të njërës prej përmasave të lirisë. Për këtë e ka ndihmuar liria e fluturimet poetike. Pranverat e saj të sosura nuk do të jenë gjë tjetër vecse një ardhje e zbehtë e lirisë së Kosovës. Koha dhe kombi zgjohen vetëm atëherë kur ndihet kënga e gruas dhe jo kur koha përkundet prej saj në djep.

Te ‘Thirrje Kosovës” prej vetes përmasat e lirisë zgjerohen drejt një horizonti që ngjiz të tjerë horizonte lirie, ku robëria dhe joliria janë fare të përjashtuara. Pasi liria është tashmë gjithçka që frymon dhe gjithcka që të jep jetë. Përmasat e lirisë zgjerohen në të gjitha dimensionet nga ‘Thirrje Kosovës” te “Liria” duke shtuar enumeracionet që shkojnë drejt infinitit, pa nguruar të përdorë nga detajet e përditshmërisë lojë e fëmijëve, deri në metaforën luneare që zgjerohet në kozmos. Aty liria vjen si: fluturim, zgjim, hënë, erë, lojë e fëmijëve, gaz e vaj--- grua e cliruar nga barra duke u endur në përmasat shumëdimensionale mes realizimeve: liri ekzistenciale ( unë+ ti) , përtëritje, clirim dualiteti, liri embrionale. Të gjitha këto ndihmojnë në shumëfishimin e përmasës së lirisë në univers që finalizohet më përjetimin e gjendjes së arritur ( oh si duket liria )
Krahas metaforës Brovinën e ndihmon edhe eliptizmi, dukuri e pazakontë për përshkrimin e përmasave kaq universal, por që realizohet aq mjeshtërisht nga poetja. Ajo thotë kaq shumë dhe shkruan kaq pak, me vargje minimaliste që rrokin thelbin e dukurive.

Së fundi, nga pikpamja tipologjike mosklasifikimi i lirikës së  Flora Brovinës në asnjë prej rrymave të poezisë shqipe tregon një tjetër manifestim të lirisë artistike, që nuk u  mungon njerëzve me shpirt të pasur poetic e ndjeshmëri të lartë artistike. Brovina shquhet edhe për ndjeshmëri gjuhësore. Puna me gjuhën, qëndrimi dhe përpjekja që të shfrytëzohen në mënyrë të gjerë dhe cilësorisht mundësitë e mëdha që ofron gjuha në rrafshin e leksikut e sintaksës- janë ndër përbërësit që të bien në sy vecan në lirikën e Flora Brovinës.
 

Përfundim
Në këtë punim paraqitëm një nga dimensionet e  konceptit  të lirisë, mishëruar në artin e fjalës së bukur poetike duke realizuar raportin: liria koncept dhe përjetim/veprim. Në lirikën e poetes sonë liria klith për lirinë. Kjo e fundit  vjen si përmasë ekzistenciale, jo vetëm kur klithma poetike shndërrohet në kronikën e dhimbjes së një populli të tërë, por edhe kur pikëllima ngjizet si dhimbje e njeriut për njeriun. Atdheu perceptohet si pjesë e lirisë së individit, këndvështrim që e largon poezinë e saj nga lirika patriotike tradicionale dhe e bashkon me poetë si Fatos Arapi, ku atdheu është toka që të rrëshqet nën këmbë (Poezia Atdheu) dhe me poezinë bashkohore arbëreshe, ku atdheu është pjesë e vetvetes, dhe hapësira ku poetë të tillë  si: Vorea Ujko, Di Maxho, Belizi kërkojnë rrënjët e tyre të të qenit (Alisa Velaj 2012). Ky atdhe si pjesë e lirisë së individit përbën universalen në lirikën e Flora Brovinës. Nga pikpamja tipologjike mosklasifikimi i lirikës së  Flora Brovinës në asnjë prej rrymave të poezisë shqipe tregon një tjetër manifestim të lirisë artistike, që nuk u  mungon njerëzve me shpirt të pasur poetik e ndjeshmëri të lartë artistike. Brovina shquhet edhe për ndjeshmëri gjuhësore.




Përmbledhje:

Gjuha e poezisë shndërrohet në sens për figurën, gjuhë e imazheve, përjetimeve dhe situatave dramatike. Në poezi kalimet kuptimore sendërtohen përmes metaforës, e asgjë nuk kërkon më shumë saktësi sesa përkthimi i kësaj figure stilistike, meqenëse aty preket zemra e origjinalitetit poetik të një autori. Mes analizës stilistiko - gjuhësore do të zbërthejmë shkallë - shkallë konceptin e lirisë në metaforën e vargut të Brovinës, nga vëllimi “Bimë e zë” në vëllimin “Mat e ç’mat”. Shkalla e abstragimit mëton përjetimin material ekzistencial, individual e merr përmasa përgjithësuese, kthehet në simbolikën e heroit të rënë për liri.
Në poezinë e Flora Brovinës atdheu perceptohet si pjesë e lirisë së individit, këndvështrim që e largon poezinë e saj nga lirika patriotike tradicionale. Një përmasë e kësaj natyre, atdheu, si pjesë e lirisë dhe domosdoshmërisë ekzistenciale përbën universalen në lirikën e Flora Brovinës. Tema të tilla si liria, emancipimi, e bëjnë klithmën e saj poetike të meritojë pa asnjë hezitim pagëzimin “Maja Angelou e letërsisë shqipe të Kosovës”.
Mosklasifikimi i poezisë së Brovinës në asnjë nga drejtimet letrare të poezisë shqipe përbën padyshim një tipar të lirisë së saj në artin e fjalës.

