Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/03/07

Cikël poetik nga Shqiponja Axhami




Sh Axh


Shqiponja Axhami,lindi në Shtiqen të rrethit të Kukësit (1977). 

Ka mbaruar Universitetin e Tiranes dega Gjuhe – Letersi. 

Eshte drejtoreshe e shkolles se mesme te pergjithëshme ne Gostit - Kukës. 


Ka botuar  deri me tash 5 libra:


1.“Psheretima prane shelgut lotues”(2008)

2."E imja kjo rrugë"(poezi,2011)

3."Fantazma me fustan të kuq"(roman ,2012)

4."Vajza dhe lulekamomili"(përralla për fëmijë,2012)

5.Udha e zogjve".(poezi,2015)


ZOGJTË I DUAN NISJET

Asgjë nuk është si më parë
qyteti ka veshur rrobat prej dëbore.

Në stacione si këpucë të hedhura
pështyhen takimet e turpshme.

Fundja, çdo herë do ketë një herë tjetër.

Gjethja bie jo se mbaron një stinë
por se fillon një stinë tjetër.

Zogjtë ngarkohen me frymë
jo se i kanë frikë shirat
por se i duan nisjet.

Diku është prapë dielli.

Bleta e vesh lisin me xhaketa mjalte
kështu që dhe në pyll gjendet e ëmbla.

Unë jam edhe pse ti s’mund të jesh
asgjë dhe asnjë çast.




JAM TRËNDAFIL NË DIMËR 

Fli tani i dashur… fli qetësueshëm,
Merri ëndërrat dhe qepi në një jastëk të vogël.
Hë pra, fli se dua të kuqen e syve përgjumur nga malli!
Jam një qënie e ndërmjetme,
Më thirr trëndafil dimri,
Ngjaj vesë ngricash, asgjë s’mi prish petalet.
Për sa kohë avulli i frymës tënde në qënien time shpërndahet,
Jam trëndafil në dimër, i trembem veç këputjes.
Fli pra fli i dashur…fli qetësueshëm!
Do ti marr ëndërrat...
Do të pres pak flokë mbi to,
Që ti ruaj në rrënjët e mia…
Ah, kurrë mos e harro..

Jam një qënie e ndërmjetme, trëndafil në dimër.
Për sa kohë që fryma jote tek unë shpërndahet,
Mos harro të marrësh frymë mbi mua çdo sekondë,
Ndryshe…
Ndryshe do shkërmoqem si duhani i plakut mbi lullë.
Nëse mundesh thithe atë tym …
Merrmë me frymë...

Fli i dashur...
Fli loçka ime...fli qetësueshëm,
Unë jam trëndafili yt në dimër...


HEDH RRJETAT

Më fal i dashur...ku netëve si e marrë
Hedh rrjetat e mendimit si peshkatar i vonuar,
Më fal kafshim-puthjen ta lash në gjysëm,
Rrjetat e mia janë të vrazhdaGK
Shqiponja Axhami *

Grisin pelerinën e anijeve
Në prag fundosje.
I mëshojnë në bark lehonës
Të lind pa dhimbje,
Mbulojnë trishtueshëm
Lypsarin, që mardh rrugën
Rrufepritës mëshohem si murg
Shtëpive të fëmijës.

Kafshueshëm me lotin kapërdihem
Si verë – uthull.
Më fal, i dashur,
Që ta lashë në mes kafshim-puthjen!
Rrjetat e mia janë të vrazhda
Tek i mbledh muzgjeve të përflakura.
Shoh që mes tyre si peshk i vogël
Dihat për pak ujë, Shpresa...

Rrjetat e mia lëshohen horizonteve
Si litarë emblem,
Të asaj që quhet brishtësi e nesërme...


DUART

Mi lërë duart, zbritmi pemëve të kaltra
Të mesnatës së fundit,
Më duhen ata duar që të mbrohem..
I dua ato duar ti puth rreshkëm,
Kur buzët ngjiten heshje.
I dua ato duar,dhjetë gishtërinj
Si dhjet miq të mire
Të më dridhen flokëve të lara me djersë.
Ankthesh netve të gjata,
I dua ato duar shpata
Me njërën të pres ditën e ligë,
Me tjetrën prekshëm të rrëshqas-ujë.
Më lerë dy duar, më beso...
Kubetë e qiejve do i shpoj me to!


JAM NJË VIOLINË NË DËBORE

Unë, jam një violinë në bore!
Dihas pambarimisht që telat mos të më ngrijnë,
Gjinjtë e bardhë të dëborës varen turpshëm
Rreth gushkuqëve
Që vënë këmbët mbi tela.
E unë zë vajtoj erën
Që i shkrin të gjitha.

S’jam gjë tjetër veç një vjolinë mbi bore!
Poshtë brinjëve ndjej rrëkezën e pranverës
Që kërkon të këndojë.
Një kufi ndarës mes të ftohtit dhe të ngrohtit.
S’jam tjetër veçse një violinë mbi bore!
I dua të gjitha stinët,
Veç vjeshta më la gjethe-plagë në kraharor.
..........
S’jam tjetër përveç se një vjolinë mbi borë,
Mollëzave të tua drithërohem dhe zë këndoj!


ËNGJËLL ME PANTALLONA

Më ndjek nga pas zëri i këmborëve,
Ndjej mes duarve fërkimin e frerit të kalit.
Kokrrat e grurit më ngjiten gjoksit
Si bluzë e bekuar bukëvalë.
Eshtrën e të parëve e ngjis shpatë,
Rend kubeve të lartësive
Pa i bërë dëm kujt,
Trokun e kalit e ngjyej rrezeve
Shkërmoq mbi tokën time farën e vargut,
Dhe pres papirus ti shfletojë kalimtari i lodhur.
Ngazëllyeshëlm s’më trëmb më koncepti, Kohë.
Rëndshëm eci mbi tokën time,
Veten e ndjej ëngjëll me pantollona!




LIRIA VETVARET NË GOJË TË PISTA


Qyteti im 

dëgjoji këmbanat e ndryshkura 

është ora e lutjes 

është kohë e paqes. 


Dëgjoji 

sesi trazohen kocka pëllumbash, 

liria vetvaret në gojë të pista.



NËNËS...


E mira ime e vetmja që s,më tradhtove kurrë,
as atëherë kur s’e haja vezën e zier,
as atëherë kur shkaravitja mbi mur.

E ëmbla ime, që mi krihje flokët me kujdes
me qindra herë më pyesje: -Bijë mos të dhëmb?...
Oooo,rrezja ime që në frymën e fundit
përmende emrin tim!...
Pash sytë e mi, pse më deshe aq shumë..

Të kam rrëshqitje loti, në çdo zënkë që bëj,
të kam ngushëllim. Shenjt,
e mira plagë që në zemër më dhemb…

Të kam bërë gjithmonë dhuratën
dhe pse s’ke qen gjallë,
ia kam dhuruar me shpirt
të moshuarës në shkallë,
e di, mos lotove po qesh?
Mbaj mend njëherë,
kur isha pesë vjeçe,
të bëra një byzylik me tapa shisheje,
eeeh, sot do t’i pi ato birra të dehem e MIRA,
e t’i kaloj tapat e tyre si tespij të lutjes,
të bekimeve tua, E SHENJTA. GËZUAR!…




BABËS

Tash po me dalin para sysh
dy gishta t'zverdhuem nga cigarja
si dy gjethe të fundit të asaj vjeshte që ike
s’di se ku, në luginën e gënjeshtrave
të quajtur vdekje.
E tash po duhet me zbritë qindra herë
me m’i numrue fajet si tespije t‘këputuna
me e bind Zotin me më falë dhe një herë.
Babë, ne s’e premë arrën e madhe
as kullën e vjetër se shembëm
por unë e di, t’asht’ mërzit’ kutia e duhanit
mbet pa çelë në odën e miqve
ku filxhanet çohen si ksula e knojnë kangë dasmash.
Babë,
tash sofra jonë me gozhdë të hekuna
ka ra përmys.
Mbi të ulet noj cigane e mashtron nuset
te ua lexue dorën
edhe tepsia me gërmat e tua asht ngul në lule
duke dëshmue ernat e ftohta.
Teshat tona të grisuna
janë veshë plisave të arës
e ngjajmë si t'jemi t’kthyer.
Babë,
ti prapë shkon e vjen
nga lugina e vdekjes
me na pajtue idhnimet
me na thanë se e teprum me pije.
Lodhesh te na mbledhë
jena shpërnda si qengja, si rrunza
e ti prapë qesh me buzën t’nxime nikotine.
A s’ke pak ma shumë kohë me nejt,
ta marojm lojën e filxhanve
të kësaj jete të etshme.
Në luginën e rrejshme t’vdekjes
po çojmë ciganen mashtrueshëm
t’ua lexoje dorën djajve.
Babë
t'thirri shpesh netëve.




FESTE

Te burgosurit ,flenë
Kjo turmë e përgjakur qengjash…
…………………………………………
Të burgosurit zgjohen,fillojnë e pikturojnë
Nëpër mbështjella cigaresh ,një lule
Është festë e nënës….
Të burgosurit pëlorten
Të burgosurit shajnë
Nëpër koridoret e burgut
Silueta e një polici
penis i një sitetmi të ndyrë ,qelbet
Të burgosurit ,shurrojnë në fund të koridorit
Mbi mbishkrimin “LIgj për të gjithë”….
Të burgosurit këndojnë me zë një këngë të turpshme
Silueta e dashnoreve të ministrave bëhet e ndershme...
Të burgosurit ,pikturojnë nëpër cifla gazetash
Dy sy nëne...është festë e nënës
Palimsesti i sistemeve të vrasjeve frymon
Mbi tavernë dhjamin e tepërt ,,i lirëë
Të burgosurit turren
Të burgosurit
Klithin
Të burgosurit rendin
Dyert ndryshken
Dyert janë mbyllur
Dyert nuk hapen
Në taverna gajazja e nje sistemi
pushon mbi buzët e prostitutës trembet
Të burgosurit cmenden
Dyert mbylllen
Penisi i tyre ua bën dyerve…..
Palimsesti i krimit kthehet në vic
Ssitemi shurron shkresat
Dhe e bën kurbanin e radhës
Të burgosurit qajnë
Në një shtëpi të shëmtuar me blozë
Një poete anemike
Mashtron fëmijët ….
Marsi do jetë pa dëborë,,,,
Është festë e nënës……
Te burosurit …pikturojne dy sy nene..

--------------------------


I LARGËTI IM

Je larg, i largëti im.
Devete tona të vetmisë
lundrojne te heshtura
gjithë kjo shkretëtirë.
E mban mend pemën tonë
ku gdhendnim emrat e dashurive,
edhe stolin e vjetër, ku fshiheshim
për të parë tek puthej djaloshi Mark me Emën.
E mban mend gjysma ime kryeneçe
rrëmujën e gjithë lagjes
dhe plakun me kapotë gri
të cilit i fshihnim bastunin.
Ohh kohë e bukur
ajo urë që mbante gjithë atë dashuri.
Tani je larg
asnjë çajë në botë nuk më duket e ëmbël
asnjë muzg s’e ka harenë e dikurshme.
Tash jam vetëm
në një park të madh të një qyteti të paemër
me kapotën gri.
Kam pak urë brenda
pak plak brenda
pak rrëmujë
dhe vetëm pak, vetëm pak dashuri.
Ej, gjysma ime kryeneçe
që mbete në qytetin e gurtë,
ma gjej bastunin e plakut
t’ia vë në dorë mallit,
po shembet.
Hidhma një copë qiell shall
ta fshij këtë lot muzgu.


------------------------



SHUME DASHURI

Shumë dashuri vdesin
Të tjera lindin.
Në grinë blasfemuese
më shafqen fytyrat e tyre.
Unë nja albatros i rrjepur
preferoj të më shkelin.


PRAPË SE PRAPË

Prapë se prapë,unë matem me frymën time
që e lë tufnajë lulesh në rrugën e qethur nga fati...
në rrugën time
ku kalldrëm kam shtruar kockat e mia për së gjati…

Ju më ndiqni, ndoshta dhe më urreni
se pamfletët tuaja të tymta,kurrë si desha
në krahët e mi prej mjelme
s’u ngatërruan në mbathjet tuaja të qelbëta...

Unë qeshë i varfëri, hëngra me gishta e s’u tremba
fyerjet tuaja si makarona të pista
Unë qeshë i mallkuari, Zoti qau kur pa,
se në gjoksin tim dhe Djalli dëshirueshëm ra.
Unë qeshë poeti që vesha në vend të rrobave
koren e tokës…
e në vend të opingave lëkurën ja ngreha kohës..

Unë jam fundi dhe fillimi,
rrugën time do e shtroj me qilimat e dhimbjes
e në kambanat e fundit do lutem që tua laj gjynahet.
Unë kam lindur
për të vdekur mijëra herë,
unë kam lindur,
për tu ringjallur prapë,
unë kam lindur që dashurinë ta lë shtatzënë
e prapë se prapë s’mund të urrej askënd...


