Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/02/11

Ti je frikacak miku im

Ti je frikacak miku im

Blerta Blakaj


Frikacak!!! A jeni ju frikacakë, që po ikni nga vendi juaj? Po besoj se jeni, edhe e marr guximin t’iu quaj të tillë.

Po ikë nga vendi për të cilin luftuan babë, gjysh e stërgjysh! Po ikë nga toka për të cilin me shekuj, thuhet të jetë derdhur gjak! Po ikë nga vendi të cilin nuk e zhbënë dot, armiqë e sundues të tij…
E tash po thua se ti paske arsye më të fortë ta “tradhtosh” këtë vend ?!

Dëgjova të thuash se qeveria i paska fajet dhe se qeveria të paska ndjekur nga këtu! Ta zëmë se ti paske të drejtë dhe qenka tamam siç po thua! Por unë prap të quaj frikacak, sepse edhe ti lejove që një qeveri që ka 10, 50, ose 100 veta, të të dëbojë nga shtëpia jote!
Si paska qenë e mundur që më herët e për këtë Kosovë, të kenë luftuar, babë, gjysh e stërgjysh, e ti sot të thuash se “s’ke çfarë bën” dhe duhet të ikësh!

Prandaj unë të quaj frikacak dhe s’pajtohem me ty.

Po nëse këta që janë në qeveri sot, nuk qenkan të zotët e punës, atëherë vëre dike kujt i beson ti. Ose po deshe ulu vetë atje, në mos përpiqu që ti ta bësh shtetin për vetë.
E di, ti tash do të pyesësh se si mund të bëhët kjo? Unë di të të them se nuk është e pamundur! Bile nuk është aq pamundur sa ta braktishësh atdheun dhe të provosh të shkosh atje ku nuk të duan!
Po ty të dëgjova të thuash se “gjendja e mjerueshme ekonomike s’qenka arsye e largimit tënd”! Ndoshta edhe mund të mos jetë, sepse ti ndoshta pate kulm mbi kokë, e tash qëndron nën tendat e lagështa të vendit të huaj! Cila është më mjerim? Unë them se ai i tendave të lagështa, i vendit ku nuk të duan, dhe ku, vetë po thua të përbuzin. Prandaj unë të quaj frikacak.

Nuk them se je “habdall e budalla” edhe pse mund të të kenë mashtruar ata që ka kohë që janë “rahatuar” në vendet e premtuara e që ne i kemi quajtur gjithmonë bashkatdhetarë.

Je nisur miku im në një rrugë pa krye, duke e braktisur edhe këtë fakultetin tonë e quajte të mjerë, por harrove që atje do bësh veç një krah pune më shumë, veç një të përulur më shumë, prandaj unë të quaj frikacak.

Kosova mund të jetë një si lloj “getoje” e një jete që nuk e gëzojmë sa e siç duam, por bile këtu nuk mund të jemi aq të përbuzur. Prandaj unë të quaj frikacak!
Unë do të vazhdoj të rri këtu, sepse nuk jam bindur se ka njërëz që mund të ma marrin hisen e diellit e as frymën, qofshin ata 10-50 ose edhe njëmijë njerëz të qeverisë së “urryer”. Ata rrinë aty ku janë, vetëm sepse mund të ketë frikacak si ti miku im, që ikin për të mos u përballur!

Nga Flori Bruqi: 55 vjet në shërbim të shkencës e arsimit:Prof.Dr.Isak Shema


Fakulteti i Filologjisë i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës dhe Kolegji “Iliria” organizon aktivitetin e përbashkët kushtuar 75 vjetorit të lindjes dhe 55 vjetorit te veprimtarisë arsimore kulturore e shkencore të profesor Isak Shemës. 



Veprimtaria 55-vjeçare e Isak Shemës


Derisa vepra “Identitete letrare I” përmbledh studime letrare të prezantuara në manifestime kulturore, arsimore dhe shkencore, ku shquhet identiteti kombëtar i letërsisë shqiptare dhe karakteri universal i saj, në veprën “Kultura dhe identitete letrare” janë përfshirë punime, vështrime dhe recensione të shkruara nga autorë bashkëkohës për krijimtarinë shkencore në fushën e shkencës së letërsisë të Isak Shemës. Të dy librat janë promovuar në organizimin për nder të 75-vjetorit të lindjes dhe 55-vjetorit të veprimtarisë arsimore, kulturore e shkencore të Isak Shemës, i cili ka shkruar kritika për shumë shkrimtarë të letërsisë shqipe. Shema është shprehur falënderues për këtë organizim.

Sedat Kuçi, dekan i Fakultetit të Filologjisë, ka thënë se si mësimdhënës i rregullt, Isak Shema ka realizuar procesin mësimor shkencor në shumë breza të studentëve të degëve filologjike të Fakultetit të Filologjisë. “Gjatë aktivitetit të frytshëm shumëvjeçar, ka dhënë ndihmesë të çmuar në zhvillimin e arsimit, të formimin dhe aftësimin e brezit të ri”, ka thënë Kuçi.

Profesor Isak Shema është doajen i arsimit shqiptar, është model i një profesori të palodhshëm, i cili gjatë karrierës së vet asnjëherë nuk pushoi, duke kontribuar për arsimin shqip dhe studimet në letërsinë shqiptare, ka thënë Arsim Bajrami, ministër i Arsimit, i cili i ka ndarë mirënjohje për kontributin e tij Isak Shemës. “Një mirënjohje për punën që ai e ka bërë në ngritjen e brezave të rinj dhe që të shërbejë figura e tij si e një punëtori të devotshëm, i cili asnjëherë nuk u ndal duke kontribuar”, ka thënë ministri. 

Akademik Rexhep Qosja është shprehur se Isak Shema është protagonist shumë i rëndësishëm i arsimit shqiptar në Kosovë. “Si studiues i letërsisë nuk ka qenë kronikat, por e para ka qenë historian i letërsisë, i cili i ka përzgjedhur autorët për të cilët ka shkruar, ka përzgjedhur çështjet për të cilat ka shkruar, temat me të cilat është marrë dhe kjo e karakterizon krejt krijimtarinë e tij”, ka thënë Qosja. Sipas tij, Isak Shema është studiues dhe historian i letërsisë që lexohet me kujdes të veçantë dhe i cili ka kontribuar në mënyrë të veçantë kulturës së leximit në përgjithësi në botën shqiptare.

Në këtë shënim përvjetorësh janë promovuar dhe dy libra të Isak Shemës, “Identitete letrare I” botuar nga Instituti Albanologjik dhe “Kultura letrare bashkëkohore” botuar nga Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës.

Hysen Matoshi, drejtor i Institutit Albanologjik të Prishtinës, ka thënë se “Identitete letrare I” është e strukturuar në katër kapituj, që përbëjnë kontribute të ndryshme. Si thotë ai, dy kapitujt e parë trajtojnë lëndën letrare, derisa i treti merret me aspektet e shkencës së letërsisë, kapitulli i katër përmban materie bibliografike. “Në njëfarë mënyre gjen këtu tonalitetin e letërsisë si krijimtari, si studim, interpretim, por edhe bazën e saj burimore”, ka thënë Matoshi.

Bashkim Kuçuku, nga Fakulteti i Filologjisë dhe i Historisë në Universitetin e Tiranës, thotë se koncepti i përgjithshëm i identitetit që autori e ka vënë në titull është themelor në ekzistencën e njeriut në kuptimin më të mirëfilltë në veprimtarinë e tij jetësore të çdo lloji, ekonomike, prodhuese, arsimore, kulturore, shkencore dhe letrare. “Koncepti, identiteti letrar është themelor si për shkrimtarin që shkruan veprën, ashtu edhe për studiuesit që i interpreton ato, sepse sintetizon origjinalitetin, dallueshmërinë prej të tjerëve në tërësinë e bashkësisë së vet, kurse përtej bashkësisë së vet shfaq dallueshmërinë në rrafshin kulturor universal”, ka thënë Kuçuku.  

Osman Gashi, udhëheqës i Departamentit të Letërsisë në Fakultetin e Filologjisë, ka thënë se veprat “Identitete letrare I” dhe “Kultura letrare bashkëkohore” janë komplekse gjithëpërfshirëse. “Një autobiografi e autorit dhe një biografi e vet letërsisë shqiptare në kohë të ndryshme, si dhe hapësirat ku është krijuar”, ka thënë Gashi, duke shtuar se në të dy veprat e promovuara, por edhe me të gjitha veprat e mëparshme, Shema ofron informacione, analiza dhe interpreton vepra që kanë qenë bërthamë dhe superstrukturë shpirtërore e shoqërisë së kësaj hapësire.

Shyqri Galica, kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, ka thënë se në botimin “Kultura letrare bashkëkohore” janë përfshirë punime interesante që vlerësojnë veprimtarinë kërkimore, pedagogjike të profesor Shemës, sidomos botimet e tij, duke artikuluar vlerat e studimeve në rrjedhën e tyre diakronike e sinkronike, pikëpamjet synimet e konceptimet e dukurive letrare, artistike dhe të figurave të veçanta ndërtohen me atë përkushtim e dashuri duke i bërë të plota, edhe si krijues, edhe si intelektual. “Veprat e profesor Isak Shemës janë vlerësuar si punime historiko-letrare, mësimore e shkencore me nivel, kurse autori si pedagog, studiues i letërsisë dhe para se gjithash mbledhës dhe hulumtues i zellshëm i të dhënave pa të cilat nuk mund të realizohet një projekt shkencor”, ka thënë Galica.  

Isak Shema ka thënë se iniciativa që Lidhja e Shkrimtarëve ta botojë librin “Kultura letrare bashkëkohore” është e profesor Shyqri Galicës, i cili është angazhuar personalisht për këtë. “Unë mendoj se është realizuar një botim, i cili ka domethënie më të gjerë sesa një vepër për ta lexuar, sepse aty është në një mënyrë edhe kultura letrare bashkëkohore në rrjedhat e sotme teorike, praktike, por edhe ajo që në njëfarë mënyre është zhvilluar vite me radhë”, ka thënë Shema.


Krahas fjalëve për veprat e Isak Shemës, në Bibliotekën Kombëtare, kur është mbajtur ky aktivitet, mezosoprania Sanije Matoshi ka interpretuar  “Kroi i fshatit tonë” dhe “Lulebora”, e shoqëruar me piano nga Pranvera Hoxha.





Image result for ISAK SHEMA


http://floripress.blogspot.com/2013/01/prof-dr-isak-shema-jeteshkrimi-dhe.html

Është i lindur më 10.02.1940në Beguncë, Komuna e Vitisë,Republika e Kosovës.
Është profesor ordinar në Fakultetin e Filologjisë (Dega e Letërsisë Shqipe)
të Universtetit të Prishtinës.
Jeton në Prishtinë.

Adresa: Rruga “ Ferat Draga”, nr. 29

, 10 000, Prishtinë, Kosovë

Tel& Fax : ++ 381 38 229 420

Mobil: ++ 377 44 145 888

E-mail: i_shema@yahoo.com ;

isak.shema@filologjik.uni-pr.edu

isak.shema@uiliria.com

SHKOLLIMI

Shkollën fillore e kreu në vendlindje. Klasën e pare të Shkollës Administrative Shqipe e kreu në Kaçanik, ndërsa progjimnazin në Kabash. Mësimet e mesme i kreu në Shkollën Normale të Prishtinës më 1959. Në vitin 1960, si student i gjeneratës së parë, regjistroi studimet universitare në Fakultetin Filozofik të Prishtinës (Dega e Gjuhës dhe e Letërsisë Shqipe, ku edhe diplomoi më 29.06.1964.

Studimet postdiplomike (Drejtimi i Letërsisë) i vazhdoi gjatë viteve akademike 1965/66 dhe 1966/67 në Fakultetin të Filologjisë të Universitetit të Beogradit. Më 28.05.1968 mbrojti me sukses temën e magjistraturës Pikëpamjet sociale në veprën letrare të Sterjo Spasses. Më 12 nëntor të vitit 1999 në Universitetin e Prishtinës ka mbrojtur tezën e doktoratës Jeta dhe krijimtaria letrare e Josip Relës.

PËRVOJA AKADEMIKE DHE E MËSIMDHËNIES

Pas mbarimit të shkollës së mesme një kohë ushtroi profesionin e mësuesisë në Komunën e Novobërdës. Më 1968 pranohet asistent i Fakultetit Filozofik të Prishtinës (në Katedrën e Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe) për lëndën: Histori e letërsisë shqipe. Në vitin akademik 1971/72 zgjidhet ligjërues për lëndën Letërsi e sotme shqipe. Gjatë viteve 1996-1998 në degët albanologjike është angazhuar të mbajë ligjërata në lëndën mësimore Qytetërimi shqiptar.

Më 2001 është përparuar në titullin e profesorit të Universitetit. Në studimet universitare të Fakultetit të Filologjisë (Drejtimi i Letërsisë) ka mbajtur lëndën Metodologji dhe teknikë e punës shkencore. Gjatë vitit akademik 2002/2003 është angazhuar të mbajë lëndën Letërsi e sotme shqipe edhe në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prizren.
Image result for ISAK SHEMA
Në vitin akademik 2007/2008 si profesor ordinar i angazhuar i Fakultetit të Filologjisë në Degën e Letërsisë Shqipe të Universitetit të Prishtinës mban ligjërata në lëndët: Proza (semestri VIII), Drama (semestri VI, Metodologji e studimit shkencor (semestri VIII). Në ciklin e studimeve Master të Fakultetit të Filologjisë mban lëndën Metodologji dhe teknikë e punës shkencore (semestri IX).s-tri XI-XII) dhe Metodikë e studimit shkencor. Gjatë vitit akademik 2009-2010 në Degën e Letërsisë Shqipe ka mbajtur ligjërata në lëndët mësimore: Sociologji e letërsisë, Dramë, Prozë. Në studimet Master ka mbajtur ligjërata në lëndët: Metodologji dhe teknikë e punës shkencore, Metodikë e studimit të letërsisë dhe Dramë.