Fjalët çelës: metafora e lirisë, gjuha e poezisë, universaliteti i poezisë.


Summary:

The language of poetry is exchanged in a sense for the figure, the language of the images, experiences and dramatic situations. In poetry this drift is done through the metaphore, and nothing requires more preciseness as the translation of this style figure, as the heart of the author’s originality. By analyzing the style and language we will break down step by step the concept of freedom in the metaphore of Brovine verses from the volume “ Plants and Voice” to “ Measure and unmeasure”. The degree of abstraction shows the existing material experience and takes resumptive dimension and turns into the symbol of the heroe fallen for freedom.
In the peotry of Flora Brovine the motherland is thought to be part of individual freedom, which parts her poems from the traditional freedom lyrics. A dimension of this nature, the motherland, as part of freedom and existance contains the universal of her lyrics. Themes like freedom and  emancipation makes her poetic cry to merit without hesitation the epiphany  “Maja Angelou of Albanian literature of Kosovo”.
The non clasification of Brovine poetry in any of the albanian literature trends constitutes without any doubt a unique feature in the art of the word.
Key words: the freedom metaphore , the language of poetry , universal dimension.

 

 Bibliografia

GABLES, C (1971)  Problems in general linguistics, translated by Mary Elizabeth Meek, 2 vols, Florida.
ECO,U (2007) Për letërsinë, Shtëpia botuese “Dituria”, Tiranë.
 Ann Jeferson, David Roby, Formalizmi Rus në Teoria Letrare Moderne, Shtëpia botuese “Albas”, Tiranë, 2010, f.54.
KUNDERA, M (2011)Testamentet e tradhëtuara, Tiranë, f. 112
VELAJ, Alisa (2012) , Konfigurimi i atdheut në poezinë bashkohore   arbëreshe,, Suplementi Rilindasi në Shqiptarja.com, Tiranë.
LLOSHI, Xhevat (2005), Stilistika e gjuhës shqipe dhe Pragmatika, SHBLU, Tiranë.  Nga konferenca e mbajtur në Kolegjin Saverjan, më 18 janar 1931. Shih E. Koliqi, “Vepra”, 2, Konica, Prishtinë, 2003.
SHKURTAJ, Gjovalin (2009),  Pesha e fjalës shqipe, Tiranë.
THOMAI, Jani (1999), Leksikologjia e gjuhës shqipe, Tiranë.
THOMAI, Jani(1992), Teksti dhe gjuha, Tiranë.
ULLMAN, Stephen (1962), Semantics Introduction to the Science Meaning, Oxford.







 LEXONI;

 

http://floripress.blogspot.com/2013/01/hape-dritaren-merr-fryme-thelleme-tha.html

 


http://floripress.blogspot.com/2012/11/po-e-prekni-kosoven-keni-pune-me-mua.html

Nga Mimoza Dajçi : Etnografia e poetja Bora Balaj në faqet e shtypit shqiptar në SHBA



Bora me punën tuaj krijuese si etnografe e poete jam njohur nëpërmjet medias elektronike, e ndërsa sot kam rastin të bisedoj me ju pranë familjes së veprimtarëve të njohur në SHBA Tereza e Pashk Maksuti.

Bora: - Edhe unë ndjej kënaqësi të kem rastin të komunikoj me periodikun i cili mban gjallë frymën shqiptare larg Atdheut, por kam kënaqësi të flas këtu ku takoj shumë njerëz që vazhdojnë të punojnë, të frymojnë e të kultivojnë edhe kulturë edhe traditë Shqiptare, por edhe vlera që i kontribuojnë vendit dhe pasurisë shpirtërore. Vërtetë, në këtë familje gjeta shqiptarinë dhe intelektin modern e tradicional.

M.D: – Ju keni kryer fakultetin ekonomik në Pejë, si kaluat më pas në poezi dhe në hulumtin e veshjeve tona kombëtare?


Bora: - Shkollimin e bëra siq e bëjnë të gjithë, apo siq e bënim në atë kohë, aty ku është më afër. Atë botë studioja në Pejë dhe zgjodha një drejtim që më tërhiqte së paku të studioj dhe të kem një përgatitje shkollore të Lartë, por edhe nuk e kisha largë dëshirës këtë profesion të drejtimit ekonomik. Ndërsa, në mua ishte e lindur dhe vazhdoja ta mbjellja pasionin e leximit dhe të krijimit që heret. Poezia erdhi si krijimtari në mua dhe ndjeja nevojë të zbërthehem në diçka të shkruar. Këtë e them kështu, sepse më vonë linden dhe vërshuan edhe shumë ide tjera të hulumtoj artin e krijuar në popullin tim. Pikërisht në zonën ku unë jam rritur, ky art është kultivuar më shumë nga populli dhe ky etnos është ruajtur herë si një sfidë, e herë si kulturë autoktone. Dhe veshjet, të cilat edhe i punonim në mesin tonë, punë dore pra, u bënë pasion i imi të kalojnë në mua si fondacion koleksionues. Dhe me disa nga miqët e mi, thamë pse mos ti mbledhim dhe pse mos ti prezentojmë publikisht. Kështu që unë edhe mblodha shumë nga veshjet, edhe hulumtova edhe i botova në një lidhje si boletin koleksionar. Kjo bëri bujë dhe ia ka vlejtë besoj.

