Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/02/12

“Kam dezertuar nga emigrimi dhe ikja jashtë vendit”, ka thënë shkurt Ahmet Isufi.




Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi nuk ka dashur të komentoi deklaratën e mbrëmshme të kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri. Isufi në një prononcim , ka thënë së për asnjë moment nuk e ka lëshuar vijën e frontit gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës.

Image result for agim ceku

“Kam dezertuar nga emigrimi dhe ikja jashtë vendit”, ka thënë shkurt Isufi.



Ndryshe, kreu i Gjilanit, Lufti Haziri mbrëmë në një postim në rrjetin social Facebook, ka reaguar pas publikimit të listave për zonën e veteranëve të Zonës së Karadakut. Haziri ka shkruar se Agim Çeku duhet t’i vijë turp për këtë listë të paturpshme.



Image result for lutfi haziri


 E në veçanti, sipas Hazirit, duhet të turpërohen Ahmet Isufi e Shemsi Syla, të cilët dezertuan në kohën më të rëndë për luftëtarët e lirisë.


Image result for shemsi syla

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti : Asnjëherë nuk do të korruptohem



Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se asnjë i punësuar në komunë nuk është anëtar i Lëvizjes dhe se asnjëherë nuk do të korruptohet.

Kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti në emisionin "Click" në RTV 21 është përgjigjur në pyetjet e analistëve në studio duke sqaruar edhe për bashkëshortin e deputetes Albulena Haxhiu i cili është zgjedhur ushtrues detyre i drejtorit të ndërmarrjes "Pastrimi".

Ai tha se Krasniqi ka qenë në Lëvizjen "Vetëvendosje" para se të martohet me deputeten Haxhiu.
Ai madje tha se vizitat më të shpeshta janë nga Agjencia Kundër Korrupsion.

Sa i përket veturës së ish-kryetarit Isa Mustafa ai tha se qe dy herë nuk është shitur për shkak të çmimit të lartë ndërsa këtë herë do ta shesin me çmimin më të lartë që jepet.

Ahmeti tha se me ato para do të ndihmohen fëmijët me aftësi të kufizuara.

Kryetari i Prishtinës është pyetur edhe për rrugët, gropat por edhe borën që ra ditëve të fundit e që e zuri komunën të papërgatitur.


Image result for shpend ahmeti
Shpend Ahmeti

e-mail: Shpend.Ahmeti@rks-gov.net





Shpend Ahmeti ka lindur më 18 prill 1978 në Prishtinë.

Ka përfunduar studimet master në Politika Publike në Universitetin e Harvardit, SH.B.A, gjatë viteve 2002 – 2004, duke specializuar në Zhvillimin Politik dhe Ekonomik. Studimet universitare i ka përfunduar në Ekonomi dhe Administrim Biznesi në Universitetin Amerikan në Bullgari, gjatë viteve 1996 – 2000, duke specializuar në Ekonomi të Aplikuar dhe Administrim Biznesi.

Gjatë kohës së studimeve 1999-2002, Shpendi ishte senator dhe më pas Kryetar i Qeverisë Studentore në Universitetin Amerikan të Bullgarisë , si dhe udhëheqës i komuniteteve të ndryshme (nga më shumë se dhjetë vende) përgjatë një periudhe të reformave në universitet. Në universitetet amerikane, angazhimi në Qeveri studentore është eksperienca që ndërthur dijen, organizimin, përballjen për mbrojtjen e të drejtave dhe përgjegjësinë e besimin nga shokët dhe kolegët.
Image result for shpend ahmeti
Prej vitit 2005 Shpendi është ligjërues i Politikave Publike dhe Politikave Ekonomike Ndërkombëtare në Universitetin Amerikan këtu në Kosovë (AUK).

Përveç gjuhës amtare shqipe, Shpendi flet atë angleze, serbo-kroate, maqedone, bullgare dhe ka njohuri të gjuhës gjermane.
Kabineti i Shpend Ahmetit
Është fitues i disa çmimeve e shpërblimeve si World Bank Spot Award dhe i atij në European Debating Championships.
Image result for shpend ahmeti
Shpendi jeton në Prishtinë me bashkëshorten, Ardianën, dhe dy fëmijët, Tean dhe Anrin. Është Nënkryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Image result for shpend ahmeti
Image result for shpend ahmeti
Image result for shpend ahmeti


Përgjegjësitë e Kryetarit të Komunës

Kryetari i Komunës, në pajtim me dispozitat e LVL - së dhe Statutit të Komunës, është përgjegjës të:

a) përfaqësojë Komunën dhe vepron në emër të saj;

b) udhëheqë ekzekutivin e Komunës dhe administratën e saj dhe mbikëqyrë administrimin financiar të Komunës;

c) ushtrojë të gjitha kompetencat, të cilat nuk i jepen në mënyrë eksplicite Kuvendit të Komunës apo komiteteve të tij;

d) ekzekutojë aktet e Kuvendit të Komunës;

e) emërojë dhe shkarkojë zëvendësin e tij/saj;

f) emërojë dhe shkarkojë drejtorët, të cilët i ndihmojnë atij në kryerjen e detyrave;

g) organizojë punën dhe të drejtojë politikën e Komunës;

h) propozojë rregullore apo akte të tjera për miratim në Kuvendin e Komunës;

i) propozojë zhvillimin komunal, planet rregulluese dhe investuese, propozon buxhetin vjetor për miratim në Kuvendin e Komunës dhe ekzekuton buxhetin e miratuar;