Angazhimet mësimore dhe shkencore në institucionet e arsimit universitar privat: Kolegjin Universitar Universum i Prishtinës, Kolegji Universitar Iliria i Prishtinës Kolegji Universitar AAB i Prishtinës,Universiteti Wisdom i Tiranës. Aktualisht është profesor i Kolegjit Iliria në Prishtinë.

PËRVOJA NË MENAXHIM DHE ANGAZHIMET PROFESIONALE

Në kuadër të veprimtarisë arsimore dhe shkencore është mentor për disa kandidatë, të cilëve u është lejuar tema e magjistraturës ose teza e doktoratës. Është anëtar i komisioneve për mbrojtjen e temave të magjistraturës dhe të tezave të doktoratës.

Shquhet me angazhimin në punë për hartimin e planeve dhe programeve mësimore funksionale të studimeve universitare dhe të studimeve postdiplomike (Drejtimi i Letërsisë).

Për qëllime studimi në disa intervale kohore, ka qëndruar në Shqipëri, Francë, Austri, Zvicër, Itali, Gjermani, Belgjikë, Angli etj. Me ftesën e universiteteve: Universiteti i Tiranës, Universiteti Parisi 8, Universiteti i Bordosë, Universiteti i Oldenburgut, Universiteti Universite Libre i Brukselit, Universiteti i Kalabrisë në Rende, Universiteti i Sankt Petersburgut, etj., ka qëndruar në këto institucione universitare për qëllime studimi dhe është interesuar të njohë sa më mirë planet dhe programet mësimore dhe funksionimin e tyre. Përveç punës arsimore dhe shkencore dhe angazhimit të vazhdueshëm në punë profesionale me studentët, ka pasur edhe angazhime në funksione të tjera në Universitetin e Prishtinës, në Kolegjin Universum të Prishtinës etj.

Për qëllime studimi, ka qëndruar në këto universitete: Universiteti Parisi 7, Universiteti i Sorbonës, Universiteti i Gjenevës, Universiteti i Luvenit, Universiteti i Cyrihut, Universiteti i Llozanës, Universiteti i Athinës, Universiteti i Ankarasë, Universiteti i Sofjes, Universiteti i Bukureshtit, Universiteti i Luganos, Universiteti i Vjenës, Universiteti i Gracit, Universiteti i Zagrebit, Universiteti i Sarajevës, Universiteti “Luigj Gurakuqi” i Shkodrës, Universiteti i Shkupit, Universiteti Shtetëror i Tetovës, Universiteti i Evropës Juglindore (Tetovë), Universiteti “Aleksandër Xhuvani” i Elbasanit, Universiteti “Eqrem Çabej” i Gjirokastrës, Universiteti “Ismail Qemali” i Vlorës etj.

VEPRAT E BOTUARA

Aspekte të letërsisë, Rilindja, Prishtinë, 1985

Vrojtime letrare dhe artistike, “Rilindja”, Prishtinë,1995;

Vlerësime të letërsisë shqiptare, “Rilindja”, Prishtinë,1996;

Procedime letrare,” Rilindja”, Prishtinë, 1999;

Çështje të arsimit kombëtar shqiptar, “Libri Shkollor”, Prishtinë,2000;

Josip Rela- jeta dhe vepra, “Dukagjini”, Pejë, 2002.

Metodologji dhe teknikë e punës shkencore (Dispensë), 2004.

Letërsia shqiptare e shekullit XX, “Rozafa”, Prishtinë, 2005

Ismail Kadare fitues i Çmimit The Man Booker International Prize 2005, “Onufri”, Tiranë, 2006

Studime letrare, Universiteti AAB, Prishtinë, 2010

Identiteti kombëtar i letërsisë shqiptare (Kumtesa dhe vështrime kritike), Dorëshkrim Prishtinë, 2013-09-29

Sterjo Spasse Jeta dhe krijimtaria letrare ,(Studim monografik)

Shkrimi akademik (Dispensë), Prishtinë, 2013

BIBLIOGRAFI

Bibliografi e kritikës letrare shqiptare 1944-1974, (Bashkautor Ibra-him Rugova), Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 1976. Ribotoi Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore i Kosovës, Prishtinë, 1997;

Bibliografitë e letërsisë dhe të kritikës letrare shqiptare, në “Procedime letrare, Prishtinë 1999

TEKSTE SHKOLLORE

Lexim letrar I, (Bashkautor Latif Berisha), ETMM i Kosovës, Prishtinë, 1977;

Lexim letrar II, (Bashkautor Latif Berisha), ETMM i Kosovës, Prishtinë, 1979;

PËRGATITJA DHE REDAKTIMI I BOTIMEVE

Hasan Mekuli: Romani shqiptar, “Libri shkollor”, Prishtinë, 2000 (Librin e kanë përgatitur: Vehap Shita, Isak Shema).

Latif Berisha: Vepra, Fakulteti i Filologjisë, Prishtinë, 2002 (Librin e kanë përgatitur: Isak Shema, Nuhi Rexhepi dhe Sali Bashota

Grup autorësh: Universiteti dhe shoqëria bashkëkohore, Prishtinë, 2003

Universiteti i Prishtinës, Fakte dhe shifra (2001-2002), Prishtinë, 2002


BOOCS

Literary Aspects , Rilindja, Prishtinë, 1985;

Literary and artistic surveys, Rilindja, Prishtinë,1995;

Surveys of the Albanian Literature, Rilindja, Prishtinë,1996;

Literature proceedings, Rilindja, Prishtinë, 1999;

Albanian national education issues, Libri Shkollor, Prishtinë,2000;

Josip Rela- The life and work, Dukagjini, Pejë, 2002.

The methodology and technique of the scientific work (Dispensë), 2004.

Albanian Literature of the XX-th century, Prishtinë, 2005

Ismail Kadare winner of the Man Booker International Prize 2005, “Onufri”, Tiranë, 2006

Literature studies, Universiteti AAB, Prishtinë 2008

Identiteti kombëtar i letërsisë shqiptare Kumtesa dhe vështrime kritike Prishtinë,2013 (Dorëshkrim)
Sterjo Spasse Jeta dhe krijimtaria letrare , Prishtinë, 2013(Studim monografik),

Shkrimi akademik (Dispensë), Prishtinë, 2013

BIBLIOGRAPHY

The bibliography of the Albanian literary criticism 1944-1974, (Bashkëautor Ibrahim Rugova),
Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë,1976. Ribotoi Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore i Kosovës, Prishtinë, 1997;

The bibliography of the Albanian literary criticism, in “Procedime letrare, Prishtinë 1999

SCHOOL BOOKS

Literary reading I, (Bashkautor Latif Berisha), ETMM i Kosovës, Prishtinë, 1977;

Literary reading II, (Bashkautor Latif Berisha), ETMM i Kosovës, Prishtinë, 1979;

PREPARATIONS AND EDITIONS

Hasan Mekuli: The Albanian Novel, Libri shkollor, Prishtinë, 2000 (Librin e kanë përgatitur: Vehap Shita, Isak Shema).

Latif Berisha: Vepra,(Work), Fakulteti i Filologjisë, Prishtinë, 2002 (Librin e kanë përgatitur: Isak Shema, Nuhi Rexhepi dhe Sali Bashota
Grup autorësh: Universiteti dhe shoqëria bashkëkohore, Prishtinë, 2003
Universiteti i Prishtinës, Fakte dhe shifra (2001-2002), Prishtinë, 2002

PUNIME TË BOTUARA PROFESIONALE SHKENCORE
Poezia sociale e Migjenit, Prishtinë, 1963 (Dorëshkrim)
Për jetën e re, (Përshtypje mbi romanin e Sterjo Spasses “Buzë liqenit”, Rilindja, Prishtinë, 1967, 26.XI, f. 10.
Për unifikimin më elastik të trajtave gjuhësore (Diskutim rreth Projektit të “Rregullave të drejtshkrimit të shqipes”, “Rilindja”, Prishtinë, e shtunë, 6 VII. 1968.
“Pikëpamjet sociale në veprën e Sterjo Spasses”,( Pjesë nga punimi i mbrojtur i magjistraturës), Rilindja, Prishtinë, 1968, 27.VII, f.11.
“Pikëpamjet sociale në veprën e Sterjo Spasses”, “Jeta e re”, Prishtinë, 1969, nr. 1. f. 17-49; nr. 2, f. 256-276.
“Asdreni - poet i vegjëlisë”, “Rilindja”, Prishtinë, 1969, 26. IV, f. 13.
“Ngritja e ndërlikimeve dhe e konflikteve letrare”, “Fjala”, Prishtinë, 1969, nr. 6, f. 4 dhe 14.
Anton Santori (1819-1894),Jehona Shkup, 1969, nr.?, f.. 52-58.
“Karakteri popullor i letërsisë”, “Jeta e re”, Prishtinë, 1972,Nr. 5, f. 878-889.
Karakteri popullor i veprës letrare,[Nga biseda e zhvilluar në Redaksinë “Mbi kriteret kombëtare, klasore dhe universale të letërsisë”],“Rilindja “, Prishtinë, 1973,, 16. VI. , f. 13.
“Kontribut për disa çështje të periodizimit të letërsisë sonë”, “Gjurmime albanologjike - Seria filologjike”, Prishtinë, 1973, nr. 5, f. 137-142,
“Ndikimi letrar i Maksim Gorkit në formimin e shkrimtarit Sterjo Spasse”,“Gjurmime albanologjike - Seria filologjike”, Prishtinë, 1974, nr. IV-V, f. 143-156. /f.167-178/
“Ndikimi letrar i Maksim Gorkit në formimin e shkrimtarit Sterjo Spasse”, SKSHH, I, UP-FF, Prishtinë, 1975, , f. 117-129.
“Tri faza të krijimtarisë letrare të Sterjo Spasses”, “Rilindja”, Prishtinë, 1974, 28 dhjetor, f. 12.
“Mendimet aforistike të Sami Frashërit, “Jeta e re”, Prishtinë, 1974, nr. 2, f. 256-259.
“Studimi i aspektit sociologjik të letërsisë”, “Përparimi”, Prishtinë, 1974, nr. 1, f. 86-104.
“Aspekte të poezisë së Shevqet Musarajt”, “Fjala”, Prishtinë, 1975, nr. 16-17, f. 8; nr. 18, f. 18.
“Të dhëna të reja lidhur me botimin e revistës “Albania” në Bruksel (1897-1902),“Gjurmime albanologjike – Seria filologjike”, Prishtinë, 1975, nr. V, f. 119- 126.
“Zhvillimi i letërsisë shqiptare gjatë viteve të LNÇ në Kosovë, “Buletini” i Fakultetit Filozofik, Prishtinë, 1975, nr. XII, f. 281-294.
Duke kujtuar Migjenin, “Jeta e re” , Prishtinë, 1976, nr. 3, f. 542-547.
“Frymëmarrja e epokës së Rilindjes Kombëtare në roman, “Jeta e re”, Prishtinë, 1977, nr. 2, f. 269-280. Shih edhe: “Studime dhe kritika letrare” (nga autorë shqiptarë të Kosovës, Maqedonisë e Malit të Zi), Tiranë, 1985, f. 350-365.
“Vepra letrare e Sterjo Spasses në kritikën e huaj letrare”, “Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare”, Prishtinë, 1979, nr. VI, f. 235-245.
Letërsia shqiptare e viteve të Luftës Nacionalçlirimtare në Jugosllavi (1941-1945)
“Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare”, Prishtinë, 1979, nr. 6, f. 69-79.
“Pasqyrimi i epokës së Rilindjes Kombëtare në romanet “Zgjimi” dhe “Pishtarë” të Sterjo Spasses, “Studime filologjike”, Tiranë, 1983, nr. 1, f. 135-144.
“Krijimtaria letrare e Esad Mekulit”, “Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare”, Prishtinë, 1983, nr. 8, f. 51-68.
“Pikëpamjet e Hivzi Sulejmanit për letërsinë”,“Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare”, Prishtinë, 1983, nr. 8, f. 197-206.
“Pikëpamjet e Esad Mekulit për letërsinë”, “Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqip-tare”, Prishtinë, 1985, nr. 10, f. 173-178.
“Krijimtaria dramaturgjike e Josip Relës”, “Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare”, Prishtinë, 1985, nr. 10, f. 27-37.
“Romani bashkëkohor shqiptar dhe kritika letrare”, “Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, Prishtinë, 1988, nr. 13, f. 137-141.
“Disa çështje të terminologjisë së letërsisë”, në librin “Gjendja e terminologjisë shqipe në Jugosllavi”, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 1988, f. 85-91.
“Dramat e Josip Relës”, “Studime filologjike”, Tiranë, 1989, nr. 1, f. 107-116.
“Sterjo Spasse - shkrimtar i shquar i letërsisë shqiptare” In memoriam, “Rilindja”, Prishtinë, 1989, 30. IX, f. 14.
La théme de la guere de la liberation nationale dans le roman contemporain albanaise en Yougosla-vie, Sixieme Congres internationale du Sud-Est Europeen, Resumes des comunications, Sofia, 1989, f. 157-158
Botim i rëndësishëm i bibliografisë shqiptare, (Odile daniel: “Albanie- une bibliographie historique), Paris, 1985), Bujku, Prishtinë,... 1993
“Drama bashkëkohore dhe kritika letrare”,“Vrojtime letrare dhe artis-tike”, Prishtinë, 1999, f.193- 199.
“Historia e letërsisë – sintezë e letërsisë kombëtare shqiptare”, “Bujku”, Prishtinë, 1995, 10. IV, f. 9.
“Vizioni realist i Migjenit në letërsi”, “Procedime letrare”, “Rilindja”, Prishtinë, 1999, f. 30-41.
“Poezi kushtuar njeriut dhe atdheut”, Vrojtime letrare dhe artistike., Prishtinë,1995.. f. 63-71.
“Esad Mekuli – poet i krenarisë shqiptare”, “Rilindja”, Zvicër, gusht 1993.
“Kronikë në gur e fëmijërisë”, “Vrojtime letrare dhe artistike”, “Rilindja”, Prishtinë, 1995, f. 77-86.
”Nga historiku i krijimit të romaneve të Jakov Xoxës”, Po aty, f. 87-102.
“Një vepër në vargje për Naim Frashërin”, “Rilindja”, Tiranë, 1995, 17-23 shtator, f. 18. Shih edhe: “Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqip-tare”, Tiranë, 1995, nr. XVII, f. 699-705.
“Vizioni poetik i Gjergj Fishtës për Lidhjen e Prizrenit”, “Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare”, Tiranë, 1996, nr. XVIII, f. 949-955.
“Pamfletet e Mitrush Kutelit”, “Koha”, Prishtinë, 1996, nr. 96, f. 40-42.
“Kontribut i rëndësishëm i studimit të letërsisë”, “Brezi 9”, Tetovë, 1995, nr. 7, f. 19
Diskutim rreth referimit të Kristaq Jorgos “Letërsia shqiptare midis dy luftërave botërore në kontekstin evropian”,
“Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare”, SNGJLKSH, Prishtinë &ASHSH-IGJL,Tiranë, 1995, nr. XVII, f. 823-825.
Historia e letërsisë- sintezë e letërsisë kombëtare shqiptare,
Bujku, Prishtinë, 10 prill 1995, f. 9
“Aspekte të vlerësimit të letërsisë”, “Koha”, Prishtinë, 1996, nr. 103, f. 40-41. Shih edhe: “Letërsia si e tillë”, Tiranë, 1996, f. 29-33.
Diskutim,
“Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare”, SNGJLKSH, Prishtinë &ASHSH-IGJL,Tiranë, 1996, nr. XVIII, f. 1156.
Bibliografi e rëndësishme për Shqipërinë (William B. Bland: Albania- Word Bibliographical series, Vëllimi 94, Colorado, 1988)
Bujku , Prishtinë, 19 shkurt 1996, f 8.
La littérature albanaise /Letërsia shqiptare/, (Dorëshkrim), bashkautor : Latif Berisha. Punim i dorëzuar për monografinë « Kosova », Gjenevë, 1997
“Nga letërkëmbimi i Gjergj Fishtës”, “Fjala”, Prishtinë, nr. 5,
Isa Boletini në letërsinë shqiptare, “Filologji”, Prishtinë, 1997, nr. 4, f. 223-230. Shih edhe: “Isa Boletini dhe koha e tij”, Instituti i Historisë, Prishtinë, 1998, f. 211-217.
Të hartohet dhe të botohet bibliografia shqiptare
Bujku, Prishtinë, 6 mars 1998, f. 11
“Dëshmi autentike për kohën dhe për njerëzit”, “Bujku”, Prishtinë, 1997, 2 gusht, f.13.
“Studimet e Latif Berishës për krijimtarinë letrare të Naim Frashërit”, “Naim Frashëri 100 vjet pas”, Akademia e Shkencave dhe e Arte-ve e Kosovës - Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Prishtinë, 2000,f.161-164.
Kritika letrare e Hasan Mekulit,
Pasthënie, Hasan Mekuli: Romani shqiptar , Kritika e vështrime, Libri Shollor, Prishtinë, 2000, f. 315-321.
“Një nga veprat më të shquara të shekullit”, “Rilindja”, Prishtinë, 2001, 8 shtator, f. 21.
Probleme të arsimit në Kosovë,
SNGJLKSH, Nr. 19, Prishtinë, 2001, f.203-213.
“Proza e Ismail Kadaresë (Botimi i serisë së veprave në versionin përfundimtar)”, “Seminari... ”, Prishtinë, 2002, nr, 20/2, f. 281-286.Shih edhe “Perla”, Tiranë, 2002/1-2, f. 139-145.
“Faik Konica-shqiptari më erudit i Evropës”, “Ekskluzive”, Prishtinë, 2003, nr. 34, f. 112-114.“Anniversary of Faik Konica” , 2002, i pabotuar.
Përkujtim i përvjetorit të Faik Konicës
”, Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, Prishtinë, 2003, nr. 21/2.
f. 319-325.
“Letërsia dhe shkenca e letërsisë në shkollë”, Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, Prishtinë, 2003, nr. 21/1, f. 337-343
“Ekspoze për monografinë“ Josip Rela - Jeta dhe krijimtaria e tij letrare”(Dorshkrim)
“Vepra letrare dhe shkencore e Latif Berishës”. Latif Berisha ”VEPRA”, Fakulteti i Filologjisë, Prishtinë, 2002., “Filologji”, Fakulteti Filologjisë, Prishtinë, 2003, nr 10, f...