M. D : – Që nga viti 2002 ju drejtoni Agjensinë e Modës “Bora – Fashion” në Gjakovë, a kanë paraqitur interes  vendasit apo të huajt ndaj vlerave tona tradicionale?

Bora: - Vlerat tradicionale janë kudo në botë. Secili popull ka krijimtarinë e vetë nga lashtësia. Por, dikush din bukur  ti ekspozojë, ti paraqesë dhe ti plasojë tek të tjerët. Unë kam parë një mahnitje tek të huajt, por më ka befasuar edhe tek vendasit. Sepse gërshetimi i kulturave është duke e zbehur traditën. Dhe kur tanët mahniteshin me ato vlera tona, thoja me mendje, se si qenkem vonuar me këto botime. Pra, është pritur mire, së pari Agjensia ime duke plasuar këso vlerash dhe janë pritur mirë edhe punët që kemi paraqitur nëpër ekspozita.

Në cilat treva të vendit keni qenë për të siguruar elementët më të hershëm të veshjeve e kulturës sonë etnike shqiptare?

Bora: - Kosova është një njesi e vogël për tu ndarë në treva. Por, ndikimi i kulturave është ndryshe nga një trevë në tjetren. Ideologjitë fetare edhe kanë sjellë motivet e veta dhe shumë nga trevat i kanë ruajtur duke i ngatërruar me kombëtaret. Unë kam marrur për modesti të them veshje nga Dukagjini më së shumti, sepse, atje edhe janë ruajtur më shumë . Pastaj nga Drenica, nga Hasi, nga Gollaku pakëz, nga pjesë të shumta të Shqipërisë dhe nga Maqedonia. Por, këtu në blenin e parë janë prezentuar vetëm një pjesë dhe pritet të dalin volume tjera në publikim.

M. D: – Po veshjet popullore Çame a zenë vend në Agjensinë “Bora – Fashion”?

Bora – Çamëria është dhimbje e jona edhe në historik edhe në kulturë. Ato veshje do të zënë vend në botimin e dytë shpresoj, sepse jemi duke e plotësuar gjeografinë Shqiptare.

M. D: – Ju merreni vetëm me hulumtimin e veshjeve popullore, apo keni edhe atelienë tuaj të dizinjimit e prodhimit të tyre?

Bora -  Unë edhe i hulumtoj ato veshje kudo që janë, por edhe i dizajnojë duke bërë edhe krijime të reja. Në Shtëpinë e Modës ku unë punoj dhe e menaxhoj kemi sjellur modifikime si dhe modele të reja. Këtë punë edhe e vazhdoj ta e bëjë me disa modelare dhe manekine.

M. D: – Puna e dorës ka qenë historikisht një traditë e bukur e femrës shqiptare, a ka edhe organizata apo agjensi të tjera në Kosovë që merren me kulturën tonë etnografike?

Bora  -  Puna e dorës deri vonë ka qenë edhe profitabile edhe vetë ekzistenca e jonë. Ajo sot më pakë punohet. Në  Kosovë viteve të fundit është stimuluar me të madhe nga disa Shoqata të grave kjo punë dhe po mbahet aktive sot duke u stimuluar në rrafshin artistik për të prezentuar autoktoninë tonë.


Bore Balaj, kreatore e modës, hulumtuese e etnografisë ka shprehur falënderim për mikpritjen nga nikoqiri  dhe pjesëmarrjen e publikut të gjerë në këtë ekspozitë. “ Jemi mirëpritur dhe vlerësuar lartë për punën që kemi bërë”, ka thënë Bore Balaj(Floripress)



M. D: – Gjatë qëndrimit tuaj në SHBA, a biseduat me organizata apo individë të ndryshëm në lidhje me projektet tuaja për të ardhmen, e cilat janë konkretisht ato?

Bora: - Kam pasur kontakte me disa grupe dhe individë te njohur ne SHBA aktiviste te ceshtjes kombetare si dhe kam pautr rast te viziotoj Federaten Panshqiptare Vatra dhe te takoj anetare te organizates se gruas Hope & Peace ku ju Mimoza jeni themeluese e saj.……….

M. D: – Le ti kthehemi paksa poezisë, pasi edhe letërsia është edhe ajo një nga pasionet tuaja. Sa libra keni botuar dhe a mund të mësojmë titujt e tyre?

Bora:  - Unë botova së pari librin me poezi “Zogu pa Qerdhe” dhe “Loti ne sy” , tani kam ne dore edhe nje liber tjeter me poezi.

M.D: – Përsa i përket etnografisë ju jeni nominuar në disa Çmime e jeni fituese e shumë prej tyre, a mund të ndalemi pak në sukseset tuaja?

