Shkruan: Flori BRUQI
| |
POPULLI SHQIPTAR NGA LASHTËSIA
Libri i autorit Flori Bruqi, „Guxim shqiptar“, u ofrohet të interesuarve për shkarkim falas në sektorin
| |
Pirro (296-272) para Krishtit. Pirroja ishte, ndoshta Su-ndimtari më i shquar i Epirit. Ai, si pasardhës i largët i Akilit, ishte i biri i Akidit. Kushëriri i Aleksandrit të Molosisë, që sundoi Molosët e Janinës. Fatkeqësisht, Akidi u ngatërrua në grindje politike familjare e krahinore dhe, si rrjedhojë, në fillim humbi mbretërinë e pastaj edhe jetën në vitin 313 para Kr. I biri tij, Pirroja në atë kohë vetëm 6 vjeç, u shpëtua nga Glaukia, Princi i fisit Ilir të Taulantëve. Në moshë të re ai hipi në fron për një kohë të shkurtër, por u rrëzua prej tij dhe filloi karrierën ushtarake me Antigonin e Maqedonisë, Komandantin veteran që kishte shërbyer me Aleksandrin e Madh. Në njërën nga betejat, ai u kap rob dhe u dërgua si peng në Aleksandri. Aty fitoi admirimin e Ptolemit, i cili i dha për grua të bijën, dhe në vitin 296 para Krishtit dhe e vuri përsëri në fronin e mbretërisë së tij. Pirroja gëzonte nam për fisnikërinë dhe trimërinë e tij në beteja. Epirotët e quanin “Shqiponjë”.
Sipas një tradite Shqiptare, pretendohet se emri “Shqiptar” (Bij të Shqipes) e ka origjinën nga thënia e Pirros. Kur dikush lavdëronte zhdërvjelltësinë e lëvizjes së trupave të tij, ai i përgjigjej me krenari se një gjë e tille ishte normale, pasi ushtaret e tij ishin “Bijtë e Shqipes”, kështu që lëvizjet e tyre, natyrisht u shëmbëllenin fluturimeve të madhërishme të mbretit të shpendëve.
Sipas një versioni tjetër, disi të ndryshëm, kur trupat e tij thurnin lëvdata sulmeve të tij të guximshme e të shpejta, dhe e quanin “Shqiponjë” ai u përgjigjej se ata ishin flatrat e tij, që bënin të mundur fluturimin e shpejtë të shqiponjës.
Thuhet se kjo çoi në adoptimin e këtij emri, të cilin populli shqiptar e përdor edhe sot e kësaj dite. Pra, jo “ALBANË”, por “Shqiptarë” ose “Bij të Shqipes”.
Pikërisht në këtë kohë, kolonitë e Korfuzit e të ishujve të tjerë në Detin Jon, nisen ta thërrisnin fqinjin e tyre në kontinent “Epir” (Tokë në kontinent), për të dalluar atë nga banesa e tyre ishullore. Gradualisht historianët grekë e nxorën jashtë përdorimi termin “Molosia” dhe zunë të përdornin emërtime të tilla si “Mbretëria e Epirit” ose “Pirroja i Epirit”.
Sidoqoftë, ky ndryshim emri nuk ndikoi në karakterin Pellazg, apo Shqiptar të asaj krahinë. Epiri u shtri në jug deri në gjirin e Ambrakisë (Artës). Në fakt, Gjeografi grek Straboni, shkruante se “për arkananiasit, që janë grek, kurse në të majtë ndodhen Nikopoja dhe Kasopia, që janë Epirotë”.
Pra, Straboni bënte dallimin midis epirotëve dhe grekëve. Ambrakia dikur kishte qenë një qytet i lulëzuar, mirëpo tani ishte rrënuar. Pirroja “e zbukuroi atë më shumë se çdo njeri tjetër dhe e bëri rezidencën e tij Mbretërore. Pirroja njihej nga të gjithë si një princ i madh dhe i mirë. Ai zgjeroi territorin e vet duke lidhur ishullin e Korfuzit dhe krahinat e Maqedonisë. Në atë atmosferë, ku mbizotëronte Lufta e vazhdueshme për pushtet midis Princave krahinorë dhe me ata kufij shumë të luhatshëm, që përcaktonin juridiksionin e tyre, konflikti ishte i pashmangshëm dhe i përjetshëm; thuhet se gjatë një beteje me farefisin e vet maqedon, ushtarëve maqedonas u bëri aq shumë përshtypje shëmbëllimi i Pirros me Aleksandrin e Madh, sa që braktisën Mbretin e tyre dhe u bashkuan me të.
Dhe vërtet, kur maqedonët rrëzuan nga froni mbretin e tyre të pazot, Demetrin, ata e ftuan Pirron që të sundonte edhe mbi Maqedoninë. Mirëpo, brenda shtatë muajsh, ai kuptoi se maqedonët krenarë do të preferonin më mirë që sundimtari më i keq maqedonas ishte më i mirë se sa ai jomaqedonas. Prandaj hoqi dorë vullnetarisht nga froni në Vitin 287 para Kr. Pirroja ëndërronte të ngrinte një perandori në perëndim, të ngjashme me atë të propozuar 40 vjet më parë nga kushëriri i atit të tij, Aleksandër Molosi.
Roma, që tradicionalisht konsiderohet e themeluar në vitin 753 p.e.s, ishte ngritur gradualisht si qyteti-shtet më i fuqishmi në Itali, dhe me pas kishte bashkuar grupet e ndryshme në një konfederatë nën udhëheqjen Romake. Si rrjedhojë, ajo ishte bërë gati një republike e bashkuar, mjaft e fuqishme.
Pushtimi i galëve, apo i keltëve, vërshoi nga Veriu rreth Vitit 400 para Kr. duke e shkatërruar Romën pjesërisht me anë të një zjarri në vitin 390 para Kr. dhe duke dominuar në pjesë të madhe të Italisë për njëfarë kohe. Luftërat samnite të viteve 326-312 para Kr. dhe 299-291 para Kr. sapo kishin përfunduar, kur Pirroja nisi të hidhte një sy nga Perëndimi, i frymëzuar ndoshta nga ura portative që kishte ngritur mbi Helespont persiani Kserksi 200 vjet më parë, Pirroja, sipas Plinit, ishte i pari që konceptoi një urë të ngjashme përmes Adriatikut në pikën e tij më të ngushtë, në ngushticën e Otrantos.
