Agjencioni floripress.blogspot.com

2014/12/30

PROF.DR SC BEQIR META : NACIONALIZMI SHQIPTAR GJATE LUFTES SE DYTE BOTERORE



Nacionalizmi shqiptar është nacionalizmi më i ri përveç nacionalizmit maqedon. Dhe si i tillë është përballur kurdoherë me mangësitë e rritjes. Kjo veçori është produkt i kushteve specifike të zhvillimit historik të popullit shqiptar në dy shekuj e fundit. Rilindja kombëtare shqiptare ishte një fenomen relativisht i vonë historik. Njëkohësisht një proces i cili u përshkua nga vështirësi të mëdha dhe që në disa aspekte mbeti i papërfunduar.
Copëtimi i trojeve shqiptare nga Fuqitë e Mëdha, i cili ishte më radikali në Ballkan dhe në Europë, paaftësia e nacionalizmit shqiptar për t’ju kundërvënë këtij copëtimi me anë të një organizimi gjithëkombëtarë dhe me efiktevitetin e potencialin maksimal të kombit shqiptar, janë një dëshmi tjetër e faktit se ai ende se kishte përfunduar procesin e zhvillimit dhe konsolidimit institucional.
Ndërsa vështërsit e mëdha dhe anarkia totale qe perfshiu Shqiperine pas shpalljes se - pavarsisë, Jo-vetëm që përforcon konkluzionin e lartpërmendur, por gjithashtu evidenton edhe nji difekt tjetër të nacionalizmit të ri e të pa pjekur Shqipëtar - dobësit dhe kapacitetet e kufizuara të tij në procesin e shtetformimit.

Prej robërisë së gjatë shqipetarët kishin humbur kuptimin e bashkimit.
Helmi i propogandës së huaj kishte brejtur dhe paralizuar fijet e nervave të kohëzionit kombëtar. Grindjet, armiqësitë, depresioni moral, interesat egoiste dhe antikombëtare dhe anarkia kishin triumfuar mbi nacionalizmin dhe po e nxinin avenirin e një Shqipërie autonome .
Nga ana tjetër është e domosdoshme të nënvizohet se nacionalizmi shqiptar ka një dallim esencial nga nacionalizmat e tjerë ballkanik. Ai nuk është ekstrem, nuk ka parashtruar revizionizmin e dhunshëm territorial, nuk bazohet në fondamentalizmin fetar dhe në eksluzivizmin etnik.

Është e padiskutueshme se si për problemm e tërësisë tokësore të Shqipërisë etnike, ashtu edhe në procesin e sendërtimit të shtetit shqiptarët u ndodhën përballë një presioni të fuqishëm të jashtëm me karakter ushtarak, politik, ekonomik etj., i cili ishte në një disproporcion të theksuar me kapacitetet e rezistencës së tyre. Por ky fakt nuk duhet të mbulojë dobësitë e nacionalizmit shqiptar, të cilat u shfaqën qartë por në një trajtë më pak tragjike edhe në përfundim të Luftës I Botërore. U duk sikur ato u kapërcyen në vitin 1920 ( me sukseset madhore e triumtante të nacionalizmit shqiptar: Kongresi i Lushnjës dhe lufta e Vlorës, por përsëri u bënë hapa prapa në situatën e turbullt dhe anarhike të viteve 1921-1924, ku përpjekjet për të ndërtuar një demokraci embrionale, rezultuan në ballafaqime të ashpra ushtarake e politike që e tronditën nga themelet shtetin e ri të brishtë shqiptar. Kjo periudhë përbënte një disfatë të rë të nacionalizmit shqiptar, ndonëse ajo shënonte etapën e parë për ndërtimin e një demokracie institucionale në Shqipëri. Divergjencat sociale e politike ekzistojnë në çdo shoqëri civile, por në Shqipëri ato kanë patur si karakteristikë thellësinë, ashpërsinë dhe kalimin e tyre të shpeshtë në kriza politike me pasoja rrënuese për shtetin dhe kombin. Dobësia e nacionalizmit dhe e politikave kombëtare kanë bërë që lufta politike shpesh të degradoj në përleshje klasore të pakontrollueshme nga opinioni shqiptar.

Periudha e sundimit të Ahmet Zogut mund të vlerësohet si suksesi më i madh i nacionalizmit shqiptar për arsyen e rëndësishme se duke instaluar një regjim autoritar ai arriti ta fuste shtetin shqiptar në rrugën e konso1idimit. Zogu arriti të shtypë tendencat centrifugale, aq të fuqishme dhe mbi to vendosi autoritetin e tij dhe të shtetit që ai drejtonte. Edukata dhe institucionet kombëtare si dhe ideologjja nacionaliste bënë hapa impresionues. Mirëpo përçarja kombëtare nuk u eliminua. Shumë kundërshtarë të Zogut si ato që përbëjnë rrymën demokratike-republikane ashtu edhe individë të tjerë që ishin, nacionalistë të njohur, u inkuadruan në sistemin e ri poliitik. Ata përbëjnë një burim potencial pë grindje e përleshje në të ardhmen. Në këtë mozaik nuk mungonin edhe individë apo grupe jonacionalistë, separatistë të ci1at herë pas here e ngrinin kokën, por që në përgjithësi u detyruan t'i nënshtrohen rregullit dhe ligjit, për arsye të efektivitetit të shtetit.

Pushteti italian gjatë vititi 1939 e ndërpreu në mënyrë të dhunshme këtë proces duke shembur dhe eleminuar shtetin e pavarur shqiptar. Në këto rrethana dolën në pah përsëri dobësitë e vjetra të nacionalizmit shqiptar. Një rrymë që ishte më pragmatistja dhe më egoistja e përshëndeti këtë eveniment dhe mori pjesë në administratën civile e ushtarake që krijuan italianët. Vendimi i Asamblesë Kushtetuese të vitit 1939 për t'i dhënë kurorën e Shqipërisë Viktor Emanuelit, edhe pse në të bënin pjesë vetëm disa nga anëtarët e parlamentit të mëparshëm edhe pse është e ditur që ky vendim u mor nën kërcënimin e bajonetave italiane, nuk përbën një rekord pozitiv për nacionalizmin shqiptar. Rrymat e tjera nacionaliste mbeten një qëndrim parimor kundrejt pushtuesit. Mbështetësit e Zogut që më vonë do të formonin Lëvizjen e Legalitetit pranuan të luftonin kundër pushtuesit dhe të merrnin pjesë në një front kombëtar të rezistencës. Ata ishin aktivë në Konferencën e Pezës që ishte thirrur për të vënë themelet e këtij bashkimi. Mirëpo pikërisht këtu. dhe në vijim ato dëshmuan dobësi, paaftësi dhe mungesë vizioni politik. Ata nuk u përpoqën që ky bashkim të ndërtohej mbi bazën e njohjes dhe afirmimit të 1egjitimitetit të shtetit shqiptarë, ndonëse aspironin restaurimin e Zogut e te monarkisë. Zogistët dhe një pjesë e nacionalistëve të tjerë që u bashkuan me komunistet në një grupim të përbashkët politiko-ushtarak i cili quhej Fronti Nacional-Çlirimtar i Shqipërisë, megjithëse fillimisht ishin shumë të fuqishëm, madje mund të thuhet edhe në shumicë brenda këtij grupimi, duke qenë të paorganizuar, pa një vizion të qartë politik, u absorbuan gradualisht prej një bërthame të vogël por shumë të organizuar komuniste, e cila në vitin 1943 drejtonte efektivjsht Frontin Nacional dhe forcat e tij të armatosura. Kjo ishte një dëshmi tjetër e dobësive të nacionalizmit shqiptar.

Grupimi i më i fuqishëm nacionalist ishte ai i Ballit Kombëtar i cili kishte një vijë të spikatur republikane e demokratike. Këtu përfaqësohen gjerësisht. inteligjencia e re nacionaliste shqiptare e cila aspironte për një Shqipëri etnike dhe demokratike. Ata ishin kundërshtar të autoritarizmit zogist gjë që ishte një fenomen pozitiv i mirëpritur për zhvillimin politiko-shoqëror të Shqipërisë. Por duke dhënë shumë pas antizogizmit, kjo forcë e madhe politike kishte një qëndrim joadekuat. Kundrejt afirmimit të legjitimitetit të shtetit shqiptar. Bashkë me monarkinë dhe totalitarizmin e Zogut ata sfiduan, ose të paktën injoruan me situatën e rrezikshme të luftës edhe problemin shumë të rëndësishëm e delikat të rivendosjes së legjitimitetit të shtetit shqiptar, i cili po sulmohej nga të gjitha anët: nga pushtuesit, nga fqinjët lakmitarë, dhe nga aleatët, të cilët për motive e interesa të ndryshme po godisnin pa pushim legjitimitetin e shtetit, që mishërohej tek përfaqësuesit kushtetues të tij. Mbreti Zog dhe qeveria mbretërore shqiptare. Kjo ishte një kuotizim që ndonëse në mënyrë të tërthortë, pati ndikim të madh në dobësitë dhe pengesat që ndeshen nacionalistët shqiptar për organizimin e bashkimin e tyre. Ekzistonin edhe shumë individë me ndikim e pushtet të fuqishëm në krahina, e veçanta të vendit, të cilat-aspironin të ruanin pozitën e tyre në këto domene.

Në këto rrethana të një copëzimi, shumë të madh të forcave nacionaliste u thirr edhe Mbledhja e Mukjes. Ajo ishte një përpjekje e rëndësishme për ta eleminuar përçarjen dhe për të vënë bazat e realizimit të objektivave të vjetra të nacionalizmit shqiptar, të cilalt deri në këtë periudhë kishin mbetur të parealizuara. Pra krijimi i një shteti kombëtar në trojet etnike shqiptare dhe një sistem demokratik e progresiv qeverisje. Duke ecur në gjurmët e nacionalizmit shqiptar Marrëveshja e Mukies përcaktoi si synim madhor bashkimin e trojeve etnike shqiptare. Ky vendim nuk ishte shfaqje e ndonjë nacionalizmi ekstrem. Kufinjtë në Ballkan ishin vendosur sipas konsideratave të Fuqive të Mëdha duke u bazuar në rregullat e balancës së forcave midis tyre. Nuk u mor parasysh e drejta e vetvendosjes së popujve dhe sakrifica e shqiptarëve nuk i shërbeu ruajtjes së ekuilibrit dhe paqes. Lufta filloi vetëm një vit pas coptimit të trevave shqiptare. Periudha e mëvonshme provoi se ky copëtim ishte burimi kryesor për rritjen e irredentizmit shqiptar dhe nacionalizmit slloven serb e grek. Për të shëruar plagën duhej dhe duhet hequr rrënja e së keqes. Deri më sot është pohuar dhe argumentuar me të drejtë se shkaktare e prishjes së Marrëveshjes së Mukjes ishte udhëheqja e PKSH dhe presioni e ndikimi tutorëve të saj jugosllave. Qëllimet dhe motivet e komunistave që përcaktuan këtë qëndrim janë tashmë të qarta dhe të argumentuara.

Mirëpo mendoj se është e dobishme që çështja të analizohet edhe nga një këndvështrim tjetër. Mund të shtrohet kjo pyetje, që ne deri më sot nuk e kemi bërë. - Ku gjetën forcat komunistët që e denoncuan Marrëveshjen e Mukjes, çfarë kalkulimesh bëri udhëheqja e PKSH dhe veçanërisht profesorët e saj jugosllavë? Nga panorama që përshkruam më lartë, është jashtë dyshimit se ato kanë patur parasysh që një aleat i tyre në betejën drejt pushtetit ishin edhe dobësitë historike të nacionalizmit shqiptar difektet strukturale të tij, vështirësitë organizative, përçarja, krahinarizmat, dallimet fetare, mullgesa e lidhjeve institucionale, difektet në krijimin e një ndërgjegje kombëtare të konsoliduar tek populli shqiptar etj. Në qoftë se komunistët do të ishin ndodhur përballë një grupimi të fuqishëm nacionalist dhe përballë një force të organizuar mirë do të ishin menduar më gjatë përpara se të shkelmonin marrëveshjen e Mukjes dhe aq më tepër përpara, se të fillonin luftën civile. Shembulli i Greqisë kur komunistët u detyruan të nënshkruanin e të respektonin, ndonëse joplotësishtë. Marrëveshjen e Varkizës është një provë që shkon në faëor të këtij konkluzioni.

Marrëveshja e Mukjes, ndryshe nga ajo e Varkizës, u nënshkrua në rrethanat e një vakumi të madh që ishte krijuar nga mohimi apo nga burgosja e legjitimitetit të shtetit. Ndërsa qeveria legjitime greke ishte faktor substancial për marrëveshjen e Valkizës. Ky ishte një handikap i madh i cili i goditi shanset e nacionalistëve shqiptar për të arritur suksesin politik që ata ta dëshironin dhe që i nevojitej aq shumë kombit shqiptar në këto momente kritike për të ardhmen e tij.

Vijmë këtu tek një shkak tjetër i dështimit të Marrëveshjes së Mukjes, i cili deri më sot nuk është kalkuluar si duhet. Bashkëpunimi i forcave nacionaliste shqiptare me ato komuniste ishte i dëshiruar nga Aleatët britanik që ishin Fuqia e Madhe dhe prezente në Shqiperi në këtë kohë. Misionet britanike e nxitën arritjen e Marrëveshjes së Mukjes, por ata nuk ushtruan presionin e duhur që ajo të zbatohej e të mbijetonte. Arsyeja ishte të bënte më prioritetet e politikës britanike, e cila kishte neglizhuar mbështetjen substanciale të forcave nacionaliste shqiptare. Kjo të bie qartësisht në sy po te analizohen raportet që krijuan britanikët me forcat nacionaliste të shteteve fqinje, të cilat ishin shumë më përmbajtësore dhe efektive. Interesat e nacionalistëve shqiptarë dhe ato të britanikëve nuk kishin një përputhje të gjërë, por vetëm të pjeseshme. Nacionalistët shqiptar synonin rivendosjen e shtetit të pavarur shqiptar, krijimin e Shqipërisë Etnike ose bashkimin e trojeve etnike shqiptare. Luftën Kundër fashizmit ata e shihnin vetëm në këtë funksion. Ndërsa britanikët kishin këto prioritete: të mobilizonin sa më shumë shqiptar për të goditur forcat e Boshtit, të rishikonin kufijtë e Shqipërisë pas luftës në bazë të kërkesave që kishin parashtruar aleatët e tyre -grekët e jugosllavët dhe për këtë arsye mbanin pezull legjitimitetin e shtetit shqiptar dhe pavarësinë e tij, njohja e së cilës në vitin 1942 ishte bërë me disa ekuivoke.

Si rezultat i këtyre mospërputhjeve nuk u ndërtua një aleancë e vërtetë midis të dy palëve, ndonëse pati tentativa për bashkëpunim të cilat mbetën në një gjendje stimulimi. Në këtë mënyrë, ndryshe nga nacionaizmi grek, ai shqiptar nuk pati një mbështetje ndërkombëtare, e cila ishte aq e nevojshme në rrethanat e luftës për një rend të vogël e të dobët si Shqiperia. Ky ka qenë njëri ndër shkaqet e rëndësishme potenciale që u krijoj mundësi komunistëve, të cilët kishin një mbështetje të madhe të jashtme ndonëse ishte e tërthortë, që të sfidonin pa mëdyshje dhe me sukses Marrëveshjen e Mukjes. Në fakt nacionalizmi shqiptar s'ka patur kurrë aleatë natyrorë dhe të qëndrueshëm për arsye se gjeopolitikat e Fuqive të Mëdha nuk përputheshin në mënyrë substanciale me interesat dhe të drejtat e kombit shqiptar.

Dështimi marrëveshjes së Mukjes e bëri edhe më të zezë të ardhmen e nacionalizmit shqiptar. Atij tashmë për herë të parë në historinë e ekzistencës së vet, do t'i duhej të luftonte për të mbijetuar. Përballë kishte një klikë komuniste e cila po fitonte terren në shoqërinë shqiptare qoftë për arsye të strategjisë dhe taktikave të zgjuara që ia kishin përpunuar dhe zgjedhur tutorët e saj me shumë eksperiencë, qoftë për arsye të problemev të mprehta sociale që trashëgonte shoqëria shqiptare. Përballë kishte gjithashtu një koalicion të fuqishëm ushtarako-politik, komunizmin ballkanik dhe atë ndërkombëtar, kundër të cilit do t'i duhej të luftonte pa asnjë aleat. Përballë tij ishin edhe dy kundërshtar nacionalizmi grek që synonte hapur aneksimin e Shqipërisë së jugut dhe nacionalizmi sllav i cili jo vetëm po përpiqej t'i sfidonte aspiratat e shqiptarëve për bashkimin kombëtar por synonte edhe aneksimin e disa territoreve të reja shqiptare.