Bora: -  Puna në etnologji më është bërë edhe profesiona, pasi që jamë duke studiuar edhe shkencërisht këtë fushë të gjerë dhe interesante. Deri më tani jam shpërblyer me disa çmime që në fakt janë modeste, por tek unë kan një çmim që më bëjnë të ndihem mirë. Çmimi më i mirë është kur vepra jote shpërndahet, pranohet mirë si dhuratë dhe prezenton historinë e vendit tënd. Secili prej nesh kemi obligim të paraqesim mjeshtrin tonë.

M.D: – Po familja sa është e gatshme për t’ju ndihmuar në këto inisiativa, dhe a është i apasionuar në këto fusha ndonjë prej fëmijëve tuaj?

Bora:  - Familja është mbështetësja më e madhe në këtë punë që më shumë ka shpenzime se sa përfitime. Bashkëshorti imë është më shumë stimulus dhe ka krijuar një passion edhe pse nuk e këtë lëmi. Edhe sot llogarisë më shumë tek familja, se, më duhet të jem në levizje dhe nga atje e marr edhe stimulimin material.

Faleminderit e suksese

Bora:  -  Unë ju falenderoj më shumë juve, ngase e kisha për dëshirë të jem në mediumet në Amerikë, posaqe tek lexuesi Shqiptarë, ngase puna që bëj unë i dedikohet popullit tim kudo që është ai. Urime dhe suksese edhe juve.

http://www.dailymotion.com/video/x1pgdpm_mbasditja-n-rrokum-kultura-dhe-veshja-ne-studio-shkumbin-tafilaj-dhe-bora-balaj_news


-------------------------------------------

Poezi nga Bora Balaj

Sheshi Nënë Tereza në Gjakovë

Mos lexo emra
Nëpër gurët e qytetit
Aty është edhe emir im
Mos kalo sheshit NënëTerezë
Pa kthyer kokën
Të shohësh lotin tim
Aty  pushojme te gjithe se bashku
Emrat në gurë si në errësirë
Të vrarë e të zhdukur
Nuk di ç’mbiemër t’u vëj
pos Martirë Lirie
Aty për çdo ditë kalon shpresa
Dheu me duar të lutura Nëne
Veten mos e harro kur të kalosh
Në sheshin NënëTereza në Gjakovë…

Baladë për të zhdukurit
Braktisur nga ajo ditë
Prej dorës së dashurisë
Në zjarrin e tiranisë
Sa vite ora u ndal
Asnjë lajm për ju
Vetëm pikëllimi në rritje
Asnjë fjalë për ju
Vetëm shpresa në pritje
Lulja pa u tharë
Tek priste pranverën
Oh çast i vrarë
Shko bashkë me skëterrën
Kështu kjo tokë
Kështu kjo botë.
Dashuri e Nënës

Duart e rritës sime
Treten bashkë me dheun
Kujtesë ëmbëlsia e fjalës
As ëndërr as vdekje
Vetëm trupi është tretur
Dhe ka mbetur dashuri e nënës
Dashuri e nënës
Embëlsi e fjalës kur luteshe për mua
Para Shën Marisë
Për të shëndetshme për rritën time
Ngrohtësi e kësaj bote
Lulëzon e vetëm lulëon
Dashuri e nënës

Dëbimet

Endrrat trembeshin
Në natën e kobit
Drejt kufirit vallëzonte vdekja
As nuk vijnë as nuk shkojnë
Njerëzit – hije
E shpirtin e kafshonte heshtja
Kur vriteshin ëndrrat
Në sheshin e dhembjes
Cili shpirt pëgjakej
Bashkë me kujtesën


Kosovë

Edhe unë e kam shtëpinë time
Llamba as që lëkundet
Era as që fryn më
Statujat e vogla përplasen
Në dritaren e mbyllur
Atdheu zgjohet nga ëndrra
Edhe unë e kam dhembjen time
Zjarrin e dashurisë
Kosovë


Flori Bruqi : Vallë athue ku janë ?!!!

16 vite që nga lufta e Kosovës, 28 shkurt të vitit 1998, pas sulmit jugosllav në fshatrat Likoshan dhe Qirez në Drenicë të Kosovë.

Si pasojë e betejës së zhvilluar të ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave serbe patën mbetur të vrarë disa policë serbë dhe në shenjë hakmarrjeje, forcat serbe rrethuan fshatrat Likoshan e Qirez ku edhe u ekzekutuan 24 civilë.
Masakra që u bë aty njihet si e para ndaj civilëve shqiptarë nga forcat serbe në Kosovë në atë periudhë kohore, raporton KP.
Nga kjo luftë u dëbuan 800.000 mijë shqiptarë dhe u vranë 15.000 persona, nga të cilët 2.400 luftëtarë të UÇK-së e të tjerët civilë. Gjatë luftës janë zhdukur rreth 5.000 njerëz, fati i shumicës prej tyre është zbardhur deri në vitin 2007, por i madh ka mbetur numri i rasteve të pasqaruara.
Një ndër masakrat që tronditi botën e civilizuar dhe tmerroi botën ishte maskara në familjen Ahmeti.
Në këtë periudhë kohore janë përdhunuar afër 20 mijë femra shqiptare dhe sipas një përllogaritje, gjatë periudhës kohore mars 1998 - qershor 1999, njësitë kriminale dhe artileria e rendë serbe kanë shkatërruar dhe djegur pjesërisht ose tërësisht rreth 1.100 vendbanime shqiptare, kanë plaçkitur, djegur e shkatërruar mbi 200.000 shtëpi, banesa, lokale afariste, punëtori zejtare, fabrika, shkolla, biblioteka, monumente kulturore-historike, objekte kulturore, shkencore, fetare etj.
Kjo luftë që filloi nga 28 shkurt 1998 e deri më 23 mars 1999 u zhvillua mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave jugosllave. Ndërsa nga 24 mars 1999 e deri më 10 qershor 1999, Aleanca Veri-Atlantike NATO me bombardime të përditshme në caqet ushtarake jugosllave, me përkrahjen tokësore të UÇK-së detyroi forcat serbo-malazeze dhe Slobodan Milosevicin të nënshkruaj kapitullimin në Kumanovë.