j) raportojë para Kuvendit të Komunës për situatën ekonomike – financiare të Komunës dhe për zbatimin e planeve investuese të Komunës, së paku një herë në gjashtë muaj, apo kurdoherë që kërkohet nga Kuvendi i Komunës;

k) kërkojë që Kuvendi i Komunës ta shqyrtojë një akt komunal para hyrjes në fuqi, kur konsiderohet se akti bie në kundërshtim me legjislacionin në zbatimin, apo interesin e komuniteteve;

l) mbikëqyrë administrimin e përgjithshëm financiar;

m) delegojë përgjegjësi te anëtarët e Këshillit të Drejtorëve dhe të mbikëqyrë zbatimin e përgjegjësive të deleguara;

n) të bëjë ndryshime në lidhje me funksionimin dhe numrin e drejtorive dhe funksionet e tyre në pajtim me legjislacionin në fuqi

o) të kryejë përgjegjësi të tjera të përcaktuara nga Kuvendi i Komunës.

Image result for shpend ahmeti
----------------------------------

Prishtinë, 27 dhjetor 2013 – Flamuri i Republikës së Kosovës është hequr nga zyra e kryetarit të Prishtinës.
Kreu i ri i kryeqytetit Shpend Ahmeti, që vjen nga Lëvizja Vetëvendosje, i ka mbetur besnik qëndrimit ekstrem të kësaj partie kundër simboleve shtetërore të Kosovës.
Në këtë mënyrë flamuri i shtetit edhe ashtu të brishtë ka përjetuar denigrim edhe institucional.
Në fotografinë e publikuar gjatë konferencës për media, ku Ahmeti ka prezantuar ekipin e tij qeverisës, shihet vetëm flamuri kombëtar dhe ai i Prishtinës, por jo edhe flamuri shtetëror i Kosovës.
Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, flamuri shtetëror dhe stema duhet të jenë në çdo zyrë të institucioneve shtetërore, si në nivelin qendror ashtu edhe në nivelin lokal

Rrëfimi i Kadri Veselit për fëmijërinë

Image result for kadri veseli
Nënkryetari i Partisë Demokratike e Kosovës dhe njëherit kryetar i Kuvendit të Kosovës, Kardi Veseli ka rrëfyer fëmijërinë e tij.

Ai për herë të parë ka treguar se si ishte fëmijëria e tij dhe cila ishte jeta e tij në qytetin e Mitrovicës, ku edhe thotë se ka lindur.

"Unë në fakt kam lindur në Mitrovicë. Fëmijëria ime ka qenë e zakonshme, e qetë, brenda atyre mureve të shtëpive tona tradicionale ku babai im punonte dhe nëna kujdesej për ne. Kam qenë fëmija më i vogël i 7 vëllezërve dhe motrave në familjen time", ka thënë Veseli, në emisionin "Top Show", të Top Channelit.
Image result for kadri veseli
I pari i Kuvendit të Kosovës, ka treguar edhe për jetën që ka bërë në Mitrovicë dhe përjetimet e tija për ndërmarrjen Trepça.

"Ka qenë një ambient i shëndoshë sic është traditë në familjet tona shqiptare. Kam lindur në një qytet i bukur, karakteristik, më i zhvilluari ekonomikisht duke patur parasysh që gjigandi ekonomik, krenaria e Kosovës Trepcja, është po nga ai qytet, por në të njëjtën kohë ka qenë vend i tolerancës, vend i zhvillimeve artistike kulturore në të gjithë Kosovën që vecanërisht për ne shqiptarët që ishim nën drejtimin e Ish Jugosllavisë.

Ka Image result for kadri veseli qytet i hapur ku nuk kanë jetuar vetëm Mitrovicarë, por njerëz ët ardhur nga anekënd Kosovës e trojeve shqiptare. Kanë ardhur edhe nga Maqedonia dhe e kanë gjetur veten mirë", ka treguar Veseli.

Ulje-ngritjet e Mehmet Shehut





Kush është Mehmet Shehu

Mehmet Shehu ka lindur më 10 janar 1913 në një krahinë në qendër të Jugut të Shqipërisë. Ai ishte djali i një kleriku mysliman. Ndoqi shkollën profesionale amerikane të financuar nga Kryqi i Kuq Amerikan dhe mësoi anglishten. U bashkua me partizanët në vitin 1942. Ai studio në një shkollë ushtarake në Napoli dhe studimet e tij u ndërprenë për shkak të pikëpamjeve të tij antifashiste. Më pas ai u trajnua në kurs ushtarak në Tiranë dhe kjo i shërbeu që të punonte si një zëvendëskomandant batalioni në brigadën ndërkombëtare “Garibaldi”.

Pas dështimit të republikanëve ai u internua në Francë. Ai u kthye në Shqipërinë e pushtuar nga italianët në vitin 1942, bashkëpunoi me partizanët dhe shkoi të komandojë një brigadë dhe më pas një divizion. Trupat e tij çliruan Tiranën dhe asgjësuan një revoltë antikomuniste në rajonin e Shkodrës.





Gjatë Luftës Nacional-Çlirimtare ka kryer një numër detyrash të rëndësishme:

Shkurt 1943 komandant i Çetës Plakë të Mallakastrës.
Mars 1943 kandidat i K.Q.
Gusht 1943 komandant i Brigadës I Sulmuese.
Maj 1944 zv. komandant i Divizionit I Sulmues me gradën e kolonelit.
Gusht 1944 komandant i Divizionit I Sulmues.
Tetor 1944 i jepet grada gjeneral-major.

