Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/02/07

Mëkatarët para gjyqit...

(www.sa-kra.ch)


       Përgatiti: Adem ZAPLLUZHA






ANTOLOGJI E POEZISË MODERNE SHQIPE




MAZLLUM BARALIU




          
             Hyrje

            Prof. Dr. Mazllum Baraliu Ka lindur në Bukosh të Komunës së Therandës.
            Shkollimin fillor dhe të mesëm e ka mbaruar në Therandë dhe Prizren, ndërsa atë superior në Prishtinë dhe Zagreb të Kroacisë.
            Mazllum Baraliu është profesor në Universitetin e Prishtinës. Është autor i shumë botimeve dhe i mbi dhjetë veprave artistike, shkencore dhe profesionale.
            Profesor Baraliu me vite të tëra ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në sendërtimin e Republikës së Kosovës dhe pavarësisë së saj. Në periudhën e pasluftës, ka vazhduar të kontribuojë në ndërtimin dhe udhëheqjen e institucioneve të Republikës së Kosovës, me shkencë, arsim dhe në letërsi. Edhe tani në mënyrë intensive punon në konsolidimin dhe avancimin e shtetit të Kosovës dhe kauzës kombëtare. Aktualisht është profesor i Universitetit "Hasan Prishtina"
            Deri më tani Baraliu ka botuar këto vepra letrare:
            "Lumëzime dashurue", "Rilindja"- Prishtinë;
            "Dëshira të qëndisura", "Rilindja" - Prishtinë;
            " E bukura Ilire", "Eurolindja" - Tiranë;
            "Valët e Madrigalit", "Rilindja" - Prishtinë;
            "Mësimi i pa mësuar", "faik Konica" - Prishtinë;
            "Bulëzat e Blerimit"; "Faik Konica" - Prishtinë;
            "Qyteti i shkronjave", është libri më i ri me poezi i shkrimtarit.
            Mazllum Baraliu është anëtar i rregullt i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.
            Mbi 43 vite jeton dhe punon në Prishtinë.




                         
EMTIO SPEI*

Ia verbonin sy e mendje
me injektime ultra violete
e ai: "Vapa do duruar, se të heq
reumatizmin kolektiv"…

Hijet e natës ia herrnin tufën,
ai  u lutej "engjëjve bukëpërmbystë"
që në prapaskena e tallandi
shekujt i ngjyrosën
me gjak e me hi-gri.

Ua thanë trutë e ua prenë në pyje
(shkurt) drutë,
me rulet e serenadë shkelmore,
ata më shtrenjtë se lëkurën e Adamit
e të leopardit,
kërcunërisht blejnë shpresa të mjegullta…

Ruajnë e humbin çdo gjë e asgjë,
salutojnë, këndojnë e çirren horizontalisht
hidhen e përdridhe vërdallë
si drerë e sorkadhe në rruzare,
vallë, ç’i thonë kësaj?
shpresë  në thes, ecje apo valle,
tregtim kohe, apo emtio spei!

Demiurgët nga neveria
në ndërdyzje paranoike
e dehje somnambuloze
zëngjirur mezi këlthasin:
-karvanë të nëmur, keni mendjen,
Piratët e shekujve në kthesë…


DILEMË PËR KATRENË

Duke shkruar një katrenë
thellë u kredha në dilemë

Fjala është për arë e farë,
cila më shumë vlen në kandar?

Mendja bluan këtë gjykim:

Pa arë ç’vlen fara,
Pa farë s’bin ARA!

Të bekoj shoshën, zë në thua
të mallkoj farën, nuk dua

Dialektikë materialiste
do të thoshte Marksi

Ç’të donë profetët le të thonë,
Kah të sillesh-z e z o n ë…


NJË LUMË MËSHIRË

Thonë është humane dhe mirë
të kesh një lumë mëshirë

të pabëra e mëkate të mos bësh kurrë
edhe kur inkvizitorët të vënë në turrë

mëshirë e mëkat
dy qarkore takuar në lak…

Zotërinj, ndërtoni një gotë mëshirë
mëkatet lindin me hir o pahir…!

Kullëshpresat nga jashtë ndërtohen,
nga Brenda shkatërohen.


DËSHIRAT DHE SHPRESAT

Çudi, përse dëshirat janë yjet
nga do shkojnë thurin kurorë!