“Krijimtaria letrare e Naum Priftit”, (Naum Prifti, “Yjet ndritin lartë”,, “Dukagjini”, Pejë, 2002), i pabotuar.
“Universiteti dhe shoqëria bashkëkohore”, Konferenca shkencore: Universiteti dhe shoqëria bashkëkohore Prishtinë më 16 - 17 nëntor 2002.
Gjurmë të jetës dhe të historisë në romanin “Njerëzit” II, dorëshkrim i Hivzi Sulejmanit, Prishtinë, 2003 (Dorëshkrim)
Shkrimtari dhe misioni i tij në ndërgjegjësimin e shoqërisë njerëzore (Shënime rreth romanit “Një grua me të verdha në Pyllin e Budhha-s”, Drita, Tiranë, 17 gusht 2003, f. 3
Fjalor i rëndësishëm i letërsisë botërore (« Dictionaire mondiale des littératures « , Larousse, Paris, 2002, (Përurimi i librit, Prishtinë, 2003 ).
Gertruda Ejntrej (1929-2003) studiuese e shquar e letërsisë shqiptare (In mempriam) , Zëri, 29 tetor 2003, f. 14
Shekujt letrarë të letërsisë shqiptare,“Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare”, Prishtinë, 2004, nr. 23/2, f. 213-220 Les mouvements littéraires dans la littérature albanaise du XX -e siècle (Rezyme), IX Congres internationale d`études du sud-est europeennes, Resumes, Tiranë, 2004, f. 129-130
Vlerësime të Faik Konicës për veprimtarinë e Jeronim de Radës, “Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë, dhe Kulturën Shqiptare, Prishtinë, 2004, Nr. 22/2, f. 61-64.
Kontributi i Ernest Koliqit për zhvillimin e Arsimit në Kosovë, SNGJLKSH, , Prishtinë, 2004, Nr. 22/2, f. 211-214.
Botim i rëndësishëm enciklopedik dhe bibliografik
(Mehmet Gëzhilli: “Fan S. Noli” -120 vjet jetë dhe veprimtari, Tiranë 2003
Koncepte të avangardës në letërsi, “Fenomeni i avangardës në letërsinë shqiptare”, Tiranë, 2004
Eqrem Çabej për Lasgush Poradecin, Drita, Tiranë,2005,23 tetor,f. 2
Ismail Kadare fitues i Çmimit Ndërkombëtar - Njeriu i Librit 2005, Seminari, 24/2 Prishtinë 2005., f. 59-74.
“Eqrem Çabej për Lagush Pogradecin”, Drita, Tiranë, 23 tetor 2005, f. 2. Shih edhe “Letërsia shqiptare e shekullit XX”, “Rozafa”, Prishtinë, 2005, f. 60-65.
Shkrimtar dhe studiues i shquar i letërsisë shqiptare (In memoriam: Dalan Shapllo (1928-2005)
Zëri, Prishtinë, 9 prill 2005, f. 27.
Proza e Ismail Kadaresë, Seminari Ndërkombëtar i Gjuhës, Letërsisë dhe i Kulturës Shqiptare, , 25/2, Prishtinë, 2006, f. 61-71.
Hartimi i Bibliografisë Kombëtare Shqiptare, Bibliothecae 7, Tiranë, 2006, f.70-73.
Studimet e Rexhep Qosjes për romanin shqiptar, Filologji, nr. 14, Fakulteti i Filologjisë, Prishtinë, 2006, f.25-33. Shih edhe Krijimtaria shkencore dhe letrare e Rexhep Qosjes, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë,2007,f. 77-87.
Naum Veqilharxhi në Historinë e letërsisë shqiptare, Në librin Naum Veqilharxhi- jeta dhe vepra e tij, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2007, f.133-139.
Studim monografik me vlerë shkencore, (Parathënie), Bujar Tafa: Krijimtaria letrare e Mirko Gashit, Universiteti AAB, Prishtinë ,2008
Konica nxës në Kolegjin Saverian të Shkodrës
Nacional, Prishtinë, 23 maj 2010, f.7.
Versionet e poezisë së Ismail Kadaresë, SNGJLKSH, Nr. 29/2, Prishtinë, 2010, f. 235-241.
Proza e Ramadan Rexhepit, SNGJLKSH, Nr. 30/2, Prishtinë, 2011, f. 499-508.
Poezi për Isa Boletinin, Seminari XXXI Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare,, 31/1, Prishtinë, 2012, f. 473-479

PUNIMET SHKENCORE NË KONGRESE, KONFERENCADHE NË SEMINARE SHKENCORE NDËRKOMBËTARE


South-Estern, East-Central Europe, West in South-Eastern and East- Central Europe
Europe throughout History
The Image(s) of South-Estern, and East-Central Europe The throughout History. The Image(s )of the West in South-Eastern and East- Central Europe throughout History
25-26 octobre 2013, “Ivo Pilar Institute of Social Sciences, Zagreb (Croatia)
Kumtesa:
L` image de Kosova dans les romans modernes d` Ismail Kadare

Seminari XXXI Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, Prishtinë, Prishtinë, 19-30.08.2013 Referimi shkencor: Studimet e Hasan Mekulit për letërsinë shqipe

Takimi i Tetë Vjetor i Institutit-Alb-Shkenca/ 8Th Annual Meeting of Institute Alb-Shkenca Tiranë, 29-31 gusht 2013
Kumtesa: Harmonizimi i programeve universitare dhe i kërkimeve shkencore të studimit të letërsisë

Konferenca ndërdisiplinore: Terminologjia profesionale si veprimtari ndërdisiplinore
Kumtesa:Terminologjia profesionale-shkencore e letërsisë

Takimi VII Vjetor Ndërkombëtar i Institutit Alb-Shkenca (Shkup, 29 – 31 gusht 2012 Titulli i punimit shkencor: Periodizimi i studimeve letrare shqiptare

Konferenca e 7-të Ndërkombëtare e Institutit të Sociologjisë
“Identiteti, imazhi dhe kohezioni social në kohën tonë të ndërvarësisë”,Vlorë –Shqipëri, 26-27 nëntor 2012, Në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. International Conference:"Identity, Image & Social Cohesion in the time of Integrations and Globalization” Kumtesa:“Vlora dhe identiteti kombëtar në poezinë e Fatos Arapit dhe të Ali Podrimjes”

Konferenca shkencore e organizuar nga Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë e Kosovës dhe Komuna e Vitisë- Drejtoria e Arsimit. Tema: ARSIMI SHQIPTAR NË NJËQINDVJETORIN E PAVARËSISË SË SHQIPËRISË, Viti, më 23 nëntor 2012 Kumtesa: “Arsimi shqiptar në njëqindvjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë’

Seminari XXXI Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, Prishtinë,Prishtinë,13-25.08.2012Kumtesa: Poezi për Isa Boletinin (Në kuadër të Tryezës së Seminarit kushtuar 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë).

Seminari XXX Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, Prishtinë,13- 25 .08. 2011 Kumtesa: Proza e Ramadan Rexhepit
Seminari XXIX Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, Prishtinë, 16-27.08.2010
Kumtesa: Versionet e poezisë së Ismail Kadaresë

X CONGRÈS INTERNATIONAL D`ÉTUDES SUD-EST EUROPÉENES

Paris 24-26 shtator 2009
Në kuadër të temës bosht « L’homme et son environnement dans le Sud-est européen (les populations, les moyens de travail, la production, les moyens de communication).Paris, 25 shtator 2009
FAIK KONICA - PERSONNALITÉ ILLUSTRE DE LA CULTURE ALBANAISE ET EUROPÉENE
Faik Konica, a distinguished personality in Albanian and European culture

Seminari XXVIII Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, Prishtinë, 17-28.08.2009
Kumtesa: Krijimi i ciklit të romaneve në letërsinë shqipe

Universiteti “Ismail Qemali” i Vlorës, 21-22 maj 2008 Petro Marko - personalitet i shquar i letërsisë bash-këkohore shqiptare Kumtesa: Mendimi kritik letrar i Rexhep Qosjes për prozën e Petro Markos.

Universiteti i Evropës Juglindore – Tetovë, Fakulteti i Gjuhëve dhe i Komunikimit, Katedra e Gjuhës dhe e Letërsisë Shqipe

Simpoziumi III Ndërkombëtar “Gjuha dhe letërsia arbëreshe”, Tetovë, 28-29 prill 2008
Kumtesa: Jeronim de Rada- shkrimtar i shquar i romantizmit evropian.

Instituti Albanologjik i Prishtinës Sesioni shkencor (22 prill 2008): Konsulta Gjuhësore e Prishtinës (1968) Kumtesa: Zbatimi i Rregullave të drejtshkrimit të shqipes (Projekt) të vitit 1967 në letërsinë artistike.