Në këtë moment kritik historik nacionalizmi shqiptar ende zotëronte një potencia1 njerëzor ushtarak, politik dhe ekonomik të konsiderueshëm, i cili po të vihej me efektivitet në veprim mund ta ndryshonte situatën dhe të impononte zgjidhjet dhe objektivat e tij. Prishja e Marrëveshjes së Mukjes e vuri Ballin Kombëtarë dhe forcat e tjera nacionaliste përpara dilemash aspak të lehta për t'u zgjjdhur. Ajo ndikoi në prishjen e kohëzionit të tyre duke i shtuar përçarjet e fraksionimet. Ajo ishte shkaku kryesor që e detyroi një rrymë të fortë nacionaliste që të bashkëpunonte me gjermanët për ta mposhtur komunizmin i cili ishte promotori i luftës civile. Sigurishtë që nacionalistët nuk e dëshironin dhe nuk ishin shkaktarët e Luftës Civile. Por, gjithashtu, kur ajo ju imponua atyre nga komunistët, ata përsëri dëshmuan se ende vazhdonin të ishin robër të difekteve të tyre të vjetra. Strategjia politike por veçanërishtë organizimi e koordinimi i të gjitha rrymave dhe forcave nacionaliste ishin difektoze. Ata nuk munden të bashkoheshin efektivisht dhe në momentin e duhur, duke humbur momentin e iniciativës, e cila shumë shpejt do të kalonte në dorë të komunistëve. Në vend që; të bëheshin në verën e vitit 1943, përpjekjet serioze; dhe njëfar rezultati për bashkimin u arrit në verën e vitit 1944. Pra, një vit më vonë, kur situata politiko-ushtarake kishte percepituar në kahjen e kundërt.

Tradhëtimi i Mukies provoi se sa i dobët ishte politikisht elementi nacionalist brenda Frontit. Naciona-Çlirimtar dhe se ai humbi, përballë udhëheqjes makiaveliste të PKSH. Ai i dobësoi më tej pozitat e nacionalistëve apo komunistëve në frontin NÇL. Një pjesë e mirë e tyre u largua fare prej tij dhe disa të tjerë si Mustafa Gjinishi e paguan me jetën e tyre. Ai shëmbi përfundimisht moralin e luftës çlirimtare të PKSH, braktisjen e parimeve themelore të Frontin NÇL dhe nxiti kalimin e PKSH akoma me majtas në pozita, giithnjë e më tepër antikombëtare. Ai rrezikoi seriozisht arritjet e deriatëhershme të nacionalizmit shqiptar, e në radhë të parë të ardhmen e shtetit të pavrarur shqiptar. Gjithashtu pasojë e drejtpërdrejtë e prishjes së Mukjes ishte coptimi i trojeve shqiptare në Jugosllavi, lehtësimi i etnocidit serb në Kosovë dhe spastrimi i përgjakshëm etnik të Çamërisë.

Dështimi i Mukjes e shtyu nacionalizmin shqiptar të kërkonte edhe mbështetjen dhe bashkëpunimin e forcave analoge të fqinjit jugor. Nacionalistë të ndershëm dhe të vendosur, duke parë se vendi po rrëshqiste në kazanin sllav, propozuan një variant shumë të guximshme për krijimin e një shteti federativ greko-shqiptar të cilit më vonë do t'i bashkangjitej edhe Turqia. Ky shtet do të ishte në aleancë me demokracitë perëndimore, e në radhë të parë me Britaninë e Madhe. Këtë projekt e mbështetën thuajse të gjitha forcat dhe rrymat kryesore nacionaliste. Ato synonin që të shmangej më e keqja d.m.th. thithja e Shqipërisë në një Federatë komuniste të sllavëve të Jugut. Por kjo politikë e tyre e hapur pati fatin e keq se nuk gjeti përkrahje dhe aprovim nga, nacionalizmi grek. Forcat nacionaliste dhe qeveria greke e kishin fokusuar gjithë politikën e tyre në aneksimin e Korçës e Gjirokastrës, dhe njëkohësisht, duke dashur të respektonin marrëveshjet e vjetra me nacionalizmin serb për ndarjen e Shqipërisë midis tyre, refuzuan kategorikisht të gjitha ofertat e elitës politike shqiptare. Kështu u humb një shans i ofruar në këtë moment kritik për bashkëpunimin shqiptaro-grek dhe një mundësi për forcimin e pozitave të forcave nacionaliste në të dyja anët e kufirit. Në vitin 1949 forca të rëndësishme të nacionalizmit grek do ta kuptonin se çfarë kishin humbur dhe ofruam një propozim të ngjashëm nëpërmjet zv/ministrit të jashtëm Panjotis Piplnelis. Ky propozim nuk përputhej me propozimin e hapur e të sinqertë të nacionalistëve shqiptarë, por ruante, tendenca shoviniste. Por, sido që të ishte ky propozim tashmë ishte, shumë i vonuar. Nacionalizmi shqiptar ishte shpartalluar ushtarakisht në fund të luftës, ndërsa nacionalizmi grek kishte vite që po cfilitej në kalvarin e luftës civile.

Vendimet e Mukjes i çelnin rrugën dhe i shërbenin realizimit të disa objektivave madhore të nacionalizmit modern shqiptar-bashkimi kombëtar, dhe krijimit të një shteti modern e demokratik shqiptar. Prishja e saj i dhe goditjen më të madhe këtyre aspiratave. Zbatimi i saj do të shënonte triumfin e nacionalizmit shqiptar dhe pikën më të lartë organizativ të tij. Do të krijoheshin premisa për një zhvillim pozitiv e progresiv të këtij nacionalizmi drejt vlerave më të spikatura të nacionalizmit qytetar e human europjano - perëndimor. Ajo i hapte rrugën kultivimit të rrymave demokratike të nacionalizmit, dhe i mbyllte rrugën totalitarizmit. Nacionalizmi shqiptar i cili qe gjatë luftës kishte shfaqur qartë tendenca kooperuese e integruese në rajon e më gjerë, dhe premisat për një qëndrim tolerant e human ndaj minoriteteve mori një goditje e rëndë. Kështu u ndërpre procesi i zhvillimit të mëtejshëm historik të tij, i cili do të dobësonte e fashiste më tej tendencat eskluziviste dhe izolacioniste aq të spikatura në nacionalizma, të tjerë ballkanikë.

Pas luftës nacionalizmi shqiptar do të zhvillohej në emigracionin e detyruar, ndërsa ato forca apo elemente, që mbeten në Shqipëri e në trojet etnike shqiptare në ish-Jugosllavi do të ndesheshin në këto regjime në një betejë të pabarabartë, fundi i së cilës ishte tragjik për nacionalizmin shqiptar.

Elasticiteti dhe largpamësia e vendimeve të Mukjes shërbyen si modele për hapin e rëndësishëm por edhe të vështirë që bënë grupet nacionaliste shqiptare në emigracion në vitin 1949 kur ato u bashkuan dhe krijuan Komitetin Shqipëria e Lirë. Ky organizëm që ishte organ ekzekutiv i frontit të ri nacionalist trashëgoi dhe zhvilloi frymën demokratike dhe politikën për Shqipërinë etnike. Gjatë periudhës së luftës së ftohtë forcat nacionaliste shqiptare u qëndruan besnike parimeve dhe vendimeve të Mukjes. Ata luftuan me konsekuence dhe me qartësi për vendosjen e demokracisë në Shqipëri, për ndërtimin e një shteti. modern dhe të fuqishëm kombëtar në të cilën të bashkëpunonin dhe bashkëjetonin të gjitha forcat e rrymat politike demokratike. Ata për asnjë çast nuk e pushuan luftën për mbrojtjen e pavarësisë dhe integritetit territorial të Shqipërisë të cilat në disa momente delikate të kësaj periudhe ishin të kërcënuara. Gjatë kësaj periudhe të gijtha forcat kryesore nacionaliste nuk e ndërprenë luftën dhe aktivitetin propagandistik për çlirimin e Kosovës dhe për bashkimin e trojeve etnike shqiptare. Në frymën e Mukjes dhe të objektivave të kahershme të nacionalizmit shqiptar, bashkëpunimi me forcat nacionaliste nga Kosova dhe diaspora. Balli Kombëtar i drejtuar nga Ermenji kishte lidhje të ngushtë me Lidhjen Kosovare së cilës i jepte një ndihmë të madhe. Si KKSHL ashtu dhe KKDSHL u angazhuan gjerësisht në rrugë propagandistike e diplomatike për të frenuar procesin e shpërnguljes së shqiptarëve nga trojet e tyre etnike në Jugosllavi. Këto përpjekje merrnin një rëndesi edhe më të madhe në rrethanat ku ata përfaqësonin të vetmin zë në arenën ndërkombëtare në mbrojtje të Kosovës, pasi në këtë kohë qeveria komuniste e Tiranës e kishte mbyllur gojën. KKDSHL i drejtoi një lutje qeverisë turke që ta ndalonte emigrimin e shqiptarëve. Më 15 mars 1956, A. Emlenjij dërgoj një telegram OKB, Ministrave të Jashtëm të SHBA, Anglisë e Francës, dhe disa organizmave të tjera lidhur me shpërnguljet dhe operacionin e mbledhjes së armëve që kishte ndërmarrë qeveria jugosllave kundër shqiptarëve me qëllim që t'i nxiste ata të emigronin. Megjithatë gjendej në trysninë e madhe që ushtronin rrethanat tejet të vështira të emigracionit të gjatë, nacionalizmi shqiptar nuk e humbi rrugën dhe perspektivën drejt objektivave hjstorike që kishte përcaktuar në Mukje dhe përpara saj. Gjithashtu me Ballin Kombëtar në pararojë, forcat nacionaliste shfaqën prirje të qarta e te vendosura kooperuese integruese me institucionet dhe vlerat perëndimore. Ata morrën pjesë dhe kontribuan në të cilën Balli Kombëtarë përkrahur projektin për krijimin e një Federate të vendevre të Europës Juglindore pasi, ato të ç1iroheshin nga komunizmi dhe të vendoseshin regjime demokratike, në Asamblenë e Kombeve Evropiane të Robëruara e cila miratoi dhe një rezolut mbi integrimin europjan; në "Bashkimin Federalist të Komuniteteve Etnike Europjane" të cilën Balli Kombëtarë dhe Lidhja Kosovare arritën ta nxisnin që të miratonte një rezolutë në favor të lirisë së shqiptarëve të Kosovës, etj. Por përsëri edhe në këtë; periudhë u shfaqen me forcë disa nga difektet e vjetra, veçanërisht aksionimi. Në këtë mënyrë rrethanat e krijuara gjatë luftës së ftohtë, veçanërishtë largimi për një kohë të gjatë nga atdheu dhe izolimi i dhunshëm prej tij, e venitën forcën, organizimin dhe peshën e nacionalizmit shqiptar në botën shqiptare
Këto pasoja negative do të shfaqeshin me tërë forcën e tyre në periudhën postkomuniste dhe pikërisht në dy drejtime kryesore. Në zhvillimin traumatik dhe në karakterin shumë të zbehtë kombëtarë të shtetit shqiptar, si rezultat i difekteve të mëdha në ndërgjegjen dhe formimin atdhetar të elitës politike shqiptare, dhe më gjerë shoqërisë shqiptare, e cila dilte nga një sistem politik që e kishte çrrënjosur nacionalizmin si politikë, si ideologji dhe mbi të gjitha kishte shkatërruar bazën sociale të tij; 2. Në dobësitë e theksuara tëe lëvizjes kombëtare të popullit shqiptar në Kosovë e në Maqedoni.
Megjithëse ishte dëshpëruese dhe një hap prapa në rrugën e progresit të popullit tonë, prishja e Marrëveshjes së Mukies nuk eshtë një fenomen unikal apo i pariparueshëm. Gjaku që u derdh dhe fatkeqësitë që pësoi kombi ynë pas saj bëjnë apel që nacionalistët shqiptar të nxjerrin mësimet e duhura nga kjo përvojë e hidhur. Etapat në zhivillimin e kombeve nuk mund të kapërcehen në mënyrë voluntariste. Integrimi europian dhe sistemi demokratik nuk mund të konceptohen jashtë ekzistencës dhe funksionimit të shteteve kombëtare të konsoliduara. Është e domosdoshme të studiohet në mënyrë rigoroze shkencore e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja, e nacionalizmit shqiptar, e këtij aliazhi, frymëzieso dhe substance jetike të pazëvendësueshme të kombit dhe shtetit kombëtar. Tek fuqizimi dhe modernizimi i këtij nacionalizmi do të gjenden energjitë pashtershme për të shëruar shume nga plagët tona.

PROF.DR. SYLË TAHIRSYLAJ : VEPRIMTARIA ATDHETARE E VËLLAZËRISË TAHIRSYLAJ

   
PROF.DR. SYLË TAHIRSYLAJ-ISNIQI


Fillimi i shekullit XX e gjeti popullin shqiptar në një terror të egër të pushtimit otoman, ku zotëronte politika mohuese e të drejtave kombëtare shqiptare, pastaj shtypja ekonomike si dhe ndikimi në rritje i shteteve tjera mbi këtë popull.Megjithatë, këto qenë vite të zjarrta ku lëvizja kombëtare mori një hov të paparë. Në këto vite zhvilluan veprimtarinë e tyre patriotike edhe vëllezëria Tahirsylaj, të ushqyer me ndjenjen e atdhetarizmit, nga prindërit Tahir Syla, Shaban Syla, Elez Syla, dhe Metë Syla e të epur për lirinë dhe pavarësinë e popullit shqipatr, e atdhuet dhe për çështjen kombëtare.
Në lëvizjet e mëdha kombëtare si, Kuvendi të Verrat e LLukës,ku vëllezërit Tahirsylaj dhe kulla e tyre, ishte vedntakim i të gjithë kuvendarëve, si: Isa Boletini, Ramë Binaku, Bali Aga i Gashit, Shaban Binaku, Idriz Beka, Idriz Mehmeti, përfaqësuesit e Plavës dhe Gusisë, e Tahir Syla ishte pjesëmarrës i vendimeve të marra në këtë kuvend. Shaban Syla ishte luftëtar(komitë) kundër Turqisë.

Pas përfundimit të këtij tubimi, forcat e ushtrisë turke, nën udhëheqjen e gjeneralit Shemsi Pashës, dhe batalionit të Xhafer Tajarit, e bombardoi kullën e Tyhirsylajve më 12 gjyle topi nga verrat e Llukës, dhe bombardimi u bë në hyrje të kullës, ku 12 gjylet e goditura në cepin e pjesës jugore lanë vetëm gjurmët e tyre, që edhe sot dallohen në hyrje të kullës dhe nuk pati sukses që ta rrënojnë. Spiunimi i bërë nga ithtarët e pushtetit turk iu dhanë turqëve sqarime se, bombardimi do të kishte sukses nëse kulla gjuhet nga ana veriore, kah bagja, dhe nga vorret e fshatit Isniq fillon bombardimi i dytë, dhe dy kate të kullës digjen dhe rrënohen.
Shaban Syla i ka paguar qeverisë turke gjobën preji 105 lirash, me pretekst se, kulla është mbaruar e fortë, për t'i bërë rezistencë forcave të pushtetit turk.Kulla e Tahirsylajve ka qenë bazë e mirë për zhvillimin e aktiviteteve me interes kombëtar, sepse ka pamje të mirë optike, dhe në katër anët e drejtimit të njeriut, ka mundësi që çdo lëvizje nga drejtimi i Llukës, Deçanit, Lumbardhit, Prapaqanit mund të evidentohen dhe të saktësohen, nëpër kohën dhe momentin e duhur. Isa Boletini, Hasan Prishtina, Ramë Binaku i Dashinocit e shumë luftëtarë të tjerë, kanë qëndruar në atë kullë, por qëndrim më të madh ka bërë Isa Boletini, se ishte kushërinjë me fisin Shalë të Isniqit.
Kisha ortodokse e Deçanit luante rolin e vetë destruktiv, ku shkaktoj një vëllavrasje në mes të fshatarve të Isniqit dhe fshatarve të Deçanit, ku për një kanal uji për ujitje, ku qëllimi i kishës ortodokse ishte që shqiptarët të vriten dhe të bien në gjaqe, dhe pastaj të shpërngulen në tokat e Turqisë.

Për këso ngatërresash u vranë 35 veta, vetëm nga fisi i Gashit, me pajtimin e gjaqeve Shaban Syla ka qenë dorëzan për 35 gjaqe të fisit gashi. Pasë dy viteve kulla u ngrit edhe njëherë dhe u mjeshtrua nga Ramë Shabani dhe Zymer Tahiri, dhe Gjatë dekadave përseri e luajti rolin e asaj të parës.
Tashmë edhe historikisht janë të njohura luftërat e popullit shqiptar për pavarësi nën sundimin e Serbisë dhe Malit të Zi edhe gjatë luftës së Dytë Botërore.
Pjesëmarrës aktiv në mbrojtjen e tokave shqiptare në Plavë e Guci, Visitor,Tutinë,Rozhajë, Sjenicë ishin bijtë e Tahirsylajve, si Selim Shabani, Ramë Shabani, Sadik Rama, Isuf Shabani, ku në momentin e thirrjes nga paria e Plavës, pikërisht nga Hasan Ferri që është përshkruar nga rapsodi popullor në këtë mënyrë :“Të parët e Plavës në kamë janë que, në mes veti kanë kuvendue/a e kemi sosë vllazën me luftue ose Plavën dojna me lshue/Tanë në një fjalë janë besatue, domë me vdekë domë me luftue/Për gjallë Plavën nuk dojmë me lëshue, Dukagjinin dojmë me lajmërue/Kanë marrë letrën e kanë shkru, Dukagjinit ja kanë que/Dukagjin kuj po i vjen maspari, se n’Junik Ali Bajraktarit/Dem alisë prej Pozharit, se n’Isniq Selim Shabanit.