Mbas çlirimit të Shqipërisë dërgohet për studime në Bashkimin Sovjetik. Në periudhën 1945-1946 studion në Akademinë Ushtarake "Voroshillov" në Moskë. Mbas përfundimit të studimeve ktheht në Shqipëri ku në vitin 1947 emërohet Shef i Shtabit të Përgjithshëm. Në periudhën 1948-1954 kryen njëkohësisht detyrën e zëvendëskryeministrit dhe atë të ministrit të punëve të brendshme. Nga viti 1954 deri në vitin 1981 është Kryeministër (Kryetari i Qeverisë).

Që nga viti 1948 deri 1981 ishte anëtar i Byrosë Politike. Fliste 5 gjuhë të huaja: anglisht, frëngjisht, italisht, spanjisht dhe rusisht. Versioni zyrtar i kohës tregon se kreu vetëvrasje në Tiranë më 18 dhjetor 1981.

Karriera e gjeneralit

Më vonë gjeneral Shehu studioi në Akademinë Ushtarake “Voroshilov” në Moskë dhe pas kthimit u ngrit me shpejtësi në detyrë si shef shtabi, anëtarë i Byrosë Politike dhe ministër i Brendshëm, i ngarkuar për çështjet e sigurisë së brendshme.

Që në fillim mbrojtës i tezës së prishjes së marrëdhënieve me Titon, ai për një kohë të shkurtër ngeci deri në vitin 1949, kur u largua Titoja nga Cominform-i. Në vitin 1954 ai bëhet kryeministër. Në vizitat në Kombet e Bashkuara në periudha kohore të ndryshme, gjeneral Shehu pritej në mënyrë të ngrohtë nga përfaqësuesit e Moskës dhe Pekinit. Ai shkoi në Nju Jork në vitin 1960 për të ndjekur sesionin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, arrin me sukses përballë me armikun e tij të egër, mareshal Titon.

Ndërsa në Nju Jork lëvizja e tij ishte kufizuar vetëm në Manhatan dhe prania e tij kërkonte siguri të rreptë, kjo solli përplasje të zhurmshme në radhët e fraksioneve të ndryshme të emigrantëve shqiptarë. Por ai arriti tia dalë me sukses të vizitojë “Harlem” dhe “Empire State Building”.

Ai ishte martuar me Fiqrete Sanxhaktarin, një ish-mësuese, të cilën ai e takoi kur ajo ishte partizane. Gjithçka ishte spekulim për përkeqësimin e shëndetit të tij në fillimin e këtij viti, kur ai la detyrën e ministrit të Mbrojtjes, por ai nuk e dinte se kishte ndonjë problem shqetësues me shëndetin gjatë viteve të fundit.(Flori Bruqi)

Mehmet Shehu Nr.1 i Shqipërisë, me i forte se Hoxha



 Nga Wolfgand Saxon




Shqiperia eshte nje vend i thyer malor dhe qe po rreshqet drejt izolimit nen kontrollin komunist, regjim i cili eshte duke e mbeshtjelle me nje mister te cuditshem. Nje nga gjerat e paqarta eshte se realisht eshte nje nga njerezit me te forte te ketij vendi. Pergjate tete apo nente viteve te fundit refugjatet kane permendur Mehmet Shehun si nje njeri me pushtet real me teper sesa Enver Hoxhen, sekretarin e Partise Komuniste. Zoti Shehu mori drejtimin e qeverise nga Enver Hoxha ne korrikun e vitit 1954 dhe qe atje ishte perhapur thashethemi se qellimi i Bashkimit Sovjetik me Enver Hoxhen mund te kete qene per te marre, ndonese me shume keqardhje, sa me shume ide te komunizmit kombetar te presidentit jugosllav, Tito. Detyra partiake e zotit Hoxha eshte me e rendesishme, e klasifikuar si numri 1 ne shtetin komunist dhe portreti i tij eshte duke u varur ne te gjitha muret e zyrave ne Tirane. Por kryeministri Mehmet Shehu duket te jete me i spikaturi ne fotografite e gazetave dhe ai thuhet se kontrollon aparatin policor. Kryeministri Shehu, i cili dha dje intervisten e pare te tij per nje korrespondent amerikan ne Tirane, ka qene nje luftetar i mirenjohur efektiv dhe i rrepte.

Image result for mehmet shehu

Ulje-ngritjet e Mehmet Shehut

Ai kishte pasur ulje-ngritjet e tij ne trazirat komuniste. Ne shkurtin e vitit 1948 ai humbi detyren e tij si shef i Ushtrise se Pergjithshme dhe anetar i Komitetit Qendror te Partise, sepse, sic thone informacionet, kishte kundershtuar mareshal Titon qe "biresoi" partizanet shqiptare gjate Luftes se Dyte Boterore.

Por pastaj Bashkimi Sovjetik i nderpreu marredheniet me presidentin Tito dhe zoti Shehu u ngjit serish ne maje, duke u emeruar minister i Brendshem ne tetor te vitit 1948. Kryeministri Shehu ka nje sens ekuilibri te shkelqyer dhe posedon vullnet te forte, per shkak se ai drejtonte grupin folklorik te valleve te Pallatit Tirana, i cili i perkiste mbretit Zog.

Udheheqesi qe ishte bere 44 vjec me 10 janar kishte nje paraqitje te mire. Floket e tij jane te kuqerremte ne bionde. Ai ka nje qeshje te gjere dhe nje sjellje te lehte per t?u kuptuar.