Sesioni Shkencor i Institutit Albanologjik, 14 Dhjetor 2007 Letërsia Në Shkolla Dhe Në Fakultete
Kumtesa: Çështje të studimit akademik të letërsisë shqiptare në arsimin e lartë.

Universiteti Shtetëror i Tetovës - Seminari Ndërkombëtar i Albanologjisë, Tetovë 17 shtator 2007 dhe Ohër 18-23 shtator 2007
Tema: Zhvillimi i romanit të sotëm shqiptar dhe afirmimi i tij në në suaza të letërsisë botërore.

Akademia e Shkencave dhe e Arte-ve e Kosovës
Seksioni i Gjuhësisë dhe i Letërsisë dhe Seksioni i Shkencave Shoqërore
Tryeza shkencore, 24 maj 2007: Naum Veqilharxhi – Jeta dhe Vepra Kumtesa: Naum Veqilharxhi në Historinë e letërsisë shqipe.

Universiteti i Evropës Juglindore Katedra e Gjuhës dhe e Letërsisë Shqipe - Tetovë Konferenca e dytë shkencore, Gjergj Fishta, figurë madhore e letërsisë sonë Tetovë, 24. 11. 2008.
Kumtesa: ”Dialogjet dramatike: Gjuha e Msimit dhe Nevoja e Msimit të Gjergj Fishtës.

Fakulteti i Filologjisë- Prishtinë dhe Fakulteti Histori-Filologji i Tiranës Seminari XXVI Ndërkombëtar i Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare, Tema e Sesionit shkencor Koha në Letërsinë shqipe
Kumtesa: “Hapësira dhe koha në romanet Kronikë në gur dhe Çështje të marrëzisë të Ismail Kadaresë”

Fakulteti i Filologjisë Prishtinë dhe Fakulteti Histori-Filologji i Tiranës Seminari XXV Ndërkombëtar i Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqip-tare, Prishtinë, 14-28.08.2006.

Proza e Ismail Kadaresë, (Tryezë me rastin e 70-vjetorit të lindjes së I. Kadaresë) Tema e Sesionit shkencor: Miti në letërsinë shqipe Kumtesa: Funksioni i mitit në romanet e Vath Koreshit

Universiteti i Sankt-Petersburgut Fakulteti Filologjik - Dega e Gjuhës Shqipe
Kam qenë i ftuar për të mbajtur ligjërata (tetë tema për zhvillimin e letërsisë shqiptare), 3-16 maj 2006
Kritika letrare e Hasan Mekulit për letërsinë

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë & Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës
Konferenca Kombëtare e Bibliotekonomisë, Tiranë, 20-22 Nëntor 2006. Tema: Bibliotekat shqiptare në botën e re demokratike
Kumtesa: Hartimi i bibliografive kombëtare shqiptare

International Book Festival Edin-burgh, 12-28 August 2006 (I ftuar nga Drejtoria e Festivalit, kam marrë pjesë edhe në programin e prezantimit të shkrimtarit Ismail kadare si fitues i Çmimit letrar ndërkombëtar Njeriu i Librit 2005)

IX Congrès International d`Études sud-Est Européenes
Tiranë, 30 gusht- 3 shtator 2004
Titulli i punimit shkencor:
Les mouvements littéraires dans la littérature albanaise du XX e siècle
Lëvizjet Letrare në Letërsinë shqiptare të shekullit XX

Seminari XXII ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare
The XXIII International Seminar for Albanian Language, Literature and Culture, Prishtinë, 16.VIII-27.VIII 2004 Kumtesa: Shekuj letrarë të letërsisë shqiptare

Seminari shkencor i organizuar nga Universiteti i Tiranës (Departamenti i Letërsisë i Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë),
Tiranë, 3.5.2004
Fenomeni i Avangardës në Letërsinë shqiptare
Kumtesa: Koncepte të avangardës në letërsi

Seminari V Ndërkombëtar për Studimet Arbëreshe
V Seminario Internazionale di Studi Italo-Albanesi
/ Figura dhe vepra e J. de Radës / 100 Vjetori i vdekjes 1903-2003
Itali, Cosenza, 2-5 tetor 2003
Kumtesa: Vlerësime të Faik Konicës për veprimtarinë e Jeronim de Radës

Konferenca Shkencore: Jeta dhe vepra e Ernest Koliqit
Organizuar nga Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”Shkodër, 2003
Kumtesa: Kontributi i Ernest Koliqit për zhvillimin e arsimit në Kosovë

Konferenca Shkencore Universiteti dhe shoqëria bashkëkohore
Scientific Conference
University and Conemporary Society, Prishtinë, 16-17nëntor 2002.
Kumtesa: Universiteti dhe shoqëria bashkëkohore/University and Contemporary Society, Prishtinë, 2003.

Sixieme Congrès International d`études du Sud-est Européen
Sofia 30 gusht – 5 shtator 1989
Kumtesa: La thème de la guerre de la liberation national dans le roman contemporain albanais en Yougoslavie
Tema e luftës për çlirimin kombëtar në romanin bashkëkohor shqiptar në Jugosllavi

Konferenca Shkencore e 100-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit
La Conference Scientifique consacre au 100 ---anniversaire de la Ligue Albanese de Prizren, Prishtinë, 6-9 qershor 1978.
Kumtesa: Trajtimi i temës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare në romanin tonë të sotëm
La façon d`aborder le théme de la Renaissance Albanaise dans le roman d`aujord`hui.
Instituti Albanologjik i Prishtinës,

Periodizimi i letërsisë shqipe, Prishtinë, 1974
Kumtesa: Të dhëna të reja lidhur me botimin e revistës “Albania” në Bruksel (1897-1902)
Nouvelles données sur la publication de la revue “Albania” a Bruxelles (1897-1902)

IV Congrès International d`études du Sud-Est Européen,Ankara, 1979.
Kumtesa: Le developpement de la littérature contemporaine albanaise / Zhvillimi i letërsisë bashkëkohore shqiptare

III Congrès International d`Etudes du Sud-Est Européen, Bucarest, 4-10 septembre, 1974
Kumtesa: L`innfluence littéraire de Maxime Gorki sur la formation de l`écrivain Sterjo Spasse / Ndikimi letrar i Maksim Gorkit në formimin e shkrimtarit Sterjo Spasse

II Congrès International d`Étu-des du Sud-Est Européen, Athinë 7-13 maj 1970
Kumtesa: Le sujét de la lutte de la liberation national dans le romans de Hivzi Sulejmani. / Trajtimi i temës së luftës për çlirimin kombëtar në romanet e Hivzi Sulejmanit.

VËSHTRIME KRITIKE PËR KRIJIMTARINË SHKENCORE TË ISAK SHEMËS

Stipçeviq, Aleksandar: Recension për dorëshkrimin “Bibliografi e kritikës letrare shqiptare” të Isak Shemës dhe Ibrahim Rugovës. Zagreb, 13 shtator 1975;
Hasani, Hasan: “Kontribut i çmuar, por jo i kompletuar”, (Isak Shema- Ibrahim Rugova: “Bibligrafi e kritikës letrare shqiptare `44-74”, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 1976), “Fjala”, Prishtinë, 1976, nr. 21, f. 1;
Syla, Sylejman: “Informimi si vlerë e shkrimit kritik”,“Kritika dhe vepra”, Rilindja, Prishtinë, 1988, f. 80-83;
Mekuli, Hasan- Jaka, Ymer: “Vepër me vlerë shkencore”, Isak Shema: “Vrojtime letrare dhe artistike”, Rilindja, Prishtinë, 1995, f. 274-275;
Vinca, Agim: “Vrojtime të kujdesshme të rrjedhave letrare”(Tekst i lexuar me rastin e përurimit të veprës “Vrojtime letrare dhe artistike”), më 25 nëntor 1995;
Bashota, Sali:: “Shtresimi kritik i vrojtimeve letrare dhe artistike” (1995);
Gjerqeku, Enver: “Vlerësime për letërsinë dhe për artet e tjera” (1995);
Berisha, Latif: “Kritere të sotme të vlerësimit të letërsisë” (1995);
Mekuli, Hasan: “Pasurim i përvojës në vlerësimet letrare” (1995);
Rrahmani, Nazmi, “Vepër e botuar në kohë të vështirë”, (1995);
Syla, Ismail: “Vepër me vlerë historiko- letrare”, “Bujku”, Prishtinë, 1995, 12 dhjetor;
Mato, Jakup: “Ndihmesë për të hedhur dritë të re mbi dukuri letrare-artistike”, “Rilindja”, Tiranë, 1996, 3 dhjetor, f. 9; dhe “Bujku”, Prishtinë, 1997, 29 mars, f. 13 ;
Bihiku, Koço: Dje dhe sot pèr letërsinë shqiptare
(Rreth librit “Vrojtime letrare dhe artistike” të I. Shemës)...
Berisha, Latif: “Vepër që pasuron mendimin shkencor për letërsinë shqiptare”, (Isak Shema: “Vlerësime të letërsisë shqiptare”, “Rilindja”, Prishtinë, 1996). “Bujku”, Prishtinë, 1997, 2 korrik, f. 8. Shih edhe: Latim Berisha ,”Vepra”, Fakulteti i Filologjisë, Prishtinë, 2002, f. 361-363;
Foniqi, Tahir: “Pasqyrë e gjerë e kritikës letrare”, (Isak Shema-Ibrahim Rugova: Bibliografi e kritikës letrare shqiptare”, Prishtinë, 1997 /Botimi i dytë/, “Bujku”, Prishtinë, 1997, 3 dhe 4 nëntor, 10;
Mekuli Hasan: “Vështrime me interes për studimin e letërsisë” ( Isak Shema: “Vrojtime letrare dhe artistike”, Rilindja, Prishtinë, 1995), “Filologji”, Fakulteti i Filologjisë, Prishtinë, 2002, nr. 9, f. 221-225;

Në mbledhjen e Këshillit Mësimor – Shkencor të Fakultetit të Filologjisë, të mbajtur më 14.09.2004, Prof. Dr. Isak Shema është propozuar anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës

Akademik Ali Podrimja
Eqrem Basha, Anëtar korrespondent
Raport vlerësimi për kandidimin e prof. Dr. Isak Shemës për anëtar korrespondent të ASHAK.

Adem Demaci: Eksperimenti politik ndërkombëtar me Kosovën


Adem Demaci: Eksperimenti politik ndërkombëtar me Kosovën


(VERSIONI I SHKURTUAR)


Çështja e Kosovës, pikërisht në këto kohëra të vështira, meriton një analizë paksa më të zgjeruar e më të thelluar. Sepse procesi i marrjes me Kosovën, të shumë faktorëve të afërt e të largët, ka histori të gjatë dhe ka filluar para gati një shekulli. Ja disa segmente të këtij procesi:1. Okupimi i Kosovës nga ushtria monarkiste serbe, tetor 1912. 2.Vendimi i Gjashtëses së asaj kohe, Anglia, Franca, Gjermania, Italia, Austro-Hungaria dhe Rusia, janar 1913, me ç’rat u vendosën kufijt e Shqipërisë së cunguar londineze, duke lënë nën pushtimin e Serbisë pothuaj 20.000 km.katror tokash shqiptare. 3. Pushtimi i Kosovës nga Ushtritë austrohungareze e bullgare, më 1914. 4. Pushtimi i dytë i Kosovës nga ushtria serbe më 1918. 5. Njohja e këtyre pushtimeve serbe nga Konferenca e Versajës, 1918-1919. 6.Pushtimet e ushtrive italiane, gjermane e bullgare të Kosovës e të Iliridës, më 1941. 7.Pushtimi i tretë i Kosovës nga ushtria serbe më 1945 deri te tërheqja e forcave ushtarako-policore serbe, qershor 1999.

Ky proces, që merret me përcaktimin e fatit politik të Kosovës, po vazhdon pa u ndalur. Këto që shohim ne si ngjarje e veprime të shkëputura, në të vërtetë, janë vetëm segmente të të njëjtit proces. Në këtë proces të gjatë e të mundimshëm shqiptarët u munduan që të mbroheshin nga pushtimet, asimilimet dhe çfarosja, ndërsa, në anën tjetër, regjimet serbe bënë çmos për të pushtuar dhe për të serbizuar Kosovën duke mos ngurruar edhe nga eliminimi fizik i shqiptarëve nga Kosova me të gjitha mjetet e mundëshme.

Gjatë periudhës 1912 – 1999, populli i Kosovës ka përjetuar të zitë e ullit. Por, me këtë rast, shumë fluturimthi, do të merrem vetëm me fazën e këtij procesi që përfshinë vjetët 1999 – 2004.



PROJEKTI PËR RIKTHIMIN E KOSOVËS NËN PUSHTETIN E SERBISË (1999-2004)



Për shkak të dobësisë së sajë, rreth Kosovës prore janë ndërlidhur e fokusuar edhe interesa të shumta të fuqive ndërkombëtare. Për shkak të dijes së kufizuar politike dhe për shkak të infiltrimit të madh të agjenturave serbe dhe të atyre ndërkombëtare, udhëheqjet politike shqiptare, pothuajse gjithmonë, zgjodhën aleatë të gabuar e humbës, ose të atillë që nga “aleatë” u shndërruan në pushtuesë. Ndërkaq, kjo nuk mund të thuhet për palën serbe. Vetëm në kryengritjen e vet çlirimtare, në luftën e fundit me Serbinë, shqiptarët u orientuan kryesisht drejt. Këta kërkuan mbështetje tek amerikanët dhe europerëndimorët. Ndërsa serbët, të drejtuar nga Millosheviqi e Shesheli, gabuan.

