Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/03/03

“Ndërgjegjja e Zenos” dhe tregimeve të përmbledhura, nën titullin “Një tallje e arrirë”


​Shtëpia botuese “Saras”, në këtë fillimviti i vjen lexuesit tonë me përkthimin në shqip të romanit “Ndërgjegjja e Zenos” dhe tregimeve të përmbledhura, nën titullin “Një tallje e arrirë”
  Shtëpia botuese “Saras”, në këtë fillimviti i vjen lexuesit tonë me përkthimin në shqip të romanit “Ndërgjegjja e Zenos” dhe tregimeve të përmbledhura, nën titullin “Një tallje e arrirë”, vepra të shkrimtarit Italo Svevo (Ettore Schmitz), këtij krijuesi të fuqishëm të shndërruar në aureolë vlerash krijimtarie letrare. Sado e pabesueshme duket, pavarësisht famës së tij, ai ka ngelur deri tani në letrat e përshtatura shqipe, jo shumë i njohur. Krijimtarinë e këtij klasiku, që hijeshon kurorën e letërsisë italiane dhe atë europiane, shtëpia botuese “Saras”, përmes bashkëpunimit me përkthyesit Enela Hila dhe Adrian Beshaj, sapo i ka hedhur si botime në qarkullim, duke ia mbërritur kështu që Italo Svevon, këtë shkrimtar të madh, ta fusë në hullinë e pëlqimeve të lexuesit tonë të nderuar.
“Ndërgjegjja e Zenos”, si një simptomë e krizës së sigurisë
Struktura e romanit “Ndërgjegjja e Zenos” është ndërtuar me episode jo kronologjike. I përcjell ato përmes rrëfimit personazhi kryesor, Zeno Kozini. Hapen rrëfimet me një parathënie psikanaliste të mjekut, i cili e kishte në kujdes Zenon dhe që e ka detyruar atë për të shkruar autobiografinë. Të gjashta episodet nga jeta e Zeno Kozinit janë: pirja e duhanit, vdekja e babait, historia e martesës, gruaja dhe e dashura, historia e një shoqate tregtare dhe psikanaliza. Mjaftojnë këto episode të jetës së Zenos, të rrëfyera prej tij, të dhëna nga autori me një mjeshtëri brilante në përdorimin e ironisë dhe sarkazmës së hollë, që lexuesi të kuptojë se protagonistin e ka lënë mënjanë krenaria; e bën atë shpesh jo të besueshëm në versionet e tij të fakteve, që jepen e duken si akte të pandërgjegjshme të vetëmbrojtjes.
Zeno Kozinin autori na e sjell që në krye, nën ndikimin e Zigmund Frojd, autorit të shkencës psikologjike, të ndihet apo të shtiret si i sëmurë. Jo pirja e duhanit, e gjetur si shkak i “sëmundjes”, por është paaftësia e tij për të përjetuar ndjenjat, të cilat shkaktojnë te njerëzit përreth tij jo pak herë një atmosferë pakënaqësie. Paaftësia dhe pavendosmëria në çdo mjedis ku ndodhet është shoqëruesja e përhershme që spikat te heroi i romanit. Edhe personazhet e tjera kryesore të Svevos shfaqen po kaq të paaftë, një dukuri krejt e re kjo për letërsinë e shekullit të njëzetë. Svevo shtjellon dhe argumenton për lexuesin “foshnjërinë” e personazheve, të cilat nuk mund ta analizojnë veten e tyre, madje që nuk dallojnë dot kufirin mes shëndetit dhe sëmundjes, një qëndrim ky që kritikët e kohës e trajtuan si një simptomë të krizës së sigurisë që karakterizon fillimin e shekullit të njëzetë.
Ekzistenca dhe frika për shëndetin
Vdekja dhe vetëvrasja, që shfaqen në roman, janë parë nga Svevo si një çlirim nga vuajtjet e botës; e sheh faktin si veprim të natyrës që u nënshtrohet ligjeve të zhvillimit dhe vdekjes, i vetëdijshëm për hapësirat e gjëra ku shtrihen nivelet e ndryshme të psikikës. Sa ndihet i gjallë, po aq ndihet edhe i frikësuar; i duket vetja se është njeri i përkushtimit dhe sakrificës, por mashtron veten dhe të tjerët me hipokrizinë që shfaq. Ky rol, ai i të sëmurit dhe i të “përkushtuarit”, është zgjedhur nga Zeno për t’u mbrojtur nga rreziqet e përditshmërisë, dhe e vendos atë në një gjendje ku mendon se ndihet i lumtur. Vetëvrasja, që filloi si lojë mashtrimi nga Guido Speier, merr trajtat e përshkrimit të një shtrese të shoqërisë, që nuk ngurrojnë ta përdorin si mjet shantazhi në lojën e teatrit borgjez që luajnë në familje dhe shoqëri. Që autori e shpërblen atë me një udhëtim të fundit drejt varrezave të qytetit, është besoj zgjedhja më kuptimplotë për lexuesin.
Duhani dhe psikanaliza e dështimit për t’iu larguar vesit
Pirjes së duhanit, që Zeno e ka filluar që në rininë e hershme, autori i kushton një kapitull të këndshëm analitik. Mjeshtri Svevo, me një përshkrim mbresëlënës, shtjellon rrymat e shpirtit të paqëndrueshëm të protagonistit Zeno për t’iu larguar vesit. Sarkazma që përshkon përpjekjet e duhanpirësit, që më kot orvatet të shpëtojë, pavarësisht përpjekjeve të pasuksesshme, dëshmohet nga shënimet në “ditar” e copa letrash, të cilat mbartin të shkruar nistoret e datën për pirjen e “cigares së fundit”. Tymosja e tepruar e ka frikësuar Zenon, ndaj shtrohet në një klinikë, nga e cila ikën fshehurazi. Pirja e duhanit nga Zeno dhe dëshira për ta lënë jepet prej autorit për të kuptuar mungesën e vullnetit e të pamundësisë për të ndjekur deri në fund, me forcë e vendosmëri, arritjen e një synimi. E gjithë jeta e tij dukej sikur varej herë nga duhani dhe herë nga Ada. Kjo dobësi është rrjedhë e boshllëkut që ai ndien në jetë, gjë që e ka zanafillën nga fëmijëria, ku ka ndier jo pak mungesën e vëmendjes së një babai “të pakujdesshëm” sipas Zenos.
Babai i Zenos dhe vdekja e tij Një baba i dhënë pas rutinës së punëve të përditshme, për sigurimin e një mirëqenieje të qëndrueshme në familje, dyshues nëse ka edukuar një djalë që të mund të ecë me këmbët e tij në jetë. Është një episod ku protagonisti analizon marrëdhënien e vështirë që ka pasur me prindin. Zeno, siç e shpjegon dhe vetë, në fakt asnjëherë nuk është përpjekur të krijojë një marrëdhënie respekti dhe mirëkuptimi me babanë. Kur ati është goditur nga sëmundja, befas shihet biri të përpiqet e të kujdeset për të atin, para se të jetë shumë vonë. Pas një edeme cerebrale kuptohet që vdekja është e afërt. Zeno shpreson se mund të ndihmojë të shmangë vuajtjet e mëtejshme të babait dhe i qëndron tërë kohën pranë. Autori zgjedh si gjest të fundit të babait në agoni një shuplakë që i jep djalit të tij dhe jep shpirt. Nuk ka asnjë mundësi më që të shpjegohet arsyeja e goditjes me pëllëmbë. Në mënyrë të pandreqshme protagonisti drejton të gjitha përpjekjet të ngjizura keq në psikikën e tij, për të shpjeguar aktin, por nuk ia mbërrin dot. Thjesht, merr në mbrojtje veten.
Gruaja dhe e dashura
