Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/03/14

GJITHÇKA NË SUAZA TË KURRESHTJES



Nga Lutfi Lepaja

A di sa në humbje jemi që po llogaritemi shoqëri pluraliste, në krahasim me atëherë, kur ishim shoqëri moniste. Rezultati, thuaja zero me dy, në të ”mirën” tonë. Atëherë të gjithë e kemi ditur çka flet e shkruan Rexhep Qosja, sepse mendimet e tij janë dhënë në të vetmen gazetë dhe publikim, kështu që edhe mos me dashtë me i ra kah mendimet dhe dija e tij, nuk ke mundur, sepse të ka rënë në sy dhe kurreshtja pastaj të ka sunduar. Ky ka qenë përfitim i madh si për masat e gjera që pak a shumë kanë krijuar njëfarë përfytyrimi për gjërat letrare dhe shkencore, e po ashtu edhe për gjeneratat e reja të krijuesve. Kurse tash, që mendjet e ndryshme, por dhe më të shumta në numër, janë shkepur secila nëpër një medium, më shumë të vetin dhe të vetmuar, masa e gjerë kurrsesi s’ka mundësi të ndeshet me të gjithë, as edhe vizuelisht. Sepse, rezonues dhe specialistë ka, por një ndodhet te “Koha Ditore”, një tjetër te “Java”, ai i treti te “Zëri” i katërti te (ndoshta) “Bota Sot”; mund të besosh se diçka të importuar si mendje të jashtme, e ke në “Kosova Sot”, shkepen pastaj trutë tona nga pak, nëpër “Epokën e Re”, derdhen sporadikisht në publikimet periodike, por përgjithësisht ekziston përshtypja, se në këtë mungesë koncepcioni, gjithsesi që ka humbur ideja bazë se çka është e përbashkëta e të gjithëve, dhe çka e veçanta e seciles prej atyre mendjeve. Tue fitue kështu në kapacitet, më shumë po humbasim në cilësi, vlerë dhe kriter.


Cilët autorë që praktikisht meritojnë t’i kemi për udhërrëfyes janë sot, e që secili dimë t’i humbasim dhe injorojmë në mënyrën tonë të luftës speciale të logjikës së viktimës, që bashkangjitet me fatin e përgjithshëm, e që mbetet pa fajtorë konkretë? Për të gjithë ata që nuk e lexojnë “Kohën Ditore”, është ky Mehmet Kraja, me diskruset e tij kulturore dhe politike, është ky Migjen Kelmendi, me Optet portretiste dhe bravoruzitetet e tij editoriale dhe më gjerë, në “Java”. Janë këto skicat politike dhe shoqërore të Blerim Shalës, që mbeten pa to ata që nuk e kanë në duar “Zërin”, ashtu qysh edhe një varg të tjerësh sporadikë, që parakalojnë si bashkëpunëtorë të rastit, por që me qenësueshëm sillen dhe gjenden vetëm te një publikim, e jo edhe te të gjithë. Logjika e huazimit të materialeve që meritojnë për t’i marre nga njëra-tjetra, tash për tash është krejtësisht e ndaluar, e pa aplikueshme, qoftë nga skepsa, qoftë nga inati. Do të duhej të ekzistonte logjika e shpërblimit të mirëfilltë, që materiali i huazuar prej një organi në tjetrin të kalonte me parametrat në fuqi, mbi shpërblimin adekuat, kështu që edhe shtimi i mirësjelljes do të përforcohej dhe do ta kapërcente logjikën e ngushtë egoiste, që të bëhemi të gjithë fitimtarë, kur mbretëron përshtypja se të gjithë jemi humbës, perderisa është prezente moskorektësia dhe mungesa e debatit.

Një mangësi tjetër e madhe, që çështjen e shpie edhe më tej kah ndasitë, është edhe paraqitja e rastësishme e debateve dhe kundërdebateve që shpërthejnë, dhe kur autorët, secili mendimin edhe kundërshtues për autorin që e skematizon, e boton vetëm në organin e tij, apo thjeshtë edhe në rubrikën e tij speciale. Kështu kemi polemikën e hapur për një problem letrar nga Mufail Limani në “Java”, dhe i apostrofuari, Beqë Cufaj, dredhet dhe në rubrikën e tij të përhershme në “Koha Ditore” merr dhe i përgjigjet të njëjtit aty. Kështu që publiku ka mundësi pjesërisht ta përcjellë vetëm njërin sinjal, ndërsa përmbylljen e tij nuk e sheh më kurrë. Ndërsa, rezultati mbetet vetëm në distinkt të njëanshëm: me siguri Mufaili ka të drejtë dhe e godet çështjen, kur e quan Cufajn shkrimtar mesatar, por s’ke ç’i bën, kur Cufaj e kamuflon veten edhe lexuesin, kështu që askush nuk merr vesh se me kë e ka dhe sa i pranon për të vetat mangësitë që i citohen, ndërsa mbetet vetëm si mundësi se iu ka përshkruar diçka, që ky me veprim mahinalist e ka larguar përkohësisht, ndërsa përballja e tij e thellë dhe e rëndë me vetveten, si krijues mesatar, duhet të kuptohet si pozicion mjaft denigrues nga bartesi i ketij fati apo afiniteti, dhe kjo marrje me vetveten vetëm sa ia thellon edhe më tej hullitë, nga të cilat është e pamundur të dalë, po s’e pau edhe kritika apo ana tjetër e medaljes. Për këtë shkak ne sot kemi romane e vepra të botuara, për të cilat askush nuk di gjë, përpos autorit të tyre, i cili prej ditës në ditë po vjen kah një kthjellim fatal për veten: s’di përse po shkruaj, apo edhe më rëndë, turp qenka që merrem me shkrime, sepse turp është edhe në realitet, kur shkruan, e s’ke lexues, madje as të atillë që kanë mbulesë vetëm kureshtare, tash për tash.
Nëse sot Qosja shkruan për “Epokën e Re”, është mirë të huazohen këto shkrime edhe në organe të tjera, posaçërisht kur ai atje është i ftuar që të rrisë ekzemplarët e gazetës, kështu që ta ndiejnë më thellë autorët, që aty botojnë vetëm për t’iu dalë emri e marramenthi të tregojnë se, megjithatë, ende ekzistojne si krijues, konkretisht po e apostrofoj veten ndër të tillë, kurse përpjestimisht në këtë pozicion ndodhen sot nëntëdhjetë përqind e krijuesve, dhe të nxirren në peshojë këto dy veprime, që dalin diametralisht të kundërta si shfaqje, por edhe si interesa. Dhe të shihet dhe të matet saktë, se ku rrinë në kualitet dhe goditje, shkrimi i ofruar falë dhe ai i parapaguari. Po ashtu duhet të peshohen edhe shkrimet e autorëve të ndryshëm, që pikërisht për shkak se nënkupton shpërblim, pagim honorari, ato refuzohen, apo shpesh edhe margjinalizohen në rubrikat, në vend se, si përpara, “Lexuesit na shkruajnë”, tash në atë modifikim emërtues formal, “Opinione”, që në asnjë periudhë nuk kanë rezultuar të pagueshme, kurse tash edhe më pak dhe kështu një shkrim i mirë, i cilësisë së kolumnës, del si shkrim i dorës së dytë dhe këtu bëhet mëkat i dyfishtë. Me këso taktizimesh dhe marifetesh janë të mbushura faqet e organeve tona të shtypit, sa që kjo praktikë ato shpesh i nxjerr edhe para një veprimi të ndalueshëm, që huazojnë dhe kopjojnë pikë për pikë artikuj të gazetave të ndryshme të botës dhe kjo nuk ka mundësi të përcillet, e aq më pak të dënohet si veprim i tillë. Nuk duhet të çuditemi, se edhe emra anonimë shkruajnë me përgjegjësi dhe saktësi profesionale, sa që krejt përqëndrimi ynë kalon në befasinë si është e mundur të shkruajë aq mirë autori ynë për të arritura të huaja, kurse për të vetat bie nën nivel të tyre. Çfarë motivimi mund të kemi mbi lëndën që ai shtron, përderisa tash për tash dhe në këtë izolim total prej trendeve shoqërore dhe krijuese botërore marrim lidhjen vetëm përmes gazetave të huaja me ngjarje të tilla, që autorët dhe gazetat tona i kopjojnë me shkathtësi, ndërsa ngjarja mbetet një nevojë e gjakueshme por e pa shijuar si e tillë.