Mirëpo, në momentet më vendimtare, udhëheqja e kryengritjes çlirimtare të Kosovës, vlerësoi gabimisht situatën dhe vendosi të bëhej pjesëmarrëse në projektin e bisedimeve Rambuje – Paris me të cilin për Kosovën parashihej një autonomi “substanciale” nën sovranitetin e integritetin e shtetit serb. Me këtë hap të pamatur, katër kosovarë, pa autorizimin e kosovarëve tjerë sepse prej tyre fshehën esencën autonomiste të Marrëveshjes Rambuje-Paris, shkelën Deklaratën e 2 Korrikut 1990, hodhën poshtë Kushtetutën e Kaçanikut të 7 Shtatorit 1990 dhe vunë në dyshim vendimin politik për pavarësi të popullit të Kosovës të shprehur në Referendumin gjithëpopullor të vitit 1991. Me nënshkrimin e Marrëveshjes së Rambuje-Parisit lufta çlirimtare për liri, pavarësi e demokraci u degradua në konflikt të brendshëm qytetar në ish-Jugosllavi. Me këtë kthesë, thellësisht të gabuar politike, procesi i përcaktimit të statusit politik të Kosovës mori rrugën e rrezikshme autonomiste.

Meqë Serbia, në krye me Millosheviqin e Sheshelin, refuzoi të nënshkruante një marrëveshje kaq të favorshme për të, siç ishte marrëveshja e Rambuje-Parisit, aleatët perëndimorë, anëtarë të NATO-s, nën udhëheqjen e amerikanëve e të anglezëve, filluan bombardimet mbi forcat dhe objektet serbe. Ky moskooperim i palës serbe me palën euroamerikane hapi një shans për një kthesë në favor të kosovarëve, por edhe ky shans, për mungesë të dijes së duhur politike, nuk u shfrytëzua.

Pas 78 ditë luftimesh midis forcave të NATO-s dhe UÇK-së, në njërën anë dhe të forcave serbe në anën tjetër, Serbia ndërpreu rezistencën ushtarake dhe, në Kumanovë, pa pjesëmarrjen e UÇK-së, u nënshkrua Marrëveshja ushtarake-teknike midis Forcave të NATO-s dhe Forcave ushtarake të Serbisë.

Me mosftesën e UÇK-së në nënshkrimin e Marrëveshjes Ushtarake-teknike të Kumanovës, u bë publike ajo që ishte nënshkruar në Rambuje-Paris se UÇK-ja nuk trajtohej si palë ndërluftuese. Ky ishte një shenj i qartë se, atëherë e tutje, Kosova dhe kosovarët trajtoheshin si objekt, kurse Forcat e NATO-s dhe Forcat ushtarake serbe u shndërruan në partnerë.

Pas Marrëveshjes së padukshme të Rambuje-Parisit, Marrëveshja Ushtarake-teknike e Kumanovës midis Forcave të NATO-s dhe Forcave Ushtarake të (Jugosllavisë) Serbisë, për ata që kishin sy e donin të shihnin, ishte hapi i parë i dukshëm drejt imponimit të statusit autonom politik për Kosovën nën Serbi.

Hapi i dytë i dukshëm i imponimit të statusit autonom politik për Kosovën nën Serbi, ishte Rezoluta 1244 e KS të OKB-së. Aty është shumë qartë e shkruar se Kosova njihet si territor nën sovranitetin e integritetin e Jugosllavisë (Serbisë), sikundër që ishte e është e shkruar në Marrëveshjen e Rambuje-Parisit.

Hapi i tretë i dukshëm i imponimit të statusit autonom politik për Kosovën nën Serbi, ashtu si shkruante edhe në Marrëveshjen e Rambuje-Parisit dhe në Rezolutën 1244 të KSOKB-së, ishte demobilizimi i UÇK-së - ushtri dhe shndërrimi i saj në organizatë civile nën emrin e madh, por mashtrues, në TMK (Trupat Mbrojtëse të Kosovës – nga zjarret, vërshimet dhe tërmetet eventuale). Dihet nga të gjithë se ushtria është një nga shtyllat kryesore të shtetësisë së një vendi.

Hapi i katërt i dukshëm, në përcaktimin e statusit autonom politik për Kosovën nën Serbi, ishte ndërtimi, funksionet dhe autorizimet fort të kufizuara të Shërbimit Policor të Kosovës. Me autorizimet jo krejt të plota as në trafik, ky shërbim mbeti shumë larg asaj çka i duhej dhe që i duhet Kosovës me një mijë probleme në fushën e sigurisë qytetare. Ky shërbim ka numër mjaft të madh kuadrash, por po tregon efikasitet fort të vogël. Sepse kësaj policie nuk i lejohet, sepse nuk i besohet, që të krijojë rrjet të gjerë e të fortë informimi nga qytetarët. Dhe, pa këtë, ky shërbim mbetet forcë vetëm në sipërfaqe të shoqërisë dhe pa informata të thella, të shpejta e të sakta, falë të cilave do të parandalonte e do të zbulonte bartësit e të gjitha llojeve të krimeve që kanë vërshuar Kosovën. Këtij shërbimi nuk i njihen kompetencat esenciale të vendimmarrjes dhe të komandimit të pavarur. Kjo është kështu sepse, strategët që kanë gjithë pushtetin mbi Kosovën, kanë frikë se mos krijohet ndonjë forcë kosovare e cila do të pengonte realizimin e Rezolutës 1244 të KSOKB-së, përkatësisht të rikthimit të Kosovës nën pushtetin serb.

Hapi i pestë i dukshëm, në imponimin e statusit autonom politik për Kosovën nën Serbi, është Shërbimi gjyqësor i Kosovës. Me dhjetëra mijëra lëndë gjyqësore që kanë marrë formën e përfunduar juridike kanë mbetur të paekzekutuara. Përse? Sepse shërbimi ekzekutues i gjyqësisë kosovare ka mbetur i pakonsoliduar. Në gjyqe dominojnë dhe fjalën e fundit e kanë kuadrot e sjellura nga jashtë dhe mjafton të shfletohen disa botime të dala nga institucioni i Ombudspersonit që të shihet se çfarë ka ndodhur e çfarë po ndodhë me gjyqësinë kosovare. Dhe, kur të dihet se gjyqëtarët dhe prokurorët e jashtëm janë mbi ligjet e Kosovës, atëherë s’ka çfarë të thuhet më shumë për këtë shërbim tejet të rëndësishëm.

Hapi i gjashtë i dukshëm, në imponimin e statusit autonom politik për Kosovën nën Serbi, janë edhe marrëdhëniet e pamundëshme diplomatike të Kosovës me botën.

Ka përpjekje që kjo të kamuflohet me disa premtime e propozime, por të gjitha ato nuk janë ato çfarë i duhen Kosovës. Kosovarët nuk kanë leje as të informojnë zyrtarisht botën për të vërtetën e Kosovës, as të marrin pjesë në takimet ku bëhet fjalë për Kosovën, as të mbrohen nga shpifjet dhe manipulimet e shërbimit diplomatik serb. Sepse, Kosova, sipas Marrëveshjes së Rambuje-Parisit dhe Rezolutës 1244 të KSOKB-së, nuk është shtet, as nuk guxon të bëhet shtet.

Hapi i shtatë i dukshëm, i imponimit të statusit autonom politik për Kosovës nën Serbi, është mosekzistimi i kufijve shtetëror midis Kosovës dhe Unionit Serbi-Mali i Zi. Ekonomia e Kosovës është fare e pambrojtur nga depërtimi i të gjitha llojeve të mallërave të pacertifikuara e të pakontrolluara nga Serbia dhe nga të katër anët e botës. Në këtë mënyrë edhe destimulohet prodhimtaria e vendit deri në përmasa të tejme.

Hapi i tetë i dukshëm, i imponimit të statusit autonom politik për Kosovën nën Serbi, ishte dhe është e drejta e partive të Serbisë që të mund të organizojnë e zhvillojnë zgjedhjet e tyre edhe në territorin e Kosovës. Kjo, besoj se është aq e tejdukshme, aq e prekshme, aq therrëse saqë s’ka nevojë për ndonjë koment. Le të tentojë, për shembull, Shqipëria të organizojë zgjedhjet e veta lokale e parlamentare edhe në territorin e Kosovës dhe do të shihej se çfarë “skandali” politik do të ndodhte. Për strategët e rikthimit të Kosovës nën pushtetin serb, një hap i tillë do të ishte “kijameti i Zotit”!

Hapi i nëntë i dukshëm, i imponimit të statusit autonom politik për Kosovën nën Serbi, janë të drejtat e shumta të rezervuara për të Dërguarin special të KS të OKB-së. Ai ka të drejtë vetoje për çdo vendim që mund të merret nga vendorët e që ai e konsideron në kundërshtim me Rezolutën 1244 të KSOKB-së. Ai ka të drejtë të shpërndajë edhe Kuvendin e Kosovës nëse nuk i bindet. Ja, vetëm para disa ditësh, u bë e ditur se Këshilli i Sigurimit, me kërkesën e të Dërguarit Special të KSOKB-së për Kosovën, ka vendosur që në Kosovë të votohet sipas listave të mbyllura. Edhe kjo, besoj nuk ka nevojë për ndonjë koment të gjatë. Në Kosovë, kinse ndërtohet demokracia me metodën më jodemokratike të votimit. Me lista të mbyllura, për në Kuvendin në “saksi” të Kosovës, (shpër)blehen e favorizohen liderët e dëgjueshëm të partive, kurse këta të fundit (shpër)blejnë e favorizojnë ithtarët e vet të dëgjueshëm duke ju ndarë poste e kolltuqe. Në këtë mënyrë grumbullohen karrieristët jokompetentë në pushtetin marionetë të cilët, sa e sa herë, kanë dhënë prova se interesin e Kosovës e kanë brengën e tyre të fundit.

Hapi i dhjetë i dukshëm, i imponimit të statusit autonom politik për Kosovën nën Serbi, ishte dhe është pengesa që Kosova të ketë kodin e vet të telefonisë fikse dhe të jetë pronare e vërtetë e hapësirës telefonike edhe për telefonat celularë. Dihet nga të gjithë që, edhe sot e kësaj dite, telefonia fikse e Kosovës është e lidhur me botën vetëm përmes kodit të ish-Jugosllavisë të cilin e ka trashëguar Serbia. Kjo po ndodhë edhe me kodin bankar-finansiar të Kosovës i cili detyrimisht po lidhet me kodin finansiar të Serbisë. Gjithashtu, targat e automjeteve me regjistrim të Serbisë dhe të Malit të Zi kanë qasje të lirë në territorin e Kosovës, ndërsa automjetet me targat kosovare nuk lejohet që të kalojnë në territorin e Serbisë. Kjo është aq e qartë saqë çdo koment është i tepërt.

Hapi i njëmbëdhjetë i dukshëm, i imponimit të statusit autonom politik për Kosovën nën Serbi, ishte dhe është Korniza e Përkohshme Kushtetuese e Kosovës me të cilën u formuluan juridikisht të gjitha padrejtësitë që u ushtruan dhe që po ushtrohen mbi Kosovën dhe Kosovarët.

Hapi i dymbëdhjetë i dukshëm, i imponimit të statusit autonom politik për Kosovën nën Serbi, ishte dhe është ngritja e një mekanizmi të quajtur Agjensia Kosovare e Mirëbesimit e cila ka të gjitha të drejtat për privatizim dhe që disponon me të gjitha pasuritë shoqërore e shtetërore të Kosovës në mënyrë kriminale. Në mënyrë kriminale, sepse kjo Agjensi iu përmbahet ligjeve kriminale të nxjerra nga regjimi kriminal i udhëhequr nga kriminelët Millosheviq e Sheshel në kohën e tyre.

Dhe tash, pas të gjitha këtyre argumenteve të lodhshme që u numëruan, është fare lehtë të kuptohet se çfarë, në të vërtetë, ishte strategjia e roli i administrimit të UNMIK-ut mbi Kosovën. Të gjitha këto rrethana, që u numëruan dhe që nuk u numëruan më lart, janë trajtim i Kosovës dhe kosovarëve në frymën e adaptimit dhe, hap pas hapi e dalngadalë, të pajtimit të tyre me statusin autonom nën Serbi. Pra, strategjia e UNMIK-ut ishte dhe është që Kosova e kosovarët të vihen para aktit të kryer të autonomisë nën Serbinë. Këtë qëllim as administrata e UNMIK-ut nuk e ka fshehur asnjëherë, por ishin dhe janë udhëheqësit formalë të Kosovës të cilët e fshehën dhe po e fshehin përmbajtjen e qëllimin e vërtetë të Rezolutës 1244 të KSOKB-së për Kosovën. Dhe, prandaj, para se Kosova të pavarësohet standardet, për ndryshe parime të mrekullueshme dhe thellësisht humane, nuk mund të implementohen. Nuk mund të implementohen sepse nuk janë krijuar parakushtet reale, konkrete, objektive për implementimin e tyre. Dhe, ta përfundojmë këtë kaptinë, fajin për këtë nuk e kanë as qytetarët e Kosovës, as shqiptarët si shumicë dërmuese, por fajin e kanë ata që sajojnë projekte që janë në kundërshtim me ligjet e jetës; fajin e kanë UNMIK-u, KFOR-i, Kushneri, Hakerupi, Shtajneri e deri dje Holkeri që u munduan të implementonin detyra duke pasur në duar vetëm instrumentet e dhunës e të trysnisë dhe duke mos përfillur vullnetin politik të shumicës dërmuese të qytetarëve të Kosovës. Fajin e kanë liderët e gjorë, jokurrizor e formalë të Kosovës që marrin përsipër realizimin ose implementimin e standardeve që synojnë krijimin e një shoqërie ligjore pa i pasur ligjet në duart e veta; që marrin përsipër implementimin e standardeve që synojnë sigurinë, lëvizjen e lirë, veprimtarinë e papenguar punuese e krijuese, të drejtën humane për rikthimin në banesat, shtëpitë e trojet e veta të të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa pasur në duart e tyre komandën e plotë mbi forcat e sigurimit; që marrin përsipër krijimin e një ekonomie të shëndoshë, dinamike e energjike të tregut, pa pasur në duart e tyre buxhetin e Kosovës, pa pasur në duart e tyre rrjedhat finansiare të Kosovës, pa psur në duart e tyre mekanizmin që rregullon privatizimin e ekonomisë kosovare; fajtorë janë liderët e mjerë, jokurrizorë dhe formalë të Kosovës që marrin përsipër implementimin e standardit të dialogut të domosdoshëm me Serbinë-shtet, ndërsa vetë janë tmerrësisht inferior dhe nuk janë shtet. Dhe, le të mos shkojmë më tutje se u bë mjaft.