Selim Shabani ishte prijës dhe luftëtar i dalluar i vullnetarëve nën bajrakun e Isniqit, edhe për fshatrat si Strellci, Duboviku, Prapaqani, Broliqi.
Nga familja Tahirsylaj në vijën e frontit kanë qenë së bashku dy mashku.
Selim Shabani deri në përfundim të luftës ka qëndruar stoik në vijën e Morinës, Qakorrit, Visitorit, Azhanicës, Smilovicës, meçrast hordhitë çetnike dhe forcat partizane sllave nuk kanë mundur me depërtue.
Lëvizja kaçake e ka pasur bazën në kullën dhe pasurinë e Tahirsylajve, si në Isniq dhe bjeshkë. Çeta e kaqakëve të Bekë Ademit, është strehuar në bjeshkët e Tahirsylajve, dhe plagët e marra në konfrontim me hordhitë e gjandarrmarisë serbe, të udhëhequar nga Sav Batarja, meçrast në grykën e Deçanit Beka plagoset rëndë dhe atë e shëron Ramë Shaban Tahirsylaj në tëbanin e tyre në bjeshkën Shpatullat e mbiliqenit.Strehim në këto tëbane kanë gjetë edhe luftëtarët e Rugovës, Plavës, Gucisë, Metehut dhe Hotit.

Brigada e IV malazeze duke kaluar nëper bjeshkët e Isniqit vrau 8 barinjë, të cilët ishin kryesisht të moshës së re duke i ruajtur dhitë të Kulla e Qelisë. Në mesin e të vrarëve ishte edhe Halil Qelë Tahirsylaj. Vrasjet i kishte bërë një malazeze nga Kollashini.Halili si duket ka mbetë i gjallë por ajo ia ka lëshue një guri mbi te, dhe kur Sadik Ramë Tahirsylaj dhe Qelë Shaban Tahirsylaj shkojnë me e marrë kufomën, atë e gjejnë nën një guri të madhë, i cili kishte vdekur. Sadiku aty betohet se do të hakmerret dhe amanetin e premtuar e realizon. Pas përfundimit të luftës së Dytë Botërore, populli i Kosovës mbetët nën sundimin e Serbisë dhe pas dredhive që ishin bërë, forcatë progresive atdhetare, siç ishte Besa Kombëtare, NDSH-ja në këtë organizatë nga vëllazëria Tahirsylaj ka qenë Sadik Ramë Tahirsylaj ,i cili ka pasë lidhje direkte me profesor Ymer Berishën, Gjon Sereçin, Haki Tahën e që ishte mësues në Deçan, Demë Ali Pozharin, dhe ishte mbartës i informacioneve në pika të caktuara në Rrafsh të Dukagjinit, si në Pozhar, Junik, Voksh, Pobërgjë, Strellc, Logjë e Raushiq etj.
Shique historikisht, çdo lëvizje bazën e zhvillimit të aktivitetit politik dhe ushtarak, e ka pasë tek familjet e verifikuara gjatë shekujve.Sadik Ramë Tahirsylaj aktivitetin e vetë e ka shtrirë në shumicën e qelulave të NDSH. Organizata e NDSH në pasurinë e vëllezërve Tahirsylaj, i ka pasur dyertë përherë të hapura, se pasuria ka qenë mjaft e madhe, mbi 20 hektarë tokë pune në Isniq, dhe 4 hektarë tokë pune në Lluga të Isniqit, në Istog 100 hektarë pyje dhe kullosa, 3 sharra në grykën e Deçanit dhe në Përronin e Pajave.

Veprimtaria e vëllezërve Tahirsylaj

Selim Shaban Tahirsylaj
U lind në vitin 1884 në fshatin Isniq dhe vdiq në vitin 1945. Ishte komandant i vullnetarëve të komunës së Strellcit, e cila përfshinte disa fshatra bashkë me bajraktarinë e Strellcit, e prijës të tjerë të dalluar në luftëra në mbrojtjen e Plavës, Gusisë, Tutinit, Rozhajës dhe Novi Pazarit.Ka mbajtë lidhje të mira për interes kombëtar edhe me trimat e rrafshit të Kosovës, Shalës së Bajgorës, Moravës dhe Karadakut. Ka qenë dashamirë i madh i arsimit të popullit shqiptar, ku ka dhënë kontribut të madh në ngritjen e shkollës fillore në fhsatin Strellc të Epërm, . Anëtarve të familjes iu ka sugjeruar gjithnjë se, pa shkollë nuk ka ardhmëri. Në vitin 1936, në gjimnazin e Pejës e regjistron djalin Isa Selim Tahirsylaj, i cili në vitin 1940 e përfundon gjimnazin dhe regjistrohet në studime në fakultetin e mjeksisë në Romë të Italisë. Pas përfundimit të studimeve për shkak të familjes që nuk e kishte përqafue komunizmin dhe një pjesë e mirë të anëtarve të familjes ishin të burgosur dhe të përjashtuar nga fronti popullor. Atij nuk iu ka dhënë e drejta që të kthehet në atdhe. Emigron në Australi, ku edhe merr gradën Doktorr i Shkencave të mjeksisë dhe jeton në moshën e shtyrë mbi 90 vjeçare.

Selim Shabani kishte lidhje të mirë me Adem Boletinin, Ukshin Kovaqicen, familjen e Ahmet Selacit, Tafil Boletinin, Rrustem Rizën e Pobërgjës, i cili ju prini forcave vullnetare për tju bër rezistencë forcave të brigadave të Shqipërisë, që vinin nga Batusha, Juniku dhe kështu në Sllup zhvillohet një luftë në mes vullnetarëve që ishin nga Peja, Loxha, Raushiqi, Strellci, Isniqi, Deçani, Carrabregu, Drenoci dhe Vokshi. Pas një ditë lufte Shaban Riza me disa shokë në Sllup afer një gështënje të mbetur ku për tri ditë familjesë së tyrë nuk iu lejohet që ti marrinë viktimat.

Ramë Shaban Tahirsylaj

U lind në vitin 1894 në fshatin Isniq dhe vdiç me 1969 Ka qenë mjek popullor, ku ka sheruar thyerjet e gjymtyrëve, saragjatë, të brejturit në lëkurë, e një sëri sëmundjesh tjera simbas bimëve mjekuese vendore.
Ishte luftëtar për mbrojtjen e Plavës, Gucisë, së bashku me Miftar Zeqën e Rexhahmetajve dhe Metë Kadriun e Januzajve. Një prapësim të fuqishëm të forcave malazeze të cilat i ka udhëhequr famëkeqi Vuksan Gojkoviqi, i cili në vitin 1921 në bjeshkët e Isniqit i vrau 36 barinjë, dhe plaçkiti mbi 1.000 krerë bagëti. Në këtë masakër është vrarë edhe një anëtar i vëllazërisë Tahirsylaj, Adem Elez Tahirsylaj. Ka shëruar dhe strehuar të plagosurit në lufta për mbrojtjen e tokave shqiptare si në Plavë, Rozhajë, Junik, Batushë si dhe shumë kaçakë si Bekë Ademin së bashku me luftëtarët e tij të plagosur në grykën e Deçanit, te shtegu i Qelisë, të cilët i ka strehuar dhe shëruar në të- banët e Tahirsylajve, në bjeshkën Shpatullat e Mbiliqenit etj..

Qelë Shaban Tahirsylaj

U lind në vitin 1897 në fshatin Isniq dhe vdiq ne vitin 1975. Ka ndihmuar organizatën e NDSH.së, dhe ka dhënë kontribut të çmuar në sigurimin e ushqimit, veshmathjes dhe përcjelljen e informacioneve në vendstrehimin ku ishte grupi i Demë Ali Pozharit, qoftë në Belle tek Hazir Laha ose në bjeshkën e Tahirsylajve ku ai qëndroi një vit e gjysmë, dhe shtypin atyre që ishin të strehuar në afërsi të shkëmbinjëve, në grykën e pajave ia komentonte Isë Laha (Shala) i vëllai i Hazir Lahës i prezentuar si djali i Muharrem Bajraktarit të Lumës. Në vitin 1947 është burgosur nga OZNA dhe në gjyqin e Qarkut të Pejës, sipas vendimit KZ.Nr. 47/47 është denuar me pushkatim. Pas ankesës, burgu nga vdekja i zëvendësohet me atë të përjetshëm dhe më në fund me 20 vite, ku prej tyre i mbajti 12 në burgun e Pejës, Mitrovicës së Sremit dhe Nishit.

Isuf Shaban Tahirsylaj

U lind ne vitin 1909 në fshatin Isniq dhe vdiq në vitin 1959. Ishte luftëtar i mbrojtjes së Plavës, Gucisë, Arzhanicës, Tutinit, Rozhajës dhe Novi Pazarit. Është plagosur në luftën e Novi Pazarit nga forcat çetnike.

Pas burgosjes se Ramës dhe Qelës, Isufi ishte i zoti i shtëpisë dhe të gjitha mundimet dhe vuajtjet që i ndërmori partia komuniste dhe qeveritarët e asaj kohe i përballoj dhe ka qenë i pathyeshëm. Ka qenë dashamirë i arsimit, dhe vajza e tij është dërguar në shkollë të mesme normale në Prishtinë, e ajo ishte Sofe Tahirsylaj, mësuese tani në pension.

Sadik Ramë Tahirsylaj

U lind në vitin 1909 në fshatin Isniq dhe vdiq në vitin 2003. Ishte luftëtar në mbrojtje të Plavës, Gucisë, Arzhanicës, Tutinit, Rozhajës, dhe Novi Pazarit. Ishte anëtar i NDSH ku mbante lidhje me profesor Ymer Berishen, Haki Tahën, Demë Ali Pozharin, Mehmet Agën e Rashkocit, Avdi Smailin e Hasangjekajve të Martinajve. Ka mbajtur lidhje të drejtpërdrejta me Ndue Përlleshin ,Gjon Sereçin dhe shumë të tjerë.
Talimet(stervetjet) me Demë Ali Pozharin dhe bashkluftëtarët e tij i ka mbajtur në vende të sigurta, ku është ruajtur konspiracioni, si në Isniq në familjen e Tahirsylajve, në Strellcë në shtëpinë e Bajram Qerimit, në shtëpinë e Rexhë Bardhoshit të Povatajve, në Pobërgjë në shtëpinë e Rrustem Rizës, në Irzniq në shtëpinë e Haxhisalve etj.

Ështe qytetari i parë në Kosovë kur është burgosë në dhjetor të vitit 1955 në aksionin e marrjes së armëve, më vonë, pas tri ditëve është burgosë Zeqë Haklja nga Isniqi dhe Mehmet Hajdari i Qekajve të Irzniqit. Ky është grupi i parë që Serbia e ka bërë sondazhin për aksionin famëkeq të mbledhjes së armëve. Gjatë hetuesisë ka mbajtë 25 kilogramë pranga të hekurit në këmbë dhe nga gjykata e Qarkut të Pejës,v. numër K.Br 40/56 triherë është dënuar për vdekje, për vepër penale për vrasjen e malazezëve në bjeshkët e Irzniqit dhe atyre të Vitomericës. Denimi i dytë iu ka shqiptue për shkaktimin e frikës së popullatës serbo-malazeze që ata mos ta ndien veten të sigurtë dhe të shpërngulën. Pas ankesave në gjyqin suprem të Serbisë denimi i zëvendësohet në atë të përjetshëm, e pastaj 20 vjet ku prej tyre i mbanë 15 në burgun e Pejës, Mitrovicës se Sremit dhe Nishit.Sipas dosjes së denimit nga Gjykata e Qarkut, shihet se hetues ka qenë i biri i të vrarit me emrin Bojoviqi, çka është në kundërshtim me të gjitha normat ligjore.

Kadri Selim Shaban Tahirsylaj

U lind në vitin 1918 në fshatin Isniq dhe vdiq në vitin 1967. Ka qenë anëtar i NDSH.ës ku detyrat e marra nga qarqet partiake i ka krye me besnikëri dhe në kohë të caktuar. Ka patur lidhje të mira për, interesin kombëtar, me Demë Ali Pozharin, të cilin e ka mbajtë në vitin 1946/47 në bjeshkën Shpatullat e Mbiliqenit, në strehimorën të cilën e ka ndërtuar në shkëmbinjët në grykën e Pajave. Meqë Dema me bashkluftëtarët e tij në ato vite e kishte shumë të kufizuar qarkullimin, në Belle te Hazir Laha forcatë komuniste dhe OZNA i kishin ra në gjurmë, kështuqë ky ishte vend shumë i sigurtë sepse ky ishte largë rrugëve kryesore të asaj bjeshke. Demë Ali Pozhari me vete e ka pasë Mehmet Agën e Rashkocit, Sadri Qakën e Kryshecit, Avdi Smajlin e Hasangjekajve të Martinajve, djalin e madh të Demës, Miftarinë i cili njëherit ishte dhëndërr i familjës së Tahirsylajve.

Pas vrasjes në tradhëti të Miftarir, Dema me vete e ka mbajtë edhe gruen e tij të dytë, Sabrije Balaj- Pozhari. Në vitin 1947 burgoset dhe hetimet i ka bërë Ali Ukshini nga Malësia e Gjakovës. Nga Gjykata e Qarkut të Pejës; KBR.41/47 denohet tri herë për pushkatim, për vepër penale kundër shtetit që ka e mbajtë Demë Ali Pozharin, dhe ka ndihmuar NDSH. Pas ankesave dënimi i zëvendësohet në atë të përjetshëm, e më pas në 20 vjetë burg të rëndë nga i cili i mbanë 15, si në burgun e Pejës, Mitrovicës se Sremit, dhe Nishit.Gjatë burgosjes dhe hetuesisë së vëllezërve Tahirsylaj, Ramës, Qelës, Kadrisë, fjalën kryesore e kishte satrapi dhe gjakpirsësi i shqiptarëve, nga ana e OZNËS Ali Ukshini nga Malësia e Gjakovës. Hetuesinë, marrjen e deklaratave, demolimet e kontrollimet i ka bërë Ali Ukshini me një sjellje shtazarake, ku kontrollin e kullës dhe pjesëve të tjera të shtëpive e ka bërë edhe gjatë natës, duke menduar se do ta gjejnë vendstrehimin e Demë Ali Pozharit, meqë ai kishte lidhje familjare me familjen e Tahirsylajve.

Mendimi i vllazërisë Tahirsylaj për komunizmin ishte i prerë, se ky sistem nuk do të jetë afatgjatë, dhe nëse populli nuk e përqafon ai do të përfundoj kur të shkojnë udhëheqësit e tij të tashëm, se ata janë gjakpirës, janë tradhëtarë, janë rrenacakë, hajna, të pa fe dhe të pa besë dhe janë të pamoralshëm. Komunistët tjetër gjë mendojnë e tjetër gjë flasin, e krejtë tjetër gjë punojnë. Këta nuk janë hiq komunsit dhe aspak njerëz. Vëllazëria Tahirsylaj me ardhjen e shtetit okupues serbo-malazez në Kosovë, ishin shumë të këqia por më të rëndat ishin ato që vinin nga shqiptarët. Pas burgosjeve të lartpërmendura, familjen Tahirsylaj e përjashtojnë dhe i bëhet një leqitje e plotë nga bashkëfshatarët, se këta janë kundërshatrë të përbetuar të shtetit dhe bashkim -vllazërimit. Në ato vite fillon edhe kolektivizimi, ku pjesa e mbetur e vëllazërisë Tahirsylaj nuk pranon asesi në asnjë mënyrë që pasurinë e fituar me gjak dhe djersë ta shfrytëzojnë rrugaqët e të pamoralshmit, hajnatetj. dhe nuk pranuanë që të hyjnë në kolektiv. Vëllazëria Tahirsylaj është e vetmja familje në komunën e Deçanit që nuk ka hyrë në kolektiv, kontaktët me njerëzit tjerë kanë qenë të ndaluara.
Në afërsi të dyerve të oborrit ka qenë e vendosur posta policore e kontrollit se, kush po hyn dhe po delë nga kjo familje.

Një pjesë e tokës prej 2 hektarësh te Manastiri i Deçanit iu është marrë dhe iu është dhënë me tapi disa familjeve të cilat kanë qenë dorë e zgjatur e pushtetit. Toka është punuar nga anëtarët e familjes Tahirsylaj dhe nipat e tyre të cilët kanë pasë probleme me pushtuesit okupues, të cilët thonin se kjo familje është duke e ndimuar kundër- rrevulucionin shqiptar.
Kjo gjendje e rëndë vazhdon deri në vitin 1964 kur mbahet mbledhja e Brioneve, dhe delë në pah për ata që nuk e kanë ditë deformimet e organeve të sigurimit. Përkundër vuajtjeve që kanë përjetuar vëllazëria Tahirsylaj, ishin dashamirë të arsimit të bijëve të tyre dhe më gjerë.