Në këtë kategori e ke shkrimin “ekzakt” për filmin “In America” nga i cili përfytyrimi për kapjen me rrjedhat filmike njëmend mbetet vetëm si përfytyrim, kureshtje. Artikulli e shpjegon në nivel filmin, fabulen e tij, besoj si citat por pa e futur në thonjëza. Asnjëherë në përvojën tonë nuk do të bashkangjitet recensioni i librit me librin e mirë në botë, por shkojnë ndaraz, ose e licencon artikullshkruesi kurtoaz e kureshtar, ose e lexon ai që e ka lami të ngushtë dhe merret në raste me citate fragmentare nga ai libër. Rrallë ndodh që nga fuqia e kësaj kureshtjeje, dhe nga dobia e një libri, ai të përkthehet. Por edhe nëse përkthehet, në gjuhën e përkthimit dhe përgjithësisht në opinionin tonë për atë libër, vërehet një kurtoazi dhe shitje mendësh, pikërisht nga takimi i parë ndërmjetësues me të, nga përkthyesi, ku dominon një material me gabime të pafalshme logjike e gjuhësore.
Me pak fjalë, pra, kjo është një si dëshmi se me publikimet tona të ndryshme, ne as për së afermi nuk mund ta mbulojmë mungesën e debateve, përderisa nuk ekzistojnë ente të specializuara, që këto të na i sjellin në natyrën e lëndës si nevojë kulturore dhe shtrimi i saj normal si rrjedhë dhe si organizim, për të balancuar diagnozat e shoqërisë sonë në përgjithësi dhe në prekjen dhe dhimbjet e saj aktuale, që presin shqyrtime dhe baraspeshime normale, çka është e nevojshme në krahasim me atë që na duhet urgjentisht, por edhe në situata të ngadalta me krejt atë që bëjmë ne sot qoftë në publicistikë, qoftë në krijimtari artistike, qoftë në politikë, jemi të ballafaquar me dy fenomene, për syrin dhe mendjen e botës, që eventualisht këto trende tonat i përcjell: a më tepër janë të sëmurë krijuesit e vjeter nga origjinaliteti, apo krijuesit dhe profilet e reja nga kopjimi dhe cila shihet si plagë më e rëndë, që domosdo e vërejnë ata që na vlerësojnë. A më tepër e më parë duhet të shërohen origjinalët nga karizma, apo falsifikatorët nga manipulimi? Një vijë të ndërmjeme ndjekin gjithsesi personalitetet që kanë arritur të depërtojnë ndërmjet këtyre dy kualifikimeve, që rastësisht ose nga talenti që kanë kanë shpëtuar prej tyre, prandaj këta duhet të profilizohen gjithnjë e më dendur, të mos kihet tash edhe një kriter vlerësimi i dytë për ta, por të kapen me unanimitet, se vetëm përmes pranimit të tyre, këta dy kufij ekstremë do të gjejnë reminishenca të afërta me punën e tyre dhe gradualisht do të arrijnë ato në kualitet të të menduarit dhe të shprehjes për gjithçka që na intereson dhe i duhet shoqërisë sonë.
Edhe pse dihet se me shkrimet dhe përgjithësisht me krijimtari artistike nuk mund ta ndërrojmë shoqërinë, së paku ajo duhet të paraqitet në trend afërsisht të njëjtë me rrjedhat e ngjarjeve që paraqiten afër nesh e në këtë kohë dhe në to të mos reagojmë me parametra aq divergjentë dhe nga dy krihë dhe nga dy interesa, sikur të ishte fjala për një shoqëri unike që punon për shkatërrimin e saj: njëra pjesë tjetrën, njëri krah tjetrin, njëri mendim tjetrin, njëra bindje tjetrën. I gjithë problemi rri para nevojës së sensibilizimit të opinionit dhe krijuesve që me guxim të ballafaqohen me mendimin e tjetrit dhe vetëm përmes shkallës kualifikuese të tij të bijnë në shtratin e cakut ku do të dëshironin të dilnin, e kurrsesi me bindjen tonë kokëforte që po i trasojmë rrugë kureshtjes, për të na marrë të tjerët qysh dëshirojmë vetë.



Përse vrasja e Musa Hotit mbahet enigmë nga shteti i Belgjikës ?

U mbushën 11 vjet që nga data e 16 janar të vitit 2004, ku në qytetin e Brukselit u vra në pabesi dhe mizori patrioti dhe atdhetari shqiptar, Musa Hoti.

Safet Hasani, PhD
Safet Hasani, PhD


Njëra ndër periudhat më të vështira të popullit shqiptar të Kosovës, që i kalojë me pasoja shumë të rënda, padyshim ishte periudha kur një e treta e territorit shqiptar mbeti nën sundimin e egër serbo-jugosllav. Populli shqiptar gjatë asaj periudhe të shtypjes, si para ashtu edhe pas Luftës së Dytë Botërore, përjetoj tragjedinë më të rëndë gjatë tërë historisë. Ajo shtypje e egër sllave ndaj faktorit shqiptar bëri çfarëdo manovrash vetëm për t’i shkatërruar vlerat kombëtare shqiptare, ato vlera që u krijuan me mund dhe gjak gjatë historisë.

Politika sllavo-serbe duke njohur mentalitetin dhe qëndrueshmërinë shqiptare filloj të përdorë metoda dhe eksperimente të ndryshme për minimizimin dhe defaktorizimin e subjektivizmit të shqiptarëve në ish-Jugosllavi. Ata krijuan blloqe paralele mes shqiptarëve për përçarjen e shqiptarëve mes veti, politikë kjo që përdorej gjatë historisë “përçaj dhe sundo”, gjë që në një formë edhe kishte zë vend ai mallkim sllav tek disa grupe dhe individ të caktuar. Ata individ u shndërruan në parazit dhe argat të armikut të shqiptarëve, nga dëshira e sëmur për të qenë në pozitë. Me dëshirën e tyre u shndërruan në njerëz servil, faqezi, tradhtar, ata që do t’i shërbenin djajve të Beogradit në kurriz të popullit shqiptar. Ato grupe apo individ, duke u ushqyer nga propaganda sllave humbi aftësinë dhe orientimin për qenësinë shqiptare. “Ata” filluan të mendojnë ndryshe, filluan të mendojnë për partinë, për proletariatin, “bashkim vëllazërimin” e rrem komunist, etj. “Ata”, fatkeqësisht, nuk i kuptuan gënjeshtrat sllave, por filluan të ushqehen me shpifje, veprimtari antikombëtare, virtyte ato që zhveshin njeriun nga ajo të qenit njeri. Në anën tjetër, politika serbe me gjakftohtësinë e një gjakpirësi me përvojë të gjatë në profesionin e kriminelit, ju jepte urdhra atyre “individëve apo grupeve”, që në emër të “bashkim vëllazërimit” komunist të vrasin shqiptar që ishin me ndikim. Në anën tjetër, përdornin forma të ndryshme për t’i ndjekur personat dhe individët që punonin për çështjen kombëtare, e duke i etiketuar me emra të ndryshëm, si; irredentist, nacionalist, kundërshtarë politikë, etj., bënë që të diferencoheshin shoqëria nga, që në popull përdorej shprehja “lëçit”. Filluan përndjekjet, vrasjet, etiketimet e atdhetareve dhe burrave të mëdhenj të kombit.