NJËQIND VJET QË S’TË KAM PARË


U bënë njëqind vjet që s’të kam parë
që s’ta kam shkuar dorën rreth qafës,
mbështillem si mjekër e thinjur rreth vetes
çdo javë njëqind vite pa ty plakem.
U bënë njëqind vite që s’të kam parë
e në mungesën që ftoh si mot i lagësht
tendos telat e kujtimeve që zbehen
si muzikante e keqe zë i bie kitarës.


NATA E BESËS


Një gur prej vorreve u çue e u nis ka kulla e shkretë
qyqja e harrueme coptoi deg’t e lisit
e pa, dhe piskati në kujë – Medet!
U ul ai gur n'buzë t'oxhakut që hi shpirti i qe ba
nxori ofshamën si tingull lahute
e klithi : - Erdha, se s’mujta ma!
E nxori dy sy të zi si terri i natës pa kthim
rrëzoi poshtë votrës dy lot gjaku
e dekës me këmishën e gjaksorit ia mbuloi sytë.
At’herë një za cinkthi i shpirtit t’babës
e bani copa llambën e varur në muret që heshtën
e në mes të votrës ku qe shtri dekja
qyqja lëshoi dy pupla të krahut, e theri veten.
Qohet pa za guri i vorreve e niset me dalë pragut
në çokë të hinit të pandezun me vite
kish lan një eshkë që ndriste në loçk të oxhakut.
Aty ku deka ish shtri me pendët e qyqes mbi krye
besa, kjo nuse e harrueme me dukat ballit
shtrydhte mbi copzat e llambës të djathtin gji.


NË FUSHË MARTOHEN ZOGJ

Hije, qetësohu
mos më dil, sa anash, duke më tallur
sa para, duke më ngushëlluar.
Dajret po bien ende
në fushë martohen zogj.
Në pyll kërmat kërkojnë ushqim perandorësh
në treg shiten koka drenushesh.
Një i marrë më pështyn mbi vargje
skeleti im i bronztë
kapërdin pikën e fundit të gjakut
Hije, qetësohu
ma gjej parcelën e mollëve
atje në kodrinën e argjendtë
ku hëna vajton dashnorët besnikë
të marrët e fundit të këtij shekulli.
Më shtro të fle me dashurinë
e të ngjiz për ty një emër.
Ti, më pas, endmu natës
duke lëshue mbi mollë trëndafila ajri
duke ngushëllue perandorët e heshtur.


RRËMUJË..


Sonte bisdeova gjate me ty nga larg,
E gjeta kohën time të copëtuar nëpër tepsiat e bukës
Ti e di, bukën e bëj vetë, të betohem, vetë,
Sepse vdes të ndjej nëpër gishta
Tek më puthin fytyrat e kallinjve…
Sonte folëm gjatë, kisha bukë,
Ka ditë që kam bukë...
E pjekim me dru,
Dhe vijne fatura të egra, këto klithma sistemesh,
Pa çka pse në kazinotë përballë deri vone kërcejnë kurvat
Në një dyzinë kometash me drita.
Pronari i kazinose eshtë në burg......ato kërcejnë,
Kërcejnë poeti im, njeriu i butë, që dhemb,
Dhemb pa faj
Që u linde në fisin tim të egër e të ashpër,
Në fisin tim të harlisur që sdi kë të dojë.
Folëm, gjatë folëm edhe për tim atë
Që vdiq heret
Duke më lënë një dyzinë me endrra të vdekura,
Për tëndin që kish shpikur sisitemin e varfërive
Me trashëgim nga ati tek biri.
Pastaj folëm per gratë, fytyra e te cilave,
Janë bërë dajre me kohë, që godasin,
Oh godasin mbi to me duar të ashpra
Dhe ti e di sa i vuaj ato goditje…
Por, murgu im i mire, po vijne oret tona
Ngakuar me besim si ciganë të egër
Që kërkojnë medomos ngjyrën e ngadhënjimit,
Vijnë, po vijnë oret tona të mbushura me shpresë
Edhe pse në mes të bisedës
Qentë lihnin e unë trembesha
Se mos ndoshta dikush po vjedh.....
E mua më beso, më dhimbesn dhe hajdutet,…
Tek vjedhin nga halli
Dhe thjesht vetëm më trembin…sa më trembin…
Folëm ne gjatë edhe per botimet, eh, botimet,
Kur kushedi sa njerëz te fisit tim skanë sonte bukë,
Dhe xhaxhai im, që vuan nga amza
Nuk i ka marre ilacet,
Dhe hija ime harbute
Mbështjellë në UN-in tim kerkon të botojë…
Ështe vdekjprurëse varfëria, besomë murgu im
Vdes dhe librat lebroza…
Tani jam e mërzitur, e mërzitur shumë
Dhe rrotullima e lavatrices po më kujton
Se nesër do kem një mal me rroba
Ku kafsha - njeri mbulon hiret me gjëra të rregullta
Pa çka se turpet janë më të shtirshme…
Folëm sonte, folëm dhe për poezinë
Ndërkohe që herë pas here më kujtoje fëmijët,
Të thashë, që i kam mbuluar mirë
Dhe flenë tani, flenë engjëjt,
Me merakun tim pranë, që po rriten,
Dhe frikën se një ditë do jem vetëm
Kurt ë ikin në jetët e tyre të ardhme papritur…
The pastaj se duhet të shkruaj më thjeshtë
Po ku ta gjej unë thjeshtëzimin e vështirë,
A sjam e përbëra më e mjerë,
E këtyre epokave pa epoka,
Se unë s’u kënaqa kurrë,
Ti e di, jetime që 9 vjeçe…
E thjeshta, dihet, është vetëm për të lumturit,
Jo për të mjerët…
Oh, sido që të jetë,
Sonte mora mundimin të shkruaj, ashtu si thua ti
Pa metaforat e mia te krisura,
Sepse të gjithë po flenë
Edhe të burgosurit flenë e ti e di që edhe ata i dua,
I kam falur....në të gjithë jetët e mia i kam falur…
Dhe ja, tani këngës sime
I erdhi koha e falenderimit për bisedën,
E gjatë si një film,
Vërtetë do isha filmi yt më i bukur,
(A se bëjmë vërtetë një film?)
Ku po të dija do luaja vetveten…
Unë që nuk di të aktroj
Dhe di vetëm të leshoj lot të kuq për njerëz të mirë,
Di të qaj, si tani që po qaj, se më dhimbsesh..
Kur më the; ka vite që nuk shkruan
Dhe se kohën tënde nuk mund të shruaje dhe aq çlirshëm…
Në fund....te dhashe fjalen
Qe do të vuaj për të shkruar më thjeshtë ..
Edhe pse orakulli im është mizor,
Që e di se nesër do kem një fat të lig,
Pasneser një më të lig e mizor,
Por unë prape do pajtoj gishtat me fytyrat e kallinjve
Nëpër bukë
Duke bere poezi drejt e me mendje ...
Nëse nesër më shtyp një makinë
Do jem e lumtur
Në se do me përmendesh në ndonjë kafene,
Kur si hije e florinjtë
Do vij duke larguar duhmen e duhanit
Dhe duke ju thënë
Se akoma jam… një kavje e lig që nuk bindet…
Tani ika…se ti, e di, koha ime copetohet,
Si koha e çdo gruaje
Nëpër tehe të një rrisku të egër....
Ika, pa ditur se cfare kam shkruajtur,
Se di vertet ..në se shkruajta ato që ndjeva,
Duke ditur vetëm se si mund të ishe kaq i thjeshtë
Se si ishe kaq i padëmshëm,,
Se si e thoje aq lehtas ,,
Sh... nuk mund t’i bej prerje asnjë poezie,
Se redaktimet janë aq torturuese ....
Natën e mirë, i mirë,
Që ndoshta sdo të të takoj kurrë
Dhe njëmijë ndoshta të tjera,
Kur u ndame me fonemat e fjalës BESIM ,
...Tani që s’di më ç’të them, se më dhemb koka
E bindur se ndoshta më dhemb nga gëzimi…

ANKTH

Si një bebe tullace
Lëviz me duar para vetes
Fus në gojë gishtat
I lag me pështymë

Kërkoj në hapësirë
Diçka që s’e njoh mirë

Përplasem në shkallët e hekurta
Të një anije që më merr poshtë
Terr por dua me doçka të prek
Ndonjë copë ndihme në fundësi

Shoh e lebetitur diçka që nxin
Mbyll sytë e virgjër prej foshnje
Ndjej afshin që më mbështjell
Dhe ndjej veten krejt të qullët
Në kraharorin tënd

Jam gjysma jote e paparë
E tek marr frymë shpesh
Ndjej veten bebe që thith
Dhe thithem në buzë
Në zemër në trup në shpirt


VAJZËS SIME

Ti je e vetmja pjesë e imja Njomëza
E papërlyeshme në skutat e hipokrizisë
Që mbajnë fllad e aromë buzëqeshjeje

Te ti kompensoj përkëdheljet e nënës
Te ti kompensoj fjalët e urta të babës
Më tremb që të dua kaq fort
Frikësohem mos të bëj dëm Njomëza

Ti je pjesa më e urtë e ditës
Ku kafshimet idiote të realitetit
Ngulin dhëmbët në mish gjak të thithin

Më fal që ta vrava vargun Njomëza
Me plumbin e muzgut tim të çmendur

Do të doja të mblidhja me mijëra flutura
T’i kopsitja pa i vrarë në qiell fjalët për ty
Por kafshueshëm më djeg në këmbë
Mokra e kohës që pjell frikën
Ndaj të lutem lexo këto vargje
Në çdo ditëlindje tënde pa ngurrim

Të dua të rritesh në paqe
Me bukë të bollshëm në dorë
Fale mos e hidh as mos e shkel
As mos e ruaj shumë sa të myket

Në pafsh helm në shpirt
Mos e vill aty ku s’duhet
Nxirre hijshëm pa vrarë askënd
Në një cep të padukshëm

Në ta zëntë rrugën kush mos klith
Klithjet janë sinonim i djallit
Thirri delet e urtësisë dhe gjykimit
Tjetrin binde për udhën tënde

Nëse ke dëshira të skajshme
Përqafoi si gjyshen me mall
Dhe mos u tremb nga to
Mjafton t’i kesh të bollshme

Veç pashë qumështin e gjirit
Në të cilin lëvrin bekimi i nënës
Pashë netët e ftohta ku dora
Më mpihej tek të përkundja
Më premto e skuqu nga fjala pa fjalë
Skuqja ka qenë ndër shekuj
Pjesa më e shenjtë e femrës
Në të kanë ngjyer pendën poetët
Para saj dhe mbretërit përkulen
Para saj burrat shkërmoqën pafuqishëm
Dhe bien bindshëm në pajtime

Më premto këtë të lutem Njomëza
Veç atëherë do ta kesh bekimin tim
Varur në vrimën e veshit
Vetëm atëherë në skutat e Parajsës a Ferrit
Nëna do të shkruaj prapë vargje
Do t’u tregoj përralla të vdekurve

Mos qaj sepse do të vij në ëndërr
Të të tregoj mahi për të qeshur
Dhe atëherë në ditëlindjen e njëqind
Do ta kuptosh se para këmbëve tuaja
Nipërit dhe mbesat do të lindin
Në tokën e merituar e të premtuar

Më premto të lutem bija ime Njomëza
Amanetin e ke në vargun tim të virgjër
Në agun tim të agsholit të jetës sonë


PËRSE

Kafshoj me uri simiten e jetës
Pa harruar se ajo ka filluar të soset.

Kafshoj me uri simiten e jetës
S’më dhemb pse ajo soset
Përderisa ma hëngrën gëzimin
Pagurët e verdha të fëmijës

Përse jam e vogël e s’mund ta ndaj
Simiten e jetës pa u sosur
Përse


LUTJE

Perëndi
Të krijova
A më krijove s’e di

Më rrit
Sepse s’e shoh
Dot udhën

Thikë e lotëve
Ma grisi shikimin
Sonte


BUBURRECI

Seç dua të jem një buburrec
Të shkërmoq në mishin e trupit
Rërën që të ka ngrirë
T’i sheshoj plagët e vjetra
Të të futem në vesh dua
Ta lëvrij shpirtin e mardhur

Në kërcefsh përpjetë nga frika
Në të rëntë burrëria
Në dalsh në oborr
Në të zëntë lemza
Në të kaptë lija
Në të rëntë zgjebja
Në të paftë xhindja
Do të mekem së qeshuri

Pasha dashurinë
Do të bëhem buburrec
Andaj të paralajmëroj
Kujdes burrërinë....