Në vitin 1941 kjo familje kishte studentë në Romë, në fakultetinë e Mjeksisë, ai ishte Isa Selim Shaban Tahirsylaj, i cili i përfundoj studimet dhe nuk iu lejua që të kthehet në atdhe për shkak të veprimtarisë atdhetare të vëllazërisë Tahirsylaj, dhe ky emigroj në Sidnei të Australisë, ku merrë gradën shkencore doktorr i shkencave të mjeksisë, dhe ende jeton atje në penzion në moshën 91 vjeçare. Nga kjo vëllazëri prej vititë1948 e këndej janë shkolluar mesuës, arsimtarë, ingjinjerë, economistë, profesorë, dhe profile të ndryshme arsimore.
Edhe në luftën e UÇK-ës bijtë e vëllazërisë Tahirsylaj janë ata të cilët ia kthyen pushkën Serbisë, dhe pushka e parë frontale në vitin 1998 ku në orën 3 e 35 të mengjesit fillon pushka me forcat e policisë serbe, ku ishin mbi 120 policë, dhe Naser, Arben, Arif, Shaqë, dhe Dervish Tahirsylaj ku lufta zgjati mbi 4 orë. Në çdo lagje të familjes Tahirsylaj ka pasë nga 5 policë të dyertë e oborrit në mënyrë që nuk ka pasur kurrfarë mundësie që tju dalin tjerët në ndihmë. Pas sosjes së municionit prej 2000 fishekësh të armëve të ndryshme, ata u detyruanë që të dorëzohen. Me këtë rast u arrestuan 17 anëtarë të vëllazërisë Tahirsylaj, dënim për këtë vepër morën Naser dhe Arbën Tahirsylaji, të cilët u dënuan me nga 7 vjet burgim, kur bombardimi i gjeti në burgun e Dubravës Naseri qe rëndë i plagosur. Burgun e vazhduan në Mitrovicë të Sremit dhe me lirimin e grupit të fundit ata u kthyen në vendlindje. Ky ka qenë skenar i parë i okupatorit për kryerjen e masakrave në familjet e mëdha, që më vonë ky skenar u realizue në familjen e Jasharajve në Prekazin heroik.

Për zërin e atdheut nga kjo familje në formacionet e Ramush Hajredinit u rreshtuan dhe luftuan Ilir,Artan e Dervish Tahirsylaj ndersa në forcate e FARK-ut në Koshare Qazim Tahirsylaj. Poashtu edhe në luftën e Tanushës marrin pjesë 50 luftëtarë nga Isniqi e Deçani. Udhëheqës i tyre në luftë ishte Ilir Tahirsylaj me nofkën komandant Deçani. Këta luftuan në Tanushë, Kondovë, në Sllupqan, Kumanovë. Komandant Iliri kthehet në Isniq ku e kryen nje obligim ndaj atdheut.Kështu edhe vëllazëria e Tahirsylajve i ka krye obligimet ndaj atdheut nëpër periudha të ndryshme historike.
Dhe dhashtë zoti që e gjithë kjo sakrificë kombëtare e të gjitha familjeve shqiptare të paguhet me bashkimin e tokave shqiptare

HASAN GJONBALAJ: VRASJE DHE BURGOSJE NË KRAHINËN E PLAVËS DHE GUCISË - NËNTOR 1944 DHJETOR 1945


Krahina e Plavës dhe e Gucisë shtrihet në pjesën e skajshme të Malësisë së Madhe, që gjeografikisht dhe historikisht është pjesë e tërësisë shqiptare, por nën administrimin e Malit Zi, të cilës i ra fati që ndër të parat të copëtohet nga trungu i vet, më pastaj të përjetoj pushtim pas pushtimi pa iu nda. E tërë kjo trevë ka një lidhshmëri natyrore e rrethuar me vargmalet e Alpeve Shqiptare me kryeqendrën komunale Plavën. Bukuritë më magjepse dhe më joshëse që din vetëm Zoti t'i fali, shtyri shumë udhëpërshkrues të hedhin në letër përshtypjet nga këto anë , si p.sh. Zuko Xhumbur, shkruan: “ Xheneti i kësaj bote fillon në Guci”. Ndërsa Cvijiqi shprehet në këtë mënyrë : “ Kjo krahinë bie ndër viset më të bukura në Gadishullin Ballkanik”. Në vazhdimësi edhe më tutje lakmitë ndaj kësaj bukurie sjellin pushtues të ndryshëm, kurse kufiri i dhunshëm nëpërmes trupit shqiptar qëndroj gati një shekull, por prapëseprapë zemra e kësaj popullate mbeti e plotë dhe e pathyeshme.
Është e kuptueshme se okupator të mirë nuk ka, këtë e kishin të qartë malësorët e këtyre viseve, për tu bindur në këtë i kujtonin “përkëdheljet” austro-hungareze, andaj nuk u besonin as fjalëve të ëmbla të italianëve, e më pas as të gjermanëve të cilët erdhën në Guci që nga prilli i vitit 1941. Fillimisht italianët duke ditur ëndrrën shekullore të tyre jepnin shenja pozitive me propagandë “Tash e tutje kjo krahinë e ka kryeqendër Tiranën e jo Cetinën dhe Beogradin”. Kjo popullatë kohë të gjatë priste ndonjë lajm të tillë. Nëpër heshtje të këtij lajmi malësorët u bashkuan rreth parisë dhe për ta vërtetuar thënien e tillë dërguan një delegacion për në Shkodër dhe Tiranë. Me t'u kthyer delegacioni, solli sihariqin që pati jehonë të madhe , se “ Trojet e copëtuara shqiptare do të bashkohen me nënën Shqipëri”. Ky lajm u mirëprit dhe kushtrimi u shndërrua në hiq-kushtrim, që përfshinte moshën prej 7 deri në 100 vjeç.
Në mbledhjen e parisë, nën udhëheqjen e 85 vjetarëve, Çun Mulës- vuthjanë dhe Shaban Begut plavjanë, mbajtur në prill 1941, te Krojet e Vuthajve, mori pjesë edhe përfaqësuesi i malazezëve kapedan Nika, i cili në parim u pajtua me vendimet që u morën aty për aty. Vëllezërve nga Vermoshi u printe patrioti i dëshmuar Prekë Cali. Udhëheqësit e mbledhjes me mençuri dhe përvojë afruan shumë mendime duke respektuar vullnetin e pjesëmarrësve të tri besimeve fetare .Këtu fuqishëm u shpreh vetëm një dëshirë, bashkimi i trojeve etnike shqiptare.
Një ndër vendimet e para ishte që Plava të jetë prefekturë, ose së paku nënprefekturë me kryetar vendas. Gjithashtu edhe kryetarët e komunave, në Guci, Plavë dhe Zhanicë, pretendohej të ishin vendas. Më pas u hartua plani për një ushtri civile-vullnetare, duke bërë mobilizimin në bazë të vetëdijes dhe ndërgjegjes kombëtare, kurse në Plavë caktohet selia e Shtabit të mbrojtjes popullore. Meqenëse kushtrimi ishte gjithë kombëtar në mënyrë të vazhdueshme arrinin edhe forcat vullnetare nga viset e tjera shqiptare të udhëhequra nga prijësit e vet, që më pas binin nën udhëheqjen e qëndresë në Guci.

Për ta bindur masën për një rrugë dhe fitore kombëtare u ngritë flamuri shqiptar në ndërtesën e komunës së mëparshme te Gucisë, me këtë rast roje nderi i bënin djemtë e kësaj treve...
Filli i okupimit italian ishte i qetë dhe i matur, krijohej përshtypje se lënin hapësirë për organizim të brendshëm. Propaganda e tyre jepte të kuptonin se, nuk duhet kthyer pushkën atij që ndihmon të bashkojë trojet etnike. Bindje e tillë u krijua edhe nëpër viset e tjera, që ishin më larg kufijve të Shqipërisë së atëhershme. p.sh. Rozhaja, Rafshlarta e Peshteri, Pazari i Ri etj. Kështu patriotëve të krahinës së Plavës dhe Gucisë s’u mbet gjë tjetër vetëm se të luftojnë kundër atyre që pengonin dhe kundërshtonin një bashkim të tillë.
Andaj që në fillim për ballë kishin vetëm sllavo-çetnikët e pamëshirë ndaj popullit jo sllav të këtyre viseve.

Atdhetarët e kishin të qartë programin e çetnikëve, por befasoheshin me paraqitjen e idesë së dytë, e cila filloj aktivitetin edhe në këtë mes. Për ti përfituar të rinjtë përdoreshin në masë të madhe shprehjet afirmim, vëllazërim - bashkim dhe perspektivë e ndritshme.
Paria e vendit e paarsimuar, por të përcaktuar drejtë në frymën kombëtare, iu vu përballë edhe aleancës së tillë. E shpresat gjithsesi ua shtoj kthimi i të mërguarve, që nga vitet 1912-1913, 1919, të cilët ishin shkolluar edhe nëpër qendra të njohura evropiane. Gjatë prillit 1941 dhe nëntor 1944, “ Koha e Shqipnisë”, Nënprefektura e Plavës mbikëqyrej nga paria vendase, e cila edhe pse fitoi krah pas mbledhjes së dytë të Lidhjes së Prizrenit, diku në mbarim të vitit 1944 nisi t’i bie forca, nga se marrëdhëniet komuniste shqiptaro-jugosllav e bënë të veten.
Shumë tronditës ishte fakti më pas kur nëpër këto vise shiheshin dy simbole luftëtarësh, në kapelë partizane ylli me pesë cepa, kurse në qeleshen e bardhë shndriste Stema e Skënderbeut. Duke përjetuar edhe goditje të tilla forcat patriotike gjenin forcë dhe mençuri për të bërë përpjekje për ruajtjen e qetësisë me qëllim që të mos ndodhë vëlla-vrasje.

Aleanca e partizanëve shqiptar me ata sllav u jepte krahë çetnikëve për ta shtuar sulmin e egër dhe dhunën ndaj kësaj popullate.
Vjeshta e vitit 1944 ishte thyerja e brishtë dhe humbja e shpresës për tu mbrojtur nga sllavo-komunistët dhe çetnikët. Paria, ndër më të këqijat zgjodhi më të mirën dhe zyrtarisht dërgojë një shkresë në Shkodër që njësitet partizane shqiptare të stacionohen në këtë trevë. Pas thirrjes së tillë arritën njësitet partizane shqiptare, të cilat u mirëpritën nga paria dhe popullata. Mirëpo pas disa ditë qëndrimi vendin ia lëshon “vëllait , çlirimtarit jugosllav”. Pazarllëqet e tilla e bënë që pansllavizmi të krijoj hapësirë dhe të vendos administrimin ushtarak. Fatkeqësisht pas dy dekadash u përsërit rasti kur shqiptarët ua patën dorëzuar serbëve “Zonën e lirë Junikun”, e tani së dyti krahinën e Plavës dhe Gucisë.
Forca dhe tradhtia bënë që krahina të fundosët në terrin e së kaluarës dhe të bie në thumb të pushkës, në dhunë, burgosje, ekzekutime dhe likuidime të tmerrshme dhe të pandërprera .
Liridashësit, pavarësisht nga këto rrethana mbetën besnik parimit të bashkimit të trojeve etnike, madje edhe iu veshën malëve në lëvizjen e përgjithshme shqiptare për rezistencë, sikur t’i kishin frymëzuar në këtë rast vargjet e Fishtës:

“Ma mirë i dekun nën dhe m’u kja,
Se për t’ gjallë me mbet nën shkja”.

Më e vështira ishte për patriotët kur ndjekja me tradhti bëhej edhe nga partizanët shqiptar, andaj ata para veti kishin vetëm vdekjen. Dhuna ndaj familjeve të tyre edhe farefisit ushtrohej në mënyrë të papërshkruar, jo vetëm sa ishin ata nëpër male, por edhe me vënien e administratës partizane, kur i klasifikonin popullatën me shprehje të ndryshme, “miq” dhe “tradhtar, ballist” etj. Në grupin e parë bënin pjesë themeluesit e pushtetit “popullor”. Kurse në grupin e dytë ishin të gjithë kundërshtarët ideorë të tyre dhe familjarët e tyre. Pesha më e rëndë e shtypjes dhe vuajtjes ishte presioni që bënin për tua treguar vendqëndrimet e çetave. Këtu dhe kështu nisë bashkim- vëllazërimi të shkruhej me gjak të patriotëve malësorë dhe farefisit të tyre. Këto vuajtje i shoqëronte lajmi i tradhtisë se “Në Tiranë është marrë vendim për amnisti”. Dorëzoheshin patriotët në qendrat Tropojë dhe Shkodër, duke besuar në lajmin dhe besën shqiptare. Për fat të keq ndodhte e kundërta, në vend që ti gjykonte gjyqi shqiptar ua dorëzonin OZN-ës jugosllave, më pas fati i tyre përfundonte me pushkatim gjatë rrugës, para gjykimit, pas gjykimit, gjatë mbajtjes së dënimit, por edhe pasi që e kryenin dënimin.
Dënimet që u përcollën me fatkeqësi të tillë u e nisën me dy anëtarët më të moshuar të parisë, Çun Mula nëntëdhjetëvjeçar të cilin e dënuan me izolim të përjetshëm brenda shtëpisë së vet. Dhe Shaban Rexhepagën tetëdhjetepesëvjeçar e ekzekutojnë pa gjyq, në vjeshtë 1944, në Kaçanik të Gucisë. Vrasjet dhe ekzekutimet ishin më tragjike dhe më të pakuptimta gjatë qëndrimit të njësitit partizan shqiptar, nga të cilët nuk pritej dhunë dhe vrasje.

Parisë i ra forca për ta ruajtur gjakderdhjen brenda këtyre viseve, madje në përleshje të ndryshme ranë në shënjestër të armikut që më pas reflektoj me vdekjes edhe disa partizanë: Hajro Shahmani dhe Hysni Zajmi të njësitit “Bajram Curri”, (9 IX 1943, në Plavë). Pastaj Xhafer Nikoçi, nga Gucia, Gani Çavderbasha, nga Prizreni e Nexhmedin Nixha nga Gjakova të cilët u vranë në mënyra të ndryshme. Po ashtu gjatë vitit 1944 vriten në përleshje në Kaçanik -Guci edhe: Beqo Bashiq, Jusuf Rexhepagaiq, Vojo Novoviq dhe Alo Hot.
Bashkimi i forcave partizane shqiptaro-jugosllave, marrëveshja e tyre dhe propaganda e amnistisë ishin plagët vdekjeje për liridashës, të cilët pushteti i kishte shpallur “ballistë të dënuar për vdekje”.

Gjatë vjeshtës të vitit 1944 dhe vitit 1945 nga krahina e Plavës dhe Gucisë mbetën të vrarë ballë për ballë me OZN-n dhe bashkëpunëtor të tyre, ose u ekzekutuan në mënyra të ndryshme.

Nga Plava:

Shaban beg Rexhepagaj (në Kaçanik-Guci), Halil Rexhepagaj, Mak Rexhepagaj dhe Juso A. Medunaj (në Krusheve-Guci), Lan Pejçinaj dhe Hako Jasoviqi (Kofilaç-Plavë), Adem Bashi (në Treskavicë), Ramiz Lluka (Babinë të Plavës), Sali Musaj ( Mokna), Hamo M. Medunaj ( Zhanicë), Ramë Musa dhe Jupo Basha (në Qafë të Diellit), Rashid Serdani, Bako Gutiq (Brzovicë), dhe Bego Lukaj (Meteh), Beqir Brahimi, Rexho Medunja, Rrustem O.Feri, Iso R. Medunjanin, Ramë Mazi, Sahit Sharkinaj, Ramë Musaj, Ramë Rexha… Emro Lluka u dorëzua, por u pushkatua në Bjellopojë (1946).
Shemso Feri në shpellë në Malësi të Koplikut, për të mos u dorëzuar bën vetëvrasje, sikur edhe Riza Feri që piu helmin në një tjetër vendqëndrim.
Nga Gucia:Azem Mulliqi (në Horollac), Zeqir Kolina ( në Guci), Feriz Bajroviqi ( në Murinë), Murat Mashi (Zagraje), Husen Lackaj (në Qafë Nakuti), Hasan Hoti, Rrahim Hoti, Ali Agani, Beqir Brahimi, nëpër strehime tjera.

Nga fshati Zhanicë:

Ymer Muçaj (në Mokna), Xhemë Arifi, (në Mokna), dhe Azem Gjelaj (në Mokna), Dervish Asllani ( në Çakorr), Sokol Idrizi (Shtupeq- Rugovë). Malush Bajrami, Haxhi Syla, Arnaut Rama u pushkatuan në Bjellopojë (1946).

Nga fshati Nokshiq

Imer Maliqi ( në Koshutan Rugovë), Islam Balia (në Erenik Gjakovë. Në fshatin Velikë-Murinë u pushkatuan: Azem Ibishi, Sutë Rekja (bijë e Dedushajve), Zade Danja, Elez Kasemi, Ujkan Zeqi, Xhemajl Alia, Reko Beqi, Seko Mani, Mehmet Neku.

Nga fshati Pepaj:Hasan Salihi, Ibrahim dhe Niman Duci dhe Ali Ferizi.

Nga fshati Hoti i Kujit:

Në bjeshkët në mes të Deçanit dhe Plavës në përleshje mbetën të vrarë: Haxhë Curri, Ali Caku, Niman Curri, Shpend Balia, Rexhë Balia, Sylë Rexha, Xhemë Medi, Smajl Medi. Më pas në fshatin Hot u pushkatuan, Imer Curri, Metë Rexha, Zenel Mehmeti, Shaban Asllani, Musë Sadiku, Mehmet Rama, si dhe në Zabel-Hot u pushkatuan Shaban M. Vuçetaj dhe Ahmet R.Vuçetaj.