Musa Hoti në vitin 1977


Musa Hoti në vitin 1977


Vrasje nga dora e armikut dhe direktiva kishin filluar qysh herët me vrasjen e; Haxhi Zekës, Hasan Prishtinës, Luigj Gurakuqit, Avni Rrustemit, Isa Boletinit etj. Por në Kosovën tonë robëruar, pas LDB-re nga katrahurat jugosllave u eliminuan të gjithë ata që synuan bashkimin kombëtar. Ajo realizohej nga Sigurimi i Shtetit Jugosllav e cila planifikonte në kuadrin e Akademisë së Shkencave të Serbisë që njihet si “SANU”, ku në kuadër të saj vepronin edhe KOS-i dhe UDB-ja. Ato infiltruan njerëz përmes agjencionit turistik KOMPAS, për likuidimin e shqiptarëve në mërgim siç likfiduan; Jusuf e Bardhosh Gërvallën, Kadri Zekën, Metush Krasniqin, Enver Hadrin, etj., dhe pas çlirimit të Kosovës nga këto rryma të pushtuesit serb vritet edhe patrioti dhe heroi i kombit Musa Hoti. Vrasja e Musa Hotit pati dhe ende do të ketë pasoja të rënda për Kosovën dhe për shqiptarinë.

Musa Hoti ka qenë njëri nga personalitetet dhe figurat e shquara kombëtare në mërgatë, i cili vinte nga Mitrovica. E kishte lëshuar Kosovën si shumë bashkatdhetar tjerë dhe jetonte në Bruksel të Belgjikës. Ai tërë jetën e tij ia përkushtoj Kosovës dhe shqiptarëve edhe se shpesh herë ndihej i zhgënjyer dhe i braktisur por kurrë nuk pushoj së punuari për çështjen kombëtare, çlirimin e Kosovës dhe bashkimin kombëtar. Edhe se shteti i Shqipërisë, gjatë periudhës komuniste, nuk i përkrahu bijtë e saj jashtë atdheut, Musa kurrë nuk foli ndonjë fjalë të ligë për Shqipërinë, por as kundër regjimit të Enverit. Gjatë periudhës së vështirë që kalonte populli i Kosovës nën regjimin jugosllav dhe pas demonstratave të vitit 1981, Musa Hoti bënë aktin heroik dhe vret ambasadorin jugosllav në Belgjikë me qendër në Bruksel, Stojan Gjeriq dhe plagos dy truprojën dhe shoferin e tij. Pas mbajtjes së burgut Musa Hoti do të jetë nën shënjestrën e njerëzve të UDB-së, dhe do të përndjekjet për më shumë se 20 vite. Edhe pse i kërcënuar dhe i përndjekur ai nuk u ndal së vepruari për çështjen kombëtare. Edhe se rreziku ishte i pranueshëm për jetën e tij, shteti i Belgjikës nuk mori kurrfarë mase për sigurinë e tij personale. Por, fatkeqësisht edhe bashkëpunoj me anëtar të UDB-së për eliminimin e tij. Veprimtaria e tij kombëtare do të bëhej edhe më tej pengesë e madhe e projekteve serbe kundër popullit dhe shtetit të Kosovës. Kështu, me 16 janar 2004 pas një planifikimi të mirë nga dora e zgjatur serbe Musa Hoti do të eliminohej në mënyrën më barbare. Trupi i tij to të sillej në Kosovë me 21 janar të atij viti, ku edhe do të varrosej me nderime më të larta ushtarake në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë. Ai u varros me nderime ushtarake të TMK-së nga Garda Kombëtare e Kosovës Z4M. Pati me mijëra të pranishëm, intelektual, profesor, doktor, qytetar të shumtë për t’ia dhënë lamtumirën e fundit heroit dhe patriotit të kombit Musa Hotit. Sot trupi i tij pushon në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë, por një breng që akoma ndihej te familjarët dhe populli i Kosovës, se akoma dorasit e tij lëvizin lirshëm dhe shteti i Belgjikës nuk ka bërë sa duhet për kapjen e autorëve të krimit.

Shteti i Belgjikës ka informacione të plota se kush kanë gisht në vrasjen e Musa Hotit. Në marrjen e hetimeve në vendngjarje janë zhdukur provat që tregojnë se, vrasja e tij është bërë pikërisht për hakmarrjen ndaj vrasjes së ambasadorit jugosllav në vitin 1981. Mërgimtarët shqiptar që jetojnë dhe punojnë atje i kanë afruar Prokurorisë së Brukselit të gjitha të dhënat e sakta për personat që kanë gisht në këtë vrasje, por kjo Prorikuri ka pezulluar hetimet rreth kësaj vrasje. Sigurisht që dihet pse janë pezulluar këto hetime, “sepse prapa këtij akti terrorist fshihet plani serb për likuidimin e personave që ata i ndjekin dhe për hakmarrje politike”.

Për zbardhen e vrasjes së Musa Hotit nuk kanë folur organet e drejtësisë së Belgjikës, por duke ditur, dhe duke u bazuar në shumë fakte, se në vrasjen e Musa Hotit kanë marrë pjesë personalitete nga direktivat serbe, e që vet shteti i Belgjikës nuk donë ta bëjë zbardhjen e kësaj vrasjeje. Fatkeqësisht, edhe pas njëmbëdhjetë vjetësh, për këtë vrasje nuk ka folur ende zyrtarët e lartë të Ministrisë së Brendshme dhe Institucionet e Sigurisë së Belgjikës, që dyshohet, sipas të gjitha gjasave kanë prova të mjaftueshme për zbardhjen e rastit. Ata edhe se e dinin që ishte sulmuar disa herë nga personat serb disa herë, ata as që kanë ndërmarr ndonjë gjë për t’i penguar kriminelët serb në realizimin e planit që kishin për t’ia shuar jetën atdhetarit, të shquar Musa Hotit.

Atdhetari dhe Humanisti i madh shqiptar : Adem Krasniqi

Adem Krasniqi është zemra e shqiptarit i rritur edukuar dhe frymezuar një jetë vertikalisht bashkë me të atin bacen ahmet ishin pjesë dhe mbeshtetes moral,financiar dhe direkt të tre lufterave Clirimtare duke e shkrirë një pasuri te terë për shqiptarizmen ,edhe ne disa shkrime te mehershme kam thenë se për ta potencuar kontributin e Ademit mergimtarit ,luftetarit e puntorit madh Adem Krasniqi nuk mjaftojnë as një seri shkrimesh e Dokumentaresh TV .

Ademi jeton dhe vepron në SHBA dhe bashkë me një armatë aktivistash shqiptar nga mbare gjeografia shqiptare tash e 15 vite ndan kafshaten e gojes së familjes së tij dhe ndihmon dhjetra persona në Kosove ,Presheve ,Maqedoni etj

Erald Selca

I ndjeshem sensitiv me hallet e atdheut Ademi me familje pas lufte ndihmoi shoqatem Miqtë e TMK-së ,femijet jetim invalidet veteranet e shumte dhe shumë familje deshmoresh ,është humanist i paster kur ndihmon per zot e atdhe e jo me bo show medial .

Ka ndertuar disa shtepi në Mitrovice te Veriut qe popullata mos të shperngulet disa invalideve te luftes dhe skamnoreve ,ka ndihmuar dhe po ndihmon edhe sot veteran lufte pa pune e me femije te semurë me shpirtebardhesinë e tij të kristaltë .

Ademi ndihmon shqiptaret me shpirt janë një nga familjet me atdhetare ne gjeografine shqiptare ku kane marre qindra mirenjohje

Ademi nuk ndalet i heshtur ,modest fjalepak atdhetar i zjarrte me mendjen tek Shqiperia Kosova dhe viset tjera i shqetesuar me fatet e atdheut ai vetem fizikisht eshte ne SHBA me Astritin ,e shume shok tjere se me shpirt ne trojet e veta stergjyshore

Tash ne kete muaj te madh te festave te Nentorit Ademi ,Astriti shoket tjere Franki Luigji etj do jene aktiv ne shenim te ketyre datave madhore ne shtepite e ketyre atdhetareve humanistave e burrave nderuar cdo gje frymon shqip shqip dhe vetem shqip .

Mbare Kombi i eshte falenderues burrave te tille qe bejne vepra te medha pa rrahje gjoksi .

Murgesha e zhveshur perballë Vatikanit tërbon italianët

Murgesha e zhveshur perballë Vatikanit tërbon italianët
Një kompani italiane nuk e kishte menduar kurrë se reklama e saj do të sillte një reagim të tillë. Ata kishin krijuar një billboard ku shfaqej një murgeshë pa sytjena dhe e veshur me xhinse. Në foto dukej pjesa më e madhe e gjoksit të saj të zhveshur. Kjo foto me murgeshne e zhveshur ve vendine

mureggggg

Kjo ka tërbuar qytetarët italianë të cilët e akuzojnë kompaninë për blasfemi. Reklama erdhi pak ditë para vizitës së Papa Françeskut në Napoli e cila është planifikuar në 21 mars  2015.