Katër motrat Malfenti, emrat e të cilave zënë fill me nistoren “A”, Ada, Augusta, Alberta dhe Ana, qëndrojnë madhërishëm, të palëvizshme në hapësirat e Triestes së kohës, si të ishin roje në moralin e gruas së shtresës së mesme të fillimshekullit njëzet. Një nga gjërat më të vështira në botë, ishte për Zenon të merrte me mend se çfarë dëshiron një grua e kësaj periudhe kohore. “… Gruaja kishte pasur një rol mjaft të rëndësishëm – rrëfen Zeno për veten … – Qoftë edhe me copa, ama secila prej tyre, këmbët, beli, buzët, kishin mbushur ditët e mia. E duke soditur jetën time, sëmundjen time, i dashurova, i kuptova!”
Në marrëdhënie me gratë, autori sjell një Zeno që bën pjesë tek ai takëm njerëzish që në çdo çast mund t’ju çudisin, duke zbuluar një njeri me shije të çoroditura. Svevo i jep lexuesit të krijojë përshtypjen se brenda pasigurisë e ngathtësisë së Zeno Kozinit me gratë, fle një njeri me kulturë, i cili druhet “… se mos i nënshtrohesha zakonit të hershëm kur shtrëngoja pas vetes çdo krah femëror që më prekte”.Te “Ndërgjegjja e Zenos” del në pah qartazi një nga karakteristikat kryesore, që është paaftësia për të përjetuar ndjenjat ndaj të tjerëve. Karakteret që përfaqësohen nga Zeno janë ato që kurrë nuk do të jenë në gjendje të kenë një marrëdhënie të qëndrueshme, për shkak se duan të shmangin detyrimin që rrjedh nga një martesë.
Zeno bie në dashuri me një nga katër bijat Malfenti, Adën, më të bukurën, por që dashuron një tjetër burrë, Guido Speier-in. Kënaqësia estetike që i jepte pamja e Adës së bukur i sillte efekte të caktuara ndjenjash. Svevo i përshkruan Zenos gjendjen shpirtërore nisur nga parimi i kënaqësisë së pamjes. Pasi i shfaq ndjenjat Adës, Zeno hutohet e trishtohet nga mospranimi. Në mënyrën më të pabesueshme, autori i heq mbështjelljen mjegullore situatës dhe mëdyshjet marrin rrugë, kur befas Zeno u kthehet të dy motrave të tjera me të njëjtin propozim: martesën. Propozimi është pranuar vetëm nga motra më pak joshëse, Augusta. Martesa vjen, duke pasur parasysh se të dy bashkëshortët shohin të plotësojnë dëshirën për martesë që përmbushet pa praninë e ndjenjave. Për këtë vajzë ai nuk kishte asnjë ndjenjë, ndonëse ajo ishte një vajzë me natyrë të pastër, krenare e zemër të çiltër. Në këtë kapitull, Zeno, duke e lënë veten të zvarritet nga ngjarjet pa qenë në gjendje për të zgjedhur, tregon mungesën e forcës që fsheh njeriu për t’u shfaqur pas një fati të keq që e lë ta heqë zvarrë. Kaosi i zgjedhjes mashkullore, pa asnjë dallim kushtesh, qëndrimi dhe vendimmarrja e Zenos, nuk është e kuptueshme, madje është e habitshme dhe pa asnjë shpjegim psikanalitik. “E mistershmja mëma natyrë – thotë Zeno – më udhëhoqi, madje me dhunë të domosdoshme.”
Marrëdhëniet e Zenos me gruan autori i lë të ndërmjeta mes dy bashkëshortësh e “miqsh”, derisa njëri është tërhequr në tradhtinë bashkëshortore. Arsyet që motivonin Zenon të prishte rregullin e jetës seksuale ka të bëjë me faktorin psikologjik, pa të cilin “Doktor S”, psikiatri që e trajton, nuk do të mundte të shpjegonte në hyrje të romanit natyrën e neurozave. Zeno pranon se “… po i dorëzohesha jetës së rëndomtë, madje shumë të rëndomtë”, e ndërkohë vazhdonte të ëndërronte tamam ku nuk kishte vend për ëndrra. Libidoja biologjike e çoi te Karla, një këngëtare e re. Ndodhi kështu që Zeno filloi të kalonte momente në krahët e përqafimet e Karlës, e ndërsa donte “me brerje të ndërgjegjes” të largohej, mëdyshja nuk e nxitonte, deri sa ndali i shtangur nga hutimi kur e dashura e la. Zenos s’i ngelet tjetër përpos se të kthehet te gruaja e tij shtatzënë. Ai është i sinqertë kur rrëfen se, “… të martohesha me njërën apo me tjetrën nga motrat, s’kishte pasur rëndësi, sepse bëhej fjalë për të vënë të atin e tyre në një pozicion të atillë ku urrejtja ime mund ta arrinte. Cenova familjen që kisha krijuar me aq sa dija. Tradhtova gruan dhe ishte më se e qartë se po të më kishte ecur puna, do të kisha joshur edhe Albertën e Adën”. Pastaj vjen paqja me bashkëshorten, fillimi i zbulimit të familjes si limani i qetë i lumturisë së jetës bashkëshortore. Autori lë mëdyshje nëse tundimeve dashurore u ka ardhur fundi.
Dështimi i shoqërisë tregtare, rrjedhë e personalitetit të dyzuar
Në historinë e tregtisë së Zenos, lexuesi bëhet dëshmitar i paaftësisë së tij dhe ortakut, Guidos, bashkëshortit të Adës. Ky i fundit, ia mbërriti ta shkatërronte pasurinë në praninë e Zeno dembelit dhe qëndrimin amorf e të pavendosur të tij. Orvatjet për vetëvrasje, të simuluara nga Guido për të përfituar pasuri nga gruaja, “për të shpëtuar kompaninë”, gabimisht e pa dashur, në rastin e dytë i sjellin vdekjen. Zeno nuk ia mbërrin të jetë i pranishëm në varrimin e Guidos, shkak për të cilin tani Ada e përçmon edhe më shumë atë, gjë që e shfaq në letrën që i lë, pasi niset për të ikur përgjithmonë për në Argjentinë.
Psikanaliza si përbuzje ndaj mjekut psikiatër dhe revoltë ndaj shoqërisë
Së fundi, kapitulli me titull “Psikanaliza”, të cilën hipokondriti Zeno, “i sëmuri” që nuk vuante nga asgjë, përpos se nga dembelizmi, e rifilloi pas gjashtë muajsh ndërprerje të të shkruarit të kujtimeve, është një ngritje krye kundër mjekut, duke shprehur bindjen se gjithë grumbullin e stërmadh me ilaçe dhe terapinë e ka pësuar më kot. Ai e kupton se sëmundjet e brendshme të supozuara nga ai vetë dhe mbështetur nga mjeku e kanë trembur, e kanë sjellë në cakun e një viktime. Nga ana tjetër, ndërsa është në kërkim të kuptimit të jetës, nuk kupton se në thelb të “sëmundjes” qëndron ai në një shoqëri të ligështuar nga boshllëku i brendshëm moral, e cila të tregon rrezikun për të vdekur nga një sëmundje që duket stërlodhje, por në të vërtetë është përtaci.
* * *
Përshtatja në shqip e romanit “Ndërgjegjja e Zenos” mbart vlerat e autorit dhe origjinalit falë përkujdesjes dhe nivelit të zotërimit të dy kulturave nga përkthyesja Enela Hila. Njohja e mirë e gjuhës së autorit dhe shqipes, motivimi për të punuar me përkushtim veprën, jo për të kapur tregun, por me muzë e liri për t’i lënë letërsisë së përkthyer shqipe një vepër dinjitoze, ishin qëllimi, që aq mirë ia mbërriti. Bota e ndjenjave, shpalosja e thellësive njerëzore, të treguarit e forcës përtëritëse që fshihet pas një fati të keq, përshkrimi i njerëzve në mënyrën më të natyrshme, janë ato çka, si askund tjetër, lexuesi do të gjejë te “Ndërgjegjja e Zenos”. Libri do t’ju mbajë të ngërthyer shpirtërisht derisa faqe pas faqeje, fat pas fati, analizë pas analize të mendimeve që ndjekin mendimin, të mbaroni shfletimin. Kënaqësia që do të ndieni, lexues i dashur, do ju vetëdijësojë për vlerat e librit që patët në dorë, krejt të veçantë në llojin e tyre. Nuk e vë në dyshim se do të ngelë i pashlyer në kujtesën tuaj.