Nga fshati Hakaj dhe Budovicë:

Në një përleshje të ashpër mbetën të vrarë: Niman Uka, Shaban Ibishi, Bekë Hyseni, Ujkan Alia, (nga ajo ditë humbi Budak Hyseni), ( në Sjapicë). Shpend Haku dhe Mehmet Rama (në Mashnicë), Haradin Jupi, Smajl Idrizi (në Vonoselë). Në Murinë mbetën të vrarë: Beqo Emri, Brahim Mala, Demë Haku, Salih Reku(në Murinë), Idriz Arifi, Ahmet B, Kuçi (në Prejvi). Hazir Alia u pushkatua në Bjellopojë dhe Halil Markishaj në Beran.

Nga fshati Martinaj:

Arif Bajrami, Bajram Mani (në Prejvi), Selman Faku (në Bjeshkë të Memës), Elez Gjeri (në Vitomiricë- Pejë), Demë Reku në (Zeletinë), Imer Muji (Kolinë-Guci), Muç Isufi (në Nakut).

Nga fshati Kaçanik i Gucisë

Ujk Cara dhe Gjon Martini, Mark Vocerr Bala dhe Shpend Vocerri ( në Kaçanik -Guci), Pal Martini (në Krushevë-Guci), Kolec Uci dhe Luk Toma ( në Nikç), Dedë Gjoni (në Rrapsh i Hotit), Gjergj Gjoni ( në Vukël), Lekë Martini dhe Lulash Martini ( në Shalë-Dukagjin), Lazer Deda (në Godi-Guci).

Mark Martini (në Godi-Guci), Kolë Prela (në Maje Krafili-Guci), Gjon Buli dhe Gjekot Ujka (në Bjellopojë), Nikë Gjoni dhe Prekë Shala ( në Kaçanik-Guci).

Nga fshati Vuthaj:

Isuf Kameri ( në Murinë), Rexhep Buti (në Mitrovicë), Mustafë Haxhia (në Neqinat-Rugovë), Belo Hamza ( në Godi Guci), Haxhi Haxhia ( në Krushevë-Guci),

Pulec Hima (në Bjeshkë të Memës), Man Zeka (në Zastan-Vuthaj), Hasan Isufi u pushkatua ( në Bjellopojë).

Nga radhët e vullnetarëve nga krahinat e tjera:

Nga Shala-Dukagjin ( Malësia e Shkodrës).

Marash Pali, Pjetër Lulashi, dhe Zef Çobani Shaljanë, Prekë Pali Curraj-Nikaj, Marash Malota -Toptan, Zef Leka - Palaj, Shosh, (në Murinë).

Nga Malësia e Madhe, për aktivitetin patriotike në lidhje me bashkimin e këtyre viseve me amën e vet u pushkatua Prek Cali i Vermoshit me 15 veta.

Nga Tropoja:

Zeqir Haxhia Ahmagjokaj ( në Godi) me katër shokë.

Nga Rrafshi i Dukagjinit, Lan Selimi me tetë shokë. Nga Nepol-Pejë Niq Krasniqi ( Mark Ndue Sokoli), dhe Kolë Ukshini dhe tre shokë të tjerë. Nga Podguri Bardh Isufi edhe me dy shokë. Nga Rugova Sak Fazlia, Rizë Zumeri dhe dhjetë shokë të tyre.

Të dënuar me burg, deri në njëzetë vite:

Nga Plava:

Hilmo Feri, Huso Shabanbegu, Hakia Rexhepagaj, Juso H.Koiqi, Hamo Omeragiqi, Lulo F. Kuçi, Adem Sh. Leshaj, Selim S. Llukaj, Abedin Haxhimusaj, Braho Sharkini, Braho Markishaj. Rrustem Salihi, Ibish Çela.

Nga Gucia:

Sali Nikoçi, Sejdo Beqi, Halil A. Mulaj, Hasan D. Hoti.

Nga Zhanica:

Cenë Gjelaj, Halil Uli, Smajl H. Shabaj, Salih Zh.Tahiraj, Idriz S. Çëlaj, Idriz B.Gjelaj Shaban U. Shabaj.

Nga Nokshiqi:

Shaqir Zymeri, Ukë Dema, Zymer Imeri.

Nga Hoti i Kujit:

Naso Etemi, Muj Mustafaliaj dhe Sharo Ibra.

Nga Martinajt:

Halil Shpeni, Mehmet Brahimi, Shaban Bajraktari, Halil Tola, Ramë Tola, Haxhi Met, dhe Elez Hyseni. Sadik Bajrami u pushkatua në Bjellopojë edhe pse ishte i gjykuar 15 vjet burg. Ramë Tola vdiq në burgun e Cetinës pas gjykimit.

Nga Vuthajt:

Avdyl Husa, Zenel Mehmeti, Mehmet Mustafa, Zeqir Bajrami, Zymer Haxhia, Mustafë Çuni, Adem Shabani, Shaban Sadria, Adem Hakaj, dhe Halil Kurti.

Nga Pepajt:

Ali Smajlaj, Ramë Smajlaj, Lekë Lekaj.

Nga Kaçaniku i Gucisë:

Prel Kola, Gjelosh Prela, Gjokë Deda, Gjon Prela, Zef Lulashi.

Politika perfide komuniste, pasi vuri pushtetin, aplikoj edhe mobilizim të dhunshëm për rekrut të rinjtë në aradhet partizane Jugosllave që nga nëntori 1944, me thirrje: “ do t’i çlirojmë të gjithë popujt vëllezër Jugosllav”. Marshimi aq me prapavijë arriti edhe në viset kroate. Nga krahina e Gucisë dhe e Plavës në këtë përbërje ishin më se 200 djemë të rinjë nga të cilët shumë pak u kthyen prapa. Thuhet se prej tyre vetëm në Ternovë (Sarajevë) janë vrarë 60 veta. Propaganda e errët edhe në ato çaste përpiqej t’i qetësoj familjet e tyre me arsyetim se “vdiqën për atdhe”, duke i shpallur pastaj edhe dëshmorë.

PËRMBLEDHJE

Krahina e Plavës dhe Gucisë, pjesë e tërësisë shqiptare përveç pushtimit shekuj me radhë, pati fatin më tragjik kur u bë monedhë kusuri pas vendimeve famëkëqija të Kongresit të Berlinit, për të mbetur gjithë nën ethe kujtese dhe vuajtje.

Pushtues të mirë nuk ka, por duke ua ditur dhembjet kësaj popullate ata njëri pas tjetrit u afronin shpresa lirie, si p.sh. austro-Hungaria që ishin jetëshkurtra dhe me gjemba, për të vazhduar italo-gjermanët, gjatë “Kohës së Shqipnisë), e cila kohë qiti në ballë thëniet më të pritura bashkimin kombëtar, duke sjellë bashkimin e njëmendtë të këtyre malësorëve të etshëm për liri dhe një pikë qendre të gjithë shqiptarëve. Kjo kohë solli pushtetin në duar të patriotëve vendas, me shpresë të bashkimit shqiptar me kryeqendrën Tiranën.

Pasi fituan aleatët çetniko-sllavo-komunistët dhe ruso-komunistët shqiptar kësaj popullate iu shtrua dhuna dhe vuajtja deri në eliminimin e patriotit të fundit shqiptar, të cilët ëndërronin në bashkimin e trojeve etnike shqiptare, kurse pasardhësit e tyre, një pjesë e madhe, mori rrugën e mërgimit.

PROF.DR ROMEO GURAKUQI : MBI QENDRIMIN ATDHETAR E POLITIK TË ERNEST KOLIQIT



Së pari, dëshiroj të falënderoj organizatorët për ftesën dhe nderin që më bënë për të folë në këtë kuvend të studiesve shqiptarë. Nga ana tjetër, nderi dhe përgjegjësia është e veçantë, pasi bëhët fjalë për një prej figurave më madhore dhe shumëdimensionale të kombit shqiptar, shkrimtarin dhe atdhetarin e madh shkodran e të të gjithë shqiptarëve, Ernest Koliqi.
Në paraqitjen time do të përqendrohem në këto tre çështje, të ezauruara më pak nga studiuesit e Koliqit, për të cilat zotëroja dokumenta të reja, për t’ua paraqitë publikut shkencor dhe atij me të gjërë.

Botkuptimi, formimi dhe pikpamjet politikë
Koliqi Ministër i Arsimit
a.Dy fjalë mbi arsyet e vendimarrjes
b.Veprimtaria si ministër i arsimit

c Perpjekja për shpëtimin e Norbert Joklit

d. Hapja e shkollave shqipe në Kosovë



3. Koliqi dhe kontributi i tij pas Luftës së Dytë Botërore.

a.Koliqi dhe Blloku Indipendent

b. Koliqi, themelues dhe drejtues i revistes “Shejzat”

Ernest Koliqi lindi në Shkodër me 20 maj 1903 në një familje qytetare të Shkodrës më rrenjë të fuqishme shqiptarie. Ai lindi në qytetin e Pashko Vasës, Zef Jubanit, Luigj Gurakuqit, Fishtës e Mjedës. Ernesti vinte nga një formim familjar katolik, por me një ngjyrim të lehtë liberal; me një koncept të patriotizmit tipik të luftrave për pavarësi.[1] Kësisoj, ai e nisi karrieren e vet letrare në shkollën e poetëve të Rilindjes, por ai, i ndihmuar edhe nga një përgatitje organike në shkollat europiane, hodhi hapin përpara dhe u pranua si novator në letërsinë e kohës. Koliqi ishte nipi i Cuk Simonit dhe sternip i Filip Parrucës, ndër famljet më të vjetra tregtare të Shkodrës, prandaj ndër shkrimet e veta na ka dhënë pasqyren letrare më të qartë të këtij mjedisi shoqëror, të cilit ai i përkiste. Shumë i ri Koliqi e filloi veprimtarinë e vet si shkrimtar. Marrëdhëniet e ngushta me Gjergj Fishtën, Luigj Gurakuqin, Shantojen, Benardin Palajn, Karl Gurakuqin, Shuk Gurakuqin, Kolë Kamsin, rrethi i miqvet të zgjedhur për aftësi të veçanta në fushat studimore, administrative dhe me botkuptime të qarta përparimtare politike, qenë për te nji shkollë e mbarë, ku mori udhëzimet jo vetëm për karrieren e tij si letrare, por ndikuan drejtëpërdrejtë në formimin e bindjeve të tij politike, mbi rrugën e përparimit të Shqipërisë.

Në periudhën e parë të veprimtarisë shoqërore, Ernest Koliqi, që kishte një përgatitje të përsosun të shkollës klasike, tërhoqi menjëherë vëmendjen e Luigj Gurakuqit, personalitetit politik më të shquar që kishte Shkodra së paku, dhe që njihej brenda dhe jashtë Shqipërisë si një ndër krijuesit dhe administruesit e shtetit të parë shqiptar. Luigj Gurakuqi vetë banonte në Rrugën e Gurakuqve, në mëhallen e quajtur Giuhadol, në afërsi të shtëpisë së Shan Koliqit, atit të heroit tonë. Në këtë mënyrë, njohja, miqësia, botkuptimi e idealet e njëjta ishin fare të natyrshme.

Mjediset e Shkollës Fretnore të Lagjes Giuhadol të Shkodrës ishin pikëpjekja e intelektualëve të qytetit, “ku rriheshin çështje në lidhje me politikën e kohës kur Shqipnija ishte tue marrë nji kthesë në historin e vet.”[2] Pas pushtimit të dytë Kosovës nga serbët në vitin 1918, në Giuhadol, me ndërmjetësinë e Luigj Gurakuqit, Shan Koliqi i jep një shtëpi të tij për banim Bajram Currit, i cili gjeti asokohe strehim në Shkodër. Studiuesit e Koliqit, mendojnë, se duhet të ketë qenë Luigj Gurakuqi, i cili kishte njohuri të gjëra mbi çështet shqiptare, ashtu edhe mbi fatin e Kosovës së robnueme dhe që njihej personalisht me Bajram Currin, Hasan Prishtinen dhe Isa Buletinin, mësuesi i parë që i ka dhanë Ernestit të ri informatat e para përkatëse mbi Shqipninë Verilindore.[3].

Rritur në këtë mjedis qytetar, patriotik dhe përparimtar dhe mjaft të ngritur nga pikpamja arsimore e kulturore, është e kuptueshme pse në bazamentet e formimit të tij Koliqi përmbante konceptime dhe perspektiva aq atdhetare, liberale, të krishtera, katolike dhe perëndimore të jetës shtetërore, kombëtare dhe asaj private. Prandaj ai gjithë jetën dhe veprimtarinë e tij shumëplanëshe u përpoq, siç thoshte vetë - “me mendje të ndritur, pa mburrje.... për një zhvillim shpirtnuer të popullit shqiptar”[4]. Koliqi, i përket atij formimi dhe grupimi të elitës shqiptare, që shpëtimin e kombit shqiptar e shihte në një kulturë moderne perëndimore, të ushqyer dhe brumosur prej virtyteve arbnore. Një mik i tij amerikan, në mesin e viteve 1950’, kur Koliqi ishte i ndaluar në Shqipëri dhe i sulmuar nga segmentet prokomuniste të mërgatës shqiptare, do t’i shprehej atij: “E dini pse shumica e Shqiptarvet ju lufton? Pse s’munden me ju kuptue, tue kenë ju, për sa marr vesht vetë, ma i oksidentalizuem ndër shqiptarë!”. E Ernesti do t’ia komentojë kështu mikut të tij Karl Gurakuqit, këtë konstatim të amerikanit: “Kjo cilësi s’asht vetëm e imja; asht e të gjith shkodranvet. Ai amerikani më njihte vetëm mue, por po të kishte njoftun Dom Lazrin (Shantojën), P. Benardinin (Palajn), ty (Karl Gurakuqin) etj., do të kishte dhanë nji gjykim ma kolektiv. Duket se jemi ndrysh prej tjerëvet.[5]

Ernest Koliqi, ka pas një shpirt luftarak dhe asgjë nuk e ka ndalë kur ai nisej në një drejtim të caktuar. Nuk shikonte as djathtas e as majtas. Përhërë ka dëshiruar dhe është rrethuar nga bashkëpunëtorë të vlefshëm, të cilët kanë punuar me të dhe ai ka ditur ta çmojë punën e tyre. Por pikërisht, në këtë drejtim, ai do të shprehej “unë e çmoj punën e shokut dhe nuk dij ç’asht smira”[6] I pashlyeshëm mbetet kujtimi se si profesor Koliqi shprehej mbi ardhmërinë madhështore të popullit shqiptar, sepse besonte në cilësitë pozitive dhe të jashtëzakonshme të shqiptarit. Ai besonte, se breznitë e ardhshme do t’ia njihnin ndoshta më tepër se bashkohësit, thelbin e koncepteve të tij. Për të mbrojtë tezën e zhvillimit të lumnueshëm të Shqipnisë e të vlerave fisnike, Koliqi fliste me gjuhën po të atij besimi të njerëzve të Rilindjes, që Ai kishte njohur personalisht. Këndej rridhte dhe entuziazmi i asaj periudhe heroike dhe dëshira për ta pa qenien e vet dhe krejt jetën e çdo shqiptari në funksion të çështjes nacionale.

Për Koliqin vetmohimi për çështjen kombëtare, ndjenja e përgjegjësisë, për të punuar e jetuar si Rilindas ishte e natyrshme dhe e vetvetishme. Ky qendrim jetësor la gjurmë të qarta edhe në krijimtarinë letrare të Koliqit, së pari si krijues dhe mandej edhe si gjurmues i letërsisë shqipe. Tema thelbësore mbetet deri në fund çështja e ekzistencës së kombit, “mbetja gjallë” ose “gjallnesa[7]” Kësisoj konstatimi i Halim Begesë se “Prof. Ernest Koliqi kje nji nga shërbestarët e pakët të denjë të popullit shqiptar, sherbëstar i kombit, i flakët, i vazhdueshëm dhe i qendrueshëm i intelektualizmës shqiptare...”[8] na duket plotësisht i saktë. Si vazhdues i punës së rilindasve të mëdhenj shqiptarë, Koliqi dallohet dhe zë vendin e parë si frymëzues i pazëvendësueshëm i mbjelljes së farës së kulturës.

Rradha e shërbesave të mëdha në këtë drejtim është e pafund. Në vitin 1923 ndihej nevoja e një organi për të paraqitur opinionet e forcave më përparimtare dhe më përëndimore në rrethanat e koklavituna të jetës së posanisun të shtetit të ri shqiptar. Ndjehej mungesa e një shtypi serioz me drejtime ndërtuese moderne, për t’u shkëputë nga mendësia vjetruar e nëpunësve të kohës otomane. Kështu Ernest Koliqi, sëbashku me Fretnit me në krye At Anton Harapin, me Lazer Shantojen, me Nush Topallin e shumë të tjerë, themeloi fletoren “Ora e Maleve”, jehona e së cilës u ndie anëkend Atdheut, sidomos për kryeartikujt shkruar nga penda të shquara dhe për rubrikën satirike “Ora nder Valle”. Suksesi i fletores qe i madh, ndikimi i shkrimeve të saj qe shumë i ndjeshëm, në jetën politike dhe letrare shqiptare. Prandaj do të ishte e natyrshme, që Koliqi si kryeredaktor i një fletoreje opozitare dhe si mis i lëvizjes së të rinjve “Bashkimi”, të mos këqyrej me sy të mirë nga autoritetet post-otomane të Tiranës, të cilat tek ajo shoqatë shikonin një kërcënim për pozicion e klasës konservatore shqiptare. Fillimisht u duk sikur fitorja anoi nga parimet modernizuese nga shkëputja e sistemevet të vjetruara, por kjo ëndërr qe e shkurtër, sepse në dhjetorin e vitit 1924, forcat konservatore të mbështetura nga qarqe të caktura të fqinjit të veriut rimorën përsëri pushtetin. Rinia dhe forcat demokratike përparimtare, pasuesit e Avni Rustemit, Fan Nolit, Luigj Gurakuqit etj. e humbën çështjen, dështuan në programin e tyre, u shpërndanë dhe pjesa më e madhe e tyre u largua nga vendi. Koliqi u shtërngue të qëndronte pesë vjet në mërgim në Jugosllavi. Ky qe mërgimi i parë i tij. Mërgata, ndonëse plot vetmohime, u ba nji shkollë e mirë për qëllimet e tij të paracaktueme. Këtu mësoi gjuhën e vendit e filloi të lexonte autorët më të medhenj serbo- kroatë.