Rasti i volitshëm erdhi në vitin 282 para Kr. Qyteti i pasur tregtar i Tarentit (Taranto) në jug të Italisë, një koloni Spartane, e kishte halë në sy flotën Romake në portin e vet (gjë që binte në kundërshti me marrëveshjen), kërkoi ndihme nga Pirroja. Pa pritur që të zgjidhte problemet inxhinierie të urës, ai shfrytëzoi metodën konvencionale, duke kaluar me anije përmes Adriatikut 25.000 trupa. Përveç 3000 kalorësve, ai mori dhe 19 elefantë lufte, kafshë gjigante, të cilat italianët i shihnin për herë të parë. Kur panë ushtrinë romake tek i afrohej Tarentit, i dhanë Pirros komandën supreme të forcave antiromake, duke preferuar që më mirë t’i nënshtroheshin Pirros pellazg, sesa Romakeve Barbarë.
Në fillim, Pirroja i shkroi konsullit Romak, Valer Levinit, duke i kërkuar që të vepronte si arbitër midis Romës dhe Tarentit. Mirëpo, konsulli ia preu shkurt duke i thënë që të shihte punët e veta dhe të kthehej në Epir.
Kur prapavija romake kapi një spiun Epirot, Levini i tregoi atij legjioni gjatë një loje stërvitore dhe pastaj e lëshoi që t’i thoshte Pirros se, nëse e brente kureshtja për ushtarët dhe taktikat romake, duhej të shkonte e t’i shihte me sytë e vet.
Në betejën që u zhvillua më pas, në Heraklea, afër Tarentit (280 para Kr.), Pirroja u ndesh me një ushtri Romake dy herë më të madhe se ushtria e tij dhe doli Fitimtar. Mirëpo, ai humbi aq shumë oficerë dhe ushtarë, sa që thirri: “Edhe një betejë tjetër si kjo dhe më duhet të kthehem vetëm në Epir”. Prej këtej lindi edhe shprehja “Fitore si e Pirros”. Ky ishte kontakti i parë ushtarak i Romës me Botën Greke në lindje. Por jo edhe i fundit. Duke shpresuar për paqen dhe Lirinë e bashkësive greke në Itali, Pirroja dërgoi në Romë ministrin e tij më të zot në artin e oratorisë, Linean. Kujtesa fenomenale e këtij të dërguari, e habiti Plinin, pasi që ai “Kishte fiksuar emrat e senatorëve dhe të kalorësve romakë vetëm një ditë pas mbërritjes në Romë. Por, Roma nuk pranoi të hynte në bisedime, andaj Pirroja marshoi drejt kryeqytetit, i cili mbrohej nga ushtria dhe milicia. Në pamundësi që ta pushtonte qytetin, ai u kthye mbrapshtë që të kalonte dimrin në Jug. Gjatë rrugës, lëshoi robërit romakë, të veshur e të mbathur dhe me para, duke u thënë që të ndërmjetësonin për paqe në emër të tij. Ndërkohë që Kartagjena pranoi t’i vinte në ndihmë Romës me një aleance ushtarake, duke shpresuar që të zgjeronte zotimet e saj në Sicili. Kjo e alarmoi shumë koloninë greke të Sirakuzes, e cila iu lut Pirros për ndihmë ushtarake kundër Kartagjenës. Pirroja nuk priste që t’i thoshin 2 herë. Ai u hodh në Sicili në vitin 278 para Kr. dhe me strategjinë e tij të shkëlqyer arriti t’ua rimerrte Kartagjenasve pjesën më të madhe të ishullit.
Fatkeqësisht, ai u përpoq të sundonte mbi këta grekë liridashës po aq arbitrarisht sa edhe Ptolemeu mbi Egjiptin, prandaj grekët nuk mund ta duronin dot. Ata e hodhën poshtë ofertën e tij që të bëhej mbreti i tyre: disa prej tyre preferonin më mirë Kartagjenën sesa regjimin ushtarak. Dionisi i Halikarnasit, që duhej të ishte ndikuar si historian nga origjina e tij greke dhe nga ambienti romak ku jetonte, i hodhi fajin Pirros. Ai shkruante se Pirroja u soll në mënyrë arrogante e tiranike, ashtu si shtypësit e tyre italianë, duke konfiskuar pasuritë dhe duke shpërndarë ofiqe të larta për miqtë e kapitenët e tij.
Ai internoi, e madje ekzekutoi njerëz të shquar me akuza të sajuara; fyeu ndjenjat e Popullatës duke plaçkitur thesaret e paruajtura në tempujt e tyre. Kur u tërhoq në drejtim të Tarentit, erërat e tërbuara shkatërruan disa nga anijet e tij, midis të cilave edhe ato që bartnin thesarin e popullit. Me gjithë avantazhet e shumta që kishte, Pirroja e humbi betejën tjetër “për shkak të zemërimit të perëndeshës”. Kjo ishte beteja jopërfundimtare e Bevenetos.
Pas kësaj, në vitin 275 para Kr., ai u kthye në atdhe, duke lënë pas një garnizon në Tarent, por duke e lënë në Itali, në duart e Romakëve. Jo vetëm Epiri, por edhe Greqia dhe gjithë Lindja po bëheshin tashmë të vetëdijshëm për fuqinë e re që po ngrihej në Perëndim.
Edhe Ptolemi i Egjiptit po përpiqej të zgjeronte kufijtë e tij. I pakënaqur me kontrollin e rrugëve detare në Egje, ai nxiti kryengritje në Greqi e Maqedoni. Në fakt, Pirros iu mbush mendja fare lehtë për të pushtuar Maqedoninë nga perëndimi, por kjo nuk dha ndonjë rezultat të madh. Ndërkohe, ILIRINË nuk mund ta sulmonte, pasi mbreti i saj Glaukia,e kishte strehuar që të vogël dhe e kishte ndihmuar të hipte në fronin e MOLOSISË, që në moshën 12 vjeçare. Kështu, ai i drejtoi armët kundër Greqisë. Depërtoi në lindje deri në Argosin e Peloponezit dhe u step nga frika kur pa argivet që nuk donin ta pranonin brenda mureve të qytetit. Pikërisht aty, në Argosin pellazg, në vitin 272 para Kr., karriera e tij do merrte fund. Ashtu si heroi i tij, Aleksandri i Madh, që e kishte mbyllur karrierën e tij të shkëlqyer në mënyrë aq të lavdishme, me turp në muret e Argosit, kur një grua e zemëruar do t’i hidhte një tjegull nga çatia e do ta linte të vdekur në vend!
