Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/03/20

Nga Makfire Maqedonci – Canolli - BACË, PËR KË LUFTOVE?

Image result for makfire maqedonci cannoli

Makfire Maqedonci – Canolli

Sot nuk po shkruaj vargje e as këngë, por do të shkruaj për diçka që në shpirt po më dhemb. Jo, sot nuk po më vlon në shpirt as vargu e as kënga sepse thellë jam e lënduar nga shumë padrejtësi qe po ndodhin atje në tokën tonë, në tokën e përgjakur me shekuj!!!

Dhe jam më se e bindur se këtë dhimbje nuk po e ndiej vetëm unë por qindra e mijëra shqiptarë, qofshin ata në trojet tona qofshin nëpër mërgatën e humbur nëpër Evropë, Skandinavi apo këndej oqeanit në Amerikën e largët!

'BAC, PËR KË LUFTOVE?

Sot nuk po shkruaj vargje e as këngë, por do të shkruaj për diçka që në shpirt po më dhemb. Jo, sot nuk po më vlon në shpirtë as vargu e as kënga sepse thellë jam e lënduar nga shumë padrejtësi qe po ndodhin atje në tokën tonë, në tokën e përgjakur me shekuj!

Dhe jamë më se e bindur se këtë dhimbje nuk po e ndiej vetëm unë por qindra e mijëra shqiptarë qofshin ata në trojet tona qofshin nëpër dhenat e huaja nëpër Europë, Skandinavi apo këndej oqeanit në Amerikën e largët!

Është një dhimbje që gradualisht po na vret të gjithëve në shpirtë dhe fatkeqësisht po na shkakton plagë. Papunësia dhe varfëria ekstreme qe i ka kapluar vatrat shqiptare ku për fat të keq në mesin e atyre skamnorëve kemi edhe ish të burgosur politik dhe ish luftëtarë të Lirisë është një tradhëti jo vetëm e Idealit kombëtarë Ideal qe i bashkoi ata trima rreth çështjes kombëtare me shpresën dhe dëshirën se një ditë do të gëzojmë të gjithë ditë më të mira dhe Liri të plotë. Por për fat të keq pas gjithë atyre vuajtjeve, përsekutimeve, burgosjeve, mallteretimeve, vrasjeve e masakrave sot Lirinë e plotë po e gëzojnë pameritorët ata qe fare pak apo edhe hiq aspak nuk kontribuan për Lirinë e Kosovës!

Bac sot nuk po flas vetëm me zërin tim personal, sot po të flas me zërin e qindra e mijëra motrave, nënave dhe grave kosovare qe me lotë i kanë larë mijëra herë rrobat e motrave dhe vëllezërve të burgosur për t'ua larguar njollat e gjakut që rridhte nga torturat sebosllave dhe dhuna qe ushtrohej mbi trupat e tyre nëpër burgjet e Serbisë, në emrin e motrave, nënave dhe grave që me mijëra herë i kanë shiquar rrobat e përgjakura të bijave dhe bijve të tyre të masakruar e të vrarë, të bijave dhe bijëve qe ia falën gjymtyrët Atdheut e të mijëra tjerëve të zhdukur qe edhe pas 16 vitesh nuk gjinden eshtrat e tyre, po të flas edhe në emrin e mijëra motrave, nënave e grave kosovare qe i dhunuan kriminelët e Serbisë, pa i harruar as motrat, nënat dhe gratë e atyre qe na vinin në arkivole sa nga armata e atëhershme ca të tjerë nga mërgimi qe na i vriste UDB-ja serbosllave, e shumë të tjerë i ndiqte e përpiqej t'i vriste. Dhe në emrin tim, në emrin e të gjitha ktyre motrave, nënave dhe grave kosovare sot po të pyes Ty Bac dhe po i pyes edhe qindra dëshmorë e mijëra bashkëluftëtarë t'u për kë luftuat Bac?

Bac të jeshë i bindur shumë pak gjëra kanë ndryshuar nga ajo kohë qe u vratë të gjithë Ju e që për fat të keq nuk ishit të pakët! E ai ndryshimi është se lufta me armë e me armikun serb përfundoi pjesërisht , por tani populli ynë po përballet me luftën e papunësisë e të varfërisë apo thjeshtë me luftën për ekzistencë dhe më e keqja shumica po luftojnë me vdekjen sepse sëmundjet e ndryshme bashkë me kancerin po lulëzojnë me të madhe dhe po vdesin çdo ditë fëmijët, rinia e të moshuarit e disa përpiqen të gjejnë shërim edhe në shtetet e tjera sepse shteti jonë sapo lindi e kapluan sëmundjet vdekjeprurëse korrupsioni dhe vjedhja të cilat jo vetëm e kanë lodhur por e kanë gjunjëzuar dhe vështirë se do të shërohet ndonjë herë!

Bac, në Kosovë nuk po lulëzon Liria! Jo, jo atje po lulëzojnë sëmundjet dhe varfëria dhe padyshim aty ku ka varfëri sëmundjet lulëzojnë me të madhe.

Liria po lulëzon për disa por jo për të gjithë! Liri kanë hajdutët për të vjedhur, për të ndërtuar shtëpi e vila luksoze vendë e pa vendë, për të blerë makina luksoze vend e pa vendë, për t'u punësuar kur duan e ku duan, për të shpenzuar sa të duan dhe kur duan, për të pasur paga marramendëse e shumë e shumë llukse tjera të cilat nuk i shijon e as nuk ka të drejtë t'i shijoj apo t'i gëzoj as fshatari, as qytetari, as punëtori, as bujku, as mësuesi, as profesori, as aktori, as krijuesi,as ish i burgosuri, as ish luftëtari i Lirisë, as fëmijët e dëshmorëve dhe sa e sa të tjerë!

Bac në Kosovë Liria sa është e përkufizuar aq është edhe e përgjysmuar sepse ashtu siq nuk kanë Liri të plotë dhe të barabartë vetë qytetarët në tokën e Kosovës Liri nuk kanë as shqiponjat të fluturojnë mbi qiellin e Mitrovicës e cila tani e 16 vite është e ndarë apo thënë më mirë pjesa veriore i është okupuar nga serbët dhe Serbia! Dhe Ty o Bac të thanë "Bac u kry"!!!

Po Bac "u kry"! U kry po jo ashtu si dëshirove Ti dhe mijëra tjerë qe u vranë me shpresën dhe dëshirën qe vërtet të çlirohet Kosova dhe të lulëzoj Liria për mbarë popullin tonë!

Lufta u kry Bac për ata qe mezi prisnin t'i zinin kolltuqet e të uleshin në karriket e pushtetit, por jo për trimat e Lirisë të cilë nuk i dorëzuan armët por i ndoqën shkiet e shkinave edhe në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë bashkë me sllavo maqedonasit në Iliridë!