PISK-u – PLANI për IMPLEMENTIMIN e STANDARDEVE për KOSOVËN


Ato që u thanë më lart ishin vetëm krijimi i rrethanave të jashtme politike e ndërkombëtare për rikthimin e Kosovës nën shtetin e Serbisë. Mirëpo, për të arritur këtë qëllim, duhet të ndryshohen edhe rrethanat e brendëshme. Dhe, projekti për të ndryshuar rrethanat e brendëshme kosovare është PISK-u, përkatësisht, Plani për Implementimin e Standardeve për Kosovën para se të shqyrtohet statusi politik i Kosovës.

Përse PISK-u para se të hapet shqyrtimi i statusit politik të Kosovës? Sepse statusi politik i Kosovës është përcaktuar me kohë, qysh me Marrëveshjen e Rambuje-Parisit midis katër shqiptarëve të Kosovës dhe ndërkombëtarëve(pa Rusinë). Sepse, Statusi politik i Kosovës është përcaktuar me Rezolutën 1244 të KSOKB-së. Prandaj – edhe u shpik “shul e veku” standardet para statusit. Sepse, në rrethanat e krijuara në Kosovë, kur i terë pushteti, realisht e faktikisht është në duart e ndërkombëtarëve, kur kosovarët faktikisht e realisht kanë vetëm pushtet formal, standardet e mrekullueshme evropiane nuk mund të implementohen në Kosovë. Sepse, nuk ka kush t’i implementojë. Sepse, shqiptarët si shumicë dërmuese, me masat që janë marrë, janë të penguar për ta bërë një gjë të tillë dhe pa shqiptarët nuk kanë si të implementohen standardet. Ja, psh. pika e parë e standardeve:

“Institucionet publike duhet të jenë përfaqësuese e demokratike”. Fare mirë, por si do të jenë institucionet demokratike e përfaqësuese kur ato nuk zgjedhen me lista të hapura, por me lista të mbyllura? Zgjedhësit zgjedhin partinë, kurse partia zgjedh për ata deputetët! Zgjedhësit zgjedhin Rugovën, ndërsa Rugova zgjedh shokët e vet. Zgjedhësit zgjedhin Thaçin, ndërsa Thaçi zgjedh shokët e vet. Zgjedhësit zgjedhin Haradinajn, ndërsa Haradinaj zgjedh shokët e vet! Pastaj, pika tjetër:

“Sundimi i ligjit është efikas dhe respektohet nga të gjithë”. Ligji është dhe mund të jetë efikas vetëm kur respektohet nga të gjithë. Por, ai, ligji do të respektohet nga të githë nëse ai, ligji, shpreh vullnetin e të gjithëve dhe nxiret sipas vullnetit e dëshirës së të gjithëve, ose, të paktën sipas vullnetit të shumicës së qytetarëve. Dhe, të gjithë e dinë se si nxiren ligjet e Kosovës. Mos vallë “Korniza Kushtetuese e Kosovës” është nxjerrë sipas parimeve demokratike? Jo. Pesëmbëdhjetë veta të emëruar si “Këshill Tranzitor i Kosovës” e kanë miratuar “ligjin mbi ligjet” të Kosovës! Pastaj, nëse çdo ligj që nuk është në përputhje me nenet e Rezolutës 1244 të KSOKB-së, nga i Dërguari special i KS të OKB-së, hidhet poshtë, kurse kosovarët mund “t’i bien kavallit”! Si mund të jenë demokratike ligjet e Kosovës nëse ato duhet të kalojnë nëpër “shtratin e Prokrustit” të Rezolutës 1244? Çfarë ka të bëjë e “drejta e vetos” me procedurën demokratike të nxjerrjes së ligjeve? Pika e tretë e standardeve:

“Të zhvendosurit të kenë të drejtë të kthehen nëse duan pa u penguar, kërcënuar e frikësuar”. Më mirë s’ka si të jetë! Por, të shohim, kush po e

shkelë këtë të drejtë të shejtë e humane të të zhvendosurve që të kthehen në shtëpitë, në banesat dhe tokat e veta? Tash pesë vjet, dy mijë e sa familje shqiptare e boshnjake të dëbuara nga Mitrovica e veriut nuk lejohen që të kthehen në banesat, në shtëpitë dhe në trojet e veta! Kush i dëboi dhe kush nuk i lejon që ata të kthehen? Bandat çetnike të udhëhequra nga sigurimcat e regjimit të Serbisë, nën qëndrimin prej statistëve të KFOR-it francez. Po, mirë, ç’bën UNMIK-u e KFOR-i lidhur me këtë çështje tash? Ç’bëjnë zotërinjt Solana e Grosman lidhur me këtë të drejtë të shenjtë të të zhvendosurve? Ç’bëjnë zotërinjt e KS? Vetëm bëjnë sehir duke përsëritur “standardet para statusit”! Apo ndoshta ata mendojnë vetëm për serbët e zhvendosur, apo ndoshta ata e kanë vetëm hallin e serbëve, ndërsa shqiptarët dhe boshnjakët e dëbuar i harrojnë? Kjo tregon qart se zotërinjt që shtrojnë realizimin e standardeve nuk e kanë seriozisht. Sepse, nëse mendojnë seriozisht, shumë më lehtë është që të fillohet me kthimin e të zhvendosurve nga Kosova në Kosovë, përkatësisht, nga Mitrovica e jugut në Mitrovicën e veriut sesa nga Serbia, ose nga dikah edhe më larg se Serbia, në Kosovë. Duke zgjidhur çështjen e Mitrovicës do të largohej dyshimi dhe do të rritej besimi te shqiptarët dhe do të shtohej gatishmëria e tyre bashkëpunuese për rikthimin e serbëve të zhvendosur. Por, jo. Qëllimi është që të shtrohen detyra që nuk mund të kryhen dhe pastaj të fajsohen shqiptarët. Dhe, pasi të fajsoshen edhe të dënohen. Të shohim pikën e katërt çfarë këkon:

“ Të githë individët, pavarësisht nga përkatësia etnike, të mund të udhëtojnë e të punojnë të sigurt dhe të mund të përdorin gjuhët e tyre gjithkund dhe në secilin institucion të Kosovës”. Më mirë s’ka si të formulohet edhe kjo e drejtë elementare njerëzore, kombëtare e etnike e humane. Dhe, me pak fakte, të shohim si qëndron puna me këto të drejta? A mund të shkonin shqiptarët, boshnjakët e turqit lirisht në Mirovicën e veriut? Jo. Kush nuk i lejonte? Bandat çetnike nën organizimin e sigurimcave të regjimit serb. Po a mund të lëviznin serbët nga Mitrovica e veriut në Mitrovicën e jugut? Po. I kam parë vetë dhe askush nuk i ngiste. A lëviznin serbët lirisht nëpër qytetet tjera të Kosovës? Po, lëviznin edhe në Prishtinë edhe në Fushë Kosovë edhe në Obiliq edhe në Prizren edhe në Gjilan edhe në Viti edhe në Kamenicë e le të mos flasim për Shtërpce, Graçanicë e Çagllavicë. Vet i kam parë. Po, kush e prishi këtë ballancë? Regjimi serb me trabantët e vet. Përse? Sepse e vlerësoj se mund të rrezikohet plani i rikthimit të pushtetit serb mbi Kosovën, ose plani i aneksimit të pjesëve tjera të Kosovës, sikundër që u bë me pjesën veriore të Kosovës e të Mitrovicës. Prandaj, ai regjim provokoi ngjarjet tragjike të voglushëve të Çabrës dhe bllokadën e padurueshme të Çagllavicës. Kjo ishte fare transparente. Për UNMIK-n e KFOR-in tragjedia e Çabrës nuk kishte ndodhur, por paska pasë qenë një trillim i shqiptarëve. Kjo paska pasë qenë vetëm një fatkeqësi. ( Si argument e marrin “faktin” se zotërinjt nuk i paskanë pasë gjetur askund kriminelët dhe qenin e ndërsyer mbi çunat fatzinjë të Çabrës! Sa keq që nuk i paskanë pas pritur në vendin e ngjarjes! Të paktën qeni të kishte pritur!) Kurse bllokada katërditëshe e arterjes kryesore rrugore të Kosovës, paska pasë qenë një punë krejt normale dhe prandaj zotërinjt e UNMIK-ut e të KFOR-it, për tri ditë rresht, vetëm bënë sehir dhe nuk intervenuan derisa u bë krejt vonë. Pra, si mund të përmbushet standardi i lëvizjes së lirë nëpër Kosovë kur regjimi i Beogradit, në bashkëpunim me trabantët sheshelistë në Kosovë, mund të organizojë incidente të këtilla tragjike, kur të dojë e ku të dojë? Sa i përket përdorimit të gjuhëve, kushdo që do, mund të bindet duke parë tabelat e trafikut rrugor edhe në gjuhën serbe, duke shikuar televizionin publik edhe në të gjitha gjuhët e minoriteteve përfshirë edhe serbishten, duke dëgjuar me dhjetra radio-stacione lokale serbe gjithandej Kosovës. Në asnjë institucion të Kosovës nuk pengohet përdorimi i gjuhës serbe. Por, nuk është për t’u habitur që regjimi i Beogradit nuk don ta shohë këtë të vërtetë, mirëpo është për t’u habitur që edhe disa miq tanë ndërkombëtarë bëhen sikur nuk e shohin këtë realitet. Por, ka edhe më. Pika e pestë kërkon edhe

“Një kornizë për një ekonomi funksionale tregu”. Dhe, ç’bëri UNMIK-u për këto pesë vjet që të krijohet kjo “kornizë e kërkuar ekonomike”? Fare pak. Aq pak sa që edhe pas pesë vjetësh Kosova nuk mund të furnizohet me energji stabile e të mjaftueshme elektrike nga burimet e vendit. Po çfarë do të ndodhë me synimin e zhvillimit të domosdoshëm të mëtutjeshëm ekonomik të Kosovës pa energji të mjaftueshme e pa ujë të mjaftueshëm? Këtë vetëm i Madhi Zot e di! Por, qëllimi i strategëve të rikthimit të Kosovës nën pushtetin e Serbisë pikërisht edhe është që Kosovën ta bëjnë sa më të varur nga importet nga Serbia. Ja, para pak ditësh u publikua raporti zyrtar i Bankës Botërore, i një institucioni autoritativ e neutral, nën titullin “Memorandumi ekonomik mbi Kosovën” në të cilin sillen të dhëna tmerruese. 52% e kosovarëve jetojnë në kufijt e varfërisë; 15% prej tyre posedojnë më pak se një euro në ditë, që konsiderohet tejkalim i varfërisë ektreme; rreth 37% e popullatës së Kosovës jetojnë me 1,42 euro në ditë që konsiderohet si varfëri klasike. Kurse bilansi i pagesave të Kosovës ka rezultuar si katastrofik: vetëm 4% e importit të Kosovës është mbuluar me eksport, që nënkuptohet se Kosova kishte bilanc negativ tregëtar me botën në shkallë prej 96%! Nuk besoj se mund të gjindet edhe një shembull më frapant i kësaj natyre në hapësirën evroaziatike.

