Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/02/02

Rreth tri ngjarjeve të javës - Dorëheqja e Kurtit, Jablanoviqi dhe 'Trepça'



Shkruan: Faton Abdullahu

Për dorëheqjen e Albin Kurtit :

Kjo dorëheqje ishte e jashtëzakonshme për nga taktika jo edhe për nga strategjia, përkatëisisht qëllimi. Sepse qëllimi është mbetja në pushtet në një formë tjetër - me autoritet dhe rikthimi në pushtet në një kohë tjetër me rikandidim. Kam përshtypjen se Kurti është aq konfident në VV sa ushtrimi i pushtetit të tij me autoritet mund të bëhet jo vetëm me dhe nga pozita e kryetarit, por edhe nga pozita e anëtarit të thjeshtë. Ky autoritet i Kurtit në VV është forcuar me pushtet, rikthimi i tij shumë i mundshëm me rikandidim do ta ushqej vazhdueshëm këtë autoritet dhe mund ta konvertoj e ta mbaj për një kohë edhe mbi pushtet. Sikur ai të mos e kishte këtë konfidencë në VV, kjo parti do të ishte parimisht më demokratike. Por ky raport i autoritetit me pushtetin nuk është i pazakonshëm, as tek ne dhe as tek jo pak lëvizje të majta gjithandej.

Për Jablanoviqin :

Sikur deputetët e këtij Kuvendi e sidomos atij të kaluar, sikur asambleistët e kuvendeve komunale, sikur shoqëria civile, mediat dhe intelektualët të reagonin më ashpër në të vërtetë shumë ashpër, kur një pushtetarë serb në Kosovë përdorë emërtimin “Kosovë e Metohi (metohios – greqishtë tokë e kishës) apo thotë se Kosova është Serbi apo diçka të ngjashme, sikur të gjithë këta t’ia ndalonin të gjithë Jabllanoviqve në Kosovë të shprehen kështu jo ligjshëm por lirshëm, me reagime nga më të ndryshme Jabllanoviqi do të mendohej dy herë para se të ofendonte kështu si ka ofenduar. Por ai dhe të tjerët si ai, në emër të “fjalës së lirë” dhe “barazisë së komuniteteve” ofendojnë vazhdimisht. Kjo punë nuk ndalet në rrugë dhe prej rruge, por në institucione nga ata që paguhen prej taksapaguesve. Mirëpo sikur të ndodhte kjo që po sygjeroj unë ragimi do të ishte vetëm kundër nacionalizmit serb në Kosovë, prandaj ka munguar kurajoja e deputetëve. Kështu si po reagohet sot është reagim kundër nacionalizmit serb por edhe Qeverisë së Kosovës, prandaj bëhet më lehtë.

Për 'Trepçën':

Riaktualizimi i çështjes së Trepçës i shton kësaj kompanie edhe një karakteristikë për të cilën nuk ishim sa e si duhet të vetëdishëm më parë. Kjo karakteristikë është mundësia e re e involvimit të Serbisë në Kosovë përmes serbëve dhe komunave të Veriut. Kjo është dëshmi se sa keq është menaxhuar Trepça deri më tani. Kjo është brengë e madhe se sa seriozishtë duhet ta marrin këtë problem qeveritarët aktual. Lexova shumë shkrime këto ditë se çfarë duhet të bëjmë ne rreth Trepçës, asnjë se çfarë do të bëj Beogradi rreth saj. A do të befasohemi prap ?

Miti serb për Kosovën ishte dhe mbeti pasuria e saj përrallore



Trepça zinte vendin e dytë në Evropë me prodhimin e metaleve të ngjyrosura, ndërsa të tretin në botë.- Në thellësitë e minierave të Stantërgut ekzistojnë 20 milionë tonë rezerva të xeheve, ndërsa sipas hulumtimeve të rralla ka trupa xeheror jashtë Stantërgut në Mazhiq, Zijaq dhe gjurmë tjera, po ashtu rreth 20 milionë tonë të tjerë

Shkruan: XHAVIT ÇITAKU

Shqiptarët vazhdimisht kanë dëshmuar para botës se Serbia në Kosovë nuk lufon për “ djepin e serbizimit”, as për kishat e manastiret që i ndërtoi mbi themelet e faltoreve autoktone ilire-shqiptare, as për “ Ditën e Vidovdanit”, as për mbrojtjen e një grushti serbësh në Kosovë, por “ miti” serb për Kosovën ishte dhe mbeti pasuria e saj përrallore mbi dhe nëntokësore, që vlerësohet të jetë mbi 500 miliardë dollarë, e sidomos “ Trepça”, njëra ndër begatit më të mëdha të Evropës dhe të botës. Po dëshmia e shqiptarëve deri vonë hasi në vesh të shurdhër dhe se argumenti më i fortë për këtë është gjendja e sotme në qytetin industrial, Mitrovicën dhe në vetë “ Trepçën”. Dihet mirëfilli nga janë kufijtë e Kosovës, prandaj dihet mirëfilli se “ Trepça” është brenda Kosovës dhe rrjedhimisht dihet se ajo është begati dhe pronë e Kosovës. Qyteti i Mitrovicës padrejtësisht dhe në mënyrë arbitrare dhe artificiale u nda dhe tash e një kohë të gjatë po bëhet problem. Edhe pasuria e “ Trepçës” u nda në dysh, thënë figurativisht drithi u mbeti shqiptarëve, kurse mulliri serbëve.

Të uritur mbi ari

“ Trepça” është njëri ndër gjigantët më të mëdhenj në botë. Trepça” zinte vendin e dytë ne Evropë me prodhimin e metaleve të ngjyrosura, ndërsa të tretin në botë. Në thellësitë e minierave të “ Stantërgut” ekzistojnë 20 milionë tonë rezerva të xeheve, ose punë për 40 vjetët e ardhshme. Ndërkaq, sipas hulumtimeve të rralla, si quhen ato, ka trupa xeherorë jashtë Stantërgut, në Mazhiq, Ziajq dhe gjurmë tjera, me rezerva, po ashtu, rreth 20 milionë tonë xehe. Është arritur deri në horizontin e 11 në Stantërg dhe nuk ka shenja se rezervat po shtërzojnë, na patën thënë bashkëbiseduesit tanë Aziz Abrashi, Nysret Magjera dhe Safet Merovci në nëntor të vitit 2000. Pasurisë së madhe jo rrallë popujt e vegjël ia kanë pa sherrin. Përfundimisht “ Trepçën” Serbia e ripushtoi me 1989, duke i nxjerr nga puna të gjithë shqiptarët, pa përjashtim, ekspertë dhe punëtorë. Që nga ajo kohë e deri me sot, edhe pas çlirimit të vendit, popullata e këtij rajoni, që ekskluzivisht varet nga puna e “ Trepçës”, të mbesë në gjendje vëretë të rëndë dhe të mjerë ekonomike e sociale, apo siç tregohet ajo legjenda për të “ uriturit mbi dukat”.