Si lindi Gjakova? Rudina, pse humbi ky emër?


Fahri Xharra
    Fahri Xharra

Kosova nuk është djep i serbëve, por është pre pirateske e tyre. Politikanët dhe intelektualët serb duhen ta dinë që kjo krahinë shqiptare ” banohej nga shqiptarë, bashkëatdhetarë dhe vëllezër qysh prej kohës së pellazgëve” ( V.Bernard ;”Maqedonia dhe Helenizmi”) .

Por si e thot Aristidh Kola në librin e tij ” Greqia në kurthin e serbëve të Millosheviqit ”http://everteta.al/ (f.67) se në të vrtetë Kosova, :” falë pozitës gjeografike të saj. është e tillë që kush e zotëron atë ; zotëron gjithë vendkalimet për Adriatik, për në Egje e për Shqipëri . Pra përbën një nyje të rëndësishme ekonomike dhe strategjike, prandaj edhe thuhet në trajtë hiperbolike, që kush e zotëron Kosovën e zotëron Ballkanin”



0L1Kqjs

E verteta e Gjakoves ! Keni dëgjuar për nahijën e RUDINES ?

“Të mbrosh çështjen kombëtare në opinion përmes mediave, kur të cënojnë integritetin, territorin e kombit, të mohojnë gjuhën apo historinë dhe kulturën e të parëve, është atdhetari dhe asnjëherë nacionalizëm”.(Vilhelm Vranari Haxhiraj)

Gjakova apo Rudina, nje pyetje që më ngarkon. A me të vertetë lindi jeta pas Hadum Agës në Gjakovë? . Pa ofendime, pa parabindje fetare, pa lokalizëm shpirtëror, në shërbim të së vertetës e cila na është mohuar dhe meshefur.Ne duhet t´a zbulojmë.

”Xhamia e Hadumit është një objekt sakral në Gjakovë, Kosovë. Objekti është ndërtuar gjatë sundimit të Perandorisë së Osmanlinjve,  në dekadën e fundit të shekullit XVI.[1]







Në defterin zyrtar te Perandorisë të vitit 1571, Gjakova (?) përmendet si fshat, ndërsa tregu i saj konsiderohet si qendër tregtare rajonale. Në atë periudhë, konkretisht në në vitet 1594/1595, Hadum Sylejman Efendiahttp://everteta.al/ – i njohur si “Hadum Aga”, vendos ta financojë ndërtimin e një xhamie e cila do ta bartte emrin e tij. Pas ndërtimit të xhamisë në territorin e fushës së Jak Vulës, fillon zhvillimi i hovshëm i ekonomisë, pasi zejtarët nisin të vendosen në afërsi të objektit të saj. Në këtë mënyrë krijohet struktura e kompleksit të Çarshisë së Madhe, e cila më vonë luan rol të jashtëzakonshëm në zhvillimin social, ekonomik dhe kulturor të Gjakovës.”

A me te vertet lindi jeta në Gjakovë pas Hadum Ages ? A kishte jetë andejpari, dhe para tij? Po si quhej ai vend ku Hadum Aga vendosi të ngriste xhaminë?

Si do që të jetë qyteti ekzistues i takon periudhës osmane. Në fakt, në bazë të të dhënave historike, Gjakova njihet qysh nga dekada e pestë e shekullit XIV, më saktësisht nga viti 1348, kur i takonte nahijes së Alltun-Ilisë, me qendër në Junik. Ndërkaq, sipas burimeve të kulturës materiale, ndërtimeve arkitekturale monumentale, ajo njihet nga dekada e fundit të shek. XVI. : Po mirë në dokumentat e e vitit 1348, nuk ka mundur ta ketë emrin Jakova.Si e kishte atëherë, dhe pse u mshef ai emër ? Po, pse Hadum Aga e zgjodhu mu këtë vend (sot Gjakovë), e jo për shembull Junikun?

”Kryepyetja eshte cila ishte tradita, toponomia, onomastika, historia shqiptare ne brezat familjar para Jak Vules sepse ekzistenca shqiptare dhe e vete Gjakoves dokumentohet para pushtimit osman ne Ballkan… http://everteta.al/Në tëkundert vetem historiografia serbe thotë se para ardhjes se perandorisë osmane nuk kishte shqiptarë në Kosovë. Një deshmi e qartë është se kodi i Stefan Dushanit ishte bëre para ardhjes osmane si projekt serb qe katoliket shqiptare ti ortodoksoj me qellim te qartë ti sllavizoj. Këto dëshmi dëshmojnë ekzistencen shqiptare ne keto hapësira prandaj historia duhet te shkruhet drejte në interes te kombit pa paragjykime dhe manipulime për interesa ditore…!!!(Eduard Frrokaj)

Sigurisht, sepse për paradoks po të pranojmë teorine se ka filluar me Hadum Agën atëherë ju japim të drejtën serbëve dhe historiografisë se tyre se jemi ardhacak të vonëshem .

Pra qëllimi i shkrimit është hulumtues, thënë më mirë një nxitje më shumë për të vërtetën shqiptare në këto troje.Nuk guxohet ti ipet kahje tjetër, se vetëm që e rëndojmë qëllimin .

Një gjakovës thoshte: duhet ti percjell rrefimet e baballarëve tanë se Xhamija e Hadum Ages ështe ndertuar me gurët e kishes që ishte aty.” Sa është kjo e vërtetë?

“Sipas regjistrimeve regjistrimeve të vitëve 1571 dhe 1591 regjioni Verilindor i Sanxhakut të Dukaxhinit, ose sipa emrit të dhënë në shek.XVI-të, regjioni i Hasit ishte tërësisht i banuar nga shqiptarët . Regjioni i Hasit ishte i ndarë në tri nahije: Nahija e Rudinës (Gjakova e sotme dhe fashtrat e saja në jug), Nahija e e Domeshtiçit (fshatrat në mes Gjakovës së sotme dhe Prizrenit) si dhe Nahija e Pashtrikut ( fshatrat në lindje dhe në perëndim të malit Pashtrik).http://everteta.al/Kjo mbyllet me faktin që ngjajshëm me banorët e regjioneve malore të Shqipërisë Veriore edhe banorët e këtyre tri nahijeve kishin emrat tipik Shqiptarë: Gjin, Gjon, Gac, Bac, Kol, Gjec, Doda, Prend, Biba, Nue, Dida, Shtepan, Vata, ( Burimi: http://archive.is/tr44YThe albanians in Kosova through the centuries, by S.Pulaha – www.ezboard.com )

Të analizojmë : regjistrimi, edhe i vitit 1591 këtë lokalitet e shënonte si Rudinë, kurse Xhamia e Hadumit u ndërtua në vitët 1594-1595 ; dhe që nga atëherë humbi çdo gjurmë e Rudinës .( Rudinë;Shesh i gjerë me bar të njomë në mal; lëndinë. Rudinat e bjeshkëve. Kullotin nëpër rudina )

Dashtas apo jo, të sillet ndërmend se a mos ishte diçka shumë e rëndësishme në tokat e Rudinës që duhej të zhbëhej ? Pse humbi emri i Rudinës ? Si lindi Jakova ?

Por edhe një gjë, perderisa te sqarojmë fatin e Rudinës ; Jakova rrjedhë nga emri i Jakov Vulajt , pra Jakovaj e më vonë Jakova e kurrësesi nuk ka të bëj me kompozimin Jak+ova (ova, turqisht fushat ) . Por me rëndësi është, se a e dinte Jakovi (shkurtimisht Jaku) se Rudina do të emrohet sipas tij më vonë ? Pse duhej humbur gjurmët?

Duke u nisur nga stili i ndërtimit të jashtëm, madhësisë së tempullit vetvetiu lind pyetja se a mos ishte ndonjë objekt tjetër aty, mu aty ku Hadum Aga vendosi të ndërtonte xhaminë e tij. A mos u rrënua ai objekt tërësisht, apo a mos u adaptua për nevoja dhe qëllime të Hadum Agës. Hadum Aga kishte lindur në fshatin Guskë, afër Gjakovës.