Në veprën e tij “Historia Natyrore”, Plini shkroi për një dukuri shumë të pazakontë që ndodhi në Romë. “Dita që Vdiq Pirroja; kokat e prera të kafshëve të flijuara, rrokullisen në tokë, duke lëpirë gjakun e tyre; shenjë kjo jashtëzakonisht e mbarë”. Një bust, të cilin studiuesit e identifikojnë si me atë të Pirros, u gjet në Herkulan, rrëzë malit të Vezuvit, dhe ruhet në Muzeun Arkeologjik Kombëtar të Napolit.
Pjesë nga libri “Guxim shqiptar”
| |
Agjencioni floripress.blogspot.com
2015/05/01
POPULLI SHQIPTAR NGA LASHTËSIA
2015/04/30
Elbasani shpall “Qytetare Nderi” bijën e tij
Migena Arllati laureohet në vendlindje me titullin e nderit
Në një organizim madhështor, mes zyrtarëve, familjarëve dhe miqve të shumtë nga bota e letrave, shoqërisë civile dhe e kulturës, në skenën e Teatrit Skampa të Elbasanit, Bashkia e këtij qyteti shpalli me titullin e lartë “Qytetare Nderi” shkrimtaren dhe publicisten Migena Arllati.

Kryebashkiaku Qazim Sejdini, shprehu konsideratat më të larta ndaj kontributit të zonjës Arllati, duke i dorëzuar asaj titullin e nderit me motivacionin: “Për kontributin e shquar të saj si gazetare, shkrimtare, hulumtuese ndaj gjuhësisë dhe albanologjisë dhe një personalitet i shoqërisë civile në vend dhe në diasporë”.
Sejdini vuri në dukje se se Elbasanit i bëjnë nder shumë qytetarë të tij të cilët jetojnë brenda dhe jashtë vendit, mes të cilëve Migena Arllati ka një vend të veçantë për sa i përket rolit të saj në disa sfera të jetës.
Vendimi për akordimin e titullit “Qytetar Nderi” ishte marrë në datën 20 mars në Këshillin Bashkiak, në sajë të propozimit të Fondacionit Mbarëkombëtar “Nermin Vlora Falaschi”. Dasantila Tahiraj, kryetare e Këshillit Bashkiak, duke përshëndetur të pranishmit e shumtë në ceremoni,u shpreh se emri i Elbasanit është ndërtuar dhe vazhdon të rritet në sajë të njerëzve të punës, të cilët lartësojnë qytetin me anë të personalitetit të tyre.

Mes emocioneve të shumta, protagonistja kryesore e kësaj ceremonie Migena Arllati, duke pranuar titullin, falenderoi drejtuesit shtetërorë të Bashkisë së Elbasanit, përfaqësueset e Fondacionit “Nermin Vlora” të ardhura nga të katër anët e Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi e më gjerë, familjen dhe të gjithë miqtë e kolegët e pranishëm.
“Sado të madhohet njeriu, nga vendlindja nuk mund të shkëputet kurrë. Nuk ka vendlindje të madhe a të vogël. Ajo është veç një, por aq e fuqishme tek secili prej nesh, sa na mban dhe ushqen njëjtë si rrënja bimën, apo si rrënja pemën e cila në pamje të parë duket e bukur, e rritur, e fuqishme sepse është e zhvilluar me degë e lule, me gjethe e fruta por fuqia e saj vjen nga rrënjët. Ato, rrënjët, e furnizojnë dhe e bëjnë të jetë ajo që është.

Rrënjët e mia janë vendlindja ime, kjo Shqipëri dhe ky Elbasan ku u linda dhe u rrita, ku u shkollova dhe arsimova”, tha ajo në fjalën përshëndetëse gjatë ceremonisë së laureimit. Meqë prej njëzet vitesh jeton në Gjakovë, ajo vuri në dukje se sot Kosova dhe Shqipëria nuk janë larg sepse janë ndërtuar me qindra mënyra komunikimi, autostrada, mediat, marrëdhëniet e ndërsjellta.

Por, shtoi se në vitet e vështira të saj në Kosovë, kishte vetëm një mënyrë komunikimi, dhe kjo ishte lidhja shpirtërore. “Faleminderit Elbasani im, do të të dua sa vetë jetën time! Njerëzit me vlera si ju, dijnë t’i vlerësojnë të vlefshmit.

Mirënjohje pa fund për Fondacionin “Nermin V. Falaschi” dhe për Bashkinë e Elbasanit që duke promovuar vlerat intelektuale dhe mbipersonale, lartësojnë shoqërinë dhe kombin shqiptar. Është puna e vetmja vlerë lartësuese e cila na bën të thjeshtë dhe të nderuar ndaj uroj t’i ruani gjithnmonë këto tradita kombëtarë dhe civilizuese!”, shtoi Arllati mes duartrokitjesh të shumta.

Presidentja e Fondacionit, Zenepe Luka, duke vënë në spikamë kontributin e znj. Arllati brenda Fondacionit, u shpreh se kjo organizatë e ka për nder që propozoi njërën nga aktivistet më të vyera të saj për këtë titull të lartë nderimi.

“Migena shkëlqen në gjithë kompleksitetin e saj, në çdo segment të jetës personale dhe profesionale. Shkallët e ngjitura një nga një, me kujdes dhe përkushtim në familje dhe në karrierë, e bëjnë atë një shembull për të gjithë botën femërore.

Ne si Fondacion kemi mes nesh femra të vyera dhe shumë punëtore, ku Migena Arllati qëndron me krenari si njëra ndër emrat me të cilën mburremi”, vuri në dukje Zenepe Luka, në emër të Fondacionit që drejton.
Mes miqve të shumtë të ardhur nga qytete në ndryshme të Shqipërisë dhe Kosovës, fjalën e mori edhe Xhelal Luca nga Lidhja Ndërkombëtare e Poetëve dhe Artistëve “Pegasi Albania”.

Përveç vlerave humane, si shkrimtare e publiciste të znj. Arllati, ai u përqëndrua edhe në aktivitetin e saj kombëtar.