Problemi i Mitrovicës është “Trepça”

Menjëherë pas përfundimit të luftës, nisur nga rëndësia e madhe ekonomike dhe strategjike që ka miniera e “ Trepçës” unë dhe kolegu im Ymer Avdiu për gazetën Rilindja u munduam që sado pak të grumbullojmë të dhëna lidhur me këtë gjigant e sidomos rreth pretendimeve se kinse ka pasur investime nga firma të huaja. Gjatë vitit 1999 QPK kishte caktuar si udhëheqës të Korporatës Dr. Safet Merovcin i cili ndër të tjera na pati thënë se “ Trepça” nuk është problem i askujt dhe se çështjen e borxheve e konsiderojm të arsyeshëm vetëm deri në aplikimin e masave të dhunshme për të cilën gjë mund të bisedohet në kuadër të suksesionit të ish-Jugosllavisë. Thënë konkretisht, investimet greke e franceze ishin bërë në kohën e sanksioneve, pra kur “ Trepçën” e pushtuan arbitrarisht serbët, ndaj edhe investimi në tokë të huaj pa e pyetur të zotin është faktikisht uzurpim i padrejtë i një pasurie që nuk ka mbështetje ligjore, sepse “ Trepça” është e Kosovës dhe se vetëm kosovarët janë ata që do ta udhëheqin këtë gjigant, që do t’i gëzoj profitet dhe humbjet e saj. E kujt është “ Trepça” është një imagjinatë e atyre që pretendojnë të jetë e tyre.

Ndoshta do të vjen koha që ne do t’i akuzojmë disa në gjyq që sot pretendojnë se kanë interesa në “ Trepçë”, pati thënë Merovci.

Ndërkaq, i ndjeri Aziz Abrashi, njëri ndër udhëheqësit më të suksesshëm të Trepçës” gjatë bisedës më të na pati thënë se edhe me Ligjin mbi ndërmarrjet të dalë nga Kushtetuta e vitit 1974 e Kosovës resurset ishin shpallur si pasuri të Kosovës dhe se tash mbetet loja e Milosheviqit që ka fut kapitalin e vetë përmes firmës së Rizanit dhe firmës greke, që tenton që me çdo kusht të mbaj “ Trepçën” Problemi i Mitrovicës nuk ekziston si problem, këtë e kuptojnë edhe fëmijët, por problemi është “ Trepça” dhe në momentin kur të zgjidhet ky problem dhe punëtorët t’ia nisin punës, Mitrovica më nuk do të jetë aktuale.

Një pjesë të madhe të mjeteve që kanë dhënë kinse këto dy investitorë i kanë realizuar në formë të letrave pa vlerë, për të mbajtur qetësinë politike në Serbi, pa investime të brendshme, formalisht i kanë marrë paratë, kinse në Serbi kanë arritur pajimet e “ Trepçës”, që në të vërtetë kështu janë krijuar humbjet për ta shkatërruar atë. Edhe Nysret Magjera theksoi se Baza e kapitalit në fondet e Qipros, Greqisë dhe të Francës nëpërmjet të kompanive multinacionale të këtyre vendeve, edhe pse në nazë të Rezolutës së OKB-së Serbia ishte nën embargo, kapitali i “ Trepçës është bartur jashtë Kosovës.

 Këto kompani nuk kanë angazhuar kapital të vetin. Në mënyrë fiktive e prezantojnë kapitalin që Serbia e ka pasur në botën e jashtme, domethënë në mënyrë të kontrateve fiktive, llogarive fiktive, është paraqitur malli i shitur i “ Trepçës”, ndërsa paratë janë derdhur në kontot e jashtme që i ka pasur Serbia në emër të këtyre firmave dhe po ai kapital është dhënë në formë të kredive, apo formë investive në “ Trepçë”. Në këtë mënyrë “ Trepça” është obliguar të kthejë kapitalin e vet me interes të caktuar, pati thënë ai.

“Trepça” punonte Beogradi ndërtohej

Miti serb mbi Kosovën, pra, ishte pasuria përrallore e saj. Ky konstatim dëshmohet më të dhëna konkrete që ashiqare i pa tërë bota. Pasi ish- Kryesia e RSFJ-së shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Kosovë, udhëheqja serbe pa fije turpi të njëjtën metodë filloi ta aplikoj edhe në kolektiva punonjës në mënyrë që të përfitoj sa më shumë para për të mbajtur gjallë regjimin dhe qetësinë politke e shumë më tepër të derdhte mjete në fonde private, që ishin hapur, sidomos në Qipro.

Cak i parë i këtij sulmi të vrazhdë në ekonominë kosovare ishte pikërisht “ Trepça”, e cila me kapacitet disponuese të vitit 1989 mbante primatin e prodhuesve më të mëdhenjë. Nuk diti udhëheqja serbe apo deshi që ti fsheh marifetlleqët e veta duke i dëbuar nga puna të gjithë shqiptarët, pa të cilët siç u pa më vonë nuk arriti të bëj asgjë , përkatësisht nuk mundi të eksploatoj minierat e pasura me xehe, pos disa shtyllave mbajtëse, që shërbenin për sigurinë e horizonteve dhe të vetë minierës së Stantërgut.

Deri në vitin 1989 Trepça ishte shtyllë më e rëndësishme në zhvillimin ekonomik të Kosovës, por edhe të pjesëve tjera të ish-Jugosllavisë, ngaqë ky gjigant me 21 mijë e 500 punëtorë arrinte të krijonte mjete të mëdha për vete dhe të tjerët. Dhe nuk duhet harruar protestat e studentëve shqiptar nga viti 1968 kur thonin shtruar se “ Trepça punon- Beogradi ndërton”.

Pra, pos ndërtimit të Beogradit me mjetet e Trepçës u ndërtua edhe fabrika e industri të tëra në Serbi, Mal të Zi dhe Vovodinë. Po përmendim fakte për pronësinë e Trepçës jashtë Kosovës:miniera me flotacion “ Rudnik”, Bobo Lubonja, industria e baterive në Sombor, ndër më modernet në Evropë, që janë të aktivizuara në Serbi dhe Vojvodinë dhe dy miniera në Mal të Zi. Vlera e këtij kapitali të investuar kap një shumë të madhe dhe shi për këtë do të ishte më së e domosdoshme që ato mjete të kthehen, sikurse që kontesti gjyqësor ishte duke u zhvilluar rreth minierës së Bllagodatit, e cila ishte shkëputur nga gjiganti kosovar me insistimin dhe mbështetjen e ish- kryetarit vtë Serbisë Dragosllav Markoviqit.