Në librin e cekur më lartë të Selami Pulahës ceket : Ndikimi i Antroponomisë Sllave në këto anë ishte shumë i vogël. Ndryshimet në mes të banorëve me antroponomi shqiptare dhe antroponomi sllavo -(ortodokse fxh)jane të pa besushme të mëdha.Prej 2507 krerëve shtëpimbajtës të cilat ishin të krishterë, 1768 kishin emër katolik Shqiptar, 648 emra të përzier katolik shqiptaro-sllav (ortodoks, shkizmatik fxh) dhe vetëm 96 ishin e emër sllav(shkizmatik fxh): Banorët musliman me emër shqiptarë ishin 492 . Po ata ortodoksët (shkizmatikët )si flisnin, a mos flitnin shqip ? Sigurisht që po.http://everteta.al/

Ne Gjakovë, pra në qytet duhet te kryhen kërkime arkeologjike duke u nisur nga të dhënat apo hartat qe mund te jene ne arikivat e Vatikanit. Manstriri i Deçanit ?, por atje nuk ka interes. A e imagjinoni një vend ku jane zhvilluar pjesë te rëndësishme të historisë europiane që ende te mos dihet asgjë se çfarë ka nentoka.

Enigma e pa zgjidhur kurrë është vendi ku është ndërtuar objekti i parë i fabrikës së tekstilit ”Emin Duraku”, (Vektaria ) në Gjakovë. Flitet por s ´ka guxuar të publikohet se aty ishte gjetur një shkritore e vjetër metalesh qe duhej të ketë datuar nga Kultura e Vinçës. Ishin kohërat tjera atëherë, vitet e 50- ta shekullit të kaluar.

Pra jemi në një kohë që duhet të punohet në këtë drejtim dhe të gjëndet e vërteta e Rudinës.

Mbi librin me studime,ese “Kaleidoskop” te Vladimir Muçës

Koncepte dhe shkrime kritike në përgjegjsi dhe sens për estetikën e të bukurën në letërsi




(Vladimir Muça ka një pasion të shumfishtë plasmon artin e fjalës,shkruan poezi dhe proze me frymzim,koncepton ese dhe shkrime kritike dhe përgjegjësi dhe sens të drejtë dhe të pagabueshëm për estetikën dhe të bukurën.Libri tij “Kaleidoskop” synon një profil të qartë të meditimeve të shqetësuara dhe të sinqerta të autorit mbi librat dhe botë.)


SHKRUAN: GENT ULQINI

Përmes një optike të mprehtë reflektive, analitike dhe kritike në lidhje me vlerat etiko-estetike të prodhimit letrar shqiptar të ditëve të sotme, autori i përmbledhjes me ese dhe refleksione”Kaleidoskop”, Vladimir Muçaj, bën përpjekje nëpërmjet analizës së veprave të veçanta të autorëve të ndryshëm bashkëkohorë, të prekë dhe shënojë risitë, prurjet, problematikat dhe dukuritë e letërsisë shqipe në këtë kohë të re.

Si një lexues i zellshëm dhe pasionant i letërsisë në të gjitha zhanret, siç shprehet edhe vetë përgjatë refleksioneve, por ku ndjehet edhe aparati i pasur analitik me të cilin operon në procesin e zbërthimit të vlerave të veprave e autorëve të ndryshëm, ai ka ngritur kaleidoskopin për të shqyrtuar dhe vlerësuar në rrafshe të ndryshme letërsinë shqipe bashkëkohore.


Vetëm se, me anë të një leximi profesional të kësaj letërsie, ato vepra dhe autorë nuk shihen në optikën e ngushtë të risive teknike të formës, por analizohen në dritë të re dukuri dhe çështje që i përkasin vendit që zë dhe duhet të zërë kjo letërsi shqipe në ballafaqim me atë botërore. Ndjehet nëpër rreshtat e këtyre refleksioneve bagazhi i konsiderueshëm i autorit në mjetet dhe etalonet që përdor për krahasimin e autorëve shqiptarë me vlerat më të mira botërore të letërsisë. Përqasja autoriale është një nga karakteristikat me të cilat operon autori, duke sjellë në vëmendje ata elementë që e vënë këtë letërsi dhe këta autorë në rendimin e tyre të gjithëmbarshëm letrar.

Vërehet në të shumtën e herës se ai ka një tendencë të arsyeshme për të mos rendur pas emrave “të mëdhenj” të letërsisë shqipe, pas atyre që promovohen rëndom mediatikisht, por të marrë në vlerësim pikërisht ato prurje letrare që për të përbëjnë risi dhe sjellin një frymë të re në letërsinë shqipe të kohëve të sotme. Kështu, ai në gjininë e romanit kërkon “sfidën romaneske” në realitetet e sotme tek Fatmir Terziu, konceptualitetet e reja tek Sulejman Mato, vlerat dhe “thellësinë retrospektive” të romanit historik tek Bilal Xhaferri, “absurdin dhe gjenetikën” e përditshmërisë shoqërore tek Artur Llana, psikoanalizën terapeutike të familjes shqiptare tek Miho Gjini dhe Miradije Maliqi,

modernitetin e formës dhe strukturës tek Bashkim Çuçi, elementët psikoanalitikë dhe psikoterapeutetikë tek Laureta Targa. Ndërkohë që në prozën e shkurtër ai kërkon “kuptueshmërinë e shumëfishtë” të saj në sinopset e Moikom Zeqos dhe vrojton ngrehinën enciklopedike të prozaizmit të ri tek po ky autor, individualitetin dhe estetikën e re tek Gjergj Vlashi, procesin e trazuar të shkrimtarisë tek Erjon Muça, prozën “amalgamike kripto-lojcake” si dukuri moderne tek Adem Zaplluzha, apo arketipin e jetës të shprehur në vepër tek Shpend Topollaj. Më tej, në korpusin e veprave poetike,

Vladimir Muça spikat modernitetin dhe futurizmin në poetikën e Moikom Zeqos, risitë e poezisë kosovare përmes bisedës me eseistin Fatmir Minguli mbi krijimtarinë poetike të Adem Zaplluzhës, “tendencën inteligjente” poetike tek Agim Mato, motivin e “dashurisë origjinale” tek Sazan Goliku, dukuritë e reja të haikut tek Muharrem Gazioni, shpirtin rebel dhe natyralizmin jetik tek Alfred Molloholli, “profecinë e modernitetit” tek Irena Gjoni, modernitetin poetik tek Bedri Neziri, “thjeshtësinë” mjeshtërore përmes kolazheve poetike tek Bardhyl Agasi, apo lirizimin dhe shpirtin rebel tek Stavri Risto.

Një vështrim i mprehtë mbi krijimtarinë dhe problematikën e letërsisë për fëmijë vjen duke analizuar punimet letrare të Milianov Kallupit, Nikolla Spatharit dhe Agim Bajramit. Këtu nuk gjejmë vetëm shqyrtimin e veprave më të reja në këtë zhanër të autorëve në fjalë, por edhe nervin social të vetë autorit kur trajton me shqetësim dukuritë që shfaqen në këtë letërsi për fëmijë dhe rrugët e mundësitë për ta lëvruar në funksion të qëllimit pedagogjik dhe shoqëror këtë lloj letërsie, si një ushqim për gjeneratat e reja.

Një korpus i veçantë në këtë përmbledhje esesh dhe refleksionesh kritike pasqyron analizat mbi disa vepra studimore të karaktereve të ndryshme. Në vëmendjen e autorit janë punimet e Nikolla Spatharit, Skënder Kapitit, Fatmir Mingulit, si dhe një reportazh i zgjeruar dhe tepër i ndjerë autorial mbi zhvillimet retrospektive dhe aktuale në artet figurative të qytetit të Shijakut.