Janë si ëndrrat fëmijërore
shpeshherë të ëmbla të dashura
por prore të pakapshme!

Janë si ylberi spektrorë
të bukur e laryshorë
por si idhnakë që janë
papritmas zhduken e muken! 

Janë si drita e rrita shpresat dhe dëshirat
me ty janë s’preken me dorë
shtojnë vullnet mbase dhe prita,
(me shungullimë të mbushin gëzim)
Na bëjnë kalorës të shtegut DIELLOR.


PANAIR SILUETASH

Sa durim na duhet për ta kaluar detin
një qiell I tërë guxim për ta qetësuar rrëmetin

kohët lozonjare korbë-mbarsur mëkatesh
panair siluetash të miliona fatesh

s aura "sejratesh" ne duhet sprovuar
artin e qëndresës në legjendë shndërruar

drunjtë e pyjeve tona horizontalisht rriten
për blerim të uritur brejtjes ia zënë pritën

sa kohë buzëgremine shkëmbi ta mbajë bjeshkën
"kurbaneve" të paradoksit tash do hequr rreshkën

A t’i shijojmë frytet e pemës së Tantalit
t’i shërojmë pa hile ligatinat dhe moçalet…

le ta marrë flijimin e caktuar
që të mos riudhëtojmë rrugës së përshkruar.


PËRTYPJET SFINGORE

Nga përtypjet sfinksit
shkumëzonte mjerimi,
fijet e fatit shkunden
si gjethet e dyllta vjeshtore

Toka dërdëllit e lëngon
kur e pështyn e ndrydh marrëzia!

Mos këputni blerimin
se buzëqesh shkretëtira

Zogjtë vdesin  në këngë e pa fole…


AGIMET E SHTERRURA

Qëlloi të ishte darkë djajsh
në  sheshin e nimfave,
këndohej e pihej
dhe qonin dolli
në kupën e bardhësisë
së plisit…

Golgotë e dragonj
mëkatojnë 
për pre e trofe…

I dëgjuan ujqit
të ulërinin në pyll,
frengjitë e kullave gulçonin.

Dekadencë drite,
Kadencë skëterre!

Shterej e shterej agimi
Qielli i stërkequr ,
Shi e dritësi askund

Në kllapi flitet
Me verbëri
Mu në ditën e Shën Gjergjit!


ENGJËLLIMI I MËKATARËVE

Mëkatarët para gjyqit
(ditën e gjykimit)
filluan  të fajësohen reciprokisht,
si gjelat e dehur të grinden
për mëkatet e bëra
dikush nga porota
propozoi që të shndërrohen në engjëj
pastaj të përgjigjen
me radhë një nga një…

Dita e gjykimit sapo mbaroi,
Mëkatarët bijë të Hadit
Si gjithherë
Vazhduan këngën e vjetër!
Kryegjyqtari dhe porota
Caktuan seancën tjetër,
(u lanë kohë
Pendimi e përmirësimi),
Azraili i ftoi sërish në gjykatore
Por kurrë s’i futi më në dorë
H e r ë n  t j e t ë r!

MOLLË E KUQE TRUNG I NDARË

(www.sa-kra.ch)


       Përgatiti: Adem ZAPLLUZHA






ANTOLOGJI E POEZISË MODERNE SHQIPE




NEZIR PROKSHI




          
             Hyrje

          Nezir Prokshi u lind më 15 tetor 1945 në Vërbovc të Drenasit. U shkollua në vendlindje e në Prishtinë vazhdoi shkollimin e mesme – drejtimi ekonomik. Studioi në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Prishtinës pa shkëputje nga puna. Shkruan poezi e proze. Zotëron një arkiv të pasur të trashëgimisë etnokulturore veçmas në lëmin  e folklorit. Botoi në të gjitha gazetat e  revistat e kohës në Kosovë, Maqedoni e Shqipëri.
            Që nga viti 1967 ishte korrespondent i ’Rilindjes” i Radio Prishtinës dhe i TVP. Nga nëntori i vitit 1990 kur u instaluan masat e dhunshme të Serbisë ishte i papunë deri në përfundimin e Luftës kur u punësua në MPMS.
            Krijimin e parë letrar e botoi në revistën “Zëri i Rinisë” në vitin 1966. Nga opusi në fushën e letërsisë ka botuar vëllime me poezi: Luadhi Kohës, (1973), “Kohë Idhnake” (1987), “Shi me Diell” (1997), “Sheshi i Shpëtimit” (2007), “Lulet e Kosovës” (2010), “Qiejt Ilirianë” (2011), “Mbretëria e Ëndrrave” në gjuhën Rumune në 2o11, “Me Flamur në zemër” (2012) dhe “Gjysh – Dielli a ka Sy” (2012). Më pastaj në lëmin e publicistikës e të prozës ka botuar: Ditar lufte “ Mbijetesa e popullit të Drenicës më rrethinë) (2007) në botim të Radio Kosova e Lirë dhe  një libër monografik  “Baca Dinë -  dritë i shtigjeve të djemve të Lirisë” në botim të SHBP të Kosovës. Është fitues i disa çmimeve letrare. Poezitë e tij janë përkthyer ne gjuhën Rumune  anglisht. Është përfshi në disa antologji në Kosovë e Shqipëri. Është Botues i SHB “MESHARI” Prishtinë
            Aderon në Lidhjen e Shkrimtarëve të Kosovës.
           