 Për të gjitha mjetet e investuara ekziston dokumentacioni përkatës, na patën thënë në “ Trepçë” dhe për të gjitha investimet që ka bërë Trepça jashtë Kosovës do të hapen arkivat dhe të dëshmohet qartë se edhe Kosovës do të duhej t’i ktheheshin pasuritë që me djersën e punëtorëve i kishte investuar pa u pyetur në pjesë të ndryshme të ish-Jugosllavisë e më së shumti në Serbi.


Pra, Kosova nuk i ka asgjë borxh Serbisë, përkundrazi ky shtet grabitqar duhet të kthej gjithë atë pasuri të madhe që e ka fal gjigantit kosovar “ Trepçës”.

Dialogu i shitjeve



Shkruan: Mr. Lulzim Beqiri

Në nivelin e ndjenjave të një dijalogu shitjesh, mbi të gjitha, është pëlqyeshmëria e menagjerit të shitjës ajo që është efektive. Pëlqyeshmëria është faktorë i pakontestueshëm konkurrues dhe ndikon fuqimisht në bindjen e klientit. Vetëm kur konsumatori i beson shitësit, ai i lejon vetes që të marrë këshilla.
Sjellja pozitive e shitësit, ka një ndikim mjaft të madh në sjelljen dhe bindjen e klientit për të blerë produktet që reklamon shitësi, bindja e vetë shitësit për cilësinë e produktit që vetë reklamon është një bindje që klientin e bënë të blejë atë produkt.
Një pozicionim negative i shitësit ka një efekt të demshëm në bindjen që konsumatori ka me rastin e blerjës së produktit të kompanis suaj, që njëherit është edhe detyrë e juaja që ta bindeni klientin ti blej produktet tuaj, që jeni duke i reklamuar, thjesht reklamuesi duhet të jetë shumë fleksibil dhe shumë durimtar.
Qëllimi i dialogut të shitjeve është të shesësh:
Një klienti të ardhshëm
Një produkt të veçantë
Në një sasi të caktuar
Në kushte të veçanta
Me afat kohor të përcaktuar.
Thënja ” JO”e klientit është realisht fillimi i aktit të shitjes…
Sjellja e duhur e shitësit dhe përsonaliteti i tij/saj janë faktorë themelorë që ndikojnë në bindjen për të blerë. Vendimet për të blerë bien mbi të gjitha fushën emocionale, edhe nëse ata mund të justifikohen faktikisht më pas.
Karekteristikat që duhet ti ketë një shitës:
1. Pëlqyeshmëria dhe besimi
2. Paraqitja e jashtme
3. Gjestet dhe gjiha
4. Kompentenca profesionale
Me mënyren e tij, shitësi transmeton një përshtypje të plotë te klienti, për sa ipërket paraqitjes së tij të jashtme, gjesteve dhe gjuhës.
v Higjiena personale
v Veshja
v Gjestet
v Qendrimi
v Shprehja e fytyrës
v Mënyra e të folurit
v Rrjedhshmëria e të folurit
v Shpejtësia e të folurit
Vlera është e njehsueshme prej klientëve gjatë tërë jetës shkaku i ruajtjes së normave të klientëve është tërheqja e konceptit të vlerave të klientëve gjatë tërë jetës (CLV). Vlera e klientëve gjatë tërë jetës (CLV) përshkruan vlerën e tashme të nivelit të profitit të së ardhmes të burimeve të ardhura mbi blerjen e gjatë gjithë jetës të klientëve. Kompania duhet të heq dorë nga burimet e të ardhurave dhe ngritja e shpenzimeve, shitja, dhe shërbimi i klientit. Disa vlerësime kanë bërë ndryshim në prodhim dhe shërbime.
Klienti është « mbret » edhe kur është një grua plakë që ndoshta nuk do të ketë kurrë rast të ankohet te dikush për të prishur reputacionin e ndërmarrjes (Gary)
Klienti është mbret dhe mbreti duhet të respektohet
Klientët jo vetëm sjellin ndryshimin, ata janë vetë ndryshimi
Piramida mbahet nga baza prandaj mbret është Klienti
Klienti është njeri i veçantë, edhe nëse nuk është i veçanet, e prapëseprapë ai është i veçanet
Klientët e duan njeri tjetrin, por kush e do kompaninë tuaj?
Klienti gjithmonë ka të drejtë, edhe nëse nuk ka të drejt, prapëseprapë ai duhet te ketë të drejtë

Sa është i arsyeshëm formimi i gjykatës speciale?



Ka mbetur edhe pak kohë për t’u formuar ky mekanizëm evropian, mirëpo do të ishte shumë me vend që fokusi të përqendrohet në zhvillimin ekonomik dhe kështu të ndërpritet “ikja” e qytetarëve të Kosovës