Siç vërehet, Vladimir Muçaj nuk është një kritik skolastik i veprave letrare, por ka një diapazon kërkesash dhe interesash shumë më të gjera në hulumtimin e vlerave dhe dukurive letrare e shoqërore në përgjithësi. Një veçori tipike e tij është se përdor gjerësisht mekanizmat e psikoanalizës përgjatë shqyrtimit të veprave dhe autorëve, duke i kundruar dhe analizuar përmes mjeteve shprehëse dhe mekanizmave të kësaj lënde. Në ndihmë përqasëse për këtë i vijnë autorët më autoritativë të fushës, si Frojd, Jung, Lakan etj. Por edhe mjetet shprehëse të arteve figurative janë pjesë e arsenalit të mjeteve në dorën e hulumtuesit Muçaj, mjete që i shërbejnë për një përqasje edhe figurative të elementëve të veprave letrare që merr në shqyrtim.

Mund të themi se në vakumin e sotëm të kritikës letrare dhe refleksionit mbi krijimtarinë letrare, libri “Kaleidoskop” i Vladimir Muçës është një kontribut i mëtejmë për ripërtëritjen e kësaj gjinie në të ardhmen.

Nga Erjon Muça - Reflektim mbi evoluimin e shpirtit të artistit



Erjon Muca


Nga Erjon  Muça


 Po e nis një shkrim reflektiv pak ndryshe nga që e kam mënyrën time. Nuk ishte një zgjedhje aspak e lehtë, por disa rrethana më detyruan të bëj këtë zgjidhje. Bëhet fjalë për disa konstatime cinike, të thëna nga jo pak njerëz në Shqipëri. Bëhet fjalë për një plagë që nuk e di se kur është mbjellë, por di të them se këto kohët e fundit po lulëzon si hithër, nëpër ambientet e pseudo intelektualitetit shqiptar. Çfarë qenka ky konstatim? Konstatimi është se letërsia kosovare nuk është e një niveli të lartë. Ky e konstatime të ngjashme këta njerëz i thonë me tonin e vendosur të atij që është i bindur se çfarë thotë. Nuk dua të përdor asnjë aforizëm pasi mund të tingëllonte ofenduese e unë nuk dua të ofendoj askënd, por vetëm të godas vesin e keq. S’kam kohë të tepërt për t’u marrë me njerëzit, pasi me ta është marrë vetë natyra duke i dënuar me vdekje të detyrueshme; unë merrem vetëm me veset që, megjithëse janë pjellë e një vdekatari, arrijnë të jenë të pavdekshme ngaqë trashëgohen brez pas brezi. Këta individë dhe cinizmi i tyre më bëjnë për të qeshur për tre aspekte. I pari, për nga mënyra se si flasin, me tone apostolike, gati profetike. Këta më sjellin në mendje disa nga profetët e antikitetit të vonë ose të mesjetës së hershme (pak rëndësi ka koha) që paralajmëronin për katastrofat e ndryshme që do të goditnin njerëzimin për shkak të kësaj apo të asaj vepre njerëzore. E ata, njerëzit e gjorë, të verbëruar nga injoranca, i shihnin sy shqyer e të frikësuar. S’kishin faj: për ta bota ishte në qendër të universit dhe gjithësia rrotullohej rreth saj. Këta lloje profetësh nuk janë zhdukur akoma, por kanë ndërruar profesion dhe janë kthyer në pseudo studiues që hera-herës dalin dhe na trazojnë mendimin. Këta marrin disa të dhëna katastrofash që, sipas tyre, kanë qenë parathënë nga x profeti dhe që sipas po këtij x profeti do të përsëriten pas kaq apo aq kohësh. Një pjesë të njerëzve, përfshirë dhe mua, këta na bëjnë vetëm për të qeshur. Një pjesë tjetër, pak më të vogël se ajo e njerëzve të mesjetës, arrijnë ta bindin. E këta sërish qëndrojnë syshqyer, duke anashkaluar të gjithë diturinë që njerëzimi ka përftuar ndër shekuj. Duke anashkaluar që planeti në të cilin jetojmë është tepër i madh për t’u matur me të papërfillshmen qenie njerëzore dhe rrotullohet, në një univers tmerrësisht të pafund për t’u matur me segmentalen jetë njerëzore. Nuk duan të kuptojnë që në këtë pafundësi forcash të paperceptueshme nga qenia jonë, domosdo që diku, dikur ka ndodhur dhe do të ndodhë diçka. Aspekti i dytë që më bën të qesh kur dëgjoj këto lloje konstatimesh nga këta individë, është se ata u japin fjalëve të tyre ngjyrime ekzakte: a thua sikur janë duke folur për matematikë e jo për një art, atë të të shkruarit, artin e fjalës. Nëse do të flisnim për matematikë dhe ju do më thoshit se dy edhe dy bëjnë katër, do ju përgjigjesha. Po, jam plotësisht dakord me ju, pasi në bazë të të gjitha studimeve dhe parametrave të vendosur dhe të pranuara nga të gjithë, dy edhe dy bëjnë katër. Megjithëse në universin tonë të pafund kjo shifër vetëm sa konstaton diçka dhe kurrë nuk mund të thotë gjithçka. Në univers jo të gjitha të katrat kanë vlerë reale të njëjtë. Nuk po i futem një analize të hollësishme për këtë tezë pasi nuk dua të humb kohë. Kush do të kuptojë e ka kuptuar edhe vetëm me kaq fjalë. Mirëpo, zotërinj të dashur, po flasim për letërsi, për art dhe si të gjithë artet s’ka skema të sakta, ai bazohet tek mënyrat e të shprehurit, tek mesazhet dhe tek ndjenjat që arrin t’i përçojë tek lexuesi. Në këtë botë prej shtatë miliardë njerëzish është e vështirë të gjesh dy njerëz që të kenë po të njëjtën shije për fushat e ndryshme të artit e as për një art konkret. E falënderoj atë forcë të mbinatyrshme që na krijoi njëlloj, por të ndryshëm, në njëjtësinë tonë, pasi po të ishte e kundërta, bota do të ishte si një spital të çmendurish, ku njerëzit numërojnë të njëjtat pllaka të një dite më parë. Dhe i fundit aspekt është vetë fraza: letërsi kosovare. Dua të di? Kush ka qenë apo nga e kemi marrë këtë lloj modeli idiotik të nacionalizimit të letërsisë. Mund të gaboj, por për mua të nacionalizosh letërsinë do të thotë të mos e njohësh atë. Letërsia në qenësinë e vet s’ka qenë, nuk është dhe as nuk mund të jetë nacionale pasi ajo është pjellë e njeriut, individit, e njeriu, sido që ta vështrosh, edhe në prizmin teologjik edhe në atë shkencor, ka një zanafillë të vetme dhe nuk ka lindur e nacionalizuar. Sipas teologjisë ai është ngjizur nga balta, kurse sipas shkencës nga një kompozim mineralesh, duke filluar që nga kockat e deri tek gjaku. Sipas teologëve, jetën njeriut ia dha fryma e shenjtë, kurse sipas shkencëtarëve shpërthimi i madh. Do të pajtohesha dhe nuk do t’i futesha këtij shkrimi po të thoshin që filan shkrimtari apo kastë shkrimtarësh është i ndikuar nga tradita e filan popullit. Letërsia është shumë më e hershme se shtetet dhe në thelb ka dëshirën e njeriut për të treguar, për të folur, për t’u shprehur, për të komunikuar. Ajo vetë nuk na lejon ta nacionalizojmë, pasi bota jonë edhe pasi u shkrua “Iliada” ka qenë e mbushur me kuaj troje e me qytete të rrafshuara. Nëpër qytetet tona ecin me kokën lartë, ndonëse jo kalërua, donkishotë edhe pse ai u shkrua nga një spanjoll dhe gjysma e botës u mbush me kështjella të tipit kafkian me njerëz po aq absurdë sa ata që popullojnë faqet e shkruara nga polaku me origjinë herbraike. Pra, do u lutesha këtyre zotërinjve të mendohen më mirë kur të hapin gojën. Edhe këtu nuk dua të përdor asnjë aforizëm. E gjithë kjo hyrje e ka një qëllim