MBRETËRIA E SHPRESËS

Çuditërisht  pa hile
E donte  Shpresën
U dashurua sa ishte i ri
Edhe babë e babagjysh
Jetua kishin me te
Ajo kishte gjithë fuqinë magjike
E binte shiun, pranverën, verën
Kapërcente muzgun
Në agullimë vinte me diellin

Kur e kundërshtonin kopilët
Thoshte
Botën ta jap Shpresën jo

Me te ecte, me te ëndërronte
Me te bënte gjumë
Si Mbret

Vitet i kalëronte
Anë e kënd botës

II

Kur kapërcente ndonjë rrebesh
Kohë idhnake,
Orëliga kur trokiste në dyer të hapura
Para se të këndonte këndesi
Ai ia thoshte këngës majë  krahu
Ndalonte  kur tretej në meditime
Mërmëriste:
Botën ta jap Shpresën jo

Koha s’ndalon
Shpresa ecte para tij

Te nesërmën
Jetonte në të veten kohë

Besonte  në të magjishmen fjalë
Kurriz e kishte Lirin


Nga Homeri mësoj poemën me mija vargje
Siç mësoi të shoh përtej errësirës
Përtej bjeshkëve, përtej fjalëve...

Një ditë, 
Dimër i acartë
E arrestuan
E shpallën “Rebel”,

Luftën për Liri pa Liri
E bënte nëpër qelitë e errëta

Kur e kërrusën stinët dhe e zbardhen motet
I thanë; Je i  Lirë, pa  L i r i

III

Ai vërtetë mbeti i pathyeshëm
I palëkundur nga Shpresa për Ëndrrën
Besonte
Kërkonte liri
Edhe sot e donë drejtësinë
Kurrë se di pse
I besonte bestytshëm Trimit
Se do e sjell  Lirinë

Me gjenin pellazg pranverën e priste
Në toka buke në Fushëkohën dardane
Dëgjonte tinguj në Harpën e Arbrit
Si hante palla për Shtat mbretëritë

Paj,
Mbret ishte 
Kaluar mbretërive tërë botës.


MOMENTE POETIKE

Gjithë këta qiej
Mbi këtë vend krejt të sheshtë
Në qiellin e parë fluturojnë Mjellmat
Edhe ndonjë lejlek i harruar

Në të dytin pluskim bore
Retë që zihen e dalin nga dielli

I treti një Zot e di, pak më lart një avion
Udhë të bardha bën në qiej Ilirianë mbi liqe

Matanë bjeshke në brezare ndrit një Yll
Mbi Gjole flutura  botë e rrallë bimore, lule
Duken barka të vjetruara mbetur brigjeve

Enkelana fle në çatinë e bjeshkës
Mbi liqe Nositët nuk duken, kanë ikur qëmoti



Thonë sa herë Lasgushi  e këqyrë Mitrushin
E herë hëna zbret e plotë, e Yjet
Kur yjet prushojnë  lind dielli n’Enkelanë

E kur të zdirgjem në rrafshin e Dushemishtës
E po u zhvesha lakuriq i çmendur do me thonë
Të gjitha fyerjet e tundimit do i marr në kraharor

Se më kanë dehur erërat me aromë Liqeni
Se më ka mplakur e Premtja kur u poqa me Zanafillën