Shkruan: XHAVIT ÇITAKU

Sipas BE-së prioritet parësor pas ndërtimit të institucioneve të vendit është përkrahja dhe pëlqimi që deputetët e Parlamentit duhet t’i japin formimit të Gjykatës Speciale, e cila praktikisht dhe juridikisht do të veproj jashtë kufijve të Kosovës. Nëse i përmbahemi aktit më të lartë, Kushtetutës, një kërkesë dhe insistim i tillë nuk ka mbështetje juridike, të cilën e dinë edhe ata që me të gjitha mjetet po bëjnë trysni të jashtëzakonshme që shumë shpejt kjo kërkesë e tyre të realizohet dhe votohet në Parlament.
Gjykata speciale si organ paralel i tri instancave të tjera të drejtësisë
Të kërkosh të kryhet një veprim jashtëkushtetues nga BE është barazi me atë që ta detyrosh dike që me “ sy në ballë” të bëj vepër penale që është e dënueshme me të gjitha normat e ligjet pozitive të një vendi. Dorën në zemër, asnjëri nga shtetet që kaq shumë i japin “ zjarr” kësaj çështjeje, që fund krye janë supozime se disa ish-drejtues të UÇK-së kanë krye vepra penale, nuk do të kishte pranuar formimin e një gjykate “ fantome” për të akuzuar e dënuar qytetarët apo luftëtarët e saj. Nuk është çështja se jam kundër formimit të kësaj gjykate, por kjo mënyrë e veprimit po e prek në thelb prishjen e konstitucionalizmit të vendit me elemente të jashtme që nuk e ka asnjë vend në botë. Nuk e ka as Serbia, e cila ka kryer gjenocid mbi popujt e tjerë në ish- Jugosllavi, por nuk e ka as Ruanda, në të cilën u vranë mbi një milionë njerëz. Thënë konkretisht, shqiptarët kah të sillen e pështillen janë të ballafaquar me organe gjyqësore e policore të huaja sikurse brenda Kosovës, po ashtu, edhe jashtë saj. Pra, në Kosovë kemi EULEX-sin me gjithë aparaturen e tij gjyqësore e policore, pastaj Tribunali i Hagës, i cili në mungesë të fakteve i liroj dy drejtues të UÇK-së, Ramush Haradinajn dhe Fatmir Limajn,dhe tash duke mos u realizuar të gjitha ato pretendime se edhe shqiptarët kanë “ kryer” krime gjatë luftës çlirimtare po insistohet që të formohet edhe një gjykatë tjetër e emërtuar “ speciale”. Gjithë kjo aparaturë gjyqësore evropiane dhe ndërkombëtare që është e angazhuar karshi organeve kosovare të drejtësisë, që do t’iu rrinë mbi “ kokë” edhe për një kohë të gjatë shqiptarëve, janë “ eksperimente” që nuk janë aplikuar në asnjë vend tjetër në këtë formë dhe në këtë përmbajtje.
Do të mjaftonte një vendim për bashkëpunim me gjykatën speciale
Ç’është edhe më keq në njërën anë kërkohet një vendim- pëlqim nga parlamenti për formimin e kësaj gjykate, ndërkaq në anën tjetër në të do të punojnë prokurorë e gjykatës të huaj. Ndaj, edhe shtrohet pyetja se për çfarë arsye insistohet që në këtë “ lojë” të involvohet edhe parlamenti i Kosovës në konstituimin e këtij mekanizmi. Për mua shumë më i dobishëm do të ishte votimi i propozimit për të nxjerr një vendim të plotfuqishëm, në bazë të të cilit organet e prokurorisë, gjyqësorit dhe policia e Kosovës do të bashkëpunonin me këtë gjykatë dhe pikë. Në këtë mënyrë do të evitoheshin ndryshimet kushtetuese të domosdoshme me këtë insistim që po e bën BE-ja, që aspak nuk është e arsyeshme. Kanë ndodhur sa e sa masakra e gjenocid mbi popujt e pambrojtur në Afrikë, pastaj në Bosnje, Kroaci dhe së fundi në Kosovë nga regjimi serb dhe asnjëherë nuk është insistuar që të formohet ndonjë gjykatë speciale. Me një fjalë, Serbia , p.sh, vrau, masakroi qindra mijëra , burra, gra fëmijë e pleq, pastaj dhunoi mijëra vajza e gra të komuniteteve tjera në ish- Jugosllavi dhe asnjëherë nuk u tha se për këtë shtet do të formohet far mekanizmi i posaçëm i drejtësisë qoftë në formën siç është ai i EULEX-it në Kosovë e të mos flasim për ndonjë gjykatë speciale që do të formohej jashtë këtij shteti.
Ngulmim që gjithsesi të gjenden fajtor edhe luftëtarët shqiptar
Gjithë kjo “ zhurmë” dhe insistim i vazhdueshëm për t’u formuar ky mekanizëm special evropian vetëm për shqiptar, siç dukët, pikënisjen e ka nga Serbia, e cila duke gjetur mbështetje nga miqtë e saj tradicional, arriti që të bind faktorin ndërkombëtar se “ megjithatë” edhe shqiptarët “ paskan” krye krime. Kjo u pa ashiqare edhe në raportin e përgatitur nga Dick Marti, i cili përkundër kërkesës së EULEX-it për të bashkëpunuar për të thënat e tij e sidomos për i përket “ aferës” së “ tregtisë”së organeve të vëshkëve të pjesëtarëve të komunitetit serb, nuk pranoj një gjë të tillë. Ndërkaq, për vrasjet e mijëra shqiptarëve në mënyrën më brutale asnjë “ zhurmë”, asnjë iniciativë e ngjashme me këtë që po veprohet për dhe rreth Kosovës
Tribunali i Hagës përkundër hetimeve të bollshme që bëri nuk arriti që të dënoj asnjë nga udhëheqësit e UÇK-së në mungesë të provave dhe të faktit të pamohueshëm se këta çlirimtar nuk kishin bërë krime ashtu siç pretendonte Serbia dhe të tjerët që mbështetin rrënat serbe. Edhe EULEX-i, mund të themi në gjykimin e ngjashëm me atë Tribunalit të Hagës, nuk arriti që ta gjejë fajtor Fatmir Limajn. Ka në këtë mekanizëm evropian edhe procese tjera gjyqësore që do të përfundojnë si edhe ato të mëparshmet, përkatësisht të akuzuarit do të lirohen si të pafajshëm. Me këtë hap të fundit po krijohet një klimë e “dyshimit” se BE me përkrahjen edhe të SHBA-ve po ngulin “ këmbë” që gjithsesi duhet të gjendet fajtor edhe dikush nga strukturat udhëheqëse të UÇK-së.
Askush nuk pretendon që të mbroj ata që eventualisht kanë kryer krime
Askush nuk pretendon në asnjë mënyrë të mbroj ata që eventualisht kanë kryer krime gjatë apo pas luftës, mirëpo formimi i një gjykate me bekimin e parlamentit që do të veproj jashtë juridiksionit të vendit është i papranueshëm dhe në kundërshtim me të gjitha normat dhe ligjet pozitive të vendit tonë sovran. Ndaj, edhe siç ceka më lartë mjafton vetëm një vendim i parlamentit, i cili do të obligonte organet përkatëse të vendit për një bashkëpunim të ngushtë me këtë gjykatë dhe besoj se puna do të kryhej siç është më së miri. Dihet mirëfilli se këto organe bashkëpunuan shumë mirë qoftë me Tribunalin e Hagës apo edhe me EULEX-sin dhe asnjëherë mekanizmat evropian dhe ndërkombëtar nuk janë ankuar se ka pasur ndonjë pengesë në këtë drejtim.
Të mësuar me lëshimin pe nga institucioneve të Kosovës
Krijimi i shteti tonë u bë me goxha do eksperimente, ndërsa e ka zanafillën nga mbështetja e pa vend që iu dha nga parlamenti i Kosovës aprovimit të Kornizës Kushtetuese nga deputetët e LDK-së dhe të AAK-së . Dihet mirëfilli se ky farë akti juridik, që u bë me insistimin e faktorit ndërkombëtar, ishte bazuar në Rezolutën 1244 të OKB-së, Rezolutë kjo që dihet se si përcaktonte të ardhmen e vendit tonë. Nga kjo pikë mund të themi se filloi të rrëshqasin në drejtime të panjohura, të vështira e pa rrugëdalje hapat e shtetndërtimit nga ana e liderëve tanë, të cilët nën trysnin e “ miqëve” lëshuan aq shumë pe sa që në këtë formë dhe gjendje çfarë në të vërtetë gjendet Kosova është shumë vështirë që të funksionoj si shtet në kuptimin e plotë të fjalës. Së këndejmi, liderët tanë por edhe organet e institucionet tona duhet të këmbëngulin dhe të mos lejojnë që vendi ynë të nëpërkëmbët nga askush, sepse me ardhmërinë e vendit askush nuk ka të drejt e as guxim që të luaj. Thënë konkretisht , udhëheqësit tanë duhet vetëm të përmbahen në Kushtetutë dhe asgjë më shumë. Ndërkaq, dihet se përpilimi i këtij akti më të lartë është ndihmuar edhe nga BE e SHBA, të cilat duhet ta respektojnë njësoj sikurse që këtë do të duhej ta bënin institucionet dhe udhëheqësit tanë.
Dhe krejt në fund: Nga BE-ja nuk do të këtë kthim “ prapa” dhe kësisoj ka mbetur edhe pak kohë për t’u formuar Gjykata speciale, ngaqë e di fare mirë se kosovarët edhe kësaj radhe do të lëshojnë pe pa problem, mirëpo fokusi i përqendrimit do të duhej të orientohej shumë më tepër në zhvillimin ekonomik dhe kështu do të ndërpritej “ ikja” e qytetarëve të Kosovës, të cilët në numër të madh për çdo ditë po e lëshojnë vendin me synim të vetëm për të siguruar një jetë më të mirë për familjet e tyre.