Bac Ty të thanë:
Zoti të shpërbleftë me Parajsë bashkë me familjarët t'u dhe ne e krym punën tonë Kosovës ja ndërruam Flamurin! Në vend të shqiponjës ja vumë disa yje e ngjurën kuq e zi ja bëmë "mavi-mavi" dhe bisedimet i filluam prap me shkie se ashtu po na kërkojnë ndërkombëtarët të cilët jo vetëm qe na e sollën një Pavarsi prej paketës së Ahtisarit si dhe presidenten na e sollën në një zarf të bardh por edhe na kanë ndihmuar bukur shumë edhe ta rjepim Kosovën duke e vjedhur se Ti e di Bac qe Kosova është një thesar qe e ka mbajt prore ish Jugosllavinë dhe e ka ndërtuar me pasurinë e saj bishtëmbisht. Dhe si e tillë tani jo qe po na pasuron neve politikanëve por po i pasuron edhe ndërkombëtarët, bile bile edhe Turqit!

Dhe për fat të keq po Bac në Kosovë po pasurohet edhe dreqi me të birin por vetëm populli jo! Popullin po e pasuron robëria, papunësia, varfëria sëmundjet qe as emrat nuk jau dinë aq shumë qe janë duke u shfaqur. Gjatë luftës na përzuri nga Kosova të gjithëve Serbia, dhe u bëmë pikë e pesë, disa në Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni e disa u shpërndamë gjithë andej nëpër botë. Por pjesa dërmuese qe ishin në trojet tona mezi prisnin të ktheheshin në Kosovën e djegur shkrum e hi dhe të minuar por i mbante shpresa se do të punojnë të gjithë, do ta ndërtojmë e do të lulëzon Kosova bashkë me Lirinë! Bile edhe ne mërgimtarët mezi prisnim t'i bëjmë pak para e të kthehemi si zogjët shtegtarë e t'i ndërtojmë foletë tona përgjithmonë në tokën tonë.

Por jo Bac! Fatkeqësisht jo qe ne nuk kemi ku të kthehemi por akoma edhe sot në këtë dimër me acar pas 16 viteve Liri nga Serbia po ikin rinia e populli nga vatrat e tyre kah sytë këmbët. Edhe sikur të jetë sërish Kosova e minuar njerëzit nuk po pyesin për rreziqe. Ashtu siq u kthyen me nxitim pas lufte në tokën e djegur ashtu sot po ikin nga varfëria qe po ua sjellë për fat të keq kësaj here qeveria shqiptare jo Serbia!

Familjet e dëshmorëve jo se nuk i gëzojnë ato qe i meritojnë por fëmijët dhe nipat tyre po vdesin për një pikë ilaq qe nuk gjindet kund në Kosovë!

Dhe pas gjithë këtyre marifeteve o Bac popullit po i propozohet të protestojnë e të kërkojnë shamia me i mbyll sytë mos me shiquar se çka po ndodhë me fatin e tij e t'i mbulojë edhe veshët të mos dëgjoj, e në vend të shkollave po ndërtohen xhamia qe të ketë populli ku të kërkoj ndihmë sepse nuk i ka mbetur derë tjetër vetëm te Zoti sepse më nuk po ju ndihmon as Europa e as Amerika, por popullit në ato xhamia i duhet edhe të kërkoj falje për gabimet qe po i bënë vetë duke ua dhënë votën e besimit gënjeshtarëve e hajdutëve tash e 16 vite.

Bile tani edhe Turqia po bënë be e rrëfe se do ta mbjelli kulturën turke në Kosovë sepse sipas saj "arnautët densëza" e kan humbur kulturën shqiptare e ajo duhet me i pru në dinë e iman!
Po Bac kultura jonë po zbehet disa këngëtare po ua kalojnë edhe prostitutave me veshjet e tyre e disa femra ngjajnë me femrat turko arabe!

Bile edhe disa çuna po shkojnë pas mësimeve të disa hoxhallarëve qe e kan sjellur kulturën arabe në Kosovë dhe nuk vishen më si jan veshur më parë po me do pantollona gjysmak e me mjekrra qe vështirë e ke t'i dallosh se janë shqiptarë.

Pjesa dërmuese e popullit po rrinë në heshtje e po bëjnë sehirë e disa i ka lodhur varfëria e sëmundja, por ka edhe nga ata qe janë të zënë me bizniset e tyre. Disa prej luftëtarëve janë burgosur e kriminelat e Serbise u shetitin para hundëve të lirë. E pjesa tjetër atdhetare qe janë akoma në gjurmët tua dhe të shokëve të tyre po përpiqen të punojnë akoma për ta quar në vendë amanetin tëndë dhe të gjithë dëshmorëve por mijëra pengesa e probleme po u dalin prpara nga djalli qe ka hyr në trupat e atyre qe nuk duan të dëgjojnë më për asgjë rreth çështjes kombëtare sepse u tha me kohë: "Bac u kry!!!
Dhe Ti e dinë Bac "burrat" një herë flasin!

Kështu Bac, a u kry për së mbari apo për së mbrapshti për ta pak ka rëndësi kryesorja u kry!
Dhe vërtet Bac edhe neve aq shumë na i kanë ngatërruar gjërat sa qe jo qe s'po e dimë çka u kry po nuk po e dimë kur don me u kry kjo poshtërsi e ky pazar qe po bëhet në kurriz të popullit?!

Popullin e kanë rrokur përpara mijëra halle e politikanët i pat rrok njëfar ngërqi po si duket i lëshoj pak para vitit të ri se bukur shumë i mbajti e a do t'i rrokë sërish ai far ngërqi nuk di po si po duket moti është rrezik qe sërish t'i rrokë e nëse i kap për së dyti mos vet se nuk ka me i lëshuar me vite.
Bac kemi mbetur si pula në mjegull k'ta po thonë "Bac u kry" e kush s'po e merr vesh çka u kry se hajnija nuk po kryjke kurrë o Bac!

 Populli ka mbetur në udhëkryq, nuk na ka mbetur rrugë tjetër vetëm të gjithë po lutemi e po themi qu o Bac e kryje e tregoju si duhet me u kry se kurrë më shumë UDB-ja nuk ka pasur bashkëpunëtorë, ose vrana edhe neve ma mirë sa nuk na ka vra të gjithëve kanceri qe jo vetëm popullin atje po e vret çdo ditë e më shumë bashkë me Kosovën por edhe ne mërgimtarëve po don me na vra! Populli e dinë fort mirë qe Ti luftove për Lirinë e popullit e jo të hajnave e ata po sillen sikur Ti ke luftuar për Lirinë e tyre! Pra, Bac, për kë luftove???

©Makfire M Canolli'

Është një dhimbje që gradualisht po na vret të gjithëve në shpirt dhe fatkeqësisht po na shkakton plagë. Papunësia dhe varfëria ekstreme qe i ka kapluar vatrat shqiptare ku për fat të keq në mesin e atyre skamnorëve kemi edhe ish të burgosur politik dhe ish luftëtarë të Lirisë është një tradhti jo vetëm e" Idealit kombëtarë" Ideal qe i bashkoi ata trima rreth çështjes kombëtare me shpresën dhe dëshirën se një ditë do të gëzojmë të gjithë ditë më të mira dhe "Liri" të plotë. Por për fat të keq pas gjithë atyre vuajtjeve, persekutimeve, burgosjeve, mallteretimeve, vrasjeve e masakrave sot Lirinë e plotë po e gëzojnë....