http://floripress.blogspot.com/2012/07/nga-flori-bruqi-emri-i-ukshin-hotit.html

 


Lufta e vitit 1999 në Kosovë është në fokusin e filmit me metrazh të shkurtër "Kolona", i cili shfaqet për herë të parë në Tiranë në festivalin internacional të filmit TIF. Sipas drejtorit të qendrës Kinematografike të Kosovës Fatos Berisha, regjisori Ujkan Hysaj e trajton këtë temë në një këndvështrim krejtësisht ndryshe.
Në qendër të filmit është një familje, e cila i bashkangjitet kolonës së refugjatëve për t’u larguar nga Kosova, rrugëtimi i tyre mbyllet tragjikisht.
Filmat me metrazh të shkurtër shihen si një mënyrë për të pasur sukses në kinematografi, në mungesë të fondeve për realizmin e prodhimeve me metrazh të gjatë.
be-ja-gjen-trupat-e-te-pagjeturve-ne-kosove
Për herë të parë Kosova dhe Shqipëria bashkëpunojnë në fushën kinematografike për realizimin e një filmi artistik.
Nuk janë këto fjalë e as pyetje e paktë që bëhen nga shqiptarët e të gjithë brezave. Ngase, secili brez, e që tre breza mund të jenë gjallë sot, i njohin e po i njohin se kush e çka janë serbët.

****

kosova-kujton-te-pagjeturit-ndersa-vazhdojne-kerkimet-per-varre-masive

Me mija shqiptar  të zhdukur nga serbët

Dhimbjet për të pagjeturit vazhdojnë të shqetësojnë zemrat e rreth dy mijë familjeve. Ndërkohë, që edhe për mijëra të tjera, dhimbja nuk ka të ndalur pasi, UNMIK-u, EULEX-i, dhe as institucionet tona të drejtësisë nuk kanë arritur as minimalisht të ndjekin dhe ndëshkojnë kriminelët e shumtë serbë, që kryen gjenocid dhe etnocid ndaj shqiptarëve. Sipas të dhënave të siguruar nga Agjencioni Floripress , për 16 vjet që nga mbarimi i luftës, vetëm tre serb janë gjykuar për krime lufte në mënyrë përfundimtare. Ndërsa, sipas EULEX-it, janë ndëshkuar pesë veta. Por, sa ka vend kjo, ndëshkimi i 3-5 vetave për 12 mijë viktima shqiptare.

Dita Ndërkombëtare e të Pagjeturve është shënuar kohë më parë , ndonëse numri i të zhdukurve vazhdon të mbetet me mija , që për një kohë të gjatë ka mbetur i ngujuar aty. Kohë më parë në sheshin ‘Nënë Tereza’, është bërë zbulimi i pllakës përkujtimore për të pagjeturit.

****

Prokuroria serbe e krimeve të luftës urdhëroi të hënën një ekzaminim të ri në qendrën 13 Maji të trajnimi të policisë në lagjen Batajnica në Beograd pasi mori informacion se atje mund të gjendej një tjetër varr masiv.
“Besojmë se atje është vendndodhja e një varri masiv në të njëjtin vend ku ishte më parë tenda e autopsive, pranë vendvarrosjes së 900 shqiptarëve të gjetur të Kosovës,” tha për agjencinë Tanjug të lajmeve kryeprokurori Vladimir Vukcevic.
kosovës-i-kërkohet-ndërkombëtarizimi-që-çështje-së-personave-të-pagjetur
Gjatë vitit 2001 dhe 2002, tetë varre masive u zbuluan në qendrën e trajnimit për njësinë speciale anti-terror të policisë, ku gjendeshin eshtrat që ishin sjellë nga Serbia për të fshehur vrasjet në Beograd gjatë luftës së Kosovës.
Sipas Komisionit Ndërkombëtar të Personave të Zhdukur, 704 trupa të shqiptarëve të Kosovës të vrarë gjatë viteve 1990 u gjetën.
Vlastimir Djordjevic,ish-asistent i ministrisë së brendshme serbe u dënua me 18 vite burg nga Gjykata e Hagës për transportim të trupave të viktimave të vrarë gjatë konfliktit të Kosovës në Serbi.
kroacia-zhvarrosen-njezet-e-tete-viktima-te-luftes
 “Po, unë isha i përfshirë kur kamionët e trupave po vinin në Batajnicë, por nuk e dija kur ishin kryer krime.  Nuk u përballa me ata që u përpoqën të maskojnë dhe fshehin krimet dhe nuk mora asnjë masë për të gjetur përgjegjësit për krimet e luftës, siç duhej të bëja,” pranoi gjatë gjyqit të tij Djordjevic.
eulex-i-nxjerr-eshtrat-e-viktimave-te-luftes-ne-kosove
Deri më tani askush nuk është ndjekur penalisht në Serbi përveç zhvendosjes së trupave, megjithatë zyra e prokurorisë tha se po e hetonte çështjen.
Përveç trupave të gjetur në Batajnicë, eshtrat e shqiptarëve të Kosovës të vrarë në luftë dhe të zhvendosura në Serbi u gjetën në liqenin Perucac, në qendrën policore në Petrovo Selo dhe në guroren Rudnica pranë Rashkës.