Image result for mehmet shehu
Edukimi i kryeministrit te hekurt

Ai eshte edukuar ne Shkollen Profesionale Amerikane ne Tirane, e sponsorizuar nga Kryqi i Kuq Amerikan. Ai ishte akoma i ambientuar me anglishten. Ishte nje nxenes aktiv. Shkruante poezi per gazeten e shkolles. Ai ishte diplomuar ne vitin 1932 per bujqesi, pasi ia doli mbane qe se bashku me nje student, te vinte ne pune nje makine shirese, me te cilen shinin grurin e fshatareve te zones perreth.

Zoti Mehmet Shehu, djale i nje kleriku mysliman, duket se ka qene zhgenjyer pasi nuk ia doli mbane qe te merrte punen qe mendonte ne Ministrine e Bujqesise. Por ai fitoi nje burse per te ndjekur nje kolegj ushtarak ne Napoli te Italise. Por, kater muaj me vone, ai ishte kthyer mbrapsht per te vazhduar aktivitetet antifashiste.

Ne vitin 1938 ai mori rrugen drejt Spanjes, ku u be zevendeskomandant batalioni ne brigaden nderkombetare "Garibaldi", duke mbeshtetur republikanet gjate Luftes Civile. Kur brigada u zmbraps brenda ne France, ai ishte internuar per tre vjet.

Ne vitin 1942 ai rikthehet ne Shqiperine e pushtuar nga italianet dhe bashkepunon ne menyre te fshehur me luftetaret partizane dhe Partine Komuniste Shqiptare. Ai shkelqeu ne menyren me te shpejte ne postin e Komandantit te Brigades ne vitin 1943 dhe me pas si komandant i Divizionit ne vitin 1944. Ai luftoi ne betejen qe cliroi Tiranen dhe e mbylli me revolten antikomuniste ne zonen e Shkodres gjate vitit 1944. Kur ishte zgjedhur qeveria e perkohshme ne Keshillin Antifashist per clirimin Kombetare ne maj te vitit 1994 ne Permet, ai ishte zgjedhur anetar.

Pas nje periudhe trajnimi ne Akademine Ushtarake Voroshilov ne Moske, zoti Shehu behet shef Shtabi ne vitin 1946, duke mbajtur graden e gjeneral-lejtenantit. Ai u be edhe zevendeskryetar i Kuvendit Popullor ne vitin 1947; zevendeskryeminister, minister i Brendshem dhe anetar i Byrose Politike ne vitin 1948, kryeminister ne vitin 1954.

Ne maj te vitit 1955 ai perfaqesoi Shqiperine ne Konferencen e Varshaves, te vendeve te aleances ushtarake te Bllokut Komunist Lindor, ku ishte zgjedhur kryetar i konferences, ashtu si edhe ne Prage. Ne prillin e kaluar ai shkoi ne Moske me zotin Hoxha dhe negocioi per marreveshjen e re te ndihmes ekonomike me Bashkimin Sovjetik.

Zoti Shehu ishte martuar ne vitin 1945 me Fiqerete Sanxhaktarin, nje ish-mesuese shkolle dhe zyrtare poste, e cila iu bashkua Partise Komuniste qe ne vitin 1941. Pastaj ata u takuan kur ajo ishte partizane dhe ai komandant lufte. Zonja Shehu, me floke me ngjyre te zeze, teper e gjalle, rreth 37 vjece, eshte sekretare e Partise Komuniste te Tiranes. ( The New York Times 29 gusht 1957)


Image result for mehmet shehu


SHBA: “Mehmet Shehu do ta hapte Shqipërinë”



“Mehmet Shehu, kryeministri i Shqipërisë, bëri vetëvrasje në orët e para të mëngjesit të sotëm”, - njoftoi Agjencia Jugosllave e Lajmeve. Agjencia citon lajmin e radios shtetërore nga Tirana, kryeqyteti i vendit, e cila thotë se “komunisti 68-vjeçar, në detyrë që në vitin 1954 dhe që konsiderohej në mënyrë të hapur si pasardhës i udhëheqësit të vjetër të Partisë, Enver Hoxha, i kishte dhënë fund jetës së tij në një moment, në gjendje depresive”. Në lidhje me këtë ngjarje nuk është dhënë asnjë detaj tjetër.

Image result for mehmet shehu

Lufta e egër brenda llojit

Mehmet Shehu u mbijetoi për shumë dekada luftërave të brendshme ideologjike, shpesh të shoqëruara edhe me vrasje, duke çuar shumë kundërshtarë drejt vdekjes, qëkur ai mori drejtimin e çështjeve të përditshme të vendit të tij të humbur që përballej me probleme ekonomike, izolim diplomatik dhe turbullira politike.

Zoti Shehu dhe zoti Hoxha ishin aleatë të mareshalit jugosllav Josif Broz Tito në Luftën e Dytë Botërore, por ata u bashkuan me Moskën kur ajo ndërpreu marrëdhëniet me Beogradin revizionist pak vite pas luftës. Më vonë, udhëheqja shqiptare e linjës së ashpër ndërpreu marrëdhëniet me Moskën dhe doli në anën e Pekinit, kur erdhën në pushtet “revizionistët” e Nikita Hrushovit. Pas vdekjes së Mao Ce Dunit, zoti Shehu, gjeneral-lejtënant, i njohur shpesh si “njeriu i fortë” i Shqipërisë, shkurajohet me ndryshimet në Kinë. Ndihma ekonomike kineze ndërpritet dhe Shqipëria, vendi më i varfër dhe më i prapambetur në Europë, kërkon miq rreth e rrotull, pasi kishte mbetur vetëm e pikëlluar, njësoj si Vietnami.
Image result for mehmet shehu
Eliminimi i kundërshtarëve

Në çdo ndryshim politik, zyrtarë të qeverisë dhe funksionarë partiakë që dështuan në qëllimin për të ndryshuar linjën, shumica prej tyre ranë viktimë dhe u spastruan forcërisht nga strukturat policore të gjeneral Shehut. Mijëra veta u dënuan, shumë prej tyre vdiqën nëpër burgje gjatë rrugës.