Dhe në emrin tim, në emrin e të gjitha këtyre motrave, nënave dhe grave kosovare sot po të pyes Ty Bacë dhe po i pyes edhe qindra dëshmorë e mijëra bashkëluftëtarë t'u për kë luftuat Bacë?

Bac ,sot nuk po flas vetëm me zërin tim personal, sot po të flas me zërin e qindra e mijëra motrave, nënave dhe grave kosovare qe me lotë i kanë larë mijëra herë rrobat e motrave dhe vëllezërve të burgosur për t'ua larguar njollat e gjakut që rridhte nga torturat sebosllave dhe dhuna qe ushtrohej mbi trupat e tyre nëpër burgjet e Serbisë, në emrin e motrave, nënave dhe grave që me mijëra herë i kanë shikuar rrobat e përgjakura të bijave dhe bijve të tyre të masakruar e të vrarë, të bijave dhe bijve qe ia falën gjymtyrët Atdheut, e të mijëra tjerëve të zhdukur qe edhe pas 16 vitesh nuk gjinden eshtrat e tyre, po të flas edhe në emrin e mijëra motrave, nënave e grave kosovare qe i dhunuan kriminelët e Serbisë, pa i harruar as motrat, nënat dhe gratë e atyre qe na vinin në arkivole sa nga armata e atëhershme ca të tjerë nga mërgimi qe na i vriste UDB-ja serbosllave, e shumë të tjerë i ndiqte e përpiqej t'i vriste. Dhe në emrin tim, në emrin e të gjitha këtyre motrave, nënave dhe grave kosovare sot po të pyes Ty Bacë dhe po i pyes edhe qindra dëshmorë e mijëra bashkëluftëtarë t'u për kë luftuat Bacë?

Bacë, në Kosovë nuk po lulëzon Liria, po robëria ,korrupsioni varfëria dhe anarkia!

Bacë të jesh i bindur shumë pak gjëra kanë ndryshuar nga ajo kohë qe u vratë të gjithë Ju e që për fat të keq nuk ishit të pakët! E ai ndryshimi është se lufta me armë e me armikun serb përfundoi pjesërisht , por tani populli ynë po përballet me luftën e papunësisë e të varfërisë apo thjeshtë me luftën për ekzistencë dhe më e keqja shumica po luftojnë me vdekjen sepse sëmundjet e ndryshme bashkë me kancerin po lulëzojnë me të madhe dhe po vdesin çdo ditë fëmijët, rinia e të moshuarit e disa përpiqen të gjejnë shërim edhe në shtetet e tjera sepse shteti jonë sapo lindi e kapluan sëmundjet vdekjeprurëse korrupsioni dhe vjedhja të cilat jo vetëm e kanë lodhur por e kanë gjunjëzuar dhe vështirë se do të shërohet ndonjë herë!

Bacë, në Kosovë nuk po lulëzon Liria! Jo, jo atje po lulëzojnë sëmundjet dhe varfëria dhe padyshim aty ku ka varfëri sëmundjet lulëzojnë me të madhe.

Liria po lulëzon për disa por jo për të gjithë! Liri kanë hajdutët për të vjedhur, për të ndërtuar shtëpi e vila luksoze vend e pa vend, për të blerë makina luksoze vend e pa vend, për t'u punësuar kur duan e ku duan, për të shpenzuar sa të duan dhe kur duan, për të pasur paga marramendëse e shumë e shumë lukse tjera të cilat nuk i shijon e as nuk ka të drejtë t'i shijoj apo t'i gëzoj as fshatari, as qytetari, as punëtori, as bujku, as mësuesi, as profesori, as aktori, as krijuesi,as ish i burgosuri, as ish luftëtari i Lirisë, as fëmijët e dëshmorëve dhe sa e sa të tjerë!

Po Bacë "u krye"! U krye po jo ashtu si dëshirove Ti dhe mijëra tjerë qe u vranë me shpresën dhe dëshirën qe vërtet të çlirohet Kosova!

Bac në Kosovë Liria sa është e përkufizuar aq është edhe e përgjysmuar sepse ashtu siq nuk kanë Liri të plotë dhe të barabartë vetë qytetarët në tokën e Kosovës Liri nuk kanë as shqiponjat të fluturojnë mbi qiellin e Mitrovicës e cila tani e 16 vite është e ndarë apo thënë më mirë pjesa veriore i është okupuar nga serbët dhe Serbia! Dhe Ty o Bacë të thanë "Bacë u krye"!!!

Po Bacë "u krye"! U krye po jo ashtu si dëshirove Ti dhe mijëra tjerë qe u vranë me shpresën dhe dëshirën qe vërtet të çlirohet Kosova dhe të lulëzoj Liria për mbarë popullin tonë!
Lufta u krye Bacë për ata qe mezi prisnin t'i zinin kolltukët e të uleshin në karriget e pushtetit, por jo për trimat e Lirisë të cilët nuk i dorëzuan armët por i ndoqën shkiet e shkinave edhe në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë bashkë me sllavo maqedonasit në Iliridë!

Bacë Ty të thanë:

Bacë të premë në besë për amanetin tuaj, flamurin kuq e zi e ndërruam,identitetin tone e pjesërisht e ndërruam ,bisedat po i bëjmë me Serbin e bile edhe darka po hamë me ta një tryezë!

Zoti të shpërbleftë me Parajsë bashkë me familjarët tu, dhe ne e kryem punën tonë, Kosovës ja ndërruam Flamurin te premë ne bese për amanetin tuaj qe kurrë flamurin kuq e zi se hoqe nga dora ! Në vend të shqiponjës ja vumë disa yje e ngjyrën kuq e zi ja bëmë "mavi-mavi" dhe bisedimet i filluam prapë me shkie se ashtu po na kërkojnë ndërkombëtarët të cilët jo vetëm qe na e sollën një Pavarësi prej paketës së Ahtisarit si dhe presidenten na e sollën në një zarf të bardh, por edhe na kanë ndihmuar bukur shumë edhe ta rrjepim Kosovën duke e vjedhur se Ti e di Bacë qe Kosova është një thesar qe e ka mbajt gjallë ish Jugosllavinë dhe e ka ndërtuar me pasurinë e saj bishtëmbisht. Dhe si e tillë tani jo qe po na i pasuron neve politikanët tanë , por po i pasuron edhe ndërkombëtarët, bile ,bile edhe Turqit kasaphane e kane bere Kosovën!

Dhe për fat të keq po Bacë në Kosovë po pasurohet edhe dreqi me të birin por vetëm populli jo!Tek populli po shtohet robëria, papunësia, varfëria sëmundjet qe as emrat nuk jua dinë, aq shumë qe janë duke u shfaqur. Gjatë luftës na përzuri nga Kosova të gjithëve Serbia, dhe u bëmë pikë e pesë, disa në Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni e disa u shpërndamë gjithë andej nëpër botë.