Gjithmonë i nxitun e i këshilluar nga Luigj Gurakuqi, shkroi e botoi poemthin dramatik “Kushtrimi i Skanderbeut”, me përmbajtje patriotike. Pikërisht kjo vepër i dha shpresa të mëdha për të hy përgjithmonë në botën e letrave shqipe. Më 1929 kthehet në Shqipni më vëllimin e novelave “Hija e Maleve”. Në vitet 1930-33 i kushtohet arsimit dhe e ushtron si mësues në Vlonë e Shkodër. Më 1937 kreu studimet universitare në Padovë me tezën “Epica popolare Albanese”, tezë doktorate që u vlerësua shumë nga albanologët Norbert Jokl, Maximilian Lambertz e nga një numër i madh studiuesish të famshëm të Albanologjisë.

Afrimi i Luftës së Dytë Botërore u shoqërua me lëvizje dhe përmbysje të shpejta të situatës gjeopolitike europiane. Shqipëria ishte një nga vendet e paracaktuara nga projektet e Bllokut të shteteve fashiste për t’u përfshirë tërësisht në këtë lëvizje gjeopolitike. Forca e Shqipërisë ishte e atillë që e vetme nuk mund të garantonte dot as mbrojtjen dhe as integritetin e shtetit të vet. Përballja me këtë realitet të paracaktuar riaktivizoi në një shkallë të lartë opozitën tradicionale, si jashtë ashtu edhe brenda mbretërisë shqiptare. Ernest Koliqi, së bashku me Mustafa Krujën dhe Dom Lazer Shantojën, bënin pjesë në atë grupim të Opozitës së vjetër që u përpoqën ta shmangnin këtë fatalitet të paracaktuar, duke iu drejtuar Italisë për një marrëveshje që do të përjashtonte pushtimin.[9] Faktet dhe rrjedhat e ngjarjeve treguan se besimi, përpjekja dhe marrëveshja e tyre ishte e kotë dhe zhgënjimi i tyre i pashmangshëm. Koliqi vetë, në mënyrë informale, në mes shokësh e miqsh, e ka pranuar këtë angazhim të pasuksesshëm me palën italiane.

Pala italiane e ndryshoi versionin e marrëveshjes së bërë, që parashikonte krjimin e një commonwealth-i, dhe zëvëndësimin e mbretit Zog me një Princ të Shtëpisë së Savojës[10], me formën e bashkimit të kurorave mbretërore nën të njejtën Perandori. Në këto rrethana të vështira dhe pa rrugëdalje tjetër Opozita mendoi se ndërsa italianët do të kishin pushtetin, ato do të përpiqeshin të manovronin, ose së paku ta drejtonin nga interesat e Shqipërisë. Në këtë arsyetim tyre siç duket ato patën mbështetjen ose bashkëpunimin e Pader Gjergj Fishtës, të Terenc Toçit, të Padër Bernardin Palajt, të Xhevat Korçës, të Dhimitër Beratit, të Aleksandër Xhuvanit, të Xhafer Ypit dhe të tjerëve që pastaj kaluan në rezistencë të hapur[11].Kështu Koliqi, një nga shkrimtarët dhe intelektualët më ne zë të Shqipërisë, mori postin e ministrit të arsimit duke u përfshirë në qeveri të përbërë nga njerëz pa vlera të veçanta.[12] Në stadin aktual të kërkimeve dokumentare unë nuk mund të përcaktojmë arsyet e drejtëpërdrejta që e kanë shtyrë Koliqin në marrjen e këtij vendimi, apo në detyrimin për marrjen e këtij vendimi. Ky moment përbën, sipas mendimit tim, një nga më delikatet dhe më të diskutueshmit të vendimarrjes së tij. Sot, pas më shumë 60 viteve rrjedhash të historisë, të vlerësimeve, përçmimeve, ndalimeve dhe rehabilitemeve, mund të themi se përzgjedhja e Koliqit nga pikpamja formale përbën një peshë të rëndë ndaj figurës së tij. Nga pikpamja e veprimtarisë së tij konkrete, impaktit konkret që vendimi dhe veprimtaria e tij pat në terrenin shqiptar dhe mbarëshqiptar, mendoj se ajo është një nga shembujt e pakët në historinë e arsimit, kulturës dhe shkencës shqiptare kur dikasteri në fjalë, i udhëhequr nga një rilindas i ri , shkencëtar, shkrimtar, dhe shpëtimtar i atdheut, arriti rezultate të atilla që asnjë nga ministrat mëpastajmë të arsimit shqiptar deri më sot, nuk e arriti. Kjo, si për sa i përket intensitetit kohor të arritjeve, ashtu edhe për sa i përket vëllimit total të veprimtarisë cilësore.

Kësisoj, Ernest Koliqi ndoshta ka bërë një përzgjedhje politike që i ka lënë pas gjurmë që ende vazhdojnë të diskutohen, por Shqipërisë dhe shqiptarëve, ai edhe në këte rast, u ka bërë shërbime shembullore dhe të pangjashme, u ka hapë përspektiva që kanë lënë gjurmë dhe që përbëjnë precedentë themelore në arsimin, shkencën dhe kulturen e këtij populli. Do të doja që për ilustrim të jepja disa pasazhe nga vetë Koliqi, që i komunikohen për herë të parë publikut të gjërë. Ja si e shprehte Ai pozicionin e tij si ministër, në një letër tjetër drejtuar Karl Gurakuqit: “....Të shamet e belbacukëvet të gjuhës shqipe nëpër radjo të Tiranës e të Londrës (me më shi mue janë dakord) e shkrimet epileptike të mistrecave qi qohen në maje të gishtave edhe trashojnë zanin për m’u dukë politikanta serioza, nuk më bajnë mu as të xet as të ftohtë. Ndërgjegjen e kam të qetë. Kam krye gjithmonë detyrën si shqiptar i mirë në rrethanat ma të vështira, tue ia vu menden substancës së shqiptarizmit, jo dukjes. Ata që më njohin mirë e dijnë se akuzat qi më drejtohen janë krejt pa themel. Ti je nji prej atyne qi me je gjetë pranë si bashkëpunëtor në rasat ma kritike. Ti e din mirfilli se gjatë kohës seme këshilltarët italjanë nuk pijshin uj. Pergatitja me tekste, vendosun nji herë e mirë mbi terminologjin shkollore; themeluem Institutin e Studimeve Shqiptare qi edhe komunistat tue i nderrue vetëm emnin e mbajtën, përmirësuem gjendjen e mësuesve e të profesoreve, çuem arsimtarë ndër klinika e sanatoriume. Kryefjala jon kje (në nji kohë në të cilën italjanët zotnojshin): Kultura shqiptare mbi të gjitha. Dërgova studjoza me mbledhë lajme historike në të gjitha teqet e bektashijvet, nisa studenta nder male me mbledhë pasurinë folklorike, futa nder xakona në Kosovë (para çlirimit) konviktorë vendas me libra shqip. Sa erdha si minister mora rishtas në shërbim Lasgush Pogradecin e Gjergj Kokoshin të pushuem nga predecesori em, e u dhashë rrogat e mbrapambetuna. Lirova me garanci personale, mbas nji konflikti t’ashpër me gjeneral Guzzoni. para të cilit asokohe dridhej mbarë Shqipnija, Tajar Zavalanin, Vasil Andonin Mihail Zallarin. Mora në sherbim Abaz Ermenjin sa këtheu nga Greqia (në mos ta mirrshem në shërbim do të shkonte qyshë atëherë në Ventotene)”[13] Në kohën e Koliqit Ministria e Arsimit përshkohej nga një frymë liberale që ishte krejt e kundërt me drejtimet politike të dhena nga ato që Ernesti i quen “sunduesat e kohës” “Giro, shkruan Koliqi, pat protestue rrebtësisht sa herë për vepren teme tepër nacjonaliste si arsim, por Jacomoni s’e lente me na qite pengime në Ministri; patem shti (në librin e Historisë së Letërsisë) ne radhe te shkrimtarëvet Midëhat Frashërin, Fanolin, Faik Konicen, kundershtarë të deklaruem t’atij rregjimi, e plot të tjerë. Patem shtu edhe Migjenin, për të dhanë një shembull të letërsisë me kujdese shoqnore.”[14]

Ministria e Arsimit e drejtuar nga Koliqi, nga një organ i tipit vetëm administrativ, u shndërrua në një organ shtytës nxitës i tërë kulturës kombëtare, vatër edhe për nisma kulturore private, njëkohsisht duke funksionuar si asnjëherë më parë, edhe si organ largpamës administrativ.[15] Ernest Koliqi qendroi për dy vjet ministër i arsimit, më pak se dy vite në kryesi të Institutit të Studimeve Shqiptare dhe më pak se gjysëm viti në presidencë të Dhomës së Deputetëve. Ernest Koliqi minister i arsimit, mori si bashkëpunëtorë të tij njerëzit dhe shkrimtarët ma në zë (e papërsëritshme deri më tani në dikasterin e arsimit shqitar) dhe së bashku me to filloi hartimin dhe botimin e tekteve shkollore, që ende sot janë shembuj të çmueshëm, pse jo edhe të paarritshëm në pikpamje pedagogjiko-shkencore e kombëtare. Për të parën herë u botua historia e letërsisë shqiptare në dy vëllime: “Shkrimtarët Shqiptarë”, e redaktuar gjegjësisht nga Namik Resuli dhe Karl Gurakuqi, ky i fundit dora e djathtë e ministrit. Nën kujdesin e Koliqit një komision i përbërë nga Aleksander Xhuvani, Karl Gurakuqi, Kolë Kamsi dhe Eqerem Çabej, grumbulloi, përpiloi lëndën e të parës antologji që u botue më 1943 me titullin “Bota Shqiptare”. Për procesin e përpilimit të teskteve ministria e arsimit thirri nga Piana degli Albanesi Profesorin arbëresh Gaetan Petrotën. Dikasteri i Arsimit i dha nji hov të madh studimit dhe mbledhjes së folklorit, ndërmarrje që është e mishëruar në vijimin e botimit të shumëvëllimëshit “Visaret e Kombit”. Në këtë varg bën pjesë Fjalorthi i përpiluem nga Dom Nikollë Gazulli, që përmban 5000 fjalë të rralla nga veriu i Shqipërisë, dhe që është i pari fjalor përshkrues e normativ i gjuhës shqipe. Më 1940 Koliqi organizoi në Tiranë një Kongres të Studimeve Shqiptare, ku morën pjesë, përveç studiuesve shqiptarë, albanologët më të shquar botërorë si prof. Carlo Tagliavini, Antonio Baldacci, Francesco Ercole, Angelo Leotti, Gaetan Petrotta. Nga ky kongres lindi Instituti i Studimeve Shqiptare me qendër në Tiranë, dhe pranë këtij u themelua edhe Biblioteka Albanologjike dhe Muzeu Etnologjik

Një moment madhështor, krenarie për të gjithë ne shqiptarët është përpjekja e paepur e Koliqit për të shpëtuar Norbert Joklin nga kthetrat hitleriane. Kjo përpjekje është tregues i shkallës së lartë të pavarësisë administrative dhe distancës së largët të Koliqit nga “sunduesat e kohës” Shkresa e mëposhtme është vetëm një prej përpjekjeve të njohura të heroit tonë, në një kohë qe ende nuk dimë me saktësi përpjekjet e tjera të bëra nga autori në nivelet më të larta zyrtare:

Ja përmbajtja e shkresës pa komnet:

Mbretnija Shqiptare

Ministria e Arsimit

Nr. Prot.370/33

Tiranë më 6.10.1941-XIX

Të nderueshmit Zotni

Dr. Prof. Norbert Jokl

Vjenë

Tue çmuem Veprimtarin Tuej, qi tash sa vjetë keni zhvilluem rreth ditunis gjuhësore shqipe me anë botimesh të randësishme, Këshilli i Ministravet, me vendimin e vet Nr. 1128, me 3 shtatuer 1941- XIX, pranoi propozimin e Ministrisë së Arsimit për të Ju marrun në shërbim me kontratë për nji vjetë kohë, d m.th. prej 1 korrikut 1941 deri me 30 qershuer 1942-XIX, si organizatuer të bibliotekavet të Shqipnis me rrogë mujofe fr. shq. 600 (gjashtëqind)
Jemi të sigurtë se prej veprimit Tuej, arsimi ynë dhe i tanë populli shqiptar do të nxjerrë nji përfitim të madh shkencuer. Ju lutëm qi porsa ta merrni këtë shkresë, të kryeni formalitetet e udhtimit e të niseni sa ma parë për në Tiranë

Ministri

Ernest Koliqi

(Vula dhe nënshkrimi)[16]

Një moment mjaft i veçantë, që në planin kombëtar merr një rëndësi të dorës së parë, në karrieren politike të Koliqit, është nisma dhe udhëheqja e drejtëpërdrejtë e procesit të hapjes së shkollave shqipe në Kosovë dhe në trevat e tjera shqiptare të çliruara nga okupatori sllav.
Gjatë zhvillimit të Luftës së Dytë Botërore, në prill 1941 pas sulmeve të rrufeshme të gjermanëve, Jugosllavia e Karagjorgjëviqëve u shkatërrua, e kësisoj edhe Kosova e robëruar egërsisht deri atëhere u çlirua papritmas nga zgjedha sllave dhe u bashkua me Shqipërinë. Historia është e mbushur me koincidenca rrugësh të njëjta dhe njëkohësisht të padëshirueshme. Çlirimi i tokave të pushtuara shqiptare ishte rrjedhojë e logjikshme e aspiratave legjitime kombëtare. Fatkeqësisht, këto aspirata të kombit shqiptar (natyrisht jo të komunistëve shqiptarë që në këtë moment ndodheshin nën ombrellën e plotë jugosllavo-sovjetike) rastisën në të njejtin kah me strategjinë e Boshtit, që e kishte dezintegrimin e Jugosllavisë në projektet e veta ekspansioniste.

