Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/03/19

Jemi dëshmitarë të asaj që po duan të na ndërrojnë apo rishkruajnë historinë disa "patriotë"me bateria të Cërvena Zastavës ,së Kragujevcit!!!

Nga FLORI BRUQI


Në historinë më të re të Kosovës përmenden, kujtohen (me të drejtë) ngjarjet e vitit 1968, 1981,1997,1998,1999.

Por, tërësisht  të lëna anash  janë demonstrate e 28 marsit 1989?!

Ata që harrojnë historinë, ajo mund tu përsëritet, thuhet jo rrallë.

Ka kohë përkatësisht 26 vite që 28 marsi i vitit 1989 jo që po heshtet, por shumëkush (sidomos gjeneratat e reja) as që dinë se çka në fakt ka ndodhur në atë ditë.

Para lufte edhe pse institucionet nuk ishin si këto që kemi sot, kujtonin nëpër dhoma këtë datë historike me takime të ndryshme e me vizita në familje të të rënëve dhe varret e të rënëve.



Ndoshta nga shumë njerëz kjo datë është e harruar dhe i takon vetëm të kaluarës , mirëpo nëse rikthehemi mbrapa do të shohim se kjo datë ka qenë ndër pikat kyqe të qëndresës shqiptare ndaj regjimit serbo-sllav , me protesta në mbrotje të shkollës shqipe ,sovranitet të shtetit të Kosovës e deri tek çlirimi i saj. Ata që harrojnë historinë, ajo mund t’u përsëritet, thuhet jo rrallë. Ka kohë përkatësisht vite që, 28 marsi i vitit 1989 jo që po heshtet, por shumëkush as që dijnë se çka në fakt ka ndodhur në atë kohë.  Serbia pas protestave nëpër krejt ish Jugosllavinë ‘në mbrojtje të shtetësisë së saj’ dhe jo rrallë edhe krijesës së Titos (Jugosllavisë), bëri çmos që të arrinte deri te suprimimi i Autonomisë së Kosovës. Ajo po ndihmohej edhe nga vazalët , që nëpër tubime thoshin se: ’Kosova nuk humb asgjë, derisa Serbia barazohet me republikat tjera’!(Albrim S. Badallaj)






Për gjeneratat e reja që edhe s’mund t’i fajësojmë po ua kujtoj se çfarë ndodhi në këtë ditë.Poashtu, edhe injorantëve të asaj kohe e që sot ‘harrojnë’ këtë ngjarje me peshë po ua ‘freskoj’ kujtesën.(

Ishte kohë e vlimeve. kur Serbia pas protestave nëpër krejt ish Jugosllavinë ‘në mbrojtje të shtetësisë së saj’ dhe jo rrallë edhe krijesës së Marshalit jugosllav Josip Broz Titos (Jugosllavisë), bëri çmos që të arrinte deri te suprimimi i Autonomisë së Kosovës.

ISMET  AVDI  QORRAJ(1968-1989)


Serbia thoshte se po kthente elementët shtetëror, që kishte humbur me Kushtetutën e Kosovës të vitit 1974. Ajo po ndihmohej edhe nga vazalët vendorë, që nëpër tubime thoshin se :’Kosova nuk humbet asgjë, derisa Serbia barazohet me republikat tjera’ !

Tubimi kryesor u mbajt në Gazimestan, kur kasapi i Ballkanit Sllobodan Millosheviq kishte mbledhur rrethë një million serbë (në mesin e tyre edhe disa shqiptarë të ndershëm), duke u premtuar se Serbia do tu dalë zot serbëve e malazezëve në Kosovë.


ISMET  AVDI  QORRAJ(1968-1989)

***********

Skender_Zogaj2



Skënder Zogaj

Balada për zogjtë e valsit diellor

(Dëshmorit Ismet A. Qorraj me shokë)


Imja është piktura me sytë e përlotur 
Edhe qielli ngjyrë ulliri sipëri Deçanit
Plot me zogj gjoks shpërthekuar, 
Të zjarrtë dhe kryengritës 
Si meteorë vezullues plot avaz
Që shpirtin e vet e bëjnë kurban 
Se nuk e durojnë jetën në kafaz.

Zogj drite me flatra trëndafili
Përhapës magjik të valsit diellor
Ndër shtatë palë toke e qielli 
me dashurinë hyjnore për Liri
Kundër ujqve të mallkuar e dinak 
Gjithmonë të etur për gjak...

Në këngë është trimëria e zogjve 
Prandaj gjithmonë vdesin duke kënduar 
Si n’atë ag pranvere kur zaret u hodhën 
Dhe n’pikturë u shprushën lulëkuqet
Që kurrë më t’mos kishte strehë për korba 
As për këlyshë të zinj bushtre 
Që i ulërijnë Hënës…

Nata ofshau zemërplasur nëpër konaqe
Por agimi u rilind me dritë zemre, o mik - 
Shih zogjtë e valsit diellor që puthin qiellin 
Në Carrabreg, në Voksh e në Maznikë...



(Mars 2015)


***************

Mbaheshin mbledhje që nga lagjet e deri më lartë, ku haptas populli shqiptar dhe jo vetëm ai, kundërshtonte ndryshimet kushtetuese. Kujtojmë protestat gjithëpopullore të nëntorit 1988 dhe grevën e minatorëve në muajin shkurt 1989, që kundërshtuan paqësisht heqjen e elementit (shtetëror) konstituiv që pati Kosova, me Kushtetutën e vitit 1974.

Mirëpo, më 28 mars 1989 Serbia me tanke e dhunë bëri që Kosovës ti merrej elementi konstituiv, me ndryshimet e dhunshme kushtetuese. Kosova, deri në këtë kohë ishte pjesë e barabartë e Federatës së atëhershme. Dhunshëm u ndërrua Kushtetuta e Kosovës.



Ilustrim  nga piktori akademik Dëmush Avdimetaj (Dëshmoret e Deçanit:28 mars 1989)

Po të njëjtën ditë me 28 mars 1989 qytetarë të shumtë protestuan në shumë vendbanime të Kosovës.


Demonstratat-e-28-Marsit-1989---Roli-dhe-Qëndresa-e-shkollës-shqipe

Në Komunën e  Prizrenit në mbrojtje të Kushtetutës ranë po atë ditë 5 dëshmorë (tre në Zhur e dy në Arbanë) dhe u plagosën dhjetëra të tjerë. Në Komunën e Deçanit u vranë katër demostrues(Ismet Qorraj ,Agim Kukleci,Mujë Mehmetaj dhe Sali Hadërgjonaj).