dhe këtë do ta zbuloj ngadalë. Pasi ka në qendër një njeri mbi të gjitha dhe krijimtarinë e tij që na tregon qartësisht edhe përse këtë shkrim e titullova në këtë mënyrë. Libri i parë që lexova nga profesor Anton Nikë Berisha (që ndonjë cinik e ka cilësuar: thjeshtë një studiues folklorik, duke menduar se kështu do të ulë lartësinë e punës së tij. Ka bërë të kundërtën. Me këtë frazë ai njeri më tregoi, se njeriu, pasi profesor Anton Nikë Berisha është mbi të gjitha njeri, me një kohë të kufizuar mbi këtë botë, ia kushtoi jetën e vet diçkaje për të cilën ne duhet t’i jemi borxhli për të gjithë përjetësinë. Në vend që të numëronte filxhanët e kafesë apo shalat e grave që kalojnë gjatë një dite në trotuar, ai sakrifikoi jetën e vet dhe u bë pjesë e asaj plejade studiuesish që kanë bërë të mundur zgjimin e folklorit tonë të përgjumur nga rëndesa e pluhurit të shekujve të shkuar. E po të mos ishin këta templarë, ato do të qenë zhytur në vdekjen, në harresën që do sillnin shekujt e ardhshëm. Pra, i nderuar zotëri, nuk bëre gjë tjetër me cinizmin tënd mediokër, vetëm sa e fisnikërove punën e këtij kalorësi, shpëtimtar i vlerave kombëtare) ishte romani “Bimorja” (Botimi i parë 1993, i dyti më 2013, i përpunuar). Një libër rrëfyes që unë jo rastësisht e krahasova, për nga mënyra e ëmbël e të shkruarit, me prozën e Haki Stërmillit. Për cinikët ky do të ishte një sinjal për të m’u kundërvënë, pasi do ta quanin jashtë kohë një libër të shkruan në fillim vitet 90 që i përngjet një libri të viteve 30. Vetëm se po ta matim me këtë lloj metri edhe letërsia e Haki Stërmillit ka qenë jashtë kohe për kohën që është shkruar. Mund t’u lindë pyetja përse? Është e thjeshtë: Haki Stërmilli kishte një mënyrë të shkruari diku midis romantikës dhe realistes dhe në atë periudhë bota kishte provuar dekadentizmin e Uialldit, thirrjen “Zoti ka vdekur” të Niçes, ekzistencializmin e Krigegardit dhe akoma nuk po kuptonte absurdin kafkian. Mirëpo, po ta analizoni me hollësi në bazë të situatës social politike të kohës në të cilën Haki Stërmilli shkroi, ai zgjodhi mënyrën e vetme të mundshme për t’iu kundërvënë probleme të shumta të kohës. Nëse ai do të shkruante sipas mënyrës së Kafkës, nuk do ishte kuptuar as atëherë dhe as sot; megjithëse kanë ndryshuar situatat social politike, ka shumë shqiptarë që akoma nuk e kuptojnë Kafkën. E pra kur unë e vendosa mënyrën e ëmbël të të shkruarit të Anton Nikë Berishës të barazvlfshme me atë të Haki Stërmillit, e vura një shkallë më lart në evoluim për nga situata social politike e trevës shqiptare të Kosovës. Vëllezërit tanë në Kosovë që prej fillim shekullit të shkuar janë përballur me një nga luftërat më të këqija që një popull mund të përballojë. Në Kosovë shqiptarëve nuk u është dashur të luftojnë vetëm me armë kundër një armiku të armatosur, por edhe me pendë kundër zhdukjes së identitetit. Ne në Shqipërinë zyrtare nuk e kemi ndjerë edhe aq shumë, pasi për ne Sanxhaku dhe shumë treva të tjera, madje edhe Bosnja e Hercegovina, të populluara me shqiptarë, ishin tepër larg: ndarë nga perdja e hekurt. Për shqiptarët e Kosovës, zhdukja ishte fare pranë, e shkrimtarët morën mbi supë një barrë tepër të rëndë. Ata vunë edhe letërsinë në llogore të luftës. Sipas meje, në këtë aspekt, ata kanë kryer një mëkat, por “Aih me” në luftë mëkatet janë gati të ligjshme. Për vëllezërit tanë të Kosovës, letërsia nuk mund të ishte e lirë, për të eksploruar vise të panjohura, ajo duhet të luftonte, që një popull të mbijetonte. Shqiptarët e Shqipërisë zyrtare në kohën e Haki Stërmillit njiheshin madje edhe në OKB, kurse shqiptarët e Kosovës në fund shekullin e shkuar ishin përballë ekzistencës ose zhdukjes. Shkrimtarë si Anton Nikë Berisha ose Jusuf Buxhovi e të tjerë, me pendën a tyre, “të pavlerë”, duke rrëfyer thjeshtë, ëmbël dhe bukur, mbushën me zjarr zemrat e atyre të rinjve që më pas derdhën gjakun për çlirimin e Kosovës. Pas luftës për pavarësi dhe fitores së saj, po këta shkrimtarë i hoqën armaturën letërsisë së tyre dhe e ulën në vendin ku u takon. Kjo vihet re qartësisht me librin e dytë që kam lexuar nga profesor Anton Nikë Berisha, romanin “Ferri i lodhur” (2007). Siç e kam cilësuar edhe në shkrimin tim të botuar për këtë roman, ai nuk rrëfen, ai flet akullsisht për ferrin mbi të cilin iu desh të kalonte Kosova, por edhe letërsia, për të fituar pavarësinë. Ai shkrim është i plotë ashtu siç e kam edhe shkruar vetëm se dua t’i shtoj diçka. Pas luftës duhet vështruar përpara dhe vetëm intelektualët janë në gjendje ta bëjnë këtë me gjakftohtësinë dhe mençurinë e duhur. Duhet t’u largohemi ankimeve, pasi bualli nuk është viktimë vetëm e dhëmbëve të mprehtë të luanit, por mbi të gjitha e naivitetit të instinktit për t’u ndarë nga tufa. Natyra na e ka treguar dhe vijon të na tregojë qartë këtë mësim. Kur buajt kanë qëndruar të bashkuar, në rastin më të mirë për të, luani është tërhequr për ta lënë për më vonë sulmin e tij, por ka pasur edhe plot raste që ai, luani dhëmbë mprehtë, ka ngordhur poshtë këmbëve të tufës së buajve. Pra, një roman që të çon në një meditim të tillë, për mua mbetet një libër me vlera të pashtershme. Nuk duhet harruar se një roman që fliste me një gjuhë të tillë, në fillim të viteve shtatëdhjetë, “Dimri i vetmisë së madhe” i Ismail Kadaresë u hoq nga të gjitha libraritë e Shqipërisë vetëm dy javë pas botimit të tij! Kam lexuar edhe letrën përkatëse, që kritikë të kalibrit të këtyre që thonë se letërsia kosovare s’ka vlera, i kishin dërguar komitetit të partisë për librin në fjalë. E pra, në një dhjetë vjeçar, ndoshta diçka më shumë ose më pak. Me lirinë e fituar, letërsia “e pavlerë” e Kosovës arriti aty ku ne, në Shqipërinë zyrtare, ishim gati dyzet vjet pas asaj të Haki Stërmillit. Profesor Anton Nikë Berisha është më me fat se autori i librit të përmendur më sipërm, askush nuk e heq dot nga libraritë ose bibliotekat “Ferrin e Lodhur”. Atij do t’i duhet vetëm të durojë ndonjë pickim mize të tipit, “letërsi pa vlera”. Do vijoj tani me pjesën e tretë të një shkrimi paksa të vështirë për një lexues të zakonshëm si unë. Për në fund kam lënë librin e tretë që kam lexuar nga Profesori dhe miku im i shtrenjtë, Anton Nikë Berisha: “Gjin Bardhela i arbresh & Etja e gurëzuar” (2002). Po po, mik dhe s’kam, as frikë e as komplekse, ta pranoj. Madje jam i nderura që edhe ai më quan mik, megjithëse, fatkeqësisht, akoma nuk jemi ulur së bashku me të, qoftë edhe për një kafe. E përmenda punën e miqësisë, ngaqë më erdhi në mend i madhi Konica që thoshte: Po pate bisht shqiptarët ta presin, po nuk pate ta ngjesin. E meqenëse është më se e vërtetë, vendosa ta pres vetë bishtin