Por jo Bacë! Fatkeqësisht jo qe ne nuk kemi ku të kthehemi por akoma edhe sot në këtë dimër me acar pas 16 viteve Liri përmes Serbisë dhe pobratimave të tyre po ikin rinia e populli nga vatrat e tyre kah sytë këmbët!

Por pjesa dërmuese qe ishin në trojet tona mezi prisnin të ktheheshin në Kosovën e djegur shkrumb e hi dhe të minuar, por i mbante shpresa se do të punojnë të gjithë, do ta ndërtojmë e do të lulëzon Kosova bashkë me Lirinë! Bile edhe ne mërgimtarët mezi prisnim t'i bëjmë pak para e të kthehemi si zogjtë shtegtarë e t'i ndërtojmë foletë tona përgjithmonë në tokën tonë.

Por jo Bacë! Fatkeqësisht jo qe ne nuk kemi ku të kthehemi por akoma edhe sot në këtë dimër me acar pas 16 viteve Liri nga Serbia po ikin rinia e populli nga vatrat e tyre kah sytë këmbët. Edhe sikur të jetë sërish Kosova e minuar njerëzit nuk po pyesin për rreziqe. Ashtu siç u kthyen me nxitim pas lufte në tokën e djegur ashtu sot po ikin nga varfëria qe po ua sjellë për fat të keq kësaj here qeveria shqiptare jo Serbia!

Dhe pas gjithë këtyre marifeteve o Bacë popullit po i propozohet t'i vënë në kokë shamia me i mbyll sytë mos me shikuar se çka po ndodhë me fatin e tij e t'i mbulojë edhe veshët të mos dëgjoj, e në vend të shkollave po ndërtohen xhamia, mejtepe, çakë edhe rininë po i dërgojnë m luftuar për shtete te huaja vetëm me mbet pobratima me Serbinë!!!

Familjet e dëshmorëve jo se nuk i gëzojnë ato qe i meritojnë por fëmijët dhe nipat tyre po vdesin për një pikë ilaç qe nuk gjendet kund në Kosovë!

Dhe pas gjithë këtyre marifeteve o Bac popullit po i propozohet të protestojnë e të kërkojnë shamia me i mbyll sytë mos me shikuar se çka po ndodhë me fatin e tij e t'i mbulojë edhe veshët të mos dëgjoj, e në vend të shkollave po ndërtohen xhamia qe të ketë populli ku të kërkoj ndihmë sepse nuk i ka mbetur derë tjetër vetëm te Zoti sepse më nuk po ju ndihmon as Europa e as Amerika, por popullit në ato xhamia i duhet edhe të kërkoj falje për gabimet qe po i bënë vetë duke ua dhënë votën e besimit gënjeshtarëve e hajdutëve tash e 16 vite. Ata po ndërtojnë edhe mejtepe, çakë edhe rininë po i dërgojnë m luftuar për shtete te huaja vetëm me mbet pobratima me Serbinë!!!

Bile tani edhe Turqia po bënë be e rrëfe se do ta mbjelli kulturën turke në Kosovë sepse sipas saj "arnautët densëza" e kanë humbur kulturën e osmanëve e ajo duhet me i pru në dinë e iman!
Po Bacë kultura jonë po zbehet disa këngëtare po ua kalojnë edhe prostitutave me veshjet e tyre e disa femra ngjajnë me femrat turko arabe! Bile edhe disa çuna po shkojnë pas mësimeve të disa hoxhallarëve qe e kanë sjell kulturën arabe në Kosovë dhe nuk vishen më si janë veshur më parë po me do pantallona gjysmak e me mjekra qe vështirë e ke t'i dallosh se janë shqiptarë. Pjesa dërmuese e popullit po rrinë në heshtje e po bëjnë sehire e disa i ka lodhur varfëria e sëmundja, por ka edhe nga ata qe janë të zënë me bizneset e tyre.

Disa prej luftëtarëve janë burgosur e kriminelët e Serbisë u shëtitin para hundëve të lirë. E pjesa tjetër atdhetare qe janë akoma në gjurmët tua dhe të shokëve të tyre po përpiqen të punojnë akoma për ta quar në vend amanetin tendë dhe të gjithë dëshmorëve por mijëra pengesa e probleme po u dalin përpara nga djalli qe ka hyr në trupat e atyre qe nuk duan të dëgjojnë më për asgjë rreth çështjes kombëtare sepse u tha para kohe:
Bile këtë parullë "Bacë u krye" shpeshherë e marrin në gojë do qe ta kishin pas mih varrin herët !!! Pra, Bacë, për kë luftove???

"Bacë u krye edhe se kemi parafrazuar se u krye. Bile këtë parullë shpesh e marrin në gojë do qe ta kishin pas mih varrin herët !!!

Dhe Ti e dinë Bacë "burrat" një herë flasin!

Kështu Bacë, a u krye për së mbari apo për së mbrapshti për ta pak ka rëndësi kryesorja u krye!

Dhe vërtet Bacë edhe neve aq shumë na i kanë ngatërruar gjërat sa qe jo qe s'po e dimë çka u krye, po nuk po e dimë kur donë me u krye kjo poshtërsi e ky pazar qe po bëhet në kurriz të popullit?!
Popullin e kanë rrokur përpara mijëra halle e politikanët i pat rrok njëfarë ngërçi po si duket i lëshoj pak para vitit të ri se bukur shumë i mbajti e a do t'i rrokë sërish ai far ngërçi nuk di po si po duket moti është i keq , qe sërish t'i rrokë e nëse i kap për së dyti mos vet se nuk ka me i lëshuar me vite.
Bacë kemi mbetur si pula në mjegull k'ta po thonë "Bacë u krye" e kush s'po e merr vesh çka u krye se hajnia nuk po kryeke kurrë o Bacë! Populli ka mbetur në udhëkryq, nuk na ka mbetur rrugë tjetër vetëm të gjithë po lutemi e po themi qohu nga varri o Bacë e kryeje e tregoju si duhet me u krye se kurrë më shumë UDB-ja nuk ka qene ma aktiv ese qe është tani!. Bacë jemi bërë kajlë të jemi ma mirë në varre vdekur se te gjallë e te robëruar!. Një barre e kemi të madhe edhe ne mërgim.

Dheu i huaj peshë po na qon .Ëndrrat po i shohim çdo natë me parullën "Bacë u krye" nuk po besojmë më pa u quar ti nga varri me na treguar se për kënd Ti luftove???, për Lirinë e popullit, apo për te kriminelëve ,hajdutët dh bandat që e hëngrën nektarin e "Lirisë së Kosovës" Pra, Bacë, për kë luftove???

Makfire Maqedonci - Canolli - Vaji i fëmijëve mallkonte rrugës mbi gjakun e vet...


Picture

Makfire Maqedonci - Canolli 



Makfire Maqedonci - Canolli lindi në Prishtinë. Fëmijërinë dhe rininë e hershme i kaloi në vendlindje. Është shkolluar në fushën e pedagogjisë, që e ka bërë më të ndjeshme e më njerëzore edhe në poezi. Me këtë art të vështirë ka filluar të merret që kur ishte nxënëse e klasës së dytë fillore. ”Gjeli im plak” ka titullin vjershsa e saj e parë.