Zotërinj sindikalist të arsimit, keq e keni!



Shkruan: Prof.Dr.Halim Hyseni

Jeni duke prerë degën në të cilën po qëndroni!
Kërkoni privilegje sa te doni, por si po shkon puna, shumë nga ju do te mbeteni pa punë , sepse nuk do te keni nxënës!
Kjo që Ju jeni duke kërkuar, kur Kosova po zbrazet është e turpshme. E turpshme është edhe heshtja e intelektualëve dhe institucioneve tona . Është turpshme edhe heshtja e Qeverisë dhe e partive politike. E turpshme është edhe heshtja e shoqatave të ndryshme( kur do të shfaqet Shoqata e shkrimtarëve, shoqatat tjera shkencore dhe akademike; shoqata e gazetareve, e shoqërisë civile, kur do të flas Akademia e Shkencave dhe e Artit të Kosovës nëse sot nuk flet, kur do të dëgjohet zëri i Bashkësisë Islame dhe i Ipeshkëvisë së Kosovës ) . O njerëz, a jeni duke e parë se një popull të lashtë që me shekuj u ka bërë sfidë vështirësive, sot këmbë e duar ik nga Kosova, si nga ferri, ndërsa të gjithë ne si idiotë shikojmë, rrimë të qetë dhe bëhemi sikur asgjë nuk po ndodh !
Vetëm në Kosovë ndodh që kryetari i një sindikate të uzurpon detyrën Ministrit!
Me vjen shume keq qe udhëheqja e tashme e së SBASHK-ut për arsim po e vazhdon avazin e udhëheqjeve me të mëhershme të kësaj organizate sindikale e cila do te duhej të ishte në funksion te mbrojtjes se drejtave te personelit mësimor – edukativ e jo te promovimit të tyre personal dhe të përdorimit të kësaj sindikate për interesat personale e në dëm të cilësisë së sistemit të arsimit. Unë pata rast ta dëgjoj kryetarin tashëm të SBASHK-ut kur me një krenari flet për” meritat” e SBASHK-ut për vendimin qe personelit mësimor - edukative t’u lëshohen vendimet për punë të përhershme, të cilat janë vendime atavike të kaluarës . Kjo krekosje e tij emocionale, ishte një tregues i qarte se edhe kjo udhëheqje në bashkëpunim jo parimor siç thonë ata me “partnerët social” në këtë rast partnerë social i vetëm është qeveria e cila kushtëzohet dhe detyrohet të lëshon sepse mëton të instrumentalizon këtë lëshim anakronik pe për të fituar vota e për te mbajtur pushtetin e pamerituar dhe të dëmshëm për të ardhmen e këtij vendi.
U shqetësova shume kur dëgjova kryetarin e SBASHK-ut që urdhëron prindërit që fëmijët të mos i dërgojnë në shkollë. Me këtë, veprim zotëria bënë shkelje të rënda ligjore sepse i merr kompetencat e ministrit të arsimit. Ky zotëri nuk e kupton se ky nuk punë me prindër dhe se me ftesën që ky u bënë prindërve që fëmijët të mos i dërgojnë në shkollë bënë shkelje të një morie të drejtave te njeriut dhe të fëmijës të parapara me karta, deklarata dhe konventa ndërkombëtare me Kushtetutën e Republikës së Kosovë dhe me dispozita tjera ligjore.
Mentaliteti fisnor ogur i zi për të tashmen dhe për të ardhmen e Kosovës!
Mentaliteti fisnor që secili që e fiton një post të bëhet mbret, po i kushton shumë shtrenjtë kombit tonë. Zotëria kërkon privilegje të tilla në arsim që asnjë vend në rajon nuk i ka dhe ku papunësia e të rinjve është aq alarmuese dhe e dhimbshme sa shpirti është duke i lëshuar , kur nga Kosova si në kohën e Karagjorgjeviqëve, Pashiqëve Rankoviqit dhe të Milosheviqit, po zbrazet nga popullsia më vitale e saj. Ky , dhe këta zotërinjë, nuk janë duke kuptuar, apo nuk dëshirojnë ta kuptojnë se nëse vazhdon kjo shpërngulje siç është duke ndodhur tani pjesa me madhe e mësimdhënësve do te mbeten pa punë, sepse nuk do të kenë nxënës.
Zotërinjve të SBASHK-ut nuk u intereson se çfarë është cilësia e mësimdhënies dhe të nxënit, sa orë mësimdhënësi i ka brenda dite që të t’i paguhet shujta.Këta kërkojnë rritjen e pagës lineare kështu që nuk është me rëndësi a punon a nuk punon mësimdhënësi , ai e ka pagën e garantuar. Këta zotërinj nuk e di a e dinë se financat në arsim janë të domosdoshme për punë
Rritja lineare e pagave prodhon papërgjegjësi dhe dhunë strukturore mbi fëmijë