E te plakëm në mes kësaj bardhësie o Zot

                            
MBRETËRIA MAGJIKE E HIJES

Kur vjen nata
Poema e hapur në tryezë
Grindet me metafora

Mbi mua kalërojnë
Shkëmbinjtë të mbërthyer
Majave të thepisura
Zbehen bardhësitë    
Luadhet me këmisha të përhitura
Lakuriqët që donë t’ia ndalin
Bubullimën qiellit
Ofshame te bezdisura
Labirinteve përrallore

Shenja të orëve të liga
Po ikin
Thanë po i përpinë errësira
Ka rënë një sëmurje e keqe
Në një lugajë që ka marr zjarr
Trishtimi do të përvidhet
Në mbretërinë magjike te hijes

Fatziu unë që nuk mu takuam
Në stinën e përtëritjes
Imazhe rastësore përshkonin qiellin
Ngadalë në duart e Lirisë


RENKIMI I ESHTRAVE

Rënkime vaje gjemë
Palca shpirtrash
Të shqiptarëve të vrarë

Të mbuluar nën ritmin
E krakëllimave të sorrave
Në errësirën e natës

Kur lakuriqet fluturojnë
Pa hënë
Të fshehur në brendësin
E  muzgut

Sa larg ndihet rënkimi
Gjema, fjala hidhërimi
Flakë digjet
Me vargun tim kryeneç

Numërojnë ditët vitet
Epokat të mbuluara
Me pëlhurë të përhitur

Se koha erdhi  për të rrëfyer
Për shekujt e dhunuar
Në një botë mbërthyer
Në ethe plagë e  dhembje

Të shpërndara qençe
Pa u shënuar emër varri

Le të rendon dheu mbi kokë
Ndritur nga drita e mëngjeseve
Me plot  Diell Lirie
Në qiejt Ilirian


MOLLË E KUQE TRUNG I NDARË

Dhe një varg seç lindi sonté si një Yll që muzgun ndritë
Dhe një këngë që mori përrenjve puthi Majat
Në Diell u ngjit

Dhe u gëzua shumë
U gëzua posa preku në  gur e cung
Metaforë s’është Mollë e Kuqe patëm emër edhe trung

Trung e fruta, degë e Mollës, lule e pemës mbeten të tharë
Seç nis udhë Syri Vargut, mbushur mall si mërgimtar

I  përlotur syri  nënës loton nën qepallë
Shihte ëndrra për  mote kthimi, në kraharor digjej, kishte mall

Dhe një ditë një Fundprilli, thane në Kosovë e ke një Varr
Është mbushur  gonxhe aromë Prilli, Trungjet Sythe, Fushat bar
           

FALJA E GJAQEVE

(www.sa-kra.ch)


       Përgatiti: Adem ZAPLLUZHA






ANTOLOGJI E POEZISË MODERNE SHQIPE




ALI PREBREZA




          


             Hyrje

           Dr. Ali M. Prebreza u lind më 15.II.1963 në Bardh të Madh, Fushë-Kosovë. Rrjedh nga  një familje atdhedashëse dhe arsimdashëse. Të  gjithë vëllezërit ishin të kyçur aktivisht në ilegale ndërsa babai i tyre është “fajtori” kryesor pse të gjithë djemët e tij (katër ) e kryen fakultetin e deri në doktor shkencash anipse ai ishte gjysmanalfabet. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen dhe fakultetin e mjekësisë drejtimi i stomatologjisë në Prishtinë, studimet postdiplomike në lëmin e kirurgjisë orale poashtu në Prishtinë. Para lufte punoi si arsimtar i kimisë-biologjisë në shkollën fillore të Bardhit. Luftëtar aktiv i ilegales dhe luftës së hapur kundër okupatorit serb nga ditët e para të daljës në dritë të UҪK-së.
            Pas lufte nga dhjetori i vitit 1999 u emrua drejtor i shtëpisë së shëndetit në themelim, nga viti 2001 punoi në KK Fush-Kosovë si zëvendësdrejtor e më vonë nga 2003 deri në shtator të 2011 ishte drejtor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “dr. Fatmir Krasniqi” Fushë-Kosovë, tani kryen detyrën e udhëheqësit të shërbimit stomatologjik në QKMF si kirurg oral.
            Anëtar, kryetar dhe redaktor i grupit letrar “Shkëndiat e Arta”, Bardh i Madh. Tani është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës si dhe kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve “Naim Frashëri”, Fushë-Kosovë.
            Vargjet dhe tregimet e Ali Prebrezës janë botuar nëpër shumë gazeta dhe revista.
            Me shkrime është marrë që nga klasa e gjashtë. Ka pasur fatin e keq që krejt krijimtaria e paraluftës i është djegur. Pas lufte ka botuar dy vepra: një përmbledhje me poezi për të rinj dhe të rritur dhe një tufë me pjesë skenike për fëmijë. Po ashtu në bashkautorësi ka të botuar edhe një libër me poezi të bashkatdhetarëve. Ka gati për botim edhe 11 vepra të tjera me poezi për fëmijë dhe të rritur.
            Jeton me familje në Bardh të Madh.