Pa u caktuar ende formula me të cilën Kosova do t’i kthehej Shqipërisë dhe pa ardhur ende udhëzimet nga Roma, nën përgjegjësinë përsonale, Ministri i Arsimit, Prof. Ernest Koliqi nisi drejt “tokave të lirueme” 200 mësues e profesorë me synimin e qartë të vendosjes së themeleve të arsimit shqiptar. “Asokohe në Romë flitej me lanë për 10 vjet s’paku, gjuhë slave në shkolla e n’administratë”[17] Kështu, Koliqi hapi dhe përkrahu shkollat shqipe në Kosovë e prej këtyre shkollave doli elita e parë e mësuesve dhe intelektualëve kosovarë. Vasil Andonin, në kundërshtim me mendimin e të gjithë shefave të ministris, Koliqi e emmoi drejtor konvikti në Prishtinë. Profesor Koliqi, me vullnetin dhe me shpirtin e një idealisti nuk kurseu energjitë e tij dhe mjetet shtetërore që kishte në dispozicion për ta pajisë sa më mirë aparatin arsimor në viset e lirueme me elementa të shëndoshë, qi dhanë hov e gjallni shkollës shqipe.[18] Ky fakt i madhnueshëm i aspektit kulturor i bashkëngjitun me faktin politik të krijimit të një Shqipërie në kufijtë e saj natyrorë, pavarësisht rrethanave në të cilat u krijuan, kanë mbetur një precedent i rëndësishëm dhe i kujtueshëm vazhdimisht në historinë dhe gjeopolitikën ballkanike, dhe sidomos në kohën tonë ka një pasqyrim të paimagjinueshëm aktual.
Rexhep Krasniqi shkruen kështu për këto zhvillime: “Kur u emnuesh Drejtues i Shkollës Shqipë në Prishtinë, Prof Koliqi (Ministër i Arsiemit n’at kohë) ndër të tjera udhëzime, shquejti tri pika me randësi të posaçme: 1) Ministria e Arësimit ven bujarisht në dispozicion mjete financiare dhe material të ndryshëm për ekuipazhin e shkollës dhe të Internatit si dhe për ushqim e veshëmbathje të studentave bursistë; 2) Mësimi i gjuhës shqipe do të kishte prioritetin mbi të gjitha landët e tjera, mundësisht, me nga dy orë të përditshme për të gjitha klasat, dhe po për kët qellim ai porositi që 3) studentat e kësaj shkolle nuk do të kishin nevojë të marrin pjesë në organizimin e rinisë fashiste, siç ishte gjendja në Shqipninë e vjetër”.[19]

Në vitin 1943, pa u mbushur dy vjet, në Kosovë dhe në vise të tjera shqiptare në Maqedoni dhe Mal të Zi u hapën dhe punonin 511 shkolla fillore shqipe me 19 121 nxënës, të cilët i mësonin dhe edukonin drejt kombëtarisht 487 mësues (prej tyre 78 mësuese)... Ernest Koliqi kontribuoi edhe në hapjen e Normales së plotë në Prishtinë, në hapjen e Liceut në Prizren dhe Tetovë, në hapjen e Shkollës Normale në Gjakovë, të institutit Teknik Bujqësor dhe Gjimnazit në Pejë.[20]

Perveç kontributit të paçmueshëm për shkollat shqipe të Kosovës, Koliqit i detyrohet edhe dërgimi nëpër universitetet e Italisë i disa dhjetrave studentëve kosovarë për të zhviluar stazhe dhe për t’u përgatitë dhe specializuar në degë të ndryshme të diturisë, që ma vonë do të bëhën shtyllat e shëndosha për të themeluar kulturën kombëtare në viset e çliruara.
Pjesën ma të madhe Koliqi e kaloi në dhe të huaj, në nji anë gjithnji në kontakt me botën shqiptare e sidomos arbëreshe, dhe në tjetrën si profesor universiteti e shkrimtar në dialog të përhershëm me rrethe intelektuale të ndryshme të botës perëndimore. Mbas ardhjes në fuqi të diktaturës komuniste në Shqipëri, Koliqi është mobilizuar krejtësisht në luften për çlirimin e Shqipërisë nga sundimi i kuq dhe ka qenë truri i Grupit “Blloku Independent”, që u aktivizua në veprime diversioni për rrëzimin e regjimit gjakatar të te qarqeve sllavo-labo-komuniste. “Njerëzit tonë po dërrmohen në burgje, në punë të rënda e në forma të uris e terrorit. Ky mendim ma tarratisë bukurinë e rrezëshme të pamjes qi më çilet para syve”.[21], ja, kështu e vuante ai gjendjen e pashpresë në të cilën ndodhej Shqipëria. “Blloku Indipendent” nën udhëheqjen e Koliqit bëri përpjkeje e veprimtari konkrete për çlirimin e vendit, në bashkëveprim të drejtëpërdrejtë me shqiptarët e Kosovës së emigracionit të mbledhur rreth “Lidhjes së Dytë të Prizrenit”, “Legalitetin” dhe me pjesën e matur dhe atdhetare të “Ballit Kombëtar”, atë të paprekuren nga ato që Ernesti e quan pjesa e prekur nga kanceri i shërbimeve të fshehta të vendeve komuniste.[22] Me nismën e drejtëpërdrejtë të Abaz Kupit që më 1949, këto grupe u bashkuan të ashtuquajturin “Komiteti për Çlirimin e Shqipërisë”, një komitet ky i përgjithshëm antikomunist shqiptar.
Më 1957, me dekret të Presidentit të Republikës së Italisë, të datës 2 shtator 1957, Katedra e Gjuhës e Letërsisë Shqipe e Universitetit të Romës, për meritë të Koliqit u shndërrua në Institut të Studimeve Shqiptare.
Ernest Koliqi ka qenë edhe themeluesi dhe drejtuesi i revistës “Shejzat”. Revista “Shejzat” lindi si organ kulturor, shoqnor dhe artistik i intelektualëve dhe shkrimtarëve shqiptarë të mërgimit, të kryesuar nga Ernest Koliqi, në kushtet e mirënjohura diktatoriale që po kalonte shteti amë i shqiptarëve, në kushtet e dhunimit dhe fshirjes së arritjeve më të mira të shkrimtarëve dhe studiuesve shqiptarë të traditës. Ajo shërbeu si një votër ku këta shkrimtarë mblidheshin për t’u dhanë shfrim afsheve të shpirtit të tyre të madh kombëtar dhe intelektual. Themelimi i këtij organi u bë në një kohë kur Shqipëria dhe shqiptarët kishin më shumë nevojë për këto penda, “të vetmet që mund të mbanin nalt rrafsholin e kulturës shqiptare me krijesa gjithmonë të reja, të frymëzueme nga ndiesi të pastra kombëtare”[23] “Shejzat” kësisoj lindi, u zhvillua dhe u mbajt gjallë për 20 vite me radhë nga vitit 1957 deri më 1978 nga kjo aradhë e tërë shkrimtarësh dhe studiuesish të emigracionit, të cilët e konsideronin si detyrë të tyre parësore krijimin e një vatre intelektuale të të gjithë atyre që synonin në një pikë: çlirimin e Shqipërisë nga diktatura antishqiptare e antivlerave. Ata ishin intelektualë të vërtetë që me vetedijë të dëtyrës së vet, ushtruan profesionin e letrave dhe shërbyen si syri i kombit në një prej momenteve më të vështira dhe më të pashpresa të tij. Ata e kishin të qartë se pa “vepren dritë- përhapse të intelektualve të njimendtë, një komb asht si i verbti, mbi një udhë plot gropa e çarravina të rrezikshme”.

Nga ana tjetër, “Shejzat” mund të konsiderohen vazhduese të drejtëpërdrejta të të Përkohshmeve të lavdishme shqiptare: “Hylli Dritës”, “Leka”, “Illyria”, “Shkëndija”, etj., dhe themeloheshin në një kohë kur Shqipëria zyrtare vuante nga pikpamja intelektuale nga mospasja e një reviste për të qenë, kur shkrimtarët e mëdhenj, themeluesit e institucioneve të studimeve shqiptare ishin shpallur të paligjshëm, kur liria akademike ndodhej nën tutelën dhe kontrollin e drejtëpërdrejtë të partisë-shtet. “Shejzat” lindën në një kohë kur brezi i ri i Shqipërisë zyrtare ndodhej në errësirën e dezinformimit, nën frikën e sundimit të hurit, litarit, deportacjoneve, frikës dhe tmerrit. Shejzat shërbyen si tribunë dhe dritare informimi mbi aktivitetet shkencore albanologjike në botë. Ato regjistruen në kronikën e tyre edhe ngjarje shoqnore dhe politike që në të ardhmen do të vlejnë sadopak si dokumentacion historik e kulturor për një periudhë njëzetvjeçare Vendi Shejzave në studimet shqiptare:
Shejzat, zënë një vend të rëndesishëm ndërlidhës mes organeve kulturore dhe shkencore që kanë pasur si objekt të tyre botues studimet shqiptare. Në të njejtën kohë ky organ plotësoi një boshllek të madh të krijuar nga rrethanat politike të lartpërmedura në përcjelljen e frymës rilindase nga vitet e para 1944-ës në ditët tona. Shejzat krijuan një ndërlidhje të shkëlqyer mes mërgatës së intelektualëve më të shquar shqiptarë, botës studimore arbëreshe të Italise, si dhe albanologëve të huaj. Në sajë të punës së jashtëzakonshme të bërë nga botuesit dhe bashkëpunëtorët e Shejzave, Studimet Shqiptare patën një zë të tyre të lirë, larg politizimeve, mediokriteteve dhe kornizave nën të cilat u vendosen padrejtësisht dhe në mënyrë të pameritueme studiuesit e shkencave shqiptare në shtetin amë.[24]
Prezantimin tim dëshiroj ta mbyll me një pjesë të përmbajtjes së letrës që Prof. Koliqi i dërgon me 3 dhjetor 1960, me rastin e festimeve të festes kombetare shqiptare, mikut të tij Karl Gurakuqi: “Karl i dashtun, të falem nderit për fjalët qi më drejton me rasën e 28 nandorit dhe për urimet qi më ban. ...ti ma parë se unë, mandej unë pak ma vonë, jemi përpjekë me mende të ndritun e pa mburrje qesharake, si disa, për nji zhvillim shpirtnuer të popullit shqiptar. Në vend të nji shpërblimi të merituem mbas djersës e mundit të derdhun, patme shpifje, të shame e përçmime. Në fund edhe mbetme pa atdhe, për të cilin lodhem trutë e pësuem ngashrim shpirtit. Ani: puna qi kryejmë e ka shpërblimin në vetvete dhe në kuptimin e disa dashamirëvet të pakët. S’pres kurrgja të mirë nga masa e shqiptarëvet të sotshëm, por shpresoj se trashëgimi letrar qi lam pas vehtes ka me u njoftë si tharm rilindjet breznive t’ardhshme”.

DOM VITOR SOPI : MASAKRA E ROGOVES 1941



Duke menduar per ngjarjen tronditse të histories së kishes Zojes Rruzare në Bishtazhin ku sherbej per afer dy dekada,me knaqësi e pranova ftesen nga z. Nue Oroshi për të mbajtur një kumtes mbi ngjarjen e hidhur–masakra e besimtarve shqiptar katolik në xhami të Rogoves, gjatë PASHKVE te vitit 1941.
Në kroniken e meshtarit te asaj kohe don Lukë Filiqi, i cili ne jeten e vet meshtarake e nderoj sakrificen e tyre duke i shkruar me dor te vet emrat e besimtarve, që u masakruan edhe pse krejtësisht të pafajshëm , vetem pse ishin shqiptar dhe katolik.
Masakra ishte nga urrejtja ndaj identitetit dhe fesë së tyre(don L.Filiqi).
Sistemi i patenzot në mënyr ma te eger ushtronte tortura, përbuzje dhe përdorte të gjitha mekanizmat per te larguar grigjen nga doktrina kristjane.Nuk është rastesisht dita e Pashkve kur ndodhë kjo masaker ,e cila lëndojë tërë këtë trev në diten ma te madhe të besimit te tyre.Vertet është mrekulli si mbijetoj ky popull, pas sa burgosjeve, interrnime , persekutime të ndryshme por në veqanti intelegjensa e besimit katolik dhe kreu i kishes katolike që ishte përndjekur ne kontunitet në menyr ma barbare.
Motivi kryesor që e ushqente qendresen per fe dhe atëdhe ishte dëshmija e herojit ton Gjergj Kastrijoti Skenderbeu.Të cilin e admironte edhe kreu i kishes katolike kur papa KALISTI III e quajti Athleta Christi , si edhe shumë martir që sakrifikuan jeten dhe nuk devijuan nga idintiteti I tyre shqiptar kristjan. Ja personalitetet te egzekutuar pa kurr një shkak, por vetem pse e ruanin idintitetin dhe fejën katolike , në këto troje. Po e sjellim një deshmi faktike.

1 Tom Lushi, kryetar I Shoqëris së eukaristisë Shenjtë, biri I Ndue Nikolls, më besim katolik, lindur në vitin 1904 në bishtazhin ku dhe banonte në moshen 37 vjeqare , të Premten e Madhe, me 11 prill 1941; në mëri ndaj fesë ‘in odium fidel ‘ nga terrorisetë e Serbisë në xhamin të RogovËs me bajonete është bërë kortarë kortarë. ishte I rrefyer dhe knguar të Diellen e Larit, me 6 prill 1941. Krah. librin e të lindur nr rrjedhës 569 per vitin 1904.Nga I nënshkruar Dom luka Filiq –famullitar është varrosur në talec më 18. prill 1914.

2 GJONI biri I mark nokës, me besimi I krishterë katolik lindur në vitin 1891 në bishtazhin, më banim ne bishtazhin të Premten e Madhe, me 11 prill 1941; në mëri ndaj fesë ‘in odium fidel ‘ nga terrorisetë e Serbisë në xhamin të RogovËs me bajonete është bërë kortarë kortarë. Kra librin e të lindurve nr rrjedhës 545 për vitin 1889. Nga I nënshkruari I Dom Luka Filiq –famullitar është varrosë në talec me 18 prill 1914

3 MARKU I biri I Çup hilit me besimi katolik lindur në Smaq, me vitin 1891 , me banimi në bishtazhin , të Premten e Madhe, me 11 prill 1941 në mëri ndaj fesë ‘in odium fidel ‘ nga terrorisetë e Serbisë në xhamin të RogovËs me bajonete është bërë kortarë kortarë. Krah . libirin e të lindurve, nr rrj 615 për vitin 1891. Me 18 prill 1941 është varrosur në Talec nga famullitari I nënshkruar Dom Luka Filiq.

4 MIKELI I biri I Çup Hilit me besimi katolik lindur në Fshaj , në vitin 1906, në banim në bishtazhin të Premten e Madhe, me 11 prill 1941 në meri në mëri ndaj fesë ‘in odium fidel ‘ nga terrorisetë e Serbisë në xhamin të Rogovës me bajonete është copë e grim Krah . librin e të lindurvë nr. rrj. 615 për vitin 1906. Nga I nënshkruari I Dom Luka Filiq –famullitar është varrosë në Talec me 18 prill 1914

5. LESHI , biri I Gjin Preqit me besimi katolik lindur në Romaja në vitin 1885, me banim nnë vitin 1885, me banim në Smaq , të Premten e Madhe, me 11 prill 1941 në mëri ndaj fesë ‘in odium fidel ‘ nga terrorisetë e Serbisë në xhamin të RogovËs me bajonete është bërë kortarë kortarë. Krah I librin e te lindurvë nr rrj 485 për vitin 1885.Më 18 prill 1941 është varrosur në Talec , nga I nënshkruar Dom Luka Filiq – famullitar.

6 NOU , biri I Mark Vorfit me besimi katolik lindur në , Marmull më vitin 1906, me banim në Fshaj, Premten e Madhe, me 11 prill 1941; në mëri ndaj fesë ‘in odium fidel ‘ nga terrorisetë e Serbisë në xhamin të RogovËs me bajonete është bërë kortarë kortarë. ishte I rrefyer dhe knguar të Diellen e Larit, me 6 prill 1941. Krah. librin e të lindur nr rrjedhës 465, pë vitin 1906 Më 18 Prill është varrosë në Talec I Nga I nënshkruari I Dom Luka Filiq –famullitar

7 LLESHI, I biri I Mark Gjokës, me besim katolik I lindur në 1858 në Osek në bani në Fëshaj Premten e Madhe, me 11 prill 1941 , nga terroristët e Serbisë është vrarë me plumi të pushkës në Gradish . Krah . librin e të lindurvë, nr rrj, 468 për vitin 1858. Më 18 prill 1941 është varrosë në Talec, I Nga I nënshkruari I Dom Luka Filiq –famullitar

8 ZEFI I biri Gegës Pjeter Radit me besim katolik, I lindur në vitin 1900 në Smaq ne bani në Bishtazhi te premte e madhe, me 11 prill 1941 , ne meri nga fesë ‘in odium fidel’ nga terroristët e Serbis është në xhami te Rogoves I lidhum këmbë e duarësh me bajoneta është bëtë kortarë – kortarë, duke ja pre edhe koken. Krah. librin e të lindurve nr. rrj 573, për vitin 1910. me 18 prill 1941 është varrosur në Talec nga I nënshkruari Dom Luka Filiq –famullitar

9MARKU .biri I Zef Nout me besim katolik lindur në 2 mars 1910 në Bishtazhin, ku edhe banote, të Premten e Madhe, me 11 prill 1941; në mëri ndaj fesë ‘in odium fidel ‘ nga terrorisetë e Serbisë në xhamin të Rogovës I lidhu këmb e duarsh, me bajoneta është bërë kortarë–kortarë ; krah,librin të lindurve nr.rrj 561 , për nr.rrj 561 , për vitin 1910.Me 18 prill 1941 , është varrosur në Talec nga I nënshkruari Dom Luka Filiq –famullitar

10 PALI , biri I Zef Nout, me besim katolik lindur në vitin 1913 në Novosellë të poshtme me banim në Bishtazhin të Premten e Madhe, me 11 prill 1941; në mëri ndaj fesë ‘in odium fidel ‘ nga terrorisetë e Serbisë në xhamin të Rogovës I lidhu këmb e duarsh, me bajoneta është bërë kortarë–kortarë ; Krah.librin e te lindurve., nr rrj 561 për vitin 1913 .Më 18 prill 1941, është vorrosur në Talec, nga I nënshkruar Dom Luka Filiq –famullitar

11 NOU , biri I Mark Çunit me besim katolik, lindur në Smaq në vitin 1895, me banim në Bishtazhin, të Premten e Madhe, me 11 prill 1941; në mëri ndaj fesë ‘in odium fidel ‘ nga terroristetë e Serbisë në xhamin të Rogovës me bajoneta është bërë kortarë–kortaë. Krah librin e te lindurv nr. rrj . 603 . për vitin 1895. më prill 1941 , është vorrosur në Talec, nga I nënshkruari I Dom Luka Filiq –famullitar

12GJERGJI I biri I Mark Çupit më besim katolik, lindur në Firzë në viti 1920 me banim në Bishtazhin, të Shtunden e Madhe, me 12 prill 1941, në në mëri ndaj fesë ‘in odium fidel ‘ nga terrorisetë e Serbisë është bërë copa e grima nga plubat e pushkes . Krah librin e të lindurve, nr rrj . 569 , për vitin 1920. 18 prill 1941, është vorrosur në Talec, nga I nënshkruar Dom Luka Filiq –famullitar