Populli i Kosovës duarthatë dhe paqësisht kishte dalë në mbrojtje të Kushtetutës. Mirëpo, makineria serbe shkeli me dhunë gjithçka para vetes. Vrau dhe shkatërroi gjithçka që i doli para. Protestuesit si në  Deçan ,Zhur e në Arbanë i vunë gjokset e njoma tankeve dhe blindave serbe që bashkë me njësitet speciale qëllonin pamëshirshëm mbi ta.

Në Beograd okupatori bashkë me kolaboracionistët e kohës pinin shlivovicë të Shumadisë , e në Kosovë derdhej gjak shqiptari.



Kundërshtimet sa vinin e rriteshin. Filloi dhe jeta e institucioneve të pavarura që organizuan mësimin, financat, kulturën e sportin, si mundësi e vetme e kundërshtimit e rezistencës aktive paqësore. Kujtojmë edhe demonstratat e vitit 1990 dhe thirrjet për demokraci gjithandej nëpër Kosovë.

Durimit po i vinte fundi. Shpërthimi i demonstratave të studentëve dhe mbështetja githëpopullore ( 1 tetor 1997) deri tek dalja publike e UCK-së dhe operacionet luftarake, ishin veprime se po vinin ditë më të mira dhe se okupimit po i vinte fundi shtetit vrastar serbosllavë.


Dëshmori Ismet Qorraj(1968-1989)

Mbështetja e aleatëve dhe lufta e heroike e djemve dhe vashave çliruan vendin tonë të okupuar nga hordhitë sllavo-çetnike serbe.

Demonstratat e 1968-tës, 1981-shit,19 88-tës, greva e minatorëve, ato të vitit 1990 e deri tek dalja në publik e UÇK-së, bashkë me rënien e shumë dëshmorëve, që me të drejtë kujtohen, sikur 28 marsi i vitit 1989 po harrohet ?! Pse kështu?!...

Image result for demostratat ne zhur ne vitin 28 mars 1989

Pa dashur të minimizoj rëndësinë e gjithë këtyre ngjarjeve që kaloi populli ynë, do ta rikujtojë  28 marsin  e përgjakshëm  të 1989-tës  ,do ta kujtojë me po aq pietet si gjithë datat tjera.

Jemi dëshmitarë të asaj që po duan të na ndërrojnë apo rishkruajnë historinë. Për të mos ndodhur një gjë e tillë, duhet që vetë ta shkruajmë atë. Të paktën këtë që e jetuam dhe disa nga ne jemi dëshmitarë të saj.



Ilustri  nga piktori akademik Dëmush Avdimetaj (Dëshmoret e Deçanit:28 mars 1989)


Por, me përkujtimin publikë  të 28 marsit 1989, jo vetëm që lëndohen familjet, por ka rrezik që ajo ditë e përgjakshme -historike duhet të përkujtohet nga Presidenca dhe Qeveria e Kosovës.

Shoqëria dhe institucionet duhet të jenë më koshientë, që në historinë më të re të Kosovës, t’i kushtojnë rëndësi të veçantë kësaj date.

Dibran Fylli

Dibran Fylli

SHTIGJEVE TË LIRISË


Dëshmorit Ismet Qorraj

...ditë marsi
tinguj lirie dëgjoheshin,
mjegulla mbuloi qiellin blu
shi e plumba u bënë jehonë
e shpërndaheshin gjithandej shqiptarisë,
Ai
thuri hartën e atdheut,
rinin e tij
madhërishëm
e mbylli në shtigjet e lirisë...


******************************

Assesi nuk bënë të harrojmë gjakun dhe veprën e: Ismet Qorrajt,Agim Kuklecit,Sali Hadërgjonajt,Mujë Mehmetaj(nga Komuna e Deçanit) si dhe Muhamet Kabashit e Afrim Bytyqit nga Arbana, të Xhimshit, Xhylbehar e Hajrim Badallaj nga Zhuri dhe gjithë të rënëve tjerë në gjithë Kosovën në këtë ditë.







Mimoza Legisi 


Një emër ndër yje


(Kushtuar dëshorit Ismet Qorraj nga Deçani)


Fuqishëm malet sot po rënkojnë,
dhimbja në heshtje po ushton,

nën qiellin e zymtë përmbi Kosovë 

buzë pragut nëna, nis dhe vajton.

Plagët e kohës kullojnë gjak
këngën kanë ndalur bilbilat,
djemtë e shqipes kërkojnë hak
të mposhtin të mallkuarat bisha.



Deqani ka ulur kokën n'heshtim

një trim nga krahët i'u largua. 
Ismet Qorraj, sdo ketë me kthim
në lulkuqe gjaku i'u shndërrua

Z'do jetë mes nesh mbrëmjeve të vona 
yjet kanë shkruar emrin e tij
kur malli të marrë vëllezër dhe motra
për të do qëndisen vargje gjithënji



Fjalen "Liri" shqipëroi goja e tij

kur trupin ia fali vatanit,
Ismetin s'e trembi as blumbi i zi 
do jetë krenaria e Deçanit



dt.11.3 .2015

Durrës

Derisa popujt tjerë nga balta bëjnë heronj, ne heronjtë po i bëjmë baltë!

Lavdi për jetë e mot të rënëve më 28 mars 1989!






Esat Loshaj





Esat Loshaj 



Rreze diell - Ismet Qorraj - hero- (1968-1989)



Tokë Kosova djep që t'rriti

të ushqej me dashuri 
për t'luftuar si shkabë mali
O flamur në lartësi
Lëgjendë gjallë trim me fletë
Qarrabregas luleborë
yll i ndritur shtatëlartë
ishe mbret me kurorë
Pavdeksinë e firmose
me thurime këngë epike 
hallall gjiri i nënëlokës
jo për nam as për karrigë
Kënga pak është për Ty
Hero yni kapedan 
T'i ke hyrë në histori
ne zemër të popullit vigan
je simbol i dritë henës
gjakë pastër diellor
luftëtari i lirisë
trim hero - madhështor!....



Pejë,3.5.2015.






***********

,,Patriotet me bateria " tip gjeneral Agim Çeku , harruan  me qëllim 135 dëshmorët e kombit që nuk u njihet Statusi i dëshmorit të Popullit të Kosovës.