****

Eshtrat e 12 shqiptarëve etnikë të vrarë nga forcat e Beogradit gjatë luftës së viteve 1990 dhe të varrosura në një varr masiv pranë qytetit serb të Rashkës janë riatdhesuar në Kosovë.

Eshtrat u dorëzuan në pikën kufitare Merdare mes Kosovës dhe Serbisë të hënën pasi u nxorën nga një varr masiv në guroren e Rudnicës pranë Rashkës, jo larg nga kufiri, ku u gjetën edhe 40 trupa të tjerë.
Prenk Gjetaj, kreu i komisionit të Kosovës për personat e zhdukur, tha se familjet e viktimave mbajtën një përkujtimore për të dashurit e tyre pasi trupa u dorëzuan.
“Eshtrat e 12 viktimave janë këtu. Ato do të transferohen në Prishtinë sapo familjet të përfundojnë homazhet".
eulex-i-ben-vleresimet-per-nje-varr-masiv-ne-kline
Komisioni i personave të zhdukur të Kosovës beson se trupat në varrin masiv janë ato të shqiptarëve të Kosovës që humbën gjatë konfliktit të vitit 1998-99 në Rrezallë, një fshat në Skënderaj dhe që u varrosën në gurore në jug të Serbisë për të fshehur provat e krimit.
eulex-i-do-te-zhvarrose-varrin-e-dyshuar-masiv-ne-mitrovice
Zona pranë Rudnicës u hetua fillimisht në vitin 2010, pasi prokuroria serbe e krimeve të luftës, në bashkëpunim me misionin e sundimit të ligjit të BE në Kosovë, lajmëroi se mund të ekzistonte një varr masiv në Rashkë që mbante trupat e të paktën 250 shqiptarëve, ndonëse asnjë nuk u gjet deri në vitin e shkuar.

Janë ende 1700 persona të zhdukur si rezultat i konfliktit të Kosovës.(Floripress,13 tetor 2014)