 E ka botuar 36vjet e sa më parë në shtojcën për fëmijë të gazetës ”Rilindja” (1978/79), e cila botohej çdo të martë, në kohën e artë të kësaj të së përdishmeje të shuar shqiptare në Kosovën e pushtimi serb.

Makfire Canolli i përket brezit të rinisë ”së padisiplinuar”, e cila sfidonte pushtetin antipopullor të asaj kohe. Ky pushtet të rinjtë shqiptarë i quante ”irredentistë” e ”seperatistë” dhe me nofkat të tjera më poshtëruese, vetëm e vetëm pse deshi të mbante gjallë gjuhën, traditën e kulturën shqiptare, të qenit shqiptar të shqiptarëve në vendin e tyre.

Makfires, si motër e vëllezërve ”irridentistë”, iu mohua çdo e drejtë: të regjistrohej në fakultet, të punojë me nxënës, si dhe e drejta për të botuar. E ka vrragë të pashlyeshme në zemër këtë kohë, aq më parë, pasi krijimet e saj të hershme ia konfiskuan punëtorët e shërbimit sekret serb, gjatë një basrisjeje në shtëpinë e saj.

Në vitet e ‘80-ta, si shumë familje shqiptare, edhe familja e Makfires ishte në shënjestër të UDB-së famëkeqe serbe, e cila në vitin 1982 ia burgosi të tre vëllezërit. Ishte kjo koha kur shiri i saj poetik po kendonte nga brenda, pa u shfaqur për lexues.

Në vitet e ‘90-ta emigron në Gjermani, ku qëndroi deri më 1998. Kthehet në Kosovë bashkë me familjen e saj dhe më pas, më 1999, kalon oqenanin për të vazhduar jetën në New York. Aty jeton ende.

Zëri i saj dëgjohet çdo të premte në valet e Radio – Diasporës, ku si moderatore e udhëheq rubrikën "Heroizmi i popullit tonë në shekuj".

Poezitë e saj janë prezantuar nëpër disa faqe internetit, të cilat botojnë krijime artistike, si "Teutat shiptare nëpër botë", "Agjencioni Floart-Press", "Floripress", "Tribuna shqiptare", "Bota e re", "Stërkala", si dhe "Qeparoi".


Gjer tani ka botur përmbledhjen poetike për të rritur “Gjurmë nëpër flakë” (2010) dhe një tjetër për fëmijë “I shes diellit akullore” (2010).

PËRKUSHTIM

(Nënës sime, që t’i bëhet dritë fjala ime e parë,

epitafi në shpirtin tim, që thotë jetën e saj dhe dashurinë time për të!)



Dhembje pa thinja



Tërë jetën e lume
vetëm një emër kam thirrur,
fjalën e shenjtëruar prej gjakut.
NËNË në të gjitha kohët,
në të gjitha stinët.
NËNË në bahçe,
në lëndinën e lotëve,
NËNË në bukë e kripë,
në një mal, në një saraj.
Edhe sa herë shkoj te varri i saj.
pa pritur zakonet e përvjetorëve,
në atë lëndinë me kocka njerëzish,
me emrin “nënë” thith ajrin aty,
flas me nënën njëlloj,
si kam folur tërë jetën.
Mes mijëra fijesh bari,
gjej pak dhe që pret gishtat e mi.
E shpupurit, pastaj e rrafshoj me pëllëmbë,
si dikur moti,
kur kruaja shpinën e saj,
sa herë ndërronte hëna.
Çdo grimcë e dheut paska pritur lotin tim,
të ujitet që të mbijë bar,
përjetësia e saj e blertë,
as gjysmën e rrugës pa e bërë,
në jetën lidhur me zinxhirë.



PROLOG


Himn për gjakun

(Në vend të një kënge për
luftëtarët e lirisë dhe UÇK-në)



Asnjë shtyllë nuk mund të mbajë
peshën e lirisë si ju,
gjaku im vertikalisht!
Mes tokës dhe reve të zeza,
ky flamur i kuq,
në shtizën e pushkës,
lidh tokën me diellin,
Gjergj Kastriotit i çon lajm,
Kosovën e kthen në kështjellë,
në agimin e pavarësisë.
Dhe me gishta prej gjakut
Uubie telave të jetës,
në ikje të natës vonë.
E nënat mbushin gjinjtë
me qumësht fëmijësh,
kur Dirini i Bardhë ndalet pak,
një dorë ujë ma derdh në ballë,
ikën si neperkë, e trollit shqipar
një litar i çon.
Tutje një daulle tund dheun,
e yjet si mollat nga degët bien,
nxitueshëm në tokën e arbërit.
“Jemi vonuar shumë”,
Njëri-tjetrit i thonë.



Refreni i tankut

Dhe tymi që i shkonte pas thoshte:
Ja dhuma për ju:
Vetëm pse jeni shqiptarë!

Dhe gjurmët e zinxhirëve mbi asfalt
edhe më egër mbi lëkurë ushëtinin:
Ja gjenocidi për ju:
Vetëm pse jeni shqiptarë!

Dhe zhurma e makinës së vdekjes,
Vetëm një refren dintej
Ja shfarosja për ju:
Vetëm pse jeni shqiptarë!

Kosova është serbe,
thoshte makina gri,
me refrenin e vet përmbi.



Ekzod

Vaji i fëmijëve mallkonte rrugës mbi gjakun e vet,
shkelur zbathur me qemështin e nënës në buzë
rrugës për të ikur nga trolli Ilir,
nga flaka e vdekjes përhapur gjithandej,
mbi blerimin mbjellë në zemër,
bashkë me nënën e me një çantë me pak bukë,
që të mbajnë shpirtin në shtegëtimin e zogjve,
drejt vendeve të ngrohta.
Mirë se erdhe, të thoshte gjysma tjetër e atdheut,
konaku i fqinjëve gjithashtu,
me zemrën e nxjerrë jashtë,
që bijtë e tjerë të shqipes,
të ndihen si në shtëpinë e vet,
si në oxhakun e gjyshit dikur,
bashkë me përrallat e ninananat,
që gjumin të bëhej i qetë,
zbritur nga krahët e tmerrit,
pa gjëmën e birit tjetër të zhdukur,
pa varr e pa nishan,
kthyer diku në muranë,
me gurët e gjakut,
përmendore e trishtimit dhe e mallkimit,
zë i qyqes në degën e thatë.


A mund të flasim kuq e zi?

Dhe Isa Boletini prapë ishte vonuar atë ditë
në gjysmën e ditëlindjes sime,
në nëntorin e tretë në shkurtit 2008,
me gjysmën e shpirtit të qeshur,
në vendlindjen time.
Me njërin skaj të buzëve
puthte flamurin e kombit,
me tjetrin skaj,
flamurin e shtetit më të ri në botë,
të gjysmës tjetër të Shqipërisë,
që ka emrin Kosovë.
Dy ngjyrat e flamurit shpirti i tij kishte.
Njëra Isa ishte,
tjetra Boletin dëshirë të quhej kishte.