Fatos Kongoli- Gjemia e mbytur

Shkrimtari i mirënjohur shqiptar, Fatos Kongoli, i cili punon dhe vepron në ShBA, ka vendosur të rikthehet këtë vit me një roman të ri, i cili del në raftet e librarive më 10 shkurt, sipas shtëpisë botuese “Toena”.
  Romani i ri mban emrin “Gjemia e mbytur”, ndërkaq tematika qendrore rikthehet te motivi i dashurisë. Kongoli për herë të fundit botoi romanin “Njeriu me fat” në vitin 2013.
“Por këto ndjenja kaq të thella shkrimtari i kalon në një dimension më social. Pse njeriu është xhelati më i egër i Njeriut? A ka kuptim ndëshkimi? A ka kuptim katharthisi pas një krimi të kryer me ndërgjegje të qetë? Po ndjesa sa vlerë ka? Po dashuria, ajo e burrit për gruan, e prindit për fëmijën, e njeriut për njeriun, e njeriut për Natyrën është aspiratë apo iluzion? Këto pyetje enden në romanin që pritet të dalë në treg, pyetje që na takojnë me njerëz që i kemi çdo ditë përreth nesh”, shkruan gazeta “Shqiptarja” për përmbajtjen e librit.
Kongoli është tri herë fitues i çmimit për librin më të mirë në Shqipëri, ndërkaq vepra e tij është përkthyer dhe botuar ndërkombëtarisht, duke u paraqitur edhe në disa prej revistave më prestigjioze si “Le Monde”, “Le Figaro”, “agazine Litteraire”, etj.
Libri i tij “Lëkura e qenit” në vitin 2006 u shpall libri i muajit qershor në Gjermani.
-

Enton Bido boton vëllimin e ri poetik “Para Zbulesës”



 “Zoti e vërente [rrugëhumbunin] s’epërmi, u mendue nji hop/ e tha se s’kish ardhë koha për Zbulesën”. Kështu e mbyll Enton Bido vjershën “Para zbulesës”, që i jep dhe titullin librit më të ri të tij (i gjashti me krijimtari origjinale, përveç atyre me përkthime). E ndonëse jugor, Bidos i pëlqen të shkruajë poezi me një gegënishte “të standardizueme”. Dhe kjo i jep ngjyresë të veçantë vëllimit me poezi dhe proza poetike “Para Zbulesës” (Botimet Jozef Durrës, 2015). Kjo gegënishte ka të bëjë dhe me fenë e krishterë / katolike. “Zbulesa” është libri i fundit i Dhiatës së Re dhe për këtë edhe libri i fundit i mbarë Biblës, ku bëhet fjalë për ngjarjet e së ardhmes. 


Bidoja është poet i ndjeshëm, lakonik, pikëzues. Herë impresionist. Herë ekspresionist. Herë “japonez” (disa vjersha janë në stilin haiku). Herë tradicionalist. Herë “i harbuar” me vargun e lirë. Herë i “vetëburgosur” me rima / asonanca e ritme strikte. Herë “muzikor” nga përdorimi i aliteracioneve. Në ato vjersha dhe proza poetike krijuesi sikur kërkon të shpërthejë kufijtë e gjuhës, duke kërkuar fjalë “plaka” e të rralla apo duke farkëtuar neologjizma vetjakë. Libri i fundit mund të përdoret edhe si doracak për studime leksikore dhe si ilustrim për terma të veçantë letrarë. 

Enton Bido është personalitet në Durrës, punonjës në bibliotekën e bashkisë, ka përfunduar studime në dy masterë. Edlirë Macaj, edhe kjo punonjëse në bibliotekën e bashkisë, e cila është në prag të marrjes së gradës shkencore të doktorit të shkencave dhe Enton Bido mbeten dy nga bibliotekonomët më të ditur në Shqipëri. Bidoja e Macaj janë në hulli të drejtuesve të mëparshëm të bibiliotekës, personalitete si Vangjel Toçi (1920-1999), Pertef Kruja (1921-2004), Hasan Ulqini, Pirro Dollani, Met Dervishi, Florë Gjondedaj (Dervishi) etj., të cilët të vetmin pasion kishin librat e lexuesit dhe jo biznese private.
Libra nga Enton Bido
Poezi: “Psikoqiellore” (botuar në v.  2000); “Terrinës kuturu” (botuar në v.  2005).
Prozë: “Rrëfime të plagosura” (tregime, botuar në v. 2008); “Kurorëshkelja” (novela dhe tregime, botuar në v. 2011).
Eseistikë: “Nga tradita te bashkëkohësia” (botuar në v. 2013).
Bibliografi: “Pena e Durrësit”, bashkautor (botuar në vitin 2008)
Përkthime: “Rinia është e bukur / Schön ist die Jugend”, novelë nga nobelisti gjerman Herman Hese / Hesse (1877-1962), botuar në shqip në vitin 2003; “Koha e të fshehtave / Le Temps des secrets” roman nga romancieri, dramaturgu dhe kineasti i madh francez Marsel Panjol / Marcel Pagnol (1895-1974), botuar në shqip në v. 2014.
Në proces shtypjeje: “Ivani i Tmerrshëm / Ivan le Terrible”, biografi nga shkrimtari i njohur francez me origjinë ruse-çerkeze Anri Truaja / Henri Troyat (1911-2007); “I madhi Kër” / Le Grand Cœur”, roman nga shkrimtari, diplomati, mjeku, historiani, veprimtari francez Zhan-Kristof Ryfen / Jean-Christophe Rufin (lindur në vitin 1952), roman, i cili në Francë është botuar në vitin 2012 nga “Gallimard”.