Këta janë 135 dëshmorët e kombit që nuk u njihet statusi i dëshmorit



Komisioni i Familjeve të Dëshmorëve të Kombit ka paralajmëruar se do të shqyrtojë mundësinë e organizimit të protestave të cilat do të zgjasin deri në realizimin e kërkesave për njohjen e statusit zyrtar të dëshmorëve të rënë në fushën e nderit.
Protesta nëse nuk iu njihet statusi të gjithë dëshmorëve

Një komision i ngritur nga familjet e dëshmorëve ka paralajmëruar se do të shqyrtojë mundësinë e organizimit të protestave të cilat do të zgjasin deri në realizimin e kërkesave për njohjen e statusit zyrtar të dëshmorëve të rënë në fushën e nderit.
Ky komision ka kundërshtuar anashkalimin e dëshmorëve të kombit nga ana e Komisionit qeveritar për verifikim, i cili nuk ua njeh statusin e dëshmorit të kombit të rënëve në periudha dhe rrethana të ndryshme gjatë rezistencës kombëtare kundër Serbisë pushtuese.



Image result for agim Çeku

GJENERALI PA MERITË LUFTE - AGIM ÇEKU

“Dëshmorët e anashkaluar e që ranë para luftës çlirimtare në Kosovë, ishin pararendësit e Ushtrisë së lavdishme Çlirimtare të Kosovës, të kryekomandantit legjendar Adem Jashari, siç thotë edhe simboli dhe heroi i gjallë kombëtar Adem Demaçi. Prandaj, tingëllon paradoksale që edhe të rënëve gjatë viteve të mëhershme të mos iu njihet statusi i dëshmorit.

image

Në përvjetorin e 34 të demonstratave historike gjithëpopullore të vitit 1981, të cilat ia dridhen themelet e shtetit diktatorial okupues dhe burgut të madh të shqiptarëve, e quajtur ‘Jugosllavi’, Komisioni i familjeve të dëshmorëve të kombit, seriozisht do të shqyrtojë mundësinë e organizimit të protestave, të cilat do të zgjasin deri në realizimin e kërkesave për njohjen e statusit zyrtar të dëshmorëve të rënë në fushën e nderit”, thuhet në reagimin e tyre.