Në kohën e zgjerimit të marrëdhënieve, në vitin 1950, gjeneral Shehu raportohet se kishte goditur në mënyrë fatale një zyrtar të lartë për pikëpamjet e tij të shprehura në Komitetin Qendror të Partisë Komuniste, sepse ai kishte akuzuar Bashkimin Sovjetik se ky vend ishte i gatshëm të braktiste Shqipërinë. Ekzekutimi i tij ishte pjesë e spastrimit të anëtarëve të partisë dhe të tjerëve, të dyshuar si simpatizantë të Titos.
Image result for mehmet shehu
Pas ndërprerjes së marrëdhënieve me Kinën në fundin e viteve 70, Shqipëria trashëgoi një ekonomi të rrënuar dhe të izoluar me tregjet e tjera. Madje, mijëra veta që kishin mësuar gjuhën kineze, ishin dënuar. Tirana zyrtare raportoi për një komplot të oficerëve të lartë të Ushtrisë, të cilët dolën kundër ndërprerjes së marrëdhënieve me Kinën dhe ata, më vonë, u ekzekutuan.

Stanjacioni i vendit e detyroi gjeneral Shehun të shikojë për vendosjen e marrëdhënieve me pjesën e mbetur të botës. Gjatë viteve të fundit ai nuk mori në konsideratë pastërtinë ideologjike në dërgimin e sinjaleve te Jugosllavia dhe vendet e tjera fqinje dhe po propozonte vendosjen e lidhjeve diplomatike me shtetet Perëndimore, kryesisht Italinë, Britaninë dhe Gjermaninë Perëndimore.


Image result for mehmet shehu



( “The New York Times” më 19 dhjetor 1981)


****************



Mehmet Shehu mbron Ismail Kadarenë 
dhe kërcënon Bilal Xhaferrin

Kjo është një letër e shkruar nga kryeministri Mehmet Shehu 37vjet më parë kundër dy shkrimtarëve: njëri Qani Çollaku dhe tjetri Bilal Xhaferri, që kanë kritikuar rëndë veprën e Ismail Kadaresë “Dasma”.

 Letra i drejtohet Enver Hoxhës dhe në fund të saj kërkohet demaskimi, denimi ose internimi i Bilal Xhaferrit dhe Qani Çollakut. Shoku Enver,

Më ranë në dorë këto dy materiale, të cilat po jua dërgoj që ti lexoni, po patët kohë.

1. Një “artikull” me titull “Luftëtarë artizanë të artit”, shkruar nga Qani Çollaku (i vëllai i Reshit Çollakut) dërguar redaksisë së “Zërit të popullit” për botim.

 2. Një material “Diskutim mbi romanin “Dasma”, që është diskutimi i Bilal Xhaferrit në mbledhjen që u organizoi këto ditë Lidhja e Shkrimtarëve për të marrë në shqyrtim romanin e Ismail Kadaresë me titull “Dasma”.

“Artikulli” i Qani Çollakut është një sulm i egër, i shfrenuar dhe i hapët kundër vijës së Partisë në art e letërsi dhe kundër vetë Partisë. Qani Çollaku është armik i njohur i Partisë.

Ka qenë mësues, është demaskuar e hequr nga puna si mësues në Berat, por tash na qenka prapë mësues në Pogradec!

Thuhet se ka hedhur votën kundër Frontit në zgjedhjet e fundit. Mendoj që, duke përdorur këtë material, të mbledhim mësuesit e Pogradecit, ta demaskojmë gjer në fund dhe ta çojmë në gjyq (me dyer të mbyllura), sepse me këtë material i ha gjer 15 vjet burg, ose ta internojmë në fermën e Lushnjës, ku të punojë me kazmë. Është jashtëzakonisht i poshtër!

“Diskutimi” i Bilal Xhaferit është gjithashtu një sulm kundër Partisë, por i tërthortë – godet egër dhe në mënyrë të poshtër Ismail Kadarenë drejtpërdrejt dhe nëpërmjet tij godet rëndë dhe vijën e Partisë në art e letërsi.

Ky “shkrimtar” është i biri i një çami, të cilin ne e kemi pushkatuar si kriminel lufte, ka bërë shkollë vetëm 7-vjeçaren a të mesmen, pastaj organet tona nuk e kanë lejuar të vazhdonte më tej studimet dhe tash punon si punëtor krahu në fermën e Sukthit.

 Ka talent si shkrimtar, ka studiuar vetë dhe gjuhë të huaja, shkruan shumë, i ka dërguar Lidhjes së Shkrimtarëve shumë shkrime, por nuk i janë botuar, si bir armiku dhe sepse shkrimet e tij kanë përmbajtje armiqësore.