Fakte të rralla mbi Napoleon Bonapartin

Njeriu që është cilësuar si strategu më i madh ushtarak që ka pasur bota. Por edhe si një njeri që ndryshoi rrënjësisht rendin dhe historinë e Evropës. Është njeriu vizionar, luftëtar, ndonjëherë dhe kontrovers, që sipas historianëve ka aftësinë të joshë turmat dhe të sfidojë rendin ekzistues.
1. Napoleon Bonaparti lindi në Ajacio të Korsikës, në një familje aristokrate të ardhur nga Toskana e Italisë. Ishte djali i dytë i Sharl Mari Bonopartit dhe i Maria Leticie Ramolinos. Ardhja e Napoleonit në jetë erdhi vetëm një vit pasi Korsika u pushtua nga francezët. I ati i tij, avokat me profesion, ishte kundër okupimit francez të Korsikës.
2. Napoleon Bonaparti jetoi 51 vjet e 10 muaj e 11 ditë. Ai lindi më 15 gusht 1769 në Ajacio dhe vdiq më 5 maj 1821 në ishullin e Shën Helenës, në Britaninë e Madhe. Edhe pse pati një jetë mjaft të shkurtër, ai ka qenë nga njerëzit që ndryshoi rrënjësisht rendin evropian politik dhe social.
3. Napoleon Bonaparti ishte i gjatë vetëm 1. 52 metra, duke qenë kështu një ndër perandorët më të shkurtër në historinë e Evropës. Por kjo ishte edhe një tjetër arsye e famës së tij të madhe.
4. Kur lindi perandori francez e kishte emrin Napoleone di Buonaparte, por më pas ai e ndryshoi mbiemrin, duke e kthyer në Bonaparte. Këtë e bëri për t’i dhënë mbiemrit të tij një theks sa më francez.
5. Napoleoni kishte një familje të madhe dhe shumë femërore. Pasi ai kishte një vëlla më të madh se vetja dhe gjashtë motra. Vëllai i tij quhej Joseph, kurse motrat e vogla quheshin Lucien, Elisa, Louis, Pauline, Caroline dhe Jerome.
6. Atentatet ndaj Napoleonit në atë kohë nuk ishin gjë e rrallë. Historianët francezë si cilësojnë si atentatet më të rrezikshme ndaj tij 16. Por gjatë gjithë karrierës së tij, Napoleoni ka qenë në shënjestrën e armiqve. Në krye të klasifikimit është atentati i vitit 1800, në prag të Krishtlindjeve, ku një sasi e madhe eksplozivi shpërtheu pranë karrocës së tij, ku mbetën të vdekur disa njerëz.
7. Beteja e Vaterlosë ishte ajo që i dha fundin Napoleonit. Në qershorin e 1815-s, në Vaterlo të Belgjikës, dy fuqitë më të mëdha të kohës, Anglia dhe Franca, u përgatitën për betejën finale. Dhe humbja nuk erdhi si rrjedhojë e strategjisë së Napoleonit, por për shkak të paaftësisë së gjeneralit francez, Grushi.
8. Napoleon Bonaparti gjatë karrierës së tij drejtoi 72 beteja në vende të ndryshme të Evropës. Një numër rekord ky duke pasur parasysh se vetëm një numër i vogël betejash u humbën. Ndërsa fatale ishte vetëm një ajo e Vaterlosë. Nëse Napoleoni shquhet si vizionar politik, e njëjta gjë mund të thuhet dhe për artin e tij të luftimit. Për teoricienët e artit të luftës, Bonaparti bëri revolucion dhe në luftë.
9. Napoleoni ka qenë dy herë Perandor i Francës. Fillimisht ai drejtoi Perandorinë Franceze nga 20 maji i vitit 1804 deri në 6 prill 1814. Dhe për herë të dytë, ai e udhëhoqi Francën nga 1 marsi 1815 deri në 22 gusht 1815.
10. Napoleoni është cilësuar si strategu më i madh ushtarak që ka pasur bota. Por edhe si një njeri që ndryshoi rrënjësisht rendin dhe historinë e Evropës. Është njeriu vizionar, luftëtar, ndonjëherë dhe kontrovers, që sipas historianëve ka aftësinë të joshë turmat dhe të sfidojë rendin ekzistues.
11. Në dhjetor 1807 në ushtrinë e Napoleonit u krijua regjimenti i shqiptarëve me 3254 luftëtarë, të cilët iu bashkëngjitën atij duke e siguruar për besnikëri dhe nerv në luftë. Arsyeja përse këta luftëtarë u bënë pjesë e ushtrisë së Napoleonit është se ata kishin armiq edhe Perandorinë Osmane, por edhe Ali pashë Tepelenën.
12. Historiani A.Bopp në librin e tij “Napoleoni dhe shqiptarët” tregon dhe për marrëdhëniet e Napoleonit me Ali Pashën. Megjithatë, fakte të reja tregojnë se Napoleoni i vlerësonte shqiptarët dhe tregonte një interes të veçantë për pozicionin gjeografik e strategjik të Shqipërisë. Madje për një periudhë mjaft të shkurtër, vetëm në muajin qershor 1806, ekzistojnë shumë letra të shkruara prej Napoleonit rreth Shqipërisë.
13. Pjesë të rëndësishme nga letrat e tij bëjnë fjalë për besimin ndaj Ali pashë Tepelenës. Napoleon Bonaparti shkruan: “Mbi dhuratat, për të cilat kam akorduar 60 mijë franga, të bisedohet me Marescalshi. Për këtë shikoni dhe Pukëvilit dhe i theksoni, se, nëse Korfuzi bie në duart e tij, nuk mund t’ia besonte më mirë se sa Ali Pashës. Duhet që letra dhe instruksionet e mia të bëhen të tilla që të mos kuptohen qartë nëse bie në duart e agjentëve. Besoj se Ali Pasha shumë gjëra i bisedon dhe me Portën e Lartë”.
14. Një nga faktet më interesante të kohës është një letërkëmbim i gjerë mes letrash të Napoleon Bonapartit dhe Ali pashë Tepelenës. Sipas studiuesve, korrespondencat mes tyre ishin ngrohta. Bonaparti i ofron atij ndihmën ushtarake dhe njerëzore, por edhe këmbimet ekonomike, diplomatike. Nga ana e tij edhe Aliu, i ofrohet Bonapartit që do të qëndrojë besnik në marrëdhënie, që do të jetë shumë i afërm, që do të plotësojë dëshirat e tij.
15. Thënie më e rëndësishme për Ali pashë Tepelenën dhe Napoleon Bonapartin është ajo e shkrimtarit të madh francez, Viktor Hygo. “Si tigri pranë luanit, si shqiponja pranë skifterit, ashtu qëndronte dhe Ali Pasha pranë Napoleonit”, shkruan në librat e tij një nga shkrimtarët më në zë francez të të gjitha kohërave.
16. Pas miqësisë vjen armiqësia mes Napoleon Bonapartit dhe Ali pashë Tepelenës. Pasi pushtoi Italinë dhe kaloi më në Jug, Bonaparti pushtoi shtatë ishuj grekët dhe nisi synimet për të sulmuar Ballkanin. Këtë e kuptoi Pashai i Janinës dhe veprimin e parë ishte kapja rob e një gjenerali francez të cilin e ekzekutoi.
17. Pija e preferuar e Napolonit ka qenë kafeja. Sipas historianëve pinë gjithmonë në drekë dhe në mbrëmje. Ndërsa alkool shumë pak. Kishte vetëm një lloj vere të preferuar, “Lo chambertin”, nga e cila merrte sasi të mëdha edhe kur ishte në fushime ushtarake. Ndërsa urrente çdo lloj ilaçi që mund t’i jepnin mjekët edhe kur duhet t’i pinte për t’u shëruar.
18. Në jetën bashkëshortore Bonaparti cilësohet nga historianët si një tradhtar i lindur. Kish një filozofi ndryshe për besnikërinë. Ai e cilësonte si të ligjshme për një sovran që kishte aventura me zonjusha dhe gra të shoqërisë së lartë të Francës. Në këtë pikë kishte vetëm një kusht. Në asnjë mënyrë gruaja e tij e ligjshme nuk duhet të merrte vesh asgjë për tradhtitë e tij.
19. Napoleoni u martua me Josephine de Beauharnais në vitin 1796, kur ai ishte 26 vjeç. Ai adoptoi djalin e saj Eugene dhe pasi u kurorëzua mbret, edhe kushëririn e saj Stephanie. Më pas ai i martoi këta me vajza nga familjet mbretërore të Evropës. Napoloni i njohur si një njeri që i donte shumë femrat, u nda nga Josephine me konsensus dhe në vitin 1810 u martua me princeshën e Austrisë, Marie Louise. Çifti pati një djalë, që u quajt Napoleon Francis Joseph Charles (1811–‘32), i njohur që në lindje si Mbret i Romës. Djali i Napoleonit nuk pati pasardhës.
20. Por Napoleoni ka pranuar edhe se ka pasur dy djem të paligjshëm. Njëri quhej Charles Leon dhe vdiq në vitin 1881. Kurse tjetri ishte konti francez, Alexandre Colonna-Ëaleëski, (1810-‘68), të cilin e kishte lindur kontesha Marie Ëaleë. Por veç këtyre, Napoleoni ka pasur tre fëmijë të tjerë të paligjshëm.
21. Napoleoni njihej si një adhurues i femrave dhe i dashurisë. Veç dy grave ka pasur edhe pesë të dashura të njohura botërisht. Me këto gra ai veç historive të dashurive kanë lënë pas edhe disa pasardhës. Janë gjetur shumë nga letrat që Napoleoni u dërgonte të dashurave të tij. Një ndër dashuritë më të mëdha të jetës së Napoleonit ishte Marie Walewska, një konteshë e bukur polake që Napoleoni e takoi kur pushtoi Varshavën, më 1807. Ata patën një djalë, Aleksandrin, i cili në vitin 1810 u njoh legjitimisht nga Napoleoni. Nga të gjitha të dashurat e tij, vetëm Walëska e vizitoi Napoleonin në ekzilin në Elba.
22. Historianët dhe ushtarakët e kanë cilësuar si strategun më të madh ushtarak që ka jetuar ndonjëherë, duke e vënë atë mbi Jul Çezarin dhe Aleksandrin e Madh. Kur Wellingtoni është pyetur se cili ka qenë strategu më i madh, ai është përgjigjur: “Në këtë kohën, në kohën e lashtë, në çdo kohë, Napoleoni”.
23. Qysh në moshën nëntëvjeçare Napoleoni u regjistrua në kolegjin në Francë, në të cilin u arsimua dhe u edukua sipas sistemit francez, megjithatë, kjo nuk ndryshoi gjë në temperamentin e tij korsikan. Pesë vjet mësoi në kolegjin ushtarak në Brien, pastaj një vit në Akademinë Ushtarake në Paris. Në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare ai kreu Akademinë si një ndër më të mirët, dhe në këtë mënyrë iu dha grada e nëntogerit artilerik. Ai lexonte vazhdimisht dhe po ashtu merrej intensivisht me materiale nga fusha e strategjisë dhe taktikës.