Po ashtu sipas tyre, do të shqyrtohet edhe formimi i Shoqatës së familjeve të dëshmorëve të kombit, e cila nuk do t’i ndajë dëshmorët në periudha dhe vite, por do të mbrojë të drejtat e të gjitha familjeve të dëshmorëve bijtë dhe bijat e të cilëve ranë në mbrojtje të atdheut dhe të çështjes kombëtare shqiptare kundër okupatorit fashist serb në të gjitha periudhat e historisë sonë sa të përgjakshme po aq të lavdishme.
Ata kanë sjellë edhe emrat e dëshmorëve të kombit, të rënë në periudha të ndryshme të rezistencës sonë kombëtare për çlirim dhe pavarësi kundër okupatorit serb, siç janë:
Fazli Grajçevci, i vrarë më 1964 në burg; Shaban Shala, i vrarë më 1964 në burg; Murat Mehmeti, i vrarë në demonstratat e vitit 1968 në Prishtinë; Naser Hajrizi nga Prishtina, i vrarë në demonstratë në Prishtinë, më 1981; Asllan Pireva nga Prishtina, i vrarë në demonstratë në Prishtinë, më 1981; Sherif Frangu (i vrarë në demonstrata) në Ferizaj, më 1981; Riza Matoshi (i vrarë në demonstrata në Ferizaj, më 1981; Ruzhdi Hyseni (i vrarë më 1981); Xhelal Maliqi (i vrarë më 1981); Sali Abazi (i vrarë më 1981); Salih Maloku (i vrarë më 1981); Nesimi Dervish Dana (i vrarë më 1981, në Gjakovë); Salih Zeka (i vrarë më 1981); Jusuf Gërvalla, i vrarë me atentat, më 17 janar 1982, në Shtutgard; Bardhosh Gërvalla, i vrarë me atentat, më 17 janar 1982, në Shtutgard; Kadri Zeka, i vrarë me atentat, më 17 janar 1982, në Shtutgard; Rexhep Mala, i vrarë duke luftuar, në rrethim më 11 janar 1984; Nuhi Berisha, i vrarë duke luftuar, në rrethim më 11 janar 1984; Bajram Bahtiri, i vrarë duke luftuar, në rrethim më 8 shkurt 1984, Prishtinë; Xhemajli Blakaj, nga Istogu, i mbytur në torturë më 1987; Ismet Krasniqi, veprimtar dhe organizator i demonstratave që nga viti 1981, i vrarë në demonstratën e 27 marsit të vitit 1989, në Prishtinë; Afrim Zhitia, i vrarë duke luftuar në rrethim, më 2 nëntor 1989, Prishtinë; Fahri Fazliu, i vrarë duke luftuar, në rrethim, më 2 nëntor 1989, Prishtinë; Ali Ajeti, i vrarë duke luftuar, më 1989, në Shtedim të Besianës; Tahir Meha, 13 maj 1981, i vrarë duke luftuar, Prekaz i Ulët; Nebih Meha, 13 maj 1981, i vrarë duke luftuar, Prekaz i Ulët; Besim Latifi, nga fshati Pollatë, Besianë, i vrarë në rrethim më 1990; Skënder Monolli, nga fshati Pollatë, Besianë, vrarë në rrethim më 1990; Enver Hadri, i vrarë me atentat, më 25 shkurt 1990, në Bruksel; Tahir Lush Berisha (vrarë gjatë përpjekjes së armatosur më 1992, në Leshan të Pejës; Arim Abazi, i mbytur në torturë në burgun e Ferizajt; Zijah Shemsiu, i mbytur në burg; Xhemajli Berisha (31 vjeç), profesor, nga fshati Brestovc Rahovec, i mbytur në torturë në burg të Prizrenit; Nesimi Elshani (28 vjeç), student, Nagavc, Rahovec, vrarë më 27.01.1990, në Brestovc, Rahovec; Bedri Sokoli, vrarë në vitin 1989; Ylfete Humolli, 17 vjeçe, (e rënë në demonstratat, në Lupç i Ulët i Besianës, më 1990); Agron Fetahu (23 vjeç), bujk fshati Celinë, Rahovec, vrarë më 27.01.1990, në Brestovc, Rahovec; Hilmi Krasniqi nga Hoça e Vogël, Rahovec, vrarë më 27.01.1990, në Brestovc, Rahovec; Halim Hoti nga Krusha e Madhe, Rahovec, vrarë më 27.01.1990, në Brestovc, Rahovec; Mehmet Ejupi (23 vjeç) fshati Sekiraçë, vrarë në Besianë; Agim Rashiti, (19 vjeç), Dragash, vrarë në Gjilan; Agim Kukleci (31 vjeç), punëtor, vrarë në Isniq, Deçan; Basri Ibrahimi, nga fshati Smirë, vrarë në Smirë, Viti; Xhymshit Ahmet Badallaj (24 vjeç), nga fshati Zhur, vrarë në Zhur, Prizren; Gjylbear Izet Badallaj (22 vjeç) bujk, nga fshati Zhur, vrarë në Zhur, Prizren; Hajrim Badallaj (10 vjeç), nga fshati Zhur, vrarë në Zhur, Prizren; Naim Qemajli, nga fshati Zhur, vrarë në Zhur, Prizren; Fatmir Hoxha, nga fshati Zhur, vrarë në Zhur, Prizren; Haki Pavataj, Decan; Zyle Gashi (23 vjeç), vrarë në Prishtinë; Mujë Berisha, nga fshati Maznik, vrarë në Maznik, Deçan; Ismet Qorraj (21 vjeç), punëtor, vrarë në Carrabreg, Deçan; Xhafer Qorraj, vrarë në Carrabreg, Deçan; Selman Haxhosaj, nga fshati Pobërxhë, vrarë në Deçan; Musa Gashi, nxënës, nga fshati Peçan, vrarë në Suharekë; Mirvete Avdiu, nxënëse, nga fshati Muzeqinë, vrarë në Shtime; Mustafë Veselaj (23 vjeç), nga fshati Peçan, vrarë në Suharekë; Hilmi Jashar Kajtazi (31 vjeç), teknik, nga fshati Vitak, vrarë në Mitrovicë; Bedri Sergjonaj (19 vjeç), nga fshati Kllodernicë, vrarë në Mitrovicë; Behram Saniçi, nga fshati Roshan, vrarë në Mitrovicë; Hakif Bislimi (24 vjeç), i papunë, nga fshati Koshtovë e Vllahisë, vrarë në Mitrovicë; Sali Hadërgjonaj (19 vjeç), nxënës, nga fshati Voksh, vrarë në Deçan; Selat Berisha (28 vjeç), punëtor, nga fshati Barilevë, vrarë në Prishtinë; Muharrem Kabashi (19 vjeç), i papunë, nga Dushanova, vrarë në Dushanovë, Prizren; Idriz Rrahmani (41 vjeç), vrarë në Gjilan; Rrahman Demaj, vrarë në Skenderaj; Bedri Hasanaj (21 vjeç), vrarë në Mitrovicë; Sevdat Xhafolli (25 vjeç), vrarë në Prishtinë; Shukrije Obërtinca (17 vjeçe), nxënëse, nga fshati Lismir, vrarë më 27 mars 1989 në Prishtinë; Nufret Gashi (40 vjeç), vrarë në Suharekë; Muhamet Imeri (19 vjeç), vrarë në Dushanovë, Prizren; Ibrahim Krasniqi, vrarë në Prishtinë; Ismet Curraj, vrarë në Carrabreg, Deçan; Xhafer Curraj, vrarë në Carrabreg, Deçan; Muhamet Bytyçi, nga fshati Dushanovë, vrarë në Dushanovë, Prizren; Bujar Haxhimusa (24 vjeç), vrarë në Mitrovicë; Riza Smajli, vrarë në Gjilan; Betim Shala (21 vjeç), student, nga fshati Nashec, vrarë në Prizren; Beqir Shimaniqi (41 vjeç), pensionist, nga fshati Roshan, vrarë në Mitrovicë; Ramadan Zeqiri (34 vjeç), punëtor, nga fshati Kopiliç i Epërm, vrarë në Mitrovicë; Istref Gashi (42 vjeç), punëtor, vrarë në Suharekë; Sakip Bislimi (33 vjeç), i papunë, fshati Koshtovë e Vllahisë, vrarë në Leposaviq; Afrim Bytyçi (14 vjeç), vrarë në Dushanovë, Prizren; Rrahman Sopa, Kaçanik, vrarë në Prishtinë; Shefki Sejdiu, Ferizaj, vrarë në Prishtinë; Shaip Bytyçi (30 vjeç), Dushanovë, vrarë në Dushanovë, Prizren; Ali Ajeti (30 vjeç), nga fshati Sveçël – Podujevë, vrarë në Mitrovicë; Xhemajl Krasniqi, demonstrues, i burgosur, vrarë në burg; Fatmir Hazir Ukaj (18 vjeç), Pejë; Agron Ukë Gashi, Celinë, Rahovec; Hilmi Rexhep Krasniqi (41 vjeç), Hoçë e Vogël; Halim Malush Hoti (29 vjeç), Krushë e Vogël, Rahovec; Nazim Qemal Elshani (28 vjeç), Nagavc; Reshat Ymeri (21 vjeç), Gjilan; Rexhep Aliu (43 vjeç), punëtor, Ferizaj; Bekim Ruzhdi Sejdiu (15 vjeç), Koshare, Ferizaj; Melit Kryeziu, Suharekë; Hysni Abdullah Mazrreku (15 vjeç), Bubavec, Malishevë; Ali Din Kryeziu (28 vjeç), Bubavec, Malishevë; Rexhep Selman Aliu,(36 vjeç), Bubavec, Malishevë; Sadik Malaj (23 vjeç), Stanovc i Poshtëm, Vushtrri; Sadri Maksuti (53 vjeç), Stanovc i Poshtëm, Vushtrri; Xhevat Hoxha (24 vjeç), Gjakovë; Fatmir Kërleshi (20 vjeç), Gjakovë; Qamil Morina, Logjë, Pejë; Fadil Nazmi Talla (25 vjeç), Podujevë; Ragip Brahim Hasanmetaj (23 vjeç), Strellc, Deçan; Islam Morina (38 vjeç), Topanicë, Kamenicë; Sylë Hazir Ukëmetaj (23 vjeç), Strellc i Epërm, Deçan; Nuhi Azemi (21 vjeç), Prelezi i Jerlive, Ferizaj; Xhevdet Breznica (22 vjeç), Magurë, Lypjan; Enver Morina (22 vjeç), Çikatovë e Vjetër, Drenas; Sahit Shala (25 vjeç), Krajkovë, Drenas; Gani Daci (22 vjeç), Nabërgjan, Pejë; Ali Hysevukaj (19 vjeç), Pejë; Ali Isë Zuka, Pejë; Nazmi Tefiku, Dubravë, Kaçanik; Sadri Shoshi, Istog; Samedin Bylykbashi, Prishtinë; Agron Fetahu (23 vjeç), bujk, Rahovec; Milazim Karaxha, Çikatovë, Drenas; Smajl Lladrovci, Gllanasellë, Drenas; Xhavit Lladrovci, Gllanasellë, Drenas; Shani Morina, Drenas; Bahtijar Gashi (52 vjeç), Prizren, mbytur në Gjilan; Sylë Ukë Haxhaj (46 vjeç), Carrabreg, Deçan; Haziz Shora,Kaçanik; Qazim Shoshi, Istog; Ali Tafa, Shtime; Vehbi Shesholli, profesor, Zveçan, Mitrovicë; Rasim Sheqer Mulliqi, profesor, Beleg, Deçan; Osman Vokshi (66 vjeç), Pejë; Osë Muqaj; Ragip Hasanmetaj (23 vjeç), fshati Strellc i Epërm, Deçan, vrarë më 31.01.1990; Hasan Ramadani, nga Albaniku (ish-Shajkoc – Besianë), i vrarë në luftim,1994.
Në listë mungojnë ushtarët e vrarë gjatë shërbimit ushtarak në ish-armatën e ashtuquajtur popullore jugosllave.