FËMIJËRIA

Të lashë fëmijëri këmbëzbathur
Me kushedi sa gjemba ngulur
Të lashë turivarur rrëzë arrës së madhe

Sonte nën këtë hënë më ra mall
Andaj shpirt këputur po kthehem
Paçka fytyrën njomëzake e kam pudrosur
Mos u çudit nëse prek çdo pemë çdo gur
Sepse shpesh jam përlotur për to
Shumë herë jam gdhirë pa gjumë

Futem në odën e miqve
Qesh me portretet e gjyshërve
Por ata më falin sonte
Zbresin serbes e në oborr
Vallen e brezave e kërcejmë

Në odën e nënës janë ende vekët
E prek në sup te gërshetat plot formë
Edhe ajo me falë sonte edhe pse ja këputa
Pa rritur atë dreq polik

Qeni i zi s’leh kur hipi fshehurazi në qershi
Ai trembshëm iku prej meje si nga ujku
Perëndi kaq të trishtë jeta më bëri

Sonte nën këtë hënë më ra mall
Andaj shpirt këputur po kthehem
Paçka fytyrën njomëzake e kam pudrosur

Të lutem fëmijëri pashë bukën e nënëlokes
Më deh me ofshamën e mallit tim
Më deh të mos e di që qeni i zi
Paska frikë prej meje si nga ujku
E teksa pres të më dehësh fëmijëri
Zbraz polikun e lotëve në gji...


KASOLLJA

M’u dhimbs kasollja
Ka vite e fshehur në kallmishte
Me gjurmë inicialesh dashnorësh
Një karficë harruar a një fjongo

Kohët e fundit qe zaptuar nga qentë
por disa peshkatarë të dehur me birra
Ia vunë flakën dëshmisë ndër vite
kurse qentë kur panë flakën
U hodhën në të të gjorët
Në gjirin e flakëve shuhet kuisja e tyre

Njerëzit gjithmonë dalin të zgjuar
Edhe pse janë të zhytur në mëkate

Marr pak hi ndër gishta nga kasollja
She shoh që vezullon dëshmi mëkati
Dhe kthehem e shkruaj


UNË JAM ATY

Unë jam në pluhurin e duhanit
Helmohem me mërzinë tënde
Ha thonjtë e gishtave

Unë jam aty në fijet e perdes
E tretur në mallin tënd
E kafshoj buzën që dridhet

Unë jam aty ku fund
As fillim s’kanë skaje

Unë jam aty thellë
Në neuronin e nervave
Kur zihesh me shokët
Të le të bindesh të qetësohesh

Unë jam në molekulën e alkoolit
Që të lëvrin në dasma
Jam te vallja poshtë shamisë
Te shakaja e gëzimi jam

Unë jam guri më i vogël i varrit tënd
Dhe do të prehen kryeneqshëm mbi të

Unë jam kudo ku prek ti
Dhe dije e mos më lërë të vetme
Në muzën time se s’të ka hije

Unë jam poashtu e bindur
Që jam një monedhë e grisur...
Që para këmbëve të tua
Pres të mos më marri era

Unë jam aty
Në çdo skutë
Ku je ti ...


NË DASMËN TIME

Në dasmën time të madhe ka vapë
Të gjithë janë ulur në vendet e veta
Lot përzier në qiell të kripur
Pinë verën e mirësisë e pajtimit
Dhe këndojnë melodinë e fyellit
Spërkatur nga aromë e verës
Ndjejnë pendimin e zënkave

Në cepin ku jam ulur
Fati më pëshpërit në vesh
Dhe ëmbëlsisht më përkëdhel
Të lutem më bëj dhëndër
Në këtë dasmë pendese

Marrë muzën menjëherë
E vesh me re të bardha
Dhe me kalin e bardhë
Ia nis Fatit mes lotëve


PERLA DHE GUACA

Me drithërimë ngjyrë afshi
Perla lëngëzon kërcënueshëm
Poshtë kapakëve të guacës

Guaca shkërmoqet mbi rërë
E dehur fillon të hapet
Atëherë ngjyrë afshi i perlës
Kërkon të dalë prej kapakëve
Të shndrijë tej diku e praruar.
Por nga dhimbja e ikjes
Shndërrohet në gur

Vetëm kur e kaplon aroma
E mishit të qafës së gruas
Djersitur salloneve të zhurmshme
Perla rri kokulur dhe e zbehur
Ndjen dhimbje për guacën
Që rrëzë detit pret ndonjë dorë
T’ia shkrijë zjarrminë me ujë...


ESHKA

Ndjej pamundësinë e fjalës
Më shtyp tramvaji i hakmarrjes
Më kullon mishi copë e mbetur
Shkoj e përplasem në mullarin e barit
Që e kam kositur me dhëmbë

Ma ndiz eshkën mik
Ta ndez cigaren e fjalës
Veç pashë besën e bukën
Kurrë mos ma fik…


PAS NJË NATE

Pas një nate memece
Ku buzëqeshjet e miqve të duken të hidhura
Më shumë se nikotina e harruar në tabaka

Pas një nate ku në plantacionet e arsyes
Farën e mirëkuptimit ke hedhur kot

Pas një nate ku rrugës shtrin lëkurën tënde
Dhe shkelin pa dhimbje borxhet

Pas një nate ku truri topth
Luan futboll me skërmitjet fodulle
Dhe në kafkë të mbetet klithma
Që përplaset në muret e dhimbjes

Pas një nate ku trupi paloset
Në tresh kurore dhe pëlqen veten

Pas një nate ku e hidhura e gojës
Definitivisht mbin në tryezat e punës

Pas një nate ku kockat dhembin
Në paragjykime dhe vakte të panjohura
Duke marrë tituj e grada kote
Dhe veshin qenie me surrat njeriu
Që vetëm dinë të hanë injorancën
Mbështjellë me letrën thithëse të parasë

Pas një nate ku kockat thyhen
Dhe dashurisht shtiren në idile

Pas një nate thjesht marr frymë
Derisa rrobë e vetes të mos më tradhtoj...


FLOKËT

Më ndjej kur rrëshqas ujshëm
E mekem dëshire për çdo ind

Më ndje kur në asnjë skutë
Nuk zë vend por shembem
Në lëkurën tënde si pëllëmbë

Më ndje kur e ngurtë akull
Thyej distancën dhe bëhem avull
Çmendurisht në çdo zgavër tënde futem

Në atë çast shpërthimi
Aty ku sytë ngjiten
Me kafshimin ekstrem
M’i pre me dhëmbë flokët

M’i mbaj poshtë jastëkut
E t’i shoh netëve të gjata
Kur ua hedh ëndrrave gërsheta

Dashuria ime
Më pas më ngop diku në eter
Veç m’i ruaj flokët shpirt


PERËNDOI DIELLI

Perëndoi edhe sot dielli
Nëse s’e ke gëzuar këtë ditë hesht
Veç nesër ndizi vetes një xixë

S’ke nevoje për impulse magnetike
Beso sepse vetja do të dehet
Kur dielli perëndon pa pishman


DERI KËTU KODET

Pas kafshimit të ethshëm
Që të lë shijen e analginës
Lëvrijnë kodet në portofolin e arsyes

Morali qindarkë që e ruajmë
Si monedhën fëmijës
Gërhet trishtueshëm prej frikës

Kollitur si njeri i mirë
Vazhdon copën e rrugës ndershëm
Edhe pse vetja ndien pështirë
Nxjerr sytë babëzitur epsheve
Atyre që ta bëjnë me shenjë

Diku tej nata puth
Dy re gjigante si për inat


MERRMI

‎Merrmi këpushat e dhimbjes
Mbyti me afshin e buzëqeshjes
Ndjej të më thërrasë toka

Lëri hallet të luajnë
Bixhozeve të arsyes
Plasshin të gjitha...

Fryma e fundit
Mund të jetë e sotmja
E tek vajton shpateve
Si zëri i lahutës kjo thirrje
Ndjej dorën e Mujit
Që ma heq shaminë
E zezë mbi krye...

Merrmi dhimbjet
Të lutem merrmi


KOSOVA

Kosovë
Për besë shumë të paskam dashtë

Ka vite që s’qaj as për baba
Por sot ti Kosovë
Ma qove peshë zemrën
Sepse po duhet të të thërras në emër

Nuk do të gërmoj shumë thellë
Në petkat e mia të lagëta
Gjaku i virgjërisë sonë është
Në petkat e lashta Arbënore

Kush do të guxojë t’i marrë erë
Pasha besën
Nga petkat e mia të nusërisë
Plumbin do ta nxjerrë
Të të mbroj me nderin tim
Kosovë ...


--------------------------------




Klubi i Poezise njofton se keto dite del nga shtypi nje liber i vecante me poezi i poetes se afirmuar Shqiponja Axhami Sh Axh, me titull Udha e Zogjve.
Ky liber me poezi te zgjedhura, qe botohen per here te pare, eshte libri i peste i autores, e cila me kete vellim, ka arrite nivel te lakmueshem artistik dhe me poezine e saj qendron me dinjitet ne sofren e poeteve - poetë.
Titulli : Udha e Zogjve
Autore : Shqiponja Axhami
Redaktor : Rexhep Shahu
Recenzent : Izet Duraku
Korrektor : Sulejman Dida
Piktura në ballinë : nga Nazmi Hoxha
Punoi ballinën & Arti grafik : BoV Desing – Blendi
Shtëpia Botuese : Klubi i Poezisë, Tiranë
e-mail : klubipoezis@yahoo.com
telefon : +355 682076965
+355682460417



--------------------------------------------------------------------

Përgatiti :Flori Bruqi


2015/03/06

Floripress: Dosja Tom Doshi,hap pas hapi...

Kush është Tom Doshi. Nga ikja ne Australi, rikthimi i fuqishëm në politikë dhe përplasja me Edi Ramën


Kush është njeriu që u përmend në raportet e ambasadës amerikane në Tiranë dhe njeriu që është akuzuar nga kabllogramet e publikuara nga Wikileaks për trafikim narkotikësh dhe pastrim parash?

Tom Doshi, i përket moshës “së artë” asaj të shumicës së politikanëve shqiptarë. Është 49 vjeç dhe ka lindur në Shkodër. Fëmijërinë e ka kaluar në fshatin e tij të Nënshkodrës, në Trush, pinjoll i një familje të njohur me origjinë nga Kelmendi.

Në mesin e viteve “90 thuhet se edhe ai shfrytëzoi afërsinë me Velipojën dhe kufirin me Malin e Zi si një mundësi për t’u pasuruar. Gjatë kësaj kohe, si një familje e persektuar nga regjimi i vjetër Doshi, ishte dhe përkrahës dhe financues i Partisë Demokratike, por ende pa ambicjen për të hyrë në politikë.

Pas një transferimi të shkurtër në Australi, ku lindën dhe dy fëmijët e tij, Tom Doshi, rikthehet sërish në Shqipëri duke hyrë fuqishëm në elitën e biznesit të kryeqytetit. Me dy manovra të forta bëhet ortak e më pas kontrollues i dy nga bizneseve më të fuqishme në Tiranë, një stabiliment i përpunimit të qumështit dhe ndërmarrjes më të fuqishme farmaceutike në vend, e cila u privatizua në një proces mjaft të diskutueshëm. Ishte viti 2001. Tregu i barnave ishte i ashpër. Një operator mjaft i fuqishëm italian u largua nga vendi pasi deklaroi në media se ishte luftuar nga konkurenca.

I fuqizuar shumë, Tom Doshi, mendon si do ta ruajë dhe shtojë këtë pasuri marramendëse. Normalisht gjen rrugën më të shkurtër: “Të hyjë në politikë”. Troket në derën e partisë së tij, Partisë Demokratike, por e gjen mbyllur. Berisha nuk do ta pranojë. Shkodra ishte bastion për PD dhe mund ta fitonte thjesht me njerëz që i kontrollonte lehtë. Atëherë biznesmeni i fuqizuar përdor derën përballë, troket tek Fatos Nano i cili i hap portën e madhe të politikës. Tom Doshi, arrin që për herë të parë në zgjedhjet e vitit 2005 që së bashku me Paulin Sterkajn ti japin PS-së dy deputetë në Shkodër të zgjedhur direkt dhe jo nga lista.
Tom Doshi do të fitonte por Fatos Nano humbi dhe u largua nga PS. Duke e parë Berishën si rrezik për biznesin e tij, Doshi i ofron luajalitet kryetarit të sapozgjedhur të Partisë Socialiste, Edi Rama. Madje duke shfrytëzuar miqësinë e ngushtë me Dritan Priftin negocion dhe arrin që të bashkojë Ramën me Metën për zgjedhjet lokale të vitit 2007. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009 influenca e Doshit rritet, edhe pse PS mori në qarkun Shkodër vetëm 4 deputetë.