 Më kanë thënë se i kanë botuar një roman dhe e kanë popullarizuar bile dhe me fletë volante në stadium në një lojë futbolli dhe se Dhimitër Shuteriqi e paska propozuar për tu futur në Lidhjen e Shkrimtarëve, ku u shqyrtua romani i Ismail Kadaresë. Është enigmë: ai dihej se ishte bir armiku dhe vetë me qëndrim të poshtër, por ja që mori pjesë në diskutim para qindra intelektualëve dhe foli kundër vijës së Partisë!

 Në atë mbledhje ndodhej edhe Thoma Deliana, Fadil Paçrami e të tjerë, dhe Fadili, Dhimitri e shumë të tjerë e goditën si provokator. Por fakti është që ai mundi të fliste. Kush e pruri në mbledhje? Nuk dihet! Dihet që dhe Qamil Buxheli “ka punuar” për shumë kohë në Sukth.

 Është interesant se si Qani Çollaku, ashtu dhe Bilal Xhaferi, megjithëse njëri në Pogradec e tjetri në Sukth, në ato që shkruajnë të dy u referohen: Majakovskit, Kafkës dhe Heminguejit. Mejtoj që çështjen e Bilal Xhaferit ta çojmë gjer në fund për të gjetur dhe shokët e tij midis Lidhjes së Shkrimtarëve, pastaj ta demaskojmë si duhet po në atë mbledhje ku ka folur e ta internojmë. më

8.4.1968 Mehmeti

 ( Mehmet Shehu)


Dy letra nënës para pushkatimit nga serbët



Duke kërkuar disa foto të vjetra të periudhës së viteve 20 mbi internatin (shkolla) "Kosova" të Krumës njihem me dy letra tepër të veçanta, të cilat i kishte shkruar një ish-nxënës i kësaj shkolle me emrin Myrteza Peka. E veçanta qëndronte në faktin se ato ishin shkruar nga autori në burgun serb të Ferizajt në Kosovë vetëm dy orë para se ta pushkatonin. Dy letra, njëra pas tjetrës, për nënën e tij dhe për vëllezërit, për gruan dhe për vajzën e vetme, e cila, për fat të keq, nuk ka jetuar. Po kush ishte Myrteza Shaqir Peka dhe çfarë thonë letrat e të tjera le të flasim shkurtimisht:



Ai kishte lindur në vitin 1910 nga një familje relativisht e madhe e Pekës. Në Krumë, në vitet ‘20, mbaron shkollën e njohur në atë kohë si internati "Kosova", e njësuar me 8-vjeçaren e sotme, ndërsa më pas mbaron, siç tregohet nga dokumente, me rezultate të shkëlqyera shkollën teknike të Harri Fullcit në Tiranë. Dërgohet me bursë shteti në Universitetin e Barit në Itali, ku mbaron po ashtu shkëlqyeshëm degën e Veterinarisë. Pas kthimit, ai punon një farë kohe në Ministrinë e Punëve Botore, ndërsa më vonë emërohet nënprefekt i Ferizajt në Kosovë. Në kapërcyell të Luftës së Dytë Botërore, Peka radhitet në anën e nacionalistëve të mëdhenj shqiptarë, sipas të cilëve, pas çlirimit, Kosova duhej të shkëputej nga Serbia, siç kishin qenë fillimisht edhe formacionet e ushtrisë partizane të Shqipërisë, me mbledhjen e Bujanit etj., e që më pas u hodhën poshtë nën presionin serb. Ky qëndrim do t‘i kushtonte jetën jo vetëm atij, por mijëra djemve shqiptarë.



Komunistët serbë, "të etur për gjak shqiptari", siç tregon një banor i Hasit, i afërt me Pekën, menjëherë pasi rimarrin pushtetin në Kosovë grumbullojnë me dhunë të gjithë intelektualët nacionalistë, mes tyre edhe Myrteza Pekën dhe një gjyq ushtarak vendos t‘i ekzekutojë. Siç tregon vetë viktima Peka në letrat dërguar nënës, pas 30 ditësh që e mbajnë në qeli e nxjerrin për ta pushkatuar bashkë me dhjetë të tjerë, një plojë e vërtetë. Myrtezait i jepet mundësia për të thënë fjalën e fundit, fjalë të cilën siç duket ai ka dëshiruar t‘ia drejtojë nënës së tij, babait, gruas, vajzës e vëllezërve. Ja teksti i shkurtër i letrave. "Letra shkruhet në xham" - shkruhet anash letrës në cepin e sipërm:



E dashtun nanë, të dashtun vllazën, ndodhem në burgun e Ferizajt në orët e fundit të jetës, mbasi dje u dënova me vdekje nga gjyqi ushtarak. (Mos u mërzitni, të gjithë u takofshim në jetën e amshueme). Ju lutem ma bani hallall ju dhe të gjithë ata që qajnë për vdekjen time. Motrave e grave u thoni të bajnë gajret... Kur të merrni letrën nana le të puthë me gojën e vet Verën e dashtun, Dritën, Shaqirin e të tjerët. Servetit i thoni ta mbajë veten si bijë e një familjeje të madhe. Zoti ju dhashtë shëndet e fat të mirë. Ju puth të gjithëve me radhë me anë të ajrit... Mos vajtoni, por vetëm lutuni për mua.



Ferizaj 27.IV.1945, ora 12.45. Myrtezai".