P. S. Nëse eventualisht ka mbetur ndonjë dëshmor jashtë kësaj liste, Komisioni paraprakisht u kërkon falje familjeve të tyre, dhe njëkohësisht luten familjet e tyre të na ofrojnë shënimet për ta.

Reagimi bëhet nga Komisioni i Familjeve të Dëshmorëve të Kombit, të të gjitha periudhave historike:


Naim Zhitia - kryesues
Behram Krasniqi - anëtar
Skender Berisha - anëtar
Vlora Humolli - anëtare
Rashit Ymeri - anëtar
Tafil Latifi - anëtar

DISA MENDIME PËR POEZINË E SUZANA ZISIT


(Rreth vëllimit poetik: “Imazhet kanë ftohtë”, 2006.)


nga ANDI MEÇAJ


1. (omnia vincit amor*)

Në librin poetik të Suzana Zisit “Imazhet kanë ftohtë” është edhe poezia: “Në dukje e thjeshtë”:

U përplasën një ditë, në vjeshtë,
Ai dhe Ajo - puhizë, në dukje e thjeshtë,
Por thellë - thellë, uragan...

Ai fluturoi.
Ajo u çmend.

Ai frymëron.
Ajo shpesh qan.

Por gjembat, ah gjembat...
Në zemër i mban.
Ashtu, në dukje, e thjeshtë.

Ishte,
Është,
Dhe ka për të mbetur vjeshtë...

Suzana Zisi me këtë poezi (një akuarel i mrekullueshëm i ndjenjave njerëzore), duket sikur na ka hapur pakëz një dritare, diku në një kënd të braktisur të kopshtit tërë pemë e gjetherënie vjeshte, nga ku dallohen siluetat e dy të rinjve që konsumojnë dashurinë e tyre dhe njëkohësisht dramën e ndarjes, braktisjes që mbart “gjemba”, që megjithëse shpojnë e gjakosin, përçojnë kujtimin, atë kujtim ëmbëlndjellës e engjëllues, sa na bën të ndihemi paksa në faj, për fajin tonë të vetëm e të pafajshëm, se kemi qenë dëshmitarë rastësorë të një skene dashurie e ndarjeje të beftë.

Por siç na thotë një shprehje e vjetër popullore se: “dukeja gënjen (mashtron)”, ashtu edhe poetja Zisi na rrëfen se: .../U përplasën një ditë, në vjeshtë, .../Ai dhe Ajo - puhizë, në dukje e thjeshtë, /Por thellë - thellë, uragan /... . Me fjalë të thjeshta, tepër elegante, që mbartin emocion dhe befasi, duke i krahasuar në fillim të takimit të dashuruarit me puhizën, atë lëvizje ajri aq të lehtë, sa thua s’e ndien dhe më pas, kur dashuria e ëmbël rrjedh, ajo kthehet në uragan që të mbështjell e të shkul nga rrënjët duke të ta “shkundur” gjithë qenien.

S.Zisi na e sjell dashurinë dhe ndarjen me elementë të vjeshtës e natyrës si era, puhiza, gjembat, fluturimin, na e derdh në shpirt gjithë bukurinë në ngjitje e në zbritje të ndjenjës më të pastër e të hijshme njerëzore, duke i trajtuar në unitet të dyja si elementë të vjeshtës. Është një pikturim sa i zhdërvjelltë aq edhe i freskët, sa lirik aq edhe filozofik, sa i thjeshtë aq edhe i mirëfshehur brenda mjegullës së shpirtit, duke na shfaqur mendimin se ai që nuk gabon kurrë në jetë s’mund të quhet njeri: “errare humanum est**”.

Por a mund të quhet një dashuri e dështuar gabim?

Po, edhe jo, por mbi të gjitha një gjë mund të themi me bindje: se jeta mund të kuptohet e shijohet si një e tërë apo e plotë vetëm nga prova apo “gabime” të vogla: ab uno disce omnes***

2.( in absentia****)

Në librin me rreth 100 poezi të Suzana Zisit mund të veçojmë mes të tjerave poezitë: CRAZY (Me atë përqafimin e çmendur: .../Të jam lidhur e tëra pas trupit, në një /përqafim vdekjeprurës...! /); JAM NË MES TË PYLLIT (Me atë pritje horror: .../Koha, /ka vdekur në prag të së ardhmes. /E shkuara e uritur, lëmon dhëmbët. /) MË THËRRMOHEN FLETËT (Me pritjen të sendshpirtëzuar si libër: .../Kopertina, mbahet ende. /Brenda, më thërrmohen fletët. /); NATËN KUR TI FLIJE (Me atë xhelozinë e së dashurës për të dashurin: .../Natën, kur ti flije, t’u futa në shpirt, /Nga rruga, që vetëm unë di. /); UNË, TI, ANA MARIA... (Me atë brishtësi e bukuri vargu si foshnjë: .../Unë jam toka. /Ti - dielli. /); FJALA (.../Varur pasionesh, /nderur në mall, /) LULET (Sa jep njëra shpirtin, /ja ku lind një tjetër. /); NJË MËNGJES TJETËR ME ARGJIRON... (.../Hija jote e mëngjesit, /shtriqet përgjumshëm të më mbulojë. /); ANA MARI... (Me atë dashurinë e thellë mëmë-bijëz: .../Etjendezur, për të bukurën buzëqeshje, /Syve të tu, Ana Mari.); SHKRUAJ (Me atë shkrim aq mbireal: .../Shkruaj e shkruaj mbi lëkurë. /Mbijnë trishtueshëm pemë e lule. /); MUSHTI I LULEVJJESHTËS (Me atë dehje aq të veçantë të ndjenjave: .../Unë jam pëshpërimë /e stinës së ndezur. /Dehem duke pirë, honeve të trillit. /); NGJYRAT MBETEN TE NE... (Me ato figura aq piktorike: .../Syve të tu, u struk e kaltra, /E qyteti mbeti pa det. /E kuqja, u nder buzëve të puthjeve. /); NËN DHÉ (Me atë fund drithërues: .../Epitaf mbi varr, /sytë e tu të ftohtë. /); E MUROSUR QIEJVE... (Me atë pritje deri në murosje për dashurinë: .../Edhe pse sytë shpesh i drejtoj nga lindja /Perëndimet, më murosin këtu. /); e shumë të tjera...