“Migena e ka bërë bashkimin kombëtar shumë e shumë dekada më parë se politika. Pa pyetur për politikën, ajo që para luftës së Kosovës u martua me djalin nga Gjakova, duke ndërtuar një familje të shëndoshë e me fëmijë të edukuar, dhe duke dhënë shembullin e vërtetë se si mund të bashkohen shqiptarët të cilët politika i ndau në shtete dhe në kufinj.
Kjo vajzë e jona është modeli i një femre të fortë, që bën sakrificën dhe jep kontributin pa pritur shpërblim për asgjë”, tha i entuziazmuar shkrimtari Xhelal Luca.

Fjalëve të rastit iu shtuan edhe ato të intelektualeve dhe artisteve të mëdha shqiptare si: Margarita Xhepa, Vitore Stefa, Irini Qiriako, Tefta Radi, Vllasova Musta, Ajtene Krasniqi, Zylfije Duraku, Kozeta Zavalani, Shpresa Gashi, Vjosa Abazi, Beatriçe Balliçi, Flutura Maçi etj.
Pas pjesës ceremoniale, familja Arllati i ftoi të gjithë të pranishmit në ambientet e Kalasë së lashtë dy mijë vjeçare të Elbasanit, ku mes trokitje gotash e shijime gatimesh vendase të mrekullueshme, u këmbyen urime të shumta.
I përulem në gjunjë vendlindjes, prindërve dhe të gjithë bashkëpunëtorëve të mi që më bëjnë të jem kjo që jam”.

Migena Arllati lindi në Elbasan /Shqipëri në 06.09.1974 në një familje me tradita qytetare dhe arsimdashëse. Jeton në qytetin e Gjakovës në Kosovë që prej 20 vjetësh me bashkëshortin dhe tre fëmijët.
Angazhimi në gazetari:
Aktiviteti i saj paraprihet nga dhjetë vjet angazhimi në gazetarinë radiofonike, të printuar dhe televizive ku ka marrë disa herë çmime.
Në vitin 2002, organizata amerikane IREX e nderoi Migena Arllatin me çmimin e dytë për projektin e saj radiofonik kushtuar gruas së pasluftës në Kosovë.
Në vitin 2006, Qendra mediale “Dukagjini” i ndau çmimin e vendit të parë për shkrimet e saj në gazetën “Lajm Exclusive”, lidhur me promovimin e punës dhe sfidat e femrës shqiptare.
Angazhimi në arsim:
Ligjëruese në Universitetin Publik “F. Agani”. Po ashtu punon si Prof. e gjuhës shqipe dhe letërsisë në shkollën e mesme “H. Dushi” dhe në Kolegjin privat “M. Akif” në Gjakovë.
Angazhimi në studimet gjuhësore:
Ka marrë pjesë në dhjetëra trajnime e konferenca, në shumë prej të cilave është paraqitur me punime shkencore. Prej kohësh ka konfirmuar vullnetin ndaj angazhimeve hulumtuese shkencore ndaj gjuhësisë dhe albanologjisë.
Ajo ka marrë pjesë në Konferenca të ndryshme shkencore të organizuara nga Universiteti i Tiranës, Prishtinës, Tetovës, Shkodrës, Elbasanit, Durrësit, Vlorës, duke prezantuar punime kryesisht nga fusha e linguistikës.
Puna në botime: Autorja deri tani ka botuar tre libra: “Mendime në kornizë”(poezi), “Lindur për t’u bërë mjek”(monografi) dhe “Vështrim rreth shprehjeve frazeologjike në të folmen e Gjakovës” (studim gjuhësor).
Krijimet poetike të saj janë prezantuar në disa Antologji të botuara në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Rumani. Po ashtu, është redaktore dhe recensente e dhjetëra botimeve të shkrimtarëve të ndryshëm.
Çmime në letërsi: Në Mitingun e Poezisë mbajtur në Gjakovë në Maj 2013, u shpall si poetja më e mirë e Mitingut, duke u nderuar me çmimin ‘Yllka Domi”.
“FiloLet 2013” në Zvicër e nderoi me çmimin e dytë në konkursin vjetor ndërkombëtar. Pegasi Albania në vitin 2012 punimin e saj shkencor e laureoi “Studimi shkencor i vitit” ndërsa në vitin 2013 e laureoi me titullin “Studiuesja e vitit”.
Në Festivalin Kombëtar të letërsisë për të rinj, mbajtur në Podujevë në gusht 2014, zuri vendin e dytë në gjininë letrare të tregimit me krijimin me titull “Piano”.
Aktiviteti në shoqërinë civile: Është Kryetare e degës së Fondacionit Kulturor Mbarëkombëtar “Nermin Vlora Falaschi” në Gjakovë; Kryetare e Lidhjes së Poetëve, Shkimtarëve dhe Artistëve
“Pegasi” në Kosovë;
Anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës; Anëtare e Institutit Alb-Shkenca me seli në Tiranë, Prishtinë e Shkup; Anëtare e Shoqatës së Intelektualëve “Jakova” në Gjakovë.
Nuk ka “Shqipëri të Madhe”, por Shqipëri natyrale
Barometri diplomatik
Prof.Dr.Mehdi HYSENI
Nuk ka “Shqipëri të Madhe”, por Shqipëri natyrale
*** Edhe sa shekuj, edhe sa vjet duhet polemizuar me shpifësit shovinistë serbomëdhenj dhe me hyzmeqarët e tyre injorantë filoserbë lidhur me tezën e tyre “Shqipëria e Madhe”?
-Nuk janë të vërteta “përrallat me tupan” dhe paçavuret “exibicioniste” me “teh agjenturor” antishqiptar të “hokatarëve” të ndryshëm (vardisës së politikave të vajtueshme ditore dhe, njëherazi puthadorë të llahtarshëm “mëditorë” të liderëve të ndryshëm në pushtet, që për ta lëpirë ndonjë asht të tyre ose për t’ua mundësuar hapjen e ndonjë burketoreje, qebaptoreje ose lejimin e ndonjë “tezge” në Pazar të blertë…etj., marrin guximin që të “lehin” ditë e natë pa pushuar kundër idesë shenjtë të ribashkimit kombëtar), se gjoja ideja e ribashkimit kombëtar shqiptar, “është e tejkaluar”, dhe se nuk është asgjë tjetër vetëm se “një sentiment”, të cilën “nuk e mbështet shumica dërrmuese” e shqiptarëve në hapësirat etnike të Shqipërisë, si dhe gjoja “nuk ka froca, as faktorë politikë që e mbështesin atë”!?