Por pas zgjedhjeve të këtij viti ai do të bëhej “koka” e së majtës në qarkun verior, duke larguar nga PS të gjithë ata që i cilësonte si kundërshtarët e tij. Njerëzit luajalë të tij i emëroi kudo, duke krijuar një çarje të konsiderueshme brenda PS-së së qytetit më të madh të veriut. Një pjesë u bashkua me LSI, një pjesë tjetër priste zhvillimet e ardhshme duke mbështetur partinë e tyre. Në zgjedhjet e vitit 2013 Tom Doshi, pati “Carta Bianca” nga Rama për lidhur aleancë me një parti të vogël me synimin për të nxjerrë një deputet, i cili nuk ishte “kafshatë” e lehtë për kreun e opozitës që priste të bëhej kryeministër i vendit. Bëhet fjalë për deputetin e Pukës, Mark Frroku, kreu e njërës për partive demokristiane, vëllai i të cilit është i akuzuari kryesor për vrasjen e shefit të komisariatit 6 të kryeqytetit, Dritan Lamaj.

Tom Doshi arriti të vendoste në kokë kurorën e fitores në zgjedhjet e 23 qershorit 2013. Për herë të parë e majta mori në Shkodër një deputet më shumë se PD-ja. E paparë ndonjëherë në historinë e zgjedhjeve shqiptare. PS fitoi 4 deputetë, LSI 1 dhe Bashkimi Demokristian 1. Tom Doshi, i “dehur” nga ky triumf krijoi pas zgjedhjeve një çift të pandarë me Mark Frrokun, për të cilin flitet se kanë bashkëpunuar edhe në biznes.

Në një mbledhje të grupit të PS-së Kryeministri i kërkoi Frrokut ti kërkonte ndjesë Jozefina Topallit pas një fyerje në Kuvend, ndryshe të largohet nga grupi i PS. Frroku nuk e kërkoi ndjesën dhe nuk u pa më në mbledhjet e grupit parlamentar socialist. Kjo ishte çarja e parë e Doshit me Ramën, çarje e cila do të thellohej vazhdimisht.

Operacioni antikanabis në Dukagjin do të sillte irritimin e radhës, ku publikisht Doshi sulmoi në Kuvend ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, në të njëjtën mënyrë si miku i tij disa vjet më pare, Dritan Prifti kishte sulmuar Edi Ramën. Hapësira për kreun e listës së Shkodrës po zvogëlohej dita- ditës. Emërimet që ai do të propozonte do të hidheshin poshtë. Drejtori i Policisë së Shkodrës do të largohej duke u ankuar se është kërcënuar me jetë nga deputetë të qarkut. Kulmi arriti vetëm disa ditë më parë, kur Edi Rama dhe Ilir Meta po diskutonin kandidaturën e së majtës për Shkodrën dhe nuk po merrnin mendimin e Doshit.

Këtu Tom Doshi, është ndjerë se po i ikën pushteti nën këmbë. Ndoshta e tha sinqerisht para Kuvendit që “nuk ka më paqe me Edi Ramën”. Me Ilir Metën, perpos ndonje pauze te shkurter, është ndarë që në vitin 2010 kur afroi Dritan Priftin pranë PS-së dhe solli videon e famshme që trazoi vendin në 21 janar.




Kreu i Partisë Demokratike ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një mbledhje të jashtëzakonshme me deputetët e kësaj force politike si dhe kryesinë e partisë, në qendër të të cilës ka qenë çështja e ditës, akuzat e deputetit Tom Doshi ndaj kreut të kuvendit Ilir Meta.

Në përfundim të këtij takimi, sipas burimeve nga PD u vendos që duke nisur nga dita e enjte e javës që vjen, Partia Demokratike do të nisë protestat për të kërkuar dorëheqjen e kryetarit të kuvendit, Ilir Meta i akuzuar nga Tom Doshi se ka paguar para për ta vrarë.

Gjatë seancës së sotme, e cila ka qenë mjaft e tensionuar ku deputetët demokratë i kanë kërkuar kreut të kuvendit të dorëhiqet dhe të vihet në dispozicion të drejtësisë për t’u hetuar me akuzën e vrasjes.


http://www.panorama.com.al/tom-doshi-publikon-videon-37-minuta/



edi rama opinion



Edi Rama: Akuzat e Doshit farsë, prokuroria të nxjerrë organizatorët dhe arsyen

edi rama opinionKryeministri shprehet se deputetit Tom Doshi i është thënë shumë herë se nuk ka pasur asnjë përpjekje për ta eliminuar. Sipas tij, për policinë çështja është e mbyllur prej kohësh si një fakt që nuk ekziston

“Kjo është një bisedë kot, kjo është një farsë, se kush e ka organizuar dhe për çfarë arsye, këtë duhet ta zbardhë prokuroria. Për sa na takon, qysh në krye të herës për ekspertët e policisë që e kanë ndjekur çështjen, këtu nuk ka patur një përpjekje për të eliminuar deputetin.



Si e mësuat çështjen ose kërcënimin ndaj deputetit Tom Doshi?

Pretendimin për organizimin e një vrasje ndaj deputetit e kam mësuar nga vetë deputeti.

I cili ju informoi si kryetar partie, Kryeministër…

I cili më shprehu shqetësimin se ishte në dijeni të një komploti, ku përfshiheshin personat që tani dihet se kush janë dhe që ministri i Brendshëm i ka renditur besnikërisht.

Ju kërkoi ndihmë?

Jo, më ka vënë në dijeni dhe pastaj e kemi ndjekur këtë çështje hap pas hapi së bashku me ministrin e Brendshëm. Dhe kam vënë në dijeni edhe Prokurorin dhe kryetarin e Kuvendit.

Përse ju e adresuat te ministri dhe jo te prokurori?

Unë kam biseduar menjëherë dhe me prokurorin sapo jam vënë në dijeni. Por që të ketë një procedim ligjor duhet të ketë dhe një kallëzim, që deputeti nuk e ka bërë. Më pyetët për prokurorin dhe ju dhashë një përgjigje, ndërkohë që ministri i Brendshëm dje, në mënyrë besnike dhe kronologjike ka raportuar se pasi ka marrë dijeni për çështjen, çështja është ndjekur bazuar në të drejtën e policisë për t’u shkuar pas indicieve në mungesë të një kallëzimi. Dhe nga e gjithë procedura e ndjekur nga policia, procedurë e dokumentuar, ka rezultuar…është njësoj si të më vini ju në zyrë bashkë me një person të panjohur dhe të më thoni që ky personi që kam në krah ka dashur të më vrasë. Dhe më ka treguar se Sandri i ka dhënë disa qindra mijëra euro për të më eliminuar mua për llogari të Doktorit se Doktori nuk më duron dot më. Çfarë duhet të bëj sipas jush? Unë do t’ju them merrni policinë, bëni kallëzimin dhe vazhdojmë procesin. Ndërsa ju më thoni jo se ky personi këtu është në besën time. Atëherë personit i ofrohet statusit të penduarit, siç e ka procedura ligjore me gjithë mekanizmin mbrojtës, në mënyrë që ai të vihet në dispozicion të drejtësisë për të zbuluar faktin. As këtë s e bëni, dhe atëherë ju përcilleni nga zyra bashkë me personin tjetër dhe atëherë policia në rrugën e vet ndjek këtë pretendim dhe arrin në konkluzione. Dhe faktikisht kjo është bërë dhe ministri i brendshëm e ka renditur të gjithë kronologjinë e ngjarjeve.

Për mua ka pikëpyetje shumë të thella…

E mora shembullin se është shembulli tipik se çdo deputet mund të shfaqet në derën e ministrit të Brendshëm bashkë me një person dhe mund të pretendojë këtë histori. Dhe ministri normalisht e pret në prani të Drejtorit të Policisë dhe i ofron të gjitha instrumentet e brendshme dhe në refuzim të tyre ministri… deputeti ka refuzuar praninë e oficerëve të policisë gjyqësore se nuk ka pranuar të jap dëshmi dhe është kërkuar të ndiqet rruga e njohur ligjore për të marrë në mbrojtje të penduarin, por ajo që ne kemi marrë vesh qysh në krye të herës. Kjo është një bisedë kot, kjo është një farsë, se kush e ka organizuar dhe për çfarë arsye, këtë duhet ta zbardhi prokuroria. Për sa na takon qysh në krye të herës për ekspertët e policisë që e kanë ndjekur çështjen këtu nuk ka patur një përpjekje për të eliminuar deputetin.

Një vrasës me pagesë e deklaron në zyrën e ministrit të Brendshëm, ju duket normale?

Deputetët, personat publikë mund të shfaqen në derën e ministrit, edhe një person tjetër..

Edhe me një vrasës?

Jo, ai nuk është një vrasës, ai është një aktor, i cili është futur në një rol dhe faktikisht ministri i Brendshëm, i shqetësuar ka ngarkuar policinë për ta trajtuar çështjen dhe policia ka arritur në konkluzionin se ky është një aktrim. Policia ka ndjekur në bazë të indicieve të marra hap pas hapi të gjithë rrugën e treguar nga indiciet dhe ka arritur në konkluzionin që tha ministri, kjo nuk është një përpjekje për të vrarë askënd.

Është vënë në dijeni Presidenti për kërcënimin e dy deputetëve?

Ministri i Brendshëm ka dhënë një renditje kronologjike të plotë dhe me detaje të të gjithë ecurisë së ngjarjes dhe i ka treguar opinionit se jo vetëm është marrë seriozisht problemi dhe është arritur në konkluzionin se këtu nuk ka asnjë komplot për të vrarë deputetin.


I është thënë kjo deputetit Tom Doshi?

Në mënyrë të përsëritur, në mënyrë të përsëritur.

Po deputetit Mëhill Fufi?

S’kam asnjë lidhje, por nuk kërcënohej jeta e askujt. Policia ka marrë të gjitha masat e veta, ka marrë në vëzhgim të gjithë protagonistët, ka ndjekur të gjithë procesin dhe ka arritur në konkluzion. Që në momentet e para është njoftuar Prokurori i Përgjithshëm dhe ai nga ana e tij i ka kërkuar deputetit që të kallëzojë në rrugë ligjore. Por ashtu ka patur qartësisht opinionin që kjo ishte një çështje që duhej trajtuar ligjërisht përmes një procesi hetimor.

Pse nuk e lajmëroi Prokurorin e Përgjithshëm Ministri i Brendshëm?

Ka lajmëruar prokurorin, kryetarin e Kuvendit dhe mua.

Dhe vrasësi?

Nuk ka vrasës, Fevzi. Nesër mund të dalë një video tjetër me një aktor tjetër në një shtëpi tjetër ku paguesi mund të dal unë, mund të dalë Sandri dhe kushdo tjetër. Çfarë do bëjmë ne, do ngremë gjithë shoqërinë në këmbë?
Po do hetojmë?

Po patjetër dhe unë po them që policia e ka ndjekur procesin dhe ka fashikuj të regjistruar për këtë çështje. Ju mendoni se i dini të gjitha dhe unë po ju them, interpretimi juaj dhe interpretimi që kam parë nga shumë kolegë tuaj është skandaloz. Kjo është një farsë që meriton të trajtohet dhe analizohet në një këndvështrim tjetër. Kush dhe pse është përpjekur të organizojë këtë farsë për të arritur këtë efekt? Por që nuk ka patur asnjë komplot për të vrarë askënd kjo është e vërtetuar prej kohësh. Dhe i është thënë deputetit prej kohësh. Në momentin e parë që kjo çështje mund të zbardhet mund të merremi se kush e ka sajuar…Çështja do të zbardhet, shpresoj nga pikëpamja penale. Ndërsa këtu kemi dhe një aspekt tjetër. Kush janë organizatorët dhe nxitësit e këtij procesi dhe qartësisht procesi ka rezultuar në një farsë që ka sjellë në marrjen peng të opinionit publik dhe në marrjen peng të Parlamentit, bazuar mbi një hiç. Në bazë të ligjit nuk ka vetëdeklarime vrasësish që pastaj të merren të mirëqena, nëse nuk ka një proces që nuk fillon me kallëzim apo me deponim. Ndërsa policia për të kuptuar se dikush është i çmendur, është një lojë apo është një vrasës i penduar, bën punën e vet që e ka bërë qysh në sekondën e parë. Dhe pasi e ka bërë hap pas hapi, ka arritur në konkluzionin që unë thashë dhe i ka thënë dhe deputetit që hiq dorë nga kjo histori se këtu nuk ka komplot.

Dy nga personat e përfshirë në këtë çështje, porositësi dhe personi që do bënte këtë akt…

Kush e kishte bërë porosinë?

Një person me emrin Klodian. Të dy kanë patur atentate me tritol. Pra tregon se është një çështje për të cilën prokuroria dhe policia duhet të shqetësohej…

Sigurisht që për të marrë rolin e një personi që përfshihet në një histori të tillë që është gati të aktrojë sikur i kanë dhënë qindra mijëra euro për të vrarë një deputet, që është gati të shkojë dhe te ministria e brendshme duhet patjetër që të jetë dikush që të vij nga bota e rrugaçërisë dhe e krimit. Dhe që këta persona kanë problemet e tyre në atë botë këtë e dinë të gjithë. Por ama po të them dhe diçka tjetër që në këtë rast bëhet fjalë për një farsë që duhet zbardhur deri në fund, në mënyrë që të gjithë të marrin përgjegjësinë që kanë sipas pjesës që kanë dhe opinion publik të çlirohet përfundimisht nga makthi se këtu jetojmë në një vend ku kryetari paguan për të vrarë, kryeministri bashkëpunon për të paguar për të vrarë.