3.(primum vivere, deinde philosophari*****)

Poezia së pari duhet jetuar, pastaj filozofuar dhe Suzana Zisi (1967), kësaj ia ka arritur më së miri, duke na futur edhe ne lexuesve në petkun e ndijimeve të saj, që na duken të vërteta, sepse kështu i perceptojmë e i ndijojmë ato.

Kur një poet ta bën aq të vërtetë edhe një të vetme poezi, sikur je duke e jetuar atë çast dhe thua me vete kështu mund ta shkruaja edhe unë, ajo është poezi. Poezinë e Suzanës në këtë libër mund ta ndijosh si një të tërë edhe pse e ndarë në pjesëza të vogla aty gjen një element bazë që e përshkon tejetej amalgamën poetike që është elementi erotik. Ky element jepet herë herë i vrullshëm, herë herë i qetë, herë në pritje, herë në ndarje, herë në ngjizje, herë në ngashërim, e herë në ekzaltim. Erotizmi është i ndërthurur ngjeshur me elementin lirik dhe atë filozofik në mënyrë organike duke u shkrirë natyralisht.

Poezia e Zisit të jep përshtypjen që në leximin e parë se kemi të bëjmë me një varg tepër sensual, lirik me nota të theksuara “të femërores” gjë që i jep autores një pasaportë apo identitet të veçantë ndër poeteshat tona më të mira. Një zë i tillë i ka munguar poezisë shqipe.
Si tipar dallues të poeteshës Zisi mund të veçojmë: “Pritjen...”, Pritjen për një dashuri të re, Pritjen për dashurinë e vjetër, për burrin që do, për mashkullin e dëshiruar, për ndjenjën që e përvëlon trup e shpirt, Pritje për ripërtëritjen e çasteve të kaluara magjishëm, por mbi të gjitha ajo na lë të kuptojmë se: “PËR DASHURINË E VËRTETË, PRITJA LE TË JETË NJË JETË”.
Duke marrë shkas nga arritjet e deritanishme të librave poetikë të Suzana Zisit dhe duke besuar fort në vlerat e saj, presim të na falë në të ardhmen edhe befasi të tjera.

16/12/2011
------------------------------------------------------------
omnia vincit amor* - (lat. dashuria fiton mbi gjithçka.)
errare humanum est** - (lat. të gabosh është njerëzore.)
ab uno disce omnes*** - (lat. nga prova të vogla mund të kuptohet e tëra.)
in absentia**** - (lat. - në mungesë, (të dikujt apo diçkaje.)
primum vivere, deinde philosophari***** - (lat. së pari duhet të jetosh, pastaj të filozofosh.)

Josip Rela-Nita


Akti i Parë

Ne aktin e par behet fjal per vendbanimin e Nites.Zefi i kishte pasur qef Niten,gjysen te zhveshur fillon te flet ngadal por nita nuk e degjon sepse i kishte humbur vedija.
Zefi shkoj te nje grua qe ti sjell uj.Pasi ta largon Roza i ve doren pas kokes dhe e
therret nita,nita pas pak nita zgjohet dhe kerkon ta dij se kush ja shpetoj jeten.
Pastaj i trgoj se ishte Zefi ai qe ja shpetoj jeten pasi degjon nita,ju faliminderit te
gjithve,mirpo Prenka,Zefi,Marku i therrasin qleqet e katundit sepse mendonin se Agim beu
do ti sjell ushtrin e tij te hakmerren,mirpo Prenka i thot se ky hall ju kapi nga shtepia ime.
Une mendoj se duhet te largohen,marku i thot me duket se ti Prenka ke be zgjidhje te mir
andej kur te vij Agim beu nuk e mur gjakun po te mos ishte nita ne mes jush dhe fshatareve
do tju thot se fajtoren jan larguar, mirpo te gjith behemi gati,por zefi e priti baban.
Nita me zemer te thyer duke e pershendetur zefin i thot se edhe shpirti im ka mbetur te ti
ndersa edhe zefi i thot nites eja te shkojm edhe une do te vije pas teje,kurse e nxjerr
medaljonin nga qafa dhe ja dhuron nites dhe i thot te nesermen se edhe zemra ime do
te vij pas teje.

Akti i Dytë

Pas tri viteve me von niten e kerkon per nuse aty ishin arratisur shum vet,mirpo Prenka
e lut niten fejohet sepse ajo nuk deshiron te fejohet,qka ishte qka ishte me e keqja
nita deshironte te shpallej mashkull mirpo Prenka e luti te mendoj mir dhe e pyeta sepse
nuk deshiron te martohej mirpo e pyeti,ajo i thot se zemra ime eshte e vdekur dhe nuk
lejon te hyje asnjerin brenda dhe keshtu nita i thot te mbretit pleqet e fshatit,priftin
dhe kristofolimen qe ta shpall mashkull keshtu ne diten e mbledhjes te gjith njerzve
Niku dhe Poli ja kendojn kengen se bashku:Diten,gjumin,buken pra vajz o vajz me e bukra
ma fal zemren.Une e ti jetem te ri.Keshtu fillojn te mblidhen njerzit ku arrin pleqet
para priftit pak me vones,keshtu e degjuan dike per ta thirrur,dhe qe arriti pa heshtu
prifti e pyeti qe te behesh mashkull nersa nita u pergjigjet.Prifti e pyeti se disa djem
te kan kerkuar te martohesh me ta,nita tha se zemra ime ka vdekur dhe nuk pranon asnjeri
nuk do te bej asnerin te palumtur.