Këtë të pavërtetë, qe një shekull (si papagajt) e trumbeton politika dhe propaganda serbo-sllave për shpërfytyrimin e identitet kombëtar dhe shtetëror të shqiptarëve nga harta gjeografike e Ballkanit.
Kjo është një gënjeshtër dhe shpifje e madhe alla serbmoadhe dhe pansllave e “Velika Serbisë” , që po i bëhet jo vetëm popullit shqiptar në Ballkan, por edhe Evropës, edhe Amerikës dhe gjithë botës së qytetëruar demokratike.
Ideja ribashkimit kombëtar nuk është mit, as utopi e as kurrfarë “sentimenti” i kohës mesjetare, por e drejtë natyrore e ligjshme dhe legjitime, si dhe AMANET SHEKULLOR i etërve tanë (brez pas brezi) që kanë sakrifikuar dhe flijuar jetën e tyre për ta çliruar dhe ribashkuar kombin shqiptar dhe Shqipërinë etnike nga sundimi i egër kolonial dhe imperialist shekullor (1878-2015).
Ideja e ribashkimit kombëtar, do të thotë forcë lëvizëse centrifugale që shpie drejt shkallmimit të robërisë shekullore kolonialiste sllavo-bizantine (që edhe sot, në kohën e integrimeve evropiane, ushqejnë pretendime dhe synime territroriale në kurrizin e territoreve etnike të Shqipërisë natyrale) drejt lirisë, pavarësisë, ribashkimit, qytetërimit, zhvillimit, përparimit të përgjithshëm,si dhe të mborjtjes dhe ekzistencës së shqiptarëve në Ballkan, si popull dhe si shtet i barabartë me popujt dhe me shtetet fqinje, duke mos prekur dhe dëmtuar asnjë interes të stabilitetit, të sigurisë dhe të paqes në rajon.
Ribashkimi kombëtar nuk është një “çështje e ngushtë” e një grupi “huliganësh” a klani intelektual gjysmak, por kërkesë imediate dhe e domosdoshme e shumicës dërrmuese të kombit shqiptar në Ballkan. Këtë të vërtetë të pamohueshme e provojnë edhe numri i madh i lëvizjeve, i fronteve, i partive dhe i subjekteve të tjera politike dhe kuluturore kombëtare, të cilat janë formuar dhe po veprojnë haptazi dhe në mënyrë legale, demokratike dhe paqësore në skenën politike gjithëshqiptare, jo vetëm brenda territoreve etnike të shqiptarëve në Ballkan, por edhe në gjithë diasporën shqiptare në mbarë botën.
Gjithashtu, ribashkimin kombëtar e mbështesin edhe elita intelektuale akademike shqiptare si brenda Shqipërisë etnike, ashtu edhe në gjithë diasporën shqiptare, me ndonjë përjashtim efemer aty-këtu, por ai numër i vogël argatësh të huaj të “Velika Serbisë”, edhe pse në forma të rafinuara po orvatën ta baltojnë dhe shpërfytyrojnë aspiratën shekullore të ribashkimit gjithëkombëtar, ata nuk kanë kurrfarë peshe, as ndikimi në popull e as në politikën e brendshme, as në atë ndërkombëtare. Ata janë në numër pak dhe, krejtësisht të vetmuar, që askush (as faktori i brendshëm shqiptar e as ai ndërkombëtar) nuk i “vë në pullë”, as nuk i merr serikozisht se çfarë “llomotisin” dhe shpifin ata kundër interesit të përgjithshëm kombëtar dhe shtetëror shqiptar.
Ia vlen të theksoj se, në dy dekadat e fundme, idenë dhe kërkesën historike të popullit shqiptar për ribashkimin e tij, në mënyrë të dokumentuar shkencore, publicistike dhe informative, e mbështesin me dhjetra e qindra vepra të shkruara nga fushat e ndryshme (histori, kulturë, gjuhë, art, politikë, drejtësi, diplomaci, ekonomi …etj.) të elites së mirënjohur akademike shqiptare.
E gjithë kjo veprimtari e përbashkët për një objektiv dhe imperativ të përbashkët për çlirimin, mëvetësimin dhe ribashkimin e kombit shqiptar, është rezultat i zgjimit dhe i ngritjes së vetëdijes dhe ndërgjegjës së lartë politike dhe kombëtare, në saje të rrethanave dhe të realiteteve të krijuara politike dhe demokratike në Ballkan (1990-2015).
Ata që po shpifin marrëzisht, duke propaganduar në opionin publik se gjoja në territoret etnike shqiptare “nuk ekzistojnë forca të rëndësishme politike, që e mbështesin ribashkimin kombëtar”, janë jo vetëm në gabim, por edhe miopë, sepse nuk e njohin realitetin e krijujar brenda kufijve etnikë të Shqipërisë, as atë në diasporë. Ndryshe, nuk do t’i kishin ndërruar tezat alla serbe, duke gënjyer për “hava”, jo për “tokë”, se gjoja “shumica” e shqiptarëve nuk e mbështet ribashkimin kombëtar.
Këtë shpifje serbe dhe filoserbe e përgënjeshtrojnë formimi dhe veprimi i këtyre subjekteve politike shqiptare , që me programin dhe me plaformat e tyre e mbështesin ribashkimin kombëtar shqiptar, jo vetëm të Kosovës me Shqipërinë: Aleanca Kuq e Zi, UNIKOMBI, Lëvizja Vetëvendosje, Lëvizja për Bashkim, Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar, Lista për Bashkimin e Shqipërisë Natyrale, Partia e Unitetit Kombëtar…, si dhe shumë parti deh shoqata të tjera poltike me përcaktim të ribashkimit kombëtar qoftë majtiste, djathtiste apo centrist, që veprojnë si brenda, ashtu edhe jashtë Shqipërisë Etnike.