13 BINAKU biri I Nikollë Gjokës (Lushit) me besim katolik lindur në Novosell të Epërme në vitin 1893, në banim në Bishtazhin të Shtunden e Madhe, me 12 prill 1941, në meri ndaj fesë ‘in odium fideli ‘ nga terrorisetët e Serbisë është bërë vrarë nga plumbat e pushkës. . Krah. Librin e te lindurvë, nr rrj 569, për vitin 1893. Më 18 prill 1941, është vorrosur në Talec, nga I nënshkruari Dom Luka Filiq –famullitar

14 PRENI I Biri I Binak Laskut, me besim katolik I lindur në Bishtazhin të Shtunden e Madhe, me 12 prill 1941, në meri ndaj fesë ‘in odium fideli ‘ nga terrorisetët e Serbisë është bërë vrarë nga plumbat e pushkës, Krah. Librin e te lindurvë, nr. rrj.589, për vitin 1941. është vorrosur në Talec, nga I nënshkruari Dom Luka Filiq –famullitar

15. ZEFI I biri I Kolë Gjokës, me besim katolik I lindur në ne Smaq nk viti 1893, në banim ne Smaq, të Shtunden e Madhe, me 12 prill 1941, në meri ndaj fesë ‘in odium fideli ‘ nga terrorisetët e Serbisë është bërë vrarë nga plumbat e pushkës, Krah. Librin e te lindurvë, nr. rrj. 635, për vitin 1893. . Më 18 prill 1941, është vorrosur në Talec, nga I nënshkruari Dom Luka Filiq –famullitar

16. PASHKU I biri I Kolë Gjokës me besim katolik I lindur në ne Smaq në viti 1902, në banim ne Smaq, të Shtunden e Madhe, me 12 prill 1941, në meri ndaj fesë ‘in odium fideli ‘ nga terrorisetët e Serbisë është bërë vrarë nga plumbat e pushkës, Krah. Librin e te lindurvë, nr. rrj 523 për vitin 1902 . Më 18 prill 1941, është vorrosur në Talec, nga I nënshkruari Dom Luka Filiq –famullitar

17 PRENKU I biri I Frrok Kolës(Laskut) me besim katolik I lindur në ne Mejë në viti 1907 , me banim ne Smaq (si më I larti ). Krah. Librin e të lindurve nr. rrj .523 për vitin 1907 (ut supra –si më I larti )

18 NOU I biri I Gjin Kolës (Laskut) me besim katolik I lindur në Mejë në viti 1907 , me banim ne Smaq (si më I larti ). Krah. Librin e të lindurve nr. rrj 517, për vitin 1907 ut supra –si më I larti

19 GJONI , I biri I Gjin Kolës (Laskut) I lindur në Kusar në vitin 1909, me banim ne Smaq ……… si më I larti. Krah libri I te lindurve nr rrj 517, për vitin 1909 ut supra –si më I larti

20 TUNA I biri I Gjin Kolës (Laskut) I lindur në Bishtazhin në vitin 1912, ku edhe banonte …. (si më I larti ) Krah libri I te lindurve nr rrj 517 .për vitin 1915. ut supra –si më I larti.



21NIKOLLA , biri I Gjin Kolës(Laskut)lindi në Bishtazhin Në vitin 1915, me banim në Smaq (si më I larti). krah. librin e të lindurve nr rrj 517 për vitin 1915. Ut supra–si më I larti

22 MUSA I biri I Gjin Kolës (Laskut) lindi ne Smaq në vitin 1917, me banim në Smaq

23 PALUSHI , biri I Ukë Noci (Bezhi) me besimi katolik lindur në , Marmull më 12 Qeshor 1916 me banim në Doli të DIELËN E PASHKËVE , me 13 prill 1941, më në meri ndaj fesë ‘in odium fideli ‘ nga terrorisetët e Serbisë është bërë vrarë nga plumbat e pushkës, Krah. Librin e te lindurvë, nr. rrj 103, per vitin 1916. Më 19prill 1941, është vorrosur në Talec, nga I nënshkruari Dom Luka Filiq –famullitar

24 NOU I biri I Frrok Prenit me besimi katolik lindur në Shpenadi në vitn 1912, me banim në Kushavec të DIELËN E PASHKËVE , me 13 prill 1941, më në meri ndaj fesë ‘in odium fideli ‘ nga terrorisetët e Serbisë është bërë vrarë nga plumbat e pushkës, Krah. Librin e te lindurvë, nr. rrj. 401 per vitin 1912. Më vitin 1912. Me 19prill 1941, është vorrosur në Talec, nga I nënshkruari Dom Luka Filiq –famullitar

25 DEDA biri I Ndue Prenit me besimi katolik lindur në Shpenadi në vitin 1912, me banim ne Kushavec të DIELËN E PASHKËVE , me 13 prill 1941, më në meri ndaj fesë ‘in odium fideli ‘ nga terrorisetët e Serbisë është bërë vrarë nga plumbat e pushkës, Krah. Librin e te lindurvë, nr . rrj 123, per vitin 1910. Më Më 19prill 1941, është vorrosur në Talec, nga I nënshkruari Dom Luka Filiq –famullitar

26.NIKOLLA I biri I Pren Nikollës(Biqi) , me besim katolik , lindur në dol në vitin 1915 , me banim ne Dol te Shtunden e Madhe më 12 prill 1941, në meri ndaj fesë ‘in odium fideli ‘ nga terrorisetët e Serbisë është bërë vrarë nga plumbat e pushkës, Krah. Librin e te lindurvë, nr. rrj 65, per vitin 1915. më 1915. më 17 Prill1941 asht vorrosur në Moglicë nga I nënshkruari Dom Luka Filiq –famullitar

27 MARTINI I biri I Zef Mark Lekës lindur ne Dol ku edhe banonte te Shtunden e Madhe më 11prill 1941, në meri ndaj fesë ‘in odium fideli ‘ nga terrorisetët e Serbisë është bërë vrarë nga plumbat e pushkës. krah I librin e të lindurve nr.97, per vitin 1913. 17 Prill1941 17 Prill1941 është vorrosur në Moglicë nga I nënshkruari Dom Luka Filiq –famullita

28 PRENKU I biri I me besim katolik , lindur në 1898 në Dol me banim ne Dol te Shtunden e Madhe më 11prill 1941, në meri ndaj fesë ‘in odium fideli ‘ nga terrorisetët e Serbisë është bërë vrarë nga plumbat e pushkës. krah I librin e të lindurve nr rrj 121, per vitin 1898 17 Prill 1941 është vorrosur në Moglicë nga I nënshkruari Dom Luka Filiq –famullit

29 MUSA I biri I Nout Prenkës, lindur në vitin 1918 në Dol me banim ne Dol te Shtunden e Madhe më 12 prill 1941, në meri ndaj fesë ‘in odium fideli ‘ nga terrorisetët e Serbisë është bërë vrarë nga plumbat e pushkës. krah I librin e të lindurve nr rrj 123 për vitin 1918 Më 16 Prill 1941 është vorrosur në Moglicë nga I nënshkruari Dom Luka Filiq –famullit

30 NIKOLLA, biri I Mark Bibës , lindur në vitin 1893 ne Dol me banim ne Dol te Shtunden e Madhe më 12 prill 1941, në meri ndaj fesë ‘in odium fideli ‘ nga terrorisetët e Serbisë është bërë vrarë nga plumbat e pushkës. krah I librin e të lindurve nr rr 115 pë vitin 1893 .

31 LEKA biri I Mark Bibës , lindur në vitin 1905 ne Dol me banim ne Dol te Shtunden e Madhe më 12 prill 1941, në meri ndaj fesë ‘in odium fideli ‘ nga terrorisetët e Serbisë është bërë vrarë nga plumbat e pushkës. krah I librin e të lindurve nr rrj 115, per vitin 1905. Me 16 Prill 1941 është vorrosur në Moglicë nga I nënshkruari Dom Luka Filiq –famullit

32 TOMA I biri I Noc Bezhit lindur në vitin 1874 ne Dol me banim ne Dol . Të DIELËN e të NGJALLURIT ZOTIT TON JEZU KRISHTIT, me 13 prill 1941, nga si me I larti

33 NOU (Mani) biri I Prek Tahirit lindur ne rrogov në vitin 1888, me banim ne Dol (si me I larti )

34NDRECA (LILI) biri I Prek Tahirit lindur ne rrogov në vitin 1888, me banim ne Dol (si me I larti )

35 TOMA I biri I Ndrek Gjinit (Paluca) lindur në vitin 1899 në Dol, me banim ne Dol (si me I larti )

36 TUNA I biri I Nrek Gjinit (Paluca) , lindur në Krushevë te Vogel, në vitin 1901, me banim në dol …..

37 GJOKA, biri I Nikoll Lleshit, lindur në vitin 1891 ne Skortull–Gjugja, me banim ne Dol Të DIELËN E PASHKËV .. (si me I larti )

38 GJOKA biri I Pren Lleshit I lindur në vitin 1891 në Skortulla–Gjugja , me banim ne Dol Të DIELËN E PASHKËV…. të gjith këta jan varrosur në MOKLIC më 15 prill 1941. Varrimi I tyre është bërë nga familjaret dhe fare fisi.

39. DODA biri I prek Nikolles Alijës, lindur ne Kusar në vitin 1883, me banim ne Kusar Të DIELËN e të NGJALLURIT ZOTIT TON JEZU KRISHTIT, me 13 prill 1941 në meri ndaj fesë ‘in odium fideli ‘ nga terrorisetët e Serbisë është bërë vrarë nga plumbat e pushkës. . Nga familjaret dhe fare e fis I tij është varrosur në Moklicë, me 18 prill 1941.

40. GJONI biri I Prenk Nikollës , lindur në vitin 1881 në Çeriki , me banim në Kusar të DIELËN. E TË NGJALLURIT ZOTIT TON JEZU KRISHTIT, më 13 prill 1941, në mëri e ndaj fesë ‘in odium fideli’nga terrorisët e Serbisë është vrarë Nga familjaret dhe fare e fis I tij është varrosur në Moklicë, me 18 prill 1941.

41. SIMONI I biri I Gjokë Nikollës , lindur në Kusar në vitin 1884, me banim ne Kusar Të DIELËN si me I larti

42 KOLA I biri I Gjokë Nikollës , lindur në Kusar në vitin 1884, me banim ne Kusar Të DIELËN si me I larti

43 TOMA I biri I Gjokë Nikollës lindur në Kusar në vitin 1905, në REZINA ne banim ne Kusar me I larti

44 ÇUNI I biri I Dedë Ndrecës lindur në Kusar në vitin 1868, me banim ne Kusar 9si me I larti )

45 FRANA I biri I Nrec Dedës lindur në Kusar në vitin 1868, me banim ne Kusar (si me I larti )

46 ZEFI I biri I Tuc Markut, lindi ne Planqorr në vitin 1909, me banim në kusar (si me I larti ). Të gjithë këta jan te varrosur nga familjaret e tyre, më 18 prill 1941

47 NRECA I biri I Dedë Bardhecit, lindur ne Dujak në vitin 1886 , me banim ne Marmull me besim katalik Të DIELËN e të NGJALLURIT ZOTIT TON JEZU KRISHTIT, me 13 prill 1941 në meri ndaj fesë ‘in odium fideli ‘ nga terrorisetët e Serbisë është bërë vrarë nga plumbat e pushkës. . Me 18 prill 1941 nga familjaret e ti është varosu ne kopshtin e vet .

48MARKU I biri I Gjin Markut, lindur në vitin 1864 në Velezhë, me banim në Marmull Të SHTUNDËN E MADHE , me 12 prill 1941 (si më I larti ), ,E 18 prill 1941 nga familjaret e ti është varrosur ne kopshtin e Ndrecës Ded Bardhecit .

49 GJERGJI I biri I mark Nikollë Rrasit , lindur në Firez ne vitin 1889, me banim në Marmull Të DIELËN e të NGJALLURIT ZOTIT TON JEZU KRISHTIT, me 13 prill 1941 (si më I larti). Me 14 prill nga familjart e vet është varrosur në Kodranesh.

50 UKA biri I Ndrec Markut, lindur në Marmull ne vitin 1909, me banim në Marmull Të DIELËN e të NGJALLURIT ZOTIT TON JEZU KRISHTIT, me 15 prill 1941 (si më I larti). Me 14 prill nga familjart e vet është varrosur në Kodranesh.

51 NIKOLLA biri I Ndrec Markut lindur në Marmull ne vitin 1900, me banim në Marmull Të DIELËN e të NGJALLURIT ZOTIT TON JEZU KRISHTIT, me 15 IV. 1941 , nga disa femra është varrosur në Kodranesh.

52 PRENUKU biri I Palok Lleshit lindur në Bishtazhin ne vitin 1910, me banim në Marmull..(si me I larti) , nga disa femra është varrosur në Kodranesh, më 15 prill 1941.

53 HILI biri I Nikoll Dedës lindur në Kusar, Në vitin 1888, me banim ne Marmull , (si më I larti ) nga disa femra është varrosur në Kodranesh, më 15 prill 1941

54 NOU, biri I Prenk Nikollës lindur në Merdit, në vitin 1893, me banim në Marmull (si më I larti ) nga disa femra është varrosur në Kodranesh, më 15 prill 1941

55 ZEFI biri I Nue Prenk Nikollës, lindur në Dol në vitin 1922, me banim ne Marmull , (si më I larti ) nga disa femra është varrosur në Kodranesh, më 15 prill 1941

56 . PJETERI biri I Lesh Nout, lindur në Marmull në vitin 1906, me banim ne Marmull , (si më I larti ) nga disa femra është varrosur në Kodranesh, më 15 prill 1941

57 NDRECA , biri I Mark Sherrit lindur në Kushnin ne vitin 1908 në banim ne Bordosan te PREMTEN E MADHE e më 11 prill 1941, në meri ndaj fesë ‘in odium fideli ‘ nga terrorisetët e Serbisë është bërë vrarë nga plumbat e pushkës. Disa Shqiptar të fesë muhamedane më 17 prill 1941 e varruan trupin e tij jashtë qytetit të Gjakovës

58 MARKU biri I Prenk Nrecës , lindur ne Zllakuqan Në vitni 1908, me banim ne Bordosan, te Shtunden e Madhe më 12 prill 1941, në meri ndaj fesë ‘in odium fideli ‘ nga terrorisetët e Serbisë është bërë vrarë nga plumbat e pushkës nga disa gra . është varrosur në Kodranesh, më 15 prill 1941.

59. PRENI biri I Bibë Prek Krasniqi, lindur në Bisak në vitin 1870, , me banim ne Bordosan te Shtunden e Madhe më 12 prill 1941….. (si ne I larti )

60 BIBA biri I Pren Bibës , lindur në Trava në vitin 1897, , me banim ne Bordosan te Shtunden e Madhe më 12 prill 1941 nag nga (si ne I larti )

61. GJOKA biri I Pren Bibë Krasniqi , lindur në Smaq në vitin 1914, , me banim ne Bordosan te Shtunden e Madhe më 12 prill 1941 në meri ndaj fesë ‘in odium fideli” (nga ma I larti)

62 DEDA biri I Jak Ndrec Kolës lindur në Marmull, në vitin 1912 është pushkatuar me 28 prill 1941. nag familjaret e ti asht varrosur ne Talec, me 30 prill 1941

63 .ZEFI biri I Pashk Mark Ndout, me besim I krishterë katolik, lindi në Troshan me 6 mars 1941, me banim ne Troshan, me 18 mars 1941 është pushkatuar nga ushtrija gjermane. me 19 mars 1941 nga prindrit dhe familja .është varrosur ne Moklicë (NB. FOSHNJË)

64 PASHKJA bija e Gjon Prenk Kolës e lindur në Ujzë me 9 prill 1941 , me banim ne Ujzë.. Të. PREMTËN E MADHE , me 11 prill 1941 është vrarë nga ushtarët gjermane. Të SHTUNËN MADHE me 12 prill 1941, famijaret e saj e vorrosen ne Talec ………

Libri : defunktorum, viti 1941 nr.28–78 fq, 94–101.

Për mua dhe pë atë plejadë trimash–burra nga kjo trev, sikurse edhe për të gjith besimtaret tjerë, heroizmi dhe vujtjet e ketyre martirëve prore qen frymëzim I jetës ungjillore.Në fakt, deshmija e tyre është temë e përhershme edhe e punës dhe e jetës sonë liturgjike, sepse tekë e fundit ”Gjaku I martirërve është fara e të krishtërve” ( Sanguis martyrum , semen christjanorum) . Sakrifica e kësaj bashkësije, të Zojës Rruzare e vitit 1941 është një shkëndi flakruse, që bënte drit më teper kur errësira ishte më e madhe .Në këtë mënyrë shihet qartë se në asnjë pikë nuk qendron më afer historija e Kishës me historijen e popoulit shqiptar se në gjakun e derdhur të martirëve.

Ketu qendron shpresa per nje te ardhme ma te mire,per tere ata qe nuk harruan atdheun dhe virtytet me te cilat kuptimesohet cdo sprov dhe sakrifice.I rand ishte lendimi,aq edhe me I thelle sepse ndodhi diten e Pashkeve,sikur edhe shume sulme qe ju bene kesaj grigje dhe prisave te tyre,deri ne ditet e fundit te perndjekjeve.Por pas qendrimit ne sprova,pritet shperblimi qe mund ta jep vetem Zoti.Pra nuk ka shperblim me te madhe se LIRIA, prandaj e tere kjo krajate do te kuptimesohet me lirin e keti pupulli qe te jetoje ne ato virtyte e vlera te barabareta me te tjeret.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...