Akti i Tretë

Nita ka 3 muaj qe eshte shpallur dhe kryente te gjitha punet si mashkull dhe kur nuk
kishte te punonte mendonte per Zefin qe thoshte ku je zefi im,i dashur a thua a do te
shoh prap dhe ta nxjerri medalionin nga qafa e puth vetem ashtu te me degjoj Roza duke
menduar dhe e pyeti niten i thot se kan degjuar se do te martohesh Roza i thot se po te
edhe per canen e cila do te martohet keshtu duke biseduar Roza dhe Nita.
Ja ne det pat qen mbytur nje femij dhe vrapoi nita dhe e shpetoj, ate dit kishin gara
dhe nita filloj te merrte pjes ne gara keshtu u mblodhen te gjith,dhe gara filloj dhe
u degjuan disa zera po vinte nje arberesh dhe papritmas u duk disi zefi u pershendet
me to ja kur e sheh edhe Prenken,dhe vrapoi e perqafoji po ne fillim prenka nuk e
njohi pasi i tregoi se eshte zefi duke biseduar me keto dyja.

Akti i Katert

Kur nita u zgjua Prenka i tregoi se nena e nites kishte vdekur dhe e kishte lene niten
4vjeqe.Prenka i tregoj se nuk kishte dashur te martohej dhe ti beu njeri nites Prenka
i tregoi se e kishte arritur me ndjenj e dinitet.Keshtu filluan ta gjykojn niten se
ishte shpallur mashkull.Dhe ajo i trgoj per dashurin qe kishte per zefin ndersa zefi tha
se nita serish lejon se zemra e saj eshte e bukur e mir dhe e lir.Zefin se degjoi aspak
duke ditur se vajza ishte shpallur mashkull dhe prifti thot se nita e tradhtoi kishen e
e shenjet katolike dhe per kete arsye e bej edhe une fajtore e ka thene prifti i par e
paramendoj per shpalljen e vajzes per mashkull une nuk jam mesuar keshtu ma pret mendja
dhe duke e shpallur vajzen,e Prenk Vukes te dalin prane zogjeve.Une sjam mesuar keshtu
ma pret mendja duhet ta terheqim edhe ta shpallim vajzen e Prenk Vukes te Zakeve,U-vra
U-vra,U-vra bertiti,zefi vrapoj pas pak she e shikoj gjakun,me lot ne sy bertet nita
nita nitaaaa.

Loni Papa - "Cuca e Maleve"

"Cuca e Maleve" trajton nje temë e cila kishte ndodhur në fshatrat e malësisë.Ketu tregohet se si një vajzë e quajtur Cucë e formoi shkollën kundër analfabetizmit në Malësi.Cuca ishte një vajzë moderne e cila jetonte me të ëmën e cila ishte e verbër dhe vëllaun me nuse.Para shumë vitesh babain e Cucës Gjinin e kishte akuzuar kisha se kishte vjedhur nga toka e nje fshatari.Gjini ishte nje burrë trim dhe i besës.Don Marku prifti i kishës i tha që ta barte gurin e turpit rreth kishës në mënyre që ti shlyhej mëkati që Gjini as që e kishte bërë.Gjini nuk e barti gurin dhe prifti i tha se do të jesh i mallkuar dhe se fëmijët e tu nuk do të mund të pagësohen në atë kishë por Gjini nuk ndërroi mendje dhe vajza e tij Cuca mbeti e papagëzuar.Gjatë festës së ndarjës së tokave malësorët ishin mbledhur dhe po festonin e po kërcenin.Aty teksa po flisnin se sa burrë i besës kishte qenë Gjini zbulohet se ai ka qenë i akuzuar padrejtësisht dhe malësorët e detyrojnë priftin që të bartë vetë gurin e turpit rreth kishës por malësorët e marin atë gur dhe e hedhin në fund të greminës dhe vazhdojnë të festojnë.Një natë Cucën e grabtën dhe e vranë disa banditë sepse siq thonin ata Cuca kishte shkelur zakonin dhe kishte dashur që të bëhej më e zgjuar se burrat.

Hetuesi dhe ndihëmësi i tiij e zbulojnë se kush e vrau Cucën,si e vranë dhe përse.Ai i merr në pyetje të dyshuarit ku secili thoshte se nuk dinte azgjë për vdekjen e Cucës por faktet e vërtetojnë se Cucën e kishin grabitur katër vetë derisa Cuca po rrinte me nënën e saj të verbër ata e vrasin sepse kinse kishte thyer zakonet dhe kishte turpëruar fshatin por në fakt Cuca vetëm që të luftonte kundër armiqeve njësoj sikur burrat por jo me pushkë po me pendël.

Personazhet

Cuca
Gjini - Babai i Cucës
Prenda - e ëma e Cucës,e verbër
Pali - Vëllai i Cucës
Filja - nusja e Palit
Dila - Shoqe e Cucës
Fizi - Shok i Palit
Dom Marku - Prifti i fshatit
Pjetri - Fshatar i lidhur me banditë
Marka - E shoqja e Pjetrit
Nikë Kacuraj - Fshatar i pasur që e akuzoi Gjini për vjedhje

Homeri - "Iliada"



Iliada qe eshte nje nder veprat me te njohura Homerike ngerthen ne vete kenget.
mbi luften legjendare te Trojes. Sipas Legjendes shkaktar kryesor i kesaj lufte
ishte nje gosti perendish ku nuk ftohet perendesha e grindjes, nga zemerimi ajo
mer nje moll gdhend mbi te fjalet “ Me Te Bukures “ dhe e hedh ate ne mesin
e perendeshave tjera ,Aferdites, Heres , Athenes te paafta per ta zgjidhur kete
mosmarveshje ato i drejtohen princit te Trojes ,Paridit . Ai i magjepsur nga
premtimi i Aferdites per ti dhene atij gruan me te bukur mbi Toke , Helenen.
i jep dhe shpall Aferditen Perendeshen me te bukur .