Nuk ka patur asnjë komplot për të vrarë askënd dhe s’ka patur arsye të dijë asgjë.

Çfarë ka bërë policia për një dëshmitar të tillë që nuk ishte thirrur të pyetej?

Për policinë çështja është e mbyllur prej kohësh si një fakt që nuk ekziston. Nuk ka patur komplot për të vrarë asnjë deputet. Personi është shfaqur në cilësinë e penduarit. I është dhënë mundësia të përdorë instrumentet e të penduarit dhe ka refuzuar. Deputeti ka refuzuar të bëj kallëzimin.

Çfarë biseduat ju me ministrin dhe prokurorin pasi kjo çështje u bë publike”

Unë prokurorit i kam kërkuar që çështja të zbardhet dhe e vërteta të dalë në dritën e diellit duke pasur tanimë jo më një person që aktron, por një person që është ndaluar nga policia dhe është marrë në pyetje pas një denoncimi publik të deputetit, ku tha se dëshmitari i tij i ishte vënë eksploziv, dhe policia ka marrë dhe ka sqaruar nga të dhënat se kush kishte patur eksploziv në atë periudhë kohore dhe në këtë moment ka nisur hetimi zyrtar për këtë person. Dhe ajo që kam kërkuar nga prokurori duke i vënë në dispozicion si qeveri..

Përse u mbajt e fshehtë për 6 muaj çështja?

Po nuk ka pas çështje mo, është kaq e thjeshtë.

Meqenëse prokuroria ka nisur një çështje dhe po heton, a do ishte më e ndershme që Meta të jepte dorëheqje?

Pse?

Po a ka prokuroria kurajë të hetojë kryetarin e Parlamentit?

Së pari në Shqipëri qeveria ka vrarë njerëz në bulevard dhe ku kryeministri i ka thënë kryeprokurores lavire. Dhe përfytyroni tani që ky person i kërkon kryetarit të parlamentit të jap dorëheqjen sepse një aktor dhe një deputet janë përfshirë në një farsë. Dhe kryetari i parlamentit do jetë nesër në prokuror si person në dijeni dhe ka marrë dijeni sikurse unë, ashtu edhe ministri i Brendshëm.

Është një miqësi e prishur mes dy shokësh, thotë Blushi…

Ky është një koment dhe unë nuk komentoj komentet.

Cila është arsyeja?

Ne baltën e Saliut dhe të PD-së nuk e importojmë në PS. Pra këtë gjuhë të shpifjes dhe të shantazheve të hapura nuk e importojmë në PS dhe nuk e tolerojmë.

A keni frikë nga Tom Doshi?

Asnjëherë…

Pse u përjashtua Tom Doshi?

Arsyet nuk kanë lidhje me ato që erdhën më pas, por me një sërë shkeljesh të kontratës me Partinë Socialiste, e cila nuk mund të pranojë deputetë që i shpallin luftë qeverisë dhe se do t’i tundin leqet mazhorancës.

Pra është përjashtim për fjalë?

Nëpërmjet fjalëve shprehen qëndrime dhe kur këto bien ndesh me grupin tonë parlamentar, atëherë bashkëjetesa është e pamundur.

Çfarë bëri Tom Doshi që e përjashtuat?

Mjafton t’u referoheni qëndrimeve publike të deputetit.

Po për perceptimin e publikut, për bandat kriminale?

Ku ka banda kriminale? Kë dëgjoni ju, Saliun? Lufta ndaj kriminalitetit deri në ditën e fundit do të jetë prioritet i punës sonë. Kemi kaq shumë arsye të jemi krenarë kur shohim se çfarë vlerësimi ka për punën e Policisë së Shtetit nga të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë, sa është e kotë ta zgjasim këtë bisedë.

Për vrasjen e Artan Santos nuk keni asnjë të dhënë, po kështu për vjedhjen e 2 milionë e gjysmë euro në një bankë në Tiranë…?

Ne kemi transformuar Policinë e Shtetit dhe raportet mes shtetit dhe qytetarit. Padyshim që nuk jemi as të përsosur dhe as në momentet kur të themi që e mbaruam punën tonë. Jemi në një fazë me kantiere të hapura. Shqipëria që ne morëm ishte një organizëm i kapur me të gjitha organet e veta nga një kancer i përhapur në mënyrë fatale. Ne kemi filluar operacionin tërësor në çdo sektor. Kemi të bëjmë me një trupë që është në proces operacioni. Ky trup është në operacion, reformat janë operacione dhe operacionet janë të thella dhe ne do t’i bëjmë me vendosmëri.

prokuroria e tiranes

“Dosja Doshi”, prokuroria kërkon dëshminë e krerëve të shtetit


Konfirmojnë paraqitjen në prokurori kryeministri Edi Rama, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta dhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Berisha: Nëse do kem fletëthirrje nga prokuroria, do paraqitem. Organi i akuzës kërkon edhe dëshmitë e deputetëve Mark Frroku e Mhill Fufi dhe të ish-drejtuesit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Eugen Beci.



Për herë të parë në historinë 25-vjeçare të demokracisë në Shqipëri, prokuroria thërret për të dëshmuar krerët më të lartë të shtetit, të përmendur nga deputeti Tom Doshi, si persona të vënë në dijeni prej tij për skenarin e vrasjes së dy deputetëve. Pas dëshmisë së Doshit, Prokuroria e Krimeve të Rënda lëshoi dje 7 fletëthirrje për disa prej njerëzve më të rëndësishëm në jetën politike shqiptare, përfshi kryeministrin e vendit dhe kryetarin e Parlamentit. Sipas një njoftimi për mediat nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm, thuhet se zyrtarët e lartë ftohen për të dhënë deklarimet e tyre për rrethanat e hetimit që po zhvillohen pas akuzave të deputetit Tom Doshi se janë paguar 500 mijë euro për vrasjen e tij.






“Prokuroria për Krime të Rënda, në vijim të hetimeve të nisura kryesisht për veprën penale ‘vrasja në rrethana të tjera cilësuese, mbetur në tentative’, të filluar në bazë të deklarimeve publike të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Tom Doshi, ka marrë gjatë ditës së enjte (05.03.2015) deklarimet e tij, si edhe materialet mbi të cilat ka mbështetur qëndrimin e shprehur në media”, thotë prokuroria. Duke u bazuar në deklarimet e djeshme të deputetit Doshi, organi i akuzës thotë se pyetja e këtyre personave është me rëndësi për hetimin.

Për këtë arsye janë thirrur për të dëshmuar kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, si dhe deputetët Mark Frroku dhe Mëhill Fufi. “Në bazë të deklarimeve të z. Doshi, i cili ka deklaruar para grupit hetimor se ndaj tij dhe ndaj deputetit tjetër të Kuvendit të Shqipërisë, z. Mëhill Fufi, ka pasur një tentativë për vrasje, Prokuroria për Krime të Rënda e konsideron të rëndësishme për hetimin e plotë të këtij rasti, marrjen e dëshmive nga ana e disa zyrtarëve dhe shtetasve të tjerë, për të cilët z. Doshi është shprehur se kanë dijeni për hetimin”, thotë prokuroria, e cila sqaron se për këtë arsye janë thirrur për të dhënë shpjegime 7 zyrtarë të lartë, përfshi edhe ish-kryeministrin Sali Berisha.

Thirrja e Berishës në prokurori është bërë pas deklaratave publike të tij në seancën e djeshme, të cilat sipas njoftimit të prokurorisë, këto deklarata mund të kenë vlerë për hetimet. “Po ashtu, në bazë të deklarimeve publike të bëra në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, ditën e enjte (dt. 05.03.2015), të cilat mund të jenë të vlefshme për këtë hetim, Prokuroria për Krime të Rënda fton zyrtarisht të japë dëshminë e tij z. Sali Berisha, deputet i Kuvendit të Shqipërisë”, thotë prokuroria. Menjëherë pas deklaratës publike të prokurorisë kanë reaguar kryeministri Edi Rama, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta dhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, të cilët konfirmuan praninë e tyre në prokurori ditën e sotme. Mësohet se kryeministri Rama do të paraqitet në prokurori në orën 12:00 të së premtes, ndërsa kryeparlamentari Meta në orën 10:00, dhe ministri Tahiri në orën 08:00 të mëngjesit.

Ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur i gatshëm të japë deklaratën e tij në prokurori lidhur me akuzat e deputetit Tom Doshi. Berisha bëri të ditur se nuk është thirrur ende zyrtarisht nga organi i akuzës, por theksoi se po ta thërrasin, do të shkojë me kënaqësi. Nga ana e saj, prokuroria sqaron se të gjithë personave të përmendur në njoftimin për mediat u është dërguar ftesë për të dëshmuar në bazë të rregullimeve të Kodit të Procedurës Penale, duke i njoftuar ata në adresat zyrtare.

Gjithashtu, prokuroria në deklaratën për mediat ka sqaruar edhe arsyet përse çështja “Doshi” nuk është hetuar 6 muaj më parë, edhe pse për këtë ngjarje ishin në dijeni krerët më të lartë të shtetit, përfshi edhe Prokurorin e Përgjithshëm. Arsye e mungesës së hetimit, sipas prokurorisë është mungesa e një kallëzimi penal që do ta kanalizonte hetimin e kësaj çështjeje në procedurën zyrtare të parashikuar në ligj. “Prokuroria për Krime të Rënda ka regjistruar procedimin penal kryesisht për këtë rast në datë 03.05.2015, menjëherë pas deklarimeve publike të z. Doshi.

Deri në atë moment, në organin e Prokurorisë nuk ka pasur kallëzim penal, por vetëm disa të dhëna indirekte, të cilat nuk përbënin bazë për fillimin e procedimit penal, në bazë të kërkesave të Kodit të Procedurës Penale”, thuhet në deklaratën e prokurorisë, e cila sqaron se në kuadër të këtij hetimi do të ftohen për të dëshmuar edhe persona të tjerë që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes.

Të thirrur në prokurori:

Ilir Meta, Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë

Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë

Saimir Tahiri, Ministër i Brendshëm

Sali Berisha, Deputet në Kuvendin e Shqipërisë

Mark Frroku, Deputet në Kuvendin e Shqipërisë

Mëhill Fufi, Deputet në Kuvendin e Shqipërisë

Eugen Beci, ish-Drejtues i Prokurorisë për Krime të Rënda

tom doshi tch
Deputeti Tom Doshi tregon momentet kur u informua nga Mark Frroku se donin t’i bënin atentat. Takimet me kryeministrin, ministrin e Brendshëm, kryetarin e Parlamentit dhe kryeprokurorin. Pse ndryshoi mendim Doshi për personat që ishin të interesuar për vrasjen e tij nga Berisha tek Meta. Rrëfimi në emisionin “Top Story”.



Në një intervistë të gjatë në emisionin “Top Story”, deputeti Tom Doshi tregon momentet e para kur u informua për një atentat të mundshëm dhe gjithë ecurinë e takimeve me personalitete më të larta të politikës dhe drejtësisë. Në një orë intervistë, Doshi rrëfen dyshimet e tij për atentatet dhe përse ishin të interesuar për ta vrarë.

Të qëndrojmë pak te mënyra se si ju ratë në kontakt me vrasësin e pretenduar prej jush, Durim Bamin. Pra si ndodhi, si erdhi tek ju?

Unë kam qenë në Budva me familjen, më mori në telefon Mark Frroku dhe më tha që ku je se dua të të takoj, se është një problem urgjent. I thashë që për dy ditë kthehem. Kur u ktheva, më thotë që kam takuar një person që unë e njoh dhe më ka thënë që Ilir Meta ka paguar lekë për të të eliminuar ty dhe Mhill Fufin. Më erdhi shumë papritur dhe e çuditshme sepse me Ilir Metën kemi ndenjur disa herë për drekë e darka. Kemi shkuar në Dukagjin bashkë, më 30 korrik festuam edhe ditëlindjen e Taulant Ballës.

Pra, roli i Mark Frrokut në këtë histori është thjesht prezantimi që ai të ka bërë me Durim Bamin?

Vetëm kaq.