24. Qysh kur ishte nëntoger ai u bë shok i afërt me Augustin Robespierin, ithtar besnik dhe anëtar i masonëve. Augustini e lidhi atë me vëllanë e tij më të vjetër, diktatorin e njohur Maksimilian Robespierin. Më pas Napoleoni filloi shumë shpejt të përparojë: U bë komandant batalioni, pastaj kryeadjutant, komandant brigade dhe gjeneral brigade.
25. Bonaparti është sa një figurë historike aq edhe një legjendë e vërtetë. Është e vështirë t’i ndash këto të dyja nga njëra-tjetra. Jeta e këtij gjeniu ushtarak, por edhe burrë i madh shteti, bënë që të shpërthejë imagjinata e shumë shkrimtarëve, regjisorëve të prodhimit të filmave dhe dramaturgëve të mëdhenj, të cilët nëpërmjet veprave të tyre kanë krijuar legjendën e Napoleonit.
26. Që në kohën kur ishte kapiten i artilerisë, Napoleoni u dallua si strateg i madh. Falë talentit të tij, kështjella në qytetin e Tulonit, që ishte rrethuar nga ana e forcave tokësore e detare britanike, të binte shumë shpejt në duart e francezëve. Për artilerinë Bonopart ishte fitorja e parë në karrierën ushtarake që sapo kishte nisur.
27. Idhulli i Napoleonit ishte Jul Çezari. Nën shembullin e perandorit romak, perandori i Francës do të pushtonte më pas më shumë se gjysmën e Evropës. Napoleoni kishte një art të veçantë në bërjen e ushtrisë për vete. Hipur mbi kalin e tij, ditën dhe natën, ai luftonte përkrah ushtarëve në sheshbeteja për të arritur gjithmonë fitoren, por edhe për t’u dhënë zemër dhe moral ushtarëve.
28. Në rininë e tij një ndër fushatat e tij më të suksesshme ishte ajo në Itali, megjithëse pas saj ai u arrestua dhe u burgos. Menjëherë pas lirimit nga burgu, Napoleoni duke qenë se nuk kishte ndonjë detyrë, mendoi që t’u bashkohej forcave turke apo ndonjë ekspedite detare që shkonte në Australi. Në fillim ai u pa me dyshim, me syrin e mosbesuesit, por duke u mbështetur në aftësitë ushtarake të gjeneralëvë të vjetër, filloi të arrinte sukses pas suksesi.
29. Ngjitja e tij, si një meteor i vërtetë, bëri që të shokohej jo vetëm Franca, por tërë Evropa. Fushatat e tij ushtarake bënë që të trembej bota dhe të tronditej stabiliteti i saj. Napoleoni ka qenë një ndër komandantët më të mëdhenj në histori. Ai është portretizuar si një pushtues që kurrë nuk ndjente të ngopur, megjithëse kurrë nuk është pranuar nga ai vetë.
30. Shpesh Napoleoni ka argumentuar se ishte duke ndërtuar një federatë të njerëzve të lirë në një Evropë të Bashkuar. Sipas tij, kjo e fundit duhej të qeverisej nga një qeveri liberale. Nëse ky ishte qëllimi i tij, ai synoi që ta arrinte këtë, duke e përqendruar pushtetin vetëm në duart e tij.
31. Duhet theksuar se në krijimin e shteteve Napoleoni mbështetej, së pari, në hartimin e kushtetutës së tyre, në ligjet për funksionimin sa më të mirë të shtetit, zhdukjen e feudalizmit, krijimin e një qeverie eficiente, zhvillimin e arsimimit, shkencës, letërsisë dhe arteve. Kodet e rinj ligjore të miratuara nga ana e tij, 7 në numër, përfshijnë edhe disa nga liritë e fituara nga populli francez gjatë revolucionit.
32. Pjesa më e famshme e kodeve të hartuar në kohën e Bonapartit, është Kodi i Napoleonit, ose i quajtur ndryshe Kodi Civil. Për t’u theksuar është se, aktualisht po ky kod formon bazat e ligjit civil francez. Për herë të pare, në fushën administrative, ai krijoi prefekturën si pjesë e qeverisë.
33. Opinioni i vetë Napoleonit për karrierën e tij cilësohet më mirë në këtë citat: “Unë mbylla gjirin e anarkisë dhe solla rregull. Unë shpërbleva meritën, pavarësisht prejardhjes së gjakut, ose pasurisë, kudo ku e gjeta. Unë e rrëzova feudalizmin dhe solla barazinë për të gjithë, pavarësisht besimit fetar dhe përpara ligjit. Unë luftova monarkinë e vjetërsuar të Regjimit të Vjetër, sepse rruga tjetër ishte shkatërrimi i gjithë vlerave të Revolucionit. Unë dlirësova Revolucionin.”
34. Ndër luftërat që Napoleonit i kushtoi më rëndë se të gjitha ishte lufta e tij me Rusinë. Pasi cari rus, Aleksandër, nuk pranoi bllokadën franceze për Anglinë, Napoleoni i shpalli luftë Rusisë. Ai arriti deri në Moskë, të cilën e dogji të gjithën, por kur u kthye në Francë ushtria e tij ishte e përgjysmuar. Arsyeja kryesore e këtij dështimi ishte dimri i acartë rus.
35. Napoleoni u kurorëzua si Perandor i Francës më 2 dhjetor 1804. Ai mbretëroi nga 20 marsi 1804 deri në 6 prill 1814. dhe për herë të dytë nga 1 marsi i vitit 1815 deri në 22 gusht 1815. Ai ka mbajtur edhe titullin si Konsull i Parë i Francës.
36. Kundër Napoleonit, shtetet evropiane kanë ngritur, jo pak, por plot gjashtë koalicione. Duke parë edhe kohën e shkurtër të mbretërimit të tij, ky numër koalicionesh është konsideruar mjaft i madh.
37. Napoleoni kulmin e suksesit të tij e arriti në vitin 1810, kur pothuajse e tërë Evropa u bë e tij. Të gjitha shtetet e nënshtruara i qeveriste familja e tij. Gjatë këtij viti ai u mor më shumë me hartimin e ligjeve të reja për perandorinë dhe planet ushtarake të mëtejshme.
38. Napoleoni në ujdhesën Shën-Elena pati kohë të mjaftueshme që të mendojë dhe ta vlerësojë tërë jetën, si dhe të gjitha aktivitetet e tij. Përfundimin e këtyre mendimeve e shprehu në testamentin e vet, ku i jep këshilla dhe mësim djalit të tij, të sintetizuar në fjalinë vijuese: “Të sundosh, kjo do të thotë t’i lartësosh dhe të përhapësh moralin, arsimin dhe lumturinë”.
39. Napoleoni e donte shumë shtypin, por edhe aq shumë ia kishte frikën atij. Në një shprehje lapidare ai ka thënë: “Më shumë frikë kam nëse më vihen tre gazeta kundër, se sa njëmijë bajoneta”.
40. Figura e Napoleon Bonapartit ka frymëzuar gjatë kohërave mjaft njerëz të kulturës e artit, të cilët shihnin tek ai mishërimin e lirisë së popujve apo një tiran të egër, një strateg të pamundshëm apo një njeri të mundur nga historia.
41. Napoleoni, jo vetëm tan,i por edhe gjatë perandorisë së tij u kthye në një mit letrar. Për asnjë personazh historik transformimi në një mit letrar nuk qe kaq i shpejtë e insistues. Mjaft intelektualë evropianë i pritën me entuziazëm fushatat ushtarake të Napoleonit, pasi shihnin tek ato përmbushjen e idealeve të revolucionit, vendosjen e lirisë e drejtësisë.
42. Fillimisht raporti i Bonapartit me intelektualët e botën e kulturës qe i mrekullueshëm, pasi ai pati aftësinë të bashkëjetonte si me ideologjinë imperiale ashtu dhe me trashëgiminë e Robespierit. Napoleoni joshi inteligjencën e kohës e po në të njëjtën kohë u kthye në një persekutor të tyre, sapo ata zbuluan arsyet e ambiciet e tij për pushtet.
43. Ludvig Van Bethoven më 1804 përfundon Simfoninë e tij të Tretë e ia dedikon Napoleonit, në dorëshkrimin origjinal nënshkruan “Bonaparte”. Po më 1804 Napoleone proklamohet “Perandor i Francës” e kompozitori i madh reagon mjaft i indinjuar: “As ky nuk është gjë tjetër veç një njeri i zakonshëm… Tashmë do të shkelë të gjitha të drejtat e njerëzimit e do të ndjekë vetëm atë të ambicies …do të vihet mbi të gjithë e do të kthehet në një tiran…”.
44. Mjaft i veçantë është imazhi i Napoleonit në veprën e Tolstoit “Lufta e Paqja”, mbaruar më 1869, e publikuar më 1878. Leon Tolstoi përmbys mitin e romantik të njeriut të jashtëzakonshëm duke e konsideruar Napoleonin një “marionetë” në duart e fatit e zvogëlon lavdinë e tij të themeluar nga padrejtësitë e nga mohimi i çdo të drejte njerëzore.
45. Testamentin e tij Napoleoni e mbyll në këtë mënyrë: “Pas vdekjes sime, e cila nuk është shumë larg, dëshiroj ta hapni trupin tim… Dëshiroj ta nxirrni zemrën time, ta vini në shpirto dhe ta çoni në Parmë te e dashura ime Maria Luiza… Ju preferoj ta kontrolloni barkun tim shumë me kujdes. Për këtë të bëni raport të saktë dhe të hollësishëm dhe t’ia jepni djalit tim… Ju porosis që të mos lëshoni asgjë në këtë shqyrtim”.
46. Napoleoni vdiq më 5 maj 1821 në duart e priftit Ange Vignali. Ai kishte kërkuar të varrosej në brigjet e Senës, por u varros në “luginën e shelgjeve” të ishullit të Shën Helenës në një varr të pashënuar.
47. Vetëm në vitin 1840 Franca mori nga Britania eshtrat e Napoleonit, duke i bërë më 15 dhjetor të atij viti një varrim madhështor dhe një varr ashtu siç e meritonte. Varrin e tij deri tani e kanë vizituar me qindra milionë njerëz.
48. Për vdekjen e Napoleonit tashmë ka një debat të madh mes historianëve. Shumica e tyre, duke u bazuar në faktet e reja që kanë dalë në dritë, janë të mendimit se ai u helmua nga anglezët duke u hedhur sasi të vogla arseniku çdo ditë në ushqim, gjë që solli dhe vdekjen e parakohshme.
49. Trupi i tij u soll në Francë vetëm në vitin 1840. Ceremonia e funeralit të tij mbahet si një nga më të mëdhatë e kohës. Trupi i tij u ruajt me solucionet të veçanta, u vesh uniforma dhe u ekspozua disa ditë. Ndërsa më pas u vendos në Panteon.
50. Napolon Bonaparti edhe pse njeri i madh, sipas studiuesve, ishte shumë larg të qenit aristokrat. Në shumë prej kujtimeve sillen momente kur ai ishte me miq të ndryshëm në tavolinë. Nuk i pëlqenin rregullat e ngrënies dhe një vakt i tij shkonte deri në 10 minuta. Ndërsa jo gjithmonë preferonte pirunin për të marrë ushqimin.