Sipas disa informatave, që nuk kanë përse të jenë të trilluara, 80% të mallërave kryesore që shpenzohen në Kosovë kanë prejardhjen nga Serbia dhe shumica prej tyre kalojnë rrugëve sekondare e terciare dhe nuk certifikohen e nuk kontrollohen fare. Ndërsa vetë Kosova, memzi arrinë që nevojat e veta ushqimore, nga burime vendore, t’i plotësojë vetëm me 15%. Dhe, s’ka si të jetë ndryshe derisa më shumë se gjysma e sipërfaqeve të tokave bujqësore, arave e kullosave, ngelen ende të pa shfrytëzuara. Argumenti më i pikllueshëm është se UNMIK-u me “katër shtyllat” e veta të famshme, për pesë vjet sundimi në Kosovë, lejoi që papunësia në Kosovë të arrijë shkallë rekorde në hapësirat evroaziatke duke kaluar shifrën prej 60% të të papunëve ndër ata që janë të aftë për punë. Pastaj, kush e pengon zhvillimin normal të institucioneve bankare-finansiare në Kosovë? Serbia po se po, por edhe faktorët e UNMIK-ut janë duke përkrahur, gjithnjë e më hapur, shtetin e Serbisë. Kush po e imponon “Swift Kodin” e shtetit SMZ mbi bankat kosovare? Në Bordin përkatës finansiar treshi i nëpunësve të UNMIK-ut mbivotoi dyshin kosovar në favor të “Swift Kodit” SMZ. Kush po e pengon privatizimin në Kosovë? Serbia po, por edhe UNMIK-u që po kontrollon shumicën mbivotuese në AKM dhe që po zbaton ligjet kriminale të Serbisë, të nxjerra enkas për Kosovën nga kriminelët e asaj kohe në pushtet në Serbi. UNMIK-u është ai që po e bën të mundur që privatizimi, në një Kosovë me një ekonomi në fund të pusit, të zvarritet deri në kufijt e sabotimit. UNMIK-u, bashkë me Beogradin, po i bën të mundura “lojrat” e AKM-së me fatin e ekonomisë kosovare. Pra, ajo kornizë e dëshiruar ekonomike, për një zhvillim të mbarë e të shpejtë të ekonomisë kosovare, nuk mund të ndërtohet duke u hapur rrugën hileve e dallavereve të shtetit serb në kurriz të Kosovës. Dhe, këtë rrugë mund ta mbyllin vetëm ata që e kanë hapur. E ka hapur UNMIK-u me pushtetin e vet të plotë e të pakufizuar mbi Kosovën dhe vetëm ai edhe mund ta mbyllë këtë shteg. Nuk do të flasim për korrupcionet dhe tenderizmat formale që po luhen para syve të UNMIK-ut, i cili me pak përjashtime, po reagon në mënyrë shumë joefikase. Mirëpo, mos të harrojmë se UNMIK-u është vetëm instrument në duart e KS të OKB –së. Por, të shkojmë më tutje me standardet. Pika e gjashtë merret me porosi

“Për TMK-në, rekomandohen vetëm detyra rreptësisht civile”. Kjo edhe po ndodhë. Madje, para disa ditësh, nga KFOR-i u ndalua pjesëmarrja e TMK-së në një ceremoni krejtësisht të padjallëzi e formale mortore me rastin e varrimit të Nënës së Madhe, Ajshe Gërvalla, në fshatin Dubovikë. Por, si po dëgjohet, TMK-ja, as si organizatë me veprime civile, nuk do të lihet rehat. Po hartohen e po thuren “plane tërheqëse” që ajo të çthuret e në fund të zhbëhet. Sepse, strategët e rikthimit të Kosovës nën sundimin e Serbisë, po kanë frikë nga e kaluara kryengritëse e një numri të anëtarëve të TMK-së. Regjimi serb, po kërkon me këmbëngulje, që në Kosovë, të gjitha forcat potente liridashëse shqiptare të “tredhen” dhe të “hudumosen” para se ai ta shtjerë Kosovën përsëri në dorë. Mirëpo, edhepse me të vërtetë, forcat e UNMIK-ut e të KFOR-it janë të plotfuqishme në Kosovë, megjithatë Zoti është më i madh dhe më i fuqishëm se të gjithë. Apo, ka edhe të atillë që nuk e besojnë Zotin?! Por, le ta shqyrtojmë standardin e shtatë që bën fjalë për

“Dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit si rrugë e domosdoshme për zgjidhjen paraprake të të gjitha çështjeve kontestuese të ndërsjella, para se të shqyrtohet çështja e statusit politik të Kosovës”. Në dokumentet e Rambuje-Parisit dhe në Rezolutën 1244, nuk është harruar që të përmendet klauzola nga Marrëveshja e Helsinkit të vitit 1975 lidhur me ndryshimin e kufijve midis shteteve evropiane vetëm me marrëveshje të ndërsjellëta paqësore. Strategët e rikthimit të Kosovës nën sundimin serb, një herë për një herë, po insistojnë vetëm në dialogun e çështjeve “periferike”-“teknike” midis Prishtinës e Beogradit, por kjo është vetëm një “paralojë sa për t’u nxehur e joshur lojtarët”! Domosdoshmëria e standardit të dialogut Prishtinë-Beograd ka vetëm këtë kuptim thelbësor: t’ia bëjë të ditur Prishtinës se zgjidhja e statusit politik të Kosovës mund të bëhet vetëm me kompromis midis këtyre dy palëve. Dhe, zgjidhja kompromise me Serbinë do të thotë se çdo marrëveshje është e mundur, por vetëm pavarësi për Kosovën nuk ka dhe nuk mund të ketë. Operacioni fort i vështirë në këtë drejtim për t’i bindur kosovarët që të pajtohen me fatin e rikolonizimit të Kosovës nga Serbia ka filluar me masat e shumta që janë marrë deri tash e të cilat janë numëruar në pjesën e parë të kësaj analize. Tash, si e si, po kërkohet mundësia për të bërë edhe disa ndërhyrje “kirurgjikale”, substanciale në zemër të trollit të Kosovës. Dhe formula ka qenë e gatshme që moti, vetëm pritej që të piqeshin kushtet e rrethanat. Në emër të decentralizimit ose të qeverisjes lokale, regjimi serb doli me projektin për kantonizimin e Kosovës. Meqë termi kantonizim ishte fort transparent dhe zbulonte qëllimin përfundimtar të regjimit të Beogradit për të rrëmbyer copa tjera të tokës kosovare, strategët e taktikantët e politikës serbomadhe u dhanë pas trillimit të termave tjera më të “buta” në vend të “kantonizimit”. Mirëpo, edhe këto “fleksibilitete” hasën në njëfarë rezistence te disa liderë formalë të Kosovës. UNMIK-u duke parë se regjimi serb, nga ngutia, po zbulonte në mënyrë shumë të vrazhdë qëllimet përfundimtare të “boshnjakizimit” të territorit të Kosovës, doli me qëndrimin kundër kantonizimit. Mirëpo, djalli nuk po flente; ai po gërmonte nën tokë. Pas shpërthimit të provokuar të marsit i cili ishte organizuar e kalkuluar fort mirë nga Beogradi, çetnikët në skenën politike të Serbisë dolën me tezën e përtypur me vjet nga Dobrica Qosiqi se bashkëjetesë midis shqiptarëve e serbëve në Kosovë nuk ka dhe nuk mund të ketë! Sepse, kinse, pakica serbe qenka e rrezikuar nga shumica shqiptare, për vdekje! Prandaj duhet marrë masa urgjente që Kosova përsëri të coptohet dhe Kosovës t’i rrëmbehen edhe territore tjera sikurse që iu rrëmbyen Kosova veriore bashkë me Mitrovicën veriore. Dhe, projekti i gatuar prej vitesh, u nxor në shesh dhe u miratua si dokument zyrtar i Skupshtinës serbe. Ky dokument parasheh krijimin e Bashkësisë Serbe të Kosovës(e Metohisë) të sajuar nga pesë kantone, ose rajone, ose treva, s’ka rëndësi si do të thirren, por thelbi qëndron aty që në midis të Kosovës edhe ashtu të vogël, të krijohet edhe një mini shtet serb! Tash po kuptohet qëllimi i krijimit dhe i lejimit prej kohësh të krijimit të enklavave serbe gjithandej Kosovës. Synimi u shfaq haptazi: “Republika Autonome e Kosovës”, nga jashtë, të jetë e rrethuar nga shteti i madh serb, kurse nga brenda të jetë i kontrolluar, i frenuar dhe i provokuar, non-stop, nga mini-shteti “Bashkësia Serbe e Kosovë-Metohisë”. Me fjalë më të thjeshta, synimi është që të krijohet një “Kosovë-ferr” për shumicën shqiptare e cila, për shkak të rrethanave të padurueshme që do të krijoheshin, dalngadalë, por “me dashje dhe pa dhunë” do të shpërngulej nga trojet e veta dhe do të merrte botën në sy. Dmth. atë që nuk e arriti dot Millosheviqi me dhunën më të egër, Koshtunica do ta serbizojë Kosovën me anën dhe ndihmën e UNMIK-ut dhe të KFOR-it, përkatësisht me anën dhe ndihmën e KS të OKB-së. Ky është synimi i regjimit të Beogradit dhe, tash për tash, gjërat janë duke u zhvilluar sipas projektit që si mbështetje ka: Marrëveshjen e Rambuje-Parisit, Marrëveshjen ushtarake-teknike të Kumanovës, Rezolutën 1244 të KS, Kornizën Kushtetuese për Vetqeverisjen Kalimtare të Kosovës dhe krejt në fund, PISK-un, përkatësisht Planin e Implementimit të Standardeve për Kosovën.



Mirëpo, në krejt këtë projekt eksperimental ndërkombëtar me Kosovën, Malin e Zi dhe Serbinë, ka një defekt të madh dhe thelbësor dhe kjo është qasja burokratike, tekniciste, voluntariste që kanë për bazë kompromise të ndyra ndërkombëtare ndaj çështjes së pavarësisë së Kosovës e të Malit të Zi dhe të çështjes së demokratizimit të Serbisë. Për ta “blerë” Serbinë, flijohen interesat e Kosovës e të Malit të Zi. Mirëpo, duke flijuar interesat e Kosovës e të Malit të Zi, “vriten” parimet themelore të demokracisë e humanizmit evropian e botëror, “vritet” demokratizimi i Serbisë dhe, duke “vrarë” demokratizimin e Serbisë, “vritet” paqja në rajon dhe përgatiten gjakderdhje të reja edhe më të tmerrshme se deri tash në një regjion edhe më të gjerë të Ballkanit perëndimor.

Por, ja edhe shembujt ende të paharrueshëm nga historia e shekullit të XX: Para Luftës së Dytë Botërore, duke “blerë” Italinë fashiste u “vranë” parimet themelore të demokracisë e humanizmit evropian e botëror, u flijuan interesat e Libisë, Abisinisë e Shqipërisë, por, njëkohësisht, u “vra” edhe demokratizimi i Italisë dhe u hapën shtigjet e aventurave të reja të përgjakshme botërore. Duke “blerë” Gjermaninë naciste u flijuan interesat e Spanjës, të Austrisë, të Çekisë dhe të Polonisë, por, njëkohësisht, u “vranë” parimet themelore të demokracisë e të humanizmit evropian e botëror, u “vra” edhe mundësia e demokratizimit të Gjermanisë dhe u hapën shtigjet e kasaphanes dhe të mizorive të tmerrshme botërore. Duke “blerë” Japoninë militariste u flijuan interesat kineze, por me këtë, njëkohësisht, u “vranë” parimet themelore të demokracisë e të humanizmit botëror, u “vra” edhe mundësia e demilitarizimit të Japonisë dhe u hapën shtigjet për tragjedi të papara botërore.



(Por,ç’është e verteta, këto vrasje të parimeve themelore demokratike e humaniste, shtetet më të fuqishme të Evropës si Britania e Madhe, Franca, Rusia, Holanda, Belgjika e Portugalia i kishin bërë ç’prej kohësh edhe para Luftës së parë e Luftës së Dytë Botërore. Këto shtete kishin pushtuar e ndarë kontinentet e Azisë e të Afrikës. Këto shtete kishin monopolizuar lëndët e para të lira, kishin monopolizuar tregjet dhe kishin vënë nën kontroll fuqinë e lirë punëtore. Në këtë mënyrë, këto shtete kishin “pjellur” fashizmin italian, nacizmin gjerman dhe militarizmin japonez. Dhe, dihet fort mirë se sa shtrenjt u paguan, nga të gjithë, “vrasjet” e parimeve themelore të demokracisë e të humanizmit evropian e botëror).



Mirëpo, shtrohet pyetja e paevitueshme: Si është e mundur që edhe sot, pas gjithë këtyre përvojave të hidhura që ka përjetuar njerëzimi, të vazhdohet me “vrasjen” e parimeve themelore të demokracisë e humanizmit? Si ishte e mundur që pikërisht Fuqitë e Mëdha të Evropës së sotme bashkë me Amerikën t’i bënin lëshime aq të mëdha e aq të ndyra një regjimi kriminal e mafioz siç ishte ai i Millosheviqit? Si ishte e mundur që pas aq gjakderdhjesh permanente që kishte shkaktuar në Kosovë, që pas aq gjakderdhjesh që kishte shkaktuar në Slloveni, Kroaci, që pas gjithë atyre mizorive e tragjedive që kishte shkaktuar në Bosnje-Hercegovinë, pikërisht Millosheviqin, në Dejton ta shpallnin paqebërës (peacemaker) dhe me të të bënin marrëvehje në kurriz të popullit boshnjak? Si është e mundur që, pas gjithë atyre mizorive e tragjedive që pësoi populli i Kosovës, që këtij populli t’i imponohet robëria e re nën të njëjtin shtet? Nën të njëjtin shtet që Organizoi masakrën e padëgjuar të të burgosurve të pafajshëm në kazamatin e Dubravës, masakrën e Reçakut, masakrën e Izbicës, masakrën e Krushës së Vogël, masakrën e Gjakovës, masakrën e Rahovecit, masakrat e Mitrovicës, masakrat e Tususit, masakrat gjithandej Drenicës. Si është e mundur që t’i imponohet një populli që edhe një herë të provojë “fatin” nën një shtet që bëri krim mbi krimet duke u munduar të fshehte krimet e veta, duke bartur me mija kufoma nga Kosova dhe duke i flakur në varreza masive gjithandej Serbisë?

Përse jam duke insistuar kaq me këmbëngulje në respektimin e parimeve themelore demokratike e humaniste në marrëdhëniet ndërnjerëzore e ndërkombëtare? Sepse e gjithë hisroria e deritashme argumenton se burimi thelbësor i të gjitha të këqiave ndërnjerëzore e ndërkombëtare ishte, është dhe do të jetë shkelja ose mosrespektimi i parimeve demokratike e humaniste.