Dy ditë para ai kishte marrë njoftimin për t‘u pushkatuar dhe kishte shkruar edhe këtë letër, pak më të shkurtër, pasi, siç thotë në letër, "nuk më bëjnë duart...". Ja teksti i asaj:



"E dashtun nanë, të dashtun vllazën, e dashuna Servet. Edhe sot mbas 30 ditëve jam tue e pritë dita-ditës vdekjen. Ma bani hallall e më falni për të gjitha. Selam të gjithëve.



25 maj 1945, ora 09.10, Myrta.



Bedri Zaimi më ka dalë si vëlla, ka ardhë e më ka dhanë cigare edhe kos. U përqafova me Zaimin për herën e fundit.



Nuk po më ban dora me shkrue ma gjatë. Myrtezai".



Këto letra i ranë në dorë nënës së tij në Krumë vetëm pak ditë pasi ai ishte pushkatuar. Do të kalonte më shumë se gjysmë shekulli, kur çështja e tij do të dilte në skenë.



Në vitin 1992, vëllai i Myrtezait, Zeqiri, ka udhëtuar në Ferizaj për të mësuar gjithçka për vëllain e pushkatuar, por nuk ka mundur të gjejë shumë gjëra. Ka gjetur vendimin e përkthyer të serbëve për pushkatimin, por nuk ka gjetur varrin e tij. Edhe sot e kësaj dite eshtrat e tij nuk janë gjetur. Prej dy vjetësh ka vdekur edhe Zeqiri, 98 vjeç, vëllai i fundit i Myrtezait dhe tashmë janë nipërit që ngrenë pluhur derisa të gjenden eshtrat e xhaxhait të tyre dhe jo vetëm, por ata i kanë shkruar edhe qeverisë për ta shpallur dëshmor.



Si për ironi të fatit të shqiptarëve, afërsisht në të njëjtën periudhë që Myrtezai të pushkatohej në Ferizaj, shtëpia e Pekës në Krumë digjet nga komunistët, pikërisht për veprimtari atdhetare (antijugosllave), që shkonte kundër bashkëpunimit me pushtuesit e vendit, siç qenë serbët.



Pekët sot kanë çelur edhe një çështje gjyqësore për të njohur dëmin që u ka shkaktuar pushteti i vitit 1945, kur iu dogjën katër shtëpi, iu konfiskuan 10 pendë qe, si dhe qindra krerë bagëti. Pekët tregojnë se nga Ferizaj Myrtezai bënte thirrje për vetëpërmbajtje, sepse shtëpia mund të ngrihej përsëri. Sidoqoftë, Pekët e kanë përcjellë si një amanet në dy-tri brezat e fundit që Myrtezain do kurdo ta gjejnë, t‘ia bëjnë varrimin në Krumë, ku prehen të parët e tij. Mirëpo e gjitha duhet të kalojë përmes kanaleve shtetërore dhe shteti i sotëm demokratik i detyrohet kaq gjë familjes Peka.



Sulejman Dida







Letra e parë





E dashtun nanë, të dashtun vllazën.



Ndodhem në burgun e Ferizajt në orët e fundit të jetës, mbasi dje u dënova me vdekje nga gjyqi ushtarak. (Mos u mërzitni, të gjithë u takofshim në jetën e amshueme). Ju lutem ma bani hallall ju dhe të gjithë ata që qajnë për vdekjen time. Motrave e grave u thoni të bajnë gajret... Kur të merrni letrën nana le të puthë me gojën e vet Verën e dashtun, Dritën, Shaqirin e të tjerët. Servetit i thoni ta mbajë veten si bijë e një familjeje të madhe. Zoti ju dhashtë shëndet e fat të mirë. Ju puth të gjithëve me radhë me anë të ajrit... Mos vajtoni, por vetëm lutuni për mua.



Ferizaj 27.IV.1945, ora 12.45. Myrtezai.





Letra e dytë



E dashtun nanë, të dashtun vllazën, e dashuna Servet. Edhe sot mbas 30 ditëve jam tue e pritë dita-ditës vdekjen. Ma bani hallall e më falni për të gjitha. Selam të gjithëve.



25 maj 1945, ora 09.10, Myrta.



Bedri Zaimi më ka dalë si vëlla, ka ardhë e më ka dhanë cigare edhe kos. U përqafova me Zaimin për herën e fundit.



Nuk po më ban dora me shkrue ma gjatë. Myrtezai.

Historia e mbretëreshës Teutë në romanin e ri të Mira Meksit

Image result for MIRA MEKSI


Mira Meksi është shkrimtare dhe përkthyese shqiptare. Meksi është nderuar me mjaft çmime prestigjioze shqiptare dhe të huaja, ku vlen per tu përmendur çmimi "Përkthimi më i mirë i vitit 2006 "me romanin "Kujtim Kurvash të Trishta" nga Gabriel Garcia Marques dhënë nga Ministria e Kulturës. Vepra e shkrimtares Mira Meksi, është përkthyer në disa gjuhë të huaja si dhe është botuar nga disa shtëpi të huaja prestigjoze, ku përmendim botimin e Romanit "E Kuqja e Demave", i cili është rishkruar nga vetë autorja në frëngjisht dhe është botuar në Paris, nga shtëpia Botuese "Persee".

Mira Meksi është e martuar me Ilir Meksin dhe i biri i saj është Marin Meksi



Arsimi i mesëm:Gjimnazi “Qemajl Stafa” (Tiranë).