Aty ku sot shtrihet Armenia dhe Azerbajxhani, ndoshta kanë jetuar kushërinjtë tanë të vjetër

  • Faktet historike flasin për ekzistencën e një mbretërie antike të quajtur “Albania” në Kaukaz. Aty ku sot shtrihet Armenia dhe Azerbajxhani, ndoshta kanë jetuar kushërinjtë tanë të vjetër. Por versionet janë të shumta...
Në pranverën e vitit 1863, Johan George von Hahn përshkoi Shqipërinë e Veriut sipas një itinerari që ai s’e kishte bërë më parë. Ai e njihte tanimë mirë Shqipërinë qendrore dhe atë të Jugut. Njihte Shkodrën dhe pjesë të Kosovës, por meqë jemi akoma në vitet kur rrugët nuk ekzistojnë, shtigjet më të rrahura mbeteshin rrjedhat e lumenjve, nëpër luginat e të cilëve, kishte të paktën 40 vjet që bridhnin udhëtarë dhe studiues të gjithfarshëm. Nga Lir, Bajron, e Pukvil tek më të vonët Edith Durham apo Jozef Shekel. Nëpër vendbanimet, malet, grykat e këtij vendi të panjohur, por dikur toka e lavdishme e ilirëve, ata po rindërtonin pak nga pak një histori të mbuluar nga pluhuri. Atë të prejardhjes së shqiptarëve. Gjithsecili në mënyrën e vet, duke sjellë dëshmitë dokumentare të kohës, por duke pasur njëkohësisht në dispozicion edhe freskinë e memories apo privacionet e atyre viteve të vrenjtura, kur ata u endën në këto anë. Këta shtegtarë të mbërritur nga Perëndimi ishin gjithsesi trokitja e parë e Europës në portat e Shqipërisë, pas më shumë se katër shekujsh errësirë. Austriaku Hahn, ishte njëri prej tyre.