Nga viti 2008 pagat e mësimdhënësve janë rritur dy herë nga 25 , që do të thotë se pagat e mësimdhënësve nga vit janë rritur për 50 %. Por shtrohet pyetja kjo rritje e pagave a është shndërruar në cilësi më të mirë të arsimit. Përgjigja është katërçipërisht e saktë. JO. Bile- bile ka tendencë përkeqësimi, sepse pagat lineare nuk motivojnë. Ato prodhojnë pa përgjegjësi e cila i viktimizon fëmijët, meqë pengon dhe deformon dhe devijon zhvillimin fizik, shëndetësor,mental social dhe human të rinjve tanë. Ju zotëri, nuk jeni duke punuar për të mirën e arsimit, sepse po të punoni për të mirën e arsimit ju do ta shtroni edhe çështjen e cilësisë së arsimit, çështjen e mospërkujdesjes së shoqërisë për mësimdhënësit të cilit nuk e kanë shëndetin , që i kanë të dëmtuar funksionet e domosdoshme për mësimdhënie dhe të nxënë të avancuar ( do të insistoni për formimin e Fondit për Pensionim të parakohshëm, për të shpëtuar fëmijët nga dhuna strukturore , do të kërkoni mbrojtjen shëndetësore të mësimdhënësve dhe të nxënësve , do të kërkoni që të ardhurat e punëtorëve të arsimit të bëhen mbi bazën e performancës së treguar dhe të përparimit në karrierë). Sikur Ju të kërkoni këtë dhe sikur kjo të realizohet, qytetarët e Kosovës nuk do iknin nga Kosova si nga ferri.
Kjo është hera e dyte që unë Ju drejtohem me letër publike. Por tani me këtë shkrim i drejtohem ndërgjegjes nacionale nëse kjo ekziston. Ju drejtohem edhe mësimdhënësve që të mos lejojnë qe kjo strukturë e tashme ataviste për interesa të tyre të manipulon me ju dhe t’u detyron ta shkelni kodin etik të profesionit më fisnik në botë. Jam i bindur se në mesin tuaj ka mijëra të tjerë të cili duhet t’i zgjidhni , të cilit do të jenë në gjendje që vërtetë t’i mbrojnë interesat tuaja shumë ma mirë se zotërinjtë e tashëm dhe
Deri sa plaka po krihet, Kosova po digjet!
Meqë më shumë se pesë dekada kam shërbyer dhe ende jam duke angazhuar për të kontribuar sado pak avancimit të cilësisë së arsimit në Kosovë, i shqetësuar me ikjen e këtij populli( para ca muajve në një shkrim timin kam paralajmëruar për”’mortajën e bardhë” e cila me befasojë shumë me shpejtë dhe shume më keq ) tokat dhe shtëpi e tyre, nga atdheu i tyre mijëvjeçar i drejtohem edhe ndërgjegjes nacional që të zgjohet nga letargjia dhe gjumi thellë dhe të ndikojë që kahet dhe dinamika e zhvillimit të Kosovës të merr drejtimin duhur me qëllim që këtij populli t’i hapen vijat perspektive, që organet e rendit dhe të hetuesisë të zbulojnë agjentët e Serbisë pjesa dërmuese e të cilëve janë shqiptare që marrin para edhe nga shqiptarët e pa shpresë por edhe nga fondi i Serbisë për ndërrimin e strukturës etnike ashtu siç e kishte planifikuara SANU( Akademia Serbe e Shkencës dhe e Arteve) në vite ’90 të shekullit të kaluar por edhe epigonët trabantët dhe alter egot e sotëm të Millosheviqit, zotërinjtë Vuçiq dhe Daçiq .
Janë të tmerrshme dhe shumë fyese për popullin dhe kombin deklaratat e “liderëve” tanë kur njerëzit tanë luftojnë për të zënë një vend dhe për te siguruar një biletë për të ikur nga Kosova si nga ferri, a e ata duke buzëqeshur deklarojnë në mënyrë cinike dhe hipokrite se po ndërtojmë institucione, po rrisim sovranitetin, po zhvillojmë rendin demokratik, flasin në emër të votës popullore të popullit që po i braktisë dhe po vendoset në kampet ku Hitleri kishte bërë gjenocidin e tmerrshëm mbi popullin hebreik. Kjo sjellje është plotësisht e njëkuptimshme me fjalën popullore : Deri sa plaka ( liderët) po krihet( buzëqeshin dhe lavdërohen duke u thirr ne votën e popullit që po i braktis), Kosova po digjet.

Qeveri mos nxitni popullin dhe policinë tonë në përleshje për Jablanoviqin!!!



Shkruan: Asllan Dibrani

Koha po afrohet e 4 shkurtit sipas planeve dhe ultimatumeve qe janë dhënë nga opozita. Plagët akoma nuk janë tharë nga protestat paraprake nga goditjet e shkëmbyera në mes policisë dhe popullit. Kosova po përjeton një kaos të stuhishëm dhe të dhimbshëm me dhe akte konfliktuoze , duke i kaluar caqet dhe kornizat e menaxhimit politik nga partitë e opozitës dhe të pozitës.
Shumë kritika adresohen mbi protestat, policinë, udhëheqësit politik dhe në qeveritarët aktual. Këto vështrime epen nga këndi, sipas qëndrimit politik dhe kutit personal lokal , partiak apo edhe rajonal. Kjo situatë është krijuar ngase shumë skeptike ishte edhe përzgjedhje e koalicionit që u përzgjodh pas 6 muajsh të një ngërçi ,qe krijoj paqartësi në popullatë !?. Çështje madhore , siç është Trepça që të mbrohet nga pretendimet serbe bien ndesh me qeveritarët e Kosovës që i shkojnë për shtati Beogradit qoftë me presion ndërkombëtar apo edhe pa te ? Pse mbrohet krimineli serb Jobllanoviq, kur fyen nënat tona që ju masakruan djemtë vajzat dhe njerëzit e dashur???...

Nënat tona nuk duhet lejuar të provokohen as të cenohen për kurrfarë çmimi, po as për kumbarinë qe dikush po e mbanë me Beogradin.