Mu pas kesaj Paridi rremben Helenen , dhe shenon fillimin e Luftes me
gjakatare te Antikes , qe fillon me rrethimin e Trojes nga greket . Te Udhehequr
nga Agamenoni Mbreti i Mikenes dhe vella i Menelaut ( burrit te Helenes) mbret
i spartes e me prezencen e komandanteve me te shquar grek Akilit , Odiseut ,
Diomedi , Ajaks Telamoni bejne perpjekje te vazhdeshme te rrezuar Trojen ,
Mirepo te gjitha sulmet sprapsen nga Hektori , priresi i Trojaneve . Ndonese
Kjo veper pershkruan vetem 51 ditet e fundit shihet qarte dhe shume leht mund
te paramendohen viktimat e shumta te kesaj lufte .Keto 51 Dite shenojne fundin
e pergjakshem te tre Heronjve te kesaj vepre. I lodhur nga bejat e shumta ,humbjet
e medha e me Akilin qe tashme ishte terhequr ne shenje proteste per marrjen e
skllaves Brisedë nga Agamenoni , Menelau i ofron nje pakt dyluftimi Paridit
sipas te cilit pakt nese Menelau mposhtej ( vritej ) Paridi do mbante Helenen dhe
Greket do terhiqeshin nga Troja , Nese Paridi mposhtej Menelau do merrte Helenen
dhe Flota greke do leshonte Trojen duke i dhene fund kesaj Lufte qe padyshim kishte
rraskapitur te gjithe luftetaret e tashme edhe perendite e Olimpit ishin ne Lufte me
njeri tjetrin me veten Zeusin qe i ndalte .Fillimisht Paridi pranoi dhe sipas legjendes
po to mos ishte aq frikacak do kishte mposhtur Menelaur e terbuar te plakur e te
rraskapitur nga kjo lufte 10 vjeqare , dueli perfundon me Paridin te Kembet e
te vellait Hektorit te cilit nuk i beri zemra ta linte te vellane te vdiste dhe vrau
Menelaun me nje Goditje te vetme qe dritheroi Greket te cilet ja mbathen me vrap
nga fusha e betejes .Hektori ndiente se luftes i kishte ardhur fundi , ata dogjen anijet
greke dhe ishin gati qe ti hidhnin greket ne det .I shqetesuar nga kjo qe po ndodhte
Akili Lejon Partoklin kusheririn e tij qe te vesh armaturen e tij e te dal ne lufte ndaj
Trojaneve qe tju pres hovin . Partokli del ne fushbetej i armatosur me armaturen e
Akilit dhe shkakton panik ne Anen e Trojaneve , dhe gjendet ball per ball me Hektorin
nga i cili gjen vdekjen . Gjat dyluftimit Hektori kishte dyshuar se nuk po luftonte me
Akilin dhe pasi e lendi rend ne fyt Partoklin qe renkonte per vdekje tashme i heq atij
helmeten dhe ve re se nuk ishte Akili. I pikelluar nga ky fakt dhe duke ndjere keqardhje.
Hektori urdheron terheqjen . Pas ceremonise tradicionale per djegien e kufomave
Akili i zemeruar ne bejen e radhes mbetet ball-per-ball me Hektorin te cilin me shume
Mund e vret e me pas sikur kjo te mos mjaftonte kjo e lidh ate pas karroces se tij te luftes
dhe e terheq svarre deri ne kampin grek. Nga kjo qe ndodhi Zeusi Inatoset keq me Akilin. Ate nate i veshur ne nje kostum jo te zakonshem Priami Mbreti i Trojes shkon
dhe kerkon trupin e te birit me perulje qe me pas Akili duke ndjere keqardhje ia jep trupin
e Hektorit dhe Akili i Drejtohet Agamenonit qe te shpall disa dite paqe ne shenje respekti
per ti lene kohe Trojaneve qe te kryenin ceremonialet.Ne ndorkoh sipas fakteve te gjetura
me vone atyre diteve pritej qe te arrihej nje marveshje mes Trojaneve dhe Trakeve.
Pas perfundimit te ceremonialit disaditor Greket marshojn drejt Trojes ne nje Sulm te
fundit me Zeusin ne anen e Trojaneve dhe trimeri e zemerim luftetaret Trojan i
shkatojne humbje katastrofike Grekeve duke u vrare keshtu me shume se 2/3 e ushtrise.
Duke pare Kete rezultat Agamenoni urdheron terheqje te menjehershme se e dinte mire
se Perendia e Luftes se Olimpit she Zeusi ishin ne anen e Trojaneve dhe shume shpejte
ushtria e tij do ishte teresisht e mbaruar nese nuk terhiqeshin . Gjate terheqjes humbin
jeten edhe ushtar te tjere grek nga Harkataret Trojan . Odiseu duke pare kete futet menjehere ne dilema dhe nis te shetis neper kampin grek ku shumica e tendave ishin
zbrazur dhe Agamenoni ishte gati te merrte vendimin per terheqje .Ate dite Odiseu
me ndihmen e nje perendeshe te bukur qe e kishte mbeshtetur gjithmone sheh nje
ushtar grek qe i gezuar qe do terhiqej ne shtepine e tij po gdhendete nje kale prej druri
per te birin e tij .I inspiruar nga kjo Odiseu vrapon ne tenden e Agamenonit dhe i tregon
per idene qe i kishte shkrepur ne mendje , per nder te vellait te rene dhe premtimit qe i
kishte dhene Agamenoni thot se nje perpjekje e fundit vlen te behet dhe keshtu
Greket fillojne ndertimin e Kalit te Drunjet . Ne te cilin pasi futen luftetaret e zgjedhur
Grek paraqitet si dhurate e perendive per terheqjen e Grekeve. Te nesermen ne mengjes
vrojtuesit Trojan raportojn te Mbreti Priam i cili urdheron futjen e kalit brenda mureve.
Me ne fund nje Nate e qete kishte rene mbi Troje pa ankthin e se nesermes . Ne nderkoh
ne oret e vona te Nates Luftetaret Grek nder te cilet edhe Akili dhe Odiseu zbresin nga kali dhe japin sinjalin anijeve greke qe kishin mashtruar Trojanet dhe ishin portuar ne
ishujt prane . Pasi portat e medha hapen dhe Trojanet Kapen ne befasi ndodhin shume vrasje nder te cilat i poshteruar vdes edhe Akili nga harku I Paridit , vdes edhe Priami
ndersa Trojes i Vihet zjarri.

Personazhet:

Hektori : Udheheqesi i Trojavene ne Luften e Trojes , Vritet nga akili
Akili : Heroi i grekeve qe vrau Hektorin , i shenjteruar nga perendit,Vritet nga Paridi
Paridi : Princi i Trojes qe rrembeu Helenen , shkaktar i luftes
Odiseu : Mbret i Itakes , mendjendrituri qe shpiku “ KALIN E TROJES”
Agamenoni: Komandanti kryesor i Grekeve , Mbret i Mikenes
Menelau : Burri i Helenes , Mbret i Spartes
Helena : Vasha me e bukur mbi dhe asokohe ,( shkaku kryesor i luftes )
Priami : Mbreti i Trojaneve
Zeusi : Perendia e Rrufes , Kryesore e Grekeve
Hera : Gruaja e Zeusit , Perendesha dytesore pas Zeusit
Athena : Perendesh greke .
Aferdita : Perendesha e Bukurise ( qe u shpall nga Paridi )
Partokli : Kusheriri i Akilit , Vritet nga Hektori
Aresi : Perendia e Luftes

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...