MOS  U  MUNDONI
 ( Adem Jasharit)

Mos u mundoni
T’ia nxirrni rrënjët
Se ai rrënjë ka tokën

Mos u mundoni
Ta ndani nga dielli
Se ai diell i diellit është

Mos u mundoni
Ta lini vetëm
Se ai në çdo zemër ka emër

Mos u mundoni
T’ia ndalni këngën
Skënderbeu ia la amanet

Mos u mundoni
T’ia vidhni dashurinë
Se ai bukuri përrallore ka

Lërini mundimet
Lërini
Se ai i pavdekshëm është       



RREZE  DRITE
( nënës sime )

Sa të  ka hije
Të   rrisësh jetën të nde
Djepin plotë  diell

Të  buzëqeshin
Sytë  dhe zemra
Rrita jote

E pushton në  gji
Aty mbinë  lulja
Engjëj plotë  në  lule

S’të  nxinë  shekujt fytyrën
As kohërat e çmendura
Mbete vetëm njeri



MIKES

Kur të  kthehesh një  ditë
Me breshëri fjalësh memece
E ballin tre pash mbi hundë
Duke grimcuar mendjen
Si fletën e ahut minjtë
Të  drurit të  rrëzuar nga malli
Hapi dritaret dhe shkallët numëroj
Athua qiler të nusërisë  tani në  qiell
Ruajnë  samarin që  i vumë  kohës në  shpinë
Apo drita e diellit verboi lulet
Dhe bebëzën tënde me brymë

Dhe ta dish se si fëmijë
I pa lindur shekujve fanar
Kam për të  mbetur përulur
Si kështjellë  e pa thyeshme në  përrallë

Kur të  kthehesh atë  ditë
Kanë  për të  lindur gurët në  zall
E kënga do të mi marri thinjat
Dhe zemrën time si të  isha beqar



LAGJES  SIME

Në  lagjen time
Ka njerëz të  dijshëm
Mençurinë  e fshehin nën kapelë

Në  lagjen time
Ka kohë  që  kanë  ikur
Janë  strukur nën mjekra
Dreqër me dasmorë

Në  lagjen time qeshin
Cuca me fustan  të  shkurt
Fëmijët rrinë  të  menduar
Sa janë  të mirë  e të urtë

Në  lagjen time
Vetëm heshtakët
Kanë  humbur  udhë



NE

I hoqëm shalën atit
T’i vë më  samarin vetë s
Hipokritët buzë qeshën qosheve

Në  avullin tonë  lahemi çdo ditë
E djersën tonë  me gjak e pimë
Buzët sa shtresa me shkrum  i vunë

Si korbat e bardhë  plasëm
E krahë t i huazojmë  hënës
Vafshi në  nëntëqind e sa të  nënës na thanë

Hije iu bë më  vetës në  pasqyre
Skeletin tonë  pikturuam me rreze X
Të  mos na magjepsi magjia e rrenës



FALJA  E  GJAQEVE

Nuk kemi të  falim
Asgjë
Vetë m gjakun dhe fjalë n

Na mbollën në  mes
Kaçat
Thikat dhe ndarjen

Ne dimë  të  falim
Japim
Besën e gurit

Ai që  falë  gjakun
Mbillet
Shqipe e flamurit

Mos merrni hak
Njerëz
Mjaft kemi derdhur gjak

Kosovës t’i falim
Arsyen
Këngët e fëmijëve në  lulak

SKËNDERBEU KA LINDUR NË SINË TË DIBRËS ( Ese)

Instituti i Studimeve Ushtarake të Turqisë provon tezat e studiuesit Fatos Daci   Halil Rama është   publicist, shkrimtar dhe autor i mirë...