mbetjet-mortore-të-gjetura-dyshohet-se-janë-nga-lufta-e-fundit-në-kosovë

Ekspertët mjeko-ligjor në Kosovë kanë gjetur vetëm disa mbetje mortore në një varrezë në fshatin Rezallë të Kosovës, që kishin nxitur shpresat se do të mund të gjendeshin trupat e 40 viktimave të masakrës.
nuk-gjenden-viktimat-e-vrasjeve-masive-në-kosovë-në-varrezën-e-dyshuar
Zhvarrimi në një varrezë në Rezallë që përfundoi të enjtën pas tri javëve punëve që u gjetën ‘vetëm disa mbetje mortore’ tha për BIRN Arsim Gëxhaliu, shefi i departametit të mjekësisë ligjore në ministrinë e drejtësisë.
Mbetjet e 42 shqiptarëve të vrarë nga forcat serbe në fshat më 5 prill 1999 nuk janë gjetur ende.
Raporti i Human Rights Watch në vitin 2001 sipas dëshmisë së luftëtarëve të UÇK-së, sugjeroi se një muaj pas vrasjeve “trupat ishin nxjerrë me buldozer nga varrezat e shkapërderdhura në fushë”, dhe ato ishin zëvendësuar me kockat e lopëve të ngordhura.
Autoritetet kosovare besojnë se trupat e 50 personave që janë nxjerrë nga varreza masive afër Rashkës do të mund të ishin të viktimave të vrara në Rezallë.
Autoritetet po shpresonin se dëshmitë mjekoligjore nga Rezalla do të mund të ndihmonin në identifikimin e më shumë trupave tjerë në Rashkë, por tani pasi hulumtuan përfunduan, Gerxhaliu thotë se ‘ka fare pak shpresa’.
“Megjithatë ne kemi krahasuar mostrat e gjetura në Rezallë me ato në Rashkë,” tha ai.
Prenk Gjetaj, kryetar i Komisionit për Persona të Pagjetur në Kosovë, tha për BIRN, se hulumtimi në fshatin Rezallë të komunës së Skenderajit në veri të Kosovës ka nisur me shpresën se do të gjenden dëshmi që do të ndihmojnë në identifikimin e trupave të cilat pastaj ishin rivarrosur në një lokacion të fshehur në Serbi.
“Ne po hulumtojmë mbetjet mortore këtu, sepse trupat fillimisht ishin varrosur këtu por pastaj ishin nxjerrë dhe transportuar për në lokacion tjetër,” tha Gjetaj.
Trupat e 42 shqiptarëve të vrarë nga forcat serbe gjatë sulmit në fshat më 5 prill 1999 akoma nuk janë gjetur.
Raporti i Human Rights Watch në vitin 2001, ka njohtuar se një muaj pas vrasjeve ‘trupat ishin nxjerrë me buldozerë nga varrezat e shkapërderdhura në fushë’, ndërsa eshtrat e njerëzve, sipas dëshmisë së luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishin zëvendësuar me ato të lopëve të ngordhura.
Autoritetet e Kosovës besojnë se tre nga 50 trupat e shqiptarëve të Kosovës që u zvarrosën kohë më parë nga varreza masive afër gurthyesit të Rashkës mund të jenë personave të vrarë në Rezallë.
Dëshmitë mjekoligjore nga Rezalla do të mund të ndihmonin në identifikimin e më shumë trupave të viktimave të gjetura në Rashkë, shpresojnë autoritetet.
Autoritetet do të hetojnë edhe dy lokacione tjera në afërsi të një varreze masive në qytetin serb të Rashkës, ku mbetjet e 50 shqiptarëve të Kosovës që mendohet se janë vrarë gjatë kohës së luftës janë gjetur.
Excavators search for bodies at the Rudnica quarry.
Kryeprokurori i Serbisë për Krime të Luftës, Vladimir Vukcevic tha të hënën se synimi i kërkimit të ri në afërsi të gurores së Rudnicës në Rashkë është “të përcaktohen informacionet në lidhje me ekzistimin e mundshëm të varrezave të reja masive me mbetje nga njerëzit që kanë vdekur gjatë konflikteve në Kosovë në vitin 1999, për të cilët besohet se janë shqiptar të Kosovës”.
Sipas Prenk Gjetaj, Kryesuesi i Komisionit të Qeverisë së Kosovës për Personat e Zhdukur, besohet se trupat e gjetur deri më tani janë të shqiptarëve të Kosovës të cilët janë zhdukur gjatë konfliktit të vitit 1998-99 në Rezallë, një fshat në zonën e Skenderajt .
Megjithatë testet e ADN-së ende duhet pritur për të mbështetur dyshimin.
Procesi i identifikimit të mbetjeve është duke vazhduar, por emrat e viktimave nuk do të bëhen publik derisa të afërmit të informohen.
Së pari kjo zonë është hetuar në vitin 2010, pasi që prokuroria e Serbisë për krime lufte në bashkëpunim me misionin e sundimit të ligjit të BE-së në Kosovë, njoftuan se mund të ketë varr masiv në Rashkë ku gjenden trupat e së paku 250 shqiptarëve, edhe pse asgjë nuk ishte gjetur deri vitin e kaluar.
utoritetet në Kosovë dhe Serbi duhet të tregojnë përkushtim më të madh politik në gjetjen e më se 1,700 njerëzve që ende mungojnë që prej konfliktit të viteve 1990-ta, deklaroi delegacioni i OKB-së në Prishtinë.
okb-bën-thirrje-për-veprim-urgjent-për-të-pagjeturit-në-kosovë