Ato nëna janë tonat që humben bijtë e vet, andaj nuk duhet lejuar të provokohen as të cenohen për kurrfarë çmimi, po as për kumbarinë qe dikush po e mbanë me Beogradin. Reflektimet dhe pakënaqësia e popullit, po merr dimensione me përmasa të ndryshme nga papunësia , perspektiva ekonomike, korrupsion dhe në fund edhe presioni politik duke marr karakter vetshkatërrues . -Zemërimi i popullit për Trepçën ka arsye të plotë qe të protestohet, mbrohet dhe të rezistohet sepse , artificialiteti politik mbi formimin e qeverisë në Kosovë e përjetuan dhe po e përjetojnë në palcë populli duke e humbur besimin në votat që ju dhanë...

Përballja popull -polici në ato beteja aq dramatike ,lind dyshimi se vegël të kujt, po bien policia jonë?
Protestuesit morën dënimin e madh me përgjakje ,rrahje dhe arrestime deri në kryetar të Prishtinës!

Një gjë e tillë nuk ka guxuar të ndodhe me qe shtetet e perëndimit me prestigjitet shtetëror me qindra vite nuk e tolerojnë aktrime të këtilla të torturohet kryetari, polici , studenti apo qytetari në shenjë pakënaqësie nga regjimet aktuale...Edhe ne, qe pretendojmë ta kemi një shtet, duhet kapur modelin e shteteve perëndimore se si duhet ndërtuar shteti...

Po ashtu edhe policia u përgjakën nga protestuesit, qe të vjen të qash për ta .Përballja popull -polici dhe skenat me qytetarët në ato beteja aq dramatike lind dyshimi se vegël të kujt, po bien policia jonë, ta mbrojnë popullin ,kulturën dhe vlerat e tij , apo kriminelet e Beogradit dhe kumbarët e tyre! Kush mbeti pa therë në këmbë qeveritaret!!!Ata mbeten nga katet e larta spektatorë të përgjakjes së popullit tonë me djemtë tanë polic që mezi kemi pritur ta kemi një uniformë tonën me policë tanë që komunikojnë shqip dhe mbajnë rendin shqip...Skandali mbas skandali me orë të tëra të shumë anshme vazhdoj.

Kosove e mplakur nuk mund ti rezistoj as kujt që ta ruajnë ardhmërinë e vet!

Për ta irrituar popullin ishte qëndrimi naiv i Isa Mustafes kur i qante dhjetëra xhama të thyer, apo edhe ndonjë pllakë që ishte nxjerr nga vendi ,apo Hashim Thaqi qe u shpreh, se pati synim për rrënimin e qeverisë duke e harruar Trepçën qe të dy, shpirtin e Kosovës për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës. Sipas tyre ma me rëndësi janë dhjetëra xhama dhe kërrigat e tyre , sesa " Trepça gjiganti i kapitalit " në shkallë evropiane. Qeveri mos nxitni popullin dhe policinë tonë në përleshje për Jabllanoviqin dhe dobësitë e juaja!!!

Policia është e jona ,mos mbroni kriminelet ndërgjegjësohuni sa nuk është bërë vonë .Shkarkoni Jabllanovicin, shkarkoni edhe tjerët ata që janë nën shërbimin dhe dirigjimin e huaj. Mblidhni forcat mbi interesat kombëtare , leni interesat e juaja personale .Ktheni besimin popullit , nxinte zhvillimin ekonomik mos e zbrazni Kosovën, se një Kosovë e mplakur, nuk mund ti rezistoj as kujt, që ta ruajnë ardhmërinë e vet. Veproni me mençuri se mjaft mbetëm shërbëtor të huaj për interesa e të tjerëve!!!???...

"Trepça" si thesar nacional dhe përparësi komparative e ekonomisë të Republikë së Kosovës



Shkruan: Dr. Isa Myftari

Baza lëndore-minerare paraqet elementin më të rëndësishë të pasurisë nacionale të Kosovës dhe pjesë të forcave konstitutive të shoqërisë (kapacitetet e ndërtuara dhe potencialet natyrore dhe njerëzore) – duke marrë në konsideratë motivet ekonomike të krijimit dhe shpërndarjes së produktit shoqëror.
Në krijimin dhe shpërndarjen e produktit shoqëror, resurset/pasuria minerare e ”Trepçës” paraqet jo vetëm thesar nacional por njëkohësisht edhe epërsinë më të rëndësishme komparative të ekonominsë të Republikës së Kosovës – duke shfrytëzuar faktorët e bollshëm relativ të prodhimit që sigurojnë nivel të volitshëm profitabil të këmbimit tregtar, veçanërisht atij ndërkombëtar.
Meqë Kosova është shumë e pasur jo vetëm me thesar - resurse minerale por edhe resurse të tjera duke përfshirë tokë pjellore - andaj edhe synimi që Sërbia atë ta okupojë, respekt ta bëjë për vete. Është e njohur politika dhe luftrat strategjike se ato bëhen për territore të pasura me resurse të ndryshme e jo për popullatë. Kjo veçanërisht vlen për popujt barbar dhe politikat e tyre – siç është populli sërbosllav, por asgjë s’është më i mirë populli grek/helen, por edhe popuj të tjerë përreth shqiptarëve. Andaj territoret autoktone dhe shumë të begata gjithandej ku jetojnë shqiptarët, duhet të mbrohen me çdo çmim meqë ato janë jetike për popullin shqiptar që me punë të sigurojë mirëqenie ekonomike por edhe për t’i ruajtur veçoritë e veta gjuhësore, kulturore etj. – në të kundërtën shndërrohet në popullatë të robruar.

Dhe popullit shqiptar i Kosovës ia doli, që pas 100 vite okupimi/pushtimi sërbosllav, ta rikthej territorin e Kosovës. Kjo ndodhi falë sakrificës me çdo çmim – atdhedashurie sublime të pupullit të saj me organizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK, si KRYEVEPËR e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Dhe vetëm e vetëm lufta e UÇK, respekt. lufta e bijve dhe bijave më të devotshëm, pra të atyre duke qenë të gatshëm të bëjnë dhe të japin gjithçka për atdhe, dhe gjaku i tyre bëri që përfundimisht territori i Kosovës pushoi së qëni i okupuar/pushtuar nga sërbosllavi. Pra territori i kosovës iu kthye Kosovës me pushkë e jo duke mbajtur ”konferenca për shtamp” të Rugovës/LDK.
Territori i Kosovës (atë çka është fituar me gjak) përherë duhet mbrojtur edhe nga falsifikuesit e neneve të ligjeve të caktuara dhe nga të përzgjedhurit/deputetët që në një ose tjetër mënyrë bëhen argarë (lexo: tradhtarë) duke votuara ligje të falsifikuara në dëm të ”Trepçës” (lexo: territor të Kosovë) qoftë edhe për një pëllëmbë dore.