Urime, Kosovë!

Mëvetësinë e gjakut tënd gëzoje!
E kuqja uronte me valët e flamurëve të botës.
Nën hijen e luleve,
përkundur nga tanku i paqes aty.
U ndal pak e frymë thellë Isa mori,
si t’i çahej atë ditë po i bëhej krahërori,
kur nëpër gajtana të tirqve
ngjyra ezezë po nxinte,
si vetëtima që zbret në tokë prej mali,
përçuar nëpërr një shufër metali.
Ashtu si përçuan vargjet e mia,
Gjysmën me Isa, gjysmëm me Boletin,
kur mbi dy gjysmat
shqiponja me flatra rri përpjetë,
shkruan me pendë në qiell
datën e nëntorit të vërtetë.




Abetare për lirinë



Shtrënguar me zinxhirë në trupin tim femëror,

gumëzhitja si tanku armik mbi barin e vjeshtës,

të gjeja abetaren e lirisë,

në natën e zezë me re,

kur ëndërroja frymën e ndaluar në grykë

me hallkat e reja natë për natë,

që të mos çelë kurrë drita e mëngjesit tim,

i lagur me gjakun tim.

Dhe ti nuk e di, armiku im!

Që unë di përmendsh

Lirinë që ma ndalon ti,

këngën më të bukur të poetit

që ua lë cicërima zogjve,

edhe kur ti e vret.

Prapë ti nuk e di!

Se sa më shume që më shtrëngon,

aq më shumë gjaku im më mëson jetën,

zvarrë për të arritur kotherrën e bukës,

që shkel çizma jote,

në sofrën e Kosovës,

gatuar me duart e nënave.

Po ik se nuk kam kohë të flas më me ty!

Më presin trimat në male.

Kërkojnë bukë dhe fishekë,

për ty, armiku im!.



Sofër me plumba e shtruar



Ja ku e ke shtruar me plumba,

sofrën ku gatova lirinë,

për darkën e kombit tim,

kur u ktheva vonë nga arat,

të bëja bukën e re misërishte,

për trimat, që

ende nuk janë kthyer nga malet.

Mitrovica kërkon prapë trima,

aty jo nuk fluturojnë

të gjitha shqipet e lira të Kosovës.

Shtruar me plumba e ke

armiku im i vjetër,

me të njëjtën qime!

Dëshira ime e ndaluar tani,

nga paqja e botës,

për lirinë plotë të vendlindjes sime,

për tërë trollin tim,

po pret në sirtarët

e tavolinave diplomatike,

me njërën dorë

në sofrën e plumbave,

që t’i hamë bashkë një ditë.





Nuse shqip në Mollën e Kuqe



Atdheu im sa herë është tkurrur,

braktisur me dhunë

nga shqipatrët e mi,

duke marrë me vete vetëm emrin “shqiptar”,

me lot në sy,

zemra duke qajtur me ngashërim.

Gjyshi im ruam edhe sot,

mbiemrin e vjetër “Maqedonc”,

në kohën kur gjyshja ime

u bë nuse në Mollën e Kuqe,

në vendin ku flasin shqip

vetëm eshtrat nën dhe,

ose ndonjë zog që andej i bie fluturim

dhe këndon emrin e atdheut im,

poemën e time të kafshuar

nga të katër anët,

me emrin Shqipëri.


para 13 minutashMaki Canolli
Lot prej dheut



Sa herë më quajtën mërgimtare,

zemër e pikëlluar u bëra,

ujitur me lot, lagur me riga gjaku,

djegur me mallin e adheut.

Dhe refugjate kur më thanë,

nga gjoksi zemrën nxora,

të mos çahej e mbaja,

me duar të buta femre.

Mbuloja shpirtin,

me plisa të dheut tim,

i bëja baltë, që

të shkelja mjaltin e huaj.

Lulet më lironin helm,

në blerimin e refuzueses isha.

Shporruniiiiiiiiiiiii!

Më vinte të klithja,

por atdheu ma shkelte syrin:

Mbahu!

Nesër një ditë tjetër vjen.



Kushtrimi i lirisë

(Adem Jashari, komandat legjendar)



Më 28 nëntor, Ditën e Pavarësisë

të shtetit më të ri në botë,

mu në zemër të Drenicës,

lindi një nip i Azem Galicës.



Si të dilte nga thellësi e tokës,

nëna i dha emrin e lashtë Adem,

e të lidhej tok me dheun

miti tjetër si Anteu



Kur e mori nëna në duar,

e mbuloi me flamur

dhe e bekoi me dashuri:

Luftofsh, bir për shqiptari!



Djali u rrit e u bë burrë,

u betua në flamur,

se i gjallë nën shka s'jetoj,

dhëmbë për dhëmbë me të luftoj.



Pushka e tij e dha kushtrimin:

Nën shka s’e duroj roberinë.

U trimërua edhe fëmija,

nuk kish frikë nga Sërbia!



Si rrufeja kur i bie një lisi,

me Sërbinë luftën e nisi,

u shkund fort e tërë Evropa,

si të kishte tërmet gjithë toka.



Këndon pushka në kullë prej gurit,

predha, gjyle pret Ademi.

Edhe fëmija në drirare,

i hedhnin armikut fishekzjarre.



U vra trimi duke kënduar,

e në Zot duke u betuar,

nuk e lëshoj kullën e babës plak,

pa u mbuluar të gjithë me gjak.



Brez pas brezi do të nderohet,

e do ta kujtojë historia,

se me Adem Jasharin,

bënë luftë edhe fëmija.



Pushka e tij dha kushtrimin,

që Serbisë t'ia qesim tymin,

e të marrë vesh përjetë e mot,

se kjo tokë shqiptarin ka zot.



Mos e mësyj më, shka, Kosovën!

kij kujdes, more karpat!

Adem Jashari nuk vdes kurrë,

edhe në varr të lan me gjak.



Krejt Shqipëri

(Tahir Sinani, tropojan, dëshmor i luftërave

në Kosovë, Maqedoni dhe Preshevë)



Shumë pak fjalë i foli nënës,

më shumë lot Sinani derdhi,

mbahu, nënë, si thotë zakoni!

Lum për ne koha na erdhi.



O moj nënë, unë jam betuar!

Se do të vdes për tokë e lumë,

këtu është Tropojë,

po Shqipëri ka më shumë.



Ajo fushë veshur me flakë,

është Kosovë, është Shqipëri.

Me pak shkollë, zemra ime!

E di mirë edhe ti.



Kthyer nga dielli i agimit,

niset trimi i tërë në gaz,

mumëron shekujt e robërisë

dhe një këngë i shkonte pas.



Njëqind vjet këtë ditë e pritëm,

sikur lulja që pret driteë,

Ndale shkja hapin pak!

S’e harrojmë kurrë ne traditën.





Lule mbi gur

(Ismet Jashari)



Sa çel nëna sytë në gur,

e sheh djalin si flamur,

kaq lule si mund të mbijnë aty!