(Ka shembuj të shumtë, por po e marrim në shqyrtim të shkurtër tragjedinë e përgjakshme të të njëjtit popull, por me dy besime që po zhvillohet tash pesëdhjetë vjet e që e tërë bota e njeh në formën e luftërave të përgjakshme izraelito-arabe. Kur, menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, Fuqitë e Mëdha dhe bota ia njohën të drejtën popullit të shumëvuajtur izraelit që, në një skutë të Azisë së Vogël, buzë Mesdheut, të krijonte shtetin e vet, shtetet arabe nuk u treguan në nivelin e duhur të dijes e të vetëdijes politike. Ato, duke refuzuar që të njihnin shtetin e vogël izraelit me një territor jo më të madh se Kosova e sotme dhe, duke refuzuar që të jetonin në paqe e fqinjësi të mirë me atë popull krejt të vogël e paqedashës, “vranë” parimet themelore të demokracisë e humanizmit. Dihet se si u zhvilluan ngjarjet dhe sa luftëra u bënë, në të cilat Izraleli i vogël çdoherë u tregua më superior dhe më i sukseshshëm. Dhe, kur forcat ushtarake izraelite, në luftën e 1971-shit, kaluan Detin e Kuq dhe iu afruan Kairos 100 kilometra, Anuar Sadati, kryetari i atëhershëm i Egjiptit, kërkoi ndërprejen e armiqësive dhe bashkë me palestinezët e shumë shtete tjera arabe, u shprehën të gatshëm që të pranonin shtetin izraelit, por me kusht që të gjindej një zgidhje e drejtë, demokratike e humane, për krijimin e një shteti palestinez. Mirëpo Izraeli refuzoi bërjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme. Atëherë Izraeli qe ai i cili “vrau” parimet demokratike e humane dhe u bë shkaktar për vazhdimin e pafund të luftërave të përgjakshme midis tij dhe palestinezëve).



Dihet nga të gjithë se çfarë “polli” e çfarë shkaktoi dhe po shkakton armiqësia e panevojshme midis izraelitëve e palestinezëve-arabëve. Do të na merrte më shumë vend po të merreshim me fenomenologjinë politike të “vrasjes” së parimeve të demokracisë e të humanizmit, por, me këtë rast, po përqëndrohem vetëm në një vërejtje për arabët dhe izraelitët nga dy pozicione. 1.Nga pozicioni humbës i arabëve: arabët, vetëm pasi që definitivisht humbën të gjitha luftërat nga izraelitët kuptuan se çfarë gabimi katastrofik kishin bërë kur kishin refuzuar të njihnin shtetin e vogël izraelit dhe lirinë e pavarësinë e tij. Me refuzimin e vet ata shkelën parimet e demokracisë e humanizmit. Shi për këtë, izraelitëve nuk ju mbeti rrugë tjetër përveçëse të qëndronin. Dhe ata, mblodhën të gjitha forcat, kërkuan përkrahje e mbështetje atje ku gjetën e, nga një popull shumë paqësor, të udhëhequr nga Menahem Begini, në fillim, u shndërruan në një popull luftëtar-vetëmbrojtës, pastaj me përvojën e fituar luftarake e të harlisur nga fitorja në fitore, u shndërruan në shtet pushtues dhe në fund edhe në shtet agresiv-terrorist. 2.Nga pozita e fituesitash, izraelitët janë ata, që përditë, duke vrarë palestinezë të pafajshëm, njëkohësisht po “vrasin” edhe parimet e shenjta të demokracisë e të humanizmit. Mirëpo, agresiviteti e terrorizmi shtetëror izraelit, tashmë ka filluar me të madhe të “prodhojë” liridashës-“terroristë”, jo vetëm ndër palestinezë, por gjithandej botës arabe. Dhe, nëse nuk do të ndalet, agresiviteti e terrorizmi shtetëror izraelit do të “prodhojë” unitetin agresiv arabë. Dhe atëherë Izraeli do të jetë ai që do të kërkojë paqe e marrëveshje! Mirëpo, atëherë, nuk dihet se çka do të mendojnë e si do ta ndiejnë veten e tyre arabët.



Populli ynë e ka një thënje të bukur: “ Pak ujë, pak miell, pak ujë pak miell dhe dikur bëhet brumi që nuk e ze as magjja”!



Pra, krejt në fund, le të ndërpriten eksperimentet me fatet e popujve pa shtet e pa pavarësi dhe, le të pushojnë të “vriten” parimet demokratike e humaniste midis njerëzve e popujve sepse një gjë e tillë na hakmerret të gjithëve. Sot, Kosova është vendi ku po bëhen eksperimente të palejueshme dhe ku po “vriten”parimet themelore të demokracisë e humanizmit nga ata që nuk do të duhej ta bënin një gjë të tillë.

Mjaft më!

192 vjet nën pushtimin sllav

Sa zgjati pushtimi i Kosovës ne histori nga serbët ?

Dyndjet e sllaveve ne drejtim te ballkanit u nisen nga rusia e largët diku nga brigjet e detit Azof qe nga shekulli i VI-të pas krishti, vinin si puntor sezonale apo si fuqi punetore ne fushat e pasanikeve romake dhe vendas.

Ne krahasim me te gjithe pushtuesit tjere me ushtrite perandorike keta popuj u instaluan per te mbetur perjjithemon ne gadishull duke shtyer popullsine autoktone mbrenda thelle ne viset malore ku gjeten te vetmin shpetim nga keta barbaaret e fundit. Popullesia ilire e thrake mbetet e pambrojtur pas Justinianit dhe nga ana tjeter viset tjera ilire qe ishin deri ne ate kohe nene sundimin e perandorve te oksidentit edhe keta u dobesuan keshtuqe avaret dhe sllavet shfrytezuan rastin te instalohen edhe ne kete pjesen perendimore te ilirisë

Pse depertimi sllave pati suksese te instalohet ne ballkanë ?

Siç e cekem ùe siper, shumica e ketyre punetorve qe ishin si sherbtor ne familjet e pasura te guvernatorve romakë ketej Danubit me vete sollen dale nga dale edhe familjet e tyre qe se shpejti arriti nje numer te madh dhe ne momentin kure romaket me nuke ishin ne gjendje te qeverisnin keto toka ky territor kaloi ne nje anarshi ku secili sherbtor filloi te behej pronar i ketyre tokave te qe vendaset ilirë qe kishin mbetur te shtypur e te lodhur si edhe me numer te vogel me nuke kishte fuqi te rimkembeje per ti punuar keto toka keshtuqe sllavet ia dolen me ndihmen e sherbtorve te tyre i pervetesuan keto toka dhe filluan te krijojne rrethe qe quheshin zhupa, keshtu qe e tere thracia dhe iliria gati se rane ne duart e tyre.

Kur filluan bizantinet te zgjohen nga gjumi kuptuan qe keto vende tani me ishin pushtuar nga fise sllave e avare dhe menjehere filluan qe te marrin fushaten per debimin e tyre mirepo slalvet e aleatet e tyre qe kishin ardhur paar tyre avaret te organizuar rrenuan tere ballkanin si pergjigjeeje ndeshkuese ndaj largimit te tyre.

Slavet filluan te djegin dhe te te bejne kerdine mbi popullaten ilire qe kishin mbetur ne Mesi, Dardanie, Thracie e ne tere iIlirikumin kjo tokë u la me gjakë.
Bizanti nuke kishte te beje ketu me nje lufte kunder nje ushtrie por nje lufte kunder nje popullate qe me pare njiheshin si sherbtor por te organizuar mire tani revandikonin me çdo kushte nje pjese te kesaj toke.

Bizanti nuke kishte rruge tjeter perpos te kuvendoje me keto fise te reja te ardhura pertej Danubit tani kerkonin autonomi ndaj bizantit. Filluan te perqafin krishterimin dhe se shpejti u bene si principata (zhupa) ne krye me zhupanin e tyre. Volgaret ishin kualifikuar te paret ne administraten bizantine, si te thuhet sot bullgaria qe hyri ne familjen ebashkesise europiane keshtu edhe te paret e tyre hyn ne perandorine bizantine kurse kroatet bene nje fushate kunder avarve dhe dolen fitues e per kete moren shperblim nga Ravena te qendrojne ne keto vise te ilirise e delmacise duke e perqafur edhe keta krishterimin.

Pas volgarve edhe serbet krijuan zhupen e tyre me qender ne Rasci(Rashkë qe ne shqipe i bie qyteti i ndertuar mbi gure rrase.
Vetem pas dsa shekujve lufte te ashper e shtytje mes administrates bizantine ne nje ane dhe duke luftuar edhe kunder fiseve lokale me popullesi autoktone Seves(sherbetoret keshtu quheshin nga latinet) ia arriten te krijojne autonomin e tyre nga bizanti.

Zgjerimi i zhupes serbe apo pushtimet e reja kah jugu...

Ne vitin 1169 Stefan Nemanja emrohet zhupani i Rashkes(Rascie= qyteti mbi rrasa) e menjehere ne kete kohe duke perfituar nje grindje mes bizantineve per fron, Stefani i zgjeron(keshtu e quajne kete pushtim edhe sot historianet ne libra, ne vend se ta quajn pushtim) kufijt e tij kah jugu i Rashkes, do te thote Stefani pushton Dardanine qe ne ate kohe ishte provence bizantine por si e dini Konstantinopoja perdorte shkrimin latine edhepse i perkiste botes ortodokse greke e ky vend quhej pra Campus Merlanus(fusha e mellinjave) per gjermanet ishte Amselfelder, per francezet Champs des Merles etj. ...

Perpos qe pushtuan Fushen e mellinjave serbet arriten te dalin deri ne detin Adriatike dhe ne jug u kufizuan me bullgaret qe ndajn malet e Sharrit.
Mirepo serbet kishin edhe ambicje tjera; te pushtonin edhe vise tjera te fqinjeve te tyre andaj iu duhej perdorur nje politikë tjeter permes martesave.

Per te pushtuar nje pjese te hungarisë, Dragutini pra nipi i Stefanit u martua me nje pricesh hungareze. Kur Dragutini jep doreheqje djali i tij Milutini gjysem hungarez merr ne trashegim nga mbreti hungarez Ladislasi IV tokat e Sremit, Maçves dhe Beogradit keshtu qe danubi u be kufiri verior me hungarezet.

Pas Milutinit vjen ne fron djali i tij nje tjeter Stefan qe pastaj merr emrin Stefan Dushani qe serbet e quajne edhe Stefan Deçanski...i cili mbretroi nga viti 1322 deri me 1355 keshtuqe per 20 vite sundimi serbet e dyfishuan territorin e tyre nga Danubi ne Adriatike e deri ne Byzancë...
Nese llogarisim kete pushtim deri ketu serbet qendrojne ne keto viset e kosoves se sotme si sundimtar apo pushtues qe nga viti 1217 nga Stefan nemanja e deri tek nipi i tij Stefan Dushani qe vdiq me 1355 llogarism se del nje periudh kohore prej 125 vitesh pushtimi serbe ne keto troje, iu mbeten serbeve edhe nja 4" vite per te marrur fund sundimi i tyre ne ballkane me ardhjen e ottomanve qe u ndeshen ne kete fushe te mllijave me 1389;
Gjithesejt serbet kane jetuar dhe gezuar kete toke per vetem; 125+45=170 vite pushtimi !
Kaqe kohe gati paten sunduar edhe francezet ne Algjeri ku filluan te quanin kete toke te huaj algjeria franceze se atje paten ndertuar edhe disa kisha katolike !

Perandoria mongole pas Xhingis Khanit, pushtuesit me te madh tete gjitha koherave, zgjati po aqe kohe ne indi si deshmi te tyre lane ne kete vende, toke te huaj Taxh Mahallin e famshem !
Po e se e analizojmi matematikishte pra kete zgjedhje se sa eshte sot "kosova serbe" fillojmi llogarin me numra neqoftese matematika nuke genjen.
...ne epizodin tjeter pas 500 virtesh serbet perseri bejne tentim me 1912-ten qe te ripushtojne ish kolonin e tyre, tani me emrin kosova;

Duhet cekur se ne kete kohe treva e kosoves nga italianet quhej ende Dardania si ne kohen e pushtimit romakë te cilet qendruan edhe keta si pushtues ne keto troje qe nga fillimet e para te imperializmit romakë qe nga 168 Para krishti e deri ne ndarjen administrative te vitit 395 pas krishti, pra romaket qendruan ne kete Kosoven e sotme me se 560 vte, me shume se sa turqit... ku menjehere pas romakeve kjo treve kalon ne administraten bizantine te Konstantinopojes qe zgjati 800 vite deri tek fillimi i pare i marrjes ne dor i ketyre trojeve nga pushtuesit serbë me 1217 nga Stefan Nemanja dhe perfundimishte ra ne duar te osmanve me1389.... dhe tani e llogarisim se bashku kete pushtim serbe ne Kosove dhe te shoimse sa aska zgjatur:

Pra; 560+817=1377 gjithesejt 1377 vite qe keto vise ishin te banuara pa prezencen e serbeve !

Kronologjia e Kosoves;

Kroologjia e Kosoves nuk mund te prezentohet ne kete menyre si e bejne sot disa gaztar te huaj ku nga shekulli IV Para krishti kalohet tek Beteja e Kosoves e vitit 1389 ....
Duhet ndare edhe epokat; Para Krishti dhe pas krishti.



Pas 500 vitesh pushtimi osman, serbet te perkrahur nga ruset dhe tjeret rifillojn pushtimin e dyte te Kosoves me 1912;

Ky pushtimi i dyte serb zgjati edhe me pake se i pari, as qe kaloi 30 vjete...

Krejtesisht; qe prej ardhjes se tyre ne Ballkan, Kosoven e dominuan vetem se 150+30=180 vite !

TOTAL; 180 vite pushtim serbe ne Kosovë !

500 vite pushtim Osman

800 vite pushtim Bizantin

450 pushtimë romakë !

Si perfundim; kronologjia serbe ne Kosove zgjati vetëm 192 vite !

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...