Tahiri në deklarimin e tij ju akuzon ju se keni ndryshuar në dy raste ose më shumë versionin tuaj mbi autorësinë. Në fakt edhe në bisedën e regjistruar me Durim Bamin, ai i referohet një tavoline miks, ku shfaqet Eugen Beci, tashmë ish-prokuror i Krimeve të Rënda dhe i transferuar nga Adriatik Llalla, shikohen në atë video gjithashtu edhe Ylli, pra pronari i lokalit “Viva”, së bashku me Fatjon Skënderin, baxhanakun e tij, pra së bashku me Eugen Becin në të njëjtën tavolinë. Por Durim Bami në dëshminë që ju ka dhënë, flet edhe për ju, flet edhe për ish-nëndrejtorin e policisë, Agron Kuliçaj, flet gjithashtu për kunatin e Berishës dhe zoti Tahiri në dëshminë e tij publike thotë se ju fillimisht keni akuzuar ish-kryeministrin Berisha për këtë ngjarje dhe më pas keni ndryshuar versionin tuaj dhe në takimin e fundit në zyrën e tij keni përmendur ju më shumë se sa Durim Bami emrin e Ilir Metës.

Kjo s’është e vërtetë! Të parin njeri që i kam thënë përveç gruas time, sepse dihet që këto gjëra edhe ndodhin se janë vrarë edhe të tjerë, deputetë. Të parit njeri i kam thënë gruas që po më ndodhi gjë e kemi prej Ilir Metës. Ia kam thënë edhe Ilirit këtë. E di edhe ai vetë kur e kam takuar. Të parit njeri i thashë Edi Ramës më 30 gusht në Durrës, kemi bërë atë analizën, në pushim të drekës Rama po pinte një cigare në ballkon dhe i thashë që kam një bisedë me ty. I thashë më ka ardhur informacion që Ilir Meta ka paguajtur lekë për të më vrarë dhe më kanë vendosur eksploziv te makina me një motor picash. Shprehimisht ka qenë fjala e Edi Ramës: Tomë të ka ruajtur Zoti! Ndër të tjera, se dua të sqaroj edhe publikun, më tha atë ditë që ne pesë deputetë po festonim ditëlindjen e Markut dhe nuk shkuam në votim, Ilir Meta dërgoi Nasip Naçon dhe si përfundim unë thashë që nuk votoj sot. Pas Nasipit erdhi vetë Iliri. Rama më tha: Ou më bëri përshtypje, si mua edhe Gramozit, si e la parlamentin ky edhe erdhi tek ti?! Për këtë punë e paska bërë, për të mbuluar gjurmë?! Pra ishte që unë lë parlamentin, kaq mik të kam.

Ai thotë që ka filluar për shkak se ju keni refuzuar të bëni denoncim hetimor…

Unë i kam dhënë informacion Ministrit të Brendshëm që njeriu që vjen në emër të Ilir Metës është Toni. Toni rri në Gjermani, në Hanover. I kam thënë kërkoju autoriteteve gjermane që ta sjellin në Shqipëri ku Durim Bami është gati t’i dalë përballë, t’i thotë po ti ke ardh. Djali i xhaxhait të tij nëpër Tiranë ka qenë, ky që më ka ndjekur mua, asnjëherë s’mori mundimin që t’i shoqërojë për këtë çështje.

Në fakt, ministri i Brendshëm thotë që janë shoqëruar këta persona, përfshirë edhe baxhanakun, edhe djalin e xhaxhait dhe asnjëherë nuk ka ekzistuar qoftë edhe një fakt që të lidhë dëshmitë e tyre me këtë akuzë.

Unë ia kam thënë Tahirit që kam pasur një takim me të. I thashë që ty të vunë një tritol në majë të kondicionerit dhe arrestove 50 vetë, mua më vunë tritol në makinë dhe nuk arrestove asnjë. I thashë që do ta bëj publike sepse edhe ato që ka dhënë Durimi i di që nuk i ke regjistruar. Jo më tha i kam regjistruar.

Një nga detajet e bisedës tuaj me Durim Bamin është fakti se ju aty i referoheni në të shkuar, takimit me prokurorin e Republikës për këtë çështje?

Me prokurorin e Republikës kemi qenë për drekë. Bisedat që bëhen gjatë drekës, e kam konsideruar mik dhe kam thënë që do ta votoj haptas. Por nuk pati nevojë sepse ishin vota të mjaftueshme dhe vota ime i prishte punë, edhe dalja ime publike.

Kishit ndonjë ndërmjetësim nga krahu tjetër për ta votuar?

Jo. Bile krahu tjetër u bë xheloz që unë dola në mënyrë publike, se thanë mos paska lidhje me Tomën.

Shkojmë tek dreka apo darka…

Në fund i thashë që kam një shqetësim personal…

Për kur bëhet fjalë?

Në shtator. I thashë që kam informacion që prej vetë personit që ka marrë përsipër eliminimin tim që një lokal në bllok, emrin ‘Viva’, pronari i saj ka dhënë një porosi në emër të Ilir Metës, por me thënë të drejtën nuk e besoj. Në atë lokal rri edhe prokurori yt, i thashë, Eugeni. I thashë që Eugeni rri ditë dhe natë aty. Është Toni, Ylli, sipas dhënieve të Durimit. Vinte Agron Kuliçaj, dhe kunati i Berishës që është baxhanak me Yllin. Në fillim normal që do kishte dyshime. Në atë kohë më dukej e çuditshme, dhe mendoja që po më vjen nga krahu tjetër.

A është e vërtetë që këto ia keni thënë edhe zotit Meta në zyrë, që dyshoni që Sali Berisha përmes kunatit të tij po sponsorizon vrasjen tuaj?

Mbarojmë njëherë me prokurorin. Më tha më lër 4-5 ditë kohë. Faktikisht ditën e premte më kërkoi një takim Durim Bami dhe më thotë ka ardhur Toni dhe më ka thënë që Toma e ka marrë vesh që duam ta vrasim dhe më thotë që ne rrezikojmë të gjithë, morëm fund po doli. Kishte thënë që duhet ta vrasim se s’bën, brenda 24 orëve.  Durimit i kishin thënë që të çonte vëllanë ta vrasë në lokal ditën se nuk bën as burg se kemi mbrapa Ilirin. I vetmi person që unë i thashë ishte kryeprokurori.

Zoti Doshi, jeni i ndërgjegjshëm për çka po thoni? Pra, ju po thoni që ka pasur një komplot shtetëror mes kryeprokurorit dhe kryetarit të Kuvendit për ekzekutimin tuaj?

Këtë nuk mund të them, lidhjen e prokurorit për ekzekutimin tim. Për prokurorin them që, jam i bindur që këtë ia ka thënë Metës, se kam informacion që Meta e ka thërritur në Lalz një ditë të diel, dhe në bindjen time ai ia ka thënë. Ma ka thënë edhe Meta më pas, e dinte që unë nuk dyshoj tek Meta. Por kur nisi parlamenti, duke pas atë miqësi që kishim përpara, u bëmë dy seanca dhe me Ilirin nuk komunikuam më. Bisedova me një shok timin që më thotë a t’i them kështu- kështu është situata. Isha në Shëngjin për një darkë me Blendi Klosin dhe më mori ky shoku për të folur me Metën. Meta më thotë çfarë janë këto muhabete?! Mirë i thashë, hajd pimë një kafe nesër. E mora në telefon ditën tjetër, shkuam te ‘Sheratoni’ dhe ia shpjegova, i thashë Toni në emrin tënd ka shkuar ka bërë porosinë për të më vrarë mua dhe Mhill Fufin. Unë i thashë që nuk e besoj, është absurde, të quaj mik ty. Thirri edhe Monikën. Më tha po lajmëroj ambasadat. Pyeti Monikën dhe i tha, ti e njeh Tonin? Po, i tha Monika, Toni i Kombinatit. A e di, i tha, ku e ka lokalin? Po, i tha, afër shtëpisë sonë. Më tha mua po shkoj të takoj pak Ramën. I çova mesazh Ramës, ku e njoftova që i thashë Ilirit që t’i s’ke dijeni. Shkoi Meta te Rama dhe Rama luajti rolin se s’dinte gjë. U kthye prapë Iliri. Kemi ndenjur rreth 4 orë bashkë. E kishte një siklet. E lamë në darkë për t’u takuar në Durrës, ku vjen me Ramën me Saimirin. Duke qenë bashkë i thashë që nuk dyshoj tek ti, duhet të jenë ata tjerët i thashë. Kushedi ka dash Berisha me krijuar destabilitet. Ky u qetësua. Këtë ia thashë edhe në zyrë, por këtu nuk ka lidhje as kunati i Berishës dhe asnjë prej krahut kundërshtar. Kisha dashur të ishin ata, që të mos ndodhte tek krahu im politik.

Ka diçka, kemi dy dëshmi, atë që ju ka dhënë juve dhe atë që i ka dhënë policisë dhe prokurorisë të mërkurën. Fakt është që Rilindja Demokratike ju ka kthyer në një hero duke ju mbrojtur, dhe ju të enjten e kaluar keni dhënë edhe një shou të vogël duke takuar publikisht Sali Berishën dhe gjithashtu flitet se një natë më parë jeni takuar privatisht me të, është e vërtetë?

Jo s’është e vërtetë. Berisha doli në foltore ku tha që mua kanë dashur të më vrasin. Tha që ma kanë mbyllur gojën, ta ka mbyllur Shullazi. Unë nuk e njoh se kush është Shullazi, e kam ndjerë vetëm në media. Por nuk më ndodh që dikush të më marrë në telefon dhe të më bëjë presion. Pas kësaj i shkova Berishës tek vendi ku rrinte në parlament dhe i thashë, ti doktor e di që nuk është Shullazi. E di, e di më tha.

Ajo lëvizja e dorës, që i drejtoheshit Kryeministrit dhe ministrave, në një vend demokratik…

Lëvizja e dorës ishte që unë do t’i nxjerr të gjitha. Nuk ishte ashtu siç e kanë marrë. Nuk ishte punë presioni, pavarësisht se ai u mundua…i thashë meqenëse po sillesh kështu edhe unë i thashë nuk është puna se atë ditë u nxitova kur thashë që do t’i hap luftë…

Faktikisht i keni hapur luftë jo vetëm atij, por mazhorancës, dhe kontributi më i madh që po bëni është për opozitën dhe veçanërisht Sali Berishën.

Këtë e kam bërë për jetën time. Kam 6 muaj që pres dhe kam menduar që do kem mbështetjen e Edi Ramës. Në fillim u tregua i gatshëm, por pasi i kam thënë Ilir Metës që je ti personi, Rama nisi u tërhoq dhe mbajti krahun e Metës. Më 11 nëntor është takimi i fundit që kam bërë unë me Ramën, katër muaj që nuk kam komunikuar. I kam thënë nuk dua të rrëzoj qeverinë, por nuk dua që parlamenti të drejtohet nga një njeri që ka dhënë urdhër të vrasë dy deputetë.

Cili mendoni që është guri, lidhja, prova që fakton e që vërteton që sipas jush, Ilir Meta është urdhëruesi i këtyre vrasjeve, pasi deri më tani mbështetemi tek videoja e Durim Bamit, që në dy dëshmi deklaron dy gjëra të ndryshme. Madje ju akuzon që ju e keni paguar për të luajtur një rol.

E vërteta është ajo që pe në video. Durimi nuk është i vetëm. Ka disa bashkëpunëtorë. Është Toni, është djali i xhaxhait Rezi…

Gënjeni ju, apo gënjen Saimir Tahiri për këtë çështje?

Unë besoj në Zot, dhe mashtrimin dhe gënjeshtrën nuk e kam praktikuar.

Si shpjegohet që Durim Bami ndryshe ka folur me ju dhe ndryshe me grupin hetimor?

Durim Bamin, pas atentatit që i bënë para një jave. E takova dhe më tha që mënyra se si ishte vënë eksplozivi tregonte një dorë profesioniste.

Një dorë profesioniste do ta kishte ekzekutuar aktin…

Nuk hipi në makinë. I thashë që a je i bindur që është e njëjta dorë, po më tha. Ai ishte i vetmi dëshmitar në këtë çështje dhe donin të zhduknin. I thashë që të bashkëpunojë me policinë. Më tha më lër edhe disa ditë. E kishte ndarë mendjen për të bashkëpunuar. Faktikisht në këtë rast u nguta unë që e bëra publike përpara. Ai do dëshmonte në polici, por prapë i bëj thirrje Prokurorit e Përgjithshëm që nëse ka dëshirë për të zbardhur çështjen, Durim Bamin duhet ta marrë në mbrojtje si dëshmitar dhe jo si vrasës. Ai nuk ka bërë atentat, aq më tepër që më ka informuar mua, personi që isha etiketuar. Të marrë në mbrojtje edhe 2-3 veta të tjerë që të zbardhet e vërteta. Durimi thotë që motorin e ka vjedhur në Paskuqan dhe nuk ka qenë vetë. Eksplozivin e ka montuar te servisi i Tonit, eksplozivin e kishte sjellë një djalë i vogël. Interesi im është zbardhja e kësaj çështjeje. Nuk më intereson, përveç Tonit, këta djem i detyrohem gjithë jetën, sidomos Durit.