Çuditet nëna me lot në sy.



Dhe fërkon sytë mos po sheh hije,

zbret në gur një dritë nga yje,

nur u jep gjithë dëshmorëve,

veç e veç përmendoreve.



Dëgjon nëna fjalë nga qielli,

shikon lart nga i flet dielli,

djali yt është bërë liri,

rrezja ime për Shqipëri.



Ke djem ti, moj nënëloke!

që i dalin krah kësaj toke,

nuk të lënë nën Serbi,

pa u faruar me pleq e fëmijë.



Dhe Kosovës i dha shtetin,

ashtu kishte amanetin.

Lule mbushi tokën amë,

UÇK-në e kishte pranë.



Rrufe nga Shqipëria

(Skerdilajd Llagami ("Shpendi")



Kur Kosova po digjej flakë,

tym po shkonte në të gjitha anët.

Digjej toka, flakë mbi kullat,

në të katër anët luftonin burrat.



Mbahu, moj Kosovë kreshnike!

Ke bijtë tu që ti rrite.

Gjithandej në Shqipëri,

Nuk të lënë ty nën Serbi.



Si rrufeja që vjen nga qielli,

ashtu në Kosovë erdhi Skerdi,

si shqiponjë që del nga mali,

ashtu erdhi Lajdi djali.



Ndalu, shka, ti qofsh mallkuar!

Mos ma digj Kosovën time!

Ndalu shka i biri shkinës!

Jam përballë, jo pas shpinës.



Gjaku i njomë i tiranasit,

skuqi tokën kosovare,

dhe lulekuqe mbinë prej gjakut,

Skerdilajdi i erdhi hakut.



Xan, o lule!

(Murtezan Etemi)



Dhe kushtrimi veshi trollina

anembanë kërkonte trima,

brof në këmbë me xhamadan,

më i shpejti Murtezan.



Shikon qiellin plot me re,

e mbush zemrën me zemërin,

i jep pushkës një herë zjarr,

nëpër bar po shkonte zvarr.



Ballë për ballë me armikun,

tym e flakë ngriten në qiell,

jetën mbron në istikam.

vëllai trim, vëllai Xan.



Oh një plumb ra mbi lule,

Xani trimi si të qeshte,

i ther shpirtin nënëlokës,

si një sondë t’i binte tokës.



Dhe u bë dritë e Arbërisë,

që me shekuj lirinë e kërkonte,

dhe gurëve u solli gjelbërimin,

zogjve lirinë dhe fluturimin.


para 12 minutashMaki Canolli
Flutur në flamur

(Basri Canolli)



Aq male kishte Gollaku atë ditë!

O zot si i mbante trolli!

Më i larti që ishte,

ai Basri Canolli.



Dhe betimi u ngrit në flamur,

bashkë me thirrjen e kushtrimit,

del dhe shqipja nga flamuri,

i shkon në ndihmë atij trimit.



Shtrohej toka plot me gjethe,

seç po shkundej i tërë mali,

kënga këngës seç i thoshte:

Jepi flutur Canoll djali.



Basri Canolli e dha betimin:

Për Kosovën do të luftoj,

plumbin e fundit do ta harxhoj,

shkjaun e zi gjersa ta largoj.



Krisma, flakë mbuluan Marecin,

dhëmbë për dhëmbë dy ushtri,

loti nënën e mbuloi,

u shtri djali, u shtri.








Pjese nga libri: I SHES DIELLIT AKULLORE

(Poezi për fëmijë)





Nuk janë vargje, por akullore



Vargje e vargje,

një piramidë me vargje…

Po kush tha se janë vargje?

Jo, more! Jo, more!

Nuk janë gjë tjetër,

veçse akullore.



Vjersha e vjersha,

një lëndinë me vjersha…

Po kush tha se janë vjersha?

Janë plantacione

mbushur plot me vreshta.



Fjalë e fjalë…

jo kafshata me halë.

Po kush tha se janë fjalë?

Janë qumësht, more!

për çdo akullore,

që nga dielli,

pikin në fletore.



Rima e rima,

një kështjellë me trima…

Po kush tha se janë rima?

Po as karalele nuk janë, lale!

në fund të çdo fjale,

por janë valle e valle,

në koncertin e ri,

për ju, fëmijë!



Nuk është as një libër,

vetëm me gjyshin e vitit të ri,

janë zemra dhe shpirt

për ju, o fëmijë të mi!





Mullisi dhe fëmija



Pa fëmija një mulli,

tek një lumë që po e shponte,

i shkoi mendja si për dreq,

në mos rrymë ai prodhonte.



Mullisi i bardhë nga mielli,

kapi fëmijën ngrohtë për dore:

Eja, bir, bashkë me gjyshin,

të hamë bashkë një akullore!



Ky mulli, biri im!

Është i vjetër sa gjyshi im,

nuk pushon natë as ditë,

bluan drithër, nuk jep dritë.



Ti çuditesh, unë e di,

pse mulliri s’është muze,

në këtë shekull të teknikës

që ka zbardhur kohë e re.



Prapë çuditesh, por dëgjo!

Akolloret që hamë ne,

kanë brenda edhe miellin tim,

jo vetëm lëng frutash e sheqer.



Lëpin gjyshi akullore,

dhe mustaqet i bën pis

nuk pranon si thotë fëmija,

të jetë mësues, e jo mullis.



Këmbëzbathur në një luginë,

ku një lumë shkon me rrëmbim,

Mulliri i Lekë Bardhit,

bluan miell për fshatin tim.



Mos ma vrit ardhmërinë!

(Kundër gjakmarrjes)





Mos ma ndal diellin, të lutem!

Të më ngrohë si gjithë njerëzinë,

se jam një fëmijë i pafajshëm,

që nuk njeh hasmërinë.



Mos më ndaj nga lojërat fëmijërore!

e as nga bankat shkollore,

se nuk kam faj e përgjegjësi,

që njerëzit bëjnë çmenduri.



Mos ma vrit ardhmërinë!

Mos ma shëmto fëmijërinë!

Këtë dëshirë mos ma sfido!

Ndaj meje hakmarrje mos kërko!



Është lart një Perëndi,

që na sheh mua dhe ty,

andaj nëse mua më dënon.

Zoti i madh të gjykon.



Mallkuar qoftë djalë pas djali,

ai që la kanunin i pari,

që të ketë përjetë gjakmarrje,

e mes nesh të hapen varre.



Mëshirë për fëmijët!





Enden për çdo ditë,

rrugëve poshtë e lart,

me shpresë se do të gjejnë

ndonjë kafshatë të thatë.



Rrinë skajeve të rrugës,

të zbathur e të zhveshur,

me stomak të uritur,

me fytyrë të ngërdheshur.



Shikojnë çdo njeri,

që u kalon aty përbri,

në mos kanë gjë për ta,

të paktën një lajthi.



Mungojnë në shkolla,

janë nxënës të dalluar,

ngase nuk kanë fletore,

as libra për të mësuar.



Janë thellë të strukur,

por kërkojnë drejtësi,

ndërkohë që gjëmë e tyre

arrin tutje në qeveri.