Specializime: Studime te larta per Filologji shqipe dhe frënge (Universiteti i Tiranës);

Punime përkthimi letrar: Kolegji i Përkthyesve Arles, France & Shtëpia e Përkthimeve Tarazona, Spanjë;

Image result for MIRA MEKSIImage result for MIRA MEKSI


Studime: letërsi moderne hispano-amerikane (Universiteti i Zaragosës, Punim letrar mbi Poezinë e sotme Aragonase nën drejtimin e profesoreshës dhe shkrimtares Ana Maria Navales.

Aktiviteti

1984-1990 Përkthyese ( frengj-spanj), Shtëpia Botuese 8 Nëntori”.

1990-1993 Redaktore&Përkthyese letrare. Shtëpia Botuese “N.Frashëri”.

1994-2002 Bashkëthemeluese dhe Drejtore e Fondacionit të parë kulturor privat shqiptar “Velija”.

1995-2000 Anëtare e Bordit Ekzekutiv të "Fondacion SOROS".

1996 dhe vazhdim: Themeluese dhe Drejtore e revistës letrare "Mehr Licht".

1998-2002 Kryetare e Bordit të Drejtorëve të "VEVE Group".

1999-2002 Anëtare e Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Publik Shqiptar.

2002-2010 Drejtore e Përgjithshme e "TV ALSAT".


Image result for MIRA MEKSIImage result for MIRA MEKSI

Përkthimet

Ka përkthyer nga gjuha e huaj në shqip autorë si: Dumas, M. Yourcenar, M. Duras, Baudelaire,Lamartine, Rimbaud, Marquez, Borges, Neruda, Paz, Sabato, Allende, Javier Marias, Vargas Llosa, Saramago, Fuentes, Cela, Lorca, Bernardo Atxaga, etj.

Ka përkthyer nga shqipja në frëngjisht dhe në spanjisht: "30 vjet Poezi” të I. Kadare; "Antologjia e Poezisë së Sotme Shqipe" në spanjisht.

Veprat origjinale

Romanet:

 “Frosina e Janinës”;

 “Porfida – Ballo në Versailles”,

 “ E kuqja e demave”, “Mallkimi i Priftëreshave”,

“ Planeti i ngrirë” 

dhe “Fantazma me sy njeriu” (romane për adoleshentë)

Novelë: “Ballo në Versailles”


Përmbledhje me tregime:

 “ Mali i shpirtrave”;

 “Buzë të panjohura gruaje”;

 Zonja plakë e Parisit”

Antologjia e Poezisë së sotme Aragonase

Eseistikë:

 “Guri Filozofal”,

 "Leximet e ndaluara dhe shkrimet e fshehura"

Publicistikë: në shtypin shqiptar dhe atë francez e spanjoll

Letërsi për fëmijë: 

Katër përmbledhje me përralla dhe një novelë e ilustruar: “Magjistrica e 12 pasqyrave”

Mirënjohjet

1995: Çmimi i Tregimit të Pabotuar të RFI, Paris

1996: Çmimi i Festivalit të Sain Quentin, Francë;

2008: Çmimi i Përkthimit Letrar i Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë;

2009: Titulli i Nderit: “Personalitet Frankofon i Multilinguizmit 2009” dhënë nga Organizata Ndërkombëtare e Frankofonisë dhe akorduar nga Ministria e Punëve te Jashtme;

2011: Urdhri ”COMENDADORA” i Meritës Civile i dhenë nga Mbreti i Spanjës Huan Carlos I.

2011: Çmimi i Eseistikës "Gjergj Fishta 2011" t akorduar nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për librin me ese "Leximet e ndaluara dhe shkrimet e fshehura".

Vepra origjinale e Meksit është e përkthyer në gjuhë të ndryshme si maqedonisht, bullgarisht, serbo-kroatisht, greqisht, frëngjisht, anglisht italisht etj.

********
Image result for MIRA MEKSI
Shtëpia botuese Toena hodhi në treg romanin më të ri të shkrimtares Mira Meksi me titull "Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë".

Një roman me ngjyresë historike mbi Ilirinë dhe mbretëreshën Teutë. Historia, legjenda dhe miti shkrihen në rreshtat e romanit të shkrimatres.
Mira Meksi - Mallkimi i priftereshave te Ilirise - Kopertina
Mira Meksi - Mallkimi i priftereshave te Ilirise - Kopertina

"Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë" është një roman i veçantë, jo vetëm sepse plotëson një mungesë të gjatë letrare dhe artistike në letrat shqipe, por edhe sepse shënon një arritje në artin e fjalës dhe të shkrimit.

Nëpërmjet alkimisë dhe mistikës së këtij arti, Mira Meksi ia del të çlirojë me guxim dhe këmbëngulje nga errësirat e Kohës dhe Kujtesës, duke i dhënë jetë, një botë të tërë njerëzore të humbur. Ia del të rijetësojë frymën, trazimet, formën e jetës, dashurinë, lavdinë dhe tragjedinë e kësaj bote", thuuhet në komunikatë.

Mira Meksi është shkrimtare dhe përkthyese shqiptare. Meksi është nderuar me mjaft çmime prestigjioze shqiptare dhe të huaja, ku vlen të përmendet çmimi "Përkthimi më i mirë i vitit 2006 " për romanin "Kujtim kurvash të trishta" nga Gabriel Garcia Marques dhënë nga Ministria e Kulturës.

Vepra e shkrimtares Mira Meksi është përkthyer në disa gjuhë të huaja, si dhe është botuar nga disa shtëpi të huaja prestigjoze, ku përmendim botimin e romanit "E kuqja e demave", i cili është rishkruar nga vetë autorja në frëngjisht dhe është botuar në Paris, nga shtëpia Botuese "Persee".

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...