Se ideja e ribashkimit kombëtar gjithëshqiptar është aktuale, realiste, moderne, demokratike, qytetëruese, paqësore, domodoshmëri dhe imperativ historik, politik, kombëtar dhe shtetëror, dëshmon edhe Kushtetuta moderne e Republikës së Shqipërisë në fuqi ( e miratuar me Referfendum), ku në Preambulën e saj thuhet :” me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar,” (1998).
Sipas kësaj logjike racionale, duke bazuar në fakte të ligjshme të kësaj Kushtetute, kryeministri Edi Rama ka plotësisht të drejtë të kërkojë jo vetëm ribashkimin e Kosovës me Shqipërinë, por edhe më gjerë, sepse e ka për detyrë ta zbatojë, jo ta shkelë Kushtetutën në fuqi.
Së fundi, duhet t’i rikujtojmë serbomëdhenjtë dhe “bishtat” e tyre filoserbë dhe të agjenturave të huaja të ndryshme, se në asnjë pjesë të Shqipërisë etnike natyrale e as në diasporën shqiptare, nuk ekziston, as nuk vepron asnjë individ dhe, asnjë subjekt politik apo kulturor për krijimin e ndonjë të ashtuquajture “Shqipëri të Madhe”, e cila, si nocion semantik, fatkeqësisht, dhe për tragjedinë e derisotme shqiptare në Ballkan, daton që nga viti 1844 si “pjellë inkubatori” e “industrisë” së gjenocidit të Velika Serbisë së Ilia Garashaninit, e kuazishkencës, e politikës dhe e Kishës Ortodokse Serbe, gjithnjë në funkson të mohimit dhe të shkatërrimit të identitetit të tërësishëm të kombit, të territorit dhe të shtetit shqiptar-Shqipërisë etnike natyrale në Ballkan.
***************
Mehdi Hyseni, Ph.D.
Mehdi Hyseni is an Albanian Ph.D. in International Political Relations, residing in Boston. He writes about issues affecting Albania, Serbia and Kosovo.| UN and EU Should Scrutinize Serbia's Constitution | |
| Viewing the black historical events from the demarches and diplomatic protest notes of Serbia against Albania and Albanians, they have a common denominator... | |
| 15:24 Apr 15, 2015 PST | |
| Kosovo Needs to Create A Legal Army to Function as Soveriegn State | |
| It doesn't matter what Serbia's authorities say about interfering in Kosovo internal issues which is strictly prohibited by international law and the UN Charter. | |
| 15:29 Apr 5, 2015 PST | |
| Ethnic Albania is Not 'Greater Albania' | |
| Over the past centuries nobody wanted to face the historical, ethnic and geopolitical reality in the Balkans. This is the problem between Serbia and Albania. | |
| 21:07 Mar 29, 2015 PST | |
| Economic and Political Stability Critical to a 'Free' Kosovo | |
| According to the AFP, Nearly 450 Kosovo Albanians were arrested within a three-day period this month while trying to cross illegally into Hungary. | |
| 19:47 Mar 11, 2015 PST | |
| Bin Laden's Terrorists Spearheaded 9/11 Attacks | |
| The 9/11 truthers' very wrong conclusions aim to split, alienate and confront American citizens to fight each other on behalf of their terrorist enemies. | |
| 14:26 Feb 23, 2015 PST | |
| Remembering Doctor Michael J. Davidson of Brigham and Women's Hospital | |
| I was shocked and very sorry to hear about the death of my Doctor because it was a sudden death under the unbelievable circumstances of assassination by Stephen Pasceri. | |
| 20:52 Feb 11, 2015 PST | |
| Racism Will Not Resolve Problems in Kosovo | |
| Albanian national patriotism has never fallen into the trap of racism emerging in the Balkan Peninsula. Albanian patriotism should not be confused with the phenomenon of alien racism. | |
| 11:17 Feb 3, 2015 PST | |
| Recognition of Independent Kosovo Crucial for Serbia's Integration to EU | |
| So, all Serbian official politicians have no more authority and any kind of right to blame or hate the European Union or the United States of America why they are demanding the recognition of Kosovo if Serbia wants to join the European Union (EU). | |
| 11:43 Jan 25, 2015 PST | |
| Historical-Solidarity Marching in Paris Against Terrorism | |
| As Francois Hollande said, Together we have a voice. Together we we will not be divided, we are the people. We will not answer hate with hate. | |
| 05:55 Jan 16, 2015 PST | |
| Valid Agreement With Belgrade, So Republic of Kosovo Will Be Recognized by UN | |
| Even without meeting basic conditions , Belgrade and Pristina in Brussels, have reached agreement on the normalization of interstate relations on April 19, 2013. | |
| 06:35 Sep 26, 2014 PST | |
| Don't Kill Americans Or Call Death on America After They Supported Your Freedom | |
| There should be no toleration of any killer terrorizing Americans and burning the American flag, and the US should stop funding people who hate America. | |
| 18:04 Sep 20, 2014 PST | |
| Remembering The Victims of 9/11 | |
| Thirteen years after 9/1/2001 our hearts still hurt, sorrowful and painful for three thousand innocent lives, victims of barbarous Islamic terrorist attacks committed against our country | |
| 06:34 Sep 14, 2014 PST | |
| Islamic Terrorism Threatens Kosovo's Security | |
| The future and perspective of the new state of Kosovo will be dark with many question marks if Islamic Terrorism is not taken seriously and eradicated swiftly. | |
| 06:05 Sep 8, 2014 PST | |
| Albanians Are Not Bullies Nor Is America Conqueror of Serbia | |
| Albanians and Americans have been close allies during the war and currently in peace. Neither Albanians nor the United Stateshave invaded any part of Serbian territory | |
| 11:44 Jan 30, 2014 PST | |
| New Architecture of Serbian Genocide Against Kosovo Albanians | |
| This news was disclosed by Serbian authorities, EULEX Department of Forensic Medicine and experts from the Kosovo Department of Forensic Medicine during the site assessment at Rudnica quarry | |
| 08:51 Jan 18, 2014 PST | |
| Kosovo as a New Independent Nation in Facebook | |
| This decision dismisses all antihistorical charges, theses and illegal decisions of Serbia that allegedly Kosovo is its territory as it stipulated in its Constitution of the 2006. | |
| 08:28 Jan 11, 2014 PST | |
| Is NATO a Real Savior of Kosovo? | |
| Mehdi Hyseni has been warning the government of Kosovo, and the international community about the eventual peril of establishing Serbian Republic in Kosovo. | |