Po lum që ne të tjerëve

qeveri nuk na thonë,

e na qan zemra dhe shpirti

prandaj u ndihmojmë.



Lutja e fukarasë





Lutet shpirti i fukarasë

lutet me shumë dëshpërim,

Zot i madh, ty të lutem:

Më jep dhe mua ushqim!



Të kesh, o Zot mëshirë!

Të kem ditë më të mira!

Të kemi ushqime edhe mbathje!

Si e gjithë njerëzia.



Pse të tjerët, o Zot!

kanë gjëra shumë,

ndërsa unë nga uria

s'mund të bëj as gjumë.



Zbute shpirtin e njerëzimit

t’i japë jetë fukarasë,

kush gëzon zemrën e tij,

t’i bësh vend në parajsë!



Vjen dhe dimri, Zoti i madh!

me borë, acar e fërfëllizë,

mua lutja më ngrin në gojë,

pse s’kam të drejtë që të rrojë.



Vajzat shqiptare





Kur t'i takosh

vajzat nga Prishtina,

të dukën të bukura

porsi gjeraqina.



Sa herë t'i takosh

vajzat nga Tirana,

janë shumë çapkene

të shpejta si zana.



Edhe vajzat e tjera,

që janë nga Gostivari,

kanë sy gështenje

dhe flokët si ari.



Po të zbresësh pak

andej nga Presheva,

nga bukuria që kanë vajzat

thua, në zemër i ndjeva.



Edhe në Çamëri

vajza shqiptare,

aq bukur ato

aty hedhin valle.



Po të ngjitësh pak

në rrethin e Malësisë,

vajzat si sorkadhe

duken prej bukurisë.



Kudo që të shkosh

nëpër trojet tona,

vajzat janë të bukura

duken si shqiponja.





Nëpër Shqipëri





Tëra rrugët më çojnë

nëpër Shqipëri,

i di mirë përmendsh

si në gjeografi.



Afër kalit të Gjergjit,

aty në Tinarë,

më bluante truri luftërat

e të parëve tanë.



Thellë në jug, në qytetin

me gurë e pa bahçe,

Kadare shkruante romanin

“Ura me tri harqe”.



Në veri, Fishta e Migjeni

i riktheheshin trishtimit

me “Lahutën e Malcisë

e “Poemen e mjerimit”.



Azem Shkreli i madh

në Shkrelin e Rugovës,

pinte ujë të ftohtë

në Gurrën e Martin Bogës.



Në Pogradec,

afër Liqenit, medet!

Lazgushi kollitej

nga pleqëria e vet.



Në Cercë të Istogut,

për dritën e lirisë,

Rugova në dorë shtëngonte

projektin e pavarësisë.



Në Tepelenën e lashtë,

Ali Pashë Tepelena,

këndohej në këngën

e këngëtares Lena.



Në Prekazin legjendar

Adem Jashari thoshte nga kulla:

Seria do vetëm plumba,

Mos u dorëzoni burra!



Në Gllogjan të Pejës,

në Kullë të Qëndresës,

Dëshmorët Haradinaj

murosnin kështjellën e besës.





Si e bëra Shqipërinë time





Sh-në ia mora shqiponjës në fluturim,

që të ndërtoj çerdhe në shpirtin tim.



Q-në ia mora në qerdhor qershisë,

që t’i bëj të kuqe faqet e rinisë.



I-në ia mora të nesërmen Ilirisë,

që të mësoj rrënjët e Dardanisë.



P-në e la herët pranvera mbi lule,

që të bëj nektar për bletë, jo vetëm pekule.



Ë-në e piku syri i foshnjës pa gji nëne,

që lumenjtë të sjellin qymësht dhene.



R-ja me shi nga retë seç më ra në dorë,

që fëmija të fle gjatë, jo vetëm një orë.



I-në tjetër për emrin e atdheut tim,

e gjeta në abetare duke mësuar shkrim-lexim.



A-në e gatova mirë nga dheu i mëmëdheut,

që të bëja Shqipërinë me dorë të Skënderbeut.



Mësuesi i parë i Abetares

(Mehmet Gjevori)





Nga errësira kush na nxori?
Dritë për ne përjetë kush solli?
Kosovarëve në ndihmë kush u doli?
Mësuesi i parë Mehmet Gjevori.

Bacë Mehmeti me shumë shokë
tridhjetë vjet la Elbasanin,

drejt Kosovës ai u nis,
të hap dritën e shqiptaris.

Dita e natë me Abetare në dorë,
herë në fshat, herë në qytet,

pishtar dite i arsimit,

më i pari baca Mehmet.

Zemra e tij lumturohej,
kur rinia arsimohej,

në çdo kënd shtrihej arsimi,

qeshte populli nga gëzimi.


Brezat shekujve do ta kujtojnë
sinonimin e Abetares,

më i shtrenjti veterani,
bacë Mehmeti nga Elbasani.





Abetarja, floriri me yje



Abetarja është libri i parë,

nga nis e gjithë dituria,

me kaq flori që ka brenda,

matet e tërë pasuria.



Shkronjat që ka ajo,

i kanë marrë librat e tjerë,

kush i mori më lehtë,

kush me shumë poterë.



Floriri i Abetares

është flori me okë,

ama kur fëmijët,

e futin thellë në kokë.



Në çdo fletë të Abetares,

është nga një yll,

me çdo grafikë shkronjash,

ndriçojnë një pyll.



Zbret aty dhe dielli,

si mësues i jetës,

lidh fijet e dritës,

derdh mjaltrin e bletës.

NUK BESONTE NË PËRRRALLA TË KUQE


Xheladin Mjeku


Xheladin MJEKU


NUK BESONTE NË PËRRRALLA TË KUQE

Ismet A. Qorrajt

Vonë ishte, tepër vonë
Të besonte në përralla të kuqe
Se atdheu do të vishej me vello
Do të zbukurohej si nuse

Ishte kohë shtrigash atëbotë
Ku digjej gjithëçka që në embrion
Veç boshësisë së fjalëve
Tjetër asgjë s’të kujton

Iu kthye kujtesës njëherë
Nga fillimi i ditës
Kur bisha sulej e qartur
Dhe shembte tempujt e dritës

As plumbi në flurudhë
As topi e bajoneta
Nuk ia ndaluan rrugëtimin
Të kaptoj ëndrrat e veta

Mbi maja shkëmbinjësh
Si skifterë që nuk e lëkund stuhia
I kalitur brezave të historisë
E ftonte në përqafim liria

Me fjalën si shigjetë
Dhe me gjoksin shkëmb
Mundi bishën gjakatare
Rrufetë i ndaloi me dhëmbë

Vërtetë ishte vonë
Të besonte në përralla të kuqe
Se atdheu do të vishej me vello
Do të zbukurohej si nuse

Me besim në zemër iu fal
Kushtrimit të Skënderbeut
Flamurin e lirisë
Ia shpalosi atdheut

Prandaj në çdo vend
Ku shqipja u njomë me gjak
Lapidar i trimave të këtillë
Qëndron si bajrak


Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...