familjarët-e-të-pagjeturve-në-kosovë-kërkojnë-beneficione-nga-qeveria
“Ky përkushtim politik dhe ky veprim institucional nga të gjitha palët e ndryshme duhen ndërmarrë me urgjencë”, deklaroi Ariel Dulitzky, krye-raportuesi i Grupit Punues të OKB-së për Zhdukjet e Detyruara apo të Pavullnetshme, në një konferencë shtypi në kryeqytetin e Kosovës të enjten.
“Pesëmbëdhjetë vjet kanë kaluar që prej përfundimit të luftës, si dhe duhet bërë më shumë për të zbuluar fatin apo vendndodhjen e 1,711 personave që mbesin të pagjetur,” tha Dulitzky.
Ai inkurajoi Prishtinën dhe Beogradin që të shfaqin “përkushtim dhe lidërship më të fuqishëm politik” për të gjetur trupat e atyre që janë zhdukur.
Një anëtare tjetër e grupit punues të OKB-së, Jasmina Dzumhur, deklaroi që duhet themeluar “platforma politike”, ashtu që Prishtina dhe Beogradi të zgjidhin çështjen së bashku.
Ajo sugjeroi që “kjo çështje humanitare dhe e të drejtave të njeriut duhet të jetë pjesë e procesit politik të mundësuar nga BE-ja”.
Dzumhur iu referua bisedimeve në vazhdim të ndërmjetësuara nga BE-ja, në lidhje me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, gjatë të cilave personat e pagjetur nuk kanë qenë në rend dite.
Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq deri tash ka ndërmjetësuar bisedimet për personat e pagjetur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por Dzumhur kërkoi nga të dyja palët të takohen më shpesh.
Nga 1,711 njerëz që mbesin të pagjetur që nga përfundimi i konfliktit, mbi 500 besohen të jenë serbë të Kosovës.
Qeveria e Prishtinës dhe të afërmit e personave të zhdukur në Kosovë këtë javë kanë kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që të bëjë presion mbi Beogradin, që të ofrojë më shumë informata mbi varrezat e mundshme masive ku besohet të jenë fshehur mbetjet trupore të shqiptarëve të Kosovës.
“Besojmë ka shumë më shumë varreza masive në territorin e Serbisë”, deklaroi para Delegacionit të OKB-së të martën Prenk Gjetaj, shefi i komisionit të Qeverisë së Prishtinës për persona të pagjetur.
familjarët-e-personave-të-pagjetur-bojkotojnë-memorialin-e-ngritur-nga-qeveria
Të afërmit e të pagjeturve nga lufta në Kosovë kanë protestuar në Ditën e Personave të Pagjetur në qytetin e Gjakovës, duke kërkuar nga autoritetet të bëjnë më shumë për të gjetur më të dashurit e tyre....
Marshi i protestës në Gjakovë.
Të afërmit marshuan rrugëve të Gjakovës të dielën për të tërhequr vëmendjen në faktin se akoma më shumë se 1,700 persona janë të pagjetur që nga lufta në fund vitet e nëntëdhjeta në Kosovë..
“Ne kërkojmë nga autoritetet që të ndriçojnë fatin e gjithë personave të pagjetur, që të na e lehtësojnë dhimbjen së paku. Ne gjithashtu kërkojmë që kryesit e këtyre vrasjeve të dalin përpara drejtësisë’’ tha Nesrete Kumnova, biri i së cilës nuk është pare më që nga lufta.
Protestuesit, të udhëhequr nga Nesrete Kumnova dhe e shoqëruar edhe nga kryetarja e komunës, znj. Mimoza Kusari-Lila, marshuan nga qendra e qytetit deri në fshatin Meje, ku kanë ndodhur një nga masakrat më të rënda të luftës me forcat serbe në vitin 1999.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, gjithashtu vizitoi varrezat e qytetit të shtunën dhe premtoi se do të bëj më shumë për të zgjidhur çështjen e të pagjeturve.
“Ka qenë dhe mbetet zotimi im gjatë punës si presidente dhe unë vazhdoj të ngrisë këtë çështje si brenda ashtu edhe jashtë Kosovës,” tha Jahjaga.
Në prill të vitit të kaluar, Misioni i BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë, ka njohtuar se ka identifikuar rreth 20 persona që mund të akuzohen për kryerjen e krimeve të luftës në Gjakovë gjatë kohës 27 dhe 28 prill 199, kur besohet se edhe u vranë qidra shqiptarë nga forcat serbe,(Floripress,28 prill 2014)
Dhe, t’mos thotë kush, nga të tjerë popuj, se mund t’i njohin më mirë se ne. Madje, as vëllezërit tanë nga Shqipëria. Ne kemi jetuar me ta…
Ua njohim trurin, mendjen. Ua njohim karakterin. Ua njohim zemrën, shpirtin, sjelljet… Ua njohim dredhitë e tradhtitë ndaj nesh, shqiptarëve.
sh3
Synimi i përhershëm i Serbisë, decenie me radhë, ka qenë për t’i shpallur shqiptarët njerëz problematikë, skandalozë, primitivë, të egër… Dhe, të gjitha këto i flasin para ndërkombëtarëve se kinse ne, shqiptarët, kemi aspirata për Shqipëri të Madhe. Kjo është frika që i ka përcjellë dhe i përcjellë edhe tash serbët, kudo që janë…

Frikën për këtë e kanë në shpirt, sepse janë popull barbar, pa komb e pa atdhe… Janë nga shkretëtira e Karpateve… E, në tokën në të cilën janë sot, janë pushtues, zaptues. Mjafton të përkujtojmë vitin l878, kur me dhunë, duke prerë e grirë shqiptarë, i përzunë shqiptarët nga trojet e veta, që nga Nishi (Molla e Kuqe) e Toplica… Krejt këtë e arritën falë rrenave të tyre të plasuara nëpër Evropë te shtetet me ndikim të kohës…
Pushtuan troje shqiptare, okupuan një popull të qytetëruar, me besim në principe qytetëruese: në Zot, në logjikë, në mirësi, në histori, në mirëkuptim, në mikpritje… Këto i kishin shqiptarët, të cilët nuk mund të përballeshin as atëherë e as tash me njerëzit e stepave, të cilët nuk kanë çka të humbin…
Andaj, harta e Shqipërisë Etnike i çmend ata, serbët. Posa ta shohin këtë hartë, e humbasin logjikën: ngase harta e Shqipërisë Etnike është një realitetit, e që serbët i copëtuan trojet shqiptare duke i ndarë në tri shtete sllave.
Por, falë Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shteteve të tjera të Perëndimit, pra të forcave të NATO-s dhe të luftës sonë çlirimtare, pjesa e ndarë nga Shqipëria – Kosova, fitoi lirinë dhe sot është shtet i pavarur e sovran.

Andaj, serbët sikur harrojnë se çështja e Kosovës është mbyllur përgjithmonë…
Dhe, ende i rizgjojnë rrenat, të cilat më nuk po u pinë ujë, nga se përditë e më tepër ndërkombëtarët po binden me kë kemi jetuar.
Keq kemi jetuar. Shumë kemi përjetuar.
Të pabesueshme jetë kemi bërë me ta.
Një jetë e tillë mos u ktheftë kurrë më!

--------------------------------------------


Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...