| 15:22 Dec 6, 2013 PST | |
| The South 'Balkan Benelux' Versus EU and Globalization! | |
| First of all, the idea of the 'Soth Balkan Benelux' is wrong due to the fact that include only four the poorest countries (Kosovo, Albania, Macedonia and Montenegro), without Turkey, Serbia, Greece, Bulgaria and Bosnia and Herzegovina. Questi | |
| 17:50 Dec 1, 2013 PST | |
| Prime Minister Dacic: Serbia Will Never Abandon Kosovo | |
| 'Serbia cannot help you with guns or tanks, but can help you with a wise policy and decisions. It is therefore it is essential you take power in Mitrovica. | |
| 05:26 Nov 17, 2013 PST | |
| Is NATO Trying to Rule the Entire World? | |
| Today, just under 100,000 military personnel are engaged in NATO missions around the world, successfully managing complex ground, air and naval operations in all types of environment. | |
| 17:29 Nov 11, 2013 PST | |
| Is Kosovo's Status Resolved Forever? | |
| Belgrade's Fraudulent Tales on Kosovo Are Harmful for Serbia and Balkans' Security and Stability | |
| 21:06 Jun 19, 2013 PST | |
| Pristina's Memorial Plaque in Honor of Jewish Victims Hailed | |
| At this memorial ceremony were present the Kosovo president, Atifete Jahjaga, Prime Minister, Hashim Thaci, President of the Assembly, Jakup Krasniqi and other personalities and non-governmental and religious communities of Republic of Kosovo | |
| 07:45 May 30, 2013 PST | |
| Is Serbia's Interfering in Internal Affairs of Independent Kosovo? | |
| Despite the economic interest of both signatories, achievement of this agreement is unacceptable to the government of Kosovo due to the fact that Serbia as a former colonial country (1912-1999) doesn't have any legal, political and economic right | |
| 10:01 May 22, 2013 PST | |
| Terrorism Must Be Fought By All Means! | |
| For the sake of clarity, our effort to fight all forms of terrorism wherever and whenever possible, without pardon, without sparing our own lives is our essential way to address those who pose a threat to Americans and America. | |
| 12:36 Apr 27, 2013 PST | |
| The US is a True Ally, Liberator, Friend and Savior of Albanians in Kosovo | |
| Pro-Turkish Albanians who have the Turkish Empire (Ottomanism or Neo-Ottomanism) in their minds and hearts, ought to know that Ottomans were not friends or allies of Albanians, but rather for more than five centuries have been | |
| 17:30 Apr 24, 2013 PST | |
| Belgrade Should Eliminate the Untrue Slogan: 'Kosovo is Serbia' | |
| A Serbian thesis and fallacy never proved with any real or objective historical evidence. Until recently, Kosovo was an illegal colony of Serbia... | |
| 16:36 Apr 2, 2013 PST | |
|
2015/04/28
Sa për kujtesë Profesorit Nexhmedin Spahiu
Prof.Dr.Eshref Ymeri
Në faqen e internetit të datës 27 prill 2015 të portalit “Çamëria”, Profesor Nexhmedin Spahiu, në përforcim të bindjeve të veta për shpikjen e “kombit kosvar”, më kishte dërguar esenë e vet me titull“Koncepti i kombit”. Kush dëshiron, mund ta lexojë në faqen e portalit të lartpërmendur.Më poshtë vijon letra ime për Profesorin Nexhmedin Spahiu.
I nderuar Profesor Nexhmedini,
Faleminderit për dërgimin e esesë suaj.E lexova me shumë kujdes.
Sa për shqipen e “Enver Hoxhës”, siç shkruani ju, mendoj se shpreheni gabim. Shqipen e njësuar nuk e shpiku Enver Hoxha.Ajo erdhi e u kristalizua si rezultat i një procesi të gjatë historik. Unë nuk dua të zgjatem në këtë pikë se pikëpamjet e mia për gjuhën e njësuar shqipe i kam shprehur në një ese të posaçme, të përgatitur enkas për këtë problem, me titull “Rruga e mundimeve e ndërakademikëve “të papunë””, të botuar në internet më 02 tetor 2013.
Për sa i përket termit tuaj të parapëlqyer“kombi kosovar”,unë nuk mund të bie në një mendje me ju për shpikjen e tij, meqenëse Gjergj Fishta, Branko Merxhani dheVangjel Koçoja e paskan përdorur atë dikur në kalim e sipër. Unë mendoj se ju, si një intelektual me formim akademik, duhej të merreshit me thelbin e problemit qëështë mjaft shqetësues për mbarë kombin shqiptar: me copëtimin e padrejtë qëu bëri shovinizmi evropian trojeve tona etnike nën diktatin e armikut tonë të tërbuar, shovinizmit rusomadh, për të kënaqur epshet hegjemoniste të ortodoksisë sllavogreke. Kaloi një shekull dhe kjo padrejtësi skandaloze duhej të ishte zhbërë, sikur në mbarë trojet tona etnike ne të kishim një klasë politike atdhetare, me formim nacionalist, me dinjitet kombëtar.
Si është e mundur, ore Profesor Nexhmedini, që juve nuk ju bëjnë përshtypje reagimet shoviniste të Beogradit, të Moskës dhe të Athinës, sa herë që në Shqipëri dëgjohen zëra për ribashkimin e trojeve tona etnike? Vallë nuk ju shqetësuaka fakti që pikërisht shovinistët grekosllavë janë ata që u bien kambanave kundër këtyre zërave në të gjitha udhëkryqet e Evropës e deri në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, sepse pikërisht ata vazhdojnë të mbajnë ende të kolonizuara një pjesë të mirë të trojeve tona etnike?Vallë të mos jeni i bindur ju që fqinjët tanë grekosllavë nuk e duan të bashkuar kombin shqiptar, se gjatë një periudhe mbinjëshekullore ata kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë si pikësynim që kombi shqiptar të mos ngrihet kurrë më këmbë, por të vazhdojë të zvarritet, si deri tani?Rusisë shoviniste, për interesat e grekosllavizmit, i intereson një komb shqiptar i përçarë, varfanjak, i telendisur, i nëpërkëmbur se kështu krijohen kushtet për mpakjen ca nga ca të kombit tonë dhe zbrazjen tërësore nëperspektivë të trojeve tona etnike prej elementit shqiptar. Vallë nuk e kuptuakeni ju, ore Profesor Nexhmedini, që Shqipëria sot, për fajin e klasës politike të Tiranës, tërhiqet zvarrë para shtetit më paradoksal të Evropës, i cili e ka emrin Greqi dhe që përfaqëson një ngrehinë të kalbur me mendësi mesjetare në gjirin e Bashkimit Evropian? Po a ka turp më të madh për Shqipërinë që e nëpërkëmb dhe tallet me të pikërisht një shtet karagjoz grek që sot përfaqëson turpin e Evropës? Dhe kjo për faj të klasës politike të Tiranës.