Flisni me detaje për njerëz të përfshirë direkt apo indirekt në këtë tentativë vrasjeje me porosi ndaj jush. Përmendët shpesh emrin e Fatjon Skënderajt, apo Tonit. Në fakt në të shkuarën këtij personi i është bërë një atentat, pa pasoja. Në dëshminë e tij, ai flet për Durim Bamin, se si ka shkuar atje me disa personazhe të tjera, por informacione të marra në mënyrë operative nga agjentë kriminalë dhe nga burime të prokurorisë më thonë se prapa atentatit të dështuar ndaj Elton Skënderajt keni gisht ose ju, ose njerëz të lidhur me ju..

Mua nuk më intereson që askush të vritet, aq më tepër Toni që është dëshmitari kyç i çështjes. Palës porositëse i intereson ta eliminojë. Prokuroria ta zbardhë, nëse do, nëse nuk do i them Ilir Metës që armik tjetër në Shqipëri nuk kam, përveç teje.


ilir meta
Kreu i Kuvendit Ilir Meta është paraqitur sot në Prokurori për të dëshmuar ndaj akuzave të bëra nga deputeti Tom Doshi.
Prokuroria u ka bërë ftesë për të dëshmuar disa politikanëve përfshirë kryeministrin Rama, ministrin Tahiri, ish-kryeministrin Berisha etj.
Meta është i pari që iu përgjigj ftesës së prokurorit dhe është pritur nga zv/prokurori Blerim Tominaj.
Deputeti Tom Doshi akuzoi Ilir Metën se kishte paguar për të vrarë atë dhe deputetin e PD-së Mhill Fufi.
berisha dhe topall






Ndërsa në rrjet kishte një lloj konspiracioni se Sali Berisha nuk do të shkonte në prokurori, meqenëse nuk ka shkuar asnjëherë, ky i fundit u ka dhënë fund spekulimeve.
Ish-kryeministri Berisha ka deklaruar mbrëmjen e sotme se nëse do të ketë një thirrje nga ana e prokurorisë në lidhje me atentatin që po i përgatitej Tom Doshit, ai do të shkojë e të japë dëshminë e tij.
Deklarata e Berishës është bërë para se grupi parlamentar i PD-së, të nisë një tjetër mbledhje.
Ndërkaq Berisha tha se aktualisht “nuk kam marrë asnjë thirrje nga ana e prokurorisë”.






dritan prifti






Nga Dritan Prifti
E kam pritur, si nje mik i deputetit Tom Doshi, qe kjo situate e ndezur politike do me perfshinte edhe mua brenda, sidomos pas publikimit te videos se te penduarit per krim.
Siç e kane pare tani nje mase e madhe e shqiptareve, afersisht 100,000 persona vetem nepermjet faqes se Tom Doshit ne FB, duket qarte pse Ilir Meta paguante per te vrare Tom Doshin.
Vrasja porositet ne shenje hakmarrje per mbeshtetjen qe Tom Doshi me dha mua per te publikuar videon me Meten, qe ne publik ka marr emrin “video e 700.000 eurove”.
Meta, tani i plotefuqishem ne pushtet, ka gjithe mundesine te hakmerret ndaj meje dhe Tom Doshit. Dua te hedh poshte me neveri faktin qe une kam ndonje perfshirje direkte apo indirekte ne denoncimet e Tom Doshit.
Historine e Tom Doshit nuk e kam ditur. Nje dite e pyeta pse kishte marrë makine te blinduar dhe bodigarde dhe atehere me tregoi historine qe tashme eshte bere publike. Ma ka treguar ne muajin tetor 2014.
Me tha se kish njoftuar autoritetet e shtetit, por edhe Ilir Meten per kete.
Une e keshillova te mos shqetesohej, sepse ne momentin qe ngjarja u be e njohur per porositesin, ai do ndalonte. Tom Doshi ishte shume i shqetesuar per djalin e penduar qe i kishte treguar atij te verteten. Do ma vrasin thoshte.
Dhe ne momentin qe ndaj te penduarit u tentua atentat me eksploziv, Toma me tha se “… nese nuk e bente ngjarjen publike, do mbante pergjegjesi per jeten e atij djali”. Dhe ngjarja u be publike, pavaresisht se une insistova qe mos te behej publike, sepse une e provova qe ne Shqiperi nuk ka drejtesi te pavarur.
Une bera nje denoncim te njejte dhe askush nuk u denua. Per hir te se vertetes, une personalisht nuk njoh dhe nuk kam takuar kurre asnje personazh te kesaj historie. Nuk kam pasur kuriozitet as te shoh videon e publikuar. E kam pare te plote diten qe u be publike edhe per te tjeret.
Sot ne Parlament nga Ilir Meta dhe Paulin Sterkaj u permend emri im shume here. Pa i cituar fjale per fjale, afersisht Meta tha se une kam video me Shkelzen Berishen, kurse Sterkaj tha se une paskam krijuar kete situate, sepse jam shume i pasur. Ilir Metes po i them se nuk kam dhe s’kam pasur kurre video me Shkelzen Berishen.


Shkelzen Berisha nuk eshte permendur kurre ne videot qe une kam pasur per Meten apo te aferm te tij. Çdo insinuate ne kete drejtim eshte vetem shpifje. Kam takuar Ilir Meten shume kohe pas perplasjes tone ne Prokurori dhe Gjykate dhe kisha kuptuar se kishim vendosur nje paqe mes nesh.
Per hir te kesaj paqe u prira te besoja qe ai nuk kishte gisht ne goditje te ndryshme qe vinin drejt meje. Mbase jam i gabuar se mes nesh mund te kete ndonjehere paqe.
Kurse Paulin Sterkajt po i them se financiarisht nuk jam as i pasur dhe as i varfer. Jam person qe mbaj veten dhe familjen time, me shkollimin e rralle, specializimet dhe eksperiencen time te vyer ne drejtim. Kam investuar per trurin.
Sot kam nje fondacion bamiresie dhe nje firme konsulence dhe punoj kryesisht me te huajt qe kane investuar dhe duan te investojne ne Shqiperi. Kontriboj shume qe vendi ku jetoj dhe po rris femijet e mi te zhvillohet. Ndihmoj te huaj te investojne dhe shqiptare te gjejne partner te huaj.
Por, me beso Paulin, se pasuria ime me e madhe eshte familja ime. Kam nje grua qe nuk me largohet nga krevati ne drejtim te paditur. Kam dhe 4 femije te mbare dhe pa vese, qe nuk kane nevoje per detoksikim nga droga apo substanca te tjera. Kjo eshte pasuri e vertete”
Takim zyrtar me Z. Lee Rosenberg - Kryetar i Keshillit Amerikano-Izraelit te Mardhenieve Publike AIPAC, si lobi me i fuqishem politik dhe ekonomik ne Shtet e Bashkuara.

Faktet pse u fut Tom Doshi në listën e zezë të SHBA'së

 Çdo njeri normal do të mbetej i shokuar nga deklarata brutale e ambasadës amerikane në rastin e deputetit Tom Doshi. Reagimi i denjë për një seli diplomatike të instaluar në një republikë bananesh mund të etiketohet si një prej më të fortëve në historinë diplomatike mes dy vendeve.
Ai është nga ato episode, që hyjnë në histori njëlloj si pjesëmarrja e ambasadorit Rajerson në mitingjet e PD-së, ku bënte thirrje për të votuar për këtë parti, apo si ato të kryediplomatit të fundit Arvizu, që e etiketonte Berishën burrë shteti, pasi kishte vrarë katër vetë. Duke deklaruar në faqen e saj në Facebook se “Shtetet e Bashkuara mirëpresin vendimin e Partisë Socialiste të Shqipërisë për të përjashtuar Tom Doshi, i cili pretendohet se është përfshirë në veprimtari kriminale”, kjo ambasadë kalonte një cak. Edhe e krahasuar me qëndrimin që mbajti Komisioni Europian në Bruksel, ajo ishte ku e ku më brutale, ku e ku më e vrazhdë dhe aspak diplomatike.

Selia e rrugës së Elbasanit vazhdoi me këtë linjë edhe në ditët që pasuan.

E pyetur nga Tv Klan nëse kishte prova kur e cilëson deputetin Doshi si të përfshirë në veprimtari kriminale, një zëdhënës i Ambasadës tha se këto shqetësime janë ngritur prej vitesh. Ndërsa pyetjes se përse nuk ia kanë dorëzuar qeverisë shqiptare këto prova, zyrtari i Ambasadës iu përgjigj duke thënë se i kanë ngritur shqetësimet e tyre në lidhje me Doshin pranë autoriteteve shqiptare. Po nga i njëjti burim u shqiptua edhe reagimi se ata as nuk do ta pranonin video-faktin e ofruar nga Doshi, për mënyrën se si ishte ideuar vrasja e tij.
Nje takim shume i perzemert me Kongresmenin Eliot Engel


Pas këtij qëndrimi të ashpër, menjëherë lind pyetja: përse kjo gjuhë e egër? Çfarë i shtyu amerikanët ta përdornin atë kundër Doshit? Shpjegimi i parë që jepet, ai më sipërfaqësor, ka të bëjë me arrogancën proverbiale prej sherifi të përtej Atlantikut. Ndërsa një përpjekje më e stërholluar lidhet me një mbështetje të tërthortë për Edi Ramën, duke ditur se fuqia kriminalizuese e Doshit mund t’i bënte të heshtin shumë media dhe shumë politikanë që në një rast normal do të ishin prononcuar pro përjashtimit të tij. Pra sipas burimeve brenda mazhorancës kjo ndërhyrje brutale ishte bërë me paramendimin politik për të çliruar segmente të shoqërisë shqiptare dhe për t’u dhënë zemër atyre që kërkonin të flisnin hapur kundër Doshit.

Po pyetja tjetër që lind është se pse amerikanët e pikturojnë me kaq bojë të zezë Tom Doshin? Pikërisht për këtë, Lapsi.al. ka bërë një investigim të mardhënieve të koklavitura të deputetit të Shkodrës me ambasadën amerikane. Ato nisin herët, që në marsin e vitit 2008, kur nga ambasadori Uidhers, Doshi fshikullohet me emër dhe mbiemër. Atëherë Toma ishte prej më shumë se një viti e gjysmë deputet. Ishte zgjedhur në vitin 2005 në zonën 7 të Velipojës me siglën e Partisë Socialiste. Por nuk kaloi as një vit dhe ai e kishte braktisur grupin e majtë për t’u vetëshpallur demokristian, sipas traditave të familjes së tij. Përpos traditave të familjes do te ishte dhe interesi vetiak që do e shndërronte Doshin në demokristian. Partia e atëhershme e Nard Ndokës do të merrte nga Berisha Ministrinë e Shëndetësisë, pikërisht atë që do t’i lihej në mbikëqyrje edhe nga Edi Rama 7 vite më pas.


Nje takim shume domethenes me Steven A. Deshler - Drejtor i Fondacionit te Bashkuar Hebre i cili mbledh dhe shperndan ne forme bamiresie miliarda Dollare ne vit.


Pikërisht në atë kohë një gazetar i rrjetit ballkanik BIRN, Besar Likmeta, po investigonte për një shkrim për deputetët e Parlamentit që mbanin diploma fallco. Ai la takim për këtë temë në 2 mars të vitit 2008 në barin e hotelit Sheraton edhe me Tomë Doshin.



Takim me Kongresmenin e Shtetit te Washingtonit Jim McDermott


 Në vend që të merrte të dhënat që i duheshin Likmeta u dhunua fizikisht dhe u godit nga vetë Doshi. Menjëherë për këtë çështje u mobilizua ambasadori amerikan Uidhers, i cili e bëri të madhe edhe pranë ish kryeministrit Berisha, aktin vandal të këtij deputeti të së djathtës. Ky akt do të zinte vend edhe në raportin e Departamentit të Shtetit për të drejtat e njeriut. Raporti e etiketonte atë si një rast tipik të dhunës ndaj medieve. Tom Doshi ishte shënuar me rreth të kuq nga amerikanët. Se ç’mendonin vërtet ata për të, do të kuptohet pas skandalit të Wikiliks-it dhe zbulimit të kabllogrameve të famshëm të nisur nga ambasada e Tiranës në drejtim të Uashingtonit. Në një raport të saj pas zgjedhjeve të vitit 2009, Ambasada thotë se dhe Parlamenti i ri i dalë nga zgjedhjet e 2009-s ka disa trafikantë droge si dhe të përfshirë në pastrim parash, të cilët janë të trashëguar një pjesë dhe nga Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e vitit 2005. Ambasada Amerikane e nis renditjen e deputetëve të lidhur me krimin me Tom Doshin nga PS për të cilin shkruhet: “Ai është deputet i Shkodrës nga PS. i njohur si më i pasuri nga deputetët e Kuvendit me një pasuri të deklaruar prej 15 milionë dollarësh. i dyshuar për trafik lëndësh narkotike”.