tim. Kur në fund të një libri që të ka pëlqyer gjen një pasthënie (të shkruar nga një personalitet siç ishte Amik Kasaruho), ndihesh si në një kurth të ngritur enkas për ty. Këtë e ndjeva kur arrita në kapitullin e fundit të romanit “Gjin Bardhela i arbresh, Etja e gurëzuar”, ndaj vendosa të mos e lexoj pasthënien e të ndjerit Amik Kasaruhos. Jo ngaqë nuk e nderoj mendimin e një personaliteti si ai, por ngaqë nuk dua të ndikohem nga mendimet e të tjerëve. Në fakt unë personalisht kam një ves, ndoshta të keq. Nuk e lexoj kurrë, nëse libri e ka një të tillë, parafjalë ose pasfjalë. Dua që gjithçka që lexoj ta asimiloj sipas shijes sime dhe jo sipas shijes së ndonjë tjetri. Dua të ndalem pak tek pjesa e dytë e titullit të këtij romani, ndryshe nga romanet që kam lexuar deri sot. Etja e gurëzuar! Çka ka dashur profesori të thotë me këtë togfjalësh? Si mund të gurëzohet një etje? Po ta shohësh me sy të sheshtë, një dimensional, të duket më shumë si një gjetje poetike se sa reale, një metaforë. Mirëpo, po ta shohësh në një tjetër prizëm, sheh se kjo frazë ka në brendësi më shumë realitet se poetikë; po të mendosh që në këtë botë që ne njohim uji i jep jetë gjithçkaje, shkon në përfundimin që edhe gurët kanë etje dhe etja e tyre nuk mund të jetë veçse e gurëzuar. Mendimet mund të degëzohen edhe më shumë (për këtë roman u botua një vëllim: “Roman i bukurisë së pamort dhe i trishtimit të pashuar. “Faik Konica”, Prishtinë 2006 me punime të 13 autorëve shqipraë, arbëreshë dhe italianë). Kur të më vijë mundësia, dua ta pyes profesor Antonin për vështirësinë e të shkruarit të një romani të tillë. Është thjeshtë kureshtje prej autori. Ngaqë unë vetë jam munduar të shkruaj romane rrëfyese, novela tregimtare dhe tregime medituese. Kjo kureshtje më lindi nga që profesor Antoni nuk e ka ndërtuar këtë roman në asnjërën prej mënyrave të cilat i përmenda më sipër. Profesori ka krijuar një njeri, jo “prej mishi e gjaku” (sepse po flasim për një roman), por prej mendimesh, ndjenjash në më pak se 180 faqe libër. Jetë tepër e shkurtër megjithëse e tejmbushur me tundime e emocione njerëzore. Them që ka krijuar një njeri pasi Gjin Bardhela jeton mirëfilli, ndoshta duke e ditur që në fillim për këtë jetëshkurtësi. Këtë frikë ai e ka që në faqet e para të librit kur duket sikur i thërret atit të vet: unë nuk mund të vdes kështu. Është e fuqishme kjo frazë. Ndryn aq forcë brenda vetes sa që shumë autorë e kanë përdorur ndonëse në forma të ndryshme. Ajo më e njohura që më erdhi në mendje teksa e lexoja thirrjen që Gjini i bëri Anton Nikë Berishës, është ajo e Ben Hurit: nuk mendoj se perëndia më solli në jetë që të vdisja mbi një anije lufte. Gjini lind në këtë libër i rritur, por lindja përjetohet e lagësht tamam si ajo e një fëmije. Kuptohet nga metaforat e shumta që profesori përdor ndër radhë. Lind me dhimbjet e shumë brezave që e kanë paraprirë e ndoshta edhe që do e pasojnë. Zvarrit jetën e vet dhe atë të të tjerëve me mundim, si një gjarpër në një ditë të nxehtë vere. I gjori Gjin përjeton të gjitha ndjenjat njerëzore, nga ato më banalet e deri tek ato më të thellat. Të shkuara, të tashme dhe pse jo edhe të ardhshme. Udhëton me atë pak jetë, që profesor Anton Nikë Berisha i ka dhënë, nëpër territore imagjinare e reale, duke mos harruar të hedhë një vështrim edhe në baladat e bestytnitë të racës së cilës i përket. Duket sikur i dhimbset besa e humbur e racës së vet, moderne. Sheh me sytë e tij urën e mbetur karakatinë, gruan e murosur në të vetmen këmbë të ngritur të urës, dhe tre vëllezërit, që siç thotë ai, vetë e ndërtojnë gjatë ditës dhe po vetë e prishin përgjatë natës. Pse jo, duke i vjedhur lëndët e ndërtimit ose për ndonjë arsye tjetër. Është aty edhe fëmija i pa rritur, megjithëse ka më shumë se dymijë vjet që e ëma e ushqen dhe i përkund djepin. Një pezëm të zë e të tundon kur e sheh këtë skenë përmes syve të Gjin Bardhelës. Ajo, ura, s’ka për t’u ndërtuar kurrë; gruaja do përjetojë murosjen e përjetshme dhe fëmija nuk do rritet kurrë. Vëllezërit kanë qëlluar shpirtligj ose me shpirt hajduti dhe janë të gatshëm të vjedhin edhe veten. Takon shumë personazhe Gjin Bardhela, por që nuk janë gjë tjetër veçse copëza të një mozaiku, të cilin e mbart shpirti i tij. Mozaik i nisur në një kohë që nuk mbahet mend dhe as që dihet se kur do përfundojë. Gjin Bardhela lëviz në këtë libër, kujtueshëm, a thua se kërkon gjurmët e kujtimeve të humbura ose jetën e vet, atë që është e tij, asaj që i përket. Kush mendon se do e kuptojë këtë libër me një të lexuar, gabohet. Profesor Anton Nikë Berisha ka shkruar një roman, më mirë ka krijuar një njeri, vdekatar. Dhe askush nuk mund ta njohë një njeri vetëm me një të vështruar. Ose mund ta njohë pjesërisht. Ai mund t’i kundrojë pamjen e jashtme, por jo shpirtin. Shpirti është si deti, i thellë dhe tekanjoz. Gjin Bardhela shuhet, vdes në atë çast, ndërsa tisi i mugëtirës mbulonte hapësirën dhe majën e Kreshtës përballë Maqit, terri i dhomës e kafshoi xixën e fundit të flakës së bishtukut në shandanin plak. Ishte kafshim që i përngjan etjes së ngrirë në buzë. Pa më thoni, zotërinj, e si mund të jetë një libër i tillë i pavlerë? Një libër që flet për ekzistencën me një ekzistencializëm intelektual, duke kaluar nga metafora në metaforë, siç kalon udhëtimi ynë nëpër rrugë nga një udhëkryq tek tjetri. E Profesor Antoni nuk është për të na treguar se nga të shkojmë, ai na lë të lirë të ndërmarrim rrugën që duam, pasi të gjitha rrugët do na çojnë drejtë përfundimit që ai ka qëndisur. E metaforat nuk janë të mbyllura vetëm nëpër fjali, por ka kapituj të tërë që janë metaforë më vete. Dua të përmend vetëm njërin prej tyre, atë që më goditi më shumë: Gjakësorët ose vëllamia e burrnisë. Metaforat në këtë libër janë hollësisht të forta. Dhe e mbajnë peshën e tij ashtu si filli i merimangës mban meshën e saj. Do të doja ta kisha mbyllur ndryshe këtë shkrim, por, siç e thashë në fillim, ky është një shkrim i veçantë, aspak në stilin tim ndaj dhe mbyllja nuk është e tillë. Do përdor një nga ato aforizmat që u mundova t’i shmang në fillim, por sipas mënyrës sime. Nga të gjithë veset më së shumti frikë e kam vesin e cinizmit dhe mundohem t’i rri larg. Për mua cinizmi nuk është ves, por verbëri: e shpirtit. E shpirti i verbër gjykon peshkun si akrobat dhe ketrin si notar. Cinikët në botën tonë s’kanë për të gjetur kurrë asnjë vlerë.
Shënim: Autori, Erjon Muça (1978), është shkrimtar nga Durrësi. Ka botuar romanin “Vrasësi i shpirtrave” (2010) dhe vëllimin me novela “Besimi komunist” (2012). Jeton e punon në qytetin e Pizës (Pisa) në Itali.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...