Po në të njëjtën mënyrë e nëpërkëmb dhe tallet me Kosovën edhe shteti kriminal serb, i cili ka në krye nëpunësit e regjur të Millosheviçit, kriminelë me damkë të popullit shqiptar të Kosovës. Dhe kjo për faj të klasës politike të Prishtinës.Po në të njëjtën mënyrë nëpërkëmb dhe tallet me popullin shqiptar në Maqedoni një kopilshtet, i krijuar fillimisht në inkubatorin e Titos në vitet e pasluftës.Dhe kjo për fajin e klasës politike shqiptare në Maqedoni.Të njëjtin poshtërim po provojnë mbi kurriz shqiptarët në Mal të Zi prej mikroshovinizmit malazias.Dhe kjo për faj të klasës politike shqiptare në Mal të Zi.
Vallë të mos ju bëj përshtypje juve, ore profesor i nderuar, që në mbarë trojet tona etnike, me përjashtim të Çamërisë, janë të regjistruara në gjykata 90 parti politike? Juve, si intelektual, nuk ju shqetësuaka vallëky fakt skandaloz? Ndërkohë që Gjermania me 82 milionë banorë, ka gjithë-gjithë 5 parti politike?
Kjo përçarje e rëndë dhe me pasoja tragjike për të ardhmen e mbarë kombit shqiptar, duhej të përbënte një shqetësim të përhershëm për ju, në mënyrë që, së bashku me intelektualë të tjerë, të ngrinit zërin tuaj të fuqishëm për të hequr dorë nga kjo përçarje skandaloze dhe e turpshme në radhët e kombit shqiptar, një përçarje kjo që na nxin faqen në sytë e Evropës dhe i gëzon pa masë armiqtë tanë grekosllavë.
Unë habitem se si është e mundur që një intelektual me përgatitje akademike, si ju, të merreni me shpikjen e “kombit kosovar”.Unë e kam theksuar në analizat e mia të mëparshme se prej korrikut deri në dhjetor të vitit 1999, Kosovën e pata vizituar si përkthyes i gazetarëve ukrainas dhe rusë. Kudo që shkelëm, që nga Kaçaniku e deri në Pejë, që nga Prizreni e deri në Podujevë, pyetja e vetme që ata u drejtonin qytetarëve kosovarë, ishte:
“- Si e shikoni perspektivën e Kosovës?”.
Dhe përgjigjet e tyre ishin absolutisht të njëllojta:
“Ne duam që Kosova të shpallet e pavarur dhe mandej të ribashkohet me Shqipërinë”.
Prandaj, profesor i nderuar, si shqiptar,ju këshilloj të hiqni dorë nga shpikja e “kombit kosovar” dhe potencialin tuaj intelektual t’ua kushtoni përpjekjeve për ribashkimin e trojeve tona etnike në një shtet të vetëm, me një stemë dhe me një flamur. Ju, po të dëshironi, mund të merreni me një problem të parrahur absolutisht deri tani dhe qëështë mjaft shqetësues për mbarë kombin shqiptar:
Si shpjegohet që klasa politike shqiptare në trekëndëshin Tiranë-Prishtinë-Shkupështë një klasë politike mercenare, e cila asnjëherë nuk ka kuturisur të ngrejë zërin për padrejtësinë tragjike që shovinizmi evropian, me në krye shovinizmin rusomadh, i shkaktoi kombit shqiptar me copëtimin e trojeve tona etnike?
Dhe sa kohë do të vazhdojë të mbahet më këmbë ky copëtim?
Nëse ju, profesor i nderuar, do t’i kushtonit vëmendjen e duhur këtij problemi mjaft shqetësues për kombin tonë, ju do të jepnit një kontribut të shquar për zbulimin e arsyeve të mercenarizmit të lartpërmendur dhe do të linit gjurmë të pashlyeshme në kujtesën e mbarë kombit shqiptar, duke ndikuar drejtpërsëdrejti në emancipimin e klasës politike shqiptare dhe për daljen në skenë të një klase politike nacionaliste, me vetëdije të lartë kombëtare.
Me këtë rast, profesor i nderuar, dëshiroj të nënvizoj se në rrugën e mundimeve ku keni hyrë, për të shpikur një“komb kosovar”, keni vepruar shumë gabim dhe në dëm të interesave tona kombëtare. Sepse në këtë mënyrë ju u vini nëosh interesave shoviniste të fqinjëve sllavogrekë që kombin tonë duan ta shikojnë sa më të përçarë. Unë nuk kam fakte se ju jeni i rekrutuar nga Beogradi dhe që ky t’ju ketë caktuar për mision shpikjen e“kombit kosovar”.
Por me nismën që keni ndërmarrë për një“shpikje” të tillë, ju jeni vënë kokë e këmbë në shërbim të armiqve tanë shekullorë - Athinës, Beogradit dhe Moskës.Unë dëshiroj me gjithë zemër qëju të lini emër në historinë e kombit shqiptar, si një intelektual me përgatitje akademike që kontribuoi për ribashkimin e trojeve tona etnike.Unë nuk dëshiroj absolutisht qëju të lini një emër të keq në historinë e kombit shqiptar, si një përçarës i zellshëm, në shërbim të grekosllavizmit.
Ështe në dorën tuaj të zgjidhni rrugën e nderit apo rrugën e gabuar. Unë sa të jem gjallë, nëse ju nuk do të hiqni dorë nga rruga e gabuar ku keni hyrë, do t’ju kundërvihem me vendosmëri, si përçarës i kombit shqiptar dhe si shërbëtor i grekosllavizmit.
Eshref Ymeri
Charlotte, Karolina e Veriut
28 prill 2015
Subscribe to:
Comments (Atom)
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...