Ndërsa përshkonte rrjedhën e lumit Drin në Shqipërinë e Veriut, gjuhëtari dhe etnologu i njohur i cili financohej në këtë udhëtim nga qeveria e Vjenës, po ndërtonte pak nga pak hartën e saktë të të gjitha vendbanimeve të afërta dhe të largëta përgjatë këtij lumi. Eruditi i madh po shkruante njëkohësisht edhe të dhënat rreth prejardhjes, historisë, gjuhësisë, etnografisë dhe antropologjisë së këtyre zonave dhe banorëve të tyre. Por me sistematicitetin e njohur austro-gjerman, shkencëtari nuk u mjaftua vetëm me përshkrimin në shënimet e tij të udhëtimit, të lokaliteteve të harruara buzë Drinit. Ai “krehu” në një rreze të gjerë veprimi të gjitha vendbanimet dhe fshatarat edhe përgjatë tërë pellgut të Drinit, lumenjve të afërt dhe degëzimeve të tij kapilare. Ai përshkoi Shkodrën, Lezhën, Krujën, Tiranën, Dibrën e Prizrenin. Dhe gjatë njërit prej këtyre ekskursioneve, ai bëri edhe zbulimin interesant, për ekzistencën e të cilit në të vërtetë flitej, por që ende nuk ishte bërë ndonjë verifikim në vend. Hahn zbuloi matjanët.
Natyrisht zona veriore shqiptare ekzistonte në hartat e botës dhe nuk ishte Hahn i pari që po e kuantifikonte atë. Por Hahn nuk ishte një hartograf. Ai ishte një njohës i shkëlqyer i historisë së vjetër dhe të re, i gjeografisë dhe shtigjeve të udhëtimeve, i dokumenteve dhe legjendave, gjuhëve të folura dhe atyre të vdekura.
Zanafilla e kërkimeve të Hahn në rajonin e Matit, lidhet me këmbënguljen e tij skrupuloze për të gjetur lokalitetin apo zonën nga ku e kishte burimin vetë termi: Albania. Kërkimet e kishin përkundur nga Arbana e Tiranës në një mori fshatrash të cilat në terren përkonin me lokalitete që sipas hartave antike mund të fshihnin gërmadhat e albanopolisit legjendar të Herodotit. Kryeqytetit të Ilirisë së lashtë të periudhës parahelenistike e pararomake. Atij vendbanimi që kurrë nuk u zbulua dot ndonëse gojëdhënat por edhe përshkrimet e vendosin në një rajon midis Krujës dhe Lezhës. Hahn mori një udhërrëfyes i cili do ta udhëhiqte përmes zonës së ashpër të Matit por aty, sikurse e tregojnë edhe dorëshkrimet e tij, ai hasi në një nga ato mistere që edhe sot e kësaj dite shkenca e historisë nuk ka mundur dot t’i japë një përgjigje të saktë. Ja çfarë shkruante vetë Hahn: “...çava përpara drejt kësaj bote të re... duke udhëtuar teposhtë lumit të Matit, prej të cilit marrin emrin e tyre kjo krahinë dhe banorët e saj. Këta të fundit quhen matjanë dhe ngjashmëria e këtij emri me atë të “matjanëve” të Herodotit, më nxiti që ta krahasoj nomenklaturën (toponiminë) e Persisë dhe Armenisë me atë të Shqipërisë dhe fqinjëve të saj...”. Hahn kishte zbuluar pra se jo vetëm “Albania” e lashtë ilire me Albanopolisin e vet ndodhej përafërsisht në Matin e Shqipërisë së sotme, por edhe se kjo Albania e Europës, ishte identike me një Albania tjetër. Atë që gjeografi dhe historiani antik grek Herodoti e përmend në “Historinë” e tij si një mbretëri e fortë në Kaukaz. Brenda së cilës Herodoti përshkruan se jetonte një popull barbar por i bardhë. Dhe një nga fiset e tij më të njohura ishin pikërisht... “matjanët”.
Sipas Herodotit, Albania e Kaukazit banohej nga një popull i cili kishte një vitalitet të jashtëzakonshëm. Që ndryshe nga të tjerët aty pranë, mund të udhëhiqej edhe nga gra mbretëresha. Siç ishte rasti i mbretëreshës Tomris e cila në vitin 529 para Krishtit, u vu personalisht në krye të ushtrisë së vet për të thyer trupat e mbretit pers Cyrus II, e madje edhe për ta vrarë këtë të fundit. Hahn u zhyt në emrat e lokaliteteve të Matit shqiptar duke i krahasuar ata me Albaninë e Kaukazit. Ja çfarë thotë studiuesi: “Me përjashtim të formave të njëllojta të Albania-s, ne gjetëm si këtu, ashtu edhe atje (në Kaukaz) një krahinë që quhej njëlloj Hotene dhe një tjetër Blymals, veç kësaj edhe një krahinë që quhej Bolbene në Shqipëri dhe liqenin Bolge në Kaukaz. Një lumë të quajtur atje Arsenia dhe Arzin = Het-Arzum dhe këtu lumin Erzen. Këto përputhje na nxitën të formojmë bindjen që të dhënave të grumbulluara nga të vjetrit porsa i takon përafërsisë së Armenëve dhe Thesaliotëve ndoshta nuk u mungon tërësisht baza historike, aq më tepër kur këto të dhëna përkojnë me legjendat e sotme të abkazëve në Kaukaz, “sepse këta e konsiderojnë veten të njëjtin popull me arnautët që jetojnë në Turqi ose me shqiptarët”, shkruan Hahn.
Një rastësi? Një mister i shpjegueshëm i errësirës së mijëvjeçarëve? Ç’donte kjo Albania dhe këta matjanë në Kaukaz katër shekuj para Krishtit? Ç’lidhje kishin ata me shqiptarët e sotshëm ose makar, me albanët ilirë të antikitetit?
Rreth kësaj historie të çuditshme prej vitesh po ndërtohen teori të ndryshme, gjithsecila me nga një prapavijë jo ekskluzivisht shkencore nga pas.
Albania e Kaukazit është realisht një territor që ndahet midis shteteve të sotme të Amenisë, Gjerogjisë dhe Azerbajxhanit. Popullsia që gjallon sot në shekullin e XXI në ato rajone është ajo abhkaze dhe rajoni mbi të cilin ata jetojnë është një mollë e vërtetë sherri midis armenëve, gjeorgjianëve dhe azerëve që pretendojnë secili se janë pasardhës direkt të Albanisë antike. Mbi këtë legjendë e kanë zanafillën edhe konfliktet e ashpra për rajonin e Nagorin Karabakut i cili shtrihet pikërisht në këtë zonë (të cilën, arabët e pushtuan aty nga shekulli i tetë, e quanin jo pa ndonjë arsye të fortë edhe “Qafiristan”). Sipas legjendave arabe që citon Hahn, origjina e arnautëve është nga disa vise të Detit të Kuq (jo larg Kaukazit), ku njëri nga liderët e tyre i shkeli kaftanin një shehu dhe gjatë grindjes i nxori atij madje edhe syrin. Dhe meqë nga kokëfortësia nuk pranoi të vuante ndëshkimin (arnaut nga arabishtja d.m.th. “refuzues”), u dëbua së bashku me fisin e vet për të mbërritur në Ballkan.
Një version ky i ikjes së shqiptarëve nga Albania e Kaukazit për të mbërritur më vonë në Ballkan, i cili mbështetet gjerësisht edhe nga një numër studiuesish serbë të cilët nuk pranojnë autoktoninë shqiptare para asaj serbe në “qafiristanin” e ri të Europës. Të cilët e mbështesin këtë argument me mungesën e dëshmive gjuhësore të shqipes evropiane para shekullit të XIV, si dhe me mungesën e ekzistencës së emrit Albania në dokumentet historike deri në shekullin e X. Kohë kjo, e cila çuditërisht është fare e afërt me shekullin VIII kur Albania e Kaukazit pushoi së ekzistuari e sulmuar nga arabët, armenët dhe fqinjët e tjerë.
Gjithashtu një numër i madh emrash të lokaliteteve të atjeshme kanë një ngjashmëri me të vërtetë komprometuese me shqipen e sotme. Në territoret e atjeshme mund të hasen kollaj fshatra me emrat Hundëz, Bushat, Gheghian etj. Studiuesit nga Azerbajxhani zbuluan së fundi se banorët e Albanias së lashtë, kanë qenë të krishterët e parë të Kaukazit, të evangjelizuar qysh në shekullin e parë nga apostulli Elysee. “Kisha më e vjetër kaukaziane është ajo shqiptare me emrin “Kish” në rajonin Sheki, si dhe tempujt Ganxhasar dhe Amaras në zonën e Karabakut janë edhe sot e kësaj dite vende ku gjallojnë pasardhësit e shqiptarëve të ndarë në fiset e gunave, gelëve, alpnasëve, legave dhe udinajve”, mund të lexosh në secilën nga guidat turistike të Azerbajxhanit në internet.Nje objekt klulti i krishtere qe edhe sot ne Kakukaz njihet me emrin kish
A mund të kemi ardhur vërtet nga abhkazët e Azerbazhanit? A është Albania e Kaukazit vendi i origjinës së shqiptarëve të sotëm? Sipas vetë studiuesve lokalë, termi Albania i atjeshëm nuk duhet ngatërruar kurrsesi me Albanian e Adriatikut (këtë tonën). Ata pretendojnë se banorët e atjeshëm e kanë quajtur kështu fare rastësisht vendin e tyre ngaqë ai ishte tepër i thepisur me male dhe origjina e emrit të tij vjen nga “alp” që janë lartësitë dhe jo nga fisi i “albanëve” që quhej kështu për shkak se për latinët ata ndodheshin andej nga lind dielli (alba). Banorët e sotëm të atij rajoni e quajnë veten abhkazë dhe jo “albanë” dhe sikurse e vërente edhe Hahn më 1863, gjuha abhkaze ndryshon rrënjësisht nga ajo shqipe. Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për emërimet e vendbanimeve sidoqoftë, të cilat ngrenë pikëpyetje shumë të forta. Koincidenca e Matit shqiptar dhe atij kaukazian si dhe shumë e shumë vendbanimeve, lumenjve, liqeneve etj., e lë pezull misterin e kësaj afërsie të çuditshme. Madje afërsi kanë edhe shumë emra njerëzish, sikurse vëren edhe Hahn. “Çdo shqiptar do të çuditej kur të lexonte në një nga veprat antike greke “Kserksi” që përshkruan luftën e këtij mbreti pers me grekët, përmendet Dotos si prijësi i matjanëve. Dote, ose Dodë është ndërkohë një nga emrat e rëndomtë shqiptarë në Mat. Kështu quhet p.sh. shefi i sotëm i mirditorëve Bib Doda, për shkak se emri i të atit ka qenë Dodë”, thotë studiuesi austriak.
Historianët dhe studiuesit kaukazë nga ana tjetër nuk mendojnë se ka vërtet ndonjë lidhje midis dy Shqipërive dhe i quajnë thjesht rastri të gjitha këto ngjashmëri. Por ekziston edhe një version tjetër.
Dhe është përsëri Hahn ai që hedh dritë mbi mundësinë e një shpjegimi të mundshëm të enigmës së Albanisë kaukaziane. Ai i referohet emrit të vjetër të Maqedonisë antike e cila në dokumentet e vjetër quhet pikërisht “Emathia”. Një element që njihet ky dhe që sipas albanologëve, tregon origjinën aspak greke por shumë shqiptare të maqedonasve si një popull vëlla me iliro-trakët antikë. Një emër që sipas shqipes së sotme do të përkthehej në “E madhja” si dhe që do të justifikonte prapashtesën “i madh” pas Aleksandrit të Maqedonisë, i cili edhe pa të, ka për nënë Olimbinë nga Epiri. Si dhe arsyen pse gjatë gjithë mesjetës shqiptarët identifikoheshin edhe me maqedonasit, e se madje heroit më të madh matjan Skënderbej, turqit ia vunë emrin pikërisht kështu, “Iskander”, për nder të paraardhësit të tij Aleksandër. Por sipas Hahn, Emathia mund të jetë pikërisht Mati i sotshëm shqiptar si dhe vendlindja e Aleksandrit, Pellasi i humbur, mund të jetë ndonjëri nga shumë gërmadhat anonime të antikitetit që ende presin të zbulohen në veri të Shqipërisë.
Por çfarë lidhje ka Emathia-Mati i Aleksandrit të Madh, me Albaninë e Kaukazit? Ndoshta faktin se i vetmi “ballkanas” që e përshkroi atë territor para Herodotit ishte pikërisht Aleksandri me etnicitet të diskutueshëm dhe me qindra mijëra ushtarët e tij? Ndoshta sepse sipas shumë versioneve, pas dështimit të fushatës së tij në Indi, garnizone “emathianësh” të Aleksandrit u hallakatën nëpër gjithë rrugën e kthimit për në Ballkan e madje shumë prej tyre u ngulën diku ku malet u kujtonin atdheun një pjesë malore e të cilit quhej edhe Albania? Ndoshta sepse edhe sot e kësaj dite, gërmimet në shumicën e vendbanimeve të Albanisë së Kaukazit nxjerrin në dritë monedha të pafundme, që tregojnë se ose shkëmbimi tregtar nuk ishte një ekskluzivitet i grekëve (lexo: “të qytetëruarve” të antikitetit pavarësisht nga etnia, ose se këta “të qytetëruar” kishin mbërritur deri këtu larg në malet e Kaukazit, për të habitur treqind vjet pas Aleksandrit të Madh dhe para Krishtit, historianin Herodot që i quajti ata barbarë. Por që lë fatmirësisht i pari dëshminë për ekzistencën e atij damari aq të lashtë, e tanimë të humbur që mund të na tregojë kush jemi në të vërtetë ne. Shqiptarët.