Takim me Z. Tom Bartkoski - Drejtor i World Business Chicago


Po në një kabllogram tjetër, të shkruar në të njëjtën linjë, ambasadori i referohet dëshmive të deputetit socialist Ben Blushi. Kabllogrami është shkruar nga Uidhers në 28 korrik 2009, pra menjëherë pas zgjedhjeve të përgjithshme të kontestuara nga socialistët. Ishte koha kur Doshi ishte rikthyer në PS dhe kur Rama pati deklaruar se po të humbte zgjedhjet do të largohej. Ja ç‘thotë kabllogrami: “Blushi u ankua për kandidatët “rrugaçë” e “truproja”, si për shembull Tom Doshi nga Shkodra dhe të tjerë të diskutueshëm në Lezhë apo zona të tjera, për të cilët Rama kishte vendosur pa marrë mendimin e të tjerëve. Ai tha se PS-ja nuk mund të tolerojë tipa të tillë që po e çojnë atë 20 vjet prapa. Sipas tij, Doshi i kishte thënë Ramës se nuk mund të jepte dorëheqjen nga posti i kryetarit, pasi Doshi kishte investuar 500,000 euro për zgjedhjen në Shkodër dhe i donte paratë mbrapsht. Blushi tha se paratë ishin shpenzuar më kot”.
Fatos Lubonja pyet nëse do ta rrënojë Tom Doshi pushtetin e Ramës
Ky pra është, në fillim të vitit 2009, qëndrimi që amerikanët kanë për deputetin Doshi. Ai do të nxihet edhe më shumë pas radikalizmit të PS-së dhe tentativave të dhunshme për të shkaktuar trazira në 21 janar. Fillimisht diplomatët amerikanë, që vunë shenjën e barazimit mes protestuesve dhe vrasësve, e akuzonin në biseda informate Doshin si njeriun që kishte paguar dhe nxitur grupet e gatshme të dhunës. Shumë deputetë socialistë, kundërshtarë të Ramës, ishin ankuar në selinë e rrugës së Elbasanit se Doshi i kishte kërcënuar fizikisht për qëndrimet politike anti Ramë që ata mbanin. Në arkivat e Ambasadës ishte arkivuar edhe rasti i kërcënimit me armë në një mbledhje të Grupit Parlamentar, që Doshi i kishte bërë deputetit kokëshkretë Taulant Dedja.

Për të gjitha këto fakte, Doshi ishte futur në listën e zezë të amerikanëve dhe më shumë se një zyrtar i këtij shteti që i ka kërkuar në mënyrë eksplicite Edi Ramës, të ndahej nga “shoku i tij i ngushtë”. Madje në atë kohë përflitej edhe fakti se ashtu si dikur Gramoz Ruçi edhe Doshi gjendej në një listë jo zyrtare të cilët nuk merrnin vizë për në ShBA.

Por ndërrimi i pushtetit në 23 qershor 2013, duket se ndryshoi faqen e historisë edhe për Tom Doshin. Me lidhje okulte dhe ftesa të dyshimta, ai arriti ta marrë vizën për në ShBA, të takojë kongresmenë, madje, sipas medieve pranë tij, të arrijë të vizitojë edhe Shtëpinë e Bardhë. Ja ç’shkruante në 30 tetor 2013 Gazeta Shqiptare: “Deputeti socialist, Tom Doshi mori dje vizë njëvjeçare amerikane.” Ishin pikërisht kabllogramet e të famshmit Wikileaks, të cilat ngjallën gati dy vjet më parë debate për disa nga politikanët që “janë të lidhur me krimin e organizuar”. Ndaj edhe emri i deputetit të PS-së u lakua në atë kohë si një prej tyre, bashkë me emra të tjerë. Madje nga zyrtarë të Partisë Demokratike u tha se pikërisht për shkak të këtyre informacioneve, atij i ishte refuzuar viza amerikane dhe nuk lejohej të shkonte në ShBA. Por dje, deputeti ka marrë vizën e shtetit më të madh dhe jo pak, por një vizë njëvjeçare me shumë hyrje-dalje, duke hedhur poshtë zërat për një refuzim të Amerikës ndaj tij. i kontaktuar nga “Gazeta Shqiptare”, Doshi pohoi marrjen e vizës amerikane dhe tha se: “Mua nuk më është refuzuar asnjëherë viza amerikane. Është hera e parë që aplikoj dhe e mora njëvjeçare me shumë hyrje dalje”.

Dhe vërtet Doshi udhëtoi drejt Amerikës, udhëtim nga i cili ai postoi edhe një foto me kongresmeni Eliot Engell. Por ajo që çuditi më shumë, ishte fakti se ai arriti të ketë edhe një intervistë në Uashington në Zërin e Amerikës, një media që është gjithnjë në të njëjtën linjë me qëndrimet e qeverisë amerikane. Dhe për më tepër se kaq, ai bëri edhe një deklaratë të fortë. Ishte koha kur në vend kishin plasur protestat kundër armëve kimike dhe Tom Doshi bëri thirrje për t’i pranuar ato në Shqipëri. Deputeti i fortë që dikur kishte çuditur shumëkënd duke qenë i vetmi në sallë që nuk kishte duartrokitur fjalimin e Hilari Klintonit në Parlamentin Shqiptar, tani po shndërrohej në proamerikan. Kur u kthye në Shqipëri, Doshi shkroi në faqen e tij në Facebook se elektorati i tij në Shkodër duhej të ndihej krenar për këtë vizitë. Dhe kështu, u duk për disa kohë se faqja e erët e Doshit pranë amerikanëve ishte fshirë, se emri i tij ishte hequr nga lista e zezë. Deri sa ndodhi përplasja në PS, që tregoi edhe njëherë se në Uashington mund të vonojnë, por nuk harrojnë.

A ishte “ Tom Doshi” guri i fundit i Sali Berishës?

Disa muaj më parë, kur gjërat po dukeshin se shkonin sipas rregullit të tyre, do të thotë me përplasje verbale dhe broçkullat e përditshme të Berishës, ky i fundit bëri një deklaratë, e cila, si gjithë të tjerat, kaloi lehtas nga njerëzit e politikës dhe të medias, duke e quajtur shashkën e radhës nga ai.

Berisha, as më pak e as më shumë, deklaroi se ai e dinte krejt mirë se zgjedhjet vendore do të bëheshin në të njëjtën kohë edhe me zgjedhjet e përgjithshme. Deri asaj dite ai kishte bërë thirrje për protesta, ashtu si bën edhe sot e gjithë ditën, kishte bërë thirrje për përmbysje, për revolta popullore, grumbullime, mitingje, etj, etj, të gjitha në stilin e tij të politikës së prapshtë, kur krejt befas ai bëri parashikimin Se do të kishte zgjedhje të përgjithshme parlamentare me 21 qershor.

Si ndodh zakonisht me deklaratat e tij, ata harrohen shpejt, ndoshta edhe nga ajo se pas dy a tri ditësh ai do të bëjë një tjetër, kështu që edhe kjo u kalua shpejt e shpejt, dhe fakti që, edhe shefja e dikurshme e parlamentit u përfshi në këtë valle, po ashtu nuk zgjoi vëmendjen e shumë kujt.

Në të vërtetë Berisha paska ditur më shumë se shumë të tjerë. Si deklaroi vetë ditën e djeshme, 5 mars, në parlamentin e Shqipërisë, ai paska më shumë se tre muaj që e kishte ditur se do të ndodhte një vrasje e dyfishtë parlamentare, nga një në secilin krah, por kjo nuk i kishte interesuar, sepse, sipas tij, ai e kishte ditur se në këtë vrasje do të mundoheshin të implikonin njerëzit e tij.

E çuditshme është se si një njeri që kapet fjalërisht pas traditës dhe kodit të nderit, në të vërtetë nuk ka as traditë e as nder, të ketë heshtur për tre muaj me radhë dhe nuk ka lajmëruar askënd nga strukturat e larta të shtetit, të paktën ata që ka ende nën hyqmin e tij. Pra, nuk ka lajmëruar as presidentin e vendit, as shefin e Shërbimit sekret, që është de fakto e de jure syri e veshi i tij, as prokurorin e përgjithshëm, as këshillin e lartë të drejtësisë, dhe në fund të fundit as deputetin e partisë së tij, i cili, si e kishte ditur Berisha, do të bëhej kurban për hatër të riardhjes në pushtet të berishoviçëve të vegjël dhe të mëdhenj.

Ky i fundit, deputeti i tij, i zgjedhur ashtu si u zgjodh, në një deklaratë habitore, nuk ka ditur asgjë deri ditën kur Tom Doshi plasi “bombën”. Ai nuk kishte pasur asnjë paralajmërim se mund të ndodhte diçka në jetën e tij, dhe nëse këtë nuk e kishte pasur nga strukturat e shtetit, që po ashtu duhej ta kishin vënë në dijeni, nuk kishte pasur as nga shefi i tij i plotfuqishëm, Sali Berisha.

Kush i tha Berishës tre muaj më parë se po përgatitej një atentat ndaj dy deputetëve, nga një në secilin krah dhe, për më tepër, dy veriorë, nga vinte edhe falanga pushtetore e Berishës?

Tom Doshi nuk e ka pranuar asnjëherë se ka biseduar me të, megjithëse ka vëzhgime që flasin për takime të tilla; shefi i qeverisë, shefi i parlamentit, ministri i brendshëm, drejtori i përgjithshëm i policisë..të gjithë këto nuk kanë pse të hapin një bisedë me një deputet, i cili edhe kur ka qenë president dhe kryeministër, ka qenë njeriu më arrogant ndaj ligjit dhe drejtësisë. Deputeti i tij , Fufi, nuk e ka ditur për vete. Atëherë kush e lajmëroi Berishën për skenarin, e për më tepër se në këtë skenar është edhe një pjesë në të cilën mund të përfshihen njerëzit e tij, dhe për më tepër kunati?

A është e mundur që Berisha ta ketë ditur se po përgatitet diçka edhe para vetë Tom Doshit? Është plotësisht e mundur. Tom Doshi, kohët e fundit , para zgjedhjeve të 23 qershorit, ka qenë një ndër më të agresivët ndaj strukturave pëdëiste në Shkodër dhe kudo tjetër. Nëse ai do të merrte një ndëshkim shembullor, kjo nuk do e kishte prekur asnjëherë Berishën, e aq më pak Topallin,të cilën publikisht e kishte quajtur “moldavja politike e Shkodrës”. Për më tepër, nga njerëzit e tij ai kishte marrë dijeni se mes Ramës dhe Doshit nuk ishte më ajo lidhje që ishte menduar se do të ishte dhe se, ky i fundit, mund të ishte i prekur nga dy fakte: nuk ishte realizuar ajo që vetë Berisha kishte predikuar pas 21 janarit për Tom Doshin, si ministër i brendshëm, dhe e dyta, shefi i ri i qeverisë nuk po hapte rrugë për gjëra që Doshi kërkonte të bënte jashtë ligjit. Në këto kushte për Berishën , një akt hakmarrje do të kishte të dyfishtë ndjenjën: edhe ndaj asaj që kishte ndodhur, edhe si një deputet që mund të mbështetej vrasja e tij pas dërrasave të qeverisë dhe të shefit të parlamentit, që për Berishën ishte një tradhtar koalicionesh.

Në tre muaj me radhë, si e pranon lehtësisht, duke e ditur se mund të ndodhte një krim i dyfishtë, ai ka heshtur, duke e pritur këtë. Si duket ai ka zgjedhur dy rrugët: nëse ndodh njëra nga vrasjet do të ishte e dobishme; nëse nuk ndodh dhe bëhet lajm i ditur, si ngjarje e pritshme, po ashtu kjo do të ishte e shumëpritur. Të presësh tre muaj se mund të ndodh një vrasje ka vetëm dy shpjegime dhe asnjë tjetër: ose je pjesë e përgatitjes së kësaj vrasje; ose je duke e pritur ndodhjen e tyre për të ngritur një epsh qeveritar.

Ka edhe një rrugë tjetër, por kjo është më e pështira: ajo që çdo gjë të jetë përgatitur në bashkëpunim me të dhe një plan kaq i sëmurë mund të dalë vetëm nga një mendje e sëmurë.

Dy pyetje ende nuk kanë marrë përgjigjen e duhur: pse duhej të bënte qeveria një vrasje politike , kur nga ajo nuk mund të rrokte asgjë të mirë; dhe e dyta, nëse do të kishte ndodhur, kush do të përfitonte prej saj?

Tom Doshi nuk ishte i rrezikshëm për askënd në qeveri. Edhe sikur të ishin shembur të gjitha urat për një riafrim mes tij dhe strukturave qeverisëse, i lënë mënjanë ai do të ishte më i dobishëm se sa i shpallur person i kërkuar për ta vrarë.

A ishte “Doshi” guri i fundit i Berishës?

Shumë shpejt kjo pyetje do të marrë një përgjigje. Dhe do të jetë e hidhur për vetë ata që ngritën këtë ngrehinë të pështirosur, por që do të ketë një gjë të mirë: do të mund të nisë pastrimi i politikës nga gjakndjellësit.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...