Borxhet e "Trepçës"

Meqenëse ”Trepça” është subjekt afarist, atëherë ata që ”Trepçës” i kanë dhënë huazime ose ia kanë lejuar shtyrje të afatit sa i përket pagesës së huazimeve/kredive janë kredidhënës/kreditorë të ”Trepçës”. Për borxhet/obligimet e një subjekti afarsit gjithmonë duhet të ekzistojë kontrata e shkruar në të cilën gjendet kush merr, sa dhe afati i fundit kohor i kthimit të borxhit/obligimit.
Edhe pse s’dihet saktësisht dhe besueshmëria e borxheve të ”Trepçës” në kohën e Millosheviqit, Qeveria e Kosovës e ka dhënë shifrën mbi 1,4 milionë €uro kërkesa për borxhet e ”Trepçës” – ku pjesa më e madhe e tyre 907 milionë €uro (= 64% e totalit të borxht) janë obligime ndaj pagave të papaguar të punëtorëve të ”Trepçës”.

Komentimi kreativ

Me çështjen/problemin e borxheve merret edhe Plani i Ahtisarit për Kosovën. Sipas një deklarate të Mladjan Dinkiq, derisa ka qenë ministër i financave të Sërbisë (i referohem NIN-it, 28. Shkurt 2008.), pra menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovë më 17. Shkurt 2008, se ” borxhet e Kosovës ( konsideroj edhe të ”Trepçës – I.M.) është dashur gjithsesi të zgjidhen para se të bien nën kompetencat e atij Plani (të Ahtisarit) edhe pse Sërbia se ka pranuar atë Plan ”. Këtu vlenë të theksohet se duke u mbështetur në analogji të pjesshme në sport (një ekip në garë mund të arrijë fitore edhe si pasojë e gabimeve të kundërshtarit), andaj kjo neglizhencë e Sërbisë mund të shpie në atë që Serbia duhet t’i paguaj këto borxhe të ”Trepçës”. Por Sërbia këtë çështje mun ta çojë në arbitrazhë (një trup i pavarur kompetent, pranë Klubit të Parisit, ku palët në kontest pronësoro -juridik ia besojnë marrjen e vendimit meritor me të cilën zgjidhet kontesti i tyre). Sipas Klubit të Parisit, por edhe Bankës botërore, huamarrës mund të jenë vetëm shtetet sovrane – është gjasë e madhe që me komentim kreativ këto borxhe të ”Trepçës” duhet, pra t’i paguaj Serbia.
Sa i përket komentimit kreativ, kjo vlen edhe për mundësinë e anëtarësimit të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, OKM. Kur bëhet fjalë për pranimin e anëtarëve të ri, që është e përfshirë në pjesë të Kartës së Kombeve të Bashkuara, me të cilën rregullohet së pari puna e Këshillit të sigurimit,KS, dhe pastaj të Asambles së Përgjithshme,AP, mund të ketë disa momente që prapë mund të jetë shpresë e madhe për Kosovën. Anëtarësimi për pranim të Kosovës në OKM; së pari kërkesën e Kosovës e shqyrton Këshilli i Sigurimit, KS.

Këshilli i Sigurimit jep rekomandime Asambles së Përgjithshme, e cila përfundimisht vendos për anëtarësim. Proçedura e vendimmarrjes ne KS i nënshtrohet komentimit kreativ për situatën konkrete (të Kosovës). Së pari Asambleja në parim vendimet i merrme 2/3 e votave.
Por njohësve të OKB gjithashtu nuk ju është tërësisht e qartë se pesë anëtarëve me të drejta vetoje a ju shtrihet vetoja edhe në ”rekomandime”ose edhe ato konsiderohen vendime sui generis. Nëse e drejta e vetos në këtë rast nuk funksionon – atëherë Sërbia nuk mund të shpresojë të ketë sukses , përmes Rusisë dhe eventualisht Kinës, në aksionin e vetë të pengojë anëtarësimin e Kosovëd në OKB. Edhe këtu në këtë rast, duke u mbështetur në komentimin kreativ në proçedurën e vendimmarrjes, respekt. në analogji (por, në këtë rast analogjisë së plotë) si në rastin e pranimit të Bjellorusisë dhe Ukrainës të cilat atëherë e kanë pasë stastusin e veçantë) – të paktën Kosova njëherë mund ta merrë statusin e veçantë e më vonë edhe anëtarësimin në OKB, me ç’rast edhe formalisht përmbyllet shtetësia, respekt. sovraniteti i Kosovës (pra, pronësia e popullit të Kosovës ndaj territorit të saj)

Alternativat e procesit të transformimit të "Trepçës"
Pas përfundimit të luftës çlirimtare të Kosovës më 1999 dhe përvetësimit të ekonomisë së tregut të lirë është mundësuar paraqitja e pronës private dhe mundësia e themelimit:
. të ndërmarrjeve të kapitalit/aksionare; pastaj
. të ndërmarrjeve partnerës/ortakërie;
. të ndërmarrjeve komanditore;
. të shoqatave ekonomike; dhe
. të firmave private
ku prona private dominon.
Por , në rrethanat kur ”Trepça” pritet t’i nënshtrohet transfromimit të saj:
. në ndërmarrje publike/shtetërore;
. në ndërmarrje korporative/aksionare; ose
. të japet në koncesion

janë çështje që sipas moratoriumit mund të zgjasë deri në 18 muaj – duke e dokumentuar transformimin me një strategji të veçantë dhe Ligj të veçantë për ”Trepçën”.

Unë kam bindje se çështja e transformimit të ”Trepçës ” duhet të definohet në drejtim të ndërmarrjes publike, meqenëse ekonomisë së ”Trepçës” – këtij aseti gjigant dhe begatie kombëtare – i duhet nga pikëpamja morale që shteti ta drejtojë dhe mbikëqyrë. Pra,”Trepçës” i duhet shteti si arbitër, i cili i bie bilbilit kur loja bëhet e pandershme, një arbitri që ndëshkon me karton ” të verdhë ” e ” të kuq ” . Kështu të pakten për 10 vite të ardhshme e më vonë mund të bëhen transformime të tjera të domosdoshme sipas rrethnave aktuale.

"Trepçës" i duhet një staf drejtues:
. që ka ide ndërmarrësie;
. që pengesat dinë t’i tejkalojë; dhe
. që çdoherë krijon punë kreative për vete dhe nxit për të tjerë.
Autori: është Doktor i ekonomisë; dhe ish Drejtor për çështje ekonomike të Xeherores me flotacion ”Trepça” – Stantërg.

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...