Dokumentet e para të shqipes së shkruar

  • Dokumentet e para të shqipes së shkruar 
  • Formula e Pagëzimit (1462) 
  • Fjalori i Arnold Fon Harfit (1497) dhe 
  • Perikopeja e Ungjillit të Pashkës ( fundi i sh.XV-fillimi sh.XVI) 
  • Nën pluhurin e arkivave të Evropës dhe sidomos të atyre të Vatikanit mund të gjenden edhe shumë dokumente të tjera, ndoshta më të plotë e më domethënës.
22 shkurt 2015 -  1. Formula e Pagëzimit (1462)
Më i vjetri ndër këto tri dokumente është "Formula e pagëzimit" Ajo i përket vitit 1462. Është një fjali e shkurtër në mes të një shkrimi latinisht.
Kryepeshkopi i Durrësit, Pal Engjëlli, mik e bashkëpunëtor i Skënderbeut (1417-1469), gjatë një vizite në dioqezën e tij gjeti shumë të meta e mangësi në punët e ushtrimit të fesë. Për t'i shmangur ato ai lëshoi një qarkore në gjuhen latine. Kjo qarkore është lëshuar nga një kishë në Mat dhe mban datën 8 nëntor 1462. Me anë të saj, ndërmjet të tjerash, ai jepte leje që, në ato kohë luftërash kur prindërit nuk kishin mundësi t'i dërgonin fëmijët në kishë t'i pagëzonin vetë në shtëpi, duke thënë shqip në ketë ceremoni
" Formulën e pagëzimit" që është: "Un të pagëzonj pr'emen't Atit e t'birit e t'shpirtit shenjt".
Formula është shkruar në dialektin e veriut me shkronja latine.
Gjuha e tekstit dhe vlerat e përdorimit në shqip të disa shkronjave latine kanë një afri shumë të madhe me veprën e Buzukut, çka të bën të mendosh se shkrimi i shqipës duhet të ketë pasur një traditë me të vjetër, ku janë mbështetur te dy; edhe shkruesi i kësaj formule, edhe Buzuku. Dokumenti u zbuluar me 1915 nga historiani rumun Nikola Jorga në një nga bibliotekat e Milanos, Itali.
2. Fjalori i Arnold Fon Harfit (1497)
Me të njëjtin alfabet latin është shkruar në shekullin e XV edhe dokumenti i dytë i gjuhës shqipe: Fjalorthi i Arnold fon Harfit, i vitit 1497
Udhëtari gjerman Arnold Fon Harf (1417-1505) ne vitin 1496, u nis nga Kelni, për të bërë një vizitë në tokat e shenjta, në Palestinë, udhëtim që e kreu për tre vjet. Në vitin 1497 ai kaloi në bregdetin e Shqipërisë dhe konkretisht në Ulqin, Durrës e Sazan. Gjatë këtij udhëtimi për të komunikuar sadopak me njerëzit, ai shënoi 26 fjalë shqipë, 8 shprehje e numrat 1 deri 10 dhe 100 e 1000 të shoqëruar me përkthim në gjermanisht. Janë fjalë të zakonshme si: ujë, verë, bukë, mish etj., që iu deshën udhëtarit në jetën e tij të përditshme sa qëndroi ne Shqipëri.
Me përshtypjet e udhëtimit Harfi la në gjermanisht një dorëshkrim, i cili u botua më 1860, pas tre shekujsh e gjysmë. Këtu gjendet edhe ky Fjalorth i vogël i gjuhës shqipe, i cili përbën dokumentin e dytë të shqipes së shkruar.
Udhëtari, përveç listës së fjalëve, shprehjeve e numëroreve, ka lënë edhe disa shënime në ato vende të bregdetit shqiptar ku kaloi. Ndër të tjera ai shkruan se "Ulqini është një qytet shqiptar i bukur e i vogël". Për Shkodrën megjithëse kaloi nëpër të, ngaqë udhëtimi Ulqin-Durrës, e bëri me det, thotë "se është një qytet i madh i sapo pushtuar nga osmanët". Ishullin e Sazanit e përshkruan "si një liman të mirë deti, ku ka shume anije, në krahun e majtë të të cilit ndodhet një fshat i madh me 2000 vatra, i quajtur Vlorë" etj.
3. Perikopeja e Ungjillit të Pashkës ( fundi i sh.XV-fillimi sh.XVI)
Perikopeja e Ungjillit të Pashkës ( fundi i sh.XV-fillimi sh.XVI) është dokumenti i tretë i shqipes së shkruar
Ai i perket fundit të shekullit XV ose fillimit të shekullit XVI. Ky dokument përbëhet nga 2 pjesë të vogla bible në gjuhën shqipe që u gjetën në një dorëshkrim greqisht të shekullit të XIV, me të cilin ato nuk kanë asnjë lidhje. Ato janë në dialektin e Jugut, të shkruara me alfabetin grek. Këto fakte tregojnë se gjuha shqipe në atë kohë duhet të ketë qenë shkruar jo vetëm në Shqipërinë e Veriut, por edhe në Shqipërinë e Jugut.
Po para këtyre tri dokumenteve a ka qenë e shkruar gjuha shqipe?
Kjo është një pyetje që deri më sot nuk ka gjetur përgjigje të plotë. Shumë të dhëna na bëjnë të mendojmë se shqipja duhet të ketë qenë shkruar edhe me parë. Ndër të tjera arqipeshkvi francez i Tivarit, i njohur me emrin Brokard, që ka shëtitur shumë vende të Evropës dhe të Azisë, në një relacion latinisht të vitit 1332 shkruante:"Sado që shqiptarët kanë një gjuhe fare të ndryshme nga gjuha latine, prapë ata kanë në përdorim edhe në tërë librat e tyre shkronjën latine". Ky fakt të bën të mendosh se shqipja duhet të ketë qenë shkruar të paktën që në shekullin XIV. Por kjo deri më sot nuk është e dokumentuar.

Flori Bruqi, e pasqyruar në shtatëdhjetë libra të botuar deri tani, për çka ai duhej nderuar me medaljen më të lart “Nderi i Kombit”.

  Akademik Prof.dr.Eshref Ymeri, PHD Prof. dr. Flori Bruqi, me “Diademë Letrare V” Akademik PHD, Eshref Ymeri Vitin e kaluar, Shtëpia Bo...